Berati tërheq turistë pa fund, Rama publikon pamje nga atmosfera e mbrëmjes
Mbrëmjet në Berat në këto ditë të fundit të muajit korrik janë të mbushura me gjallërinë e turistëve vendas e të huaj. Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamjet këtë mbrëmje, ku shihen rrugët e tejmbushura nga turistët. Berati mbetet tërheqës për vizitorët e huaj dhe ata vendas jo vetëm për bukuritë historike, por edhe për ofertat e pasura të agroturizmit dhe përvojat autentike që ofron.