❌

Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 13 July 2025Ekonomi

Turizmi, vera 2025, një hap pas, sezoni veror pritet të jetë më i dobët se ai i vitit të kaluar

By: Mira Leka
12 July 2025 at 22:12

Teksa pritshmëritë ishin që turizmi të kishte një rritje rreth 15% këtë vit, shifrat zyrtare e kanë zbehur ketë optimizëm, madje operatorët turistikë presin që sezoni veror 2025 të jetë më i dobët se ai i vitit të kaluar. Rezervimet individuale për korrik-gusht janë më të ulëta se një vit më parë sidomos nga Vlora në Sarandë. Ata që po mungojnë janë diaspora dhe Kosova. Pjesa më e qëndrueshme mbetet turizmi i organizuar, i cili po respekton shifrat e kontratave me garanci të nënshkruara. Operatorët turistikë druhen se vlerësimet jo shumë të mira që Shqipëria po merr së fundmi nga turistët që sjellin agjencitë e huaja mund të na çojnë një hap pas. Pavarësisht investimeve dhe masave të marra, sektori vuan nga infrastruktura e dobët, trafiku, mbetjet, zhurmat dhe kantieret e ndërtimit aktive në zonat turistike, ndërkohë që së fundmi po shfaqen edhe probleme bazë si mungesa e ujit, kryesisht në Golem.

 

Nertila Maho

Në fillim të vitit, operatorët turistikë prisnin që turizmi të kishte një rritje 15% në raport me vitin 2024.

Pritshmëria optimiste buronte nga disa faktorë, ku më kryesori është fakti që Shqipëria mbetej një destinacion i promovuar gjerësisht.

Muaj pas muaji, kĂ«to pritshmĂ«ri janĂ« zbehur disi dhe kĂ«saj ia vunĂ« “vulĂ«n” zyrtarisht shifrat e LĂ«vizjes sĂ« Shtetasve, ku nĂ« maj ishin 1.9% mĂ« shumĂ« tĂ« huaj se maji 2024. NĂ« total 5-mujori ka shĂ«nuar rritje me vetĂ«m 3.9% tĂ« hyrjes sĂ« tĂ« huajve.

Kur u duk se ngadalësimi i rritjes ishte e keqja më e vogël, në fakt kjo mund të përshkallëzohet më tej.

Operatorët turistikë presin që vera 2025 të jetë më e dobët se ajo e vitit të shkuar duke marrë si referencë rezervimet paraprake të korrikut dhe gushtit që janë dukshëm më të ulëta, ndërkohë që edhe qershori ka qenë i dobët.

“Qershori, nga kontaktet qĂ« kam me hotelet, nuk ka pasur ecuri tĂ« mirĂ«. Ka pasur mĂ« pak rezervime se vitin e kaluar.

Përveç turizmit të organizuar, që ka rritje, sepse janë kontratat me garanci, pra të parapaguara dhe po respektohen, rezervimet individuale janë shfaqur dobët.

Përjashto Shëngjinin dhe Velipojën, ku frekuentimi kryesor mbetet nga Kosova, në të gjithë bregdetin nga Durrësi në Vlorë e Sarandë, rezervimet individuale kanë qenë më pak se qershori i vitit 2024.

Kjo Ă«shtĂ« mĂ« e dukshme sidomos nĂ« VlorĂ« dhe nĂ« SarandĂ«â€, – tha Rrahman Kasa, Kryetar i Unionit Turistik Shqiptar.

 

Burimi: INSTAT

 

VerĂ« mĂ« e dobĂ«t, por vitin pritet ta shpĂ«tojĂ« “vjeshta”

Teksa vera pritet të ketë një numër më të ulët vizitorësh si efekt i një Diaspore më të tkurrur dhe një Kosove më pak të pranishme, në total, viti 2025 parashikohet të ketë ecuri më të mirë, e kompensuar nga pranvera, edhe pse me rritje modeste, por edhe nga turet kulturore të vjeshtës.

“Mendoj qĂ« nĂ« sezonin veror, shifrat do tĂ« jenĂ« mĂ« pak se vjet nĂ« lidhje me turistĂ«t. Si total, viti 2025 pres qĂ« tĂ« jetĂ« mĂ« mirĂ« se viti 2024. KĂ«tĂ« diferencĂ« mund ta bĂ«jnĂ« turet kulturore tĂ« vjeshtĂ«s.

Rritja gjithsesi do tĂ« jetĂ« mĂ« e ulĂ«t se ajo qĂ« ne prisnim nĂ« fillim”, tha z. Kasa.

Golemi mbetet edhe këtë vit destinacioni më i konsoliduar i lidhur me segmentin e turizmit të organizuar, edhe pse individët janë edhe këtu më dobët.

Fatos Çerenishti, administrator i “FAFA Group”, struktura me kapacitetin akomodues mĂ« tĂ« madh nĂ« kĂ«tĂ« bregdet, por edhe ndĂ«r mĂ« tĂ« mĂ«dhatĂ« nĂ« vend, shprehet se pavarĂ«sisht se maji nisi dobĂ«t, sezoni pritet tĂ« jetĂ« i mirĂ« pĂ«r Golemin.

“Nisur nga rezervimet qĂ« kemi te struktura jonĂ«, por nĂ« tĂ«rĂ«si edhe pĂ«r Golemin, mendoj se kjo verĂ« do tĂ« jetĂ« pak mĂ« e mirĂ« se vera e vitit tĂ« shkuar.

Pra do të kemi shifra në rritje.

PavarĂ«sisht se sezoni nisi vonĂ«, mendoj qĂ« korriku dhe gushti do tĂ« bĂ«jnĂ« kompensimin dhe po kĂ«shtu edhe shtatori qĂ« tani Ă«shtĂ« kthyer nĂ« njĂ« muaj qĂ« mĂ« shumĂ« llogaritet te vera se te vjeshta, sa i takon turizmit tĂ« verĂ«s”, shprehet z. Çerenishti.

 

Burimi: INSTAT

 

Problemeve të mëdha u shtohen edhe ato bazë, Golemi mbetet pa ujë

Në prill, operatorët turistikë u përballën me faktin se nuk do të kishte fluturime nga Aeroporti i Vlorës, siç ishte premtuar, dhe kontratat me garanci të parapaguara do të duhet të rinegocioheshin duke i mbajtur ata kostot për ndryshimet.

Sikur të mos mjaftonte kjo, infrastruktura rrugore në disa zona turistike është e pamjaftueshme apo jashtë standardit, ndërsa zonat e plazhit janë kthyer në kantiere ndërtimi.

Kjo duket se ka përkeqësuar vlerësimin e agjencive të huaja për Shqipërinë duke vënë në pozitë të vështirë marrëdhënien me operatorët vendës.

“ShumĂ« grupe kanĂ« ardhur nga fundi i majit e nĂ« vazhdim dhe pĂ«r hir tĂ« sĂ« vĂ«rtetĂ«s vlerĂ«simet e tyre nuk kanĂ« qenĂ« shumĂ« tĂ« mira.

Ankesat ishin mĂ« sĂ« shumti pĂ«r ndĂ«rtimin, por tani sĂ« fundmi Ă«shtĂ« shtuar dhe uji. Flas vetĂ«m pĂ«r Golemin”, – tha z. Kasa.

Për shkak të rikonstruksionit të një nyjeje në rezervuarin e Manskurisë që furnizon me ujë zonën e Golemit, liqeni në këtë zonë është tharë. Kjo ka detyruar bizneset të gjejnë zgjidhje të furnizimit me ujë me bote apo me hapje pusesh.

“PunĂ« tĂ« mira janĂ« bĂ«rĂ« plot por ka shumĂ« pĂ«r t’u bĂ«rĂ« duke nisur qĂ« nga lidhjet me aeroporte, te rrugĂ«t qĂ« duhet tĂ« sillen nĂ« parametra tĂ« pranueshĂ«m, flas kĂ«tu pĂ«r TiranĂ«-DurrĂ«s, apo rrugĂ«t dytĂ«sore nĂ« Plepa-Golem.

Tani, së fundmi, është shtuar edhe problemi i ujit në zonën e Golemit për shkak të riparimit të rezervuarit. Nëse kjo gjë vazhdon gjatë, mungesa e ujit do të jetë shqetësimi ynë kryesor këtë sezon.

Kemi nisur tĂ« hapim puse dhe po punojmĂ« me ujin e tyre, por duhet thĂ«nĂ« qĂ« nuk Ă«shtĂ« ujĂ« shumĂ« i mirĂ«. Duhet gjetur njĂ« zgjidhje pĂ«r kĂ«tĂ« me ndihmĂ«n e tĂ« gjithĂ« palĂ«ve”, – thotĂ« z. Çerenishti.

 

Burimi: INSTAT

 

Polakët mbeten grupi kryesor i organizuar, por nuk shkojnë përtej kontratave aktuale

Një vit më parë, pavarësisht rezervimeve paraprake me kontrata garancie, agjencitë polake rritën kërkesën edhe brenda sezonit për vende shtesë. Ky vit duket se nuk ka të njëjtin ritëm.

Strukturat akomoduese shprehen se agjencitë po respektojnë rezervimet që kanë dhe po sjellin rregullisht chartera.

“AgjencitĂ« e huaja, qĂ« kanĂ« kontrata garancie, kanĂ« sjellĂ« grupet e organizuara sipas rezervimeve paraprake. Nuk kanĂ« shumĂ« kĂ«rkesa pĂ«r shtim tĂ« kapacitetit si vitin e shkuar.

Mesa kemi kontakte dhe nga ajo qĂ« shohim, ShqipĂ«ria mbetet njĂ« destinacion i mirĂ« qĂ« ata po vazhdojnĂ« ta shesin sipas planit qĂ« kanĂ« pasur, sepse charterat dhe dhomat kanĂ« qenĂ« tĂ« plotĂ«suara sipas kalendarit”, tha z. Çerenishti.

Sipas tij është rritur interesi nga agjencitë e huaja franceze, të cilat po e shohin Shqipërinë si një mundësi për të hyrë me ture të organizuara, por ende nuk ka asgjë të finalizuar.

Një tjetër treg që po rritet në mënyrë të qëndrueshme në segmentin e turizmit të organizuar është edhe ai spanjoll.

“SpanjollĂ«t kanĂ« njĂ«farĂ« rritje dhe Ă«shtĂ« njĂ« treg qĂ« po ecĂ«n ngadalĂ«, por nĂ« mĂ«nyrĂ« tĂ« qĂ«ndrueshme dhe kjo Ă«shtĂ« diçka e mirĂ«.

Po vijnĂ« si te hotelet qĂ« janĂ« marka qĂ« ata i njohin, edhe nĂ« hotele tĂ« tjera me standard qĂ« DurrĂ«sit dhe Golemit nuk i mungojnĂ«, por edhe nuk kanĂ« gjetur shumĂ« hapĂ«sira pasi vendet ishin parablerĂ« nga tregje tĂ« tjerĂ«â€, – tha z. Kasa.

 

Burimi: INSTAT

 

Lexoni edhe: 

“Ka mĂ« pak rezervime individuale”

“Golemi, mirĂ« me shifrat e turistĂ«ve, por mungesa e ujit po bĂ«het problem serioz”

Ndërhyrja në nyjën hidroteknike të rezervuarit të Manskurisë lë pa ujë Golemin

 

The post Turizmi, vera 2025, një hap pas, sezoni veror pritet të jetë më i dobët se ai i vitit të kaluar appeared first on Revista Monitor.

“Ka mĂ« pak rezervime individuale”

By: Mira Leka
12 July 2025 at 22:10

Flet Rrahman Kasa, Kryetar i Unionit Turistik Shqiptar

 

Teksa viti 2025 mund të regjistrojë në total rritje më të madhe të vizitorëve të huaj sesa ai që lamë pas, vera e këtij viti pritet të bëjë një hap pas.

Rrahman Kasa, kryetar i Unionit Turistik Shqiptar, tha se janë disa tregues që e bëjnë parashikimin disi pesimist për periudhën e verës dhe kjo ka të bëjë me rezervimet paraprake individuale që janë më të ulëta se një vit më parë në gjithë bregdetin e vendit, kryesisht në Vlorë e Sarandë, por edhe në mungesë të Kosovës dhe Diasporës që po bie në sy.

 

Si është ecuria e sektorit të turizmit deri më tani nga ajo që shihni, por edhe nga kontaktet që keni me strukturat hoteliere në vend?

Ecuria deri në maj mund të thuhet se ka qenë e mirë, por jo brenda pritshmërive që ne kishim.

Thënë kjo, rritja me 3.9% e të huajve në janar-maj është më pak sesa ajo që ne prisnim. Edhe qershori, nga kontaktet që kam më hotelet, nuk ka pasur ecuri të mirë.

Ka pasur më pak rezervime se vitin e kaluar. Përveç turizmit të organizuar, që ka rritje, sepse janë kontratat me garanci, të parapaguara, që po respektohen, rezervimet individuale janë shfaqur dobët.

Përjashto Shëngjinin dhe Velipojën, ku frekuentimi kryesor mbetet nga Kosova, në të gjithë bregdetin nga Durrësi në Vlorë e Sarandë, rezervimet individuale kanë qenë më pak se qershori i vitit 2024. Kjo është më e dukshme sidomos në Vlorë dhe në Sarandë.

 

Meqë jemi te Vlora, ju kishit kontratat e para me garanci për këtë rajon të cilat u vunë në rrezik për shkak të mosnisjes së fluturimeve nga Aeroporti i Vlorës. Si e keni zgjidhur këtë gjë duke qenë se do të negocionit për një zgjidhje alternative nga Tirana? A pati anulime?

Na u desh të negocionim gjatë me agjencitë e huaja por edhe me Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës të cilët na mundësuan disa slote (vende/orare) për të ulur charterat sipas kërkesave.

Ishte pak e vështirë për shkak të fluksit të lartë të fluturimeve, por bëmë çmos për të mos humbur rezervimet që kishim.

Sipas kontratës me agjencitë e huaja dhe klientët, ata kanë të drejtë të anulojnë rezervimin pa penalitet në rast se ti nuk respekton atë që keni rënë dakord.

Pavarësisht përpjekjeve tona për të marrë përsipër kostot e transportit deri në Vlorë dhe për të siguruar një udhëtim sa më të lehtë për turistët që do të ulen tani në Tiranë dhe jo në Vlorë, anulime ka pasur.

Të paktën 15% e vendeve janë anuluar që do të thotë vende bosh në charter dhe dhoma bosh në hotele.

 

Cilat janë grupet kryesore që ju vini re se kanë rritje të interesit për Shqipërinë në lidhje me turizmin e organizuar. Si janë shifrat e polakëve, spanjollëve dhe francezëve që po duken si një grup i ri potencial?

Numri i turistëve polakë këtë vit është në rritje në raport me vitin 2024 sa u takon grupeve të organizuara dhe ne këtë e kishim të qartë që vitin e shkuar kur lidhëm kontratat paraprake.

Këtë vit, kërkesa e tyre është sërish në rritje për vende brenda këtij sezoni, por kjo rritje është e lehtë jo si vitin e shkuar kur ne e kishim të pamundur të gjenim hapësira.

Turistët spanjollë, nga ana tjetër, kanë njëfarë rritjeje dhe është një treg që po ecën ngadalë por qëndrueshëm dhe kjo është diçka e mirë.

Po vijnë si te hotelet që janë marka që ata i njohin, edhe në hotele të tjera me standard që Durrësit dhe Golemit nuk i mungojnë, por edhe nuk kanë gjetur shumë hapësira pasi vendet ishin parablerë nga tregje të tjerë.

Francezët kanë shfaqur interes por nuk shoh ndonjë qëndrim të vendosur të agjencive. Më shumë duket si studim i tregut dhe jo ndonjë hap konkret.

 

Një nga problemet e raportuara këtë vit, të paktën në zonën e Golemit, është mungesa e ujit. Si e kanë zgjidhur këtë bizneset?

Ky është një tjetër problem shumë i madh këtë sezon në Golem. Bizneset po sajohen, sepse nuk kanë zgjidhje.

Po furnizohen me bote, kanë zbrazur pishinat e kanë mbushur depozitat. Problemi ynë është që një situatë si kjo mund të bëhet problem i madh te vlerësimet e turistëve.

Dikujt qĂ« ka ardhur me pushime nuk i intereson se ç’po ndodh me digĂ«n e ManskurisĂ«.

Kërkon kushtet dhe vlerësimet këtë vit nuk kanë nisur mirë qoftë nga kjo, por edhe nga punimet që bëhen në zonat turistike ku ka beton, zhurmë, punime e mbetje.

Nuk mund të mbash aktiv një kantier ndërtimi në një zonë turistike në sezon.

 

Si kanë qenë vlerësimet e grupeve të para që kanë ardhur këtë sezon, sepse në deklaratën që ju bëtë si Union pak ditë më parë referonit që agjencitë kishin ankesa?

Shumë grupe kanë ardhur nga fundi i majit e në vazhdim dhe për hir të së vërtetës, vlerësimet e tyre nuk kanë qenë shumë të mira.

Më së shumti, ankesat ishin për ndërtimin, por tani së fundmi është shtuar dhe uji. Flas vetëm për Golemin këtu.

 

Si ka qenë vlerësimi i klientëve për rajonet e tjera në agjencitë e huaja?

Në total nuk ka qenë mirë për bregdetin në vend. Edhe për Vlorën ka pasur ankesa për ndotjen dhe djegien e mbetjeve, që është diçka që përsëritet në sezon. Janë ankuar për trafikun, sepse mbetet problem në segmente të caktuara.

Janë ankuar për hotelet që në Jug, në disa raste, nuk ishin gati. Me të drejtë hotelet nuk arritën të përgatiten në kohë, sepse moti nuk ishte i favorshëm, kërkesa ishte e ulët në maj, por gjithsesi edhe kjo është parë me rezerva nga agjencitë.

 

Cili është aktualisht modeli më i qëndrueshëm këtë vit në turizëm dhe zhvillimet që ka sektori?

Golemi vazhdon të mbetet më i qëndrueshmi. Pavarësisht vlerësimeve dhe problemeve që kanë dalë, ai ka kërkesën më të lartë të kontratave me garanci por rezervimet individuale janë të ulëta kudo.

 

Si e prisni të jetë këtë vit sezoni veror nga ajo që shihni duke qenë se tashmë ka kaluar një e treta e tij?

Mendoj se shifrat në këtë sezon veror do të jenë më pak se vjet sa u takon turistëve. Si total, viti 2025 pres që të jetë më mirë se viti 2024.

Këtë diferencë mund ta bëjnë turet kulturore të vjeshtës. Rritja gjithsesi do të jetë më e ulët se ajo që ne prisnim në fillim.

 

Cilat janë grupet që mendoni se do të ndikojnë në këtë lëkundje të sezonit veror?

 

Diaspora po duket më pak e interesuar në rezervime dhe mendoj se do të ketë ndikimin e saj negativ. Kosova, nga ana tjetër, nuk ka kërkesën që ka pasur dikur.

ËshtĂ« nĂ« rĂ«nie pĂ«r shkak tĂ« çmimeve, pasi zhvlerĂ«simi i Euros e ka bĂ«rĂ« mĂ« tĂ« shtrenjtĂ« ShqipĂ«rinĂ« pĂ«r ta.

Shqiptarët e Kosovës po kërkojnë alternativa të tjera në rajon. Të dyja këto zhvillime mendoj se do të kenë ndikim te shifrat që do të regjistrojë sezoni veror.

 

Si paraqiten çmimet këtë vit, a ka ndryshime?

Çmimet kanĂ« ndryshuar thuajse nĂ« tĂ« gjithĂ« bregdetin nĂ«n argumentin e rritjes sĂ« kostove, ku mĂ« shumĂ« e ku mĂ« pak, por mund tĂ« them qĂ« nĂ« tĂ«rĂ«si kjo rritje Ă«shtĂ« mesatarisht 5%.

Kuptohet në raste të izoluara, kryesisht në Jug, mund të jetë edhe pak më shumë, por kjo është mesatarja.

 

Lexoni edhe:

Turizmi, vera 2025, një hap pas, sezoni veror pritet të jetë më i dobët se ai i vitit të kaluar

 

The post “Ka mĂ« pak rezervime individuale” appeared first on Revista Monitor.

“Golemi, mirĂ« me shifrat e turistĂ«ve, por mungesa e ujit po bĂ«het problem serioz”

By: Mira Leka
12 July 2025 at 22:08

Flet Fatos Çerenishti, administrator i “FAFA Group”

 

Golemi ka vijuar të mbetet destinacioni kryesor për turizmin e organizuar dhe agjencitë e huaja po respektojnë kontratat e tyre duke sjellë rregullisht chartera sipas marrëveshjeve, ku grupi kryesor mbeten polakët.

Pavarësisht ecurisë së mirë të këtij segmenti të turizmit duket se ky sezon ka nisur me probleme, që e zbehin shkëlqimin turistik të vendit, të cilat lidhen me mungesën e ujit.

Fatos Çerenishti, nga “FAFA Group”, shprehet se nĂ«se kjo nuk zgjidhet, mungesa e ujit do tĂ« jetĂ« shqetĂ«simi kryesor i bizneseve kĂ«tĂ« sezon.

 

Si ka qenë ecuria e sezonit turistik për periudhën e majit, por në vazhdim edhe për qershorin, apo rezervimet për muajt e tjerë?

Muaji maj filloi jo shumë mirë. Grupet e organizuara që ne kishim, kanë ardhur të gjitha sipas kontratave, por rezervimet individuale të shqiptarëve të Kosovës, vendësve por edhe diasporës, kanë pasur rënie në raport me një vit më parë.

 

Vitin e kaluar, brenda sezonit pati kërkesë për rritje të kapacitetit nga agjencitë që sjellin turistë të organizuar. A ka kërkesë për rritje të rezervimeve?

Agjencitë e huaja me kontrata garancie kanë sjellë grupet e organizuara sipas rezervimeve paraprake. Nuk kanë shumë kërkesa për shtim të kapacitetit si vitin e shkuar.

Mesa kemi kontakte dhe nga ajo që shohim, Shqipëria mbetet një destinacion i mirë që ata po vazhdojnë ta shesin sipas planit që kanë pasur, sepse charterat dhe dhomat kanë qenë të plotësuara sipas kalendarit.

 

Si është shfaqur Kosova këtë vit në turizmin e fundjavave?

Në strukturën tonë, shqiptarët e Kosovës ka qenë më të pranishëm këtë vit se viti i kaluar, kur ishte edhe viti i parë i liberalizimit të vizave.

 

A ka grupe të reja që kanë interes për Golemin për turizmin e organizuar? Si shfaqet interesi i tyre, flasim këtu për gjermanët apo francezët, që kanë rritje të përgjithshme të hyrjeve në vendin tonë. Po turistët nordikë?

Shifrat e turistĂ«ve nordikĂ« prej tre vjetĂ«sh janĂ« ulur nĂ« mĂ«nyrĂ« tĂ« vazhdueshme dhe praktika qĂ« parapĂ«lqejnĂ« pĂ«r rezervimet e tyre Ă«shtĂ« ajo “allotment”, pra paguaj sa sjell.

Francezët duken si një grup që ka interes për të hyrë në vendin tonë me kontrata garancie në vitin 2026.

Ka shumĂ« agjenci franceze qĂ« po interesohen nĂ« bregdetin e Golemit, edhe pse ende janĂ« nĂ« negociata fillestare dhe mbetet pĂ«r t’u parĂ« nĂ«se do tĂ« finalizohen.

 

Cilat janë ato elemente që e bëjnë tërheqëse Shqipërinë në sytë e tyre?

NĂ« radhĂ« tĂ« parĂ« çmimet, u pĂ«lqen fakti qĂ« janĂ« struktura tĂ« reja. Ushqimi Ă«shtĂ« njĂ« tjetĂ«r pikĂ« e fortĂ« dhe paketat “all inclusive” (tĂ« gjitha tĂ« pĂ«rfshira) janĂ« njĂ« ofertĂ« qĂ« atyre u duket me leverdi.

 

NĂ« lidhje me rezervimet qĂ« keni me kontrata garancie, a janĂ« tĂ« gjitha me paketa “all inclusive”?

TĂ« paktĂ«n 90% e tyre janĂ« “all inclusive”, ndĂ«rsa njĂ« pjesĂ« mĂ« e vogĂ«l janĂ« vetĂ«m me mĂ«ngjes.

 

Si e prisni që do të jetë ky vit për ecurinë e përgjithshme të sezonit veror nga ajo që shihni deri më tani?

Nga rezervimet që kemi në strukturën tonë, por në tërësi edhe për Golemin, mendoj se kjo verë do të jetë pak më e mirë se vera e vitit të shkuar.

Pra do të kemi shifra në rritje. Pavarësisht se sezoni nisi vonë, mendoj se korriku dhe gushti do të bëjnë kompensimin dhe po kështu edhe shtatori, që tani është kthyer në një muaj që më shumë llogaritet te vera se te vjeshta, sa i takon turizmit të verës.

 

Cili mendoni se do të jetë grupi që do të mbajë peshën kryesore të turizmit të organizuar këtë vit?

Mendoj që sërish polakët dhe besoj që do të jenë po ata që do të negociojnë të parët për kontratat e vitit tjetër. Kjo ndoshta si një formë për të mos lejuar strukturat që të devijojnë në tregje të tjera që mund të kenë interes.

 

Ka pasur gjithashtu një rritje të vizitorëve gjermanë, a e shihni të reflektuar këtë në strukturën tuaj? Po italianët?

Tregu gjerman është rritur në numër dhe nga ajo tendenca që ka qenë në pranverë po bëhet i qëndrueshëm tani edhe në verë. Italianët, nga ana tjetër, janë një treg masiv në Shqipëri, por nuk janë te grupi që ka interes gjithëvjetor.

Pra janë të kufizuar, si ne shqiptarët që pushimet i vendosim në ato 60 ditët e korrik-gusht.

Më të pranishëm ndërkohë kam vënë re që janë edhe Maqedonia e Veriut dhe Kosova, dhe mendoj se kanë provuar tregje të reja dhe kanë parë që Shqipëria, përveçse është ekonomike, ofron edhe lehtësinë e komunikimit, sepse merremi vesh shqip.

 

Zhvlerësimi i Euros ishte një kosto ekstra që shpeshherë i ka vështirësuar negociatat me agjencitë e huaja për kontratat e garancisë. Si e shihni situatën aktualisht?

Zhvlerësimi i Euros i ka krijuar vështirësi industrisë sonë, për ne që punojmë me kontrata garancie.

Teksa forcimi i Lekut është 20%, ne nuk i rrisim dot çmimet tona të kontratave për të kompensuar këtë zhvlerësim të Euros, me më shumë se 4-6% sepse është e papranueshme për ta.

Ata e dinë realitetin, por punojnë me klientë që të ardhurat i kanë në Euro dhe paketat i shesin në Euro dhe rritja e vazhdueshme na bën jokonkurrues.

Ne marketohemi si destinacion i lirë dhe na duhet ta ruajmë këtë, nëse duam që të vazhdojmë të kemi marrëdhënien me agjencitë, por do të jetë një problem edhe në vazhdim.

 

Cilat mendoni se janë sfidat e këtij sezoni?

PunĂ« tĂ« mira janĂ« bĂ«rĂ« plot, por ka shumĂ« pĂ«r t’u bĂ«rĂ« duke nisur qĂ« nga lidhjet me aeroporte, te rrugĂ«t qĂ« duhet tĂ« sillen nĂ« parametra tĂ« pranueshĂ«m flas kĂ«tu pĂ«r TiranĂ«-DurrĂ«s, apo rrugĂ«t dytĂ«sore nĂ« Plepa-Golem.

Tani së fundmi është shtuar edhe problemi i ujit në zonën e Golemit, për shkak të riparimit të rezervuarit. Nëse kjo gjë vazhdon gjatë, mungesa e ujit do të jetë shqetësimi ynë kryesor këtë sezon.

Kemi nisur të hapim puse dhe po punojmë me ujin e tyre, por duhet thënë që nuk është ujë shumë i mirë. Duhet gjetur një zgjidhje për këtë me ndihmën e të gjitha palëve.

 

Lexoni edhe:

Turizmi, vera 2025, një hap pas, sezoni veror pritet të jetë më i dobët se ai i vitit të kaluar

 

 

 

The post “Golemi, mirĂ« me shifrat e turistĂ«ve, por mungesa e ujit po bĂ«het problem serioz” appeared first on Revista Monitor.

Ndërhyrja në nyjën hidroteknike të rezervuarit të Manskurisë lë pa ujë Golemin

By: Mira Leka
12 July 2025 at 22:06

NĂ« janar tĂ« kĂ«tij viti, Agjencia KombĂ«tare e UjĂ«sjellĂ«s-Kanalizimeve njoftoi se kishte shpallur fituesin, kompaninĂ« “Alba Konstruksion”, pĂ«r njĂ« procedurĂ« me vlerĂ« 4 milionĂ« euro qĂ« synonte ndĂ«rhyrjen nĂ« nyjĂ«n hidroteknike tĂ« rezervuarit tĂ« ManskurisĂ«.

Rezervuari ndodhet mbi zonën e Golemit në Kavajë dhe shërben për nevojat e furnizimit me ujë të bashkisë. Në atë kohë pakkush mendoi se kjo ndërhyrje do të kthehej në dhembjen e kokës së të gjithë zonës, sidomos në pikun e sezonit turistik.

Ndërhyrja që në fakt ishte e nevojshme për të rritur sigurinë e rezervuarit për shkak të një defekti të vitit 2015 duket se kapi të papërgatitur familjet dhe bizneset e kësaj zone.

Teksa punimet vazhdojnë, gjasat janë  që rezervuarit të mos jetë në funksion para vjeshtës.

Referuar dokumenteve në atë kohë raportohej se në skarpatën e poshtme të digës afër aksit të ujëlëshuesit ekzistues, rreth 2 metra poshtë kurorës së digës ishte hapur një pus, gryka e të cilit kishte dalë në sipërfaqe të skarpatës.

Nga ana tjetër, ishte identifikuar një rrjedhje uji në formë burimi në anën e poshtme të digës.

“QĂ« nga koha e identifikimit tĂ« kĂ«tij pusi kur ai doli nĂ« sipĂ«rfaqe nuk Ă«shtĂ« ndĂ«rmarrĂ« asnjĂ« veprim i mĂ«tejshĂ«m duke ia lĂ«nĂ« kĂ«tĂ« njĂ« projekti tĂ« plotĂ« tĂ« rehabilitimit dhe jo ndĂ«rhyrjeve pjesore nĂ« tĂ«â€, thuhet nĂ« dokumentet e AKUK.

Lidhur me këtë, plani është për një ndërhyrje në seksionin e plotë të digës duke e çarë atë sipas aksit të ujëlëshuesit dhe duke e zëvendësuar ujëlëshuesin me një të ri.

Çarja e digĂ«s nĂ« mĂ«nyrĂ« tĂ« kontrolluar me njĂ« teknologji specifike, sipas institucioneve, do tĂ« ndihmojĂ« pĂ«r tĂ« kuptuar mĂ« mirĂ« arsyet dhe shkaqet e defektit tĂ« ndodhur si dhe do tĂ« ndihmojĂ« nĂ« korrigjimin e masave tĂ« parashikuara nĂ« kĂ«tĂ« projekt si:

(1) Rehabilitimin e drenazheve të digës.

(2) Eliminimin e gropave të tjera që mund të jenë krijuar në këtë seksion, por që nuk kanë dalë ende në sipërfaqe.

(3) Rehabilitimin e skarpatĂ«s fundore tĂ« digĂ«s nĂ« anĂ«n e poshtme tashmĂ« tĂ« prekur nga ndĂ«rtimi i impiantit tĂ« pastrimit tĂ« ujit tĂ« pijshĂ«m”, thuhej nĂ« dokumente.

 

Lexoni edhe:

Turizmi, vera 2025, një hap pas, sezoni veror pritet të jetë më i dobët se ai i vitit të kaluar

 

 

 

 

The post Ndërhyrja në nyjën hidroteknike të rezervuarit të Manskurisë lë pa ujë Golemin appeared first on Revista Monitor.

Editorial / Turizmi mes kontrasteve

By: Mira Leka
12 July 2025 at 22:04

Ndryshe nga Italia, Spanja apo Portugalia – ku banorĂ«t po ngrihen nĂ« protestĂ« pĂ«r tĂ« frenuar fluksin e turistĂ«ve qĂ« po rrit çmimet e qirasĂ«, po mbingarkon qytetet dhe po rrezikon cilĂ«sinĂ« e jetesĂ«s – ShqipĂ«ria Ă«shtĂ« ende njĂ« vend qĂ« u hap dyert turistĂ«ve me entuziazĂ«m.

Në fakt, në një vend ku sektorë të tjerë ekonomikë po ngadalësohen, si industria apo bujqësia, turizmi është shndërruar në një nga burimet kryesore të rritjes.

Mijëra biznese të vogla jetojnë nga sezoni turistik. Rritja e numrit të turistëve ndër vite ka ndikuar drejtpërdrejt në konsum, ka nxitur investime në struktura hoteliere, në rrjetin e restoranteve, në transport, në ofertat turistike lokale dhe në rritjen e numrit të apartamenteve për qira ditore.

Panairet jashtë vendit kanë kthyer vëmendjen nga Shqipëria, krahas lajmeve për projekte të mëdha zhvilluese si marinat, hyrja e markave të njohura të hotelerisë dhe investimet mbi 1 miliard dollarë në Ishullin e Sazanit, që kanë tërhequr jo pak vëmendjen e mediave botërore.

Vetëm në gjysmën e parë të këtij viti, Shqipëria ka pritur mbi 3.5 milionë vizitorë, një numër që vazhdon trendin e rritjes së viteve të fundit, ndonëse i ngadalësuar në krahasim me bumin që u pa në vitin 2024.

OperatorĂ«t turistikĂ« ndĂ«rkombĂ«tarĂ« e kanĂ« pĂ«rfshirĂ« vendin nĂ« katalogĂ«t e tyre, ndĂ«rkohĂ« qĂ« plazhet shqiptare po shfaqen nĂ« renditjet e portaleve tĂ« huaja si “perlĂ« e fshehur” e Ballkanit.

Megjithatë, përtej statistikave dhe propagandës zyrtare, realiteti që përjeton një turist gjatë qëndrimit në Shqipëri nuk është aq miqësor sa do të duhej.

Mungesa e ujit të pijshëm është kthyer në një problem serioz. Në zonat bregdetare si Golemi, Dhërmiu apo Ksamili, një pjesë e njësive akomoduese dhe e shtëpive nuk kanë furnizim të rregullt me ujë.

Edhe mĂ« shqetĂ«suese Ă«shtĂ« situata me ndotjen e ujĂ«rave detare. Sipas raportit tĂ« fundit tĂ« AgjencisĂ« Europiane tĂ« Mjedisit (EEA), ShqipĂ«ria renditet nĂ« fund tĂ« EuropĂ«s pĂ«r cilĂ«sinĂ« e ujĂ«rave tĂ« plazheve, me vetĂ«m 16% tĂ« tyre tĂ« kategorizuara si “tĂ« shkĂ«lqyera”.

Kryefajtore për këtë janë derdhjet e ujërave të zeza pa trajtim në det, mungesa e impianteve funksionale të përpunimit dhe kontrolli i dobët i ndotjes.

Kjo jo vetëm dëmton përvojën e pushuesve, por cenon drejtpërdrejt shëndetin publik dhe imazhin e vendit.

Për më tepër, infrastruktura mbështetëse vazhdon të mbetet e dobët, ndonëse ka pasur investime dhe përmirësime, kryesisht në zonën e Jugut, por trafiku në qendër vijon të mbetet problem.

Plehrat që digjen në Elbasan apo Vlorë po kthehen në kërcënim serioz për shëndetin e popullatës, por po krijojnë edhe një imazh aspak serioz për një shtet që është shumë aktiv në panairet ndërkombëtare duke ftuar të huajt ta vizitojnë.

Kjo situatë ka filluar të reflektohet. Rezervimet individuale janë në rënie në zonat bregdetare si Vlora e Saranda, ndërkohë që operatorët turistikë raportojnë se agjencitë e huaja kanë filluar të shfaqin rezerva ndaj ofertës shqiptare për shkak të këtyre problematikave.

Përballë këtij realiteti, fokusi i qeverisë nuk duhet të jetë vetëm numërimi i turistëve që hyjnë në kufi.

Por as shifrat dhe as propagandat nuk mund ta fshehin mungesën e politikave të qëndrueshme për zhvillimin e turizmit.

Në një ekonomi që po bëhet gjithnjë e më e varur nga ky sektor, shteti nuk mund të mbetet spektator.

Duhet njĂ« investim serioz nĂ« infrastrukturĂ«n bazĂ« – ujĂ« tĂ« pijshĂ«m, kanalizime, rrugĂ«, ndriçim, trajtim tĂ« mbetjeve – por edhe njĂ« vizion afatgjatĂ« pĂ«r menaxhimin e ofertĂ«s turistike, me fokus te cilĂ«sia dhe jo vetĂ«m te numrat.

Nëse Italia po ngre pankarta kundër turistëve dhe Portugalia e Spanja po kufizojnë qiratë afatshkurtra, Shqipëria ka ende një avantazh të madh: mikpritjen dhe një imazh të paprishur të një vendi autentik.

Por ky kapital mund të humbasë shumë shpejt, nëse shteti vazhdon ta trajtojë turizmin si një vetëmbështetje spontane.

E vërteta është se bojkotin nuk po e bëjnë qytetarët ndaj turistëve, por institucionet ndaj vetë sektorit.

Dhe kjo është rruga më e shkurtër për të humbur një mundësi historike.

Ashtu siç erdhĂ«n, tĂ« joshur nga rrjetet sociale, ku ShqipĂ«ria u bĂ« trend, po aq shpejt antireklama nga vetĂ« turistĂ« mund t’i largojĂ«.

Lexoni edhe:

“Aventura me turizmin”, kur shteti zgjedh forcĂ«n, jo vizionin

 

The post Editorial / Turizmi mes kontrasteve appeared first on Revista Monitor.

Ndryshimet klimatike do të godasin si fermerët më të pasur, edhe ata më të varfër

By: Mira Leka
12 July 2025 at 22:02

Edhe në skenarin më realist të përshtatjes me ndryshimet klimatike, rendimenti bujqësor do të ulet, ndërsa temperaturat rriten, shkruan The Economist

 

QĂ« nga momenti kur ndryshimet klimatike u njohĂ«n gjerĂ«sisht si problem nĂ« vitet ‘80, ndikimi i tyre nĂ« bujqĂ«si ka qenĂ« njĂ« fushĂ« aktive studimi.

Një studim i ri, i publikuar në revistën Nature, ofron një pamje veçanërisht gjithëpërfshirëse, por edhe zhgënjyese.

NĂ« pĂ«rpjekjen e parĂ« pĂ«r tĂ« parashikuar se si fermerĂ«t do t’iu pĂ«rshtaten klimĂ«s sĂ« re, duke u bazuar nĂ« mĂ«nyrĂ«n si po veprojnĂ« aktualisht, autorĂ«t arrijnĂ« nĂ« pĂ«rfundimin se prodhimi ushqimor nĂ« zonat mĂ« pjellore tĂ« botĂ«s do tĂ« jetĂ« ndĂ«r mĂ« tĂ« goditurit, megjithĂ«se disa rajone mĂ« veriore dhe aktualisht mĂ« pak produktive, si Kanadaja, Kina dhe Rusia, mund tĂ« pĂ«rfitojnĂ« disi.

Dhe megjithĂ«se pĂ«rshtatja do tĂ« zbusĂ« disi humbjet globale, ajo nuk do tĂ« mjaftojĂ« pĂ«r t’i shmangur ato.

Projekti është rezultat i tetë viteve punë nga Climate Impact Lab, një grup studiuesish kryesisht amerikanë.

Ai është përqendruar te gjashtë kulturat kryesore bujqësore, që përbëjnë dy të tretat e kalorive të konsumit global: kasava, misri, orizi, melekuqja, soja dhe gruri.

Me pĂ«rjashtim tĂ« orizit – qĂ« pritet tĂ« pĂ«rfitojĂ« nga rritja e reshjeve nĂ« rajonet ku kultivohet dhe qĂ« reagon mĂ« mirĂ« ndaj masave tĂ« pĂ«rshtatjes – studimi konstaton se temperaturat mĂ« tĂ« larta dhe moti ekstrem gjithnjĂ« e mĂ« i shpeshtĂ«, do tĂ« çojnĂ« nĂ« ulje tĂ« rendimentit pĂ«r tĂ« gjitha kulturat kryesore deri nĂ« fund tĂ« kĂ«tij shekulli.

Autorët arrijnë në përfundimin se për çdo gradë shtesë në temperaturën mesatare globale, sasia e ushqimit në dispozicion për konsum do të ulet me 120 kalori për person në ditë (rreth 4.4% e nevojës ditore të rekomanduar).

“KĂ«to gjĂ«ra janĂ« tĂ« vĂ«shtira pĂ«r t’u llogaritur”, thotĂ« Timothy Searchinger, ekspert pĂ«r bujqĂ«sinĂ« dhe ekonominĂ« nĂ« Universitetin Princeton, i cili nuk ka marrĂ« pjesĂ« nĂ« studim.

Ai e vlerëson analizën e ekipit, por thekson se ende ka pasiguri të mëdha.

Studimi përfaqëson një përmirësim ndaj përpjekjeve të mëparshme, të cilat zakonisht supozonin se fermerët ose nuk do të përshtateshin aspak, ose do të përshtateshin në mënyrë të përkryer, duke zbatuar teknologji dhe strategji të reja pa vështirësi, pavarësisht kostove apo aksesit në to.

Asnjëri prej këtyre skenarëve nuk është realist.

Në praktikë, fermerët bëjnë më të mirën që mundin me burimet që kanë, duke ndërruar varietete kulturash apo duke shtuar vaditjen artificiale kur është e mundur.

 

Projeksioni

Studiuesit e Climate Impact Lab janĂ« pĂ«rpjekur ta pĂ«rfshijnĂ« kĂ«tĂ« realitet. Duke qenĂ« se kufizimet me tĂ« cilat pĂ«rballen fermerĂ«t ndryshojnĂ« shumĂ« sipas vendndodhjes dhe nivelit ekonomik, modelimi i pĂ«rgjigjeve individuale do tĂ« ishte “thuajse i pamundur”, thotĂ« Andrew Hultgren, autori kryesor i studimit dhe ekonomist nĂ« Universitetin e Illinois nĂ« Urbana-Champaign.

Ata ndërtuan një model statistikor të përshtatjes aktuale, bazuar në mënyrën se si rendimenti në më shumë se 12,000 rajone në 54 vende ka ndryshuar tashmë për shkak të rritjes së temperaturave. Më pas, këtë model e shtrinë në projeksione për një klimë edhe më të ngrohtë.

Ata vlerësojnë se, në një skenar ku bota redukton emetimet pak më shpejt se sa trajektorja aktuale, përpjekjet për përshtatje do të zbusin vetëm në mënyrë të lehtë uljen e rendimentit.

Në një të ardhme pa përshtatje, rendimenti do të binte me 8.3% deri në vitin 2050 dhe me 12.7% deri në vitin 2098, krahasuar me një skenar hipotetik ku klima nuk ndryshon. Me përshtatje, këto shifra bëhen përkatësisht 7.8% dhe 11.2%.

Autorët parashikojnë se pasojat do të ndihen më fort në ekstremet e spektrit të të ardhurave.

Për 10% të rajoneve më të varfra (të matur sipas PBB-së për frymë), reduktimi i përgjithshëm i kapacitetit për prodhim ushqimor deri në fund të shekullit, parashikohet të jetë rreth 13% në një skenar me ulje emetimesh dhe deri në 28% në një skenar me emetime të larta.

Ndërkohë, 10% e rajoneve më të pasura parashikohet të përballen me reduktime përkatësisht mbi 19% dhe 41%.

Rënia në rajonet më të varfra mund të shpjegohet me faktin se atje fermerët kultivojnë kultura me rendiment të ulët dhe nuk kanë mundësi të përshtaten në mënyrë efektive.

Autorët vlerësojnë se përshtatja mund të jetë edhe më e vështirë në rajonet e pasura. Bujqësia në zonat e SHBA-së ku dominojnë plantacionet e misrit (corn belt), mbështetet në sipërfaqe të mëdha të mbjella vetëm me një kulturë.

Kjo e bën përshtatjen shumë të vështirë dhe humbjet mund të jenë jashtëzakonisht të mëdha. (Policat e shtrenjta të sigurimit, të cilat kanë ndihmuar në mbrojtjen e këtyre fermerëve nga probleme të papritura si thatësira apo valë të nxehti, mund të bëhen të papërballueshme me përparimin e ngrohjes globale.)

Edhe pse fermerët në të dy skajet e spektrit të të ardhurave do të pësojnë humbje, do të jenë më të varfrit ata që do të mbeten të uritur.

Mënyra më e mirë për të zbutur këtë problem është që tregtia e ushqimit të jetë sa më e hapur që të jetë e mundur, thotë Solomon Hsiang, drejtor i Global Policy Lab në Doerr School of Sustainability në Universitetin Stanford (dhe një nga autorët kryesorë të studimit).

“Numri i rasteve tĂ« urisĂ« ka rĂ«nĂ« ndjeshĂ«m krahasuar me tĂ« shkuarĂ«n dhe shpesh kjo i atribuohet globalizimit tĂ« tregtisĂ« ushqimore dhe heqjes sĂ« shumĂ« barrierave politike”, – thotĂ« ai. “Rritja e liberalizimit tĂ« tregtisĂ« Ă«shtĂ« njĂ« nga strategjitĂ« mĂ« tĂ« mira pĂ«r pĂ«rshtatje.”

 

 

 

 

The post Ndryshimet klimatike do të godasin si fermerët më të pasur, edhe ata më të varfër appeared first on Revista Monitor.

Amerika vazhdon e kapur pas ëndrrës industriale

By: Mira Leka
12 July 2025 at 22:00

Puna në fabrikë nuk është më rruga drejt mirëqenies. Punët e së ardhmes janë diku tjetër, shkruan The Economist

 

Të gjithë njerëzit e afërt me Trump janë në një mendje: Amerikës i duhen fabrika.

Presidenti flet sesi punĂ«torĂ«t “kanĂ« parĂ« me dhimbje teksa udhĂ«heqĂ«s tĂ« huaj na kanĂ« vjedhur vendet e punĂ«s, mashtrues tĂ« huaj kanĂ« plaçkitur fabrikat tona dhe grabitqarĂ« tĂ« huaj kanĂ« thyer Ă«ndrrĂ«n tonĂ« amerikane dikur tĂ« mrekullueshme”.

KĂ«shilltari i tij pĂ«r TregtinĂ«, Peter Navarro, thotĂ« se tarifat doganore do tĂ« “mbushin tĂ« gjitha fabrikat qĂ« tani janĂ« gjysmĂ« bosh”. Sekretari i TregtisĂ«, Howard Lutnick, ofron shembullin mĂ« ekstrem: miliona njerĂ«z qĂ« shtrĂ«ngojnĂ« vida pĂ«r tĂ« prodhuar iPhone nĂ« SHBA.

Prej vitesh, politikanët dhe disa ekonomistë e kanë lidhur rënien afatgjatë të prodhimit me pagat e pandryshuara, boshatisjen e qyteteve dhe madje edhe me krizën e opioideve. Vetëm në vitet 2000, SHBA humbi gati 6 milionë vende pune në industri. Kjo punë shpesh u ofronte maturantëve një rrugë drejt një jete të qëndrueshme dhe të qetë, me mirëqenie modeste.

Ajo mbante gjallĂ« qytete tĂ« tĂ«ra, duke i dhĂ«nĂ« Pittsburgut nofkĂ«n “Qyteti i Çelikut” dhe Akronit titullin “Kryeqyteti i GomĂ«s”. Nuk Ă«shtĂ« pĂ«r t’u habitur, qĂ« politikanĂ«t nĂ« tĂ« dy krahĂ«t e spektrit politik kĂ«rkojnĂ« rikthimin e kĂ«tyre vendeve tĂ« punĂ«s.

NĂ« fakt, edhe Presidenti Joe Biden ndan tĂ« njĂ«jtin vizion me paraardhĂ«sin e tij, edhe pse synon ta arrijĂ« nĂ«pĂ«rmjet mĂ«nyrave tĂ« ndryshme. “Ku Ă«shtĂ« e shkruar, – pyet ai, – qĂ« nuk do tĂ« jemi mĂ« kryeqyteti botĂ«ror i prodhimit?”

Megjithatë, ka një problem: edhe nëse industria rikthehet, vendet e vjetra të punës nuk do të kthehen me të.

Prodhimi industrial sot arrin nivele më të larta se në të kaluarën, por me më pak punëtorë, një transformim i ngjashëm me atë që ka ndodhur në bujqësi.

Vendet e dikurshme të punës, të arritshme për shtresat pa arsim të lartë dhe që dikur tërhiqnin turma njerëzish në portat e fabrikave gjatë periudhës së lulëzimit industrial të Amerikës në shekullin XX, janë zhdukur pothuajse tërësisht.

Puna mĂ« e krahasueshme me atĂ« tĂ« fabrikave tĂ« viteve ‘70 nuk ndodhet mĂ« brenda fabrikave, tĂ« cilat sot janĂ« tĂ« automatizuara, por nĂ« profesionet si elektricist, mekanik ose oficer policie. TĂ« gjitha kĂ«to ofrojnĂ« paga tĂ« qĂ«ndrueshme pĂ«r punonjĂ«sit pa diplomĂ« universitare.

NdĂ«rsa nĂ« vitet ’70-tĂ«, gati njĂ« e katĂ«rta e punĂ«torĂ«ve amerikanĂ« ishin tĂ« punĂ«suar nĂ« prodhim, sot kjo shifĂ«r Ă«shtĂ« mĂ« pak se njĂ« nĂ« dhjetĂ«.

Për më tepër, gjysma e vendeve të punës në sektorin e prodhimit janë në role mbështetëse si burimet njerëzore dhe marketingu, ose në role profesionale si dizajni dhe inxhinieria. Më pak se 4% e punëtorëve amerikanë punojnë në linjën e prodhimit. Amerika nuk është rast i veçantë.

Edhe Gjermania, Japonia dhe Koreja e Jugut, vende që kanë suficit tregtar të lartë në mallra të prodhuara, kanë parë rënie të qëndrueshme të pjesës së popullsisë së punësuar në industri.

Kina, ndërmjet viteve 2013 dhe 2023, ka humbur mbi 20 milionë vende pune në fabrika, më shumë se gjithë fuqia punëtore industriale e SHBA.

NjĂ« kĂ«rkim nga Fondi Monetar NdĂ«rkombĂ«tar (FMN) e cilĂ«son kĂ«tĂ« prirje si “rezultat i natyrshĂ«m i zhvillimit ekonomik tĂ« suksesshĂ«m”.

Ndërsa vendet bëhen më të pasura, automatizimi rrit prodhimin për punonjës dhe konsumi zhvendoset nga mallrat drejt shërbimeve, ndërkohë që prodhimi me intensitet të lartë pune zhvendoset jashtë.

Por kjo nuk do tĂ« thotĂ« se prodhimi bie. NĂ« terma realĂ«, prodhimi industrial i SHBA-sĂ« Ă«shtĂ« mĂ« shumĂ« se dyfish krahasuar me fillimin e viteve ’80-tĂ«; vendi prodhon mĂ« shumĂ« mallra sesa Japonia, Gjermania dhe Koreja e Jugut sĂ« bashku.

Siç thekson Instituti Cato, fabrikat e Amerikës, nëse do të përbënin një ekonomi më vete, do të renditeshin të tetat në botë për nga madhësia.

Edhe një përpjekje heroike për rikthimin e prodhimit në vend, duke eliminuar deficitin tregtar prej 1.2 trilionë dollarësh, do të bënte pak për punësimin.

Për prodhimin e kësaj sasie mallrash, rreth 630 miliardë dollarë në vlerë të shtuar do të vinin nga industria (pjesa tjetër nga lëndët e para, transporti, etj.).

Robert Lawrence, profesor në Harvard, llogarit se, me çdo punonjës të industrisë që gjeneron afërsisht 230,000 dollarë në vlerë të shtuar, rikthimi i prodhimit për të mbyllur këtë deficit do të krijonte rreth 3 milionë vende pune, gjysma në linjat e prodhimit.

Kjo do të rriste pjesën e fuqisë punëtore në prodhim me vetëm rreth një pikë përqindjeje.

NĂ«se kjo do tĂ« arrihej nĂ«pĂ«rmjet tarifave efektive mesatare prej 20% mbi 3 trilionĂ« dollarĂ« importe, kostoja shtesĂ« do tĂ« ishte 600 miliardĂ« dollarĂ«, ose 200,000 dollarĂ« pĂ«r çdo vend pune “tĂ« shpĂ«tuar” nĂ« industri.

Kjo është një kosto e lartë për vende pune që nuk janë më aq tërheqëse sa dikur. Shtatë dekada më parë, puna në fabrika ofronte një paketë përfitimesh të kënaqshme: pagë të mirë, siguri në punë, mbrojtje nga sindikatat, punësim të qëndrueshëm dhe mungesë kërkese për diplomë.

Edhe nĂ« vitet ‘80, punĂ«torĂ«t e industrisĂ« fitonin 10% mĂ« shumĂ« sesa kolegĂ«t nĂ« sektorĂ« tĂ« tjerĂ« tĂ« krahasueshĂ«m, ndĂ«rsa produktiviteti i tyre rritej mĂ« shpejt.

Sot, puna në linjën e prodhimit renditet prapa roleve jodrejtuese në sektorin e shërbimeve për sa i përket pagës për orë. Edhe kur merren në konsideratë faktorë si mosha, gjinia, përkatësia etnike e të tjera, përparësia në pagë që kishte industria është zhdukur.

Duke pĂ«rdorur metoda tĂ« ngjashme me ato tĂ« Departamentit tĂ« TregtisĂ« dhe Institutit tĂ« PolitikĂ«s Ekonomike, vlerĂ«sohet se deri nĂ« vitin 2024, diferenca pozitive nĂ« pagĂ« Ă«shtĂ« pĂ«rgjysmuar krahasuar me vitet ‘80.

Për ata pa diplomë universitare, ajo është zhdukur plotësisht, edhe pse në sektorë si ndërtimi apo transporti vazhdon të ekzistojë.

Rritja e produktivitetit ka rĂ«nĂ« gjithashtu: prodhimi pĂ«r punonjĂ«s nĂ« industri po rritet mĂ« ngadalĂ« sesa nĂ« sektorin e shĂ«rbimeve, çka sugjeron se edhe rritja e pagave do tĂ« jetĂ« e dobĂ«t. NjĂ« element kyç i argumentit “puna nĂ« industri Ă«shtĂ« punĂ« e mirĂ«â€ nuk qĂ«ndron mĂ«.

NjĂ« vend pune nĂ« industri Ă«shtĂ« gjithashtu mĂ« i vĂ«shtirĂ« pĂ«r t’u arritur. Fabrikat moderne operojnĂ« nĂ«pĂ«rmjet proceseve tĂ« automatizuara dhe tĂ« kompjuterizuara, tĂ« menaxhuara nga inxhinierĂ« dhe teknikĂ«.

NĂ« fillim tĂ« viteve ’80-tĂ«, punĂ«torĂ«t me kualifikim tĂ« ulĂ«t, si montues, operatorĂ« makinash dhe riparues, pĂ«rbĂ«nin mĂ« shumĂ« se gjysmĂ«n e fuqisĂ« punĂ«tore nĂ« industri.

Sot ata përfaqësojnë më pak se një të tretën. Profesionistët me kualifikime të larta i tejkalojnë me një diferencë të madhe punonjësit e linjës së prodhimit.

Edhe kur sigurohet njĂ« vend pune nĂ« fabrikĂ«, ai Ă«shtĂ« shumĂ« mĂ« pak i mbrojtur nga sindikatat sesa dekada mĂ« parĂ«, anĂ«tarĂ«simi ka rĂ«nĂ« nga njĂ« nĂ« katĂ«r punonjĂ«s nĂ« vitet ’80, nĂ« mĂ« pak se njĂ« nĂ« dhjetĂ« sot.

Për të gjetur ekuivalentin modern të këtyre vendeve të punës, janë analizuar sektorët që ofrojnë të njëjtat karakteristika: pagë të mirë, mundësi për anëtarësim në sindikata, pa kërkesë për diplomë dhe me aftësi për të punësuar një numër të madh burrash.

Rezultati: mekanikë, teknikë riparimi, punonjës sigurie dhe profesione të tjera teknike.

Më shumë se 7 milionë amerikanë punojnë si marangozë, elektricistë, instalues të paneleve diellore dhe në profesione të ngjashme; pothuajse të gjithë janë meshkuj pa diplomë universitare.

Paga mesatare është e qëndrueshme, 25 dollarë në orë, anëtarësimi në sindikata është mbi mesataren dhe kërkesa për këto profesione pritet të rritet, ndërsa Amerika modernizon infrastrukturën.

Rreth 5 milionë të tjerë punojnë si teknikë mirëmbajtjeje, për shembull, në sistemet e kondicionimit apo instalimin e rrjeteve telefonike dhe si mekanikë, me paga më të larta se mesatarja e sektorit industrial.

Edhe punonjësit e shërbimeve të urgjencës dhe sigurisë kanë karakteristika të ngjashme; më shumë se një e treta janë anëtarë të sindikatave.

 

Ekonomia moderne nuk ka më qendra industriale

MegjithatĂ«, kĂ«to vende pune ndryshojnĂ« nga puna tradicionale nĂ« industri nĂ« njĂ« aspekt tĂ« rĂ«ndĂ«sishĂ«m: nuk ekziston njĂ« “qytet i sistemeve tĂ« ajrit tĂ« kondicionuar”.

Fabrikat dikur mbështesnin qytete të tëra, duke gjeneruar kërkesë për furnitorë, logjistikë dhe shërbime të shumta.

Vendet e reja të punës janë më të shpërndara dhe, për këtë arsye, më pak të afta për të mbajtur gjallë ekonomitë lokale. Megjithatë, edhe pse përfitimet janë më të shpërndara, ato mbeten pothuajse po aq të mëdha.

Gati po aq njerĂ«z janĂ« tĂ« punĂ«suar sot nĂ« kĂ«to kategori sa ishin nĂ« industri nĂ« vitet ’90-tĂ«.

Me paga më të mira, më pak kërkesa për kualifikime formale dhe mbështetje më të fortë nga sindikatat, këto profesione mund të jenë më tërheqëse për punëtorët amerikanë sesa vendet moderne të punës në fabrika.

E ardhmja po largohet gjithnjë e më shumë nga fabrikat. Profesionet teknike dhe mirëmbajtjes pritet të rriten me 5% në dekadën e ardhshme, sipas parashikimeve zyrtare; ndërsa numri i vendeve të punës në prodhim pritet të bjerë.

Kategoritë me rritjen më të shpejtë për punonjës pa diplomë janë në sektorin e kujdesit shëndetësor dhe kujdesit personal, me parashikime për rritje përkatësisht 15% dhe 6%.

Këto përfshijnë role si ndihmës infermierë dhe kujdestarë fëmijësh, që nuk ngjajnë aspak me punët e dikurshme në industri, për shkak të pagave të ulëta.

Sipas Dani Rodrik nga Harvard, sfida është të rritet produktiviteti në vendet e punës që realisht po zgjerohen.

Kjo mund të përfshijë edhe zbatimin e Inteligjencës Artificiale, për shembull në administrimin e ilaçeve apo diagnostikim.

Në fund të shekullit XVIII, Thomas Jefferson e shihte bujqësinë si themelin e një republike të vetëqëndrueshme. I ndikuar nga fiziokratët francezë, që e konsideronin bujqësinë si burimin më të lartë të pasurisë kombëtare, ai besonte se ishte rruga drejt lirisë dhe begatisë.

Në shekullin XX, këtë rol simbolik e trashëgoi puna në industri. Por, si bujqësia dikur, edhe punësimi industrial zbehet me rritjen e zhvillimit dhe produktivitetit. Sot, zemra e klasës punëtore amerikane rreh në tjetër vend.

 

 

 

The post Amerika vazhdon e kapur pas ëndrrës industriale appeared first on Revista Monitor.

Yesterday — 12 July 2025Ekonomi

Qytetet më të mira për të jetuar për 2025

By: Megi Dumi
12 July 2025 at 12:30

Sipas Indeksit Global të Jetueshmërisë për vitin 2025, i përgatitur nga The Economist Intelligence Unit, qyteti më i banueshëm në botë është Kopenhageni, duke i dhënë fund epërsisë trevjeçare të Vjenës. Ky indeks vlerëson mbi 30 tregues të shpërndarë në pesë kategori: stabilitet, shëndetësi, kulturë dhe mjedis, arsim dhe infrastrukturë.

Kopenhageni arriti rezultatin më të lartë të përgjithshëm me 98 pikë nga 100 të mundshme, falë notave maksimale në stabilitet, arsim dhe infrastrukturë. Vjena dhe Zyrihu ndajnë vendin e dytë me nga 97.1 pikë.

Vjenë

Melburni dhe Gjeneva renditen më pas, ndërsa Australia konfirmon dominimin e saj në renditje me tre qytete në dhjetëshen e parë: Melburn, Sidnej dhe Adelaide.

Ndërkohë, Vankuveri është i vetmi qytet nga Amerika e Veriut që mbetet në listë, pasi Kalgari ra nga vendi i pestë në të tetëmbëdhjetin, për shkak të rënies së vlerësimeve në sektorin e kujdesit shëndetësor.

Zvicra gjithashtu shënon një prani të fortë me dy qytete, Zyrihun dhe Gjenevën, dhe është shpallur vendi më i mirë për të jetuar dhe punuar për vitin 2025.

Zyrih

Në rastin e Vjenës, rënia në renditje lidhet me një kërcënim për bombë para një koncerti të Taylor Swift dhe një sulm të planifikuar në një stacion treni, të cilat ndikuan negativisht në pikët për stabilitetin.

Në përgjithësi, qytetet e Europës Perëndimore dhe rajonit Azi-Paqësor vazhdojnë të dominojnë renditjen. Megjithëse rezultati mesatar global i jetueshmërisë mbeti i pandryshuar nga viti 2024 në 76.1 pikë, ka një rënie të vazhdueshme në kategorinë e stabilitetit për shkak të tensioneve gjeopolitike dhe trazirave civile në shumë pjesë të botës.

Renditja e 10 Qyteteve më të Banueshme në Botë për 2025:

1. Kopenhagen – DanimarkĂ« – 98.0
2. VjenĂ« – Austri – 97.1
3. Cyrih – ZvicĂ«r – 97.1
4. Melburn – Australi – 97.0
5. GjenevĂ« – ZvicĂ«r – 96.8
6. Sidnej – Australi – 96.6
7. Osaka – Japoni – 96.0
8. Auckland – ZelandĂ« e Re – 96.0
9. Adelaide – Australi – 95.9
10. Vankuver – Kanada – 95.8

/ VC, Shqip.al

The post Qytetet më të mira për të jetuar për 2025 appeared first on Revista Monitor.

“Aventura me turizmin”, kur shteti zgjedh forcĂ«n, jo vizionin

By: Mira Leka
11 July 2025 at 23:50

Editorial / Aktori Liam Neeson e “bĂ«ri tĂ« njohur” ShqipĂ«rinĂ« duke ndjekur Markon nga Tropoxha (Tropoja).

Filmi “Taken”, ku Neeson luan rolin kryesor, dhe seriale si “Blacklist” apo “Bones” kanĂ« pĂ«rfshirĂ« sekuenca ku shqiptarĂ«t pĂ«rshkruhen si rrĂ«mbyes, trafikantĂ« apo terroristĂ«.

Për dekada, Shqipëria ka luftuar me imazhin e një vendi të rrezikshëm, të lidhur me krimin, trazirat dhe paqëndrueshmërinë.

Edhe vetĂ« qeveria shqiptare pĂ«rdori nĂ« njĂ« reklamĂ« sloganin “takenbyalbania”, duke “ftuar” aktorin Neeson tĂ« vizitonte njĂ« ShqipĂ«ri ndryshe nga sa pĂ«rshkruhej nĂ« film.

U desh qĂ« vendi i shqiponjave tĂ« “zbulohej” nga turistĂ«t qĂ« ky imazh tĂ« ndryshonte tĂ«rĂ«sisht. Ishin vetĂ« tĂ« huajt, qĂ« gjetĂ«n njĂ« ShqipĂ«ri tjetĂ«r, qĂ« po zhvillohej me shpejtĂ«si, me diversitet natyror e kulturor, çmime tĂ« lira, traditĂ«, njerĂ«z miqĂ«sorĂ«.

Dalëngadalë Shqipërisë po i largohet stigma e të qenët një vend i rrezikshëm, nga krimi i organizuar dhe turistët janë në fakt ata që po i ndryshojnë imazhin vendit, duke e bërë atë viral për mirë në rrjete sociale.

Vendi madje renditet si një ndër pesë më të mirët për të udhëtuar vetëm nga platformat e specializuara për udhëtime.

MegjithatĂ«, zhvillimet e fundit tregojnĂ« se ky imazh Ă«shtĂ« ende i brishtĂ« – dhe mund tĂ« dĂ«mtohet lehtĂ«sisht.

Pamjet e fundit nga Thethi – njĂ« ndĂ«r perlat natyrore tĂ« ShqipĂ«risĂ« dhe njĂ« destinacion gjithnjĂ« e mĂ« i promovuar – treguan njĂ« skenĂ« krejt tjetĂ«r: pĂ«rplasje fizike mes policisĂ« dhe banorĂ«ve, nxjerrjen e armĂ«ve nĂ« mes tĂ« sezonit turistik, njĂ« shfaqje force qĂ« ngjalli frikĂ« dhe pasiguri te turistĂ«t e huaj dhe vendas.

Kjo nuk ishte më një skenë filmi, por një realitet shqetësues që mund të kthejë mbrapa vite përpjekjesh për përmirësimin e imazhit të vendit.

Sigurisht, shteti ka të drejtë të luftojë ndërtimet pa leje dhe paligjshmërinë, jo vetëm në Theth por në çdo cep të vendit, por ndërhyrja në Theth nxorri në pah dy problematika kryesore:

1.Mungesa e pĂ«rgjegjĂ«sisĂ« institucionale – aksioni nxori zbuluar vetĂ« institucionet shtetĂ«rore, qĂ« me dashje (para zgjedhjeve) apo pa dashje (nga paaftĂ«sia) kishin lejuar qĂ« tĂ« bĂ«heshin kudo ndĂ«rtime pa leje.

Ndërtimet pa leje janë toleruar për vite, shpesh në periudha zgjedhore apo për shkak të mungesës së planeve rregulluese.

2.Metoda e ndĂ«rhyrjes dĂ«mton imazhin – aksionet me fadroma nĂ« kulmin e sezonit krijojnĂ« pasiguri dhe dĂ«mtojnĂ« edhe ata qĂ« operojnĂ« ligjĂ«risht.

Shqipëria nuk po kalon një sezon të lehtë turistik as pa këto episode. Probleme si furnizimi me ujë, ndotja e detit nga ujërat e zeza, menaxhimi i mbetjeve, djegia e plehrave, infrastruktura rrugore, apo trafiku i rënduar kanë krijuar një mjedis stresues për operatorët turistikë dhe pushuesit.

Dhoma Amerikane e Tregtisë, në një deklaratë të drejtpërdrejtë, paralajmëroi për ndikimin negativ që këto probleme po sjellin në cilësinë e jetesës dhe në funksionimin e strukturave akomoduese.

Bumi i sektorit turiztik i erdhi Shqipërisë në një moment kritik, duke amortizuar pasojat e rënies së popullsisë në konsum dhe duke nxitur një sërë sektorësh ekonomikë.

Interesi i lartë e kapi qeverinë disi të papërgatitur, pa një model të qartë të politikave të zhvillimit dhe kjo është e dukshme në mënyrën se si po menaxhohet sektori.

Në disa zona, zhvillimi iu la rastësisë, si në veri, ku banorët ndërtuan pasi nuk po zgjidhnin as problemin e pronësisë dhe as po merrnin dot leje në mungesë të planeve të zhvillimit.

Në disa zona, si në jug, kodrat po betonohen me leje strategjike. Në disa të tjera, zonave natyrore po u hiqet mbrojtja.

Turizmi nuk zhvillohet me aksione policore apo me “fushata” sezonale. Ai kĂ«rkon strategji afatgjata, planifikim tĂ« integruar, bashkĂ«punim institucional dhe respekt pĂ«r komunitetin lokal. Aty ku mungon shteti, lind kaosi. Dhe aty ku kaosi bĂ«het normĂ«, turisti largohet.

Nëse Shqipëria do të vazhdojë të ecë përpara si një destinacion i qëndrueshëm dhe konkurrues, duhet të kuptojë se zhvillimi turistik nuk është çështje force, por çështje vizioni.

Pa njĂ« plan kombĂ«tar pĂ«r zhvillimin e zonave turistike, pa rregullime ligjore pĂ«r pronĂ«sinĂ«, pa standarde ndĂ«rtimi, pa infrastrukturĂ« dhe shĂ«rbime publike funksionale, vendi rrezikon qĂ« ky “aventurizĂ«m turistik” tĂ« pĂ«rfundojĂ« nĂ« njĂ« histori tĂ« palumtur – jo vetĂ«m pĂ«r turistĂ«t, por pĂ«r tĂ« gjithĂ« ekonominĂ«.

Turizmi, njĂ«soj si ekonomia nĂ« tĂ«rĂ«si, nuk ndĂ«rtohet me aksione, por me institucione funksionale, me politika tĂ« qĂ«ndrueshme dhe plane tĂ« qarta zhvillimi. PĂ«rndryshe, “imazhi i ri” i ShqipĂ«risĂ« do tĂ« jetĂ« po aq i rrezikshĂ«m sa nĂ« filma – vetĂ«m se kĂ«tĂ« herĂ«, i vĂ«rtetĂ«.

 

 

 

 

The post “Aventura me turizmin”, kur shteti zgjedh forcĂ«n, jo vizionin appeared first on Revista Monitor.

Netflix, Airbnb dhe Booking, nĂ« “rrjetĂ«n” e TVSH-sĂ«

By: Mira Leka
11 July 2025 at 22:12

Tatimet kanĂ« nisur arkĂ«timin e TVSH-sĂ« nga kompanitĂ« e mĂ«dha si Netflix, Airbnb dhe Booking.com, qĂ« ofrojnĂ« shĂ«rbime pĂ«r qytetarĂ«t shqiptarĂ«. KĂ«to kompani tani janĂ« tĂ« detyruara tĂ« regjistrohen dhe tĂ« paguajnĂ« taksa nĂ« ShqipĂ«ri. Por a do tĂ« rriten çmimet pĂ«r pĂ«rdoruesit? ÇfarĂ« do tĂ« ndodhĂ« me qiradhĂ«nĂ«sit e pronave nĂ« Booking.com dhe AirBnb

 

Dorina Azo

Kush pĂ«rdor platformĂ«n Netflix dhe paguan pĂ«r shembull njĂ« tarifĂ« prej 9.99 euro nĂ« muaj, tarifa nuk do t’i ndryshojĂ« edhe pse Netflix ka hapur filialin tatimor nĂ« ShqipĂ«ri, qĂ« i paguan 20% TVSH shtetit shqiptar pĂ«r tĂ« ardhurat qĂ« gjeneron nga pĂ«rdoruesit vendas. Edhe njĂ« prind qĂ« blen lojĂ«ra elektronike pĂ«r fĂ«mijĂ«t nĂ« platformĂ«n Roblox do tĂ« vijojĂ« tĂ« paguajĂ« tĂ« njĂ«jtĂ«n tarifĂ« prej 3.49 euro pĂ«r shĂ«rbimin.

Netflix, përfshirë kompanitë e tjera ndërkombëtare të qiradhënies, si: AirBnb apo Booking.com, janë ndër të parët që tashmë kanë regjistruar përfaqësitë tatimore në Shqipëri, me qëllim pagimin 20% të TVSH-së mbi të ardhurat që sigurojnë prej përdoruesve shqiptarë.

TVSH-ja për shtetin shqiptar llogaritet mbi komisionet apo tarifat që paguajnë përdoruesit vendas të këtyre platformave dhe paguhet nga vetë kompania, nëpërmjet një përfaqësuesi tatimor të regjistruar në Shqipëri.

Pra konsumatori nuk do të ngarkohet me tarifë shtesë.

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve (DPT) pohon se gjatë fazës së parë të procesit synohet regjistrimi i përfaqësuesve tatimorë të kompanive ndërkombëtare, shërbimet e të cilave përdoren nga shqiptarët. Për evidentimin e tyre, Administrata Tatimore pohon se ka përdorur vetëm  burime të hapura, si interneti dhe media.

DPT sqaron se nga regjistrimi i filialeve me qëllim arkëtimin e TVSH-së, përdoruesi shqiptar nuk do të preket nga rritja e tarifave. Për rastin e Netflix, nga regjistrimi i përfaqësuesit tatimor të kompanisë në Shqipëri, nuk pritet të ndodhë edhe në të ardhmen rritje tarifash të pajtimit mujor që paguhet nga përdoruesit, pasi TVSH-ja që arkëton shteti shqiptar, është e paracaktuar dhe depozituar nga kompania.

“PĂ«r shkak tĂ« mungesĂ«s sĂ« njĂ« pĂ«rfaqĂ«sie tatimore nĂ« ShqipĂ«ri, Administrata Tatimore ka ndĂ«rmarrĂ« hapa pĂ«r t’i detyruar kĂ«to subjekte tĂ« regjistrohen pĂ«r qĂ«llime tatimore, me synim rritjen e formalizimit dhe mbledhjen e tĂ« ardhurave qĂ« rrjedhin nga aktiviteti i tyre ekonomik nĂ« territorin shqiptar. Edhe pse disa kompani tĂ« huaja janĂ« regjistruar pĂ«r tĂ« paguar taksa nĂ« ShqipĂ«ri, pĂ«rdoruesit nuk do tĂ« paguajnĂ« mĂ« shumĂ«.

Nuk do tĂ« rritet çmimi pĂ«r ata qĂ« kanĂ« pajtim mujor nĂ« Netflix apo shĂ«rbime tĂ« ngjashme. Tarifa mujore mbetet po ajo, pĂ«r shembull 9.99 euro pĂ«r Netflix. Edhe nĂ« tĂ« ardhmen nuk pritet rritje e tarifave, pasi kjo TVSH Ă«shtĂ« e paracaktuar dhe e depozituar nga kompania”, sqaroi Drejtoria e PĂ«rgjithshme Tatimore.

Nga Tatimet deri tani janë evidentuar 24 kompani ndërkombëtare, të cilat sigurojnë të ardhura nga përdoruesit shqiptarë, për të cilët po merren masa për të regjistruar filialet e tyre në Shqipëri, me qëllim arkëtimin e TVSH-së. Sipas Tatimeve kompanitë operojnë në sektorin e turizmit, teknologjisë së argëtimit dixhital, punësimi i pavarur dhe edukimi online.

Masat e marra pĂ«r vjeljen e TVSH-sĂ« mbĂ«shteten nĂ« zbatimin tĂ« ligjit “PĂ«r procedurat tatimore” dhe pĂ«r Tatimin mbi VlerĂ«n e Shtuar. Vijimi i saj po ndĂ«rmerret edhe nĂ« kuadĂ«r tĂ« implementimit tĂ« prioriteteve dhe masave tĂ« StrategjisĂ« Afatmesme tĂ« tĂ« Ardhurave 2024–2027, si dhe StrategjisĂ« sĂ« AdministratĂ«s Tatimore 2024–2028.

Një nga prioritetet kryesore është ulja e hendekut të TVSH-së, një nga masat për arritjen e këtij objektivi është formalizimi i tregtisë dhe shërbimeve online.

Më herët, nëpërmjet një njoftimi të shpërndarë, Tatimet rikujtuan kompanitë ndërkombëtare për përmbushjen e detyrimit të regjistrimit të filialit tatimor në Shqipëri.

 

Tatimet, projekt pilot për identifikimin e qiradhënësve të pronave në Booking dhe AirBnb

Pas përfundimit të fazës së parë për regjistrimin e përfaqësuesve tatimorë të kompanive ndërkombëtare, shërbimet e të cilave përdoren nga shqiptarët, më tej Tatimet do të marrin nisma për identifikimin e plotë të numrit të qiradhënësve shqiptarë që gjenerojnë të ardhura nëpërmjet AirBnb apo Booking.com.

Drejtoria e Hetimit po harton një projekt pilot për evidentimin e këtyre të dhënave nëpërmjet përfaqësuesve tatimorë në Shqipëri, që japin prona me qira në platformat Booking apo AirBnb.

Projekti parashikon që numri i qiradhënësve të identifikuar nëpërmjet komisioneve të paguara, për formalizimin të kryqëzohen me një sërë të dhënash, përfshirë deklarimet në Deklaratën Individuale Vjetore të të Ardhurave (DIVA) për 2024, me qëllim mbajtjen 15% të tatimit në burim për të ardhurat e patatuara.

Për 2024, risi ishte detyrimi i deklarimit në DIVA, edhe të ardhurat mbi 50 mijë lekë që një individ ka realizuar gjatë vitit, për të cilat nuk është mbajtur tatim përfundimtar në burim.

Edhe në rast se ky individ nuk kishte realizuar një total të ardhurash vjetore mbi 1,2 mln lekë (vetëm nëse të ardhurat janë mbi 1,2 mln lekë individi ka detyrim për plotësim e DIVA), por kishte realizuar mbi 50 mijë lekë në vit të ardhura të cilat nuk ishin tatuar, kishte detyrimin për plotësimin e DIVA-s.

Pra mund të mos kenë realizuar një total të ardhurash mbi 1,2 milionë lekë, por kanë realizuar mbi 50 mijë lekë dhe nuk janë të tatuara, në këtë rast do të duhet të deklarojnë DIVA-n.

Të ardhura të tilla mund të jenë: Të ardhurat nga qiradhënia, kur qiramarrës është një individ i paregjistruar si tatimpagues tregtar, i vetëpunësuar apo entitet; Të ardhura të realizuara jashtë territorit të Shqipërisë, pavarësisht nëse janë taksuar apo jo; të ardhura të tjera të çfarëdoshme, për të cilat paguesi nuk ka mbajtur tatim në burim, megjithëse mund të ketë pasur detyrimin ligjor për mbajtjen e tatimit në burim.

 

Si funksionon skema për pagesën e TVSH-së nga përfaqësitë tatimore?

Kompanitë ndërkombëtare që fitojnë të ardhura nga përdoruesit në Shqipëri (si Netflix, Airbnb, Booking etj.) duhet të paguajnë 20% TVSH mbi të ardhurat që marrin këtu.

Sipas Tatimeve, TVSH nuk merret nga qytetari, por nga vetë kompania ndërkombëtare, nëpërmjet një përfaqësuesi të regjistruar në Shqipëri. Tatimet sqarojnë se TVSH paguhet mbi komisionin apo tarifën e siguruar si e ardhur nga përdoruesi shqiptar.

P.sh. individët shqiptarë që publikojnë banesat apo apartamentet për qiradhënie në Booking.com, për shërbimin e ofruar i paguajnë kompanisë një komision prej 12% mbi totalin e arkëtuar mujor prej qiradhënies.

Pra nëse të ardhurat mujore nga qiradhënia janë 524 euro, vlera e komisionit që i paguhet Booking.com llogaritet 62.8 euro. Ndaj këtij komisioni të siguruar nga përdoruesit shqiptarë, kompania Booking.com është e detyruar të paguajë 20% TVSH për Tatimet shqiptare, pas regjistrimit të përfaqësisë tatimore në vend.

“PĂ«r shĂ«rbimet e ofruara nga kompanitĂ« ndĂ«rkombĂ«tare, individĂ«t shqiptarĂ« paguajnĂ« njĂ« tarifĂ« ose komision. Administrata Tatimore kĂ«rkon 20% TVSH ndaj totalit tĂ« kĂ«tij komisioni tĂ« paguar, qĂ« pĂ«rbĂ«n tĂ« ardhurĂ«n qĂ« kompania siguron nĂ« ShqipĂ«ri.

Komisioni ose tarifa paguhet nga individĂ«t brenda vendit. TVSH-ja llogaritet çdo muaj nga pĂ«rfaqĂ«suesit tatimorĂ« tĂ« regjistruar nĂ« vend, bazuar nĂ« tĂ« ardhurat e arkĂ«tuara nga ShqipĂ«ria mbi bazĂ«n e komisioneve ose tarifave tĂ« pajtimit”, sqaron administrata.

 

Të ardhurat nga TVSH të arkëtuara nga përfaqësitë tatimore

Sipas të dhënave të DPT-së në total për 4 vitet e fundit, përkatësisht nga 2021 deri në 2024, është arkëtuar 1,8 miliardë lekë, apo rreth 18,5 milionë euro TVSH nga përfaqësitë tatimore të kompanive të huaja.

Për vitin 2024 është arkëtuar TVSH me vlerë 748 milionë lekë. Krahasuar me 2023, arkëtimet janë rritur me 55%.

Nga të dhënat konstatohet rritje e ndjeshme e detyrimeve tatimore të paguara nga kompanitë ndërkombëtare që arkëtojnë të ardhura nëpërmjet përdoruesve shqiptarë, duke reflektuar efektin e masave që po ndërmerren.

“GjatĂ« kĂ«tij procesi janĂ« arritur rezultate pozitive, veçanĂ«risht nĂ« regjistrimin e pĂ«rfaqĂ«suesve tatimorĂ« tĂ« kompanive ndĂ«rkombĂ«tare qĂ« merren me qiradhĂ«nien e banesave.

Kompanitë si Booking.com dhe Airbnb tashmë janë të regjistruara me përfaqësues tatimor në Shqipëri.

Ndër të parët që është regjistruar ka qenë AirBnb, Booking.com është regjistruar që dy vite më parë. Netflix gjithashtu ka përfaqësues tatimor në Shqipëri dhe ushtron aktivitet të rregullt.

Gjithashtu, së fundmi administrata i është drejtuar edhe kompanisë TripAdvisor për regjistrim.

Kemi gjithashtu tatimpagues qĂ« na kanĂ« njoftuar dhe kĂ«rkojnĂ« qĂ« t’u jepet kohĂ« pĂ«r t’i regjistruar me njĂ« pĂ«rfaqĂ«sues tatimor nĂ« ShqipĂ«ri, por ka edhe tatimpagues qĂ« ende nuk janĂ« pĂ«rgjigjur”, sqaron DPT.

 

Burimi: DPT

 

 

 

 

The post Netflix, Airbnb dhe Booking, nĂ« “rrjetĂ«n” e TVSH-sĂ« appeared first on Revista Monitor.

Si do të funksionojë TVSH-ja te platformat online

By: Mira Leka
11 July 2025 at 22:10

Prononcim i tatimeve pĂ«r “Monitor”

 

Drejtoria e PĂ«rgjithshme e Tatimeve, nĂ« njĂ« prononcim pĂ«r “Monitor”, sqaron se si po funksionon skema pĂ«r arkĂ«timin e TVSH-sĂ« nga kompanitĂ« ndĂ«rkombĂ«tare qĂ« gjenerojnĂ« tĂ« ardhura nĂ«pĂ«rmjet pĂ«rdoruesve shqiptarĂ«.

Efektet te përdoruesit e platformave dhe pronarët që lëshojnë shtëpi me qira në Booking dhe AirBnb.

 

ÇfarĂ« parashikon nisma pĂ«r regjistrimin e pĂ«rfaqĂ«suesve tatimorĂ« tĂ« kompanive ndĂ«rkombĂ«tare qĂ« gjenerojnĂ« tĂ« ardhura nĂ« ShqipĂ«ri nga pĂ«rdoruesit vendas?

NĂ« kuadĂ«r tĂ« implementimit tĂ« prioriteteve dhe masave tĂ« StrategjisĂ« Afatmesme tĂ« tĂ« Ardhurave 2024–2027, si dhe StrategjisĂ« sĂ« AdministratĂ«s Tatimore 2024–2028, njĂ« nga prioritetet kryesore Ă«shtĂ« ulja e hendekut tĂ« TVSH-sĂ«, njĂ« nga masat pĂ«r arritjen e kĂ«tij objektivi Ă«shtĂ« formalizimi i tregtisĂ« dhe shĂ«rbimeve online.

Në këtë kuadër, Administrata Tatimore ka ndërmarrë një nismë për evidentimin e shoqërive ndërkombëtare që ushtrojnë aktivitet në Shqipëri, pa qenë të regjistruara në administratën tatimore.

Janë evidentuar një numër tatimpaguesish, të regjistruar dhe të paregjistruar, me qëllim trajtimin e tyre. Për të krijuar një ambient sa më konkurrues dhe të barabartë për bizneset, nga burimet e hapura të informacionit (përfshirë median dhe internetin), është identifikuar një numër tatimpaguesish që nuk rezultojnë të regjistruar në administratën tatimore me përfaqësi tatimore.

Këto subjekte sigurojnë të ardhura në Republikën e Shqipërisë, por nuk paguajnë detyrimet tatimore.

QĂ« nga viti 2024 e nĂ« vazhdim, administrata tatimore iu Ă«shtĂ« drejtuar kĂ«tyre kompanive me letra dhe njoftime tĂ« personalizuara, ku iu komunikohet detyrimi ligjor pĂ«r t’u regjistruar nĂ« ShqipĂ«ri.

Deri tani rezultatet janë pozitive.

Disa kompani ndërkombëtare janë regjistruar, kanë caktuar përfaqësues tatimor në Shqipëri dhe kanë filluar deklarimin e TVSH-së.

Po ashtu, ka tatimpagues qĂ« kanĂ« njoftuar administratĂ«n dhe kanĂ« kĂ«rkuar kohĂ« pĂ«r t’u regjistruar me pĂ«rfaqĂ«sues tatimor, por ka edhe tatimpagues qĂ« ende nuk janĂ« pĂ«rgjigjur.

Administrata Tatimore do tĂ« vijojĂ« tĂ« kĂ«mbĂ«ngulĂ« nĂ« kĂ«tĂ« proces, pasi tĂ« gjitha subjektet qĂ« sigurojnĂ« tĂ« ardhura nĂ« RepublikĂ«n e ShqipĂ«risĂ« kanĂ« detyrimin pĂ«r t’u regjistruar dhe pĂ«r tĂ« paguar TVSH-nĂ«, veçanĂ«risht kompanitĂ« ndĂ«rkombĂ«tare qĂ« kanĂ« njohuri tĂ« plota mbi funksionimin e ligjeve.

 

Si evidentohen nga administrata tatimore kompani ndërkombëtare me përdorues individë vendas dhe sa është numri i tyre?

Deri në momentin aktual, Administrata Tatimore ka evidentuar nga burimet e hapura të informacionit, përfshirë median dhe internetin, rreth 24 kompani ndërkombëtare që ushtrojnë veprimtari të ndryshme dixhitale dhe gjenerojnë të ardhura nga përdoruesit shqiptarë.

Këto kompani mbulojnë një gamë të gjerë aktivitetesh, nga turizmi dhe teknologjia tek argëtimi dixhital, punësimi i pavarur dhe edukimi online.

PĂ«r shkak tĂ« mungesĂ«s sĂ« njĂ« pĂ«rfaqĂ«sie tatimore nĂ« ShqipĂ«ri, Administrata Tatimore ka ndĂ«rmarrĂ« hapa pĂ«r t’i detyruar kĂ«to subjekte tĂ« regjistrohen pĂ«r qĂ«llime tatimore, me synim rritjen e formalizimit dhe mbledhjen e tĂ« ardhurave qĂ« rrjedhin nga aktiviteti i tyre ekonomik nĂ« territorin shqiptar.

Gjatë këtij procesi janë arritur rezultate pozitive, veçanërisht në regjistrimin e përfaqësuesve tatimorë të kompanive ndërkombëtare që merren me qiradhënien e banesave.

Kompanitë si Booking.com dhe Airbnb tashmë janë të regjistruara me përfaqësues tatimor në Shqipëri.

Ndër të parët që është regjistruar ka qenë AirBnb. Booking.com është regjistruar që dy vite më parë. Netflix gjithashtu ka përfaqësues tatimor në Shqipëri dhe ushtron aktivitet të rregullt.

Së fundmi, administrata i është drejtuar edhe kompanisë TripAdvisor për regjistrim.

Kemi gjithashtu tatimpagues qĂ« na kanĂ« njoftuar dhe kĂ«rkojnĂ« qĂ« t’u jepet kohĂ« pĂ«r t’i regjistruar me njĂ« pĂ«rfaqĂ«sues tatimor nĂ« ShqipĂ«ri, por ka edhe tatimpagues qĂ« ende nuk janĂ« pĂ«rgjigjur.

 

Si funksionon skema e mbledhjes së TVSH-së? A ndikon kjo te tarifat për konsumatorët?

Për shërbimet e ofruara nga kompanitë ndërkombëtare, individët shqiptarë paguajnë një tarifë ose komision. Administrata Tatimore kërkon 20% TVSH ndaj totalit të këtij komisioni të paguar, që përbën të ardhurën që kompania siguron në Shqipëri.

Komisioni ose tarifa paguhet nga individët brenda vendit. TVSH-ja llogaritet çdo muaj nga përfaqësuesit tatimorë të regjistruar në vend, bazuar në të ardhurat e arkëtuara nga Shqipëria mbi bazën e komisioneve ose tarifave të pajtimit.

 

A do të ndikojë kjo në çmimin e pajtimit mujor për konsumatorët e Netflix?

Jo. Konsumatorët nuk do të paguajnë më shumë. Tarifa e pajtimit mujor (p.sh. për Netflix) do të vazhdojë të jetë 9.99 euro. TVSH-ja e arkëtuar nga tatimet është e përfshirë në këtë tarifë dhe detyrimi paguhet nga kompania ndërkombëtare, jo nga konsumatori.

Edhe në të ardhmen nuk pritet rritje e tarifave, pasi kjo TVSH është e paracaktuar dhe e depozituar nga kompania.

 

A është arritur nëpërmjet kësaj skeme të evidentohet numri i individëve që japin banesa me qira në platformat ndërkombëtare?

Fillimisht, në gjithë zinxhirin e këtij procesi, qëllimi është që platformat ndërkombëtare të regjistrohen me përfaqësi tatimore. Më pas synohet identifikimi i individëve shqiptarë përmes të cilëve sigurohen të ardhurat.

Për momentin, për shkak të ligjeve për mbrojtjen e të dhënave personale, kompanitë nuk vënë në dispozicion të dhëna mbi numrin e përdoruesve apo individëve që japin shërbime. Kjo është një sfidë jo vetëm për Shqipërinë, por edhe për vendet e Bashkimit Europian.

Megjithatë, kjo situatë do të rregullohet me Direktivën DAC7 të miratuar nga BE, e cila vendos detyrimin për raportim nga operatorët e platformave.

Sipas kĂ«saj direktive, operatorĂ«t do tĂ« duhet t’u japin autoriteteve tatimore informacion mbi shitĂ«sit qĂ« pĂ«rdorin platformat, pĂ«rfshirĂ« tĂ« ardhurat e tyre.

Drejtoria e Hetimit po harton një projekt pilot për evidentimin e këtyre të dhënave me përfaqësuesit tatimorë në Shqipëri, me qëllim që më tej të verifikohet nëse të ardhurat e siguruara nga individët vendas (p.sh. nga qiradhënia nëpërmjet platformave online), janë deklaruar në Deklaratën Vjetore të të Ardhurave, si të ardhura nga qiraja që deklarohen më 31 Mars.

Ky është një proces që do të ndiqet në vijim, i cili po konsultohet edhe me administratat tatimore të rajonit dhe me Fondin Monetar Ndërkombëtar, me synim ndërveprimin dhe shkëmbimin e eksperiencave për formalizimin e tregtisë online.

 

Si qëndron Shqipëria krahasuar me rajonin?

Krahasuar me vendet e rajonit, numri i kompanive ndërkombëtare të kontaktuara dhe të regjistruara në Shqipëri është më i lartë.

Kjo tregon angazhimin e administratës tatimore për të ndërtuar një sistem më të drejtë, transparent dhe efikas në përmbushjen e detyrimeve tatimore në ekonomi gjithnjë e më dixhitale.

 

 

 

The post Si do të funksionojë TVSH-ja te platformat online appeared first on Revista Monitor.

Shtrëngimi për zyrat e këmbimit valutor

By: Mira Leka
11 July 2025 at 22:08

Brenda sektorit financiar, zyrat e këmbimit valutor janë perceptuar si një lloj hallke e dobët, në parandalimin e pastrimit të parave dhe në qarkullimin e fondeve nga burime joformale. Banka e Shqipërisë ka përgatitur një projektrregullore të re, që synon të forcojë kriteret e licencimit dhe të mbikëqyrjes së tyre. Ndryshimet vendosin kërkesa për reputacion të mirë ndaj zotëruesve të këtyre zyrave, kufizojnë veprimet në para fizike dhe shtojnë kërkesat për kapital për licencimin e tyre. Ndërkohë, Banka e Shqipërisë nuk e përjashton mundësinë e kufizimit të numrit të licencave, bazuar në analiza të tregut.

 

Ersuin Shehu

Banka e ShqipĂ«risĂ« ka pĂ«rgatitur disa ndryshime nĂ« rregulloren “PĂ«r licencimin, organizimin, veprimtarinĂ« dhe mbikĂ«qyrjen e zyrave tĂ« kĂ«mbimit valutor”, qĂ« forcojnĂ« kriteret e licencimit dhe tĂ« mbikĂ«qyrjes sĂ« kĂ«tyre institucioneve financiare. Ndryshimet kanĂ« kryesisht qĂ«llim tĂ« shtrĂ«ngojnĂ« kriteret qĂ« lidhen me parandalimin e pastrimit tĂ« parave.

NĂ« njĂ« prononcim pĂ«r “Monitor”, Banka e ShqipĂ«risĂ« shprehet se ndryshimet nĂ« rregullat e licencimit dhe mbikĂ«qyrjes sĂ« zyrave tĂ« kĂ«mbimit valutor synojnĂ« tĂ« forcojnĂ« kĂ«rkesat pĂ«r licencimin dhe mbikĂ«qyrjen e zyrave tĂ« kĂ«mbimit valutor, kryesisht nĂ« lidhje me reputacionin e mirĂ« dhe integritetin e zotĂ«ruesve tĂ« kapitalit, pĂ«rfshirĂ« edhe pronarĂ«t pĂ«rfitues, nĂ« kuadĂ«r edhe tĂ« parandalimit tё pastrimit tё parave dhe financimit tĂ« terrorizmit, nĂ« pĂ«rputhje me kĂ«rkesat ligjore dhe standardet ndĂ«rkombĂ«tare nĂ« pĂ«rgjithĂ«si, duke synuar dhe plotĂ«simin e rekomandimeve tĂ« ekspertĂ«ve tĂ« MONEYVAL nĂ« raundin e mĂ«parshĂ«m tĂ« vlerĂ«simit tĂ« ShqipĂ«risĂ«.

Sipas BankĂ«s sĂ« ShqipĂ«risĂ«, qĂ«llimi i kĂ«tyre ndryshimeve lidhet me nevojĂ«n e forcimit tĂ« rregullave tĂ« hyrjes nĂ« treg tĂ« subjekteve qĂ« janĂ« financiarisht tĂ« qĂ«ndrueshĂ«m dhe me integritet, si dhe me aspektet e parandalimit tё pastrimit tё parave dhe financimit tĂ« terrorizmit.

Ndryshimet e propozuara konsistojnĂ« nĂ« pĂ«rmirĂ«simin e procesit tĂ« licencimit dhe tĂ« mbikĂ«qyrjes, nĂ«pĂ«rmjet pĂ«rfshirjes sĂ« informacionit dhe dokumentacionit pĂ«rkatĂ«s lidhur me burimin dhe evidencĂ«n e krijimit tĂ« kapitalit tĂ« subjektit dhe çdo shtesĂ« tĂ« mĂ«vonshme tĂ« tij, zgjerimin e disa kĂ«rkesave rregullatore edhe pĂ«r pronarĂ«t pĂ«rfitues, parashikimin e konceptit tĂ« “reputacionit tĂ« mirĂ«â€ pĂ«r aksionerĂ«t/ortakĂ«t/pronarĂ«t pĂ«rfitues dhe administratorĂ«t e subjektit, rritjen lehtĂ«sisht tĂ« komisioneve tĂ« parashikuara pĂ«r t’u paguar nga subjekti pĂ«r tĂ« ushtruar veprimtarinĂ« e kĂ«mbimit valutor, vendosjen e disa limiteve pĂ«r vlerat monetare nĂ« para fizike (cash) qĂ« mund tĂ« mbahen nga subjekti nĂ« arkĂ« mbi baza ditore, si dhe nĂ« lidhje me vlerĂ«n maksimale tĂ« transaksioneve nĂ« para fizike (cash), tĂ« kryer nĂ« njĂ« transaksion tĂ« vetĂ«m ose nĂ« disa transaksione tĂ« lidhur me njĂ«ri-tjetrin, etj.

 

KĂ«rkohet “reputacion i mirĂ«â€

Përveç kërkesave të rregullores ekzistuese, projektrregullorja e re parashikon që në shqyrtimin e kërkesës për licencim të zyrës së këmbimit valutor, Banka e Shqipërisë do të vlerësojë përshtatshmërinë, reputacionin e mirë dhe integritetin e aksionerit, pronarit përfitues dhe administratorit të subjektit gjatë momentit të licencimit, si dhe sa herë që ka ndryshime në përbërjen e strukturës së pronësisë dhe organeve drejtuese gjatë ushtrimit të veprimtarisë.

PĂ«r qĂ«llime tĂ« rregullores, “reputacion i mirĂ«â€ i referohet reputacionit tĂ« aksionerit, pronarit pĂ«rfitues dhe administratorit tĂ« subjektit, i cili duhet tĂ« jetĂ« i karakterizuar nga etika profesionale dhe integriteti financiar, si dhe pĂ«rputhshmĂ«ria me kuadrin ligjor e rregullator.

Një aksioner, pronar përfitues apo administrator do të konsiderohet të ketë reputacion të mirë, nëse respekton kuadrin ligjor e rregullator në fuqi, përfshirë ato që lidhen me parandalimin e pastrimit të parave dhe financimin e terrorizmit; nuk ka rekorde kriminale të lidhura me krime financiare, aktivitete të paligjshme ose shkelje të rënda ligjore; ka qëndrueshmëri financiare dhe nuk është i përfshirë në çështje financiare ose ligjore të rëndësishme që mund të dëmtojnë reputacionin ose besueshmërinë dhe nuk është subjekt i hetimeve ose sanksioneve për mosrespektimin e kuadrit ligjor e rregullator të zbatueshëm.

Subjektit gjithashtu do t’i kĂ«rkohet vĂ«rtetim nga Ministria e DrejtĂ«sisĂ« qĂ« tĂ« provojĂ« se aksionerĂ«t, pronarĂ«t pĂ«rfitues dhe administratorĂ«t nuk janĂ« dĂ«nuar penalisht (dokumenti duhet tĂ« jetĂ« i lĂ«shuar jo mĂ« larg se tre muaj nga dita e paraqitjes).

Në listën e institucioneve që do të konsultohen nga Banka e Shqipërisë gjatë shqyrtimit të kërkesës për licencim, do të shtohet edhe Agjencia e Inteligjencës Financiare (AIF), përveç institucioneve të tjera të parashikuara edhe në kuadrin ekzistues, si Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare, Autoriteti i Konkurrencës, Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, Drejtoria e Tatim Taksave, etj.

 

Rritet kërkesa për kapital

Projektrregullorja parashikon që kapitali minimal i kërkuar për licencimin e këtyre zyrave do të dyfishohet, nga 2.5 milionë lekë në 5 milionë lekë (ose kundërvlera e shumës në Dollar Amerikan ose Euro).

Çdo pagesĂ« e kapitalit fillestar minimal, çdo shtesĂ« e mĂ«vonshme e tij, si dhe çdo ndryshim nĂ« strukturĂ«n e kapitalit shoqĂ«rohet me paraqitjen nĂ« BankĂ«n e ShqipĂ«risĂ« tĂ« informacionit lidhur me burimin e krijimit tĂ« kĂ«tij kapitali. Banka e ShqipĂ«risĂ« ka tĂ« drejtĂ« tĂ« kĂ«rkojĂ« sqarime dhe tĂ« bĂ«jĂ« verifikime tĂ« mĂ«tejshme lidhur me burimin e krijimit tĂ« fondeve qĂ« do tĂ« shĂ«rbejnĂ« si kapital

fillestar minimal, ose si shtesë e mëvonshme e tij.

Në çdo rast, nëse gjatë procesit të licencimit nuk plotësohet kundërvlera në Lek, si pasojë e luhatjeve të kursit të këmbimit, Banka e Shqipërisë mund të kërkojë plotësimin e shumës së depozituar të kapitalit.

 

Limite për veprimet cash

Gjithashtu, projektrregullorja vendos për herë të parë limite mbi veprimet në para fizike të kryera nga zyrat e këmbimit.

Subjekti i licencuar, gjatë ushtrimit të veprimtarisë së këmbimit valutor nuk do të lejohet të mbajë në arkë vlera monetare (cash) mbi baza ditore, më të larta se vlera e kapitalit fillestar minimal.

Zyrat e këmbimit nuk do të lejohen gjithashtu të kryejnë transaksione në para fizike, të cilat tejkalojnë një shumë prej një milion lekësh ose kundërvlerën e saj në monedha të tjera të huaja, të kryera në një transaksion të vetëm ose në disa transaksione të lidhura me njëri-tjetrin.

Transaksionet që tejkalojnë shumën një milion lekë ose kundërvlerën e saj në monedha të tjera të huaja, duhet kryhen nëpërmjet llogarive bankare ose llogarive të pagesave.

Projektrregullorja parashikon edhe rritjen e komisioneve që subjekti aplikues i paguan Bankës së Shqipërisë për licencimin. Komisioni për dhënien e licencës do të rritet në 3000 lekë (nga 1500 lekë që parashikohet në rregulloren aktuale), ndërsa komisioni për çdo kartë identifikimi të kambistëve rritet në 1000 lekë (nga 500 lekë që parashikohet në rregulloren aktuale).

 

Gjobat rriten deri në 1 milion lekë

Projektrregullorja parashikon gjithashtu rritje të vlerës maksimale të gjobës për shkelje të kuadrit ligjor dhe rregullator. Në rregulloren e mëparshme, gjobat për subjektin ose administratorin parashikoheshin nga 20 mijë lekë deri në 100 mijë lekë, ndërsa me rregulloren e re gjobat mund të arrijnë deri në 1 milion lekë.

Gjobat deri nĂ« vlerĂ«n e 1 milion lekĂ«ve mund tĂ« aplikohen nĂ« rastet kur subjekti nuk zbaton dispozitat e ligjit “PĂ«r kontabilitetin dhe pasqyrat financiare”; kur punonjĂ«sit e subjektit nuk janĂ« autorizuar si kambistĂ« nga Banka; kur subjekti nuk afishon licencĂ«n pĂ«r ushtrimin e veprimtarisĂ« sĂ« kĂ«mbimit valutor; kur kambistĂ«t e subjektit nuk lĂ«shojnĂ« faturĂ«n pĂ«rkatĂ«se pĂ«r transaksionet e

kĂ«mbimit valutor; kur subjekti nuk plotĂ«son kĂ«rkesat pĂ«r ushtrimin e veprimtarisĂ« lidhur me kushtet teknike dhe tĂ« sigurisĂ«, nĂ« pĂ«rputhje me aktet nĂ«nligjore tĂ« BankĂ«s; kur subjekti nuk vepron nĂ« pĂ«rputhje me dispozitat ligjore dhe nĂ«nligjore nĂ« lidhje me parandalimin e pastrimit tĂ« parave dhe luftĂ«s kundĂ«r financimit tĂ« terrorizmit; kur subjekti nuk raporton nĂ« BankĂ«n e ShqipĂ«risĂ«; kur subjekti nuk informon klientin nĂ«pĂ«rmjet “DeklaratĂ«s pĂ«r njohjen paraprake me

komisionin e aplikuar”; kur kambisti ushtron veprimtarinĂ« e kĂ«mbimit valutor jashtĂ« ambienteve tĂ« zyrĂ«s sĂ« kĂ«mbimit valutor.

Me rregulloren aktuale, Banka e Shqipërisë pezullon licencën e zyrës për 60 ditë, në rast se ka prova të besueshme që subjekti është përfshirë në aktivitete të pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit. Me projektrregulloren e re, propozohet që pezullimi i licencës të bëhet pa afat.

 

BSH: Do të analizojmë nëse duket kufizuar numri i licencave të reja

Sipas informacionit zyrtar në raportin vjetor të Bankës së Shqipërisë, në fund të vitit të kaluar, numri i Zyrave të licencuara të Këmbimit Valutor arriti në 642. Numri i zyrave të licencuara u rrit me 3.4% krahasuar me një vit më parë.

Gjatë vitit 2024, u licencuan 46 zyra të reja të këmbimit valutor dhe iu revokua licenca 25 zyrave ekzistuese. Në harkun e pesë viteve të fundit, numri i tyre është rritur me 27.6%.

Të dhënat e deritanishme të vitit 2025 tregojnë se në pesë muajt e parë të vitit, Banka e Shqipërisë u ka revokuar licencat 45 zyrave të tjera të këmbimit valutor.

 

Burimi: Banka e Shqipërisë

 

Mbështetur në informacionin e Bankës së Shqipërisë, tre qarqet me përqendrimin më të lartë të ZKV-ve janë Qarku i Tiranës (49.6%), i Fierit (9.31%), i Vlorës (8.51%) dhe i Durrësit (8.19%).

Banka e Shqipërisë vlerëson se në rastet kur, bazuar në studime të zhvillimeve të tregut, ajo do të gjykojë se në treg operon një numër i madh subjektesh që ushtrojnë veprimtari të caktuara financiare përtej kërkesave të tregut, mund të kufizojë përkohësisht licencimin e subjekteve të reja që kërkojnë të ushtrojnë këto veprimtari financiare.

“Nga ana tjetĂ«r, bazuar mbi nevojĂ«n e shpĂ«rndarjes gjeografike tĂ« shĂ«rbimeve financiare, do tĂ« nxiten subjektet qĂ« synojnĂ« tĂ« fokusohen nĂ« zona qĂ« nuk kanĂ« prani tĂ« bankave apo institucioneve tĂ« tjera financiare jobanka, siç janĂ« zonat rurale dhe periferike, ku nevoja pĂ«r shĂ«rbime tĂ« tilla si shĂ«rbimet e kĂ«mbimit valutor, etj., Ă«shtĂ« mĂ« e madhe.

Pra, vlerĂ«sojmĂ« se numri i subjekteve qĂ« veprojnĂ« nĂ« tregun e kĂ«mbimeve valutore do tĂ« vijojĂ« tĂ« analizohet nĂ« vazhdimĂ«si nga Banka e ShqipĂ«risĂ« dhe, eventualisht, mund tĂ« ndĂ«rmerren masat e lartpĂ«rmendura, kufizuese apo stimuluese, sipas rastit”, – shprehet Banka e ShqipĂ«risĂ«.

 

BSH, 12 masa për ZKV-të vitin e kaluar

Sipas raportit vjetor të Bankës së Shqipërisë, gjatë vitit 2024 u vendosën masa administrative (gjoba) për 12 zyra të këmbimit valutor dhe revokim licence për njërën prej tyre.

MbĂ«shtetur nĂ« prononcimin zyrtar tĂ« BankĂ«s sĂ« ShqipĂ«risĂ« pĂ«r “Monitor”, problematikat qĂ« hasen gjatĂ« kontrollit nĂ« zyrat e kĂ«mbimit tĂ« parasĂ« dhe qĂ« kanĂ« natyrĂ« tĂ« parandalimit tĂ« parasĂ« dhe financimit tĂ« terrorizmit janĂ« me tipologji tĂ« ndryshme.

Problematikat kryesore të listuara nga Banka e Shqipërisë janë:

– Mungesa e njohurive dhe moszbatimi i detyrimeve ligjore tĂ« pĂ«rcaktuara nĂ« Ligjin Nr. 157/2013 “PĂ«r masat kundĂ«r financimit tĂ« terrorizmit” dhe nĂ« ligjin Nr. 72/2019, datĂ« 17.10.2019 “PĂ«r masat shtrĂ«nguese ndĂ«rkombĂ«tare nĂ« RepublikĂ«n e ShqipĂ«risĂ«, si dhe ligjit nr. 9917, datĂ« 19.05.2008 “Pёr Parandalimin e Pastrimit tё Parave dhe Financimin e Terrorizmit”, si dhe akteve nĂ«nligjore pĂ«r PPP/PFT.

– Moszbatimi i vigjilencĂ«s sĂ« duhur pĂ«r rastet e transaksioneve tĂ« parashikuara nĂ« nenin 4, germa “b” dhe “c” tĂ« Ligjit nr.9917, datĂ« 19.05.2008 “PĂ«r parandalimin e pastrimit tё parave dhe financimin e terrorizmit”, i ndryshuar.

– Mosraportimi nĂ« BankĂ«n e ShqipĂ«risĂ«, nĂ« pĂ«rputhje me kĂ«rkesat e nenit 19 tĂ« rregullores nr. 31, datĂ« 06.06.2007 “PĂ«r licencimin, organizimin, veprimtarinĂ« dhe mbikĂ«qyrjen e zyrave tĂ« kĂ«mbimit valutor”, ndryshuar.

– MosplotĂ«simi i sistemit tĂ« centralizuar me tĂ« gjitha tĂ« dhĂ«nat sipas aneksit IV tĂ« UdhĂ«zimit nr. 28, datĂ« 31.12.2012 tĂ« ministrit tĂ« Financave, nĂ« pĂ«rputhje me pikĂ«n 1, shkronja “c”, tĂ« nenit 11 tĂ« Ligjit nr.9917, datĂ« 19.05.2008 “PĂ«r parandalimin e pastrimit tё parave dhe financimin e terrorizmit”, i ndryshuar.

– Mosmbajtja e evidencave pĂ«r verifikimet e kryera pĂ«r klientĂ«t e regjistruar nĂ« bazĂ«n e tĂ« dhĂ«nave me listat “person i shpallur” dhe listĂ«n e sanksioneve tĂ« KĂ«shillit tĂ« Sigurimit tĂ« Kombeve tĂ« Bashkuara.

Lidhur me sistemin e rregullimit dhe të kontrollit të tyre, Banka e Shqipërisë sqaron se ZKV-të janë të detyruara që të pajisin klientin me faturë për çdo transaksion këmbimi valutor, si dhe të dokumentojnë transaksionin duke ruajtur një kopje të faturës dhe duke e regjistruar atë.

Banka e Shqipërisë kryen inspektime periodike pranë ZKV-ve me fokus përmbushjen e kërkesave të sipërpërmendura dhe detyrimeve në lidhje me vigjilencën e duhur dhe të zgjeruar, përfshi edhe raportimet e transaksioneve cash pranë autoritetit përgjegjës, të parashikuara sipas ligjit.

“NĂ« rast tĂ« konstatimit tĂ« problematikave nĂ« lidhje me identifikimin e klientĂ«ve, Banka e ShqipĂ«risĂ«, sipas parashikimit tĂ« nenit 20, tĂ« rregullores 31/2007 ‘PĂ«r licencimin, organizimin, veprimtarinĂ« dhe mbikĂ«qyrjen e zyrave tĂ« kĂ«mbimit valutor’, version i integruar, aplikon masĂ« administrative dhe nĂ« rast se konstatohen se shkeljet janĂ« tĂ« pĂ«rsĂ«ritura, Banka revokon licencĂ«n e Subjektit sipas parashikimeve ligjore.

Banka e ShqipĂ«risĂ«, nĂ« bashkĂ«punim me AgjencinĂ« e InteligjencĂ«s Financiare, ka organizuar trajnime me qĂ«llim rritjen dhe forcimin e njohurive mbi detyrimet ligjore pĂ«r parandalimin e pastrimit tĂ« parasĂ« dhe financimit tĂ« terrorizmit, si dhe pasojat nĂ« rast mosrespektimi tĂ« kĂ«rkesave ligjore dhe rregullatore”, – shprehet Banka e ShqipĂ«risĂ«.

 

Agjencia e Inteligjencës, 24 masa ndaj ZKV-ve në pesë vitet e fundit

“Monitor” kĂ«rkoi njĂ« prononcim nga Agjencia e InteligjencĂ«s Financiare, lidhur me projektrregulloren e re, problematikat e evidentuara nĂ« aktivitetin e zyrave tĂ« kĂ«mbimit valutor dhe sugjerimet e kĂ«tij institucioni pĂ«r pĂ«rmirĂ«sime tĂ« mundshme tĂ« kuadrit qĂ« rregullon aktivitetin e kĂ«tyre institucioneve.

NĂ« pĂ«rgjigje, drejtuesi i AIF sugjeroi qĂ« pĂ«r problematikat nĂ« aktivitetin e ZKV-ve t’i referohemi raportit tĂ« fundit vjetor tĂ« kĂ«tij institucioni.

Sipas të dhënave nga Agjencia e Inteligjencës Financiare të cituara në raportin vjetor 2024, vitin e kaluar, zyrat e këmbimit valutor raportuan gjithsej vetëm 19 transaksione të dyshimta pranë këtij institucioni. Numri i transaksioneve të raportuara pësoi rënie me 41% krahasuar me një vit më parë.

Në pesë vitet e fundit, numri total i rasteve të raportuara nga ZKV-të është gjithsej 68. Numrat e raportimeve janë shumë të vogla, nëse i krahasojmë me bankat, institucionet financiare të transfertave të parave apo edhe noterët.

Për shembull, vitin e kaluar, bankat tregtare raportuan 718 transaksione të dyshimta, shoqëritë e transfertave 365 transaksione, ndërsa noterët, 413 transaksione.

Gjithnjë sipas AIF, vitin e kaluar u evidentuan katër kundërvajtje administrative mes Zyrave të Këmbimit Valutor të inspektuara. Për këto kundërvajtje, u ndërmorën dy masa administrative me gjobë, në vlerën totale 1 milion lekë dhe dy masa të tjera me paralajmërim.

Në pesë vitet e fundit, AIF ka vendosur gjithsej 24 masa me gjoba ndaj Zyrave të Këmbimit Valutor, për një shumë totale prej 10.9 milionë lekësh. Viti më problematik për këto institucione financiare ishte 2023, kur AIF vendosi 11 gjoba, për një shumë totale prej 5.6 milionë lekësh.

Lidhur me projektrregulloren e re dhe me problematikat e tregut tĂ« zyrave tĂ« kĂ«mbimit valutor, “Monitor” kĂ«rkoi njĂ« prononcim edhe nga operatorĂ«t e rĂ«ndĂ«sishĂ«m tĂ« tregut.MegjithatĂ«, ata u shprehĂ«n se qĂ«ndrimet e tyre lidhur me projektrregulloren kanĂ« vendosur t’i adresojnĂ« zyrtarisht te Banka e ShqipĂ«risĂ«, nĂ«pĂ«rmjet ShoqatĂ«s sĂ« KĂ«mbimit Valutor.

Në këtë fazë të diskutimeve, shoqata përfaqësuese e këtyre subjekteve ka vendosur të mos shprehet publikisht lidhur me qëndrimet e saj.

 

 

Vlerësimi i MONEYVAL, i përmirësuar

NĂ« tetor tĂ« vitit 2023, ShqipĂ«ria doli zyrtarisht nga e ashtuquajtura “lista gri” apo statusi i monitorimit tĂ« shtuar pĂ«r pastrimin e parave.

Ndërkohë, raporti i fundit i MONEYVAL (Komitet ekspertësh i Këshillit të Europës për vlerësimin e masave për parandalimin e pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit) për Shqipërinë i takon qershorit të vitit 2023 dhe në të vlerësohej se Shqipëria ka përmirësuar masat e saj për të luftuar pastrimin e parave dhe financimin e terrorizmit (AML/CFT).

Raporti vinte në dukje se Shqipëria ka përmirësuar përputhshmërinë e saj me Rekomandimet 25 të Task Forcës së Veprimit Financiar, të lidhur me transparencën dhe pronarët përfitues, si dhe rekomandimin 28, për rregullimin dhe mbikëqyrjen e bizneseve dhe profesioneve të caktuara jashtë sektorit financiar.

Vendi Ă«shtĂ« rivlerĂ«suar pĂ«r kĂ«to dy rekomandime nga “pjesĂ«risht nĂ« pĂ«rputhje” nĂ« “gjerĂ«sisht nĂ« pĂ«rputhje”.

Që nga qershori 2022, Shqipëria ndërmori masa shtesë, të cilat adresuan mangësi të rëndësishme në lidhje me administratorët që u nënshtrohen kërkesave të AML/CFT (parandalimit të pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit) dhe thjeshtuan aksesin në informacionin e pronësisë përfituese për autoritetet kompetente.

Sipas raportit, gjithashtu Shqipëria përmirësoi masat për rregullimin dhe mbikëqyrjen e noterëve dhe agjentëve të pasurive të paluajtshme. Autoriteti licencues për noterët tani ka të drejtë të revokojë licencat për shkelje të legjislacionit AML/CFT.

Shqipëria gjithashtu miratoi rregulla mbikëqyrjeje të bazuar në risk mbi agjentët e pasurive të paluajtshme.

Duke ju referuar raportit të plotë, rekomandimet e ngelura të MONEYVAL janë të lidhura kryesisht me aktivitetin e profesioneve jashtë sektorit financiar, si agjentët e pasurive të paluajtshme, noterët apo avokatët.

Problematikat lidhen kryesisht me nevojën për detajim të kuadrit raportues dhe mbikëqyrës për këto profesione. Ndërkohë, raporti i fundit nuk përmban vërejtje apo rekomandime lidhur me Zyrat e Këmbimit Valutor.

Raportimi i radhës së Shqipërisë pranë MONEYVAL pritet të bëhet brenda këtij viti.

 

 

The post Shtrëngimi për zyrat e këmbimit valutor appeared first on Revista Monitor.

RIT Tirana, universiteti i ri, i fokusuar te teknologjia dhe inovacioni

By: Mira Leka
11 July 2025 at 22:06

Ndërkohë që kërkesa për profesionistë të teknologjisë në Shqipëri po rritet, shumë kompani, si startup-et dhe bizneset e mëdha të sektorit IT, përballen me sfida për të mbajtur talentin vendas. Për të frenuar këtë fenomen dhe për të krijuar një ekosistem më tërheqës për të rinjtë e talentuar, një nga zgjidhjet më efikase është investimi në arsim cilësor brenda vendit, duke ofruar diploma me standarde ndërkombëtare dhe programe studimi që lidhen drejtpërdrejt me nevojat e tregut të punës.

 

Deada Hyka

Në një treg pune gjithnjë e më të ndikuar nga zhvillimet teknologjike dhe kërkesat e reja të ekonomisë globale, arsimi mbetet faktori kyç për suksesin profesional.

Statistikat tregojnë se profesionet më të kërkuara sot lidhen ngushtë me teknologjinë, inxhinierinë dhe shkencat kompjuterike, ndërsa sipas një raporti të Forumit Ekonomik Botëror, deri në vitin 2030, mbi 85 milionë vende pune mund të mbeten bosh për shkak të mungesës së aftësive të duhura në fuqi punëtore.

Shqipëria, si pjesë e këtij ekosistemi të ndërlidhur, përballet me sfidën e përshtatjes së sistemit arsimor me nevojat e tregut të punës, pasi aktualisht, sipas të dhënave të INSTAT, mbi 30% e të rinjve të diplomuar nuk gjejnë një vend pune në përputhje me profilin akademik.

Po sipas të dhënave të fundit të INSTAT, gjatë dekadës së fundit, Shqipëria ka humbur një pjesë të konsiderueshme të të rinjve të kualifikuar në fushën e teknologjisë dhe inxhinierisë.

Të dhëna të tjera tregojnë se një pjesë e madhe e studentëve, që ndjekin studime jashtë vendit, në fusha si informatikë, inxhinieri softuerike dhe Inteligjencë Artificiale, zgjedhin të mos kthehen më në Shqipëri pas diplomimit. Kjo ka sjellë një boshllëk të madh në tregun vendas të punës, duke vështirësuar përpjekjet e kompanive për të gjetur specialistë të fushave teknologjike.

Ndërkohë që kërkesa për profesionistë të teknologjisë në Shqipëri po rritet, shumë kompani, si startup-et dhe bizneset e mëdha të sektorit IT, përballen me sfida për të mbajtur talentin vendas.

Për të frenuar këtë fenomen dhe për të krijuar një ekosistem më tërheqës për të rinjtë e talentuar, një nga zgjidhjet më efikase është investimi në arsim cilësor brenda vendit, duke ofruar diploma me standarde ndërkombëtare dhe programe studimi që lidhen drejtpërdrejt me nevojat e tregut të punës.

 

Universiteti i ri, i fokusuar te teknologjia dhe inovacioni

NĂ« kĂ«tĂ« kontekst, hapja e RIT Tirana, nĂ« bashkĂ«punim me Institutin “Harry Fultz” dhe Institutin e TeknologjisĂ« Rochester, vjen si njĂ« zhvillim domethĂ«nĂ«s pĂ«r sistemin arsimor shqiptar, duke ofruar njĂ« model tĂ« ri edukimi, i fokusuar te teknologjia dhe inovacioni.

Ky institucion, pjesë e rrjetit global të Rochester Institute of Technology (RIT), një prej universiteteve më prestigjioze në SHBA në fushën e teknologjisë dhe inxhinierisë, sjell në Shqipëri një standard akademik të krahasueshëm me atë të kampuseve të tij ndërkombëtare në Nju Jork, Dubai, Kosovë, Kroaci dhe Kinë.

Studentët e RIT Tirana, jo vetëm që do të mësojnë nga profesorë të kualifikuar shqiptarë dhe të huaj, por do të kenë mundësinë të studiojnë një ose dy semestra në kampuset e tjerë të RIT, duke përfituar nga një eksperiencë globale, me kosto më të ulët.

Një tjetër aspekt inovativ i këtij institucioni është programi i punësimit profesional (CO-OP), i cili u mundëson studentëve të vendosin në praktikë njohuritë e fituara gjatë studimeve nëpërmjet bashkëpunimeve me kompani dhe organizata ndërkombëtare.

Ky model është dëshmuar i suksesshëm në SHBA dhe vende të tjera, duke rritur ndjeshëm përgatitjen e studentëve për tregun e punës.

Në një kohë kur edukimi cilësor dhe aftësitë teknologjike janë vendimtare për suksesin profesional, RIT Tirana hap një epokë të re për studentët shqiptarë, duke u ofruar atyre jo vetëm një diplomë amerikane të njohur ndërkombëtarisht, por edhe një avantazh real në një treg pune gjithnjë e më konkurrues.

Me regjistrimet, që priten të nisin për vitin akademik 2025-2026, ky institucion premton të bëhet një pikë referimi për të gjithë ata që duan një karrierë të sigurt në fushën e teknologjisë dhe inovacionit.

Në këtë kontekst, Fondacioni Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim (AADF) ka ndërmarrë një hap të rëndësishëm në mbështetjen e studentëve shqiptarë nëpërmjet një programi të ri bursash.

Ky program synon të ofrojë mundësi të shkëlqyera për studentët e talentuar, por me mundësi të kufizuara financiare, për të ndjekur studime në institucione të arsimit të lartë me standarde ndërkombëtare, si në Shqipëri ashtu edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Jonida Lamaj, Menaxhere Projekti për Edukimin në AADF, thotë se ky program do të ndihmojë jo vetëm në promovimin e ekselencës akademike, por edhe në integrimin e standardeve globale në sistemin arsimor shqiptar.

Synimi i tij është që të zhvillojë aftësitë e studentëve, duke i përgatitur ata për të kontribuar në zhvillimin ekonomik dhe social të vendit.

“QĂ«llimi i programit Ă«shtĂ« tĂ« promovojĂ« ekselencĂ«n akademike, duke mbĂ«shtetur studentĂ«t e talentuar, por qĂ« nuk kanĂ« mundĂ«si financiare pĂ«r tĂ« ndjekur programe tĂ« tilla akademike.

Me këtë  projekt, AADF synon të kontribuojë në përmirësimin e sistemit arsimor shqiptar, duke integruar standardet dhe praktikat akademike globale, si dhe duke zhvilluar aftësitë e individëve që mund të kontribuojnë në progresin ekonomik dhe social të vendit.

Aplikimet pĂ«r tĂ« pĂ«rfituar nga bursat qĂ« AADF do tĂ« ofrojĂ« pĂ«r tĂ« rinjtĂ« shqiptarĂ« do tĂ« nisin nĂ« mars, ndaj pĂ«r t’u informuar pĂ«r çdo event nga programi i bursave, ju ftojmĂ« tĂ« vizitoni dhe tĂ« regjistroheni nĂ« websiten zyrtar: https://aadfscholarship.org/.” – thotĂ« znj. Lamaj.

 

RIT Tirana

Hapja e RIT Tirana, nĂ« bashkĂ«punim me Institutin “Harry Fultz” dhe Institutin e TeknologjisĂ« Rochester, vjen si njĂ« zhvillim domethĂ«nĂ«s pĂ«r sistemin arsimor shqiptar, duke ofruar njĂ« model tĂ« ri edukimi, i fokusuar te teknologjia dhe inovacioni. Ky institucion, pjesĂ« e rrjetit global tĂ« Rochester Institute of Technology (RIT), njĂ« prej universiteteve mĂ« prestigjioze nĂ« SHBA nĂ« fushĂ«n e teknologjisĂ« dhe inxhinierisĂ«, sjell nĂ« ShqipĂ«ri njĂ« standard akademik tĂ« krahasueshĂ«m me atĂ« tĂ« kampuseve tĂ« tij ndĂ«rkombĂ«tare nĂ« Nju Jork, Dubai, KosovĂ«, Kroaci dhe KinĂ«.

 

 

RIT Tirana: Një oaz i ri për edukimin teknologjik në Shqipëri

Në fushën e arsimit të lartë, një tjetër zhvillim i rëndësishëm është hapja e RIT Tirana / American Academy of Technology Tirana, një institucion i ri akademik në bashkëpunim me universitetin prestigjioz Rochester Institute of Technology (RIT) në Nju Jork dhe RIT Kosovën.

Ernaso KĂ«rbizi, Drejtor Ekzekutiv i Fondacionit “Instituti Teknologjik i TiranĂ«s”, thotĂ« se RIT Tirana Ă«shtĂ« institucioni i vetĂ«m nĂ« ShqipĂ«ri qĂ« ofron njĂ« diplomĂ« amerikane, duke garantuar cilĂ«si dhe mundĂ«si tĂ« jashtĂ«zakonshme pĂ«r studentĂ«t shqiptarĂ«. Aktualisht ofrohen dy programe kryesore:

Inxhinieri Elektrike dhe Teknologji (Electrical Engineering and Technology); Informatikë dhe Teknologjitë e Informacionit (Computing Information Technology)

Një nga avantazhet kryesore të këtij institucioni është mundësia e shkëmbimit akademik dhe kulturor në kampuset globale të RIT në Nju Jork, Dubai, Kroaci, Kosovë etj. Për më tepër, nëpërmjet programit inovativ të punësimit profesional (CO-OP), studentët do të kenë mundësinë të fitojnë përvojë reale pune gjatë studimeve të tyre.

“StudentĂ«t e RIT Tirana do tĂ« kenĂ« mundĂ«sinĂ« tĂ« shkĂ«mbejnĂ« eksperiencĂ« akademike dhe kulturore njĂ« ose dy semestra nĂ« njĂ« prej kampuseve globale qĂ« RIT ka (Nju Jork, Dubai, Kroaci, PrishtinĂ« etj.), me kosto shumĂ« herĂ« mĂ« tĂ« ulĂ«t sesa studentĂ«t pĂ«rkatĂ«s tĂ« kĂ«tyre kampuseve.

Një tjetër risi që RIT sjell në Shqipëri është ofrimi i mundësive të punësimit profesional (CO-OP) gjatë periudhës së studimeve.

Ky program inovativ u mundëson studentëve të vendosin në praktikë njohuritë e mësuara, duke fituar përvojë reale në industri të ndryshme dhe duke ndihmuar në zhvillimin e aftësive që kërkohen nga tregu global i punës.

Në përfundim të studimeve, diploma me të cilën pajisen studentët është e barasvlershme me atë që moshatarët e tyre marrin në RIT New York, duke u siguruar një kurrikulë të standardizuar gjatë viteve akademike.

Kjo ofron mundĂ«si tĂ« shkĂ«lqyera pĂ«r tĂ« konkurruar nĂ« tregun ndĂ«rkombĂ«tar tĂ« punĂ«s”, – pĂ«rfundon z. KĂ«rbizi.

 

RIT dhe bashkëpunimi me Shqipërinë

Instituti i TeknologjisĂ« i Rochester-it (RIT), i njohur ndĂ«rkombĂ«tarisht pĂ«r kĂ«rkimin dhe inovacionin nĂ« teknologji, inxhinieri dhe dizajn, Ă«shtĂ« tashmĂ« i pranishĂ«m nĂ« ShqipĂ«ri. FalĂ« bashkĂ«punimit me Institutin “Harry Fultz”, ShqipĂ«ria bĂ«het pjesĂ« e rrjetit global tĂ« RIT, duke u ofruar studentĂ«ve mundĂ«sinĂ« pĂ«r tĂ« pĂ«rfituar nga njĂ« arsim i nivelit tĂ« lartĂ« me standarde amerikane.

 

 

 

 

The post RIT Tirana, universiteti i ri, i fokusuar te teknologjia dhe inovacioni appeared first on Revista Monitor.

Diversiteti kulturor në marrëdhëniet ndërkombëtare

By: Mira Leka
11 July 2025 at 22:04

Nga Arben Jaupaj, PĂ«rgjegjĂ«s i GalerisĂ« sĂ« Arteve “Edward Lear”, Berat*

 

Zhvillimi i temës së diversitetit kulturor në marrëdhëniet ndërkombëtare. Diversiteti kulturor është një nga temat më të debatuara të shoqërisë në mijëvjeçarin e ri.

Mijëvjeçari i ri bashkë me ritmet e larta globalizuese solli në diskutimet e elitave edhe çështjen e diversitetit kulturor si dimension i rëndësishëm i integrimit në shoqërinë e re globale, që duhej pasqyruar në konventat ndërkombëtare.

Një nga shtysat e kësaj vëmendjeje ishte praktika e rregullimeve ligjore ndërkombëtare që fokusoheshin kryesisht te shkëmbimet ekonomike.

Një grup studiuesish, kryesisht franko-kanadezë, u morën gjatë me perspektivat, të ardhmen e diversitetit dhe u përpoqën të influenconin me kërkesat e tyre, sanksionimin e ekzistencës dhe zhvillimit të tij në konventat ndërkombëtare (UNESCO), duke ia bashkangjitur me shkathtësi çështjen e diversitetit, temave juridike mbi marrëveshjet për shkëmbimet tregtare, rregullimet e tregjeve etj.

Një grup i dytë (nga të cilët më i spikaturi ishte Hofstede) e orientoi vëmendjen në integrimin e grupeve të ndryshme kulturore në procesin e prodhimit dhe menaxhimit në skemat e reja globale, duke studiuar dhe duke prezantuar përfundime në interes të çështjes multikulturore.

NĂ« fund tĂ« LuftĂ«s sĂ« FtohtĂ«, politologu amerikan Samuel P. Huntington, nĂ« njĂ« artikull tĂ« titulluar “PĂ«rplasja e qytetĂ«rimeve”, sugjeroi se konfliktet e sĂ« ardhmes do tĂ« lidhen gjithnjĂ« e mĂ« shumĂ« me çështjet kulturore ose identitare.

Paradoksalisht, sa më shumë që globalizimi zhvillohet në kuptimin e një homogjenizimi të kulturës dhe të imponimit të disa modeleve kulturore, kryesisht që vijnë nga kultura perëndimore dhe anglo-saksone, aq më shumë bota moderne përballet me konflikte të reja.

LigjĂ«rimi pĂ«r rĂ«ndĂ«sinĂ« e diversitetit kulturor nĂ« periudhĂ«n e re tĂ« globalizimit tĂ« cilĂ«suar si “fundi i historisĂ«â€ nga Fukyuama u zhvillua nĂ« ambientet e institucioneve ndĂ«rkombĂ«tare krahas me ligjĂ«rimin pĂ«r ruajtjen e biodiversitetit. Edhe pĂ«r diversitetin kulturor, argumentet u ndĂ«rtuan me temĂ« dhe leksik tĂ« orientuar drejt rĂ«ndĂ«sisĂ« sĂ« ruajtjes sĂ« ekosistemeve kulturore (zhvillimeve kulturore brenda njĂ« habitati tĂ« caktuar gjeografik).

Tema e diversitetit kulturor u zhvillua nĂ« kĂ«tĂ« mĂ«nyrĂ« si njĂ« objektiv global pĂ«r t’u arritur dhe qĂ« gjeneron interes, pjesĂ«marrje, fushata, lobime nga intelektualĂ« tĂ« fushave tĂ« ndryshme dhe nĂ« fusha tĂ« ndryshme.

Periudha pas Luftës së Dytë Botërore, zhvillimi i institucioneve ndërkombëtare dhe ndërtimi i vazhdueshëm i arkitekturës së sigurisë, përpjekjet për ruajtjen e paqes pas tmerreve të luftës, ndihmoi në zhvillimin e temës së diversitetit.

Geert Hofstede, antropolog holandez nĂ« fund tĂ« viteve ’60-tĂ«, filloi studimin e proceseve ndĂ«rkulturore nĂ« procesin e prodhimit duke pasur nĂ« fokus korporatat shumĂ«kombĂ«she. Puna e tij do tĂ« reflektonte dhe ndikonte nĂ« zhvillimin e temĂ«s sĂ« diversitetit kulturor nĂ« marrĂ«dhĂ«niet ndĂ«rkombĂ«tare. Teoria e dimensioneve kulturore tĂ« Hofstedes ofron edhe sot njĂ« kuadĂ«r tĂ« rĂ«ndĂ«sishĂ«m pĂ«r tĂ« kuptuar ndikimin e kulturĂ«s nĂ« mjediset organizative dhe marrĂ«dhĂ«niet ekonomike ndĂ«rkombĂ«tare.

Dimensionet Kulturore tĂ« formuluara prej tij – distanca hierarkike, individualizmi vs. kolektivizmit, feminiteti vs. maskulinitetit, kontrolli i pasigurisĂ«, orientimi afatgjatĂ« kohor, falja vs. vetĂ«pĂ«rmbajtjes – shpjegojnĂ« sesi kulturat e ndryshme qasen ndaj autoritetit, bashkĂ«punimit, vendimmarrjes, riskut, strategjisĂ« afatgjatĂ« dhe komunikimit ndĂ«rkulturor.

Në grupet multikulturore (p.sh. grupet punëtore me emigrantë të integruar nëpër fabrika) zgjidhja e problemeve është më e thjeshtë, sepse vlerësohen nga më shumë se një këndvështrim kulturor. Brenda këtyre grupeve shmangen përfundimet e thjeshtuara të arritura më tepër si rrjedhojë e solidaritetit kulturor në grupet homogjene, se sa rrjedhojë e analizës së problemit.

Këto dallime kulturore nuk janë vetëm çështje të brendshme të menaxhimit, por ndikojnë drejtpërdrejt në mënyrën se si ndërmarrjet lidhen me partnerë ndërkombëtarë, përshtaten me rregullat e tregjeve të huaja dhe ndërtojnë marrëdhënie të qëndrueshme tregtare.

Në kontekstin e tregtisë ndërkombëtare, ku bashkëpunojnë aktorë me profile kulturore të ndryshme, kuptimi i këtyre dimensioneve është thelbësor për të shmangur keqkuptime, për të lehtësuar negociatat dhe për të krijuar partneritete afatgjata. Për shembull, një kulturë e organizuar fort rreth hierarkisë vertikale mund të interpretojë ndryshe procesin e vendimmarrjes nga një kulturë më horizontale, çka ndikon në ritmin dhe stilin e bashkëpunimit ekonomik.

Për më tepër, pranimi dhe menaxhimi i diversitetit kulturor në mjediset shumëkombëshe sjell përfitime konkrete në treg: rritje të kreativitetit, shmangie të mendësisë së njëtrajtshme, si dhe përmirësim të reputacionit të kompanisë.

Ndërmarrjet që promovojnë përfshirjen e kulturave të ndryshme janë më tërheqëse në ditët e sotme për brezat e rinj të cilët e shohin larmishmërinë si vlerë themelore. Në këtë mënyrë, diversiteti kulturor kthehet në një avantazh konkurrues, duke ndikuar pozitivisht në performancën tregtare dhe në etikën e brendshme të kompanive.

Kontributi i Hofstedes qëndron në faktin se ai e lidhi çështjen e diversitetit kulturor me një fushë praktike dhe me ndikim si biznesi, duke i dhënë legjitimitet kulturës si faktor i rëndësishëm në globalizimin ekonomik.

Nëpërmjet kësaj teorie, menaxherët dhe sipërmarrësit ndërkombëtarë mund të bëhen jo vetëm aktorë më të suksesshëm ekonomikisht, por edhe promotorë të vlerave ndërkulturore në tregtinë globale.

 

“Betejat” kryesore tĂ« diversitetit kulturor

Por “betejat” kryesore tĂ« diversitetit kulturor dhe zhvillimit tĂ« temĂ«s sĂ« tij nĂ« marrĂ«dhĂ«niet ndĂ«rkombĂ«tare u bĂ«nĂ« nĂ« gjirin e UNESCO-s. E krijuar nĂ« vitin 1945, si pjesĂ« e OKB-sĂ«, u bĂ« hapĂ«sira kryesore pĂ«r tĂ« promovuar diversitetin si pĂ«rpjekje e vazhdueshme pĂ«r njĂ« paqe tĂ« qĂ«ndrueshme nĂ« botĂ« nĂ«pĂ«rmjet bashkĂ«punimit nĂ« fushĂ«n e artit, kulturĂ«s dhe edukimit.

NjĂ« nga meritat e para tĂ« drejtuesve tĂ« UNESCO-s dhe ekipeve tĂ« saj ishte pasurimi me termin “kulturĂ«â€ i shprehjeve tekstuale tĂ« traditĂ«s “bashkĂ«punim intelektual”. NĂ« kĂ«tĂ« mĂ«nyrĂ«, termi kulturĂ« dhe mĂ« vonĂ« diversitet kulturor do tĂ« bĂ«heshin pjesĂ« e fjalorit tĂ« sĂ« drejtĂ«s ndĂ«rkombĂ«tare dhe ligjĂ«rimeve tĂ« marrĂ«dhĂ«nieve ndĂ«rkombĂ«tare bashkĂ«kohore.

NĂ« kĂ«tĂ« kĂ«ndvĂ«shtrim, bashkĂ«punimi kulturor ndĂ«rkombĂ«tar prezantohet edhe sot, i pazĂ«vendĂ«sueshĂ«m pĂ«r objektivin e garantimit dhe ruajtjes sĂ« paqes dhe sigurisĂ« ndĂ«rkombĂ«tare nĂ« botĂ«. Ky proces mund tĂ« ekzistojĂ« duke u kujdesur jo vetĂ«m pĂ«r respektimin e pavarĂ«sisĂ« dhe integritetit tĂ« shteteve anĂ«tare, por edhe pĂ«r sigurimin e “diversitetit tĂ« frytshĂ«m tĂ« kulturave tĂ« tyre”.

Kjo Ă«shtĂ« filozofia mbi tĂ« cilĂ«n vazhdon tĂ« bazohet i gjithĂ« sistemi dhe pĂ«rfaqĂ«son atĂ« “fil rouge” qĂ« bashkon dhe karakterizon veprimin normativ tĂ« UNESCO-s nĂ« sektorin kulturor, duke i dhĂ«nĂ« asaj koherencĂ« logjike dhe sistematike.

Pikërisht për këtë, diversiteti kulturor figuron në opinionin publik, ndër parimet themelore juridike të së drejtës kulturore ndërkombëtare.

Gjatë gjithë proceseve të studimit, konvergimit të qëndrimeve, hartimit të teksteve ligjore, negocimit me delegacionet e shteteve për ratifikimet etj., trajtimi i temës së diversitetit kulturor nuk u shkëput asnjëherë nga tema e tregtisë ndërkombëtare dhe kjo solli jo pak probleme për studiuesit dhe ekspertët që u angazhuan.

Gjatë negociatave, disa shtete, e konsideruan tekstin e konventës (2005) një instrument të proteksionizmit të maskuar në fushën e tregtisë dhe shkëmbimeve ndërkombëtare dhe si të tillë, jo të frytshëm për qarkullimin e lirë të ideve.

Ky kundërshtim prodhoi disa kritika ndaj aktivitetit të UNESCO-s, por që gjithsesi nuk e zbehu punën e saj për promovimin dhe kontrollin e zbatimit të dispozitave të konventës.

Kultura, dhe në veçanti politikat kulturore, shkaktuan në periudhën pas Luftës së Dytë, një debat ndërkombëtar që vazhdon edhe sot dhe ka të bëjë me trajtimin e të mirave dhe shërbimeve kulturore në marrëdhëniet ekonomike ndërkombëtare.

Dy ishin perspektivat në dukje të papajtueshme në qendër të tij, qëndrimi se nëse mallrat dhe shërbimet kulturore kanë një vlerë tregu dhe janë pjesë e qarqeve tregtare, ato nuk mund të krahasohen me mallra të thjeshta, sepse ato janë bartëse vlerash dhe simbolesh dhe prej andej ndikojnë në identitetin kulturor të një kombi.

Rrjedhimisht kultura duhet t’i nĂ«nshtrohet njĂ« pĂ«rjashtimi nga normat dhe rregullat e liberalizimit tĂ« tregtisĂ«. Ky Ă«shtĂ« parimi i pĂ«rjashtimit kulturor, i mbrojtur nĂ« radhĂ« tĂ« parĂ« nga qeveritĂ« e FrancĂ«s dhe KanadasĂ« (Quebec-ut).

Qëndrimi tjetër konsideronte kulturën një sektor ekonomik si çdo tjetër, dhe masat publike për promovimin dhe mbrojtjen e industrive kulturore janë vetëm një formë tjetër e papranueshme e proteksionizmit.

Shtetet e Bashkuara e kanë mbrojtur këtë qasje, që mallrat dhe shërbimet kulturore nuk mund të jenë objekt i dispozitave specifike në marrëveshjet ndërkombëtare tregtare.

Ndryshe nga konteksti frankofon, referenca amerikane për diversitetin kulturor është e lidhur me lirinë e zgjedhjes së individit për të konsumuar një shumëllojshmëri të madhe të produkteve kulturore.

Diversiteti i produkteve kulturore të ofruara duhej të përputhej me diversitetin gjithmonë në rritje të tregut global.

Në këtë mënyrë koncepti aplikohet si produkti efektiv i tregut dhe jo si produkti i politikave aktive nga ana e qeverisë.

Specialistë të ndryshëm, lobuan që kultura dhe diversiteti kulturor, të gjenin përdorimin e duhur në marrëveshjet ndërkombëtare.

Fillimisht politika zyrtare tĂ« shteteve tĂ« ndryshme treguan interes tĂ« bashkonin temĂ«n e diversitetit kulturor (ruajtjen, mbrojtjen, promovimin), futjen dhe pasqyrimin e saj nĂ« legjislacionin ndĂ«rkombĂ«tar – me interesat e tyre nĂ« fushĂ«n e tregtisĂ« ndĂ«rkombĂ«tare.

KĂ«to qĂ«ndrime sollĂ«n qĂ« studiues dhe lobues si Dorval Brunelle apo Louise Beaudoin tĂ« fillojnĂ« t’i konsiderojnĂ« marrĂ«veshjet tregtare jo thjesht nga kĂ«ndvĂ«shtrimi i ndikimit nĂ« kulturĂ«, por si praktika tĂ« mirĂ«fillta kulturore.

 

 

Fokus te cilësia

NĂ« fund tĂ« viteve ‘90-tĂ«, u rrit trysnia nĂ« media dhe organizmat ndĂ«rkombĂ«tarĂ«, pĂ«r cilĂ«simin e diversitetit kulturor si temĂ« jo dytĂ«sore, por tĂ« barabartĂ« me temat e tjera, edhe atĂ« ekonomike.

KundĂ«rshtarĂ«t e saj do tĂ« jenĂ« sipas Beaudoin-it, “mumifikimi i kulturĂ«s”, nacionalizmi etnik dhe proteksionizmi.

Grupi franko – kanadez theksoi tezĂ«n se marrĂ«veshjet ndĂ«rkombĂ«tare duhet tĂ« synojnĂ« njohjen e rolit thelbĂ«sor tĂ« diversitetit kulturor nĂ« zhvillimin ekonomik dhe social nĂ« shoqĂ«ri. Ato theksuan, ndĂ«r tĂ« tjera, natyrĂ«n e dyfishtĂ« kulturore dhe ekonomike tĂ« mallrave dhe shĂ«rbimeve kulturore, si dhe tĂ« drejtĂ«n themelore tĂ« çdo individi dhe shoqĂ«rie pĂ«r tĂ« qenĂ« nĂ« gjendje tĂ« marrĂ« pjesĂ« dhe tĂ« pĂ«rfitojĂ« nga jeta kulturore.

Objekti i marrëveshjeve duhet të arrijë, sipas tyre, në një perspektivë kulturore të artikuluar mbi raportin kulturës-tregti, duke specifikuar të drejtat dhe detyrimet e shteteve pale, duke iu përgjigjur nevojave të vendeve në zhvillim për çështjet e diversitetit kulturor, duke i rregulluar, por pa iu shmangur rregullave të tregut.

(Edhe taksa e një bilete kinemaje për të ndjekur një film perëndimor në një vend në zhvillim, duhet të gjejë referime juridike).

Formimi kulturor i kĂ«tij grupimi i dedikohej “shkollĂ«s” franceze dhe u reflektua nĂ« debatet dhe polemikat e zhvilluara nĂ« gjirin e organizatave ndĂ«rkombĂ«tare, veçanĂ«risht brenda UNESCO-s.

NĂ« FrancĂ«, diversiteti kulturor Ă«shtĂ« i lidhur me politikat kulturore tĂ« cilat kanĂ« pĂ«r qĂ«llim mbrojtjen e kulturĂ«s nga “dora e padukshme” e tregut. “Kultura” kĂ«tu korrespondon me kulturĂ«n vendase, ndĂ«rsa “tregu” korrespondon me kulturĂ«n globale dominuese, ose, nĂ« fjalĂ« tĂ« tjera, kulturĂ«n amerikane.

Prandaj, fraza e vogĂ«l qĂ« simbolizonte fushatĂ«n franceze pĂ«r diversitetin kulturor nĂ« UNESCO, “kultura nuk Ă«shtĂ« njĂ« mall si tĂ« tjerat”, thekson kĂ«tĂ« ndarje midis kulturĂ«s dhe tregut. Ajo sugjeron se kultura Ă«shtĂ« esencialisht koncept mĂ« i lartĂ« se tregu, pĂ«r kĂ«tĂ« arsye meritonte trajtim “tĂ« veçantĂ«â€ duke e larguar nga mekanizmat automatikĂ« tĂ« tregut.

Konventa e vitit 2005, e UNESCO-s “Mbi mbrojtjen dhe promovimin e diversitetit kulturor” ishte njĂ« arritje e rĂ«ndĂ«sishme nĂ« kĂ«tĂ« fushĂ«. Ajo erdhi mbas miratimit po nga UNESCO tĂ« “DeklaratĂ«s universale mbi diversitetin kulturor” tĂ« vitit 2001.

KĂ«to dokumente – pjesĂ« e legjislacionit ndĂ«rkombĂ«tar dhe funksionale nĂ«pĂ«rmjet sistemit tĂ« marrĂ«veshjeve ndĂ«rkombĂ«tare, janĂ« fryt edhe i punĂ«s studimore tĂ« studiuesve dhe aktivistĂ«ve shoqĂ«rorĂ« si Francois de Bernard, George Azzaria, Raphael Canet, Geert Hofstede, Nancy Adler, Renald Goulet etj.

Dy nga studiuesit dhe intelektualët që dhanë dhe vazhdojnë të japin kontribut në zhvillimin e kësaj teme janë Francois de Bernard dhe Raphael Canet.

I pari vuri në dukje rrezikun e reduktimit në një slogan të diversitetit kulturor dhe e konsideroi thelbësore të riformulohej konceptualisht ideja e diversitetit kulturor. Diversiteti kulturor sipas tij është:

I larmishĂ«m, jo ​​nĂ« kuptimin e njĂ« vĂ«zhgimi, por tĂ« njĂ« lĂ«vizjeje dinamike tĂ« pandĂ«rprerĂ«; Kulturor, duke insistuar nĂ« specifikĂ«n e kulturĂ«s, ndĂ«r tĂ« tjera nĂ« lidhje me natyrĂ«n dhe biodiversitetin; Dinamik, jo statik; Edhe pĂ«rgjigje, edhe pyetje; NjĂ« projekt, nĂ« kuptimin e njĂ« grupi koherent idesh, pĂ«rpjekjesh dhe objektivash.

Po sipas de Bernard-it, ky projekt që është njëkohësisht teorik, juridik dhe politik, duhet të jetë pjesë e takimit të filozofisë, shkencave njerëzore dhe shoqërore me ligjin, në mënyrë që të vazhdojë qëndrueshmëria e domenit kulturor ndaj atij tregtar.

I dyti e përshkroi epokën e globalizimit dhe të Shoqërisë së Informacionit si sfidë për të ruajtur diversitetin kulturor, sidomos përballë forcave të tregtisë ndërkombëtare. Raphaël Canet theksoi në tezat e tij asimetrinë e thellë në qarkullimin global të informacionit mes vendeve të zhvilluara dhe atyre në zhvillim, duke ngritur pikëpyetje rreth mbrojtjes së identiteteve kulturore.

Ai identifikoi katër qasje kryesore në këtë drejtim: rregullimin e flukseve të informacionit (qasje konfrontuese e viteve 1970 e zhvilluar në UNESCO); tregun e lirë (i përfaqësuar nga OBT-ja, që mohon natyrën e veçantë të produkteve kulturore); konceptin e singularitetit kulturor (qasje aktuale në UNESCO që kërkon mbrojtje të veçantë për produktet kulturore nga rregullat e tregut); si dhe ruajtjen e diversitetit brenda Shoqërisë së Informacionit (një qasje më e vonshme dhe më neutrale, që i lë shtetet të vetme në këtë detyrë).

Tensioni midis vlerave kulturore dhe logjikës së tregut vazhdon të mbetet një sfidë e hapur sipas Canet-it në politikat ndërkombëtare.

Si njĂ« nga figurat pĂ«rfaqĂ«suese tĂ« altermondializmit (globalizimit ndryshe tĂ« dĂ«shirueshĂ«m) ai shprehu frikĂ«n ndaj hegjemonisĂ« liberale pas viteve ’90-tĂ«, me argumentin se grupimet ekonomike po e zhvendosnin vĂ«mendjen nga problemet e brendshme sociale drejt diskurseve identitare nĂ« shoqĂ«ri, duke dobĂ«suar komponentin multikulturor tĂ« saj.

Në tezat e intelektualëve të këtij grupimi, diversiteti kulturor është kusht për funksionimin e forumeve sociale, një alternativë demokratizuese e qarkullimit të informacionit, që bashkë me ekonominë bashkëpunuese (sharing economy) dhe lëvizjes mjedisore qartësojnë rrugën drejt së ardhmes shoqërore.

Diversiteti kulturor prezantohet sot si element i pashmangshëm i rendit ndërkombëtar. Në ndërthurjen mes tregtisë dhe kulturës, marrëveshjet ndërkombëtare mbeten dëshmi e përpjekjes për ta mbrojtur identitetin përmes dialogut dhe mirëkuptimit. Aty ku takohen interesat ekonomike dhe pasuritë shpirtërore, lind mundësia për një botë më të drejtë dhe më të pasur në nuanca njerëzore.

 

Bibliografi e konsultuar:

  1. “La diversite culturelle: entre historie et geopolitique”. Mattelart, Armand. (Universite de Paris VIII). Bogues. Montreal, avril 2002 (Conf.)
  2. Hofstede, Geert,“Vivre dans un monde multiculturel”, Les Éditions de l’Organisation, 1994.
  3. “La Diversite Culturelle: Vers une Convention International Effective?”. Gagne, Gilbert. GRIC. (Groupe de recherche sur l’intĂ©gration continentale de l’UniversitĂ© du QuĂ©bec). MontrĂ©al, mars 2004 (Conf.)
  4. “Les concepts de ‘diversite culturelle’ et de ‘capital social’ comme facteurs explicatifs de la capacite d’innovation des organizations et des territories”. Fabrice Periac (Universite Jean Monnet -Saint Etienne), HAL -archives ouvertes, 2014
  5. “Il problema del melting pot”. De La Torre, Miguel A. EthicsDaily.com, 2009. 
  6. “Going Off the Reservation: A Memoir”. Hauptman, Laurence M. University of California Press. (Academia.edu)
  7. “Lo svantaggio della diversità”. Jonas, Michael. The Boston Globe, agosto 2007.  
  8. “Diversita culturale e cooperazione culturale internazionale alla luce dell’azione normativa dell’UNESCO”. Vittorio Mainetti (Università di Ginevra). Giuseppe Cataldi e Valentina Grado (a cura di), Diritto internazionale e pluralità delle culture. XVIII Convegno Napoli, 13-14 giugno 2013, Editoriale scientifica, Napoli, 2014. (Academia.edu)
  9. “Il turismo: benedizione o maledizione?”. Gino Satta, (Università di Modena e Reggio Emilia (https://turismoepsicologia.padovauniversitypress.it/system/files/papers/2007)
  10. “Come instagram influenza il processo decisionale di acquisto dei Millenial nel setttore del turismo”. Nicola Pocellini. (Universita Luis Guido Carli). Roma, 2018
  11. “L’interculturalisme, une rencontre inachevĂ©e”. Canet, Raphael. Possibles Printemps, 2019.

 

*ShĂ«nim – Shkrimi Ă«shtĂ« fragment leksioni i pĂ«rshtatur, mbajtur nĂ« Universitetin “Marin Barleti”, si lektor i jashtĂ«m nĂ« programin e guidave turistike, Tetor 2021 – Janar 2022

 

 

 

 

 

The post Diversiteti kulturor në marrëdhëniet ndërkombëtare appeared first on Revista Monitor.

Pse të sapodiplomuarit e sotëm janë në telashe

By: Mira Leka
11 July 2025 at 22:02

Tregu i punës është tronditur nga themelet, shkruan The Economist

 

Duhet të na vijë keq për të rinjtë ambiciozë. Për dekada me radhë, rruga drejt një jete të mirë ishte e qartë: shko në universitet, diplomohu, gjej një punë, pastaj shijo përfitimet.

Por të rinjtë e sotëm, ndonëse punëtorë e të përkushtuar, duken sikur kanë më pak mundësi sesa më parë.

Të ndjekësh një karrierë në sektorin e teknologjisë? Kompanitë e mëdha po shkurtojnë vende pune. Në sektorin publik?

Nuk ka më prestigjin që kishte dikur. Inxhinier? Shumica e inovacionit, nga automjetet elektrike tek energjitë e rinovueshme, tani po ndodh në Kinë. Avokat?

Inteligjenca Artificiale sĂ« shpejti do t’ua zĂ«rĂ« vendin. E as qĂ« bĂ«het fjalĂ« tĂ« bĂ«hesh gazetar.

Në mbarë Perëndimin, të rinjtë e sapodiplomuar po humbasin pozicionin e privilegjuar që gëzonin; në disa raste, e kanë humbur tashmë. Të dhënat për punësimin e sinjalizojnë këtë ndryshim.

Matthew Martin nga shoqëria e konsulencës Oxford Economics, ka analizuar amerikanët e moshës 22 deri në 27 vjeç me diplomë bachelor ose më të lartë.

Për herë të parë në histori, shkalla e papunësisë për ta është më e lartë se mesatarja kombëtare. Rritja e papunësisë në mesin e të diplomuarve të rinj vjen kryesisht nga ata që kërkojnë punë për herë të parë.

Ky trend nuk kufizohet vetëm në Amerikë. Në Bashkimin Europian, shkalla e papunësisë për të rinjtë me arsim të lartë po afrohet me nivelin e përgjithshëm për grupmoshën e tyre, që përfshin edhe të rinjtë pa arsim të lartë (shih grafikun 1).

Britania, Kanadaja, Japonia duket se po ndjekin të njëjtën prirje. Edhe të rinjtë më elitarë, si të diplomuarit me MBA (master në administrim biznesi), po e pësojnë.

Në vitin 2024, vetëm 80% e të diplomuarve në shkollën e biznesit të Stanford kishin gjetur punë tre muaj pas diplomimit, nga 91% në vitin 2021.

Deri pak kohĂ« mĂ« parĂ«, “primi i diplomimit nĂ« universitet”, fakti qĂ« tĂ« diplomuarit fitonin mĂ« shumĂ« sesa tĂ« tjerĂ«t, ishte nĂ« rritje (shih grafikun 2). Por sĂ« fundmi ka rĂ«nĂ«, pĂ«rfshirĂ« nĂ« SHBA, Britani dhe Kanada.

Duke përdorur të dhëna të Rezervës Federale të Nju Jorkut për të rinjtë amerikanë, llogaritet se në vitin 2015 të diplomuarit në universitet kishin një pagë mesatare 69% më të lartë se ata me vetëm shkollë të mesme.

Deri vitin e kaluar, primi ishte ulur në 50%.

 

 

A është diçka e keqe që të diplomuarit po humbasin privilegjet e tyre?

Edhe kĂ«naqĂ«sia nga puna Ă«shtĂ« mĂ« e ulĂ«t. NjĂ« sondazh gjithĂ«pĂ«rfshirĂ«s sugjeron se nĂ« SHBA “hendeku i kĂ«naqĂ«sisĂ« sĂ« tĂ« diplomuarve”, diferenca nĂ« nivelin e kĂ«naqĂ«sisĂ« nĂ« punĂ« midis tĂ« diplomuarve dhe jo tĂ« diplomuarve, Ă«shtĂ« tani rreth tre pikĂ« pĂ«rqindjeje, nga njĂ« diferencĂ« afatgjatĂ« prej shtatĂ« pikĂ«sh.

A është diçka e keqe që të diplomuarit po humbasin privilegjet e tyre? Nga ana etike, jo domosdoshmërisht. Asnjë grup nuk ka të drejtë të jetë mbi mesataren.

Por praktikisht, ndoshta po. Historia tregon se kur njerëzit e zgjuar, ose ata që mendojnë se janë të tillë, performojnë më keq nga sa besojnë se meritojnë, ndodhin gjëra të këqija.

Peter Turchin, shkencĂ«tar nga Universiteti i Connecticut, argumenton se “mbiprodhimi i elitĂ«s” ka qenĂ« shkaktari i drejtpĂ«rdrejtĂ« i çdo lloj trazire ndĂ«r shekuj, me “kundĂ«relitat” qĂ« udhĂ«heqin revoltĂ«n.

HistorianĂ«t identifikojnĂ« “problemin e tepricĂ«s sĂ« njerĂ«zve tĂ« arsimuar” si njĂ« nga faktorĂ«t qĂ« çuan nĂ« revolucionet e vitit 1848 nĂ« EuropĂ«.

Luigi Mangione do të ishte pjesë e kësaj kundër-elite. Mangione, i diplomuar në Universitetin e Pensilvanisë, duhej të kishte një jetë shumë të mirë.

Por sot ai është i akuzuar për vrasjen e drejtorit të një kompanie sigurimesh shëndetësore. Më domethënës është fakti që shumë njerëz mirëkuptojnë dhe ndajnë ndjenjat e përjashtimit që ai përjetoi: ai ka marrë mbi 1 milion dollarë donacione.

 

Pse po e humbasin të diplomuarit statusin e tyre?

Ndoshta për shkak të zgjerimit të pranimit masiv të universiteteve, që uli standardet.

Nëse universitetet pranojnë aplikantë më pak të talentuar dhe bëjnë një punë më të dobët në formimin e tyre, punëdhënësit me kalimin e kohës mund të presin më pak diferencë mes të diplomuarve dhe jo-diplomuarve.

Një studim i fundit, nga Susan Carlson e Universitetit Shtetëror të Pittsburg dhe kolegë të saj, sugjeron se shumë studentë sot janë analfabetë funksionalë.

NjĂ« numĂ«r shqetĂ«sues i studentĂ«ve tĂ« letĂ«rsisĂ« angleze nuk arrijnĂ« tĂ« kuptojnĂ« romanin “Bleak House” tĂ« Charles Dickens. ShumĂ« prej tyre ngatĂ«rrohen qĂ« nĂ« rreshtin e parĂ«: “Michaelmas term lately over, and the Lord Chancellor sitting in Lincoln’s Inn Hall.”

Sigurisht, disa universitete ofrojnĂ« degĂ« studimi pa vlerĂ« pĂ«r kandidatĂ« qĂ« nuk duhet tĂ« jenĂ« aty. Nga ana tjetĂ«r, ka pak lidhje mes numrit tĂ« tĂ« diplomuarve dhe primit tĂ« pagĂ«s nĂ« afat tĂ« gjatĂ«: tĂ« dy u rritĂ«n nĂ« SHBA gjatĂ« viteve ‘80.

Për më tepër, nëse flisni me studentët në shumicën e universiteteve, sidomos ato elitare, do të kuptoni që nuk janë budallenj. Studentët në Stanford janë jashtëzakonisht të zgjuar.

Dikur, disa studentë në Oxford dhe Cambridge e pranonin me kënaqësi edhe një notë të ulët, mjaft që të kalonin. Sot, kjo është e paimagjinueshme.

NjĂ« artikull i ri nga Leila Bengali e degĂ«s sĂ« San Franciskos tĂ« RezervĂ«s Federale dhe kolegĂ«t e saj ofron njĂ« arsye tjetĂ«r pĂ«r tĂ« vĂ«nĂ« nĂ« dyshim tezĂ«n “tĂ« diplomuarit janĂ« mĂ« pak tĂ« zotĂ«â€.

Ata zbulojnĂ« se ndryshimi nĂ« primin e universitetit “reflekton kryesisht faktorĂ« tĂ« kĂ«rkesĂ«s, konkretisht ngadalĂ«simin e ritmit tĂ« ndryshimit teknologjik qĂ« favorizon aftĂ«sitĂ«â€.

Me fjalë të thjeshta, punëdhënësit sot mund të gjejnë punonjës pa diplomë universitare për të bërë punë, që më parë u përkisnin vetëm të diplomuarve.

 

Diplomë me rezultate të shkëlqyera? Nuk i intereson askujt

Kjo vlen veçanërisht për ato punë që kërkojnë njohuri bazë teknologjike. Deri së fundmi, shumë persona mund të mësonin përdorimin e kompjuterit vetëm në universitet.

Sot, të gjithë kanë një smartphone dhe ata pa diplomë universitare janë gjithashtu të aftë në teknologji.

Pasojat janë të qarta. Në pothuajse çdo sektor të ekonomisë, kërkesat arsimore po bëhen më pak strikte, sipas të dhënave të faqes së punësimeve Indeed.

Sektori amerikan i shërbimeve profesionale dhe biznesit punëson më shumë persona pa arsim të lartë sesa 15 vite më parë, edhe pse numri i tyre në popullatë është ulur.

Punëdhënësit kanë shkurtuar gjithashtu vendet e punës në industritë, që zakonisht favorizonin të diplomuarit.

NĂ« BE, numri i tĂ« rinjve 15-24 vjeç tĂ« punĂ«suar nĂ« sektorin e financĂ«s dhe sigurimeve ka rĂ«nĂ« me 16% nga 2009 nĂ« 2024. NĂ« SHBA ka vetĂ«m pak mĂ« shumĂ« punĂ« nĂ« “shĂ«rbimet ligjore” sesa nĂ« vitin 2006.

Për një student britanik që shpresonte të fitonte para, rruga e qartë ishte një punë në një bankë. Por që nga viti 2016, numri i të rinjve në sektorin ligjor dhe atë financiar ka rënë me 10%.

Deri nĂ« sezonin e tretĂ« tĂ« serialit “Industry”, qĂ« tregon jetĂ«n e disa tĂ« sapodiplomuarve nga universiteti nĂ« njĂ« bankĂ« londineze, shumica e personazheve kryesorĂ« janĂ« larguar ose kanĂ« ndĂ«rruar jetĂ«.

Nuk mund të fajësohet Inteligjenca Artificiale për rënien e mundësive. Kjo teknologji duket se mund të automatizojë punë të nivelit fillestar të njohurive, si arkivimi ose punët e thjeshta ligjore.

Por tendencat e përshkruara në këtë artikull kanë nisur para ChatGPT. Ka shumë faktorë që ndikojnë.

Shumë industri që tradicionalisht punësonin njerëz me diplomë universitare, kanë pasur vështirësi kohët e fundit.

Vite aktiviteti të vakët në bashkime e blerje kompanish kanë ulur kërkesën për juristë. Bankat e investimit nuk janë më aq agresive sa para krizës financiare globale të viteve 2007-2009.

 

A ka më vlerë universiteti?

AmerikanĂ«t duket se po vendosin pĂ«r “jo”. Nga 2013 deri nĂ« 2022, numri i tĂ« regjistruarve nĂ« programet bachelor ra me 5%, sipas tĂ« dhĂ«nave nga OECD.

Por në shumicën e vendeve të pasura, ku arsimi i lartë është më i lirë sepse financohet pjesërisht nga shteti, të rinjtë vazhdojnë të dynden drejt universiteteve.

Përjashtuar SHBA-në, regjistrimet në vendet e OECD u rritën nga 28 milionë në 31 milionë në dekadën deri më 2022. Në Francë, numri i studentëve u rrit me 36%; në Irlandë me 45%.

Qeveritë po subvencionojnë diploma të padobishme, duke nxitur të rinjtë të humbin kohë me studime pa vlerë.

Studentët mund të mos jenë duke zgjedhur as degët e duhura. Jashtë SHBA-së, përqindja e studentëve në art dhe shkenca sociale është kryesisht në rritje.

Po ashtu, në mënyrë të pashpjegueshme, edhe regjistrimi në degët e gazetarisë. Nëse këto prirje pasqyrojnë pritshmëritë e të rinjve për të ardhmen e punës, atëherë ata vërtet janë në telashe.

 

 

The post Pse të sapodiplomuarit e sotëm janë në telashe appeared first on Revista Monitor.

Before yesterdayEkonomi

Kursi i kĂ«mbimit Euro – Lek zbret nĂ« njĂ« minimum tĂ« ri historik

11 July 2025 at 14:30

Rënia e kursit të këmbimit Euro-Lek ka arritur një rekord të ri historik ditën e premte. Sipas kursit zyrtar të këmbimit të Bankës së Shqipërisë, monedha europiane u këmbye sot me 97.84 lekë, niveli më i ulët i regjistruar ndonjëherë.

Agjentët e këmbimit valutor shprehen se kursi i këmbimit ndodhet nën ndikimin e e szonit turistik, që shoqërohet me rritje prurjeve të monedhës europiane. Efekti i sezonit ka nisur të forcohet që nga tremujori i dytë, ndërsa në këtë periudhë të vitit arrin pikën më të lartë.

Presionet mbi kursin e këmbimit duket se po shfaqen edhe më të fortë se parashikimet edhe këtë vit, aq sa qysh prej muajit maj Banka e Shqipërisë ka rinisur operacionet e blerjes së drejtpërdrejtë të valutës, me qëllim moslejimin e rënies së mëtejshme të Euros dhe forcimin e Lekut. Këto ndërhyrje motivohen me objektivin e inflacionit, që prej më shumë se një viti është më i ulët se objektivi prej 3% i Bankës së Shqipërisë. Megjithatë, institucionet partnere ndërkombëtare vazhdojnë të kërkojnë ruajtje të regjimit të lirë të kursit të këmbimit.

Në takimin e fundit me Guvernatorin Sejko, misioni i FMN-së theksoi edhe njëherë rëndësinë e vijimit të regjimit të kursit të lirë të këmbimit, duke nënvizuar se ky regjim ofron një instrument mjaft të dobishëm në amortizimin e goditjeve të huaja dhe është përqasja më e mirë në procesin e konvergjencës me standardet e Bashkimit Europian.

Megjithatë, pavarësisht përpjekjeve të Bankës së Shqipërisë për ta mbajtur Euron pranë kufirit të 98 lekëve, presionet e tregut kanë sjellë shmangie të vogla nga ky nivel dhe kanë bërë që kursi në fund të kësaj jave të regjistrojë një minimum të ri historik.

Këtë muaj, Banka e Shqipërisë vendosi, në mënyrë deri diku të papritur, të ulë më tej normën bazë të interesit nga 2.75% në 2.5%. Argumenti kryesor për këtë vendimmarrje ishte vazhdimësia e inflacionit të ulët të importuar, që pjesërisht vazhdon të ndikohet edhe nga forcimi i monedhës vendase në kursin e këmbimit. Megjithëse në teori një ulje e normës bazë duhet të ndikojë në zhvlerësimin e monedhës, ekspertët mendojnë se një efekt i tillë në Shqipëri nuk ekziston, edhe për shkak të stadit të dobët të zhvillimit dhe sofistikimit të tregut financiar.

Një efekt shtesë në forcimin e Lekut vazhdon të japë edhe politika fiskale shtrënguese e qeverisë shqiptare. Edhe këtë vit balanca buxhetore vazhdon të jetë në suficit të gjerë. Në fund të 5-mujorit, suficiti buxhetor arriti në më shumë se 39 miliardë lekë, por megjithatë në rënie me 22% krahasuar me suficitin që raportohej në të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Burimi: Banka e Shqipërisë

Burimi: Banka e Shqipërisë

The post Kursi i kĂ«mbimit Euro – Lek zbret nĂ« njĂ« minimum tĂ« ri historik appeared first on Revista Monitor.

Të ardhurat e buxhetit të Kosovës rriten 11% për 6-mujorin

11 July 2025 at 14:30

Të ardhurat nga tatimet në Kosovë kanë shënuar rritje të ndjeshme. Gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit 2025, Administrata Tatimore ka mbledhur mbi 524 milionë euro, që është rreth 11% më shumë se në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.

Administrata Tatimore e Kosovës ka inkasuar mbi 524 milionë euro gjatë gjashtëmujorit të parë të këtij viti, duke shënuar një rritje prej rreth 51 milionë euro apo 11 për qind më shumë në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.

Kështu ka bërë të ditur drejtori i përgjithshëm i ATK-së, Ilir Murtezaj, në një konferencë për media.

Ai ka thënë se ATK-ja ka vazhduar me përkushtim zbatimin e prioriteteve strategjike, përfshirë rritjen e mbledhjes së të hyrave, luftimin e informalitetit, avancimin e teknologjisë dhe përmirësimin e kulturës tatimore në vend.

“GjatĂ« kĂ«tyre gjashtĂ« muajve, ATK-ja ka vazhduar me pĂ«rkushtim tĂ« zbatojĂ« prioritetet strategjike qĂ« janĂ«, rritja e mbledhjes sĂ« te hyrave, luftimi i informalitetit, zgjerimin apo rritjen e pĂ«rdorimit te teknologjisĂ« nĂ« shĂ«rbim ndaj tatimpaguesve, dhe pĂ«rmirĂ«simin e kulturĂ«s se pĂ«rgjithshme tatimore ne vend.

ATK edhe në këtë periudhe raportuese, sikurse edhe në katër vitet e fundit, vazhdoi me ngritje te performances pothuajse në të gjithë indikatorët matës.

NĂ« gjashtĂ«mujorin e parĂ« tĂ« vitit 2025 kemi inkasim tĂ« te hyrave tatimore mbi 524 milionĂ« euro, qĂ« do tĂ« thotĂ« se kemi rritur tĂ« hyrat mbi 51 milionĂ« apo rreth 11 pĂ«r qind, nĂ« raport me vitin paraprak”.

Përveç të hyrave tatimore, ATK-ja ka mbledhur edhe afër 170 milionë euro nga kontributet pensionale gjatë kësaj periudhe.

“Dihet qĂ« krahas detyrimeve qĂ« kemi, me mbledh tĂ« hyra tatimore, kemi edhe kontributet pensionale, qĂ« po ashtu edhe tek kontributet pensionale shihen tĂ« dhĂ«nat qĂ« pasqyrojnĂ« progres tĂ« vazhdueshĂ«m qĂ« gjatĂ« kĂ«tij gjashtĂ«mujori janĂ« mbledhur afĂ«r 170 milionĂ« euro”, ka shtuar Murtezaj.

Megjithatë, drejtori i ATK-së theksoi se përkundër përparimeve, institucioni vazhdon të përballet me sfida.

“Normalisht e pranojmĂ« se kemi edhe sfida te shumta, e qĂ« me kryesoret do i veçoja sfidĂ«n nĂ« avancimin e digjitalizimit te mĂ«tutjeshĂ«m institucional, si dhe sfidĂ«n me resurse humane. E qĂ« sfida me resurse humane Ă«shtĂ« e ndarĂ« nĂ« dy drejtime, si nga aspekti i rekrutimit te stafit tĂ« ri, po ashtu edhe nĂ« ruajtjen e resurseve ekzistuese”, ka nĂ«nvizuar Murtezaj.

I pyetur lidhur pĂ«r vendimin e ZRRE-sĂ« karshi bizneseve, nĂ«se ATK-ja ka marrĂ« ndonjĂ« veprim pĂ«r tĂ« lehtĂ«suar bizneset, ai ka thĂ«nĂ« se ky institucion “nuk Ă«shtĂ« organizatĂ« humanitare”.

Derisa foli edhe për arkat fiskale që nuk po mund të servisohen askund tjetër përveçse në Pejë.

“ATK nuk Ă«shtĂ« as organizatĂ« humanitare e as mbĂ«shtetĂ«se pĂ«r tĂ« mbĂ«shtet me financa askĂ«nd, jemi pĂ«r tĂ« mbledhur tĂ« hyra tatimore. Roli ynĂ« ka qenĂ« pĂ«r tĂ« dhĂ«nĂ« informata, pĂ«r tĂ« identifikuar cilat janĂ« bizneset qĂ« vinĂ« nĂ« atĂ« kategori tĂ« kritereve


Tek arka fiskale, operatoret ekzistues, kanĂ« pas mundĂ«si, nuk e di a kanĂ« blerĂ« apo jo, ne si ATK nuk kemi pranuar informatĂ« ose ankesĂ« qĂ« nuk ka pĂ«r tĂ« blerë 

NdĂ«rsa sa pika, [tĂ« servsimit] sa qendra vendos zyre nuk Ă«shtĂ« e pĂ«rcaktuar me ligj dhe as me udhĂ«zim, nĂ« kĂ«tĂ« drejtim kemi kĂ«rkuar konstruktivitet nga operatorĂ«t me qĂ«llim tĂ« lehtĂ«sojĂ« procesin e mirĂ«mbajtjes sĂ« pajisjeve fiskale, por tĂ« njĂ«jtĂ«n kohĂ« jemi nĂ« mbikĂ«qyrje, qĂ« nĂ« raste kur ka tejkalim tĂ« ofrimit tĂ« kĂ«tyre shĂ«rbimeve do tĂ« merren masa ndĂ«shkuese ndaj tyre”.

Murtezaj foli edhe për reformën në procesin e fiskalizimit, e cila tashmë është në fazën përfundimtare të implementimit.

“Dua tĂ« ju informoj pĂ«r njĂ« reformĂ« e cila Ă«shtĂ« nĂ« proces dhe ne fazĂ«n finale tĂ« implementimit tĂ« saj. Pra fjala Ă«shtĂ« pĂ«r reformĂ«n nĂ« procesin e fiskalizimit.

Kjo reformĂ« Ă«shtĂ« iniciuar nga ministri i Financave Murati, dhe nĂ«n mbĂ«shtetjen financiare tĂ« UNDP-sĂ« Ă«shtĂ« zhvilluar moduli apo aplikacioni, i cili krijon je çasje te re tĂ« fiskalizimit, nga njĂ« qasje harduerike, nĂ« qasje softuerike”, ka thĂ«nĂ« ai.

Sipas të dhënave që Murtezaj i ka prezantuar së bashku, tatimet dhe kontributet kanë kapur shifrën e 693.8 milionë eurove.

 

 

The post Të ardhurat e buxhetit të Kosovës rriten 11% për 6-mujorin appeared first on Revista Monitor.

Mbretëria e Bashkuar pret që BE të miratojë marrëveshjen e emigracionit me Francën

11 July 2025 at 14:26

Sekretarja e Shteti për Punët Brendshme e Mbretërisë së Bashkuar është e bindur se skema që synon kalimet me anije të vogla nuk do të vonohet nga kundërshtimi i Europës

Mbretëria e Bashkuar pret që Bashkimi Europian të miratojë marrëveshjen për kthimin e emigrantëve me Francën, tha Sekretarja e Shtetit për Punët e Brendshme Yvette Cooper, pasi Franca tha se duhej të ratifikohej ligjërisht përpara se të vihej në veprim.

Yvette Cooper tha se mendonte që Komisioni Europian do të miratonte skemën pilot, e cila do të përfshijë kthimin në Francë të disa njerëzve që kalojnë Kanalin La Manche me anije të vogla, në këmbim të zhvendosjes së disa azilkërkuesve nga Franca në Mbretërinë e Bashkuar.

Skema, e cila u njoftua të enjten nga kryeministri i MB, Keir Starmer, dhe presidenti i Francës, Emmanuel Macron, do të shënonte herën e parë që Franca ka rënë dakord të marrë mbrapsht disa nga ata që kalojnë Kanalin La Manche. Por shumë detaje të skemës mbeten të paqarta, siç është pyetja se sa do të kthehen dhe kur do të fillojë.

Cooper tha se nuk priste që zbatimi të vonohej nga kundërshtimi i Europës, pavarësisht se vendet mesdhetare kanë shprehur shqetësim për perspektivat e azilkërkuesve të kthyer, që udhëtojnë përsëri në Europën Jugore.

“Kemi folur me komisionerĂ«t e BE-sĂ«,” tha ajo. “Kemi folur gjithashtu me ministra tĂ« tjerĂ« tĂ« brendshĂ«m europianĂ« dhe qeveri gjatĂ« gjithĂ« kĂ«tij procesi.

“Ministrja e brendshme franceze dhe unĂ« kemi folur pĂ«r kĂ«tĂ«, pĂ«r ta zhvilluar kĂ«tĂ« plan, qĂ« nga tetori i vitit tĂ« kaluar, dhe komisionerĂ«t e BE-sĂ« kanĂ« qenĂ« shumĂ« mbĂ«shtetĂ«s. Prandaj e kemi hartuar kĂ«tĂ« nĂ« njĂ« mĂ«nyrĂ« qĂ« tĂ« funksionojĂ«, jo vetĂ«m pĂ«r MbretĂ«rinĂ« e Bashkuar dhe FrancĂ«n, por edhe pĂ«r t’iu pĂ«rshtatur tĂ« gjitha shqetĂ«simeve tĂ« tyre.”

E pyetur nĂ«se ishte e bindur se do tĂ« miratohej nga BE, ajo tha: “MeqenĂ«se e kemi bĂ«rĂ« kĂ«tĂ« punĂ« deri nĂ« fund, presim qĂ« komisioni i BE-sĂ« tĂ« vazhdojĂ« tĂ« jetĂ« mbĂ«shtetĂ«s.”

Megjithatë, ajo nuk tha se çfarë qasje priste nga shtetet anëtare, përfshirë Spanjën, Italinë, Greqinë, Maltën dhe Qipron.

Starmer dhe Macron njoftuan projektin pilot në fund të një vizite shtetërore tre-ditore nga presidenti francez, e cila ishte hartuar për të treguar një nivel të ri bashkëpunimi pas Brexit midis dy vendeve.

Sipas skemĂ«s, zyrtarĂ«t britanikĂ« do tĂ« zgjedhin njĂ« numĂ«r tĂ« caktuar tĂ« mbĂ«rritjeve pĂ«r t’u kthyer nĂ« zona tĂ« FrancĂ«s larg bregdetit verior, nĂ« kĂ«mbim tĂ« marrjes sĂ« azilkĂ«rkuesve qĂ« mund tĂ« tregojnĂ« se kanĂ« njĂ« lidhje familjare me BritaninĂ«.

Ministrat shpresojnĂ« se skema do t’i dekurajojĂ« njerĂ«zit qĂ« tĂ« kalojnĂ« Kanalin, megjithĂ«se nuk do tĂ« thonĂ« se sa njerĂ«z do tĂ« kthehen ose si do tĂ« pĂ«rzgjidhen ata.

As Cooper dhe as Starmer nuk i kanë mohuar raportet se projekti pilot fillimisht do të zbatohet vetëm për 50 persona në javë, rreth 6% të totalit mesatar javor.

Chris Philp, Sekretari nĂ« hije pĂ«r PunĂ«t e Brendshme i MbretĂ«risĂ« sĂ« Bashkuar, tha: “Shifrat do tĂ« jenĂ« tĂ« vogla. Ne do tĂ« lejojmĂ« qĂ« 94% e emigrantĂ«ve tĂ« paligjshĂ«m tĂ« qĂ«ndrojnĂ« nĂ« MbretĂ«rinĂ« e Bashkuar, çka nuk pĂ«rbĂ«n aspak pengesĂ«.” / The Guardian

The post Mbretëria e Bashkuar pret që BE të miratojë marrëveshjen e emigracionit me Francën appeared first on Revista Monitor.

Sejko pret misionin e FMN: Mjedisi i jashtëm krijon pasiguri të mëdha edhe për ekonominë shqiptare

11 July 2025 at 14:08

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, zhvilloi një takim me misionin e Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN), të kryesuar nga Anke Weber, shefe e Misionit për Shqipërinë.

Sipas njoftimit të Bankës së Shqipërisë, qëllimi i vizitës së Misionit në Shqipëri ishte zhvillimi i dialogut periodik me autoritetet shqiptare mbi zhvillimet ekonomike, monetare e financiare, si dhe politikat e duhura për nxitjen e zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik dhe ruajtjen e stabilitetit monetar e financiar të vendit.

Diskutimet u fokusuan mbi zhvillimet më të fundit ekonomike dhe financiare në vend, si dhe perspektivën e tyre për të ardhmen; politikën monetare të ndjekur nga Banka e Shqipërisë dhe masat e marra për ruajtjen dhe forcimin e shëndetit të sektorit bankar dhe stabilitetit financiar të vendit.

Fillimisht, Guvernatori Sejko i njohu bashkëbiseduesit me zhvillimet më të fundit në ekonominë vendase,  ku theksoi se aktiviteti ekonomik është rritur me ritme të qëndrueshme, inflacioni i çmimeve të konsumit është stabilizuar në nivele të ulëta, ndërsa tregjet financiare janë shfaqur të qeta dhe kushtet e financimit mbeten akomoduese.

Gjithashtu, Guvernatori theksoi se politika monetare e ndjekur nga Banka e Shqipërisë ka krijuar kushte të përshtatshme monetare për përmbushjen e objektivit të stabilitetit të çmimeve. Në kuadër të angazhimit për kthimin e inflacionit në objektiv në një kohë sa më të shkurtër, Banka e Shqipërisë ndërmori një lehtësim të qëndrimit të politikës monetare në fillim të muajit korrik, në konsistencë me qasjen fleksibël dhe të bazuar në të dhëna të cilën ka ndjekur për të ruajtur stabilitetin monetar dhe financiar.

Duke u ndalur në ecurinë e sektorit bankar, Guvernatori u shpreh se veprimtaria e tij  karakterizohet nga qëndrueshmëria e shprehur në nivelin e lartë të kapitalizimit,  të  likuiditetit dhe të përmirësimit të cilësisë së aktiveve. Lidhur me cilësinë e portofolit të kredisë, Guvernatori u shpreh se treguesi i kredive me probleme ka prekur nivelin më të ulët që prej vitit 2008, në fund të vitit të 2024 zbriti në 4.17%, nga 4.74% që ishte në fund të vitit 2023.

Kjo rënie është mbështetur nga rritja e kënaqshme ekonomike në vitet e fundit dhe një ecuri e mirë e bilanceve të sektorit privat dhe po vazhdon të ulet edhe në pjesën e parë të vitit 2025.

Gjatë takimit, Guvernatori Sejko vuri theksin në sfidat me të cilat përballet ekonomia vendase të tilla si sfida nga mjedisi i jashtëm, rritja e barrierave tregtare, pasiguritë mbi drejtimin e politikave ekonomike e tregtare, si dhe intensifikimi i konflikteve gjeopolitike që krijojnë një mjedis me pasiguri të lartë duke kërkuar vëmendjen e nevojshme dhe fleksibilitet për të reaguar në mënyrë efektive.

Nga ana e tyre, përfaqësuesit e Fondit Monetar Ndërkombëtar shprehën mbështetjen e tyre për politikën monetare të ndjekur nga Banka e Shqipërisë dhe kontributin e rëndësishëm të saj në stabilitetin monetar e financiar. Gjithashtu, përfaqësuesit e Misionit theksuan rëndësinë e vijimit të regjimit të kursit të lirë të këmbimit, duke nënvizuar se ky regjim ofron një instrument mjaft të dobishëm në amortizimin e goditjeve të huaja dhe është përqasja më e mirë në procesin e konvergjencës me standardet e Bashkimit Evropian.

Ata vlerësuan pozitivisht nismat e mara nga Banka e Shqipërisë në drejtim të mbikëqyrjes bankare, të përmirësimit të kuadrit rregullator për mbrojtjen e konsumatorëve, të rritjes së kujdesit makroprudencial, veçanërisht për kontrollin e ekspozimit të sektorit bankar ndaj kredive hipotekare, si edhe në drejtim të nxitjes e zhvillimit të sistemit të pagesave.

Së fundi, përfaqësuesit e Misionit theksuan rëndësinë primare që një bankë qendrore e pavarur, profesionale dhe transparente, ka për ruajtjen e stabilitetit monetar e financiar, si parakushte për një zhvillim të shpejtë e të qëndrueshëm të vendit, duke nënvizuar se kjo pavarësi është, gjithashtu, edhe një kriter primar i ruajtjes së besimit të investitorëve vendas e të huaj në ekonominë dhe sistemin financiar shqiptar.

Në përfundim të takimit, pjesëmarrësit konfirmuan marrëdhëniet shumë të mira të bashkëpunimit midis Bankës së Shqipërisë dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar në kuadër të misioneve të FMN-së, asistencës teknike dhe më gjerë. Gjithashtu, ata vlerësuan rëndësinë që do të ketë për vendin zbatimi i një programi të vlerësimit të sektorit financiar (FSAP), puna për të cilin do të fillojë gjatë vitit të ardhshëm.

 

The post Sejko pret misionin e FMN: Mjedisi i jashtëm krijon pasiguri të mëdha edhe për ekonominë shqiptare appeared first on Revista Monitor.

Mali i Zi dhe Shqipëria kanë nivelet më të larta të kredive me probleme në Rajon

11 July 2025 at 14:00

Me gjithë tendencën e vazhdueshme në rënie gjatë viteve të fundit, Shqipëria ende vazhdon të ketë një raport të kredive me probleme ndër më të lartët në Rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Të dhënat krahasuese nga Nisma e Vjenës, projekt i Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), i takojnë fundit të vitit të kaluar, kur raporti i kredive me probleme për sektorin bankar shqiptar në fund të vitit të kaluar ishte në nivelin 4.17%. Krahasuar me një vit më parë, raporti i kredive me probleme në Shqipëri u përmirësua me rreth 0.6 pikë përqindje krahasuar me një viti më parë.

Mbështetur në të dhënat e Nismës së Vjenës për rajonin, vendi me raportin më të lartë të kredive me probleme në fund të vitit 2024 ishte Mali i Zi, në nivelin 4.7%. Edhe në Malin e Zi raporti i kredive me probleme ka pësuar rënie, me rreth një pikë përqindje më pak krahasuar me një vit më parë.

Mali i Zi, së bashku me Shqipërinë, në periudhën e pas krizës financiare të vitit 2008 pati nivelet më të larta të raportit të kredive me probleme. Me gjithë uljen graduale, sidomos pas vitit 2017, ende Mali i Zi dhe Shqipëria vazhdojnë të kenë nivelet më të larta të këtij treguesi krahasuar me vendet e tjera të këtij rajoni.

Pas Shqipërisë, vijon Bosnje Hercegovina, me një raport të kredive me probleme në nivelin 3.2%, e ndjekur nga Maqedonia e Veriut, me 2.6%, Serbia, me 2.5% dhe Kosova, me 1.8%.

Raporti i kredive me probleme në Shqipëri ka ardhur në rënie të vazhdueshme pas vitit 2016. Në fazën e parë, kjo rënie erdhi sidomos falë procesit të nxjerrjes jashtë bilanceve të kredive të humbura, sipas kërkesave rregullatorë të miratuara nga Banka e Shqipërisë. Ndërkohë, në vitet e fundit, ulja po nxitet sidomos nga rritja e shpejtë e portofolit të kredisë për ekonominë dhe gjendja relativisht e mirë e bilanceve të sektorit privat.

Megjithatë, sërish Shqipëria ngelet në nivelet më të larta të rajonit për sa i takon treguesit të kredive me probleme. Nga ana tjetër, në pjesën e parë të këtij viti është shënuar një rritje e stokut të kredive me probleme, ndërsa raporti i tyre nuk ka pësuar rënie domethënëse që nga fundi i vitit të kaluar.

Banka e ShqipĂ«risĂ« Ă«shtĂ« shprehur disa herĂ« e shqetĂ«suar pĂ«r rritjen e shpejtĂ« tĂ« kreditimit, veçanĂ«risht nĂ« segmentin e pasurive tĂ« paluajtshme. Qysh vitin e kaluar, Banka Qendrore vendosi aplikimin e shtesĂ«s kundĂ«rciklike tĂ« kapitalit pĂ«r bankat tregtare. Kjo shtesĂ« ka arritur nĂ« nivelin 0.5% (pĂ«r t’u pĂ«rmbushur prej 31 dhjetorit 2025), ndĂ«rsa Banka Qendrore sĂ« fundmi ka paralajmĂ«ruar njĂ« rritje tĂ« mĂ«tejshme tĂ« saj.

Shtesa kundërciklike e kapitalit ka qëllim posaçërisht ngadalësimin e kreditimit nga sektori bankar, në rastet kur Banka e Shqipërisë gjykon se ndodhemi në kushtet e një rritjeje tepër të shpejtë.

Përveç shtimit të kërkesave për kapital, prej korrikut ka hyrë në fuqi edhe aplikimi i masave të posaçme kufizuese për kredinë për blerje banesash, nëpërmjet vendosjes së disa kufizimeve në tregues të veçantë të administrimit të rrezikut. Këto masa synojnë të shtrëngojnë veçanërisht marrjen e një kredie të dytë për blerjen e pasurive të paluajtshme. / E.Shehu

Burimi: Nisma e Vjenës

The post Mali i Zi dhe Shqipëria kanë nivelet më të larta të kredive me probleme në Rajon appeared first on Revista Monitor.

❌
❌