Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 23 July 2026Java News

“Shqipëria pa opozitë, me këtë thikë në shpinë ngulur si plagë e pambyllur”

By: Java News
23 July 2026 at 15:00

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja reagoi sot ndaj kreut të PD-së, Sali Berisha pas debateve në Kuvend, duke e akuzuar se prej më shumë se tre dekadash ka penguar zhvillimin e vendit dhe procesin e integrimit evropian.

Në një postim në rrjetet sociale, Gonxhja e cilësoi Berishën si “energji negative e tragjike” që, sipas tij, ka shoqëruar Shqipërinë që prej dhjetorit 1990.

“Shqipëria pa opozitë, me këtë thikë në shpinë, 36 vjet ngulur si plagë e pambyllur, do të vuajë ende, por nuk do të kthehet më kurrë në kaos e zi”, shkruan Gonxhja.

Ministri u shpreh më tej se vendi do ta kapërcejë edhe atë që e cilësoi si “atentat ndaj shtetit e institucioneve”, ndërsa theksoi se, sipas tij, historia do të gjykojë ata që “e vonuan, e penguan integrimin evropian dhe e dhunuan interesin kombëtar”.

Në përfundim të reagimit, Gonxhja deklaroi se projekti “Shqipëria 2030” nuk do të ndalet, duke theksuar se askush nuk do të mund ta pengojë realizimin e tij.

Policia shoqëron 4 protestues të tjerë, tensionohet sërish situata jashtë Parlamentit

By: Java News
23 July 2026 at 14:52

Situata jashtë godinës së Parlamentit është tensionuar sërish gjatë minutave të fundit.

Policia e Shtetit ka ndërhyrë për të shpërndarë protestuesit nga perimetri i sigurisë, çka ka nxitur përplasje të reja në terren.

Në vijim të kësaj, forcat e rendit kanë kryer 4 shoqërime të tjera, duke e çuar në 9 numrin e të shoqëruarve, duke i dërguar protestuesit drejt ambientit të Komisariatit Nr. 1.

Tensione në Kuvend, demokratët pengojnë Maznikun që të prezantojë raportin për ‘Territorialen’

By: Java News
23 July 2026 at 14:45

Opozita bllokoi foltoren gjatë punimeve të Kuvendit.

Kjo ndodhi menjëherë pasi kryetari Niko Peleshi deklaroi fundin e fjalës për procedurë dhe nisjen e prezantimit të raporteve përkatëse të PS e PD për reformën territoriale.

Pasi situata u tensionua, Peleshi kërkoi sërish 5 minuta pushim për t’iu rikthyer normalitetit.

Disa minuta më pas seanca u rikthye dhe nisën diskutimet… por nuk zgjatën shumë. Sërish foltorja është bllokuar, duke çuar edhe një herë në pushim.

Pas 5 minutash pushimi seanca ka rinisur, por ende Boçi nuk liron foltoren që fjalën ta marrë Arbian Mazniku.

Nga vajzat, edhe te djemtë 13-vjeçarë: Çfarë duhet të dimë për vaksinën kundër HPV-së?

By: Java News
23 July 2026 at 14:39

HPV është një “virus i heshtur” që shpesh nuk shfaq simptoma, por mund të qëndrojë për vite në organizëm dhe, në disa raste, të çojë në zhvillimin e llojeve të ndryshme të kancerit. Fillimisht vaksina kundër HPV-së ishte e rekomanduar vetëm për vajzat, por në Shqipëri prej janarit të këtij viti, janë përfshirë edhe djemtë 13-vjeçarë.

Por a është i nevojshëm vaksinimi i një fëmije të shëndetshëm për ta mbrojtur nga rreziqet e mundshme shëndetësore në të ardhmen?

Për të folur në lidhje me këtë, në emisionin “Aldo Morning Show”, këtë të enjte, më 23 korrik, ishte i ftuar mjeku obstetër-gjinekolog Astrit Bimbashi, i cili pohoi se, me anë të vaksinës, të rinjtë do të mbrohen nga llojet e ndryshme të kancerit dhe jo vetëm prej këtij virusi, sepse viruset dhe bota virale janë pjesë e zakonshme edhe e vetë trupit të njeriut.

Sipas gjinekologut, zgjerimi i vaksinimit edhe për djemtë lidhet me mbrojtjen nga disa lloje të kancerit që, megjithëse të rralla, mund të lidhen me infeksionin nga HPV.

“Kohët e fundit HPV-ja është publikuar edhe për djemtë, pra i është afruar edhe djemve edhe pse kanceri i penisit, i rektumit dhe i farungut janë jashtëzakonisht të rralla dhe lidhen me sjelljen seksuale të një djali.”

Mjeku theksoi se vaksina kundër HPV-së është e sigurt dhe se efektiviteti i saj është më i lartë kur aplikohet në moshë të hershme, përpara ekspozimit ndaj virusit. Ai shpjegoi gjithashtu se vaksina ka rol parandalues dhe jo shërues.

“Është provuar se vaksina e HPV-së nuk bën asnjë dëm. Vaksina rekomandohet rreth moshës 12-13 vjeç, sepse është fillimi i ‘jetës seksuale’ dhe organizmi ka mbaruar pjekurinë e tij të brendshme, por jo pjekurinë sociale. Për vajzat ka filluar të rekomandohet edhe mbi 21 vjeç, në ato raste ku janë me shenjat e para të qafës së mitrës.

Në lidhje me djemtë, edhe ata mund ta bëjnë në një moshë më të vonë, por sa më shumë rritet mosha, aq më shumë bie efekti i vaksinës. Sepse vaksina nuk është pjesë shëruese e kancerit, por është pjesë parandaluese e tij.”

Mjeku mohoi në mënyrë kategorike se vaksina ndaj HPV-së mund të shkaktojë infertilitet.

“Praktikisht dhe teorikisht nuk kam dëgjuar kurrë që vaksina jep infertilitet. Infertilitet jep ndotja shumë, por jo vaksina.”

Ai pohoi se rëndësinë e vaksinimit ndaj HPV-së duhet ta përhapë fillimisht mjeku i familjes dhe, së dyti, edhe mjekët gjinekologë, të cilët, sipas tij, duhet të influencojnë për një problem të tillë si në institucionet shtetërore, ashtu edhe në ato private.

Duke u ndalur te roli i shkollës, gjinekologu theksoi se ajo duhet të luajë një rol kyç në informimin e të rinjve për HPV-në, njësoj siç edukon nxënësit për infeksionet seksualisht të transmetueshme, kontracepsionin dhe çështje të tjera të shëndetit seksual.

Bimbashi theksoi se vaksina kundër HPV-së nuk shoqërohet me efekte anësore, rekomandohet nga mjekët, por nuk është e detyrueshme.

“Njerëzit duhet të kuptojnë që është një vaksinë e kushtueshme dhe shteti apo taksapaguesit kanë bërë një sakrificë shumë të madhe, sepse një vaksinë ndaj HPV-së kushton rreth 200-300 euro. Këtë vit është më e mira që është në treg edhe në botë. Në Europë, të gjitha vendet, duke mos përfshirë vetëm një shtet, e kanë vaksinën në politikat parandaluese shëndetësore, qoftë për djemtë, ashtu edhe për vajzat.”

“A do ta çlirosh opozitën?”, Berisha replikon me Spiropalin: O pëllumbesha në botën e çudirave…

By: Java News
23 July 2026 at 13:50

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka replikuar në Kuvend me deputeten socialiste Elisa Spiropali e cila i bëri pyetje se nësë është gati të çlirojë opozitën që sipas saj prej vitesh e mban nën pushtet. Berisha deklaroi se sipas tij ajo nuk meriton asnjë përgjigje. Ai më pas foli për dhunën që sipas tij është ushtruar në protestë.

“Elisa pëllumbesha në botën e çudirave nuk meriton asnjë përgjigje. Kjo është replika ime ndaj saj. Sot problemi më madhor është barbaria e ushtruar ndaj protestuesve. Një njeri po lufton në urgjencën e spitalit, i kanë thyer brinjët dhe i kanë dëmtuar kafkën. Nuk ka seancë më të padenjë në historinë e këtij paralamenti se sot. Kjo është replika ime ndaj pëllumbeshës në botën e çudirave”, tha Berisha.

Spiropali gjatë fjalës së tij në Kuvend tha se ajo ka folur për protestën dhe nevojën për të ndryshuar sistemin politik dhe zgjedhor. Ndër të tjera ajo ngriti pyetjen për Berishën, të cilin e pyeti nëse ka vullnetin të çlirojë partinë e tij.

“Edhe para protestës, edhe gjatë protestës unë kam folur për reformimin e pushtetit, nevojën për korrigjim, nevojën për të kaluar te sistemi i institucioneve, për vetëpastrim, luftën ndaj korrupsionit, nevojën për të kuptuar që ky është moment historik, nevojën për ta ndryshuar këtë sistem politik dhe zgjedhor që sot ka prodhuar banalitet sepse njerëzit janë të papërfaqësuar dhe s’ka as ide ideologjike, kam folur për institucione shtetërore që përdoren me besimin e madh se ne kemi gjithë fuqinë për ta ndryshuar këtë.

Po ti Klevis, Sali, a ke fuqinë të hapësh rrugën dhe partinë tënde dhe të çlirosh opozitën? A ke fuqinë të bëhesh pjesë? Unë besoj që PS e ka këtë fuqi! Asnjë sulm s’më ndal dot se s’kam asgjë për të fshehur! Asnjë bedel që mendon se mund të dëmtojë”, tha Spiropali.

Dhuna para Parlamentit, 11 protestues dhe 6 efektivë paraqiten në QSUT dhe te Trauma, ja gjendja e tyre

By: Java News
23 July 2026 at 13:41

Shtatëmbëdhjetë persona kanë marrë shërbim mjekësor në dy strukturat kryesore spitalore në Tiranë, pas protestës së zhvilluar para Parlamentit, ndërsa të gjithë ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Sipas të dhënave nga strukturat e shëndetit publik, në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” (QSUT) janë paraqitur 10 protestues.

Tre prej tyre kanë marrë ndihmën e nevojshme mjekësore dhe janë larguar nga spitali me këshillën e mjekëve. Ndërkohë, katër persona vijojnë të marrin trajtim në Urgjencën e QSUT-së, nën kujdesin e stafit mjekësor, ndërsa tre të tjerë po trajtohen në shërbimin e Toksikologjisë.

Të gjithë pacientët e paraqitur në QSUT janë jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë, në Spitalin Universitar të Traumës (SUT) po marrin trajtim mjekësor gjashtë efektivë policie dhe një protestues. Edhe ata ndodhen jashtë rrezikut për jetën dhe po marrin kujdesin e nevojshëm nga ekipet mjekësore.

Autoritetet shëndetësore bëjnë me dije se situata e pacientëve po monitorohet nga ekipet përkatëse mjekësore.

11 mijë biznese të reja në 6 muaj, investitorët e huaj shtojnë interesin për Shqipërinë

By: Java News
23 July 2026 at 13:32

Përgjatë periudhës 6-mujore, bizneset në vendin tonë kanë patur një ecuri pozitive të aktivitetit të tyre ekonomik dhe administrativ sipas të dhënave zyrtare.

Referuar të dhënave të Qendrës Kombëtare të Biznesit, gjatë 6-mujorit të parë të vitit 2026 janë regjistruar 11,567 subjekte të reja ose 806 më shumë se në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, duke shënuar një rritje prej 7.5%.

Sipas QKB-së, struktura e regjistrimeve vijon të dominohet nga personat fizikë me 8,757 regjistrime ose 75.7% të totalit, ndjekur nga Shoqëritë me Përgjegjësi të Kufizuar (SHPK) me 2,775 regjistrime.

Ndërsa sipas pronësisë, subjektet me kapital 100% shqiptar mbeten mbizotërues me 10,179 regjistrime, regjistrimet e bizneseve me kapital 100% të huaj u rritën ndjeshëm me 35.7%, duke arritur në 1,240 subjekte, një tregues i rritjes së interesit të investitorëve të huaj për ekonominë shqiptare.

Të ndarë sipas zonave gjeografike, Qarku Tiranë vijon të kryesojë me 6,039 regjistrime për vitin 2026 ose 52.2% të totalit, i ndjekur nga Vlora me 1,347 dhe Durrësi me 1,310 regjistrime.

Gjithashtu QKB në raportin më të fundit nënvizon se rritje të konsiderueshme u evidentuan edhe në qarqet në veri të vendit, Lezhë, Shkodër, Dibër dhe Kukës.

Sektori i tregtisë me shumicë dhe pakicë mbetet më i preferuari për regjistrimin e bizneseve të reja, me 2,771 subjekte, i ndjekur nga akomodimi dhe shërbimi ushqimor, aktivitetet profesionale, transporti dhe informacioni e komunikacioni.

Rritje të forta në 6-mujorin e 2026 janë shënuar edhe në sektorin e pasurive të paluajtshme përkatësisht me +35.8% dhe transporti e magazinimi me +26.3%.

Të dhënat tregojnë rritje të regjistrimeve të reja të bizneseve, zgjerim të pjesëmarrjes së kapitalit të huaj, si edhe rritje të kërkesave për leje, licenca, si edhe aplikim në regjistrin e pronarëve përfitues.

QKB, SUBJEKTET JANAR-QERSHOR 2026

11,567 subjekte të reja ose 7.5% krahasuar me 2025,

Personat fizikë me 8,757 regjistrime,

Shoqëritë me Përgjegjësi të Kufizuar (SHPK) me 2,775 regjistrime,

Me kapital 100% shqiptar me 10,179 regjistrime,

Biznese me kapital 100% të huaj 1,240 subjekte.

QKB, SUBJEKTET SIPAS ZONAVE GJEOGRAFIKE

Qarku Tiranë me 6,039 regjistrime,

Qarku Vlorë me 1,347 regjistrime,

Qarku Durrës me 1,310 regjistrime.

KLP pranon kërkesën e ILD, masë disiplinore “vërejtje publike” për prokuroren e Korçës

By: Java News
23 July 2026 at 13:24

Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka pranuar kërkesën e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë për caktimin e masës disiplinore “vërejtje publike” ndaj prokurores Anjeza Kalanxhi, pranë Prokurorisë së Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë.

Sipas njoftimit zyrtar të ILD-së, masa disiplinore është kërkuar për shkelje të dispozitave që rregullojnë organizimin dhe funksionimin e prokurorisë, si edhe për shkelje të rregullave të konfidencialitetit dhe ndalimit të përhapjes së informacionit që lidhet me një hetim në zhvillim ose të përfunduar.

Procedimi disiplinor erdhi pas rishqyrtimit të një vendimi të mëparshëm të KLP-së, të datës 2 tetor 2025, me të cilin ishte rrëzuar kërkesa e ILD-së për masë disiplinore ndaj prokurores. Pas ankimit të bërë nga Inspektori i Lartë i Drejtësisë, Gjykata Administrative e Apelit pranoi padinë dhe urdhëroi KLP-në që të shqyrtonte sërish çështjen.

Nga raporti hetimor i ILD-së rezulton se prokurorja A.K. ka nënshkruar shkresa pa pasur kompetencën përkatëse dhe ka nxjerrë e u ka dërguar personave të tretë kopje të akteve që ishin pjesë e dosjes së një çështjeje ende në hetim.

Sipas ILD-së, këto veprime kanë anashkaluar autoritetin e drejtuesit të prokurorisë, kanë cenuar imazhin institucional të organit të akuzës dhe kanë krijuar rrezik për mbarëvajtjen e hetimit. Në raport theksohet gjithashtu se publikimi i akteve procedurale mund të ndikojë negativisht në besimin e publikut, pasi prokuroria duhet të veprojë në përputhje me ligjin dhe jo mbi bazën e vullnetit individual të magjistratit.

Gjatë rishqyrtimit të çështjes, ILD kërkoi sërish vendosjen e masës disiplinore “vërejtje publike” për shkeljet e parashikuara në nenin 102, pika 1, shkronjat “g” dhe “j” të ligjit nr. 96/2016 “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, kërkesë që u pranua nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë.

Me vendimin e marrë në seancën e sotme, KLP vendosi caktimin e masës disiplinore “vërejtje publike” ndaj prokurores A.K. të Prokurorisë së Korçës.

Kryeministrja japoneze zbulon se fle maksimumi 3 orë në natë, neurologu: Rrezikon seriozisht shëndetin

By: Java News
23 July 2026 at 13:15

Kryeministrja e Japonisë, Sanae Takaichi, ka habitur opinionin publik pasi zbuloi në rrjetet sociale se, që prej marrjes së detyrës, fle vetëm nga zero deri në tre orë në natë për shkak të ritmit të ngarkuar të punës.

Deklarata e saj ka ngjallur reagime të forta, ndërsa specialistët paralajmërojnë se mungesa kronike e gjumit mund të ketë pasoja të rënda për shëndetin fizik dhe mendor.

Neurologu italian Luigi Ferini Strambi, drejtues i Qendrës së Mjekësisë së Gjumit në spitalin San Raffaele-Turro në Milano, e cilësoi deklaratën e kryeministres si “një mesazh thellësisht të gabuar”.

“Na vjen keq për të, por sot kemi prova të forta shkencore që tregojnë rëndësinë e gjumit. Për më tepër, këto janë fjalë që nuk duhet t’i thotë drejtuesja e një vendi si Japonia, ku fenomeni karōshi, vdekja si pasojë e ritmeve ekstreme të punës, njihet prej vitesh si një problem shëndetësor dhe shoqëror”, u shpreh ai.

Sipas ekspertit, gjumi është thelbësor për funksionimin normal të organizmit. Ai ul nivelin e hormonit të stresit, forcon sistemin imunitar dhe zvogëlon rrezikun e sëmundjeve të rënda si infarkti, diabeti, kanceri, demenca, hipertensioni dhe goditja në tru.

Mungesa e gjumit ndikon gjithashtu në aftësitë njohëse. Sipas neurologut, personat që flenë pak kanë më pak përqendrim dhe vëmendje, dëmtojnë kujtesën, reagojnë më ngadalë dhe janë më të rrezikuar nga gabimet dhe aksidentet.

Po ashtu, mungesa e pushimit ndikon edhe në gjendjen emocionale, duke rritur ankthin, nervozizmin, luhatjet e humorit dhe vështirësitë në përballimin e stresit.

Eksperti rekomandon që një i rritur, përfshirë persona të moshës 65-vjeçare si kryeministrja japoneze, të flejë mesatarisht rreth shtatë orë çdo natë. Ai thekson se rëndësi ka jo vetëm kohëzgjatja e gjumit, por edhe cilësia dhe rregullsia e tij.

Megjithëse ekzistojnë persona me një predispozitë të rrallë gjenetike që mund të funksionojnë normalisht edhe me katër orë gjumë, Strambi thotë se kjo nuk duket të jetë rasti i Takaichit, e cila ka pranuar se dëshiron të flejë më shumë dhe se mungesa e gjumit i ka shkaktuar edhe rrathë të zinj poshtë syve.

Horoskopi ditor për nesër, e Premte 24 Korrik 2026

By: Java News
23 July 2026 at 13:04

Dashi

Disa persona do mundohen t’ua prishin harmoninë ne çift gjate kësaj dite, por dashuria qe ju keni për njeri-tjetrin do i beje balle çdo gjeje. Beqaret do jene te pavëmendshëm ndaj ftesave qe do iu bëhen prandaj edhe sot kane për te mbetur vetëm. Gjendja financiare do jete me e privilegjuar dhe do keni mundësi edhe te dilni apo te argëtoheni duke shpenzuar me tepër.

Demi

Do keni nevoje ne çdo moment për partnerin tuaj sot ne mënyrë qe te merrni fryme lirisht. Ai nga ana tjetër do ju përgatisë surpriza te njëpasnjëshme. Beqaret do ndihen gati për te bere edhe çmenduri vetëm qe ta gjejnë personin ideal. Ne planin financiar duhet te bëni disa kursime qe gjendja te mos ketë asnjë lloj problemi. Me pak mundim do ja dilni mbanë.
Binjaket

Asgjë katastrofike nuk ka për te ndodhur sot ne jetën tuaj ne çift. Merrini gjerat si t’iu vijnë dhe bëni atë qe ndjeni. Beqaret nga ana tjetër do kenë mundësi reale për te ndryshuar statusin dhe për te takuar princin e tyre te kaltër. Me financat nuk do i keni punët mire. Edhe pse do dëshironi, nuk do mundi dot ta frenoni veten dhe do shpenzoni shuma marramendëse.

Gaforrja

Do e keni te vështirë t’i rezistoni tundimit gjate kësaj dite dhe ka rrezik ta tradhtoni qe ne mesdite partnerin tuaj. Do i hapni telashe vetes dhe do vuani tej mase. Beqaret do influencohen tej mase nga miqtë dhe do i pyesin ata për çfarëdo lloj gjeje. Ne planin financiar do jeni shume te matur dhe gjendja do mbetet e qëndrueshme. Vazhdoni ne rrugën e nisur.

Luani

Çdo gjë qe keni dashur do ju plotësohet sot juve qe jeni ne një lidhje prandaj do ndiheni me mire se kurrë me pare. Partneri do ju gjendjet ne çdo moment pranë. Beqareve do ju ndryshoje rrënjësisht jeta pas një propozimi qe do ju beje dikush. Financat do jene goxha te mira, megjithatë mire është qe te qëndroni larg shpenzimeve te konsiderueshme.

Virgjeresha

Do ndiheni shume te turbullt gjate kësaj dite juve qe jeni ne një lidhje dhe nuk do dini çfarë hapash te hidhni. Mire do jete te mbani paksa distance nga partneri derisa te qartësoheni. Beqaret do takojnë princin e tyre te kaltër dhe do futen ne një tjetër etape. Ne planin financiar do keni goxha probleme te cilat vete nuk do arrini dot t’i zgjidhni. Kërkoni sa me pare ndihme.

Peshorja

Priten ndryshime te mëdha sot ne jetën tuaj ne çift. Do jeni me te hapur me partnerin dhe do sqaroheni për çdo. Beqaret do fillojnë një jete shume me ndryshe fale takimeve te mahnitshme qe do realizojnë qe ditët e para. Çështjet e financave do varen tërësisht nga mënyra sesi ju do i menaxhoni. Po u treguat te pakujdesshëm dhe te shpenzoni pa mbarim do keni probleme te jashtëzakonshme.

Akrepi

Vazhdoni te tregoheni tolerante dhe te kuptueshëm me partnerin tuaj sot ne mënyrë qe gjerat t’iu ecin si duhet. Beqaret do kenë një dite te zakonshme. Nuk do mungojnë aspak takimet, por gjithsesi mire është te mos nxitoheni për asgjë. Ne planin financiar është momenti i duhur te bëni një riorganizim te situatës. Gjendja do ketë me shume përmirësime nga sa e keni menduar.

Shigjetari

Dite mjaft interesante kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Do i shtoni dozat e intimitetit dhe do kaloni me tepër kohe me partnerin. Beqaret nuk duhet te tregohen shume kapricoze sepse ka rrezik qe te humbasin mundësi te mira. Ne pune duhet te mbani përgjegjësi për çdo veprim qe do kryeni. Kujdes me impulsivitetin gjate shpenzimeve qe do kryeni.

Bricjapi

Do ndiheni me mire se një dite me pare sot prandaj do merrni edhe vendime me rëndësi. Te dy do keni te njëjtat ide dhe mendime lidhur me shume gjera. Beqaret ka shume mundësi qe një ndjenje miqësie ta shndërrojnë ne dashuri. Ne planin financiar duhet te tregoheni shume here me te matur sepse gjendja do mbetet e paqëndrueshme edhe për disa kohe.

Ujori

Nëse kohet e fundit gjerat nuk kane ecur mire me atë qe keni ne krah, duhet patjetër te flisni hapur dhe t’i vendosni pikat mbi “i”. Po i late gjerat zvarre do keni me tepër probleme. Beqaret do bëjnë te pamundurën për t’iu afruar atij qe pëlqejnë, por ai gjithnjë e me shume do largohet. Ne planin financiar do keni goxha probleme, për shkak borxheve te mëdha qe keni mare.

Peshqit

Dita e sotme nuk do jete aspak e qëndrueshme për ata qe janë ne një lidhje. Secili do ketë idetë dhe mendimet e tij lidhur me disa çështje dhe asnjeri nuk do hape rruge. Beqaret do digjen përbrenda për dike, por do kenë druajtje t’i shprehin ndjenjat. Ne planin financiar do përballeni me sfida mjaft te vështira dhe vetëm me ndihmën e specialisteve mund t’ia dilni.

Kishte shkuar për pushime në Orikum, humb jetën qytetari nga Tirana

By: Java News
23 July 2026 at 12:56

Një pushues shqiptar ka humbur jetën sot në plazhin e Orikumit, me dyshimet e një infarkti.

Sipas informacioneve paraprake, 75-vjeçari nga Tirana kishte ardhur për pushime së bashku me familjen e tij. Rreth orës 11:30, sapo ka hyrë në det, ai është ndier keq , ku dhe ka humbur ndjenjat.

Kanë qenë pushuesit dhe familjarët e tij që e kanë nxjerrë menjëherë në breg dhe kanë kërkuar ndihmë. Në vendngjarje ka mbërritur ambulanca e Orikumit, ndërsa personeli mjekësor ka kryer manovrat e reanimimit, por pa mundur ta rikthejë në jetë.

Paraprakisht dyshohet se shkaku i vdekjes ka qenë një infarkt kardiak, ndërsa pritet që rrethanat e plota të ngjarjes të konfirmohen nga autoritetet përkatëse.

BE, marrëveshje politike për paketën e 21-të të sanksioneve ndaj Rusisë

By: Java News
23 July 2026 at 12:46

Ambasadorët e BE-së kanë arritur një marrëveshje politike mbi paketën e 21-të të sanksioneve kundër Rusisë. Paketa u pengua nga një sërë kundërshtimesh nga shtetet anëtare ndaj elementëve të ndryshëm të propozuar.

“Paketa jonë e 21-të e sanksioneve synon sektorët me ndikimin më të lartë: energjinë, shërbimet financiare, kriptovalutat dhe tregtinë”, postoi në internet kreu i Këshillit Evropian, Antonio Costa.

Paketa përfshin një ngrirje 12-mujore të kufirit të çmimit të naftës ruse, si dhe një përjashtim njëvjeçar që lejon transferimin e gazit natyror të lëngshëm rus (LNG) në vendet e treta, me rinovim automatik.

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, tha se kjo do të siguronte që “makineria ruse e luftës të mos përfitojë nga tronditjet e tregut”.

Diplomatët thanë se pengesa e fundit u kapërcye pasi Greqisë iu bë një përjashtim që i lejonte njërës prej firmave të saj të transportit detar të vazhdonte transportimin e gazit natyror të lëngshëm rus nga Arktiku.

“Shtetet anëtare treguan solidaritet me Greqinë dhe pritet që Greqia të bëjë të njëjtën gjë me të tjerët në të ardhmen”, tha një diplomat i BE-së.

Ambasadorët nga 27 shtetet anëtare të BE-së kishin nxituar për të nënshkruar një marrëveshje për të fiksuar një kufizim çmimi për eksportet e naftës bruto ruse në 44 dollarë para një afati që mund ta kishte parë atë të rritej.

Paketa e re synon gjithashtu sektorin financiar dhe të kriptosferës së Moskës dhe listat e zeza përfshijnë më shumë zyrtarë rusë.

Por një ndalim gjithëpërfshirës i vizave që ishte propozuar për të ndaluar rusët që luftuan në Ukrainë të vinin në BE është shtyrë më vonë.

Diplomatët thanë se kishte vetëm një angazhim për të punuar drejt një ndalimi të tillë në të ardhmen.

Bullgaria tha se arriti të bllokonte vendosjen e Patriarkut Ortodoks Rus Kirill në një listë të zezë të ngrirjes së aseteve dhe ndalimit të vizave.

Portugalia dhe Franca kundërshtuan një ndalim të importeve të merlucit dhe pollock të Alaskës nga Rusia, thanë diplomatët.

“Kam emra”, Balla: Ata që komandojnë dhunën në protestë, pjesë e listëpagesave të shërbimeve të huaja

By: Java News
23 July 2026 at 12:36

Kreu i grupit parlamentar socialist Taulant Balla tha se ka identifikuar me emra persona që janë pjesë e listëpagesave të shërbimeve të huaja dhe që komandojnë dhunën në protestë.

Sipas Ballës qëllimi i tyre është dëmtimi i imazhit dhe ekonomisë së Shqipërisë. Kreu i grupit parlamentar socialist shtoi se në ditët në vijim pret nga organet e drejtësisë procedime konkrete.

“Ka persona mes atyre që komandojnë dhunën brenda në protestë, të cilët unë i kam identifikuar me emra, që janë pjesë e listëpagesave të shërbimeve të huaja, që duan të dëmtojnë imazhin e Shqipërisë, ekonominë e Shqipërisë. Ta Gardës Revolucionare padyshim. Dritan Goxhaj është shërbëtor i regjimit iranin. Një njeri që mbështet aktet terroriste të Iranit publikisht, dënon aleatin strategjik dhe mikun e vyer SHBA-të, është shërbëtor i Iranit. Janë organet e drejtësisë që duhet t’i ndjekin shqetësimet dhe besoj që në ditët në vijim do të kenë fakte konkrete dhe procedime konkrete”, tha Balla.

Dyshohet se kreu marrëdhënie me vajzën me probleme mendore, në kërkim 42-vjeçari

By: Java News
23 July 2026 at 12:27

Policia ka shpallur në kërkim një 42-vjeçar pasi dyshohet se ai ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me një 27-vjeçare me probleme të shëndetit mendor.

Gjithashtu, u arrestua në flagrancë shtetasi D. Y., 32 vjeç, vëllai i 27-vjeçares, pasi gjatë kohës që motra e tij po kallëzonte në ambientet e Komisariatit, dyshohet se ka djegur me lëndë djegëse, automjetin e nënës së 42-vjeçarit, autorit të dyshuar.

Dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me një 27-vjeçare me probleme të shëndetit mendor, shpallet në kërkim 42-vjeçari. Në Komisariatin e Policisë Lushnjë, është paraqitur bashkë me 2 familjarë të saj, një shtetase 27 vjeçe me probleme të shëndetit mendor, e cila ka kallëzuar në prani të psikologut, se më datë 22.07.2026, një shtetas kishte kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me të.  Menjëherë pas kallëzimit, shërbimet e Policisë kryen veprimet hetimore dhe procedurale për rastin dhe në vijim shpallën në kërkim shtetasin S. M., 42 vjeç, banues në Lushnjë, i dyshuar për veprën penale “Marëdhënie seksuale ose homoseksuale me persona të pazotë për t’u mbrojtur”.  Gjithashtu, në vijim të veprimeve, u arrestua në flagrancë shtetasi D. Y., 32 vjeç, vëllai i 27-vjeçares, pasi gjatë kohës që motra e tij po kallëzonte në ambientet e Komisariatit, dyshohet se ka djegur me lëndë djegëse, automjetin e nënës së 42-vjeçarit, autorit të dyshuar. Vijon puna intensive për kapjen e shtetasit S. M. dhe për dokumentimin e rrethanave të rastit”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.

Reforma territoriale, rrëzohet kërkesa e PD për zgjatjen e mandatit të komisionit parlamentar

By: Java News
23 July 2026 at 12:16

Deputetët e Partisë Socialiste rrëzuan me 82 vota kundër zgjatjen e komisionit parlamentar për reformën territoriale.

Sipas bashkëkryetarit demokrat të komisionit, Luçiano Boçi, puna e tij duhet zgjatur pasi nuk kishte përfunduar misioni për të cilin ishte ngritur. “Nuk janë dëgjuar të gjithë kryebashkiakët, nuk është folur për 1/3-tën e Shqipërisë, Tiranën”, tha ai.

Por kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla, hodhi poshtë këtë pretendim, duke thënë se kjo çështje duhet të ishte diskutuar në seancën e kaluar. “Ai tren ka ikur tashmë”, tha Balla.

Balla: PD, parti e përdhunuar nga protesta. Peleshi i tërheq vërejtje për fjalorin

By: Java News
23 July 2026 at 12:06

Seanca e fundit plenare për këtë sesion parlamentar po shoqërohet me tensione dhe replika të forta, teksa kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla akuzoi PD-në për qëndrimin e saj ndaj protestës dhe mbrojti veprimet e Policisë së Shtetit.

Nga foltorja e Kuvendit, Balla deklaroi se mazhoranca nuk do të tolerojë asnjë akt dhune ndaj efektivëve të policies, ndërsa u shpreh se PD është parti e përdhunuar nga protesta.

Jeni parti e përdhunuar nga ajo protestë. Por ne kurrësesi për asnjë moment s’do të tolerojmë që të goditen punonjësit e Policisë së Shtetit. Gjaku i punonjësve të Policisë së Shtetit është gjaku i vet shtetit. Kush guxon të ngrejë dorë mbi punonjësit e Policisë së Shtetit ngre dorë mbi vet shtetin. Policia po e bën detyrën e vet në mënyrë të shkëlqyer. Ju mbeteni një grup i përdhunuar nga protesta, prandaj nuk distancoheni. Z.kryetar Kuvendi duhet ta dënojë ashpër dhunën kundër policisë”, u shpreh Balla.

Pas kësaj deklarate, kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, i tërhoqi vëmendjen Ballës për përdorimin e një fjalori të papërshtatshëm gjatë fjalës së tij.

Nga ana tjetër, deputetja demokrate Ina Zhupa reagoi duke akuzuar Ballën për standarde të dyfishta në raport me Policinë e Shtetit. Ajo kërkoi që gjuha e përdorur nga Balla të mos kalojë thjesht me një tërheqje vërejtje.

Nuk kalon me një vërejtje personi që u ka hipur Policisë së Shtetit mbi koka dhe ka dhunuar policinë në opozitë”, tha Zhupa.

Protestuesit plagosin 6 policë / Lamallari: Partia e skuthave po paguan mercenarë!

By: Java News
23 July 2026 at 11:59

Gjatë protestës që po zhvillohet pranë Parlamentit, si pasojë e goditjes me sende të forta nga protestuesit, u dëmtuan 6 punonjës të Policisë së Shtetit të cilët po marrin trajtim mjekësor në spital.

Ministri i Brendshëm Besfort Lamallari tha sot nga seanca e Kuvendit se lëndët irrituese të përdorura nga Policia e Shtetit ndaj protestuesve janë profesionale, dhe përdoren në vende të BE-së dhe SHBA-ve.

“Komfirmoj që lëndët e përdorura nga Policia e Shtetit janë irrituese, profesionale, për vetëmbrojtje dhe neutralizim të personave të dhunshëm, që janë të certifikuara nga kompanitë prodhuese, dhe përdoren nga forcat policore të BE dhe SHBA-ve, megjithatë këtu lajmi s’është spray i përdorur”, tha Lamallari.

Ministri i Brendshëm iu drejtua PD-së si “parti e skuthave”, që sipas tij paguan mercenerë që të përdorin dhunë në protestë.

“Të shndërrohet nga partia e molotovarëve në partinë e skuthave, që paguajnë njerëz dhe mendojnë se protesta mund të bëhet me mercenarë të paguar. Partia e skuthave s’mund të flasë për Policinë dhe Gardën e Republikës që s’kanë krahasim me atë të 2011-ën. Të paktën kur flitet për protesta ju duhet të rrini urtë. Largoni njerëzit me kapuçë nga aty, para se t’i largojë policia”, tha Lamallari.

U dërgua në burg bashkë me foshnjën, Gjykata e Tiranës urdhëron lirimin e menjëhershëm të 34-vjeçares

By: Java News
23 July 2026 at 11:48

Gjykata e Tiranës vendosi të shtyjë ekzekutimin e dënimit me burg për 34-vjeçaren Dorina Sejdini, duke urdhëruar lirimin e saj nga burgu i grave në Pojskë, ku qëndronte së bashku me foshnjën e saj njëvjeçare. Vendimi u mor pas kërkesës së paraqitur nga avokati mbrojtës Bari Shyti, i cili kërkoi pezullimin e ekzekutimit të vendimit të formës së prerë.

Dorina Sejdini u arrestua pak ditë më parë pasi hyri në Shqipëri nga pika kufitare e Muriqanit, teksa kthehej me familjen nga Gjermania. Sipas autoriteteve, ndaj saj ishte në fuqi një vendim i formës së prerë, që e dënonte me 2 muaj burg për veprën penale të dhunës në familje ndaj vjehrrit të saj.

34-vjeçarja u paraqit vullnetarisht në Komisariatin nr. 6, pasi u njoftua nga policia për ekzistencën e vendimit. Më pas u transferua në Institucionin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale në Pojskë. Fillimisht foshnja mbeti jashtë institucionit, por një ditë më vonë iu dërgua nënës, pasi ajo ushtroi të drejtën e parashikuar në ligj për të mbajtur pranë fëmijën nën moshën 3 vjeç. Ndërkohë, dy fëmijët e tjerë të mitur 7 dhe 2 vjeç mbetën në kujdesin e familjarëve.

Rasti ngjalli reagim të gjerë publik dhe institucional. Avokati i Popullit vizitoi 34-vjeçaren në burg dhe kërkoi verifikim të plotë të procedurave, ndërsa Presidenca bëri të ditur se po ndiqte nga afër çështjen dhe ishte e gatshme të shqyrtonte edhe mundësinë e faljes presidenciale.

Në seancën e zhvilluar këtë të enjte, Gjykata e Tiranës pranoi kërkesën për shtyrjen e ekzekutimit të vendimit, duke bërë të mundur lirimin e menjëhershëm të Dorina Sejdinit nga burgu. Çështja do të vijojë të shqyrtohet në rrugët ligjore për sa i përket vendimit penal të dhënë ndaj saj.

LIVE! “Vuani nga Sindroma e Stokholmit”, Berisha sulmon Ballën: Je përfaqësues i karteleve të drogës

By: Java News
23 July 2026 at 10:55

Seanca e fundit parlamentare për këtë sesion është shoqëruar akuza të ndërsjella me ton të lartë mes kryetarit të grupit parlamentar të PS, Taulant Balla, dhe kryedemokratit Sali Berisha.

Përplasja ka nisur pas deklaratave të Ballës nga foltorja e Kuvendit, i cili i është drejtuar opozitës duke komentuar situatën brenda radhëve të saj dhe protestat që zhvillohen jashtë godinës.

Ju vuani nga Sindroma e Stokholmit, ku i përdhunuari bie në dashuri me përdhunuesin. Ia plotëson dot kërkesën protestuesve?! Saliu në burg, thotë protestuesi,” iu drejtua Balla kreut të grupit parlamentar demokrat Gazment Bardhi.

Përgjigjja erdhi nga kreu i PD Sali Berisha, i cili lëshoi akuza të rënda në adresë të kreut të grupit socialist, duke u shprehur:  “Parafolësi është përfaqësuesi më i shëmtuar i karteleve të drogës, është shërbëtori më i shpifur i tyre, është njeriu që ka liruar dy terroristë që vendosën tritolin në shalën e biçikletës së Lulzim Kullës. Është negociatori i pazarit të votave“.

“E kam shlyer dënimin”, Agron Shehaj përplaset me Gardën, nuk lejohet të futet në Parlament

By: Java News
23 July 2026 at 10:48

Deputeti Agron Shehaj i përjashtuar ka tentuar të futet në Kuvend por nuk është lejuar nga Garda.

Shehaj pretendon se e ka ezauruar përjashtimin prej 30 ditësh kalendarike, por Garda pretendon se nuk është shlyer detyrimi i ndëshkimit.

Garda kërkoi ndihmë nga administrata e Kuvendit për të sqaruar nëse qëndron në fuqi masa e përjashtimit.

❌
❌