❌

Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

A mund të dështojnë zgjedhjet e ardhshme lokale në Maqedoninë e Veriut?

Në Maqedoninë e Veriut, kryeministri Hristijan Mickoski paralajmëroi se Qeveria mund të emërojë komisionarë, nëse zgjedhjet lokale nuk japin rezultat. Kjo mund të ndodhë sidomos në komunat e vogla, ku ka pak votues ose shumë njerëz janë larguar jashtë vendit, thonë analistët.

Nëse as pas rundit të dytë të zgjedhjeve nuk zgjidhet kryetari i një komune, Komisioni Shtetëror Zgjedhor (KSHZ) në Maqedoninë e Veriut duhet ta njoftojë Qeverinë e vendit.

NĂ« atĂ« rast, brenda 15 ditĂ«sh, Qeveria do tĂ« emĂ«ronte njĂ« komisionar, qĂ« do t’i kishte tĂ« gjitha kompetencat e kryetarit tĂ« komunĂ«s.

Pastaj, Qeveria do ta njoftonte Kuvendin, i cili, brenda 60 ditësh, do të shpallte zgjedhje të reja në atë komunë.

E gjithë kjo është e rregulluar kështu me nenin 134 të Kodit Zgjedhor në Maqedoninë e Veriut.

Zgjedhja e komisionarit nuk ka kritere të veçanta, por zakonisht ai zgjidhet nga komuna ku jeton. Dhe, mandati i tij është i përkohshëm, derisa të zhvillohen zgjedhjet e reja.

Njoftimi i Mickoskit pasoi vendimin e Komisionit Shtetëror Zgjedhor për të lehtësuar pjesëmarrjen e kandidatëve të pavarur, me vetëm dy nënshkrime, në zgjedhjet lokale të 19 tetorit.

Kjo ngriti shqetësime se fleta e votimit mund të bëhet shumë e gjatë dhe e ngatërruar.

“Çdo gjĂ« Ă«shtĂ« e mundur. Fleta e votimit mund tĂ« jetĂ« 7-8 metra e gjatĂ«, pĂ«r tĂ« penguar qytetarĂ«t qĂ« tĂ« dalin. Por, dua tĂ« paralajmĂ«roj se sipas KushtetutĂ«s dhe ligjit, nĂ«se zgjedhjet nuk janĂ« tĂ« suksesshme, Qeveria emĂ«ron komisionarĂ«â€, tha Mickoski.

Si zgjidhen kryetarët e komunave dhe këshilltarët në Maqedoninë e Veriut?
Për të zgjedhur kryetarin e komunës në rundin e parë, duhet të votojë së paku një e treta e votuesve të regjistruar.

Nëse asnjë kandidat nuk merr shumicën e nevojshme, rundi i dytë zhvillohet mes dy kandidatëve më të votuar në rundin e parë. Kandidati që fiton më shumë vota në rundin e dytë, zgjidhet kryetar.

Nëse as pas rundit të dytë nuk zgjidhet kryetari, KSHZ-ja e njofton Qeverinë dhe Qeveria ndërhyn sipas ligjit.

Për zgjedhjen e këshilltarëve nuk kërkohet pjesëmarrje minimale. Ulëset në këshill ndahen sipas numrit të votave që merr secila listë kandidatësh.

Skenari i zgjedhjeve të pasuksesshme, i mundshëm në komunat më të vogla
AnalistĂ«t politikĂ« paralajmĂ«rojnĂ« se zgjedhjet pĂ«r kryetarĂ« komunash nĂ« MaqedoninĂ« e Veriut mund tĂ« dĂ«shtojnĂ« nĂ« disa komuna mĂ« tĂ« vogla – sidomos nĂ« ato qĂ« janĂ« mĂ« tĂ« prekura nga emigracioni.

“Nuk pres qĂ« nĂ« njĂ« numĂ«r tĂ« madh komunash tĂ« mos arrihet pragu. Por, nĂ« komunat mĂ« tĂ« vogla, ku ka pak interes pĂ«r tĂ« votuar, abstenimi mund tĂ« çojĂ« nĂ« dĂ«shtim tĂ« procesit. KĂ«to zakonisht janĂ« zona me popullsi shumĂ« tĂ« vogĂ«l. Nuk pres qĂ« kjo tĂ« ndodhĂ« nĂ« Shkup apo nĂ« qytetet e mĂ«dha”, thotĂ« Aleksandar Novakovski, ish-kryetar i Komisionit ShtetĂ«ror Zgjedhor, pĂ«r Radion Evropa e LirĂ«.

Ai paralajmëron, gjithashtu, për rreziqet nga numri i madh i kandidatëve dhe mundësinë e manipulimeve.

“ShpresojmĂ« qĂ« kĂ«to tĂ« mos ndodhin. Por, nĂ«se ndodhin, mund tĂ« ketĂ« pasoja serioze nĂ« pĂ«rpunimin e tĂ« dhĂ«nave, kosto financiare dhe fletĂ«votime tepĂ«r tĂ« gjata. Po ashtu, mund tĂ« rrezikohet fshehtĂ«sia e votĂ«s, si dhe tĂ« ketĂ« shumĂ« ankesa”.

“Nga pĂ«rvoja ime, keqpĂ«rdorimet janĂ« tĂ« mundshme. PĂ«r shembull, njĂ« parti qĂ« e di se nuk mund tĂ« fitojĂ« nĂ« njĂ« komunĂ«, mund t’u thotĂ« mbĂ«shtetĂ«sve tĂ« saj tĂ« regjistrohen si kandidatĂ«. Imagjinoni 1.000 kandidatĂ« nĂ« njĂ« fletĂ«votim
”, thotĂ« Novakovski.

Analisti politik, Sefer Selimi, thotĂ« se deklarata e kryeministrit Mickoski pĂ«r mundĂ«sinĂ« e emĂ«rimit tĂ« “tĂ« besuarve” tĂ« QeverisĂ«, nĂ« rast se dĂ«shtojnĂ« zgjedhjet lokale, duket mĂ« shumĂ« si njĂ« mĂ«nyrĂ« pĂ«r t’i dekurajuar kandidatĂ«t e pavarur.

Sipas tij, partitë tradicionale gjithmonë kanë vendosur pengesa shtesë për pjesëmarrjen e tyre.

“MundĂ«sia pĂ«r tĂ« emĂ«ruar tĂ« besuar qeveritarĂ« Ă«shtĂ« shumĂ« e vogĂ«l. Edhe nĂ«se ndodh, pĂ«rsĂ«ri duhet tĂ« ketĂ« zgjedhje, ku qytetarĂ«t vendosin, e jo kryeministri”, thotĂ« Selimi.

Kriteret për pjesëmarrjen e kandidatëve të pavarur në zgjedhje duhej të përcaktoheshin përmes ndryshimeve në Kodin Zgjedhor.

Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, thirri një seancë të jashtëzakonshme më 16 gusht, por propozimi nuk u miratua.

Kuvendi pritet tĂ« mbajĂ« edhe dy seanca para nisjes sĂ« fushatĂ«s pĂ«r zgjedhjet lokale – mĂ« 2 dhe mĂ« 12 shtator.

Kondarko: Kemi mekanizma për të siguruar mbarëvajtjen e zgjedhjeve
Kryetari i Komisionit ShtetĂ«ror Zgjedhor tĂ« MaqedonisĂ« sĂ« Veriut, Boris Kondarko, tha se edhe nĂ«se ka numĂ«r tĂ« lartĂ« tĂ« kandidatĂ«ve tĂ« pavarur – pasi tani u mjaftojnĂ« vetĂ«m dy nĂ«nshkrime pĂ«r tĂ« garuar – KSHZ-ja i ka mekanizmat pĂ«r tĂ« siguruar mbarĂ«vajtjen e zgjedhjeve.

Ai pranoi se numri i lartë i tyre mund ta bëjë procesin më të kushtueshëm, por tha se nuk do ta pengojë organizimin.

“Do tĂ« shohim pas afatit tĂ« dorĂ«zimit tĂ« listave, mĂ« 13 shtator, se sa kandidatĂ« do tĂ« regjistrohen, sa do t’i plotĂ«sojnĂ« kushtet dhe sa do tĂ« konfirmohen. Ne do t’i pĂ«rshtatim fletĂ«votimet nĂ« mĂ«nyrĂ« qĂ« tĂ« respektohen tĂ« drejtat e tĂ« gjithĂ«ve”, tha Kondarko pĂ«r Radion Evropa e LirĂ«.

NĂ« vitin 2021, dy komuna nĂ« MaqedoninĂ« e Veriut – MavrovĂ«-RostushĂ« dhe Qendra Zhupa – mbetĂ«n pa kryetarĂ« komune dhe u drejtuan pĂ«rkohĂ«sisht nga pĂ«rfaqĂ«sues tĂ« emĂ«ruar nga Qeveria.

NĂ« rundin e parĂ«, zgjedhjet nuk u zhvilluan me sukses, sepse nĂ« votime morĂ«n pjesĂ« vetĂ«m rreth 25 pĂ«r qind e qytetarĂ«ve – shumĂ« mĂ« pak se pragu i kĂ«rkuar.

Në rundin e dytë, në Mavrovë-Rostushë, kandidati u tërhoq, ndërsa në Qendrën Zhupë përsëri nuk u arrit numri i nevojshëm i votuesve./REL

Rritet numri i aplikimeve në Universitetin e Tiranës

Pjesë e garës në universitetet e vendit janë bërë në total 20,200 maturantë duke u rritur me rreth 500 më shumë në krahasim me vitin e shkuar. Numri i aplikimeve është rritur edhe në universitetin e Tiranës, tha rektori Artan Hoxha.

“Universitetin e TiranĂ«s e kanĂ« pĂ«rzgjedhur mĂ« shumĂ« tĂ« rinj nga viti i shkuar, si nĂ« numĂ«r absolut, rreth 160 studentĂ« tĂ« ardhshĂ«m, ka 1276 aplikime mĂ« shumĂ« sesa viti i shkuar. ËshtĂ« njĂ« tregues qĂ« ka mĂ« shumĂ« besim te ky vit akademik sesa vitet e shkuara qĂ« u janĂ« drejtuar nĂ« njĂ« numĂ«r mĂ« tĂ« madh universiteteve tĂ« huaja jashtĂ« vendit.”

Ndërkohë që disa degë sipas tij vijojnë të vuajnë numrin e ulët të studentëve, sidomos mësuesia.

“NĂ« mĂ«sues tĂ« shkencave tĂ« natyrĂ«s dhe disi edhe ata qĂ« lidhen me histori-filologjinĂ«. Gjuha greke, gjuha ruse ka vuajtur gjithmonĂ«, kimi, fizikĂ« tĂ« cilat mendoj se kĂ«rkojnĂ« politika qĂ« e tejkalojnĂ« universitetin.”

Por pavarësisht aplikimeve, e rëndësishme sipas rektorit është regjistrimi final i studentëve në programet Bachelor e këtij universiteti.

“Motivoj studentĂ«t e ardhshĂ«m qĂ« tĂ« regjistrohen nĂ« programet e studimit qĂ« ata preferojnĂ« dhe tĂ« bĂ«jnĂ« kujdes qĂ« mos tĂ« humbasin preferencĂ«n e fazave dhe ndĂ«rlikimit disi tĂ« procesit tĂ« regjistrimit.”

Nga data 29 gusht deri më 11 shtator, kandidatët fitues mund të bëjnë regjistrimin pranë sekretarive mësimore ku janë shpallur fitues.

Klan News

Tiranë/ Aksioni ndaj punonjësve të IMT, policia zbardh akuzat

Policia e Shtetit ka reaguar me një njoftim zyrtar lidhur me operacionin e SPAK, që u zhvillua ditën e djeshme, 27 gusht, ndaj punonjësve të IMT-së.

Sipas njoftimit tĂ« bluve, mbi punonjĂ«sit e IMT-sĂ« rĂ«ndojnĂ« akuzat: “Korrupsioni aktiv i personave qĂ« ushtrojnĂ« funksione publike” dhe “ShpĂ«rdorimi i detyrĂ«s“, tĂ« kryera nĂ« bashkĂ«punim.

Nga hetimet e kryera rezultoi se Geraldo Fuçia i cili u vu nĂ« prangat e policise, Klajdi Zhilla ( i shpallur nĂ« kĂ«rkim) dhe Edmond Çela (nĂ« procedim penal) gjatĂ« kontrolleve nĂ« subjekte (lokale), pĂ«r evidentimin dhe lirimin e hapĂ«sirave publike tĂ« zĂ«na nĂ« kundĂ«rshtim me ligjin, iu kanĂ« kĂ«rkuar para pronarĂ«ve tĂ« subjekteve, qĂ« tĂ« mos i hiqnin çadrat/tendat qĂ« zinin hapĂ«sirat publike pĂ«rreth subjekteve.

GjatĂ« operacionit janĂ« sekuestruar nĂ« cilĂ«sinĂ« e provĂ«s materiale 3000 euro dhe 27 000 lekĂ«, qĂ« dyshohet se janĂ« pĂ«rfituar nga korrupsioni aktiv i punonjĂ«sve tĂ« IMT, njĂ« automjet tip “Audi A6“ si dhe 4 celularĂ«.

Njoftimi i policisë:

Finalizohet operacioni policor i koduar “HapĂ«sira publike“, si rezultat i hetimeve tĂ« kryera me metoda proaktive, nga strukturat e PolicisĂ« sĂ« Shtetit, nĂ« drejtimin e SPAK-ut.

Sektori pĂ«r Hetimin e Korrupsionit nĂ« DrejtorinĂ« pĂ«r Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, nĂ« bashkĂ«punim me DrejtorinĂ« e ForcĂ«s sĂ« Posaçme Operacionale, nĂ« Departamentin pĂ«r PolicinĂ« Kriminale, nĂ« PolicinĂ« e Shtetit, si rezultat i hetimeve tĂ« kryera me metoda proaktive, nĂ« drejtimin e ProkurorisĂ« sĂ« Posaçme kundĂ«r Korrupsionit dhe Krimit tĂ« Organizuar, nĂ« kuadĂ«r tĂ« njĂ« procedimi tĂ« regjistruar pĂ«r veprat penale “Korrupsioni aktiv i personave qĂ« ushtrojnĂ« funskione publike“ dhe “ShpĂ«rdorimi i detyrĂ«s“, tĂ« kryera nĂ« bashkĂ«punim, finalizoi operacionin e koduar “HapĂ«sira publike“.

Në kuadër të këtij operacioni:

-u arrestua në flagrancë shtetasi G. F., 33 vjeç, punonjës i IMT, bashkia Tiranë;

-nisi procedimi penal pĂ«r shtetasit E. Ç., 48 vjeç, banues nĂ« TiranĂ«, punonjĂ«s i IMT, bashkia TiranĂ«; A. E., 26 vjeç, banues nĂ« TiranĂ«, menaxher i njĂ« lokali nĂ« TiranĂ«;

-u shpall në kërkim shtetasi K. Zh., 35 vjeç, banues në Tiranë, inspektor i IMT, bashkia Tiranë.

Nga hetimet e kryera dyshohet se këta shtetas, gjatë kontrolleve në subjekte (lokale), për evidentimin dhe lirimin e hapësirave publike të zëna në kundërshtim me ligjin, iu kanë kërkuar para pronarëve të subjekteve, që të mos i hiqnin çadrat/tendat që zinin hapësirat publike përreth subjekteve.

GjatĂ« operacionit janĂ« sekuestruar nĂ« cilĂ«sinĂ« e provĂ«s materiale 3000 euro dhe 27 000 lekĂ«, qĂ« dyshohet se janĂ« pĂ«rfituar nga korrupsioni aktiv i punonjĂ«sve tĂ« IMT, njĂ« automjet tip “Audi A6“ si dhe 4 celularĂ«.

Punohet për kapjen e shtetasit K. Zh. dhe për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie të kundërligjme.

Materialet procedurale u referuan në Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, për veprime të mëtejshme.

Ofensiva ruse ndaj Kievit, Ursula von der Leyen: Rusia të ndalë sulmet!

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, dënoi sulmin e ri rus ndaj Kievit, si dhe goditjen ndaj delegacionit të BE-së në kryeqytetin ukrainas, në një postim në platformën X.

“NjĂ« tjetĂ«r natĂ« me bombardime tĂ« pandĂ«rprera ruse ka goditur infrastrukturĂ«n civile dhe ka vrarĂ« njerĂ«z tĂ« pafajshĂ«m. Gjithashtu ka goditur delegacionin tonĂ« tĂ« BE-sĂ« nĂ« Kiev. Stafi i delegacionit tonĂ« Ă«shtĂ« i sigurt. Rusia duhet tĂ« ndalojĂ« menjĂ«herĂ« sulmet e saj pa dallim ndaj infrastrukturĂ«s civile dhe tĂ« angazhohet nĂ« negociata pĂ«r njĂ« paqe tĂ« drejtĂ« dhe tĂ« qĂ«ndrueshme”, theksoi Presidentja e Komisionit nĂ« mesazhin e saj.

Edhe Presidenti i KĂ«shillit Evropian, Antonio Costa, tha se ishte “i tronditur” sot nga sulmi i ri masiv i nisur nga Rusia kundĂ«r Kievit, i cili vrau tĂ« paktĂ«n 13 persona dhe dĂ«mtoi ndĂ«rtesĂ«n e misionit diplomatik tĂ« BE-sĂ«.

“Mendimet e mia janĂ« me viktimat nĂ« UkrainĂ«, por edhe me stafin e delegacionit tĂ« BE-sĂ«, ndĂ«rtesa e tĂ« cilit u dĂ«mtua nga kĂ«to sulme tĂ« qĂ«llimshme nga Rusia”, shkroi Costa nĂ« X. “BE-ja nuk do tĂ« frikĂ«sohet. Sulmi i RusisĂ« vetĂ«m sa forcon vendosmĂ«rinĂ« tonĂ« pĂ«r tĂ« mbĂ«shtetur UkrainĂ«n dhe popullin e saj”, theksoi ai.

Ambasadorja e BE-sĂ« nĂ« UkrainĂ«, Katarina Mathernova, sqaroi se misioni diplomatik “pĂ«soi dĂ«me serioze nga vala e goditjes” sĂ« bombardimeve.

Një foto e postuar nga Costa tregon shkallën e dëmit në zyrat e delegacionit evropian, çatia është shembur dhe dritaret janë thyer. Megjithatë, asnjë anëtar i delegacionit nuk është lënduar, sipas një diplomati evropian.

Nga ana e saj, Komisionerja Evropiane pĂ«r Zgjerimin, Marta Kos, komentoi pĂ«r X: “Delegacioni i BE-sĂ« nĂ« Kiev Ă«shtĂ« dĂ«mtuar nga sulmet e sotme ruse kundĂ«r zonave ku ndodhen civilĂ«.”

“UnĂ« i dĂ«noj pa mĂ«dyshje kĂ«to sulme brutale, njĂ« tregues i qartĂ« se Rusia refuzon paqen dhe preferon terrorizmin. Solidariteti ynĂ« i plotĂ« Ă«shtĂ« me stafin e BE-sĂ«, familjet e tyre dhe tĂ« gjithĂ« ukrainasit qĂ« po vuajnĂ« nga ky sulm”, shtoi komisionerja sllovene.

Policia nis hetimet për skemën piramidale online TXEX: Qytetarët të kenë kujdes!

Policia e Shtetit ka nisur një hetim penal në lidhje me një skemë të dyshuar investimesh piramidale TXEX, e cila operon përmes platformave online dhe synon përfitime të paligjshme nga qytetarët.

Hetimet po zhvillohen nga Drejtoria e Hetimit të Krimit Kibernetik në bashkëpunim me Drejtoria e Hetimit të Krimit Ekonomik dhe Financiar në Policinë e Shtetit.

Autoritetet bëjnë thirrje për kujdes maksimal nga ana e qytetarëve, duke u kërkuar që të shmangin aplikimin apo përfshirjen në platforma që premtojnë fitime të menjëhershme.

Njoftimi i plotë:

Strukturat e specializuara të Policisë së Shtetit po vijojnë intensivisht veprimet hetimore dhe operacionale, për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërive që zhvillohen online, për të përfituar para nga qytetarët.

Në këtë kuadër, ju informojmë se Policia e Shtetit, nëpërmjet Drejtorisë së Hetimit të Krimit Kibernetik dhe Drejtorisë së Hetimit të Krimit Ekonomik e Financiar, bazuar në informacionet e siguruara, ka nisur një hetim penal lidhur me një skemë të dyshuar investimesh piramidale, nëpërmjet platformave online, dhe po vijon punën intensive për dokumentimin ligjor.

Policia e Shtetit iu bën thirrje të gjithë qytetarëve, që të tregojnë kujdes të shtuar dhe të shmangin aplikimet ose përfshirjen në platforma të tilla, të cilat premtojnë fitime të menjëhershme dhe të paverifikuara.

Për çdo dyshim apo informacion që mund të ndihmojë hetimin, ju inkurajojmë të kontaktoni menjëherë strukturat përkatëse të Policisë së Shtetit, konkretisht ato të Drejtorisë së Hetimit të Krimit Kibernetik dhe të Drejtorisë së Hetimit të Krimit Ekonomik e Financiar në DPPSh, si dhe të sektorëve përkatës në çdo DVP.

Save the Children: Fëmijët e uritur në Gazë nuk kanë forcë as të qajnë

Udhëheqësja e organizatës për të drejtat e fëmijëve, Save the Children, ka përshkruar në detaje tronditëse agoninë e ngadaltë të fëmijëve të uritur në Gazë, duke thënë se ata janë aq të dobët fizikisht sa nuk munden as të qajnë.

Duke iu adresuar mbledhjes sĂ« KĂ«shillit tĂ« Sigurimit tĂ« Kombeve tĂ« Bashkuara lidhur me konfliktin izraelito-palestinez, presidentja e kĂ«saj organizate ndĂ«rkombĂ«tare bamirĂ«se, Inger Ashing, tha se zia e bukĂ«s – qĂ« javĂ«n e kaluar OKB-ja tha se po ndodh nĂ« GazĂ« – nuk Ă«shtĂ« vetĂ«m term teknik.

“Kur nuk ka ushqim tĂ« mjaftueshĂ«m, fĂ«mijĂ«t vuajnĂ« nga kequshqyerja akute dhe mĂ« pas vdesin ngadalĂ« dhe nĂ« dhimbje. Kjo, thĂ«nĂ« qartĂ«, Ă«shtĂ« ajo çfarĂ« Ă«shtĂ« zia e bukĂ«s”, tha Ashing.

Më pas ajo përshkroi se çfarë ndodh kur fëmijët vdesin nga zia e bukës, proces që sipas saj zgjat disa javë. Trupi, tha Ashing, fillimisht shfrytëzon yndyrën e vet për të mbijetuar, por kur nuk ka më yndyrë trupore, trupi nis të konsumojë vetveten, duke përdorur muskujt dhe organet vitale.

“MegjithatĂ«, klinikat tona janĂ« pothuajse tĂ« heshtura. FĂ«mijĂ«t nuk kanĂ« forcĂ« as tĂ« flasin e as tĂ« qajnĂ« nĂ« agoni. Ata shtrihen, tĂ« dobĂ«t fizikisht, duke vdekur” ngadalĂ«, tha Ashing.

Ajo insistoi se grupet e ndihmës me zë të lartë kanë paralajmëruar për zinë e urisë, kur Izraeli ndaloi që ushqimet dhe gjërat e tjera esenciale të hynin në Gazë, gjatë luftës.

“TĂ« gjithĂ« nĂ« kĂ«tĂ« mbledhje kanĂ« pĂ«rgjegjĂ«si morale dhe ligjore qĂ« tĂ« veprojnĂ« qĂ« ta ndalin kĂ«tĂ« mizori”, tha Ashing.

OKB-ja shpalli zyrtarisht zinë e bukës në Gazë javën e kaluar, duke fajësuar atë që e quajti pengesë sistematike të ndihmave nga Izraeli gjatë më shumë se 22 muajsh luftë.

Organizata që monitoron urinë, e quajtur Klasifikimi i Integruar i Fazave të Sigurisë Ushqimore, apo IPC, tha se zia e bukës po prek 500.000 njerëz në Qytetin e Gazës dhe deri në fund të shtatorit uria do të përhapet në rreth dy të tretat e tërë territorit palestinez./rel

Sali Berisha thirrje FBI: Zgjeroni hetimet për Sorosin dhe të birin deri në Shqipëri

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha i ka bërë thirrje sot FBI-së amerikane, që të zgjerojë hetimet për miliarderin George Soros dhe të birin e tij Alex Soros deri në Shqipëri. Ai i bëri të njëjtën thirrje edhe qeverisë dhe Kongresit të SHBA-ve. Sipas tij, nëse hetojnë do zbulojnë se si Soros dhe i biri përdorën çdo lloj influence në favor të qeverisë së Edi Ramës.

“Thirrja ime pĂ«r qeverinĂ« e SHBA-ve dhe kongresin e SHBA-ve, thirrja ime pĂ«r FBI-nĂ«, tĂ« shtrijnĂ« hetimet e tyre pĂ«r Xhorxhin dhe tĂ« birin edhe nĂ« ShqipĂ«ri gjatĂ« 20 viteve dhe do gjejnĂ« se si ata pĂ«rdorĂ«n çdo lloj influence kundĂ«r njĂ« force politike nĂ« favor tĂ« ekstremit tĂ« majtĂ« tĂ« Edi RamĂ«s, bashkĂ«shortes sĂ« tij dhe ish-bashkĂ«shortes sĂ« tij, tĂ« gjitha drejtuese kryesore nĂ« fondacionin Soros, tĂ« ushqyera me miliona nga ky fondacion.

Të hetojnë politikën e jashtme të Xhorxh Sorosit, e cila në mënyrë absolute përputhej me Beogradin dhe binte ndesh me interesat e shqiptarëve, me politikën e ndjekur zyrtare të SHBA gjer në atë kohë, por dhe me politikën e ndjekur nga presidenti Donald Trump në mandatin e parë.

Iu bĂ«j thirrje qĂ« duke pĂ«rdorur aktin RICO, tĂ« hetojnĂ« çdo veprim tĂ« Xhorxh Sorosit nĂ« tĂ« ashtuquajturĂ«n reformĂ« kushtetuese dhe tĂ« drejtĂ«sisĂ«, me tĂ« cilĂ«n kanĂ« garantuar sot njĂ« pushtet qĂ« kontrollon mbi 95 pĂ«rqind tĂ« çdo gjĂ«je nĂ« kĂ«tĂ« vend. Praktikisht pothuajse njĂ« monizĂ«m tĂ« plotĂ«.”, tha Berisha.

Kjo deklaratë e Berishës vjen një ditë pasi presidenti amerikan Donald Trump, kërkoi përmes një postimi nisjen e hetimeve ndaj Sorosit për mbështetje të protestave të dhunshme.

NĂ« rrjetin e tij personal, “Truth”, Trump i kĂ«rkoi drejtĂ«sisĂ« qĂ« tĂ« ngrejĂ« akuza ndaj tyre nĂ« bazĂ« tĂ« ligjit RICO, i cili parashikon dĂ«nimet penale pĂ«r organizatat kriminale dhe qĂ« kryejnĂ« korrupsion. Presidenti amerikan i cilĂ«soi multimiliarderin dhe tĂ« birin si “tĂ« çmendur” dhe paralajmĂ«roi se nuk do tĂ« lejojĂ« mĂ« qĂ« tĂ« shkatĂ«rrojnĂ« AmerikĂ«n.

HapĂ«sirat publike, Rama ‘sulmon’ njĂ« tjetĂ«r gjykatĂ«s: Nuk Ă«shtĂ« presion, por 


Kryeministri Edi Rama ka postuar nĂ« rrjetet sociale njĂ« tjetĂ«r vendim tĂ« njĂ« gjyqtari pĂ«r njĂ« ndĂ«rtim pa leje. Ai thotĂ« se deklaratat e tij nuk janĂ« presion, por qeveria nuk do tĂ« heshtĂ« mĂ« pĂ«rballĂ« gjyqtarĂ«ve dhe prokurorĂ«ve “tĂ« paaftĂ«, tĂ« papĂ«rgjegjshĂ«m, tĂ« dyja bashkĂ« apo edhe mĂ« keq, pa atdhe fare”.

Rama ka narë fotot e një biznesi, i cili sipas Ramës, po kryen veprimtari tregtare në kurriz të komunitetit dhe paraqet rrezik serioz për banorët në rast emergjencash, si zjarri.

Kreu i qeverisĂ« e akuzoi gjyqtarin pĂ«r shpĂ«rfillje tĂ« interesit publik dhe vuri nĂ« dukje se vendimi i tij i bashkohet njĂ« sĂ«rĂ« rastesh tĂ« ngjashme qĂ« tashmĂ« janĂ« pjesĂ« e njĂ« dosjeje tĂ« pĂ«rgatitur nga Ministria e DrejtĂ«sisĂ« dhe qĂ« do t’i pĂ«rcillet organeve tĂ« kontrollit dhe vetĂ«qeverisjes sĂ« gjyqĂ«sorit.

Postimi i plotë:

Gjykatësi Ligoraq vendosi në pak minuta pa praninë e palëve, që të mos hapet kalimi i mbyllur nga kjo ngrehinë pa leje me kupolë xhami mes dy pallateve, nën të cilën shtrihet një dyqan ku bëhet tregti në kurriz të komunitetit

Gjykatësi Ligoraq nuk e ka parë të udhës që të mbajë anën e komunitetit të zënë në kurth nga ky ndërtim pa leje dhe me siguri as nuk e ka menduar që mos o Zot, në rast zjarri ky dyqan kthehet në barrikadë vrastare, e pakapërcyeshme edhe për banorët edhe për zjarrfikësit

GjykatĂ«si Ligoraq i bashkohet kĂ«sisoj prokurores Gjeli, gjykatĂ«sve Balliu e Demiri, nĂ« dosjen qĂ« Ministria e DrejtĂ«sisĂ« do t’i pĂ«rcjellĂ« organeve tĂ« kontrollit e tĂ« vetĂ«qeverisjes sĂ« gjyqĂ«sorit, ndĂ«rkohĂ« qĂ« ne do tĂ« kĂ«rkojmĂ« qĂ« ankimimeve nĂ« kĂ«to organe t’u bashkohen edhe qytetarĂ«t e dĂ«mtuar nga kĂ«to masa sigurie absurde, nĂ« dĂ«m tĂ« komunitetit, mjedisit dhe rendit ligjor
Post Scriptum. Atyre që komentojnë apo bëjnë deklarata publike për gjasme presion nga ana ime mbi gjyqësorin, u them se për të mbrojtur interesin publik, të drejtën e komunitetit dhe të drejtat e liritë e njerëzve nga shpërdoruesit e detyrës në radhët e gjyqësorit, ne as do të heshtim më, as do të ndalemi së adresuari rastet e shpërdorimit në organet përkatëse të cilat Kushtetuta e ligji i ngarkojnë edhe me mbrojtjen e interesave të popullit e të shtetit, nga prokurorë e gjykatës të paaftë, të papërgjegjshëm, të dyja bashkë apo edhe më keq, pa atdhe fare

Por askush të mos ngatërrojë qëndrimin ndaj këtyre individëve, me qëndrimin tonë të palëkundur në mbështetje të drejtësisë dhe institucioneve të saj, në luftën kundër korrupsionit, krimit të organizuar dhe lirive e të drejtave të njerëzve

Shikojeni vetë çfarë tmerri ka marrë në mbrojtje gjykatësi Ligoraq.

Ndërpritet seanca në Kuvendin e Kosovës, dështon zgjedhja e nënkryetarit serb

Kryetari i ListĂ«s Serbe, Zlatan Elek, nuk ka marrĂ« votat pĂ«r t’u zgjedhur nĂ«nkryetar i Kuvendit tĂ« KosovĂ«s, duke bĂ«rĂ« qĂ« tĂ« dĂ«shtoi kĂ«shtu konsitutimi i institucionit.

Elek përmes shortit u hodh në votim tri herë radhazi për nënkryetar të legjislativit, në seancën e sotme të konstituimit të legjislaturës së nëntë, mirëpo nuk mori asnjë votë për, kundër ishin 54, kurse 19 deputetë abstenuan.

Në votim nuk morën pjesë deputetët nga Lista Serbe.

TĂ« zgjedhurit e popullit tĂ« enjten pĂ«r herĂ« tĂ« 60-tĂ« po tentojnĂ« tĂ« zgjedhin trupat e legjislativit. Pas zgjedhjes sĂ« kryetarit tĂ« Kuvendit dhe katĂ«r nĂ«nkryetarĂ«ve, deputetĂ« nuk po arrijnĂ« konsensus pĂ«r zgjedhjen e nĂ«nkryetarit tjetĂ«r nga komuniteti serb, qĂ« do t’i hapte rrugĂ« konstituimit tĂ« Kuvendi.

Komisioni Rregullator shpall rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve të 11 majit

Komisioni Rregullator në KQZ ka miratuar ditën e sotme rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve të 11 majit.

Me tre vota pro dhe dy kundër, u miratua projektvendimi për rezultatin e zgjedhjeve.

Komisioni pasqyroi numrin e votave të fituara nga çdo subjekt zgjedhor në çdo zonë zgjedhore, numrin e mandateve të fituara nga secili subjekt dhe listën emërore të deputetëve për secilën zonë dhe në rang kombëtar.

Ky hap shënon mbylljen zyrtare të procesit zgjedhor dhe çel rrugën për konstituimin e Kuvendit të ri. Miratimi i rezultatit nga Komisioni Rregullator do të pasohet më pas me mbledhjen e parë të Kuvendit, ku do të zhvillohet edhe seanca e konstituimit.

Nga zgjedhjet e 11 majit, Partia Socialiste mori 83 mandate, Partia Demokratike-Aleanca për Shqipërinë Madhështore 50 mandate. Partia Socialdemokrate tre deputetë, Mundësia dy, ndërsa Lëvizja Bashkë dhe Nisma Shqipëria Bëhet nga një mandat.

I arrestuar për trafik droge, Prokuroria sekuestrohen pasuritë e një shtetasi

Prokuroria TiranĂ«s ka sekuestruar 18 pasuri tĂ« paluajtshme tĂ« shtetasit Kristian Koni dhe nĂ«nĂ«s sĂ« tij pensioniste. Sipas hetimeve kĂ«to pasuri janĂ« pĂ«rfituar nĂ« rrugĂ« tĂ« paligjshme, dhe nĂ« sajĂ« tĂ« aktiviteteve kriminale. Kristian Koni rezulton i pĂ«rfshirĂ« nĂ« njĂ« rrjet tĂ« strukturuar kriminal tĂ« trafikut tĂ« narkotikĂ«ve nĂ« Itali gjatĂ« periudhĂ«s 2007–2012.

Njoftimi i prokurorisë:

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë, sekuestroi pasuritë e shtetasit K.K. (alias O. M, K. M, Z. R, K.Z.) dhe personave të lidhur me të, që dyshohet të jenë përfituar në mënyrë të paligjshme nëpërmjet veprimtarisë kriminale.

NĂ« kuadĂ«r tĂ« hetimeve mbi procedimin pasuror nr.10, tĂ« datĂ«s 31.07.2025, rezultoi se ky shtetas dhe nĂ«na e tij nĂ« pension, kanĂ« veprimtari me origjinĂ« kriminale qĂ« lidhet me shtetasin K.K. dhe historikun e tij tĂ« mĂ«parshĂ«m kriminal. Ai rezulton i pĂ«rfshirĂ« nĂ« njĂ« rrjet tĂ« strukturuar kriminal tĂ« trafikut tĂ« narkotikĂ«ve nĂ« Itali gjatĂ« periudhĂ«s 2007–2012. Po ashtu, u dokumentua pĂ«rdorimi i disa identiteteve tĂ« ndryshme, si dhe transaksione financiare tĂ« pajustifikuara nĂ« raport me tĂ« ardhurat e ligjshme tĂ« deklaruara tĂ« personave pĂ«rkatĂ«s.

Sipas të dhënave të administruara nga sistemet zyrtare dhe burime të tjera ligjore, u evidentuan pasuri të shumta të paluajtshme, automjete luksoze dhe llogari bankare në emër të:

‱ Shtetasit K. K.

‱ Shtetases F.M., dhe

‱ Subjektit juridik “Kriol.AL” sh.p.k., me pĂ«rfaqĂ«sues ligjor tĂ« njĂ«jtin shtetas.

Në total janë vendosur masa sekuestroje preventive mbi 18 pasuri të paluajtshme, dy automjete luksoze të llojit Range Rover dhe Smart, të regjistruara me targa karakteristike, si dhe llogaritë bankare të personave fizikë dhe juridikë të përfshirë në këtë hetim. Pasuritë përfshijnë prona në zonat e Tiranës, Bathores, Farkës, Marikajt etj.

Sekuestrot janë vendosur me qëllim:

‱ Parandalimin e tjetĂ«rsimit ose pĂ«rdorimit tĂ« kĂ«tyre pasurive pĂ«r qĂ«llime kriminale;

‱ Garantimin e ekzekutimit tĂ« vendimeve tĂ« mundshme gjyqĂ«sore mbi konfiskimin e tyre;

Prokuroria e Tiranes siguron opinionin publik se çdo veprim po zhvillohet në përputhje të plotë me legjislacionin procedural penal dhe masat kundër pastrimit të parave, në bashkëpunim të ngushtë me institucionet vendase dhe ndërkombëtare.

Hetimet vijojnë dhe pritet që në vijim të identifikohen edhe pasuri të tjera të lidhura me veprimtarinë kriminale.

Asambleja e Partisë Socialiste mblidhet më 11 shtator

Data 11 shtator pritet të jetë dita kur do të mbahet Asambleja e Partisë Socialiste, në të cilën do të shpallet kabineti i ri qeveritar.

Megjithatë, kjo datë ende nuk është konfirmuar zyrtarisht, pasi anëtarët e Asamblesë nuk kanë nxjerrë ende një njoftim për mbledhjen.

Kryeministri Edi Rama zhvilloi paraditen e së enjtes një takim me ministrin e Mbrojtjes, Pirro Vengu, që zgjati 30 minuta, ndërsa sjellim ndërmend se paraditen e së martës pati takime me disa ministra të tjerë. Takime këto që vijnë në prag të ndryshimeve qeveritare.

Një detaj interesant nga takimet e së martës së 26 gushtit, është se në Kryeministri ka qenë i pranishëm edhe biznesmeni i njohur kosovar, Behgjet Pacolli. Ai është parë duke dalë nga godina e qeverisë pas përfundimit të takimit, duke shtuar interes për atë që po diskutohej atë ditë në mjediset e larta të politikës shqiptare. Megjithatë nuk dihet nëse vizita e Pacollit kishte lidhje me takimin me ministrat.

Në Asamblenë e 11 shtatorit, do të bëhen publikë emrat e qeverisë së re, ndërsa pritet me shumë interes se çfarë ndryshimesh të tjera do të bëjë kryeministri Edi Rama./tvklan.al

Ndahet nga jeta aktori i njohur, Naun Shundi

Ka humbur betejën me sëmundjen e rëndë aktori i njohur shqiptar, Naun Shundi.

SĂ« fundmi ai po kurohej nĂ« QendrĂ«n Spitalore Universitare “NĂ«nĂ« Tereza”, pasi dy ministri shqiptare morĂ«n pĂ«rsipĂ«r shpenzimet pĂ«r kurimin e tij.

Naun Shundi është një nga figurat më të vlerësuara të skenës shqiptare.

Ai ka kontribute të shumta në teatër dhe dramaturgji, si dhe është themelues i një hapësire të veçantë kulturore përmes teatrit të tij.

Naun Shundi ishte një personalitet, artist dhe krijues që ka kontribuar si në pasurimin e figurave artistike, por edhe dramaturgjisë shqiptare.

Ishte emri që ka hapur dyert e teatrit të tij shumë krijuesve të rinj, si dhe atyre në karrierë.

Industria automobilistike shkurton 51.500 vende pune

Rënia e vazhdueshme e shifrave të punësimit në prodhimin gjerman vazhdon, me industrinë e automobilave të vlerësuar të vendit që kryeson, sipas një studimi të ri të gjigantit të kontabilitetit EY (të njohur më parë si Ernst & Young) bazuar në të dhënat e zyrës së statistikave qeveritare.

EY regjistroi humbjen e afërsisht 51.500 vendeve të punës në industrinë e automobilave në harkun kohor të një viti, e barabartë me 6.7% të fuqisë punëtore totale të sektorit. Kjo përfaqëson pothuajse gjysmën e 114.000 vendeve të punës industriale të humbura në të njëjtën periudhë.

Fenomeni gjithashtu duket se po përshpejtohet: që nga viti 2019, para pandemisë COVID-19, afërsisht 112.000 vende pune janë eleminuar në industrinë e automobilave në Gjermani, pothuajse gjysma e tyre në 12 muajt e fundit.

Eksportet drejt Shteteve të Bashkuara dhe Kinës tashmë po bien me shpejtësi, dhe mosmarrëveshjet e ripërtërira tarifore me të dy vendet nuk ka gjasa të ndihmojnë.

SHBA e Kina kontribuojnë në humbjen e vendeve të punës në industrinë e automobilave
Shitjet e kompanive industriale gjermane ranë me 2.1 përqind në tremujorin e dytë të vitit 2025, shumë mbi rritjen negative të përgjithshme prej 0.3 përqind. Vetëm industria e elektronikës përmirësoi shitjet e saj gjatë tremujorit, ndërsa të ardhurat e kompanive të automobilave ranë me 1.6%.

Eksportet nĂ« Shtetet e Bashkuara, tregu mĂ« i madh i vetĂ«m i GjermanisĂ«, ranĂ« me rreth 10%. Jan Brohriker i, gjiganti i kontabilitetit, EY parashikon se “nuk ka pĂ«rmirĂ«sim nĂ« horizont”, duke pasur parasysh futjen nga Presidenti Donald Trump tĂ« tarifave doganore tĂ« reja, pak mĂ« tĂ« larta prej 15% pĂ«r automjetet.

Por rënia e ndjeshme e eksporteve në Kinë po ndikon gjithashtu në industrinë automobilistike. Tregu i dytë më fitimprurës i eksportit të Gjermanisë, Kina, ka rënë në vendin e gjashtë në renditje, me një rënie vjetore prej 14% në tremujorin e fundit.

“Shtetet e Bashkuara dhe Kina janĂ« aktualisht njĂ« burim i madh shqetĂ«simi”, tha Brohriker. “Tregu kinez ka qenĂ« prej kohĂ«sh veçanĂ«risht tĂ«rheqĂ«s pĂ«r industrinĂ« e automobilave, me marzhe shumĂ« tĂ« larta fitimi. Por ndĂ«rkohĂ«, situata ka ndryshuar, veçanĂ«risht pĂ«r prodhuesit e huaj tĂ« automobilave: kĂ«rkesa po bie nĂ« mĂ«nyrĂ« drastike dhe shitjet po pakĂ«sohen.”

BE-ja dhe Kina kohët e fundit janë përfshirë në një betejë tarifash, veçanërisht në lidhje me automjetet elektrike kineze më të lira, dhe industria e automobilave në rritje të shpejtë e Kinës po përmbush gjithnjë e më shumë kërkesën e brendshme.

Tarifat amerikane ushtrojnë presion mbi prodhuesit gjermanë të automobilave

Pse Gjermania është në qendër të masave shtrënguese
Kompanitë e mëdha si Mercedes-Benz, Volkswagen, Audi, Bosch, Continental, ZF dhe Porsche kanë nisur të gjitha programe për uljen e kostove, dhe këto ulje shpesh fillojnë në Gjermani, jo në objektet e prodhimit jashtë vendit.

“Prodhuesit gjermanĂ« tĂ« automobilave dhe prodhuesit e pjesĂ«vepo reagojnĂ« logjikisht ndaj situatĂ«s sĂ« vĂ«shtirĂ« tĂ« industrisĂ« me njĂ« pĂ«rpjekje pĂ«r uljen e kostove”, thotĂ« Brohriker i EY. “RĂ«nia masive e fitimeve, kapaciteti i tepĂ«rt i prodhimit dhe dobĂ«simi i tregjeve tĂ« eksportit i bĂ«jnĂ« tĂ« pashmangshme uljet e konsiderueshme tĂ« vendeve tĂ« punĂ«s, veçanĂ«risht nĂ« Gjermani, ku janĂ« pĂ«rqendruar pozicionet e menaxhimit, administrimit dhe kĂ«rkim-zhvillimit”.

EY parashikon që rënia e punësimit do të vazhdojë, duke përmendur planet e vazhdueshme të ristrukturimit dhe uljes së kostove që do të vazhdojnë të çojnë në pushime nga puna. Ajo gjithashtu parashikon një të ardhme më sfiduese për të rinjtë.

“Industria e automobilave dhe sektori i inxhinierisĂ« mekanike po punĂ«sojnĂ« shumĂ« mĂ« pak tĂ« rinj sesa nĂ« tĂ« kaluarĂ«n”, tha z. Brohriker. “Tregu i punĂ«s pĂ«r inxhinierĂ«t e rinj po bĂ«het i vĂ«shtirĂ« dhe shumĂ« prej tyre do tĂ« duhet tĂ« ndryshojnĂ« karrierĂ«. Do tĂ« shohim njĂ« rritje tĂ« papunĂ«sisĂ« midis tĂ« diplomuarve nĂ« universitet, diçka qĂ« Gjermania nuk e ka parĂ« prej kohĂ«sh.”/dw

KĂ«shilli NdĂ«rfetar i ShqipĂ«risĂ«: T’i jepet fund luftĂ«s nĂ« Gaza!

Këshilli Ndërfetar i Shqipërisë dënon përpjekjen e Izraelit për të shpërngulur palestinezët nga Rripi i Gazës dhe marrjen plotësisht nën kontroll të enkalvës.

Në një thirrje publike autoriteteve botërore, ky këshill, i përbërë nga përfaqësues të 4 komuniteteve fetare kryesore në Shqipëri, kërkon fundin e luftës në Gaza dhe lirimin e pengjeve që mbahen nga Hamasi.

Më 7 tetor 2023, militantë të Hamasit, organizatë që kontrollon Rripin e Gazës, u futën brenda territorit izraelit duke vrarë mbi 1000 persona dhe duke marrë peng 251 persona.

Pas sulmit të Hamasit, Izraeli nisi një operacion të gjerë ushtarak në Gaza, duke rrafshuar thuajse totalisht enklavën. Sipas shifrave të raportuara në mediat ndërkombëtare, numri i viktimave palestineze ka kaluar 60 mijë, pjesa dërrmuese e tyre civilë, kryesisht gra dhe fëmijë.

Deklarata e plotë:

Këshilli Ndërfetar i Shqipërisë, si përfaqësues i pesë komuniteteve fetare të vendit, ka ndjekur me vëmendje ndër vite çdo shqetësim kombëtar dhe ndërkombëtar, që ka cenuar paqen sociale dhe bashkëjetesën shoqërore. Sot, ne komunitetet fetare në Shqipëri, bashkojmë zërin tonë me thirrjet ndërkombëtare të organizatës Religions for Peace Europe, institucion ku ne bëjmë pjesë, thirrjes së fundit të Patriarkanës Latine dhe asaj Ortodokse të Jeruzalemit, thirrjes së 80 rabinëve ortodoksë nga e gjithë bota, komuniteteve islame dhe të krishtera nga mbarë bota, OKB-së dhe institucioneve të tjera ndërkombëtare, ku me apelin e tyre, ata shprehin shqetësimin e thellë për situatën dramatike humanitare në Gaza dhe Bregun Perëndimor, duke kërkuar përfundimin e menjëhershëm të luftës dhe lirimit të të gjithë pengjeve.

KNFSH kërkon ndalimin e dhunës dhe garantimin e mbrojtjes së jetës së civilëve të pafajshëm, veçanërisht grave dhe fëmijëve, të cilët janë viktimat më të mëdha të këtij konflikti. Shpërngulja e detyruar e popullsisë, pengimi i ndihmës humanitare dhe shkatërrimi i infrastrukturës bazë nuk mund të justifikohen në asnjë mënyrë dhe përbëjnë një shkelje të rëndë të dinjitetit njerëzor.

Në frymën e solidaritetit ndërfetar dhe të përgjegjësisë morale që feja mbart, Këshilli Ndërfetar i Shqipërisë riafirmon se paqja e qëndrueshme mund të ndërtohet vetëm mbi drejtësi, mëshirë dhe respekt të ndërsjellë.

Ne u bĂ«jmĂ« thirrje udhĂ«heqĂ«sve botĂ«rorĂ«, institucioneve ndĂ«rkombĂ«tare dhe tĂ« gjithĂ« njerĂ«zve tĂ« vullnetit tĂ« mirĂ« tĂ« shtojnĂ« pĂ«rpjekjet pĂ«r t’i dhĂ«nĂ« fund konfliktit, pĂ«r tĂ« siguruar menjĂ«herĂ« ndihmĂ«n e nevojshme humanitare dhe pĂ«r tĂ« hapur rrugĂ«n drejt njĂ« paqeje tĂ« drejtĂ« e tĂ« qĂ«ndrueshme nĂ« TokĂ«n e ShenjtĂ« dhe pĂ«rreth saj.

Zoti i bekoftë paqendërtuesit!

Bordi i Presidencës së Këshillit Ndërfetar të Shqipërisë:

Mons. Gjergj Meta, President i Konferencës Ipeshkvnore të Shqipërisë, Kryetar i KNFSH-së

H. Bujar Spahiu, Kryetar i Komuniteti Mysliman të Shqipërisë

Fortlumturia e Tij Joani, Kryepeshkop i Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë

H. Dede Edmond Brahimaj, Kryegjysh Botëror i Bektashinjve

Pastor Ergest Biti, Kryetar i Vëllazërisë Ungjillore të Shqipërisë

Këshilli Ndërfetar i Shqipërisë është themeluar më 22 tetor 2007 nga krerët e komuniteteve tradicionale fetare në Shqipëri, Komuniteti Mysliman i Shqipërisë, Kisha Ortodokse Autoqefale e Shqipërisë, Kisha Katolike e Shqipërisë dhe Kryegjyshata Botërore Bektashiane.

Dimal Basha distancohet sĂ«rish nga artikulli kundĂ«r UÇK-sĂ«

Kryetari i porsazgjedhur i Kuvendit tĂ« KosovĂ«s, Dimal Basha, e ka distancuar sĂ«rish veten nga njĂ« artikull qĂ« flet pĂ«r ish-UshtrinĂ« Çlirimtare tĂ« KosovĂ«s (UÇK).

NĂ« punimin ku ai Ă«shtĂ« bashkautor, thuhet se “sipas rasteve tĂ« hetuara, fondet pĂ«r UÇK-nĂ« erdhĂ«n nga shqiptarĂ« tĂ« zakonshĂ«m nĂ« diasporĂ«, por edhe nga trafikantĂ«t e drogĂ«s qĂ« operonin nĂ« gjithĂ« EvropĂ«n PerĂ«ndimore dhe nĂ« Shtetet e Bashkuara”.

Basha tha se “distancohem nga tĂ« gjithĂ« ata qĂ« kanĂ« shkruar kundĂ«r kĂ«saj vlere”.

“Dua tĂ« deklaroj me pĂ«rgjegjĂ«sinĂ« mĂ« tĂ« madhe qytetare dhe kombĂ«tare qĂ« kurrĂ« nĂ« jetĂ«n time nuk Ă«shtĂ« shkruar dhe nuk do tĂ« gjendet asnjĂ« pĂ«rmbajtje qĂ« bie ndesh me vlerĂ«n e shenjtĂ« tĂ« popullit tonĂ«â€, tha Basha.

NjĂ« ditĂ« mĂ« parĂ«, ai kishte thĂ«nĂ« nĂ« Facebook se kontributi i tij nĂ« kĂ«tĂ« punim ishte vetĂ«m nĂ« Kapitullin 3, “i cili trajton depĂ«rtimin e Islamit fundamentalist nĂ« EvropĂ«n Juglindore, me fokus KosovĂ«n”.

NdĂ«rkohĂ«, Basha tha se Kuvendi do t’i vazhdojĂ« punimet me shortin pĂ«r kandidatĂ«t pĂ«r nĂ«nkryetarin serb tĂ« Kuvendit.

Basha bëri thirrje që deputetët ta votojnë Nenad Rashiçin për nënkryetar të Kuvendit nga pakica serbe.

“Mendoj se Ă«shtĂ« akt patriotik ta votojmĂ« sot dhe nĂ« kryesi tĂ« Kuvendit ta kemi njĂ« nĂ«nkryetar qĂ« e njeh RepublikĂ«n e KosovĂ«s dhe punon pĂ«r interesat e saj”, tha Basha.

GjatĂ« vazhdimit tĂ« seancĂ«s konstituive tĂ« martĂ«n, Rashiç ishte hedhur nĂ« votim me short, por nuk arriti t’i merrte votat e mjaftueshme pĂ«r t’u zgjedhur.

“Siç e dini qĂ« Rashiçi Ă«shtĂ« hedhur nĂ« votim vetĂ«m njĂ« herĂ«, Gjykata Kushtetuese ka thĂ«nĂ« qĂ« njĂ« kandidat mund tĂ« kandidohet deri nĂ« tri herĂ«. Pra, janĂ« edhe dy hera qĂ« ai tĂ« votohet”, shtoi Basha.

Rashiç është kryetar i partisë serbe për Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë, dhe njëri i afërt me kreun e Lëvizjes Vetëvendosjes dhe kryeministrin në detyrë, Albin Kurti./REL

Rama: Krijimi i një Ndërmarrjeje të re për Mbetjet, sfida më e madhe për Integrimin

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar këtë të enjte, më 28 gusht, krijimin e një institucioni të ri që do të ngarkohet me detyrën për menaxhimin dhe trajtimin e mbetjeve. Ky institucion do të quhet Operatori Kombëtar i Trajtimit të Mbetjeve.

Sipas tij, ky është dhe aspekti më sfidues i anëtarësimit të Shqipërisë në BE.

Këtë lajm, Rama e bëri me dije gjatë një aktiviteti të zhvilluar në kuadër të Reformës për Trajtimin e Integruar të Mbetjeve, ku deklaroi se qeveria po përgatiste një plan masash ligjore dhe investimesh është thelbësor për përmbushjen e standardeve të Bashkimit Europian.

“DĂ«shiroj qĂ« tĂ« gjithĂ« pa pĂ«rjashtim nĂ« tĂ« gjitha nivelet dhe nĂ« tĂ« gjithĂ« territorin qĂ« kanĂ« njĂ« funksion publik si tĂ« zgjedhur apo si nĂ«npunĂ«s tĂ« kĂ«tij shteti, tĂ« lidhur me tĂ« gjitha çështjet e mjedisit, tĂ« vetĂ«dijĂ«sohen se ky Ă«shtĂ« kapitulli mĂ« sfidues i negociatave dhe aspekti mĂ« sfidues i anĂ«tarĂ«simit tonĂ« nĂ« BE.
E them me keqardhje që, ndërkohë që kemi vënë re me kënaqësi një përmirësim të mëtejshëm të gjithë proceseve të pastrimit, nuk vëmë re asnjë lloj vetëdijësimi nga ana e qytetarëve në raport me mbajtjen pastër të territorit, dhe nuk vëmë re përmirësime domethënëse as në trajtimin e mbetjeve.

NĂ« kĂ«to kushte, duke marrĂ« parasysh tĂ« gjitha shkallĂ«t e ngjitura, vonesat pĂ«rkatĂ«se, duke parĂ« edhe vendet e tjera, ne do tĂ« çojmĂ« pĂ«rpara njĂ« paketĂ« re re reformash dhe masash tĂ« cilat ministrja do t’i shpjegojĂ« mĂ« nĂ« detaje, por pĂ«r tĂ« cilat mĂ« duhet tĂ« them mĂ« sĂ« pari Ă«shtĂ« projektligji i ri pĂ«r menaxhimin e integruar tĂ« mbetjeve ku kemi parashikuar krijimin e Operatorit KombĂ«tar tĂ« Trajtimit tĂ« Mbetjeve, njĂ« agjenci, institucion, ndĂ«rmarrje e re e cila do tĂ« jetĂ« nĂ« dispozicion tĂ« gjithĂ« republikĂ«s, patjetĂ«r tĂ« pushtetit vendor, tĂ« qytetarĂ«ve dhe kĂ«tij misioni pĂ«r anĂ«tarĂ«simin nĂ« BE, duke pĂ«rqendruar tĂ« gjithĂ« procesin e trajtimit tĂ« mbetjeve, qĂ« nuk do tĂ« jetĂ« mĂ« njĂ« proces i administruar nga bashkitĂ«, por nga ky operator kombĂ«tar”, tha Rama.

Elisa Spiropali: S’mund tĂ« kemi tĂ« ardhme europiane, pa reflektuar mbi tĂ« kaluarĂ«n

Në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Personave të Zhdukur, kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, mori pjesë në një ceremoni përkujtimore të mbajtur në qytetin e Shkodrës, në nderim të personave që humbën jetën apo u zhdukën pa gjurmë në kufijtë veriorë të vendit gjatë periudhës së diktaturës komuniste.

Në një simpozium solemn, që u zhvillua për të nderuar kujtimin e qindra qytetarëve shqiptarë që tentuan të arratiseshin drejt lirisë por nuk ia dolën kurrë, Spiropali tha se kujtesa nuk mund të jetë vetëm një akt simbolik, por një thirrje për ndërgjegjësim shoqëror dhe reflektim të ndershëm mbi të kaluarën.

“Sot, nĂ« kĂ«tĂ« qytet me njĂ« histori tĂ« veçantĂ« tĂ« dhimbjes, ndalemi pĂ«r tĂ« kujtuar ata qĂ« mungojnĂ«, njerĂ«z tĂ« zhdukur gjatĂ« njĂ« periudhe tĂ« errĂ«t tĂ« historisĂ« sonĂ«, e cila ende kĂ«rkon qartĂ«si dhe pĂ«rgjegjĂ«si,” u shpreh ajo nĂ« fjalĂ«n e saj.

Kryetarja e Kuvendit theksoi se 30 gushti, pĂ«r ShqipĂ«rinĂ«, nuk Ă«shtĂ« vetĂ«m njĂ« datĂ« kalendarike ndĂ«rkombĂ«tare, por “njĂ« thirrje pĂ«r kujtesĂ« dhe ndĂ«rgjegjĂ«sim. Po kaq e fortĂ« kjo pĂ«rpjekje sa etike, duhet tĂ« jetĂ« dhe kulturore”.

“Midis viteve 1945–1991, mijĂ«ra shqiptarĂ« u zhdukĂ«n pa gjurmĂ«. Ka ende nĂ«na qĂ« nuk e mĂ«suan kurrĂ« fatin e birit, vĂ«llezĂ«r dhe motra qĂ« presin njĂ« pĂ«rgjigje. Kjo nuk Ă«shtĂ« njĂ« çështje private e disa familjeve, por njĂ« plagĂ« kombĂ«tare,” shtoi Spiropali.

Ajo shtoi se ShqipĂ«ria nuk mund tĂ« ketĂ« njĂ« tĂ« ardhme europiane pa reflektuar me ndershmĂ«ri pĂ«r tĂ« kaluarĂ«n e saj, duke bĂ«rĂ« thirrje pĂ«r njĂ« politikĂ« tĂ« re morale, ku e kaluara tĂ« trajtohet me pĂ«rgjegjĂ«si institucionale dhe njerĂ«zore: “ShqipĂ«ria nuk mund tĂ« ketĂ« njĂ« tĂ« ardhme europiane pa reflektuar me ndershmĂ«ri pĂ«r tĂ« kaluarĂ«n e saj. E kaluara na pĂ«rkjet tĂ« gjithĂ«ve!”

Aksident në Përmet/ Makina përplas këmbësorin, i moshuari humb jetën në vendngjarje

NjĂ« aksident i rĂ«ndĂ« ka ndodhur mĂ«ngjesin e sotĂ«m nĂ« aksin rrugor “PĂ«rmet-ÇarçovĂ«â€.

Uniformat blu bëjnë me dije se shtetasi A. M., 52 vjeç, banues në Përmet, duke drejtuar automjetin, ka aksidentuar shtetasin S. P., 90 vjeç, banues në Përmet, i cili për pasojë ka humbur jetën në vendngjarje.

Njoftimi i policisë Përmet/Informacion paraprak

Rreth orĂ«s 09:10, nĂ« aksin rrugor “PĂ«rmet-ÇarçovĂ«â€, shtetasi A. M., 52 vjeç, banues nĂ« PĂ«rmet, duke drejtuar automjetin, ka aksidentuar shtetasin S. P., 90 vjeç, banues nĂ« PĂ«rmet, i cili pĂ«r pasojĂ« ka humbur jetĂ«n nĂ« vendngjarje.

Drejtuesi i automjetit u shoqërua në komisariat, për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Policia operacion në Durrës, arrestohen dy persona me rrezikshmëri të lartë

Mbrëmjen e djeshme, Policia e Shtetit ka zhvilluar një operacion në zonën e Shkozetit, në Durrës, ku janë arrestuar dy individë me rrezikshmëri të lartë shoqërore, Erald Mustafa dhe Arbi Haxhiu.

Erald Mustafa Ă«shtĂ« njĂ« emĂ«r i njohur pĂ«r drejtĂ«sinĂ«, pasi ai Ă«shtĂ« pjesĂ« e grupit kriminal tĂ« njohur si “Rrumi i Shijakut”.

Ky person ka pasur disa herë probleme me ligjin, duke u arrestuar dhe hetuar për armëmbajtje pa leje në të kaluarën. Ai ka një dosje të ngarkuar kriminale, ku përfshihen akuza të rënda, përfshirë dhe një ngjarje në vitin 2023, ku ai u kap me armë dhe dyshohej se po përgatiste një vrasje për hakmarrje, pas një atentati me tritol që iu bë automjetit të tij. Në vitin 2021, Mustafa u arrestua për tentativë vrasjeje.

PĂ«rveç veprave penale nĂ« ShqipĂ«ri, Mustafa ka njĂ« tĂ« kaluar kriminale edhe jashtĂ« vendit. NĂ« Gjermani, ai Ă«shtĂ« dĂ«nuar me 10 vite burg pĂ«r akuzat e “Kanosjes” dhe “Prodhimit e shitjes sĂ« lĂ«ndĂ«ve narkotike”.

Sipas burimeve operacioni i Shkozetit është pjesë e aksioneve të Policisë së Shtetit për goditjen e elementëve të krimit të organizuar që veprojnë në Durrës e Shijak.

Ndërkohë, hetimet vijojnë për të zbuluar nëse dy të arrestuarit ishin të përfshirë në ndonjë plan kriminal aktual.

❌