Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Zjarri nuk ndalet, përfshin pyllin me pisha pranë lagunës së Nartës

Situata me zjarret vijon me vatra aktive. Një zjarr ka rënë në pyllin me pisha në zonën e hidrovorit, pranë lagunës së Nartës. Tymi i dendur ka mbuluar të gjithë zonën, ndërsa në vendngjarje kanë shkuar forcat zjarrfikëse të Vlorës me 7 punonjës, të cilët po punojnë për izolimin dhe shuarjen e flakëve. Fatmirësisht, pasditja nuk shoqërohet me erë të fortë, gjë që ka ndihmuar në frenimin e…

Source

Meta troket sërish tek Apeli i Posaçëm: Nuk intimidoj dëshmitarë

Ilir Meta ka ritrokitur në Apelin e Posaçme me një kërkesë për lirim nga burgu, ku qëndron prej tetorit të vitit të shkuar. Paraditen e së hënës, përmes avokatit të tij, Kujtim Cakrani, ish-presidenti apeloi vendimin e 13 gushtit të Gjykatës së Posaçme, që i refuzoi atij kërkesën për liri. Presidenti i PL-së, kërkon prishjen e vendimit të Shkallës së Parë dhe zëvendësimin e masës “arrest në burg”…

Source

Osmani thirrje për partitë: T’i lënë anash dallimet dhe të konstituojnë Kuvendin

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani i bën thirrje partive politike parlamentare që të konstituojnë Kuvendin e Kosovës. Ajo tha se të njëjtat duhet t’i lënë anash dallimet dhe të vendosin interesin e Kosovës të parin, duke krijuar një shumicë parlamentare që e çon vendin përpara. Edhe gjashtë muaj pas zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit, vendi nuk ka formuar institucionet e reja.

Source

13 mijë të huaj të pajisur me leje pune në Shqipëri

Shqipëria po josh të huajt dhe sipas të dhënave nga Agjencia e Punësimit dhe Aftësive, vitin e shkuar numri i shtetasve të huaj të pajisur me leje pune arriti në gati 13 mijë. Kjo shifër është ndjeshëm më e lartë se në vitet paraardhëse. Pjesa më e madhe e punonjësve të huaj që kanë ardhur në Shqipëri deri më tani janë nga Turqia, Egjipti, Filipinet, India, Kina apo Ukraina. Po sa kushton një…

Source

Rama poston artikullin nga “The New York Times” ku e cilëson Shqipërinë si një destinacion turistik në rritje

Kryeministri Edi Rama ka ndarë foto nga artikulli që media prestigjoze ”The New York Times” ka shkruar për Shqipërinë. Në këtë artikull vendi ynë cilësohet si një destinacion turistik në rritje. ”Artikulli veçon Parkun Kombëtar të Butrintit, plazhet e Ksamilit dhe qytetet bregdetare si Dhërmiu, Borshi e Saranda si destinacionet me të bukura për pushuesit. Po ashtu, “The New York Times” ndalet edhe…

Source

Rroga mesatare 900 euro? Tabaku: 40% e të ardhurave ikin te buka dhe ushqimet

Deputetja e PD-së, Jorida Tabaku thotë se gjendja ekonomike e familjeve është e rrënuar, teksa për të mbuluar kostot mujore nuk mjaftojnë as dy rroga minimale. Sipas të dhënave të INSTAT, për të 40% e të ardhurave shkojnë për bukën dhe ushqimet, pa llogaritur transportin, shkollën, shëndetin dhe llogaritë e tjera. Tabaku nënvizon se qeveria thotë që paga mesatare është 900 euro në Shqipëri…

Source

Babai i Bellingham sherr me trajnerin, Dortmund e shpall ”non grata”

Nuk ka qetësi në ambientin e Borussia Dortmund. Pas barazimit 3-3 ndaj St. Paulit në Hamburg, tensionet shpërthyen mes babait të Jobe Bellingham dhe trajnerit Robert Kovaç. Situata u krijua në pushimin mes pjesëve, kur tekniku vendosi ta lërë në stol 19-vjeçarin anglez për shkak të paraqitjes së dobët në 45 minutat e para. Ky vendim irritoi familjen e lojtarit, i cili vetëm këtë verë u transferua…

Source

”Pa mesazhin në telefon”, shqiptari që i mori jetën gruas ka tentuar vetëvr*sjen

I varur nga droga, me probleme psikike dhe i “verbuar” nga xhelozia. Ajo që e ‘tërboi’ 40-vjeçarin shqiptar, Pandeli Nakoleci duke e bërë atë të shkonte drejt vrasjes brutale të gruas së tij para fëmijëve, 36-vjeçaren Marjola, duket se ka qenë një mesazh në celularin e saj. Kjo i shkaktoi xhelozinë e sëmurë, pasi dyshonte se ajo kishte një lidhje jashtëmartesore, shkruajnë mediat greke.

Source

350 trupa britanike zbarkojnë në Kosovë

Rreth 70 automjete dhe mbi 350 trupa nga Garda Skoceze e Mbretërisë së Bashkuar kanë mbërritur në Kampin Bondsteel në Kosovë. Në një postim në X, Forca e NATO-s në Kosovë njofton se vendosja e tyre u realizua me mbështetjen e Grupit të Përbashkët të Mbështetjes Logjistike (JLSG) të KFOR-it, duke përfunduar kështu dislokimin e përkohshëm të forcave britanike në rajon. Kjo vjen në kuadër të forcimit…

Source

Qeveria Rama 4, Dedaj: Opozita pa rol në Parlament

Gazetari Reldar Dedaj flet për formimin e qeverisë Rama 4 dhe rolin e opozitës në Parlamentin e ardhshëm, duke dhënë një panoramë kritike për funksionimin e jetës politike në vend. ”Ministrat e rinj do të jenë thjesht figura që do të ndjekin me përpikmëri çdo marrëveshje sipas urdhrit që do marrin. Nuk kam parë ndonjë ministër të Ramës që të ketë shfaqur revoltë ndaj vendimeve të tij”,-tha Dedaj.

Source

Zjarret në vend, Cara: Mbi 3900 ndërhyrje

Mbi 3900 ndërhyrje për shuarjen e flakëve janë regjistruar vetëm këtë vit në të gjithë vendin, duke shënuar një rritje të ndjeshme të numrit të zjarreve, kryesisht në pyje dhe kullota. Drejtori i Shërbimit Zjarrfikës, Arben Cara thotë se në shumicën e rasteve flakët janë përhapur me shpejtësi për shkak të temperaturave të larta dhe terrenit të vështirë. “Kemi rreth 3981 vatra dhe ndërhyrje për…

Source

Dhuratë për datëlindje, kjo këngë e Dua Lipës kap 1 miliard shikime në Youtube

Sot Dua Lipa ka 30-vjetorin e lindjes, dhe një dhuratë e ka marrë nga Youtube. Hiti “Levitating” vazhdon të ngjitet në majat e suksesit. Videoja ka kaluar tashmë shifrën e një miliard shikimeve në YouTube. Sipas të dhënave të 2025-ës, ky hit është renditur si kënga e nëntë më e madhe e shekullit në Hot 100. Ky është klipi i tretë i artistes me origjinë shqiptare që arrin këtë sukses, pas “New…

Source

Aksident në Lungomare, makina përplaset me motorin

Një aksident ka ndodhur pak minuta më parë në shëtitoren Lungomare. Sipas burimeve të policisë së Vlorës një automjet është përplasur me një motor. Si pasojë e aksidentit ka mbetur i plagosur drejtuesi i motorit. Autoambulanca ka shkuar drejt vendit të ngjarjes dhe ka transportuar të plagosurin në spitalin rajonal të Vlorës për të marrë ndihmën mjekësore.

Source

Presidenti i Amerikës, Trump: Putinit do t’i jap edhe dy javë kohë

“Do t’i jap Putinit disa javë”,-tha presidenti i SHBA-së, Donald Trump duke theksuar se brenda dy javësh mund të shkojmë në njërën anë ose në tjetrën. “Nuk më pëlqen mënyra se si po shkojnë bisedimet me Zelenskyn”, tha ai. Gazetarët e pyetën atë në lidhje me sulmin rus ndaj një kompanie amerikane në Ukrainë, të cilit Trump iu përgjigj duke thënë se “nuk ishte i kënaqur”.

Source

Trump zbulon kur do të hidhet shorti i Kupës së Botës 2026

Shorti zyrtar i grupeve për Kupën e Botës FIFA 2026 do të mbahet më 5 dhjetor në Qendrën Kennedy në Uashington. Presidenti i Amerikës, Donald Trump e njoftoi këtë në Zyrën Ovale së bashku me Presidentin e FIFA-s, Gianni Infantino. “Secila prej ndeshjeve do të jetë si një Super Bowl; do të jetë ngjarja më e madhe dhe më komplekse në historinë e sportit, duke tërhequr kaq shumë njerëz.

Source

Rama poston pamjet: Një mbrëmje e veçantë në Durrës mbi sigurinë rrugore

Këtë mbrëmje, në sheshin “Taulantia” në Durrës u zhvillua aktiviteti “Dita e Sigurisë Rrugore” me pjesëmarrjen e fëmijëve edhe të prindërve të tyre. Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamjet në një postim në Facebook. Ky aktivitet shërbeu si një thirrje për më shumë kujdes dhe respekt ndaj rregullave të qarkullimit, për një komunitet më të sigurtë për të gjithë.

Source

Tabaku: Sistem fiskal i pandershëm, qeveria bën ligje me porosi. Shqiptarët janë të varfër

Deputetja e PD-së, Jorida Tabaku ka komentuar raportin e OKB-së lidhur me progresin social. Për të Shqipëria ka një sistem fiskal të pandershëm, që takson punën dhe shtresën e mesme më shumë se një pakicë të privilegjuar që gëzon lehtësira. Tabaku akuzon qeverinë se prej 12 vitesh ka manipuluar me ligje me porosi, duke i bërë shqiptarët edhe më të varfër. Postimi i plotë Shqipëria ka një…

Source

Qeveria Rama 4? Juristi Spahiu: Veç 3 ministra nuk mund të ikin

Si do të jetë qeveria Rama 4? Në një kohë që nuk ka asnjë sinjal nga selia e PS-së, juristi Kreshnik Spahiu thotë se kryeministri Edi Rama pritet të ndryshojë të paktën 90% të kabinetit të tij qeveritar dhe veç 3 ministra mund të shpëtojnë dhe të ruajnë portofolet e tyre. Për të Rama do të zgjedhë ministra teknokratë, për të arritur synimin e integrimit në BE. ”Unë mendoj se do bëjë një qeveri…

Source

Spahiu tregon pse Amerika nuk po dërgon ambasador në Shqipëri, Kosovë dhe Serbi

Juristi Kreshnik Spahiu, thotë se aktualisht tre vende të rëndësishme të rajonit Ballkanik, përfshi edhe Shqipërinë, janë pa ambasador amerikan. Dy të tjerat janë Serbia dhe Kosova. Administrata e presidentit Donald Trump duket se e ka larguar vëmendjen nga Ballkani, duke mos e pasur prioritet, por kjo sjellë edhe vështirësi gjeopolitike, sidomos për situatën ku ndodhet Kosova.

Source

❌