Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayGazeta Express

De Rossi mund të përfundojë trajner i Wolves

1 April 2025 at 11:59

Raportime nga Italia pretendojnë se legjenda e Romës, Daniele De Rossi, ka qenë në kontakt me Wolverhampton Wanderers për një vend vakant në stolin e tyre.

Edhe pse klubi i Premier League aktualisht drejtohet nga Vitor Pereira, ata mund të kërkojnë një trajner të ri në rast të një shkëputjeje me trajnerin portugez.

Sipas La Gazzetta dello Sport, De Rossi ka zhvilluar më shumë se një takim me ndërmjetës anglezë gjatë muajve të fundit. Po ashtu, raporti sugjeron se ai ka qenë në kontakt me Wolves që në dhjetor, kur Gary O’Neil u shkarkua nga posti i trajnerit.

Gazeta italiane lë të kuptohet se De Rossi mund të jetë ende një kandidat i mundshëm për Wolves në të ardhmen, veçanërisht nëse Pereira nuk arrin të bindë drejtuesit e klubit me paraqitjet e ekipit.

De Rossi ka qenë i papunë që nga shtatori, kur u shkarkua si trajner i Romës, vetëm pas katër ndeshjeve në sezonin e Serie A. Në atë kohë, ai u zëvendësua nga Ivan Juric, i cili më pas u shkarkua gjithashtu nga Giallorossi.

41-vjeçari ka shprehur më parë dëshirën për të drejtuar një ekip jashtë Italisë. Sipas raportimeve, De Rossi do të preferonte një lëvizje në Premier League, nëse do t’i jepej mundësia, pavarësisht interesit nga klube në Arabinë Saudite dhe Spanjë.

Gjithashtu, në javët e fundit është raportuar një interes edhe nga Fiorentina, në rast se klubi vendos të largojë trajnerin Raffaele Palladino. /GazetaExpress/

The post De Rossi mund të përfundojë trajner i Wolves appeared first on Gazeta Express.

Kërkoi zëvendësimin e masës së sigurisë, GJKKO rrëzon gjyqtaren Pajtime Fetahu: Do të qëndrojë në qeli

1 April 2025 at 11:55

GJKKO ka rrëzuar kërkesën e gjyqtares Pajtime Fetahu për zëvendësim të masës së sigurisë “Arrest me burg”.

Gjyqtarja, e cila dyshohet se ishte pjesë e organizatës kriminale të Suel Çelës do të vijojë të qëndrojë në qeli.

Pajtime Fetahu, sipas dosjes së SPAK, komunikonte drejtpërdrejt me Suel Çelën, i cili vijon të jetë në arrati.

Në dosjen me 262 faqe të SPAK, vihet re angazhimi i gjyqtares për të nxjerrë nga burgu miqtë e Suel Çelës, e nga ana tjetër për të futur në qeli armiqtë e tyrë.

Nga dosja e siguruar nga Vizion Plus bie në sy afrimiteti në mesazhet e shkëmbyera në SKYECC mes saj dhe Suel Çelës, që identifikohet me emrin tjetër, Marius Lulaj.

Në 2020, gjyqtarja në detyrë, jo vetëm që i ka favorizuar anëtarët e bandës, por u kërkonte atyre dhe vetë Suel Çelës, eliminime fizike.

The post Kërkoi zëvendësimin e masës së sigurisë, GJKKO rrëzon gjyqtaren Pajtime Fetahu: Do të qëndrojë në qeli appeared first on Gazeta Express.

Trafik armësh nga Kosova në Shqipëri, “Operacionalja” shtrin përtokë dy persona dhe i vë prangat

1 April 2025 at 11:53

Altin Pajaziti, 23 vjeç dhe Kadri Prushi, 53 vjeç, të dy banues në Kosovë janë arrestuar nga Forca Operacionale e Tiranës në kuadër të operacionit “Suspend”.

Sipas policisë, dy të arrestuarit dyshohet se kanë trafikuar 2 pistoleta, me qëllim shitjen në Tiranë, me vlerë afro 10 000 euro.

“Gjatë operacionit, shërbimet e Policisë kanë ndaluar në autostradën “Lezhë-Fushë Krujë”, automjetin me të cilin qarkullonin shtetasit Altin Pajaziti dhe Kadri Prushi, në të cilin, gjatë kontrollit, kanë gjetur dhe sekuestruar 2 armë zjarri pistoleta dhe municion luftarak. Nga hetimet dyshohet se këta shtetas i kanë trafikuar pistoletat nga Kosova, me qëllim shitjen në Tiranë”, njoftoi policia.

Vijojnë hetimet në drejtimin e Prokurorisë, për dokumentimin e plotë të veprimtarisë kriminale të këtyre shtetasve, identifikimin dhe kapjen e shtetasve të tjerë të përfshirë.

The post Trafik armësh nga Kosova në Shqipëri, “Operacionalja” shtrin përtokë dy persona dhe i vë prangat appeared first on Gazeta Express.

Rama: Ne fitojmë më 11 Maj, opozita nuk është kundërshtar

1 April 2025 at 11:51

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar më 11 maj, ditën e zgjedhjeve, do të dalin në dritë të gjitha të vërtetat. Gjatë bisedës së tij në rubrikën “Sy më Sy” me ndjekësit në rrjetet sociale, ai e cilësoi opozitën si një "qamet të madh" dhe theksoi se ajo nuk ka as parti të organizuar.

Do fitojmë prapë se kemi bërë shumë punë, por edhe se nuk kemi kundërshtarë. Çfarë të bëjmë, nuk kemi kundërshtar”, deklaroi Rama.

Lidhur me kritikat e opozitës për krijimin e vendeve të punës, kreu i qeverisë theksoi se 300 mijë vende pune të krijuara janë një fakt i vërtetueshëm. Ai ftoi qytetarët të kontrollojnë regjistrin dhe të shohin ndryshimin e numrit të të punësuarve para dhe pas qeverisjes së tij.

Kjo është e thjeshtë, merrni regjistrin dhe shihni sa të punësuar kishte në Shqipëri dhe sa janë sot. Do shihni që janë fakte, jo muhabet”, tha Rama.

Ai theksoi se më 11 maj, Partisë Socialiste i duhet një mandat me shumicë domethënëse, duke argumentuar se kjo do të ishte gjithashtu një mesazh i qartë për Brukselin.

Duhet shumicë domethënëse, nuk është rastësi. Nuk është thjesht për këtu se për kë do votojmë ne, por është edhe për atë në Bruksel imazhi i fushatës sonë. Më 11 maj, Brukseli do marrë mesazhin se shqiptarët kërkojnë anëtarësimin tani dhe këtë mesazh shqiptarët mund ta japin”, u shpreh ai.

Gjithashtu, Rama reagoi ndaj akuzave të Partisë Demokratike se qeveria e tij ka kopjuar programin elektoral të opozitës.

Qajnë hallin se edhe u kopjua programi, është gjëa më qesharake në botë, a thua se bëhet fjalë për ndonjë kod atomik, a thua se bëhet fjalë për ndonjë kod kasaforte, kodi i Da Vinçit, u kopjua Kodi i Da Vinçit, o Zot o Zot”, ironizoi kryeministri.

The post Rama: Ne fitojmë më 11 Maj, opozita nuk është kundërshtar appeared first on Gazeta Express.

Rama viziton qendrën e qenve endacakë: 4 mijë qen të trajtuar, 1 mijë të adoptuar

1 April 2025 at 11:50

Komuna e Prishtinës ka njoftuar se kryetari Përparim Rama ka vizituar sot qendrën për trajtimin e qenve endacakë dhe tha se po vazhdojnë angazhimin për menaxhimin e çështjes së tyre.

“Ai vuri në dukje se janë të vetëdijshëm që kjo është një detyrë e vështirë, veçanërisht kur përballen me mungesë të plotë të mbështetjes nga qeveria – 0 ndihmë, 0 buxhet – pavarësisht se vetë  ata kanë  aprovuar një fond prej 9.8 milionë eurosh, nga i cili deri më sot nuk është shpenzuar asnjë cent. Për më tepër, kërkesat e Kryeqytetit për bashkëpunim për rritjen e sigurise së qytetarëve nuk kanë marrë asnjë përgjigje nga qeveria.”

Më tutje thuhet se janë ngritur 23 pika ushqyese, “një përmirësim i ndjeshëm krahasuar me vetëm 5 sa ishin në vitin 2021”.

“Janë trajtuar 4,000 qen endacakë, në  krahasim me qeverisjen e kaluar ku për 8 vjet janë  trajtuar vetëm 500 qen endacakë.”

Po ashtu sot sipas komunës është adoptuesi i njëmijtë.

“Sistemi i ri për menaxhimin e qenve endacakë përfshin kapjen, trajtimin, sterilizimin, strehimin dhe adoptimin, duke siguruar një qasje humane. Sot kemi adoptuesin e 1,000-të, një moment i rëndësishëm në përpjekjet tona për të siguruar familje dhe përkujdesje të qëndrueshme dhe afatgjatë  për qentë endacakë.”

“Falënderojmë të gjithë ata që kanë adoptuar qentë dhe po u ofrojnë një shtëpi të ngrohtë. Në fund, i ftojmë të gjithë qytetarët dhe përfaqësuesit e organizatave për mbrojtjen e kafshëve të vizitojnë këtë qendër, të njihen me punën e stafit dhe të marrin pjesë në përpjekjet për një sistem më të qëndrueshëm dhe të sigurt për menaxhimin e qenve endacakë.”

The post Rama viziton qendrën e qenve endacakë: 4 mijë qen të trajtuar, 1 mijë të adoptuar appeared first on Gazeta Express.

Posta dënon ashpër sulmin e mbrëmshëm në Zveçan – Ka edhe një njoftim për qytetarët

1 April 2025 at 11:42

Posta e Kosovës, përmes një reagimi ka dënuar ashpër sulmin që është bërë mbrëmë pas mesnate të zyra postare në Zveçan, shkruan Gazeta Express.

Në reagim thuhet se, sulmi i mbrëmshëm nuk e zmbrapsë përkushtimin e Postës, për të ofruar shërbime cilësore.

 ‘‘Njoftojmë qytetarët se në këtë qytet vazhdon të jetë funksionale edhe zyra postare Zveçan-1, e cila ndodhet në objektin e Komunës’’, thuhet në reagim.

Postimi:

Njoftim

Sot, pas mesnate, zyra postare Zveçan-2, e vendosur në qendër të Zveçanit, është sulmuar me mjete shpërthyese.

Posta e Kosovës Sh.A. dënon ashpër këtë akt kriminal dhe kërkon nga autoritetet kompetente hetimin e plotë të rastit dhe vënien e përgjegjësve para drejtësisë.

Ky sulm nuk na zmbrapsë në përkushtimin tonë për të ofruar shërbime cilësore dhe për të zgjeruar prezencën postare në të gjithë vendin.

Njoftojmë qytetarët se në këtë qytet vazhdon të jetë funksionale edhe zyra postare Zveçan-1, e cila ndodhet në objektin e Komunës.

Falënderojmë Policinë e Kosovës për reagimin e shpejtë dhe profesional. Së shpejti edhe zyra postare Zveçan-2 do të rikthehet në shërbim të qytetarëve. /GazetaExpress

https://www.gazetaexpress.com/shperthimi-ne-zvecan-pamje-te-reja-nga-zyret-demtuara-te-postes-se-kosoves/

The post Posta dënon ashpër sulmin e mbrëmshëm në Zveçan – Ka edhe një njoftim për qytetarët appeared first on Gazeta Express.

David, edhe pse lojtar pa kontratë ende mund t’i kushtojë 34 milionë euro Juventusit, Interit apo Barcelonës

1 April 2025 at 11:39

Nënshkrimi me Jonathan David në verë do të kushtonte 34 milionë euro, edhe pse sulmuesi teknikisht është i lirë si lojtar i lirë.

Sky Sport CH raporton se Juventusi është paksa përpara rivalëve të tij në garën për të nënshkruar me sulmuesin e përfaqësueses së Kanadasë.

Sipas raportit, kërkesat financiare të Davidit për një klub të Premier League përfshijnë një pagë prej 9 milionë euro në vit, një bonus nënshkrimi prej 15 milionë euro dhe tarifa komisioni rreth 10 milionë euro.

Kjo do të thotë se paketa totale për transferimin e 25-vjeçarit arrin në 34 milionë euro. Megjithëse David është teknikisht i lirë, pasi kontrata e tij me Lille skadon në qershor, çdo klub i interesuar do të duhet të paguajë një shumë të konsiderueshme për ta siguruar atë në merkaton e verës.

Sipas raportit, si Interi ashtu edhe Juventusi janë shumë të interesuar për shërbimet e tij. Raportime të mëparshme sugjeruan se Nerazzurrët kishin nisur bisedimet me përfaqësuesit e lojtarit në fund të vitit 2024.

Sky Sport CH gjithashtu thekson se klubet e Serie A janë favoritë ndaj skuadrave të Premier League, pasi italianët preferojnë të investojnë më shumë në pagat e lojtarëve sesa në tarifat e mëdha të transferimit.

Në këtë moment, Juventusi duket se është përpara në garë për të firmosur me David, megjithatë, ëndrra e tij është të luajë në La Liga.

Pak muaj më parë, David zbuloi se ka ëndërruar gjithmonë të luajë për Barcelonën, klubin të cilin e ka ndjekur që fëmijë. /GazetaExpress/

The post David, edhe pse lojtar pa kontratë ende mund t’i kushtojë 34 milionë euro Juventusit, Interit apo Barcelonës appeared first on Gazeta Express.

Brukseli në dijeni për njohjen e Kosovës nga Kenia, s’ka qortim eksplicit për sjelljen e Serbisë

1 April 2025 at 11:32

Serbia sërish shkeli Marrëveshjen e Ohrit me kundërshtinë e saj të ashpër ndaj vendimit të Kenias për njohjen e pavarësisë së Kosovës. Në këtë situatë, Qeveria e Kosovës kërkoi nga ndërmjetësit ‘t’i binte bilbilit’. Në një përgjigje për Gazetën Express, Bashkimi Europian si reagim për këtë veprim të Serbisë thotë se Kosova dhe Serbia duhet të bëjnë progres në normalizimin e marrëdhënieve të tyre për t’u bërë anëtare të Unionit. Por, pa ndonjë dënim më eksplicit.

Alma Baxhaku

Një zëdhënës i Bashkimit Europian tha për Gazetën Express se qëndrimi i BE-së është neutral ndaj statusit të Kosovës dhe përkujtoi kushtet që Kosova dhe Serbia duhet të përmbushin në synimet e tyre të deklaruara për anëtarësim në BE.

“Jemi në dijeni për njohjen nga Kenia të pavarësisë së Kosovës. BE-ja është neutrale ndaj statusit. Kosova ka një perspektivë të qartë europiane dhe ka dorëzuar aplikimin për anëtarësim në BE në dhjetor të 2022-ës. Komisioni mbetet në dispozicion për të përgatitur një Opinion për aplikimin e Kosovës për anëtarësim sapo ta kërkojë Këshilli. Progresi në rrugën e pranimit të Serbisë dhe Kosovës në BE kërkon përparim në normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës”, tha BE në përgjigje.

Kaq e butë s’ishte BE-ja kur dënoi shkeljen e Marrëveshjes së Ohrit nga Serbia kur së fundi pengoi Kosovën në Këshillin e Europës. Në këtë organizatë Kuvendi i Kosovës kishte kërkuar marrjen e statusit të mysafirit special, por kishte ndërhyrë Serbia dhe pika ishte hequr nga rendi i ditës.

Një zëdhënës i Bashkimit Europian pati thënë më 7 mars të këtij viti për mediat në Bruksel se "Serbia qartazi po i shkel detyrimet e saj nga Marrëveshja e Ohrit, e arritur mes saj dhe Kosovës më 2023”.

Kenia u bë vendi i 118-të që njohu Kosovën shtet me vendimin që mori të mërkurën e 26 marsit.

Serbia reagoi menjëherë pa drojën më të vogël për shkeljen ndaj Marrëveshjes së Ohrit, e cila e thotë qartë se Kosova dhe Serbia s’duhet ta pengojnë njëra-tjetrën në arenën ndërkombëtare.

Duke e përshkruar vendimin si “për keqardhje”, Beogradi paralajmëroi se vendimi mund të dëmtojë “marrëdhëniet e tij tradicionalisht të forta me Nairobin, të cilat janë ndërtuar gjatë dekadave”.

“Ky veprim vendos një precedent për keqardhje në marrëdhëniet tradicionalisht miqësore midis Serbisë dhe Kenias – marrëdhënie që janë ndërtuar gjatë dekadave mbi parimet e respektit dhe bashkëpunimit të ndërsjellë”, thuhet në një pjesë të deklaratës së Ministrisë së Punëve të Jashtme serbe.

Ky reagim i MPJ-së serbe mori përgjigje nga MPJ kosovare.

“Edhe një herë, Ministria e Punëve të Jashtme dhe Qeveria e Serbisë kanë zbuluar fytyrën e tyre të vërtetë duke treguar sërish se nuk kanë asnjë interes për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën. Deklarata e tyre e fundit si përgjigje ndaj vendimit sovran të Republikës së Kenias për të njohur Republikën e Kosovës, vërteton se Serbia vazhdon të refuzojë të përmbushë zotimet e saj në kuadër të Dialogut për normalizimin e marrëdhënieve, të lehtësuar nga BE-ja”.

Ministria e Jashtme e Kosovës i bëri thirrje bashkësisë ndërkombëtare “që të dënojë ashpër retorikën agresive të Serbisë dhe shkeljet e saj të vazhdueshme të Marrëveshjes së Brukselit obligime që, siç kanë deklaruar Presidenti Macron, Kancelari Scholz dhe Kryeministrja Meloni, përbëjnë një njohje de facto të Kosovës”.

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, që shpesh kritikat për mungesë progresi në zbatim të Marrëveshjes së Ohrit nga ana e Kosovës i ka arsyetuar me atë që Serbia s’po hedh asnjë hap, kishte kërkuar që sa herë që Serbia e shkel këtë marrëveshje, Brukseli të luajë rolin e gjyqtarit dhe të identifikojë shkelësin.

“Dua që Brukseli ta luajë rolin e një gjyqtari, që do t’i bie bilbilit sa herë që ka shkelje të marrëveshjes”, kishte thënë ai.

The post Brukseli në dijeni për njohjen e Kosovës nga Kenia, s’ka qortim eksplicit për sjelljen e Serbisë appeared first on Gazeta Express.

Shpërthimi në Zveçan – Pamje të reja nga zyret dëmtuara të Postës së Kosovës

1 April 2025 at 11:29

Një shpërthim ka ndodhur pas mesnate te zyrat e reja të Postës së Kosovës në Zveçan.

Rreth kësaj, janë deklaruar edhe nga Policia e Kosovës, më saktësisht zëvendësdrejtori i Policisë për Rajonin e Mitrovicës, Veton Elshani.

Ai ka thënë se rasti ka ndodhur rreth orës 00:30, duke shkaktuar dëme materiale.

“Sipas informacioneve tona të para një detonim ka ndodhur rreth orës 00:30. Janë shkaktuar dëme materiale, thyerje xhamash por nuk ka të lënduar”, ka deklaruar shkurt Elshani.

Gazeta Express ka siguruar foto të tjera nga vendi i ngjarjes.

The post Shpërthimi në Zveçan – Pamje të reja nga zyret dëmtuara të Postës së Kosovës appeared first on Gazeta Express.

Komunikacioni në Maqedoni, nuk ka vonesa në pikat kufitare

1 April 2025 at 11:27

Komunikacioni në rrugët shtetërore zhvillohet pa ndërprerje, nëpër rrugë të lagështa. Intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë mjediseve urbane është mesatar. Në vendkalimet kufitare nga ana e Maqedonisë së Veriut nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti.

Aksi rrugor Ohër – Resnjë, përmes parkut kombëtar Galiçica nga data 15.11.2024 është i mbyllur për komunikacion për të gjitha llojet e automjeteve.

Ura në lumin Vardar në rrugën rajonale Р1312, në fshatin Bashino është e mbyllur për çdo lloj komunikacioni.

LAMM rekomandon shpejtësi të adaptuar të lëvizjes, respektimin e sinjaleve të vendosura të komunikacionit e veçanërisht drejtim të kujdesshëm të automjetit, posaçërisht në rrugët nëpër gryka malore dhe lugina të lumenjve ku ekziston mundësia e rrëshqitjes së dheut. Kjo vlen veçanërisht për akset rrugore Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.

The post Komunikacioni në Maqedoni, nuk ka vonesa në pikat kufitare appeared first on Gazeta Express.

Tifozët e Liverpool-it papritur kërkojnë nga Slot që t’i japë minuta Chiesas

1 April 2025 at 09:59

Tifozët e Liverpool-it po thonë të gjithë të njëjtën gjë për një lojtar pasi panë pamjet e publikuara nga klubi gjatë stërvitjes.

Liderët e Premier League po përgatiten për një derbi të ashpër të Merseyside kundër Everton-it, që do të zhvillohet të mërkurën në mbrëmje në Anfield.

Liverpool aktualisht është 12 pikë përpara Arsenal-it në krye të tabelës dhe duket në rrugën e duhur për të siguruar titullin e 20-të të kampionatit anglez.

Megjithatë, javët e fundit nuk kanë qenë të gjitha pozitive, pasi Liverpool u eliminua nga Champions League kundër PSG-së dhe humbi finalen e Carabao Cup 2-1 kundër Newcastle-it.

Gjithashtu, e ardhmja e Virgil van Dijk dhe Mohamed Salah mbetet e paqartë, ndërsa Trent Alexander-Arnold pritet të kalojë te Real Madrid në fund të sezonit kur t’i skadojë kontrata.

On target at the AXA Training Centre 🎯 @AXA | #Ad pic.twitter.com/sd8nWCVPww

— Liverpool FC (@LFC) March 31, 2025

Ndërkohë, Arne Slot është ende duke u ambientuar me skuadrën e tij, me lojtarë si Jarell Quansah, Wataru Endo dhe Joe Gomez që kanë luajtur shumë pak këtë sezon.

Por tifozët po kërkojnë që një tjetër lojtar, i cili është aktivizuar herë pas here, të ketë një rol më të madh në skuadër.

Federico Chiesa iu bashkua Liverpool-it nga Juventusi në verën e vitit 2024, por koha e tij në Anfield nuk ka shkuar siç e kishte pritur. Sulmuesi italian ka luajtur vetëm 11 ndeshje deri më tani, me vetëm tre paraqitje në Premier League.

Megjithatë, pas pamjeve të fundit nga stërvitja, tifozët po kërkojnë që ai të marrë më shumë minuta.

Një tifoz shkroi: "Chiesa si sulmues qendror duket si zgjedhja e duhur."

Një tjetër shtoi: "Sezoni 2025/2026 për Federico Chiesa do të jetë i jashtëzakonshëm. Ballon d'Or po vjen."

Një i tretë komentoi: "Fede duhet të luajë kundër Everton-it, njerës. E meriton pas paraqitjes kundër Newcastle-it. Shpresoj që Slot të mendojë njësoj."

Ndërsa një i katërt tha: "Nuk besoj se ka ndonjë lojtar që dua të ketë sukses në Liverpool më shumë se Fede Chiesa për momentin."

Nëse Slot do t’i japë më shumë minuta Chiesa-s mbetet për t’u parë, por ai mund të rikthehet në Itali këtë verë, pasi raportet sugjerojnë se Antonio Conte dëshiron ta transferojë te Napoli. /GazetaExpress/

The post Tifozët e Liverpool-it papritur kërkojnë nga Slot që t’i japë minuta Chiesas appeared first on Gazeta Express.

Kina nis stërvitje ushtarake rreth Tajvanit, ia quan presidentin “parazit”

1 April 2025 at 09:48

Kina filloi të martën stërvitje të përbashkëta të ushtrisë, marinës dhe forcave raketore rreth Tajvanit si një “paralajmërim i ashpër kundër separatizmit” dhe e quajti presidentin tajvanez, Lai Ching-te, një “parazit”.

Ndërkohë, Tajvani dërgoi anijet e veta luftarake për t’iu përgjigjur marinës kineze që iu afrua brigjeve.

Stërvitjet përreth ishullit të qeverisur në mënyrë demokratike, të cilin Kina e sheh si territorin e saj, vijnë pasi muajin e kaluar Lai e quajti Pekinin një “fuqi e huaj armiqësore”.

Kina e konsideron Lain si një “separatist” dhe, në një video që shoqëronte njoftimin për stërvitjet, ai u paraqit si një insekt i mbajtur nga një palë shkopinj të ngrënies mbi një Tajvan në flakë, duke e quajtur atë në anglisht “një parazit”.

“Fokusi është në ushtrime si patrullat e gatishmërisë luftarake në det dhe në ajër, marrja e kontrollit të gjithanshëm, goditja e objektivave detare dhe tokësorë, si dhe vendosja e kontrolleve bllokuese në zona dhe rrugë kyçe”, tha Komanda e Teatrit Lindor në një deklaratë.

Qeveria e Tajvanit i dënoi stërvitjet, me zyrën presidenciale që tha se Kina ishte “e njohur gjerësisht nga komuniteti ndërkombëtar si një burim problemesh” dhe se qeveria ka besimin dhe aftësinë për t’u mbrojtur vetë.

Qeveria tajvaneze i hodhi poshtë pretendimet e Pekinit për sovranitet, duke thënë se vetëm populli i ishullit mund të vendosë për të ardhmen e tij.

Dy zyrtarë të lartë të Tajvanit i thanë Reuters se më shumë se dhjetë anije ushtarake kineze iu afruan zonës së afërt të Tajvanit dhe se Tajvani dërgoi anijet e veta luftarake për të reaguar.

Tajvani dislokon anijet ushtarake

Ministria e Mbrojtjes e Tajvanit tha në një deklaratë se grupi i aeroplanmbajtëses kineze Shandong kishte hyrë në zonën e reagimit të ishullit të hënën, duke shtuar se kishte dërguar avionë dhe anije ushtarake dhe kishte aktivizuar sistemet raketore tokësore për t’iu përgjigjur.

Stërvitjet u zhvilluan pasi sekretari amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth, u largua nga rajoni pas vizitave në Japoni dhe Filipine, ku kritikoi Kinën dhe tha se Japonia ishte “e pazëvendësueshme” për përballimin e agresionit kinez.

Një zyrtar i lartë i sigurisë në Tajvan i tha Reutersit, duke cituar vlerësime të brendshme, se Pekini kishte nevojë të shmangte çdo “përplasje të perceptuar” me Uashingtonin përpara bisedimeve tregtare SHBA-Kinë, dhe për këtë arsye Tajvani ishte bërë një pretekst.

“Tajvani është justifikimi më i mirë për ta. Prandaj ata zgjodhën të nisin këto stërvitje ushtarake sapo sekretari amerikan i mbrojtjes u largua nga Azia”, tha zyrtari.

Ambasada de facto e SHBA-së, Instituti Amerikan në Tajvan, tha se Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të mbështesin ishullin.

“Edhe një herë, Kina ka treguar se nuk është një aktor i përgjegjshëm dhe nuk ka problem të vërë në rrezik sigurinë dhe prosperitetin e rajonit”, tha një zëdhënës./REL/

The post Kina nis stërvitje ushtarake rreth Tajvanit, ia quan presidentin “parazit” appeared first on Gazeta Express.

Ymeri: Trysnia duhet të bëhet ndaj VV-së për krijimin e institucioneve

1 April 2025 at 09:45

Analisti Visar Ymeri ka bërë me dije se presioni më i madh për krijimin e qeverisë së re duhet të bëhet ndaj Lëvizjes Vetëvendosje

Ai ka deklaruar se partia në pushtet si parti fituese e duhet të tregojë se çka do të bëj.

Në emisionin “Debat Plus”, Ymeri ka thënë se gjë tjetër është nëse VV-ja i ka numrat për krijimin e institucioneve të reja.

“Trysnia kryesore që duhet me u bë është karshi Lëvizjes Vetëvendosje, tash për tash, sepse Vetëvendosje natyrisht si partia më e madhe me numrin më të madh të deputetëve edhe duke qenë po ashtu në pushtet ish kanë deshtë më qenë më e qartë se çka e ka ndërmend me bë, tjetër gjë është pastaj a mbërrin me bë apo jo, por duhet me qenë më e qartë”, ka thënë ai.

The post Ymeri: Trysnia duhet të bëhet ndaj VV-së për krijimin e institucioneve appeared first on Gazeta Express.

U hodhën dy granata dore nga persona ende të paidentifikuar, banorët u evakuuan – Detaje nga shpërthimi në Zvreçan  

1 April 2025 at 09:42

Policia e Kosovës ka dalë me detaje për shpërthimin që ndodhi mbrëmë pas mesnate në objektin e Postës së Kosovës në Zveçan.

Siç bën të ditur policia, janë hedhur dy granata dore nga persona ende të paidentifikuar.

Si pasojë e shpërthimit të njërës granatë janë shkaktuar dëme materiale, mirëpo nuk është raportuar për të lënduar. Me të dalë në vendin e ngjarjes njësitet policore kanë vërejtur se brenda objektit gjendet edhe një granatë e pashpërthyer, ndërsa banorët përreth janë evakuuar derisa njësia e specializuar për trajtimin e mjeteve eksplozive kanë bërë shpërthimin e granatës në mënyrë të kontrolluar.

https://www.gazetaexpress.com/xhama-te-thyer-pamje-nga-shperthimi-qe-ndodhi-pas-mesnate-te-zyret-e-postes-se-kosoves-ne-zvecan/

“Me datën 01.04.2025 rreth orës 00:20 person/a të panjohur kanë hedhur dy (2) granata dore në objektin e Postes se Kosovës në Zveçan. Si pasojë e shpërthimit të njërës granat janë shkaktuar dëme materiale, mirëpo nuk është raportuar për të lënduar. Njësitet policore relevante pasi kane dale ne vend te ngjarjes kanë vërejtur se brenda objektit gjendet edhe një granatë e pa shpërthyer, ku ne lidhje me këtë njësitë policore paraprakisht kanë bërë sigurimin e vendit te ngjarjes, ndërsa banoret janë evakuuar për një kohë, deri sa nga njësia e specializuar për trajtimin e mjeteve eksplozive kanë bërë shpërthimin e granatës në mënyrë të kontrolluar”, thuhet në njoftim.

Policia po ashtu njofton se Njësia anti-terror janë duke punuar intensivisht për të zbuluar autorët e këtij shpërthimi. Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori i Shtetit, i cili ka udhëzuar që rasti të iniciohet si “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”.

The post U hodhën dy granata dore nga persona ende të paidentifikuar, banorët u evakuuan – Detaje nga shpërthimi në Zvreçan   appeared first on Gazeta Express.

Aksident mes një veture dhe biçiklete në Prizren – biçiklisti përfundon me lëndime të rënda, shoferi i veturës në pranga

1 April 2025 at 09:41

Një aksident trafiku mes një veture dhe një biçiklete ka ndodhur dje në fshatin Lubizhdë të Hasit në Prizren.

Policia në raportin 24-orësh tha se si pasojë lëndime trupore ka pësuar drejtuesi i biçikletës i cili është dërguar për trajtim mjekësor.

Ndërsa, me vendim të prokurorit "është arrestuar drejtuesi i veturës i dyshuari mashkull kosovar dhe është dërguar në mbajtje".

*Fotografia në lajm ilustruese

The post Aksident mes një veture dhe biçiklete në Prizren – biçiklisti përfundon me lëndime të rënda, shoferi i veturës në pranga appeared first on Gazeta Express.

Rúben Amorim ‘nuk është i bindur’ në Mainoon, ai mund të shitet gjatë verës

1 April 2025 at 09:39

Trajneri i Manchester United thuhet se nuk është i kënaqur me një nga lojtarët e tij kyç.

Trajneri i Manchester United, Rúben Amorim, raportohet se nuk është tifoz i një lojtari, për të cilin nuk sheh një të ardhme në sistemin e tij në klub.

Që kur zëvendësoi Erik ten Hag si trajner i United në nëntor, Amorim nuk është frikësuar të bëjë ndryshime të mëdha në skuadër dhe të vendosë autoritetin e tij në Old Trafford.

Lojtarë si Alejandro Garnacho, Antony dhe, më së shumti, Marcus Rashford kanë dalë jashtë planeve të trajnerit të ri, duke bërë që ata të kalojnë një kohë në stol ose të largohen në huazim te klube të tjera.

Dhe tani, duket se një tjetër lojtar i madh i United mund të jetë në rrezik, pasi Amorim thuhet se ‘nuk është i bindur’ që ai përshtatet në planet e tij për të ardhmen.

Muajin e kaluar, një raport tronditës zbuloi se talenti i United, Kobbie Mainoo, po shqyrtonte largimin nga klubi në të ardhmen e afërt pasi kishte refuzuar ofertat për rinovim të kontratës, të cilat i ishin ofruar si shpërblim për rëndësinë e tij thelbësore në sezonet e fundit.

Besoj se Mainoo do të kërkojë një lëvizje jashtë Anglisë në afatin kalimtar të verës, dhe sipas përditësimeve më të fundit, Amorim mund të jetë i gatshëm ta lejojë atë të largohet për një çmim të përshtatshëm në qershor.

Sipas gazetarit, Peter Hall, trajneri i United nuk është plotësisht i bindur për nivelin e qëndrueshmërisë fizike të Mainoo-s që kur ai mbërriti në klub dhe, për këtë arsye, do të ishte i gatshëm ta shiste nëse lojtari mbetet i hapur për një transferim.

Raporti pohon se, edhe pse United do të preferonte ta mbante mesfushorin e vlerësuar lart në Old Trafford, ata mund të pranonin ta shisnin për një ofertë prej rreth 70 milionë funte.

Që nga ardhja e Amorim në fund të vitit 2024, Mainoo ka hasur vështirësi për të gjetur minuta të rregullta në fushë, pasi dëmtimet e kanë lënë jashtë për periudha të gjata, gjë që mund të shpjegojë frustrimin e trajnerit portugez.

Në total, talenti i ri ka bërë vetëm 16 paraqitje nën drejtimin e Amorim në të gjitha kompeticionet, me ndeshjen e tij të fundit që ishte fitorja 2-1 ndaj Leicester City.

Megjithatë, me Mainoo që pritet të rikthehet së shpejti në fushë, ai do të ketë mundësinë të luftojë për vendin e tij në skuadrën e Amorim, nëse vendos të qëndrojë. /GazetaExpress/

The post Rúben Amorim ‘nuk është i bindur’ në Mainoon, ai mund të shitet gjatë verës appeared first on Gazeta Express.

Qytetari nga Shtimja gjen portofolin me mbi 660 euro dhe e dorëzon në polici

1 April 2025 at 09:36

Policia ka njoftuar se më 31 mars, rreth orës 20:20 një qytetar nga Shtimja, B. Bungu,62 vjeç ka gjetur një portofol me dokumente dhe para në rrugën “Tahir Sinani” dhe e ka dorëzuar menjëherë në stacionin policor në Shtime.

Policia bën të ditur se pas verifikimit, portofoli rezultoi të ishte i B.A nga Gjilani.

“Policia kontaktoi pronaren, e cila erdhi në stacion për ta marrë portofolin. Dokumentet dhe shuma prej 664.80 euro iu kthyen asaj me procesverbal”, thuhet në njoftim.

“Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj shpreh mirënjohje për qytetarin B. Bungu, duke e vlerësuar këtë gjest si një akt human dhe shembullor, që pasqyron standarde të larta të integritetit dhe përgjegjësisë qytetare”, thuhet në njoftim.

The post Qytetari nga Shtimja gjen portofolin me mbi 660 euro dhe e dorëzon në polici appeared first on Gazeta Express.

1 Prilli, si ka filluar dhe ç’duhet të dini për “Ditën e Gënjeshtrave”

1 April 2025 at 09:32

Nuk e dimë nëse ju kanë gënjyer apo keni gënjyer sot, por e dini si lindi 1 Prilli-Dita e Gënjeshtrave?

Ata që gënjejnë dhe gënjehen në 1 Prill, quhen sipas traditës “Budallenjtë e Prillit” dhe nëpër botë njihet si “Dita e Budallenjve” (April Fool’s Day).

Sipas shpjegimit të profesor Joseph Boskin një shakaxhi i quajtur Kugel i tha perandorit se ai mund ta drejtonte më mirë perandorinë. Perandori e mori me të qeshur këtë gjë dhe e lejoi Kugel-in të bëhej perandor për një ditë, në datën 1 prill, të cilën Kugeli e shpalli ditën e gënjeshtrave.

Ky shpjegim u publikua në vitin 1983 nga Associated Press, por kishte një problem, Boskin e kishte trilluar këtë gjë për të bërë një shaka për 1 prillin. Associated Press iu desh disa kohë që ta kuptonte që kjo ishte gënjeshtër dhe t`i kërkonte falje lexuesve.

Më pas, kjo datë u kthye në një traditë argëtuese nga britanikët, të cilët në vitet 1800 filluan t’i bënin njëri-tjetrit rrengje më 1 prill. Aq seriozisht u morën këto shaka, sa filluan të praktikoheshin edhe nga institucionet prestigjioze, si për shembull BBC e cila në 1957-ën, botoi një artikull ku thuhej se “të korrat e makaronave në Zvicër po kapnin rekorde, ndërsa jufkat po çelnin nëpër pemë.”

Shakaja më e çmendur konsiderohet ajo e një gruaje amerikane që u arrestua nga policia, pasi deklaroi se kishte vrarë burrin e saj.

Në Skoci, 1 prilli zgjat 2 ditë. Ditën e dytë njerëzit shpesh goditen papritur nga pas. Në Kanada dhe Angli, gënjeshtrat e 1 prillit lejohen të thuhen deri në mesditë. Pastaj loja mbaron.

Në Francë, fëmijët e kanë traditë që t’i vendosin njëri-tjetrit në shpinë një letër në formë peshku. Kurse në vendin tonë, Dita e Gënjeshtrave luhet plot 24 orë dhe sigurisht përpiqemi që skenari i hileve dhe mashtrimeve të jetë sa më i besueshëm dhe i rëndë për “të mashtruarin”.

The post 1 Prilli, si ka filluar dhe ç’duhet të dini për “Ditën e Gënjeshtrave” appeared first on Gazeta Express.

Fitore Pacolli “flet” me Rugovën, i thotë “Qu Ibrahim …”, konstaton në mënyrë fataliste “Me kaq e pat LDK!”

1 April 2025 at 09:28

Fitore Pacolli i është bashkuar korit të akuzave të VV'së ndaj Lidhjes Demokratike të Kosovës "për skema të organizuara kriminale". Ajo në një postim në facebook i ka bërë thirrje ish- kryetarit historik të LDK'së Ibrahim Rugovës duke iu drejtuar me gabim gjuhësor "Qu Ibrahim...".  Më pas, ajo edhe shpallë fundin e LDK'së duke konstatuar "Me kaq e pat LDK!".

Postimi i plotë pa ndërhyrje:

Qu Ibrahim e kshyr çka ti kanë ba partisë. Nga Lidhja Demokratike e Kosovës e kthyen në parti të skemave të organizuara kriminale.

Thirru në emrin e Rugovës e organizo skema kriminale për vjedhje të votave.

Me kaq e pat LDK!

The post Fitore Pacolli “flet” me Rugovën, i thotë “Qu Ibrahim …”, konstaton në mënyrë fataliste “Me kaq e pat LDK!” appeared first on Gazeta Express.

26 vjet nga masakra në Gjakovë dhe Lybeniq të Pejës

1 April 2025 at 09:24

Mbi 60 shqiptarë të lagjes së I-rë në Gjakovë janë masakruar nga forcat serbe, në mesnatën e 1 dhe 2 prillit të vitit 1999.

Në atë lagje u qëlluan dhe u dogjën të gjallë burra, gra e fëmijë. Flaka që dilte nga shtëpia e familjes Vejsa tronditi të gjithë banorët e qytetit. Krismat e automatikëve nuk kishin të ndalur. Shtëpia digjej bashkë me trupat e njerëzve të gjallë e të vrarë.

Njëzetë vetë të familjeve Vejsa, Hoxha, Haxhiavdija, Caka, Gashi dhe Nuçi të strehuar në shtëpinë e Lulzimit u ngjitën në qiell bashkë me flakën që dogji trupat e tyre për ta sjellë dritën e lirisë.

Nga ana tjetër u vranë dhe u dogjën bashkë me shtëpitë edhe të katër anëtarët e familjes Cana dhe katër nga familja Gërçari.

Ndërsa po në këtë vit, më 1 prill, në fshatin Lubeniq të Pejës në orët e hershme të mëngjesit, formacionet ushtarake, policore, militare dhe paramilitare e kishin rrethuar në të gjitha anët këtë fshat i cili shtrihet rrëzë Alpeve Shqiptare dhe në mes të fshatit Raushiq dhe Strellc, ku vranë shumë persona.

The post 26 vjet nga masakra në Gjakovë dhe Lybeniq të Pejës appeared first on Gazeta Express.

❌
❌