❌

Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 18 August 2025Opinion.al

Radovan Vishkoviq jep dorëheqje nga posti i kryeministrit të Republikës Sërpska

By: b b
18 August 2025 at 16:26

Radovan Vishkoviq, kryeministër i entitetit të Bosnje e Hercegovinës, Republika Sërpska, dha dorëheqje nga posti i tij të hënën, më 18 gusht.

Ai është anëtar i Aleancës së Socialdemokratëve të Pavarur (SNSD), të udhëhequr nga Millorad Dodik.

Vishkoviq është një nga të dyshuarit në hetimin e Prokurorisë së Bosnje e Hercegovinës për veprën penale të sulmit ndaj rendit kushtetues.

Për të njëjtën vepër akuzohen edhe Dodik, president i Republikës Sërpska, si dhe Nenad Stevandiq, kryetar i parlamentit të entitetit.

Nuk janë bërë të ditur arsyet pse Vishkoviq dha dorëheqje, por vetëm u njoftua se do të zgjidhet një qeveri e re e Republikës Sërpska.

“Kjo Ă«shtĂ« njĂ« ditĂ« qĂ« e kam pritur qysh kur u emĂ«rova kryeministĂ«r i RepublikĂ«s SĂ«rpska. Ky Ă«shtĂ« edhe kontributi im pĂ«r njĂ« konsensus sa mĂ« tĂ« gjerĂ« nĂ« RepublikĂ«n SĂ«rpska”, tha Vishkoviq nĂ« njĂ« konferencĂ« pĂ«r media, pas njĂ« takimi nĂ« selinĂ« e presidentit tĂ« entitetit.

Ai shtoi se “mbetet pjesĂ« e ekipit tĂ« SNSD-sĂ«â€.

Dodik, kryetar i SNSD-së, njoftoi se Vishkoviq do të vazhdojë punën si drejtor i Autostradave të Republikës Sërpska.

Vishkoviq ishte në krye të Qeverisë së Republikës Sërpska që nga viti 2018, ndërsa mandatin e tij opozita shpesh e ka kritikuar për mënyrën e menaxhimit të resurseve të entitetit, për dhe qasjen ndaj institucioneve të Bosnje e Hercegovinës.

Që nga korriku i vitit 2023, Vishkoviq gjendet në listën e sanksioneve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për shkak të kërcënimeve ndaj Marrëveshjes së Paqes së Dejtonit, dhe cenimit të sovranitetit të Bosnje e Hercegovinës.

Siç pati bĂ«rĂ« tĂ« ditur atĂ«herĂ« Departamenti amerikan i Thesarit, Vishkoviq Ă«shtĂ« njĂ« nga udhĂ«heqĂ«sit nĂ« RS, i cili mban pĂ«rgjegjĂ«si “pĂ«r nxitjen e miratimit tĂ« ligjeve nĂ« Kuvendin Popullor tĂ« RepublikĂ«s SĂ«rpska, me tĂ« cilat vendimet e GjykatĂ«s Kushtetuese tĂ« Bosnje e HercegovinĂ«s shpallen tĂ« pazbatueshme nĂ« RS, duke penguar dhe rrezikuar kĂ«shtu zbatimin e MarrĂ«veshjes sĂ« Dejtonit”.

Këto sanksione përfshijnë ndalimin e hyrjes në SHBA dhe ngrirjen e pasurisë që gjendet nën juridiksionin e tyre./REL

Korçë/U konfliktuan me 2 persona dhe kundërshtuan punonjësit e policisë, 3 në pranga

By: b b
18 August 2025 at 16:13

Policia e Korçës ka vënë në pranga 3 shtetas, pasi u konfliktuan fizikisht me 2 shtetas dhe kundërshtuan me forcë punonjësit e Policisë, gjatë shoqërimit në Komisariat.

Po ashtu janë proceduar në gjendje të lirë 7 shtetas të tjerë, pasi kanë kundërshtuar dhe kanë penguar punonjësit e Policisë, gjatë shoqërimit të 3 shtetasve të arrestuar.

“MĂ« datĂ« 18.08.2025, rreth orĂ«s 01:00, shĂ«rbimet e PolicisĂ« kanĂ« marrĂ« njoftim pĂ«r njĂ« konflikt ndĂ«rmjet disa shtetasve, nĂ« lagjen nr. 17, Korçë, nĂ« vendin ku ishte duke u zhvilluar Festa e BirrĂ«s.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes dhe kanë ndërhyrë për parandalimin e përshkallëzimit të konfliktit.

Në vijim të veprimeve procedurale, janë shoqëruar në Komisariat, shtetasit A. M., S. M. dhe E. B., të përfshirë në konflikt, të cilët i kanë kundërshtuar me forcë punonjësit e Policisë.

Gjithashtu, gjatë shoqërimit të këtyre 3 shtetasve, punonjësit e Policisë janë kundërshtuar dhe penguar nga 7 shtetas të tjerë, shokë të shtetasve të arrestuar.

NĂ« pĂ«rfundim tĂ« veprimeve hetimore tĂ« kryera nga oficeri i PolicisĂ« GjyqĂ«sore i ProkurorisĂ« sĂ« Korçës, nĂ« bashkĂ«punim me shĂ«rbimet e Komisariatit tĂ« PolicisĂ« Korçë, u arrestuan nĂ« flagrancĂ« shtetasve A. M., 51 vjeç, S. M., 23 vjeç, dhe E. B., 40 vjeç, banues nĂ« ZĂ«mblak, pĂ«r veprat penale “KundĂ«rshtimi i punonjĂ«sit tĂ« policisĂ« sĂ« rendit publik” dhe “Plagosja e lehtĂ« me dashje”, kryer nĂ« bashkĂ«punim.

Gjithashtu, u referuan materialet nĂ« Prokurori, ku filloi procedimi penal pĂ«r shtetasit A. P., 21 vjeç, banues nĂ« TiranĂ«, A. P., 30 vjeç, banues nĂ« fshatin Kuç i Zi, B. H., 18 vjeç, D. M., 35 vjeç, G. B., 19 vjeç, L. M., 39 vjeç dhe Xh. H., 25 vjeç, banues nĂ« fshatin ZĂ«mblak, pĂ«r veprĂ«n penale “KundĂ«rshtimi i punonjĂ«sit tĂ« policisĂ« sĂ« rendit publik””, njofton policia.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Korçës, për veprime të mëtejshme./Opinion.al

Rriten eksportet, bien importet/ Shqipëria ngushton defiçitin tregtar

By: b b
18 August 2025 at 15:57

Në muajin korrik 2025, eksportet shqiptare arritën në 35 miliardë lekë, duke shënuar një rritje me 5,7 për qind krahasuar me një vit më parë.

Ndërkohë, importet zbritën në 83 miliardë lekë, një rënie me 2,4 për qind në terma vjetorë.

Si rezultat, defiçiti tregtar u ngushtua në 48 miliardë lekë, duke u ulur me 7,5 për qind krahasuar me korrikun e vitit të kaluar.

Sipas INSTAT, rritja e eksporteve u mbështet kryesisht nga grupi i mineraleve, lëndëve djegëse dhe energjisë elektrike, me një ndikim prej mbi 12 pikë përqindje. Po ashtu, rritje u regjistrua edhe në makineri e pajisje, si dhe në ushqime, pije e duhan. Në të kundërt, materialet e ndërtimit dhe metalet vijuan të ndikojnë negativisht.

Në aspektin rajonal, Kosova dhe Greqia ishin partnerët me rritjen më të lartë të eksporteve, përkatësisht 72 dhe 15 për qind, ndërsa Italia dhe Maqedonia e Veriut shënuan uljet më të ndjeshme.

Tregtia me vendet e Bashkimit Europian zë më shumë se gjysmën e qarkullimit tregtar të Shqipërisë, duke e bërë Italinë, Kinën, Greqinë dhe Turqinë partnerët kryesorë të vendit.

Tv Klan

Kosovë/Kushtetuesja publikon aktgjykimin për konstituimin e Kuvendit

By: b b
18 August 2025 at 15:40

Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka publikuar aktgjykimin e plotë lidhur me çështjen e konstituimit të Kuvendit.

Më 8 gusht, Kushtetuesja ka urdhëruar Kuvendin që brenda 30-ditësh të zgjedhë kryeparlamentarin e ri përmes votimit të hapur, duke e hedhur në votim të njëjtin kandidat jo më shumë se tri herë.

Me publikimin e aktgjykimit të plotë, nis edhe rrjedhja e afatit 30-ditor, që nënkupton se deputetët nga sot mund të mblidhen për të konstituuar Kuvendin.

Çështja e trajtuar lidhur me formĂ«n e votimit tĂ« kryeparlamentarit Ă«shtĂ« ngritur nga Partia Demokratike e KosovĂ«s dhe Lidhja Demokratike. Por, Gjykata tha se kĂ«rkesat e lĂ«ndĂ«ve ndĂ«rlidhen edhe me lĂ«ndĂ«n e dorĂ«zuar paraprakisht nga Aleanca pĂ«r ArdhmĂ«rinĂ« e KosovĂ«s.

“Gjykata konstatoi qĂ« kryesuesi i seancĂ«s konstituive duhet tĂ« vazhdojĂ« me pikĂ«n 3 tĂ« rendit tĂ« ditĂ«s sĂ« seancĂ«s konstituive, tĂ« ftojĂ« pĂ«rfaqĂ«suesin e grupit mĂ« tĂ« madh parlamentar pĂ«r tĂ« propozuar kandidatin/en pĂ«r kryetar/e tĂ« Kuvendit tĂ« RepublikĂ«s sĂ« KosovĂ«s, i/e cili/cila zgjidhet pĂ«rmes votimit tĂ« hapur, votimi i cili mund tĂ« realizohet vetĂ«m deri nĂ« 3 herĂ« pĂ«r kandidatin/en e njĂ«jtĂ«â€, u tha nĂ« aktgjykim.

PDK, LDK dhe AAK kanë kundërshtuar vendimin e 1 majit të kryesuesit të seancës, Avni Dehari, i cili ndryshoi formën e votimit për kryeparlamentar nga i hapur në të mbyllur.

“Gjykata rithekson qĂ« nĂ« rrethanat e rastit konkret, ushtrimi i funksionit tĂ« deputetĂ«ve tĂ« zgjedhur nĂ« pajtim me kĂ«tĂ« KushtetutĂ«n, ligjet dhe rregullat e procedurĂ«s sĂ« Kuvendit qĂ« rezulton nĂ« zgjedhjen e kryetarit/es dhe nĂ«nkryetarĂ«ve tĂ« Kuvendit Ă«shtĂ« nĂ« interesin mĂ« tĂ« mirĂ« tĂ« RepublikĂ«s sĂ« KosovĂ«s, dhe i shĂ«rben ruajtjes sĂ« rendit kushtetues dhe garantimit tĂ« funksionimit tĂ« institucioneve.

Si rrjedhojĂ«, Gjykata sĂ«rish nĂ«nvizon se nuk ka interes mĂ« tĂ« mirĂ« tĂ« RepublikĂ«s sĂ« KosovĂ«s, se sa organi mĂ« i lart pĂ«rfaqĂ«sues tĂ« jetĂ« i konstituuar dhe tĂ« fillojĂ« sa mĂ« parĂ« me funksionimin e tij dhe ushtrimin e kompetencave dhe detyrimeve tĂ« tij kushtetuese”, tha Gjykata Kushtetuese e KosovĂ«s.

“Gjykata sĂ«rish vĂ« theksin nĂ« pĂ«rgjegjĂ«sinĂ« e deputetĂ«ve tĂ« zgjedhur tĂ« Kuvendit qĂ« veprimet e tyre duhet tĂ« jenĂ« nĂ« pajtim me KushtetutĂ«n dhe frymĂ«n e saj dhe tĂ« njĂ«jtit tĂ« kontribuojnĂ« nĂ« mbarĂ«vajtjen dhe bashkĂ«rendimin e punĂ«ve me interes publik pĂ«r shtetin”, u shtua nĂ« aktgjykim.

Në aktgjykim u tha se seanca e nisur më 15 prill nuk është përmbyllur, pasi nuk janë kaluar edhe dy pika: zgjedhja e kryetarit dhe nënkryetarëve, të cilat tani duhet të përmbyllen brenda 30 ditësh.

Në aktgjykim, Kushtetuesja sqaroi se pse emri i një kandidati për kryeparlamentar mund të hidhet në votim vetëm tri herë.

Kjo pikë e vendimit ishte kritikuar ashpër nga LVV-ja, pasi Kushtetuesja kishte nxjerrë vendimin më 8 gusht.

Kushtetuesja tha se ky afat ndĂ«rlidhet me votimet e krerĂ«ve tĂ« institucioneve tĂ« tjera nga ana e Kuvendit, sikurse Ă«shtĂ« zgjedhja e presidentit, e Avokatit tĂ« Popullit, proces qĂ« zhvillohet brenda njĂ« afati tĂ« caktuar koh9or dhe “pĂ«rmes njĂ« numri tĂ« arsyeshĂ«m tĂ« rundeve tĂ« votimit”.

“Prandaj, Gjykata vlerĂ«son qĂ« kufizimi i mundĂ«sisĂ« sĂ« votimit tĂ« tĂ« njĂ«jtit/es kandidat/e pĂ«r kryetar/e tĂ« Kuvendit deri nĂ« tri herĂ« konsiderohet si njĂ« mekanizĂ«m dhe mundĂ«si qĂ« deputetĂ«t e zgjedhur, nĂ« frymĂ«n e bashkĂ«punimit konstruktiv tĂ« nĂ« frymĂ«n e ushtrimit tĂ« mandatit tĂ« tyre kushtetues sipas pĂ«rcaktimeve tĂ« KushtetutĂ«s tĂ« arrijnĂ« qĂ« realizojnĂ« detyrimet e tyre kushtetuese pĂ«r zgjedhjen e kryetarit/es tĂ« Kuvendit”, u tha nĂ« aktgjykim.

Njoftimi pĂ«r kĂ«tĂ« aktgjykim – i publikuar mĂ« 8 gusht – ishte mirĂ«pritur nga partitĂ« qĂ« mĂ« herĂ«t ishin nĂ« opozitĂ«, por ishte kritikuar nga partia fituese e zgjedhjeve, LĂ«vizja VetĂ«vendosje, e cila e kishte cilĂ«suar si vendim arbitrar.

Disa orë para publikimit të aktgjykimit të Kushtetueses, kryeministri në detyrë i Kosovës, njëherësh udhëheqësi i LVV-së, Albin Kurti, tha se gjithmonë i ka respektuar vendimet e Kushtetueses.

Në aktgjykim nuk përmenden pasojat e mundshme juridike, nëse deputetët nuk e respektojnë aktgjykimin, siç kishin bërë me aktgjykimin paraprak të publikuar më 26 qershor.

“Gjykata, fillimisht vĂ« nĂ« dukje qĂ« bazuar nĂ« paragrafin 1 tĂ« nenit 116 [Efekti Juridik i Vendimeve] tĂ« KushtetutĂ«s, vendimet e saj janĂ« tĂ« detyrueshme pĂ«r gjyqĂ«sorin dhe tĂ« gjithĂ« personat dhe institucionet e RepublikĂ«s sĂ« KosovĂ«s”, u tha nĂ« aktgjykim./REL

Porti i Sarandës shënon rekord pasagjerësh: 345 mijë vizitorë në 7 muaj

By: b b
18 August 2025 at 15:22

Porti detar i Sarandës po konsolidohet si një nga pikat më të rëndësishme hyrëse për turizmin në jug të Shqipërisë, duke regjistruar një rritje prej 20% krahasuar me vitin e kaluar.

Sipas të dhënave zyrtare, gjatë shtatë mujorit të parë të vitit 2025, janë përpunuar plot 345.476 pasagjerë, një shifër rekord që tejkalon ndjeshëm 295 mijë udhëtarët e vitit të kaluar.

Gjatë muajit gusht, fluksi ditor i udhëtarëve ka arritur në 7.300 persona, duke e vendosur portin përballë sfidave logjistike dhe operacionale.

Për të përballuar kërkesën në rritje, gjatë sezonit veror janë angazhuar 9 tragete dhe janë vendosur 16 orare nisje-mbërritjeje, duke mundësuar një qarkullim më efikas të udhëtarëve.

Me rritjen e vazhdueshme të fluksit turistik, Saranda po afirmohet si një nga destinacionet më të preferuara për pushime verore, jo vetëm për vizitorët vendas, por edhe për mijëra turistë të huaj që zgjedhin rivierën shqiptare për bukuritë natyrore dhe mikpritjen./tvklan

Kriza e Kuvendit të Kosovës/Kurti: I kemi respektuar aktgjykimet e Kushtetueses

By: b b
18 August 2025 at 15:12

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, tha se ekzekutivi që ai udhëheq i ka respektuar të gjitha aktgjykimet e lëshuara nga Gjykata Kushtetuese e Kosovës.

Kështu ai iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve nëse ai dhe partia e tij, Lëvizja Vetëvendosje, do të respektojnë aktgjykimin e Kushtetueses lidhur me çështjen e konstituimit të Kuvendit.

Më 8 gusht, Kushtetuesja nxori njoftimin për aktgjykimin për këtë çështje, por ende gjykata më e lartë në vend nuk e ka publikuar aktgjykimin e plotë.

“Nuk ka asnjĂ« aktgjykim tĂ« GjykatĂ«s Kushtetuese qĂ« Qeveria e KosovĂ«s me mua si kryeministĂ«r nuk e ka respektuar. Dhe, nuk ka asnjĂ« aktgjykim tĂ« GjykatĂ«s Kushtetuese, tĂ« cilin edhe unĂ« si kryetar i LVV-sĂ«, si subjekti mĂ« i madh nĂ« vend e Kuvend, nuk e kam respektuar. Por, kur mĂ« pyesin sĂ«rish a do ta respektoj aktgjykimin e GjykatĂ«s Kushtetuese kjo mĂ« bĂ«n tĂ« mendoj qĂ« do tĂ« jetĂ« pazakonshĂ«m i padrejtĂ«, i padurueshĂ«m, saqĂ« ndoshta duhet ta konsiderojmĂ« se çfarĂ« duhet tĂ« bĂ«jmĂ«â€, tha Kurti.

Sipas njoftimit, Kushtetuesja ka urdhëruar Kuvendin që brenda 30-ditësh të zgjedhë kryeparlamentarin e ri përmes votimit të hapur, duke e hedhur në votim të njëjtin kandidat jo më shumë se tri herë.

Ky afat njëmujor do të nisë sapo të publikohet aktgjykimi i plotë, që ende nuk dihet se kur do të ndodhë.

Njoftimi i Kushtetueses është mirëpritur nga partitë që mandatin e kaluar ishin në opozitë, por është kritikuar nga LVV-ja e Kurtit.

LVV-ja e quajti vendimin arbitrar, Partia Demokratike e Kosovës (PDK), dhe Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), e cilësuan fitore kushtetuese e demokratike, ndërsa Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) foli për rrëzimin e diktatit.

“Edhe njĂ« herĂ« po e ritheksoj qĂ« ne gjithmonĂ« i kemi respektuar aktgjykimet e GjykatĂ«s Kushtetuese, por kĂ«saj radhe pĂ«r dallim nga 26 qershori e kemi vetĂ«m njoftimin e GjykatĂ«s Kushtetuese dhe e kemi aktgjykimin e plotĂ« i cili po vonohet, e tĂ« cilin duhet ta lexojmĂ« nĂ« tĂ«rĂ«sinĂ« e tij. MĂ« 26 qershor e kemi pasur nĂ« tĂ« njĂ«jtĂ«n ditĂ« edhe njoftimin, edhe aktgjykimin. Tash mĂ« 8 gusht e patĂ«m njoftimin, por ja qĂ« ende nuk e kemi aktgjykimin. Kur ta lexojmĂ« atĂ« do ta themi vlerĂ«simin tonĂ« meritor. Por, nuk Ă«shtĂ« mirĂ« qĂ« kemi kĂ«tĂ« vonesĂ«, dhe nĂ« bazĂ« tĂ« njoftimit, pĂ«r bindjen time, ka mospĂ«rputhje mes kĂ«tij aktgjykimi tĂ« cilin versionin e plotĂ« ende jemi duke e pritur dhe atij 26 qershorit tĂ« po kĂ«saj pĂ«rbĂ«rje tĂ« GjykatĂ«s Kushtetuese”, tha Kurti mĂ« 18 gusht.

Gjykata Kushtetuese e Kosovës i ka thënë më herët Radios Evropa e Lirë se aktgjykimi i plotë nuk është publikuar pasi ende nuk janë përfunduar të gjitha procedurat e parashikuara me Ligjin për Gjykatën dhe me Rregulloren e punës së saj.

Sipas Ligjit për Gjykatën, vendimet e Kushtetueses duhet të jenë në formë të shkruar, të arsyetuara dhe nënshkruara, nga kryetari i gjykatës Kushtetuese dhe gjyqtari raportues.

Kurse, rregullorja e punës së Gjykatës thotë se sekretaria i publikon aktgjykimet menjëherë pas nënshkrimit.

Mirëpo, për këtë çështje nuk ka një afat të caktuar kohor. Për afat nuk flitet as në rregulloren e punës e as në Ligjin për Gjykatën Kushtetuese. Në të kaluarën, gjykatës i janë dashur deri në dy javë për publikimin e plotë të aktgjykimeve.

Aktgjykimi i plotë i Kushtetueses, për lëndët e ngritura nga PDK-ja dhe LDK-ja sa, përveç se hap rrugën për mbajtjen e seancës konstituive në ditën pasuese, pritet të sqarojë më shumë gjëra.

Gjykata ka mundĂ«si mundĂ«si t’i pĂ«rgjigjet edhe njĂ« kĂ«rkese tashmĂ« tĂ« tĂ«rhequr tĂ« presidentes sĂ« KosovĂ«s, Vjosa Osmani, se çfarĂ« do tĂ« ndodhte nĂ«se Kuvendi i KosovĂ«s nuk do tĂ« konstituohej deri mĂ« 26 korrik – afati i pĂ«rcaktuar mĂ« herĂ«t nga gjykata pĂ«rmes njĂ« aktgjykimi.

Në aktgjykimin e saj të mëparshëm, të cilin deputetët e shpërfillën, Kushtetuesja nuk kishte treguar pasojat juridike të një shpërfilljeje të tillë.

Kushtetuesja mund të tregojë tani se cilat do të jenë pasojat, nëse deputetët e shpërfillin sërish urdhrin 30-ditor për bërjen e Kuvendit të ri.

Seanca konstituive për konstituimin e përbërjes së re parlamentare të dalë nga zgjedhjet e shkurtit nisi më 15 prill. Por, për shkak se asnjëra parti nuk ka arritur ta bëjë e vetme shumicën dhe nuk u arrit një marrëveshje politike, çështja ngeci te zgjedhja e kryetarit të Kuvendit.

LVV-ja e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, i fitoi 48 ulëse dhe partitë e tjera parlamentare nuk kanë pranuar ta votojnë kandidaten e saj për kryetare të Kuvendit, për emërimin e së cilës nevojiten të paktën 61 vota.

Derisa LVV-ja ngul kĂ«mbĂ« se Albulena Haxhiu Ă«shtĂ« kandidate meritore, disa prej partive mĂ« tĂ« mĂ«dha parlamentare, si PDK, LDK dhe AAK, e pĂ«rjashtojnĂ« atĂ« si “pĂ«rçarĂ«se”.

PDK-ja doli e dyta me 24 ulĂ«se, LDK-ja e treta me 20, pasuar nga Lista Serbe – partia mĂ« e madhe e serbĂ«ve nĂ« KosovĂ« me 9, dhe koalicioni mes AAK-sĂ« dhe NismĂ«s Socialdemokrate, me 8 tĂ« tilla.

Edhe 11 ulëse tjera janë të pakicave./REL

Rriten me 37% netqëndrimet në qershor

By: b b
18 August 2025 at 15:01

Në muajin qershor, strukturat akomoduese shënuan një rritje të ndjeshme të vizitorëve dhe netqëndrimeve, krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të kaluar.

Sipas të dhënave të Institutit të Statistikave, vizitorët gjithsej në strukturat hoteliere u rritën me 37,2 % krahasuar me qershorin e 2024.

Turistët e huaj kanë një rritje më të madhe, me 37,4 %, ndërsa rezidentët kanë një rritje prej 36,7 %.

Në publikimin e INSTAT përcaktohet se të huajt jo vetëm që janë rritur si numër, por kanë shtuar edhe kohëzgjatjen e pushimeve në Shqipëri, pasi netqëndrimet janë rritur për qershorin me 38,2 % krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të shkuar.

Në muajin qershor, shumica e vizitorëve jo-rezidentë që u akomoduan në strukturat pritëse në Shqipëri vijnë nga Kosova dhe përbëjnë 19 % të totalit të vizitorëve.

Më pas renditen turistët nga Italia me 13 % dhe ata nga Polonia me 10 % të totalit të vizitorëve.

Ndërkohë që në rritje gjatë qershorit kanë ardhur edhe vizitorët nga Gjermania dhe Franca, të cilët kontribuan përkatësisht me 8 % dhe 6 % të vizitorëve, ndërsa 44 % janë nga vendet e tjera. (tab2)

Sipas INSTAT, këto të dhëna reflektojnë prirjen e rritjes së turizmit hyrës nga tregjet kryesore të rajonit dhe Europës.

Norma e shfrytëzimit të dhomave në hotele arriti në 39,5 % në fillim të kësaj vere, duke u rritur me mbi 4 % krahasuar me qershorin e vitit të shkuar, kur ky tregues ishte 35,9 %.

Rritja më e madhe e vizitorëve jo-rezidentë u shënua në zonat bregdetare, me mbi 42 %.

Klan News

Dodik paralajmëron referendum në fund të shtatorit

By: b b
18 August 2025 at 14:32

Presidenti i Republikës Sërpska, Millorad Dodik, ka njoftuar se në këtë entitet të Bosnje e Hercegovinës do të mbahet referendum në fund të shtatorit.

Këtë e tha ai më 18 gusht në një konferencë për media në Banja Llukë, në të cilën kryeministri i entitetit, Radovan Vishkoviq, dha dorëheqje.

Shpallja e referendumit erdhi pasi Komisioni Qendror i Zgjedhjeve të Bosnje e Hercegovinës (KQZ) ia hoqi Dodikut mandatin për postin e presidentit të Republikës Sërpska. Dodik kërkon që për këtë çështje të shprehen qytetarët.

Vendimi i KQZ-së u mor pak ditë pasi Gjykata e Bosnjës, në fillim të gushtit, e shpalli Dodikun fajtor dhe e dënoi me një vit burgim, si dhe me gjashtë vjet ndalim për ushtrimin e funksioneve publike, për shkak të mosrespektimit të vendimeve të përfaqësuesit të lartë ndërkombëtar.

“Ne kĂ«rkojmĂ« respekt dhe liri, e cila do tĂ« vijĂ« pĂ«rmes referendumit. Kjo Ă«shtĂ« porosia jonĂ« – na ktheni te MarrĂ«veshja e Dejtonit. QĂ«ndrimin tonĂ« do ta japim nĂ« referendumin qĂ« do tĂ« mbahet nĂ« fund tĂ« shtatorit”, tha Dodik.

Ekipi i tij ligjor ka ushtruar ankesë ndaj vendimit të KQZ-së, e cila tashmë është dërguar për shqyrtim në Gjykatën e Bosnjës. Sipas ligjit, më 18 gusht skadon afati treditor brenda të cilit Dhoma e Apelit e kësaj gjykate duhet të marrë vendim.

Ky vendim do të jetë përfundimtar dhe do të përcaktojë nëse Dodik mbetet në detyrë apo mandati i tij zyrtarisht përfundon.

Nëse ankesa refuzohet, KQZ duhet të shpallë zgjedhje të parakohshme për presidentin e Republikës Sërpska, të cilat duhet të mbahen brenda 90 ditësh. Mandati i presidentit të ri do të zgjasë deri në zgjedhjet e përgjithshme të planifikuara për tetorin e vitit të ardhshëm.

Pse referendumi konsiderohet jokushtetues?

Kushtetuta e Bosnje e Hercegovinës nuk përmban dispozita që ndalojnë apo lejojnë qartë referendumet, por asnjë nivel më i ulët i qeverisjes nuk mund të organizojë referendum për çështje që bien nën juridiksionin dhe kompetencat e shtetit të Bosnje e Hercegovinës.

Dodik dhe aleatët e tij politikë në RS thonë se vendimi për heqjen e mandatit është i paligjshëm, duke u mbështetur në Kushtetutën e entitetit, ku thuhet se mandati i presidentit përfundon para kohe vetëm në rast dorëheqjeje ose shkarkimi.

Kërcënime të mëparshme me referendume

Kuvendi i RS-sĂ« pĂ«r herĂ« tĂ« parĂ« miratoi vendim pĂ«r referendum nĂ« vitin 2011, duke e caktuar atĂ« pĂ«r qershor tĂ« atij viti. Pyetja ishte: “A i mbĂ«shtesni ligjet e vendosura nga pĂ«rfaqĂ«suesi i lartĂ« nĂ« BosnjĂ«, sidomos ligjet pĂ«r GjykatĂ«n ShtetĂ«rore dhe ProkurorinĂ«?”

Por, Dodik hoqi dorë nga referendumi pas një takimi me Catherine Ashton, asokohe përfaqësuese e lartë e Bashkimit Evropian për politikën e jashtme dhe sigurinë.

NĂ« vitin 2016 u mbajt i vetmi referendum nĂ«n udhĂ«heqjen e Dodikut – ai pĂ«r DitĂ«n e RepublikĂ«s SĂ«rpska. Gjykata Kushtetuese e BosnjĂ«s mĂ« parĂ« kishte anuluar vendimin pĂ«r shpalljen e referendumit dhe mĂ« pas shpalli tĂ« pavlefshĂ«m edhe rezultatet, duke e cilĂ«suar atĂ« jokushtetues.

Prokuroria e Bosnjës ngriti padi ndaj katër personave për moszbatim të vendimit të Gjykatës Kushtetuese, por më pas e tërhoqi akuzën.

Ndër të pandehurit ishte edhe Sinisha Karan, sot ministër i Brendshëm i RS-së, asokohe kryetar i Komisionit të Referendumit. Dodik, si nismëtar, nuk u përfshi në aktakuzë./REL

Veliaj kërkon ndërhyrje të GJKKO-së për hetimet e SPAK ndaj tij

By: b b
18 August 2025 at 14:24

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka depozituar më 13 gusht, pranë Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) kërkesën për shpalljen e pavlefshmërisë së hetimeve të kryera nga SPAK.

Në dokument, Veliaj akuzon se hetimet janë kryer nga një prokuror i pavlefshëm, i cili nuk përmbusht kriteret ligjore, dhe se janë përdorur kallëzime të falsifikuara, veprime hetimore pa regjistrim, shkelje afatesh, sekuestrim i të dhënave pa vendim gjykate dhe përdorim i ekspertëve të varur nga organi i akuzës.

“Mungesa totale e çdo veprimi pĂ«r tĂ« identifikuar autorin e kallĂ«zimit nĂ« kĂ«tĂ« rast pĂ«rforcon bindjen se Prokuroria nuk ka ushtruar rolin e saj si filtĂ«r institucional, por ka vepruar nĂ« mĂ«nyrĂ« formale dhe tĂ« njĂ«anshme, duke trajtuar njĂ« tekst tĂ« paidentifikueshĂ«m si tĂ« ishte njĂ« kallĂ«zim legjitim dhe i verifikuar.

Kjo mospërmbushje nuk është thjesht një neglizhencë, por për shkak të pozicionit të personit të kallëzuar, krijon dyshime serioze mbi motivimin e ndjekjes penale, paanshmërinë e hetimit dhe legjitimitetin e të gjithë procesit penal.

Në lidhje me mungesën e kushteve për të ushtruar funksionin, është tashmë fakt i pakontestueshëm që z. Olsi Dado, në momentin e emërimit si prokuror, nuk përmbushte kriteret e nevojshme që rrjedhin nga legjislacioni përkatës mbi statusin e magjistratit.

Eksperienca e tij e mĂ«parshme si noter nuk Ă«shtĂ« e vlefshme pĂ«r plotĂ«simin e kushteve pĂ«r emĂ«rim nĂ« sistemin e prokurorisĂ«, çka e bĂ«n aktin e emĂ«rimit tĂ« tij tĂ« pavlefshĂ«m”, thuhet nĂ« shkresĂ«.

Disa nga shkeljet që përmenden në shkresë:

-Hetimi i çështjes është kryer nga një person që kurrë nuk ka pasur status ligjor prokurori në sistemin shqiptar.

-Ndjekja penale është ushtruar nga një individ që ka pasur konflikt të qartë interesi me subjektin e hetimit.

-Hetimet janë nisur mbi bazën e një kallëzimi të falsifikuar, pa asnjë verifikim të identitetit të kallëzuesit.

-Veprimet hetimore janë kryer pa regjistrim zyrtar të procedimit penal, me qëllim shmangien e afateve dhe kontrolleve ligjore.

-Afatet hetimore janë tejkaluar për shkak të fshehjes së statusit të personit nën hetim.

-Janë sekuestruar dhe përdorur të dhëna kompjuterike pa vendim gjykate dhe është kryer leximi i korrespondencave private pa autorizim ligjor.

-E drejta për mbrojtje efektive është cenuar, duke refuzuar kohën e nevojshme për njohje me aktet e hetimit.

-Janë përdorur ekspertë të varur nga vetë organi i akuzës, duke shkelur standardet e paanshmërisë.

-Çështja Ă«shtĂ« “ndarĂ« nĂ« pjesĂ«â€ si njĂ« mĂ«nyrĂ« pĂ«r tĂ« cenuar tĂ« drejtĂ«n pĂ«r mbrojtje dhe sigurinĂ« juridike tĂ« tĂ« pandehurit.

Veliaj thekson se këto shkelje krijojnë dyshime serioze mbi paanshmërinë e hetimit dhe legjitimitetin e të gjithë procesit penal.

/tvklan

Zjarret në vend/ Berisha: Zjarrfikësit numëroheshin me gishtërinjtë e duarve

By: b b
18 August 2025 at 14:07

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha i ka cilësuar një krim shtetëror zjarret që përfshinë disa zona të vendit gjatë këtij viti.

Sipas Berishës, Shqipëria pësoi djegie më të mëdha se shumë vende të rajonit, teksa qeveria përmes propagandës raportonte për mijëra efektivë në terren.

Ai thekson se zjarret i konsideron një krim shtetëror për arsye se për shkak të korrupsionit, vjedhjes, indiferencës dhe injorancës, Shqipëria u gjet e çarmatosur tërësisht nga mjetet antizjarr.

“Sot jam para medieve pĂ«r tĂ« denoncuar si njĂ« krim tĂ« vĂ«rtetĂ« shtetĂ«ror zjarret, flakĂ«t dhe djegiet e mbi 54 mijĂ« hektarĂ« ullishte, kopshte, bahçe, pyje.

Djegien e qindra banesave në fshatrat e Gramshit, Delvinës dhe në një seri zonash të tjera.

Djegien e qindra dhe mijëra bagëtive, pa llogaritur këtu kafshët e egra dhe rrafshimin e të gjithë florës dhe faunës në këto zona.

Djegien e qindra mijëra koshereve të bletëve.

Shqipëria, zjarre të tilla shkatërrimtarë nuk ka njohur ndonjëherë.

Pati viktima, pati të djegur të plagosur. Shqiptarët u ndjenë më të braktisur se kurrë.

Me këtë rast, dënoj me forcën më të madhe të gjithë ata individë të cilët kryen krimin e shëmtuar të zjarrvënies dhe ata meritojnë ndëshkimin ligjor më të madh.

Shpreh solidaritetin tim të madh për të gjithë të dëmtuarit, viktimat, të plagosurit dhe ata qindra e mijëra familje fermerësh, fshatarësh që humbën gjithçka kishin për shkak të zjarreve.

Por dënoj si një krim shtetëror propagandën e neveritshme, mashtruese të narkoqeverisë, e cila bënte fjalë për dhjetëra mijëra forca të angazhuara, në një kohë kur nga fushë beteja, gazetarët informonin se atje numëroheshin me gishtërinjtë e duarve zjarrfikësit apo forcat e tjera në shuarjen e zjarreve.

Por sot, unë jam këtu për të qartësuar shqiptarët se pse shkatërrimet e zjarreve këtë vit janë një krim i vërtetë shtetëror.

Janë një krim shtetëror për arsye se në mënyrë të papërgjegjshme për shkak të korrupsionit, vjedhjes, indiferencës dhe injorancës, Shqipëria u gjet e çarmatosur tërësisht nga mjetet antizjarr.

Shqipëria pësoi zjarre dhe djegie me përmasa dy gjer në tre herë më të mëdha se të gjitha vendet e rajonit. Dhe jo se zjarret nuk shpërthyen në të gjithë rajonin, por çdo vend ishte shumë, shumë më i përgatitur se Shqipëria në betejën kundër zjarreve.

NĂ« tĂ«rĂ«si, sistemi i zjarrfikĂ«seve, i vjetĂ«r, i trashĂ«guar nga 15-20 vite mĂ« parĂ«, i dorĂ«zuar tek bashkitĂ« socialiste, u tregua i ndryshkur dhe dizfunksional”, tha Berisha.

Berisha: Thethi një krim shtetëror, do bëjmë gjithçka që të ndëshkohen autorët!

By: b b
18 August 2025 at 13:53

Kreu i PD-së, Sali Berisha ka deklaruar se shembjet në Theth janë një krim shtetëror.

Në një deklaratë për media, Berisha theksoi se do bëjnë gjithçka që të ndëshkohen autorët e shembjeve në Theth.

Sipas tij, ndërtimet kanë qenë në zonën e lejuar, dhe për këtë arsye të dëmtuarit duhet të shpërblehen.

“QĂ« kjo qeveri vjedh dhe nuk zhdĂ«mton, shko e pyet tĂ« dĂ«mtuarit nga tĂ«rmeti nĂ« DurrĂ«s, nĂ« Laç, nĂ« Kurbin, LezhĂ«, TiranĂ« dhe kudo. KĂ«ta janĂ« tĂ« pamĂ«shirĂ«. Pasurohen dhe mbi fatkeqĂ«sinĂ«.

Por, unë i garantoj të gjithë banorët e zonave të djegura, garantoj gjithashtu banorët e Thethit të cilët u përballën dhe ata me një krim shtetëror.

Edhe ajo që ndodhi në Theth është një krim i mirëfilltë shtetëror. Ndërtimet kanë qenë në zonën e lejuar për ndërtime. Ndërtimet kanë qenë në tokat e tyre.

Edhe ai Ă«shtĂ« njĂ« krim shtetĂ«ror dhe do tĂ« bĂ«jmĂ« gjithçka qĂ« ndaj krimit shtetĂ«ror, tĂ« ndĂ«shkohen autorĂ«t dhe tĂ« dĂ«mshpĂ«rblehen viktimat e krimit shtetĂ«ror”, tha Berisha.

Punimet për Teatrin e Ri Kombëtar/Rama ndan pamjet: Do jetë një vepër arkitektonike


By: b b
18 August 2025 at 13:38

Puna në kantierin e Teatrit të Ri Kombëtar po vijon çdo ditë, për të ndërtuar një godinë që pritet të shndërrohet në një tjetër vepër arkitektonike të kryeqytetit.

Kështu është shprehur Kryeministri Edi Rama në një postim në rrjete sociale teksa ndau pamjet nga ky kantier.

Ai shkruan se ky  projekt ambicioz synon të krijojë një ikonë të re të artit dhe kulturës shqiptare, pikërisht në zemër të Tiranës.

“Kantieri i Teatrit tĂ« Ri KombĂ«tar, ku punohet çdo ditĂ« pĂ«r t’i dhĂ«nĂ« jetĂ« njĂ« godine qĂ« do tĂ« jetĂ« njĂ« tjetĂ«r vepĂ«r arkitektonike mbresĂ«lĂ«nĂ«se e TiranĂ«s dhe ikonĂ« e artit dhe kulturĂ«s mu nĂ« zemĂ«r tĂ« kryeqytetit”, shkruan Rama.

The Telegraph: Rënia e shpejtë e klanit më të frikshëm të drogës në Shqipëri

By: b b
18 August 2025 at 13:22

Klani Çela-Çopja konsiderohej njĂ« nga grupet mĂ« tĂ« fuqishme kriminale nĂ« EuropĂ«, me ndikim tĂ« drejtpĂ«rdrejtĂ« nĂ« çmimin e kokainĂ«s nĂ« tregjet evropiane.

Drejtuar nga Franc Çopja, 33 vjeç, dhe Ervis Çela, 41 vjeç, ky grup shqiptar trafikonte miliarda paund kokainĂ« nga Amerika Latine nĂ« portet e Bashkimit Evropian dhe pastronte paratĂ« pĂ«rmes njĂ« rrjeti tĂ« gjerĂ« biznesesh, qĂ« pĂ«rfshinte prona tĂ« mĂ«dha, njĂ« resort me pesĂ« yje, vila dhe apartamente luksoze.

Sipas hetimeve, kriminelĂ«t grumbulluan kaq shumĂ« para sa diskutuan se ishte mĂ« mirĂ« t’i fshihnin nĂ«n rrĂ«njĂ«t e ullinjve apo t’i konvertonin nĂ« ar tĂ« pastĂ«r. Por brenda pak ditĂ«sh, operacioni i tyre u rrĂ«zua plotĂ«sisht: Çopja dhe Çela u arrestuan sĂ« bashku me ndihmĂ«sit e tyre mĂ« tĂ« rĂ«ndĂ«sishĂ«m dhe asetet e klanit u sekuestruan nga SPAK.

Në mars 2021, hetuesit infiltruan Sky ECC, një shërbim mesazhesh të koduara, duke zbuluar krimet e tyre të dyshuara.

Çela, i kĂ«rkuar nga autoritetet italiane pĂ«r torturimin dhe vrasjen e njĂ« rivali shqiptar nĂ« fushĂ«n e prostitucionit, u arrestua sĂ« bashku me dy vĂ«llezĂ«rit dhe tetĂ« bashkĂ«punĂ«torĂ« tĂ« tjerĂ« gjatĂ« njĂ« serie bastisjesh nĂ« qershor dhe gusht.

Çopja ishte arrestuar nĂ« BelgjikĂ« nĂ« dhjetor 2023 dhe po gjykohet pĂ«r vrasje pas ekstradimit nga vila e tij nĂ« Dubai.

Ai konsiderohet truri logjistik i operacionit, duke siguruar transferimin e kokainës përmes porteve të Veriut të Evropës.

ProkurorĂ«t Altin Dumani dhe Vladimir Mara deklaruan: “Kjo organizatĂ« kriminale mund tĂ« konsiderohet njĂ« nga mĂ« tĂ« fuqishmet shqiptare nĂ« tregtinĂ« ndĂ«rkombĂ«tare tĂ« kokainĂ«s. Ajo kishte kapacitetin tĂ« ndikonte drejtpĂ«rdrejt nĂ« çmimin e drogĂ«s nĂ« tregjet evropiane dhe tĂ« menaxhonte sasi tĂ« mĂ«dha tĂ« substancĂ«s narkotike nĂ« periudha tĂ« shkurtra kohore.”

Klani kontrollonte të gjithë zinxhirin e trafikut të kokainës, nga prodhimi dhe përpunimi në laboratorët e Paraguait, transporti dhe shpërndarja në tregjet evropiane, deri te pastrimi dhe qarkullimi i parave të paligjshme në Shqipëri dhe vende të tjera.

Një pjesë e kokainës besohet se trafikohej edhe në Mbretërinë e Bashkuar, ku, sipas Agjencisë Kombëtare të Krimit, grupet kriminale që flasin shqip kontrollojnë një pjesë të madhe të tregut.

Një kilogram kokainë në Mbretërinë e Bashkuar vlerësohet rreth 40 mijë paund, krahasuar me 20 mijë paund në Evropë. Sipas Europol, Sky ECC përdorej gjerësisht për aktivitete kriminale, duke përfshirë trafik droge, pastrim parash dhe shpërndarje të materialeve me abuzime seksuale ndaj fëmijëve.

Edhe pse Sky ECC është mbyllur, qindra miliona mesazhe të koduara janë ekzaminuar nga autoritetet në të gjithë Europën për vite me radhë. Një akt-akuzë 282-faqëshe e lëshuar më 8 gusht nga SPAK, dhe e parë nga The Telegraph, tregon se klani po përpiqej të transportonte 28 ton kokainë të fshehura në kuti sapuni, kanaçet e bojës apo ngjitësit industrial nga Paraguai në portet e Hamburgut dhe Antverpenit midis 2020-ës dhe 2021-it.

Më 12 shkurt 2021, u kapën 16.4 ton kokainë me pastërti të lartë, të fshehura në 1,700 kanaçe llaçi, me një vlerë të parashikuar prej 3 miliard paund, kapja më e madhe e kokainës në historinë e Evropës në atë kohë. Një ngarkesë tjetër, e kaluar me sukses në portin e Antverpenit në 2020-ën, kishte vlerë 1.3 miliard paund.

Grupi kriminal zhvilloi njĂ« sistem tĂ« sofistikuar pĂ«r transferimin e tĂ« ardhurave tĂ« paligjshme nga Evropa nĂ« ShqipĂ«ri, duke pĂ«rdorur rrjetin e njohur si “hawala”, qĂ« mundĂ«son qarkullimin e qindra miliona eurove cash. Çela orkestroi operacionin edhe gjatĂ« kohĂ«s qĂ« ishte nĂ« arrati nĂ« Paraguai.

NĂ« njĂ« bisedĂ« mĂ« 12 dhjetor 2020, Çela i tha Çopjes se planifikonte tĂ« groposte eurot nĂ«n rrĂ«njĂ«t e ullinjve nĂ« ShqipĂ«ri. Por Çopja paralajmĂ«roi se paratĂ« do tĂ« kalbeshin dhe sugjeroi t’i konvertonin nĂ« ar tĂ« pastĂ«r. NĂ« tĂ« njĂ«jtĂ«n bisedĂ«, diskutuan edhe pĂ«r blerjen e dy fermave nĂ« Paraguai me njĂ« investim prej 10 milion paund, qĂ« do tĂ« gjeneronte 1.8 milion paund nĂ« vit.

Çela ishte nĂ« arrati pĂ«r 11 vjet para se tĂ« arrestohej nĂ« fshatin bregdetar tĂ« Qeparos mĂ« 29 qershor, sĂ« bashku me vĂ«llanĂ« Ardian dhe bashkĂ«punĂ«torin Fatos Hiseni.

Në 2008-ën, trioja ishte dënuar në Itali për vrasjen e Petrit Kecit, një rivali që tentoi të hynte në rrjetin e prostitucionit të grupit. Ata e rrahën dhe e qëlluan Kecin gjashtë herë në kokë, më pas dogjën trupin për të fshehur krimin.

Çela u dĂ«nua me 30 vjet burg, ndĂ«rsa vĂ«llai 18 vjet, por pas apelimit dhe skadimit tĂ« afatit tĂ« paraburgimit, u liruan mĂ« 2014-Ă«n dhe ikĂ«n jashtĂ« vendit.

Tani, Çela do tĂ« vuajĂ« njĂ« dĂ«nim prej 21 vjetĂ«sh pĂ«r vrasje, rrĂ«mbim, fshehje tĂ« trupit, kĂ«rcĂ«nime, posedim tĂ« paligjshĂ«m tĂ« eksplozivĂ«ve dhe pengim tĂ« drejtĂ«sisĂ«, pĂ«rveç ndĂ«shkimeve pĂ«r trafikun e drogĂ«s dhe krime tĂ« tjera tĂ« lidhura.

NjĂ« nga asetet mĂ« tĂ« spikatura tĂ« sekuestruara nga SPAK-u ishte resorti luksoz “Ajman Park” nĂ« Shijak, pranĂ« TiranĂ«s, qĂ« ofron vila greko-romake pĂ«r dasma dhe restorante luksoze.

Sekuestrimi i këtyre pasurive shënon një ndërhyrje që rrallëherë ka pasur të bëjë me burimet e kapitalit të madh që hynte në sektorët e turizmit dhe ndërtimit./tvklan

Kamioni merr para dy makina në Shkodër, një i vdekur dhe tre të plagosur

By: b b
18 August 2025 at 13:12

Një aksident i rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në Shkodër, ku si pasojë humbi jetën një person.

Sipas uniformave blu mësohet se janë plagosur tre persona, kur një kamion u përplas me dy automjete.

“Rreth orĂ«s 12:10, nĂ« aksin rrugor ‘ShkodĂ«r–Lezhë’, kamioni me drejtues shtetasin H. Sh. Ă«shtĂ« pĂ«rplasur me automjetin me drejtues shtetasin A. L. dhe mĂ« pas me automjetin me drejtuese shtetasen A. H.
Si pasojĂ« e aksidentit ka humbur jetĂ«n njĂ« shtetas ende i paidentifikuar dhe janĂ« dĂ«mtuar 3 shtetas, tĂ« cilĂ«t janĂ« nĂ« kujdesin e mjekĂ«ve, jashtĂ« rrezikut pĂ«r jetĂ«n”, njofton policia.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave të aksidentit./Opinion.al

Manalit: Fabrika që po ushqen makinerinë e luftës së Rusisë

By: b b
18 August 2025 at 12:56

NĂ« pranverĂ«n e vitit 2024, Qeveria e BjellorusisĂ« e vendosi fabrikĂ«n pĂ«r prodhimin e komponentĂ«ve tĂ« radios nĂ« Vitebsk, Manalit, nĂ« Bordin e Nderit tĂ« RepublikĂ«s, pĂ«r “rezultate tĂ« shkĂ«lqyera ekonomike”.

Kjo ishte hera e dytë radhazi që fabrika merr vlerësim të tillë.

Vlerësimi për Manalitin, prodhuesin me pronësi ruse që vepron në Bjellorusi, u bë në një kohë kur fabrika ishte bërë furnizues kyç i komponentëve elektronikë me besueshmëri të lartë për raketa, radarë dhe avionë, të cilët përdoren nga Rusia në luftën e saj kundër Ukrainës.

Gjatë dy vjetëve të para të pushtimit të plotë të Ukrainës nga Rusia, që filloi në shkurt të vitit 2022, fitimet vjetore të Manalit u rritën pothuajse gjashtëfish, të nxitura gati tërësisht nga eksportet ushtarake drejt Rusisë.

Historia e Manalit pasqyron atĂ« tĂ« shumĂ« ndĂ«rmarrjeve tĂ« industrisĂ« sĂ« madhe bjelloruse. E themeluar nĂ« kohĂ«n e Bashkimit Sovjetik si prodhues kryesor i kondensatorĂ«ve qeramikĂ«, fabrika hyri nĂ« krizĂ« nĂ« vitet e ’90-ta, kur kĂ«rkesat ranĂ« ndjeshĂ«m. Deri nĂ« vitin 2009, ajo ishte pranĂ« shuarjes sĂ« plotĂ«.

Në vitin 2011, shpëtimi dhe ndryshimi rrënjësor erdhën nga ish-konkurrenti i saj: fabrika Kulon në qytetin e dytë më të madh të Rusisë, Shën Petersburg.

Investitorë rusë blenë 51 për qind të aksioneve, duke e kthyer praktikisht Manalitin në një bazë prodhimi jashtë vendit për industrinë e mbrojtjes ruse.

Kondensatorë të ndërtuar për luftë

Manaliti njihet për prodhimin e kondensatorëve qeramikë me shumë shtresa, me qëndrueshmëri të jashtëzakonshme, të certifikuar për përdorim në mjete ushtarake dhe hapësinore.

“NĂ«ntĂ«dhjetĂ« e shtatĂ« pĂ«r qind e prodhimit tonĂ« i shĂ«rben industrisĂ« sĂ« mbrojtjes sĂ« RusisĂ«â€, pati thĂ«nĂ« drejtori i Manalit, Alyaksandr Shumakher, pĂ«r agjencinĂ« shtetĂ«rore BelTA, nĂ« nĂ«ntor tĂ« vitit 2020.

NĂ« vitin 2024, kryetari i Komitetit Ekzekutiv Rajonal tĂ« Vitebskut, Alyaksandr Subotsin, theksoi se fabrika “po punonte nĂ« mĂ«nyrĂ« tĂ« rregullt” dhe kishte treguar rezultate “tĂ« kĂ«naqshme” gjatĂ« dy vjetĂ«ve tĂ« fundit.

Kondensatorë si seria K10-84 e Manalit nuk janë menduar për elektronikë të konsumit. Ata gjenden në sistemet e drejtimit të raketave, në radarë, module të luftës elektronike dhe sisteme të kontrollit bërthamor, ku dështimi mund të nënkuptojë humbjen e një misioni apo arme.

Një mangësi ligjore në sanksione

Sanksionet që Perëndimi i vendosi ndaj Rusisë në vitin 2014 pas aneksimit të Krimesë, ia ndërprenë Kremlinit qasjen e drejtpërdrejtë në elektronikë të avancuar perëndimore për përdorim ushtarak.

Por, Bjellorusia nuk iu nĂ«nshtrua tĂ« njĂ«jtave kufizime deri nĂ« vitin 2022. PĂ«r gati tetĂ« vjetĂ«ve, Manaliti e shfrytĂ«zoi kĂ«tĂ« boshllĂ«k, duke importuar pajisje dhe materiale nga Evropa dhe Shtetet e Bashkuara, pĂ«r t’i dĂ«rguar mĂ« pas komponentĂ«t e pĂ«rfunduar nĂ« Rusi si zĂ«vendĂ«sim pĂ«r pjesĂ«t e ndaluara perĂ«ndimore.

Edhe sot, pavarĂ«sisht sanksioneve tĂ« BE-sĂ« dhe SHBA-sĂ«, Manaliti mund tĂ« blejĂ« linja prodhimi KEKO nga Sllovenia, t’i pajisĂ« me panele kontrolli Pro-face nga Japonia (nĂ« pronĂ«si tĂ« Schneider Electric tĂ« FrancĂ«s) dhe tĂ« vazhdojĂ« tĂ« furnizohet me pluhur metalesh tĂ« çmuara nga SHBA-ja pĂ«r prodhimin e kondensatorĂ«ve.

Prova në mbetjet e luftës

Sipas një specialisti nga Drejtoria Kryesore e Inteligjencës së Ministrisë së Mbrojtjes së Ukrainës (HUR), kondensatorët K10-84 të prodhuar nga Manaliti janë gjetur në raketat balistike Iskander, raketat lundruese Kalibr, raketat ajrore Kh-101, raketat mbrojtëse ajrore S-200 dhe S-300, si dhe në sistemet e radarëve kundër-bateri, Zoopark.

“Sistemi i presionit tĂ« ajrit nĂ« raketat Kh-101, tĂ« gjithĂ« kondensatorĂ«t dhe 80 pĂ«r qind e mikroçipave janĂ« tĂ« prodhimit bjellorus. Sa i pĂ«rket blloqeve tĂ« kontrollit nĂ« IskanderĂ«t e modelit 2024, pothuajse çdo kondensator aty Ă«shtĂ« nga Manaliti”, tha specialisti pĂ«r Radion Evropa e LirĂ«.

Lidhjet me Kremlinin

Eksportet e Manalit drejt Rusisë kalojnë përmes një shpërndarësi të vetëm: Spetselektronkomplekt (SpecEk), një furnizues i rëndësishëm i Ministrisë së Mbrojtjes së Rusisë.

Të dhënat doganore të siguruara nga REL-i dhe Qendra Hulumtuese Bjelloruse tregojnë se nga tetori 2022 deri në mars 2025, Manaliti i ka dërguar SpecEk mallra me vlerë 43 milionë dollarë, 96 për qind të të cilave janë kondensatorë qeramikë.

SpecEk është i regjistruar në regjistrin e mbyllur të kontraktorëve të mbrojtjes në Rusi, që liston furnizues për partnerë si:

  • Rostec: PĂ«rfshin 350 ndĂ«rmarrje tĂ« mbrojtjes, qĂ« prodhojnĂ« 40 pĂ«r qind tĂ« porosive shtetĂ«rore tĂ« armĂ«ve.
  • Almaz-Antey: Prodhues i sistemeve raketore S-300, S-400, Buk dhe Tor.
  • KRET: Sisteme tĂ« luftĂ«s elektronike.
  • UAC: AvionĂ«t Su, MiG dhe Tupolev.
  • Korporata e Raketave Taktike: Raketat precize, pĂ«rfshirĂ« Kh-101.
  • UralVagonZavod: Prodhues i tankeve kryesore tĂ« betejĂ«s.
  • HelikopterĂ«t rusĂ«: Mi-8, Ka-52, Mi-35.

Fitimet nga lufta, sanksionet

Para fillimit të luftës në vitin 2022, fitimi vjetor i Manalit ishte rreth 1.4 milionë dollarë. Deri në vitin 2024, fitimi neto arriti në 6.2 milionë dollarë. Kompania ka pasur rritje mbi 460 për qind gjatë pesë vjetëve të fundit.

Ajo ka arritur fitime rekord gjatë konfliktit më të përgjakshëm në Evropë që prej Luftës së Dytë Botërore.

NĂ« maj 2023, Ukraina vendosi sanksione ndaj Manalit pĂ«r “lehtĂ«sim tĂ« drejtpĂ«rdrejtĂ« tĂ« agresionit ushtarak rus”. NdĂ«rkohĂ«, as BE-ja dhe as SHBA-ja nuk kanĂ« ndjekur tĂ« njĂ«jtin hap, duke i lĂ«nĂ« kompanisĂ« qasje tĂ« hapur tek furnizuesit perĂ«ndimorĂ«.

Kjo e ka bĂ«rĂ« Manalit “portĂ« tĂ« sanksioneve” – njĂ« entitet ligjor bjellorus qĂ« dĂ«rgon teknologji perĂ«ndimore drejt ushtrisĂ« ruse.

Që nga kalimi nën kontrollin rus në vitin 2011, Manaliti është modernizuar me pajisje perëndimore, ka ruajtur qasje të hapur në lëndë të para nga Evropa dhe SHBA-ja dhe ka siguruar certifikimin ushtarak rus.

Ajo ka furnizuar gjithashtu kondensatorë të gjetur në raketa që kanë goditur shumë qytete ukrainase.

Derisa qeveritë perëndimore diskutojnë për sanksione të reja, kondensatorët e prodhuar në një fabrikë të qetë bjelloruse vazhdojnë rrugën e tyre nga linjat e montimit në Vitebsk drejt fabrikave të raketave në Rusi dhe, në fund, drejt qiellit mbi Ukrainë./REL

Vodhën një tabakino gjatë natës në Lezhë, arrestohen dy shtetas të Kosovës

By: b b
18 August 2025 at 12:44

Policia e Lezhës ka vënë në pranga 2 shtetas kosovarë, pasi vodhën në një tabakino, gjatë natës.

Ata u lokalizuan nga shërbimet e Policisë, gjatë kohës që po tentonin të largoheshin drejt Malit të Zi, me automjetin që kanë përdorur për të kryer vjedhjen.

“FalĂ« reagimit nĂ« kohĂ« dhe veprimeve tĂ« shpejta e profesionale tĂ« shĂ«rbimeve tĂ« Komisariatit tĂ« PolicisĂ« LezhĂ«, pas njoftimit tĂ« marrĂ« dje, pĂ«r vjedhje nĂ« njĂ« tabakino, u bĂ« i mundur identifikimi, kapja dhe arrestimi i 2 autorĂ«ve tĂ« dyshuar tĂ« vjedhjes, shtetasve: 

A. S., 18 vjeç dhe T. I., 18 vjeç, të dy banues në Kosovë.

Nga hetimet dyshohet se kĂ«ta shtetas, gjatĂ« natĂ«s, kanĂ« vjedhur produkte tĂ« ndryshme nĂ« njĂ« tabakino nĂ« aksin rrugor “Milot-LezhĂ«â€ dhe mĂ« pas kanĂ« tentuar tĂ« largohen me automjet, drejt Malit tĂ« Zi”, njofton policia.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme.

I morën paratë dhe celularin me dhunë një 44-vjeçari,në pranga një shtetas në Durrës

By: b b
18 August 2025 at 12:27

Një 40-vjeçar në Durrës është arrestuar dhe një 49-vjeçare është shpallur në kërkim, pasi në bashkëpunim i morën me dhunë celularin dhe një shumë parash një 44-vjeçari.

Uniformat blu bëjnë të ditur se dy të dyshuarit ishin në arrest shtëpie në gjatë momentit që ndodhi ngjarja.

Po ashtu bĂ«het e ditur se para se t’i merrnin me dhunĂ« paratĂ« dhe celularin, 49-vjeçarja i kishte ofruar shĂ«rbime seksuale kundrejt pagesĂ«s 44-vjeçarit.

“SpecialistĂ«t pĂ«r Hetimin e Krimeve tĂ« Komisariatit tĂ« PolicisĂ« DurrĂ«s arrestuan nĂ« flagrancĂ« shtetasin R. L., 40 vjeç, banues nĂ« fshatin ShĂ«navlash, dhe shpallĂ«n nĂ« kĂ«rkim shtetasen A. H., 49 vjeçe, banuese nĂ« DurrĂ«s.

49-vjeçarja, ndĂ«rkohĂ« qĂ« ishte me masĂ« sigurie “Arrest nĂ« shtĂ«pi”, dyshohet se i ka ofruar marrĂ«dhĂ«nie seksuale, kundrejt pagesĂ«s, nĂ« banesĂ«n e saj, njĂ« 44-vjeçari.

Në këtë banesë, shtetasi R. L. i ka marrë me dhunë 44-vjeçarit, celularin dhe një shumë parash.

Shtetasja A. H. dhe shtetasi R. L. ishin me masĂ« sigurie “Arrest nĂ« shtĂ«pi”, tĂ« caktuar nga Gjykata e DurrĂ«sit, nĂ« kuadĂ«r tĂ« operacionit tĂ« koduar “Last Threat”, i zhvilluar nĂ« muajin prill”, njofton policia.

Materialet procedurale u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës./Opinion.al

I shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Spanja, arrestohet 41-vjeçari në Elbasan

By: b b
18 August 2025 at 12:06

Një 41-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar është arrestuar në fshatin Papër pranë Elbasanit.

Ai ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet spanjolle, për kultivim të bimëve narkotike dhe vjedhje të energjisë elektrike.

“ShĂ«rbimet e PolicisĂ« Rrugore, nĂ« bashkĂ«punim me specialistĂ«t e Seksionit pĂ«r Hetimin e Trafiqeve dhe NarkotikĂ«ve, tĂ« DVP Elbasan, bazuar nĂ« informacionet e shkĂ«mbyera me Interpol TiranĂ«n, kapĂ«n nĂ« rrugĂ«n e fshatit PapĂ«r, ndĂ«rkohĂ« qĂ« qarkullonte me automjet, dhe arrestuan shtetasin E. B., 41 vjeç.

Ky shtetas ishte shpallur nĂ« kĂ«rkim ndĂ«rkombĂ«tar pasi Gjykata e Sabadellit, SpanjĂ«, mĂ« datĂ« 30.06.2025, ka lĂ«shuar urdhĂ«r arresti, pĂ«r veprat penale “Kultivimi i bimĂ«ve narkotike” dhe “Vjedhja e energjisĂ« elektrike”.

Interpol Tirana, nĂ« bashkĂ«punim me homologĂ«t nĂ« SpanjĂ«, do tĂ« kryejĂ« procedurat pĂ«r ekstradimin e shtetasit E. B.”, njofton policia.

U kapën duke peshkuar në mënyrë të paligjshme në Palasë, nën hetim tre persona!

By: e xh
18 August 2025 at 11:58

Evidentohet dhe goditet një rast i peshkimit të ndaluar në zonën e Palasës, procedohen penalisht 3 shtetas. Sekuestrohet një mjet lundrues tip gomone, si dhe pajisje të ndryshme të përdorura për këtë veprimtari të paligjshme.

“Strukturat e PolicisĂ« Kufitare dhe Migracionit VlorĂ«, nĂ« vijim tĂ« kontrolleve tĂ« shtuara nĂ« zonĂ«n ujore pĂ«r evidentimin dhe goditjen e çdo paligjshmĂ«rie, kanĂ« evidentuar dhe goditur njĂ« rast tĂ« ushtrimit tĂ« peshkimit tĂ« ndaluar nĂ« PalasĂ«.

NĂ« vijim tĂ« veprimeve, specialistĂ«t e Seksionit pĂ«r Hetimin e Krimeve nĂ« DrejtorinĂ« e Kufirit dhe Migracionit VlorĂ« referuan materialet nĂ« Prokurori, pĂ«r veprĂ«n penale “Peshkimi i ndaluar”, nĂ« ngarkim tĂ« shtetasve:

  • A. B., 42 vjeç, banues nĂ« HimarĂ«,
  • K. B., 35 vjeç, banues nĂ« HimarĂ«.

Si dhe, pĂ«r veprat penale “Peshkimi i ndaluar” dhe “PĂ«rvetĂ«simi i titullit apo i detyrĂ«s shtetĂ«rore”, nĂ« ngarkim tĂ« shtetasit:

  • M. H., 45 vjeç, banues nĂ« TiranĂ«, i cili gjatĂ« verifikimeve u prezantua si punonjĂ«s nĂ« njĂ« detyrĂ« shtetĂ«rore, e cila nuk rezultoi e vĂ«rtetĂ«.

TĂ« tre shtetasit janĂ« konstatuar nga shĂ«rbimet e PolicisĂ« Kufitare, duke peshkuar nĂ« mĂ«nyrĂ« tĂ« paligjshme”, thuhet nĂ« njoftimin e policisĂ«.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan mjeti lundrues tip gomone dhe pajisje të ndryshme të përdorura për peshkim.

“Policia Kufitare mbetet e angazhuar nĂ« mbrojtjen e burimeve natyrore dhe mjedisit detar, si dhe apelon qytetarĂ«t tĂ« mos ushtrojnĂ« veprimtari tĂ« paligjshme qĂ« dĂ«mtojnĂ« ekosistemin dhe bien ndesh me ligjin”, thuhet nĂ« njoftimin e policisĂ«.

Java nis e freskët dhe me reshje/ Fundjava risjell të nxehtin

By: e xh
18 August 2025 at 11:55

Pas disa ditësh të qeta, java që ka nisur pritet të sjellë ndryshime të shpeshta në mot. Deri të premten, vendi do të përballet me një freski relative, ku nuk do të mungojnë as reshjet.

“Parashikoj qĂ« kjo javĂ« tĂ« jetĂ« e freskĂ«t, nĂ«se do t’i krahasonim gjithmonĂ« temperaturat me çfarĂ« kemi pĂ«rjetuar. MegjithatĂ« do jetĂ« e paqĂ«ndrueshme. Parashikohet qĂ« ditĂ«n e martĂ« tĂ« mbetet me reshje zona veriore dhe verilindore. TĂ« mĂ«rkurĂ«n e tĂ« enjten ka njĂ« pĂ«rmirĂ«sim tĂ« theksuar tĂ« motit, ku do ketĂ« mĂ« shumĂ« kthjellime edhe pse vranĂ«sirat do jenĂ« prezente, sĂ«rish tĂ« premten do tĂ« rikthehen reshjet e shiut pothuajse nĂ« gjithĂ« zonĂ«n malore lindore”, u shpreh Tanja Porja, meteorologe e Meteoalb.

Temperaturat nuk do të kalojnë 32 gradë, por ata që janë ende duke shijuar bregdetin nuk duhet të shqetësohen.

“Parashikohet qĂ« sot, kryesisht pjesa mĂ« e madhe ose qytetet kryesore tĂ« ShqipĂ«risĂ« tĂ« luhaten nga 30 deri nĂ« 32 gradĂ«. Pra, kĂ«to janĂ« temperaturat duke pĂ«rjashtuar vetĂ«m Elbasanin dhe Beratin, ku termometri do tĂ« shĂ«nojĂ« 34 gradĂ«. E gjithĂ« zona tjetĂ«r, pĂ«rfshirĂ« dhe bregdetin, do tĂ« kenĂ« temperatura mjaft normale”, shprehet Porja.

Fundjava do të ndryshojë panoramën. Temperaturat e larta do të rikthehen, duke risjellë valën e të nxehtit.

“Parashikohet qĂ« tĂ« shtunĂ«n e sidomos tĂ« dielĂ«n e javĂ«n tjetĂ«r tĂ« na rikthehen sĂ«rish ato temperatura mjaft tĂ« larta”, shtoi meteorologia.

Ekspertët theksojnë se kjo është një prirje tipike për muajin gusht, kur periudhat e freskëta ndërpriten nga rikthimi i vapës përvëluese. Klan News

 

❌
❌