Lagardere zgjeron aktivitetin në Rinas/ Rikonceptim dhe gamë të gjerë produktesh i dyqanit Duty Free
Lagardere Travel Retail zgjeron aktivitetin në Shqiperi, duke nisur zyrtarisht operacionet Duty Free në Aeroportin ndërkombëtar të Tiranës.
Bashkëpunimi i nisur në tetor të vitit 20223, shënon nje moment historik në partneritetin me Kastrati Gruop dhe vjen, në një kohë kur Shqipëria po përjeton një bum turistik, si një destinacion i njohur tashmë në botë për t’u vizituar.
Në kuadër të kësaj marrëveshje, Lagardere Travel Retail do të bëhet operatori ekskluziv i Duty Free në Aeroportin ndërkombëtar të Tiranës, duke ofruar një gamë të zgjeruar produktesh dhe shërbimesh, të kombinuara mes markavemë të njohura ndërkombëtare dhe produkteve vendase.
“Ky është vetëm fillimi i projektit tonë të madh, duke sjellë në aeroport një përvojë më të mirë për pasagjerët. Kemi qenë më herët të pranishëm me Duty Free, por këtë vit pasagjerët mund të presin shumë më tepër. Të gjitha produktet janë origjinale, si në të gjitha aeroportet e mëdha ku operaon Lagardere. Ambicia jonë është që Duty Free në aeroportin e Tiranës të bëhet mundësia më e madhe e blerjeve për parfume, kozmetikë, aksesorë mode apo produkte të tjera në Shqipëri dhe ndoshta në Ballkan. Edhe produktet vendase janë pjesë e konceptit tone. Është shumë e rëndësishme për ne t’u shfaqim turistëve që vizitojnë vendin tuaj shumë produkte të prodhuara këtu”, u shpreh Stanislav Beránek CEO Lagardère Travel Retail Albania.
“Duke filluar nga marsi i këtij viti, ne do të riparojmë dyqanin ekzistues. Ne kemi gjithashtu një strategji të qëndrueshme, e cila përfshin njerëzit, planetin, etikën dhe shoqërinë. Ne jemi shumë selektivë në produktin vendosim në dyqanin tone Duty Free. Pra që të mos jenë të dëmshme për mjedisin dhe cilësore për klientët tanë. Kjo është shumë e rëndësishme. Punojmë shumë edhe me paketim, për t’u siguruar që klientëve tanë të mos ofrojmë më ambalazhe apo qese plastike”, tha Charlotte Delmas, Chief Operational Performance Officer at Lagardère Travel Retail.
Teksa Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës ka pësuar rritjen më të lartë të trafikut ajror në Evropë, gjatë dy viteve të fundit, bashkëpunimi i Kastrati Group dhe Lagardere Travel Retail me mbi 60 vite përvojë në në Duty Free ndërkombëtare plotëson nevojat e udhëtarëve dhe konsumatorëve shqiptarë./abcnews.al