Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Gjergj Luca me djalin Ndrekën, përshëndet nga Parga e Vilajetit të Janinës

Nga Albert Vataj Po, nga Parga e Vilajetit të Janinës, një nga katër vilajetet shqiptare të dikurshme. Nga kjo pikë e hartës historike të Shqipërisë etnike, u dëgjua kësaj here fjala e Gjergj Lucës, e shoqëruar me pamje të gjalla dhe të ngrohta familjare. Sipërmarrësi shqiptar, i cili ka ndërtuar një raport të veçantë komunikimi me ndjekësit e tij, ridoli në këtë përditësi të ndarë me publikun…

Source

Gjergj Luca, të pasurve: Shqipëria nuk është vetëm lopë për t’u mjelë, por edhe për t’i shërbyer

Nga Albert Vataj Në një kohë kur debati mbi rolin e pasurisë dhe përgjegjësinë e elitave ekonomike është më i ndezur se kurrë, Gjergj Luca ngre zërin me një thirrje që tejkalon interesin personal dhe hyn në thelbin e detyrimit shoqëror: Shqipëria nuk është një lopë që mund të mjelësh pafund, por një vend që duhet dashur, respektuar dhe shërbyer. Me këtë mesazh të drejtpërdrejtë e të ngarkuar me…

Source

Gjergj Luca sjell historinë frymëzuese të dy vëllezërve shqiptarë në zemër të turizmit grek

Nga Albert Vataj Ka histori që duhen treguar jo thjesht për të informuar, por për të frymëzuar. Ka rrugëtime që ngjallin jo vetëm admirim, por edhe krenari të thellë kombëtare. Këtë herë, Gjergj Luca, njeriu që ka lidhur emrin e tij me suksesin e “Rozafës” dhe me kauzat e zhvillimit ekonomik e profesional të vendit, nuk flet për problematikat e turizmit shqiptar dhe jo vetëm, por na sjell një…

Source

Gjergj Luca: Respekt për ato bijë nënash që po sakrifikojnë veten për të mbrojtur komunitetet dhe Shqipërinë

Flakët që kanë përfshirë prej ditësh disa zona të vendit e kanë futur Shqipërinë në një gjendje kritike. Qindra efektivë të shërbimeve zjarrfikëse, të ushtrisë, policisë dhe dhjetëra banorë të thjeshtë po luftojnë pa ndërprerje, me orë e ditë të tëra, përballë zjarreve që kërcënojnë jetë njerëzish, banesa e komunitete të tëra. Në këtë betejë të vështirë, nuk kanë munguar edhe mesazhet e…

Source

Turizmi – Gjergj Luca u bie në kokë abuzuesve me çmimet: “Nuk janë gopsha, por grabitës!”

Nga Albert Vataj Gjergj Luca nuk flet me shifra të thata, nuk e shet veten për ndonjë “ekspert” që mat plazhin me metra katrorë rëre dhe statistika turistësh në Excel. Jo. Ai e nis nga Mar Bella, me një udhëtim ballafaqimi që shpon deri në palcë krahasimin midis asaj që ofron turizmi i vendeve fqinje dhe çfarë përtypim ne këtu, në vendin ku bregdeti është dhuratë e Perëndisë…

Source

Gjergj Luca i përgjigjet me fakte akuzave, një mbrojtje publike për Rozafën dhe një betejë për transparencën

Nga Albert Vataj Kësaj radhe, Gjergj Luca, themeluesi dhe fryma e sipërmarrjes “Rozafa”, nuk ka qëndruar në heshtje përballë akuzave që kanë qarkulluar në disa portale dhe rrjete sociale. Me një qëndrim të kthjellët dhe një gjuhë të çlirët, ai ka zgjedhur të mos replikojë në mënyrë të nxituar ndaj sulmeve, por të japë një dëshmi publike të një përvoje, një transparencë të merituar për…

Source

Gjergj Luca mbërrin në Fier me një megaprojekt, i lutet Kryeministrit Rama ta ndihmojë: Nuk do të zhgënjej!

Nga Albert Vataj Në një kohë kur zhvillimi shpeshherë ngatërrohet me betonimin, dhe përparimi me zëvendësimin e natyrës nga betoni, Gjergj Luca zgjodhi të ndalojë në Fier për të ngjizur jo një projekt për të pasurit, por një vizion për të gjithë. Agroturizmi “Rozafa” është më shumë se një investim, është një lutje publike për t’i dhënë vendit një tjetër mundësi, një tjetër rrugë…

Source

Gjergj Luca ngre zërin për abuzimin me çmimet: Privati t’i vërë gishtin kokës, shteti të reagojë fuqishëm

Nga Albert Vataj Gjergj Luca, një nga zërat më të drejtpërdrejtë dhe më të angazhuar të sipërmarrjes shqiptare, i është rikthyer një shqetësimi që tejkalon kufijtë e interesit personal apo të aktivitetit të tij ekonomik. Ai flet si qytetar, si shqiptar që e do vendin e tij dhe që nuk mund të heshtë përballë një fenomeni që po i merr frymën turizmit shqiptar, abuzimi sistematik me çmimet në zonat…

Source

Gjergj Luca: Për të ngritur “kështjellën” Rozafa, jo vetëm unë, secili vuri nga një gur

Albert Vataj “Kujtime të vjetra për energji të reja… Ajo kohë kur mendonim se po jepnim shpirt, por në të vërtetë brenda zjenim si një vullkan… Dhe shpërthyem me punë, e vazhdojmë të shpërthejmë. Ndërkohë ti, kap ritmin, o mik, ose na shiko targën dhe vazhdo shaj e vër gjoba; ku i dihet, ndoshta kap ndonjë gjë!” – shkruan sipërmarrësi vizionar Gjergj Luca, në një video të ngarkuar me emocion…

Source

Gjergj Luca: “Mbahu Shabe, se nga Oxfordi më këmbë do vij vetëm për ty!”

Sipërmarrësi i njohur Gjergj Luca, me temperamentin e tij të drejtpërdrejtë dhe me një dozë të spikatur ironie, ka zgjedhur sot rrugën e rrjeteve sociale për të komentuar një nga zhvillimet më domethënëse e njëherazi më zhgënjyese të ditëve të fundit në politikën shqiptare: braktisjen e një projekti politik që u paraqit si shpresa e një brezi të ri, një filozofie të re veprimi dhe një mundësie për…

Source

Gjergj Luca: “Qefi osht; shumë punë, sakrifica, mundime, përpjekje… osht jetë” o “Jeta Osh Qef”

Në një reagim të drejtpërdrejtë dhe plot temperament, sipërmarrësi i njohur Gjergj Luca iu përgjigj një akuze të shpërndarë së fundmi në redaksinë e JOQ, sipas së cilës, në një zonë të bregdetit të Sarandës, një pjesë e malit do të ishte prerë, terreni do të ishte betonuar dhe mbi të do të ishte nisur ndërtimi i një strukture metalike. Qytetari që kishte dërguar pamjet pretendonte se bëhej fjalë…

Source

VIDEO/ Pas vëllait të Tërmet Peçit, edhe Gjergj Luca i “fut thonjtë” bregdetit

Vetëm disa ditë pas shembjes së banesave prej druri të ndërtuara pa leje në Theth, qytetarë të ndryshëm kanë ngritur zërin për zaptimin e vazhdueshëm të bregdetit në jug të vendit, ku sipas tyre nuk po merren masa nga autoritetet përkatëse. Një video e mbërritur në redaksinë e JOQ tregon një zonë në bregdetin e […]

The post VIDEO/ Pas vëllait të Tërmet Peçit, edhe Gjergj Luca i “fut thonjtë” bregdetit appeared first on BoldNews.al.

Pas “diplomimit” në Oxford, Gjergj Luca i bashkohet “Lëvizjes së frikshme politike, Shabani- Lapaj- Piliçka”

Rikthehet në mediat sociale Gjergj Luca, kësaj here me një fshikull të hollë ironie dhe me një sarkazëm që i shkon për shtat zhgënjimit të madh që përjetuan ata që besuan te një brez i ri politikanësh. Ai shfaqet si një “doctor” i sapodiplomuar nga Oxford-i – një Oxford simbolik, i marrë me gjasë në distancë të gjatë nga realiteti ynë – dhe, me kapelën e studentit në kokë, na serviret një skenë që…

Source

Gjergj Luca, në Peshtan, në fshatin e Mero Bazes, në këtë nyje të historisë dhe të shpirtit jugor

Pas një kohe të gjatë që kishte munguar në daljet publike, sipërmarrësi i njohur dhe filantropi i spikatur Gjergj Luca rikthehet sërish me një shfaqje të fortë simbolike, duke e kthyer vëmendjen kah një prej perlave të Jugut shqiptar. Ndalesa e tij këtë herë është në Peshtan, një fshat që nuk është thjesht një pikë në hartë, por një nyje e historisë dhe e shpirtit jugor.

Source

Gjergj Luca sjell pamjët që flasin me gjuhën e ndryshimit, një horizont pune, rilindjeje dhe përkushtimi

Nga lartësitë që përshkohen nga rruga e vjetër e Kërrabës, një rrugë që dikur ishte arteria e gjallë e lëvizjeve industriale dhe tani rri si një ballkon mbi historinë e punës, sipërmarrësi Gjergj Luca ndalet për të ndarë me ndjekësit një pamje që flet më shumë sesa fjalët, një peizazh që përfshin Metalurgjikun e rilindur dhe fushat e Jakodinës, që janë shndërruar në një serë gjigande ku fermerët e…

Source

Gjergj Luca jap i pari shembullin konkret në zbatimin e thirrjes së qeverisë për lirimin e hapësirave publike

Ka diçka të shenjtë në hapësirën publike. Ajo nuk është thjesht një rrugë, një trotuar apo një shesh i zënë. Është fryma e përbashkët e qytetit, vendi ku njerëzit lëvizin, ndalen, përshëndeten, pushon një fëmijë, kalon një nënë, ndjek rrugën një i moshuar. Hapësira publike e përbashkët e përditshmërisë sonë, një territor që nuk u përket individëve, por të gjithëve njëherësh, një pronë shpirtërore…

Source

Gjergj Luca shpreh angazhimin që “Rozafa” do të luajë një rol kyç në afirmimin e produktit “Made in Albania”

Sipërmarrësi vizionar Gjergj Luca nuk u mjaftua vetëm me pjesëmarrjen në tryezën e dialogut për Bujqësinë dhe Zhvillimin Rural të zhvilluar në Cërrik, ai doli me një zotim konkret dhe të matshëm që vendos në qendër prodhuesin vendas dhe konsumatorin shqiptar. “Lajmi i mirë i kësaj mbrëmjeje është për prodhuesit dhe për konsumatorët: Duke filluar nga data 15 korrik 2025, në të gjitha restorantet…

Source

Gjergj Luca: Gjenialiteti i “Paketës së Maleve” është qershia mbi tortë e agroturizmit shqiptar

Nga Crans-Montana në Alpet shqiptare, një vizion i mundshëm Në një nga vendet më prestigjioze të turizmit alpin, në Crans-Montana të Zvicrës jugore, aty ku luksi, natyra dhe sporti shkrijnë kufijtë e imagjinatës njerëzore, sipërmarrësi i njohur shqiptar Gjergj Luca ndalet për një reflektim publik. Ai ndan me ndjekësit e tij një vështrim të kthjellët mbi potencialin e jashtëzakonshëm që ka…

Source

Gjergj Luca, nga furtunat e Mesdheut drejt e në stuhitë e tallavasë politike

Gjergj Luca rikthehet nga sfidat e egra të detrave të Mesdheut, jo për të pushuar, por për të përballuar një tjetër betejë, atë të përgojimeve, shpifjeve dhe akuzave që vijnë jo më nga oqeanet, por nga ca ujëra më të cekëta, rrjetet sociale dhe propaganda politike. Në një reagim të fortë dhe të drejtpërdrejtë në rrjetet e tij sociale, Luca shkruan: “Kujtuat se ju harrova? Ja…

Source

Gjergj Luca: I tregova Lolitës se si i kam hyrë detit në këmbë – dhe i’a kam dalë

Nga Albert Vataj Sipërmarrësi, por edhe qytetari me kohë të plotë të angazhimit qytetar, prindi i përkushtuar dhe përkushtuesi i paepur i punëve të vështira; ai që ka guxuar dhe guxon më shumë se mundet, sepse gjithçka e ka bërë dhe e bën me zemër. Apolitiku që e gjejmë gjithmonë të zhytur kokë e këmbë në politikë, atipiku në gjërat që bën dhe në mënyrën se si i bën ato. Ai që ka ndërtuar një…

Source

❌