Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 20 July 2025Opinion.al

Donald Trump: Ne kemi rigjallëruar SHBA-në, tani jemi më të respektuarit

By: b b
20 July 2025 at 22:46

Donald Trump ka shënuar ditën e sotme gjashtë muaj në krye të presidencës së SHBA-së.

“Sot shënohet gjashtëmuaj nga mandati im i dytë, i konsideruar si një nga periudhat më domethënëse të çdo presidenti“, deklaroi presidenti amerikan Donald Trump.

“Me fjalë të tjera, ne kemi arritur shumë gjëra të mëdha, duke përfshirë përfundimin e disa luftërave në vende që nuk janë të lidhura me ne. Gjashtë muaj nuk është një kohë e gjatë për të rigjallëruar një vend të madh. Një vit më parë, ne ishim të vdekur, pothuajse pa asnjë shpresë për rigjallërim. Tani, ne jemi vendi më i respektuar në botë”, shtoi ai.

Në një postim të publikuar në platformën Truth Social, Trump deklaroi: “Shifrat e mia në sondazhe brenda Partisë Republikane dhe brenda lëvizjes MAGA janë rritur ndjeshëm që kur u zbulua mashtrimi me çështjen e Jeffrey Epstein.”

Rrëfimi i vrasësit të profesorit të Berkeley në Athinë: E bëra për ish-gruan dhe …

By: b b
20 July 2025 at 22:30

Një ngjarje e rëndë me përmasa ndërkombëtare ka tronditur Athinën dhe komunitetin akademik të Universitetit të Kalifornisë në Berkeley. Profesori i marketingut, Przemyslaw Jeziorski, 43 vjeç, u vra mëngjesin e 4 korrikut në një lagje të qetë të kryeqytetit grek, ndërsa po shkonte të merrte binjakët e tij të vegjël nga shtëpia e ish-gruas.

Vrasja ndodhi në prag të një përballjeje ligjore për kujdestarinë e fëmijëve dhe ka ngjallur indinjatë të madhe për mënyrën brutale dhe motivet që qëndrojnë pas saj.

Sipas autoriteteve greke, Jeziorski u qëllua disa herë nga afër nga një person i maskuar, ndërsa kalimtarët u përpoqën ta ndihmonin, por ai vdiq në vend. Hetimet zbuluan shpejt një skemë të dyshuar të mirëplanifikuar, ku në qendër rezulton të jetë partneri i ri i ish-bashkëshortes së tij, i cili më pas rrëfeu para policisë se kishte qëlluar profesorin “për të mbrojtur partneren dhe fëmijët” nga mundësia që Jeziorski t’i merrte përfundimisht në SHBA.

Në dëshminë e tij, autori i dyshuar tha se kishte frikë se Jeziorski do ta fitonte kujdestarinë e plotë të fëmijëve dhe se kjo do të “shkatërronte” të dashurën e tij. “E bëra për të dhe për fëmijët tanë, në mënyrë që të kishim një jetë të qetë”, deklaroi ai, duke shtuar se kishte planifikuar gjithçka me ndihmën e tre personave të tjerë – dy shqiptarë dhe një bullgar – të cilët e ndihmuan në ndjekjen dhe sulmin ndaj profesorit. Të gjithë janë arrestuar dhe përballen me akuza të rënda për bashkëpunim në vrasje me paramendim.

Ndërkohë, deklaratat kontradiktore të bashkëpunëtorëve kanë komplikuar më tej hetimin. Njëri prej tyre ka deklaruar se e gjithë skema ishte organizuar nga vetë ish-bashkëshortja e viktimës, e cila nuk donte që Jeziorski të kishte më kontakt me fëmijët. Ajo përballet aktualisht me akuza si bashkëpunëtore morale, por avokati i saj mohon çdo përfshirje të saj në planin për vrasje.

Ngjarja ka nxitur reagime të shumta në SHBA dhe Poloni. Universiteti i Kalifornisë në Berkeley e përshkroi Jeziorskin si një profesor të përkushtuar dhe studiues të shquar, që kishte mësuar mbi 1,500 studentë gjatë 13 viteve të tij në institucion dhe kishte kontribuar në mënyrë të jashtëzakonshme në fushën e marketingut sasior dhe ekonomisë digjitale.

Familja e tij është shprehur e zemërthyer dhe po kërkon që trupit i tij të kthehet në Poloni për t’i dhënë lamtumirën e fundit. Fëmijët e binjakë, të cilët janë shtetas amerikanë dhe polakë, aktualisht janë nën kujdesin e përkohshëm të autoriteteve greke dhe sipas avokatëve të familjes, nëna dhe vëllai i viktimës do të kërkojnë kujdestarinë e plotë të tyre në Poloni.

Italia përfshihet nga vala e të nxehtit ekstrem, temperaturat arrijnë në 48.8 gradë

By: b b
20 July 2025 at 22:03

Një valë e re e të nxehtit, e treta që nga fillimi i verës, ka goditur Italinë që prej së dielës, më 20 korrik, ndërsa kulmi i saj pritet të arrihet të martën, më 22 korrik.

Sipas meteorologëve, temperaturat në Siçili mund të kapërcejnë rekordin historik prej 48.8°C, të vendosur në vitin 2001. Nëse ky parashikim realizohet, nuk do të jetë vetëm një rekord kombëtar për Italinë, por edhe rekordi më i lartë i regjistruar ndonjëherë në Evropë.

Edhe Sardenja pritet të goditet rëndë nga vala e të nxehtit, me temperaturat që mund të arrijnë deri në 45°C. Autoritetet italiane u kanë bërë thirrje qytetarëve të shmangin daljet gjatë orëve më të nxehta të ditës, sidomos në zonat e ekspozuara.

Vala e të nxehtit do të përfshijë edhe rajonin e Apulias, me kryeqytet Barin, si dhe pjesë të mëdha të Italisë qendrore, ku gjithashtu priten temperatura shumë të larta.

Sipas parashikimeve, temperaturat do të fillojnë të bien nga e enjtja në mbrëmje, duke sjellë një lehtësim të përkohshëm nga moti përvëlues.

Ndërkohë, në Italinë veriore, situata meteorologjike do të jetë e ndryshme: të hënën priten reshje të dendura shiu, të cilat do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim.

Italia vijon të jetë një nga vendet më të prekura nga ndryshimet klimatike dhe ekstremet sezonale, me motin që këtë verë ka sjellë valë të përsëritura të nxehti dhe përmbytje të lokalizuara në zona të ndryshme.

Kosova cakton një muaj paraburgim për zyrtarin e qeverisë serbe

By: b b
20 July 2025 at 21:40

Gjykata Themelore në Prishtinë i ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji zëvendësdrejtorit të Zyrës për Kosovën në Qeverinë serbe, Igor Popoviq.

Ai dyshohet për veprën penale “nxitje e përçarjes dhe mosdurimit”.

“Pas mbajtjes së seancës dëgjimore, gjykata vlerësoi se caktimi i masës së paraburgimit në këtë çështje penale është masë adekuate në këtë rast penal dhe se çdo masë tjetër do të ishte e pamjaftueshme për zbatimin e suksesshëm të procedurës penale, si dhe pengimin e rrjedhës normale të kësaj procedure penale”, u tha në njoftimin e Gjykatës Themelore.

Avokati i tij, Ljubomir Pantoviq, tha se mbrojtja do ta apelojë këtë vendim të Themelores.

“Është pranuar kërkesa e prokurorisë, në të cilën pretendohet se Igor Popoviq ka nxitur përçarje dhe urrejtje në fjalimin që e mbajti para dy ditësh”, tha Pantoviq.

Popoviq u ndalua më 18 korrik në Kosovë pasi sipas autoriteteve në Kosovë gjatë një fjalimi në Hoqë të Madhe, ai e ka cilësuar Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës si “organizatë terroriste” dhe i ka krahasuar veprimet e saj me ngjarje të rënda ndërkombëtare.

Pas këtij fjalimi në Rahovec ai u ndalua në pikën kufitare në Bërnjak dhe u dërgua në mbajtje policore.

Reagimet e Beogradit pas vendimit
Pas caktimit të paraburgimit prej një muaji kanë reaguar zyrtarë serbë në Beograd dhe Lista Serbe.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha se Beogradi zyrtar i ka njoftuar të gjithë partnerët ndërkombëtarë për caktimin e paraburgimit ndaj Igor Popoviqit, duke shtuar se “kjo mund të ketë pasoja të paparashikueshme”.

“Arrestimi i fundit i Igor Popoviqit tregon se Albin Kurti e ka humbur arsyen dhe se dëshiron të shkaktojë incidente dhe konflikte në Ballkanin Perëndimor”, tha Vuçiq gjatë një interviste në televizionin Pink në Beograd.

Ai theksoi se do të përpiqet të ruajë paqen dhe stabilitetin, por paralajmëroi se do të reagojë “në mënyrë të ashpër dhe të fuqishme, sepse ky terror duhet të ndalet në një moment”.

Ndërkaq, Lista Serbe, partia kryesore e serbëve në Kosovë që gëzon mbështetjen e Beogradit, e cilësoi vendimin e Gjykatës Themelore si “vendim politik”.

Sipas njoftimit të Listës Serbe, Popoviqi është ndaluar sepse ka folur për “vuajtjet e popullit serb dhe ka kërkuar që përgjegjësit për krimet kundër bashkëkombësve tanë – të cilët ende janë të lirë – të dalin para drejtësisë”.

“Arrestimi i Igor Popoviqit është një sulm ndaj dialogut, një sulm ndaj vendosmërisë së shtetit serb për të zgjidhur të gjitha çështjet e hapura përmes dialogut. Po ashtu, është dëshmi e qasjes joserioze dhe të papërgjegjshme të përfaqësuesve ndërkombëtarë, të cilët po e tolerojnë arbitraritetin, autokracinë dhe persekutimin e gjithçkaje që është serbe nga [kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin] Kurti”, thuhet në njoftim.

Zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë tha po ashtu se caktimi i masës së paraburgimit ndaj Popoviqit është “vendim politik”, duke akuzuar autoritetet kosovare se duan t’u “ndalojnë serbëve në Kosovë jo vetëm lirinë e shprehjes, por edhe vetë jetën”.

“Çdo mundësi për marrëveshje dhe negociata me Prishtinën bie poshtë pas këtij vendimi skandaloz, të paligjshëm dhe të papranueshëm, derisa Popoviq të lirohet. Përfaqësuesit e bashkësisë ndërkombëtare janë bashkëfajtorë në këtë vendim ndaj Igor Popoviqit, përfaqësues i lartë i shtetit serb”, thuhet në njoftimin e kësaj zyreje.

Po ashtu, nga kjo zyrë thanë se gjatë ditëve të fundit, përmes kontakteve intensive të përditshme, kanë marrë disa siguri nga përfaqësues ndërkombëtarë se nuk ekziston bazë ligjore që Igor Popoviq të mbahet në paraburgim, dhe se po bëhet gjithçka që ai të lirohet.

Pas ndalimit të Popoviqit, më 18 korrik ministri në detyrë i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, deklaroi seKosova, si shtet demokratik dhe sovran, nuk do të tolerojë fyerje dhe përdhosje të historisë e çka më pak të luftës së udhëhequr nga UÇK-ja.

“Kjo pjesë e historisë gëzon respektin e të gjithë botës përparimtare”, u shpreh ai.

UÇK-ja ishte forcë politiko–ushtarake e cila ka luftuar për çlirimin e Kosovës nga sundimi serb në periudhën 1990-1999.

Kategoritë e dala nga lufta, Organizata e Veteranëve të UÇK-së (OVL-UÇK), Shoqata e Invalidëve të Luftës dhe Shoqata e Familjeve të Dëshmorëve kanë reaguar ashpër ndaj, siç kanë thënë, pranisë së ndihmësit të Petar Petkoviqit në Kosovë.

Ato, po ashtu, kanë thënë se “çdo tentativë për të provokuar, për të njollosur UÇK-në dhe për të përdorur territorin e Kosovës për propagandë antikombëtare është e papranueshme dhe duhet ndalur me vendosmëri”.

Gjatë luftës në Kosovë më 1998/99 janë vrarë më shumë se 13.000 civilë, ndërsa mijëra të tjerë janë zhdukur.

Rreth 1.600 persona, kryesisht shqiptarë, nuk janë gjetur ende.

Ndër vite, autoritetet e drejtësisë në Kosovë kanë akuzuar ose dënuar disa persona për krime lufte./rel

“Obraz” është fytyra e…-regjisori malazez flet rreth filmin për familjen shqiptare

By: b b
20 July 2025 at 21:15

“Arti më i fuqishëm është ai që të bën ta pyesësh veten: çfarë do të bëja unë në vendin e tij?”, thotë për Radion Evropa e Lirë regjisori malazez, Nikolla Vukçeviq, teksa përshkruan thelbin e filmit të tij të ri “Obraz”, apo Fytyra.

Ngjarja nga Lufta e Dytë Botërore, e bazuar në një rrëfim të vërtetë, ndjek një djalë që gjen strehim në shtëpinë e një shqiptari të quajtur Nur Doka, i cili përballet me një vendim të vështirë – t’ia dorëzojë fëmijën armikut dhe kështu të shpëtojë familjen e tij, ose të rrezikojë gjithçka për të mbrojtur djalin dhe për të shpëtuar fytyrën.

Filmi, i frymëzuar nga rrëfimi i akademikut malazez, Zuvdija Hoxhiq, fitoi çmimin për regjinë dhe skenarin më të mirë në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Saragosa.

Për Vukçeviqin, siç thotë vetë ai, nuk është thjesht një film, por një “mision personal, profesional dhe artistik”.

“’Obraz’ na përball me busullat tona morale, pavarësisht kohës dhe hapësirës”, thotë regjisori.

Duke folur për Radion Evropa e Lirë, ai shpjegon se përse e ka tërhequr kjo histori, si e ka krijuar filmin, çfarë ngjashmërie sheh me shoqërinë e sotme, si dhe çfarë do të thotë për të arti që “nuk i mbyll sytë para së vërtetës”.

Radio Evropa e Lirë: Kur e keni dëgjuar rrëfimin e akademikut Zuvdija Hoxhiq dhe çfarë ju ka motivuar që të krijoni filmin “Obraz”? A keni vendosur menjëherë, apo është dashur kohë që ideja të piqej?

Nikolla Vukçeviq: Ajo që më tërhoqi te kjo histori për burrërinë dhe trimërinë, ishte mesazhi i saj universal: njeriu dhe dashuria për njeriun si vlera themelore, veçanërisht në kohë shkatërrimi dhe lufte.

Në të, njoha thelbin e tragjedisë antike, të rrënjosur thellë në realitetin ballkanik, si dhe një zë të fortë e autentik të njerëzimit nga hapësira jonë kulturore.

Rruga drejt këtij rrëfimi ishte e pazakontë. Së pari e dëgjova, nuk e lexova, i bindur se bëhej fjalë për një ngjarje të vërtetë nga luftërat e viteve ‘90.

Ishte një tregim pothuajse mitologjik për një person që – i udhëhequr nga kodi i nderit – mbron një fëmijë të një feje dhe kombi tjetër, edhe me çmimin e shkatërrimit të familjes së vet.

Vetëm disa vite më vonë, falë një miku nga Zagrebi, Danillo Iveziq, gjeta librin e Zuvdija Hoxhiqit, në të cilin lexova ‘Obraz’-in, një histori e zhvilluar gjatë Luftës së Dytë Botërore, por me të njëjtën përmbajtje.

Atëherë, m’u bë e qartë se sa shumë dilema morale nga e kaluara, ndikojnë ende fuqishëm në kohën tonë.

Nuk është vetëm një rrëfim për një individ, por edhe për komunitetin, trashëgiminë dhe çështjet komplekse morale që e formësojnë thelbin e një personi.

Tema e tij universale – nderi, familja, përgjegjësia – më dukej njëkohësisht e rëndësishme dhe thellësisht prekëse.

Doja të bëja një film që të shprehte tërë qenien time – të qenët pjesë e një brezi të dëmtuar jugosllav, që kërkon me ngulm tolerancën.

Ky rrëfim kishte një forcë poetike dhe një të vërtetë të papërpunuar.

Unë doja që filmi ta transmetonte këtë, në mënyrë që publiku të mos jetë thjesht shikues, por ta ndjejë rëndësinë e zgjedhjeve me të cilat përballen personazhet.

Radio Evropa e Lirë: Në qendër të rrëfimit është Nur Doka, një shqiptar që gjatë Luftës së Dytë Botërore i dha strehë një fëmije ortodoks. Si mendoni se do të reagonin sot njerëzit përballë një dileme të tillë?

Nikolla Vukçeviq: Sot, edhe pse jetojmë në rrethana ndryshe, pyetja nëse duhet të shpëtojmë jetën e të tjerëve me çmimin e pasigurisë për familjen tonë, por duke ruajtur paqen morale, ngjall emocione të forta dhe hap dilema të thella.

Shumë do të mahniteshin me një lloj guximi të tillë, por çështja e rrezikut është jashtëzakonisht komplekse, sepse ndërgjegjja për përgjegjësitë personale shpesh shtypet nga presionet dhe interesat e shoqërisë së sotme.

Në filmin tonë, ne jemi përpjekur që këtë kompleksitet ta paraqesim përmes dilemave të të gjithë anëtarëve të familjes, duke u dhënë thellësi emocionale dhe psikologjike disa detajeve që më kanë frymëzuar si nga aspekti tematik, ashtu edhe vizual.

Kur them “ne,” mendoj kryesisht për autoret e skenarit – Ana Vujadinoviq dhe Melina Pota Koleviq – të cilat e kanë marrë me shumë përkushtim këtë pjesë thelbësore të procesit.

Rruga drejt këtij rrëfimi ishte e gjatë dhe sfiduese.

Kemi punuar qysh nga viti 2016, përfshirë edhe periudhën sfiduese të pandemisë, gjatë së cilës është realizuar pjesa më e madhe e xhirimeve.

Dhe, e gjithë kjo është bërë me një buxhet shumë më të ulët sesa ishte i nevojshëm për të arritur cilësinë e synuar.

Megjithatë, falë përkushtimit të të gjithë ekipit, këmbënguljes dhe besimit në rëndësinë e këtij rrëfimi, kemi arritur t’i japim jetë dhe të hapim një dialog për këtë dilemë universale: si do të reagonin njerëzit sot në të njëjtën situatë?

Radio Evropa e Lirë: Dhe, sa realiste është të pritet që një individ të bëjë një zgjedhje sot si ajo që ka bërë Nuri?

Nikolla Vukçeviq: Zgjedhje të tilla heroike, si ajo që ka bërë Nur Doka, janë vërtet të rralla, por jo të pamundura. Filmi na kujton se humanizmi në kohë dhune dhe lufte, është akti më i guximshëm që mund të bëjë një individ.

Pikërisht për këtë arsye, ky rrëfim ka një vlerë universale: nuk e idealizon heroizmin, por e vendos atë në një kontekst real të dobësisë njerëzore, frikës, dilemave dhe guximit për të vepruar drejt, pavarësisht çdo gjëje.

Rreziku për të cilin flasim – dikush që vë në rrezik jetën e familjes së vet për një fëmijë që nuk është i tij – përbën thelbin e dilemës morale në filmin tonë.

Ngjarja kryesore e filmit zhvillohet brenda 36 orëve intensive, por në këtë periudhë të shkurtër publiku futet thellë në botën e brendshme të personazheve kryesore, veçanërisht të Nur Dokës. E kisha të rëndësishme që publiku jo vetëm ta kuptonte, por edhe ta ndjente peshën e vendimit të tij.

Jam përpjekur të gjej një balancë midis dramës personale dhe kontekstit më të gjerë historik – pa lejuar që njëra të mbizotërojë mbi tjetrën.

Historia aty është si sfond, si një presion që formëson rrethanat, ndërsa në qendër janë njerëzit me dobësitë dhe virtytet e tyre. Këto janë personazhe që nuk trajtohen si simbole apo ideale, por si njerëz të vërtetë, falë interpretimeve të jashtëzakonshme aktoriale që sjellin thellësi dhe nuanca emocionale.

Të gjithë aktorët, të udhëhequr nga Edon Rizvanolli dhe i riu Elez Axhoviq, kanë luajtur shumë mirë dhe me ndjenja, duke na treguar se këto histori janë reale dhe ia vlen të dimë për to.

Në fund, pyetja më e rëndësishme që bën filmi nuk është “a është e mundur”, por “çfarë do të bëja unë”.

Radio Evropa e Lirë: Ngjarja e filmit zhvillohet gjatë Luftës së Dytë Botërore. Çfarë ndikimi mund të ketë ajo në shoqërinë e sotme që po përballet me përpjekje për revizionizëm?

Nikolla Vukçeviq: Në një kohë kur faktet historike relativizohen, rishqyrtohen dhe madje rishikohen me vetëdije, ky film nuk mund të luajë një rol të rëndësishëm në ruajtjen e vetëdijes kolektive dhe respektit për të vërtetën, sepse kjo nuk është më koha e epokës së hershme sovjetike, as epoka e Leni Riefenstahlit.

Gjithashtu, edhe për faktin se filmi nuk është trillim. Por, fuqia e tij emocionale dhe empatike është ajo që i jep rëndësi kinematografisë.

“Obraz” nuk merret me ideologji, formacione ushtarake apo beteja të mëdha. Është një film për guximin personal, për forcën morale të një njeriu që kundërshton dhunën dhe forcën e më të fortit, pavarësisht çmimit që paguan për të.

Ky është një rrëfim lufte pa partizanë dhe çetnikë. Pra, nuk kemi për qëllim të rishikojmë historinë apo të ndryshojmë mënyrën se si ajo kuptohet sot.

Ne jemi larguar qëllimisht nga klishetë e zakonshme, duke hequr simbole si partizanët apo çetnikët, që për vite kanë dominuar rrëfimet për luftën. Në qendër të tregimit kemi vendosur njeriun – individin. Dilemat e tij, nderin, ndërgjegjen e tij.

Besoj se “Obraz” nuk do të shërbejë vetëm për të kujtuar të kaluarën, por do të nxisë edhe një dialog bashkëkohor mbi atë se çfarë do të thotë të jesh njeri në një kohë kur njerëzillëku nuk është më një vlerë e çmuar.

Besoj se ky mesazh universal mund ta bëjë këtë film të rëndësishëm në kontekstin e shoqërisë së sotme, ku nevoja për empati, përgjegjësi dhe rezistencë ndaj manipulimit është ndoshta më e madhe se kurrë.

Radio Evropa e Lirë: A është rastësi që filmi juaj është zhvilluar në një kohë kur këto tema po rishikohen gjithnjë e më shumë dhe në një atmosferë jotolerante? A është ky një kontribut për tolerancën?

Nikolla Vukçeviq: Në këtë film kam punuar për tetë vjet dhe shumë nga gjërat që formësojnë kontekstin shoqëror dhe politik sot, nuk kam mundur t’i parashikoj kur kemi filluar.

Megjithatë, duket se tema e filmit – ndoshta pa e kuptuar – ka mbërritur në kohën e duhur, kur ndarjet e vjetra janë gjithnjë e më të zhurmshme, kur revizionizmi historik dhe jotoleranca na kujtojnë se sa e rëndësishme është të flasim për njerëzimin.

Unë besoj thellësisht se shembujt e guximit, empatisë dhe qëndrueshmërisë morale që sjell ky rrëfim, janë një përgjigje e fuqishme ndaj atmosferës së jotolerancës.

Filmi nuk ofron slogane, por, përkundrazi, na kujton vlerat që i tejkalojnë kornizat ideologjike, etnike dhe politike. Kjo është pikërisht ajo që unë e shoh si kontribut në kulturën e tolerancës dhe pajtimit në rajon dhe më gjerë.

Radio Evropa e Lirë: A reagojnë ndryshe njerëzit nga grupe të ndryshme – kombëtare, fetare apo të tjera – ndaj filmit?

Nikolla Vukçeviq: Filmi është parë nga një audiencë e larmishme, nga Gjermania, në Lindje të Mesme dhe Indi, në Ballkan në Festivalin e Filmit në Sofje, pastaj në Spanjë, Hungari dhe së shpejti në Itali dhe Argjentinë.

Jam krenar, sepse po shoh që filmi po e përmbush me përkushtim misionin e tij: arrin të zgjojë empati dhe mirëkuptim, duke i tejkaluar kufijtë etnikë, fetarë dhe kulturorë.

Pavarësisht përvojave të ndryshme historike dhe shoqërore të publikut, filmi funksionon si një urë që lidh perspektiva të ndryshme dhe nxit dialogun. Dhe kjo është pikërisht arsyeja e kënaqësisë sime më të thellë.

Unë besoj se, falë universalitetit dhe aktualitetit të tij, ai mund të arrijë njerëz të ndryshëm, pavarësisht nga përkatësia e tyre kombëtare, etnike apo shoqërore.

Aftësia që empatia të njihet dhe të përjetohet nëpër kontekste të ndryshme kulturore, përbën një vlerë të shtuar të filmit “Obraz”.

Radio Evropa e Lirë: Çfarë paralelesh mund të tërhiqen me kohët e sotme?

Nikolla Vukçeviq: Ekzistojnë paralele, veçanërisht kur shihen përmes prizmit të tensioneve në rritje, forcimit të nacionalizmave dhe polarizimit të thellë shoqëror.

Të kuptuarit se edhe një ndikim i vetëm negativ mund të krijojë përçarje dhe urrejtje të thellë midis njerëzve, është shqetësuese.

Megjithatë, unë besoj se e mira, përmes vlerave të tilla si guximi, empatia dhe solidariteti, ka rolin e saj të qëndrueshëm dhe vendimtar. Ajo është forca që mund të kapërcejë konfliktet dhe përçarjet.

Shpresa ime është që përmes artit, bisedave dhe mirëkuptimit, të zhvillohen cilësitë e mira, të cilat na tregojnë se pavarësisht vështirësive, bashkëpunimi dhe njerëzillëku janë rruga më e mirë përpara.

Radio Evropa e Lirë: Sa është e rëndësishme që në Mal të Zi dhe në rajon të bëhen më shumë filma që trajtojnë histori personale pozitive?

Nikolla Vukçeviq: Në një rajon të rënduar shumë nga viktimat njerëzore, gjaku i njerëzve të pafajshëm, e kaluara, traumat dhe trashëgimia komplekse historike, filmat që përmes tregimeve personale promovojnë njerëzillëkun, virtytet, tolerancën, mendimet e çliruara nga paragjykimet dhe shpresën, kanë një rëndësi të veçantë.

Tregimet e tilla na ndihmojnë ta kuptojmë më mirë veten, por edhe të tjerët, dhe të ndërtojmë ura mirëkuptimi.

Jam i vetëdijshëm që shumë plagë janë ende të hapura, që vitet ‘90 janë ende të gjalla në kujtimet tona, dhe që për shumë njerëz – për shkak të humbjeve personale dhe familjare – nuk është e lehtë.

Ende më kujtohen lufta, refugjatët, viktimat, por edhe varfëria. Po ashtu edhe ata që përfituan nga lufta, që u ngritën mbi parime të gabuara morale.

Nuk jam i sigurt se sa mund t’i shërojë arti këto plagë ose t’u japë zë heshtjeve që historia ndonjëherë i injoron. Ngjarjet e sotme në botë më bëjnë të dyshoj në këtë forcë.

Megjithatë, unë kam zgjedhur ta trajtoj këtë temë përmes filmit “Obraz” dhe kam investuar tetë vjet të jetës sime në këtë film, duke besuar në rëndësinë e tij.

Besoj se tregimet pozitive dhe humane nuk janë vetëm udhërrëfyes, por edhe ilaç. Ato na kujtojnë se është e mundur të gjejmë të mirën dhe forcën në njerëzillëk, edhe në rrethana më të vështira.

Mendoj se rëndësia e tyre në Mal të Zi dhe në të gjithë rajonin është e madhe. Përmes tyre ndërtojmë një të ardhme të bazuar në mirëkuptim, solidaritet dhe përgjegjësi të përbashkët.

Do të shohim nëse kam pasur të drejtë, por e di që kam bërë maksimumin, së bashku me të gjithë bashkëpunëtorët dhe miqtë, pa të cilët ky film nuk do të mund të realizohej.

Radio Evropa e Lirë: A ishte qëllimi juaj që përmes filmit të nxisnit kapërcimin e dallimeve fetare dhe kombëtare?

Nikolla Vukçeviq: Qëllimi i filmit ishte pikërisht të nxirrte në pah se si vlerat tona të përbashkëta njerëzore, janë shumë më të forta se të gjitha dallimet fetare dhe kombëtare që shpesh na ndajnë.

Përmes këtij rrëfimi, ne duam të tregojmë se vetëm nëpërmjet mirëkuptimit, empatisë dhe respektit për njëri-tjetrin, mund të ndërtojmë një shoqëri, në të cilën dallimet nuk janë pengesë, por aset.

Filmi bën thirrje për kapërcimin e përçarjeve dhe gjetjen e një gjuhe të përbashkët, pasi kjo është e vetmja rrugë drejt paqes dhe përparimit të vërtetë.

Radio Evropa e Lirë: Filmi është shfaqur tashmë në festivale ndërkombëtare dhe ka fituar një çmim. Si e shihni vazhdimin e jetës së tij në rajon dhe më gjerë?

Nikolla Vukçeviq: Është shumë e rëndësishme për ne që filmi tashmë ka arritur një pjesë të misionit të tij në festivalet ndërkombëtare – gjë që i jep forcë dhe besueshmëri për të arritur një audiencë më të gjerë, sidomos këtu te ne.

Në rajonin e ish-Jugosllavisë, ku plagët janë ende të freskëta, dëshira është që filmi të bëhet një platformë për një bisedë të hapur rreth së kaluarës, por edhe rreth së ardhmes së përbashkët.

Filmi i inkurajon njerëzit që ta marrin në konsideratë rolin e tyre në ndërtimin e një shoqërie më tolerante.

“Obraz” nuk i promovon vetëm këto vlera – ai u krijua mbi to, nëpërmjet punës afatgjate të njerëzve që morën pjesë në projekt.

Të bashkosh një ekip kaq të larmishëm dhe të talentuar në kushte shumë modeste financiare, ishte sfidë, por edhe një proces i mbushur me entuziazëm të madh dhe besim të ndërsjellë.

Kur keni një rrëfim që mbart fuqi dhe thellësi universale, ai natyrshëm tërheq njerëz që duan të kontribuojnë në diçka kuptimplote.

“Obraz” u njoh që në fillim si një projekt që eksploron tema universale, përmes një perspektive specifike dhe autentike rajonale – gjë që tërhoqi bashkëpunëtorë nga pjesë të ndryshme të rajonit, e madje edhe nga Evropa.

Kemi pasur privilegjin të punonim me profesionistë të nivelit të lartë nga rajoni dhe më gjerë – si para, ashtu edhe pas kamerave.

Kasti përfshin aktorët malazezë: Aleksandar Radulloviq, Branimir Popoviq, Ana Vuçkoviq dhe doajenin e aktrimit malazez, Zef Bato Dedivanoviq, në rolin e tij të fundit në film.

Rolin kryesor e luan Edon Rizvanolli (Kosovë/Holandë), ndërsa janë edhe Nikolla Ristanovski (Maqedoni e Veriut), Igor Bencina (Serbi), Alban Ukaj (Kosovë/Bosnje e Hercegovinë), Selman Jusufi dhe Xhejlane Terbunja (Kosovë).

Në rolet e fëmijëve luajnë: Elez Axhoviq, Vuk Bullajiq, Merisa Axhoviq dhe Hana Pavlloviq.

Ai është xhiruar kryesisht në Tivar dhe në lumenjtë përreth Liqenit të Shkodrës.

Para shfaqjeve premierë në festivalet në Kotbus, Kajro dhe Goa – të gjitha në nëntor të vitit 2024 – filmi “Obraz” u prezantua edhe në Festivalin e Filmit në Kanë (Marche du Film 2023) me dy projeksione të mbyllura, dhe më pas u përzgjodh në një seksion të veçantë për filma në prodhim (Work in Progress International) në festivalin e Talinit – në një grup prej vetëm pesë filmash nga e gjithë bota.

Radio Evropa e Lirë: Si mendoni se do të pritet nga publiku i ri, veçanërisht duke pasur parasysh paragjykimet ndaj feve dhe kombeve të tjera?

Nikolla Vukçeviq: Nga përvoja ime, të rinjtë janë shumë më të hapur dhe më të lirë nga paragjykimet sesa mendojmë.

Mendimet dhe qëndrimet e tyre janë shpesh më të freskëta, më tolerante dhe më të gatshme për të pranuar dallimet – gjë që më gëzon sinqerisht dhe më jep shpresë për të ardhmen.

Ajo që të rinjtë në Serbi artikulojnë, ngjall shpresë dhe gëzim.

Shpresoj që “Obraz” të zgjojë kureshtjen dhe empatinë, dhe të ndihmojë që përmes rrëfimit tonë, t’i thyejmë paragjykimet dhe të kuptojmë se sa e rëndësishme është njerëzia e përbashkët – si themel për një shoqëri më të qetë dhe më të bashkuar.

Besoj se filmi është një medium i fuqishëm që mund të arrijë te të rinjtë si në nivel emocional, ashtu edhe intelektual – të thellojë mirëkuptimin e tyre dhe të përcjellë mesazhin e tij te brezat e rinj.

Për mua, “Obraz” ishte një mundësi për të folur artistikisht mbi tema që shpesh heshten, por edhe për t’u dhënë zë njerëzve të zakonshëm dhe betejave të tyre, të cilat mbeten të pashënuara në historinë zyrtare.

Reagimet e publikut në festivalet ndërkombëtare, veçanërisht te të rinjtë, si dhe kritikat pozitive, dëshmojnë se kemi arritur të krijojmë një komunikim dhe mirëkuptim të fuqishëm.

Kjo më mbush me besim dhe më jep shpresë se filmi do të ketë ndikim edhe te publiku i ri, i cili është kyç për ndërtimin e një shoqërie pa paragjykime./rel

Zjarr në malin e Mavrovës, dyshohet i qëllimshëm

By: b b
20 July 2025 at 20:50

Mali i Moravës është përfshirë nga flakët e zjarrit pasditen e kësaj të diele.

Flakët fillimisht kanë nisur në një sipërfaqe me shkurre, por kanë depërtuar edhe brenda pyllit.

Sipas informacioneve, zjarri mendohet të jetë i qëllimshëm, ndërsa policia ka shoqëruar një person në komisariat.

Personi i shoqëruar dyshohet se e ka rast të përsëritur zjarrvënien, ndërsa dyshohet se mund të jetë me probleme të shëndetit mendor.

DW: Shtrenjtim i cigareve në vendet e BE

By: b b
20 July 2025 at 20:29

Komisioni i BE-së do të vendosë tatime më të larta për produktet e duhanit. Industria paralajmëron për çmime në stratosferë, dhe e quan këtë masë “paketë stimulimi për tregun e zi”.

Komisioni i BE-së synon të rrisë ndjeshëm tatimin mbi cigaret. Por industria gjermane e duhanit paralajmëron për çmime shumë të larta. “Ky plan do të rezultonte në rritjen e çmimit të një pakete cigaresh të markës në Gjermani nga çmimi aktual prej rreth 8.50 Euro në më shumë se 12 Euro”, tha Jan Mücke i Shoqatës Federale të Industrisë së Duhanit dhe Produkteve të Reja (BVTE).

Një qese 30 gramë me duhan të prerë imët për cigare me dredhje do të kushtonte më shumë se 18 Euro në të ardhmen, nga 10 Euro. Ish-politikani liberal i FDP-së i referohet një propozimi nga autoriteti i Brukselit për të rritur normën minimale të taksës për cigaret në 215 Euro për 1.000 cigare. Aktualisht, norma është 90 Euro. Për cigaret e prera imët, norma do të rritet nga 60 Euro në 215 Euro për kilogram.

Shoqata e Industrisë së Duhanit: Rritje e tregut të zi
BE nuk i specifikon çmimet, por kompanitë e duhanit lejohen të rrisin çmimet nëse do t’u duhet të paguajnë taksa më të larta. Propozimi i Komisionit përfshin edhe një premium të fuqisë blerëse, i cili do të rriste më tej shitjen e cigareve në vende relativisht të pasura si Gjermania. “Kjo është plotësisht joproporcionale”, thotë Mücke, drejtues i shoqatës së industrisë, duke iu referuar rritjes së propozuar në përgjithësi. “Një shok i tillë i çmimeve do të nxiste tregtinë e paligjshme dhe kjo do të ishte një paketë stimulimi ekonomik për tregun e zi.”

Kritika edhe nga Parlamenti Europian
Megjithatë, nëse propozimi do të miratohet në këtë formë është e pasigurtë, pasi edhe shtetet anëtare dhe Parlamenti Europian kanë fjalën e tyre. Zërat kritikë po shtohen. “Kush e shtrëngon shumë vidën e taksave rrezikon të zhvendosë gjithnjë e më shumë biznese në ekonominë informale”, paralajmëron eurodeputeti i CSU-së, Markus Ferber. “Komisioni duhet të veprojë me kujdes këtu – përndryshe do të dëmtojë kompanitë e ndershme dhe do të ndihmojë kontrabandistët.”

Sipas përfaqësuesit të industrisë, Jan Mücke, rrjetet kriminale janë duke shtuar përpjekjet për të shitur cigare të paligjshme të patatuara në Gjermani, pasi biznesi i tyre po bëhet më fitimprurës për shkak të çmimeve të larta të cigareve në dyqane. “Shumë duhanpirës që më parë blinin cigare ligjërisht po kalojnë tani në blerje të paligjshme.”/dw

Sarandë/ Të shtëna me armë zjarri, plagoset një ish-efektiv policie

By: b b
20 July 2025 at 20:12

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar pak minuta më parë në qytetin e Sarandës.

Sipas informacioneve të para, si pasojë e të shtënave ka mbetur i plagosur një person, identifikuar si Adil Veli, 54 vjeç, ish-efektiv policie.

Blutë bëjnë me dije se 56-vjeçari u godit me tytën e një pistolete, i  cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve në spital.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po vijojnë hetimet për zbardhjen e rrethanave.

Njoftimi i policisë:

Sarandë/Informacion paraprak

Sot, rreth orës 19:10, në lagjen nr. 4, Sarandë, dyshohet se gjatë një konflikti është dëmtuar me një send të fortë, dyshohet me tytën e një pistolete, shtetasi A. V., 56 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Nga këqyrja paraprake e vendit të ngjarjes, dyshohet se gjatë momentit të goditjes me tytën e armës, arma është shkrepur në mënyrë të pavullnetshme në ajër, pa shkaktuar pasoja. Si provë materiale, në vendin e ngjarjes është gjetur dhe sekuestruar një gëzhojë arme zjarri.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit të dyshuar, si dhe për dokumentimin e plotë ligjor të saj.

32 vatra zjarri në 24 orë, 10 ende aktive

By: b b
20 July 2025 at 19:54

“Për neutralizimin e flakëve që vunë në rrezik Parkun Kombëtar të Llogarasë janë angazhuar forcat vendore, Forcat e Armatosura dhe një helikopter. Tymi ka mbuluar zonën turistike të Palasës dhe disa nga fshatrat e bregut. Autoritetet po ndjekin nga afër situatën në zonën e Dukatit, teksa sipërfaqja e djegur ka shkuar në 40 hektarë,” tha gazetarja Gerta Haskaj.

Një zjarr me përmasa të konsiderueshme ka përfshirë zonën e Shashicës, në Bypass-in e Vlorës. Në vendngjarje ndodhen mjetet zjarrfikëse, të cilat po punojnë për të vënë situatën nën kontroll.

Përveç dy vatrave në Vlorë, aktive në të gjithë vendin janë edhe 8 të tjera, ndërsa gjatë 24 orëve të fundit u shuan 26 zjarre, sipas Emergjencave Civile.

Në Dibër vijon zjarri në Parkun Kombëtar të Lurës, ku është i ndarë në dy vatra.

Gjithashtu, vijojnë zjarret në Zerqan të Bulqizës, në Zall Gjoçaj të Matit, në Shkopet të Milotit dhe në Dovolan të Dibrës.

Në jug, vatra aktive ka edhe në Belishovë të Mallakastrës, një vatër në Librazhd dhe një në Tepelenë.

Zjarret janë përqendruar kryesisht në sipërfaqe me shkurre dhe bimësi, me një total prej mbi 90 hektarësh të djegur.

Sipas IGJEUM, as këtë të diel nuk priten reshje, dhe ka nivel të lartë rreziku për zjarre në pyje në qarqet Lezhë, Tiranë, Elbasan, Fier, Berat, Korçë dhe Gjirokastër.

Tv Klan

Gaza/ Papa Leoni XIV: Bota nuk mund ta tolerojë më luftën

By: b b
20 July 2025 at 19:38

“Lëreni urrejtjen dhe rifilloni dialogun”, kështu është shprehur Papa Leoni XIV, ndërsa foli për luftën në Gaza.

Në një fjalim pas lutjes Angelus, nga rezidenca e tij verore në Castel Gandolfo, afër Romës, Papa kërkoi ndalim të menjëhershëm të luftimeve dhe zgjidhje paqësore të konfliktit.

Nëpërmjet mesazhit të tij, ai ka ritheksuar se bota nuk duhet dhe nuk mund ta tolerojë më luftën.

“Ne duhet të dialogojmë, dhe të ulim armët tona. Bota nuk mund ta tolerojë me luftën. Ne duhet të lutemi dhe t’i besojmë Zotit”, ka thënë ai.

Gjithashtu ai këmbënguli se Gaza duhet mbrojtur dhe se vendet duhet të punojnë për të lënë mënjanë dhunën dhe urrejtjen, pasi janë civilët ata që po vuajnë pasojat më të mëdha.

 

Sherr me thika në Shkodër, plagoset 33-vjeçari

By: b b
20 July 2025 at 19:18

Një sherr mes të rinjsh në lagjen “Skënderbeg” në qytetin e Shkodrës ka përfunduar me plagosje.

Policia njofton se ngjarja ndodhi rreth orës 18:30, në sheshin “Prek Cali”, ku gjatë një konflikti për motive të dobëta, V. D. dyshohet se ka goditur me thikë P. G., 33 vjeç.

I plagosuri ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i policisë:

Shkodër / Informacion paraprak

Rreth orës 18:30, në sheshin “Prek Cali”, gjatë një konflikti për motive të dobëta, shtetasi V. D. dyshohet se ka goditur me mjet prerës (thikë) shtetasin P. G., 33 vjeç, i cili ndodhet në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të saj.

Shërbimet e Policisë vijojnë kontrollet për kapjen e autorit të dyshuar.

Ishte me pushime në Shëngjin/ I riu bie nga ballkoni, dërgohet te Spitali i Traumës

By: b b
20 July 2025 at 19:00

Një i ri është rrëzuar aksidentalisht pasditen e sotme nga ballkoni i një hoteli në Shëngjin.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:40, në ambientet e një hoteli pranë bregdetit, ku dyshohet se i riu ka rënë nga një lartësi e konsiderueshme.

Sipas informacioneve paraprake të policisë, bëhet fjalë për shtetasin me inicialet R. I., 23 vjeç, banues në Burrel, i cili ndodhej në Shëngjin për pushime.

Menjëherë pas incidentit, ai është transportuar me urgjencë drejt Spitalit të Traumës në Tiranë, për të marrë ndihmë mjekësore të specializuar.

Gjendja shëndetësore e të riut ende nuk është bërë ende publike nga autoritetet spitalore.

Ndërkohë, policia ka nisur hetimet për të sqaruar rrethanat e plota të ngjarjes, edhe pse dyshimet e para flasin për një aksident.

5% më shumë raste me kancer çdo vit në Kosovë

By: b b
20 July 2025 at 18:46

Në Kosovë, numri i rasteve të reja me kancer po rritet me një ritëm prej rreth 5% çdo vit, thotë drejtori i Klinikës së Onkologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, Ilir Kurtishi.

Ai shpjegon se ky trend është rezultat i disa faktorëve, përfshirë ndotjen e ajrit, duhanpirjen apo dietat e paekuilibruara, por edhe i ndërgjegjësimit në rritje të qytetarëve për kryerjen e kontrolleve të rregullta.

Sipas regjistrit klinik të kancerit në Klinikën e Onkologjisë të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, nga janari deri në fillim të korrikut 2025 janë regjistruar rreth 1.070 raste të reja me kancer.

Të dhënat në nivel kombëtar nga Agjencia e Statistikave të Kosovës tregojnë se gjatë dekadës së fundit, numri i rasteve të reja ka ndjekur një trend pothuajse të pandërprerë rritjeje.

Kurtishi thekson se një pjesë e konsiderueshme e rasteve vazhdojnë të diagnostikohen në faza të avancuara të sëmundjes.

Ai përmend disa faktorë shtesë që ndikojnë në përhapjen dhe përparimin e saj:

“-Infeksionet me viruse, përdorimi i substancave kontraceptive, mungesa e aktivitetit fizik e të tjera”.

-Organet e sistemit tretës – si zorra e trashë apo stomaku – janë ndër më të cenueshmet nga tumoret malinje, siç njihen ndryshe format e kancerit.
-Tumoret në gji dhe në organet gjenitale janë, po ashtu, ndër më të përhapurat.

Në një përgjigje për Radion Evropa e Lirë, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) bën të ditur se gjatë vitit 2024 llojet më të përhapura të kancerit kanë qenë: kanceri i gjirit me 640 raste (17.6%), pasuar nga kanceret e tjera të lëkurës me 587 raste (13.8%), ai i mushkërive dhe bronkeve me 312 raste (8.6%) dhe kanceri i zorrës së trashë me 193 raste (5.3%).

Në total, gjatë periudhës janar-dhjetor të vitit 2024 u raportuan 3.644 raste të reja me sëmundje malinje.

Sipas statistikave, 51.8% e të prekurve janë gra dhe 48.2% burra, ndërsa grup-mosha më e atakuar është ajo mbi 60 vjeç.

Prevalenca – që tregon se sa persona jetojnë me kancer në një kohë të caktuar – ishte 288.3 raste për 100 mijë banorë në vitin 2024, ndërsa incidenca – që mat rastet e reja të diagnostikuara gjatë vitit – arriti në 227.4 raste për 100 mijë banorë, tregojnë të dhënat e IKSHPK-së.

Sipas këtij instituti, rritja e rasteve me kancer lidhet me faktorë të ngjashëm si në vendet e tjera: ndryshimet demografike, ndotja mjedisore, mënyra e jetesës, përmirësimi i diagnostikimit dhe raportimit, si dhe mungesa e programeve të posaçme për parandalim dhe zbulim të hershëm.

Në pesë vjetët e fundit, trajtimi i pacientëve me kancer në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës është shtuar dukshëm.

Megjithatë, kapacitetet e Klinikës së Onkologjisë nuk duket se kanë mundur ta përballojnë në mënyrë adekuate këtë rritje.

Kushtet në këtë klinikë vazhdojnë të jenë të kufizuara – qoftë në hapësirë, personel apo pajisje.

Aty janë gjithsej 110 shtretër për pacientët që marrin kimioterapi.

Radio Evropa e Lirë ka raportuar më herët se ky trajtim ofrohet shpesh edhe në salla të improvizuara.

Gjithashtu, pacientët përballen shpesh me pritje të gjata, në mungesë të kapaciteteve – qoftë në mjekë, apo barna.

Stafi mjekësor thekson vazhdimisht nevojën për investime më të mëdha, të cilat edhe bëhen, por shpesh nuk mjaftojnë për të përmirësuar ndjeshëm cilësinë e trajtimit apo për të zbutur fluksin në rritje të pacientëve.

Sipas një raporti të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, të publikuar vitin e kaluar, rreth 1 në 5 persona zhvillon kancer gjatë jetës dhe afërsisht 1 në 9 burra dhe 1 në 12 gra vdesin nga kjo sëmundje.

Kurtishi thekson rëndësinë e kontrolleve sa më të rregullta, duke vlerësuar se diagnostikimi i hershëm i çdo sëmundjeje rrit ndjeshëm shanset për trajtim të suksesshëm./rel

Merr flakë trageti në Indonezi, raportohen 5 viktima

By: b b
20 July 2025 at 18:20

Një traget me pasagjerë, KM Barcelona 5, që po udhëtonte nga Talaudi drejt Manados në provincën e Sulavesit të Veriut në Indonezi, mori flakë këtë diel në det pranë Talise.

Të paktën deri më janë regjistruar pesë viktima, mes tyre edhe një grua shtatzënë. Mbi 280 persona janë shpëtuar deri tani dhe operacionet e evakuimit vazhdojnë.

Në operacionin e shpëtimit janë angazhuar tre anije të marinës, si dhe peshkatarë lokalë që ndihmuan disa prej të mbijetuarve të lundrojnë drejt ishujve të afërt me jelekë shpëtimi.

Autoritetet lokale bëjnë me dije se të plagosurit ndodhet nën kujdesin mjekësor, teksa ende nuk dihet shkaku i rënies së zjarrit.

Indonezia, me mbi 17,000 ishuj, përdor shpesh tragetet si mjet transporti, por fatkeqësitë janë të shpeshta për shkak të mungesës së masave të sigurta.

Në një incident të ngjashëm, një traget u fundos pranë ishullit Bali këtë muaj, ku humbën jetën të paktën 19 persona, ndërsa 16 të tjerë mbeten të zhdukur. Operacionet kërkim-shpëtim përfshinë mijëra shpëtimtarë, anije, helikopterë dhe zhytës.

Lezha shton hapësirat publike në plazh, pushuesit vlerësojnë shërbimin dhe çmimet

By: b b
20 July 2025 at 17:53

Këtë sezon turistik edhe në bregdetin e Lezhës janë shtuar hapësirat publike. Pushuesit në këtë ditë korriku thonë se janë të kënaqur.

Jo vetëm me kushtet, por edhe me çmimet e shezlongëve që sipas tyre janë të arsyeshme.

Nga autoritetet lokale thonë se janë marrë të gjitha masat, përfshirë edhe vrojtuesit e plazheve, në mënyrë që pushimet për vizitorët të jenë të sigurta.

Plazhe të menaxhuara nga bashkia ka në zonën e Shëngjinit, Ranës së Hedhun dhe Tales.

Bregdeti i Lezhës mbetet edhe këtë verë padyshim ndër më të vizituarit në vendin tonë. Zgjidhet nga vizitorë të shumtë dhe turistë të huaj të ardhur nga shtete të ndryshme.

Tv Klan

Emigracioni i paligjshëm në Poloni, mijëra qytetarë dalin në protestë

By: b b
20 July 2025 at 17:38

Mijëra njerëz u mblodhën të shtunën në Varshavë dhe 80 qytete të tjera polake për të protestuar kundër pritjes së migrantëve. Manifestimi u organizua nga partia populiste e krahut të djathtë dhe, pjesërisht, partia parlamentare e ekstremit të djathtë Konfederacja, e cila është e njohur prej vitesh për retorikën e saj kundër migrantëve, anti-evropiane dhe homofobike.

Protestuesit brohoritën slogane të tilla si “Jo migrimit!” dhe “Jo pushtimit nga emigrantët!” Pankartat mbanin mesazhe të tilla si “Ja Polonia” dhe “Polonia për polakët”. Në disa qytete, pjesëmarrësit shfaqën gjithashtu simbole antimyslimane, u panë edhe disa simbole antisemite.

Edhe kundër-demonstrata u zhvilluan në qytete më të mëdha, disa nën sloganin “Ndal fashizmin!” Policia i tha agjencisë së lajmeve PAP se shumica e demonstratave ishin paqësore. Megjithatë, në Varshavë, ndodhi një incident kur huliganët e ekstremit të djathtë të klubit të futbollit Legia Varshavë sulmuan një grup kundër-demonstruesish. Sipas portalit online të transmetuesit publik TVP Info, policia ndërhyri.

Megjithatë, pamjet televizive treguan gjithashtu një grua të moshuar të njohur si aktiviste antifashiste që po e arrestonin. Thuhet se ajo ishte afruar shumë pranë demonstratës.

Konfederacja në ngritje

Partia Konfederacja përfaqësohet si në parlamentin polak, Sejm dhe në Parlamentin Evropian. Kandidatja e saj doli në vendin e tretë në zgjedhjet presidenciale të vitit 2025. Me retorikë të ashpër kundër të huajve, pakicave dhe Bashkimit Evropian, ajo po fiton mbështetje gjithnjë e më të madhe.

Sipas një sondazhi të kohëve të fundit nga portali i lajmeve Onet.pl, më shumë se 30% e të anketuarve mbështesin që Konfederacja të jetë pjesë e qeverisë në të ardhmen./dw

“Më ke lënë dobiçin në derë…”,Shpëtimi ‘shpërthen’ ndaj të vëllait:Kam 30 vjet që…

By: b b
20 July 2025 at 17:26

Agroni dhe Shpëtimi janë dy vëllezër të cilët kanë vendosur që të ballafaqohen në rubrikën “Shihemi në Gjyq” të emisionit “E Diela Shqiptare” në Tv Klan. Shpëtimi vëllai i madh ka sjellë këtë të diele në një seancë ndërmjetësimi vëllain e tij, Agronin i cili prej vitesh jeton në Greqi.

Me tone të ashpra dhe shumë i revoltuar Shpëtimi i drejtohet Agronit, se “më ke lënë dobiçin në derë”, prej 30 vitesh. Bëhet fjalë pikërisht për Valentinën, ish-bashkëshorten e Agronit.

Në periudhën kur Agroni duhet të kryente shërbimin ushtarak, ai u martua me celebrim me Valentinën për të bërë ushtrinë brenda rrethit të Fierit, por pas disa muajsh Valentina ikën nga shtëpia dhe martohet me dikë tjetër.

Problemi qëndron tek fakti se megjithëse kanë kaluar dekada, Valentina vazhdon të qëndrojë “nën hijen” e familjes së Agronit dhe Shpëtimit. Sipas asaj që sqaron Shpëtimi, Valentina vazhdon të jetë pjesë e trungut familjar, dhe në çdo dokument rezulton emri i saj.

Shpëtimi: Jam shumë i acaruar. Agroni më ka lënë një dobiç në derë që kam 30 vjet që mbaj nusen e tija 30 vjet në shtëpi.

Agroni: Të lutëm shumë, çfarë dobiçi të kam lënë unë në shtëpi?!

Shpëtimi: Dobiçin e ke lënë ti dhe ti ike në Greqi dhe nusen ma ke lënë në shtëpi.

Agroni: Për këto probleme që më ke sjellë nga Greqia ti nuk je vëlla për mua.

Shpëtimi: Unë të thirra për nusen që ke në shtëpi.

Agroni: Unë nuk kam nuse.

Shpëtimi: Po bëj 30 vjet që po mbaj nusen tënde në shtëpi.

Agroni: Unë nuk kam nuse. Unë sot e 30 nuk e njoh Valentinën.

Shpëtimi: S’e njeh ti, po e ke në letra.

Eni Çobani: Tani si është historia e Valentinës?

Shpëtimi: U pëlqye Valentina me Agronin në vitin 1992. Dhe në vitin 1992 bënë celebrimin.

Agroni: Me rastin se ishte periudha që unë të bëja ushtrinë, brenda rrethit.

Eni Çobani: U martove në mënyrë fiktive, apo e doje Valenitinën?

Agroni: Po e doja unë prandaj e bëra celebrimin sepse e doja.

Shpëtimi: E donte, por pas disa muajsh Valentina mori një tjetër. Mori një tjetër dhe Agroni mbeti. Dhe shkoj i them, se Agroni ishte ushtar, se për këtë u bë celebrimi, dhe shkova e i thashë ‘Valentina të ka lënë, prandaj ne me atë nuk kemi më gjë”.

Eni Çobani: Pra në atë vit i ishte thënë Agronit që nëse nuk je i martuar, të kesh një familje ne do të të çojmë në një qytet tjetër të largët. Atëherë Agroni vrapon dhe martohet me Valentinën. Dhe ky është i habitur tani sepse kishte harruar edhe emirin e Valentinës, por nuk e ka harruar ky Shpëtimi akoma.

Shpëtimi: Valentina ndodhet në shtëpi, në trungun familjar të familjes. Unë në çdo dokument që bëj Valentina ndodhet në dokumente./tvklan.al

 

Izrael/ Helmohet kryeministri Benjamin Netanyahu

By: b b
20 July 2025 at 17:04

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu ka pësuar helmim nga ushqimi. Lajmi është bërë i ditur nga zyra e tij.

Sipas saj, Netanyahu u ndje keq gjatë natës për shkak të një inflamacioni në zorrë dhe dehidratimi, për të cilat po merr trajtim intravenoz, thuhet në deklaratën zyrtare.

“Sipas këshillave të mjekëve të tij, kryeministri do të pushojë në shtëpi për tre ditë dhe do të vijojë të menaxhojë punët e shtetit prej andej”, shtoi zyra e tij.

Netanyahu ka pasur disa probleme shëndetësore në të kaluarën. Në vitin 2023, atij iu vendos një stimulues kardiak (pacemaker), ndërsa në dhjetor të po atij viti iu nënshtrua një ndërhyrjeje për heqjen e prostatës, pasi u diagnostikua me një infeksion të traktit urinar.

Analiza/ A po e forcon Donald Trump Evropën?

By: b b
20 July 2025 at 16:40

Politika e ashpër tregtare e Presidentit amerikan po i tremb investorët dhe po krijon mundësi të reja për Evropën dhe Gjermaninë. Por a po shfrytëzohen ato?

Koha ikën shpejt: 1 gushti është afati i fundit i Presidentit të SHBA-së, Donald Trump. Pastaj vendosen tarifa prej 30 përqind në mosmarrëveshjen tregtare me Bashkimin Evropian nëse nuk ka zgjidhje në konfliktin për tarifat me evropianët. Trumpi fillimisht e kishte kërcënuar BE-në me tarifa ndëshkuese prej 50 përqind duke filluar nga 9 korriku. Por dy ditë para kësaj date, Shtëpia e Bardhë e zgjati afatin deri në fillim të gushtit. Negociatat me Bashkimin Evropian janë në vazhdim.

Mbetet të pritet, nëse do të ketë një përshkallëzim me tarifa të larta nga ana e SHBA. E paqartë është po ashtu, se me çfarë masash do të reagonte BE-ja. Por, pavarësisht presionit të madh të ushtruar nga administrata amerikane nën Trumpin në muajt e fundit, investorët ndërkombëtarë tani po e shohin ekonominë amerikane me më shumë skepticizëm dhe, në të njëjtën kohë, po tregojnë interes në rritje për Evropën – dhe veçanërisht për ekonominë më të madhe të BE-së, Gjermaninë.

Ndërsa indeksi i aksioneve amerikane S&P 500 ka fituar vetëm rreth shtatë përqind që nga fillimi i vitit, barometri i tregut gjerman të aksioneve DAX është rritur me pothuajse 20 përqind, duke vendosur rekorde të reja në këtë proces. Që kur Trumpi mori detyrën, dollari amerikan ka humbur më shumë se dhjetë përqind të vlerës së tij kundrejt euros.

FMN dhe Banka Federale me kritika
Shtetet e Bashkuara po përballen me kritika: Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) ka kritikuar mundësinë e daljes jashtë kontrollit të borxhit amerikan. Presidenti i Bankës Federale Gjermane, Joachim Nagel, paralajmëroi në samitin financiar të G7 në Kanada për trazira të reja në tregjet financiare, nëse mosmarrëveshja tregtare me Shtetet e Bashkuara nuk zgjidhet. “Ndonjëherë, në ditë të caktuara, kisha ndjesinë se nuk ishim larg një krize drastike në tregjet financiare”, tha kreu i Bankës Qendrore gjermane. Më parë ishte Zëvendësdrejtoresha Menaxhuese e FMN-së, Gita Gopinath, e cila kishte paralajmëruar në një intervistë me Financial Times se deficitet buxhetore të SHBA-së ishin shumë të mëdha dhe se vendi duhej të përballonte barrën e borxhit “gjithnjë në rritje”.

Sipas Departamentit të Thesarit të SHBA-së, Shtetet e Bashkuara kanë një mal masiv borxhesh prej më shumë se 36 trilionë dollarësh. Vitin e kaluar, kjo shumë arriti në më shumë se 120 përqind të produktit të brendshëm bruto (PBB) – pothuajse dyfishi i kuotës së borxheve në Gjermani. Borxhe të reja shtohen çdo vit.

SHBA shihet me sy gjithnjë e më kritik
Ekonomisti Hans-Werner Sinn beson se hapsësirat për modelin aktual të borxheve amerikan po zvogëlohet. “Amerikanët duhet të shtrëngojnë rripat. Ky standard jetese, kjo botë e përbërë nga qendra tregtare dhe pak fabrika, nuk mund të rezistojë më në planin afatgjatë”, tha ish-Presidenti i Institutit Ifo me seli në Mynih në një intervistë me DW.

Kryeekonomisti i Organizatës Botërore të Tregtisë (OBT), Ralph Ossa shprehet, se mund ta kuptojë që SHBA-të po kërkojnë mënyra për të ulur deficitin tregtar me BE-në. Por edhe ai mendon si shumica e kolegëve të tij. “Nga një perspektivë ekonomike, të gjithë ekonomistët në thelb bien dakord se tarifat nuk janë mjeti i duhur për të adresuar deficitet tregtare”, tha Ossa për DW.

Qasjen e SHBA-së Ossa e krahason me një individ privat që blen më shumë sesa fiton përmes punës së tij dhe për këtë arsye hyn në borxhe.

“Dhe nëse unë, si Ralph, kam një problem me borxhet – për shembull, sepse blej shumë makina – atëherë padyshim që është një mundësi të taksosh makinat në mënyrë që të mos blej aq shumë. Por padyshim që nuk është mënyra më e drejtpërdrejtë për të adresuar problemin”, thotë Ossa, duke përshkruar qasjen e SHBA-së.

Ndryshon atmosfera kundrejt Europës e Gjermanisë
Politika agresive tregtare dhe tarifore e Trumpit po i tremb investitorët dhe po i bën t’i hedhin sytë nga Evropa. Stefan Wintels, drejtues i bankës shtetërore gjermane të zhvillimit KfW, në një intervistë të kohëve të fundit me gazetën “Handelsblatt” tha se “e vërej në aktivitete promovuese në rrugë në Nju Jork, Londër dhe Cyrih se interesi i investitorëve ndërkombëtarë për Gjermaninë po rritet. Shumë investitorë institucionalë kanë mbiinvestime në SHBA dhe do të donin të investonin më shumë në Evropë e brenda Evropës, veçanërisht në Gjermani”.

Vetëm brenda pak muajsh, atmosfera ndaj Evropës dhe Gjermanisë është përmbysur plotësisht mes investitorëve ndërkombëtarë. “Në më shumë se 30 vjet përvojë profesionale, nuk kam parë kurrë një ndryshim kaq të shpejtë të mentalitetit. Ne duhet të bëjmë gjithçka që mundemi për të shfrytëzuar këtë moment pozitiv për Gjermaninë dhe Evropën”, tha drejtori ekzekutiv i KfW.

Evropa po tërheq gjithashtu edhe gjigantë ndërkombëtarë investimesh si Blackstone, menaxhuesi më i madh i aseteve financiare alternative në botë. Drejtori ekzekutiv i Blackstone, Steve Schwarzman, njoftoi planet për të investuar deri në 500 miliardë dollarë (437 miliardë euro) në Evropë gjatë dhjetë viteve të ardhshme. Në një kohë trazirash gjeopolitike, Evropa po bëhet gjithnjë e më tërheqëse për investitorët – jo vetëm për shkak të paketave të investimeve shumëmiliardë euro për infrastrukturën dhe mbrojtjen në Gjermani.

“Ne e shohim këtë si një mundësi të shkëlqyer për ne,” tha kreu i Blackstone-t, Schwarzman, për Bloomberg TV në fillim të qershorit. “Ata po fillojnë të ndryshojnë qasjen e tyre, gjë që ne besojmë se do të çojë në norma më të larta rritjeje.”

Gjermania magnet investimesh
Evropa po përfiton që tani nga perspektiva e re drejt kontinentit të vjetër. Në konferencën e investorëve “SuperReturn International” në fillim të qershorit, mijëra investitorë të mëdhenj u mblodhën në Berlin, duke përfshirë fonde pensionesh, kompani sigurimi dhe fonde shtetërore nga e gjithë bota – me asete nën menaxhim që arrinin në total afërsisht 46 trilionë euro.

Sipas Bloomberg-ut, menaxherët nga investitorë të mëdhenj si BC Partners, Permira dhe Brookfield Asset Management folën në favor të Evropës si një vend investimi për shkak të rritjes së rreziqeve ekonomike globale. Dhe gjigandi financiar me seli në Nju Jork, Apollo Global Management, i cili tashmë ka investuar afërsisht 100 miliardë dollarë nga asete të tij prej afërsisht 800 miliardë dollarësh në Evropë, planifikon të përfshihet edhe më shumë, veçanërisht në Gjermani, gjatë dhjetë viteve të ardhshme.

“Ne shohim mundësi që vetëm në Gjermani të mund të investojmë 100 miliardë dollarë gjatë 10 viteve të ardhshme”, tha Presidenti i Apollo-s, Jim Zelter, për Financial Times, duke shtuar se kjo është “një shifër që do të jetë e vështirë për t’u tejkaluar kudo në botë”./dw

Zjarri në Dukat të Vlorës, ministri Vengu zbret në terren: Orë të vështira…

By: b b
20 July 2025 at 16:32

Prej ditësh vijon të jetë aktiv zjarri në Dukat të Vlorës, ku mbi 80 efektivë janë angazhuar nga toka dhe ajri, për të mbajtur nën kontroll flakët që kanë pushtuar zonën.

Sot në terren ka zbritur ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, i cili i shoqëruar nga drejtori i Emergjencave Civile, Haki Çako, kanë shkuar në Dukat për të parë nga afër situatën me zjarrin problematik që kërcënon Parkun Kombëtar të Llogarasë.

Përmes një postim në rrjetet sociale, Vengu shkruan se për shkak të terrenit të vështirë malor, është aktivizuar ndihma nga ajri përmes helikopterëve Cougar të ushtrisë, për të parandaluar përhapjen e zjarrit.

Sipas Vengut, orët në vijim do të jenë të vështira për shkak të erës së fortë dhe temperaturave të larta. Të paktën 50 efektivë janë në terren duke punuar për shuarjen e zjarrit.

“Gjendemi këtu në lartësitë e Dukatit, ku prej disa ditësh në fakt kemi një situatë dhe një brez zjarri i cili ka rrezikuar në fakt një përhapje domethënëse. Që prej orëve të para të mëngjesit, kemi një ndërhyrje nga ajri dhe mbështetje nga toka me efektivë të Forcave të Armatosura, të Bashkisë Vlorë, të Pyjores së Vlorës, praktikisht 50 persona që janë në operacion e sipër sot në këtë zonë, në mënyrë që të krijohet një perimetër dhe të mund të parandalohet kalimi i këtij fronti zjarri në anën tjetër të Parkut të Llogarasë. Do jenë orë të vështira për efekt jo vetëm të termometrit, por edhe të erërave të forta që ka zona, ndaj duhet të ruajmë vigjilencën maksimale. Operacioni i mbështetjes nga ajri me helikopterët Cougar do të vijojë gjatë gjithë ditës në mënyrë që të kemi të gjithë instrumentet në dispozicion”, tha ministri i Mbrojtjes.

❌
❌