Ndihmës-regjisori i “Emily in Paris”, Diego Borella, vdes në moshën 47-vjeçare gjatë xhirimeve në Venecia
Ndihmës-regjisori i “Emily in Paris”, Diego Borella, ka ndërruar jetë në moshën 47-vjeçare pas një rrëzimi gjatë xhirimeve në Venecia.
Incidenti ndodhi të enjten rreth orës 19:00, ndërsa Borella po punonte për sezonin e 5-të të serialit pranë Hotel Danieli.
Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve në vendngjarje, ai u shpall i vdekur nga një “sulm i papritur në zemër”, sipas medieve lokale, shkruan DailyMail.

Paramount Television Studios konfirmoi lajmin duke shprehur ngushëllimet për familjen dhe të afërmit e Borellës.
Pas tragjedisë, xhirimet për sezonin e ri u pezulluan për disa ditë, por rifilluan të shtunën.
Sezoni i 5-të i “Emily in Paris”, ku luajnë Lily Collins, Philippine Leroy-Beaulieu, Ashley Park, Lucas Bravo dhe një kast tjetër i gjerë, ka filluar xhirimet në Romë, pastaj Paris dhe aktualisht në Venecia.
Lily Collins shërben edhe si producent, ndërsa Darren Star dhe ekipi i tij i producentëve ekzekutivë janë pjesë e realizimit të serialit. /Telegrafi/
The post Ndihmës-regjisori i “Emily in Paris”, Diego Borella, vdes në moshën 47-vjeçare gjatë xhirimeve në Venecia appeared first on Telegrafi.