Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdaySinjali

EKSKLUZIVE: Të shtëna me kallash në lagjen “B-Muharem Fejza” – Aktivizohet “Unaza e Çelikt”, dy persona në kërkim

13 May 2025 at 00:45

Gazeta Sinjali mëson ekskluzivisht se një ngjarje e dyshimtë ka ndodhur mbrëmjen e së hënës në Prishtinë.

Më 12 maj 2025, rreth orës 23:55, Policia e Kosovës ka pranuar një informacion për të shtëna me armë zjarri në rrugën “B-Muharem Fejza”. Dyshohet se armët e përdorura ishin të tipit kallashnikov.

Burimet e Sinjalit bëjnë me dije se dy persona të armatosur me kallash kanë ikur në këmbë në drejtim të rrugës “Prekazi”. Të dyshuarit ishin të veshur me rroba të zeza.

Pas marrjes së informacionit, janë njoftuar të gjitha njësitë policore dhe është aktivizuar operacioni “Unaza e Çelikt”. Kontrollet në terren janë intensifikuar.

Sipas një informacioni shtesë, në ora 23:58 një qytetar ka kontaktuar sërish policinë duke njoftuar se ka parë dy persona me përshkrim të njëjtë në rrugën “Prekazi”, kësaj radhe pa armë në duar.

Forcat policore janë në terren dhe po kryejnë kontrolle intensive për kapjen e të dyshuarve. Deri në këto momente nuk raportohet për të lënduar.

Gazeta Sinjali do të ju mbajë të informuar me detaje të reja.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post EKSKLUZIVE: Të shtëna me kallash në lagjen “B-Muharem Fejza” – Aktivizohet “Unaza e Çelikt”, dy persona në kërkim appeared first on Sinjali.

Kanosje në Lipjan – “Ka me t’gri”: Hyn në oborrin e fqinjit dhe e akuzon për narkotikë

4 May 2025 at 07:40

Një incident i rëndë verbal është raportuar mbrëmjen e së enjtes në komunën e Lipjanit, ku një qytetar ka denoncuar një rast të kanosjes serioze nga një person që sipas tij ka hyrë në oborrin e shtëpisë dhe e ka kërcënuar me jetë.

Gazeta Sinjali mëson se më 02 maj 2025, rreth orës 22:30, në Stacionin Policor është paraqitur ankuesi Albion Ramadani, rreth 27-vjeçar, nga fshati Magurë, i cili ka deklaruar se është kanosur nga fqinji i tij, Skënder Meta, rreth 28-vjeçar, banor i fshatit Magurë.

Sipas deklaratës së Ramadanit, i dyshuari ka hyrë në oborrin e shtëpisë së tij dhe e ka kërcënuar duke i thënë:

Pse m’ke hyrë në shtëpi dhe m’ke hedh lëndë narkotike? Ka met gri!” – një kërcënim që ai e ka marrë seriozisht dhe që e ka shtyrë të raportojë rastin në polici.

Policia ka marrë deklaratën e ankuesit dhe ka kontaktuar menjëherë me të dyshuarin Skënder Meta, i cili në dëshminë e tij e ka mohuar kategorikisht si hyrjen në oborrin e tjetrit, ashtu edhe kërcënimin verbal.

Lidhur me rastin, Prokurorin ka urdhëruar që rasti të iniciohet si “Kanosje” dhe të trajtohet përmes procedurave të rregullta hetimore.

Gazeta Sinjali do të ndjekë nga afër zhvillimet e mëtejshme të këtij rasti që, edhe pse pa pasoja fizike, ngre shqetësime për tensione të rrezikshme mes banorëve.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Kanosje në Lipjan – “Ka me t’gri”: Hyn në oborrin e fqinjit dhe e akuzon për narkotikë appeared first on Sinjali.

Ekskluzive: Vetëplagoset një zyrtare policore në Prizren, reagon IPK dhe Policia e Kosovës

2 May 2025 at 00:55

Një incident i rëndë ka ndodhur sonte në Prizren, ku një zyrtare policore dyshohet se është vetëplagosur me armë zjarri. Burime të Gazetës Sinjali bëjnë me dije se rasti ka ndodhur gjatë orëve të mbrëmjes dhe menjëherë ka alarmuar institucionet përgjegjëse.

Ngjarjes i janë përgjigjur njësitet e Policisë së Kosovës dhe të Inspektoratit Policor të Kosovës (IPK), të cilat kanë nisur hetimet për të sqaruar rrethanat dhe motivet që çuan deri te vetëplagosja.

Zyrtarja policore është jashtë rrezikut për jetë dhe i është ofruar ndihma e nevojshme mjekësore, thonë burimet e Sinjalit.

Hetimet janë në zhvillim, ndërsa autoritetet pritet të dalin me informacione zyrtare.

Gazeta Sinjali do t’ju mbajë të informuar.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

The post Ekskluzive: Vetëplagoset një zyrtare policore në Prizren, reagon IPK dhe Policia e Kosovës appeared first on Sinjali.

6-vjeçari përfundon në Klinikën e Pediatrisë – dyshohet se ka konsumuar një substancë të panjohur

30 April 2025 at 22:42

Burime të Gazetës Sinjali brenda Klinikës së Pediatrisë në QKUK kanë bërë të ditur se sonte është pranuar për trajtim një fëmijë rreth moshës 6-vjeçare, i cili dyshohet se ka konsumuar një substancë ende të paidentifikuar.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen Dragodan, afër ndërtesës së Komunës së Prishtinës. Fëmija është dërguar në Klinikën e Pediatrisë, ku po merr trajtimin e nevojshëm mjekësor.

Sipas të njëjtave burime, gjendja shëndetësore e fëmijës është aktualisht nën mbikëqyrje, ndërsa ekipet mjekësore po bëjnë përpjekje për të përcaktuar natyrën e substancës së konsumuar dhe pasojat e saj potenciale.

Lidhur me këtë rast, është njoftuar edhe Policia, të cilët pritet të ndërmarrin veprimet hetimore për të sqaruar rrethanat e incidentit.

Gazeta Sinjali do t’ju mbajë të informuar për zhvillimet e mëtejme.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post 6-vjeçari përfundon në Klinikën e Pediatrisë – dyshohet se ka konsumuar një substancë të panjohur appeared first on Sinjali.

Një grua nga Gjonaj i Hasit raportohet e zhdukur – dyshohet se vuan nga çrregullime mendore

30 April 2025 at 22:25

Një grua nga fshati Gjonaj, në Komunën e Prizrenit, është raportuar e zhdukur nga familjarët e saj. Sipas burimeve të Gazetës Sinjali, rasti është paraqitur në polici mbrëmjen e 30 prillit 2025, rreth orës 20:30, nga djali i saj.

Ai ka deklaruar se nëna e tij është larguar nga shtëpia më 29 prill 2025 rreth orës 11:00, dhe që nga ajo kohë nuk kanë më asnjë informacion për vendndodhjen e saj. Sipas deklaratës së dëshmitarit, viktima dyshohet se vuan nga çrregullime mendore.

Burime brenda fshatit bëjnë të ditur se lidhur me rastin është njoftuar Policia, si dhe janë aktivizuar njësitë përkatëse të hetimeve lokale dhe rajonale. Po ashtu, patrullat policore janë vënë në terren për të kërkuar personin e zhdukur.

Hetimet janë në vazhdim dhe pritet të ndërmerren të gjitha veprimet e nevojshme për lokalizimin e saj.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Një grua nga Gjonaj i Hasit raportohet e zhdukur – dyshohet se vuan nga çrregullime mendore appeared first on Sinjali.

❌
❌