Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Ekskluzive: Grabitje si në filma, punëtori i sigurimit lidhet dhe grabitet në Fushë Kosovë – Dy persona të armatosur marrin mbi 7 mijë euro

16 June 2025 at 08:56

Një grabitje e armatosur ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në Fushë Kosovë, ku dy persona të maskuar kanë sulmuar një objekt ndërtimor dhe kanë arritur të marrin mijëra euro.

Burimet e Sinjalit bëjnë me dije se më 16 qershor 2025, rreth orës 03:03, në rrugën e Magurës, në fshatin Sllatinë e Madhe, dy persona të panjohur dhe të maskuar kanë hyrë në ambientet e firmës ndërtimore “Luantini”.

Sipas viktimës, M.B (1988), i cili punonte si roje sigurie, grabitësit ishin të veshur me rroba të zeza – njëri mbante armë të shkurtër (pistoletë) dhe tjetri shufër metalike.

Të dyshuarit kanë hyrë në zyrën e sigurimit, ku i kanë lidhur duart viktimës me kabëll plastike, e kanë shtrirë në divan dhe i kanë marrë kuletën dhe telefonin personal. Më pas kanë thyer derën e zyrës së pronarit, nga ku kanë marrë shumën e parave që llogaritet të jetë mes 7.000 dhe 8.000 euro.

Në vendngjarje kanë dalë njësitet relevante, ndërsa me urdhër të Prokurorit të Krimeve të Rënda, rasti është cilësuar si “Grabitje” dhe hetimet janë në vazhdim.

Autorët mbeten ende të paidentifikuar.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

/GazetaSinjali/

The post Ekskluzive: Grabitje si në filma, punëtori i sigurimit lidhet dhe grabitet në Fushë Kosovë – Dy persona të armatosur marrin mbi 7 mijë euro appeared first on Sinjali.

Apel për ndihmë: Zhduket 35-vjeçari nga Gjakova, familjarët kërkojnë ndihmën tuaj

15 June 2025 at 13:20

Gazeta Sinjali sjell një apel për ndihmë nga një familje në Gjakovë të cilët prej 4 qeshor nuk kanë pasur asnjë kontakt me 35-vjeçarin.

Familja Gexha nga Gjakova po kërkon ndihmën e qytetarëve për gjetjen e Gazmir Gexhës, 35 vjeç, i cili është larguar nga shtëpia në orët e hershme të mëngjesit të datës 4 qershor 2025, rreth orës 02:00, dhe që nga ajo kohë nuk dihet asgjë për vendndodhjen e tij.

Gazmiri është me flokë të zeza, sy të kaltër, 1.68 metra i gjatë dhe 60 kilogramë peshë.

Në momentin e largimit, ai kishte të veshur komplete ngjyrë hiri dhe kapuç të zi.

Familja është thellësisht e shqetësuar dhe kërkon çdo informacion që mund të ndihmojë në gjetjen e tij.

Nëse keni ndonjë informacion që mund të ndihmojë në lokalizimin e Gazmirit, ju lutemi kontaktoni menjëherë familjen ose autoritetet më të afërta.

Familja thotë se çdo informacion mund të jetë vendimtar dhe ne ju falënderojmë për ndihmën dhe solidaritetin.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Apel për ndihmë: Zhduket 35-vjeçari nga Gjakova, familjarët kërkojnë ndihmën tuaj appeared first on Sinjali.

Dhunë në mesnatë në Podujevë – Vajza 22-vjeçare denoncon të dashurin, ai në arrati

15 June 2025 at 09:34

Një tjetër rast dhune në familje është raportuar në Podujevë, ku një vajzë ka denoncuar të dashurin e saj për sulm fizik, raporton Gazeta Sinjali.

Ngjarja ka ndodhur më 14 qershor 2025, rreth orës 22:00, në rrugën “Zahir Pajaziti” në Podujevë. Viktima A.T., 23 vjeçae ka deklaruar në polici se është sulmuar me shuplakë nga i dashuri i saj, F.Z. (21 vjeç), i cili më pas është larguar në drejtim të panjohur.

E njëjta ka refuzuar tretmanin mjekësor, por është intervistuar në prezencë të përfaqësuesit të Qendrës për Punë Sociale dhe më pas është kthyer me dëshirë në familjen e saj në fshatin ku jeton bashkë me familjen.

Burimet e Sinjalit bëjnë me dije se për këtë rast është njoftuar prokurorja kujdestare, e cila ka udhëzuar që rasti të trajtohet si “Dhuna në familje”, ndërsa i dyshuari nuk është kapur ende nga policia.

Hetimet për kapjen e të dyshuarit dhe zbardhjen e plotë të rastit janë në vijim.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Dhunë në mesnatë në Podujevë – Vajza 22-vjeçare denoncon të dashurin, ai në arrati appeared first on Sinjali.

Rrahje në mes të qytetit në Fushë Kosovë – Një i lënduar, tre të arrestuar dhe një i mitur lirohet në procedurë të rregullt

15 June 2025 at 09:32

Një përleshje fizike mes disa personave ka ndodhur pasditen e së shtunës në rrugën “Dardania” në Fushë Kosovë, duke rezultuar me një person të lënduar dhe dëmtime materiale, raporton Gazeta Sinjali.

Sipas burimeve të Sinjalit brenda Prokurorisë, më 14 qershor 2025 rreth orës 16:30, katër persona u përfshinë në një incident fizik, ku si pasojë L.A., 29 vjeçar ka pësuar lëndime të lehta trupore, për të cilat ka marrë tretman mjekësor.

Të dyshuarit në këtë rast janë: E.B., 19 vjeçar, M.T., 20 vjeçar, L.A., 29 vjeçar– viktimë dhe njëkohësisht i përfshirë në incident dhe M.T., 17 vjeçar – i mitur.

Në vendin e ngjarjes është shkaktuar edhe dëmtim i pasurisë, ndërsa përplasja ka përmbajtur edhe elemente të veprës penale “Sulm”.

Me urdhër të prokurorit kujdestar, tre prej të dyshuarve janë dërguar në mbajtje për 48 orë, ndërsa i mituri është liruar në procedurë të rregullt.

Hetimet për zbardhjen e plotë të rastit janë duke vazhduar nga njësitë përkatëse policore.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Rrahje në mes të qytetit në Fushë Kosovë – Një i lënduar, tre të arrestuar dhe një i mitur lirohet në procedurë të rregullt appeared first on Sinjali.

Fillimisht heshti nga frika, më pas tregoi të vërtetën – E reja nga Fushë Kosova denoncon të dashurin për dhunë brutale

15 June 2025 at 09:30

Numri i rasteve të dhunës në familje në vendin tonë ka marrë përmasa shqetësuese. Çdo ditë raportohen ngjarje të tilla ku viktima zakonisht janë gratë dhe vajzat që përjetojnë dhunë psikike e fizike kryesisht nga bashkëshortët e tyre, raporton Gazeta Sinjali.

Një rast i tillë i dhunës në familje është trajtuar të shtunën në Fushë Kosovë, ku një vajzë ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga i dashuri i saj, por vetëm pasi e kishte mohuar këtë në kontaktin e parë me Policinë.

Gazeta Sinjali mëson se më 14 qershor 2025, rreth orës 13:00, në rrugën “17 Shkurti”, afër ordinancës “Jeta”, ishte raportuar për një mosmarrëveshje që dyshohej të përfshinte elemente të dhunës në familje. Në këtë rast ishin të përfshirë L.XH., 28 vjeçar dhe e dashura e tij E.R., 25 vjeçare.

Të dy u shoqëruan në stacionin policor në Fushë Kosovë, ku vajza deklaroi se nuk ishte sulmuar. Për këtë arsye, prokurori kujdestar vendosi që rasti të mbetet në nivel të raportit policor.

Mirëpo, vetëm disa orë më vonë – rreth orës 18:30, e njëjta viktimë u kthye në polici dhe deklaroi se pas largimit nga stacioni, i dashuri e kishte rrahur brutalisht në banesë. Sipas saj, dhuna kishte ndodhur edhe mëngjesin e asaj dite, por nga frika nuk kishte mundur ta raportonte në fillim.

Në deklaratën e dytë, E.R. tregoi se ishte sulmuar me grushte dhe shkelma si mëngjesin e së njëjtës ditë, ashtu edhe pasi kishin dalë nga stacioni policor.

Me t’u marrë kjo deklaratë, është njoftuar sërish prokurori kujdestar për dhunë në familje, i cili ka urdhëruar inicimin e rastit penal për veprën “Dhuna në familje”.

Rasti është në procedurë hetimore.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Fillimisht heshti nga frika, më pas tregoi të vërtetën – E reja nga Fushë Kosova denoncon të dashurin për dhunë brutale appeared first on Sinjali.

E kërkonte Gjykata për vuajtje dënimi – Arrestohet 25 vjeçari nga Prugofci i Prishtinës dhe dërgohet në vuajtje

15 June 2025 at 09:23

Në Kosovë, është bërë e zakonshme që persona të dënuar me urdhër të lëshuar nga gjykata të qëndrojnë për një kohë në arrati para se të arrestohen. Këta individë shpesh shmangin vuajtjen e dënimit duke u larguar apo fshehur përkohësisht, duke e kthyer këtë në një dukuri të përsëritur në realitetin tonë shoqëror, raporton Gazeta Sinjali.

Një person ndaj të cilit ishte lëshuar urdhëresë për vuajtje të dënimit është ndaluar nga Policia e Kosovës në Prugofc.

Sinjali mëson se më 14 qershor 2025, rreth orës 21:10, policia ka ndaluar në rrugën “Dul Dragusha” personin me inicialet L.D., 25 vjeçar, banor i këtij fshati.

Pas kontrollit të të dhënave në sistem, është konstatuar se ndaj tij ekzistonte një urdhër aktiv i lëshuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë, që e obligonte të vuante një dënim me burg prej 25 ditësh.

Pas ndalimit, i njëjti është shoqëruar në Qendrën e Paraburgimit në Hajvali për ekzekutimin e masës së shqiptuar nga gjykata.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post E kërkonte Gjykata për vuajtje dënimi – Arrestohet 25 vjeçari nga Prugofci i Prishtinës dhe dërgohet në vuajtje appeared first on Sinjali.

Gruaja nga Graçanica akuzon burrin për dhunë fizike dhe ofendime përmes telefonit të vajzës së tyre

15 June 2025 at 09:18

Një tjetër rast i dhunës në familje është regjistruar në Graçanicë, ku viktima ka denoncuar bashkëshortin e saj për sjellje të dhunshme fizike dhe psikologjike.

Sinjali mëson se më datë 14 qershor 2025, rreth orës 19:30, në Stacionin Policor në Graçanicë është paraqitur një grua me inicialet M.A., 31 vjeçare, e cila ka raportuar se është viktimë e dhunës në familje nga bashkëshorti i saj, N.A., 34 vjeçar.

Ajo ka deklaruar se dhuna fizike kishte ndodhur para rreth 15-20 ditësh, por nuk e kishte raportuar menjëherë. Rasti u paraqit në polici pasi ajo dyshon se burri i saj, duke përdorur telefonin e vajzës së mitur, i kishte dërguar mesazhe ofenduese dhe kërcënuese.

I dyshuari është shoqëruar në stacionin policor, ku është marrë në pyetje dhe ka mohuar se ka kërcënuar apo ofenduar bashkëshorten përmes mesazheve. Megjithatë, ai ka pranuar se kishte pasur një përplasje fizike me të, gjatë së cilës e kishte goditur njëherë në këmbë.

Njësia për Hetime të Dhunës në Familje është përfshirë në rast dhe ka kontaktuar prokurorin kujdestar, i cili ka urdhëruar inicimin e procedurës penale për veprën “Dhuna në Familje”. Rasti do të ndiqet në procedurë të rregullt.

Hetimet janë në vazhdim.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Gruaja nga Graçanica akuzon burrin për dhunë fizike dhe ofendime përmes telefonit të vajzës së tyre appeared first on Sinjali.

Hajnat godasin me precizitet – Vjedhin portofolin me dokumente dhe para nga vetura e një qytetari në Mitrovicë

15 June 2025 at 09:17

Një rast i vjedhjes është raportuar më 14 qershor 2025 në lagjen Vardarska-Tetovska në Mitrovicën e Veriut, pranë lokalit “Sokolo”.

Viktima, B.N., 28 vjeçar, ka deklaruar në Polici se persona të panjohur i kanë vjedhur portofolin nga vetura e tij e tipit “Fiat Croma”, e parkuar përgjatë rrugës.

Sipas dëshmisë së tij, hajnat kanë thyer xhamin e pasëm të veturës dhe kanë marrë portofolin që përmbante një sërë dokumentesh personale të vlefshme, përfshirë: letërnjoftimet e Kosovës dhe Serbisë, patentë shoferët e të dyja shteteve, libreza e veturës, kartela bankare, sigurimi shëndetësor dhe një shumë prej 100 euro në para të gatshme.

Çuditërisht, nuk është vërejtur asnjë dëmtim në dorëzat e derës.

Njësia policore ka dalë në vendin e ngjarjes për të kryer ekzaminimet përkatëse, ndërsa Prokurori kujdestar ka cilësuar rastin si “Vjedhje”.

Autori ose autorët mbeten të paidentifikuar, ndërkohë që hetimet janë duke vazhduar nga njësia përkatëse.

Sinjali do t’ju mbajë të informuar me të rejat më të fundit.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Hajnat godasin me precizitet – Vjedhin portofolin me dokumente dhe para nga vetura e një qytetari në Mitrovicë appeared first on Sinjali.

Ekskluzive: Aksion i Policisë në Prizren – Kontrollohen disa kafiteri në “Abi Çarshia”

15 June 2025 at 00:38

Gazeta Sinjali mëson ekskluzivisht se një aksion i befasishëm i Policisë është duke u zhvilluar gjatë natës në disa kafiteri në zonën e njohur të “Abi Çarshisë” në Prizren.

Sipas burimeve të Sinjalit, aksioni ka nisur pak para mesnatës dhe ka përfshirë kontrolle të imtësishme në disa lokale të frekuentuara nga të rinjtë. Njësitet policore, përfshirë ato të rendit dhe hetimeve, kanë bastisur hapësirat e brendshme të kafiterive dhe kanë ndërmarrë veprime operative në terren.

Lokalet që janë bastistur deri në momentin e publikimit të lajmit janë: Ponte, Che BAR, Barbon e të tjera.

Nuk dihet ende nëse ka persona të ndaluar apo materiale të konfiskuara, ndërsa operacioni thuhet se është pjesë e një fushate për shtimin e sigurisë publike dhe parandalimin e veprimtarive të jashtëligjshme.

Gazeta Sinjali është në kontakt me burime zyrtare dhe jozyrtare dhe do t’ju informojë me detaje të reja sapo të konfirmohen.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Ekskluzive: Aksion i Policisë në Prizren – Kontrollohen disa kafiteri në “Abi Çarshia” appeared first on Sinjali.

Kapet në Fushë Kosovë i kërkuari me urdhërarrest për “Kanosje” – dërgohet në mbajtje

14 June 2025 at 19:32

Gazeta Sinjali ka mësuar se është realizuar një tjetër urdhërarrest gjyqësor në Fushë Kosovë.

Burimet e Sinjalit brenda Prokurorisë bëjnë të ditur se mëngjesin e sotëm, më 14 qershor 2025, rreth orës 08:30, është ndaluar Nazmi Gashi, 27 vjeçar i cili ishte i kërkuar me urdhëresë aktive për veprën penale “Kanosje”.

Ai është identifikuar nga Njësia e Trafikut në rrugën “Metush Krasniqi”, ku është bërë verifikimi në sistemin elektronik të Policisë (SIPK), dhe është konfirmuar se urdhërarresti ishte lëshuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë – Dega në Fushë Kosovë.

Me urdhër të prokurorit kujdestar, i dyshuari është dërguar në Qendrën e Mbajtjes për 48 orë. Rasti është në procedurë të mëtejme ligjore.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

/GazetaSinjali/

The post Kapet në Fushë Kosovë i kërkuari me urdhërarrest për “Kanosje” – dërgohet në mbajtje appeared first on Sinjali.

Tragjedi në Pejë: Humb jetën ish-referenti i Gjykatës, dyshohet se u godit nga rryma elektrike

14 June 2025 at 19:20

Një ngjarje tragjike ka goditur sot familjen Kasapi në Pejë. Shani Kasapi, ish-referent në Gjykatën Themelore të Pejës, ka ndërruar jetë në rrethana të rënda, ku dyshohet se është goditur nga rryma elektrike, para pak kohe.

Burimet e Gazetës Sinjali bëjnë të ditur se ngjarja ka ndodhur në shtëpinë e tij në Pejë, ku fillimisht është gjetur pa shenja jete, ndërsa ekipet e emergjencës kanë konfirmuar vdekjen e tij në vendin e ngjarjes.

Policia dhe njësitë relevante kanë dalë menjëherë për ta ekzaminuar rastin, ndërsa është njoftuar edhe prokurori i shtetit. Vdekja e tij po konsiderohet aksidentale, megjithëse hetimet janë ende në zhvillim për të sqaruar plotësisht rrethanat.

Gazeta Sinjali i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Kasapi.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Tragjedi në Pejë: Humb jetën ish-referenti i Gjykatës, dyshohet se u godit nga rryma elektrike appeared first on Sinjali.

Ekskluzive: Ky është 23-vjeçari që dyshohet se e dhunoi një vajzë në Podujevë – arrestohet

14 June 2025 at 09:38

Gazeta Sinjali pak më parë raporoti për një rast të dhunimit që është raportuar në fshatin Ballofc të Podujevës, ku viktima ka deklaruar se në orët e para të mëngjesit të 12 qershorit është marrë me veturë nga një person mashkull dhe brenda automjetit është detyruar të kryejë marrëdhënie seksuale pa dëshirën e saj.

Siç raportoi Sinjali, pas kallëzimit dhe veprimeve të shpejta hetimore, më 13 qershor është arrestuar i dyshuari rreth 23-vjeçar. I njëjti është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës të caktuar sipas detyrës zyrtare.

Gjatë intervistimit, ai ka pranuar se i ka ofruar ndihmë viktimës, por ka mohuar se ka pasur marrëdhënie seksuale me të.

Gazeta Sinjali mëson ekskluzivisht se bëhet fjalë për Kreshnik Mekollin.

Në rast janë përfshirë njësitet e hetimeve rajonale dhe është njoftuar Prokurori kujdestar për krime të rënda, i cili ka urdhëruar hapjen e rastit për veprën penale “Dhunim” si dhe ndalimin e të dyshuarit për 48 orë.

Hetimet janë në vazhdim dhe autoritetet janë duke mbledhur prova shtesë për zbardhjen e plotë të ngjarjes tronditëse.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

/GazetaSinjali/

The post Ekskluzive: Ky është 23-vjeçari që dyshohet se e dhunoi një vajzë në Podujevë – arrestohet appeared first on Sinjali.

Rasti i dhunës në familje në Obiliq – Gruaja denoncon burrin për kërcënime, ai arratiset

14 June 2025 at 09:20

Numri i rasteve të dhunës në familje në vendin tonë ka marrë përmasa shqetësuese. Çdo ditë raportohen ngjarje të tilla ku viktima zakonisht janë gratë dhe vajzat që përjetojnë dhunë psikike e fizike kryesisht nga bashkëshortët e tyre, raporton Gazeta Sinjali.

Një rast i tillë është raportuar më 13 qershor 2025, rreth orës 20:00, në rrugën “Lapi” në Obiliq, përballë marketit “FATI”, ku një grua ka kërkuar ndihmën e Policisë pas një përplasjeje me bashkëshortin e saj.
Burimet e Sinjalit bëjnë me dije se viktima, K.B., 28-vjeçare, ka denoncuar burrin e saj, D.B., 43-vjeçar, se gjatë një mosmarrëveshjeje e ka ofenduar rëndë dhe e ka kërcënuar.

Menjëherë pas raportimit, viktima është shoqëruar në stacionin policor dhe ka dhënë deklaratën në prani të një zyrtari nga Qendra për Punë Sociale. Edhe pse ka refuzuar trajtimin mjekësor, ajo ka kërkuar ndjekjen penale të të dyshuarit.

Policia ka tentuar të lokalizojë të dyshuarin D.B në adresën e tij të banimit, por nuk e ka gjetur. Pas konsultimit me prokurorin kujdestar, është urdhëruar inicimi i rastit “Dhunë në familje”, ndërsa i dyshuari është në kërkim policor.

Hetimet janë në vazhdim. Sinjali do të sjell informacione shtesë sapo të konfirmohen.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Rasti i dhunës në familje në Obiliq – Gruaja denoncon burrin për kërcënime, ai arratiset appeared first on Sinjali.

Ekskluzive: Gjuan me armë nga dritarja në mes të natës në Prishtinë – Arrestohet 36-vjeçari

14 June 2025 at 09:17

Të shtënat me armë zjarri në zona të banuara janë kthyer në shqetësim serioz për sigurinë publike në vend, pasi raste të tilla po raportohen gjithnjë e më shpesh. Shumë prej tyre ndodhin në orët e vona të natës apo të mëngjesit, duke shkaktuar panik dhe pasiguri tek qytetarët, raporton Gazeta Sinjali.

Një incident i tillë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në kryeqytet, ku një burrë dyshohet se ka shtënë me armë zjarri nga kati i dytë i banesës së tij.

Burimet e Gazetës Sinjali bëjnë të ditur se rasti ka ndodhur më 14 qershor 2025, rreth orës 00:10, në rrugën “Ibrahim Fehmiu” në Prishtinë. Albert Avdullahi, 36-vjeçar, dyshohet se ka dalë nga dritarja e katit të dytë të shtëpisë së tij dhe ka gjuajtur me armë zjarri, duke shkaktuar panik te banorët e lagjes.

Rastin e ka raportuar në kalimtar, i cili ka deklaruar se ka dëgjuar të shtënat dhe ka siguruar edhe një videoinçizim, ku sipas tij dëgjohet qartë zhurma e armës.

Njësitë relevante policore janë përgjigjur menjëherë, por në vendin e ngjarjes nuk janë gjetur gëzhoja. Megjithatë, në bazë të dëshmisë dhe pamjeve të siguruara, prokurori kujdestar ka urdhëruar inicimin e rastit “Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm”, si dhe ndalimin e të dyshuarit për 48 orë.

Hetimet janë duke vazhduar. Sinjali do të qëndrojë pranë zhvillimeve.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

/GazetaSinjali/

The post Ekskluzive: Gjuan me armë nga dritarja në mes të natës në Prishtinë – Arrestohet 36-vjeçari appeared first on Sinjali.

Ekskluzive: Baba e bir kërcënojnë policët në stacion në Kaçanik – Reagojnë për arrestimin e vajzës

14 June 2025 at 09:14

Një incident i pazakontë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në Kaçanik, ku dy burra – baba e bir – kanë kanosur rëndë një zyrtar policor, brenda dhe jashtë stacionit të policisë.

Gazeta Sinjali mëson se ngjarja ka ndodhur më 14 qershor 2025, rreth orës 00:05, kur Mustaf Trena rreth 58-vjeçar dhe djali i tij Korab Trena rreth 22-vjeçar janë paraqitur në Stacionin Policor të Kaçanikut, të revoltuar për arrestimin e vajzës së familjes së tyre, e cila ishte ndaluar për moszbatim të urdhrave të policisë.

Burimet nga hetuesia bëjnë me dije se Mustafa dhe Korabi kanë nisur të shajnë dhe të kërcënojnë zyrtarin policor përballë, brenda ambienteve të stacionit. Sjellja e tyre agresive nuk është ndalur, përkundrazi, ata kanë vazhduar edhe më ashpër në shkallët jashtë stacionit, duke përdorur gjuhë kërcënuese dhe ofenduese.

Për shkak të rrezikimit të qetësisë publike dhe kërcënimeve serioze, ata janë shoqëruar menjëherë në zyrat e hetuesisë për intervistim, ndërkohë që është njoftuar Prokurorja Kujdestare.

Pas veprimeve hetimore, rasti është iniciuar si “Kanosje ndaj personit zyrtar”. Prokurorja ka udhëzuar që të dy të dyshuarit të procedohen në gjendje të lirë, ndërsa rasti mbetet nën hetim dhe pritet raport shtesë në vijim.

Sinjali do t’ju mbajë të informuar për çdo zhvillim të mëtejshëm.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

/GazetaSinjali/

The post Ekskluzive: Baba e bir kërcënojnë policët në stacion në Kaçanik – Reagojnë për arrestimin e vajzës appeared first on Sinjali.

Ekskluzive: Ky është 23-vjeçari i kërkuar nga Interpoli në Austri që u kap në Prishtinë

14 June 2025 at 09:10

Gazeta Sinjali pak më parë raportoi për një një aksion të suksesshëm të Policicisë së Kosovës në Prishtinë, me ç’rast është ndaluar një person i kërkuar ndërkombëtarisht.

Siç raportoi Sinjali, rasti ka ndodhur mbrëmë, rreth orës 21:30, në rrugën “Bill Clinton” në Prishtinë, njësitë policore kanë ndaluar një person rreth 23-vjeçar, ndaj të cilit ekziston një urdhër-arresti ndërkombëtar i lëshuar nga Interpol Austria.

Sinjali mëson ekskluzivisht se bëhet fjalë për shtetasin Arlind Iseni.

I dyshuari është ndaluar gjatë një kontrolli rutinë nga Policia, ku pas verifikimit të të dhënave, është konstatuar se ndaj tij rëndon kërkesa për arrest ndërkombëtar nga autoritetet austriake.

Pas konsultimit me Prokurorin Kujdestar të Krimeve të Rënda, është dhënë urdhër që Arlind Iseni të dërgohet menjëherë në qendrën e mbajtjes për 48 orë, deri në ndërmarrjen e procedurave për ekstradim eventual.

Rasti është nën trajtim të autoriteteve kompetente dhe pritet që gjatë ditëve në vijim të zhvillohen procedurat për veprimet e mëtejme ligjore.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

/GazetaSinjali/

The post Ekskluzive: Ky është 23-vjeçari i kërkuar nga Interpoli në Austri që u kap në Prishtinë appeared first on Sinjali.

Ekskluzive: Djali kërcënon babain me armë në Pejë – Qëllon brenda dhe jashtë shtëpisë, ende në arrati

14 June 2025 at 09:08

Numri i rasteve të dhunës në familje ka marrë përmasa shqetësuese në vendin tonë, pasi çdo ditë persona të ndryshëm përfundojnë në pranga si të dyshuar për dhunë ndaj familjarëve. Këto raste bëhen edhe më të rënda, kur viktima janë prindërit të cilët përjetojnë dhunë psikike e fizike nga fëmijët e tyre, raporton Gazeta Sinjali.

Një ngjarje e tillë ka ndodhur mbrëmë në fshatin Bllagaj të Pejës, ku një i ri i armatosur ka kërcënuar babain e tij, ka qëlluar me armë dhe është larguar në drejtim të panjohur.

Sipas burimeve të Gazetës Sinjali, më 13 qershor 2025, rreth orës 21:30, në rrugën “Ymer Tolaj”, është raportuar për një rast dhune në familje, që përshkallëzoi në përdorim të armës zjarri.

I dyshuari Elton Gjevukaj, rreth 20-vjeçar, sipas deklaratës së babait të tij, B.GJ, rreth 39-vjeçar, pas një mosmarrëveshjeje lidhur me çelësat e veturës, e ka kërcënuar me armë, e ka fyer, e ka sulmuar fizikisht dhe ia ka thyer syzet. Kur i ati kishte refuzuar t’i jepte çelësin, për shkak se i biri nuk posedonte patentë dhe ishte nën ndikim të alkoolit dhe substancave narkotike, Eltoni kishte nxjerrë një pistoletë të zezë nga xhepi i trenerkës dhe e kishte kërcënuar drejtpërdrejt.

Pas një përplasjeje verbale dhe fizike, i dyshuari kishte hyrë në shtëpi për të kërkuar çelësin dhe në këtë moment viktima kishte arritur të largohej për t’u fshehur. Eltoni kishte shtënë me armë njëherë brenda dhe njëherë jashtë shtëpisë, para se të largohej me vrap, kur kishte parë se policia po afrohej në vendin e ngjarjes.

Njësitë hetimore dhe krim-teknikët kanë dalë menjëherë në vendngjarje dhe kanë gjetur dy gëzhoja dhe një predhë në korridorin e shtëpisë, që janë sekuestruar si prova materiale.

I dyshuari është ende në arrati, ndërsa Prokurori i Shtetit ka urdhëruar inicimin e rastit për veprat penale: “Dhuna në familje”, “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Policia po vazhdon kërkimin e tij, ndërsa situata mbetet alarmante për shkak të faktit se i dyshuari mund të jetë ende i armatosur dhe nën ndikim të substancave narkotike.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

/GazetaSinjali/

The post Ekskluzive: Djali kërcënon babain me armë në Pejë – Qëllon brenda dhe jashtë shtëpisë, ende në arrati appeared first on Sinjali.

Ekskluzive: Arrestohet i kërkuari për “Vjedhje të rëndë” në Fushë Kosovë – Dërgohet në burg për vuajtje dënimi

14 June 2025 at 09:06

Një tjetër person i shpallur në kërkim nga drejtësia ka përfunduar prapa grilave.

Më 13 qershor 2025, rreth orës 17:00, në Stacionin Policor të Fushë Kosovës është ndaluar dhe arrestuar Arben Kurtiq, rreth 28-vjeçar, i cili kërkohej me Urdhërarrest të lëshuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë, dega Fushë Kosovë, për veprën penale “Vjedhje e rëndë”.

Pas arrestimit, i dyshuari është dërguar për vuajtjen e dënimit prej 6 muajsh në burgun e Hajvalisë, duke ekzekutuar kështu vendimin gjyqësor të mbetur në fuqi.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

/GazetaSinjali/

The post Ekskluzive: Arrestohet i kërkuari për “Vjedhje të rëndë” në Fushë Kosovë – Dërgohet në burg për vuajtje dënimi appeared first on Sinjali.

Ekskluzive: E mori me veturë dhe dyshohet se e dhunoi gjatë natës – Arrestohet i riu në Podujevë, viktima tregon tmerrin që përjetoi

14 June 2025 at 09:04

Rastet e dhunimeve seksuale vazhdojnë të shfaqin një realitet të dhimbshëm në shoqërinë tonë, ku viktimat shpesh mbeten të traumatizuara përballë akteve të tmerrshme që ua shkelin të drejtën themelore për siguri dhe dinjitet. Një rast i tillë i rëndë është raportuar së fundmi në komunën e Podujevës, ku një grua dyshohet se është dhunuar brenda një automjeti nga një i ri.

Burime të Gazetës Sinjali bëjnë me dije se rasti ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të 12 qershorit në fshatin Ballofc të Podujevës, kur viktima ka deklaruar se është marrë me veturë nga një mashkull dhe brenda automjetit është detyruar të kryejë marrëdhënie seksuale pa dëshirën e saj.

Pas kallëzimit dhe veprimeve të shpejta hetimore, më 13 qershor është arrestuar i dyshuari K.M, rreth 23-vjeçar. I njëjti është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës të caktuar sipas detyrës zyrtare. Gjatë intervistimit, ai ka pranuar se i ka ofruar ndihmë viktimës, por ka mohuar se ka pasur marrëdhënie seksuale me të.

Në rast janë përfshirë njësitet e hetimeve rajonale dhe është njoftuar Prokurori kujdestar për krime të rënda, i cili ka urdhëruar hapjen e rastit për veprën penale “Dhunim” si dhe ndalimin e të dyshuarit për 48 orë.

Hetimet janë në vazhdim dhe autoritetet janë duke mbledhur prova shtesë për zbardhjen e plotë të ngjarjes tronditëse.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Ekskluzive: E mori me veturë dhe dyshohet se e dhunoi gjatë natës – Arrestohet i riu në Podujevë, viktima tregon tmerrin që përjetoi appeared first on Sinjali.

Ekzekutohen dy urdhëresa aktive ndaj të riut nga Skenderaj – Dërgohet për vuajtje dënimi në Hajvali

14 June 2025 at 09:01

Më 13 qershor 2025, rreth orës 15:00, në Stacionin Policor në Skenderaj është paraqitur vullnetarisht i dyshuari A. A, rreth 26-vjeçar, ndaj të cilit kanë qenë aktive dy urdhëresa të lëshuara nga autoritetet gjyqësore.

Sipas informatave , urdhëresa e parë parasheh vuajtjen e një dënimi prej 15 ditësh, ndërsa e dyta një dënim prej 12 ditësh, duke e çuar në 27 ditë kohëzgjatjen totale të burgut efektiv për të dy rastet.

Pas verifikimit të dokumentacionit përkatës, i dyshuari është shoqëruar nga patrulla policore në Qendrën e Vuajtjes së Dënimit në Hajvali, Prishtinë, për të ekzekutuar vendimin gjyqësor.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Ekzekutohen dy urdhëresa aktive ndaj të riut nga Skenderaj – Dërgohet për vuajtje dënimi në Hajvali appeared first on Sinjali.

❌
❌