Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Sulmohet kryeparlamentari i ri kosovar: Ka shkruar se UÇK financohet nga trafikantë të drogës!

Një punim i vitit 2012, në të cilin bashkëautor ishte edhe kryetari i ri i Kuvendit të Kosovës, Dimal Basha, ka nxitur reagime të shumta në Kosovë më 27 gusht. Në punimin me titullin: “Globalizmi në Ballkanin Perëndimor: Krimi transnacional, islami fundamentalist dhe aleancat e padrejta”, thuhej se “sipas rasteve të hetuara, fondet për UÇK-në erdhën nga shqiptarë të zakonshëm në diasporë…

Source

Mediu: “Pa Berishën, nuk ka më PD”. Pyetja shtrohet: A fiton PD-ja me Berishën?

“Nëse kërkohet të largohet Berisha, nuk mendoj se ka një autoritet që mund ti bashkojë në një front të vetëm. Nuk mund të kryejmë vetëvrasje sepse do ringjallemi si Krishti”- tha sot Fatmir Mediu, kryetar i PR, partia aleate tradicionale e PD. Ndërkohë PD-ja ka humbur, paçka se çfarë thonë në selinë blu. Nëse ua mori votat Rama, atëhere pse Berisha dhe PD hynë në zgjedhje me kryeministër Ramën…

Source

I kontrollon shteti agjensitë imobiliare se si qarkullojnë miliona euro dhe nuk taksohen?

Agjensite imobiliare, ose ndryshe agjensitë që të ndërmjetsojnë për banesa me qera, shitblerje pronash, etj janë shtuar vitet e fundit. Ato qarkullojnë miliona euro, por me sa duket tatimet dhe sigurimet shoqerore nuk i kanë nën kontroll ligjor, pasi jo vetëm që shumë agjensi fshehin tatimet, taksat, etj por edhe nuk raportojnë numrin real të të punësuarve, që janë me mijëra vetë në shkallë…

Source

Presidenti i SHBA, Donald Trump: “George Soros dhe djali i tij i mrekullueshëm radikal majtist duhet të akuzohen sipas ligjit RICO…”

Presidenti i SHBA, Donald Trump, ka shpërthyer me akuza të forta ndaj miliarderit George Soros dhe djalit të tij, Alexander Soros, përmes një postimi në platformën e tij Truth Social. Trump i kërkoi drejtësisë amerikane që të ngrejë akuza ndaj tyre në bazë të ligjit RICO, i cili përdoret për ndjekjen penale të organizatave kriminale. “George Soros dhe djali i tij i mrekullueshëm radikal…

Source

Miku i familjes Berisha përfundon para drejtësisë zvicerane. Dikur, ishte kryeoligark!

Rezart Taçi ishte, dikur, kryeoligarku shqiptar. Mik i familjes Berisha dhe që zotëronte çfarë ai donte. Por ka përfunduar para drejtësisë. Nga Le Temps Një i pandehur jo i zakonshëm u dënua të martën në Gjenevë nga Gjykata Korreksionale. Në moshën 54-vjeçare, Rezart Taçi akuzohej për një sërë mashtrimesh financiare përmes aktiviteteve të tij në fushën e naftës të zhvilluara në Shqipëri…

Source

Erion Braçe jep alarmin: Kanë filluar PIRAMIDAT e reja online në çdo telefon!

Nga Erion Braçe- PIRAMIDAT E REJA; TANI JANË ONLINE, NË ÇDO TELEFON! PO JU GRABISIN! KJO-TMERR MË E MADHJA! KAM DY MUAJ QË MERREM ME KËTË; #DIVJAKA ËSHTË ARSYEJA-PËRFSHIRJA KËTU, NISUR NGA NUMRI I VOGËL I POPULLSISË ËSHTË I TMERRSHËM! Dy muaj më parë një sipërmarrës më vuri në dijeni, ai nisur nga ç’po dëgjonte prej njerëzve të ndryshëm në Divjakë; Jam munduar t’i them kujt kam…

Source

Rruga Qukës–Qafë Plloçë, pamje fantastike dhe investim strategjik

Rruga Qukës–Qafë Plloçë, e njohur si një nga aksit më të rëndësishëm lidhës mes Librazhdit dhe Pogradecit, shtrihet në një zonë të thyer malore e me pamje panoramike mbresëlënëse. Ajo ndjek kreshtat dhe shpatet e maleve të thepisura, ndërsa në disa pika ofron një horizont të gjerë që kap lugina të thella, pyje të dendur dhe majat që rrethojnë zonën. Një prej pamjeve më të veçanta panoramike të…

Source

Zjarr i madh në Peshkopi, digjet i gjithë pallati – banorët shpëtojnë pa lëndime

Një zjarr i fuqishëm ka përfshirë një pallat në qytetin e Peshkopisë gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm. Flakët nisën rreth orës 02:00 nga kati i tretë i ndërtesës dhe u përhapën me shpejtësi, duke djegur të gjithë objektin. Fatmirësisht, banorët u evakuuan në kohë dhe nuk raportohet për të lënduar, por dëmet materiale janë të konsiderueshme. Pamjet nga vendngjarja tregojnë ndërhyrjen e…

Source

Kosovë: Kryeparlamentari u zgjodh, po kuvendi s’u konstitua

Propozimi disa herë i listës Srpska që nënkryetar i Kuvendit të jetë Sllavko Simiq, nuk mori votat e deputetëve dhe për këtë arsye, Kuvendi i Kosovës ende nuk cilësohet i konstituuar. Pas gjashtë muajsh ngërçi politik dhe mungese konsensusi, Kuvendi i Kosovës zgjodhi kryetarin dhe nënkryetarët shqiptarë dhe ata nga radhët e komuniteteve pakicë jo serbe, por ngeci në zgjedhjen e nënkryetarit të…

Source

Berisha: Do ta shkatërroj Edi Ramën!

Në një deklaratë për median, kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, u zotua se PD do ndërmarrë të gjithë hapat e nevojshëm për t’i bërë ballë regjimit aktual, të cilin ai e cilësoi si “narkodiktaturë”. “PD do të ripërtërihet, do të riorganizohet dhe do të rezistojë me të gjithë forcën e saj kundër këtij narkoshteti të ndërtuar mbi krimin, korrupsionin dhe drogën,” u shpreh Berisha.

Source

Dimal Basha zgjidhet kryetar i Kuvendit të Kosovës

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha, është zgjedhur kryetar i Kuvendit të Kosovës të martën. Zgjedhja e Bashës kryeparlamentar i hap rrugën konstituimit të Kuvendit dhe formimit të Qeverisë së re, pas një ngërçi të gjatë politik, pas zgjedhjeve të 9 shkurtit. Basha i mori 73 vota për, 30 kundër dhe tri abstenime. Kush është Dimal Basha? Sipas biografisë së publikuar në uebfaqen e…

Source

Pronari 26 vjeçar i hotelit rreh dhe kanos me armë zjarri punonjëset

Njoftimi i plotë i Policisë së Shtetit – Datë 26 Gusht 2025 Shërbimet e Komisariatit të Policisë Himarë, pas marrjes së njoftimit se një shtetas po kanoste me armë zjarri dy punonjëset e hotelit të tij në Borsh, organizuan menjëherë punën për parandalimin e përshkallëzimit të mëtejshëm të konfliktit dhe kapjen e autorit. Si rezultat i veprimeve të shpejta, u arrestua në flagrancë shtetasi…

Source

Kush do ta drejtojë seancën e parë të parlamentit të ri: Berisha, Shehu apo Llajo?

Seanca hapëse do të jetë vetëm konstituive, pa agjendë dhe pa debate. Rregullorja e Kuvendit përcakton që drejtimin e seancës së parë e merr deputeti më i vjetër në moshë. Edhe në këtë legjislaturë, radha i takon Sali Berishës. Në rast refuzimi, stafetën e marrin Tritan Shehu ose Vasil Llajo, deputeti socialist i listës së Vlorës. Menjëherë pas hapjes, Kuvendi nis verifikimin e mandateve dhe më…

Source

Ministri i Jashtëm gjerman në Kroaci: Gjermania do ta nxisë anëtarësimin e Ballkanit në BE

Procesi i pranimit në BE për Malin e Zi, Serbinë, Shqipërinë, Maqedoninë e Veriut, Bosnjën dhe Hercegovinën dhe Kosovën nuk po përparon. Ministri i Jashtëm gjerman Johann Wadephul dëshiron ta nxisë procesin e zgjerimit të BE me këto vende. Ai beson se Kroacia ka një rol kyç për të luajtur në këtë drejtim. “Tani duhet t’i japim një shtysë të re zgjerimit për Ukrainën, Moldavinë dhe shtetet e…

Source

22 mijë shtetas të huaj me leje qëndrimi në Shqipëri, indianët dhe filipinasit kryesojnë

Shqipëria po përballet me një realitet të ri demografik dhe ekonomik: praninë gjithnjë e më të dukshme të të huajve që jetojnë dhe punojnë brenda kufijve të saj. Sipas të dhënave më të fundit të INSTAT, gjatë vitit 2024 u pajisën me leje qëndrimi gati 22 mijë shtetas të huaj, duke shënuar një rritje prej 2.2% krahasuar me vitin paraardhës. Ky është një tregues i qartë se vendi po kthehet nga një…

Source

Trump: Zelenski si shitës, sa herë largohet nga Shtëpia e Bardhë merr miliona dollarë!

Presidenti amerikan Donald Trump ka përsëritur qëndrimin e tij për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë, gjatë një deklarate nga Shtëpia e Bardhë. Ai bëri të ditur se ka zhvilluar një bisedë me presidentin rus Vladimir Putin, ku është diskutuar edhe çështja e armëve bërthamore. Trump tha se nuk janë diskutuar garanci specifike sigurie për Ukrainën, por theksoi se Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë…

Source

3069 farmaci në duart e 8 shpërndarësve!

Nga Sebi Alla Në një proces mëse të mirëorganizuar, një prodhues vendas i madh, tetë subjekte import- shpërndarje me shumicë dhe dyshimi i arsyeshëm për përcaktim çmimesh dhe cilësie, kanë kthyer 3069 farmaci të licensuara në të gjithë vendin si shitore të produkteve të diktuara nga grosistët e barnave. Krahas dominimit të tregut nga subjekte të mëdha prodhuese dhe tregtuese…

Source

Dy motrat simpatike që ndërruan jetë nga aksidenti

Aksidenti fatal që mori jetën e dy motrave në Delvinë, ka zgjuar shoqerinë shqiptare për njerëzit që janë timon, ku dikush i jep i pirë, një tjetër i droguar, ca të tjerë si të “fortë” apo me shumë që nuk dinë ti japin makinës, sepse patentën e kanë marrë me mik. Ka nevojë për edukim, por edhe për masa me të rrepta policore. Një nga viktimat, 20-vjeçarja Rozina, ishte studente e Mjekësisë dhe…

Source

Kush e ka internetin më të shpejtë në Ballkan?

Internetin mobil më të shpejtë ndër shtetet e Ballkanit Perëndimor e gëzojnë qytetarët e Maqedonisë së Veriut, ndërsa Serbia prin për internetin fiks me shpejtësinë më të madhe në rajon. Qytetarët në Bosnje e Hercegovinë kanë internetin më të ngadaltë nëpër celularë dhe nëpër shtëpi e zyra, shkruan radio Europa e Lirë.

Source

❌