PDSH nuk do të marrë pjesë në zgjedhjet lokale
Partia Demokratike Shqiptare nuk do të marrë pjesë në zgjedhjet lokale, teksa këto zgjedhje i pari i partisë, Menduh Thaçi i ka quajtur maskenball.
Vendimi është marrë në Kuvendin qendror dhe është kumtuar për mediat.
“Kuvendi qendror merr vendim që Partia Demokratike Shqiptare të refuzoj të marrë pjesë në këtë maskendball politik të quajtur zgjedhje dhe ne nuk do të kemi kandidat në këtë zgjedhje. Mungesën një dëshire për një dialog substancial të avancimit të drejtave të shqiptarëve e keni kuptuar se PDSH refuzon pjesëmarrjen në këtë qeveri aktuale. Z.Ahmeti me vetëdije është futur dhe i ka marr si aleat dy armiq të përbetuar të PDSH-së që nuk kanë kursyer asgjë që ta dëmtojnë këtë parti dhe kuvendi konstaton se bashkëpunimi me Ahmetin dhe BDI-në është tërësisht i pamundur”, deklaroi kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi.
Kujtojmë se Thaçi deklaroi ditë më parë se me Ali Ahmetin më nuk kanë raporte politike dhe se bashkëpunimi politik mes tyre nuk vazhdon.
The post PDSH nuk do të marrë pjesë në zgjedhjet lokale appeared first on Telegrafi.