Normal view

Nuk kanë fund golat në pjesën e parë, Reali udhëheq ndaj Bayern në Champions

15 April 2026 at 21:55
Bayern 2-3 Real Madrid Supersfida e kthimit në Champions mes Bayern dhe Real Madrid po dhuron spektakël. Fillimisht, që në minutën e parë, një top i dhënë gabim nga portieri Neuer i dhuron mundësinë Guler që të dërgojë Los Blancos në avantazh. Festa ishte e madhe te madrilenët, me kualifikimin që mbetet i hapur. Bavarezët […]

Një jetë të dedikuar artit, shuhet në moshën 87-vjeçare piktori i njohur shqiptar

15 April 2026 at 21:24
Është ndarë nga jeta në moshën 87-vjeçare piktori i njohur Skënder Kamberi. Me një jetë të dedikuar artit, Kamberi është cilësuar si një një nga “penelat” më të dalluara të pikturës shqiptare qysh prej fillimit të viteve ‘60. Disa vepra të tij, kryesisht kompozime, sot ndodhen në fondin e Galerisë Kombëtare të Arteve në Tiranë, […]

Bayern i përgjigjet shpejt Realit, dy gola për pak minuta, ndizet sfida e Champions

15 April 2026 at 21:18
Bayern 1-1 Real Madrid Supersfida e kthimit në Champions mes Bayern dhe Real Madrid ka nisur me dy gola të furishëm. Fillimisht, që në minutën e parë, një top i dhënë gabim nga portieri Neuer i dhuron mundësinë Guler që të dërgojë Los Blancos në avantazh. Festa ishte e madhe te madrilenët, me kualifikimin që […]

Optimizëm pas bisedimeve Izrael-Liban

15 April 2026 at 21:05
Në një ndryshim gjeopolitik mahnitës dhe historik, ambasadori izraelit në SHBA, Yechiel Leiter, ka ndarë një përditësim tepër optimist pas bisedimeve të fundit në lidhje me Libanin. Duke i përshkruar diskutimet si të zhvilluara në një “atmosferë të shkëlqyer”, Leiter theksoi një fitore vendimtare dhe dërrmuese kundër Hezbollahut. “Ne zbuluam se Izraeli dhe Libani janë […]

Franca, shteti i radhës që ndalon performancën e Kanye West

15 April 2026 at 20:53
Sërish nuk kanë të ndalur pezullimet e reperit amerikan Kanye West, i cili bëri me dije se po shtynte koncertin e tij në Marsejë, qyteti i dytë më i madh i Francës, deri në njoftimin e mëtejshëm. Reperi 48-vjeçar, i njohur tani si Ye, shkroi në X se ai kishte marrë vendimin “pas shumë mendimeve […]

Drejtuesi i motomjetit humb kontrollin dhe përplaset me murin në Lezhë

15 April 2026 at 20:50
Një aksident rrugor është regjistruar në aksin Balldren–Torovicë, në Lezhë. Sipas informacioneve paraprake, drejtuesi i një ciklomotori ka humbur kontrollin mbi mjetin, duke u përplasur me një mur rrethues anës rrugës. Si pasojë e përplasjes, kanë mbetur të plagosur drejtuesi i mjetit dhe pasagjerja, të cilët janë transportuar menjëherë drejt Spitalit Rajonal të Lezhës për […]

Trump dhe Vance kundër Papës

15 April 2026 at 20:47
Presidenti Donald Trump dhe Zëvendëspresidenti JD Vance kanë lëshuar kritika të ashpra ndaj Papa Leonit XIV, pas qëndrimeve të këtij të fundit kundër luftës së SHBA-së dhe Izraelit ndaj Iranit. Përmes një mesazhi në Truth Social, Trump e konsideroi të papranueshme heshtjen e Papës ndaj krimeve të Teheranit zyrtar. “A mundet dikush t’i thotë Papa […]

Alexa Demie, a.k.a Maddy, sapo dha një lajm të hidhur për fansat e “Euphoria”

15 April 2026 at 20:30
Aktorja Alexa Demie, e njohur për rolin e saj si Maddy në serialin Euphoria, ka folur së fundmi për të ardhmen e projektit, duke ngritur pikëpyetje të mëdha për vazhdimësinë e tij. “Ndoshta ky do të jetë sezoni i fundit”, u shpreh ajo, duke lënë të kuptohet se historia mund të mbyllet më shpejt nga […]

Inxhinierja Luljeta Bozo: Ndërtuesit duan të kursejnë, por dështoi edhe sistemi kontrollues

15 April 2026 at 20:03
Dëmet e shkaktuara nga zjarri do të ishin shumë më të pakta nëse materiali i fasadës do të plotësonte standardet e sigurisë. Inxhinierit e ndërtimit thonë se ndërtuesit për të ulur kostot dhe për të rritur fitimin e tyre, jo gjithmonë respektojnë kushtet urbanisitke dhe elementët mbrojtës. “Ndërtuesit shpesh herë orientohen drejt materialeve të lira, […]

Vijojnë reshjet e shiut në të gjithë qarqet e vendit, sa do të arrijnë temperaturat

15 April 2026 at 19:51
Instituti i Gjeoshkencave ka ndarë një parashikim lidhur me kushtet meteorologjike për dy ditë. Sipas të dhënave, orët e mbetura të kësaj së mërkure dhe dita e enjte, do të karakterizohen nga reshjet e shiut në të gjitha qarqet e Shqipërisë. Sot pasdite, e mërkurë, datë 15 dhe nesër, e enjte, datë 16, priten reshje […]

Hita: Siguria, pasaporta e Policisë për turizmin

15 April 2026 at 19:49
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita thotë se siguria mbetet prioritet absolut dhe “pasaporta” kryesore e institucionit që ai drejton për miliona turistë dhe vizitorë që zgjedhin Shqipërinë çdo vit. Gjatë fjalës së tij në Samitin e Diasporës, në panelin me temë “Migracioni dhe politikat e riatdhesimit”, Hita theksoi se Policia e […]

Mbushet infermieria, Vllaznia në krizë para sprintit final

15 April 2026 at 19:46
Fundi i sezonit po shoqërohet me shqetësime serioze për Vllaznia Shkodër, teksa skuadra kuqeblu po përballet me një valë dëmtimesh që rrezikon të ndikojë ndjeshëm në objektivat e saj. Në një moment kur çdo pikë ka peshë të madhe, mungesat në organikë janë kthyer në një pengesë të dukshme për stafin teknik. Prej më shumë […]

Kualifikueset e Europianit U-19, Shqipëria e vajzave fiton pastër ndaj Lihtenshtejn

15 April 2026 at 19:42
Kombëtarja U-19 e vajzave fitoi 3-0 ndaj Lihtenshtejnit në ndeshjen e tretë dhe të fundit në Grupin B5 të raundit të dytë kualifikues të Kampionatit Europian për këtë grupmoshë. Takimi u zhvillua në “Shtëpinë e Futbollit” dhe Shqipëria triumfoi me golat e Dilajda Leka, Klesta Ago dhe Albana Malaj. Pjesa e parë u mbyll pa […]

1 në 10 gra të Gen Z përjetuan ngacmim seksual në 2025

15 April 2026 at 19:40
Një studim i ri britanik, për vitin 2025, zbulon se ngacmimet seksuale janë më të zakonshme për Gjeneratën Z dhe shumica e këtyre sulmeve ndodhin deri në moshën 23 vjeç. Studimi i kryer nga UCL (University College London), pohon se një në katër gra është ngacmuar seksualisht, ndërsa një në shtatë është abuzuar emocionalisht nga […]

Etna sfidon shkencën

15 April 2026 at 19:37
Vullkani më aktiv në Evropë, Etna, nuk i përket asnjë modeli të njohur gjeologjik. Një zbulim i ri sugjeron se ai mund të jetë pjesë e një kategorie krejtësisht të re vullkanesh. Origjina e Etnas mund të jetë unike në mbarë botën. Mekanizmi është i ngjashëm me atë që gjeneron vullkanet e vegjël nënujore, por […]

Besiktas i fiksuar me shqiptarët

15 April 2026 at 19:34
Futbollistët shqiptarë bëjnë me dhimbje koke Besiktasin. Gjigantët turq po mendojnë për sezonin e ardhshëm dhe diçka lidhet edhe me fatin e dyshes së Kombëtares kuqezi, Ernest Muçi dhe Kristjan Asllani. Fantazisti i dalë nga akademia e Tiranës po kalon një moment të artë në karrierën e tij me Trabzonspor, duke tërhequr vëmendjen me paraqitje […]

Kryeministri i ri i Hungarisë premton pezullimin e mediave shtetërore

15 April 2026 at 19:32
Kryeministri i zgjedhur i Hungarisë, Péter Magyar, ka premtuar se do të pezullojë shërbimet informative të mediave shtetërore, duke i cilësuar ato si një “makinë propagande”, sapo qeveria e tij të marrë detyrën, që pritet rreth mesit të muajit maj. Magyar, i cili fitoi bindshëm zgjedhjet e së dielës duke i dhënë fund 16 viteve […]

Hormuz: 48 orë pa lëvizje anijesh iraniane

15 April 2026 at 19:17
Ushtria amerikane tha se kishte penguar anijet të largoheshin nga portet iraniane gjatë 48 orëve të para të bllokadës detare të imponuar nga SHBA-të ndaj Iranit. “Nëntë anije iu bindën urdhrave të forcave amerikane për t’u kthyer në port ose ujërat iraniane”, tha Komanda e Lindjes së Mesme e ushtrisë amerikane (Centcom) në një postim […]

Rama takim zyrtar me Melonin në Romë

15 April 2026 at 19:05
Kryeministri Edi Rama, do të zhvillojë nesër (16 prill) një vizitë zyrtare në Romë, ku pritet të takohet me homologen e tij italiane, Giorgia Meloni. Takimi do të mbahet në ambientet e Pallati Chigi, selia zyrtare e qeverisë italiane. Takimi është planifikuar të nisë në orën 15:00 dhe konsiderohet një hap i rëndësishëm në kuadër […]
❌