Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 9 August 2025Opinion.al

“Nuk i bleu dot…”/Berisha: Prerja e sinjalit të News24, akt xhelati nga Ramaduro

By: b b
9 August 2025 at 11:50

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar ashpër, pas ndërprerjes së sinjalit të televizionit “News 24” nga autoritetet.

Përmes një reagimi në rrjete sociale, Berisha e cilësoi këtë akt si një sulm ndaj fjalës së lirë.

Ai thekson se pas mbylljes së Agon Chanel dhe konfiskimit të Ora News, ky është televizioni i tretë që “Edi Rama përpiqet të zhdukë vetëm e vetëm se narkodiktatori i Tiranës nuk i bleu dhe nuk i kontrolloi dot”.

Reagimi: 

Me prerjen e sinjalit të News24 Ramaduro kreu një akt prej xhelati ndaj fjalës së lirë.

Në traditën e babait të tij biologjik Kristaq Rama që në 10 gusht 1988 firmosi varjen publike në litar të poetit disident Havzi Nela, Ramaduro më 11 gusht 2025 rrethoi me polici dhe urdhëroi xhelatët e tij të fjalës së lirë të ndërpresin sinjalin e televizionit të News24, një nga burimet kryesore e të pakta të informacionit të pavarur në Shqipëri.

Duke prerë në mënyrë brutale sinjalin e News24 në një akt hakmarrje primitive ndaj këtij televizioni, Edi Rama kërkon e mbrohet nga lajmi i paanshëm, debati i hapur dhe kritikat e bazuara ndaj tij dhe narkoqeverisë së tij dhe investigimet e guximshme gazetarëve të këtij televizioni të lidhjeve të tij dhe ministrave të tij me krimin dhe drogën dhe aferave të tyre korruptive.

Partia Demokratike shton se pas mbylljes së Agon Chanel dhe konfiskimit të Ora News, ky është televizioni i tretë që Edi Rama përpiqet të zhdukë vetëm e vetëm se narkodiktatori i Tiranës nuk i bleu dhe nuk i kontrolloi dot.

Partia Demokratike duke shprehur solidaritetin më të plotë me gazetarët dhe të gjithë punonjësit e News24 dënon me forcën më të madhe aktin hakmarrës primitiv prej xhelati të fjalës së lirë të Ramaduros dhe kërkon largimin e menjëhershëm të forcave policore nga territori i Televizionit News24, lirimin e menjëhershëm të sinjalit të këtij televizioni.

Partia Demokratike ju bën thirrje të gjitha organizatave dhe institucioneve ndërkombëtare që qëndrojnë për fjalën e lirë të dënojnë me forcën më të madhe aktin primitiv të Edi Ramës, kreu i narkoshtetit të parë dhe të vetëm të Europës dhe të kërkojnë lirimin e menjëhershëm të sinjalit të televizionit News24.

Avokatura e Shtetit reagon për ndërhyrjen e policisë në ambjentet e News 24

By: b b
9 August 2025 at 11:36

Avokatura e Shtetit ka reaguar pas ndërhyrjes së policisë në ambjentet e “News 24”.

Godina e News24 u rrethua nga policia mëngjesin e sotëm dhe u kërkua lirimi i ambienteve të saj.

Përmes një deklarate zyrtare, Avokatura e Shtetit njofton se me përfundimin e kontratës më datë 22 maj 2022, Ministria e Financave dhe Ekonomisë i ka komunikuar zyrtarisht shoqërisë kërkesën për lirimin e ambienteve brenda datës 25 korrik 2022, në përputhje me afatet kontraktuale.

Pavarësisht këtij njoftimi, subjekti nuk ka kryer dorëzimin vullnetar të pronës, por ka vijuar ta mbajë atë në kundërshtim me ligjin.

Deklarata e plotë:

Në përmbushje të misionit të saj kushtetues dhe ligjor për mbrojtjen e interesave të Republikës së Shqipërisë, Avokatura e Shtetit informon opinionin publik mbi ecurinë dhe përfundimin e proceseve gjyqësore të zhvilluara me Shoqërinë “Fokus Media News”, lidhur me ambientet në pronësi shtetërore pranë ish-“Uzinës së Pjesëve të Këmbimit të Automjeteve”, në zonën kadastrale nr. 8170, të mbajtura pa titull ligjor prej më shumë se tre vitesh, pas përfundimit të kontratës së qirasë.

Me përfundimin e kontratës më datë 22 maj 2022, Ministria e Financave dhe Ekonomisë i ka komunikuar zyrtarisht shoqërisë kërkesën për lirimin e ambienteve brenda datës 25 korrik 2022, në përputhje me afatet kontraktuale.

Pavarësisht këtij njoftimi, subjekti nuk ka kryer dorëzimin vullnetar të pronës, por ka vijuar ta mbajë atë në kundërshtim me ligjin, duke iniciuar procese gjyqësore dhe duke kërkuar masa të përkohshme sigurimi me qëllim pengimin e ekzekutimit të detyrimit.

Që prej vitit 2022, çështja është shqyrtuar në të gjitha shkallët e gjyqësorit – Gjykata e Shkallës së Parë, Gjykata e Apelit dhe Gjykata e Lartë – dhe ka përfshirë gjithashtu katër vendime mbi masa sigurimi.

Vendimi më i fundit, i datës 14 korrik 2025, i dhënë nga Gjykata e Apelit Administrativ me trup gjykues prej tre gjyqtarësh, ka konfirmuar detyrimin për lirimin e menjëhershëm të ambientit.

Në këtë vendim, gjykata ka theksuar se veprimtaria mediatike e shoqërisë nuk cenohet, pasi bëhet fjalë vetëm për ambiente pune që mund të sigurohen në hapësira të tjera, në pronësi ose me qira.

Me Vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 158, datë 12 mars 2025, kjo pronë i është kaluar shoqërisë shtetërore “KAYO” sh.a., me destinacion ekskluziv përdorimin sipas objektit të saj, në këtë rast për bashkëprodhimin e mjeteve motorike.

Ky projekt strategjik synon rivitalizimin e industrisë ushtarake vendase, krijimin e vendeve të punës në ambientet e zonës së Shkozës dhe garantimin e interesave të sigurisë kombëtare dhe ekonomike.

Në pritje të vendimit të sipërcituar të Gjykatës së Apelit Administrativ, entet shtetërore, përfshirë “KAYO” sh.a., nuk kanë ndërmarrë veprime ekzekutive.

Tashmë, me rrëzimin përfundimtar të pretendimeve të palës private, kane vijuar procedurat ligjore për marrjen në posedim faktik të pronës te cilat janë në zhvillim e siper, për ekzekutimin e detyrimit të përcaktuar ne vendimet gjyqesore dhe lirimin e ambienteve te mbajtura pas perfundimit te kontrates.

Avokatura e Shtetit mbetet e angazhuar të ndjekë çdo mjet ligjor në dispozicion për ekzekutimin e menjëhershëm të vendimeve gjyqësore dhe për mbrojtjen e pasurive shtetërore, si një detyrim i panegociueshëm ndaj qytetarëve dhe rendit kushtetues.

Polici shpëtoi 3 të plagosurit nga aksidenti në Fier,i akordohet certifikata e lartë

By: b b
9 August 2025 at 11:24

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit,Ilir Proda, i ka akorduar punonjësit të Policisë Rrugore, Klajdi Mustaj, Certifikatën për Shërbime të Dalluara.

Ai ka falënderuar Inspektorin Mustaj për humanizmin dhe përgjegjshmërinë që ka treguar ndaj qytetarëve, për ndërhyrjen e guximshme për të shpëtuar tre qytetarë të dëmtuar gjatë një aksidenti në aksin rrugor Levan-Fier.

Për këtë akt guximi dhe përkushtimi , Proda tha se veprimi i punonjësit të policisë tregon më së miri misionin e Policisë së Shtetit.

Mesazhi i Drejtorit Proda:

“Veprimi i Inspektor Klajdi Mustaj tregon më së miri misionin e Policisë së Shtetit: të jemi aty ku qytetarët kanë më shumë nevojë për ne.

Guximi, profesionalizmi dhe reagimi i shpejtë i punonjësit tonë në shpëtimin e tre bashkëqytetarëve është shembull frymëzues për të gjithë trupën policore.

I shpreh mirënjohjen time dhe të gjithë Policisë së Shtetit për këtë akt human e profesional. Faleminderit për guximin dhe zemrën e madhe që tregove në shërbim të qytetarëve.

Angazhimi, përkushtimi, profesionalizmi, sakrifica, ndershmëria dhe humanizmi duhet të jenë motoja jonë në përmbushjen e detyrës, fytyra dhe imazhi i ri i Policisë së Shtetit.”

Inspektor Klajdi Mustaj është pjesë e Policisë së Shtetit prej shkurtit 2024, kur përfundoi Kolegjin Profesional për Patrullë të Përgjithshme.

Ka përfunduar studimet për Shkencat Juridike (Bachelor) dhe aktualisht vazhdon studimet për Master.

U kap duke u kujdesur për bimët narkotike, arrestohet 32-vjeçari në Krujë

By: b b
9 August 2025 at 10:53

Policia e Krujës ka kapur në flagrancë një 32-vjeçar, teksa po kujdesej për 110 bimët narkotike që kishte kultivuar në fshatin “Miliskaj” Thumanë.

Bimët narkotike u asgjësuan nëpërmjet djegies.

“Në kuadër të planit operacional “Koordinata”, si rezultat i kontrolleve të vazhdueshme, të bazuara te informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë goditën një tjetër rast të veprimtarisë kriminale të kultivimit të bimëve narkotike, duke vënë në pranga shtetasin F. K., 32 vjeç, banues në Thumanë.

32-vjeçari u kap në flagrancë, duke u kujdesur për 110 bimët e dyshuara narkotike Cannabis Sativa që kishte kultivuar në fshatin “Miliskaj” Thumanë.

Kontrollet në kuadër të planit operacional “Koordinata”, vijojnë”, njofton policia.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme./Opinion.al

Fluks udhëtarësh në Portin e Vlorës, rreth 23 mijë pasagjerë nga korriku deri më sot

By: b b
9 August 2025 at 10:37

Porti i Vlorës në fundjavën e dytë të gushtit ka shënuar një fluks të shtuar të udhëtarëve që vijnë me tragete nga Italia.

Drejtori i Portit të Vlorës, Ilir Banushi deklaroi për Agjencinë Telegarfike Shqiptare se “ditën e sotme në Portin e Vlorës ka pasur një fluks të lartë të udhëtarëve dhe automjeteve që mbërritën me tragetin “European Star”, nga Italia.

Sot mbërritën 1019 pasagjerë dhe 267 automjeteve.

Ndërsa në mbrëmje pritet të vijë edhe një tjetër traget me pasagjerë nga Italia”.

“Për muajin korrik kanë mbërritur rreth 14 000 pasagjerë dhe rreth 2500 mjete të vogla. Deri ditën e djeshme për gushtin kanë hyrë rreth 8000 mijë pasagjerë dhe 1700 mjete të vogla”, tha Banushi.

Sipas tij, gjatë gjithë sezonit veror në port janë marrë të gjitha masat për t’i shërbyer sa më mirë fluksit të pasagjerëve sidomos gjatë sezonit turistik.

Ky numër i lartë udhëtarësh vjen në kulmin e sezonit veror, duke shtuar ndjeshëm lëvizjen në qytet dhe sjellë edhe rritje të aktivitetit ekonomik në zonën bregdetare të Vlorës.

Bregdeti i bukur i Vlorës, infrastruktura e përmirësuar dukshëm dhe hapësira atraktive të tilla si Lungomare me lokalet e shumta, apo bulevardi Vlorë-Skelë, përbëjnë disa nga faktorët dhe pikat e forta për treguesit e lartë të turistëve të huaj nga vende të ndryshme të botës në qytetin e Vlorës./ATSH

Rrethohet godina e News24, kërkohet dorëzimi i saj te shoqëria “KAYO”

By: b b
9 August 2025 at 10:24

Ditën e sotme, policia ka rrethuar dhe ka kërkuar lirimin e godinës së televizionit News24 ku ndodhen edhe revista Panorama dhe Balkan Web, duke ndërprerë sinjalin.

Ky hap vjen pasi kontrata e grupit mediatik për godinën, që dikur ishte ajo e Uzinës së ish-Autotraktorëve, ka disa vite që ka mbaruar dhe për lirimin e së cilës ka një vendim gjykate.

I pranishëm mes forcave të policisë është edhe drejtuesi i shoqërisë “KAYO”, Ardi Veliu.

Shoqëria “KAYO” ka kërkuar nga policia dorëzimin e godinës. Kjo e fundit i ka kaluar kompanisë së prodhimit të armëve me vendim të qeverisë për përdorimin e saj në funksion të shoqërisë.

Tvklan.al kontaktoi Policinë e Shtetit, por deri në këtë moment nuk ka pasur një reagim nga ana e saj.

Nuk ka ende një deklaratë institucionale për këtë ndërhyrje, ndërkohë që News24 ka deklaruar se uniformat blu nuk kanë lejuar futjen e gazetarëve në redaksi teksa prania e policisë sipas tyre ka qenë “pa paralajmërim dhe pa vendim gjykate”./tvklan

Inspektorati Shëndetësor intensifikon kontrollin e pishinave gjatë sezonit turistik

By: b b
9 August 2025 at 10:10

Inspektorati Shtetëror Shëndetësor ka vijuar inspektimin e pishinave dhe kushteve higjeno-sanitare në të gjitha subjektet e vendit, në kuadër të sezonit turistik.

Nga muaji qershor deri tani janë inspektuar rreth 200 pishina në të gjithë vendin dhe procesi do të vazhdojë deri në fund të sezonit.

Gjatë kontrolleve, për pishinat që kanë rezultuar me mangësi janë lënë detyra me afate të përcaktuara për përmirësim dhe janë marrë masa administrative për subjektet përkatëse.

“ISHSH kryen me përpikmëri inspektimin dhe riinspektimin, duke trajtuar me seriozitet çdo sinjalizim apo ankesë nga institucionet shëndetësore ose qytetarët, për të garantuar sigurinë dhe shëndetin e pushuesve”, shkruan Koçiu.

Ministria e Mbrojtjes: 7 vatra zjarri aktive në vend, problematike situata në Dhivër

By: b b
9 August 2025 at 09:49

Gjatë 24 orëve të fundit janë evidentuar 18 vatra zjarri në të gjithë vendin.

Nga ato janë shuar 11 vatra zjarri, ndërsa shtatë janë aktive.

Aktualisht, janë aktive vatrat në:

Qarku Vlorë

Në fshatin Navaricë, njësia administrative, Dhivër, bashkia Finiq.

Vatra e zjarrit u mbajt nën monitorim gjatë natës së kaluar. Ditën e sotme raportohet se situata për shkak të erës është problematike.

Në mbështetje të forcave në terren po shkon helikopteri i Forcës Ajrore. Në mbështetje të forcave, në Finiq po vepron edhe avioni kroat Canadair.

Qarku Fier

Fshatin Lofkënd, njësia administrative Qendër Dukas, bashkia Mallakastër.

Nga angazhimi i forcave në terren dhe ndërhyrjes nga ajri është bërë i mundur izolimi i vatrës së zjarrit në pjesën më të madhe të saj.

Zjarri mbetet aktiv vetëm në pjesën jugore dhe atë veriperëndimore.

Ditën e sotme vijon puna për izolimin e vatrës së zjarrit me mbështetjen e 25 efektivëve të FA dhe forcave të tjera nga strukturat e bashkisë.

Qarku Lezhë

Fshatin Malaj Epërm, njësia administrative Rrëshen, bashkia Mirditë.

Zjarri vijon të jetë aktiv në një sipërfaqe pyjore me pishë, lis, shkurre dhe bimësi të dendur, në një terren të vështirë dhe që nuk mundëson operimin me mjete ujë hedhëse.

Gjatë ditës së djeshme në zonë operuan 33 forca operacionale nga strukturat vendore. Forcat po punojnë kryesisht në krijimin e brezave ndarës për pengimin e përhapjes së zjarrit.

Ditën e sotme në mbështetje të forcave po operojnë edhe 30 efektivë të FA. Momentalisht nuk ka rrezik për zonat e banuara.

Qarku Dibër

Vendin e quajtur ”Mali i Allushit”, fshati Plani Bardhë, bashkia Klos, është riaktivizuar vatra e zjarrit të shuar ditë më parë.

Zjarri është vënë nën kontroll dhe nuk përbën rrezik për përhapje.

Qarku Elbasan

Fshatin Lleshaj, njësia administrative Poroçan, bashkia Gramsh.

Vatra e zjarrit po mbahet në monitorim nga punonjës të Shërbimit Pyjor për mosriaktivizime të mundshme.

Qarku Tiranë

Malin e Bërzhitës, njësia administrative Bërzhitë, bashkia Tiranë.

Nga puna gjatë ditës nga forcat e MZSH Tiranë është arritur vënia nën kontroll dhe vatra është drejt izolimit.

Gjatë natës zona u mbajt në  monitorim. Ditën e sotme në terren ka vijuar puna nga forca të MZSH për shuarjen përfundimtarë.

Tepelenë

Midis fshatrave Turan dhe Dukaj, Nj. Adm. Qendër, ku po punohet nga forcat për shuarjen e zjarrit.

Armenia dhe Azerbajxhani nënshkruajnë marrëveshje për paqe në Shtëpinë e Bardhë

By: b b
9 August 2025 at 09:22

Udhëheqësit e Armenisë dhe Azerbajxhanit, në praninë e presidentit amerikan Donald Trump, nënshkruan të premten në Shtëpinë e Bardhë një marrëveshje për t’i dhënë fund konfliktit disadekadësh.

Armenia dhe Azerbajxhani nënshkruan në Uashington marrëveshje me SHBA-në për rihapjen e korridoreve kryesore të transportit, në kuadër të një plani që, sipas Shtëpisë së Bardhë, synon edhe zvogëlimin e ndikimit rus në rajon.

“Armenia dhe Azerbajxhani po zotohen t’i japin fund përgjithmonë luftimeve, të hapin tregtinë, udhëtimin dhe marrëdhëniet diplomatike, si dhe të respektojnë sovranitetin dhe integritetin territorial të njëri-tjetrit”, tha Trump.

Presidenti amerikan tha gjithashtu se po i heq kufizimet për bashkëpunimin ushtarak me Azerbajxhanin, veprim për të cilin Aliyev shprehu mirënjohje. Kufizimet ishin vendosur ndaj Azerbajxhanit në vitin 1992.

Marrëveshja përfshin krijimin e “Rrugës Trump për Paqe dhe Mirëqenie Ndërkombëtare”.

Trump tha të premten në Shtëpinë e Bardhë se emërimi i rrugës në emrin e tij është “një nder i madh për mua”, por shtoi se “nuk e kam kërkuar këtë”.

Një zyrtar i lartë i administratës amerikane tha para ngjarjes se ishin armenët ata që propozuan emrin e korridorit.

Në samitin e paqes të premten, presidenti i Azerbajxhanit, Ilham Aliyev, tha se korridori transit do të “krijojë mundësi lidhjeje për shumë vende” dhe se po nis “rruga drejt partneritetit strategjik”.

Marrëveshja nuk parasheh që Shtetet e Bashkuara të paguajnë për ndërtimin e korridorit tranzit, por u bën thirrje kompanive private ta zhvillojnë atë.

Ajo u arrit pas vizitës së të dërguarit të posaçëm amerikan, Steve Witkoff, në Baku më herët këtë vit dhe pas vazhdimit të bisedimeve mes palëve.

Kryeministri i Armenisë, Nikol Pashinyan, e quajti marrëveshjen “moment të rëndësishëm”, duke shtuar: “Po vendosim themelet për të shkruar një histori më të mirë se ajo që patëm në të kaluarën”.

Të dy liderët thanë se marrëveshja u bë e mundur falë Trumpit dhe ekipit të tij, duke iu bashkuan listës në rritje të udhëheqësve dhe zyrtarëve të huaj që mendojnë se presidenti amerikan meriton Çmimin Nobel për Paqe.

“Presidenti Trump e bëri një mrekulli brenda gjashtë muajve”, tha Aliyev.

Trump tha se konflikti mes dy vendeve zgjati 35 vjet, por tani “janë miq dhe do të mbeten të tillë për një kohë të gjatë”.

Korridori do ta lidhë Azerbajxhanin me enklavën e Nakhçivanit, të ndarë nga një brez 32 kilometra i territorit armen – kërkesë që më herët kishte bllokuar bisedimet e paqes.

Ai shtoi se do të donte ta vizitonte një ditë: “Do të duhet të shkojmë atje”.

Armenia dhe Azerbajxhani kanë zhvilluar dy luftëra të mëdha për rajonin e njohur si Nagorno-Karabak që nga shpallja e pavarësisë pas shpërbërjes së Bashkimit Sovjetik më 1991.

Dy shtetet e Kaukazit Jugor kanë ndërmarrë hapa të rëndësishëm drejt normalizimit të marrëdhënieve që nga konflikti i fundit i armatosur më 2020 dhe eksodi që pasoi i popullsisë etnike armene nga rajoni i kontestuar, të cilin zyrtarët në Jerevan tashmë e njohin si territor sovran të Azerbajxhanit.

“Ndjehem optimiste dhe kam pritje pozitive. E kam ndjekur lajmin disa herë, jam emocionuar dhe kam qarë”, tha për Radion Evropa e Lirë një grua në Armeni.

“Më vjen keq për të gjitha jetët që humbëm, por megjithatë ndihem pozitive”.

Çështjet kufitare

Në një tjetër arritje diplomatike, që u mirëprit nga komuniteti ndërkombëtar, Armenia dhe Azerbajxhani realizuan për herë të parë delimitimin dhe demarkimin e një segmenti prej 13 kilometrash të kufirit të tyre verior gjatë vitit 2024.

Si rezultat i kësaj, ushtria armene u tërhoq nga katër fshatra të pabanuara që kishin qenë pjesë e Azerbajxhanit sovjetik përpara se të shpërthente lufta mes dy vendeve në fillim të viteve ’90.

Të dyja palët janë pajtuar të vazhdojnë procesin e delimitimit dhe demarkimit të kufirit, por gjatë vitit të fundit nuk është shënuar asnjë përparim në pjesë të tjera të kufirit – teksa Armenia pretendon se Azerbajxhani vazhdon të okupojë më shumë se 200 kilometra katrorë të territorit të saj.

Opozita armene e ka dënuar demarkimin e diskutueshëm të kufirit dhe hapat e mëtejshëm diplomatikë të ndërmarrë nga Jerevani, duke i cilësuar si “dorëzim” dhe ka kërkuar dorëheqjen e Pashinianit.

Megjithatë, protestat dhe tubimet e vazhdueshme të opozitës, në të cilat morën pjesë mijëra qytetarë në maj dhe qershor të vitit 2024, përfundimisht u ndërprenë, ndërsa kryeministri armen ka deklaruar se përpjekjet e Qeverisë së tij për një paqe të qëndrueshme me Azerbajxhanin gëzojnë ende një mbështetje të gjerë të publikut.

Korridori Zangezur

Një tjetër aspekt i ndjeshëm i negociatave mes Armenisë dhe Azerbajxhanit ka qenë edhe i ashtuquajturi Korridori Zangezur.

Sipas një prej neneve të marrëveshjes së armëpushimit të vitit 2020, të ndërmjetësuar nga Moska – e cila i dha fund luftës së përgjakshme 44-ditëshe në Nagorno-Karabak – Armenia duhet të garantojë “sigurinë e lidhjeve të transportit” mes territorit kryesor të Azerbajxhanit dhe eksklavës së tij perëndimore, Nahçivanit, duke siguruar “lëvizjen e papenguar të qytetarëve, automjeteve dhe mallrave në të dy drejtimet”.

Armenia, e cila ka qenë e bllokuar nga Azerbajxhani dhe Turqia për gati 40 vjet në aspektin tokësor, ka insistuar vazhdimisht që çdo rrugë transiti duhet të jetë pjesë e një procesi më të gjerë të zhbllokimit rajonal dhe duhet të respektojë sovranitetin, juridiksionin dhe integritetin territorial të Armenisë.

Zyrtarët në Jerevan e kanë kundërshtuar idenë dhe madje edhe narrativin e një korridori ekstraterritorial, duke e cilësuar si një pretendim të fshehtë territorial nga ana e Azerbajxhanit.

Në vitin 2024, për shkak të mungesës së një zgjidhjeje, Azerbajxhani dhe Armenia sinjalizuan se çështja e transportit do të trajtohet veçmas nga marrëveshja e përgjithshme e paqes.

Sipas marrëveshjes së armëpushimit të vitit 2020, kontrolli mbi lidhjet e transportit mes Armenisë dhe Azerbajxhanit do të ushtrohej nga Shërbimi i Rojeve Kufitare i FSB-së së Rusisë.

Megjithatë, pas një sërë zhvillimesh – përfshirë dështimin e paqeruajtësve rusë për të mbrojtur popullatën etnike armene gjatë ofensivës së Azerbajxhanit në shtator të vitit 2023 dhe tërheqjen e tyre të mëvonshme – Armenia ka ndryshuar orientimin e saj gjeopolitik, duke u larguar nga Moska dhe duke u afruar më shumë me Perëndimin.

Diskutimet për një përfshirje të mundshme të SHBA-së në administrimin e rrugës, si pjesë e një zgjidhjeje për mosmarrëveshjen e vazhdueshme, dolën në pah rreth kohës së samitit të 10 korrikut mes Pashinianit dhe Aliyevit në Abu Dabi, ku bisedimet 5-orëshe thuhet se u përqendruan gjithashtu në çështjet e transportit rajonal./REL

Tiranë/ I riu shkon në spital i plagosur me armë zjarri, si paraqitet gjendja e tij

By: b b
9 August 2025 at 09:03

Një 27-vjeçar është plagosur mbrëmjen e djeshme, me armë zjarri në Tiranë.

Sipas uniformave blu dyshohet se ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur “Zona e Treshit”.

Mësohet se i riu është jashtë rrezikut për jetën.

 

“Rreth orës 23:00, është vetëparaqitur në spital shtetasi R. Ç., rreth 27 vjeç, i plagosur në këmbë dyshohet me armë zjarri në vendin e quajtur “Zona e Treshit”.

27-vjeçari ndodhet jashtë rrezikut për jetën”, njofton policia.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes me qëllim dokumentimin e plotë të saj./Opinion.al

Trump: Do të takohem me Putinin më 15 gusht në Alaskë

By: b b
9 August 2025 at 08:47

Presidenti amerikan Donald Trump tha të premten se do të takohet me presidentin rus Vladimir Putin më 15 gusht në Alaskë për të diskutuar për përfundimin e luftës në Ukrainë – një zhvillim që ai e quajti si një hap të mundshëm të madh pas javësh zhgënjimi për mungesën e përparimit drejt ndalimit të luftimeve.

Duke folur para gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë, pasi shpalli një marrëveshje kornizë për t’i dhënë fund dekadave të konfliktit mes Armenisë dhe Azerbajxhanit, Trump refuzoi të tregonte saktësisht vendin dhe orën e takimit me Putinin, por premtoi se do ta bënte publike së shpejti.

Më vonë, në rrjetet sociale, ai tha se “takimi shumë i pritur” do të mbahet më 15 gusht në Alaskë, ndërsa detajet e tjera do të publikohen më vonë.

Këshilltari për politikë të jashtme i presidentit rus, Yury Ushakov, e konfirmoi takimin.

“Rusia dhe Shtetet e Bashkuara janë fqinj të afërt, që ndajnë kufi”, tha Ushakov, sipas agjencisë TASS.

“Duket mjaft logjike që delegacioni ynë të fluturojë thjesht mbi Ngushticën e Beringut dhe që një samit kaq i rëndësishëm dhe i shumëpritur mes liderëve të dy vendeve të mbahet në Alaskë”.

Putini rrezikon të arrestohet kur udhëton jashtë vendit, në bazë të një urdhër-arresti të lëshuar nga Gjykata Penale Ndërkombëtare (GJPN) për krime lufte të kryera nga Rusia në Ukrainë. Megjithatë, vetëm vendet anëtare të GJPN-së janë të detyruara ta ndalojnë atë, ndërsa Shtetet e Bashkuara nuk janë anëtare.

Trump sugjeroi gjithashtu se ky takim mund të mbahet para çdo takimi trepalësh ku do të përfshihej edhe presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky.

“Do të kemi një takim me Rusinë, do ta fillojmë me Rusinë. Dhe do të njoftojmë vendin. Mendoj se vendi do të jetë shumë popullor”, tha ai.

Nëse realizohet, takimi do të ishte samiti i parë SHBA–Rusi që nga viti 2021, kur ish-presidenti Joe Biden u takua me Putinin në Gjenevë. Ai mund të shënojë një hap të madh në përpjekjet e Trumpit për t’i dhënë fund luftës, megjithëse nuk ka garanci se do të ndalë luftime, pasi Moska dhe Kievi mbeten ende larg në kushtet e tyre për paqe.

Trump tha gjithashtu se një marrëveshje “ka gjasa të nënkuptojë shkëmbim territoresh” mes Ukrainës dhe Rusisë, por nuk dha më shumë hollësi.

“Do të ketë shkëmbime territoresh, në të mirë të të dyja palëve”.

Rusia pushtoi Krimenë dhe pjesë të lindjes së Ukrainës në vitin 2014 dhe tani kontrollon rreth një të pestën e vendit, përfshirë pothuajse të gjithë rajonin e Luhanskut dhe pjesë të mëdha të Donjeckut, Zaporizhjës dhe Hersonit – të cilat Moska pretendon padrejtësisht se i përkasin Rusisë.

Përveç neutralitetit të Ukrainës dhe kufizimeve të rrepta për madhësinë e ushtrisë së saj, një nga kushtet e deklaruara të Moskës për një marrëveshje paqeje është tërheqja e Ukrainës dhe njohja ndërkombëtare e këtyre rajoneve si ruse – diçka që Kievi e quan të papranueshme.

Putini dhe zyrtarë të tjerë rusë kanë thënë vazhdimisht se Moska synon t’i marrë këto katër rajone tokësore me forcë, nëse nuk mund ta bëjë këtë përmes negociatave, dhe nuk ka shenja publike të ndonjë ndryshimi të këtij pozicioni – edhe pse analistët ushtarakë thonë se forcat ruse do ta kishin shumë të vështirë ta arrinin këtë objektiv në një të ardhme të afërt./REL

“Super Deporte”: Shqipëria, destinacioni kryesor i pushimeve për spanjollët

By: b b
9 August 2025 at 08:43

E pakrahasueshme! Shqipëria, një nga sekretet më të ruajtura të Evropës, është shndërruar në një nga destinacionet më të nxehta të pushimeve verore, shkruan Rosa Campos në të përditshmen spanjolle “Super Deporte”.

Vera është simbol i pushimeve, diellit, plazheve dhe aventurave të paharrueshme.

Çdo vit, turistët kërkojnë destinacione të reja dhe emocionuese për të eksploruar, dhe Shqipëria kohët e fundit është pozicionuar si një nga vendet kryesore turistike dhe të përballueshme për t’u vizituar.

E vendosur në Evropën Juglindore, Shqipëria ofron një ndërthurje të historisë, kulturës dhe peizazheve mahnitëse.

Me birra vendase që kushtojnë vetëm 1 euro dhe ushqim shumë të lirë, ky vend ballkanik po bëhet shpejt një parajsë për turistët që kërkojnë të argëtohen pa shpenzuar shumë.

Një destinacion magjepsës

Deri vonë, Shqipëria ishte një nga sekretet më të ruajtura të Evropës.

E izoluar për dekada për shkak të regjimit të saj komunist, kombi është shfaqur vitet e fundit si një destinacion turistik i gjallë dhe i arritshëm.

Bregu i saj bregdetar, i përshkuar nga detet Adriatik dhe Jon, krenohet me plazhe që rivalizojnë ato të Greqisë dhe Italisë, por pa turma vizitorësh dhe çmime të larta.

Historia dhe kultura

Shqipëria ka një histori të pasur që daton mijëra vjet më parë, me ndikime nga qytetërimet ilire, greke, romake dhe osmane.

Qytete si Butrinti, një Vend i Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s, u ofrojnë vizitorëve mundësinë të zbulojnë të kaluarën e lashtë të vendit.

Kryeqyteti, Tirana, është një pasqyrim magjepsës i rilindjes së Shqipërisë, me pamjen e saj artistike, ndërtesat shumëngjyrëshe dhe jetën e natës të gjallë.

Natyra dhe aventurat

Për adhuruesit e natyrës, Shqipëria është një parajsë e vërtetë.

Nga malet e Alpeve Shqiptare deri te Liqeni piktoresk i Ohrit, vendi ofron një shumëllojshmëri peizazhesh mahnitëse dhe mundësi për aventura në natyrë.

Ecje në natyrë, çiklizëm, rafting dhe kajak janë vetëm disa nga aktivitetet që mund të shijoni në këtë mjedis natyror të pakrahasueshëm.

Kostoja e udhëtimit: Birrat dhe ushqimet me çmime të pakrahasueshme

Një nga atraksionet më të mëdha të Shqipërisë është përballueshmëria e saj.

Për turistët me buxhet të kufizuar, zbulimi i një destinacioni ku ofrohet ushqim dhe pije të shkëlqyera me çmime të ulëta është një ëndërr e bërë realitet.

Birrë vendase për 1 euro

Në Shqipëri, një birrë vendase mund të kushtojë vetëm 1 euro, një çmim praktikisht i paimagjinueshëm në destinacione të tjera turistike evropiane.

Marka si “Birra Tirana” dhe “Birra Korça” janë të njohura si për vendasit ashtu edhe për vizitorët e huaj.

Këto birra nuk janë vetëm të lira, por edhe me cilësi të shkëlqyer, perfekte për t’u freskuar pas një dite eksplorimi.

Ushqim i shijshëm dhe i përballueshëm

Kuzhina shqiptare është një tjetër atraksion i vendit. I ndikuar nga kuzhina mesdhetare dhe ballkanike, ushqimi shqiptar është i larmishëm dhe i shijshëm.

Pjatat tradicionale si byreku (një lloj brumi i mbushur me djathë, spinaq ose mish) dhe tavë kosi (qengj me kos dhe oriz) janë një domosdoshmëri.

Dhe më e mira nga të gjitha, të ngrënit në Shqipëri është jashtëzakonisht e përballueshme.

Një drekë e plotë në një restorant mund të kushtojë më pak se 5 euro, duke u lejuar turistëve të shijojnë kuzhinën vendase pa u shqetësuar për buxhetin e tyre.

Destinacionet kryesore turistike në Shqipëri:

Tirana

Kryeqyteti i Shqipërisë është një ndërthurje dinamike e së vjetrës dhe modernes.

Tirana është e njohur për arkitekturën e saj shumëngjyrëshe, jetën e gjallë të natës dhe pamjen artistike në zhvillim.

Pikat si Sheshi Skënderbej, Muzeu Historik Kombëtar dhe Piramida e Tiranës janë vende që duhen vizituar me patjetër për të kuptuar historinë dhe kulturën e vendit.

Berati

I njohur si “Qyteti i një mbi një dritareve”, Berati është një nga qytetet më të vjetra dhe më piktoreske në Shqipëri.

Qyteti i tij i vjetër i ruajtur mirë, me shtëpitë osmane dhe kështjellën mesjetare, ofron një pasqyrë unike të së kaluarës historike të vendit.

Është një vend i përsosur për adhuriesit e historisë dhe arkitekturës.

Saranda

E vendosur në Rivierën Shqiptare, Saranda është destinacioni kryesor i plazhit në Shqipëri. Ujërat e saj të kristalta dhe plazhet me rërë të bardhë janë ideale për t’u çlodhur dhe për t’u freskuar.

Saranda është gjithashtu porta hyrëse për në Butrint, një nga vendet arkeologjike më të rëndësishme të vendit.

Gjirokastra

Një tjetër perlë e trashëgimisë shqiptare, Gjirokastra, është e njohur për arkitekturën e saj osmane dhe kështjellën mbresëlënëse.

Qyteti, një Vend i Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s, është një labirint rrugicash me kalldrëm dhe shtëpish prej guri.

Elbasani

Edhe pse më pak i njohur, Elbasani është një destinacion magjepsës me një ndërthurje të historisë osmane dhe komuniste.

Kështjella, xhamitë dhe rruga kryesore e zhurmshme ofrojnë një përvojë autentike.

Mikpritja shqiptare

Një nga aspektet më të paharrueshme të vizitës në Shqipëri është mikpritja e popullit të saj.

Shqiptarët janë të njohur për mirësjelljen dhe gatishmërinë e tyre për të ndihmuar vizitorët.

Është e zakonshme që turistët të ftohen në shtëpitë lokale për të ndarë një vakt ose kafe, duke ofruar një mundësi unike për të përjetuar kulturën shqiptare nga afër.

Shqipëria është, pa dyshim, një nga destinacionet më emocionuese dhe më të përballueshme verore.

Me peizazhet e saj të bukura, historinë e pasur, ushqimin e shijshëm dhe birrën vendase për vetëm 1 euro, ky vend ofron një përvojë udhëtimi të pakrahasueshme me një kosto të ulët.

Pavarësisht nëse jeni një aventurier që kërkon shtigje të reja ecjeje, një adhurues i historisë apo thjesht kërkoni të relaksoheni në plazhe idilike, Shqipëria ka diçka për të gjithë.

Përgatisni valixhet dhe zbuloni këtë cep të fshehur të Evropës përpara se ta zbulohet dhe mbipopullohet nga pjesa tjetër e botës. Nuk do të zhgënjeheni!/ATSH

Lançohet portali për të denoncuar shkeljet me hapësirën publike

By: b b
9 August 2025 at 08:39

Të gjithë qytetarët që duan të denoncojnë zënien e hapësirave publike, nga sot kanë një portal ku mund të drejtojnë ankesat e tyre.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë kryeministri Edi Rama, përmes një postimi në rrjete sociale.

“MIRËMËNGJES

dhe me këtë dritare të re komunikimi për të bashkuar forcat në mbrojtje të hapësirës publike, ku mund të dërgoni ankesat apo informacionet tuaja lidhur me zaptimet apo ndotjtet e mjedisit të përbashkët, ju uroj fundjavë të qetë”, njofton Rama.

Në portalin “hapësiraimepublike.gov.al” ka disa kategori ku mund të raportohet.

Që nga zënia e trotuareve, ndërtimet pa leje, parkingjet e paligjshme, zaptimet në rrugët kombëtare, kantieret e ndërtimit apo ato për ndotje fizike dhe akustike të hapësirës publike.

Sipas të dhënave, deri më tani ka 10 raste të raportuara.

Parashikimi i motit 9 gusht 2025

By: b b
9 August 2025 at 08:31

Ditën e premte, vendi ynë do të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike të qëndrueshme.

Moti parashikohet i kthjellët, ndërsa vranësirat të pakta kalimtare në jug në orët e mesditës.

Era do të fryjë me drejtim veriperëndim-verilindje, me shpejtësi mesatare 7m/s.

Përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore, era fiton shpejtësi 7-15 m/s.

Valëzimi i detit pritet të jetë 1 deri në 3 ballë.

Horoskopi për ditën e sotme, 9 gusht 2025

By: b b
9 August 2025 at 08:30

Dashi

Dita e sotme sjell fokus në çështjet profesionale. Mund të lindë nevoja për të bërë një zgjedhje të rëndësishme që lidhet me projektet afatgjata. Gjeni kohë për të analizuar detajet dhe shmangni nxitimin në vendimmarrje.

Demi

Mund të ndiheni më të hapur ndaj bashkëpunimeve të reja. Një komunikim i qetë dhe i matur me kolegët mund të sjellë përfitime. Në aspektin personal, është një ditë e mirë për të forcuar lidhjet ekzistuese.

Binjakët

Shfaqet një mundësi për të riorganizuar rutinën tuaj, veçanërisht në fushën e punës. Ndryshimet mund të jenë pozitive nëse i qaseni me plan dhe jo me impuls. Kujdes me financat, është mirë të shmangni shpenzimet e panevojshme.

Gaforrja

Dita ju favorizon në marrëdhëniet personale dhe romantike. Nëse jeni në një lidhje, mund të ketë zhvillime pozitive. Në punë, shmangni konfliktet dhe përpiquni të ruani ekuilibrin me kolegët.

Luani
Fokusohuni në organizimin e detyrave dhe përgjegjësive të përditshme. Edhe pse mund të ndiheni të lodhur, një qasje praktike do t’ju ndihmojë të arrini më shumë. Kujdesi për shëndetin nuk duhet neglizhuar sot.

Virgjëresha

Dita është pozitive për çështje krijuese dhe për përfshirje në aktivitete që kërkojnë vëmendje ndaj detajeve. Mos e nënvlerësoni rolin e bashkëpunimit, ndihma e dikujt mund të jetë vendimtare për suksesin tuaj.

Peshorja

Mund të ndjeni një nevojë të shtuar për të sjellë ekuilibër në jetën familjare dhe emocionale. Dita është e përshtatshme për biseda të sinqerta. Në anën profesionale, mos e shtyni një vendim që kërkon sqarim.

Akrepi

Komunikimi është çelësi i ditës. Do të keni mundësi të shprehni më mirë idetë tuaja dhe të fitoni mbështetje. Kujdes në raportet ndërpersonale: ruani qetësinë dhe shmangni keqkuptimet.

Shigjetari

Çështjet financiare marrin vëmendje sot. Është koha për të rishikuar buxhetin dhe për të planifikuar me maturi. Në marrëdhënie personale, një bisedë e thjeshtë mund të sqarojë një situatë të mbetur pezull.

Bricjapi

Dita sjell mundësi për përparim personal. Nëse keni ide të reja, është momenti i duhur për t’i ndarë me të tjerët. Energjia është pozitive, por kërkohet vëmendje për të mos lënë pas dore detyrat bazë.

Ujori

Mund të ndiheni më introspektivë se zakonisht. Është një ditë e mirë për reflektim dhe për të vendosur prioritete të qarta. Ruani qetësinë në komunikime të ndjeshme dhe mos e shtyni një sqarim të domosdoshëm.

Peshqit

Energjia sot mbështet bashkëpunimin dhe ndërveprimin në grup. Mund të lindë një ide e vlefshme nga një diskutim i rastësishëm. Në jetën personale, përpiquni të dëgjoni më shumë dhe të flisni më pak.

Po gjuante për kafshë të egra, 53-vjeçari vret nga pakujdesia një shtetas tjetër

By: e xh
8 August 2025 at 23:00

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Bogdan të Beratit.

Një 53-vjeçar dyshohet se ka qëlluar me armë gjahu me qëllim për të vrarë një kafshë të egër dhe nga pakujdesia ka plagosur shtetasin A. T., 57 vjeç, i cili si pasojë e plagës së marrë ka ndërruar jetë në spital.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 21:00, në fshatin Bogdan, Berat, shtetasi Th. K., 53 vjeç, banues në fshatin Bogdan, dyshohet se ka qëlluar me armë gjahu me qëllim për të vrarë një kafshë të egër dhe nga pakujdesia ka plagosur shtetasin A. T., 57 vjeç, i cili si pasojë e plagës së marrë ka ndërruar jetë në spital.

Shtetasi Th. K, është shoqëruar në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë Berat, për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor ndodhet ne vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarje.

Izraeli ultimatum qytetarëve të Gazës: Keni kohë të evakuoheni deri më 7 tetor

By: e xh
8 August 2025 at 22:34

Izraeli u jep banorëve të Gazës afat deri më 7 tetor për të evakuuar plotësisht enklavën para sulmit përfundimtar për të shkatërruar Hamasin dhe për të shpëtuar pengjet.

Izraeli zotohet të marrë kontrollin e plotë të Qytetit të Gazës me një plan të guximshëm me pesë hapa

Izraeli do t’u japë banorëve të Gazës afat deri më 7 tetor për të evakuuar zonën para se të nisë një ofensivë të plotë ushtarake për të shkatërruar Hamasin.

Kabineti izraelit i sigurisë ka miratuar një plan që IDF-në të marshojë nëpër Qytetin e Gazës në një përpjekje përfundimtare për të eliminuar Hamasin dhe për të siguruar pengjet e mbetura.

7 tetori shënon saktësisht dy vjet që kur Hamasi nisi për herë të parë një sulm të tmerrshëm kundër civilëve izraelitë, i cili mori jetën e mbi 1,200 njerëzve.

Sulmi shkaktoi një konflikt vdekjeprurës në Gaza, ndërsa Izraeli u kundërpërgjigj me sulme tokësore dhe sulme me raketa.

Palestinezët e bllokuar në Rripin e Gazës, tani të shkatërruar, kanë duruar mungesa të përditshme ushqimi dhe ndihme në 24 muajt që nga ajo kohë, duke shkaktuar shqetësim global.

IDF do të përpiqet të zhvendosë popullsinë e Qytetit të Gazës në jug të saj para se të nisë sulmin e tyre.

Është kuptuar gjerësisht se plani do të vazhdojë derisa çdo zonë e Rripit të Gazës të jetë nën kontrollin izraelit.

Ky veprim synon të shtypë mbetjet e fundit të Hamasit në enklavën e shkatërruar nga lufta përpara se t’ia dorëzojë atë forcave aleate arabe.

Ndërsa kryeministri britanik Keir Starmer e quajti vendimin një “gabim”, kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu u zotua se plani i vetëm për siguri të vërtetë për Izraelin është kontrolli i plotë ushtarak i Rripit të Gazës që ka mbetur.

Ai tha se vendi i tij është “në rrugën e duhur” për të siguruar që Gaza “nuk do të përbëjë më kurrë një kërcënim për Izraelin”.

Kabineti i Izraelit nënshkroi gjithashtu pesë parime udhëzuese për përfundimin e luftës, një plan rrugor që nuk lë vend për kompromis me Hamasin.

E para dhe më e rëndësishmja është çarmatimi i Hamasit dhe shpërbërja e tij e plotë.

Kthimi i të gjithë pengjeve, të gjallë dhe të vdekur, është një shtyllë e panegociueshme e planit.

Rreth 50 pengje mbahen ende në Gaza dhe zyrtarët vlerësojnë se vetëm 20 janë gjallë.

Negociatat për lirimin e tyre dështuan në korrik.

Një tjetër parim qendror është demilitarizimi i Gazës. Izraeli kërkon të eliminojë të gjithë infrastrukturën nga fabrikat e armëve te tunelet nëntokësore që e ka shndërruar Gazën në një vend për sulme.

Qëllimi është të krijohet një zonë paqeje, e lirë nga raketat, terroristët dhe kërcënimet.

Izraeli gjithashtu këmbëngul në ruajtjen e kontrollit të sigurisë mbi Gazën.

Ndërsa nuk dëshiron të sundojë zonën, synon të sigurojë që asnjë element armiqësor të mos mund të riorganizohet ose të riarmatoset.

Në fund të fundit, lufta do të përfundojë vetëm kur të krijohet një administratë politike alternative, e cila nuk do të jetë as Hamasi dhe as Autoriteti Palestinez.

Vendimi për armët, Netanyahu: Gjermania po shpërblen terrorizmin e Hamasit

By: e xh
8 August 2025 at 22:05

Në një bisedë telefonike me kancelarin gjerman Friedrich Merz, kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu tha se ishte thellësisht i zhgënjyer nga vendimi i qeverisë gjermane për të ndaluar eksportet e armëve që mund të përdoren në operacionet ushtarake në Gaza.

Sipas një deklarate nga zyra e tij, ky veprim përbën një “embargo të konsiderueshme” kundër Izraelit.

“Në vend që të mbështesë luftën e drejtë të Izraelit kundër Hamasit, i cili kreu sulmin më të tmerrshëm ndaj popullit hebre që nga Holokausti, Gjermania po shpërblen terrorizmin e Hamasit duke vendosur një pezullim transportimi armësh drejt Izraelit”, thuhet në deklaratë.

Zyra e kryeministrit izraelit theksoi gjithashtu se qëllimi i Izraelit nuk është të pushtojë Rripin e Gazës, por ta “çlirojë atë nga Hamasi dhe të krijojë kushtet për krijimin e një qeverie paqësore” në rajon.

Yesterday — 8 August 2025Opinion.al

Situata e zjarreve në vend, 13 vatra aktive në 24 orët e fundit

By: e xh
8 August 2025 at 21:36

Ministria e Mbrojtjes ka njoftuar se në orët e fundit janë evidentuar 13 vatra zjarri.

Sipas njoftimit të ministrisë 6 prej vatrave janë shuar, ndërsa 7 prej tyre janë ëndë aktive.

Njoftimi i Ministrisë së Mbrojtjes:

Gjatë orëve të fundit janë evidentuar 13 vatra zjarri, nga të cilat janë shuar 6 vatra zjarri dhe 7 janë aktive.

Është bërë izolimi i plotë dhe shuarja e 6 vatrave zjarri në:

Aktualisht, janë aktive vatrat në:

* Qarku Vlorë.

Fshatin Navaricë, zjarri është spostuar në drejtim të malit mbi fshat. Në fshatin Leshnicë e Poshtme pas punës dhe ndërhyrjen nga ajri është shmangur rreziku për banesat. Në mbështetje të forcave në terren operuan helikopteri i Forcës Ajrore dhe dy avionët Fireboss, të ardhur nga Suedia, të cilët kryen 44(2×22) hedhje

* Fshatin Tragjas, njësia administrative Orikum, bashkia Vlorë. Zjarri zhvillohet në sipërfaqe me shkurre dhe bimësi të ulët. Në zonë po operojnë 17 efektivë nga MZSH Vlorë dhe 3 nga Shërbimi Pyjor. Momentalisht nuk ka rrezik për banesa.

* Qarku Fier.

Fshatin Lofkënd, njësia administrative Qendër Dukas, bashkia Mallakastër. Nga angazhimi i forcave në terren dhe ndërhyrjes nga ajri është bërë i mundur izolimi i vatrës së zjarrit. Zjarri mbetet aktiv në dy vatra, në pjesën jugore dhe atë veriperëndimore. Në të dyja pikat është e pamundur operimi nga toka. Vijon puna për izolimin e vatrës së zjarrit me ndërhyrje nga ajri, ku operon avioni Kroat Canadair.

* Qarku Lezhë.

Fshatin Malaj Epërm, njësia administrative Rrëshen, bashkia Mirditë. Zjarri vijon të jetë aktiv në një sipërfaqe pyjore me pishë, lis, shkurre dhe bimësi të dendur, në një terren të vështirë dhe që nuk mundëson operimin me mjete ujë hedhëse. Në zonë po operojnë 33 forca operacionale nga strukturat vendore. Forcat po punojnë kryesisht në krijimin e brezave ndarës për pengimin e përhapjes së zjarrit. Sipërfaqja e përshkuar nga zjarri vlerësohet paraprakisht në 10 ha. Momentalisht nuk ka rrezik për zonat e banuara.

* Qarku Dibër.

Vendin e quajtur ”Mali i Allushit”, fshati Plan i Bardhë, bashkia Klos, është riaktivizuar vatra e zjarrit të shuar ditë më parë. Zjarri është vënë nën kontroll dhe nuk përbën rrezik për përhapje. Nuk ka rrezik për banesa.

* Qarku Elbasan

Fshatin Lleshaj, njësia administrative Poroçan, bashkia Gramsh. Zjarri zhvillohet në një sipërfaqe pyjore me dushqe në një distancë të largët dhe terren i vështirë në kufi me bashkinë Përrenjas. Është punuar gjatë ditës dhe vatra e zjarrit është izoluar plotësisht. Vatra e zjarrit po mbahet në monitorim nga punonjës të Shërbimit Pyjor për mos riaktivizime të mundëshme.

* Qarku Tiranë.

Malin e Bërzhitës, njësia administrative Bërzhitë, bashkia Tiranë. Zjarri zhvillohet në një sipërfaqe me bimësi të dendur. Në terren po punojnë 15 forca nga MZSH Tiranë. Vijon puna për shuarjen e zjarrit. Nuk ka rrezik për banesa.

Zjarr i madh në Los Anxhelos, evakuohen mijëra banorë

By: e xh
8 August 2025 at 21:26

Një zjarr i madh në veriperëndim të Los Anxhelosit ka detyruar mijëra njerëz të evakuohen nga shtëpitë e tyre.

Zjarri shpërtheu të enjten pasdite në kufirin mes qarqeve Ventura dhe Los Anxhelos. Deri të premten në mëngjes (ora lokale), zjarri kishte djegur rreth 20,000 hektarë, raporton BBC.

Autoritetet njoftojnë se zjarri mbetet plotësisht jashtë kontrollit, ose “0% i kontrolluar”. Temperaturat e larta, që kalojnë (37 gradë Celsius), dhe thatësira po i vështirësojnë përpjekjet për të shuar flakët.

Më shumë se 2,700 njerëzve u është dhënë urdhër për evakuim nga shtëpitë e tyre, ndërsa 14,000 të tjerëve u janë dhënë paralajmërime për evakuim, sipas një deklarate të Departamentit të Zjarrfikësve të Qarkut Ventura. Deri tani nuk janë raportuar të lënduar ose dëme në shtëpi nga zjarri.

Santa Clarita, një nga qytetet më të afërta me zonën e zjarrit, është në gatishmëri të lartë. Zyrtarët e qytetit u kanë kërkuar banorëve të qëndrojnë larg zonave të prekura nga flakët.

Zjarri i Kanionit është vetëm një nga shumë zjarret aktive në shtet. Zjarri më i madh aktualisht është zjarri në Gifford, i cili ka djegur afërsisht 400,000 hektarë.

❌
❌