Normal view

Surprizat nuk kanë fund/ Mesazhe emocionuese për Ledion Liçon nga nëna dhe fëmijët e tij

19 April 2026 at 01:12
Surprizat në këtë finale nuk ishin vetëm për banorët, por edhe për moderatorin Ledion Liço. Ai u shfaq i habitur pas një klipi surprizues nga Vëllai i Madh, në të cilin u shfaqën nëna dhe tre fëmijët e tij. “Jam shumë krenare për ty, për njeriun që je sot. Ke treguar forcë, durim që më […]

“Shpresoj që familja ime të jetë krenare”/ Rogerti në lot, finalisti surprizohet nga ish-banorët

19 April 2026 at 00:52
Surpriza e radhës në finale ishte për Rogertin. Finalisti pa në ekranin e madh klipin përmbledhës të rrugëtimit të tij brenda në shtëpi, ku nuk i mbajti dot lotët. “Sa krenar jam unë për veten. Do Zoti edhe familja ime është. Shpresoj të kem bërë krenarë edhe ata shqiptarë që të më votojnë mua. Edhe […]

Monika Kryemadhi dhe Arbër Hajdari pyeten nga Ledion Liço: A do ta zëvendësonit njëri-tjetrin?

19 April 2026 at 00:14
Një moment i veçantë ndodhi gjatë finales së Big Brother VIP 5. Të dy opinionistët e këtij sezoni, Monika Kryemadhi dhe Arbër Hajdari, u futën në shtëpinë më të famshme në Shqipëri nëpërmjet dhomës së rrëfimit. Të vendosur përballë njëri-tjetrit, ata iu përgjigjën disa pyetjeve nga Ledion Liço: Biseda gjatë finales- Ledion Liço: Mendimi i […]

Emocione për Selin, finalistja ‘shpërthen’ në lot pas mesazhit nga babai i saj

18 April 2026 at 23:51
Selin përjetoi një moment tepër emocionues në sallën e Liceut Artistik në Tiranë. Pas një performance mahnitëse baleti, banorja mori një mesazh të veçantë nga babai i saj. Edhe pse ai nuk ishte fizikisht aty, ai i dërgoi një mesazh virtual, me finalisten që “shpërtheu” në lot. Më bëre të vishem sërish me kostum. Më […]

Aksident në aksin Milot–Rrëshen/ Përplasi për vdekje këmbësorin dhe u arratis nga vendngjarja

18 April 2026 at 22:58
Një aksident është regjistruar mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Milot–Rrëshen, ku një automjet ka përplasur një këmbësor, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme. Viktima është identifikuar si shtetasi N. L., rreth 70 vjeç, i cili ndërroi jetë në vendngjarje si pasojë e plagëve të marra. Drejtuesi i automjetit nuk është identifikuar ende, ndërsa dyshohet […]

Surprizë emocionuese për Mateon, finalisti takohet me babanë e tij në studio: Dasmën e madhe ….

18 April 2026 at 22:54
Mateo doli nga shtëpia e Big Brother VIP për disa momente dhe shkoi në studio. Aty, ai përjetoi një takim emocionues me babanë e tij, të cilit nuk i kishte thënë që do të bëhej pjesë e Big Brother. Gjatë takimit, babai i tij i tha: “Ishe dardani i asaj shtëpie. Ke një shpirt luftarak […]

Ke qenë ushtari im”/ Fundi i miqësisë mes Mirit dhe Rogertit? Banorët përplasen ashpër në finale

18 April 2026 at 22:09
Debatet mes katër finalistëve nuk kanë munguar as mbrëmjen e sotme, në finalen e madhe të Big Brother VIP Albania 5. Rogerti dhe Miri janë përplasur ashpër mes tyre, ndërsa akuzonin njëri-tjetrin për prishjen e aleancës së tyre. Nga njëra anë, Miri është shprehur se Rogerti e ka përdorur miqësinë e tyre për të arritur […]

Ndër më të rrezikshmit e Europës! Kapet trafikanti i kërkuar në të gjithë BE-në

18 April 2026 at 22:04
Qeveria e Meksikës ka arrestuar një trafikant të dyshuar droge, pjesë e listës “të më të kërkuarve” të Bashkimit Evropian. Ai është identifikuar si Janos Balla, një shtetas hungarez, i cili përdor pseudonimin “Daniel Takacs”. Janos Balla është arrestuar në shtetin jugor të Quintana Roo, në Meksikë, dhe ishte një nga personat e kërkuar nga […]

Ujë dhe gaz lotsjellës/ Protesta e opozitës jehonë në mediat italiane

18 April 2026 at 21:59
Protesta kombëtare e organizuar ditën e djeshme nga Partria Demokratike ka bërë jehonë edhe në mediat ndërkombëtare. Media italiane TGCOM shkruan se gjatë protestës u përdorën topa uji dhe gaz lotësjellës për të shpërndarë qytetarët, ndërkohë që theksohet se qëllimi i protestave është largimi i kryeministrit Edi Rama, pas skandalit “Balluku”. Artikulli: Kokteje Molotovi u […]

”Ka bërë s*ks me konkurrentët”- Arjan Konomi e demaskoi? Shqipe Hysenaj: Ta di atë sekretin e vogël

18 April 2026 at 21:54
Shqipe Hysenaj ka reaguar ashpër në rrjetet sociale pas deklaratave të opinionistit Arjan Konomi, të bëra gjatë një diskutimi në emisionin “Goca dhe Gra”. Gjatë bisedës në studio, Konomi u shpreh se në periudhën kur transmetohej “Për’puthen”, disa nga konkurrentet krijonin marrëdhënie jashtë kamerave, ndërsa në ekran shfaqeshin takime të inskenuara. Ai komentoi gjithashtu edhe […]

Ministri iranian: Nuk jemi ende gati për bisedime ballë për ballë me SHBA-në

18 April 2026 at 21:47
Irani ka deklaruar se nuk do të zhvillojë bisedime të mëtejshme për paqe me Shtetet e Bashkuara të Amerikës derisa Uashingtoni të ndryshojë atë që Teherani e cilëson si kërkesa “maksimaliste”. Deklarata është bërë nga zëvendësministri i Jashtëm i Iranit, Saeed Khatibzadeh. Delegacionet e të dy vendeve zhvilluan një raund bisedimesh në Islamabad gjatë fundjavës […]

Marina iraniane: Ngushtica e Hormuzit, e mbyllur deri në heqjen e bllokadës amerikane

18 April 2026 at 21:37
Marina e Gardës Revolucionare Iraniane ka deklaruar se që nga kjo mbrëmje Ngushtica e Hormuzit do të konsiderohet e mbyllur, derisa të hiqet ajo që Teherani e cilëson si bllokadë amerikane ndaj porteve iraniane. Në një deklaratë zyrtare, forcat detare të IRGC paralajmëruan se “asnjë anije nuk duhet të lëvizë nga vendqëndrimi i saj në […]

Çfarë do të bëjnë me 100 mijë euro nëse i fitojnë? Ja si përgjigjen finalistët e Big Brother VIP 5

18 April 2026 at 21:32
Ka nisur finalja e madhe e Big Brother VIP 5, ku njëri mes Mirit, Mateos, Rogertit dhe Selin do të shpallet fitues. Të pyetur nga moderatori Ledion Liço se çfarë ata do të bëjnë me Çmimin e Madh, finalistët u përgjigjën kështu: “Ishin emocione që kanë vazhduar gjatë gjithë ditës. Intro ishte spektakël. Një super […]

Papa Leone XIV: Nuk është në interesin tim të debatoj me Trump

18 April 2026 at 21:30
Papa Leone XIV u përpoq sot të zbusë tensionet me presidentin amerikan, Donald Trump, duke thënë se disa nga deklaratat që kishte bërë së fundmi, ishin përgatitur javë më parë dhe se nuk ishte në interesin e tij të debatonte me Trump. “Ka patur një lloj narrative që nuk ka qenë e saktë në të […]

Kamioni që transportonte bletë përmbyset në një autostradë në Tenesi

18 April 2026 at 21:24
Një kamion që transportonte bletë është përmbysur në një autostradë ne Tenesi në SHBA. Kamioni transportonte rreth 1 milion bletë. Sipas Associated Press, nuk ka të lënduar. Autoritetet ndërhynë menjëherë ndërsa u bënë thirrje shoferëve të tjerë që lëviznin në autostradë të qëndronin brenda automjeteve të tyre derisa sa situata të normalizohej.

“Më ke shkatërruar jetën këto 15 vite”/ Vrau ish-bashkëshorten, partnerin e saj të ri dhe veten

18 April 2026 at 21:22
Një krim makabër ka ndodhur në provincën e Astit pranë Torinos në Itali, ku një 59-vjeçar shqiptar vrau ish-bashkëshorten, partnerin e saj të ri dhe në fund edhe veten duke u hedhur kulla e një kështjelle. I dyshuari për vrasjen quhej Astrit Koni, ndërsa gruaja ishte Drita Koni (Meçollari). Të dy jetonin në Itali prej […]

Pavarësisht armëpushimit, ushtria izraelite eliminon disa militantë në Libanin jugor

18 April 2026 at 21:11
Ushtria izraelite (IDF) ka njoftuar se forcat e saj ajrore kanë ndërmarrë një operacion në Libanin jugor, ku pretendohet se është goditur dhe eliminuar një “qelizë terroriste” që vepronte pranë trupave izraelite, pavarësisht armëpushimit në fuqi në këtë zonë. Në deklaratën zyrtare, IDF thekson se ndërhyrja është kryer në kuadër të vijës së përparme mbrojtëse, […]

Amfiteatri pranë Liqenit Artificial merr emrin Mirush Kabashi, homazh për ikonën e skenës shqiptare

18 April 2026 at 20:36
Amfiteatri pranë Liqenit Artificial mori zyrtarisht emrin “Mirush Kabashi” në nder të aktorit të madh të teatrit dhe kinemasë. Kjo hapësirë do të mbajë emrin e artistit që i dha shpirt fjalës me interpretimin e rrallë në skenën shqiptare. Mendi Kabashi, vajza e aktorit të madh Mirush Kabashi, ka folur për përmbylljen e një misioni […]

Dy anije me flamur indian goditen gjatë kalimit në ngushticë, rriten tensionet në rajon

18 April 2026 at 19:36
Dy anije që mbanin flamur indian dhe transportonin naftë të papërpunuar u sulmuan, ndërsa përpiqeshin të kalonin tranzitin në Ngushticën e Hormuzit. Lajmi u konfirmua nga Ministria e Jashtme e Indisë shkruajnë mediat e huaja. Ambasadori i Teheranit në Nju Delhi, Mohammad Fatali, mbajti një takim me Ministrin e Jashtëm indian Vikram Misri, gjatë të […]

Zhupa i përgjigjet Taulant Ballës: Vendimet e gjykatës respektohen, ju nuk jeni mbi çdo pushtet

18 April 2026 at 19:32
Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa ka reaguar ndaj deklaratave të kryetarit të grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla duke e akuzuar për standard të dyfishtë në raport me vendimet e gjykatave. Në një reagim në rrjetet sociale, Zhupa shprehet se përpara se të sulmojë gjyqtarët përmes videove në rrjetet sociale, Balla duhet të […]
❌