Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Marquez e bën rrugë, në Balaton arrin fitoren e 7 rradhazi, të 10 sezonale

Nga Gazeta Si – Spanjolli Marc Marquez nuk ndalet dhe triumfon në Hungari. Në “Balaton Park Circuit”, piloti i Ducati-t arrin fitoren e 7 rradhazi, të 10 në 14 raundet e zhvilluar deri tani.

Numrat flasin për kryesuesin e klasifikimit të përgjithshëm që pas shpalljes si fituesi i parë në Balaton, ka një diferencë prej 175 pikësh ndaj vëllait Alex.

Në vendin e dytë u rendit Pedro Acosta që në bordin e “Ktm” bëri një rekuperim spektakolar nga vendi i 7.

Marco Bezzecchi plotësoi podin me të tretin rezultat të tillë rradhazi. Ishte italiani që parakaloi Marquez kthesën 1, dhe spanjolli pasi nuk rekuperoi menjëherë, humbi një tjetër pozicion duke zbritur në vendin e 3 pas Morbidelli-t.

Ashtu si në Brno dhe “Red Bull Ring”, edhe në “Balaton Park” u zhvillua sfida e zakonshme Bezzecchi – Marquez. Këtij të fundit iu deshën 5 xhiro për tu kthyer në vendin e dytë.

Ndërsa në kthesën e parë të xhiros së 11 rimori kren për të mos u ndalur më. Pas tij, Acosta vjen fillimisht në vendin e 3 dhe në vazhdim parakalon Bezzechi-n për vendin e dytë. Jorge Martin fitoi duelin për vendin e 4 duke lënë pas Luca Marini-n në bordin e Honda-s.

Morbidelli e mbyll në vendin e 6 përpara dy rivalëve të Ktm, Brad Binder dhe Pol Espargaro që parakaluan vetëm në Francesco Bagnaia-n.

The post Marquez e bën rrugë, në Balaton arrin fitoren e 7 rradhazi, të 10 sezonale appeared first on Gazeta Si.

Superiorja kryeson në Kategorinë e parë

Nga Gazeta Si – Kjo fundjavë shënoi edhe fillimin e sezonit të ri në Kategorinë e parë në futboll. Pesë ndeshje u zhvilluan të shtunën (4 në orën 17:00 dhe 1 në orën 20:00) që prodhuan 11 gola, 3 fitore dhe 2 barazime.

Ajo çka bien ë sy është shkëputja e menjëhershme e skuadrave që zbritën nga Kategoria Superiore. Bashkë me to edhe Kukësi që ka historinë e tij në nivelin më të lartë të futbollit në vend.

3 gola shënuan të besuarit e Ernest Gjokës në Korçë ndaj Burrelit, Nasr në 12′ (penallti), Abiodun në 64′ dhe Çuçka në 64′ mjaftuan për fitoren e parë të “ujqërve” në pritje të dëborës.

Në shtëpi fitoi edhe Kukësi, minimalisht 2-1 ndaj Apolonisë. Rezultat që e përsëriti Laçi në transfertën e Fushës Krujës ndaj Ilirisë.

Pas këtyre fitoreve dhe golevarazhit +3, Skënderbeu ngjitet në krye të klasifikimit me pikë të barabarta me Laëin dhe Kukësin.

Dy barazime plotësuan kuadrin e të shtunës. Shifra të njëjta në Gjirokastër dhe Lushnjë, respektivisht në Luftëtari-Korabi dhe Besa-Kastrioti.

Ndeshja që mbyll raundin e parë në Kategorinë e parë, vë përballë Pogradecin dhe Lushnjën.

The post Superiorja kryeson në Kategorinë e parë appeared first on Gazeta Si.

Thomas Frank shkruan historinë

Nga Gazeta Si – Dy javë, 6 pikë dhe një rekord për trainerin Thomas Frank që futet në një klub special. Ai u bë traineri i 3 që fiton në transfertë ndaj Pep Guardiola me dy skuadra të ndryshme.

Pas suksesit në drejtimin e Brentford, Frank përsëriti të njëjtin rezultat edhe në drejtimin e Tottenham Hotspur.

Më herët këtë e kishte bërë Antonio Conte kur drejtonte Chelsea-n dhe Tottenham. Si dhe Jose Mourinho kur drejtonte Real Madrid dhe më pas Manchester United.

Pas fitores së të dielës, Spurs u konfirmuan si skuadra që ka fituar më shumë ndeshje (8) në Premier League vs. Manchester City-t. Pas tyre vijnë Manchester United dhe Liverpool (6).

The post Thomas Frank shkruan historinë appeared first on Gazeta Si.

Jefferson-Wooden dhe Yavi ‘asfaltuan’ kundërshtarët në Bruksel (Video)

Nga Gazeta Si – Melissa Jefferson-Wooden vazhdoi formën brilante në 100m kur fitoi ndaj Shelly-Ann Fraser-Pryce. Winfred Yavi shkroi historinë në garën e miljes me pengesa në “Wanda Diamond League” në Bruksel.

Chase Jackson theu rekordin e mitingut në hedhjen e gjyles duke paralajmëruar rivalët në “Allianz Memorial Van Damme”.

Jefferson-Wooden dhe Jackson ishin dominuese dhe do të startojnë në Zurich dhe Tokyo si atletët për tu mundur.

Pas medaljes së bronztë në Olimpiadën e Parisit, Jefferson-Wooden nuk ka asnjë humbje në garën e 100m këtë vit dhe në Bruksel vuri kohën e 5 më të shpejtë të karrierës me 10”76 (-0.2m/s). 0.32 më e shpejtë se kampionia e Botës, Sha’Carri Richardson që u rendit në vendin e dytë me kohën 11”08 ndërsa Daryll Neita plotësoi podin në rendin e 11”15.

Vetëm e katërta Shelly-Ann Fraser-Pryce me kohën 11”17. Kampionia Olimpike dhe e Botës në 3000m me pengesa, Winfred Yavi (Bahrein) konkuroi për të parën herë në në garën e miljes me pengesa.

Me kohën prej 4’0”13 ajo la pas më shumë se 6 sekonda vendin e dytë. Chase Jackson nga SHBA bëri një tjetër paraqitje të shkëlqyer në hedhjen e gjyles në Bruksel.

Në raundin e 3 ajo realizoi distancën prej 20.90m, më shumë se 1 metër nga vendi i dytë. Rekordin e vjetër të mitingut e kishte vendosur Valerie Adams në vitin 2014 kur realizoi distancën prej 20.59m.

Sarah Mitton u rendit e dyta me distancën 19.89m përpara Jessica Schilder në vendin e tretë me distancën 19.58m.

Në hedhjen e diskut, Ralford Mullings (Xhamajka) realizoi distancën 69.66m duke lënë pas rekordmbajtësin Mykolas Alekna (68.82m) dhe Kampionin e Botës në 2022 Kristjan Ceh (67.13m).

Numri 1 në Botë në hedhjen e shtizës, Julian Weber impresionoi me distancën 89.65m, më shumë se tre metra nga vendi i dytë.

Kampionaia e Botës Katie Moon, kërceu 4.85m duke lënë pas Kampionen e Botës  në salla të mbyllura (2024) në kërcimin me shkop, Molly Caudery (4.80m).

Jacory Patterson dominoi garën e 400m me kohën 44”05 përpara Vernon Norwood me kohën 44”62. Gara e 200m për meshkuj u fitua nga Alexander Ogando (Republika Domenikane) me kohën 20”.16 (-0.3m/s) me një distancë prej vetëm 0.03” nga Robert Gregory.

The post Jefferson-Wooden dhe Yavi ‘asfaltuan’ kundërshtarët në Bruksel (Video) appeared first on Gazeta Si.

Pole dhe Sprint, Marquez vesh Balaton në të kuqe

Nga Gazeta Si – Numri #93 vendosi një rekord të ri ndërsa numri #72 realizoi një tjetër rekuperim.

Acosta u rrëzua kurse Bagnaia dështoi në sesionin e parë kualifikues.

Provat e para zyrtare të “MotoGP” në “Balaton Park” rezervuan drama dhe surpriza për një rradhë nisjeje intriguese.

Marc Marquez (Ducati Lenovo Team) u bë i pari pilot që realizon “pole position” dhe vendos xhiron rekord.

Rivali i fundjavës, Pedro Acosta (Red Bull KTM Factory); u rrëzua, Francesco Bagnaia (Ducati Lenovo Team) dështoi të kualifikohej në sesionin e 2… kurse Marco Bezzecchi (Aprilia Racing) bëri një tjetër rikthim nga sesioni i parë në rradhën e parë të nisjes.

Di Giannanontio lë pas Bastianini-n që në vendin e 4 ndiqet nga Franco Morbidelli (Pertamina Enduro VR46 Racing Team).

Fabio Quartararo (Monster Energy Yamaha MotoGP) niset nga vendin i 6 përpara Acosta-s që detyrohet të pranojë vendin e 7 pas rrëzimit.

Aldeguer niset i 8, ndjekur nga Luca Marini (Honda HRC Castrol) që plotësoi rradhën e tretë përpara shokut të skuadrës, Joan Mir.

E njëjta histori edhe në eventin Sprint ku numri #93 arrin fitoren e 7 sezonale, të mëdhenjtë vazhduan rrëzimet ndërsa Di Giannantonio dhe Morbidelli plotësuan podin.

Ishte suksesi i 13 në 14 raunde për Marc Marquez (Ducati Lenovo Team) që u shpall fitues i “Tissot Sprint” për të parën herë në Balaton.

Fabio Di Giannantonio u rendit i dyti, 2 sekonda pas Marquez dhe italianin e ndoqi shoku i skuadrës “Pertamina Enduro VR46 Racing”, Franco Morbidelli, në shkallën më të ulët të podiumit.

Nga vendi i 9 në nisje, Marini u mbrojt mirë dhe ja doli të mbante pas Aldeguer për vendin e 4.

Mir u rendit në vendin e 6 pëprpara Bezzecchi-t që u ndoq nga Alex Marquez (BK8 Gresini Racing MotoGP) në vendin e 8 dhe me një penallti prej 3 vendesh për Garën e të dielës.

Pikën e fundit në Sprint e mori Kampioni në fuqi, Martin në vendin e 9. Duke pritur Garën e nesërme, një pyetje qëndron në fuqi – Kush do ta ndalë kryesuesin e kampionatit?

The post Pole dhe Sprint, Marquez vesh Balaton në të kuqe appeared first on Gazeta Si.

Formula 1 – 12 statistika për pjesën e parë të sezonit

Nga Gazeta Si – Kur skuadrat janë ende me pushime në prag të pjesës së mbetur, le të hedhim një vështirm numerik në atë çka kemi lënë pas…

— 0.010 —
Diferenca më e vogël në “pole position” që u vendos në “Saudi Arabian Grand Prix”. Pas daljes së Lando Norris në sesionin e 3, Max Verstappen u vendos në “pole” për Red Bull ndaj McLaren-it të Oscar Piastri me diferencën e 10 të mijëtave të sekondës.

— 0.126 —
Arabia Saudite nuk është gara më e ngushtë e sezonit në 14 raundet e deritanishme. Për të fundit herë në Hungari, 0.126 sekonda ndanë 6 të parët në rradhën e nisjes.

— 0.543 —
Hungaroring-u kishte edhe diferencën më të vogël mes top-10 në Provat Zyrtare të 75 viteve histori. Ku diçka më shumë se gjysmë sekonde mbante brenda nga Charles Leclerc në “pole” deri te Isack Hadjar në vendin e 10.

— 0.698 —
Ndërsa McLaren ka kryesuar gjatë tërë vitit 2025, Norris (1 pit stop) dhe Piastri (2 pit stop-e) në Hungari u ndanë nga më pak se 1 sekondë – Përfundimi më i ngushtë i garës së në kushte të rregullta dhe pa ndërhyrjen e “Safety Car” – Mercedes dhe George Russell mbyllën garën 0.228 sekonda përpara Verstappen në “Canadian Grand Prix” po rata po ndiqnin Bernd Maylander dhe “Safety Car” në atë kohë.

— 5 —
Piastri, Norris dhe Verstappen kanë vendosur secili nga 5 “pole positions”. Ndërsa Russell dhe Ferrari kanë nga 1 secili. Çka do të thotë se 5 pilotë nga 4 skuadra të ndryshme kanë qënë në krye. Nëse përfshijmë edhe eventet Sprint, ky numë shkon në 7: Lewis Hamilton siguroi të parin “pole” me Ferrari-n gjatë “Sprint Qualifying” në “Chinese Grand Prix”. Debutuesi Kimi Antonelli i befasoi të gjithë në “Miami Grand Prix”.

— 7 —
Kur llogarisim podiumet, 7 pilotë nga 4 skuadra të ndryshme ja kanë dalë. Përfshi herën e parë të Antonelli-t në Kanada dhe Kick Sauber- Nico Hulkenberg – në startin e 239 në Britani.

— 8 —
Më shumë pilotë kanë kryesuar garën në disa “stage”. Piastri kryeson përpara Norris i ndjekur nga Verstappen, Leclerc, Russell, Antonelli dhe Hamilton. Williams dhe Alex Albon gjithashtu, kryesuan një moment në “Chinese Grand Prix”.

— 9 —
Pas 14 raundeve, diferenca Piastri-Norris është 9 pikë kur duhen edhe 10 “Grands Prix” (përfshi 3 evente Sprint).

— 10 —
Duke konfirmuar konkurencën në rritje, 10 skuadrat kanë marrë pikë nga Australia në Hungari – çdo skuadër mori pikë në të paktën 5 gara dhe rregjistroi të paktën vendin e 6.

— 19 —
21 pilotë startuan minimalisht një “Grand Prix” këtë sezon, 19 prej tyre morën pikë. Vetëm Jack Doohan (që drejtoi Alpine për 6 gara) dhe Franco Colapinto (që mori vendin e australianit nga “Emilia-Romagna Grand Prix”) janë në kuotën zero.

— 23 —
Diferenca mes pilotëve të McLaren nuk ka qënë asnjëherë më e thellë se 23 pikë në Kanada. Por kjo distancë është kthyer sërish në 1 shifrore pas 3 fitoreve në 4 garat e fundit nga Lando Norris.

— 35 —
Kjo është diferenca në klasifikimin e konstruktorëve për vendin e 5 mes Williams, Aston Martin, Kick Sauber, Racing Bulls dhe Haas.

The post Formula 1 – 12 statistika për pjesën e parë të sezonit appeared first on Gazeta Si.

Boom Boom Vllaznia – Egnatia zbret me këmbë në Tokë

Nga Gazeta Si – Gol për çdo pjesë dhe leksion për kampionët në fuqi. Vllaznia kthen Egnatian me këmbë në tokë.

Gurishta (19′) dhe Bajrami (49′) në distancë prej 30 minutash nga njëri-tjetri mjaftuan që vendasit të merrnin 3 pikët e para.

Një humbje jo e lehtë për Egnatian që vjen vetëm pak orë pas largimit të Regi Lushkjas.

Mbrëmja në “Loro Boriçi” ishte një “remake” i Finales së “Final4” në sezonin e kaluar.

Vllaznia mori një revansh të ëmbël për humbjen që pësoi në “Arenën Kombëtare”.

Ndërsa pas ndeshjesh traineri mik Tetova akuzoi arbitrin për favorizim të vendasve dhe pyeti – “A do të arbitrojë më ky në vazhdim”?

The post Boom Boom Vllaznia – Egnatia zbret me këmbë në Tokë appeared first on Gazeta Si.

Egnatia e nis nga ‘Loro Boriçi’, djepi i futbollit

Nga Gazeta Si – Kategoria Superiore ngre siparin e edicionit të 87 në stadiumin “Loro Boriçi”. Sfida Vllaznia – Egnatia në orën 20:00 do të paraprihet nga ceremonia zyrtare e hapjes së kampionatit.

Themeluesit e futbollit në vend do të presin dy herë kampionët rradhazi në fuqi pas një starti në Kupat e Evropës ku kuqeblu dhe të gjelbër nuk arritën në raundin e playoff-it.

Vendas dhe miq kanë objektiv titullin dhe këtë e deklarojnë hapur. Raundi i parë në sezonin e ri vazhdon të shtunën me dy ndeshjet e rradhës. Bylis – Tirana në orën 17:00, në stadiumin “Adush Muça” në Ballsh.

Atje ku bardheblutë janë në provën “Josa”. Legjenda kryeqytetase do të drejtojë mallakstriotët këtë sezon.

Në orën 20:00, AF Elbasani dhe Flamurtari zbresin në stadiumin “Elbasan Arena”.

Në stolin e kuqezinjve do të debutojë spanjolli Carlos Garcia dhe vlonjatët pretendojnë se kanë ardhur për gjëra të mëdha mes më të mirëve.

Partizani – Vora, që do të luhet në orën 20:00 të së dielës në stadiumin “Arena e Demave” do të mbyllë pjesërisht javën e parë.

Të kuqtë kryeqytetas vijnë pas një vere turbulente të cilën shpresojnë ta lënë pas sa më shpejt nën drejtimin e Milinkovic.

Impenjimi i Dinamo City-t në UEFA Conference League shtyu ndeshjen ndaj Teutës më 5 Shtator.

Sfida mes tyre do të luhet në orën 17:00, në stadiumin “Niko Dovana”

The post Egnatia e nis nga ‘Loro Boriçi’, djepi i futbollit appeared first on Gazeta Si.

Diamond League – Hodgkinson nuk di të ndalet

Nga Gazeta Si – Hodgkinson konfirmon rikthimin e më të fortës
Kampionia olimpike në 800m, Keely Hodgkinson vazhdon formën e saj spektakolare pas rekordit të mitingut që vendosi në “Athletissima Wanda Diamond League” në mesjavë në një ndër vitet më të vështirë për të.

Prej medaljes së artë në “Paris 2024”, ylli britanik i 800m ka kaluar një ndër periudhat më të vështira në karrierë.

Ajo ja doli të rekuperohet nga dëmtimet për tu kthyer në “World Athletics Championships”. Durimi i saj më në fund po shpaguhet.

Fundjavën e kaluar në Silesia ajo vendosi kohën 1’54”74 në të parën garë nga Olimpiada.

Ndërsa në mesjavë vazhdoi me të njëjtin ritëm dhe performancë në “Athletissima Lausanne”.

Në mbrëmjen që shumë kampionë olimpikë patën probleme me kushtet klimatike, Hodgkinson nuk u shqetësua nga reshjet e shiut për një tjetër fitore dominuese me kohën 1’55”69.

Nuk ishte thjejtë një rekord i ri i mitingut por thyerja e një rekordi që zgjaste prej 23 vitesh, i vendosur nga Legjenda Maria Mutola.

Ndërsa për Hodgkinson është një provë tjetër se ajo po gjen formën më të mirë në prag të Tokyo-s.

The post Diamond League – Hodgkinson nuk di të ndalet appeared first on Gazeta Si.

Bayern nis mbrojtjen e titullit, Bundesliga starton edicionin e 63

Nga Gazeta Si – Bayern Munich do të startojë mbrojtjen e titullit ndaj Leipzig në Allianz Arena me objektivin për 3 pikët e para që do të ishin vazhdim i suksesit në Superkupë dhe një sinjal i dërguar për kundërshtarët që kampionët janë aty.
Bayern vërtetë humbi të pakrahasueshmin Thomas Müller por mund të bazohet te eksperienca dhe influenca e Manuel Neuer që bëhet gati të nisë edicionin e 15 pas titullit të 12 (në klub) në Maj.

39 vjeçari u shpall Lojtari i ndeshjes në Franz Beckenbauer Supercup ndaj Stuttgart dhe përballë tij është Péter Gulácsi në portën e Leipzig.

35 vjeçari hungarez është ndër të paktët konstantë në një skuadër që ka qarkulluar talente të shumtë.

Sezonin e kaluar nuk pësoi gol në 14 nga 30 ndeshje dhe mbetet zgjedhja e parë në dëm të Maarten Vandevoordt.

Përpara Gulácsi rrjeshtohen 4 mbrojtës me patriotin Willi Orbán, Kapitenin David Raum, El Chadaille Bitshiabu dhe Castello Lukeba.

Te Bayern, Jonathan Tah erdhi nga Leverkusen dhe në Superkup impresionoi përkrah Dayot Upamecano-s. Konrad Laimer, Josip Stanišić dhe Raphaël Guerreiro janë kandidaturat e tjera për Vincent Kompany.

Mbërritja e Tom Bischof dhe Aleksandar Pavlović janë e ardhmja e mesfushës bavareze që sërish do të ndërtohet rreth Joshua Kimmich në partneritet me të rilindurin Goretzka në pritje të të dëmtuarit Musiala.

E ardhmja e Xavi Simons është ende e hapur por tek Leipzig sqarojnë se holandezi do të largohet për ofertën e duhur financiare.

Në të kundërt Xavi do të qëndrojë te Leipzig që pak ditë më parë largoi Benjamin Šeško drejt man Utd. Braziliani Rômulo nga Göztepe dhe Loïs Openda janë shpresa e trainerit Werner për sezonin e ri.

Ndërkohë në sulmin e vendasve, aftësia e Harry Kane dhe saktësia e Michael Olise u pasuruan me mbërritjen e Luis Díaz nga Liverpool.

Sezonin e kaluar Bayern fitoi 5-1 në shtëpi në raundin e 15 dhe barazoi 3-3 në raundin e 32.

The post Bayern nis mbrojtjen e titullit, Bundesliga starton edicionin e 63 appeared first on Gazeta Si.

Shkëndija dhe Drita fitojnë në shtëpi, bie Dinamo në Poloni

Nga Gazeta Si – Dy fitore dhe një humbje për skuadrat shqiptare në “Europa League” dhe “Conference League”. Rezultat identik në Shkup dhe Prishtinë, 2-1 që ruan shpresat e kuqezinjve nga Tetova për një vend në fazën e Ligës në “Europa League” (eleminimi i dërgon në fazën e Ligës në “Conference League”).

Si dhe konfirmon forcën e Dritës që duket në rrugë të mbarë për eleminimin e dytë të Differdange (e eleminoi në raundin e 1-rë të “Champions League”) dhe mbërritjen për të parën herë në fazën e Ligës në “Conference League”.

Nëse ja del, Drita do të jetë skuadra e dytë pas Ballkanit që shkon në fazën e grupeve/ Ligës në kupat e Evropës. Latifi (35’) dhe Ibraimi (60’) përmbysën avantazhin e Ludogorets (Duarte 17’) në “National Arena Todor Proeski” në Shkup.

Ndërsa Dabiqaj (30’) dhe Krasniqi (80’) zhvleftësuan barazimin e Differdange (Busch 65’) në “Stadiumi Fadil Vokrri” të Prishtinës.

Mfoumou (90’) u ndëshkua me karton të kuq për miqtë nga Luksemburgu dhe nuk do të luajë një javë më pas.

Jagiellonia-Dinamo City 3-0

Shumë e fortë Jagiellonia në shtëpi ndaj Dinamo City-t që mesa duket me humbjen 3-0 në “Stadion Miejski w Białymstoku” në Bialystok e ka mbyllur kthimin në Evropë pas më shumë se dy dekadash.

Jonuzi, Bregu dhe Berisha nuk ishin në gjëndje të shënonin asnjë gol nderi. Ndërsa Imaz (12’), Pululu (34’) dhe Wojtuszek (50’) mposhtën Teqjan në çdo pjesë. Një javë më pas kryeqytetasit do të provojnë gjithçka për gjithçka.

Nëse nuk arrijnë përmbysjen, të paktën të largohen me kokën lart nga Conference League.

The post Shkëndija dhe Drita fitojnë në shtëpi, bie Dinamo në Poloni appeared first on Gazeta Si.

Formacionet e mbrëmjes – ja si do të luajnë Shkëndija, Drita dhe Dinamo City

Shkëndija: Gaye, Trumçi, Fetai, Cake, Webster, Ramadani, Alhassan, Tamba, Zejnullai, Latifi, Ibraimi.

Ludogorets: Padt, Nedyalkov, Almeida, Nachmias, Son, Stanic, Duarte, Naressi, Chouiar, Bile, Marcus.

Drita: Maloku, Krasniqi, Bejtulai, Sheji, Ovouka, Dabiqaj, Limaj, Balaj, Ajzeraj, Tushaj, Manaj.

Differdange: Felipe, Bedouret, Brusco, D’Anzico, Lempereur, Rafa Pinto, Rauch, Franzoni, Leandro Borges, Artur Abreu, Hadji.

Jagiellonia: Abramowicz, Wojtuszek, Bernardo Vital, Kobayashi, Wdowik, Pozo, Romanczuk, Flach, Pietuszewski, Pululu, Imaz.

Dinamo City: Teqja, Lorran, Aliji, Meksi, Tiago Nani, Gassama, Vila, Beqja, B. Berisha, Bregu, H. Berisha.

The post Formacionet e mbrëmjes – ja si do të luajnë Shkëndija, Drita dhe Dinamo City appeared first on Gazeta Si.

Drita dhe Dinamo City në gjurmët e historisë

Nga Gazeta Si – Kampionia e Kosovës, Drita e Gjilanit do të përballet me kampionët e Luksemburgut, Differdange 03 në raundin e “Playoff-it” të “UEFA Europa Conference League”.

Drita vjen mbrëmjen e sotme pas startit me humbjen 1-0 në Ferizaj për Superliagën e Kosovës.

Mesjavën e kaluar u eleminua nga raundi i 3 kualifikues në “UEFA Europa League”, 6-3 nga kampionia e Rumanisë, FCSB.

Ndërkohë Differdange vjen pas kualifikimit në dëm të kampiones së Estonisë, Levadia Tallinn në raundin e 3 kualifikues të “UEFA Europa Conference League”.

Drita eleminoi Differdange-n në raundin e parë kualifikues të “UEFA Champions League”, muajin e kaluar.

Pas raundeve me eleminim direkt një sezon më parë, Jagiellonia Bialystok provon të kthehet në fazën e Ligës në dëm të Dinamo City-t.

Jesus Imaz dhe Afimico Pululu janë në formën më të mirë dhe ndihmuan polakët në fitonin ndaj Silkeborg dhe Novi Pazar.

Përballë do të kenë blutë e Dinamo City-t që kthehen pas dy dekadash në Evropë.

Të besuarit e Ilir Dajës eleminuan Atletic Club d’Escaldes (Andorra) përpara shkaktimit të befasisë me eleminimi e gjigandit kroat, Hajduk Split në raundin e 3 kualifikues.

Jagiellonia nuk humbet në 7 ndeshjet e këtij sezoni në të gjitha kompeticionet. Ka shënuar 18 gola dhe është favorite për të mbërritjen në fazën e Ligës.

The post Drita dhe Dinamo City në gjurmët e historisë appeared first on Gazeta Si.

As Fiorentina e as Bologna – Asllani zgjedh Torino-n

Nga Gazeta Si – Torino përforcohet në mesfushë: mbërrin Asllani nga Inter që prej disa ditësh ishte obiektiv i Bologna-s pas interesimit fillestar të Fiorentina-s.

Skuadra e Presidentit Cairo realizoi një nga goditjet më interesante në Serie A. “Granata-t” në pak orë kryen blerjen e Kristjan Asllani-t nga Inter që prej javësh e kishte nxjerrë në shitje.

22 vjeçari ishte zgjedhur nga Chivu si titullar i Inter-it në Botërorin e klubeve por diçka nuk funksionoi.

Shto këtu konfermimin e Çalhanoğlu (që nuk u kthye në Turqi) dhe blerjen e talentit kroat Sucic.

Ish lojtari i Empoli-t huazohet për 1.5 milionë euro me opsion blerjen për 12 milionë, verën e ardhshme.

Një formulë e përdorur shpesh nga Presidenti Cairo që do të shërbejë edhe për shqyrtimin e rendimentit të mesfushorit kuqezi.

Mbërritja e Asllanit te Torino është një përforcim i rëndësishëm për mesfushën ku janë Casadei dhe Anjorin.

Tek Torino, Asllani bashkohet me Ardian Ismajlin që u transferua javë më parë nga Empoli.

The post As Fiorentina e as Bologna – Asllani zgjedh Torino-n appeared first on Gazeta Si.

Shkëndija provon të qëndrojë në Europa League

Nga Gazeta Si – Në kërkim të fazës së Ligës në “Europa League”, Shkëndija dhe Ludogorets Razgrad, do të përballen sot në mbrëmje në Shkup.

Ballistët dhe miqtë ranë nga UEFA Champions League pas raundit të 3 kualifikues. Shkëndija e filloi rrugëtimin e evropian ndaj uellsianëve të “The New Saints”, të cilët i eleminoi në rezultatin e përgjithshëm 2-1.

Më pas i njëjti fund edhe për gjigandët rumunë të FCSB që u eleminuan, 3-1 pas 180 minutave. Megjithatë ecuria impresionuese e Shkëndijës në “Champions League” u ndërpre nga Qarabag, që i mundi dy herë. 1-0 dhe 5-1.

Ishin dy humbjet e vetme për Ballistët që kanë luajtur 8 ndeshje deri tani. Për të qëndruar në Europa League, ju duhet një nisje e mirë sot dhe konfirmin një javë më pas ndaj kundërshtarëve bullgarë.

Nga ana tjetër Ludogorets ka bërë një start thuajse perfektë të sezonit në mbrojtje të kurorës në Bullgari. Katër fitore dhe një barazim i mbajnë në krye të klasifikimit dhe i sjellin në formën më të mirë në Shkup.

Të vetmen humbjen e kanë pësuar ndaj Ferencvaros më 12 Gusht kur Barnabas Varga dhe Gabor Szalai shënuan për vendasit. Që prej eleminimit nga “Champions League”, Ludogorets ka si objektiv qëndrimin në “Europa League” ku mes të tjerëve do të përballen me Nottingham Forest dhe Aston Villa.

Pas 8 golave në 51 ndeshje zyrtare sezonin e fundit për “Eagles”, 32 vjeçari Ivaylo Chochev ka bërë një start ekselent të sezonit 2025-26, me 3 gola në 5 ndeshje. Formacionet e mundshme janë si më poshtë:

Shkëndija: Gaye; Trumci, Fetai, Cake, Webster; Ramadani, Alhassan, Krasniqi, Zejnullai, Tamba; Ibraimi

Ludogorets Razgrad: Padt; Son, Verdon, Kurtulus, Nedyalkov; Kaloc, Duarte, Chochev; Marcus, Caio, Bille

The post Shkëndija provon të qëndrojë në Europa League appeared first on Gazeta Si.

Nga Bundesliga në ‘Old Traford’

Gazeta Si – Kjo është rruga që bënë 10 futbollistë në karrierën e tyre jo pak të njohur. Në fakt janë vetëm 3 skuadrat të cilat plotësojnë standartet e kërkuara nga “Red Devils” për transferimet në ishull.

Pas Bayern dhe Dortmund, në këtë grup u fut nga ky sesion veror edhe Leipzig. Gjithçka filloi me Owen Hargreaves që në vitin 2007 u transferua nga Mynihu në Manchester duke u kthyer në atdhe.

Pesë vite më vonë, Shinji Kagawa pranoi të këmbente “Westfalenstadion” me Teatrin e Endërrave. Një dekadë më parë dhe 1 vit pas titullit botëror, Bastian Schweinsteiger u bë lojtari i dytë që përshkonte aksin Mynih-Manchester (sponda e kuqe).

Një vit pas tij ishte armeni Mkhitaryan që ndoqi gjurmët e Kagawa-s nga Dortmundi te “Djajtë e Kuq”. Në vitin 2021 Jadon Sancho pasi u maturua në Dortmund u kthye në “Premier League”, sigurisht te Man Utd që ishte në ndërtim e sipër.

Marcel Sabitzer u bë futbollisti i rradhës që u largua nga Bayern pasi nuk gjeti hapësirat e kërkuara. Transferimet nuk mbarojnë këtu, Ten Hag në stolin e Manchester United u bashkua me dy ish lojtarë të tij një vit më parë.

Ai “bëri pazar” në Mynih duke marrë de Ligt dhe Mazraoui. Ndërsa Manchester United hoqi dorë këtë sezon nga Dortmundi dhe Mynihu. Sulmesin e ri e mori nga Leipzig, hungarezin Benjamin Sesko.

The post Nga Bundesliga në ‘Old Traford’ appeared first on Gazeta Si.

Pas ‘Jackpot-it’ ka dhe të tjera

Nga Gazeta Si – Igli Tare po rezulton goditja më e mirë në merkaton e Milan 2025-2026. Drejtori Sportiv për të cilin fillimisht u hezitua ka shpërblyer besimin me shifra financiare që nuk shiheshin prej kohësh në spondën kuqezi të Milanos.

Pesë shitje për më shumë se 200 milionë euro, u shoqëruan me afrime të rëndësishme ku veçohet dardani Ardon Jashari (nga Club Brugge) si dhe veterani (në parametra zero) Luka Modric.

Mirëpo Tare nuk di të ndalet. Fillimisht ka rënë dakort për huazimin e Boniface nga Milan dhe pas kuintave po punon për mbërritjen te Vlahovic (Juventus).

Serbi i bardhezinjve bind drejtuesit dhe Milan do të provojë deri ditën e fundit ta veshë kuqezi. Në frontin e largimeve ka interes saudit për Fofana.

Al-Ahli e kërkon francezin për ta vendosur përkrah Kesie në mesfushë dhe ka gati 25 milionë euro për arkat e Milan.

Napoli ka paraqitur një ofertë substanciale (shifrat ende të panjohura) për Alex Jimenez të cilin Milan ia rrëmbeu Real Madrid Castilla-s.

Ndërsa Atalanta ka gati 25 milionë euro të tjera dhe këmbëngul për marrjen e Yunus Musah. Kaq mjafton për të kuptuar se shumë shpejt Milan do të faturojë përtej 300 milionë eurove nga merkato në dalje.

The post Pas ‘Jackpot-it’ ka dhe të tjera appeared first on Gazeta Si.

Kuqezinjtë në udhëkryq

Nga Gazeta Si – Kur duhen edhe 11 ditë deri në fund të merkatos sê verës, dy ndër titullarët e Shqipërisë nuk e kane ende të sigurtë skuadrën ku do të luajnë sezonin e ri.

E kur bëhet fjalë për Kristjan Asllanin dhe Nedim Bajramin, dhimbja e kokës shtohet për Sylvinho-n që me ta planifikon të zhvillojë eleminatoret drejt Botërorit të ardhshëm.

Nëse Inter dhe Bologna kanë rënë dakort mes tyre për transferimin e Asllanit (për 9 milionë euro).

Eshtë vetë lojtari që këmbëngul për një pagë 2 milionë euro në sezon (në vend të 1.7 që ofrojnë kuqeblutë).

Bologna nuk do të presë shumë dhe në pritje të përgjigjes së shqiptarit, po sheh për alternativa në merkato.

E papritur ajo që po ndodh me Nedim Bajramin për të cilin Rangers pagoi 3.5 milionë euro një sezon më parë te Sassuolo.

Pas 44 ndeshjeve (28 nga të cilat në kampionat dhe 2 gola) në të gjithë kompeticionet, duket se ai nuk bind që stafi ta planifikojë vazhdimin e sezonit të ri me të.

Skocezët po shohin për ndonjë klub në Apenine ku Bajrami ka ende emër të mirë për të rekuperuar një pjesë të investimit që bënë 12 muaj më parë.

The post Kuqezinjtë në udhëkryq appeared first on Gazeta Si.

Pretendentët për titull në Bundesliga 2025-2026

Nga Gazeta Si – Kush do ta fitojë titullin në Bundesliga?

Kush do të kualifikohet në “UEFA Champions League”?

Si dhe cilët janë klubet që mund të bien një kategori më poshtë?

Kategoria e parë e futbollit gjerman kthehet këtë të premte mes sfidën mes kampionëve të Bayern Munich dhe RB Leipzig në “Allianz Arena”.

Sezoni i parë i Vincent Kompany në Bavari ishte një sukses ku Bayern e mbylli kampionatin me 13 pikë më shumë se Bayer Leverkusen që rimori “Meisterschale”-n nga “Die Werkself”.

Harry Kane shënoi 26 gola në 31 ndeshje për Bayern, 10 më pak nga sezoni debutues 2023-24, por mjaftueshëm për të mbrojtur “Torjägerkanone” (çmimin e Shënuesit më të mirë).

Pas 10.000 simulimeve, superkompjuteri i Opta-s mbërriti në këto parashikime për sezonin 2025-26:

The post Pretendentët për titull në Bundesliga 2025-2026 appeared first on Gazeta Si.

Alcaraz dhe Swiatek prishin ‘mallkimin’ Cincinnati, fitojnë titullin e parë atje!

Nga Gazeta Si – Carlos Alcaraz fitoi titullin e 6 sezonal në “Cincinnati Open” (të parin në turne) pas tërheqjes së Jannik Sinner, 23 minuta dhe në disavantazhin 0-5 në setin e parë.

Ky ishte turneu i 22 për Alcaraz që forcon pozitat për ta mbyllur vitin si No. 1, për të parën herë pas vitit 2022.

Ai kryeson ndaj Sinner me 1890 pikë në “PIF ATP Live Race To Turin”.

Ndërsa për italianin kjo humbje id ha fund serisë prej 26 fitoresh rradhazi në terrenin e fortë.

Ai duhet të rekuperohet sa më shpejt për të mbrojtur titullin në “US Open” por ka vënë në dyshim pjesëmarrjen në konkurimin çift me Katerina Siniakova-n.

Pas fitores së titullit të 3 sezonal në “ATP Masters 1000” (Monte-Carlo dhe Romë më herët), Alcaraz zgjati serinë e fitoreve në 17 ndeshje rradhazi në këtë nivel.

Ka pak gjëra që Iga Swiatek nuk i ka arritur ende në fushën e tenisit dhe lista u shkurtua më shumë të hënën në Cincinnati.

Pas nisjes në disavantazhin 0-3 në setin e parë, Swiatek ja doli të përmbysë No. 7, Jasmine Paolini në shifrat 7-5, 6-4 në 1 orë e 49 minuta për të parin triumph në “Cincinnati Open” duke u bërë tenistja e parë polake që arrin diçka të tillë.

Në total ajo numëron 24 turne të fituar, 11 nga të cilët në “WTA 1000”.

I dyti këtë vit kalendarik, një muaj pas suksesit në Wimbledon. Kjo fitore erdhi në prag të “US Open”, ku Swiatek do të futet si No. 2 pas titullit në Cincinnati.

Ajo ka nevojë për një fitore që të lërë pas Coco Gauff në “PIF WTA Rankings” dhe 6 herë fituesja në “Grand Slam” ka punë për të bërë.

The post Alcaraz dhe Swiatek prishin ‘mallkimin’ Cincinnati, fitojnë titullin e parë atje! appeared first on Gazeta Si.

❌