Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 29 July 2025Java News

Drafti i ri i Kodit Penal / Avokati: 900 nene sikur i kanë përkthyer me Google Translate…

By: A R
28 July 2025 at 23:01

Avokati Bledar Meminaj ka shprehur kritika të forta ndaj projekt-kodit të ri penal, në emisionin “Debat”. Ai e cilësoi procesin si të papërgatitur dhe të paqartë, duke vënë në pikëpyetje qartësinë dhe cilësinë e dokumentit ligjor.

“Minimalja, kjo duhej të ndahej në faza që të adaptohej shoqëria. Si mund të veprojmë me 900 nene? Edhe ne që jemi profesionistë dhe gjyqtarët që marrin vendime, e mbajnë kodin përpara, sepse nuk i mbajnë dot të gjitha përmendësh. Këtu do të kemi shumë punë, edhe juristët do të kenë nevojë për këshillime,” u shpreh Meminaj.

Sipas tij, projekt-dokumenti nuk është vetëm i ngarkuar, por edhe i përkthyer keq, duke sjellë paqartësi dhe mospërputhje në përmbajtje.

“Për mua është përkthyer keq. Diku është marrë nga një gjuhë e huaj, por është përkthyer sikur është përdorur Google Translate, pa u lodhur fare. Bie ndesh paragrafi me paragrafin,” shtoi ai.

Meminaj ngriti shqetësim edhe për afatin e konsultimeve me publikun dhe juristët për këtë projektligj, duke e konsideruar kohën njëvjeçare si të pamjaftueshme.

“Nëse do të kemi vetëm një vit kohë për konsultim, është shumë pak. Si jurist, kjo është çështja thelbësore për mua”.

The post Drafti i ri i Kodit Penal / Avokati: 900 nene sikur i kanë përkthyer me Google Translate… first appeared on JavaNews.al.

Çështja e Kosovës dhe administrata Trump, Baton Haxhiu: Në nëntor i vjen rradha Ballkanit…

By: A R
28 July 2025 at 22:52

Baton Haxhiu, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, deklaroi se në nëntor të këtij viti pritet të shqyrtohet problemi “serbo-shqiptar”, duke iu referuar Kosovës, pasi SHBA ka një hierarki të prioriteteve, ku Ballkani nuk zë ndonjë vend të rëndësishëm.

“Nëse shkojmë te hierarkia e deklaratës së Trump, ai tha që unë solla paqen mes Indisë dhe Pakistanit që sipas tij “budallallëqet e Biden e shkatërruan”. Ata hynë në luftë për çështje të kufirit atje, problemi ka patur vetëm një emër, Kina, që ka qenë shumë brenda në Pakistan dhe ka bërë presion të jashtëzakonshëm.

Amerika, siç e hoqi me urdhër në Maqedoni, tha të gjitha firmat kineze nuk i dua këtu dhe sot e ka larguar Kinën nga Maqedonia. Në Serbi është brenda ende. Problemi i Kinës, e eleminoi. E dyta, ka të bëjë me një proces, ajo që quhej luftë brenda Shtëpisë së Bardhë, mes trampistëve të vërtetë, ose grupit të Vance, një grup radikal, fitoi grupi i Sekretarit të Shtetit dhe Jared Kushner bashkë me Ivankën. Çfarë ndodhi? Gjëja e ardhshme është Tajvani, pastaj vjen Ukraina, ose ndarja e Ukrainës, si të doni quajeni, në fund pastaj nga nëntori vjen çështja e Ballkanit. Në nëntor, hapet çështja ose problemi serbo-shqiptar”, tha ndër të tjera Haxhiu.

The post Çështja e Kosovës dhe administrata Trump, Baton Haxhiu: Në nëntor i vjen rradha Ballkanit… first appeared on JavaNews.al.

Medvedev i përgjigjet Trump: Rusia nuk është as Izraeli dhe as Irani! Çdo ultimatum është një hap drejt luftës

By: A R
28 July 2025 at 22:45

Nënkryetari i Këshillit të Sigurisë Ruse, Dmitry Medvedev, në një postim në “X”, ka reaguar pas deklaratës së presidentit të SHBA-së Donald Trump, për armëpushimin në Ukrainë dhe sanksionet kundër Rusisë.

Medvedev akuzoi Trumpin se po luan lojëra të rrezikshme me Rusinë, duke lëshuar vazhdimisht ultimatume të reja.

“Ndonjëherë 50 ditë, ndonjëherë 10, Trump nuk duhet të harrojë dy gjëra: Së pari, Rusia nuk është as Izraeli dhe as Irani. Së dyti, çdo ultimatum i ri është një kërcënim dhe një hap drejt luftës. Jo midis Rusisë dhe Ukrainës, por me vendin e tij”, shkroi Medvedev në X.

Në fund të postimit të tij, Medvedev bëri një koment sarkastik, duke i bërë thirrje Trump të mos ndjekë rrugën e ‘sleeping Joe’, duke iu referuar ish-presidentit amerikan, Joe Bidenit.

Presidenti i SHBA-së tha se po i jep Moskës dhe Kievit një afat prej 50 ditësh për të arritur një marrëveshje, duke kërcënuar në të kundërt se do të vendosë tarifa tregtare 100% jo vetëm për Rusinë, por edhe për vendet që bashkëpunojnë me të.

Megjithatë, të hënën, Trump u shfaq edhe më i paduruar, duke shprehur zhgënjim me Moskën dhe duke e shkurtuar afatin në 10-12 ditë.

The post Medvedev i përgjigjet Trump: Rusia nuk është as Izraeli dhe as Irani! Çdo ultimatum është një hap drejt luftës first appeared on JavaNews.al.

“S’dihet nëse do jetojë apo jo”, avokati për policin që rrahu kamarierin: Është braktisur nga të gjithë

By: A R
28 July 2025 at 22:37

Avokati Kujtim Cakrani tha në emisionin Now në Euronews Albania se dhuna e ushtruar nga policit Ardian Isufi në Vlorë është goditje ndaj policisë së shtetit.

Cakrani tregoi se polici është dëmtar shumë rëndë dhe në rrezik për jetën ndërsa theksoi se asnjë zyrtar policie nuk ka shkuar ta shohë apo ta pyes se çfarë ka ndodhur.

“Është në reanimacion polici i policisë së shtetit dhe nuk ka shkuar sot asnjë zyrtar i policisë ta pyesë, ta kontrollojë çfarë ja ka ndodhur. E kuptoni në çfarë shteti terrorist jetojmë. Po pamjet kur i dhanë dorën njëri-tjetri dhe i kërkuar falje babait për fëmijën pse nuk dalin, janë ulur kanë pirë kafe gjysmë ore. Po fshihet një krim që është bërë ndaj një oficeri policie. Ai nuk dihet do ketë jetë apo nuk do ketë, është dëmtuar shumë rëndë dhe nuk e ka vizituar askush… se ato pamje që kanë hedhur aty që po goditet ai fëmija, është braktisur polici i shteti ka 20 e ca vite në polici”, tha Cakrani.

The post “S’dihet nëse do jetojë apo jo”, avokati për policin që rrahu kamarierin: Është braktisur nga të gjithë first appeared on JavaNews.al.

Zjarret “rrethojnë” Turqinë, gjendje e rëndë në Greqi dhe Bullgari

By: A R
28 July 2025 at 22:30

Zjarrfikësit turq kanë luftuar me flakët pasi të hënën kanë përfshirë tre provinca të shtetit, si pasojë e erërave të forta që frynë pas disa ditësh me temperatura jashtëzakonisht të larta.

Shtëllunga tymi e kanë mbuluar provincën malore të Karabukut, që ndodhet në veri të kryeqytetit, Ankara, ndërsa zjarri në një pyll, që po digjej për ditën e gjashtë me radhë, e ka detyruar evakuimin e shumë banorëve të fshatrave përreth.

Në Bursë tre zjarrfikës kanë vdekur të dielën, kur automjeti i tyre ka dalë nga rruga, kanë njoftuar në Ministrinë e Pyjeve të Turqisë.

Rasti ka ndodhur teksa ekipet e zjarrfikësve kanë luftuar kundër zjarreve, pas evakuimit të më se 3.600 personave nga vendbanimet në provincat jugore të Mersinit dhe Antaljas. Përveç Turqisë, me zjarre janë përballur edhe Greqia dhe Bullgaria.

Vetëm të dielën, në Greqi u raportua për zjarre të mëdha në pothuajse të gjithë vendin, teksa autoritetet kanë evakuuar numër të madh banorësh nga zonat më të goditura, vetëm 30 kilometra në veri të kryeqytetit Athinë.

The post Zjarret “rrethojnë” Turqinë, gjendje e rëndë në Greqi dhe Bullgari first appeared on JavaNews.al.

Baton Haxhiu: Kujt i ha qoshja për non-gratën e Berishës? Paradigma e re e botës është e tmerrshme…

By: A R
28 July 2025 at 22:22

Baton Haxhiu, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, ka folur për mundësinë e heqjes së non-gratës së Berishës nga administrata Trump.

Haxhiu deklaroi se nuk ka ndonjë interes as për Shqipërinë dhe Ballkanin, jo më për Sali Berishën duke e përmbyllur këtë çështje me frazën, “kujt i ha qoshja për non-gratën e Berishës?”.

Biseda në studio: 

Ylli Rakipi: A ka ndonjë shpresë që Berishës t’i hiqet non-grata? A ka ndonjë rëndësi kjo çështje për opozitën apo thjesht për doktorin?

Baton Haxhiu: Bota, pradigma e re e botës është e tmerrshme. Kujt i ha qoshja për non-gratën e berishës? Asnjeriu nuk i ha qoshja për Shqipërinë dhe Ballkanin, nuk ka kohë.

Ylli Rakipi: Si malësor nuk e duron dot ai të jetë non-grata, nuk ka faj i shkreti, se po të bësh non-grata, duhet të bësh të paktën 15-20 vetë.

Baton Haxhiu: Non-grata nuk ka më kuptim. Berisha e ka hequr non-gratën vetë, ka fituar legjitimitetin në PD. Ai është në opozitë dhe non-grata nuk ka asnjë peshë.

Andi Bushati: Nëse Trump i kthehet ndonjë ideje të çmendur për Kosovën, do të shohësh që i pari që do t’i ngulë thikën Kosovës, do të jetë Edi Rama dhe Rama do të afrohet me Trump dhe Berisha prapë mund të mbetet larg Trump.

Ylli Rakipi: Epo pret Presidentin tjetër që do të vijë, kushedi kush do të jetë…

Andi Bushati: Por ishalla nuk ndodh, jo për Berishën, por për Kosovën.

The post Baton Haxhiu: Kujt i ha qoshja për non-gratën e Berishës? Paradigma e re e botës është e tmerrshme… first appeared on JavaNews.al.

SHBA-të marrin gazin dhe investimet, BE “dorëzon” tregun! Kush buzëqesh në fund?

By: A R
28 July 2025 at 22:14

Artikull i Associated Press – përshtatur në shqip

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, dhe Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, kanë shpallur një marrëveshje të gjerë tregtare që vendos tarifa prej 15% për rreth 70% të mallrave evropiane që hyjnë në SHBA. Marrëveshja shmang një përshkallëzim të mundshëm, pasi Trump kishte kërcënuar më herët me tarifa 30% nëse nuk arrihej një marrëveshje deri më 1 gusht.

Kjo tarifë do të ndikojë në çmimet për konsumatorët amerikanë dhe do të ulë fitimet për kompanitë evropiane dhe partnerët e tyre që eksportojnë në SHBA. Megjithatë, shumë detaje të marrëveshjes mbeten të paqarta, dhe dokumenti final nuk është ende gati.

Çfarë përfshin marrëveshja:

-Tarifë 15% për rreth 70% të mallrave evropiane që hyjnë në SHBA, përfshirë makina, mikroçipa dhe produkte farmaceutike.

-30% e mallrave të tjera janë ende subjekt i negociatave të mëtejshme.

-Lista e mallrave strategjike me zero tarifa përfshin: aeroplanë dhe pjesë të tyre, kimikate të caktuara, pajisje për gjysmëpërçues, disa produkte bujqësore dhe lëndë të para kritike, por pa specifikime të plota.

-SHBA do të mbajë tarifën 50% mbi çelikun, por të dy palët do të negociojnë për kufizime dhe kuota importi.

-Farmaceutikët janë lënë jashtë kësaj marrëveshjeje, dhe do të trajtohen veçmas.


Shkëmbimet energjetike dhe investimet:

-BE do të blejë 750 miliardë $ energji amerikane (gaz natyror, naftë dhe karburant bërthamor) në tre vitet e ardhshme, për të zëvendësuar furnizimin nga Rusia.

-Kompanitë evropiane do të investojnë 600 miliardë $ në SHBA, në bazë të një angazhimi politik jo detyrues.

Reagimet në Evropë:

-Kancelari gjerman Friedrich Merz e mirëpriti marrëveshjen si një shmangie të “përshkallëzimit të panevojshëm” dhe ruajtje të interesave kryesore.

-Franca kritikoi marrëveshjen si të pabalancuar. Komisioneri francez për Strategjinë, Clément Beaune, tha se “Evropa nuk e përdori fuqinë e saj”.


Efektet ekonomike:

-Tarifa efektive rritet nga 1.2% në 17%, sipas Capital Economics.

-BE mund të humbasë 0.5% të PBB-së për shkak të ndikimit negativ në eksportet.

-Volkswagen raportoi humbje 1.3 miliardë euro në gjysmën e parë të vitit për shkak të tarifave.

-Mercedes Benz paralajmëron rritje të çmimeve, megjithëse prodhon 35% të makinave për SHBA-të në Alabama.

-BE ka rënë dakord të ulë tarifën për makinat amerikane nga 10% në 2.5%.

SHBA-të dhe BE përbëjnë së bashku rreth 44% të ekonomisë globale me rreth 2 trilionë dollarë tregti vjetore. Para rikthimit të Trump në detyrë, tarifat mes tyre ishin përgjithësisht të ulëta: 1.47% për mallrat evropiane në SHBA dhe 1.35% për mallrat amerikane në BE.

Trump ka shprehur pakënaqësi për suficitin tregtar të BE-së prej 198 miliardë euro, ndërsa kompensimi amerikan ka ardhur kryesisht përmes shërbimeve si cloud computing, turizmi dhe financat. Rreth 30% e importeve evropiane janë nga kompani në pronësi amerikane, sipas Bankës Qendrore Evropiane.

The post SHBA-të marrin gazin dhe investimet, BE “dorëzon” tregun! Kush buzëqesh në fund? first appeared on JavaNews.al.

“570 video vetëm nga Tirana”, Këlliçi del me akuza të reja: Komisionerët e PS kërcënuan votuesit!

By: A R
28 July 2025 at 22:05

Deputeti demokrat Belind Këlliçi, i ftuar në studion e Klan News përballë gazetarit Besard Jacaj, vijoi me akuzat ndaj Partisë Socialiste dhe Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për atë që e cilëson “farsë elektorale të 11 majit”.

Ai deklaroi se vetëm nga qarku i Tiranës janë depozituar 570 video në vetëm dy ditë, ndërsa pritet publikimi i pamjeve të tjera zyrtare nga vetë KQZ për zonat më problematike si Zall-Bastar, Petrelë apo Kashar.

“Komisionerët e PS-së kanë kërcënuar votuesit dhe u kanë hyrë në dhomën e fshehtë të votimit. Kjo është një shkelje flagrante”, tha Këlliçi.

Ai shtoi se KQZ nuk ka asnjë pavarësi institucionale, duke e cilësuar atë si “paradhomë të kryeministrit” dhe duke theksuar se drejtuesi (Ilirjan Celibashi) është ish-ministër socialist.

Nuk kemi pritur vendimmarrje tjetër nga KQZ-ja dhe nuk presim më asgjë prej tyre,” deklaroi deputeti.

Këlliçi ngriti gjithashtu shqetësimin për përballje të drejtuesve të PD-së me banda kriminale në disa qytete të vendit.

“Kur ke përballë banda në Durrës, Elbasan apo Shkodër, çfarë mund të bëjë një qytetar i pambrojtur?”, shtoi ai.

U pyet edhe për Chris LaCivita dhe se sa është paguar ai gjatë fushatës elektorale.

“Kur të depozitohen në KQZ, janë të dhëna që do të bëhen publike. S’ka asgjë për t’u mbajtur sekret”, u përgjigj Këlliçi.

The post “570 video vetëm nga Tirana”, Këlliçi del me akuza të reja: Komisionerët e PS kërcënuan votuesit! first appeared on JavaNews.al.

Yesterday — 28 July 2025Java News

Avokati i Ilir Metës, që mbron edhe policin Isufi: E ka fajin kamarieri, përdori fjalor joetik!

By: A R
28 July 2025 at 21:56

Kujtim Cakrani, avokati i policit Ardian Isufi tha në emisioni Now në Euronews Albania se linçimi publik që po i bëhet klientit të tij pa u zbardhur e gjithë e vërteta është padrejtësi.

Ai tregoi se pronari i resortit ku ndodhi ngjarja ka hedhur në media vetëm pjesën e pamjeve nga ngjarja që i intereson atij, ndërkohë që dhuna barbare e ushtruar ndaj policit nga mbi 10 persona është fshehur.

Sipas Cakranit, shkak i ngjarjes ka qenë vetëm kamarieri 18-vjeçar i cili siç tha është treguar joetik në komunikimin me klientët.

“Ka pasur një konflikt mes djalit kamarier që ka qenë shkaktari i të gjithë kësaj problematike se nuk ka përdorur një etikë siç duhet ta përdorte ndaj 2 klientëve. Po mbroj policin se ka qenë më i dhunuari dhe më i sulmuari në këtë histori. Ai djali pa etik ka përdorur një fjalor që nuk duhet të përdorte, dhe është ngritur polici dhe i ka thënë që nuk duhet të flasësh ashtu, nuk e ka qëlluar ai. Pasi  ndodhi ngjarja situata është qetësuar, polici dhe miku i tij kanë qenë të ulur në verandën e hotelit kanë biseduar me babanë e djalit i kanë kërkuar falje. Ka ardhur edhe menaxheri i lokalit që iu ka pohuar se djali ishte problematik por se e kishin të vështirë të gjenin punonjës. Pas gjysmë orë, kanë ardhur aty 10-12 persona bashkë me pronarin dhe kanë goditur pas koke me hekur dhe mjete të forta. Polici sot është pa gjysmën e shpatullës dhe pa gjysmën e fytyrës, nuk ka lidhje fare me djalin. Ngjarja është qetësuar edhe me familjarët dhe pas gjysmë ore kanë ardhur të organizuar. Kanë shkarkuar vetëm ato sekuenca të videos që i kanë interesuar pronarit dhe vazhdon të qarkullojë në media”, tha Cakrani.

The post Avokati i Ilir Metës, që mbron edhe policin Isufi: E ka fajin kamarieri, përdori fjalor joetik! first appeared on JavaNews.al.

Serbia fton Trumpin në Beograd, ambasadori i ri dorëzon letrat kredenciale në Shtëpinë e Bardhë

By: A R
28 July 2025 at 21:49

Ambasadori i ri i Serbisë në Shtetet e Bashkuara, Dragan Shutanovac, i dorëzoi presidentit amerikan, Donald Trump letrat kredenciale në Shtëpinë e Bardhë dhe e ftoi atë për një vizitë në Beograd.

Në një postim në rrjetet sociale, Shutanovac tha se gjatë takimit me Trumpin është diskutuar për mundësinë e forcimit të marrëdhënieve mes dy vendeve, përfshirë bashkëpunimin në fusha si: energjia, inteligjenca artificiale, infrastruktura dhe mbrojtja.

“Në një atmosferë miqësore dhe konstruktive, biseduam për marrëdhëniet mes Serbisë dhe Shteteve të Bashkuara. I kujtova presidentit Trump se asnjë president amerikan nuk e ka vizituar Serbinë që nga viti 1980 – dhe e ftova ta ndryshojë këtë”, shkroi Shutanovac.

Sipas tij, mesazhi i këtij takimi ishte i qartë: “Ta bëjmë partneritetin strategjik serbo-amerikan madhështor sërish” – një shprehje që i referohet sloganit të njohur të fushatës së Trumpit.

Ambasadori Shutanovac theksoi se Serbia dhe SHBA-ja po shqyrtojnë mundësi bashkëpunimi në disa drejtime me rëndësi strategjike.

The post Serbia fton Trumpin në Beograd, ambasadori i ri dorëzon letrat kredenciale në Shtëpinë e Bardhë first appeared on JavaNews.al.

Denoncimi: Nga borxhi i burrit te humbja e makinës. Skema e fajdes që më detyroi të largohem nga Shqipëria

By: A R
28 July 2025 at 21:41

Një grua nga Tirana ka denoncuar një rast të rëndë të fajdes, mashtrimit dhe zhvatjes përmes kërcënimeve, ku humbi makinën e saj me vlerë rreth 4 milionë lekë, pasi bashkëshorti i saj mori një borxh prej vetëm 1 milion lekësh.

Sipas rrëfimit të saj, i publikuar edhe në një emision investigativ, burri i saj kishte marrë hua tek një person me precedentë penalë, i dënuar më parë për fajde. Marrëveshja fillestare ishte që të paguhej një shumë mujore prej 200 eurosh , por këto pagesa nuk ulnin borxhin, pasi interesi rritej në mënyrë arbitrare dhe kushtet ndryshoheshin vazhdimisht nga fajdexhiu.

“Filloi ta kërcënonte dhe t’i kërkonte më shumë para. I dërgonte mesazhe ku e shantazhonte për dhunë fizike. Frika më bëri që të nënshkruaja një prokurë për përdorimin e makinës, por më pas zbulova se e kishte kaluar lejen e qarkullimit në emrin e tij. Pra, ia kishte shitur vetes makinën time,” – tregon ajo.

E detyruar nga frika për jetën, gruaja thotë se ka lënë Shqipërinë dhe nuk jeton më në vend për shkak të kërcënimeve të vazhdueshme. “Makina ime vlente katërfishin e shumës që ai i kishte dhënë burrit tim. Ai s’mund të marrë pasurinë time për një borxh të paligjshëm që nuk ishte as në emrin tim,” – shprehet ajo.

Në përpjekje për të rikuperuar makinën, ajo ka kontaktuar me noteren që ka hartuar aktin e prokurës dhe shitjes. Por përgjigjja e noteres ishte se gruaja ka nënshkruar vullnetarisht dokumentin që i lejonte personit të tretë ta shiste makinën, madje edhe “vetes”.

“Unë nuk di çfarë detyrimesh keni patur ju me të. Në letër ju ia keni dhënë,” thotë noterja. Në një tjetër bisedë telefonike, personi që ka marrë makinën pranon se nuk e ka takuar kurrë gruan personalisht. “Unë nuk të njoh ty. S’kemi fol kurrë bashkë. Fol me Lencin” i thotë ai. Megjithatë, ai nuk pranon të tregojë shumën që pretendohet si borxh, por thotë qartë: “Më sillni lekët që t’jua jap makinën.”

Kjo është një tjetër provë që makina është marrë në mënyrë të qartë si garanci për një borxh me fajde, i cili sipas Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë është vepër penale.

Sipas Ligjit nr. 7895, datë 27.01.1995 (Kodi Penal i Republikës së Shqipërisë), i ndryshuar së fundmi më 3 prill 2024, neni 143/a parashikon se: “Organizimi dhe vënia në funksion e skemave mashtruese dhe piramidale të huamarrjes me qëllim fitimin material dënohet me burgim nga 3 deri në 10 vjet.”

Për më tepër, dhënia e parave me fajde (interes të lartë, jashtë sistemit bankar, dhe me qëllim përfitimi përmes shfrytëzimit të nevojës së huamarrësit) përbën shkelje të rëndë penale. Zonja i bën thirrje institucioneve të drejtësisë dhe medias që të mos mbyllin sytë ndaj këtij fenomeni “Nuk mundet që për 1 milion lekë borxh të më merren 4 milionë lekë pasuri. Nuk mund të lejojmë që fajdexhinjtë të bëjnë ligjin, të kërcënojnë njerëzit dhe të”.

The post Denoncimi: Nga borxhi i burrit te humbja e makinës. Skema e fajdes që më detyroi të largohem nga Shqipëria first appeared on JavaNews.al.

VIDEO / Dhuna ndaj kamarierit në Vlorë, dalin pamjet e plota: Si vijoi më pas sherri…

By: A R
28 July 2025 at 21:33

Kanë dalë pamjet e rrahjes së oficerit të policisë (ish-shefit të Rrugores në Vlorë), Arjan Isufit, pasi ky i fundit, sëbashku me një mikun e tij, dhunuan një kamarier 18-vjeçar në ambientet e një hoteli në Vlorë.

Nga pamjet e siguruara, duket gartë momenti i konfliktit dhe njerëzit që largohen me vrap nga njësia hoteliere, në kushtet e panikut.

Kujtojmë se ditën e djeshme, vëllai i oficerit të Policisë deklaroi se Ardian Isufi u dhunua nga të paktën 15 persona, miq të pronarit të hotelit.

The post VIDEO / Dhuna ndaj kamarierit në Vlorë, dalin pamjet e plota: Si vijoi më pas sherri… first appeared on JavaNews.al.

BE “i kthen shpinën” Izraelit, shqyrton masë serioze për krizën në Gaza

By: A R
28 July 2025 at 21:25

Komisioni Evropian po shqyrton pezullimin e pjesëmarrjes së Izraelit në programin kërkimor dhe inovativ më të madh të BE-së, “Horizon Europe”, në përgjigje të dështimit të Tel Avivit për të zbatuar marrëveshjen për ndihmën humanitare në Gaza. Kjo e fundit, u arrit më 10 korrik dhe parashikonte rritje të ndjeshme të ndihmës ushqimore dhe mbrojtje të punonjësve humanitarë në Gaza.

Mësohet se komisionerët do të diskutojnë sot, 28 korrik, pezullimin e pjesshëm të marrëveshjes, një masë që nuk kërkon unanimitet nga 27 shtetet anëtare.

“Gjendja në Gaza është katastrofike. Edhe pse ndihma po hyn, shpërndarja po bëhet në mënyrë të përgjakshme,” tha një burim i BE-së për Euronews.

Nëse Komisioni e miraton, propozimi do të hidhet për diskutim dhe më pas për votim nga ambasadorët e vendeve anëtare që të martën, 29 korrik.

BE-ja është akuzuar vazhdimisht nga diplomatët për mosveprim dhe heshtje të zgjatur ndaj shkeljeve të të drejtave të njeriut në Gaza.

Edhe pse vende si Austria, Gjermania, Hungaria dhe Çekia shihen si kundërshtare të forta të masave kundër Izraelit, presioni politik mbi Tel Avivin po rritet ndjeshëm, sipas diplomatëve evropianë.

The post BE “i kthen shpinën” Izraelit, shqyrton masë serioze për krizën në Gaza first appeared on JavaNews.al.

“Berisha është një njeri në hall…”, Haxhiu: Si doli blof LaCivita për Sorosin dhe non-gratën…

By: A R
28 July 2025 at 21:17

Që prej rikthimit të Donald Trump në Presidencë në SHBA, Partia Demokratike dhe Sali Berisha kanë patur shpresë se kjo do të sjellë të mira edhe për ta. Por çfarë ka arritur PD me ndryshimin e administratës në SHBA dhe me angazhimin e lobistit të Trump në fushatë?

Baton Haxhiu, e quajti Berishën një “njeri në hall”, që gaboi me marrjen e LaCivita si strategjist i fushatës.

“Po flasim për një njeri që ishte në hall dhe një njeri në hall gjen hapësirë për t’u rikthyer në fitore duke përdorur edhe LaCivita, përrallën për Trump dhe duke provuar të manipulojë opinionin publik se ai është shpëtimi i Shqipërisë. Ai ishte shpëtimi i Berishës dhe jo i Shqipërisë. Nuk ishte arsye që do të fitonte zgjedhjet. Një i huaj nuk t’i fiton zgjedhjet, një i huaj mund të të rrëzojë vetëm nga pushteti. LaCivita ishte projekt i cili kishte dy rrugë. E para, gënjeshtra se do të hiqet non-grata dhe e dyta, do të bindë shqiptarët që ky është përfaqësues i Trump dhe Trump e ka vrarë gjarpërin Soros dhe kështu do të ndodhë edhe me Ramën.

Të dy rrugët dështuan dhe dështimi ishte jo pak i vogël, spektakolar. U vërtetua se një strategjist i huaj nuk ndërton rrëfimin për fitore, nëse nuk e ke idenë e fitores dhe seriozitetin e saj. Nuk e ndërton rrëfimin brenda vendit nëse nuk ke rrëfim tëndin. Berisha nuk pati rrëfim, ideologjikisht ishte i mangët, fyes dhe në momente të caktuara nuk kishte ide përse e kërkon pushtetin. Shpresa e madhe e kishtë emrin LaCivita, por për mua ai ka qenë dështim i madh dhe arsyeja pse nuk duhej thirrur. E kam thënë nuk është njeriu i duhur, sepse njeriu i duhur është njeriu shqiptar”, tha Haxhiu.

The post “Berisha është një njeri në hall…”, Haxhiu: Si doli blof LaCivita për Sorosin dhe non-gratën… first appeared on JavaNews.al.

Zjarret në Dukat të Vlorës, ‘lind’ një tjetër vatër, flakët rrezikojnë hapësira të mëdha

By: A R
28 July 2025 at 21:08

Në Vlorë zjarret mesa duket nuk paskan të ndalur, duke rrezikuar të djegin pjesë të mëdha të territorit.

Fshati Dukat vijon të mbetet më i prekuri prej flakëve. Një tjetër vatër e re mesa duket ka “lindur” sot në Dukat dhe po vijon prej orësh të djegë hapësira të gjëra, me kullota, bimësi dhe pyje.

Zjarri ka rënë pranë rrugës nacionale që e lidh fshatin me zona të tjera dhe dyshohet se është vendosur qëllimisht.

Flakët po favorizohen nga era e fortë duke ju afruar më tepër shtëpive. Në terren kanë zbarkuar efektivët zjarrfikës, ata të ushtrisë, shtabi i emergjencave civile, si dhe ADZM.

Njëkohësisht për shuarjen e tyre po punohet edhe nga ajri për ti vendosur në kontroll, por situata vijon të jetë ende problematike.

The post Zjarret në Dukat të Vlorës, ‘lind’ një tjetër vatër, flakët rrezikojnë hapësira të mëdha first appeared on JavaNews.al.

Hartohet plani për “rindërtimin” e Vlorës, Çuçi: Do të jetë një qendër graviteti për zhvillimin!

By: B K
28 July 2025 at 21:00

Drejtuesi politik i qarkut të Vlorës për Partinë Socialiste, Bledi Çuçi së bashku me ministrin e Pushtetit Vendor, Arbi Mazniku, po hartojnë planin për ndërtimin e “Vlorës së re”.

Me një postim në rrjete sociale, Çuçi tregon se fundi i këtij procesi do të sjellë një përparim efikas dhe të shpejtë në trajtimin e problemeve kryesore të Vlorës dhe adresimin e atyre të rejave, lidhur me shërbimet ndaj qytetarëve, menaxhimin e hapësirave publike si dhe të mbetjeve.

Deputeti i Vlorës shkruan se Vlora do të kthehet në një qendër graviteti për zhvillimin e ekonomisë së turizmit si dhe e shumë sektorëve të tjerë.

Postimi i Bledi Çuçit:

Bashkë me ministrin e Pushtetit Vendor, Arbi Mazniku dhe grupin e punës që po merret me arkitekturën e re të Bashkisë Vlorë. 

Besimplotë se në finale të këtij procesi do të kemi struktura më efikase në mënyrë që të ecim më shpejt përpara dhe të adresojmë siç duhet të gjitha sfidat që kanë të bëjnë me shërbimet ndaj qytetarëve, kontrollin e territorit, menaxhimin e hapësirave publike, menaxhimin e mbetjeve etj.

Vlora duhet dhe do të shkëlqejë në çdo drejtim dhe do të jetë një qendër graviteti për zhvillimin e ekonomisë së turizmit, peshkimit, transportit, pasurive të patundshme dhe shumë sektorëve të tjerë.

#Vlora2030 kërkon një dinamikë tjetër në qeverisjen vendore. Ne do të jemi në lartësinë e kësaj ambicie dhe në lartësinë e nevojave dhe pritshmërive të qytetarëve.

The post Hartohet plani për “rindërtimin” e Vlorës, Çuçi: Do të jetë një qendër graviteti për zhvillimin! first appeared on JavaNews.al.

Pasaportat më të fuqishme në botë për 2025, i pari nuk është vend evropian dhe as SHBA! Ja ku renditet Shqipëria

By: B K
28 July 2025 at 20:53

Firma britanike e konsulencës Henley & Partners ka publikuar edhe këtë vit renditjen e saj, tashmë tradicionale, të pasaportave më “të fuqishme” në botë, domethënë dokumenteve që ju lejojnë të vizitoni numrin më të madh të vendeve të mundshme pa pasur nevojë për vizë ose thjesht duke plotësuar një formular për ta marrë atë kur hyni në vendin e destinacionit.

Çdo vit, ajo vlerëson pasaportat nga 199 vende dhe i krahason ato me 227 destinacione të mundshme në mbarë botën. Nuk është renditja e vetme e këtij lloji, por është e vetmja që përdor të dhëna nga baza e të dhënave e Shoqatës Ndërkombëtare të Transportit Ajror (IATA), duke i krahasuar ato me informacionin mbi rregulloret e hyrjes për pothuajse çdo vend në botë.

Sipas renditjes së këtij viti , pasaporta e Singaporit mbetet më e fuqishmja, duke lejuar udhëtimin pa viza në 193 vende, një numër shumë i lartë, megjithëse më i ulët se 195 vendet e vitit të kaluar. Disa renditje përfshijnë disa vende të barabarta për vendin e parë, siç janë Japonia dhe Koreja e Jugut të renditura në vendin e dytë, dhe vendet e treta, të gjitha evropiane: Danimarka, Finlanda, Franca, Gjermania, Irlanda, Italia dhe Spanja (anëtarësimi i tyre në Bashkimin Evropian ndihmon). Pasaporta italiane, së bashku me vendet e tjera të treta, lejon udhëtimin pa viza në 189 vende.

Shtetet e Bashkuara dhe Mbretëria e Bashkuar, të cilat deri një dekadë më parë kishin dy nga pasaportat më të fuqishme, tani renditen përkatësisht në vendin e dhjetë dhe të gjashtë, me 182 dhe 186 vende. Gjermania ishte në vendin e parë në vitin 2016 me 177 vende; tani renditet e treta, por me 189, për shkak të një rritjeje të përgjithshme të hyrjes pa viza dhe me rrugë të shpejtë. Duke krahasuar vitet 2016 dhe 2025, Kina u rrit nga vendi i 87-të në të 60-tin, ndërsa Rusia u rrit nga vendi i 48-të në të 46-tin.

 

 

Shqipëria renditet në vendin e 43-të dhe pasaporta shqiptare njihet në 122 vende të botës ku mund të hyhet pa vizë. Ndërsa me pasaportë të Kosovës mund të shkosh në 82 vende të botës pa vizë, renditet në vendin e 61-të, një poshtë Kinës.

Siç ka qenë rasti për shumë vite, pasaporta e Afganistanit mbetet në fund të listës: ajo lejon hyrjen pa viza vetëm në 25 vende (kryesisht në Afrikën Sub-Sahariane dhe shtete të vogla të Oqeanisë). Pasaporta e Irakut lejon hyrjen në 30 vende, dhe ajo e Sirisë në 27, një rënie e lehtë krahasuar me vitin e kaluar.

The post Pasaportat më të fuqishme në botë për 2025, i pari nuk është vend evropian dhe as SHBA! Ja ku renditet Shqipëria first appeared on JavaNews.al.

Trump shpërthen ndaj kryebashkiakut të Londrës: Ka bërë një punë të tmerrshme, një person i keq

By: B K
28 July 2025 at 20:45

Presidenti amerikan, Donald Trump ndau mendimin e tij për kryetarin e bashkisë së Londrës të cilin nuk hezitoi ta shprehte para kryeministrit britanik, Keir Starmer.Trump, gjatë deklaratave të tij të hënën në takimin me Starmer, u pyet nëse do të vizitonte Londrën gjatë vizitës së tij zyrtare në shtator. Ai u përgjigj se nuk është fans i kryetarit të bashkisë.

“Mendoj se ai ka bërë një punë të tmerrshme, kryetari i bashkisë së Londrës… një person i keq”, tha Trump.

Pastaj Starmer ndërhyri dhe tha se Khan është mik i tij.

I palëkundur, Trump vazhdoi duke thënë për kryetarin e bashkisë: “Mendoj se ai bëri një punë të tmerrshme. Por unë patjetër do ta vizitoja Londrën”.

Më vonë ai tha se i pëlqen si Starmer ashtu edhe Farage, pavarësisht faktit se ata kanë bindje politike të kundërta, sepse “të dy janë njerëz të mirë”.

The post Trump shpërthen ndaj kryebashkiakut të Londrës: Ka bërë një punë të tmerrshme, një person i keq first appeared on JavaNews.al.

Zbardhet dinamika e vrasjes së 52-vjeçares në Pogradec: Kishte 8 vjet e lidhur me autorin, i kishte marrë 20 milionë

By: B K
28 July 2025 at 19:53

Zbardhet dinamika e plotë e vrasjes së 52-vjeçares, Kozeta Teço, e cila u gjet pa shenja jete në banesën e saj mëngjesin e sotëm, rreth orës 06:00 të mëngjesit në një kohë kur shtëpia ishte përfshirë nga flakët.

Fillimisht u dyshua se kishte humbur jetën nga asfikësia, por më pas u zbuluan shenjat e thikës në qafë, duke nxjerrë në dritë të vërtetën. Kozeta Teço është vrarë nga i dashuri i saj, Ilirjan Selmani.

Ky i fundit më pas, i vuri flakëne banesës për të zhdukur gjurmët e tij por nuk ia doli dot.

Autori i dyshuar Ilirjan Selmani, i cili dyshohet se kishte lidhje intime me Kozeta Teçon, fillimisht e ka vrarë 52-vjeçaren, më pas ka fshirë gjakun duke pastruar vendin e krimit dhe në fund i ka vënë zjarrin ambienteve të shtëpisë.

I riu ka ndezur disa vatra zjarri në banesë për të humbur gjurmët.

Por krimi nuk ishte perfekt, ai u kap nga kamerat e sigurisë duke hedhur diçka në koshin e mbeturinave aty pranë.

Brenda koshave nuk kishte gjë tjetër veç peshqirëve dhe kartopecetave me gjakun e viktimës. Ato ishin përdorur Ilirjan Selmani për të zhdukur provat dhe për të pastruar vendin e ngjarjes.

Tashmë, autori i cili ka pasur një lidhje intime 8-vjeçare me viktimën është shoqëruar dhe po merret në pyetje për të zbardhur motivin që shtyu të riun nga Pogradeci të vriste partneren e tij.

Për autorin dihet se ai punonte herë pas here në ndërtim apo në Greqi, rezulton gjithashtu të ketë qenë përdorues i lëndëve narkotike.

Po ashtu, është zbuluar se 37-vjeçari vuante nga probleme të shëndetit mendor dhe përfitonte pagesë invaliditeti për shkak të gjendjes së tij.

Teço, në biseda me persona të afërt, kishte pohuar se Selmani i kishte marrë rreth 20 milionë lekë në total gjatë viteve të lidhjes.

Paratë, sipas saj, i vinin nga motrat që jetonin në Greqi dhe Tiranë.

Madje kjo e fundit e kishte vizituar disa orë para se e motra të vritej dhe ishte kthyer për në Tiranë. Se çfarë kanë diskutuar me njëra-tjetrën, ende nuk dihet.

Ndërkohë, teksa e kishte vrarë, Selmani është takuar me disa të njohur të tij, të cilëve u ka pohuar se kishte vendosur të ndahej nga Kozeta me pretendimin se ajo kishte krijuar një lidhje tjetër.

Por e gjitha ishte një alibi që nuk e shpëtoi dot nga prangat.

The post Zbardhet dinamika e vrasjes së 52-vjeçares në Pogradec: Kishte 8 vjet e lidhur me autorin, i kishte marrë 20 milionë first appeared on JavaNews.al.

Përse Këlliçi e teproi me Berishën?

By: Mero Baze
28 July 2025 at 19:45
Nga Mero Baze

E pata paralajmëruar Belindin se sinqeriteti i tij i tepëruar duke u lavdëruar se bashkë me socialistët kishin arrestuar Veliajn do t’i kushtonte. Sikur të mos mjaftonte ajo, vazhdoi dhe një ditë më pas filloi të shpërndante urdhra të tjera arresti për dy bashkiakë të tjerë socialistë: Tërmet Peçin dhe Agron Malajn.

Me sa duket këtu e mbushi kupën.

Sali Berisha befas ka shpërthyer ndaj tij, duke akuzuar “ata deputetë të opozitës që sillen si gazetarë të kronikës”, përmes Çim Pekës. Dhe nuk ka faj.

Ai ka një betejë të gjatë, së paku pesëvjeçare, kundër SPAK dhe drejtësisë së re, ndaj të cilëve është konstant duke mos pranuar asgjë, kurse Belindi del që jo vetëm bashkëpunon me SPAK, por madje dhe me kanale brenda socialistëve për të arrestuar socialistë të tjerë.

Sali Berishën më mirë shaje nga mëngjesi në darkë sesa ta lavdërosh SPAK-un dhe të mburresh që ke bashkëpunuar dhe ke plane të tjera bashkëpunimi në të ardhmen, siç bën Belindi.

Dhe është e gjitha pa sens politik ajo që ka bërë Belindi. Belindi iu gjend Berishës në ditët më të vështira politike, për të rimarrë kontrollin mbi partinë pas shpalljes non grata dhe pastaj, kur ai u përball me drejtësinë për shkak të “non gratës” dhe nisi përpjekjen për ta delegjitimuar drejtësinë e re, ky i hidhet në anën tjetër dhe bëhet me drejtësinë e re.

Po ai, njëqind herë ta fal të bëhesh me Lulin kundër tij sesa të bëhesh me SPAK dhe të bësh sikur je pro tij. Kjo është dhe arsyeja që Berishës i këputën nervat me të sot.

Ky nuk është paralajmërim për Belindin, por për gjithë deputetët e tjerë që bëjnë sikur bashkëpunojnë me drejtësinë e re. Kjo është vijë ndarëse me Berishën. Drejtësia e re mund të fusë në burg gjithë PS-në, madje dhe Edi Ramën, por Berisha nuk ka ndërmend t’ia dijë për nder. Atij i duhet nderi i tij dhe ata ia kanë marrë nderin duke e marrë të pandehur. Ndaj tani deputetët e Berishës janë aty për të ruajtur nderin e tij dhe jo nderin e drejtësisë. Këtë duhet jo vetëm ta kuptojnë mirë, por dhe ta demonstrojnë. Këto sjelljet nëpër ekrane sikur janë zëdhënës të Dumanit mund t’u kushtojnë. Le më pastaj aleanca treshe ku hyjnë klanet socialiste dhe Dumani.

E pata paralajmëruar dy ditë më parë, jo kaq i sinqertë publikisht. Sidomos kur bën si zëdhënës i Dumanit, apo si I dërguar i Trumpit. Je thjesht ushtar i Berishës. Aty rri!

 

The post Përse Këlliçi e teproi me Berishën? first appeared on JavaNews.al.

❌
❌