Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 31 July 2025Opinion.al

‘Projekt-Rregullorja Kombëtare e Hapësirës Publike’, Rama: Së shpejti konsultat me..

By: e xh
31 July 2025 at 11:26

Kryeministri i vendit gjatë këtyre ditëve ka publikuar herë pas here në rrjetet sociale aksionin që po ndërmerret ditët e fundit për lirimin e hapësirave publike në vend. Ndërkohë në një postim të fundit, kryeministri shkruan se edhe Elbasani po merr frymë..

Kreu i qeverisë përmes këtij postimi njoftoi se së shpejti do të konsultohet me komunitetet dhe sipërmarrësit e vegjël  “Projekt-Rregullorja Kombëtare e Hapësirës Publike”

“Edhe Elbasani po rimerr frymë

*Së shpejti do të konsultohet me komunitetet dhe sipërmarrësit e vegjël  “Projekt-Rregullorja Kombëtare e Hapësirës Publike”, shkruan Rama.

Nga sot, 31 korriku 2025, hyn në fuqi afati përfundimtar i dhënë nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë për lirimin e hapësirave të zëna në mënyrë të paligjshme përgjatë akseve kombëtare.

Subjektet që nuk zbatojnë urdhrin do të përballen me masa penalizuese.

 

4 nënkryetarë të Bashkisë së Tiranës japin dorëheqjen

By: b b
31 July 2025 at 11:20

Lëvizje në Bashkinë e Tiranës. Katër nënkryetarë kanë dhënë dorëheqjen nga detyra.

Bëhet fjalë për Frida Pashakon, Keti Luarasin, Andi Seferin dhe Jonida Halilin.

Sipas tvklan mësohet se po ditën e sotme, pritet të emërohen katër emrat e rinj që do të marrin këto poste.

Dorëheqjet ndodhin rreth gjashtë muaj pas arrestimit të kryetarit të bashkisë, Erion Veliaj.

Aktualisht kryeqyteti është me kryetare të komanduar.

Anuela Ristani u emërua nga kryeministri Rama në krye të institucionit pas arrestimit të Veliajt.

Shkodër/ Lirimi i hapësirave publike, Beci: I jep qytetit më shumë frymëmarrje

By: e xh
31 July 2025 at 11:16

Kreu i Bashkisë së Shkodrës, Benet Beci përmes një video-mesazhi edhe postimi në rrjetet sociale ka reaguar në lidhje me lirimin e hapësirave publike në qytetin e Shkodrës.

Ai shkruan se pas 10 ditësh aksion për lirimin e hapësirave publike, shkodranët mbështesin këtë nismë që i jep qytetit më shumë frymëmarrje

Sipas Becit aksioni po vijon çdo ditë në rrugë dhe sheshe të Shkodrës, në funksion të rikthimit të hapësirave për qytetarët.

‘Pas 10 ditësh aksion për lirimin e hapësirave publike, shkodranët mbështesin këtë nismë që i jep qytetit më shumë frymëmarrje. Aksioni po vijon çdo ditë në rrugë dhe sheshe të Shkodrës, në funksion të rikthimit të hapësirave për qytetarët’, shkruan Benet Beci.

Kryeministri Edi Rama ka përsëritur gjatë këtyre ditëve thirrjen për lirimin vullnetar të hapësirave, duke theksuar se pas datës 31 korrik, çdo shkelje do të pasohet me penalizime.

Motori përplaset me kamionin, dy të plagosur nga aksidenti në Levan–Vlorë

By: b b
31 July 2025 at 11:09

Një aksident i rëndë ka ndodhur ditën e sotme në autostradën Levan–Vlorë, në afërsi të Urës së Mifolit.

Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se një motomjet ka tentuar të parakalojë dhe është përplasur me një automjet të tipit kamion.

Si pasojë e përplasjes së fortë, drejtuesi dhe pasagjeri i motorit kanë mbetur të plagosur dhe janë transportuar me urgjencë në spital për ndihmë mjekësore.

Në vendngjarje ndodhen forcat e policisë, të cilët po punojnë për të zbardhur dinamikën e aksidentit.

Njohja e Palestinës/ Izraeli kritikon Kanadanë: Shpërblim për Hamasin

By: e xh
31 July 2025 at 10:57

Pas lajmit që Kanadaja do të njohë Palestinën shtet në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së ka reaguar me zemërim, Izraeli.

Qeveria izraelite e ka cilësuar planin e Kanadsë si një “shpërblim për Hamasin”.

Njohja e një shteti palesitnez, për Ministrinë e Jashtme dëmton përpjekjet për një armëpushim në Gaza dhe pengon lirimin e pengjeve të mbetura.

Israel Katz, ministri i Mbrojtjes tha se ky hap i jep Hamasit kurajë dhe forcon pozicionin e tij. Ndërkohë,  ministri i Jashtëm, Gideon Saar u shpreh se një shtet palestinez do të përfundonte si një “shtet i Hamasit”.

Kundër kësaj është edhe qytetarja britaniko-izraelite Emily Damari, e rrëmbyer nga Hamasi më 7 tetor 2023 dhe e mbajtur peng për 15 muaj e cila në një reagim shkroi: “Ky veprim nuk i shërben paqes, ai rrezikon të shpërblejë terrorin. Është një mesazh i rrezikshëm: dhuna sjell legjitimitet”, shkroi ajo në rrjetet sociale.

Vendimi i Kanadasë pason atë të Britanisë dhe Francës, të cilat njoftuan njohjen formale të një shteti palestinez ditë më parë.

 

Parkoi makinën duke bllokuar zjarrfikësen, procedohet penalisht 22-vjeçari në Himarë

By: b b
31 July 2025 at 10:49

Policia e Himarës ka proceduar penalisht një22-vjeçar, pasi parkoi automjetin në mënyrë të gabuar, duke bllokuar rrugën dhe penguar kalimin e mjetit zjarrfikës.

Drejtuesi i mjetit, shtetasi A. Sh., 22 vjeç, banues në Tiranë, u procedua penalisht për veprën penale “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit”, parashikuar nga neni 293 i Kodit Penal”.

“Strukturat e Komisariatit të Policisë Himarë, në bashkëpunim me shërbimet e Qarkullimit Rrugor, në vijim të kontrolleve për evidentimin dhe ndëshkimin e rasteve të parkimeve të gabuara që pengojnë lëvizjen e lirë të mjeteve dhe këmbësorëve, veçanërisht të mjeteve të emergjencës, ndërhynë menjëherë pas njoftimit për një automjet të parkuar gabim, në rrugën “25 Marsi”, në qytetin e Himarës.

Gjatë verifikimeve, u konstatua se një automjet tip “BMW” ishte parkuar në mënyrë të gabuar, duke bllokuar rrugëkalimin dhe penguar kalimin e një mjeti zjarrfikës, që ndodhej në një situatë emergjente.

Drejtuesi i mjetit, shtetasi A. Sh., 22 vjeç, banues në Tiranë, u shoqërua së bashku me automjetin në ambientet e Komisariatit të Policisë Himarë, ku, pas veprimeve të kryera nga specialistët për Hetimin e Krimeve, u procedua penalisht për veprën penale “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit”, parashikuar nga neni 293 i Kodit Penal”, njofton policia.

‘Rilind’ shkolla 9-vjeçare në Karbunarë të Lushnjes, Rama: Gati në shtator

By: e xh
31 July 2025 at 10:40

Kryeministri Rama ka publikuar pamjet nga shkolla 9- vjeçare në Karbunarë të Lushnjes.

Sipas Ramës, shkolla ka rilindur me kushte dinjitoze dhe hapësira më të mëdha për të gjithë nxënësit dhe mësuesit.

Kjo shkollë, me kushte moderne do të presë nxënësit dhe mësuesit në vitin e ri shkollor që nis në shtator.

‘Shkolla 9-vjeçare në Karbunarë të Lushnjes, ka rilindur me kushte dinjitoze dhe hapësira më të mëdha për të gjithë nxënësit dhe mësuesit e saj, të cilët do ta gjejnë gati shkollën në vitin e ri mësimor në shtator’, shkruan në postimin në rrjetet sociale, kryeministri Rama.

 

 

Aksidenti me dy viktima në Borsh, arrestohet shoferi i Benz-it

By: b b
31 July 2025 at 10:34

Policia e Vlorës ka dhënë detaje lidhur me aksidentin me dy viktima dhe dy të plagosur në aksin Borsh-Himarë.

Sipas uniformave blu mësohet se një furgon në të cilin udhëtonin dy bashkëshortët Kastriot dhe Donika Mehmeti, është goditur nga një automjet tip “Mercedes”.

Policia ka vendosur në pranga në kushte spitalore 29-vjeçarin që dyshohet se shkaktoi këtë aksident.

“Borsh/Në vijim të veprimeve për dokumentimin e aksidentit të ndodhur më 30.05.2025, në rrugën e Plazhit, Borsh, ku humbën jetën dy shtetas dhe u plagosën dy të tjerë, u arrestua në flagrancë, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, drejtuesi i automjetit tip “Benz”, shtetasi M. Q., 29 vjeç, banues në Vlorë.

Nga veprimet hetimore ka rezultuar se ky shtetas, duke drejtuar automjetin tip “Benz”, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe është përplasur me një mjet të llojit furgon, që drejtohej nga shtetasi K. M., 66 vjeç, i cili së bashku me pasagjeren D. P., 70 vjeçe, ka humbur jetën në vendngjarje.

Drejtuesi shtetasi M. Q. dhe pasagjeri në automjetin e tij, shtetasi P. A., 23 vjeç, janë transportuar në QSUT, Tiranë, për ndihmë mjekësore të specializuar”, njofton policia.

Dita Botërore e Rojeve Mjedisore, Rama publikon mesazhin e veçantë

By: e xh
31 July 2025 at 10:27

Sot është Dita Botërore e Rojeve Mjedisore, ndaj kryeministri i vendit Edi Rama ka publikuar një videomesazh në rrjetet sociale.

Konkretish, Rama ka ndarë mesazhet e dy rojeve të përkushtuara, Genta Blini nga Parku Kombëtar “Alpet e Shqipërisë” dhe Irma Sterkaj nga Liqeni i Shkodrës, si shembull frymëzimi për rolin e grave në mbrojtjen e natyrës.

Gjatë mesazhit të saj, Genta flet për ndjesinë e veçantë që i jep komunikimi me turistët dhe përgjegjësinë për ruajtjen e pasurive natyrore, ndërsa Irma kujton me mall lidhjen e hershme me zonën që sot monitoron me përkushtim.

Kreu i qeverisë vlerësoi kontributin e tyre dhe u bëri thirrje të gjithëve të angazhohen në mbrojtjen e trashëgimisë natyrore të vendit.

“Mesazhet kuptimplota të Gentës dhe Irmës nga zonat tona të mbrojtura, si simbol se natyra bëhet edhe më e bukur kur pjesë e përkujdesjes për të janë gratë, pa dyshim me kontributin e secilit prej nesh për ta ruajtur këtë pasuri të përbashkët”, shprehet ai.

Vodhi para dhe karta bankare në Ksamil, arrestohet 36-vjeçari hungarez

By: b b
31 July 2025 at 10:14

Një shtetas hungarez, i shpallur në kërkim për një rast vjedhjeje të ndodhur më 28 korrik në Ksamil, është ndaluar nga Policia Kufitare në Pikën e Kalimit Kufitar Qafë Botë, gjatë tentativës për të lënë territorin shqiptar.

Sipas uniformave blu mësohet se gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin tip Volkswagen, në pronësi të këtij shtetasi, u gjet dhe u sekuestrua një përforcues grushti metalik.

“Ksamil/Në vijim të veprimeve hetimore lidhur me shpalljen në kërkim të një shtetasi hungarez, i cili më datë 28.07.2025, në Ksamil, dyshohet se ka vjedhur një portofol me një shumë parash dhe karta bankare të një shtetasi tjetër, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë, në bashkëpunim me shërbimet e Policisë Kufitare në PKK Qafë Botë, gjatë tentativës për të dalë nga territori i Shqipërisë, ndaluan shtetasin:

A. S., 36 vjeç, banues në Hungari, i shpallur në kërkim për këtë ngjarje.

Gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin tip Volkswagen, në pronësi të këtij shtetasi, u gjet dhe u sekuestrua një përforcues grushti metalik”, njofton policia.

Materialet për të dy rastet iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme procedurale.

Përmirësimi i…Bashkia e Tiranës hap aplikimet për qytetarët në vështirësi ekonomike

By: b b
31 July 2025 at 09:57

Bashkia Tiranë ka hapur aplikimet për qytetarët në vështirësi ekonomike për përmirësimin e kushteve të banesave.

Ky program, i cili është pjesë e iniciativave të Bashkisë për përmirësimin e kushteve të strehimit për ata qytetarë që ndodhen në vështirësi ekonomike, u mundëson qytetarëve të aplikojnë për mbështetje financiare për rregullime dhe riparime në shtëpitë e tyre.

Aplikimi mund të realizohet online, përmes platformës e-Albania, në shërbimin “Kërkesë për të përfituar nga programet e strehimit social”.

Për të plotësuar kërkesën, aplikuesit duhet të dorëzojnë dokumentacionin përkatës, dhe për këtë, mund të kërkojnë asistencë nga punonjësit e njësisë administrative të Bashkisë Tiranë.

Programi është një mundësi e shkëlqyer për ata që duan të përmirësojnë cilësinë e jetesës dhe të sigurojnë kushte më të mira për familjet e tyre./tvklan

Fëmija 2 vjeç rrëzohet nga këndi i lojërave në Shëngjin, niset me urgjencë në Tiranë

By: b b
31 July 2025 at 09:51

Një fëmijë 2 vjeç është rrëzuar nga një kënd lojërash, në një kompleks pushimi në Shëngjin mbrëmjen e djeshme.

Sipas uniformave blu mësohet se 2-vjeçari është dërguar fillimisht në spitalin e Lezhës nga familjarët dhe më pas është transportuar me urgjencë në Spitalin e Traumës në Tiranë.

Fatmirësisht, fëmija ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

“Më datë 30.07.2025, rreth orës 22:00, në spitalin e Lezhës, është dërguar nga familjarët, për mjekim, një fëmijë 2 vjeç.

Sipas deklarimeve të familjarëve, fëmija është rrëzuar në një kënd lojërash, në ambientet e një kompleksi pushimi, në Shëngjin.

2-vjeçari është transportuar për ndihmë mjekësore në Spitalin e Traumës dhe është jashtë rrezikut për jetën.

Po punohet për verifikimin e rrethanave të rastit”, njofton policia.

Ndezi zjarr për të hapur kullotat, arrestohet 26-vjeçari në Maliq

By: b b
31 July 2025 at 09:42

Policia e Maliqit ka vënë në pranga një 26-vjeçar, pasi dyshohet se ka ndezur zjarr me qëllim hapjen e kullotave, por ka shkaktuar djegien e një sipërfaqeje toke me bimësi dhe shkurre.

Mësohet se ngjarja ndodhi më datë 30.07.2025, rreth orës 15:00, në vendin e quajtur “Arat e Sulës”, mbi fshatin Leminot.

“Si rezultat i veprimeve hetimore për dokumentimin e rasteve të zjarrvënieve dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë ligjore të autorëve, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Maliq arrestuan në flagrancë shtetasin: G. A., 26 vjeç, banues në fshatin Pirg.

Nga hetimet dyshohet se ky shtetas, më datë 30.07.2025, rreth orës 15:00, ka ndezur zjarr në vendin e quajtur “Arat e Sulës”, mbi fshatin Leminot, me qëllim hapjen e kullotave të reja, dhe si pasojë e përhapjes së flakëve nga era, është djegur një sipërfaqe toke me bimësi dhe shkurre”, njofton policia.

Gjashtë të vdekur dhe mbi 50 të plagosur nga sulmet ruse në Kiev

By: b b
31 July 2025 at 09:34

Të paktën gjashtë persona janë vrarë dhe mbi 50 të tjerë janë plagosur si pasojë e sulmeve ruse me dronë dhe raketa në Ukrainë në orët e hershme të mëngjesit, kanë thënë zyrtarët ukrainas.

Në mesin e të vrarëve është edhe një gjashtëvjeçar, ndërsa tri viktima tjera janë konfirmuar në hapësirat e një blloku banesash që është rrëzuar si pasojë e sulmeve.

Tymur Tkachenko, shef i administratës ushtarake të Kievit, ka thënë se numri i viktimave mund të rritet, pasi dëme janë shkaktuar në dhjetëra lokacione në kryeqytetin ukrainas.

Sulmet ruse kanë vazhduar pavarësisht kërcënimeve të presidentit amerikan, Donald Trump që të vendosë sanksione më të ashpra ndaj Moskës, nëse lideri rus, Vladimir Putin nuk pajtohet për armëpushim deri më 8 gusht.

Kryetari i Kievit, Vitali Klitschko ka thënë përmes një postimi në Telegram se dritaret e një spitali për fëmijë në rajonin Shefçenski janë thyer tërësisht.

Ministri i Jashtëm ukrainas, Andrii Sybiha ka thënë përmes një postimi në X – dikur Twitter – se Kievi është dëshmitar i një “mëngjesi të tmerrshëm” dhe që ende ka njerëz nën rrënoja.

Sipas tij, presidenti Trump është treguar “shumë i durueshëm” me Putinin, dhe që tani është koha për “presion maksimal ndaj Moskës” përmes sanksioneve.

Më herët gjatë korrikut, Trump pati vendosur një ultimatum 50-ditor për Kremlinin që të arrijë një marrëveshje me Kievin, ose në të kundërtën do të përballet me pasoja ekonomike.

Të hënën, Trump e ka zvogëluar ultimatumin në “10 deri në 12 ditë”, duke shprehur pakënaqësinë e tij për veprimet e Putinit në Ukrainë, pas më shumë se tre vjetëve prej kur Moska e ka nisur luftën në këtë shtet.

Trump nuk ka thënë se presidenti rus po e gënjen, por që ka kundërthënie në mes të retorikës së Putinit në bisedat e tyre telefonike, dhe më pas në nisjen e raketave në qytetet ukrainase.

Lufta në Ukrainë ka nisur më 24 shkurt të vitit 2022.

Presidenti rus, Vladimir Putin e quan luftën “operacion special ushtarak” për të çmilitarizuar Ukrainën.

Perëndimi është përgjigjur ndaj Rusisë, duke goditur ekonominë e këtij shteti me sanksione të ashpra.

Si pasojë e luftës kanë vdekur mijëra persona dhe miliona të tjerë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre./REL

Plagoset me armë zjarri 33-vjeçari në Borsh, arrestohet autori

By: b b
31 July 2025 at 09:17

Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur në Borsh, rreth orës 02:00 të 31 korrikut në një lokal.

Falë veprimeve të shpejta hetimore, uniformat blu kanë identifikuar dhe shoqëruar në Polici autorin e dyshuar të plagosjes.

Mësohet se pas një konflikti midis disa shtetasve, shtetasi H. Ç. ka plagosur me armë zjarri automatike, shtetasin E. Sh., i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Himarë, pas njoftimit për një konflikt të ndodhur në një lokal në Borsh, rreth orës 02:20 të datës 31.07.2025, janë angazhuar menjëherë, duke shkuar në vendngjarje.

Nga veprimet hetimore paraprake dhe këqyrja e pamjeve filmike, dyshohet se pas një konflikti midis disa shtetasve, shtetasi H. Ç. ka plagosur me armë zjarri automatike, shtetasin E. Sh., 33 vjeç, banues në Krujë, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Autori i dyshuar, shtetasi H. Ç., 42 vjeç, banues në Borsh, është lokalizuar dhe shoqëruar në ambientet e DVP Vlorë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Gjithashtu, janë shoqëruar edhe disa shtetas të tjerë të përfshirë në konflikt”, njofton policia.

Grupi hetimor, i përbërë nga specialistë për Hetimin e Krimeve të Rënda në DVP Vlorë, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për sqarimin e rrethanave, gjetjen e armës së zjarrit të dyshuar të përdorur dhe dokumentimin e plotë ligjor të kësaj ngjarjeje.

Britania e Madhe do të njohë shtetin palestinez me kusht

By: b b
31 July 2025 at 09:09

Kryeministri Keir Starmer deklaroi se Britania e Madhe do ta ndërmarrë këtë hap nëse Izraeli nuk pranon një armëpushim në Gazë dhe nuk përmbush kushte të tjera.

Izraeli e ka kritikuar ashpër njoftimin.

Britania e Madhe do ta njohë pavarësinë palestineze në shtator nëse Izraeli nuk ndërmerr hapa të rëndësishëm për t’i dhënë fund “situatës së tmerrshme” në Gazë dhe nuk përmbush kushte të tjera, tha të martën kryeministri britanik Keir Starmer.

“Objektivi ynë mbetet një Izrael i sigurtë dhe i mbrojtur së bashku me një shtet palestinez të qëndrueshëm dhe sovran,” tha Starmeri, sipas një deklarate të Downing Street.

Ai deklaroi se qeveria britanike gjithmonë ka synuar të njohë një shtet palestinez “si një kontribut në një proces të përshtatshëm paqeje në kohën e ndikimit maksimal për zgjidhjen me dy shtete”, e cila, tha ai, “tani është nën kërcënim”.

“Si pjesë e këtij procesi drejt paqes, mund të konfirmoj se Mbretëria e Bashkuar do ta njohë Shtetin e Palestinës në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në shtator, me përjashtim të rrethanës nëse qeveria izraelite ndërmerr hapa thelbësorë për t’i dhënë fund situatës së tmerrshme në Gazë”, tha Starmer.

Palestinezët, duke luftuar me urinë, po presin të marrin ushqime të ngrohta të shpërndara nga një organizatë bamirëse, pasi popullsia nuk ka qasje në ushqim në Qytetin e Gazës. Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Guterres, ka paralajmëruar se “Gaza është në prag të urisë”.

Çfarë tjetër tha Starmeri?

Lideri britanik i bëri thirrje gjithashtu Izraelit të “pranojë një armëpushim dhe të angazhohet për një paqe të qëndrueshme, duke ringjallur perspektivën e një zgjidhjeje me dy shtete”.

Kjo përfshin, vazhdoi Starmeri, “lejimin e OKB-së të rifillojë furnizimet me ndihma dhe sqarimin se nuk do të ketë aneksime në Bregun Perëndimor”.

Ai përsëriti gjithashtu qëndrimin e qeverisë së tij ndaj Hamasit, grupit militant palestinez të mbështetur nga Irani që sundon Rripin e Gazës.

“Mesazhi ynë për terroristët e Hamasit është i njëjtë dhe i qartë. Ata duhet të lirojnë menjëherë të gjithë pengjet, të nënshkruajnë një armëpushim, të çarmatosen dhe të pranojnë se nuk do të kenë asnjë rol në qeverisjen e Gazës”, deklaroi Starmeri.

Përballë frikës në rritje për uri masive në enklavë, Starmer bëri thirrje që të dërgohen më shumë ndihma për palestinezët në Gazë.

“Ne kemi nevojë për të paktën 500 kamionë në Gazë çdo ditë. Por në fund të fundit, e vetmja mënyrë për t’i dhënë fund kësaj krize humanitare është përmes një zgjidhjeje afatgjatë”, tha Starmeri në 10 Downing Street.

Lideri britanik pohoi se qeveria e tij mbështet përpjekjet e ndërmjetësimit nga Shtetet e Bashkuara, Egjipti dhe Katari për të siguruar “një armëpushim vital”.

“Ky armëpushim duhet të jetë i qëndrueshëm dhe duhet të çojë në një plan më të gjerë paqeje, të cilin po e zhvillojmë me partnerët tanë ndërkombëtarë”, shtoi ai.

Britania e Madhe, ashtu si Shtetet e Bashkuara, Bashkimi Evropian dhe Izraeli, e kanë shpallur Hamasin si një organizatë terroriste, gjë që ka të ngjarë të ndërlikojë çdo përpjekje të mundshme për të njohur një shtet palestinez, nëse ky grup do të merrte pjesë në qeveri.

Izraeli thotë se qëndrimi i Britanisë së Madhe ‘shpërblen’ Hamasin

Njoftimi i Starmerin vjen pasi Presidenti francez Emmanuel Macron tha se vendi i tij do të njohë zyrtarisht një shtet palestinez në shtator.

Presioni ndërkombëtar mbi Izraelin për të përfunduar fushatën ushtarake dhe për të lejuar ndihmë humanitare të pakufizuar në territorin e rrethuar është rritur në javët e fundit, pasi grupet e ndihmës dhe OKB-ja kanë paralajmëruar për zi buke në Rripin e Gazës.

Izraeli ka minimizuar ose ka hedhur poshtë kategorikisht raportet për zi buke masive në Gazë.

Grupet e ndihmës paralajmërojnë për zi buke masive në Gazë

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu tha se njoftimi i Starmerin “shpërblen terrorizmin monstruoz të Hamasit dhe ndëshkon viktimat e tij”.

“Një shtet xhihadist në kufirin e Izraelit SOT do ta kërcënojë Britaninë NESëR”, paralajmëroi Netanyahu në një postim në platformën X.

Ministria e Jashtme izraelite gjithashtu hodhi poshtë njoftimin e Britanisë së Madhe, duke deklaruar se ndryshimi i qëndrimit të Londrës vjen “pas iniciativës dhe presionit politik francez”./DW

Sot afati i fundit për bizneset për të liruar akset rrugore

By: b b
31 July 2025 at 08:58

Nga sot, 31 korriku 2025, hyn në fuqi afati përfundimtar i dhënë nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë për lirimin e hapësirave të zëna në mënyrë të paligjshme përgjatë akseve kombëtare.

Ministrja Belinda Balluku ka paralajmëruar se subjektet që nuk kanë zbatuar urdhrin do të përballen me masa penalizuese.

Ajo tha një ditë më parë se reforma për rikthimin eligjshmërisë në territor, e cila përfshin edhe lirimin e hapësirave publike, parashikon ndërhyrje të njëpasnjëshme në të gjithë vendin, nga veriu në jug.

Një vëmendje e veçantë po i kushtohet varrezave të automjeteve që ndodhen më pak se 1 kilometër nga rruga, në kundërshtim me aktin normativ të vitit 2011.

Edhe kryeministri Edi Rama ka përsëritur thirrjen për lirimin vullnetar të hapësirave, duke theksuar se pas datës 31 korrik, çdo shkelje do të pasohet me penalizime./tvklan

Venecia: Tarifa për turistët i sjell qytetit 5,4 milion euro

By: b b
31 July 2025 at 08:48

Dhjetë euro u është dashur të pagujanë tursitëve ditorë për të vizituar qendrën historike të Venecias më 2025.

Qyteti ndërkohë ka përfunduar fazën e provës me sistemin e tarifës dhe ka nxjerrë një bilanc paraprak.

Rregullorja që pati premierën më 2024, duhet të ndihmojë për koordinimin më të mirë që turizmit masiv në qytetin lagunë buzë Adriatikut.

Por nëse blerja e një bilete hyrëse për në qytet i step vërtetë tursitët, kjo mbetet një temë e diskutueshme.

Qyteti i Venecias ka numëruar gjithësesi mbi 720.000 vizitorë që i kanë sjellë arkës së qytetit gjithsej 5,4 milionë euro – pothuajse dyfish më shumë se në vitin 2024.

Po ashtu gjatë kësaj periudhe janë vendosur edhe 2500 gjoba, ndaj atyre që kanë hyrë pa biletë për të vizituar qytetin.

Kush e rezervon biletën në avancë paguan më pak

Rregullorja këtë herë ishte në fuqi për 54 ditë, e shpërndarë në fundjava dhe ditë pushimesh nga prilli, maji, qershori dhe kerriki – përkatësisht nga ora 8.30 deri në 16. Kush e ka rezervuar në avancë biletën, ka paguar pesë euro. Ata që neglizhojn duke blerë biletën në kohën kur kanë dashur të hyjnë në qytet kanë paguar dyfishin.

Për vendasit, fëmijët si dhe turistët, që qendrojnë disa netë në qytet janë bërë përjashtime. Sidoqoftë turistët që kalojnë netët në hotel paguajnë taksën për qytetin.

Michele Zuin, këshilltar financiar në qytetin e Venecias, shpjegon, se ky sistem edhe në vitin e dytë ka funksionuar mirë dhe ka influencuar për një garanci planifikimi me vizitorët. Por sidoqoftë qëllimi primar nuk është të sigurohen të ardhura.

Të ardhurat duhet të përdoren në dobi të qytetit

Më 2024 në fund të fazës së provës në 29 ditë të ardhurat arritën në 2,4 milionë euro me një numër vizitorësh rreth 485.000.

Këto të ardhura, duke u zbritur kostot e shërbimit përkatës, do të përdoren në dobi të qytetit dhe anorëve të tij. Një analizë e plotë e të dhënave të përgjithshme ende nuk është përfunduar.

Në Venecia numri vjetor i turistëve arrin në miliona. Po ashtu shtrohe tpyetja, nëse mjafton një tarifë hyrjeje, për ta kufizua rturizmin masiv. Për më tepër që në qytetit lagunë një kafe kushton po aq sa edhe tarifa e hyrjes.

Në qendrën historike të Venecias jetojnë sot më pak se 50.000 vetë, ndërkohë që vijnë miliona turistë në vit./DW

Gjysmë shekulli pas Helsinkit, a mund ta ruajë OSBE-ja rëndësinë e saj?

By: b b
31 July 2025 at 08:38

Më 31 korrik dhe 1 gusht, qindra zyrtarë dhe politikanë do të mblidhen në Finlandë për të shënuar 50-vjetorin e Aktit Final të Helsinkit.

Kjo marrëveshje konsiderohet si një moment kulmor në uljen e tensioneve gjatë Luftës së Ftohtë, me 35 shtete – përfshirë Bashkimin Sovjetik dhe Shtetet e Bashkuara – të cilat ranë dakord mbi shumë parime pas dy vjetësh bisedime, të njohura si Konferenca për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë.

Kjo më pas formësoi arkitekturën gjeopolitike të kontinentit më të gjerë evropian dhe vendosi themelin për atë që më vonë u njoh si Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) pas rënies së Bashkimit Sovjetik.

Në shikim të parë, ka shumë arsye për të festuar.

Dhe Finlanda, që mori drejtimin e presidencës së OSBE-së në fillim të këtij viti, po luan një rol të rëndësishëm.

Më 31 korrik, presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, dhe sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, do të mbajnë fjalime në Helsinki dhe më pas do të marrin pjesë në panele të nivelit të lartë ku do të trajtohen tema të ndryshme dhe do të debatohet e ardhmja e OSBE-së nën moton: Respekt, Përgjigje, Përgatitje.

Kryesimi finlandez do ta shfrytëzojë rastin që të lansojë “Fondin Helsinki+50” – një nismë që synon të rrisë financimin vullnetar për organizatën me seli në Vjenë.

Megjithatë, shumë pyesin nëse OSBE-ja ende i shërben qëllimit të saj origjinal.

Një marrëveshje e madhe

Në vitin 1975, OSBE-ja përfaqësonte një marrëveshje të madhe midis Perëndimit demokratik dhe Lindjes komuniste.

Akti Finali i Helsinkit ishte mirëpritur në Moskë pasi konfirmoi statusin dhe paprekshmërinë e kufijve ekzistues në Evropë në atë kohë. Kjo nënkuptonte dominimin e vazhdueshëm sovjetik mbi vendet e Paktit të Varshavës dhe, de facto nëse jo de jure, njohjen e aneksimit të shteteve të Baltikut.

Por, po ashtu krijoi tri fusha të bashkëpunimit Lindje-Perëndim në të ardhmen: çështjet politike dhe ushtarake; bashkëpunimi ekonomik dhe shkencor; dhe ndoshta, më e rëndësishmja, të drejtat e njeriut.

Përderisa Bashkimi Sovjetik në fillim mendonte se kishte “fituar”, por në fakt ishte Perëndimi që doli më mirë, në terma afatgjatë, jo vetëm për shkak të fushës së tretë, që nxiti një lëvizje ndërkombëtare për të drejtat e njeriut përgjatë Luftës së Ftohtë.

Kjo frymëzoi lëvizjen Solidaritet në Poloni, Rruga Baltike në Estoni, Letoni dhe Lituani dhe Karta 77 në Çekosllovaki – lëvizje që ndihmuan të hapej rruga drejt rënies së Perdes së Hekurt dhe shpërbërjen e Bashkimit Sovjetik.

Me krijimin e OSBE-së në vitet ’90 fusha e tretë, ajo e të drejtave të njeriut, u zgjerua dhe në të u përfshin çështje sikurse mbrojtja e minoriteteve kombëtare, liria e shtypit dhe Zyra për Institucione Demokratike dhe të Drejta të Njeriut (ODIHR), që sot e kësaj dite vendos standarde për misionet që vëzhgojnë zgjedhjet.

Në një letër drejtuar 57 shteteve anëtare të OSBE-së, që Radio Evropa e Lirë e ka parë, ambasadori finlandez në OSBE, Vesa Hakkinen, i ftoi ato në festimin e Helsinkit dhe shkroi: “Akti Finali i Helsinkit ndërmori një qasje të re për menaxhimin e tensioneve dhe parandalimin e konfliktit, duke vendosur një sërë parimesh dhe zotimesh që udhëheqin jo vetëm raportet mes shteteve, por edhe brenda tyre. Pesëdhjetë vjet më vonë, parimet dhe angazhimet e OSBE-së mbeten pjesë thelbësore e rendit të sigurisë evropiane”.

Nëse kjo vazhdon të jetë e vërtetë, është temë që gjithnjë e më shumë po diskutohet.

Ndërtuese e urave?

Nevoja e konsensusit në organizatë është vënë në pah mangësitë e saj, sidomos përballë një Rusie që duket se gjithnjë e më shumë është revanshiste dhe në ringritje, dhe e cila ka testuar OSBE-në për disa vite me radhë.

Misioni i OSBE-së në Gjeorgji nuk u vazhdua në vitin 2009, një vit pas pushtimit të republikës në Kaukazin Jugor nga Rusia. Njohja e mëvonshme nga Moska e rajoneve separatiste të Gjeorgjisë, Abkazisë dhe Osetisë së Jugut, e minoi edhe më shumë organizatën.

Kur Rusia aneksoi me forcë Krimenë më 2014 dhe pushtoi pjesë të Ukrainës lindore më vonë po atë vit, Moska fillimisht lejoi një mision të kufizuar monitorimi nga OSBE-ja, por veprimtaria e një misioni të tillë u ndërpre plotësisht jo shumë kohë pas nisjes së pushtimit në shkallë të gjerë të Ukrainës në fillim të vitit 2022.

Tre ish-punonjës të misionit monitorues që atëherë janë të burgosur në mënyrë të paligjshme në Rusi, teksa OSBE-ja ka bërë pak përparim në përpjekjet për t’i liruar ata.

Kjo ka shtyrë edhe vende të tjera të heqin dorë nga disa prej mekanizmave kryesore të organizatës.

Grupi i Minskut i OSBE-së, i krijuar për të gjetur një zgjidhje paqësore midis Armenisë dhe Azerbajxhanit për Nagorno-Karabakun, u bë i panevojshëm pasi Baku mori të gjithë territorin në vitin 2023 dhe presidenti azerbajxhanas, Ilham Aliyev, bëri thirrje për shpërbërjen e këtij grupi. Si rezultat i kësaj, buxheti i OSBE-së mbetet i bllokuar, me Azerbajxhanin që refuzon miratimin derisa të largohen të gjitha institucionet e lidhura me Minskun.

Pavarësisht kësaj, në Vjenë nuk ka ndonjë diskutim të mirëfilltë për pezullimin e Rusisë (apo ndonjë vendi tjetër, për këtë çështje). Në vend të kësaj, disa zyrtarë të OSBE-së i thanë Radios Evropa e Lirë se dialogu dhe “kanalet e hapura të komunikimit” midis të gjitha shteteve pjesëmarrëse mbeten thelbësore.

Në përgatitje për takimin e Helsinkit, delegacioni finlandez në OSBE dërgoi një ftesë për të gjitha vendet që të përfshiheshin në “diskutime në grupe të vogla” gjatë pranverës, për të trajtuar çështje të tilla se si të kërkohet llogaridhënie nga njëri-tjetri, nëse ekziston një nivel minimal i besimit të nevojshëm që OSBE-ja të funksionojë, dhe nëse ajo mund të shërbejë si “ndërtuese urash”.

Në qershor, një letër e re nga pala finlandeze – të cilën e ka parë REL-i – u dërgua për të përmbledhur të gjitha diskutimet dhe është e qartë se nuk priten ndryshime të mëdha.

“Zemërim me rregullin për konsensus”

Një nga përfundimet ishte se “ndonëse i dëshirueshëm, besimi nuk është një kusht për dialog”. Një tjetër përfundim, që duket se bie në kundërshtim me të parin, ishte se “pjesëmarrësit konfirmuan vlefshmërinë e vazhdueshme dhe rëndësinë e parimeve dhe angazhimeve të OSBE-së, madje – dhe sidomos – kur ato po shkelen, më së rëndi nga lufta e agresionit e Rusisë kundër Ukrainës”.

Sa i përket llogaridhënies, pati madje një pranim se OSBE-ja “nuk mund të detyrojë zbatimin e parimeve të saj”.

Në letër po ashtu thuhet se shumë “kanë shprehur zemërimin me rregullin për konsensus”. Por, aty shtohet se “shumë ndiejnë se konsensusi është thelbi i OSBE-së dhe është një garantues i rëndësishëm për vendimmarrjen gjithëpërfshirëse”.

Nuk është për t’u çuditur, dokumenti përfundon se “kjo nuk është koha për reforma të mëdha. Megjithatë, shumica e pjesëmarrësve kërkuan ndryshime të vogla, graduale, për t’i mundësuar OSBE-së të kryejë më mirë funksionet e saj kryesore”.

E ardhmja e OSBE-së mund të mbështetet në një “koalicion të vullnetit” të formuar për të shmangur vetot – siç ka ndodhur në shumë institucione të tjera ndërkombëtare në vitet e fundit.

Një nga këto hapa ishte Programi i Mbështetjes i Sekretariatit të OSBE-së për Ukrainën (SPU) – një portofol projektesh jashtë buxhetit. Kjo ide doli në fund të qershorit 2022, kur Rusia bllokoi konsensusin për zgjatjen e Koordinatorit të Projektit të OSBE-së në Ukrainë – një operacion në terren i OSBE-së që kishte qenë aktiv që nga viti 1999.

Më pas është përdorimi më i shpeshtë i mekanizmit të OSBE-së për Moskën, i cili është aktivizuar pesë herë që nga nisja e pushtimit rus të Ukrainës. Ky mekanizëm për herë të fundit u aktivizua për të dokumentuar krimet e pretenduara ruse ndaj ushtarëve të kapur rob dhe civilëve të arrestuar.

Duke mos pasur nevojë për konsensus për aktivizim, misionet faktmbledhëse të ekspertëve dhe raportimet e mëvonshme të këtij mekanizmi do të jenë të dobishme në gjykata të ndryshme, veçanërisht në tribunalin e posaçëm të krijuar së fundi për krimin e agresionit ndaj Ukrainës.

Nëse këto forma të shmangies do të mund të mbajnë OSBE-në relevante, do të diskutohet gjatë edhe pas përfundimit të ngjarjeve që do të organizohen në Helsinki për këtë përvjetor./REL

Një ndër tre banorë në Shqipëri ka makinë, ende ndër më të ulëtat në Europë!

By: b b
31 July 2025 at 08:31

Shqipëria mbetet ndër vendet me nivelin më të ulët të motorizimit në Europë.

Sipas të dhënave të publikuara nga Eurostat për vitin 2024, në Shqipëri ka 328 makina për çdo 1,000 banorë, që do të thotë se vetëm një në tre banorë zotëron një automjet.

Pavarësisht rritjes së treguesit për shkak të rishikimit të popullsisë me ulje dhe shtimit të numrit të automjeteve në 2024-n, kjo normë është dukshëm më e ulët krahasuar me pjesën më të madhe të kontinentit. (në vitin 2023, Eurostat raporton shifrën 202 mjete për 1000 banorë për Shqipërinë, ose 0.2 mjete për banor, por që është e llogaritur në bazë të popullsisë së vjetër rreth 2.7 milionë banorë, ndërsa me Censin e ri popullsia zbriti në rreth 2.4 milionë banorë).

Në rajonin e Ballkanit, Shqipëria renditet më lart se vetëm disa vende: Bosnja dhe Hercegovina (321), Maqedonia e Veriut (303), dhe Turqia, që ka nivelin më të ulët në Europë me vetëm 189 makina për 1,000 banorë.

Ndërkohë, Kosova ka një normë më të lartë se Shqipëria, rreth 349 makina për 1,000 banorë (sipas të dhënave të vitit 2023), ndërsa Mali i Zi qëndron ndjeshëm më lart me 417. Serbia dhe Gjeorgjia kanë gjithashtu norma më të larta, respektivisht 377 dhe 388 makina për mijë banorë.

Në Europën Qendrore e Lindore, vendet si Rumania (444) dhe Hungaria (447) kanë nivele të krahasueshme me mesataren e rajonit, por përsëri dukshëm më të larta se Shqipëria.

Në krahun tjetër të tabelës, vendet perëndimore dhe nordike dominojnë me norma shumë më të larta motorizimi. Italia kryeson me 701 makina për 1,000 banorë, e ndjekur nga Luksemburgu, Finlanda dhe Qipro, të cilat gjithashtu kalojnë kuotën e 650 makinave për mijë banorë.

Vende si Gjermania, Franca, Austria dhe Spanja kanë gjithashtu norma që variojnë ndërmjet 550 dhe 650.

Mesatarja e Bashkimit Europian për vitin 2024 qëndron në rreth 576 makina për 1,000 banorë, gati dy herë më shumë se niveli shqiptar. Ky tregues tregon jo vetëm për mundësitë ekonomike, por edhe për mënyrën e jetesës, nivelin e urbanizimit dhe zhvillimin e infrastrukturës rrugore në vend.

Ndërsa Shqipëria ka parë rritje të numrit të mjeteve në vitet e fundit, krahasuar me standardet europiane, niveli i motorizimit vijon të mbetet ndër më të ulëtit në kontinent, çka nënvizon diferencat e mëdha ekonomike dhe të zhvillimit mes vendeve.

Të dhënat e tjera të Drejtorisë së Transportit Rrugor dhe INSTAT bëjnë të ditur se numri më i lartë i mjeteve është në Tiranë dhe Durrës, me rreth 500 makina për një mijë banorë, ose një makinë për dy banorë.

Deri në qershor të vitit 2024 në vend ishin të regjistruara 914 mijë mjete, (nga të cilat 738 mijë ishin autovetura), sipas DPSHTRR.

Dy vitet e fundit numri i mjeteve të regjistruara në vend është rritur ndjeshëm për shkak të importeve masive nga Koreja e Jugut, që tregton mjete me çmim ekonomik.

Sipas DPSHTRR, në 2024-n u regjistruan për herë të parë 18.8 mijë automjete që kishin origjinën nga Koreja e Jugut, duke kaluar në shtetin më të madh importues, me 19% të totalit./Monitor

❌
❌