Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Aktorja Pfeiffer sulmon Bill Gates-in: Po na kontaminon ushqimin

By: e xh
12 July 2025 at 17:06

Aktorja hollivudiane Michelle Pfeiffer ka sulmuar miliarderin Bill Gates dhe duke shprehur shqetësimin e saj për një produkt të ri të miratuar nga FDA, të quajtur Apeel. Sipas Pfeiffer, ky mbrojtës i padukshëm për frutat dhe perimet, i cili zgjat jetën e tyre në dyqane, po aplikohet tashmë edhe në prodhimet “organike”, duke rrezikuar kështu sigurinë ushqimore, shkruan A2 CNN.

“Apeel është miratuar dhe tani edhe prodhimet organike janë të mbuluara me diçka që nuk mund ta shohim apo ta lajmë”, shkroi aktorja 67-vjeçare në një postim në Instagram, të shoqëruar me një video alarmuese që sugjeron se produktet organike nuk janë më të sigurta.

Apeel u themelua në vitin 2012 nga James Rogers, me mbështetje të hershme nga një grant 100 000 dollarësh i Fondacionit Bill & Melinda Gates. Megjithatë, kompania thekson se Gates nuk ka qenë asnjëherë aksioner dhe nuk është më i përfshirë në Apeel.

Zyrtarët e kompanisë reaguan ndaj deklaratave të Pfeiffer duke i cilësuar ato si “të rrezikshme dhe dezinformuese”. Sipas tyre, përbërja e Apeel-it është e ngrënshme dhe përbëhet nga lipide bimore që gjenden natyrshëm në fruta dhe perime. Ata po ashtu pretendojnë se mbulesa mund të hiqet me larje dhe fërkim.

Pavarësisht debatit, qëllimi i deklaruar i Apeel është të reduktojë mbetjet ushqimore dhe të ndihmojë në luftën kundër urisë në botë.

Cristiano Ronaldo dhe familja e tij pushime në Greqi

By: e xh
11 July 2025 at 18:37

Cristiano Ronaldo dhe familja e tij kanë mbërritur në Greqi me jahtin e tij luksoz, CG Mare, duke qëndruar për pak orë jashtë brigjeve të Rovies, për shkak se nuk kishte ambiente të përshtatshme për ta ankoruar.

Jahti 27 metra i gjatë tërhoqi vëmendjen e banorëve dhe pushuesve vendas, ndërsa ditën e sotme është parë pranë ishullit Skiathos, pa ndonjë shenjë nëse superylli portugez apo familja e tij kanë ndërmend të zbresin në tokë.

Ronaldo mbërriti në Greqi nga Mallorca, pas kritikave që mori për mungesën në funeralin e Diogo Zota-s, pasi mediat publikuan foto nga pushimet e tij në Spanjë ditën e ceremonisë mortore të ish-lojtarit të Liverpoolit.

Nuk dihet ende se sa gjatë do të qëndrojë Ronaldo në ujërat greke në këtë fazë të fundit të pushimeve të tij verore. Ai shoqërohet nga partnerja Georgina Rodriguez, e cila shpesh ndan me ndjekësit momente nga pushimet familjare në rrjetet sociale, duke vënë në pah edhe unazën masive solitaire, dhuratë nga vetë CR7.

Kjo është hera e dytë që Ronaldo zgjedh Greqinë për pushimet e tij. Vizita e parë ishte në vitin 2018, kur ai qëndroi në privatësinë dhe luksin e resortit Costa Navarino. Atëherë, vizita e tij do të kishte kaluar pa shumë vëmendje, po të mos ishte për lajmin që u përhap mbi mbërritjen e tij në aeroportin e Kalamatës. Disa ditë më pas, vetë presidenti i atëhershëm i Juventusit, Andrea Agnelli, udhëtoi drejt Greqisë për të përmbyllur transferimin më të bujshëm të verës.

Më 10 korrik 2018, në një ditë të nxehtë në Itali, Andrea Agnelli dhe partnerja e tij Denise Akanin udhëtuan nga Toskana me avion privat drejt Kalamatës. Atje i priste një helikopter që i çoi direkt në Costa Navarino, ku Ronaldo po shijonte pushimet me Georginën dhe fëmijët e tij.

Në resortin luksoz u zhvillua takimi vendimtar mes Ronaldos, menaxherit të tij Jorge Mendes, dhe drejtuesve të Juventusit. Në orën 18:30 të po asaj dite, u zyrtarizua kalimi i CR7 nga Real Madrid te “Zonja e Vjetër”, për një shumë prej 100 milionë eurosh.

Fotografia që u publikua më vonë tregonte Ronaldon dhe Agnellin duke buzëqeshur, secili me një gotë shampanjë në dorë. Përkrah tyre ishin edhe Jorge Mendes dhe miq të afërt të futbollistit – një moment historik që u cilësua si “marrëveshja e vitit”.

U arrestua në Zvicër? Reagon Noizy: Një keqkuptim i rëndë nga një shpifje e pastër

By: e xh
10 July 2025 at 19:20

Reperi i njohur Noizy ka reaguar pas publikimit të lajmeve në mediat zviceriane se u arrestua në aeroportin e Zyrihut.

Në një postim në rrjetet sociale, Noizy, emri i vërtetë i të cilit është Rigels Rajku, thotë se bëhet fjalë për një keqkuptim të rëndë. Ai pretendon se është përfshirë padrejtësisht në një procedurë verifikimi nga autoritetet zviceriane pas shpifjeve ndaj tij nga një person.

“Një keqkuptim i rëndë, i shkaktuar nga një shpifje e pastër, më përfshiu padrejtësisht në një procedurë verifikimi nga autoritetet zvicerane. Autori i kësaj shpifjeje do të përballet me pasojat ligjore”, shkroi Noizy në Instagram.

Ai theksoi se tashmë gjithçka është lënë pas krahëve ndërsa do të vijojë koncertet. Një dedikim e ka edhe për të ëmën.

“MAMA JA DOLA”, shkroi ai.

Ndër të tjera, Noizy i kërkoi falje edhe fansave në Zvicër pasi nuk mundi të performojë në koncertin që ishte planifikuar.

Lajmi për arrestimin e Noizy-t u publikua nga media zviceriane Watson.

Sipas saj, Zyra e Prokurorisë së Zyrihut për Krimet e Rënda e akuzonte Noizy-n për disa krime të ndryshme.

Deri më tani nuk është publikuar se për çfarë veprash penale bëhet fjalë, por Noizy me këtë reagim i ka mohuar të gjitha, duke pretenduar për një shpifje ndaj tij.

Ndahen Katy Perry dhe Orlando Bloom

By: e xh
4 July 2025 at 21:08

Katy Perry dhe Orlando Bloom janë ndarë, tre vite pas shpalljes së fejesës së tyre. Çifti, që ka një vajzë së bashku, ka konfirmuar se nuk janë më bashkë, pas shumë spekulimesh për gjendjen e marrëdhënies së tyre.

Sipas revistës US Weekly, e cila ishte e para që raportoi lajmin zyrtarisht, përfaqësuesit e Bloom dhe Perry lëshuan një deklaratë ku thuhej: “Orlando dhe Katy kanë ndryshuar gradualisht marrëdhënien e tyre gjatë muajve të fundit për t’u fokusuar te prindërimi i përbashkët. Ata do të vazhdojnë të shfaqen së bashku si një familje, pasi prioriteti i përbashkët është dhe gjithmonë do të jetë rritja e vajzës së tyre me dashuri, stabilitet dhe respekt të ndërsjellë”.

Lajmi erdhi një javë pasi u raportua gjerësisht se Katy Perry, e cila aktualisht është në turne në Australi, nuk kishte marrë pjesë në dasmën e Jeff Bezos dhe Lauren Sánchez në Venecia, ndonëse Bloom ishte i ftuar. Kjo rriti spekulimet se dyshja e famshme, që kishin qenë të lidhur prej nëntë vitesh, mund të ishin ndarë.

Të enjten, Bloom publikoi një seri citimesh enigmatike nga psikologu dhe psikiatri zviceran Carl Jung në Instagram. Shumë prej tyre përmendnin dashurinë, pushtetin, vetminë dhe varësinë. Njëra prej tyre thoshte: “Vetmia nuk vjen nga mungesa e njerëzve përreth, por nga pamundësia për të komunikuar gjërat që duken të rëndësishme për vetveten”.

Bloom dhe Perry nisën lidhjen në vitin 2016. Në vitin 2020, ata u bënë prindër të vajzës së tyre, Daisy Dove. Në një intervistë me Trevor Noah vitin e kaluar, Bloom u shpreh se nuk do ta ndryshonte lidhjen me Perry për asgjë. “Nuk do ta ndryshoja për asgjë, edhe kur ndonjëherë duket sikur: ‘Si ia dalim?’ Sepse kemi këto dy karriera dhe jetë gjigante, dhe e saja është si një univers më vete”, deklaronte aktori i “Pirates of the Caribbean”. “Por mendoj se gjithmonë rikthehem tek ajo, përpiqem t’i kap dorën dhe ta çoj sërish në plazh, duke i thënë: do të ndërtojmë një kështjellë me rërë”.

“Jeff nuk më ndryshoi, më zbuloi”, rrëfimi i Lauren Sanchez para dasmës me Bezos

By: e xh
28 June 2025 at 17:16

Lauren Sanchez ndau emocionet e saj përpara dasmës me themeluesin e Amazon, Jeff Bezos, në një intervistë të dhënë për “Vogue”, ku theksoi se pranë tij ndihet më e lirë dhe më e sigurt se kurrë.

Jeff nuk më ndryshoi. Jeff më zbuloi. Ai më lejon të jem e lirë pa kompromis“, u shpreh gazetarja 55-vjeçare, vetëm pak orë para ceremonisë luksoze të dasmës së zhvilluar më 27 qershor në ishullin romantik San Giorgio Maggiore në Venecia.

Sanchez zgjodhi një fustan nusërie nga “Dolce & Gabbana”, të punuar me dantellë, mëngë të gjata dhe një siluetë elegante në stilin e sirenës. Ajo zbuloi se përjetoi ndjesinë e të qenit “si princeshë” kur e provoi për herë të parë në Milano: “Ishte më i fortë nga sa mendoja. Gati sa nuk ia tregova Jeffit, por doja që të ishte surprizë. Kur je rritur, nuk të kanë mbetur shumë surpriza“.

Pranoi se në fillim kishte menduar të vishte një fustan më modern dhe sensual, por më pas vendosi për diçka që “tregon një moment” dhe që reflekton rritjen e saj personale.

“Jam një njeri ndryshe nga sa isha pesë vjet më parë”, u shpreh Lauren, duke theksuar se ndryshimi i saj i brendshëm është fryt i terapisë dhe dashurisë që ka ndjerë në krahët e Bezos:

Ceremonia e dasmës përmbylli një ditë emocionuese me të ftuar të famshëm nga e gjithë bota, në një nga ambientet më të bukura të Venecias.

Dëmtimi i 22 viteve më parë, operohet David Beckham

By: e xh
28 June 2025 at 16:18

Pak ditë para sfidës që do të përballë Inter Miamin e tij me PSG-në, David Beckham i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale. 50-vjeçari, zbulon “The Sun”, ka vendosur të operohet për një frakturë në kyçin e dorës, që daton 22 vite më parë, të pësuar gjatë një ndeshjeje miqësore mes Anglisë dhe Afrikës së Jugut.

Operacioni u bë i domosdoshëm për shkak të dhimbjeve të forta të ndjera së fundmi, pasi një vidë e vendosur atëherë si përforcim ishte zhvendosur dhe ngulur tashmë në parakrah.

Ndërhyrja kirurgjikale ka përfunduar me sukses. Fotografinë e Beckhamit në një shtrat spitali me dorën e fashuar e ka realizuar bashkëshortja e tij, Victoria, e cila e ka postuar gjithçka në rrjetet sociale.

Krahas fotos, edhe një mesazh i ndjerë: “Shërohu shpejt, babi!” Më pas edhe një foto tjetër, ku shfaqet një varëse me të njëjtin mesazh.

900 orë pune për fustanin e nusërisë së Lauren Sanchez, u frymëzua nga Sophia Loren

By: b b
28 June 2025 at 15:50

“Ishte më shumë se një fustan, ishte poezi”.

Kështu shkroi Lauren Sanchez në Instagram pas dasmës së saj me themeluesin e Amazon-it, Jeff Bezos.

Ajo tashmë mban emrin Lauren Sanchez Bezos dhe ka fshirë çdo postim të mëparshëm në profilin e saj, duke e konsideruar këtë një fillim të ri. Ceremonia madhështore u mbajt më 27 qershor në Venecie, në ishullin San Giorgio, në prani të shumë personazheve të famshëm.

Për këtë dasmë luksoze, ishte përfolur se nusja do të kishte deri në 27 fustane, por deri tani është shfaqur vetëm një. Bëhet fjalë për një një kryevepër të stilistëve italianë Dolce & Gabbana.

“Faleminderit për magjinë që krijuat”, shkroi Lauren në postimin ku ndau imazhe nga përgatitjet për ceremoninë.

Në disa prej tyre, të realizuara bardh e zi, shfaqet edhe stilisti Domenico Dolce duke vendosur vellon mbi kokën e nuses.

Fustani kishte një prerje sirene, me qëndisje delikate lulesh në mëngë, dekolte dhe qafë të lartë. Kishte një bisht të gjatë, vellon prej tyli dhe dantelle, si dhe një rresht prej 180 kopsash të mbuluara me shifon mëndafshi, që zbresin në mënyrë elegante përpara dhe në shpinë.

Ky fustan elegant kërkoi 900 orë punë për t’u realizuar dhe frymëzimi i tij ishte aktorja legjendare Sophia Loren në filmin e vitit 1958 “Houseboat”, ku ajo luante përkrah Cary Grant.

“E nisa me dëshirën për diçka seksi, të thjeshtë, moderne, por në fund desha diçka që të ngjallte një moment të veçantë”, Lauren Sanchez.

Të gjitha detajet e fustanit janë zbuluar nga edicioni amerikan i revistës Vogue, e cila kishte ekskluzivitetin për fotot e dasmës dhe prapaskenat.

Thuhet se edhe vetë Anna Wintour, drejtoresha e Vogue, e ndihmoi Sanchez në përzgjedhjen e pamjes për ditën e madhe. Lauren filloi të ëndërronte për këtë fustan që një vit e gjysmë më parë, gjatë një darke në New York me Domenico Dolce. Edhe Jeff Bezos ishte i veshur nga Dolce & Gabbana, por siç e kërkon tradita, nuk e pa fustanin e nuses deri ditën e ceremonisë./tvklan

Dua Lipa konfirmon fejesën me Callum Turner

By: e xh
13 June 2025 at 11:39

Këngëtarja me origjinë shqiptare, Dua Lipa ka konfirmuar fejesën me aktorin Callum Turner, duke thënë se është një ndjenjë vërtet e veçantë.

Këngëtarja 29-vjeçare është lidhur me londinezin 35 vjeçar Turner për gati një vit e gjysmë.

Ai është i njohur për rolet në filmat Fantastic Beasts dhe Masters of the Air, dhe ishte i nominuar për Bafta në vitin 2020 për The Capture.

“Po, jemi të fejuar”, tha ajo për British Vogue . “Është shumë emocionuese. Ky vendim për t’u plakur së bashku, për të parë një jetë dhe thjesht, nuk e di, është një ndjenjë vërtet e veçantë.”

Çifti nxiti thashethemet për fejesë Krishtlindjet e kaluara kur ajo postoi një foto të saj duke mbajtur një unazë.

Ajo i tha Vogue se Turner ia bëri unazën pasi u konsultua me shoqet e saj më të mira dhe motrën.

Ata ende nuk kanë caktuar një datë dasme, me Lipën që thotë se së pari duhet të përfundojë turneun e saj aktual botëror, i cili përfundon në Meksikë në dhjetor dhe Turner është i zënë me xhirimet.

Tom Cruise futet në Librin e Rekordeve Guinness

By: e xh
8 June 2025 at 16:53

Aktori hollivudian Tom Cruise ka fituar një titull të ri në Librin e Rekordeve Guinness për një numër akrobacie spektakolar që realizoi gjatë xhirimeve të filmit më të fundit të sagës “Mission: Impossible”.

Ai është tani mbajtës i rekordit për “numrin më të madh të kërcimeve me një parashutë në flakë nga një individ”, duke arritur një total prej 16 hedhjesh.

Sipas Craig Glenday, kryeredaktor i Guinness World Records, “Tom nuk është vetëm një yll i filmave aksion, por është vetë një superhero! Një pjesë e madhe e suksesit të tij buron nga përkushtimi i plotë ndaj autenticitetit dhe sfidimit të kufijve të asaj që një aktor protagonist mund të bëjë”. Ai shtoi se ishte “një nder ta shpërblejmë për guximin e tij absolut me këtë rekord të ri botëror”.

Kërcimet u realizuan gjatë xhirimeve të filmit të tetë të serisë, “Mission: Impossible – The Final Reckoning”, ku Cruise është protagonist që nga viti 1996. Në një video të publikuar në faqen zyrtare të YouTube të Paramount Pictures, shfaqet Cruise duke diskutuar me koordinatorët e stunt-eve, duke theksuar rreziqet e manovrës: “Nëse parashuta është e përdredhur ndërsa digjet, unë do të filloj të rrotullohem dhe do të digjem”, thotë ai.

Edhe pse Cruise e pranon seriozitetin e situatës, ai i shton një notë humori: “Dua të jem i zgjuar, nuk po them të rrezikoj, sigurisht që nuk marrim rreziqe”.

Ky numër akrobacie është vetëm një nga shumë të tjerë që e kanë bërë Tom Cruise të njohur për vendosmërinë e tij për të realizuar vetë skenat e rrezikshme në filmat e tij. Me këtë arritje të re, ai vazhdon të mbetet një nga figurat më të guximshme dhe të përkushtuara të kinemasë botërore.

Jessie J me kancer gjiri: Do rikthehem me gjoks më të madh

By: e xh
4 June 2025 at 10:21

Këngëtarja e njohur britanike, Jessie J, ka bërë të ditur se është diagnostikuar me kancer të gjirit në fazë të hershme. Lajmin e keq, këngëtarja me famë botërore e ndau me ndjekësit e saj përmes një videoje në Instagram, ku tregoi se kohët e fundit ka kaluar shumë kohë në spital për analiza dhe kontrolle mjekësore.

“U diagnostikova me kancer të gjirit në fazën e hershme. Megjithatë kanceri është i tmerrshëm në çdo formë”, u shpreh artistja 37-vjeçare.

Edhe pse do të përballet me këtë sëmundje, artistes nuk i mungon humori, duke shtuar:

“Do bëj një ndërhyrje në gjoks, do zhdukem ca kohë derisa të mbarojë kjo dhe më pas do rikthehem në muzikë…me gjoks më të madh!”

Tha se e ndau këtë përvojë të dhimbshme, për të motivuar të gjithë ata që po kalojnë të njëjtën gjë.

“Më thyhet zemra kur di që ka kaq shumë njerëz që po kalojnë sëmundje të tillë, ose më të rëndë”, duke theksuar se pavarësisht se ishte e befasuar nga ky moment i jetës së saj, perspektiva e të parit të gjërave ka ndryshuar në mënyrë të pabesueshme.

Jessie J është përballur me sfida shëndetësore edhe më herët. Në moshën 8-vjeçare u diagnostikua me një sëmundje të zemrës, pësoi një goditje të lehtë në tru në moshën 18-vjeçare, dhe në vitin 2020 humbi përkohësisht dëgjimin. Në jetën personale, ajo përjetoi një abort në nëntor të vitit 2021, ndërsa vitin e kaluar solli në jetë djalin e saj, Sky Safir Cornish Colman.

Dua Lipa kundër ndihmës që Britania i jep Izraelit

By: e xh
29 May 2025 at 17:36

Këngëtarja shqiptaro-britanike Dua Lipa, e cila ka qenë shumë aktive në dënimin e luftës në Gaza, është në mesin e personaliteteve publike që i janë bashkuar një letre të hapur drejtuar kryeministrit britanik Keir Starmer, duke i kërkuar që të ndalojë bashkëpërgjegjësinë e Mbretërisë së Bashkuar në mizoritë në Gaza.

Lipa, e cila vitin e kaluar e quajti ofensivën izraelite “gjenocid”, tani i bashkohet një grupi artistësh, aktivistësh dhe figurash publike që kërkojnë ndalimin e menjëhershëm të shitjes së armëve ndaj Izraelit, vendosjen e një armëpushimi të menjëhershëm dhe të përhershëm, si dhe hapjen e plotë të qasjes humanitare në Gaza.

Në letrën e organizuar nga organizata humanitare britanike Choose Love, thuhej:

 “Nuk mund ta quani ‘të padurueshme’ dhe ndërkohë të vazhdoni të dërgoni armë.”

Mes firmëtarëve janë emra të njohur si aktorët Benedict Cumberbatch, Tilda Swinton dhe Riz Ahmed, si dhe muzikantët Paloma Faith, Annie Lennox dhe Massive Attack.
Edhe prezantuesi i njohur sportiv Gary Lineker, i cili më parë u përball me polemika për një postim në rrjetet sociale, e ka nënshkruar letrën.

Letra, që mban qindra firma, përfundon me një thirrje të fuqishme:

“Fëmijët e Gazës nuk mund të presin më asnjë minutë. Z. Kryeministër, çfarë do të zgjidhni? Bashkëpunim në krime lufte, apo guximin për të vepruar?”

Ndërkohë, presioni ndaj qeverisë britanike po rritet. Më herët këtë muaj, Starmer dënoi ofensivën e re të Izraelit si “të tmerrshme” dhe premtoi “masa konkrete”, por pa dhënë detaje.
Në shtator të vitit të kaluar, qeveria e Mbretërisë së Bashkuar kishte pezulluar 30 nga 350 licenca për eksport armësh drejt Izraelit, duke thënë se ekzistonte “rrezik i qartë” që ato të përdoreshin për shkelje të ligjit humanitar ndërkombëtar.

Pas përfundimit të një armëpushimi në mars, Izraeli ka shtuar ndjeshëm operacionet ushtarake në Gaza, duke shkaktuar mijëra viktima në vetëm dy muaj, sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë të udhëhequr nga Hamasi. Situata humanitare është përkeqësuar më tej për shkak të bllokadës së ndihmave, duke shtuar frikën për urinë masive.

Sipas shifrave zyrtare, sulmi i Hamasit në tetor 2023 vrau 1,218 persona në Izrael, shumica civilë, dhe rrëmbeu 251 pengje. Si kundërpërgjigje, ofensiva ushtarake izraelite ka shkaktuar vdekjen e 54,084 njerëzve në Gaza, shumica civilë, dhe ka zhvendosur pothuajse të gjithë popullsinë.

Elvis Pupa dhe bashkëshortja Belina akuzohen për kultivim kanabisi

By: e xh
23 May 2025 at 12:13

Elvis dhe Belina Pupa janë akuzuar në Australi për kultivimin e bimëve narkotike. Siç raportojnë mediat australiane, Belina Pupa, 39 vjeç ka dalë para gjykatës pasi akuzohet se ka mbjellë 43 bimë kanabisi në pronën e saj në Ascot Park.

Raportohet se bashkëshorti i saj, aktori i humorit Elvis Pupa është arratisur nga vendi.

Sipas mediave australiane, Belina doli në gjyq të martën duke kërkuar që të mos i kufizohet lëvizja, pasi duhet të udhëtojë jashtë shtetit për çështje pune. Sipas saj, zonja Pupa ka biznese në Shqipëri dhe SHBA, përveç se në Australi.

“Zonja Pupa është punonjëse sociale, terapiste dhe ka klientë në të gjithë botën, kryesisht në Shqipëri, SHBA dhe Australi. Ajo udhëton deri në 3 muaj çdo vit në Shqipëri. Prandaj kërkojmë që masa e sigurisë të mos kufizojë lëvizjet e saj, në mënyrë që të mund të udhëtojë në Shqipëri”, citohet të ketë thënë avokati i saj para gjykatës.

Sipas mediave australiane bazuar mbi dokumentet e gjykatës, ata kanë mbjellë kanabis nga janari deri në prill të këtij viti. Të martën, prokurorët kundërshtuan kërkesën e zonjës Pupa për të lëvizur jashtë Australisë, për shkak të akuzave dhe faktit që bashkëshorti i saj është në arrati. Vendimi përfundimtar për Belina Pupën do të merret javën tjetër.

 

A u përpoq Diddy ta vriste? Aktori i Hollywood: Ndoshta isha në vendin e gabuar…

By: e xh
23 May 2025 at 10:26

Aktori dhe komediani i njohur Jamie Foxx ka hedhur poshtë me humor pretendimet e çuditshme që e lidhin atë me Sean “Diddy” Combs, në mes të një vale teorish konspirative që shpërthyen pas problemeve të tij shëndetësore në vitin 2023.

Gjatë një interviste në panelin komik të The Hollywood Reporter, Foxx, 57 vjeç, iu rikthye periudhës së tij të vështirë pas goditjes në tru, duke rrëfyer se gjatë kohës që ndodhej në spital, arriti të fuste fshehurazi një telefon për të parë se çfarë po thuhej jashtë. Aty hasi për herë të parë thashethemet se “Diddy kishte tentuar ta vriste”.

“Jo, Puffy nuk u përpoq të më vriste,” tha Foxx duke qeshur, përpara se të tallej me pretendimet se ishte “klonuar”.

“Njerëzit thoshin se isha klon. Më bëri të çmendesha. Po rrija në shtrat, e papritur pashë veten time… por isha i bardhë! Mendova: Po përpiqeni të më klononi dhe të më bëni të bardhë që të shitem më mirë jashtë shtetit!”, tha ai me ironi, duke shtuar se edhe psikiatri që po e ndiqte “uli dozën e ilaçeve” pas komenteve të tij.

Spekulimet u përforcuan nga një numër postimesh dhe komentesh online, sidomos gjatë procesit gjyqësor që po përballet Sean Combs për trafikim seksual. Megjithatë, në tetor 2024, një burim pranë Combs e mohoi kategorikisht përfshirjen e tij, duke thënë për DailyMail.com: “Nuk ka asnjë të vërtetë që Sean Combs e çoi Jamie Foxx në spital”.

Foxx gjithashtu iu referua kësaj teme në emisionin e tij komik në Netflix, “What Had Happened Was…”, ku me stilin e tij karakteristik e përqeshi internetin dhe vetë Diddy-n: “Interneti po përpiqej të më vriste. Thonin se Puffy ishte pas gjithçkaje. Jo, unë u largova nga ato festa herët. Dola në orën 9. Duket e rrëshqitshme atje brenda!”, tha Foxx duke iu referuar festave famëkeqe “Freak Off” të Combs.

Foxx gjithashtu ndau një moment emocional, duke thënë se përjetoi një tunel gjatë krizës shëndetësore, por me humor shtoi: “Nuk pashë dritën. Ishte vapë. Mbase isha në vendin e gabuar… Mbase pashë djallin, apo ishte Puffy? Po bëj shaka!”

“Shkodra Elektronike” reagon pas finales së Eurovision:Donim të fitonim zemrat tuaja

By: b b
19 May 2025 at 12:49

“Shkodra Elektronike” ka reaguar për herë të parë, pas finales së madhe të Eurovision 2025, që u mbaj më 17 Maj.

Përmes një postimi në rrjete sociale, “Shkodra Elektronike” ka postuar një foto ku shkruan se ia dolën të fitojnë zemrat e publikut.

“Donim të fitonim zemrat tuaja. Duket se ia dolëm. Apo jo?”, koment i shkruar në tre gjuhë të ndryshe, italisht, shqip dhe anglisht.

Kujtojmë se “Shkodra Elektronike” e Beatriçe Gjergjit dhe Kolë Lacajt përfaqësuan Shqipërinë në Eurovision 2025, me këngën “Zjerm”.

Në total Shqipëria mori 218 pikë, nga të cilat 173 vetëm nga publiku dhe vetëm 45 nga juria, duke u renditur kështu në vendin e 8-të nga 26-të vende finaliste.

Jashtë politikës dhe pjesë e kinematografisë? Kryemadhi publikon pamje nga xhirimet

By: b b
18 May 2025 at 14:30

Ashtu siç kishte deklaruar edhe në emisionin “Opinion”, Monika Kryemadhi duket se ka hequr dorë përfundimisht nga politika.

Nisur nga deklaratat e saj në daljet publike dhe disa pamjeve të ndara në rrjete sociale, duket se Kryemadhi ka nisur të bëhet pjesë e kinematografisë.

Së fundmi ajo ka publikuar disa video në rrjetet sociale, ku është duke xhiruar një skenë filmi, që do të titullohet “Me fat”.

Në një deklaratë të dhënë në intervistën e fundit për “Opinion”, Kryemadhi tha se në këtë film do të ketë një rol të rëndësishëm.

Ajo ka deklaruar se filmi do të fokusohet te të rinjtë, sfidat e tyre, ëndrrat dhe përplasjet me realitetin e shoqërisë shqiptare.

“Marko from Tropoja” takon Blendi Fevziun!

By: b b
14 May 2025 at 12:37

Arben Bajraktaraj ka një karrierë prej mbi 30 vitesh në aktrim, por për publikun shqiptar dhe mbarë botën do të bëhej ikonik me rolin e Markos nga Tropoja.

Filmi “Taken” me protagonist Liam Neeson ka shënuar një moment të rëndësishëm për të duke e bërë lehtësisht të identifikueshëm.

Por nga Hollywood, “Marko” ka ardhur në Televizionin Klan ku ka zhvilluar një intervistë në “Opinion”  me Blendi Fevziun.

Për intervistën e plotë duhet të ndiqni emisionin, ndërsa një pjesëz të saj gazetari e ka ndarë në rrjetet sociale.

Blendi Fevziu: Si ndihesh kur të thonë Marko nga Tropoja?

Arben Bajraktaraj: Më tha një tropojan kur isha në qytet në Itali kur jetoja, kur i thashë jam kushëri i  Markos, e kam pasur kafen 1 vit falas.

Blendi Fevziu: U trembën edhe në Itali?

Arben Bajraktaraj: Kur kam xhiruar në Valbonë, kështu.

Blendi Fevziu: Ishte i vështirë ai si film?

Arben Bajraktaraj: Jo.

Blendi Fevziu: Nuk ishte. Po Liam Neeson si ishte?

Arben Bajraktaraj: Ishte i mrekullueshëm dhe e njihte shumë mirë situatën në Kosovë dhe e ka ndihmuar.

Blendi Fevziu: Sa filma ke luajtur në jetën tënde?

Arben Bajraktaraj: Rreth 90.

Bajraktaraj ka realizuar një serial për Amazon i cili do të dalë në vitin 2026.

”Ka shumë efekte speciale”, i rrëfen ai Blendi Fevziut.

Në mbyllje të videos, gazetari e uron me shprehjen ikonike të filmit “Taken”: “Good luck!”

Përveç ”Taken”, Bajraktarajn e kemi parë edhe në një tjetër film po aq të famshëm, sagën e “Harry Potter”.

Ai është shfaqur në tre filma: “Harry Potter dhe Urdhri i Feniksit” dhe “Harry Potter dhe Dhuratat e Vdekjes” që është i ndarë në dy pjesë.

Roli i tij ka qenë ai i Antonin Dolohov, një prej ithtarëve të Voldemort (Ralph Fiennes)./tvklan

24 milionë paund! Kush do ta marrë pasurinë e Liam Payne?

By: e xh
7 May 2025 at 20:32

Liam Payne ka lënë pas një pasuri prej 24 milionë paundësh pas vdekjes së tij, sipas të dhënave zyrtare.

Ish-anëtari i One Direction ndërroi jetë në tetor të vitit të kaluar në Argjentinë dhe nuk kishte lënë testament.

Nëse dikush nuk lë një testament para vdekjes, ligji përcakton se fëmijët trashëgojnë pronën nëse s’ka një bashkëshorte apo partnere civile. Payne nuk ishte i martuar, por ai dhe këngëtarja Cheryl kishin një djalë, Bear i cili është 9 vjeç.

Cheryl dhe avokati Richard Bray janë caktuar administratorë të pronës së tij. Ata do të menaxhojnë pasurinë, por kanë përgjegjësi të kufizuar dhe s’mund ta shpërndajnë.

Payne ndërroi jetë në moshën 31-vjeçare pasi ra nga ballkoni i një hoteli në Buenos Aires.

Në muajin shkurt, një gjykatë argjentinase hodhi poshtë akuzat për neglizhencë kriminale ndaj tre nga pesë personave të dyshuar se kanë lidhje me vdekjen e këngëtarit.

Ngjarja tragjike shokoi botën e muzikës dhe admiruesit e grupit të famshëm.

Dokumentet kanë treguar se vlera bruto e pasurisë ishte 28.6 milionë paund, por me shlyerjen e borxhevee dhe shpenzimeve është 24.3 milionë.

Shqetësime për Justin Bieber, shoku i tij beson se është “i bllokuar” në një kult

By: e xh
23 April 2025 at 09:04

Justin Bieber është në qendër të vëmendjes për shkak të shqetësimeve nga miqtë e tij të afërt lidhur me ndikimin e kishës Churchome dhe pastorit Judah Smith në jetën e tij.

Ryan Good, mik i vjetër dhe bashkëthemelues i markës Drew House, ka ndërprerë kontaktet me këngëtarin dhe shpreh shqetësime për një ndikim të mundshëm “kultik” nga Churchome, ku Smith ka marrë edhe rol në drejtimin e markës.

Bieber së fundmi ka njoftuar largimin e tij nga Drew House, duke kërkuar që fansat të mos e mbështesin më markën. Sjelljet e tij të fundit në publik kanë nxitur shqetësime për shëndetin e tij mendor, ndërsa zëdhënësit e tij i kanë quajtur këto raportime “thashetheme të pabaza”.

Çfarë është Churchome?

Churchome është një kishë e krishterë me qendër në Seattle me një prani në Los Angeles, e cila vitet e fundit ka fituar një popullaritet të veçantë në mesin e qarqeve të famshëm. Ai udhëhiqet nga Pastor Judah Smith, i njohur për stilin e tij bashkëkohor dhe jo modest, me një mesazh qendror të pranimit, konceptit të komunitetit dhe lidhjes me Zotin përmes përvojave të përditshme.

Churchome përdor gjerësisht mediat dixhitale, madje ka një aplikacion të veçantë për pajisjet celulare, ndërsa promovon një model të ri funksionimi të quajtur “kisha në shtëpi”, përmes të cilit anëtarët mund të marrin pjesë në ceremoni dhe aktivitete nga distanca. Mes ndjekësve të saj janë disa të famshëm, si Justin Bieber dhe gruaja e tij Hailey, të cilët mbajnë lidhje të ngushta me Pastor Smith.

Churchome është një kishë me qasje moderne dhe ndjekës të famshëm, por është kritikuar për qasje të ngjashme me kultin dhe përqendrim të tepruar tek udhëheqësi, Judah Smith.

Arrestohet aktori i famshëm William Levy

By: e xh
16 April 2025 at 08:55

Aktori i njohur kubano-amerikan, William Levy, është arrestuar të hënën në Broward County, Florida.

Sipas autoriteteve lokale, 44-vjeçari, emri i plotë i të cilit është William Gutiérrez-Levy, u ndalua nga Zyra e Sherifit në Weston dhe më pas u transferua në burgun kryesor të Kontesë.

Ai akuzohet për dehje në një vend publik, shkaktim shqetësimi dhe shkelje të rendit publik.

Levy u paraqit përpara gjykatës të martën pasdite, ku gjykatësi caktoi një garanci prej 500 dollarësh dhe urdhëroi që ai të qëndrojë larg zonës ku dyshohet se ka ndodhur incidenti.

Deri në orët e vona të pasdites së së martës, aktori ndodhej ende në paraburgim.

William Levy është i njohur për rolet e tij në telenovela të njohura në botën latine, si dhe për paraqitjet në disa filma të Hollivudit, përfshirë “Girls Trip” dhe “Addicted” të Tyler Perry.

Arrestimi i tij ka shkaktuar reagime të shumta në rrjetet sociale, duke shtuar vëmendjen ndaj çështjes që pritet të zhvillohet në vijim.

Për momentin, as ish-partnerja dhe as fëmijët e yllit të telenovelës spanjolle nuk kanë komentuar situatën në rrjetet sociale.

Një rrëfim për 70 vitet e jetës së saj/ Diva e kinemasë italiane Ornella Mutti: Tradhëtia me Adriano Çelenton ia vlejti

By: e xh
14 April 2025 at 19:07

Ornella Mutti është një divë e vërtetë italiane dhe ndërkombëtare. Ajo është protagoniste e disa filmave, me regji nga më të mëdhenjtë e kinemasë. Aktorja  ka dhënë një intervistë për “Corriere della Sera“, duke folur për jetën e saj, nga martesa, fëmijët, nipërit dhe mbesat.

Gjatë intervistës aktorja italiane ka folur dhe për raportin e saj me Çelentanon, i cili u bë shkak i ndarjes së përkohshme të këngëtarit me gruan e tij Caludia Mori.

INTERVISTA

A ju ka rënduar pesha që jeni një yll?

Ornella Mutti: Kam menduar kohët e fundit për këtë gjë. Gjithmonë e kam mbajtur veten larg një bote të caktuar, dhe kjo më penalizoi pak. Sepse ju e dini se sa peshojnë kontaktet. Më vjen keq që njerëzit mendojnë se jam snobe, kjo nuk është e vërtetë.

Pse?

Ornella Mutti: Kam lindur shumë e turpshme. Dhe unë jam ende. Si vajzë prisja që zonjat e moshuara të kalonin rrugën. Por jo për t’i ndihmuar, thjesht isha e turpshme. Forca ime ka qenë gjithmonë familja ime.

Është më mirë të jesh nënë apo gjyshe?

Ornella Mutti: I dua nipërit e mi. Por fëmijët… po të mendoj për ta qaj. Duke i parë në sy mendoj; kjo është krijesa ime dhe më vjen një lumturi e jashtëzakonshme. Kam tre fëmijë dhe i kam dashur të gjithë njësoj. Nga jashtë, më duket se kam vetëm Naiken, sepse ajo është shumë në rrjetet sociale.

Por ajo ishte e para dhe ju keni një marrëdhënie të veçantë. A ka qenë gjithmonë kështu?

Ornella Mutti: E kam sjellë në jetë kur isha fëmijë (19 vjeç), doja ta mbaja gjithmonë të lidhur me mua. Kur ajo do të shkonte në një dhomë tjetër dhe unë do të thoja menjëherë: Naike ku po shkon? Jemi bashkë. Ajo ishte motra ime e vogël, udhërrëfyesja ime. Ajo  më shpëtoi.

Nga çfarë?

Ornella Mutti: Unë jam një vajzë e viteve 70. Isha e re ri dhe ishte koha kur njerëzit eksperimentonin me drogën. Kishte një grup të vogël në Romë, të gjithë njerëz të famshëm. Por më duhej të shkoja në shtëpi tek ajo. Ajo ishte feneri im. Në jetë bëhen gabime.

Përsa i përket roleve, jeni të kënaqur me ato që ju ofrojnë sot?

Ornella Mutti: Jam shumë i kënaqur me atë që kam bërë dhe shpresoj të bëj gjëra më interesante… por ka shumë pak role të bukura për femrat në moshë. Disa më duhet të pranoj teksa shpresoj për të tjera më të mira. Nuk mjaftohem vetëm me aktrim, pranoj edhe gjëra të vogla që më pëlqejnë dhe ku mund të argëtohem. Për fat e kam teatrin dhe jam e lumtur.

A është vetëm një problem italian?

Ornella Mutti: Kryesisht. Nëse shikoni Netflix spanjoll, ka disa seriale të çmendura, me ide të shkëlqyera. Gjithçka këtu është melodramatike”.

Ferreri, Citto Maselli, Monicelli, Verdone, Ëoody Allen, Virzì, John Landis, Nuti… Kë ke dashur dhe urren më shumë?

Ornella Mutti: Kam pasur disa mësues të shkëlqyer. Nuk më pëlqen t’i drejtoj gishtin askujt. Më i buti ishte ndoshta Ferreri. Edhe pse u grindëm në fillim dhe më drejtoi ndihmësdrejtori i tij. Pastaj na pëlqeu shumë njëri-tjetri. Një herë duhej të bëja një film me të dhe mbeta shtatzënë. E thirra dhe i thashë. Ai u përgjigj se kjo ishte një gjë e mrekullueshme dhe se prej vitesh donte të bënte një film për gratë që lindnin, për ta lidhur me jogën. Por nuk e realizuamdot.

A ndihesh e mbështetur nga gratë?

Ornella Mutti: Nuk e di… Kam pasur pak ndërveprim me femrat. Kisha disa në krah, si Eleonora. Por ndoshta edhe për shkak të ndrojtjes sime. Është shumë e vështirë për gratë, është një përpjekje e madhe, duhet të luftojmë dhëmbë e thonj. Gjithmonë fajësohemi dhe penalizohemi.

A duhej të mbroheshe nga burrat?

Ornella Mutti: Gjithmonë. Si vajzë, kur merrja autobusin për në shkollë… më shqetësonin. Ndonjëherë ishte ndonjë zonjë që e kuptonte me një vështrim dhe më lironte vendin e saj. Ja, kur e them këtë del se gratë më mbronin… Kur fillova me kinemanë, nëna ime ishte me mua.

Thatë se Celentano se ishte tradhtia juaj e vetme. A ia vlente?

Ornella Mutti: Epo, unë mendoj se nëse ndodhi, ia vlente. Përtej historisë sonë, e cila ishte një pjesë e vogël, Adriano ishte aq qesharak… në xhirime nuk ishte si të shkoja në punë. Ne luanim dhe qeshnim vazhdimisht. 

Të mungon një dashuri?

Ornella Mutti: Sigurisht që do të doja të kisha dikë që më merr në krahë, që më përqafon, që më mbështet, në të cilin kur kam një moment të errët mund të strehohem…

Nga se ke frikë?

Ornella Mutti: E kam paguar shtrenjtë dashurinë.

Çfarë ndodhi?

Ornella Mutti: Për ta pasur dashurinë u largova. Unë kurrë nuk kam dashur të shoh realitetin për të mbajtur gjallë marrëdhëniet që po të kisha menduar ndryshe nuk do të kishin vazhduar. Unë preferoja të jetoja ëndrrën time.

❌
❌