Normal view

Aktiviteti i lartë sizmik në Santorini/ Qytetarët të shqetësuar për tërmetet, mbyllen shkollat edhe në ishujt përreth

By: S. H
3 February 2025 at 21:58

Pas mbylljes së shkollave për pesë ditë në Santorini, mësohet se institucionet arsimore do të mbyllen edhe në ishujt përreth siç janë Mykonos, Paros dhe Tinos.

Ky zhvillim vjen si pasojë e aktivitetit të lartë sizmik në Santorini në shtatë ditët e fundit, ku sipas EMSC janë regjistruar mbi 555 tërmete të magnitudave nga 2 Rihter deri në 5.1 Rihter.

“Për shkak të aktivitetit intensiv sizmik në Santorini, shkollat, kopshtet publike dhe çerdhet në Paros do të mbyllen për arsye parandalimi ditën e martë, 4 shkurt dhe të mërkurën, 5 shkurt”, njoftuan autoritete në Paros dhe Tinos.

Ndërkohë që në Mykonos mbyllja e shkollave është vetëm për nesër 4 shkurt.

s3

Banorë të shumtë të ishullit të Santorinit dhe turistë që kishin shkuar atje për pushime janë dyndur drejt aeroportit për t’u larguar nga ishulli për shkak të aktivitetit të lartë sizmik që është regjistruar në vend ditët e fundit.

Komiteti i Sizmologëve u mblodh mesditën e sotme në prani të ministrit të krizës klimatike, Vasilis Kikilias dhe zv.ministrit Evangelos Tournas.

U vendos që shkollat të qëndrojnë të mbyllura deri të premten, më 7 shkurt, në Thira , Anafi , Ios dhe Amorgos , ndërsa qytetarëve iu dhanë një sërë rekomandimesh për të shmangur pasojat e mundshme nga një tërmet.

katolisthisi-1

Qytetarët këshillohen të mos banojnë në ndërtesa të vjetra, në rast lëkundjesh të forta, të mos i afrohen bregdetit, të mos bëjnë panik dhe t’u binden autoriteteve.

The post Aktiviteti i lartë sizmik në Santorini/ Qytetarët të shqetësuar për tërmetet, mbyllen shkollat edhe në ishujt përreth appeared first on Gazeta Shqiptare Online.

Mbyllja e agjencisë USAID/ Sekretari i Shtetit Marco Rubio: Nga vijnë këto para dhe sa shpenzojnë SHBA-të për ndihma për vendet e tjera

By: S. H
3 February 2025 at 21:51

Dhjetëra zyrtarë të lartë janë dërguar me leje të detyruar. Mijëra kontraktorë janë shkurtuar. Një ngrirje e fondeve ka pezulluar ndihmat prej miliarda dollarësh për vendet e tjera.

Gjatë dy javëve të fundit, administrata e Presidentit Donald Trump ka bërë ndryshime të konsiderueshme në agjencinë amerikane që menaxhon ndihmat humanitare për vendet e tjera. Kjo i ka lënë organizatat e ndihmave në pikëpyetje nëse mund të vazhdojnë me programet, si p.sh. ndihmat ushqimore për foshnjet e kequshqyera dhe për fëmijët.

Duke folur me gazetarët në El Salvador, Sekretari i Shtetit Marco Rubio tha të hënën se:

“Jam unë ushtruesi i detyrës së drejtorit të USAID-it. Ia kam deleguar këtë autoritet dikujt, por qëndroj në kontakt me të. Dhe sërish, qëllimi ynë ishte të angazhoheshim për ta përafruar ndihmën tonë për vendet e tjera me interesin kombëtar”.

“Zhgënjimi im me USAID-in daton që nga koha ime në Kongres. Është një agjenci që nuk ka aspak llogaridhënie. Duhet t’u përgjigjet direktivave të politikave të Departamentit të Shtetit dhe refuzon ta bëjë këtë”.

“E thashë shumë qartë që gjatë seancës time të konfirmimit, se çdo dollar që shpenzojmë dhe çdo program që financojmë do të jetë në përputhje me interesin kombëtar të Shteteve të Bashkuara. Dhe USAID-i vazhdimisht e ka injoruar këtë dhe ka vendosur që të jetë një organizatë globale bamirësie, e ndarë nga interesi kombëtar. Këta janë dollarë të taksapaguesve, dhe kështu unë jam shumë i shqetësuar nga këto njoftime se ata nuk kanë qenë të gatshëm të bashkëpunojnë me njerëz që po bëjnë pyetje të thjeshta se çfarë bën ky program? Kush i merr paratë? Kush janë kontraktorët tanë? Kush financohet, dhe një lloj i tillë mosbindjeje e bën të pamundur kryerjen e një lloji rishikimi të pjekur dhe serioz, që mendoj se duhet ta ketë ndihma për vendet e tjera”

“USAID-i nuk është një entitet i pavarur joqeveritar. Është një entitet që shpenzon dollarët e taksapaguesve dhe duhet t’i shpenzojë, siç thotë statuti, në përputhje me direktivat e politikave që ata marrin nga Sekretari i Shtetit, Këshilli i Sigurisë Kombëtare dhe Presidenti”, tha Sekretari Rubio.

Gjatë periudhës së Luftës së Ftohtë, ish-Presidenti John F. Kennedy themeloi Agjencinë e Shteteve të Bashkuara për Zhvillimin Ndërkombëtar, të njohur si USAID. Në dekadat në vazhdim, republikanët dhe demokratët kanë debatuar në lidhje me agjencinë dhe financimin e saj.

Le t’i hedhim një vështrim USAID-it, historikut të tij dhe ndryshimeve të bëra që kur mori detyrën Presidenti Trump.

Çfarë është USAID-i?

Ish-Presidenti Kennedy e krijoi USAID-in në kulmin e Luftës së Ftohtë me ish-Bashkimin Sovjetik. Ai dëshironte një mënyrë më efikase për t’iu kundërvënë ndikimit sovjetik në skenën ndërkombëtare, nëpërmjet ndihmave për vendet e tjera, një funksion për të cilin Departamenti i Shtetit iu duk më burokratik se ç’duhej.

Kongresi miratoi Ligjin për Ndihmën e Jashtme dhe ish-Presidenti Kennedy krijoi USAID-in si një agjenci të pavarur, në vitin 1961.

USAID-i vazhdoi të funksionojë edhe pas rënies së Bashkimit Sovjetik në vitin 1991. Në ditët e sotme, mbështetësit e USAID-it thonë se ndihma e USAID-it në vendet e tjera, i kundërvihet ndikimit të Rusisë dhe Kinës. Kina ka programin e saj “Një Brez Një Rrugë” për ndihmat për vendet e tjera dhe ushtron aktivitet në shumë vende që Shtetet e Bashkuara dëshirojnë t’i kenë partnere.

Kritikët thonë se programet janë një shpërdorim dhe nxisin një axhendë liberale.

Çfarë po ndodh tani me USAID-in?

Në ditën e tij të parë në detyrë më 20 janar, Presidenti Trump vendosi një ngrirje 90-ditore të ndihmave për vendet e tjera. Katër ditë më vonë, Peter Marocco, i emëruar politik që nga administrata e parë Trump, hartoi një interpretim më të ashpër se ç’pritej të këtij urdhri, duke mbyllur mijëra programe në mbarë botën, duke shkaktuar shkurtime dhe shkarkime.

Sekretari i Shtetit Marco Rubio ka ndërmarrë hapa për të ruajtur funksionimin gjatë ngrirjes, të disa programeve të emergjencës që shpëtojnë jetë njerëzish. Por konfuzioni se cilat programe përjashtohen nga urdhrat për ndalimin e punës dhe frika se mund ta humbasin përgjithmonë ndihmën amerikane, ka ndalur punën për ndihmat dhe zhvillimin në mbarë globin.

Dhjetëra zyrtarë të lartë janë larguar me leje të detyruar, mijëra kontraktorë janë shkurtuar dhe punonjësve iu tha të hënën të mos hyjnë në selinë qendrore në Uashington. Dhe faqja e internetit e USAID-it dhe llogaria e saj në platformën X nuk janë funksionale.

Kjo është në kuadrin e masave që administrata e Presidentit Trump po ndërmerr në qeverinë federale dhe për programet e saj. Por USAID-i dhe ndihma për vendet e tjera janë ndër ato që janë goditur më shumë.

Sekretari Rubio tha se qëllimi i administratës ishte një rishikim, program pas programi, për të parë se cilat projekte e bëjnë “Amerikën më të sigurt, më të fortë ose më të begatë”.

Vendimi për mbylljen e programeve të financuara nga Shtetet e Bashkuara gjatë rishikimit 90-ditor nënkuptonte se SHBA-të “do të merrnin shumë më tepër bashkëpunim” nga përfituesit e ndihmës humanitare, për zhvillimin dhe sigurinë, tha Sekretari Rubio.

Çfarë thonë kritikët e USAID-it?

Republikanët zakonisht kërkojnë që t’i jepet Departamentit të Shtetit – që i jep udhëzime të përgjithshme për politikën e jashtme USAID-it – më shumë kontroll mbi politikën dhe fondet e tij. Demokratët zakonisht kërkojnë autonominë dhe autoritetin e USAID-it.

Republikanët kanë synuar tradicionalisht të shkurtojnë financimin për agjencitë e Kombeve të Bashkuara, përfshirë agjencitë paqeruajtëse, të të drejtave të njeriut dhe refugjatëve. Administrata e parë Trump ndërmori hapa për të reduktuar shpenzimet për ndihmat ndërkombëtare, duke pezulluar pagesat për agjenci të ndryshme të OKB-së, përfshirë Fondin e Popullsisë së OKB-së dhe fondet për Autoritetin Palestinez.

Në mandatin e parë të Presidentit Trump, Shtetet e Bashkuara u tërhoqën nga Këshilli i OKB-së për të Drejtat e Njeriut dhe detyrimet e saj financiare ndaj këtij organi. Shteteve të Bashkuara gjithashtu u ndalohet të financojnë agjencinë e OKB-së për refugjatët palestinezë, ose UNRWA, sipas një projektligji të nënshkruar nga ish-Presidenti Joe Biden marsin e kaluar.

Përse Elon Musk-u është përqëndruar tek USAID-i?

Departamenti i Efikasitetit të Qeverisë (DOGE), i drejtuar nga zoti Musk, ka nisur një përpjekje gjithëpërfshirëse, të autorizuar nga Presidenti Trump, për të shkurtuar punonjësit e qeverisë dhe për të shkurtuar triliona dollarë nga buxheti i qeverisë. USAID-i është një nga objektivat e tij kryesore. Zoti Musk pretendon se fondet e USAID-it janë përdorur për të ngritur programe vdekjeprurëse dhe e quajti atë një “organizatë kriminale”.

Cilat janë pasojat e ngrirjes së fondeve të USAID-it?

Afrika Nën-Sahariane mund të vuajë më shumë se çdo rajon tjetër gjatë pauzës së ndihmës. Shtetet e Bashkuara i dhanë rajonit mbi 6.5 miliardë dollarë ndihma humanitare vitin e kaluar. Pacientët me HIV/AIDS në Afrikë që mbërrinin në klinika të financuara nga një program i mirënjohur amerikan që ndihmoi në frenimin e epidemisë globale të AIDS-it të viteve 1980, i gjetën dyert të mbyllura.

Tashmë ka pasoja edhe në Amerikën Latine. Në Meksikë, një qendër pritjeje për emigrantët në jug të Meksikës ka mbetur pa mjek. Një program për të ofruar mbështetje për shëndetin mendor për të rinjtë nga komuniteti LGBTQ+ që iknin nga Venezuela, u shpërbë.

Në Kolumbi, Kosta Rika, Ekuador dhe Guatemalë, të ashtuquajturat “Zyrat e Lëvizjes së Sigurt” ku emigrantët mund të aplikojnë për të hyrë ligjërisht në SHBA, janë mbyllur.

Komuniteti i organizatave të ndihmave po përpiqet të krijojë një ide të plotë – se sa mijëra programe janë mbyllur dhe sa mijëra punonjës janë pushuar nga puna me ngrirjen e programeve?

Sa shpenzojnë SHBA-të për ndihmën për vendet e tjera?

Në total, Shtetet e Bashkuara shpenzuan rreth 40 miliardë dollarë në ndihma për vendet e tjera në vitin fiskal 2023, sipas një raporti të publikuar muajin e kaluar nga Shërbimi Kërkimor i Kongresit, një entitet jopartiak.

Shtetet e Bashkuara janë kontribuesi më i madh i ndihmës humanitare në nivel global, megjithëse disa vende të tjera shpenzojnë një pjesë më të madhe të buxhetit të tyre për këtë qëllim. Ndihma për vendet e tjera në përgjithësi arrin në më pak se 1% të buxhetit të Shteteve të Bashkuara.

A mundet ta shkrijë Presidenti Trump USAID-in pa miratim nga legjislativi?

Demokratët thonë se presidentëve u mungon autoriteti kushtetues për të eliminuar USAID-in. Por nuk është e qartë se çfarë do ta ndalonte një përpjekje të tillë.

Një version në miniaturë i betejës së mundshme ligjore u zhvillua në mandatin e parë të Presidentit Trump, kur ai u përpoq të shkurtonte me një të tretën buxhetin për operacionet e huaja.

Kur Kongresi refuzoi, administrata Trump përdori ngrirje dhe taktika të tjera për të shkurtuar fluksin e fondeve të caktuara tashmë nga Kongresi për programet e jashtë vendit. Zyra e Përgjithshme e Kontabilitetit më vonë vendosi se ishte shkelur një ligj i njohur si Akti i Kontrollit të Mbylljes.

Është një ligj për të cilin mund të dëgjojmë më shumë në periudhën në vazhdim.

“Jeto me urdhër ekzekutiv, vdis me urdhër ekzekutiv”, tha zoti Musk të shtunën në rrjetin X, duke iu referuar USAID-it./VOA

The post Mbyllja e agjencisë USAID/ Sekretari i Shtetit Marco Rubio: Nga vijnë këto para dhe sa shpenzojnë SHBA-të për ndihma për vendet e tjera appeared first on Gazeta Shqiptare Online.

“Rinia tufë e madhe votuesish që nuk e kanë idenë se çfarë ndodh në politikë”- Buja që bëri Kuvendi Rinor i PS, Zekthi: Kushdo shkon për shkak të kultit për Ramën

By: S. H
3 February 2025 at 21:34

Analisti Fitim Zekthi solli sot në studion e emisionit ”Open” në News 24 lidhur me Kuvendin Rinor që zhvilloi ditën e shtunë Partia Socialiste.

Zekthi tha se një pjesë e konsiderueshme e të rinjve shqiptarë nuk kanë asnjë lidhje me politikën dhe se sipas tij ata nuk njohin as politikanet kryesorë të Shqipërisë.

Fitim Zekthi: PS është kthyer në një objekt adhurimi nga ata që e ndjekin. Aty ekziston vetëm Rama dhe askush tjetër, kushdo që shkon aty shkon për shkak të kultit për Ramën. Rama ndoshta e bën me qëllim, ai e di që këto janë gjëra që njerëzit mund t’i tallin. Kontakti i asaj moshe me politikën është zero. Rinia studentore as s’e dinë fare kush janë politikanet shqiptarë.
Nuk e dinë fare Aleksandër Meksin, kanë dëgjuar vetëm Berisha, Rama. Rinia tufë e madhe grup i madh votuesish nuk e kanë idenë fare se çfarë ndodh në politikë, ata qe janë 16 deri në 25.

Rama me këto meme bie në kontakt me të rinjtë.
Teknikë komunikimi i kryeministrit, ndonëse e di që do tallet nga populli, por të paktën të rinjtë do bien në kontakt me Ramën. Sot kërkohet thjesht vëmendja. Këta të rinj që shkojnë te Rama nuk janë e mirë për Shqipërinë…

The post “Rinia tufë e madhe votuesish që nuk e kanë idenë se çfarë ndodh në politikë”- Buja që bëri Kuvendi Rinor i PS, Zekthi: Kushdo shkon për shkak të kultit për Ramën appeared first on Gazeta Shqiptare Online.

“Rama i qan fjalimet, çdo kopje e tij është gjëja më e shëmtuar”- Gazetari Leka: Të rinjtë duhet të ndjekin një model tjetër

By: S. H
3 February 2025 at 21:25

Gazetari Martin Leka ka komentuar fjalimet e të rinjve në Kuvendin Rinor Kombëtar të Partisë Socialiste. Sipas tij këta të rinj kanë zgjedhur modelin e vjetër, që siç thotë ai duhet zhbërë.

I ftuar në emisionin “Open” në News24, Leka deklaroi se të rinjtë mundohen të kopjojnë liderët e tyre, por theksoi se fjalimet e Ramës nuk mund të kopjohen, pasi ngjajnë shumë shëmtuar.

“E kam thënë para shumë pak kohësh, që edhe të rinjtë e partive kanë zgjedhur modelin dhe modeli është modeli i vjetër. Modeli i Sali Berishës dhe i Edi Ramës. Ka një ndryshim, sepse në fakt Rama për natyrën e vet ato fjalimet i qan dhe cdo kopje e tij është gjeja më e shëmtuar që mund të bëhet. Kurse e njëjta histori nuk mund të thuhet për palën tjetër, por është e njëjta gjuhë prej vitesh. Kur shikon këta të rinj që nuk ikin nga shtrati i fjalimeve që janë vetëm elozhe për liderët e partive, dalim në konkluzion që beteja që bëhet me të rinjtë është beteja që ka në themel kolonat e së vjetrës. Këta janë një model që duhet zhbërë. Këta duhet të ndjekin një model tjetër dhe jo atë të liderit”, tha Leka.

The post “Rama i qan fjalimet, çdo kopje e tij është gjëja më e shëmtuar”- Gazetari Leka: Të rinjtë duhet të ndjekin një model tjetër appeared first on Gazeta Shqiptare Online.

Aston Vila bën goditjen e madhe, zyrtarizon fituesin e tre Ligave Kampionesh me Real Madridin

By: S. H
3 February 2025 at 21:19

Klubi i Aston Vilës ka bërë në lëvizje të rëndësishme në ditën e fundit të merkatos së transferimeve për të përforcuar radhët e tij. Klubi anglez ka siguruar firmën e një emri shumë të njohur, spanjollit Marko Asensio.

Futbollisti i cili ishte pjesë e Real Madrid për shumë vite, duke fituar 3 herë Ligën e Kampioneve me të, ishte bërë pjesë e PSG-së por nuk po gjente hapësira nën drejtimin e Luis Enrikes, ndaj po kërkonte një sistemim të ri.

Në këtë moment ka hyrë në garë Aston Vila, e cila kërkonte përforcime për mesfushën dhe repartin e avancuar, e dobësuar ndjeshëm pas shitjes së Xhon Duran te Al Nasr. Akordi është arritur shpejt për huazimin deri në fund të sezonit, me të drejtën e blerjes përfundimtare të futbollistit 29-vjeçar spanjoll.

The post Aston Vila bën goditjen e madhe, zyrtarizon fituesin e tre Ligave Kampionesh me Real Madridin appeared first on Gazeta Shqiptare Online.

“Propozimi i Uashingtonit për paqe ‘plan i dështuar'” – Kievi për luftën mes Rusisë dhe Ukrainës: Putin nuk do të frikësohet vetëm me…

By: S. H
3 February 2025 at 21:14

Kievi thotë se propozimi i Uashingtonit për paqe deri më tani është “plan i dështuar”, duke argumentuar se përpjekjet e Uashingtonit për një armëpushim dhe zgjedhje në Ukrainë nuk janë të mjaftueshme për të “frikësuar” presidentin rus, Vladimir Putin.

Keith Kellogg, i dërguari i posaçëm i presidentit amerikan Donald Trump, tha më 2 shkurt se të dyja palët duhet të bëjnë koncesione nëse shpresojnë të negociojnë një zgjidhje për luftën.
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, “veçse ka lënë të kuptohet se do të zbusë qëndrimin e tij”, tha Kelogg. “Dhe presidenti rus, Vladimir Putin, po ashtu do të zbusë qëndrimin e tij”.

“Ne do të kemi diskutime me të gjithë dhe besoj në një të ardhme të afërt”, shtoi ai. “Do kjo është e mirë për të dyja palët”.
Kellogg i tha Reuters se Uashingtoni dëshiron që Ukraina të mbajë zgjedhje, potencialisht në fund të këtij viti, veçmas nëse arrihet marrëveshje për ndaljen e luftimeve.

Dmytro Lytvyn, ndihmës i Zelenskyt, tha më 2 shkurt se “nuk e kemi parë intervistën e plotë të zotit Kellogg, por vetëm disa citate për zgjedhjet, prandaj është e vështirë që të vlerësohet qëndrimi i tij”.

“Por, nëse plani i tij është vetëm armëpushim dhe zgjedhje, është një plan i dështuar – Putin nuk do të frikësohet vetëm me këto dy gjëra”, tha ai për Reuters.

Në Ukrainë vazhdon të jetë në fuqi gjendja e luftës dhe shteti nuk ka mbajtur zgjedhje që kur Rusia ka nisur pushtimin e shtetit më 2022 – diçka që Kellogg tha se lejohet sipas Kushtetutës ukrainase.

Putin e ka cilësuar Zelenskyn si udhëheqës “jolegjitim”, pasi mandati i tij presidencial zyrtarisht ka skaduar.

Pas deklaratave të Kelloggit, Trump tha se bisedimet me Ukrainën dhe Rusinë po shkojnë “shumë mirë”.

“Ne kemi takime dhe bisedime të arazhuara me shumë palë, përfshirë Ukrainën dhe Rusinë. Mendoj se këto diskutime janë duke shkuar shumë mirë”, tha ai pa përmendur diçka specifike.

Zelensky ka refuzuar çfarëdo marrëveshje që do t’i kërkonte atij të bëjë koncesione territoriale me Rusinë, shtet që kontrollon pjesë të mëdha të juglindjes së Ukrainës dhe Gadishullin e Krimesë.

Disa nga territoret, Moska i ka marrë nën kontroll më 2014 para se të niste pushtimin në shkallë të plotë.

Megjithatë, Ukraina – që ka më pak armë e më pak ushtarë sesa forcat ruse – ka pësuar humbje të mëdha në fushëbetejë në muajt e fundit, duke rritur presionin ndaj Zelenskyt që të zbusë qëndrimin sa i përket humbjes së territorit, të paktën përkohësisht.

E ardhmja e ndihmës ushtarake amerikane po ashtu është e paqartë. Trump ka kritikuar sasinë e ndihmës që i është dhënë Kievit, që sipas Kellogg arriti në vlerë prej 174 miliardë dollarësh gjatë administratës paraprake.

Rusia po ashtu ka pësuar humbje të mëdha në fushëbetejë dhe ekonomia e saj është rrënuar për shkak të shpenzimeve ushtarake dhe sanksioneve të vendosura nga Perëndimi.

Trump është zotuar se do t’i japë fund luftës shpejtë, por nuk ka dhënë detaje për ndonjë plan të mundshëm me të cilin do të mund të pajtoheshin palët.

Kellogg më 31 janar tha se Trumpi kishte një strategji “solide” për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë, brenda muajsh. Por, as ai nuk ka dhënë detaje se si do të ndodhë kjo.

Vlerësimi i të dërguarit Kellogg vjen teksa në prapaskenë po zhvillohen negociata për të gjetur një mënyrë për t’i dhënë fund luftës gati trevjeçare.

Putin ka thënë se ka vullnet që të takohet dhe ka përgëzuar Trumpin për nismën. Ai po ashtu ka hedhur poshtë mundësinë e bisedimeve me Zelenskyn, gjë që potencialisht mund të ndërlikojë çfarëdo negociate në të ardhmen.

Ukraina kërkon garanci afatgjata të sigurisë, përfshirë edhe mundësinë e dërgimit të trupave paqeruajtëse perëndimore për të parandaluar Rusinë që të rindërtojë forcat e saj dhe ta sulmojë sërish pas një armëpushim./REL/

The post “Propozimi i Uashingtonit për paqe ‘plan i dështuar'” – Kievi për luftën mes Rusisë dhe Ukrainës: Putin nuk do të frikësohet vetëm me… appeared first on Gazeta Shqiptare Online.

“Takime romantike, flirtime dhe…” Renditja e shenjave të horoskopit sipas Meri Shehut: Do të kenë më shumë fat në muajin e ‘dashurisë’

By: S. H
3 February 2025 at 21:00

Astologia Meri Shehu bën renditjen e shenjave të horoskopit për muajin shkurt.

Në intervistën e saj për “Rudina” në Tv Klan astrologia bëri renditjen nga shenja më me pak fat në ajo që do të triumfojë muajin e dashurisë.

12. Virgjëresha – Duhet të presin fundin e muajit sepse në datën 28 do të ndodhë një Hënë e re përballë shenjës së tyre dhe shumë Virgjëresha do të komplikohen pak në çështje bashkëpunimesh ose ekonomike. Nga ana tjetër mund të marrin një fillim të ri.

Nuk do të komplikohen dhe aq shumë sepse Hëna e plotë në fakt do u japë një lloj shpagimi shpirtëror, por nuk do të ndjehen të hapur. Do të ndjehen sikur nuk janë vetvetja. Pikërisht fakti që nuk ndjehen vetvetja do të çlirohet në fund të Shkurtit dhe gjithë atë presionin e muajit që nuk e kanë dhënë siç duhet do e japin në fund të muajit. Pas datës 4, Virgjëreshat ngelen një nga shenjat që fati mund t’iu trokasë atje ku nuk e presin.

11. Bricjapi – Do të bëjnë një trekëndësh të fuqishëm me Afërditën në shenjën e Dashit, që do u japë një lloj energjie. Por, kanë qenë disi të çoroditur në lidhje me punën dhe rrëmujë në përditshmërinë e tyre. Shpresojmë që ta marrin veten pas datës 4. Mërkuri në Peshk do u japë miqësi dhe afrimitete të mira. Por, Afërdita që futet në Dash dhe në shtëpinë e tyre të katërt, duhet ta shfrytëzojnë për të normalizuar marrëdhëniet e tyre familjare ose për të rregulluar çështjet e punës.

Marsi qëndron përballë tyre në shenjën e Gaforres, i cili deri në datën 25 do të jetë i kundërt. Duhet të kenë kujdes në bashkëpunimet me eprorët dhe në martesat në çift në këtë periudhë.

10. Peshorja – Është në kundërshtim me Afërditën në Dash, do të thotë që Peshoret kanë nevojë për një partner që do u japë shumë dashuri ose e kanë të nevojshme që dikush t’u japë iniciativën e parë, qoftë në bashkëpunime, qoftë në variant pune, qoftë në dashurinë e tyre. Kështu që fakti që po e presin nga dikush tjetër i lë në këtë pozicion.

Megjithatë Afërdita në Dash është një simbol i mirë dhe do u ofrohen shumë bashkëpunime dhe partneritete, madje fejesa e martesa të mira. Por, nuk janë sipas stilit të tyre sepse u del përpara një partner shumë herë më shumë erotik nga sa do të pretendonin. Të mos harrojmë Marsin në Gaforre, kështu që në karrierë deri në datën 25 duhet të bëjnë maksimumin për të përmirësuar gjërat.

9. Gaforrja – Janë një nga shenjat kardinale që do të kenë katërkëndësh me Afërditën në Dash. Këta do të kenë një ngritje në karrierë, një performancë më të mirë, do të marrin një stimul, reklamim, do të bien në sy. Dhe këtu pretendohet që të kemi fejesa apo martesa. Por, vazhdon që të ngelet Marsi në shenjën e tyre, planeti i luftës kështu që deri në datën 25 do të ketë situata të komplikuara në çështje delikate, të marrëdhënieve me të tjerët dhe në gjëra që ata duan të bëjnë.

8. Demi – Duke qenë deri në datën 12 nën ndikimin e Hënës së Plotë në Luan do të merren shumë me çështje që kanë të bëjnë me familjen. Këtu do të vendoset një plan shumë i fuqishëm, thuhet fjala e fundit, ose “ndahet shapi nga sheqeri”, në disa çështje të rëndësishme familjare.

Demët që nuk kanë pasur guxim për të ndarë gjërat tashmë do e kenë. Do të thonë gjërat dhe madje do të jenë të prerë në vendimet e tyre. Kështu që ose do të bëhen shumë uzurpues e askush nuk del nga perimetri i sigurisë së tyre ose ata njerëz që i kanë mbajtur me shumë forcë do i zbojnë një herë e përgjithmonë. Është një “perandori” që mund të hapë portat përfundimisht për të hyrë ose për të dalë dikush.

7. Shigjetari – Do të flirtojnë shumë këtë muaj. U vjen fati ashtu siç e duan, sepse Afërdita në Dash dhe Hëna e plotë në Luan do ua sjellin gjërat ashtu siç i duan. Njihen që janë shenjë me fat, por këtë muaj do e shijojnë fatin e tyre më së miri. Do të udhëtojnë, do kenë kontakte me jashtë dhe në këtë periudhë do të ndjehen më të relaksuar. Gjërat dhe punët e tyre do të marrin një drejtim, do të kenë guxim të sqarojnë, të bashkëpunojnë dhe të jenë vetvetja. Do të mendojnë seriozisht për fillime të reja e punë të mira në fund të muajit.

6. Luani – Do të kenë Hënën e plotë në fund të muajit në datën 12 dhe ky është një lajm i mirë për ta, sepse kanë qenë të lodhur dhe kanë kaluar shumë peripeci. Marsi në Gaforre, në shtëpinë e tyre të 12-të ka bërë namin në këtë periudhë. Por, do të ndriçohen, do të marrin guximin për të thënë, për të bërë dhe për të pretenduar gjëra.

Kështu në çështje pune dhe ekonomike duhet të pranojnë faktin që mund të humbin diçka që nuk iu përket. Gjithsesi do të kenë guximin që të humbasin dhe të fitojnë gjërat me dinjitet.

5. Ujori – Janë një nga shenjat më me fat në dashuri. Afërdita ua jep këtë mundësi, madje edhe të udhëtojnë apo të kontaktojnë. Mund të bëjnë për vete këdo në këtë periudhë. Kanë një armë të fortë, Afërditën në Dash dhe Hënën e plotë në shenjën e tyre që u jep mundësi për një bashkëpunim, fejesë dhe martesë.

4. Binjakët – Pavarësisht se në çështjet ekonomike kanë disa trazira dhe shkelin në monopate të pasigurta me Mërkurin që do të futet në datën 14 në shenjën e Peshqve, do të bëjnë biseda, por gjithmonë do të kenë një rrëmujë apo paqartësi.

Pavarësisht kësaj Jupiteri në shenjën e tyre kthehet në kurs të drejtë dhe gjithë ngatërresat, vonesat, pezullimet, që kanë ndodhur deri tani këto muajt e fundit në jetën e tyre do të fillojnë të çlirohen. Kështu që pas datës 4 Binjakët edhe do të flirtojnë bukur, por edhe do të zgjidhin shumë çështje nga e kaluara.

3. Akrepi – Kanë pasur periudha të mira erotike me Afërditën në shenjën e Peshkut dhe tashmë që futet Afërdita në shenjën e Dashit do të merren shumë me punën. Do të argëtohen shumë në jetën e përditshme, do të shpenzojnë, do të duken bukur, do jenë të këndshëm dhe do të çlirohen shumë nga çështjet e komplikuara.

Por, dhe këta me Hënën e plotë në Luan në datën 12 do të gjejnë guximin që të thonë dhe të kërkojnë gjëra dhe të bëhen më të fortë nga sa pretendohet se janë.

2. Peshqit – Deri tani kaluan disi mirë, pavarësisht se është Saturni në shenjën e tyre, megjithëse pas disa muajsh do të çlirohen nga “polici” që është në shenjën e tyre. Me Afërditën në Dash do të merren shumë me çështjet ekonomike. Por, në datën 14 futet Mërkuri në shenjën e tyre dhe Peshqit do të kenë shumë komunikim, do të kenë udhëtime dhe kontakte. Çështjet familjare pas datës 4 do të marrin një drejtim shumë pozitiv.

1. Dashi – Pranvera këtë vij vjen më shpejt! Duke u futur Afërdita në shenjën e tyre Dashët do të përjetojnë një pranverë në mes të këtij dimri. Do të kenë erotizma, para, do të ndjehen mirë, do të bëhen më sharmantë, do të hedhin të gjithë paratë në ajër. Hëna e plotë që është në datën 12 do u japë një avantazh shumë pozitiv Dashëve.

The post “Takime romantike, flirtime dhe…” Renditja e shenjave të horoskopit sipas Meri Shehut: Do të kenë më shumë fat në muajin e ‘dashurisë’ appeared first on Gazeta Shqiptare Online.

“Do të vendosim 10 mijë trupa në kufi me SHBA” – Pezulluan tarifën në Meksikë, ja marrëvesha mes Trump dhe Sheinbaum

By: S. H
3 February 2025 at 20:53

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump ka rënë dakord të ndalojë tarifat 25% për mallrat nga Meksika, disa orë përpara se ato të hynin në fuqi, ndërsa të martën pritet të hyjnë në fuqi tarifat  për Kanadanë dhe Kinën.

Por presidentja meksikane ka thënë se do të dërgojë 10,000 ushtarë në kufirin amerikan në një marrëveshje me Donald Trump për të “pezulluar” tarifën prej 25%.

Claudia Sheinbaum thotë se ka pasur një “bisedë të mirë” me Trump, ku të dy diskutuan një “gamë çështjesh”.

Ajo thotë se telefonata zgjati të 30-45 minuta dhe u zhvillua disa orë përpara se tarifa për mallrat nga Meksika të hynte në fuqi.

“Ne folëm për interesat tona të përbashkëta,” thotë ajo.

“Ne thamë se do të punonim së bashku për migracionin, i cili funksionoi mirë.”

Sheinbaum thotë se “do të ketë një pezullim” që SHBA të vendosë tarifa 25% për mallrat nga Meksika për një muaj.

Meksika gjithashtu do të përforcojë kufirin e saj të përbashkët me SHBA-në me 10,000 trupa të Gardës Kombëtare, të cilët do të vendosen menjëherë, shton ajo.

Presidentja meksikane thotë gjithashtu se ajo “shpjegoi seriozitetin” e armëve me fuqi të lartë që mbërrinin nga SHBA dhe  shkonin në duart e grupeve kriminale.

“Kjo u jep atyre fuqi,” thotë ajo. “Ne kërkuam që SHBA të ndihmojë gjithashtu vendin tonë duke ndihmuar në ndalimin e këtij trafiku të armëve… ai ra dakord”, u shpreh Presidentja e Meksikës.

The post “Do të vendosim 10 mijë trupa në kufi me SHBA” – Pezulluan tarifën në Meksikë, ja marrëvesha mes Trump dhe Sheinbaum appeared first on Gazeta Shqiptare Online.

Urdhëron krijimin e fondit sovran të pasurisë amerikane! Donald Trump hedh në tryezë mundësinë për të blerë aplikacionin ‘TikTok’

By: S. H
3 February 2025 at 20:48

Presidenti i SHBA Donald Trump nënshkroi sot një urdhër ekzekutiv, përmes të cilit urdhëron Departamentin e Thesarit dhe Tregtisë amerikane të krijojë një fond sovran të pasurisë.

Sipas burimeve të Reuters, Trump hodhi në tryezë mundësinë që SHBA të blejë nga Kina platformën e rrjeteve sociale blejë TikTok.

“Ne do ta përballojmë këtë gjë brenda 12 muajve të ardhshëm. Ne do të fitojmë para nga ana e aseteve të bilancit të SHBA për popullin amerikan,” u tha gazetarëve Sekretari i Thesarit Scott Bessent.

Sipas mediave të huaja, Trump ka thënë se fondi sovran amerikan mund të përdoret gjithashtu për të blerë platformën e mediave sociale TikTok.

Që prej rikthimit në Shtëpinë e Bardhë për mandatin e tij të dytë si president i SHBA, Trump ka lëshuar një ‘stuhi’ urdhrash ekzekutivë për një gamë të gjerë çështjesh,  duke nisur nga tarifat tregtare deri te njohja e vetëm dy gjinive, mashkull dhe femër.

Kujtojmë se vetëm 12 orë pas mbylljes së TikTok në Shtetet e Bashkuara nga administrata e ish-presidentit Biden, Trump sapo u emërua president i vendit riktheu aplikacionin  për shumë përdorues, thuajse sikur të mos ishte bllokuar kurrë.

Kjo lëvizje erdhi sapo Donald Trump u betua zyrtarisht si president i SHBA-ve më 20 janar.

The post Urdhëron krijimin e fondit sovran të pasurisë amerikane! Donald Trump hedh në tryezë mundësinë për të blerë aplikacionin ‘TikTok’ appeared first on Gazeta Shqiptare Online.

ZYRTARE/ Lëvizje e bujshme, Dortmundi prezanton lojtarin shqiptar në çastet e fundit të merkatos

By: S. H
3 February 2025 at 20:37

Diant Ramaj është zyrtarisht lojtar i Borusias së Dortmundit. Gjigantët e Bundesligës e kanë prezantuar portierin shqiptar me kontratë të vlefshme deri në verën e vitit 2029.

23-vjeçari i ka kushtuar 5 milionë euro Dortmundit, që e transferoi nga Ajaksi. Ramaj nuk do të qëndrojë në Gjermani, por do të huazohet.

Kopenhagen do të ketë shërbimet e tij deri në fundin e sezonit. Kjo lëvizje e bujshme për portierin erdhi në çastet e fundit të merkatos, ndërsa ishte paralajmëruar më parë.

PANORAMASPORT.AL

The post ZYRTARE/ Lëvizje e bujshme, Dortmundi prezanton lojtarin shqiptar në çastet e fundit të merkatos appeared first on Gazeta Shqiptare Online.

❌