Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Devoll, përlotet fermeri: Si mi ekzekutuan 170 krerë bagëti për frenimin e murtajës

By: Besnik
16 June 2025 at 19:11

Një fermer nga Devolli, Florian Bode, të cilit i ngordhën 13 bagëti nga sëmundja e murtajes, foli për emisionin “People” në Euronews Albania, duke rrëfyer eksperiencën e dhimbshme të përballjes me këtë sëmundje dhe masat drastike që u morën për parandalimin e përhapjes.

Fermeri tregoi se shenjat e para të sëmundjes u shfaqën rreth dhjetë ditë më parë, me temperaturë të lartë, diarre dhe sekrecione nga hundët e bagëtive.

Pas konsultës me veterinerin dhe analizave nga inspektoriati, u konfirmua prania e murtajes në tufën e tij.

“Kam pasur gjithsej 185 kokë bagëti. 13 prej tyre ngordhën para se të ndërhynin autoritetet, ndërsa 170 të tjera u ekzekutuan nga shteti për të parandaluar përhapjen e sëmundjes,” tha Florian Bode.

Ai përshkroi edhe momentin e asgjësimit të bagëtive të tij, duke u shprehur me emocion dhe me lot në sy:

“Bagëtitë u ekzekutuan me pistoletë, unë isha i pranishëm gjatë procesit të ekzekutimit dhe numërimit të krerëve. Më pas, ato u dërguan për krematim në Lezhë. Ishte një eksperiencë shumë e vështirë, diçka që se kisha menduar kurrë, ishte hera e parë që më ndodhte dhe nuk do ta harroj”, u shpreh ai.

Fermeri apeloi për ndihmë nga shteti, duke shprehur shqetësimin për të ardhmen: “Nëse nuk marr ndihmë nga shteti, nuk di se çfarë të bëj më. Jam në kufijtë e dorëzimit dhe ndoshta do të largohem,” përfundoi ai me lot në sy.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Devoll, përlotet fermeri: Si mi ekzekutuan 170 krerë bagëti për frenimin e murtajës appeared first on Euronews Albania.

❌
❌