Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 8 August 2025Opinion.al

Arsyet pse disa njerëz djersiten kur flenë

By: e xh
8 August 2025 at 15:58

Djersa është mekanizmi natyror i ftohjes së trupit dhe zakonisht aktivizohet në mot të nxehtë ose gjatë ushtrimeve fizike. Por, djersitja gjatë gjumit mund të jetë e pakëndshme dhe alarmante. A është normale të djersitesh ndërsa fle?

Askujt nuk i pëlqen të zgjohet të djersitur në mes të natës. Për të zbuluar shkakun e mundshëm të djersitjes gjatë natës, është e rëndësishme të merren parasysh të gjitha mundësitë  që ndikojnë në të.

Gjëja e parë dhe më e dukshme është temperatura dhe komoditeti i përgjithshëm i mjedisit. Nxehtësia nuk është i vetmi faktor mjedisor që mund të shkaktojë djersitje gjatë natës; lagështia gjithashtu mund të luajë një rol të rëndësishëm.

Kontribues të tjerë të mundshëm për djersitjet e natës mund të përfshijnë batanijet e rënda, ose pizhamet, një shqetësim i shkaktuar nga një dyshek i vjetër ose një mjedis i zhurmshëm.

Medikamente – Shumë nga barnat me recetë mund të rrisin rrahjet e zemrës dhe të shkaktojnë zgjerimin e enëve të gjakut në lëkurë, gjë që mund të çojë në djersitje të tepërt. Kur përjetojmë simptoma të gripit, shumë njerëz marrin aspirinë ose paracetamol. Edhe pse këto janë zakonisht efektive në uljen e temperaturës, ato gjithashtu mund të shkaktojnë djersitje gjatë natës. Në mënyrë të ngjashme, medikamente të tjera që mund të shkaktojnë djersitje gjatë natës janë antidepresivët.

Probleme shëndetësore – Sëmundjet infektive, si tuberkulozi dhe SIDA, dihet se shkaktojnë djersitje gjatë natës. Një ethe e vazhdueshme, shpesh e shoqëruar me djersitje gjatë natës, është e zakonshme tek njerëzit që kanë rezultuar pozitivë për HIV. Nga ana tjetër, sëmundja e Hodgkin-it, një lloj limfome, është një tjetër sëmundje infektive që shpesh shkakton ethe dhe djersitje gjatë natës tek pacientët.

Alkooli – Abuzimi me alkoolin gjatë natës është gjithashtu fajtor për disa njerëz që djersiten në gjumë. Këta njerëz janë më të prirur për dhimbje koke dhe djersitje gjatë natës.

Ushqimi pikant – Një tjetër faktor i mundshëm që mund të shkaktojë djersitje gjatë natës është ushqimi pikant. Edhe pse mund të mos shkaktojë shqetësim të menjëhershëm gjatë ngrënies, është e mundur që temperatura e lëkurës tuaj të rritet nga tretja e këtyre ushqimeve.

Hiperhidroza – Disa njerëz vuajnë nga një gjendje e quajtur hiperhidrozë, e cila shkakton djersitje të shpeshtë dhe të tepruar gjatë ditës dhe natës. Nëse i keni përjashtuar të gjitha shkaqet e tjera të mundshme të djersitjes gjatë natës, mund të vuani nga hiperhidroza; do t’ju duhet të vizitoheni te mjeku.

Djersitjta e natës mund të jenë rezultat i temperaturës nëse vëreni simptoma të ftohjes ose gripit në një ose dy netë. Megjithatë, përtej kësaj, mund të jetë diçka më serioze.

Një nga shkaqet më të zakonshme të djersitjes gjatë natës lidhen me menopauzën, të cilat vijnë nga ndryshimet hormonale në trup. Një rënie e papritur e prodhimit të estrogjenit mund të shkaktojë konfuzion në hipotalamus, duke bërë që temperatura e lëkurës së një gruaje të rritet deri në 6 gradë pothuajse menjëherë.

Por, edhe meshkujt nuk janë të përjashtuar. Ata që kanë nivele të ulëta të testosteronit ose që marrin ilaçe që bllokojnë këtë hormon mund të përjetojnë gjithashtu efekte të ngjashme.

SHBA vendos tarifa për arin, çmimi në bursën amerikane arrin rekord historik

By: e xh
8 August 2025 at 15:55

Më 8 gusht, kontratat e së ardhmes për arin në SHBA shënuan një nivel rekord prej 3,534 dollarësh për troi ons, pas një vendimi të papritur nga administrata e Donald Trump për të vendosur tarifa mbi importet e shufrave të arit me peshë një kilogram dhe 100 ons. Ky vendim, i ndërmarrë nga Agjencia e Doganave dhe Mbrojtjes së Kufirit të SHBA-së (CBP), përmbysi një praktikë të gjatë tregtare dhe erdhi në kundërshtim me dokumentet e mëparshme zyrtare që e përjashtonin arin në shufra nga tarifat doganore.

Ky zhvillim u cilësua si një goditje e rëndë për tregun global të arit dhe sidomos për Zvicrën, eksportuesen më të madhe të këtij metali të çmuar. Marrëdhëniet mes SHBA-së dhe Zvicrës tashmë ishin tensionuar pas njoftimit të një tarife prej 39% ndaj importeve zvicerane vetëm një javë më parë.

Për pasojë, çmimet e kontratave të së ardhmes për arin në bursën Comex në New York u shkëputën ndjeshëm nga çmimet spot (ato aktuale në treg), duke krijuar një diferencë mbi 100 dollarë për ons. Kjo ndarje sinjalizon trazira të mundshme në tregun ndërkombëtar të arit, pasi shumë investitorë dhe institucione financiare përdorin kontratat e Comex-it për të mbrojtur pozicionet e tyre. Analistët paralajmërojnë se një situatë e tillë mund të dobësojë rolin e Nju Jorkut si qendër kryesore e tregtimit të arit, duke rritur interesin për tregje alternative.

Analistja Joni Teves nga UBS e quajti vendimin një “befasi të madhe” dhe theksoi shqetësimet për pasojat afatgjata që mund të ketë në mënyrën si tregtohet dhe sigurohet ari në nivel global. Sipas saj, kjo situatë mund të çojë në kërkimin e formave të reja të zgjidhjes së kontratave të së ardhmes, qoftë përmes produkteve të reja apo zhvendosjes së tregut në vende të tjera.

Vendimi i CBP-së, i formalizuar në një letër më 31 korrik, riklasifikon shufrat e arit në një kod doganor që nuk përfitoi nga përjashtimet e mëparshme. Megjithëse një dokument i Shtëpisë së Bardhë më 2 prill kishte deklaruar se “ari në shufra” do të përjashtohej nga tarifat, ky përjashtim nuk u aplikua për shufrat me peshë 1 kg dhe 100 ons.

Ndërkohë, tregtarët e arit kishin filluar të grumbullonin rezerva të mëdha në SHBA gjatë muajve të fundit, në pritje të mundësisë që ari të përfshihej në tarifat e reja. Ky parashikim i kujdesshëm, sipas John Reade nga Këshilli Botëror i Arit, ka ndihmuar që lëvizjet e çmimeve të mos jenë edhe më të ashpra.

Megjithatë, disa pjesëmarrës në treg besojnë se CBP mund të ketë bërë një gabim në interpretimin e kodit doganor dhe shpresojnë që vendimi të rishikohet në të ardhmen.

Trump i kërkon Melonit t’i organizojë takimin me Putinin në Romë,Rusia e kundërshton

By: e xh
8 August 2025 at 15:49

Ka pasur një ide që takimi mes Trump dhe Putin për luftën në Ukrainë të zhvillohej në Romë, por kjo ka dështuar për shkak të kundërshtimit të Rusisë. Mbetet ende e hapur mundësia që presidenti amerikan dhe ai rus të takohen në Vatikan, edhe pse në këtë moment duket e vështirë.

Të enjten, më 7 gusht, Trump telefonoi kryeministren Meloni dhe i propozoi që të hënën të organizonte takimin në Romë. Meloni pranoi menjëherë dhe, disa orë më vonë, senatori Rubio propozoi zyrtarisht Romën gjatë një takimi të këshilltarëve për sigurinë kombëtare të Italisë, Francës, Shteteve të Bashkuara, Gjermanisë, Britanisë, Ukrainës dhe Finlandës.

Presidenti ukrainas Zelensky u shpreh menjëherë dakord, duke thënë se ishte “shumë pro” kësaj ideje. Por Rusia reagoi po aq shpejt, duke bërë të ditur se “e konsideron Italinë shumë të afërt me Ukrainën”.

Ka edhe pengesa të tjera: Putin është nën urdhër arresti ndërkombëtar të lëshuar nga Gjykata Penale Ndërkombëtare, dhe kjo ka ndikuar në vendimin për vendin e takimit. Putin tha: “Kemi shumë miq të gatshëm të na ndihmojnë për të organizuar një takim të tillë. Njëri prej tyre është presidenti i Emirateve të Bashkuara Arabe, Mohammed bin Zayed, i cili po viziton Rusinë. Mendoj se do të vendosim, dhe ky do të ishte një nga vendet më të përshtatshme”.

Opsioni i Vatikanit nuk është përjashtuar, por nuk duket më shumë i mundshmi. Nga Selia e Shenjtë thonë: “Disponueshmëria ekziston dhe mbetet. Pastaj do të shohim…”. Situata është shumë delikate dhe ka shumë vështirësi, ndaj mbizotëron kujdesi.

Nuk është sekret që Vatikani ka ofruar prej kohësh ndihmën e tij për të ndihmuar në zgjidhje diplomatike të konflikteve, jo vetëm në Ukrainë. Këtë e ka thënë edhe Papa Françesku dhe e ka përsëritur me qartësi Papa Leone XIV më 14 maj: “Selia e Shenjtë është gati që armiqtë të takohen dhe të shohin njëri-tjetrin në sy… Popujt duan paqe dhe unë u them udhëheqësve: le të takohemi, të dialogojmë, të negociojmë! Lufta nuk është kurrë e pashmangshme, armët mund dhe duhet të heshtin”.

Sekretari i Shtetit, Pietro Parolin, vazhdon punën për paqen, dhe Papa Prevost ka konfirmuar kardinalin Matteo Zuppi si të dërguar të posaçëm për këtë çështje. Kontakti mes Vatikanit dhe palëve nuk është ndërprerë kurrë. Ndërmjetësimi i Vatikanit ka mundësuar kthimin e disa fëmijëve ukrainas dhe shkëmbime të të burgosurve.

Papa amerikan ka folur në telefon me Putinin më 4 qershor, duke i kërkuar “një gjest për të favorizuar paqen” — një hap i rëndësishëm, pasi paraardhësi i tij nuk kishte mundur të komunikonte më me Putinin pas pushtimit të Ukrainës. Prevost ka konfirmuar se Vatikani është i gatshëm të presë negociata paqeje.

Në raste të tilla, zakonisht nuk bëhet asnjë njoftim paraprak: si në dhjetor 2014, kur presidenti Obama dhe ai kubanez Castro shpallën fundin e embargos, dhe më pas doli se delegacionet ishin takuar fshehurazi në Vatikan. Edhe tani është e vështirë dhe, nëse ndodh, nuk do të jetë Vatikani që ta shpallë. Megjithatë, dyert mbeten të hapura./ Corriere della Sera

Cilat pjesë të Gazës kanë mbetur pa u pushtuar nga Izraeli?

By: e xh
8 August 2025 at 15:47

Plani i miratuar së fundmi nga kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu synon që forcat izraelite të marrin nën kontroll qytetin e Gazës, në veri të enklavës, për herë të parë gjatë këtij konflikti.

Qyteti, që është shtëpi për një milion banorë, është i rrethuar nga toka që tashmë ndodhet nën kontrollin e Forcave të Mbrojtjes së Izraelit (IDF) ose është subjekt i një urdhri evakuimi.

Izraeli thotë se kontrollon 75 për qind të Gazës, ndërsa OKB vlerëson se rreth 87 për qind e territorit është ose në zona të militarizuara ose nën urdhra evakuimi, shkruan BBC.

Më në jug, sipas OKB-së, ka zona në pjesën qendrore të Rripit të Gazës, përgjatë bregdetit të Mesdheut, që nuk janë të pushtuara nga Izraeli.

Këto zona përfshijnë kampet e refugjatëve, ku aktualisht jeton pjesa më e madhe e popullsisë së Gazës, pasi shtëpitë e tyre janë shkatërruar nga ushtria izraelite.

Ndryshe, plani izraelit tashmë ka hasur në kundërshtime si brenda Izraelit, ashtu edhe nga komuniteti ndërkombëtar.

Vendimi i Kushtetueses përplas partitë politike në Kosovë

By: b b
8 August 2025 at 15:22

Lëvizja Vetëvendosje e quajti vendimin arbitrar, Partia Demokratike e Kosovës, dhe Lidhja Demokratike e Kosovës, e cilësuan fitore kushtetuese e demokratike, ndërsa Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës foli për rrëzimin e diktatit.

Këto ishin reagimet e para ndaj vendimit të Gjykatës Kushtetuese, e cila të premten vendosi që deputetët e Kuvendit të Kosovës duhet ta zgjedhin kryetarin e ri përmes votimit të hapur, ndërsa i njëjti kandidat mund të votohet vetëm deri në tri herë. Sipas Kushtetueses, konstituimi i Kuvendit duhet të përfundojë brenda 30 ditësh.

Partia fituese e zgjedhjeve, Lëvizja Vetëvendosje (LVV), deri më tani ka propozuar vetëm Albulena Haxhiun për postin e të parës së Kuvendit, teksa edhe pas aktgjykimit paraprak të Kushtetueses, kishte argumentuar se ajo mund të zgjidhej përmes votimit të fshehtë.

Hekuran Murati, deputet i LVV-së, njëherësh ministër në detyrë i Financave, e cilësoi si të padrejtë vendimin e Kushtetueses.

Ai tha se në aktgjykimin e vitit 2014, Kushtetuesja “për ta mbajtur PDK-në me çdo kusht në pushtet”, vendosi se Qeveria nuk mund të formohej pa fituesin e zgjedhjeve dhe kryekuvendari i takonte vetëm partisë së parë. Ndërkaq, kësaj radhe Kushtetuesja “thotë se vetëm votimi i hapur është i vlefshëm, dhe madje vendos edhe kufizim në vetëm 3 tentime, sepse fituesja është Lëvizja Vetëvendosje”.

“Kjo e fakton padyshim se vendimet e kësaj Gjykate nuk bazohen në Kushtetutë, por bazohen në atë se cila parti është në pyetje. Kjo nuk është drejtësi. Ky është arbitraritet klientelist, që synim ka t’ua sigurojë gardës së vjetër në tavolinë, atë çfarë nuk ua dha populli me votë”, shkroi ai në Facebook.

Saranda Bogujevci, deputete e LVV-së, tha se “demokracia përfaqësuese u anulua në Kosovë dhe nuk vlen më”.

Kreu i PDK-së, Memli Krasniqi, tha se me këtë vendim të Kushtetueses, u vërtetuan qëndrimet e partisë së tij, që LVV-ja “e ka mbajtur peng Kuvendin e Republikës së Kosovës, duke e bllokuar qëllimisht dhe në mënyrë të planifikuar funksionalizimin e tij për interesa të ngushta pushteti, me veprime tërësisht jashtë Kushtetutës”.

Sipas tij, ky vendim është fitore për rendin kushtetues.

“Ky është konfirmim i plotë se bllokada, shkeljet dhe veprimet arbitrare të Lëvizjes Vetëvendosje ishin jo vetëm antikushtetuese, por edhe thellësisht të dëmshme për demokracinë dhe shtetin tonë”, shkroi Krasniqi në Facebook.

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, e mirëpriti vendimin e Gjykatës Kushtetuese duke e cilësuar si “fitore të madhe për demokracinë”.

Përmes një postimi në Facebook, Abdixhiku tha se me këtë vendim u vërtetua se LVV-ja shkeli Kushtetutën, për shkak se ndryshoi rendin e ditës dhe insistoi në votim të fshehtë për kryeparlamentarin.

“Fatkeqësisht, Kosova humbi kohë. Sot bëhen plot 180 ditë që nga mbajtja e zgjedhjeve. Gjysmë viti i humbur nga ata që imponimin e kanë si vlerë e përçmimin si metodë – gjithsesi paditurinë për të lexuar Kushtetutën e vendimet e saja si mburrje”, shkroi ai.

Ardian Gjini nga AAK-ja tha se me vendimin e Kushtetueses, “fitoi demokracia, u rrëzua diktati”.

Përmes një postimi në Facebook, Gjini tha se nuk mund të abuzohet në pafundësi me propozimin e vetëm një kandidati.

“Shteti nuk i nënshtrohet një individi”, shkroi ai.

Nga 15 prilli deri më 26 korrik, deputetët mbajtën 54 vazhdime të seancës, por dështuan që ta konstituonin organin ligjvënës.

Nga 1 maji, kryesuesi i seancës, Avni Dehari, e ndryshoi rendin e ditës, duke shmangur votimin e hapur dhe duke kërkuar formimin e një komisioni që do të mbikëqyrte votimin e fshehtë për kryeparlamentar.

Kjo formë e votimit u kundërshtua nga PDK-ja, LDK-ja, AAK-ja dhe Lista Serbe, që refuzuan të propozonin anëtar për këtë komision.

Gjatë seancave para 1 majit – kur votimi ishte i hapur – e propozuara e LVV-së për kryeparlamentare, Albulena Haxhiu, në disa votime nuk kishte arritur që të merrte 61 votat e nevojshme.

Haxhiu është cilësuar nga PDK-ja dhe AAK-ja si “figurë përçarëse”, ndërkaq LDK-ja ka deklaruar se nuk voton për asnjë kandidat të LVV-së për postin e kryetarit të Kuvendit./REL

34 vite nga eksodi i shqiptarëve në Itali, si zbarkoi anija “Vlora” me emigrantë

By: b b
8 August 2025 at 15:10

Sot bëhen 34 vite nga eksodi i shqiptarëve drejt Italisë.

Mbi 20 mijë veta hipën në anijen “Vlora”, e cila sapo ishte kthyer nga Kuba.

Më pas iu drejtuan Barit ku udhëtuan për 36 orë në kushte të këqija.

Edhe sot e kësaj dite, konsiderohet mrekulli se si anija arriti deri në brigjet italiane me atë mbipopullim.

Por si është parë kjo nga sytë e italianëve?

Në vitin 2004, La Repubblica publikonte një artikull ku tregonte se edhe ata nuk ishin përballur me skena të tilla duke i zënë edhe ata në befasi.

Edhe ajo verë e 1991 ishte ndryshe për ta.

“Ishin vitet ’90, dhe Puglia përjetonte zbarkimet masive nga Shqipëria. Televizioni italian kishte krijuar në vendin e shqiponjave një ëndërr për liri e mirëqenie, ndoshta më shumë iluzion sesa realitet”, shkruante asokohe prestigjiozja italiane.

Tregohen emisionet e ndryshme televizive që për shqiptarët ndoshta ishin mit.

“Aq sa edhe një bar në qendër të Tiranës mbanin emrin e Berluskonit, miti i asaj kohe. Ironikisht, po ai mit, me ligjin Bossi-Fini për emigracionin, do ta kthente jetën e shumë shqiptarëve në një ferr.

Atëherë u fajësua televizioni, liria e beftë pas komunizmit, një liri që të shtyn të bësh gjëra që kurrë s’do të mendoje më parë. Si të sulmosh një anije me 20 mijë vetë. Ishte Vlora. Dhe ende sot, inxhinierët pyesin se si ka arritur ajo anije e rrënuar të përballojë një ngarkesë të tillë njerëzore. Mrekullitë e urisë”, shkruante La Repubblica.

La Repubblica ndalej edhe te ndryshimi që ka pësuar Italia para dhe pas zbarkimit të emigrantëve shqiptarë.

Anija ‘Vlora’ ishte një anije tregtare që mbante flamurin shqiptar. Më 7 gusht 1991, ajo sapo ishte kthyer nga Kuba, me një ngarkesë kallam sheqeri.

Sapo mbërriti në Shqipëri ajo u mbush nga mijëra shqiptarë, që kërkuan të shkonin drejt Italisë. Destinacioni i parë ishte qyteti i Brindisit, e më pas u drejtua drejt Barit.

Eksodi nëpërmjet anijes tregtare Vlora ishte episodi më i famshëm, por sigurisht jo i vetmi. Regjimi komunist në Shqipëri kishte izoluar vendin nga bota perëndimore, duke sjellë shtimin e varfërisë.

Pas rënies së diktatorit Enver Hoxha, në vitin 1985, situata nuk u përmirësua, e kështu, falë ndikimit të stacioneve italiane, filluan lëvizjet e shqiptarëve për kërkimin e një të ardhmeje më të mirë./tvklan

44 vite në radhët e Policisë, Drejtuesit të Parë i jepet “Certifikata e Karrierës”

By: b b
8 August 2025 at 14:50

Pas 44 viteve të mbushura me përkushtim dhe sakrifica, në radhët e Policisë së Shtetit, oficeri i karrierës, Drejtues i Parë Besnik Bakiu, mbylli sot shërbimin aktiv, duke dalë në pension.

Për kontributin e tij të çmuar, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Ilir Proda i akordoi Certifikatën e Karrierës, me motivacionin “Për merita të veçanta, profesionalizim dhe përkushtimin e treguar në përmbushjen cilësore të detyrave dhe kontributin e dhënë gjatë viteve të punës në shërbim të Policisë së Shtetit”.

Gjatë ceremonisë së organizuar për këtë qëllim, Drejtori i Përgjithshëm Ilir Proda ka vlerësuar maksimalisht Drejtuesin e Parë Besnik Bakiu, për gjithë kontributin e dhënë, si dhe për vlerat e tij edhe në fushën e krijimtarisë dhe gazetarisë.

“Të shërbesh 44 vite në Policinë e Shtetit dhe ta mbyllësh me nder këtë rrugëtim kilometrik, është krenari për ty në radhë të parë, për familjen tënde, për ne, Policinë e Shtetit, dhe për shoqërinë ku bën pjesë.

Dera e shtëpisë sonë është përherë e hapur për të dhënë këshillat e tua të vyera për përmbushjen sa më cilësore të shërbimit ndaj qytetarëve dhe ligjit”, tha Proda.

Drejtues i Parë Besnik Bakiu falënderoi Drejtor Prodën, për certifikatën dhe theksoi:

“Tashmë do të vijoj të jem një zë i fortë në media dhe në shoqërinë civile, ku do të aderoj për të mbrojtur e vlerësuar angazhimin, përkushtimin dhe sakrificën e punonjësve të Policisë së Shtetit.

Për më shumë se 4 dekada jam përpjekur të respektoj ligjin dhe qytetarët dhe kam guxuar të shkruaj në media shumë herë për përbaltjen e padrejtë të Policisë së Shtetit, gjë që tashmë do ta bëj akoma më shumë dhe më mirë.”

Drejtues i Parë Besnik Bakiu, përveçse një oficer i dalluar, është studiues dhe shkrimtar, i përkushtuar ndaj kërkimit dhe dokumentimit të historisë, sfidave dhe arritjeve të Policisë së Shtetit.

Me daljen në pension, ai do t’i bashkohet shoqërisë civile, duke vazhduar të shkruajë, të ndajë përvojën e tij dhe të mbrojë me fjalë dhe fakte figurën dhe sakrificën e punonjësve të Policisë.

“Luftë” nga ajri dhe toka me zjarret në Finiq dhe Mallakastër

By: b b
8 August 2025 at 14:25

Në Finiq dhe Mallakastër është intensifikuar puna nga toka dhe ajri për të frenuar përhapjen e vatrave dhe në mbrojtje të zonave të banuara.

Në Finiq, ku intensiteti i erës ndikoi në riaktivizim dhe përhapje të vatrave gjatë natës, 120 forcave operacionale në terren u janë bashkuar që prej orëve të mëngjesit dy avionet suedezë të siguruar nga Mekanizmi Europian i Mbrojtjes Civile EU Civil Protection & Humanitarian Aid dhe një helikopter i Forca Ajrore.

Falë ndërhyrjes së kombinuar nga toka dhe ajri janë mbrojtur banesat dhe është krijuar perimetër sigurie në Dhivër dhe Janicat.

Ministri Pirro Vëngu njofton se të gjitha përpjekjet tashmë të angazhuara në frenimin e vatrave dhe mbrojtjen e banesave në perimetrin Navaricë – Memoraq dhe Rumanxë, dhe vigjilencë të shtuar në zonën e Leshnicës.

Në Mallakastër ku situata është përmirësuar gjatë orëve të fundit, momentalisht po veprojnë 25 forca nga Forcat e Armatosura të Shqipërisë, 25 forca nga MZSH dhe 24 forca nga bashkitë Mallakastër dhe Patos.

Në këtë zonë po vepron aktualisht dhe në avion Canadair i Forcës Ajrore kroate.

Ndërkohë në lartësitë e Bërzhitës, ku dyshohet për zjarrëvënie të qëllimshme, forcat e MZSHTiranë ndodhen në terren dhe momentalisht nuk ka asnjë rrezik për banesat.

Situata në rang vendi mbetet dinamike ndërkohë që presim rritje të termometrit në ditët në vijim.

Lirimi i hapësirave publike/Rama ndan pamjet nga Durrësi: Do rivendoset kufiri mes…

By: b b
8 August 2025 at 14:09

Kryeministri Edi Rama ka ndarë një tjetër rast nga aksioni për lirimin e hapësirave publike në qytetin e Durrësit.

Përmes një postimi në rrjete sociale, Rama thotë se do të rivendoset qartë kufiri mes lirisë publike dhe të drejtës për aktivitet ekonomik të subjekteve private.

“Edhe në Durrës vazhdon çlirimi i hapësirave publike, për t’i hapur rrugën Rilindjes Urbane 2.0 që do të rrisë cilësinë e jetës komunitare dhe përmasën e gjelbër të qyteteve tona të mëdha, ku do të rivendoset qartë kufiri mes lirisë publike për të lëvizur e marrë frymë lirisht dhe të drejtës për aktivitet ekonomik të subjekteve private, gjithnjë në respekt të komuniteteve”, shkruan Rama.

Kushtetuesja: Kreu i ri i Kuvendit të Kosovës të zgjidhet përmes votimit të hapur

By: b b
8 August 2025 at 13:52

Gjykata Kushtetuese e Kosovës tha se deputetët e Kuvendit të Kosovës duhet të zgjedhin kreun e ri të organit ligjvënës përmes votimit të hapur. Konstituimi i Kuvendit duhet të përmbyllet brenda 30-ditësh.

Partia fituese e zgjedhjeve, Lëvizja Vetëvendosje deri më tani ka propozuar vetëm Albulena Haxhiun për postin e të parës së Kuvendit, teksa edhe pas aktgjykimit paraprak të Kushtetueses, kishte argumentuar se ajo mund të zgjidhej përmes votimit të fshehtë.

Përmes një njoftimi, Kushtetuesja tha se kryesuesi i seancës, Avni Dehari, nuk ka vepruar në bazë të aktgjykimit të mëhershëm të kësaj gjykate të 26 qershorit, duke shtuar se të gjitha seancat e mbajtura nga 27 qershori deri më 26 korrik “të shpallen të pavlefshme”.

Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka urdhëruar kryesuesin e seancës konstituive të Kuvendit të Republikës së Kosovës të vazhdojë me pikën 3 të rendit të ditës së seancës konstituive, të miratuar më 8 prill 2025, dhe të “ftojë përfaqësuesin e grupit më të madh parlamentar për të propozuar kandidatin/en për kryetar/e të Kuvendit të Republikës së Kosovës, i/e cili/cila zgjedhet përmes votimit të hapur, votimi i cili mund të realizohet vetëm deri në tre herë për kandidatin/en e njëjtë”.

Po ashtu ka urdhëruar që gjatë procedurës së zgjedhjes së kryetarit/es dhe nënkryetarëve të Kuvendit të Republikës së Kosovës të jenë të gjithë deputetët e zgjedhur të pranishëm dhe të votojnë.

Në njoftim për vendimin lidhur me dy lëndë të ngritura nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK) dhe Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), Kushtetuesja tha se masa e përkohshme mbetet në fuqi derisa palët të pranojnë aktgjykimin dhe i njëjti të publikohet në Gazetën Zyrtare.

Deputetët e dalë nga zgjedhjet e 9 shkurtit kishin shpërfillur një vendim të Kushtetueses, i cili u dha afat deri më 26 qershor të konstituonin organin ligjvënës. Pas kësaj, Gjykata vendosi masë të përkohshme, deri në shqyrtimin e lëndëve të dërguara nga PDK-ja dhe LDK-ja, të cilat i bashkoi në një lëndë të vetme.

Nga 15 prilli deri më 26 korrik, deputetët mbajtën 54 vazhdime të seancës, por dështuan që ta konstituonin organin ligjvënës.

Nga 1 maji, kryesuesi i seancës, Avni Dehari, e ndryshoi rendin e ditës, duke shmangur votimin e hapur dhe duke kërkuar formimin e një komisioni që do të mbikëqyrte votimin e fshehtë për kryeparlamentar.

Kjo formë e votimit u kundërshtua nga PDK-ja, LDK-ja, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Lista Serbe, që refuzuan të propozonin anëtar për këtë komision.

Gjatë seancave para 1 majit – kur votimi ishte i hapur – e propozuara e LVV-së për kryeparlamentare, Albulena Haxhiu, në disa votime nuk kishte arritur që të merrte 61 votat e nevojshme.

Haxhiu është cilësuar nga PDK-ja dhe AAK-ja si “figurë përçarëse”, ndërkaq LDK-ja ka deklaruar se nuk voton për asnjë kandidat të LVV-së për postin e kryetarit të Kuvendit.

LDK: Albin Kurti më nuk mund ta bllokojë Kosovën

Pas shpalljes së aktgjykimit, deputetja e LDK-së, Hymete Bajrami, tha se aktgjykimin e sotëm, Kushtetuesja vërtetoi se udhëheqësi i LVV-së, njëherësh kryeministri në detyrë, Albin Kurti, e ka “detyruar Deharin të shkelë Kushtetutën”.

“I njëjti kandidat nuk mund të votohet më shumë se tri herë – Albin Kurti më nuk mund ta bllokojë Kosovën për emrin e Albulena Haxhiut sepse shteti i është më i rëndësishëm se gjithçka tjetër”, shkroi ajo.

Kush sa vota 

Në zgjedhjet e 9 shkurtit, asnjëra parti nuk mori vota të mjaftueshme për të krijuar e vetme një shumicë parlamentare .

Lëvizja Vetëvendosje i ka fituar 48 ulëse në Kuvend, pasuar nga Partia Demokratike e Kosovës me 24, Lidhja Demokratike e Kosovës me 20, Lista Serbe – partia më e madhe e serbëve në Kosovë me 9 dhe koalicioni mes Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nismës Socialdemokrate, me 8 të tilla. Vetëm Nisma Socialdemokrate i ka tre deputetë në Kuvend.

Edhe 11 ulëse tjera janë të pakicave./REL

Gjendet pa shenja jete 47-vjeçari në Shkodër, dyshohet se është pickuar nga…

By: b b
8 August 2025 at 13:33

Një 47-vjeçar është gjetur pa shenja jete nga familjarët e tij, në fshatin Nënmavriq në Shkodër.

Sipas uniformave blu mësohet se 47-vjeçari me iniciale Z.V e ka humbur jetën, si pasojë e pickimit nga bletët.

“Në orët e para të mëngjesit të sotëm, në fshatin Nënmavriq, është gjetur nga familjarët, në afërsi te banesës, trupi i pajetë i shtetasit Z. V., 47 vjeç.

Nga këqyrja e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune. Paraprakisht, dyshohet se 47-vjeçari e ka humbur jetën, si pasojë e pickimit nga bletët.

Grupi hetimor po heton për të dokumentuar rrethanat e rastit”, njofton policia.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme./Opinion.al

Kosovë/E quajti UÇK-në organizatë terroriste, Popoviç pranon fajësinë për nxitje të…

By: b b
8 August 2025 at 13:15

Gjykata Themelore në Prishtinë ka pranuar marrëveshjen për pranimin e fajësisë të arritur nga zyrtari serb, Igor Popoviq, të cilin Prokuroria Speciale e Kosovës e akuzoi për “nxitje të përçarjes dhe mosdurimit”.

Gjatë seancës dëgjimore, Popoviq u pyet nga gjykatësi nëse ende qëndron pas marrëveshjes të arritur me Prokurorinë dhe ai e pohoi një gjë të tillë, duke shtuar se këtë vendim e ka marrë pa iu nënshtruar ndonjë presioni.

Prokurorja e rastit, Fikrije Krasniqi-Fejzullahu, tha se marrëveshja është në përputhje me ligjin, duke i propozuar Gjykatës Themelore që Popoviq të dënohet me gjashtë muaj burgim, por ky dënim t’i zëvendësohet me gjobë prej 3 mijë eurosh dhe dy vjet dëbim nga Kosova.

Miratimi i kësaj marrëveshjeje është mirëpritur nga Prokuroria, ndërsa vendimi i Gjykatës pritet në orën 14:00.

Prokuroria e akuzon ndihmësin e drejtorit të Zyrës për Kosovën në Qeverinë serbe, Popoviq, se me dashje ka nxitur dhe përhapur publikisht urrejtje dhe mosdurim ndërmjet grupeve etnike, gjatë një fjalimi të mbajtur në Hoçë të Madhe të Rahovecit më 18 korrik.

Gjatë atij fjalimi, Popoviq, ndër të tjera, e kishte cilësuar Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës “organizatë terroriste”. Ai ishte ndaluar po atë ditë në pikëkalimin kufitar të Bërnjakut, që lidh Kosovën me Serbinë.

Pas ndalimit policor prej 48-orësh, Popoviqit iu caktua masa e paraburgimit prej një muaji. Avokati i tij e apeloi vendimin, por edhe shkalla e dytë e gjyqësorit la në fuqi vendimin e Themelores më 31 korrik.

Zyrtarët në Serbi e kanë dënuar arrestimin e Popoviqit, duke e cilësuar si “vendim politik”, teksa kanë kërkuar lirimin e tij.

Çështjen e arrestimit të Popoviqit, zyrtarët serbë e kanë ngritur edhe gjatë takimeve me ambasadorët e Rusisë dhe Kinës, të akredituar në Serbi, por edhe me shefin e Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres.

Pas shqiptimit të paraburgimit ndaj Popoviqit, presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, e paralajmëroi Kosovën për “pasoja të paparashikueshme”. Kjo deklaratë u pa si kërcënim nga kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti.

Zyrtarët në Kosovë kanë thënë se nuk do të tolerojnë që të fyhet dhe përdhoset historia dhe lufta e udhëhequr nga UÇK-ja.

UÇK-ja ishte forcë politiko–ushtarake e cila ka luftuar për çlirimin e Kosovës nga sundimi serb në periudhën 1990-1999.

Gjatë luftës në Kosovë më 1998/99 janë vrarë më shumë se 13.000 civilë, ndërsa mijëra të tjerë janë zhdukur.

Rreth 1.600 persona, kryesisht shqiptarë, nuk janë gjetur ende.

Ndër vite, autoritetet e drejtësisë në Kosovë kanë akuzuar ose dënuar disa persona për krime lufte. Gjatë konferencës, Kurti tha se Serbia ende nuk ka kërkuar falje për krimet e kryera në Kosovë./REL

SPAK aksion në disa qytete të vendit/ Lëshohen 11 masa sigurie

By: b b
8 August 2025 at 12:54

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka zhvilluar një operacion në disa qytete të vendit, më konkretisht në Elbasan, Tiranë dhe Durrës.

Sipas tvklan, mësohet se me kërkesë të SPAK-ut, Gjykata Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka lëshuar 11 masa sigurie.

Kryesisht bëhet fjalë për akuza të grupit kriminal dhe të trafikut ndërkombëtar të drogës. Aksioni i SPAK nisi në orët e para të mëngjesit.

Burime për tvklan bënë me dije se emrat e të dyshuarve kanë dalë nga përgjimet në aplikacionin Sky ECC. Aty janë zbuluar biseda ku dyshohet se bëhej fjalë për trafik ndërkombëtar të lëndëve ndarkotike.

Nga hetimi i prokurorit Vladimir Mara rezulton se katër prej të dyshuarve të grupit u janë komunikuar masat në burg, pasi gjenden të arrestuar për dosje të tjera me drejtësinë.

Ndërkohë në pranga kanë rënë tre persona të tjerë, ndërsa katër anëtarë të grupit kriminal vijojnë të jenë në kërkim.

Kultivonte kanabis në oborrin e shtëpisë, arrestohet një person në Lazarat

By: b b
8 August 2025 at 12:40

Policia e Gjirokastrës ka arrestuar 1 shtetas që kishte kultivuar 48 bimë narkotike, në oborrin e banesës së tij, në fshatin Lazarat.

Mësohet se një pjesë e vogël e bimëve u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, ndërsa pjesa tjetër u asgjësua nëpërmjet djegies.

”Si rezultat i shtimit të kontrolleve në të gjithë territorin e qarkut, shërbimet e Komisariatit të Policisë Gjirokastër, në bashkëpunim me shërbimet e DVP Gjirokastër, goditën një tjetër rast të kultivimit të bimëve narkotike, për të cilin u arrestua në flagrancë shtetasi P. Gj..

Në oborrin e banesës së tij në fshatin Lazarat, u gjetën të kultivuara 48 bimë të dyshuara narkotike Cannabis Sativa.

Një pjesë e vogël e bimëve u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, ndërsa pjesa tjetër u asgjësua nëpërmjet djegies”, njofton policia.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme./Opinion.al

30-vjeçarja në Korçë denoncon vjehrrin në polici: Ka abuzuar seksualisht me mua

By: b b
8 August 2025 at 12:27

Një 30-vjeçare e cila dyshohet se vuan nga problemet e shëndetit mendor, ka kallëzuar në Policinë e Korçës se vjehrri i saj e ka përdhunuar.

Mësohet se e reja ka bërë denoncimin, duke thënë se 2 muaj më parë vjehrri i saj ka abuzuar seksualisht me të.

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Maliq referuan materialet në Prokurori për vlerësim, pasi ka kallëzuar një 30-vjeçare që dyshohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor, se 2 muaj më parë, vjehërri i saj ka abuzuar seksualisht me të.

Në drejtimin e Prokurorisë, po punohet për verifikimin e kallëzimit”, njoftoi policia.

Gjermani: Frikë për ekonominë e pak besim te kancelari Merz

By: b b
8 August 2025 at 12:16

Për shkak të politikës doganore të Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, gjermanët janë mjaft të shqetësuar për ekonominë gjermane.

Po ashtu ata kanë pak besim te kancelari Friedrich Merz.

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, vazhdon ta bombardojë botën me tarifat e tij doganore, që pjesërisht janë edhe drastike.

Ai ra dakord me BE-në që Evropa duhet të paguajë një tarifë doganore prej 15 përqind për mallra të caktuara që eksportohen nga BE-ja në Shtetet e Bashkuara. Kurse mallrat SHBA-ja që eksportohen në BE janë të përjashtuara nga tarifat doganore.

Kjo marrëveshje me Presidenten e Komisionit të BE-së, Ursula von der Leyen, është shumë e diskutueshme dhe ka bërë bujë në media.

Sipas anketimit të zhvilluar nga media publike gjermane, ARD, për emisionin “Deutschlandtrend” gjermanët vazhdojnë të jenë të shqetësuar për stabilitetin ekonomik për shkak të politikave shpesh konfuze të tarifave doganore të presidentit Trump.

65 përqind e gjermanëve janë të shqetësuar ose shumë të shqetësuar, dhe vetëm 5 përqind nuk janë aspak të shqetësuar. Krahasuar me anketën e mëparshme në këtë anketë pati më pak njerëz që u shprehën të shqetësuar. Kjo ka të bëjë sigurisht edhe me politikën e luhatshme të Trumpit.

Pak besim te kancelari i ri

Që para zgjedhjes së tij Friedrich Merz kishte arritur që parlamenti, Bundestagu, të ndryshonte politikën për frenimin e borxhit të Gjermanisë, e cila ishte e ngurtë.

Gjatë viteve të ardhshme do të vihen në dispozicion 500 miliardë euro për përmirësimin e hekurudhave, rrugëve dhe për shkolla më të mira. Thuajse e njëjta shumë parash do të përdoret për riarmatimin e Bundeswehr-it.

Kjo përbën një largim të qartë nga premtimi i fushatës zgjedhore të konservatorëve për të mos marrë kredi të reja.

A e ka dëmtuar kjo imazhin e kancelarit të ri? Sipas sondazhit për emisionin “Deutschlandtrend” vetëm 26 përqind e të anketuarve mendojnë sot se Merz është një person të cilit mund t’i besojnë. Kjo shifër është tre përqind më e ulët se sondazhi i zhvilluar në muajin shkurt.

Për emisionin aktual ARD-Deutschlandtrend instituti i hulumtimit të opinionit publik infratest-dimap anketoi 1,321 qytetarë të përzgjedhur në mënyrë përfaqësuese në periudhën 4 deri më 6 gusht të këtij viti./DW

Tiranë/ Do t’u shiste armë shtetasve që kryejnë vrasje, arrestohet 28-vjeçari

By: b b
8 August 2025 at 11:53

Policia ka arrestuar në Allias një 28-vjeçar, pasi u kap me dy pistoleta, të cilat dyshohet se do t’ua shiste shtetasve që kryejnë krime kundër jetës dhe pronës.

Mësohet se i arrestuari është shtetas me precedent penal, si pjesëtar i një grupi kriminal në Shkodër.

“Në vijim të kontrolleve dhe punës intensive operative të Policisë së Tiranës, me fokus kapjen e shtetasve që lëvizin të armatosur dhe për pasojë, janë rrezik potencial për rendin dhe sigurinë e qytetarëve, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4 finalizuan operacionin “Black market”.

Gjatë operacionit u arrestua në flagrancë shtetasi A. M., 28 vjeç, banues në Shkodër, me precedent për prodhim/shitje narkotikësh, në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.

Nga kontrolli në automjetin me të cilin ai lëvizte në Allias, u gjetën 2 armë zjarri pistoleta, të cilat dyshohet se do t’ua shiste shtetasve që kryejnë krime kundër jetës dhe pronës”, njofton policia.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme./Opinion.al

Në fundjavë nis vala e të nxehtit

By: b b
8 August 2025 at 11:30

Një tjetër valë e të nxehtit afrikan pritet të godasë vendin tonë.

Sipas meteorologëve, temperaturat do të rriten duke bërë që të shënohen vlera ekstreme.

“Përgjatë fundjavës do të kemi rritje të temperaturave të ajrit, si pasojë e valës së të nxehtit që po përfshin Europën Juglindore, edhe territori shqiptar do të jetë në brendësi të kësaj vale, do të kemi maksimumet të cilat ditën e diel do të arrijnë deri në 40 gradë Celsius.

Kështu që do të jetë një fundjavë mjaft ideale përsa i përket atyre që duan ta shfrytëzojnë për pushim,” tha meteorologu Hakil Osmani.

Temperaturat do të pësojnë rritje jo vetëm në vlerat maksimale, por edhe ato minimale.

“Në qytetet e zonës së ulët, në vijën bregdetare po ashtu, kemi temperatura të larta të cilat do të luhaten nga 36 deri në 39 gradë Celsius.

Edhe në zonat malore do të ketë rritje temperaturash të ajrit, ku zona më e nxehtë është qarku i Kukësit me temperatura të cilat do të ngjiten shumë pranë vlerave 38 apo 39 gradë Celsius, ndërsa zona e cila do të jetë me temperatura të freskëta është juglindja, qarku i Korçës me maksimumet që do të jenë 34 apo 35 gradë Celsius.”

Jo vetëm fundjava, por edhe java e ardhshme do të përfshihet nga vala e të nxehtit, duke bërë që vlerat maksimale në hije të jenë 40 gradë, ndërsa vlerat minimale të mos zbresin nën 22 gradë Celsius.

Klan News

Meta kërkon lirinë, GJKKO shtyn seancën për shqyrtimin e kërkesës

By: b b
8 August 2025 at 11:11

Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka shtyrë seancën për shqyrtimin e kërkesës së përfaqësuesve ligjorë të kreut të Partisë së Lirisë, Ilir Meta, për zëvendësimin e masës së sigurisë.

Seanca nisi në orën 10:00, ndërsa Meta nuk ishte i pranishëm, por u përfaqësua vetëm nga avokati i tij, Kujtim Cakrani.

Në përfundim, u bë me dije se seanca u shty, pasi gjyqtari i çështjes sot, Erjon Bani, shpalli moskompetencë dhe aktet do t’i kalojnë gjyqtarit të hetimeve paraprake, Erion Çela.

Ndërkohë avokati i Metës, Kujtim Cakrani tha para gazetarëve se sot mungonin edhe prokurorët e çështjes, Altin Dumani, Arben Kraja dhe Sotir Kllapi.

“Do të thotë që nuk është kompetencë e një gjyqtari tjetër për të gjykuar këtë çështje. Duhet të jetë patjetër gjyqtari i hetimit paraprak. Si detyrim ligjor duhet të jetë në seancë që të dëgjojë pretendimin e avokatëve. Kjo është arsyeja pse kemi shtyrë seancën. Nuk mundet që një gjyqtar tjetër të futet në një çështje”, tha Cakrani.

Ai shtoi më tej se mbrojtja e Metës kërkon që të zhvillohet një proces i “rregullt, me gjyqtarin që kanë ndjekur hetimet dhe prokurorët që e kanë hetuar”.

“Jemi në pritje, kur të kthehet nga pushtimet zoti Çela do zhvillojmë seancën siç e parashikon ligji procedural dhe ligji i Gjykatëqs së Lartë”, tha Cakrani.

Qëllohet me armë ndaj tufës së kuajve në Llogara, dyshimet e para

By: b b
8 August 2025 at 10:57

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në zonën e Llogarasë në Vlorë ku 22 kuaj janë qëlluar me çifte.

Për pasojë janë vrarë katër prej tyre, ndërsa tre kuaj të tjerë kanë pësuar dëmtime.

Sipas tvklan, dyshimet e para janë që ngjarja të ketë ndodhur për shkak të konkurrencës ose ndonjë konflikt mes pronarëve që bëjnë guida me kuaj.

Pjesa më e madhe e tufës qëndronte e lirë në Llogara për t’i parë edhe turistët që vizitojnë zonën.

Mësohet se për ngjarjen, e cila dyshohet të ketë ndodhur disa ditë më parë, policia ka nisur hetimet.

❌
❌