❌

Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Hezbollahu nis një proces strategjik pas luftës me Izraelin

4 July 2025 at 10:06

Hezbollahu ka nisur një proces të gjerë rishikimi strategjik pas luftës shkatërruese me Izraelin, ku po shqyrton mundësinë e zvogëlimit të rolit të tij si një lëvizje e armatosur, pa u çarmatosur plotësisht.

Ky zhvillim është bërë i ditur nga burime të njohura me diskutimet brenda grupit militant libanez, të cilat janë ende në fazën e shqyrtimit dhe nuk janë raportuar më parë.

Këto diskutime pasqyrojnë presionet e mëdha me të cilat është përballur Hezbollahu që nga arritja e armëpushimit me Izraelin në fund të nëntorit. Forcat izraelite vazhdojnë të sulmojnë territoret ku grupi ka ndikim, duke akuzuar Hezbollahun për shkelje të armëpushimit, akuza që grupi i mohon vazhdimisht.

Po ashtu, Hezbollahu po përballet me vështirësi të mëdha financiare dhe me kërkesa të SHBA-së për çarmatimin e tij, ndërkohë që ka pësuar një ndikim të zvogëluar politik që nga formimi i një kabineti të ri libanez në shkurt, me mbështetje të drejtpërdrejtë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Në sfondin e këtyre sfidave, situata për Hezbollahun është komplikuar më tej nga ndryshimet sizmike në ekuilibrin rajonal të pushtetit. Lufta e kaluar me Izraelin i ka shkaktuar dëme të mëdha grupit, duke përfshirë shkatërrimin e komandës së tij dhe humbjen e mijëra luftëtarëve, si dhe asgjësimin e pjesës më të madhe të arsenalit të tij.

Një tjetër goditje për Hezbollahun ka ardhur nga rrëzimi i Bashar al-Assad-it, aleatit të tij sirian, në dhjetor, duke prerë një linjë kyçe furnizimi me armë nga Irani. Ndërkohë, Irani është duke dalë nga një luftë e ashpër me Izraelin, duke ngritur pyetje mbi mundësinë e ofrimit të mëtejshëm të ndihmës për grupin libanez.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Hezbollahu nis një proces strategjik pas luftës me Izraelin appeared first on Euronews Albania.

SHBA vendos sanksione të reja që shënjestrojnë Hezbollahun dhe tregtinë e naftës së Iranit

By: Rovena
3 July 2025 at 22:49

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë vendosur të enjten sanksione kundër një rrjeti të kontrabandës së naftës iraniane të maskuar si naftë me origjinë Iraku, dhe një institucioni financiar të kontrolluar nga Hezbollahu, ka bërë të ditur Departamenti amerikan i Thesarit.

Një rrjet i kompanive të drejtuara nga irako-britaniku, Salim Ahmed Said, ka qenë duke blerë dhe ngarkuar naftë iraniane në vlerë prej miliarda dollarësh të maskuar si, ose të përzier me, naftë të Irakut që nga viti 2020, ka shkruar Reuters.

“Departamenti i Thesarit do tĂ« vazhdojĂ« tĂ« shĂ«njestrojĂ« burimet e tĂ« ardhurave tĂ« Teheranit dhe tĂ« intensifikojĂ« presionin ekonomik pĂ«r tĂ« penguar qasjen e regjimit nĂ« burimet financiare qĂ« i nxisin aktivitetet e tij destabilizuese”, ka thĂ«nĂ« sekretari amerikan i Thesarit, Scott Bessent.

SHBA-ja ka vendosur disa valë sanksionesh kundrejt eksporteve të naftës së Iranit për shkak të programit bërthamor të shtetit dhe financimit të grupeve paraushtarake përgjatë Lindjes së Mesme.

Agjencia e lajmeve Reuters ka raportuar vitin e kaluar se rrjeti i kontrabandës së naftës ka gjeneruar rreth 1 miliard dollarë në vit për Iranin dhe se grupet e tij satelite kanë lulëzuar në Irak që nga 2022-ta.

Sanksionet janë realizuar në kohën kur SHBA-ja ka ndërmarrë sulme ushtarake kundër tri bazave bërthamore të Iranit, përfshirë impiantin e groposur thellë të Fordowit. Në Pentagon kanë thënë të mërkurën se bombardimet e kanë zvarritur programin bërthamor iranian për më shumë se dy vjet, pavarësisht një vlerësimi të mëhershëm që kishte rrjedhur në publik.

Hezbollah “shpĂ«rthen” kundĂ«r SHBA: Agresion barbar dhe i rrezikshĂ«m

By: Rovena
22 June 2025 at 21:03

Hezbollah nĂ« Liban ka dĂ«nuar ashpĂ«r sulmet ajrore tĂ« SHBA-sĂ« ndaj objekteve bĂ«rthamore iraniane, duke i cilĂ«suar ato si njĂ« “agresion barbar dhe tradhtar amerikan kundĂ«r objekteve paqĂ«sore bĂ«rthamore”.

NĂ« njĂ« deklaratĂ« pĂ«r mediat, grupi i armatosur i mbĂ«shtetur nga Irani tha se sulmi “pĂ«rfaqĂ«son njĂ« pĂ«rshkallĂ«zim tĂ« pamatur dhe tĂ« rrezikshĂ«m qĂ« kĂ«rcĂ«non ta zgjerojĂ« rrethin e luftĂ«s” nĂ« rajon.

Hezbollah shprehu gjithashtu “solidaritet tĂ« plotĂ«â€ me Iranin dhe “udhĂ«heqĂ«sinĂ« e tij”.

Që prej fillimit të ofensivës izraelite kundër Hezbollah-ut më 8 tetor 2023, grupi shiit ka pësuar dobësime të konsiderueshme në kapacitetet e tij ushtarake dhe operative./abcnews.al

Izraeli paralajmëron më shumë sulme në Liban, nëse nuk çarmatoset Hezbollahu

By: Rovena
6 June 2025 at 17:07

Izraeli ka paralajmĂ«ruar tĂ« premten se do tĂ« vazhdojĂ« tĂ« sulmojĂ« Libanin, derisa grupi militant Hezbollah – i shpallur terrorist nga Shtetet e Bashkuara – tĂ« çarmatoset.

Liderët libanezë e kanë përshkruar sulmin si shkelje masive të armëpushimit të nëntorit.

Një thirrje e ushtrisë izraelite për evakuim të enjten, para nisjes së sulmeve, i ka detyruar shumë banorë të lagjeve jugore të kryeqytetit libanez, që të ikin për mbijetesë.

Sulmi, që e ushtria izraelite e ka përshkruar si operacion në fabrikat nëntokësore të dronëve të Hezbollahut, ka ndodhur në prag të festës së Kurban Bajramit, njëra prej ditëve më të rëndësishme në kalendarin e myslimanëve.

Sulmi është kryer gjashtë muaj pas arritjes së një armëpushimi mes dy palëve, me qëllim të dhënies fund të armiqësive mes Izraelit dhe Hezbollahut, që gëzon përkrahjen e Iranit.

“Nuk do tĂ« ketĂ« qetĂ«si nĂ« Bejrut dhe as stabilitet nĂ« Liban, pa siguri pĂ«r shtetin e Izraelit”, ka thĂ«nĂ« ministri izraelit i Mbrojtjes, Israel Katz pĂ«rmes njĂ« deklarate.

“MarrĂ«veshja duhet tĂ« zbatohet, dhe nĂ«se nuk bĂ«ni atĂ« qĂ« ju kĂ«rkohet, ne do tĂ« vazhdojmĂ« tĂ« veprojmĂ« me forcĂ« edhe mĂ« tĂ« madhe”.

Sipas marrëveshjes së ndërmjetësuar nga Shtetet e Bashkuara dhe Franca, Libani është zotuar për çarmatosje të Hezbollahut, grup që dikur konsiderohej se ishte më i armatosur sesa vetë shteti.

Hezbollahu pati nxitur armiqĂ«sitĂ« mes dy palĂ«ve qĂ« kanĂ« zgjatur me muaj, duke kryer sulme nĂ« veriun e Izraelit, si shenjĂ« solidariteti me grupin palestinez Hamas – gjithashtu i shpallur organizatĂ« terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian – pas sulmeve tĂ« 7 tetorit 2023.

Lufta ka rezultuar me dobësim të konsiderueshëm të Hezbollahut, dhe vrasje të komandantëve të lartë, përfshirë liderin prej shumë kohësh, Hassan Nasrallah./REL

Izraeli kryen sulme ndaj Hezbollahut

22 March 2025 at 15:29

Izraeli kryen sërish sulme ndaj objektivave të Hezbollahut në Libanin jugor. Kryeministri Benjamin Netanyahu tha se ai kishte udhëzuar Forcat e Mbrojtjes të Izraelit të veprojnë duke shënjestruar terroriste. Tre raketa u neutralizuan në qytetin izraelit Metula të shtunën në mëngjes, por nuk u raportua për të lënduar. Asnjë grup nuk e ka pranuar lëshimin [
]

The post Izraeli kryen sulme ndaj Hezbollahut appeared first on BoldNews.al.

Netanyahu bën thirrje për çarmatimin e plotë të Hezbollahut

17 February 2025 at 07:45

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka bërë thirrje për çarmatimin e plotë të grupit libanez Hezbollah.

Duke folur në një konferencë për shtyp me Sekretarin e Shtetit të SHBA-së, Marco Rubio në Tel Aviv, Netanyahu tha se ai diskutoi me diplomatin e lartë amerikan një mori çështjesh, duke përfshirë parandalimin e Iranit nga marrja e armëve bërthamore.

“Ne ramĂ« dakord qĂ« ata nuk duhet tĂ« kenĂ« armĂ« bĂ«rthamore dhe gjithashtu ramĂ« dakord qĂ« agresioni i Iranit nĂ« rajon duhet tĂ« tĂ«rhiqet”, tha Netanyahu.

Bëhet e ditur se një armëpushim i brishtë ka qenë në fuqi në Liban që nga 27 nëntori, duke i dhënë fund muajve të bombardimeve të ndërsjella midis Izraelit dhe Hezbollahut që u përshkallëzua në një konflikt të plotë shtatorin e kaluar, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

Por, pavarësisht armëpushimit, Izraeli ka kryer mbi 870 shkelje, duke vrarë dhe plagosur dhjetëra në Liban, duke përfshirë gra dhe fëmijë.

Sipas marrëveshjes së armëpushimit, Izraeli duhej të përfundonte tërheqjen e tij nga Libani jugor deri më 26 janar, por afati u zgjat deri në 18 shkurt pasi Izraeli refuzoi të zbatonte.

“NĂ«se ndonjĂ« forcĂ« tjetĂ«r beson se Izraeli do tĂ« lejojĂ« forcat e tjera armiqĂ«sore tĂ« pĂ«rdorin SirinĂ« si bazĂ« operacionesh kundĂ«r nesh, ata gabohen rĂ«ndĂ«â€, paralajmĂ«roi Netanyahu.

Ai pohoi gjithashtu se Gjykata NdĂ«rkombĂ«tare Penale (ICC) kishte lĂ«shuar urdhra arresti kundĂ«r tij dhe ish-ministrit tĂ« Mbrojtjes Yoav Gallant bazuar nĂ« “gĂ«njeshtra.

Ndryshe, Izraeli gjithashtu përballet me një çështje gjenocidi në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë për luftën e tij në enklavë. /Telegrafi/

The post Netanyahu bën thirrje për çarmatimin e plotë të Hezbollahut appeared first on Telegrafi.

Netanyahu i dha Trumpit një pejxher ari për nder të operacionit kundër Hezbollahut

5 February 2025 at 23:00

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu i dhuroi presidentit amerikan, Donald Trump një pejxher të artë dhe një të zakonshëm, si referencë për një operacion të fshehtë të drejtuar kundër grupit libanez Hezbollah.

“Ky ishte njĂ« operacion i shkĂ«lqyer”, u pĂ«rgjigj Trump, sipas raportimit tĂ« timesofisrael.

NĂ« kĂ«mbim, Trumpi i dhuroi Netanyahut njĂ« fotografi tĂ« tyre me dedikimin, “Bibi, lideri i madh”.

Në muajin shtator, mijëra pejxhera të përdorur nga operativët e Hezbollahut në mbarë Libanin papritmas shpërthyen, duke vrarë dhe plagosur dhjetëra njerëz.

Një ditë më vonë, qindra radio komunikues gjithashtu shpërthyen, duke shkaktuar edhe më shumë viktima. Në sulm humbën jetën të paktën 12 civilë, përfshirë dy fëmijë.

Sulmet, të cilat shpejt iu atribuuan Izraelit, ndodhën në një kohë kur Izraeli kishte intensifikuar operacionet kundër Hezbollahut, i cili kishte nisur sulme ndaj Izraelit pothuajse menjëherë pas sulmit të grupit palestinez, aleat i Hamasit.

Në muajin dhjetor, Forcat e Mbrojtjes të Izraelit (IDF) zbuluan më shumë informacione mbi rolin e tyre në operacion, ndërsa shërbimi sekret izraelit Mossad gjithashtu mori merita për kontributin e tij. /Telegrafi/

The post Netanyahu i dha Trumpit një pejxher ari për nder të operacionit kundër Hezbollahut appeared first on Telegrafi.

Afati për tërheqjen e Izraelit nga Libani skadon, por trupat do të qëndrojnë

26 January 2025 at 12:47

Afati i fundit për tërheqjen izraelite nga Libani jugor skadoi herët të dielën, por trupat do të mbeten në disa zona pasi Izraeli thotë se një marrëveshje armëpushimi me Hezbollahun nuk është zbatuar plotësisht.

Marrëveshja 60-ditore, e cila u ndërmjetësua nga SHBA dhe Franca dhe i dha fund konfliktit 14 muajsh, përcaktoi tërheqjen e trupave izraelite nga Libani jugor dhe largimin e luftëtarëve dhe armëve të Hezbollahut prej andej.

Në të njëjtën kohë, mijëra ushtarë libanezë do të dislokoheshin në zonën ku, për dekada, Hezbollahu ka qenë forca dominuese, transmeton Telegrafi.

Ky është testi i parë i madh për presidentin e ri libanez, shefin e ushtrisë Joseph Aoun, i cili dëshiron të sjellë stabilitet në vend.

TĂ« shtunĂ«n, zyra e tij tha se “kontaktet dhe konsultimet intensive” vazhduan pĂ«r tĂ« adresuar situatĂ«n nĂ« jug, duke pĂ«rfshirĂ« “praktikat e rrezikshme izraelite”.

Nuk është e qartë se si do të përgjigjet Hezbollahu, por çdo rifillim i armiqësive ka të ngjarë të përballet me kundërshtime të forta në vend.

Konflikti u përshkallëzua shtatorin e kaluar, me një fushatë intensive ajrore izraelite në të gjithë Libanin, me vrasjen e udhëheqësve të lartë të Hezbollahut dhe me një pushtim tokësor të Libanit jugor.

Ofensiva vrau rreth 4,000 njerĂ«z nĂ« Liban – duke pĂ«rfshirĂ« shumĂ« civilĂ« – dhe çoi nĂ« zhvendosjen e mĂ« shumĂ« se 1.2 milion banorĂ«ve.

TĂ« premten, zyra e kryeministrit izraelit tha se tĂ«rheqja e pĂ«rshkruar nĂ« armĂ«pushimin ishte “e kushtĂ«zuar nga dislokimi i ushtrisĂ« libaneze nĂ« Libanin jugor dhe zbatimi i plotĂ« dhe efektiv i marrĂ«veshjes, ndĂ«rsa Hezbollahu tĂ«rhiqet pĂ«rtej Litanit”, njĂ« lumĂ« rreth 30 kilometra nga linja e kaltĂ«r – kufiri jozyrtar midis Libanit dhe Izraelit.

“MeqenĂ«se marrĂ«veshja e armĂ«pushimit duhet ende tĂ« zbatohet plotĂ«sisht nga shteti libanez, procesi gradual i tĂ«rheqjes do tĂ« vazhdojĂ«, nĂ« koordinim tĂ« plotĂ« me SHBA-nĂ«â€, thuhet nĂ« deklaratĂ«, pa specifikuar se sa gjatĂ« mund tĂ« qĂ«ndrojnĂ« forcat izraelite nĂ« Liban.

Gjithashtu nuk ishte e qartë se sa ushtarë izraelitë kishin mbetur në vend.

NĂ« njĂ« deklaratĂ« tĂ« shtunĂ«n, ushtria libaneze tha se vazhdoi tĂ« “zbatojĂ« planin pĂ«r tĂ« rritur vendosjen” nĂ« zonat pĂ«rgjatĂ« kufirit, por se ka pasur “vonesa nĂ« disa faza pĂ«r shkak tĂ« zvarritjes sĂ« armikut izraelit nĂ« tĂ«rheqjen, duke ndĂ«rlikuar vendosjen e ushtrisĂ«â€.

Ai gjithashtu u bëri thirrje banorëve që të përmbahen nga kthimi në zonat kufitare.

Nuk ka pasur asnjĂ« reagim tĂ« menjĂ«hershĂ«m nga Hezbollahu. TĂ« enjten, grupi tha se mosrespektimi i afatit do tĂ« ishte njĂ« “shkelje e hapur e marrĂ«veshjes, njĂ« shkelje e sovranitetit libanez dhe njĂ« hyrje nĂ« njĂ« fazĂ« tĂ« re tĂ« okupimit”.

Por në deklaratë nuk thuhej se si do të përgjigjej grupi nëse trupat izraelite do të mbesin në vend.

Një zyrtar diplomatik perëndimor i njohur me negociatat, i cili foli në kushte anonimiteti për të diskutuar bisedimet, tha se Izraeli kishte thënë se i duhej më shumë kohë për të shkatërruar infrastrukturën e Hezbollahut në Libanin jugor, dhe se plani fillestar ishte për një zgjatje 30-ditore.

The post Afati për tërheqjen e Izraelit nga Libani skadon, por trupat do të qëndrojnë appeared first on Telegrafi.

Libani përzgjedh kandidatin për kryeministër, Hezbollahu shpreh pakënaqësinë

13 January 2025 at 23:42
Presidenti libanez Joseph Aoun thirri Kryetarin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, Nawaf Salam për ta emëruar për postin e kryeministrit pasi shumica e ligjvënësve të hënën votuan për të, një goditje e fuqishme kundër Hezbollahut, i cili akuzoi rivalët e tij se donin ta mënjanonin grupin militant. Përzgjedhja e zotit Salam ishte shenjë e ndryshimit

Libani përzgjedh kandidatin për kryeministër, Hezbollahu shpreh pakënaqësinë

13 January 2025 at 22:18

Presidenti libanez Joseph Aoun thirri Kryetarin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, Nawaf Salam për ta emëruar për postin e kryeministrit pasi shumica e ligjvënësve të hënën votuan për të, një goditje e fuqishme kundër Hezbollahut, i cili akuzoi rivalët e tij se donin ta mënjanonin grupin militant.

Përzgjedhja e zotit Salam ishte shenjë e ndryshimit të dukshëm në ekuilibrin e pushtetit të fraksioneve të ndryshme sektare të Libanit, që kur Hezbollahu pësoi goditje të rëndë gjatë luftës me Izraelin vitin e kaluar dhe me rrëzimin e aleatit të tij në Siri, Bashar al-Assad.

Presidenca tha se zoti Salam, i cili për momentin gjendet jashtë vendit dhe pritet të kthehet të martën, siguroi përkrahjen e 84 prej 128 ligjvënësve në parlament dhe se Presidenti Aoun ftoi atë të formojë qeverinë.

Zoti Salam mori përkrahjen e fraksioneve të krishtera dhe nga ligjvënës të rëndësishëm duke përfshirë disa aleatë të Hezbollahut.

Por ligjvënësit e Hezbollahut dhe aleatit të tij shiit nga Lëvizja Amal, nuk emëruan askënd për këtë pozitë, duke sinjalizuar se ata aktualisht nuk synojnë të përfshihen në qeverinë e zotit Salam.

LigjvĂ«nĂ«si i Hezbollahut, Mohammed Raad, grupi i tĂ« cilit, qĂ« mbĂ«shtetet nga Irani, dĂ«shironte qĂ« kryeministri i tanishĂ«m Najib Mikati tĂ« qĂ«ndronte nĂ« kĂ«tĂ« pozitĂ«, tha se kundĂ«rshtarĂ«t e Hezbollahut po punojnĂ« nĂ« favor tĂ« ndarjes dhe pĂ«rjashtimit. Ai tha se grupi e “kishte zgjatur dorĂ«n” e bashkĂ«punimit pĂ«rmes zgjedhjes sĂ« zotit Joseph Aoun pĂ«r president javĂ«n e kaluar, por se kĂ«tĂ« javĂ« kjo “dorĂ« u kthye mbrapsht”.

Sipas sistemit libanez të ndarjes së pushtetit në bazë të vijave fetare, kryeministri duhet të jetë nga radhët e myslimanëve suni. Presidenca i takon një të krishteri nga sekti maronit, ndërsa kryetari i parlamentit duhet të jetë mysliman shiit.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Libani përzgjedh kandidatin për kryeministër, Hezbollahu shpreh pakënaqësinë appeared first on Euronews Albania.

Izraeli akuzon Hezbollahun se nuk po respekton kushtet e marrëveshjes së armëpushimit: Ne do të veprojmë nëse..

5 January 2025 at 16:31
Ministri i Mbrojtjes i Izraelit, Israel Katz, akuzoi sot Hezbollahun e Libanit se nuk po respekton kushtet e marrĂ«veshjes sĂ« armĂ«pushimit dhe paralajmĂ«roi se vendi i tij mund tĂ« “detyrohet tĂ« veprojĂ«â€. Katz pohoi se luftĂ«tarĂ«t e Hezbollahut nuk janĂ« tĂ«rhequr nĂ« veri tĂ« lumit Litani nĂ« Libanin jugor, rreth 30 kilometra nga kufiri izraelit.

Ushtria izraelite gjen dhe shkatërron një depo armësh të Hezbollahut

28 December 2024 at 21:10

Trupat izraelite gjetën dhe shkatërruan një tunel nëntokësor më shumë se 300 metra të gjatë të përdorur nga forcat Radwan të Hezbollahut si një strehë terroriste, njoftoi IDF.

Ushtria izraelite tha se e zbuloi tunelin gjatë operacioneve në Libanin jugor.

Bëhet e ditur se IDF ka nisur një seri sulmesh që synojnë të parandalojnë që armët të bien në duart e Hezbollahut, i cili ka sulmuar Izraelin për më shumë se një vit përpara se të miratohej një armëpushim muajin e kaluar.

“Me ndihmĂ«n e njĂ«sisĂ« Yahalom, e cila hetoi dhe pastroi rrugĂ«n e tunelit nga eksplozivĂ«t dhe kĂ«rcĂ«nimet, trupat gjetĂ«n pushkĂ«, mitralozĂ«, raketa antitank dhe sisteme vĂ«zhgimi brenda tunelit”, tha IDF nĂ« njĂ« deklaratĂ«.

Ushtria deklaroi se të gjitha armët u konfiskuan dhe u shkatërruan, së bashku me vetë tunelin, shkruan yahoonews, përcjell Telegrafi.

Siç raportohet, Forca paqeruajtëse e Kombeve të Bashkuara në Liban (UNIFIL) bëri thirrje të enjten që forcat izraelite të tërhiqen nga Libani jugor, duke pretenduar se Izraeli kishte shkelur kushtet e marrëveshjes së armëpushimit të 27 nëntorit me Hezbollahun e mbështetur nga Irani.

Ndryshe, Izraeli dhe Hezbollahu ranë dakord për një armëpushim 60-ditor të ndërmjetësuar nga SHBA-ja që kërkon një tërheqje ushtarake izraelite pas më shumë se një viti lufte, në përputhje me një rezolutë të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 2006 që i dha fund konfliktit të tyre.

Sipas marrëveshjes, luftëtarët e Hezbollahut duhet të largohen nga pozicionet në Libanin jugor dhe të lëvizin në veri të lumit Litani, së bashku me një tërheqje të plotë izraelite nga jugu.

Deklarata e UNIFIL-it tërhoqi vëmendjen ndaj asaj që tha se ishte shkatërrimi i vazhdueshëm nga forcat izraelite të zonave të banuara, tokës bujqësore dhe infrastrukturës në Libanin jugor.

“UNIFIL vazhdon tĂ« kĂ«rkojĂ« tĂ«rheqjen nĂ« kohĂ« tĂ« Forcave tĂ« Mbrojtjes tĂ« Izraelit dhe vendosjen e Forcave tĂ« Armatosura Libaneze (nĂ« vend tĂ« Hezbollahut) nĂ« Libanin jugor, krahas zbatimit tĂ« plotĂ« tĂ« RezolutĂ«s 1701 si njĂ« rrugĂ« gjithĂ«pĂ«rfshirĂ«se drejt paqes”, thuhet nĂ« deklaratĂ«. /Telegrafi/

The post Ushtria izraelite gjen dhe shkatërron një depo armësh të Hezbollahut appeared first on Telegrafi.

Goditje e rëndë për Hezbollahun: Mbyllen rrugët e furnizimit ushtarak përmes Sirisë

14 December 2024 at 21:46

Kreu i Hezbollahut, Naim Qassem ka njoftuar se grupi i armatosur libanez ka humbur rrugën e furnizimit përmes Sirisë, në komentet e tij të para që nga përmbysja e presidentit sirian Bashar al-Assad gati një javë më parë nga një ofensivë gjithëpërfshirëse rebele.

Bëhet e ditur se nën Assadin, Hezbollahu i mbështetur nga Irani përdori Sirinë për të siguruar armë dhe pajisje të tjera ushtarake nga Irani, përmes Irakut dhe Sirisë dhe në Liban.

Por më 6 dhjetor, luftëtarët anti-Assad e bllokuan atë rrugë dhe dy ditë më vonë rebelët pushtuan Damaskun.

“Po, Hezbollahu ka humbur rrugĂ«n e furnizimit ushtarak pĂ«rmes SirisĂ« nĂ« kĂ«tĂ« fazĂ«â€, tha Qassem nĂ« njĂ« fjalim televiziv, pa pĂ«rmendur emrin e Assadit, shkruan Reuters, pĂ«rcjell Telegrafi.

“NjĂ« regjim i ri mund tĂ« vijĂ« dhe kjo rrugĂ« mund tĂ« kthehet nĂ« normalitet, dhe ne mund tĂ« kĂ«rkojmĂ« mĂ«nyra tĂ« tjera”, shtoi ai.

Ndryshe, Hezbollahu filloi të ndërhynte në Siri në vitin 2013 për të ndihmuar Assadin të luftonte rebelët që kërkonin ta rrëzonin atë në atë kohë.

Javën e kaluar, ndërsa rebelët iu afruan Damaskut, grupi dërgoi oficerë për të mbikëqyrur tërheqjen e luftëtarëve të tij atje.

Tani qeveria e Assadit është zëvendësuar me një qeveri të përkohshme kalimtare të vendosur nga Hayat Tahrir al-Sham, një ish-degë e Al -Kaedas që udhëhoqi ofensivën rebele.

Qassem tha se Hezbollahu “nuk mund t’i gjykojĂ« kĂ«to forca tĂ« reja derisa ato tĂ« stabilizohen” dhe “tĂ« marrin pozicione tĂ« qarta”, por tha se shpreson qĂ« popujt dhe qeveritĂ« libaneze dhe siriane tĂ« mund tĂ« vazhdojnĂ« tĂ« bashkĂ«punojnĂ«.

“Ne gjithashtu shpresojmĂ« qĂ« kjo parti e re nĂ« pushtet do ta konsiderojĂ« Izraelin armik dhe nuk do tĂ« normalizojĂ« marrĂ«dhĂ«niet me tĂ«â€, tha Qassem. /Telegrafi/

The post Goditje e rëndë për Hezbollahun: Mbyllen rrugët e furnizimit ushtarak përmes Sirisë appeared first on Telegrafi.

Hezbollahu dërgoi 2000 luftëtarë në Qusheir të Sirisë

By: lia rda
7 December 2024 at 14:04

Grupi shiit libanez Hezbollah ka dërguar 2,000 luftëtarë të tij si përforcime në qytetin e Qusheir, një nga bastionet e tij në Siri, pranë kufirit me Libanin, me synimin për ta mbrojtur atë nëse sulmohet nga rebelët sirianë, tha një burim për AFP.

Sipas këtij burimi, Hezbollahu  dërgoi 2000 burra nga Libani në zonën e Qusheir dhe vargmalin që ndan Sirinë nga Libani. Grupi libanez, i cili ka luftuar përkrah ushtrisë qeveritare siriane në të kaluarën, nuk ka marrë pjesë në luftimet që kanë vazhduar gjatë dhjetë ditëve të fundit me rebelët, shtoi i njëjti burim./abcnews.al

Netanyahu paralajmĂ«ron Hezbollahun: ArmĂ«pushimi nuk do tĂ« thotĂ« fundi i luftĂ«s! Kemi njĂ« synim tĂ« qartë 

3 December 2024 at 23:16
Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu tha se vendi është i përkushtuar për një marrëveshje armëpushimi me Hezbollahun, por paralajmëroi se kjo nuk do të thotë se lufta ka përfunduar. Duke folur në fillim të një takimi të kabinetit në qytetin kufitar verior të Nahariya, Netanyahu paralajmëroi se Hezbollahu kishte shkelur seriozisht marrëveshjen e së hënës

‘Plas’ sĂ«rish pas armĂ«pushimit, Hezbollahu kryen sulmin e parĂ« ndaj Izraelit

2 December 2024 at 21:51

Hezbollahu – grupi militant dhe partia politike qĂ« kontrollon shumicĂ«n e jugut tĂ« Libanit – ka kryer sulm nĂ« zonĂ«n kufitare, qĂ« Ă«shtĂ« nĂ«n kontrollin e Izraelit, mĂ« 2 dhjetor, pasi Izraeli ka kryer disa sulme brenda Libanit qĂ« kur marrĂ«veshja pĂ«r ndaljen e armiqĂ«sive hyri nĂ« fuqi javĂ«n e kaluar.

Hezbollahu tha se sulmi i tij – qĂ« ishte i pari qĂ« nga armĂ«pushimi – ishte paralajmĂ«rim nĂ« pĂ«rgjigje tĂ« atyre qĂ« tha se ishin shkelje tĂ« vazhdueshme tĂ« armĂ«pushimit nga Izraeli.

Ushtria izraelite tha se dy predha u lëshuan drejt malit Dov, që është një territor i kontestueshëm i cili është nën kontrollin e Izraelit. Ky vend gjendet ku ndodhet kufiri mes Libanit, Sirisë dhe Izraelit.

Nga sulmi i Hezbollahut nuk u raportua për viktima e as dëme materiale.

Ky grup libanez tha se sulmoi pozicionet ushtarake izraelite nĂ« kĂ«tĂ« zonĂ« si “paralajmĂ«rim” pĂ«r ato qĂ« i cilĂ«soi si “shkelje tĂ« vazhdueshme” tĂ« armĂ«pushimit.

ArmĂ«pushimi, i ndĂ«rmjetĂ«suar nga Shtetet e Bashkuara dhe Franca, hyri nĂ« fuqi javĂ«n e kaluar dhe parasheh ndĂ«rprerje tĂ« luftimeve pĂ«r 60 ditĂ«, duke synuar qĂ« t’i japĂ« fund luftimeve mbi 1-vjeçare mes Izraelit dhe Hezbollahut.

Që atëherë, Izraeli ka kryer një sërë sulmesh ajrore në Liban. Sulmet e fundit, Izraeli i kreu të hënën, kur një dron vrau një person që po udhëtonte me motoçikletë në jug të Libanit dhe një sulm tjetër goditi një buldozer të ushtrisë libaneze në qytetin verilindor të Hermelit, duke lënë të plagosur një ushtar.

Izraeli tha se sulmet ishin në përgjigje të shkeljeve të armëpushimit nga Hezbollahu, por nuk dha detaje se për çarë shkeljesh bëhet fjalë.

Edhe në ditët paraprake ka pasur sulme në Liban.

SHBA-ja dhe Franca kanë për detyrë të monitorojnë të gjitha shkeljet e armëpushimit. Izraeli tha se, sipas marrëveshjes së armëpushimit, rezervon të drejtën që të përgjigjet nëse armëpushimi shkelet.

Hezbollahu ka gjuajtur raketa drejt veriut tĂ« Izraelit qĂ« nga nisja e luftĂ«s nĂ« GazĂ« nĂ« tetor tĂ« vitit 2023. Ky grup ka thĂ«nĂ« se do tĂ« ndalĂ« sulmet vetĂ«m pasi Izraeli t’i japĂ« fund luftĂ«s sĂ« tij nĂ« GazĂ«. Luftimet mes palĂ«ve u pĂ«rshkallĂ«zuan nĂ« tetor, kur Izraeli nisi njĂ« ofensivĂ« tokĂ«sore nĂ« Liban.

Në 14 muajt e fundit, Izraeli ka vrarë pothuajse të gjithë udhëheqjen e Hezbollahut, përfshirë udhëheqësin e kamotshëm, Hassan Nasrallahun, dhe ka shkatërruar arsenalin ushtarak të grupit.

Izraeli është zotuar se do të sigurohet që Irani të mos vazhdojë ta financojë dhe armatosë grupin dhe ka paralajmëruar presidentin sirian, Bashar al-Assad, kundër lehtësimit të ndihmës iraniane për Hezbollahun./ REL

The post ‘Plas’ sĂ«rish pas armĂ«pushimit, Hezbollahu kryen sulmin e parĂ« ndaj Izraelit appeared first on Sot News | Lajme.

ÇfarĂ« pĂ«rfshin armĂ«pushimi midis Izraelit dhe Hezbollahut dhe çfarĂ« ndodh nĂ«se prishet?

27 November 2024 at 15:41

Izraeli dhe grupi militant libanez Hezbollah kanĂ« rĂ«nĂ« dakord pĂ«r njĂ« marrĂ«veshje armĂ«pushimi, qĂ« do t’i japĂ« fund mĂ« shumĂ« se njĂ« viti luftimesh.

MarrĂ«veshja u njoftua nga presidenti i SHBA, Joe Biden, i cili tha se ajo Ă«shtĂ« “projektuar pĂ«r tĂ« qenĂ« njĂ« ndĂ«rprerje e pĂ«rhershme e armiqĂ«sive”, transmeton Telegrafi.

Sky News hedh një vështrim se çfarë përfshin marrëveshja e propozuar nga SHBA, çfarë ndodh nëse prishet dhe çfarë do të vijë më pas.

Mijëra të vdekur dhe një milion të zhvendosur

Marrëveshja i jep fund luftimeve gati 14 mujore, të cilat kanë shkaktuar më shumë se 3,500 vdekje të libanezëve dhe më shumë se 15,000 të plagosur.

Sulmet izraelite në Liban kanë detyruar 1.2 milionë njerëz të lënë shtëpitë e tyre, ndërsa sulmet e Hezbollahut kanë detyruar rreth 50,000 izraelitë të evakuojnë veriun e vendit.

Raketat e Hezbollahut të lëshuara në Izrael kanë vrarë të paktën 75 njerëz, më shumë se gjysma e tyre civilë dhe më shumë se 50 ushtarë izraelitë kanë vdekur në ofensivën tokësore në Liban.

Grupi i mbështetur nga Irani filloi të qëllonte në veri të Izraelit një ditë pasi militantët e Hamasit sulmuan kufirin nga Gaza në Izrael në tetor të vitit të kaluar, duke ndezur luftën në Gaza.

ÇfarĂ« pĂ«rfshin marrĂ«veshja?

Marrëveshja thuhet se kërkon një ndalesë fillestare 60-ditore të luftimeve midis Izraelit dhe Hezbollahut.

Forcat e Hezbollahut do të linin pozicionet e tyre në Libanin jugor dhe do të tërhiqeshin në veri të lumit Litani, i cili kalon rreth 30 kilometra në veri të kufirit me Izraelin.

Izraeli do të tërheqë forcat e tij nga Libani për një periudhë prej 60 ditësh, tha Biden, pasi ushtria libaneze merr kontrollin e territorit të saj pranë kufirit për të siguruar që Hezbollahu të mos rindërtojë infrastrukturën e tij atje.

Masa do tĂ« lejojĂ« civilĂ«t nga tĂ« dyja palĂ«t tĂ« “kthehen tĂ« sigurtĂ« nĂ« komunitetet e tyre”, shtoi ai.

Ministri i Jashtëm i Libanit, Abdallah Bou Habib, tha se ushtria libaneze ishte e përgatitur për të vendosur të paktën 5,000 trupa në Libanin jugor, ndërsa ushtarët izraelitë tërhiqen.

Po nëse prishet marrëveshja?

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu tha se vendi i tij do t’i pĂ«rgjigjet me forcĂ« çdo shkeljeje tĂ« armĂ«pushimit nga Hezbollahu, duke thĂ«nĂ« se Izraeli do tĂ« ruajĂ« “lirinĂ« e plotĂ« ushtarake tĂ« veprimit”.

“NĂ«se Hezbollahu thyen marrĂ«veshjen dhe pĂ«rpiqet tĂ« riarmatoset, ne do tĂ« sulmojmĂ«. PĂ«r çdo shkelje, ne do tĂ« sulmojmĂ« me forcĂ«â€, tha ai.

Biden tha gjithashtu se Izraeli rezervoi tĂ« drejtĂ«n pĂ«r t’u hakmarrĂ« nĂ«se Hezbollahu thyen kushtet e armĂ«pushimit, duke shtuar: “Ajo qĂ« ka mbetur nga Hezbollahu dhe organizata tĂ« tjera terroriste nuk do tĂ« lejohet tĂ« kĂ«rcĂ«nojĂ« pĂ«rsĂ«ri sigurinĂ«â€.

Kush do ta monitorojë armëpushimin?

Marrëveshja e armëpushimit do të monitorohet nga një panel ndërkombëtar i udhëhequr nga SHBA, së bashku me mijëra trupa libaneze dhe paqeruajtës të OKB-së të vendosur rreth kufirit të Libanit me Izraelin.

Ministri i Mbrojtjes i Izraelit, Israel Katz, ka kĂ«mbĂ«ngulur se ushtria izraelite do tĂ« godiste Hezbollahun nĂ«se forca paqeruajtĂ«se e OKB-sĂ« UNIFIL nuk do tĂ« siguronte “zbatim efektiv” tĂ« marrĂ«veshjes.

Shtetet e Bashkuara do të punojnë me ushtrinë libaneze për të penguar shkeljet e mundshme, por asnjë trupë luftarake amerikane nuk do të vendoset në zonë, tha një zyrtar i lartë amerikan.

Në një deklaratë të përbashkët, Biden dhe presidenti francez Emmanuel Macron thanë se Franca dhe SHBA do të punojnë së bashku për të siguruar që kushtet e marrëveshjes të respektohen.

ÇfarĂ« ndodh mĂ« pas?

Edhe pse marrëveshja e armëpushimit i jep fund armiqësive mbi një vit midis Izraelit dhe Hezbollahut, të shkaktuara nga sulmi i Hamasit ndaj Izraelit më 7 tetor të vitit të kaluar, lufta shkatërruese në Gaza vazhdon.

Biden tha se SHBA do të bëjë një tjetër shtytje për të arritur një armëpushim dhe marrëveshje për lirimin e pengjeve midis Izraelit dhe Hamasit në Gaza. /Telegrafi/

 

The post ÇfarĂ« pĂ«rfshin armĂ«pushimi midis Izraelit dhe Hezbollahut dhe çfarĂ« ndodh nĂ«se prishet? appeared first on Telegrafi.

Pas Hezbollahut, edhe Hamasi thotë se është gati për armëpushim në Gaza

27 November 2024 at 09:34

Hamasi është gati të arrijë një armëpushim në Gaza, tha një zyrtar i lartë i grupit të rezistencës palestineze, duke përshëndetur armëpushimin që u arrit në Liban.

“Ne kemi informuar ndĂ«rmjetĂ«suesit nĂ« Egjipt, Katar dhe Turqi se Hamasi Ă«shtĂ« gati pĂ«r njĂ« marrĂ«veshje armĂ«pushimi dhe njĂ« marrĂ«veshje serioze pĂ«r shkĂ«mbimin e tĂ« burgosurve”, citohet tĂ« ketĂ« thĂ«nĂ« zyrtari pĂ«r AFP.

Megjithatë, ai ka akuzuar Izraelin për pengim të një marrëveshjeje, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

Deklarata e tij vjen pasi kabineti i sigurisĂ« i Izraelit ka miratuar njĂ« marrĂ«veshje armĂ«pushimi me Hezbollahun, duke i dhĂ«nĂ« fund “pĂ«rplasjeve” ndĂ«rkufitare pĂ«r mĂ« shumĂ« se njĂ« vit me Hezbollahun dhe muajve tĂ« tĂ«rĂ« tĂ« njĂ« lufte nĂ« shkallĂ« tĂ« gjerĂ« qĂ« ka vrarĂ« mijĂ«ra njerĂ«z.

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu tha se kishte tri arsye kryesore qĂ« ai dĂ«shironte armĂ«pushimin: “pĂ«rqendrimi nĂ« kĂ«rcĂ«nimin iranian”, pĂ«r t’u dhĂ«nĂ« frymĂ« trupave izraelite dhe pĂ«r tĂ« rritur presionin ndaj Hamasit.

Netanyahu thuhet se ka biseduar me presidentin amerikan Joe Biden dhe e falënderoi për përfshirjen e tij në marrëveshje.

Ndërkohë duke folur nga Shtëpia e Bardhë, Biden paraqiti disa detaje të marrëveshjes dhe falënderoi presidentin Emmanuel Macron të Francës, i cili gjithashtu ndihmoi në ndërmjetësimin për arritjen e marrëveshjes. /Telegrafi/

The post Pas Hezbollahut, edhe Hamasi thotë se është gati për armëpushim në Gaza appeared first on Telegrafi.

Netanyahu bie dakord: Gati të firmosim armëpushimin me Hezbollahun

By: user 6
26 November 2024 at 22:35

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu tha tĂ« martĂ«n se do t’i rekomandojĂ« kabinetit tĂ« tij tĂ« luftĂ«s tĂ« miratojĂ« propozimin pĂ«r armĂ«pushim me Hezbollahun, tĂ« ndĂ«rmjetĂ«suar nga Shtetet e Bashkuara.

Ai tha se ishte i gatshĂ«m tĂ« zbatojĂ« marrĂ«veshjen e armĂ«pushimit me Libanin dhe se “do t’i pĂ«rgjigjet me forcĂ« çdo shkeljeje tĂ« saj” nga ana e Hezbollahut.

Kryeministri Netanyahu tha se kabineti pritet të votojë vonë të martën. Armëpushimi pritet të hyjë në fuqi të mërkurën. Detajet tjera të planit ende nuk janë bërë publike.

Presidenti amerikan Joe Biden pritet të bëjë një deklaratë nga Shtëpia e Bardhë së shpejti për të shpallur armëpushimin.

Por krahas përparimit politik, përshkallëzimi ushtarak vazhdoi të martën. Aeroplanët izraelitë vazhduan të bombardojnë Bejrutin, përfshirë afër qendrës së kryeqytetit, dhe Libanin jugor, ndërkohë që ushtria izraelite njoftoi se trupat e saj kanë arritur deri tek Lumi i Litanit, një pikë kyçe e marrëveshjes së armëpushimit. Sipas autoriteteve libaneze, 31 persona humbën jetën në këto sulme. Izraeli lëshoi urdhra evakuimi në 20 vendbanme në periferitë e Bejrutit, paralajmërimi më i madh që nga intensifikimi i konfliktit në Liban.

PĂ«rfaqĂ«suesi i lartĂ« i Bashkimit Evropian pĂ«r SigurinĂ« dhe PolitikĂ«n e Jashtme, Josep Borrell, i cili po merr pjesĂ« nĂ« takimin e ministrave tĂ« jashtĂ«m tĂ« shtatĂ« shteteve mĂ« tĂ« zhvilluara nĂ« Itali, tha se komisioni qĂ« do tĂ« mbikĂ«qyrĂ« zbatimin e armĂ«pushimit do tĂ« kryesohet nga Shtetet e Bashkuara, ndĂ«rkohĂ« qĂ« Franca do tĂ« jetĂ« anĂ«tare e tij me kĂ«rkesĂ«n e Libanit. Ai paralajmĂ«roi se mungesa e njĂ« armĂ«pushimi “do ta shkatĂ«rronte Libanin.”

“Nuk ka arsyetim pĂ«r tĂ« mos arritur armĂ«pushimin nĂ« Liban. MarrĂ«veshja e propozuar dhe e ndĂ«rmjetĂ«suar nga Shtetet e Bashkuara dhe Franca, u jep pĂ«rgjigje tĂ« gjitha shqetĂ«simeve tĂ« sigurisĂ« sĂ« Izraelit
 Nuk ka mĂ« arsyetime, nuk ka mĂ« kĂ«rkesa shtesĂ«. Jepni fund luftimeve, ndaloni vrasjen e njerĂ«zve dhe tĂ« fillojmĂ« tĂ« mendojmĂ« pĂ«r paqen”, – deklaroi ai.

Ministri i jashtëm i Libanit, Abdallah Bou Habib u shpreh optimist se marrëveshja mund të arrihet të martën mbrëma.

Ndër çështjet për të cilën ende nuk ka pajtim është kërkesa e Izraelit që të rezervojë të drejtën për të vepruar nëse Hezbollahu shkel detyrimet që dalin nga marrëveshja.
Marrëveshja parashikon largimin e forcave izraelite nga Libani dhe detyron militantët e Hezbollahut të tërhiqen brenda 60 ditësh drejt veriut, përtej lumit të Litanit, që gjendet rreth 30 kilometra larg kufirit ndërmjet Libanit dhe Izraelit.

Sipas zyrtarëve, ushtria libaneze do të dislokojë 5 mijë ushtarë në pjesën jugore të Libanit, ndprsa Shtetet e Bashkuara pritet të ndihmojnë në ndërtimin e infrastrukturës së shkatërruar nga sulmet izraelite.

Shtëpia e Bardhë tha të hënën se palët janë afër marrëveshjes dhe presidenca franceze tha se bisedimet kanë shënuar përparim të rëndësishëm.

NdĂ«rkohĂ« njĂ« komision civil i krijuar pĂ«r tĂ« hetuar sulmin e Hamasit mĂ« 7 tetor tha tĂ« martĂ«n se Kryeministri Netanyahu Ă«shtĂ« pĂ«rgjegjĂ«s pĂ«r atĂ« qĂ« e quajtĂ«n “dĂ«shtimi mĂ« i madh i Izraelit dhe nĂ« historinĂ« e kĂ«tij shtetit”.

Sipas kryetares sĂ« Komisionit Varda Alsheikh, qeveria e Izraelit, “dĂ«shtoi nĂ« detyrĂ«n e saj kryesore” pĂ«r tĂ« mbrojtur banorĂ«t e Izraelit. /VOA

The post Netanyahu bie dakord: Gati të firmosim armëpushimin me Hezbollahun appeared first on Lapsi.al.

Biden: Izraeli dhe Libani aprovojnë marrëveshjen për armëpushim

26 November 2024 at 21:58

Joe Biden ka folur pas fjalimit të kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu, i cili deklaroi se është pro marrëveshjes për armëpushim me Hezbollahun.

Presidenti amerikan thotĂ« “Izraeli nuk e nisi kĂ«tĂ« luftĂ«â€ dhe as populli libanez, shkruan skynews.

“QĂ« nga fillimi i luftĂ«s me Hezbollah, mbi 70 mijĂ« izraelitĂ« janĂ« detyruar tĂ« jetojnĂ« si refugjatĂ« nĂ« vendin e tyre dhe mbi 300 mijĂ« libanezĂ« gjithashtu janĂ« detyruar tĂ« jetojnĂ« si refugjatĂ« nĂ« vendin e tyre”, pohoi 82-vjeçari.

Biden thotë se sot është arritur një marrëveshje, e cila do të hyjë në fuqi nesër në orën 4:00, sipas orës lokale.

“Lufta pĂ«rgjatĂ« kufirit Izrael-Liban do tĂ« mbarojĂ«. Kjo Ă«shtĂ« menduar tĂ« jetĂ« njĂ« ndalje e pĂ«rhershme e armiqĂ«sive. Ajo qĂ« ka mbetur nga Hezbollah dhe organizatat e tjera terroriste nuk do tĂ« lejohet tĂ« kĂ«rcĂ«nojnĂ« mĂ« sigurinĂ«â€, deklaroi lideri amerikan.

Duke shpjeguar planin, presidenti amerikan thotë se gjatë 60 ditëve të ardhshme ushtria libaneze dhe forcat e sigurisë të shtetit do të dislokohen dhe do të rikthejnë kontrollin mbi territorin e tyre.

“Infrastruktura e Hezbollahut nĂ« jug tĂ« Libanit nuk do tĂ« lejohet tĂ« rindĂ«rtohet. Dhe gjatĂ« 60 ditĂ«ve tĂ« ardhshme, Izraeli do tĂ« tĂ«rheqĂ« gradualisht forcat e tij”, pohoi ai.

Lideri amerikan gjithashtu thotĂ« se SHBA-ja, me mbĂ«shtetje nga Franca dhe aleatĂ« tĂ« tjerĂ«, “ka premtuar tĂ« punojĂ« me Izraelin dhe Libanin pĂ«r tĂ« siguruar qĂ« marrĂ«veshja tĂ« zbatohet”.

“Ashtu si populli libanez meriton njĂ« tĂ« ardhme me siguri dhe mirĂ«qenie, edhe populli i GazĂ«s e meriton njĂ« tĂ« ardhme tĂ« tillĂ«. Populli i GazĂ«s ka kaluar nĂ«pĂ«r ferr. Bota e tyre Ă«shtĂ« shkatĂ«rruar. ShumĂ« civilĂ« nĂ« Gaza kanĂ« vuajtur tepĂ«r shumĂ«. Hamasi ka refuzuar pĂ«r muaj me radhĂ« tĂ« negociojĂ« njĂ« armĂ«pushim tĂ« ndershĂ«m dhe njĂ« marrĂ«veshje pĂ«r pengjet. Prandaj tani Hamasi ka njĂ« zgjedhje pĂ«r tĂ« bĂ«rĂ«. E vetmja rrugĂ«dalje pĂ«r ta Ă«shtĂ« tĂ« lirojnĂ« pengjet, pĂ«rfshirĂ« qytetarĂ«t amerikanĂ« qĂ« mbajnĂ«â€, tha ai.

Ndryshe, kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu ka bërë të ditur se marrëveshjen për armëpushim do ta paraqes për votim në kabinetin qeveritar ndërsa homologu i tij libanez, Najib Mikati kërkoi që të ndërpritet menjëherë lufta mes Izraelit dhe Hezbollahut. /Telegrafi/

The post Biden: Izraeli dhe Libani aprovojnë marrëveshjen për armëpushim appeared first on Telegrafi.

❌
❌