Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

6 Prilli, Dita Botërore e Promovimit të Aktivitetit Fizik

TIRANË, 6 prill /ATSH/ Instituti i Shëndetit Publik sjell në kujtesë sot 6 Prillin, Ditën Botërore të Promovimit të Aktivitetit Fizik, duke kujtuar se sa e rëndësishme është që të rritet vëmendja e publikut, si edhe njohuritë në lidhje me dobinё qё sjell aktiviteti fizik nё parandalimin e sёmundjeve jo tё transmetueshme.

“Dita e promovimit tё aktivitetit fizik i referohet aktivitetit fizik tё moderuar deri tё fuqishëm tё ҫfarёdo tipi, qё ҫdo njeri mund ta realizojё kudo me qёllim pёrmirёsimin e shёndetit”, thuhet në një postim të ISHP-së në rrjetet sociale.

Sipas ISHP-së, objektivat kryesore tё aktiviteteve kombёtare janё: rritja e vёmendjes sё publikut tё gjerё pёr rёndёsinё dhe pёrfitimet qё sjell nё shёndet aktiviteti fizik kryesisht nё parandalimin e sёmundjeve jo tё transmetueshme; promovimi i pёrfitimeve qё sjell aktiviteti fizik duke i informuar pёr praktikat mё tё mira; rritjen e pjesёmarrjes sё popullatёs sё gjerё nё aktivitete fizike duke shfrytёzuar tё gjitha mundёsitё e mundshme (gjatё kohёs sё lirё, transportit, punёs), si edhe promovimin e sjelljeve dhe stilin e njё jete tё shёndetshme.

/r.e/

The post 6 Prilli, Dita Botërore e Promovimit të Aktivitetit Fizik appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

❌
❌