Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

97-vjeçarja thyen rekordin në garat e vrapit, 4 javë pas operacionit në zemër

Grace Chambers, 97 vjeçe ka hyrë në histori si Parkrunner-i më i moshuar në Europë që arrin pragun e 250 vrapimeve. Ajo e shënoi këtë arritje të jashtëzakonshme duke përfunduar 5 kilometrat në Ormeau Park, në pjesën jugore të Belfastit. E pabesueshmja është se vetëm katër javë më parë Grace iu nënshtrua një operacioni në zemër, por kjo nuk e pengoi që të merrte pjesë në garën e së shtunës.

Source

Raporti i Kremlinit: Autoritetet shqiptare rusofobe, zyrtari që “shqetësoi” ambasadën ruse në Tiranë

“Manifestimet rusofobe në Shqipëri përfshijnë një sërë materialesh mediatike antiruse”. Është ky konkluzioni i raportit të përbashkët të Ministrisë së Jashtme Ruse dhe asaj Bjelloruse me titull “Situata e të Drejtave të Njeriut në vende të caktuara”. Të dyja këto vende pretendojnë se raporti pasqyron shembuj realë të manifestimeve negative në fushën e të drejtave të njeriut në vendet e…

Source

Sulmuesi shqiptar tund rrjetën në Angli dhe siguron tri pikët për skuadrën e tij

24-vjeçari Armando Dobra ka gjetur golin e parë për këtë sezon të ri me skuadrën e Chesterfield në Angli. Në minutën e 88’, Dobra gjeti mjaft mirë një top të hedhur në zonë, të cilin e çoi në fundin e rrjetës, duke çuar rezultatin në 3-1 dhe duke siguruar tri pikët e radhës për Chesterfield, që kryeson kështu m,e pikë të plota renditjen në League Two. Ky është goli i parë i Dobrës këtë sezon…

Source

Vuçiç përballet me protestat më të mëdha, policët po plagosen

Policia e Serbisë përdori gaz lotsjellës dhe automjete për kontrollin e turmës, për të shpërndarë protestuesit antiqeveritarë të cilët hodhën fishekzjarre dhe flakë të forta ndaj oficerëve të policisë, në atë që shihet si një përshkallëzim i madh i protestave nëntëmujore. Kontejnerët e mbeturinave u përmbysën dhe iu vunë flakë. Policia hodhi bombola gazi lotsjellës për të larguar protestuesit.

Source

Zjarret në vend, 10 vatra aktive

Ministria e Mbrojtjes ka bërë publik bilancin e zjarreve në vend. Sipas saj, aktualisht në Shqipëri ka 13 vatra zjarri, nga të cilat 10 janë aktive dhe 3 në monitorim. Njoftimi i plotë i Ministrisë së Mbrojtjes: * Bashkia Bulqizë: Në fshatin Tërnovë, njësia administrative Zerqan, zjarri vazhdon të zhvillohet në kurorë me pyje të dendura nga qafa e malit në drejtim të qytetit të Vjetër Bulqizë.

Source

Hapësira publike, Rama poston pamjet: Pa ndalim deri në çlirimin e çdo trotuari

Këtë të shtunë kryeministri Edi Rama ka postuar pamjet nga aksioni për hapësirën publike, ku e ka edhe një mesazh. Sipas kreut të qeverisë, nuk do të ketë ndalim deri në çlirimin e çdo trotuari. Lirimi i hapësirave publike shihet si pjesë e vizionit të qeverisë “Rilindja Urbane 2.0”. Aksioni ka nisur në fillim të muajit korrik dhe do të vijojë të jetë në fokus të angazhimit të pushtetit vendor dhe…

Source

Rithemelimi i PD? Açka: Ishte uzurpim, si çështje pronësie

Ish-deputetja e PD-së, Flutura Açka kritikoi Rithemelimin në PD, duke e cilësuar si “uzurpim”. Për të heshtja e disa figurave të rëndësishme tregon që gjithçka ka ndodhur me vetëdije të plotë. “Ai që quhet Rithemelim, në fakt ishte një mënyrë uzurpimi, një mënyrë të shprehuri të forcës se kush e dominon partinë. Sigurisht që në këtë luftë do të fitonte zoti Berisha. Nuk ka njeri dyshime se është…

Source

Melania Trump letër për Putinin

Zonja e Parë e Amerikës, Melania Trump ngriti çështjen e gjendjes së vështirë të fëmijëve në Ukrainë dhe Rusi në një letër personale drejtuar Presidentit rus Vladimir Putin, thanë të premten dy zyrtarë të Shtëpisë së Bardhë. Presidenti Trump ia dorëzoi letrën Putinit gjatë bisedimeve të tyre në samitin e Alaskas. Zyrtarët nuk do ta zbulonin përmbajtjen e letrës, por thanë se përmendte rrëmbimet…

Source

Bota sytë nga Alaska, mbyllet takimi Trump-Putin. Zgjati 3 orë

Bota është me sy nga Alaska, aty ku pas pothuajse tre orësh ballë për ballë në sallën e përshtatur në bazën ushtarake Elmendorf-Richardson në Anchorage, takimi me dyer të mbyllura i Donald Trump me Vladimir Putin ka përfunduar. Njoftimin për mbylljen e takimit e ka bërë zyrtarisht Kremlini. Në vijim, do të zhvillohet një konferencë për shtyp. Takimi midis Donald Trump dhe Vladimir Putin ishte…

Source

FOTO/ Detajet nga Samiti. Limuzina e Putinit përballë “Bishës” së Trump dhe Ilyushin Il-96 përballë Air Force One

Vizita e Vladimir Putinit në Alaskë duke u takuar me Donald Trump pas 6 vitesh dhe me peshën e një lufte të nisur në Ukrainë mbi supe, është plot simbolikë. Për herë të parë bota përveçse mban frymën për rezultatet e takimit, po sheh krah për krah njëri-tjetrit, dy avionët më të rëndësishëm presidencial, Air Force One dhe aeroplanin e Putinit. Është një imazh mbresëlënës dhe i pazakontë i dy…

Source

Nis takimi Trump-Putin në Alaskë, sytë e botës në fjalët për paqen në Ukrainë

Ka nisur zyrtarisht në Alaskë takimi mes presidentit të SHBA Donald Trump dhe Presidentit të Rusisë, Vladimir Putin, ku në fokus të bisedimeve do të jetë arritja e një marrëveshje për paqen në Ukrainë. Sekretari i shtetit i SHBA-së, Marco Rubio, dhe i dërguari Steve Witkoff janë ulur pranë Trump, ndërsa ministri i jashtëm rus, Sergei Lavrov, dhe ndihmësi i tij, Yuri Ushakov, janë pranë Putinit.

Source

Do kemi paqe në botë? Brenda sallës ku po takohen Trump dhe Putin

Një foto ka zbuluar detaje të reja nga vendi se ku do të mbahet takimi me presidentëve të SHBA, Donald Trump dhe atij rus, Vladimir Putin. Në tryezën e vogël, është vendosur një afishë e madhe, ku shkruhet me të mëdha “në kërkim të paqes”. Sekretari i Shtetit, Marco Rubio, dhe i dërguari Steve Witkoff do t’i bashkohen Trumpit në anën amerikane të tryezës së bisedimeve, ndërsa ministri i Jashtëm…

Source

VIDEO/ Pas 6 vitesh, Trump dhe Putin takohen në Alaskë

6 vite pas takimit të tyre të fundit, Donald Trump dhe Vladimir Putin janë përsëri ballë për ballë. Të dy udhëheqësit përshëndetën njëri-tjetrin me një shtrëngim duarsh pasi zbritën nga avionët presidencialë në bazën ushtarake Elmendorf-Richardson në Anchorage, në Alaskë. Trump i buzëqeshur madje duartrokiti presidentin rus ndërsa ai iu afrua në tapetin e kuq. Teksa dy liderët shtrëngonin duart…

Source

💾

Brenda orarit, Vladimir Putin mbërrin në Alaskë

Presidenti rus Vladimir Putin ka mbërritur në Anchorage të Alaskës, për të marrë pjesë në samitin SHBA-Rusi. Homologu i tij amerikan, Donald Trump ateroi i pari në Alaska, 30 minuta para shefit të Kremlinit, por ende nuk ka zbritur nga Air Force One. Trump ndodhet ende brenda avionit presidencial, aty ku Guvernatori Dunleavy dhe senatorët e Alaskës Murkowski dhe Sullivan kanë hipur për ta…

Source

41-vjeçari që pla*osi të riun, kishte pak kohë që kishte dalë nga burgu

Një tjetër ngjarje është shënuar në Korçë, ku një i ri është plagosur. Autori i arrestuar është Aleks Qiqi. 41-vjeçari raportohet se nuk ka shumë kohë që ka dalë nga burgu. Gjithashtu ai nuk ka një imazh “të pastër” para autoriteteve pasi rezulton i dënuar për disa vepra penale. Qiqi ka qenë i dënuar për falsifikime dhe vepra të tjera penale si trafikim droge. Ai rezulton i dënuar edhe në Greqi.

Source

VIDEO/ Donald Trump mbërrin i pari në Alaskë, samiti me Putin nis në orën 21:00

Presidenti amerikan Donald Trump ka mbërritur i pari në aeroportin e bazës ushtarake Elmendorf-Richardson në Anchorage për takimin me Presidentin rus Vladimir Putin. Kurse kreu i Kremlinit pritet të mbërrijë pas pak. Trump dhe Putin do të takohen fillimisht në shkallët e avionit në aeroport. Më pas, në orën 21:00, dy Presidentët do të futen në një takim me dyer të mbyllura ‘kokë më kokë’ vetëm…

Source

Përmirësim i dukshëm i situatës së zjarreve, 3 vatra ende aktive

Ministria e Mbrojtjes informoi sot lidhur me situatën si pasojë e zjarreve në vend. MM thekson se, në 24 orët e fundit ka pasur një përmirësim të dukshëm të situatës nga zjarret në vend. Gjatë kësaj periudhe janë raportuar 28 vatra zjarri, nga të cilat 3 vatra janë aktive dhe 6 janë në monitorim. Sipas MM, aktualisht po punohet me intensitet në disa zona. Në Tërnovë (Bashkia Bulqizë)…

Source

“Alaska 2025”, gati skena ku pritet të takohen Trump-Putin

Sapo të mbërrijnë në Alaskë, Presidentët Donald Trump dhe Vladimir Putin do të takohen fillimisht në aeroport përpara se të mbyllen në takimin me dyer të mbyllura ‘kokë më kokë’ vetëm nën praninë e përkthyesve. Në aeroport është shtruar një tapet i kuq, me avionë luftarakë të pozicionuar në të dyja anët, dhe një tabelë “Alaska 2025”. Nuk është e qartë nëse Putin është në bord. Aeroplani u nis nga…

Source

Dëmet nga zjarri, Rama: Kujt humbi shtëpinë do t’ia rindërtojmë falas

Pas dëmeve që shkaktuan zjarret në vend, kryeministri Edi Rama është shprehur se kushdo që humbi shtëpinë do t’i rindërtohet falas. Nga ana tjetër edhe fermerët që humbën krerët do të rifinancohen. ”Ky grup realizon inventarizimin e dëmeve në banesa infrastrukturë, biznese, kultura bujqësore, mjete mekanike, objekte social-kulturore dhe plotëson formularët me kostot financiare”,-shkruan Rama.

Source

❌