Punimet pĂ«r QukĂ«sâQafĂ« Plloçë me kosto 240 mln USD drejt pĂ«rfundimit
Projekti i aksit rrugor QukĂ«sâQafĂ« Plloçë, me njĂ« kosto pĂ«rfundimtare prej 240 mln USD, po i afrohet pĂ«rfundimit. Sipas Autoritetit Rrugor Shqiptar (ARRSH), inaugurimi i rrugĂ«s pritet tĂ« bĂ«het nĂ« tetor 2025, pas mĂ« shumĂ« se njĂ« dekade punimesh dhe disa shtyrjesh afatesh.
Ky projekt infrastrukturor strategjik për zonën e Mokrës u projektua në vitin 2009 nga qeveria e asaj kohe dhe filloi zbatimin në terren në vitin 2011. Në vitin 2013, pas ndryshimit të qeverisë, projekti u rishikua për të reflektuar zhvillimet e reja në infrastrukturë. Fillimisht ishte parashikuar të përfundonte në vitin 2019, por deri më sot afatet janë shtyrë katër herë, për shkak të vështirësive teknike dhe financiare.
Përparimi i punimeve në terren
Monitor pĂ«rshkoi sĂ« fundmi nĂ« terren kĂ«tĂ« aks rrugor, duke nisur nga hyrja nĂ« fshatin QukĂ«s tĂ« Librazhdit, ku rezulton se ndryshe nga njĂ« vit mĂ« parĂ«, hyrja Ă«shtĂ« tashmĂ« e sistemuar. Rruga vazhdon nĂ«pĂ«rmjet fshatrave tĂ« MokrĂ«s. Deri nĂ« fshatrat Podgozhan dhe Kalivaç tĂ« MokrĂ«s sĂ« SipĂ«rme (pranĂ« tunelit), rruga Ă«shtĂ« pothuajse e asfaltuar plotĂ«sisht. NdĂ«rsa dy tunelet tĂ« ngritura pĂ«rmes maleve qĂ« mundĂ«sojnĂ« nxjerrjen pĂ«r nĂ« QafĂ«âPlloçë, i cili deri vitin e kaluar ishte i pakalueshĂ«m, Ă«shtĂ« tashmĂ« funksional.
QĂ« nga muaji korrik, rruga ka nisur tĂ« pĂ«rshkruhet nga banorĂ«t e zonĂ«s pĂ«r lehtĂ«si dalje nĂ« qytetet e Pogradecit apo drejt Korçës, duke evituar kalimin nĂ«pĂ«rmjet rrugĂ«s sĂ« vjetĂ«r tĂ« paasfaltuar. Ndryshe nga aksi i vjetĂ«r, pasi le pas fshatrat e MokrĂ«s sĂ« SipĂ«rme, rruga mund tĂ« pĂ«rshkohet pĂ«rmes dy tuneleve tĂ« ndĂ«rtuar ndĂ«rmjet maleve tĂ« thepisura, duke e bĂ«rĂ« tĂ« mundur arritjen nĂ« aksin QafĂ«âPlloçë pĂ«r rreth 15 minuta.
Progresi fizik i punimeve sipas ARRSH
Aksi përfshin tre seksione.
Seksionet I dhe II të këtij aksi, që shtrihen nga hyrja në Qukës të Librazhdit deri në daljen e tunelit në Mokër, përbëjnë një gjatësi totale prej 33.8 kilometrash. ARRSH tha për Monitor se në këto dy seksione janë realizuar 97% e punimeve.
NdĂ«rkohĂ«, nĂ« seksionin III tĂ« rrugĂ«s, nga dalja e tunelit deri nĂ« QafĂ«âPlloçë, ende mbeten disa pjesĂ« tĂ« pa asfaltuara, kryesisht deri nĂ« kryqĂ«zimin nĂ« formĂ« âTâ, ku rruga ndahet majtas drejt fshatit GĂ«shtenjas tĂ« Pogradecit pĂ«r tĂ« vijuar mĂ« tej drejt TiranĂ«s, dhe djathtas drejt Korçës.
ARRSH sqaroi se në seksionin e tretë të aksit janë realizuar aktualisht 90% e punimeve.
âPunimet e parealizuara nĂ« 3 akset e rrugĂ«s, kryesisht kanĂ« tĂ« bĂ«jnĂ« me hedhjen e shtresave asfaltike, mbushje karpatash, dhe vendosja e sinjalistikĂ«s rrugore nĂ« disa pjesĂ« tĂ« rrugĂ«s, pasi nĂ« pjesĂ«n dĂ«rmuese tĂ« aksit sinjalistika rezulton e pĂ«rfunduar. NdĂ«rsa veprat e rrugĂ«s, pĂ«rfshirĂ« urat, muret mbrojtĂ«se dhe tunelet kanĂ« pĂ«rfunduarâ, pohuan nga ARRSH.
ARRSH gjithashtu pohon për Monitor se inaugurimi i punimeve pritet të bëhet në muajin tetor 2025.
Nga inxhinierë të njohur shpesh herë punimet për këtë rrugë janë kritikuar, madje e kanë cilësuar si të papërshkrueshme gjatë stinës së dimrit për shkak të ngricave. ARRSH siguron gjithashtu se rruga do të jetë e kalueshme edhe gjatë dimrit, falë kontratave të mirëmbajtjes të lidhura me nënkontraktorët që do të jenë aktivë që nga ky vit.
Kostoja dhe financimi
Në fund të vitit 2022, ARRSH deklaroi më herët për Monitor se fatura financiare kishte arritur në 217 mln USD, për 73% të realizimit të punimeve, përfshirë dhe një hua shtesë prej 49 mln USD nga Fondi Saudit për Zhvillim. Sot, kostoja përfundimtare e projektit sipas ARRSH llogaritet në 240 mln USD.
Nga kjo shumë:
-Vetëm 2.9 km të segmentit janë ndërtuar me fonde të buxhetit të shtetit (vlerë 4-5 milionë USD).
-Pjesa tjetër është financuar nga kredia e Bankës Islamike për Zhvillim (IsDB) dhe Fondit Saudit për Zhvillim.
PavarĂ«sisht zhvillimit qĂ« pritet tâi sjellĂ« zonĂ«s sĂ« MokrĂ«s, e cila mbĂ«shtetet nĂ« blegtori disa inxhinierĂ« kanĂ« kritikuar kostot e larta tĂ« ndĂ«rtimit tĂ« rrugĂ«s. Fillimisht sipas tyre projekti parashikohej tĂ« kushtonte 150 mln USD, por pĂ«r shkak tĂ« terrenit tĂ« thyer malor, kostoja u rrit ndjeshĂ«m.
ARRSH e ka pranuar vështirësinë teknike të realizimit, duke theksuar se terreni i thyer ishte një nga faktorët kryesorë që solli shtyrjet dhe rritjen e kostove të punimeve.
Projekti parashikon ndërtimin e:
-43.3 km rrugë, me gjerësi totale 12 metra (2 korsi à 3.75 m, 2 bankina asfaltike à 1.5 m dhe 2 bankina të pa asfaltuara à 1 m).
-Më shumë se 20 ura e viadukte, mure mbajtës dhe pritës.
-Një tunel me gjatësi 375 metra.
-Rruga kalon për 10 km përgjatë lumit Shkumbin, për të vijuar më pas në zonën malore të Mokrës.
Financimi është ndarë në:
-Lotin 0 (0.0 â 2.9 km): me fonde nga buxhetit i shtetit.
-Lotin 1 dhe 2 (2.9 â 33.8 km): financuar nga Banka Islamike pĂ«r Zhvillim.
-Lotin 3 (33.8 â 40.5 km): financuar nga Fondi Saudit pĂ«r Zhvillim.
Ky aks do të jetë gjithashtu pjesë e Korridorit VIII Pan-Europian, duke krijuar lidhje të rëndësishme në infrastrukturën kombëtare dhe ndërkombëtare./ D.Azo
Â
The post Punimet pĂ«r QukĂ«sâQafĂ« Plloçë me kosto 240 mln USD drejt pĂ«rfundimit appeared first on Revista Monitor.