Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 17 July 2025Java News

Curi “ndahet” me Lapajn: E kam mik, por nuk mbajti fjalën! Ta linte mandatin se po i ikin njerëzit

By: A R
17 July 2025 at 22:53

Analisti Arjan Curi, gjatë diskutimit këtë mbrëmje në studion e “Top Story”, tregoi se Adriatik Lapajn e ka mik, por nuk e miraton vendimin e tij për të mos u tërhequr nga ambicia për karrigen e deputetit.

Sipas Curit, reagimet e fundit të Lapajt, ku ndaj kundërshtarëve përdori edhe termin ‘kënetë’, ashtu sikurse kryeministri Edi Rama i drejtohet opozitës, janë zhgënjyese.

“Adriatikun e kam mik, por më mik kam të vërtetën. Përveç faktit të përdorimit të një termi që është marrë nga Rama (Këneta), edhe viktimizimi i tij ngjan si ai i Ramës kur do të shpëtojë nga një situatë. Jam në një pozitë të vështirë tani, se Shabanin s’e njoh fare. Por thashë, filozofia na jep këtë parim, që nëse do të gjykosh drejt, bëhu empatik, çfarë do bëje po të ishe në këpucët e Shabanit, dhe çfarë do të bëje po të ishe në këpucët e Lapajt. A do ndodhte kjo e gjitha nëse Lapaj do mbante fjalën, kur disa herë thoshte s’do e marr mandatin”.

Fakti që Lapaj donte ta niste politikën me një shkelje premtimi, është shqetësuese, vijoi Curi.

“E them këtë dhe pse e kam mik. Domethënë si mund të kërkosh ta mbajnë fjalën të gjithë, përveç teje. O ta mbajnë të gjithë, ose mos e kërko mbajtjen e fjalës. Vjen një moment që duhet të bësh atë që ke thënë. Dhe politika e vjetër me politikën e re këtu ndahej. Se politika e vjetër, të tjera gjëra thoshte, të tjera bënte. Unë për fjalë të pambajtur, kam djegur karrierën, kam ikur nga shumë vende se e kam parë që dikush nuk e ka mbajtur fjalën e dhënë”.

Lapaj do lacohej shumë fuqishëm politikisht, nëse do të mbante fjalën, theksoi analisti në “Top Story”.

The post Curi “ndahet” me Lapajn: E kam mik, por nuk mbajti fjalën! Ta linte mandatin se po i ikin njerëzit first appeared on JavaNews.al.

Sulmi ndaj kishës në Gazë, Trump telefonon Netanjahun. Izraeli: Ishte gabimi ynë!

By: A R
17 July 2025 at 22:45

Presidenti amerikan Donald Trump ka telefonuar kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu pas sulmeve izraelite brenda një kishe katolike në qytetin e Gazës, ku mbetën të vrarë tre persona ndërsa mbeti i plagosur edhe famullitari, Ati Gabriel Romanelli.

Sulmi ka ngjallur reagime të forta ndërkombëtare, ndërsa zyrtarë izraelitë e justifikuan ngjarjen si “një gabim në të shtëna”.

Gjatë telefonatës mes Trumpit dhe Netanjahut mësohet se ky i fundit ka deklaruar se sulmi ka qenë një gabim në objektiv.

Megjithatë, vetë Netanjahu ende nuk ka folur në vetë të parë për këtë ngjarje lëshuar një deklaratë të tillë, por zyra e tij ka lëshuar një deklaratë për mediat ku theksohet se ““Izraeli pendohet thellësisht për sulmin ndaj Kishës së Shenjtë në Gazë”

Deklarata, e cila nuk lëshohet nën emrin e kryeministrit Benjamin Netanyahu i shpreh mirënjohjen Papa Leones XIV, ndërsa thekson se “Izraeli po heton incidentin dhe mbetet i përkushtuar për mbrojtjen e civilëve dhe vendeve të shenjta”.

Deklarata vjen menjëherë pasi Shtëpia e Bardhë njoftoi se Netanyahu ra dakord për një telefonatë me Presidentin e SHBA Donald Trump për të reaguar me një deklaratë duke theksuar se sulmi ndaj kishës ishte gabim në objektiv.

I pyetur se cili ishte reagimi i Trump ndaj sulmit izraelit, zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë Leavitt u përgjigj: “Nuk ishte një reagim pozitiv. ”

The post Sulmi ndaj kishës në Gazë, Trump telefonon Netanjahun. Izraeli: Ishte gabimi ynë! first appeared on JavaNews.al.

Këlliçi: Ja kush është Nesti Angoni…. Ka ambicie për Bashkinë e Tiranës

By: A R
17 July 2025 at 22:37

Një deklaratë të fortë ka bërë demokrati Belind Këlliçi në studion e Debat në A2 CNN, duke thënë se sipas mendimit të tij një prej 3 ministrave që ka caktuar kryeministri Rama për të monitoruar punët e bashkisë Tiranë, është denoncuesi anonim Nesti Angoni, që çoi dhe kryebashkiakun Veliaj pas hekurave.

Sipas Këlliçit, ministrat Balluku, Gonxhja dhe Manastirliu kanë ambicie për të drejtuar bashkinë e Tiranës, duke përjashtuar Petrit Malaj.

“A do të kemi zgjedhje në Tiranë… Ende nuk dihet. Kryeministri u shpreh se nuk ishte i sigurt çfarë do të ndodhte me vendimin e Gjykatës së Lartë. Dhe mesa duket do të kemi zgjedhje dhe në bashkinë e Tiranës. Tani do të shohim raportin e Ballukut, me vlerësimin e punës së aparatit të Bashkisë së Tiranës. Balluku ka afrimitetin më të lartë me Veliajn, mendoj se Rama i ka bërë një qokë duke vendosur motrën e tij. Të njëjtin aparat që ka pasur në bashki, Rama e ka zhvendosur atë dhe në qeveri.

Nuk e di se kë Rama do të përcaktojë për Tiranën, por do të jetë kukulla e tij. Duhet të demontojmë atë që ka ndodhur në 11 maj dhe t’ua bëjmë të ditur qytetarëve. I takon PD të gjejë modalitetet për të rezultuar e suksesshme në zgjedhjet e pjesshme lokale. Unë dhe në 2023 isha i vetëdijshëm që po hyja në një garë të pabarabartë. Gjatë fushatës kam bërë shumë denoncime aferash. Unë e kam bërë detyrën dhe jam anatemuar, më është kërkuar mua se përse vidhte 5D.

Nesti Angoni duhet të jetë mes 4-ëshe që drejton punët në Bashki. E gjithë veprimtaria e Nestit është për të arritur në këtë ditë. Të katërt kanë ambicie për Tiranë. Malajn e përjashtoj. 3 janë për hir të vërtetës. Njëri prej tyre është Nesti Angoni”, tha Balluku.

The post Këlliçi: Ja kush është Nesti Angoni…. Ka ambicie për Bashkinë e Tiranës first appeared on JavaNews.al.

Rritet rreziku për sulme ndaj kabllove nënujore të internetit, të mbështetura nga Rusia dhe Kina

By: A R
17 July 2025 at 22:30

Rreziku për sulme të mbështetura nga Rusia dhe Kina ndaj kabllove nënujore që mbajnë trafikun global të internetit pritet të rritet, paralajmëron një raport i kompanisë amerikane të sigurisë kibernetike Recorded Future.

Kabllot nënujore mbartin rreth 99% të trafikut ndërkontinental të të dhënave, duke i kthyer ato në objektiva të ndjeshme strategjikisht. Në 18 muajt e fundit janë shënuar disa incidente të dyshimta në Detin Baltik dhe rreth Tajvanit, të cilat sipas ekspertëve mund të jenë pjesë e një taktike për të krijuar presion pa përfshirje të drejtpërdrejtë ushtarake.

Sipas raportit, ndër incidentet më të rëndësishme janë:

-Prerja e dy kabllove nënujore mes Lituanisë dhe Suedisë në nëntor 2024, ngjarje që sipas hetimeve lidhet me një anije kineze që ka tërhequr gabimisht spirancën mbi kabllo.

-Një anije ruse që transportonte naftë shkaktoi dëme në kabllot mes Finlandës dhe Estonisë.

-Në ujërat pranë Tajvanit, një anije kineze ka prerë kabllot duke lëvizur në mënyrë të përsëritur sipër tyre në formë zig-zagu.

Në total, Recorded Future ka regjistruar 44 dëmtime kabllosh në 18 muajt e fundit. Rreth 25% janë shkaktuar nga “tërheqje spirancash”, ndërsa një e treta e rasteve mbeten me shkaqe të panjohura.

Raporti paralajmëron se nëse ndodhin sulme të koordinuara në disa kabllo njëherësh, mund të shkaktohen ndërprerje të gjata të internetit, veçanërisht në zonat ku mungojnë alternativa dhe ekspertiza për riparime të shpejta. Kjo taktikë, sipas analistëve, është e lehtë për t’u maskuar si aksident dhe mund të realizohet nga anije civile, duke e bërë të vështirë përgjegjësinë e drejtpërdrejtë.

Pikat më të prekshme janë vendet ishullore dhe rajonet me infrastrukturë të kufizuar, si Malta, Qipro dhe Irlanda, të cilat varen gati plotësisht nga kabllot nënujore për komunikimet ndërkombëtare.

Edhe pse incidentet në Detin Baltik dhe rreth Tajvanit janë ndër më të spikaturat politikisht, ndërprerjet më të rënda kanë ndodhur diku tjetër:

-Në Detin e Kuq në shkurt 2024, kur një raketë Houthi shkaktoi dëmtim të kabllove përmes një anijeje që humbi kontrollin.

-Në Afrikën Perëndimore, ku një rrëshqitje nënujore shkaktoi dëmtime të konsiderueshme.

-Në brigjet e Afrikës së Jugut në maj 2024 për shkak të një incidenti me kabllo tërhequr nga një anije.

Përballë këtyre rreziqeve, qeveritë perëndimore po rrisin masat e sigurisë. Mbretëria e Bashkuar ka paralajmëruar një rol të ri për Marinën Mbretërore për të mbrojtur infrastrukturën nënujore, përfshirë kabllot dhe tubacionet e energjisë.

The post Rritet rreziku për sulme ndaj kabllove nënujore të internetit, të mbështetura nga Rusia dhe Kina first appeared on JavaNews.al.

Këlliçi: Ja pse Edi Rama përbën rrezik për sigurinë kombëtare të SHBA

By: A R
17 July 2025 at 22:22

Belind Këlliçi, drejtuesi politik i Partisë Demokratike në Tiranë, ka ngritur akuza të forta ndaj kryeministrit Edi Rama, duke e cilësuar atë si një kërcënim për sigurinë kombëtare të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Në një intervistë në emisionin Debat me Alba Alishanin në A2 CNN, Këlliçi i referohet zhvillimeve të fundit mes SHBA-së dhe drejtësisë shqiptare, për të përforcuar akuzat e tij.

“Javën e kaluar, e ngarkuara me punë e SHBA-së dorëzoi një letër në SPAK ku kërkohej intensifikimi i luftës kundër karteleve të drogës, të njëjtave që presidenti Trump i ka shpallur organizata terroriste,” tha Këlliçi.

Ai theksoi se vetë kjo kërkesë është një tregues se autoritetet shqiptare po dështojnë në përballjen me këtë fenomen. Sipas tij, Shqipëria është kthyer në një qendër të trafikut ndërkombëtar të drogës, dhe porti i Durrësit është bërë një pikë strategjike për qarkullimin e kokainës në Europë.

“Në katër vitet e fundit nuk është kapur asnjë kilogram kokainë në portin e Durrësit. Rama ka kthyer Shqipërinë në një Pazar të gjësë së gjallë dhe në një narkoshtet, siç e kanë cilësuar edhe media të mëdha ndërkombëtare,” deklaroi ai.

Këlliçi përmendi gjithashtu edhe skandalin me ish-agjentin e FBI-së në Nju-Jork, të cilin Rama sipas tij e ka korruptuar, duke shtuar: “Një kryeministër që ka marrëdhënie me kartelet dhe që korrupton agjentë të lartë të zbulimit amerikan, përbën rrezik të drejtpërdrejtë për sigurinë kombëtare të SHBA-së.”

The post Këlliçi: Ja pse Edi Rama përbën rrezik për sigurinë kombëtare të SHBA first appeared on JavaNews.al.

Spahiu: Në Shqipëri ka të dënuar që kanë më shumë lekë se buxheti vjetor i burgjeve

By: A R
17 July 2025 at 22:15

Juristi Kreshnik Spahiu, ka deklaruar se në Shqipëri, ka të burgosur që kanë më shumë lekë, se buxheti vjetor i burgjeve.

I ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin ‘Frontline’, në Report Tv, ku u diskutua lidhur me kontrollet blitz në burgje për mjetet e paligjshme në qeli, sigurinë dhe takimet speciale, ai tha se problem sot në burgje është futja e telefonave dhe e sendeve të tjera të paligjshme.

‘Ndodh që 99% e publikut se dinë se kush janë realisht kushtet në burgje. Sot në Shqipëri nuk i kanë prioritet burgjet. Ne vijmë nga zgjedhjet dhe s’kemi parë asnjë parti që të flas për burgjet se cili është buxheti dhe nëse duhet që të investohet në to. Publiku nuk është koshient se sa është kosto për të mirëmbajtur paraburgimin ose burgjet në Shqipëri. Sot ke të burgosur në Shqipëri që kanë të ardhura më shumë se buxheti vjetor i burgjeve në Shqipëri.

Por a është sot problem takimi i një të burgosuri nga një vajzë e shoëbizit. Nëse ajo me vullnetin e saj shkon ta takojë dhe të bëjë edhe marrëdhënie intime me të, s’ka asgjë, pro nëse kemi korruptim ai është problem tjetër, si për futjen e telefonave apo të tjera sende këtu funksionon ligji pastaj. Por, Drejtoria e Burgjeve i konsideron të barabartë të burgosurit për vizita?’, tha ai.

The post Spahiu: Në Shqipëri ka të dënuar që kanë më shumë lekë se buxheti vjetor i burgjeve first appeared on JavaNews.al.

Kusht për kapitullin e 30 të negociatave, Shqipëria forcon kontrollin e armëve dhe teknologjive

By: A R
17 July 2025 at 22:07

Qeveria shqiptare ka prezantuar një projektligj të rëndësishëm që synon të modernizojë kuadrin ligjor për kontrollin e eksporteve të armëve dhe teknologjive me përdorim të dyfishtë. Ky akt është një hap strategjik dhe i domosdoshëm për të përafruar legjislacionin e vendit me standardet e Bashkimit Evropian, si pjesë e procesit të negociatave për anëtarësim.

Projektligji reflekton ndryshimet e reja që burojnë nga Rregullorja (BE) 2021/821 dhe është parashikuar si një piketë thelbësore për mbylljen e Kapitullit 30 të negociatave.

Ndryshimet kryesore dhe objektivat

Drafti i ri ligjor sjell disa përmirësime dhe shtesa thelbësore, duke adresuar boshllëqet e identifikuara në ligjin ekzistues dhe duke rritur efikasitetin e sistemit kombëtar të kontrollit. Përveç forcimit të sigurisë kombëtare, projektligji synon të bëjë Shqipërinë një partner më të besueshëm në tregtinë ndërkombëtare të mallrave strategjikë.

Ndryshimet kryesore përfshijnë kontrollin e mallrave jo të listuara. Vendoset një klauzolë e re, e quajtur “catch-all”, e cila lejon kontrollin e mallrave që nuk janë të regjistruara në listën zyrtare, por që dyshohet se mund të përdoren për zhvillimin e armëve të ndaluara ose qëllime të tjera të papërshtatshme.

Projektligji përcakton rregulla specifike për kontrollin e eksportit të pajisjeve të mbikëqyrjes kibernetike. Kjo siguron që teknologjia nga Shqipëria të mos përdoret për represion politik, censurë ose abuzime të të drejtave themelore të njeriut në vende të tjera.

Lidhur me përafrimin me standardet e BE-së, shtohen në ligj tetë kritere të përcaktuara nga BE-ja, të cilat do të shërbejnë si bazë për vlerësimin e riskut dhe vendimmarrjen për çdo kërkesë licencimi.

Projektligji parashikon lehtësimin e procedurave, duke zgjatur afatin e vlefshmërisë së licencave nga një në dy vjet, duke rritur sigurinë juridike për operatorët ekonomikë dhe duke rregulluar më qartë llojet e ndryshme të licencave.

Zbatimi i ligjit të ri do të realizohet me kapacitetet aktuale të institucioneve dhe nuk pritet të sjellë kosto shtesë në buxhetin e shtetit. Për zbatimin e tij do të angazhohen Autoriteti i Kontrollit Shtetëror të Eksporteve (AKSHE), Ministria e Punëve të Jashtme, Policia e Shtetit, Doganat dhe agjenci të tjera kyçe.

The post Kusht për kapitullin e 30 të negociatave, Shqipëria forcon kontrollin e armëve dhe teknologjive first appeared on JavaNews.al.

“U habita kur e mora vesh për shkrirjen”, ish-drejtori i AKU: U ndryshuan 12 drejtues dhe filloi të degjenerojë

By: A R
17 July 2025 at 21:59

Ish-drejtori i AKU-së Genc Juka u shpreh se është ndjerë i surprizuar kur mori vesh lajmin për shkrirjen e institucionit që ka drejtuar më parë.

Në Log, News 24 ai thekson se ky institucion në ngritjen e tij pati një mbështetje të madhe financiare dhe ligjore nga Bashkimi Evropian.

Sipas tij, gjithçka filloi të degjenerojë kur u ndryshuan 12 drejtorë të këtij institucioni në pak vite.

AKU u sulmua shumë, shton Juka, në një kohë kur po konsolidohej veprimtaria e saj. Tanimë, sipas tij është e paqartë si do bëhen kontrollet ndaj ushqimeve në treg.

Genc Juka: U surprizova kur dëgjove lajmin. Në vitin 2009 isha në atë kohë deputet dhe kam qenë moderator i ligjit të ushqimi. Ishte një nga kërkesat kur ishim kandidat potencial për në BE. Ishin dy kërkesa, ndërtimi i ligjit të ushqimit, e dyta për agjencinë e pagesave, politika bujqësore evropiane. Jam emëruar drejtori i parë i AKU. Kaloi në dy stade në atë kohë AKU me mbështetje serioze dhe vëmendje të BE, ku ishte një strukturë e BE-së për ndërtimin e sistemit me vlerë konsulence 3 mln e ca euro.

Faza e dytë konsolidimi i sistemit me po kaq vlerë. Më vonë BE dha edhe 10 mln euro për ndërtimin e selive të AKU-së në 10 qarqe. Ishte një punë serioze dhe AKU ishte i sapolindur. U sulmua mjaft por krijoi një lloj identiteti. Pikërisht në këtë moment u sulmua. Iu morën zyrat. Më vonë, në kronologji janë gati 12 drejtorë, AKU duhej të suportohet nga qeveria, nga të gjithë institucionet që kishin marrëdhënie.

Nga publiku shqiptar, ishte sistemi që do i ndërronte ato. Sulmi i fundit ishte ky. Kur ndërrohen 12 drejtorë fillon dhe ndryshon sistemi, fillon degjeneron. Ishte një inkompetencë e vazhdueshme. U bën ndryshime në ligjin veterinar. Nuk mund t’ja lësh të gjithë të drejtat një institucioni për sigurinë ushqimore.

The post “U habita kur e mora vesh për shkrirjen”, ish-drejtori i AKU: U ndryshuan 12 drejtues dhe filloi të degjenerojë first appeared on JavaNews.al.

“Basha ishte ministër i Ramës për opozitën”, Këlliçi: SHBA ende nuk e ka uruar Ramën

By: A R
17 July 2025 at 21:52

Belind Këlliçi ka lëshuar akuza të ashpra ndaj ish-kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, duke e cilësuar atë një ministër shtetit për opozitën të kabinetit Rama.

Deputeti i sapozgjedhur rishtazi demokrat, insiston se faktet kanë treguar se Rama ka vjedhur dhe zgjedhjet e 2021, por se Basha nuk reaguar.

Në lidhje me zgjedhjet e 11 majit, demokrati Këlliçi shton se Rama ende nuk ka marrë një përshëndetje zyrtare nga Shtetet e Bashkuara.

“Të njëjtin mendim kam dhe për zgjedhjet e vitit 2021, të cilat mendoj se janë vjedhur nga kryeministri në detyrë. Atë tren që nuk e morëm në 2021 për denoncimin e zgjedhjeve, këtë herë nuk e lemë të na shkojë. Ne kemi për detyrë që para qytetarëve, institucioneve ndërkombëtare dhe para raportit të OSBE, duhet të bëjmë punën për të treguar që këtu ka pasur farsë. DASH refuzon të japë një përshëndetje për zgjedhje në Shqipëri.

Në 2021 kishim një tjetër performancë, ku përpara se vetë kryeministri të shpallte fitoren ka dalë ish ambasadorja Kim dhe e ka uruar dhe ka komplimentuar ministrin e shtetit për opozitën, zotin Basha për performancën e tij në zgjedhje dhe për heshtjen që pasoi më pas. Pasi foli guvernatorja, ministri për opozitën nuk pati asnjë reagim”, tha Këlliçi.

The post “Basha ishte ministër i Ramës për opozitën”, Këlliçi: SHBA ende nuk e ka uruar Ramën first appeared on JavaNews.al.

Spiunë dhe pjestarë të SAS mes 100 britanikëve të prekur nga rrjedhja e të dhënave të afganëve të evakuuar

By: A R
17 July 2025 at 21:45

Mbi 100 britanikë, përfshirë anëtarë të shërbimit sekret MI6 dhe të forcave speciale SAS, rezultojnë të jenë ekspozuar në një rrjedhje masive të të dhënave që lidhet me zhvendosjen e fshehtë të mijëra afganëve në Mbretërinë e Bashkuar pas rikthimit të Talibanëve në pushtet.

Burime të mbrojtjes britanike konfirmuan se të dhënat e agjentëve të inteligjencës dhe forcave speciale ishin përfshirë në një tabelë të madhe me emra, pasi këta kishin rekomanduar aplikime të afganëve për programin Arap (Afghan Relocations and Assistance Policy).

Databaza, e cila përmbante informacion personal për rreth 19,000 persona që aplikuan për këtë skemë, është shpërndarë gabimisht në shkurt të vitit 2022 nga një zyrtar i Ministrisë së Mbrojtjes. Skandali u bë i njohur publikisht vetëm pasi fragmente të dokumentit u publikuan në një grup të mbyllur në Facebook në gusht 2023.

Përveç emrave të aplikantëve afganë dhe familjarëve të tyre, në rrjedhjen e të dhënave përfshiheshin edhe kontaktet e tyre dhe, në disa raste, detaje të përkrahësve britanikë të aplikimeve, përfshirë deputetë, oficerë të lartë ushtarakë dhe zyrtarë të qeverisë.

Pas heqjes së një superndalese nga gjykata e lartë britanike, ministri i Mbrojtjes, John Healey, kërkoi ndjesë publike në emër të qeverisë dhe e cilësoi incidentin si “një gabim serioz departamental”.

Opozita kërkoi gjithashtu ndjesë për faktin që qeveria konservatore e asaj kohe, jo vetëm që bëri rrjedhjen, por edhe e zbuloi më shumë se një vit më vonë. Gjithashtu, sipas raportimeve, dikush tjetër përveç personit që shkaktoi rrjedhjen mund të ketë tentuar shantazh duke përdorur të dhënat e ekspozuara.

The post Spiunë dhe pjestarë të SAS mes 100 britanikëve të prekur nga rrjedhja e të dhënave të afganëve të evakuuar first appeared on JavaNews.al.

Zjarret në vend/ Emergjencat Civile: Deri në orën 16:00 janë raportuar 18 vatra zjarri, 8 prej tyre janë ende aktive

By: E S
17 July 2025 at 20:54

Sipas të dhënave të raportuara në Qendrën Kombëtare Operacionale të Emergjencave Civile në AKMC, deri në orën16:00 janë raportuar 18 vatra zjarri, nga të cilat janë shuar 10 dhe janë aktive 8.

Pas një pune të pandërprerë të forcave operacionale në terren u bë i mundur izolimi i plotë dhe shuarja e vatrave në:

1.Në fshatin Poshnje, njësia administrative Poshnje, bashkia Dimal, vatër e cila është vendosur plotësisht nën kontroll në segmentin, ku ishin në rrezik banesat dhe reparti ushtarak. Aktualisht, po kryhet komtrolli i zonës për të shmangur riaktivizimin e flakëve. Situata është nën monitorim të vazhdueshëm dhe do të vijojnë ndërhyrjet sipas nevojës.
2.Në fshatin Kotë, njësia administrative Kotë, bashkia Selenicë
3.Në fshatin Vrion, njësia administrative Finiq, bashkia Finiq
4.Në vendin e quajtur“Qafa e Lacit”, bashkia Vau-Dejës
5. Në fshatin Mengël, njësia administrative Labinot-Fushë, bashkia Elbasan
6.Në zonën e Liqenit të Thatë, njësia administrative Farkë, bashkia Tiranë
7.Në rrugën “Haki Stërmilli”, njësia administrative Nr.6, bashkia Tiranë
8.Në lagjen Nr.5, njësia administrative Kavajë, bashkia Kavajë
9.Në fshatin Zagorë, njësia administrative Shkrel, bashkia Shkodër
10.Në fshatin Radanj, njësia administrative Qender Leskovik, bashkia Kolonjë

Aktualisht, janë aktive vatrat në:

Qarku Dibër
1.Vendin e quajtur “Liqeni i Luleve”, pjesë e Parkut Kombëtar Lurë, njësia administrative Lurë, bashkia Dibër, ku ka vijuar puna për shuarjen e zjarrit të rënë në datë 07.07.2025 në një sipërfaqe pyjore me pisha dhe livadh. Në operacionin e shuarjes së zjarrit u angazhuan 30 forca operacionale dhe 30 forca nga FA. Si pasojë, deri tani është përshkuar një sipërfaqe rreth 200 ha me pyje pishe dhe ahu.

2.Vendin e quajtur “Mali i Peladhisë”, njësia administrative Zerqan, bashkia Bulqizë, ku ka vazhduar puna për shuarjen e zjarriti cili ishte riaktivizuar në datë 13.07.2025. Zjarri është aktiv në 2 vatra me zhvillim të ngadaltë, ku njëra zhvillohet në drejtim të fshatit Vlashaj dhe tjetra në drejtim të fshatit Krajkë. Në operacionin sot marrin pjesë rreth 35 forca operacionale.

Qarku Fier
3.Fshatin Drenovë, njësia administrative Qendër Dukas, bashkia Mallakastër, ku ka vazhduar puna për shuarjen e zjarrit të rënë në një sipërfaqe me shkurre dhe ferra, i cili ishte riaktivizuar në datë 14.07.2025. Në vendngjarje punuan shërbimi vendor i MZSH të bashkisë Mallakastër 36 forca, 40 forca ushtarake nga FA, 2 helikopterë dhe 4 automjete zjarrfikëse nga FA. Terreni malor dhe era e fortë e kanë vështirësuar situatën. Vatra e zjarrit kaloi në fshatin Gorishovë, nj.adm. Cakran, bashkia Fier.

Qarku Vlorë
4.Në fshatin Borsh, njësia administrative Lukovë, bashkia Himarë, ka rënë zjarr në një sipërfaqe pyjore. Në vendngjarje shkuan Shërbimi vendor i MZSH të bashkisë Himarë me 2 automjete zjarrfikëse me 6 efektivë, të cilët po punojnë për shuarjen e tij.

Qarku Gjirokastër
5.Në fshatin Kosinë, njësia administrative Qendër Piskovë, bashkia Përmet ka rënë zjarr në një sipërfaqe me shkurre dhe pisha. Në vendngjarje shkuan shërbimi vendor i MZSH të bashkive Përmet me 2 automjete zjarrfikëse me 6 efektivë, të cilët po punojnë për shuarjen e tij.

Qarku Elbasan
6.Në fshatin Gjevur, njësia administrative Përparim, bashkia Peqin, ka rënëzjarr në një sipërfaqe pyjore. Në vendngjarje ka shkuar Shërbimi vendor i MZSH të bashkisë Peqin me 2 automjete zjarrfikëse dhe 7 efektivë, të cilët po punojnë për shuarjen e tij.
7.Në fshatin Dufshan, njësia administrative Sult, bashkia Gramsh, ka rënë zjarr në një sipërfaqe pyjore. Në vendngjarje ka shkuar Shërbimi vendor i MZSH të bashkisë Gramsh me 2 automjete zjarrfikëse dhe 8 efektivë, të cilët po punojnë për shuarjen e tij.
8.Në njësinë administrative Hotolisht, bashkia Librazhd, ka rënë zjarr në një sipërfaqe pyjore. Në vendngjarje ka shkuar Shërbimi vendor i MZSH të bashkisë Librazhd me 1automjet zjarrfikës dhe 4 efektivë, të cilët po punojnë për shuarjen e tij.

Në operacionet për shuarjen e zjarreve u angazhuan 29 automjete zjarrfikëse dhe 291 forca operacionale. Gjithashtu në operacionet e ditës së sotme marrin pjesë edhe FA me 2 helikopterë, 120 trupa dhe 4 automjete zjarrfikëse.

The post Zjarret në vend/ Emergjencat Civile: Deri në orën 16:00 janë raportuar 18 vatra zjarri, 8 prej tyre janë ende aktive first appeared on JavaNews.al.

Koncerti i Coldplay/ Kamera kap aksidentalisht CEO-n e martuar duke u përqafuar me vartësen e tij

By: E S
17 July 2025 at 20:48

Gjatë koncertit të Coldplay në Boston, publiku u bë dëshmitar i një momenti që nuk ishte në program. Kamera e transmetimit live fokusoi Andy Byron, CEO i kompanisë amerikane të teknologjisë Astronomer, në një moment tepër romantik me shefen e burimeve njerëzore të kompanisë, Kristin Cabot.

Në pamje të parë, thjesht një çast romantik, por problemi ishte se Byron është i martuar dhe ka fëmijë, të cilët, sipas raportimeve të mediave, ndodheshin në shtëpi atë natë.

Skena u shfaq në ekranin gjigant të koncertit dhe nuk i shpëtoi as syrit të Chris Martin, këngëtarit të Coldplay, i cili komentoi me ironi:

“Shikoni këta të dy… Ose janë në një lidhje, ose janë thjesht shumë të turpshëm.”

Reagimet flisnin vetë: Byron u përpoq të fshihej i turpëruar, ndërsa Cabot u largua menjëherë nga kamera. Videoja tashmë po qarkullon me shpejtësi në rrjetet sociale.

The post Koncerti i Coldplay/ Kamera kap aksidentalisht CEO-n e martuar duke u përqafuar me vartësen e tij first appeared on JavaNews.al.

Operacioni “Djali” vë në pranga 11 shqiptarë të një grupi të strukturuar në Itali, u gjenden mbi 1 ton kanabis dhe 1 kg kokainë

By: E S
17 July 2025 at 20:41

Ata kishin krijuar një rrjet të dendur kriminal të dedikuar për prodhimin dhe trafikimin narkotikëve, si kokaina dhe marijuana, por puna e karabinierëve ka hedhur dritë mbi këtë aktivitet kriminal.

Në orët e para të mëngjesit të sotëm, të enjten, 17 korrik, karabinierët e Bra dhe Cuneo të Italisë, të mbështetur nga njësitë e qenve dhe helikopterëve të njësisë ajrore Volpiano, nisën një operacion që çoi në arrestimin e 11 personave me kombësi shqiptare, të gjithë të akuzuar për trafikim, prodhim dhe kultivim të narkotikëve dhe vjedhje të energjisë elektrike.

Operacioni, i quajtur “Djali”, përfaqëson epilogun e një hetimi të filluar në tetor të vitit të kaluar. Hetimi shënjestroi tre grupe kriminale që kanë qenë aktive në këtë sektor për dekada të tëra. Përmes përgjimeve dhe ndjekjes telefonike, hetuesit zbuluan aktivitetet e tyre të paligjshme.

Dy prej këtyre grupeve ishin të përfshira në shitjen me pakicë të kokainës, e cila zhvillohej në zonën e Bra-s, duke përdorur teknikën fjalën “djali”. Kjo teknikë përfshin sjelljen e të rinjve, të moshës 20 deri në 25 vjeç, dhe përdorimin e tyre si shitës në Itali për 90 ditë, që korrespondon me vlefshmërinë e vizës së tyre turistike.

Organizata ofronte një pagë mujore prej 3,000 eurosh, së bashku me akomodimin dhe ushqimin. Metoda siguronte fluks të vazhdueshëm dhe, mbi të gjitha, garantonte pandëshkueshmërinë për individët e përfshirë, të cilët, pasi u mbaronte afati, ktheheshin në shtëpi. Fitimet, të cilat arrinin në rreth një mijë euro në ditë, transportoheshin në Shqipëri nëpërmjet korrierëve të specializuar.

Grupi i tretë, megjithatë, specializohej në prodhimin dhe shpërndarjen e marijuanës “cannabis sativa”, falë plantacioneve në të gjithë Italinë Veriore. Gjatë hetimit, karabinierët sekuestruan mbi një ton narkotikë, duke përfshirë marijuanë të paketuar dhe bimë kanabisi “sativa”, me një vlerë të vlerësuar në treg prej afërsisht 1.5 milionë euro.

Anëtarët e organizatës kriminale konsideroheshin profesionistë të vërtetë në sektorin e kultivimit të drogës së paligjshme, duke përdorur teknologji të përparuara për të optimizuar rritjen e bimëve. Kjo qasje u lejoi atyre të vepronin me një strukturë organizative të ngjashme me atë të një kompanie ligjore, me staf të rekrutuar dhe të zëvendësuar periodikisht.

Gjatë kontrolleve, përveç drogës, u gjetën rreth 1 kg kokainë dhe 15,000 euro cash. Shtatë persona të tjerë të përfshirë në organizatë janë në kërkim aktiv ndërkombëtar.

The post Operacioni “Djali” vë në pranga 11 shqiptarë të një grupi të strukturuar në Itali, u gjenden mbi 1 ton kanabis dhe 1 kg kokainë first appeared on JavaNews.al.

Plagosja e dy të rinjve në Sarandë/ Policia gjen një armë zjarri në çantën e të lënduarve

By: E S
17 July 2025 at 20:33

Një armë zjarri tip pistoletë, e futur në një çantë krahu është gjetur nga policia e Sarandës në vendin ku sot u plagosën të rinjtë nga Kamza.

Burime bëjnë me dije se arma dyshohet se i përket njërit prej dy të plagosurve, Ernest Lama 24 vjeç dhe Gëzim Hoxhaj, 32 vjeç.

Policia po heton lidhje të mundshme të plagosjes, edhe me ngjarje të tjera të ndodhura në Sarandë, ndërkohë që bashkë me FNSH po kryejnë kontrolle të shumta në qytet.

Mësohet se në vendin e ngjarjes janë gjetur 4 gëzhoja të shkrepura nga arma e autorit, të cilën e ka marrë me vete.

Për ngjarjen në kërkim janë Ramadan Zoto alias Ramadan Canaj, 42 vjeç dhe vëllai tij Erjon Canaj, 35 vjeç, nga Saranda, persona me precedentë të rëndë penalë.

Burime konfidenciale bëjnë me dije se në ngjarje mund te ketë te tjerë persona të përfshirë, për të cilët po vijojnë hetimet.

Gjendja e të plagosurve vazhdon të mbetet e rëndë, teksa ata janë duke u mjekuar në Spitalin e Traumës në Tiranë pas transportit me helikopter nga Spitali i Sarandës.

The post Plagosja e dy të rinjve në Sarandë/ Policia gjen një armë zjarri në çantën e të lënduarve first appeared on JavaNews.al.

Dy të vdekur pas bombardimit të një kishe katolike në Gaza, e vetmja ndërtesë fetare katolike në territorin palestinez

By: E S
17 July 2025 at 20:23

Dy gra u vranë dhe disa të tjera u plagosën në një sulm ndaj një kishe katolike në Rripin e Gazës , sipas mjekëve në Spitalin Al-Ahli në qytetin e Gazës.

Sulmi shkaktoi dëme të rënda në Kishën e Familjes së Shenjtë, e vetmja ndërtesë fetare katolike në territorin palestinez.

Vatikani nuk ka deklaruar zyrtarisht për incidentin ndërsa ministria izraelite e Mbrojtjes njoftoi se po hetonte raportet.

The post Dy të vdekur pas bombardimit të një kishe katolike në Gaza, e vetmja ndërtesë fetare katolike në territorin palestinez first appeared on JavaNews.al.

Moskonstituimi i Kuvendit të Kosovës, Osmani: Nëse nuk arrihet akordi këtë javë, i drejtohem Kushtetueses

By: E S
17 July 2025 at 20:14

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka paralajmëruar se do t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese në javën e ardhshme, nëse Kuvendi i Kosovës nuk do të konstituohet edhe në fundjavë.

Ajo i ka bërë këto deklarata në një konferencë të mbajtur me gazetarë, pas kthimit nga vizitat në Shtetet e Bashkuara dhe Letoni, dhe në ditën kur është shënuar përpjekja e 48-të për konstituim të Kuvendit, pas zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit, pa ndonjë sukses.

“Ne jemi duke e përgatitur lëndën për Kushtetuese dhe nëse edhe gjatë fundjavës nuk ka marrëveshje që mund të rezultojë me institucione të konstituuara, në fillim të javës do t’i drejtohemi Gjykatës, por nuk e dimë sa kohë do t’i duhet asaj për t’u përgjigjur”, ka thënë Osmani.

Mes tjerash, Osmani e ka theksuar se asaj nuk i takon të negociojë koalicione qeveritare dhe se diçka të tillë e ka të ndaluar me Kushtetutë.

Gjykata e ka përcaktuar 26 korrikun si afat të fundit për konstituim, ajo nuk ka ofruar më shumë hollësi se çfarë ndodh tutje nëse partitë nuk merren vesh deri atëherë.

“Unë jam e bindur që sikur për çdo afat tjetër, afat detyrues, edhe për këtë afat të cilin Gjykata e ka shpallur të detyrueshëm dhe kushtetues, nëse nuk respektohet, duhet të ketë pasoja juridike. Nuk po flas për pasoja penale. Pasoja juridike nënkupton se çfarë ndodh me institucionet nëse ato nuk konstituohen deri më 26 korrik?”, ka pyetur Osmani.

Pavarësisht se 26 korriku po afrohet secilën herë e më shumë, partitë politike duken të betonuara në qëndrimet e tyre dhe fajësojnë njëra-tjetrën për situatën e krijuar.

Megjithatë, mbetet të shihet se çfarë do të ndodhë në fundjavë, pasi deputetja e Nismës Socialdemokrate, Xhevahire Izmaku, ka thënë më herët gjatë së enjtes se pret që kryetari i partisë, Fatmir Limaj, të takohet me liderin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, për një marrëveshje të mundshme në fundjavë.

The post Moskonstituimi i Kuvendit të Kosovës, Osmani: Nëse nuk arrihet akordi këtë javë, i drejtohem Kushtetueses first appeared on JavaNews.al.

Kush janë fiset beduine të Suwayda-s? Në zemër të përplasjes më të fundit në jug të Sirisë

By: E S
17 July 2025 at 20:06

Përplasjet e ashpra në provincën e Suwayda-s, në jug të Sirisë, kanë vënë sërish në pah tensionet midis komunitetit druz dhe forcave të regjimit sirian. Por në prapaskenë të këtij konflikti ekziston një aktor kyç shpesh i anashkaluar nga vëmendja ndërkombëtare, fiset beduine.

Si nisi konflikti i fundit?

Përplasjet e fundit shpërthyen pas rrëmbimit të një tregtari druz nga disa anëtarë të një fisi beduin më 13 korrik. Ky incident ndezi fitilin e një situate të tensionuar prej kohësh në këtë rajon që tradicionalisht i ka shpëtuar kontrollit të plotë të Damaskut. Pasi shpërtheu dhuna, autoritetet siriane dërguan trupa për të “rivendosur rendin”, mes të cilëve kishte edhe pjesëtarë të fiseve beduine të ardhur nga rajoni i Deir ez-Zor, në lindje të Sirisë.

Një mozaik kompleks i fiseve në jug të Sirisë

Pavarësisht mungesës së statistikave të sakta për shkak të luftës civile dhe zhvendosjeve masive që kanë ndodhur prej vitit 2011, vlerësohet se në jug të Sirisë veprojnë 6 deri në 7 fise beduine. Ndër më të njohurat janë:

–Aneza

–Al-Shanablah

–Baggara

Këto fise përbëjnë rreth 10% të popullsisë së rajonit të Suwayda-s dhe kryesisht jetojnë në lagjen al-Maqous të qytetit të Suwayda-s dhe në disa fshatra përreth. Ata janë me besim sunit, ndërsa shumica e popullsisë lokale është druze. Megjithatë, konfliktet nuk janë thjesht fetare; ato lidhen kryesisht me çështje të tokës dhe të drejtës për të jetuar në territorin e rajonit.

Rrënjët historike të rivalitetit

Në shekujt XVI dhe XVII, pas konflikteve të brendshme midis klaneve druze në Liban, një pjesë e humbësve gjetën strehë në rajonin e sotëm të Suwayda-s. Druzët e sapoardhur u vendosën si fermerë të qëndrueshëm, duke ndryshuar ekuilibrin lokal. Ndërkohë, fiset beduine vazhduan jetën si barinj nomadë, duke shfrytëzuar hapësirat e shkretëtirës për t’u zhvendosur mes jugut të Sirisë dhe lindjes ekstreme të vendit.

Kriza ekonomike dhe acarimi i raporteve

Në vitin 2000, pas ardhjes në pushtet të Bashar al-Asadit, qeveria ndërmori reforma ekonomike që prekën rëndë fermerët druz. Shkurtimi i subvencioneve bujqësore dhe kufizimi i aksesit në ujë e tokë shkaktuan protesta të gjera në Suwayda. Fiset beduine, edhe pse të prekura nga këto masa, nuk u përfshinë në protestat druze, gjë që thelloi dyshimet dhe përçarjet.

Druzët nisën t’i shohin beduinët si bashkëpunëtorë të regjimit, veçanërisht kur disa figura të tyre u lidhën me shërbimet sekrete siriane.

Situata pas rënies së Assad-it

Pas largimit të Bashar al-Asadit në dhjetor 2024, balancat në rajon ndryshuan sërish. Fiset beduine dhe grupet e reja të pushtetit në Damask ndihen më të fuqishëm, ndërsa druzët e shohin këtë si një përpjekje për t’i margjinalizuar edhe më shumë. Në janar 2025, qeveria e re emëroi Amjad Bahr, një druz, në krye të Ministrisë së Bujqësisë, një veprim që ndezi edhe më shumë tensionet për çështjen e tokës, problemi më i ndjeshëm në rajon.

Pse është i rëndësishëm ky konflikt?

Provinca e Suwayda-s është konsideruar prej vitesh si një “ishull i paprekur” druz në jug të Sirisë, ku grupet lokale kanë ruajtur autonominë dhe kanë refuzuar shpesh të dorëzojnë armët. Ndërkohë, fiset beduine të zonës ndihen të përjashtuara dhe të neglizhuara nga të gjitha palët. Mungesa e shërbimeve publike dhe varfëria e kanë përkeqësuar situatën për të gjithë
.

The post Kush janë fiset beduine të Suwayda-s? Në zemër të përplasjes më të fundit në jug të Sirisë first appeared on JavaNews.al.

Debati Lapaj-Shabani/ Analisti Meçe: Artificat e tyre dështuan, pak rëndësi ka se kush e merr mandatin

By: E S
17 July 2025 at 19:57

Analisti Arben Meçe komentoi përplasjet dhe zënkat mes Adriatik Lapajt dhe Endri Shabanit, në lidhje me atë se kujt i përket mandati që morën si koalicion në zgjedhjet parlamentare të 11 majit.

Ai theksoi se artificat që padorën partitë e vogla, koha po tregon se janë të dështuara.

Sipas tij, nuk ka rëndësi se kush e merr mandatin, por mesazhi që del nga kjo përplasja është shumë i keq.

Sipas Meçes, subjekte e reja politike do duhet të heqin dorë nga tezat populiste dhe të mirë organizojnë strukturat e tyre.

“Eksperiment i dështuar, i cili që në themelin e vet është i dështuar. Në momentin kur partitë e vogla e ndjejnë veten të pafuqishme në elektorat, prodhojnë disa lloj artificash që në vetvete janë artifica të dështuar. Është e papranueshme që të futesh me kushërinj në listë të mbyllur.

Ishte e dështuar që në momentin e parë kur nisi. Nuk duhen bërë më artifica të tilla, të cilat nuk janë serioze.

Duhet të largohen nga populizmi, të strukturojnë mjaft mirë lëvizjet e tyre politike. Mekanizmi dështoi, mandati është aty, njëri do ta marrë. Nuk është mesazh i mirë për të rinjtë dhe tregon se kjo rrugë është e dështuar”, theksoi ai.

The post Debati Lapaj-Shabani/ Analisti Meçe: Artificat e tyre dështuan, pak rëndësi ka se kush e merr mandatin first appeared on JavaNews.al.

BE rrit buxhetin për vendet kandidate, ndër to edhe Shqipëria/ Kos: Unioni i vendosur për t’u zgjeruar

By: E S
17 July 2025 at 19:49

Bashkimi Europian rrit buxhetin per vendet kandidate. Unioni akordon mbi 42 miliarde euro per Shqiperine dhe vendet aspirante. Komisionerja per zgjerim tha se qellimi eshte permbushja e reformave te integrimit. Marta Kos tha se rritja e buxhetit tregon angazhimin e Bashkimit Europian për integrimin e shteteve anëtare.

Bashkimi Europian do të japë 42.6 miliarde euro Shqipërisë dhe vendeve të tjera të kandidate, me qëllim përmbushjen e reformave të integrimit.

Komisionerja për zgjerimin, Marta Kos, tha se ka një rritje prej 37% të buxhetit europian per zgjerimin, ose 11 miliarde euro më shumë sesa jepen aktualisht.

“Negociatat e pranimit me shtete të tilla si Mali i Zi, Shqipëria, Moldavia dhe Ukraina kanë përparuar shumë shpejt. Këto shtete kanë ambicien për të përfunduar negociatat brenda një kohe të shkurtër. Ne do të japim në vitet në vijim edhe 42.6 miliardë euro për vendet kandidate, një rritje prej 37% nga 31 miliardë eurot që japim aktualisht. Ky është një angazhim i qartë politik dhe strategjik për integrimin e shteteve anëtare të ardhshme, ndër to edhe Shqipëria”.

Rritja e fondeve vjen edhe pas kërkesës së vazhdueshme të vendeve anëtare, duke dëshmuar kështu edhe angazhimin e Bashkimit Europian në procesin e Zgjerimit. Së fundmi, Brukseli ka vlerësuar jo pak progresin e Shqipërisë në rrugëtimin e saj drejt familjes europiane. Duke u zotuar kështu edhe për hapjen e dy grupkapitujve të fundit të negociatave gjatë presidencës daneze. Konkretisht Agjenda e Gjelbërt dhe Burimet, Bujqësia dhe Kohezioni.

The post BE rrit buxhetin për vendet kandidate, ndër to edhe Shqipëria/ Kos: Unioni i vendosur për t’u zgjeruar first appeared on JavaNews.al.

U bë virale në rrjet për faturën e rigonit, Bardha pyet Ramën: Ku ta gjej faturën se Muçi s’më dha zgjidhje?

By: E S
17 July 2025 at 19:41

Mjafton të lexosh apo dëgjosh këtë fjali për të kuptuar që bëhet fjalë për Bardhën, zonjën e cila është bërë virale përmes një videoje në rrjete sociale, pasi inspektor Muçi i kërkoi të marrë faturë për rigonin që tregtonte në biznesin e saj në Sarandë.

Bardha prej 35 vitesh është tregtare. E nisën prindërit e saj dhe Bardha e vazhdoi. Ka refuzuar të punojë për bizneset private. Ajo thekson se i pëlqen kjo punë që bën ndërsa i falenderon të gjithë ata që e mbështesin.

Revolta e saj krej natyrale pak ditë më parë i ka ndërgjegjësuar të gjithë. Inspektorit i cili doli rrugëve me urdhër të Edi Ramës, Bardha ia bëri të qartë që s’kishte ku të gjente faturë për rigonin, pasi e kishte mbledhur në malet e Sarandës.

Tregtarja që shet produkte çdo ditë u përball me inspektor Muçin për disa minuta, por çdo gjë mbeti e paqartë. Ai, nuk i dha asnjë shembull se si ta merrte me faturë rigonin e malit.

“Jam tregtare që në 1990 dhe më 30 Qershor të këtij viti kam bërë 35 vite që jam tregtare. E kanë filluar prindërit e mi, me ta fillova të punoj, e nisëm me një karrocë, me një makinë më pas dhe kështu u ngrit puna jonë. E kam punën vetëm sepse prindërit më kanë ndërruar jetë.

Dy vëllezërit pësuan infarkt, të dy me bypass. Jam e fortë, pa asnjë shqetësim. Kjo punë më pëlqen, kam patur oferta për të punuar në biznese private, por më pëlqen kjo. Sa i përket videos virale, është gjë e mirë të shkosh në malet e Sarandës dhe të mbledhësh vetë.

Të vish e të më kërkosh mua kupon, është barrë e rëndë. Unë nuk kam çfarë të marr aty ku e këpus gjënë. S’kam kujt t’i marr certifikim që unë e kam këtë gjë të rregullt dhe të sigurt. Mali e sjell çdo gjë të sigurt e të mirë. Nuk kam çfarë të them unë për këtë gjë.”-tha Bardha.

Nëse ka një pyetje për kryeministrin Edi Rama i cili ka bërë këtë kërkesë, Bardha foli shkurt.

“Më trego një model, një formulë, të më thotë, Bardha, kjo është ajo që duhet të bësh. As inspektor Muçi nuk më dha asnjë model”- u shpreh Bardha. /TEMA/

The post U bë virale në rrjet për faturën e rigonit, Bardha pyet Ramën: Ku ta gjej faturën se Muçi s’më dha zgjidhje? first appeared on JavaNews.al.

❌
❌