Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 15 August 202524 ore

Ray Dalio: Si falimentojnë shtetet, cfarë duhet të mësojë Shqipëria?

15 August 2025 at 19:32
Prej disa muajsh, bota e financave po zien nga debatet që kanë shpërthyer pas botimit të librit të fundit të Ray Dalio-s, Hoë Countries Go Broke(“Si falimentojnë shtetet?”). Në të, Dalio ofron një radiografi të ekonomisë amerikane dhe efektet zinxhir që ajo shkakton në ekonominë globale. Në qendër të analizës së tij qëndron koncepti i …
Before yesterday24 ore

Enderr e nje nate te trazuar gushti

14 August 2025 at 16:00
Këtë nate të trazuar gushti, kur Shqipëria eshte ne flake nga zjarre të qëllimshme e të paqëllimshme, fshatari patronazhist Helidon, pa enderr sikur ishte në sallën e konferencave të qeverisë ku po zhvillohej një ngjarje historike: prezantimi i sukseseve të Shqipërisë në uljen e lindjeve, me të dhënat e INSTAT për gjashtëmujorin e parë të …

Shqipëria në luftë me flakët, bilanci: 29 vatra zjarri ende aktive, mbi 1100 forca në terren

14 August 2025 at 15:55
Gjatë 48 orëve të fundit, Shqipëria është përballur me një situatë të vështirë për shkak të përhapjes së zjarreve në disa qarqe të vendit. Megjithatë, falë përpjekjeve të palodhura të mbi 1,100 forcave të emergjencave, të ndihmuar edhe nga mbi 400 pjesëtarë të FA-së, situata po paraqitet më e stabilizuar mëngjesin e sotëm. Ministria e …

Shqipëria e para në rajon dhe Evropë për sipërfaqen e djegu

14 August 2025 at 15:52
Shqipëria është vendi i parë në Rajon dhe Evropë për hapësirën me pyje e shkurre të djegur këtë vit në raport me totalin e sipërfaqes. Nga 28 mijë e 748 km2 territor, vendi ka humbur mbi 50 mijë hektarë si pasojë e zjarreve këtë vit, shifër kjo sa 1.9 për qind e totalit. Të dhënat …

Formula 1 si mjet për të manipuluar perceptimet e brendshme dhe globale të Shqipërisë Europiane !

14 August 2025 at 15:49
“Ambicia është që Shqipëria 2030, të jetë vendi mikpritës i garës së Formula 1, diçka e pakonceptueshme deri para disa kohe. Ja që ne ia dalim edhe aty ku në një farë mënyre basti duket i pamundur.” thotë Kryeministri Rama. Kaq ka mjaftuar edhe në listën e prioriteteve të investimeve publike janë parshikuar 190 milionë …

Shtetet e Bashkuara të Shqiperisë dhe Manifesti i Arrestimeve

12 August 2025 at 15:41
Në Vlorën historike, ku dikur flamuri i pavarësisë u ngrit krenar nga Ismail Qemali, këtë herë u valëvit një tjetër shpresë, po aq e madhe dhe po aq e lavdishme. Kreu i partisë “Shpresa Demokratike”, Pëllump Pilinçi, zbarkoi në Vlorë si perandori i ardhshëm i Shteteve të Bashkuara të Shqiperisë. Jo më me karrocën me …

Shqiperia- Vendi ku e pabesueshmja duket e mundur.

11 August 2025 at 23:07
Eshte i njohur tashme nocioni qe Shqipëria nuk vuan per drama politike. Por ngjarjet e fundit paraqesin nje një protagonist të papritur: një “profesor” supozohet, shqiptaro-amerikan, i cili është kthyer nga Shtetet e Bashkuara për të “shpëtuar” vendin. Ai ka formuar një qeveri në hije, ka hartuar një manifest dhe ka filluar të rekrutojë një …

Të gjitha reagimet/ Kush ka të drejtë për mbylljen e “News 24”

11 August 2025 at 02:56
Prej orëve të para të mëngjesit të shtunës televizioni i njohur informativ News 24 është i mbyllur. Ndërhyrja e forcave të shumta të policisë dhe më pas e policisë ushtarake e ka bërë të pamundur hyrjen e gazetarëve dhe stafit teknik në redaksi. Pretendimi? Keni humbur gjyqet për qiranë e ambienteve dhe ato do t’i …

Portreti i vërtetë (i errët) i Shqipërisë nën Ramën

11 August 2025 at 02:52
Gjithçka ndodhi në një vend që pretendohet të jetë i lirë dhe demokratik. Të shtunën, policia rrethoi selinë e televizionit News 24, duke ndaluar gazetarët të hynin në redaksi, duke ndërprerë energjinë elektrike dhe duke mbyllur transmetimin. Nuk pati asnjë urdhër gjykate që e autorizonte këtë, mbyllja ishte thjesht akti më i fundit në një …

Mbyllja e News 24, fundi i një hakmarrjeje personale

11 August 2025 at 02:50
Rreth shtatë vite më parë, pikërisht në të njëjtat mjedise ku sot u turrën forcat e policisë, për të mbyllur televizionin News 24, dhe për të penguar gazetarët të shkonin në punë, Edi Rama hyri si i ftuar i Ylli Rakipit. Ishte koha e kanabizimit të vendit dhe e shpërthimit të skandaleve të para korruptive, …

Prurje intelektuale që “zgjojnë” heshtjen

10 August 2025 at 01:40
Brenda çdo njeriu, ekziston “mekanizmi i heshtjes”. Kjo është, sipas mendimit tim, një e vërtetë universale. Jo rrallë “heshtja është flori”, si një kulturë qytetare, ku njeriu përpiqet të respektojë deri diku kundërshtinë me tjetrin. Unë dua të flas për një tjetër lloj heshtjeje. Ju me siguri e keni provuar qysh nga ajo “nota10-të” në …

Analiza e BBC: Kievi i frikësohet një marrëveshje Trump-Putin pa praninë e tyre

9 August 2025 at 18:29
Përpjekja e Donald Trump dhe presidentit Putin për të arritur një marrëveshje pa praninë e Ukrainës është pikërisht ajo për të cilën shqetësoheshin Ukraina dhe shumë nga aleatët e saj evropianë. Fjalët e Trump për Rusinë mund të jenë ashpërsuar muajt e fundit. Por për Ukrainën, ato ende nuk janë pasuar nga veprime konkrete. Afati …

Raporteri i Shqipërinë në PE: Lajmet e fundit nga Tirana ngrenë pikëpyetje

9 August 2025 at 18:27
Raporteri i Grupit të EPP-së, (Partia Popullore Europiane) për Shqipërinë në Parlamentin Europian ka reaguar lidhur me sulmin e Edi Ramës ndaj News 24 duke ndërprerë sinjalin televiziv dhe ndalimin e gazetarëve e punonjësit të hynin brenda redaksisë. Andrey Kovatchev në një reagim të postuar në rrjetin social X shkruan se po vihet në pikëpyetje …

Reporterët pa Kufij: Dënojmë pengimin e së drejtës për informim

9 August 2025 at 18:26
Reporterët pa Kufij kanë reaguar lidhur me rrethimin që u bë sot në televizionin News24, ku forcat e policisë dhe përfaqësues të shoqërisë “Kayo” ndërprenë sinjalin e televizionit News 24 dhe penguan funksionimin e mediave të tjera të grupit. Reporterët pa Kufij dënojnë këtë pengim të së drejtës për të informuar. Ata kërkojnë që kjo …

Radhën e ka kali

9 August 2025 at 18:22
Vriten njerëz dhe shumica pyesin jo për dorasin, por për viktimën: “me siguri ka bërë ndonjë gjë, nuk të vret njeri kot…” Ndërron jetë në heshtje, jo vetëm nga sëmundja, por nga mungesa e ilaçeve ose për shkak të medikamenteve që s’dihet nëse shërojnë apo dëmtojnë më shumë. Shtëpitë shkatërrohen pa paralajmërim, pa dëmshpërblim, më …

Thellohet skandali, policia del jashtë, ne loje futet ushtria

9 August 2025 at 18:10
Është thelluar skandali në News24. Pasi kanë qëndruar më shumë se 16 orë brenda ambienteve, policia ka dalë jashtë duke i lënë vendin ushtrisë, Gjatë ditës nën drejtimin e Ardi Veliut, administratorit të shoqërisë KAYO, policia rrethoi ambienti e News24, ndërkohë që është ndërprerë sinjali i transmetimit te TV News24, Panorama TV, po ashtu dhe …

E qara për ndihmë

9 August 2025 at 18:05
Udhëheqësi kishte sunduar përmbi 20 vjet. Gjithe keto vite sundimi kishte qëne erratik, me zigzage, e premtime para zgjedhore që ju vihej kazma menjeherë pas tyre. Portretet e hijes se tij vareshin në çdo shkollë e institucion, bile shembëlltyra e kokës ishte betonizuar ne disa ngrehina. Fjalimet e tij elokuente dëgjoheshin me kërsheri ne TV …

Të jemi të ndershëm edhe kur na dhëmb

9 August 2025 at 17:59
Policia ndaloi gazetarët e ” Fokus Media News” të hynin në godinën ku ata punojnë. Në vështrim të parë të  ngjan  sikur jetojmë në një shtet policor despotik që do t’i mbylli gojën shtypit ose mediave të lira. Po a është kjo e vërtetë për këtë rast?     Le të ndjekim rrjedhën e përplasjes …

Republika e rregjimeve të urryera të së kaluarës

7 August 2025 at 03:56
Në një cep të Ballkanit, ku shqiponjat fluturojnë aq lart sa harrojnë ku parkohen, dhe historia riciklohet si rrobat e vjetra te Gabi, shtrihet Republika e Rregjimeve të Urryera të së Kaluarës, ose siç e njohin ndryshe vendasit, me emrin Shqipëri. Këtu, në tokën e bekuar mes malesh që flasin dhe detit që ankohet, historia …

“The Skin of Light” -Edicioni i Tretë i Gjon Mili International Video Art Festival

6 August 2025 at 18:32
Në edicionin e tij të tretë, Gjon Mili International Video Art Festival vjen me një titull sa të thjeshtë, aq edhe provokues për artistët: “The Skin of Light”. Kjo është një ftesë për të parë dritën jo vetëm si burim ndriçimi, por si një sipërfaqe ku bashkohen kujtesa, perceptimi dhe forma. “Lëkura e Dritës” është …
❌
❌