Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Tuna provokuese dhe në top formë

15 June 2025 at 15:17

Këngëtarja e njohur shqiptare, Tuna Sejdiu, vazhdon të jetë aktive jo vetëm në skenën muzikore, por edhe në rrjetet sociale, ku ndan momente nga përditshmëria e saj, shkruan Gazeta Sinjali.

Së fundmi, Tuna ka publikuar disa fotografi ku shfaqet shumë provokuese dhe me linja trupore në formë të shkëlqyer.

Edhe pse është nënë e dy fëmijëve, këngëtarja duket se ruan një pamje tërheqëse dhe energji pozitive që tërheq vëmendjen e ndjekësve të saj.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Tuna provokuese dhe në top formë appeared first on Sinjali.

Butrint Imeri “thyen” rregullat në pushime: Verës thyhen …

15 June 2025 at 11:37

Pas një periudhe të ngarkuar me projekte muzikore, këngëtari i njohur Butrint Imeri ka vendosur të marrë disa ditë pushimi në Spanjë, duke shijuar diellin, detin dhe relaksin veror, shkruan Gazeta Sinjali.

Gjatë qëndrimit atje, ai ka zbuluar për ndjekësit e tij se ka “thyer” një nga rregullat që e ka ndjekur rregullisht – regjimin ushqimor.

Në një postim në rrjete sociale, këngëtari ka ndarë një fotografi ku shihet duke shijuar ushqime jashtë rutinës së tij të zakonshme, duke shkruar: “Verës thyhen rregullat”.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Butrint Imeri “thyen” rregullat në pushime: Verës thyhen … appeared first on Sinjali.

Thashethemet për lidhje mes Sara Hoxhës dhe Erik Fullanit “ndizen” sërish pas një feste

15 June 2025 at 07:17

Thashethemet për një lidhje të mundshme mes influenceres së njohur Sara Hoxha dhe biznismenit Erik Fullani janë rikthyer në vëmendje, pas një videoje të shpërndarë nga festa e ditëlindjes së djalit të aktores Olta Gixhari, shkruan Gazeta Sinjali.

Në pamjet e publikuara në Instagram nga vetë Olta, shihen të pranishëm si Sara ashtu edhe Erik, gjë që ka nxitur reagime të shumta në rrjet. Dyshja kishte zgjuar më herët dyshime për një romancë të mundshme, pasi kishin postuar foto nga i njëjti vend pushimi.

Pavarësisht se nuk ka asnjë konfirmim zyrtar nga asnjëri prej tyre, detaje si fakti që Olta dhe Erik nuk ndiqen në Instagram – dhe rrjedhimisht mungesa e një raporti të ngushtë mes tyre – kanë bërë që ndjekësit të mendojnë se arsyeja e pjesëmarrjes së tij në festë ishte Sara.

Për momentin, mbetet në kuadër të spekulimeve, por fansat janë të bindur se “aty ka diçka më shumë se miqësi”.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Thashethemet për lidhje mes Sara Hoxhës dhe Erik Fullanit “ndizen” sërish pas një feste appeared first on Sinjali.

Loredana Brati flet për raportet pas BBV4: Me të gjithë dhe me asnjë

14 June 2025 at 23:44

Pas përfundimit të rrugëtimit të saj në “Big Brother VIP 4”, Loredana Brati ka vijuar të qëndrojë aktive në rrjetet sociale, duke komunikuar me fansat përmes postimeve të shpeshta në “Instagram”, shkruan Gazeta Sinjali.

Së fundmi, ajo zhvilloi një bashkëbisedim virtual me ndjekësit e saj në “Instastory”, ku iu përgjigj pyetjeve të ndryshme, përfshirë ato mbi përvojën në BBV4 dhe marrëdhëniet me ish-banorët.

E pyetur nëse ka mbetur në kontakt me ndonjë prej tyre, Loredana u përgjigj: “Me të gjithë dhe me asnjë! Me shumicën ruajmë respekt, por jo të komunikojmë në përditshmëri. Këto kohët e fundit jam bërë pak më shumë me Rizartën edhe e adhuroj kohën me atë!”

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Loredana Brati flet për raportet pas BBV4: Me të gjithë dhe me asnjë appeared first on Sinjali.

Egli Tako dhe Fifi ndajnë rrugët artistike, Egli zgjedh shtëpi të re mediatike

14 June 2025 at 20:57

Fillimi i javës solli lajmin për ndarjen e bashkëpunimit artistik mes Egli Takos dhe Fifit, shkruan Gazeta Sinjali.

Vetë Egli e konfirmoi këtë përmes një reagimi të matur dhe të kujdesshëm në fjalë, duke treguar se ka vendosur të vazhdojë rrugëtimin e saj artistik me një shtëpi të re mediatike.

Ndërsa marrëdhënia profesionale me Fifin përfundoi, Egli synon të eksplorojë mundësi të reja në karrierën e tij muzikore.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Egli Tako dhe Fifi ndajnë rrugët artistike, Egli zgjedh shtëpi të re mediatike appeared first on Sinjali.

Gjesti “çmend” New York-un, edhe roja e sigurisë nuk i reziston ritmit – video bëhet virale

14 June 2025 at 15:12

Artisti i njohur shqiptar, Gjesti, dhuroi një koncert spektakolar të premten në New York, duke elektrizuar publikun me një performancë plot energji dhe emocion.

Në një atmosferë të zjarrtë, përplot adhurues të tij, këngëtari interpretoi hitet më të njohura, ndërsa publiku këndoi në kor çdo varg.

Por, një moment i veçantë e bëri koncertin edhe më të paharrueshëm – dhe u bë viral në rrjetet sociale. Gjatë interpretimit të këngës së shumëpëlqyer “Veshu Ndreq”, Gjesti iu afrua njërit prej pjesëtarëve të sigurisë, i cili në fillim qëndronte i palëvizur.

Pas pak çastesh, roja u pa duke tundur kokën në ritmin e muzikës dhe më pas u dorëzua përballë atmosferës elektrizuese, duke lëvizur në sinkron me këngën.

Ky reagim spontan i tij u regjistrua nga ndjekësit dhe u publikua në faqen zyrtare të fansave të Gjestit në Instagram, ku mori vëmendje të madhe dhe mijëra pëlqime.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Gjesti “çmend” New York-un, edhe roja e sigurisë nuk i reziston ritmit – video bëhet virale appeared first on Sinjali.

Big Basta finalisti i tretë në Ferma VIP 2

14 June 2025 at 13:35

Big Basta është zyrtarisht finalisti i tretë i spektaklit “Ferma VIP”, që do të mbahet më 20 qershor.

Ndryshe nga javët e kaluara, këtë herë finalisti nuk u shpall përmes zarfit të famshëm, por përmes një vendimi të veçantë të AGAI-t, i cili kishte zgjedhur që të ishin vetë fermerët ata që do ta zbulonin përmes pishtarit se kush do të shkonte në finale dhe kush do të vazhdonte rrugëtimin.

Pas shpalljes së vendimit, Big Basta tha: “Falenderoj publikun. Falenderoj dhe Anduelin për gjithçka ka dhënë, uroj të jetë ai finalisti i radhës.”.

Luana, prezantuesja e spektaklit, e përshëndeti me fjalët: “Urime Big Basta. Anduel, ti vazhdon rrugëtimin.”.

Ndërsa Andueli, që nuk arriti të kualifikohej për finale, reagoi me maturi dhe sportivitet:“Unë pak a shumë e prisja që Big Basta do të jetë ai që do të vazhdojë, duke marrë parasysh atë që ai bën. Unë i uroj suksese, unë do të vazhdoj rrugëtimin, do të mbaj kokën lart. Do ju lutesha të vazhdoni të më mbështesni.”.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Big Basta finalisti i tretë në Ferma VIP 2 appeared first on Sinjali.

Pas fejesës, Dua Lipa: Do të doja shumë të kisha fëmijë një ditë

14 June 2025 at 11:44

Në një intervistë intime për revistën British Vogue, artistja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, ndau dëshirën e saj për të krijuar një familje dhe pasiguritë që e shoqërojnë këtë etapë të jetës.

29-vjeçarja foli hapur për ëndrrën e saj për të pasur fëmijë dhe për pyetjet që ajo shpesh herë i bën vetes: “Do të doja shumë të kisha fëmijë një ditë. Por gjithmonë kam atë pyetjen e brendshme: kur është koha e duhur? Si do të përshtatet me punën time, turnetë, dhe sa kohë do më duhet të marr pushim?”, shprehet ajo.

Dua theksoi se ideja e të qenit nënë e emocionon, por gjithashtu e kupton se të rritësh një fëmijë kërkon më shumë se thjesht dashuri. “Është një përkushtim i thellë që kërkon kohë, përgatitje dhe ndjenjë përgjegjësie.”

Një tjetër moment emocionues i intervistës është kur këngëtarja konfirmoi fejesën e saj me aktorin britanik Callum Turner, 35 vjeç, për herë të parë.

“Po, jemi të fejuar. Është shumë emocionuese. Jam e dashuruar me të. Është shumë për mua. Është një ndjenjë e mirë të dish që personi me të cilin do të kalosh pjesën tjetër të jetës tënde të njeh shumë mirë,” tha Dua, e emocionuar për këtë kapitull të ri në jetën e saj personale.

Unaza e fejesës, sipas Duas, është dizajnuar në mënyrë të personalizuar nga vetë Callum Turner, me ndihmën e motrës së saj dhe mikeshave më të ngushta, duke e bërë këtë moment edhe më të veçantë.

Dëshmia më e bukur e këtij hapi të rëndësishëm u bë publike më 9 qershor, kur Dua Lipa ndau në Instagram disa fotografi ku shihet për herë të parë me unazën e diamantit në dorë.

Në njërën prej imazheve më të përfolura, ajo shfaqet e ulur në tokë, ndërsa Turner e përqafon dhe e puth butësisht në ballë – një çast i ëmbël që ka prekur ndjekësit dhe është shpërndarë gjerësisht në rrjetet sociale.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Pas fejesës, Dua Lipa: Do të doja shumë të kisha fëmijë një ditë appeared first on Sinjali.

Ndarja me Limin, Alba shuan çdo dyshim

14 June 2025 at 07:05

Lidhja mes Albës dhe Limi-t tashmë ka përfunduar. Këtë e ka konfirmuar vetë ish-fermerja mbrëmjen e djeshme gjatë spektaklit Ferma VIP.

E pyetur nga moderatorja Luana Vjollca nëse është ende në një lidhje me Limin, Alba konfirmoi publikisht ndarjen, një lajm që kishte qarkulluar prej ditësh në rrjetet sociale.

Luana: Je më me Limin?

Alba: Fjala është thënë.

Luana: Jeni ndarë?

Alba: Po.

Nuk munguan as batutat e zakonshme të opinionistëve Kastro Zizo dhe Zhaklin Lekatari, të cilët e ngacmuan Albën në lidhje me partnerin e saj të ardhshëm.

Kastro: Nga kush i tha fjala e fundit?

Alba: Pak rëndësi ka.

Zhaku: Rëndësi ka që Alba e mori mësimin e saj.

Kastro: Unë kam besim se Alba do dalë me ndonjë deklaratë se e do Tosk, Bektashi.

Alba: Kastro, unë nuk i ofendoj të tjerët.

Kastro: Je gati për një lidhje me një Tosk?

Alba: Jo, jam prapë me veriorët.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Ndarja me Limin, Alba shuan çdo dyshim appeared first on Sinjali.

Efi udhëton drejt Indisë, ndjekësit e shqetësuar: Ruju nga bombat

13 June 2025 at 23:49

Ish-banorja e ‘Big Brother VIP Albania’, Efi Dhedhes, ka udhëtuar kohët e fundit drejt Indisë, një udhëtim që ka ngritur shqetësime tek ndjekësit e saj për sigurinë e saj, duke pasur parasysh situatën e tensionuar në disa zona të botës.

Një nga ndjekësit e saj e ka paralajmëruar: “Ruju se mos te kap naj bomb andej gabimisht, rrugë te mbarë”, duke i shprehur frikën se mund të përfshihet në ndonjë incident të dhunshëm.

Për këtë, Efi ka reaguar me një përgjigje të drejtpërdrejtë: “Sa të shpifur nga injoranca janë ca njerëz”, duke i shpërthyer kritikën ndaj mendimeve të tilla.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Efi udhëton drejt Indisë, ndjekësit e shqetësuar: Ruju nga bombat appeared first on Sinjali.

Çerekfinalja e “Ferma Vip 2” mbahet sot, publiku vendos me votë – ja çfarë pritet në mbrëmjen spektakolare

13 June 2025 at 21:42

Vetëm një javë përpara finales së madhe, “Ferma Vip 2” po shkon drejt përfundimit të një edicioni të suksesshëm, me emocione të forta dhe përballje të ashpra mes konkurrentëve.

Më 20 qershor, spektakli do të mbyllë dyert, por deri atëherë, çdo vendim dhe çdo veprim brenda fermës mund të ndryshojë rrjedhën e lojës.

Prime i kësaj të premteje pritet të sjellë një mbrëmje të mbushur me emocione, sfida intensive dhe tensione të larta, ndërsa publiku do të vendosë për finalistin e tretë mes Big Bastës dhe Anduelit.

Rivaliteti mes konkurrentëve është bërë gjithnjë e më i fortë, me miqësi të krijuara, aleanca të lëkundura dhe përballje të drejtpërdrejta që po mbajnë publikun të ngjitur pas ekranit.

Në këtë fazë të avancuar të lojës, çdo fermer është bërë qendër diskutimi, brenda dhe jashtë fermës. Publiku ka në dorë fatin e lojtarëve, ndaj organizatorët bëjnë thirrje që askush të mos harrojë të votojë të preferuarin e tij.

Çdo gjë mund të ndryshojë në një çast…

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Çerekfinalja e “Ferma Vip 2” mbahet sot, publiku vendos me votë – ja çfarë pritet në mbrëmjen spektakolare appeared first on Sinjali.

Kanye West merr pjesë në gjyqin e Diddy-t, momenti i mbërritjes së reperit në gjykatë

13 June 2025 at 21:39

Kanye West ka shprehur mbështetje për Sean Diddy Combs, i cili është në gjyq në gjykatën federale të Manhattanit.

Akuzat kundër Diddy-t përfshijnë formimin e një organizate kriminale, trafikimin dhe transportimin për qëllime prostitucioni, si dhe dhjetëra akuza për përdhunim dhe sulm seksual. Nëse Diddy dënohet, ai mund të përballet me burgim të përjetshëm.

Kamera kapën mbërritjen e West në gjykatë, teksa ai doli nga një makinë e zezë, i veshur me rroba të bardha. Ai u takua me disa persona jashtë ndërtesës dhe shkëmbeu një përshëndetje miqësore me Christian Combs, djalin e Diddy-t.

Pas kësaj, ai kaloi nëpër kontrollin e sigurisë, duke iu përmbajtur procedurave të zakonshme të gjykatës federale.

Një video e postuar nga TMZ tregon reperin 48-vjeçar duke kaluar pa asnjë trajtim preferencial dhe duke u përshëndetur nga avokati i Diddy-t, Xavier Donaldson.

Megjithatë, West nuk u dërgua në sallën ku zhvillohet gjyqi, por në një sallë tjetër ku ndoqi procedurat së bashku me sigurimin e tij personal dhe qytetarë të tjerë.

Kjo paraqitje e West në gjykatë nuk është e papritur, pasi ai është shfaqur në New York me partneren e tij, Bianca Sensori, ditën e mëparshme. West ka deklaruar shpesh në të kaluarën se Diddy është një mentor për të dhe se vazhdon të kërkojë këshillat e tij.

Kohët e fundit, dyshja bashkëpunuan në këngën “Lonely Roads Still Go To Sunshine”, një bashkëpunim që ka shkaktuar tensione mes West dhe ish-gruas së tij, Kim Kardashian.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Kanye West merr pjesë në gjyqin e Diddy-t, momenti i mbërritjes së reperit në gjykatë appeared first on Sinjali.

Lumbardhi shfaqet me nipin e tij, ja çfarë shkruan ai

13 June 2025 at 15:14

Ish-fituesi i “Big Brother VIP Kosova”, Lumbardh Salihu, vazhdon të mbajë të informuar ndjekësit e tij me postime nga jeta personale. Pak javë më parë, ai lajmëroi me gëzim se ka marrë rolin e dajës dhe tashmë po e përjeton me shumë dashuri.

Në postimin e tij të fundit, Lumbardhi ka shpërndarë një foto ku shfaqet me nipin e tij në krahë, duke e shoqëruar atë me përshkrimin: “Daja në qytet.”

Ky moment ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve të tij.

Jeta private e Lumbardhit vazhdon të jetë nën vëzhgimin e mediave dhe të fansave të tij, të cilët e ndjekin me interes çdo hap të tij edhe pas përfundimit të spektaklit.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Lumbardhi shfaqet me nipin e tij, ja çfarë shkruan ai appeared first on Sinjali.

Era dhe Gjesti në Nju Jork, përgatiten për performancën e përbashkët në një klub

13 June 2025 at 09:49

Këngëtarja, Era Istefi, është parë së bashku me Gjestin brenda një makine në Nju Jork, duke ndarë momente të gëzuara dhe të çilta, shkruan Gazeta Sinjali.

Të dy artistët janë në humor të mirë dhe shfaqin entuziazmin për performancën e tyre të përbashkët që do të zhvillohet sonte në një nga club-et më të njohura të qytetit.

Era dhe Gjesti pritet të sjellin një atmosferë të zjarrtë dhe energji pozitive për publikun e tyre, duke shënuar një bashkëpunim të veçantë në skenën muzikore ndërkombëtare.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Era dhe Gjesti në Nju Jork, përgatiten për performancën e përbashkët në një klub appeared first on Sinjali.

Tara i bashkon sërish Bleron dhe Teutën në semimaturë

13 June 2025 at 07:28

Tara Muharremi, vajza e këngëtarit Blero dhe aktores Teuta Krasniqi, ka festuar ditën e djeshme semimaturën – një nga momentet më të rëndësishme të adoleshencës së saj. 

Ngjarja u kthye në një moment të veçantë jo vetëm për Tarën, por edhe për ndjekësit e ish-çiftit të njohur të showbizit shqiptar.

Në një foto të publikuar në Instagram, Tara shfaqet përkrah të dy prindërve të saj, Bleros dhe Teutës, të buzëqeshur dhe të qetë, në një imazh që bëri xhiron e rrjeteve sociale. 

Pavarësisht ndarjes së tyre disa vite më parë, Blero dhe Teuta duket se ruajnë një raport të respektueshëm dhe të shëndetshëm për hir të vajzës së tyre. 

Screenshot

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Tara i bashkon sërish Bleron dhe Teutën në semimaturë appeared first on Sinjali.

Brad Pitt foli sinqerisht për mësimet e jetës: Pavarësisht gabimit, mëson prej tij dhe ecën përpara

12 June 2025 at 23:34

Gjatë premierës së filmit F1 në Mexico City, Brad Pitt dha një intervistë të rrallë për Entertainment Tonight ku foli për mësimet e jetës, uljet dhe ngritjet, si dhe rëndësinë e marrëdhënieve me njerëzit e afërt.

Në një intervistë, Pitt theksoi se me kalimin e viteve ai ka filluar ta vlerësojë gjithnjë e më shumë rrethin e njerëzve përreth tij.

“Pavarësisht gabimit, mëson prej tij dhe ecën përpara. Çdo gabim të çon në suksesin e radhës. Mendoj se ndërsa plakesh e kupton sa e rëndësishme është të rrethohesh me njerëz që i njeh, i do dhe që të duan. Miq, familje dhe kaq. Çdo gjë tjetër fillon nga aty, është një ekuacion mjaft i thjeshtë”, tha ai.

Kur u pyet nëse xhirimi i një filmi aksion dhe drejtimi i makinave të shpejta ishte një strehë nga vëmendja e medias, Pitt u përgjigj: “Nuk e shoh në atë mënyrë. Vëmendja e medias ka qenë gjithmonë një gjë e vështirë me të cilën më është dashur të jetoj, ndonjëherë më shumë, ndonjëherë më pak, ndërsa bëj atë që dua vërtet. Është diçka që mund të të hajë kohën dhe nervat, nëse e lejon”.

Pavarësisht viteve të ekspozimit publik, Pitt thotë se tani ndihet i qëndrueshëm.

“Jeta ime është mjaft e qetë. Ndihem ngrohtësi, siguri, me miqtë, dashurinë, familjen, me vetëdijen se kush jam. Çdo gjë tjetër është si një mizë që gumëzhin rreth teje”, tha ai.

Pitt dhe Angelina Jolie u divorcuan në vitin 2016 dhe, pas vitesh procedurash ligjore, divorci u finalizua zyrtarisht në dhjetor 2024. Pitt dhe Jolie kanë gjashtë fëmijë, me të cilët aktori nuk ka marrëdhënie të mira. Që nga fundi i vitit 2022, Pitt ka qenë në një lidhje me stilisten e bizhuterive Ines de Ramon.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Brad Pitt foli sinqerisht për mësimet e jetës: Pavarësisht gabimit, mëson prej tij dhe ecën përpara appeared first on Sinjali.

Anisa Veseli: Ndihem thellësisht e prekur dhe e trishtuar…

12 June 2025 at 15:52

Këngëtarja Anisa Veseli ka ndarë me ndjekësit një lajm të hidhur, pasi projekti i saj muzikor “Vetmia” është fshirë papritur nga platforma YouTube, pa ndonjë njoftim apo sqarim zyrtar, shkruan Gazeta Sinjali.

“Vetmia” është një nga këngët më personale dhe të dashura për Anisën, e cila e konsideronte këtë projekt si një pjesë të rëndësishme të rrugëtimit të saj artistik. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Veseli shprehu trishtimin dhe dhimbjen që i shkaktoi kjo humbje, duke theksuar lidhjen e veçantë emocionale me këngën.

Fansat dhe ndjekësit e këngëtares kanë shprehur mbështetjen e tyre, ndërsa Anisa po kërkon përgjigje nga YouTube për arsyeve që çuan në fshirjen e papritur të projektit të saj.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Anisa Veseli: Ndihem thellësisht e prekur dhe e trishtuar… appeared first on Sinjali.

Era Istrefi “pushton” rrjetin me pamjen e re

12 June 2025 at 13:33

Ylli i muzikës shqiptare, Era Istrefi, është rikthyer fuqishëm në qendër të vëmendjes me një postim që ka bërë bujë në Instagram, shkruan Gazeta Sinjali.

E njohur për stilin e saj të veçantë dhe pamjen e gjithmonë të kuruar, këngëtarja u shfaq më atraktive se kurrë, e veshur me pantallona të gjera dhe qëndrim sfidues që reflekton vetëbesim dhe forcë.

Në sfond shihen disa vajza të tjera, por pa dyshim e gjithë vëmendja u përqendrua tek Era. Ndjekësit kanë vënë në pah linjat e saj të tonifikuara dhe sharmin e natyrshëm që ajo transmeton.

Postimi është shoqëruar me një varg nga kënga e saj më e re “Pruana”, në bashkëpunim me DJ PM dhe DJ Dagz.

“Me t’lon, qa m’kishe bo-o-o?” – një frazë që shumë ndjekës e interpretuan si një mesazh i drejtpërdrejtë fuqie femërore apo edhe si një thumb.

Vetëm pak minuta pas publikimit, fotoja mori mijëra pëlqime dhe komente, duke dëshmuar edhe një herë se Era mbetet një nga artistet më të pëlqyera dhe më ndikim në rrjetet sociale.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Era Istrefi “pushton” rrjetin me pamjen e re appeared first on Sinjali.

Pas Festës së Bajramit, Egli Tako vjen me “pak bakllava” në fotosesionin e ri

12 June 2025 at 07:08

Ish-banorja e Big Brother VIP Albania 4, Egli Tako, ka realizuar së fundmi një fotosesion të ri që ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve të saj në rrjetet sociale.

E veshur me një fustan të shkurtër të zi dhe me kapelë elegante në kokë, bukuroshja ka pozuar me stil, duke e shoqëruar postimin me mbishkrimin: “Ngeli pak bakllava nga Bajrami.”

Pamjet janë publikuar në profilin e saj në Instagram, ku nuk munguan reagimet e shumta nga ndjekësit, të cilët e komplimentuan për paraqitjen dhe stilin.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Pas Festës së Bajramit, Egli Tako vjen me “pak bakllava” në fotosesionin e ri appeared first on Sinjali.

Ikona e muzikës pop, Brian Wilson, ndërron jetë në moshën 82-vjeçare

11 June 2025 at 20:44

Brian Wilson, një nga ikonat më të mëdha të muzikës pop amerikane, ka ndërruar jetë në moshën 82-vjeçare.

Lajmin e trishtë e ka konfirmuar familja e tij përmes një postimi emocionues në rrjetet sociale, ku thuhet: “Me zemër të thyer njoftojmë se babai ynë i dashur Brian Wilson ka ndërruar jetë. Nuk gjejmë fjalë tani. Ju lutemi të respektoni privatësinë tonë në këtë kohë, ndërsa familja jonë është në zi. E kuptojmë se po e ndajmë hidhërimin tonë me botën. Dashuri dhe mëshirë.”

Wilson, shpirti vizionar dhe forca krijuese pas grupit legjendar The Beach Boys, ka lënë pas një trashëgimi të jashtëzakonshme në muzikën pop.

I njohur për tingullin e tij unik, që përkufizoi shpirtin e Kalifornisë, ai ka krijuar disa nga këngët më të paharrueshme, duke përfshirë albumin e vitit 1966, Pet Sounds, i cili konsiderohet një nga albumet më të mëdha të të gjitha kohërave.

I lindur në 1942 në Inglewood, Kaliforni, Wilson u dallua që i ri për talentin e tij muzikor dhe së bashku me vëllezërit e tij dhe miqtë formoi The Beach Boys.

Grupi pati sukses me këngë të mëdha si “Surfin’ Safari”, “Surfer Girl”, dhe “Surfin’ USA”, këngë që u bënë himne të epokës.

Pavarësisht suksesit të tij artistik, jeta e Wilson ishte e mbushur me sfida, përfshirë probleme shëndetësore dhe shëndet mendor.

Megjithatë, ai vazhdoi të krijonte muzikë që vazhdon të frymëzojë dhe të ndihmojë breza të tërë. Trashëgimia e tij si mjeshtër i melodi, harmonisë dhe emocioneve mbetet e papërshkrueshme, duke e bërë atë një nga emrat më të rëndësishëm në historinë e muzikës pop.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Ikona e muzikës pop, Brian Wilson, ndërron jetë në moshën 82-vjeçare appeared first on Sinjali.

❌
❌