Të paktën 12 persona janë qëlluar me armë në një festival në shtetin amerikan të Ohios, në atë që policia beson se ishte një përleshje me armë midis disa personave.
Oficerët janë ende në kërkim të të dyshuarve dhe dy nga viktimat thuhet se janë në gjendje kritike pas incidentit në Toledo.
Zëvendësshefi i policisë së qytetit, Joe Heffernan, deklaroi se të paktën dy persona ishin të përfshirë dhe "ndoshta po qëllonin njëri-tjetrin".
Ndryshe, vendi ka mbajtur festivalin e tij vjetor të Old West End, një ngjarje dy-ditore me muzikë live, ushqim dhe atraksione të tjera.
Guvernatori Mike DeWine, tha se ishte "thellësisht i shqetësuar" dhe lutej për të plagosurit.
“Festivalet verore duhet të jenë hapësira të sigurta për familjet që të kalojnë kohë së bashku pa frikën e dhunës”, deklaroi DeWine. /Telegrafi/
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti ka ushtruar të drejtën e tij të votës në kuadër të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, duke u bërë thirrje qytetarëve që të marrin pjesë sa më shumë në procesin zgjedhor.
Pas votimit, Kurti deklaroi se dita e zgjedhjeve është një ditë e rëndësishme për vendin, ndërsa inkurajoi qytetarët që paraprakisht të verifikojnë qendrën e tyre të votimit përmes platformës së Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.
“Sot është një ditë e bukur dhe e rëndësishme, një e diel me diell. E verifikova në ueb-faqen e KQZ-së se ku e kam saktësisht vendvotimin dhe pasi e konfirmova u nisa për të votuar. Bëj apel që edhe qytetarët ta verifikojnë qendrën e tyre të votimit”, tha Kurti.
Ai theksoi se pjesëmarrja e lartë në zgjedhje ndikon drejtpërdrejt në legjitimitetin e institucioneve të vendit.
“Sa më e lartë të jetë dalja e qytetarëve në zgjedhje, aq më i madh është legjitimiteti i institucioneve”, u shpreh ai.
Kryeministri në detyrë shtoi se vendimmarrja për të ardhmen e vendit u takon qytetarëve që marrin pjesë në votim, duke i ftuar ata të përcaktohen për përbërjen e ardhshme të legjislaturës së 11-të të Kuvendit të Kosovës.
“Sot vendosin ata që votojnë. U bëj thirrje qytetarëve që të shfrytëzojnë të drejtën e tyre demokratike dhe të përcaktohen për përbërjen e ardhshme të legjislaturës së 11-të”, deklaroi Kurti. /Telegrafi/
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka vënë në funksion platformën elektronike për publikimin e statistikave të pjesëmarrjes së qytetarëve në votime dhe rezultateve preliminare të zgjedhjeve parlamentare.
Përmes kësaj platforme, qytetarët, mediat dhe subjektet politike mund të ndjekin në kohë reale ecurinë e procesit zgjedhor në të gjithë Kosovën.
Sipas KQZ-së, në platformë publikohen të dhënat për pjesëmarrjen e votuesve nga 911 qendra të votimit me gjithsej 2,498 vendvotime, si dhe rezultatet preliminare të subjekteve politike pas përfundimit të numërimit të votave në vendvotime.
Të dhënat e fundit tregojnë se deri më tani në procesin e votimit kanë marrë pjesë 2.67 për qind e votuesve me të drejtë vote.
KQZ ka bërë të ditur se statistikat për pjesëmarrjen do të përditësohen periodikisht gjatë gjithë ditës, duke ofruar një pasqyrë të vazhdueshme mbi daljen e qytetarëve në votime.
Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth, deklaroi se Evropa duhet të marrë një rol më të madh në garantimin e sigurisë së saj konvencionale, gjatë vizitës së tij në Normandi për ceremonitë përkujtimore të 82-vjetorit të zbarkimit të Ditës-D.
“Evropa duhet të jetë e para që të sigurojë mbrojtjen e saj konvencionale”, tha Hegseth, duke u bërë thirrje aleatëve evropianë, përfshirë Francën, të rrisin angazhimin e tyre në fushën e mbrojtjes.
Gjatë një takimi ku mori pjesë edhe ministrja franceze e Forcave të Armatosura, Catherine Vautrin, ai kërkoi që aleatët të përballen seriozisht me sfidat aktuale të sigurisë dhe ta dëshmojnë këtë përmes hapave konkretë.
Deklaratat e Hegseth përsërisin mesazhin që ai përcolli edhe gjatë një vizite në Singapor në fund të majit, kur kritikoi vendet evropiane se kishin neglizhuar për një kohë të gjatë thirrjet për forcimin e kapaciteteve të tyre mbrojtëse.
Nga ana e saj, Vautrin theksoi se Franca mbetet e përkushtuar ndaj një procesi të riarmatimit dhe forcimit të aftësive ushtarake.
Komentet e shefit të Pentagonit vijnë në një moment kur Shtetet e Bashkuara kanë njoftuar reduktimin e pranisë së trupave amerikane në Evropë, ndërsa vendet anëtare të NATO përgatiten për samitin e ardhshëm që pritet të mbahet muajin e ardhshëm në Ankara. /Telegrafi/
Një person ii ka dëmtuar veturën një personi tjetër për shkak të një mosmarrëveshje rreth një borxhi që viktima kishte ndaj të dyshuarit.
Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rasti ka ndodhur të shtunën rreth orës 20:10, në Zubin Potok.
Tutje bëhet e ditur se lidhur me rastin është informuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke hetuar rastin.
“Zubin Potok / 06.06.2026 – 20:10. Ankuesi m/k ka raportuar se, i dyshuari m/k, i ka dëmtuar veturën, dyshohet për shkak të mosmarrëveshje rreth një borxhi që viktima kishte ndaj të dyshuarit. Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke hetuar rastin”, thuhet në raport. /Telegrafi/
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka reaguar lidhur me vizitat e qytetarëve në zonat ku qëndrojnë flamingot, duke bërë thirrje për më shumë kujdes ndaj natyrës dhe ekosistemit.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama u kërkoi qytetarëve që, gjatë vizitave në habitatet e flamingove, të mos futen me automjete në plazh, pasi kjo mund të shqetësojë shpendët dhe të dëmtojë mjedisin ku ata qëndrojnë.
"Mirëmëngjes, dhe me një lutje të përulur revolucionarëve, që kur të shkojnë herë tjetër në atë breg për t’u qarë hallin flamingove, të mos i bëjnë për të qarë duke ua zhvirgjëruar plazhin me makinat e tyre - se do kujtojnë të shkretët zogj se filloi ndërtimi i parkimit aty, e do marrin arratinë siç e kishin marrë përpara moratoriumit 10 vjeçar të gjuetisë - po t’i lënë rrotat tek rruga automobilistike e të ecin si flamingo deri tek buza e detit pa u trembur nga papastërtitë, por mundësisht pa i shtuar ato si dje që i kishin lënë mbrapa kanoçet e birrës, ju uroj të gjithëve një të diel të qetë", ka shkruar Rama në Facebook. /Telegrafi/
Ushtria amerikane rrëzoi më shumë dronë iranianë, të cilët tha se po kërcënonin anijet në pikën e bllokimit të transportit detar në Ngushticën e Hormuzit.
“Më herët sot, forcat amerikane në Lindjen e Mesme rrëzuan dy dronë sulmues iranianë me një drejtim që kërcënonin trafikun detar ndërkombëtar në Ngushticën e Hormuzit”, tha Komanda Qendrore e SHBA-së në një postim në X.
Ushtria deklaroi se mbetet e gatshme të “vazhdojë mbrojtjen kundër agresionit iranian”.
Ndryshe, rrëzimi i dronëve vjen pasi SHBA-të rrëzuan katër dronë të tjerë sulmues të premten.
Earlier today, U.S. forces in the Middle East shot down two Iranian one-way attack drones that threatened international maritime traffic in the Strait of Hormuz.
American forces remain postured and ready to continue defending against Iranian aggression. — U.S. Central Command (@CENTCOM) June 7, 2026
Presidenti amerikan, Donald Trump, tha se udhëheqësit iranianë nuk kanë arritur ende një marrëveshje me SHBA-në për t'i dhënë fund luftës së vazhdueshme sepse janë "të fortë" dhe "krenarë", por në fund të fundit, shtoi ai, "ata nuk kanë zgjidhje tjetër" përveçse të arrijnë një marrëveshje.
"Ata janë të fortë, janë krenarë, ka gjëra që nuk mendonin kurrë se do t'i bënin, por që do të duhet t'i bëjnë. Nuk kanë zgjidhje tjetër dhe u duhet pak kohë", i tha presidenti moderatores së emisionit "Meet the Press" të NBC News, Kristen Welker, gjatë një interviste në Chippewa Falls, Wisconsin.
Komentet e Trumpit vijnë ndërsa udhëheqësit amerikanë dhe iranianë kanë negociuar për t'i dhënë fund luftës, e cila hyri në muajin e katërt javën e kaluar.
Të dy vendet ranë dakord për një armëpushim në prill , i cili është zgjatur disa herë, megjithëse tensionet u rritën ditët e fundit kur SHBA-të dhe Irani shkëmbyen sulme pranë Ngushticës së Hormuzit. /Telegrafi/
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi ka njoftuar se procesi i votimit për zgjedhjet e parakohshme ka nisur në të gjitha qendrat e votimit në vend, pasi materiali zgjedhor, përfshirë fletëvotimet është shpërndarë me kohë gjatë orëve të hershme të mëngjesit.
Në një konferencë për media, Elezi bëri të ditur se në listën e votuesve janë të regjistruar 1,959,962 qytetarë me të drejtë vote, duke i ftuar ata që të marrin pjesë në proces dhe të ushtrojnë të drejtën e tyre demokratike.
“KQZ fton të gjithë qytetarët që të shfrytëzojnë të drejtën e tyre për të votuar”, tha ai.
Sipas Elezit, në këto zgjedhje garojnë gjithsej 21 subjekte politike, prej të cilave 17 janë parti politike, tri koalicione dhe një kandidat i pavarur.
"Në garë janë 902 kandidatë për deputetë, përkatësisht 593 burra dhe 309 gra", tha ai.
Zëdhënësi i KQZ-së rikujtoi gjithashtu se qytetarët mund ta verifikojnë qendrën e tyre të votimit përmes platformës elektronike të KQZ-së, ku mjafton të vendosin numrin personal dhe datën e lindjes për të marrë informacionin e nevojshëm mbi vendvotimin.
Po ashtu, Elezi njoftoi se KQZ ka vënë në funksion dhomën operative, e cila monitoron mbarëvajtjen e procesit zgjedhor dhe funksionon në bashkëpunim me zyrtarë të KQZ-së, Prokurorisë dhe Policisë së Kosovës. /Telegrafi/
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka njoftuar se të gjithë qytetarët me të drejtë vote mund të kontrollojnë lehtësisht vendndodhjen e qendrës së tyre të votimit përmes platformës elektronike të institucionit.
Për të verifikuar vendvotimin, votuesit duhet të fusin numrin personal të Republikës së Kosovës dhe datën e lindjes në sistemin online të KQZ-së.
Pas përfundimit të verifikimit, platforma shfaq të dhënat e votuesit, përfshirë edhe adresën e saktë të Qendrës së Votimit ku ai është i regjistruar për të votuar.
Për verifikimin e qendrës së votimit mund të përdoret platforma: qv.kqz-ks.org./Telegrafi/
Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Kreshnik Radoniqi ka ushtruar të drejtën e votës në Pejë, me ç’rast u ka bërë thirrje qytetarëve dhe të gjithë pjesëmarrësve në proces që të respektojnë ligjin dhe rregullat zgjedhore.
Radoniqi tha se KQZ-ja ka qenë e angazhuar intensivisht në përgatitjet për ditën e zgjedhjeve dhe se të gjitha procedurat e nevojshme janë përmbyllur me kohë.
“Sot fillon dita e zgjedhjeve. Për këtë ditë KQZ-ja ka qenë e angazhuar për përgatitje dhe të gjitha përgatitjet deri më sot kanë përfunduar. Besoj që edhe në të gjithë territorin e Kosovës ka filluar në orën 7:00 procesi zgjedhor. Ju bëj thirrje qytetarëve që të dalin dhe të shfrytëzojnë të drejtën e tyre kushtetuese, me zgjedhjen e tyre do të zgjedhin përfaqësuesit për Kuvendin e Republikës së Kosovës. Dje është votuar në përfaqësitë tona diplomatike”, ka thënë ai.
Radoniqi po ashtu përsëriti thirrjen për respektim të plotë të ligjit dhe procedurave zgjedhore, duke kërkuar nga qytetarët dhe të gjithë akterët e përfshirë që procesi të zhvillohet në frymë demokratike dhe në përputhje me rregullat në fuqi. /Telegrafi/
Instiuti Hidrometereologjik i Kosovës (IHMK) ka bërë të ditur se vendi sot do të ndikohet nga masa ajrore relativisht të paqëndrueshme, duke sjellë mot të vranët me intervale të herëpashershme me diell.
Sipas njoftimit thuhet se temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 10-13 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës pritet të arrijnë 24-27 gradë Celsius.
“Parashihet mot i vranët me intervale me diell. Vranësirat vende-vende pritet të sjellin riga shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 10-13 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës pritet të arrijnë 24-27 gradë Celsius. Era do të fryjë nga drejtimi i verilindjes me shpejtësi 1–7 m/s. Indeksi UV gjatë intervaleve me diell do të jetë i lartë, prandaj rekomandohet shmangia e ekspozimit të gjatë në diell gjatë orëve të mesditës, veçanërisht nga ora 10:00 deri në 16:00”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/
Më 6 qershor 1944, gjatë Luftës së Dytë Botërore, gati 160,000 trupa aleate zbarkuan në Normandi të Francës, në atë që njihet si 'D-Day', dhe ata nisën 'Operacionin Overlord' për të çliruar Evropën Perëndimore të pushtuar nga Gjermania.
Mbi 4,400 trupa aleate u vranë atë ditë të vetme, dhe më shumë se gjysma e tyre ishin amerikanë.
Numri i saktë i viktimave gjermane në Ditën-D nuk dihet, por vlerësohet se është midis 4,000 dhe 9,000 të vrarë, të plagosur ose të zhdukur.
Ky vit përkujton 82-vjetorin e zbarkimit në plazhin e Normandisë, me vetëm një grusht veteranësh lufte ende gjallë për të treguar historinë.
Dhe gjashtë nga këta veteranë të fundit kanë bërë udhëtimin për në Francë për të përkujtuar zbarkimin në Memorialin Britanik të Normandisë.
Kryeministri francez Sebastien Lecornu dhe zëvendëskomandanti i Pentagonit, Elbridge Colby, morën pjesë në ceremoninë ndërkombëtare në Langrune-sur-Mer për të nderuar këta veteranë.
Sekretari i Mbrojtjes i SHBA-së, Pete Hegseth, ishte gjithashtu i pranishëm në ceremoni dhe bëri homazhe në memorialin amerikan në nder të veteranëve të luftës që morën pjesë në pushtimin që ndihmoi në ndryshimin e rrjedhës së luftës.
Hegseth u shoqërua në ceremoni nga Kryetari i Shefave të Përbashkët të Shtabit, Dan Caine, si dhe personel tjetër ushtarak.
Duke iu referuar ushtarakëve që sakrifikuan jetën e tyre, Hegseth deklaroi se ata "mbanin shpresat dhe lutjet e një bote të lirë".
"Ata kaluan një oqean për të luftuar për vendin e tyre në një kontinent që nuk e kishin parë kurrë, për të shpëtuar një popull që nuk e njihnin. Krahas forcave të guximshme të Britanisë së Madhe, Kanadasë, Francës, Norvegjisë, Polonisë dhe aleatëve tanë të tjerë të aftë dhe të palëkundur, ushtria e Shteteve të Bashkuara udhëhoqi një kryqëzatë të madhe për të shkatërruar makinën e luftës naziste dhe për të çliruar kontinentin", tha Hegseth.
Sekretari i Mbrojtjes i Mbretërisë së Bashkuar, John Healey, gjithashtu shprehu respektin e tij ndërsa vendosi një kurorë në Memorialin Britanik të Normandisë, i cili liston 22,540 emra britanikë në Listën e Nderit.
Si operacioni më i madh ushtarak detar në histori, Dita-D filloi me dhjetëra mijëra trupa që zbarkuan njëkohësisht në 5 plazhe të ndara në Normandi.
Pas më shumë se një viti planifikimi strategjik intensiv, pushtimi u vonua me 24 orë për shkak të stuhive të forta, duke mos arritur datën e synuar fillestare të 5 qershorit, të cilën komandantët e zgjodhën për të përfituar nga moti i rrallë optimal dhe hëna e plotë.
Në terminologjinë ushtarake, "D" thjesht qëndron për "ditë", duke shënuar datën e caktuar të fillimit të një operacioni të madh. /Telegrafi/
Forcat Ajrore Izraelite (IAF) thanë se goditën 150 ndërtesa në Libanin jugor gjatë fundjavës.
Në një postim në rrjetet sociale, ajo pretendoi se midis objektivave ishin "infrastruktura terroriste" të përdorura nga milicia Hezbollah e mbështetur nga Irani, duke përfshirë objektet e magazinimit, qendrat e komandës dhe lëshuesit e raketave.
“Infrastrukturat e sulmuara u përdorën nga terroristët e organizatës për të avancuar dhe për të kryer komplote terroriste kundër forcave të Mbrojtjes Izraelite”, shkroi IAF në X.
Gjithashtu postoi pamje nga droni të një ndërtese që goditet, duke treguar tym që del jashtë pas një shpërthimi.
במהלך סוף השבוע: חיל-האוויר תקף כ-150 תשתיות טרור של ארגון הטרור חיזבאללה בדרום לבנון
בניהם: מחסני אמצעי לחימה, מפקדות, משגרים ותשתיות נוספות של ארגון הטרור חיזבאללה במרחב דרום לבנון.
התשתיות שהותקפו שימשו את מחבלי הארגון לקידום והוצאה לפועל של מתווי טרור נגד כוחות צה"ל. pic.twitter.com/lzWYnDIC7X — Israeli Air Force (@IAFsite) June 6, 2026
Grupet e të drejtave të njeriut kanë vënë shpesh në pikëpyetje vërtetësinë e pretendimeve të Izraelit se ndërtesat e synuara po përdoreshin nga Hezbollahu.
Vitin e kaluar, Human Rights Watch (HRW) hetoi katër vende në Libanin jugor që ishin bombarduar nga IDF, të cilat Izraeli pretendonte se ishin përdorur ose "kishin për qëllim" të përdoreshin nga Hezbollahu.
Megjithatë, raporti i vitit 2025 nuk gjeti prova se ndonjë nga vendet ishte përdorur ose do të përdorej nga grupi paraushtarak.
Kjo vjen në të njëjtën ditë kur nëntë persona u vranë nga sulmet ajrore izraelite.
Media shtetërore libaneze tha se midis të vrarëve ishin tre anëtarë të ushtrisë libaneze. /Telegrafi/
Mojtaba Khameneit i është lënduar këmba në ditën e parë të luftës, ka pohuar një figurë kryesore në qeverinë iraniane.
Iran International raportoi se Ahmad Khatami tha se mjekët madje e konsideruan amputimin e këmbës së Khameneit pasi ai u kap në sulmin që vrau babanë dhe paraardhësin e tij, Ali Khamenei.
Udhëheqësi i ri suprem nuk është parë ose dëgjuar për të në publik që atëherë.
"Gjatë sulmit në ditën e parë të luftës, ai pësoi një dëmtim në këmbë", thuhet se tha Khatami në një takim të këshillit lokal.
"Ekzistonte edhe mundësia e amputimit, por kjo nuk ndodhi dhe ai aktualisht është në gjendje të mirë shëndetësore", shtoi ai.
Khatami është një nga 88 anëtarët e asamblesë së ekspertëve të Iranit, e cila ka për detyrë të emërojë udhëheqësin suprem.
Disa raportime kanë pohuar se udhëheqësi i ri është plagosur rëndë dhe nuk është në gjendje të flasë, prandaj nuk është shfaqur publikisht.
Sekretari i Shtetit i SHBA-së, Marco Rubio, tha këtë javë se është i bindur se Khamenei është ende gjallë.
Ai shtoi se kishte "tregues se ai po angazhohet gjithnjë e më shumë në një nivel". /Telegrafi/
Papa Leo XIV deklaroi preferencën e tij në rivalitetin më të madh të futbollit në Spanjë.
Leo ka filluar një vizitë njëjavore në Spanjë.
Pas Madridit, udhëtimi do ta çojë atë gjithashtu në Barcelonë dhe Ishujt Kanarie.
Ai shpreson të sjellë një mesazh uniteti në vend.
Duke folur me gazetarët në bordin e aeroplanit para mbërritjes së tij në Madrid, Papa tha se do të mbështeste Shtetet e Bashkuara në Kupën e Botës që do të vinte dhe tregoi ngjyrat e vërteta të ekipit të tij kur u pyet nëse mbështet Real Madridin apo ekipin e futbollit të Barcelonës.
"Kjo është e lehtë", tha ai.
"Papa është për të gjitha ekipet, por Prevost është Real Madrid", tha ai, duke iu referuar emrit të tij të lindjes. /Telegrafi/
Një burrë nga Idaho mbajti pesë balona në ajër për më shumë se një minutë, duke thyer rekord botëror.
David Rush tha se e gjeti mbajtjen e tullumbaceve lart mjaft të komplikuar.
"Ndryshe nga topat, balonat janë kaotike. Ato lëvizin, përplasen dhe lëvizin pas jush në mënyra që e bëjnë ndjekjen e të pesë topave njëherësh pothuajse të pamundur", tha Rush.
SpaceX ka nënshkruar marrëveshje të mëdha për infrastrukturën e Al me Anthropic dhe Google, duke forcuar pozicionin e saj në tregun në rritje të fuqisë kompjuterike për AI.
Sipas raportit, vlera e kombinuar e këtyre kontratave mund të kalojë 70 miliardë dollarë nëse zbatohen plotësisht, ndërsa në bazë vjetore ato vlerësohen në rreth 26 miliardë dollarë.
Një nga marrëveshjet parashikon që Google t’i paguajë SpaceX rreth 920 milionë dollarë në muaj nga tetori 2026 deri në qershor 2029 për qasje në burimet e saj kompjuterike.
Kontrata përfshin afërsisht 110 mijë GPU të Nvidia dhe infrastrukturën përkatëse, të cilat do të përdoren për të mbështetur produktet e Al të Google, përfshirë platformën Gemini Enterprise.
Ndërkohë, marrëveshja me Anthropic i jep kompanisë qasje në qendrën e të dhënave Colossus 1 të SpaceX, e cila raportohet se disponon më shumë se 220 mijë çipa Nvidia dhe rreth 300 megavat kapacitet kompjuterik.
Kjo kontratë vlerësohet në rreth 1.25 miliardë dollarë në muaj dhe pritet të mbështesë zhvillimin e modeleve të avancuara të Al të Anthropic, përfshirë familjen e modeleve Claude.
Marrëveshjet e reja vijnë në një kohë kur SpaceX po zgjeron aktivitetin e saj përtej industrisë hapësinore, duke synuar të luajë një rol kyç në ndërtimin e infrastrukturës globale për Al. /Telegrafi/
XC60 i gjeneratës së dytë hyri në prodhim në vitin 2017, me prodhuesin e veturave që i bëri një ndryshim të vogël për vitin 2026.
Për fat të mirë, një rifreskim më i rëndësishëm është në rrugë e sipër.
Sipas një raporti të ri nga Automotive News, Volvo planifikon të rrisë madhësinë e baterisë në versionin hibrid plug-in T8, ndërkohë që ndryshon dizajnin e tij.
"Njerëzit që kanë dijeni për planin" i thanë botimit se bateria më e madhe duhet të dyfishojë ose trefishojë autonominë aktuale të crossover-it.
Kjo rritje do ta vendoste atë shumë përpara Mercedes-Benz GLC 350e. /Telegrafi/
Aeroplani eksperimental X-59 i NASA-s ka fluturuar për herë të parë më shpejt se shpejtësia e zërit, duke shënuar një hap të rëndësishëm në zhvillimin e teknologjisë së fluturimit supersonik të qetë.
Piloti i testimit të NASA-s, Jim "Clue" Less, u ngrit dhe u ul në Bazën Ajrore Edwards në Kaliforni, duke arritur një shpejtësi maksimale prej afërsisht 1.1 Mach (1,147 km/h) dhe një lartësi prej 13,228 metrash.
Fluturimi i aeroplanit zgjati 81 minuta.
Ekipi i inxhinierisë u përqendrua në cilësitë e fluturimit si me shpejtësi subsonike ashtu edhe supersonike.
Ky moment historik vjen pas një periudhe të ngjeshur testimi.
Që nga fluturimi i parë më 28 tetor 2025, ekipi ka përfunduar 16 fluturime në 90 ditët e fundit.
Administratori i NASA-s, Jared Isaacman, tha: "Jam mirënjohës ndaj ekipit të NASA-s dhe Lockheed Martin Skunk Works për ndihmën e tyre duke na çuar deri në këtë pikë, dhe shpresoj që ky të jetë i pari nga shumë bashkëpunime ndërsa rindërtojmë portofolin e aeroplanëve X të NASA-s".
X-59 është projektuar për të fluturuar me shpejtësi supersonike, duke krijuar vetëm një bum të qetë në vend të një bumi të fortë sonik.
Për këtë fluturim, një aeroplan ndjekës F-15 i NASA-s fluturoi afër për të monitoruar X-59.
Brenda vetëm pak ditësh, aeroplani pritet të kryejë fluturimin e tij të parë në 'kushte misioni'. /Telegrafi/
Ministri i Jashtëm i Ukrainës, Andrii Sybiha, deklaroi se presidenti rus Vladimir Putin ka humbur mundësinë për të dalë nga lufta duke refuzuar ofertën e presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky për bisedime të drejtpërdrejta paqeje.
Sybiha paralajmëroi se situata për Rusinë vetëm sa do të përkeqësohet, duke theksuar se humbjet në fushën e betejës do të vazhdojnë të rriten dhe se dështimet e Moskës do të bëhen gjithnjë e më të dukshme.
Sipas tij, ekonomia ruse do të përballet me vështirësi edhe më të mëdha, përfshirë rritjen e recesionit, humbjen e vendeve të punës, shtimin e taksave dhe inflacionin që do të prekë më së shumti shtresat më të cenueshme të shoqërisë.
Sybiha nënvizoi gjithashtu se presioni ndërkombëtar ndaj Rusisë dhe sanksionet afatgjata nuk do të zbuten, por përkundrazi do të intensifikohen.
Deklaratat e tij vijnë pasi Zelensky publikoi të enjten një letër të hapur, ku i bëri thirrje Putinit për bisedime të drejtpërdrejta dhe shprehu gatishmërinë e Ukrainës për të respektuar një armëpushim gjatë zhvillimit të negociatave.
Megjithatë, Putin deklaroi të premten se nuk sheh “asnjë kuptim” ta takojë Zelenskyn, duke argumentuar se takimet e mëparshme mes palëve nuk kanë sjellë rezultate domethënëse.
Në përgjigje, Zelensky e akuzoi liderin rus se nuk ka vullnet për t’i dhënë fund konfliktit dhe tha se shumë njerëz në mbarë botën mbetën të zhgënjyer nga refuzimi i ofertës së tij për dialog. /Telegrafi/