❌

Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 13 August 2025Opinion.al

Zjarret në vend, Rama: Ditë sakrifice dhe krenarie për strukturat shtetërore

By: b b
13 August 2025 at 20:57

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish mbrëmjen e sotme lidhur me situatën e zjarreve në vendin tonë.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama njofton se strukturat shtetërore vijojnë pa ndërprerje përpjekjet për shuarjen e flakëve që kanë përfshirë vendin.

Po ashtu, ai vlerësoi edhe ndihmën e partnerëve të huaj në këto operacione, me mjete fluturuese.

Postimi i plotë i kryeministrit Edi Rama:

“NjĂ« ditĂ« sakrifice dhe krenarie pĂ«r tĂ« gjitha strukturat shtetĂ«rore, qĂ« vijojnĂ« pa ndĂ«rprerje pĂ«rpjekjet nĂ« terren pĂ«r shuarjen e flakĂ«ve nĂ« tĂ« gjithĂ« vendin.

Gjatë 24 orëve të fundit:

34 vatra aktive

13 të izoluara dhe të shuara

Në operacione janë angazhuar:

Dhjetëra mjete zjarrfikëse dhe trupa të Shërbimit të Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimi në të gjitha bashkitë e prekura

Mbi 600 efektivë të Forcave të Armatosura, zjarrfikës, punonjës bashkiakë dhe forca vullnetare

5 helikopterë dhe 1 avion zjarrfikës Canadair i sjellë bujarisht nga miqtë e shtrenjtë italianë.

Qindra mjete, përfshirë autoambulanca dhe mjete transporti për evakuimin dhe mbështetjen e banorëve

Vatra që kërkojnë vëmendje në vazhdim: Delvinë, Poliçan, Gramsh, Dropull, Finiq, Berat, Tepelenë dhe Bulqizë, ku forcat nga toka dhe mjetet nga ajri po punojnë pa u ndalur për mbrojtjen e jetës së qytetarëve dhe pronës.

GatishmĂ«ria Ă«shtĂ« maksimale dhe bashkĂ«punimi mes tĂ« gjitha strukturave shtetĂ«rore dhe mbĂ«shtetja e partnerĂ«ve europianĂ« dhe emiratas po vijon pĂ«r tĂ« pĂ«rballuar kĂ«tĂ« situatĂ« tĂ« vĂ«shtirĂ«â€.

Shqipëria në luftë me flakët, Vengu: Po blejmë dy avionë për zjarret!

By: b b
13 August 2025 at 20:43

Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu foli nga qyteti i Divjakës lidhur me situatën e zjarreve në vend.

Në një deklaratë për mediat, Vengu u shpreh se Shqipëria është duke blerë dy avionë që në të ardhme të ketë mundësi të përballojë më mirë situata të ngjashme.

“Nuk kemi pasur kurrĂ« kaq shumĂ« mjete ajrore tĂ« dedikuara pĂ«r zjarret. MĂ« vjen mirĂ« qĂ« jemi tĂ« integruar nĂ« Mekanizmin Evropian. Kjo vihet re edhe kur janĂ« vendet e tjera nĂ« flakĂ« kanĂ« ardhur dhe na kanĂ« ndihmuar. AvionĂ«t janĂ« duke u blerĂ«. Ata duhet tĂ« prodhohen, Ă«shtĂ« njĂ« proces qĂ« kĂ«rkon kohĂ«. I keni shifrat nĂ« buxhet, nuk kemi bĂ«rĂ« disbursime pasi nuk kemi lidhur kontratĂ«â€, tha Vengu.

Ai shtoi se procesi i blerjes së avionëve zjarrfikës po ndjek procedurat standarde dhe ka transparencë të plotë, duke hedhur poshtë çdo spekulim.

Ministri theksoi se Shqipëria do të vazhdojë të përdorë të gjitha kapacitetet e saj dhe ndihmën ndërkombëtare për të mbajtur flakët nën kontroll dhe për të mbrojtur banorët.

Poliçani dhe Gramshi vijojnë betejën me flakët e zjarrit

By: b b
13 August 2025 at 20:23

Shqipëria vijon betejën me zjarret, të cilat prej 24 orësh janë kthyer në një kërcënim serioz jo vetëm për banesat, bagëtinë e bujqësinë, por edhe jetët e qytetarëve.

Zonat më kritike vijojnë të jenë ende Poliçani, Delvina dhe Gramshi, në të cilat që prej së martës po luftohet nga toka e ajri për shuarjen e flakëve.

Në Poliçan, flakët i janë afruar fshatit Plashnik, ku është bërë evakuimi i menjëhershëm i banorëve.

Autoritetet lokale thonë se po bëjnë të gjitha përpjekjet për të menaxhuar situatën.

“Kemi njĂ« situatĂ« shumĂ«, shumĂ«, shumĂ« kritike. Nga momenti nĂ« moment po presim ndihmĂ« nga ajri dhe mezi po nxjerrim banorĂ«t nga shtĂ«pitĂ« e tyre”, u shpreh Adriatik Zotka, kryetari i BashkisĂ« sĂ« Poliçanit.

Pas natës së vështirë që Delvina kaloi të martën, ku zjarri mbërriti deri në lagjet periferike të qytetit, flakët janë rishfaqur duke djegur një shtëpi, një stallë dhe plantacione me ullinj e bimësi.

“Kjo qĂ« na ka ndodhur, s’na ka bĂ«rĂ« vaki. KurrĂ« nĂ« DelvinĂ«.”

Nisur nga rreziku i lartë, autoritetet urdhëruan evakuimin e banorëve të zonës dhe ndaluan hyrjen e personave të tjerë.

300 efektivëve të angazhuar nga terreni, së bashku me 24 mjetet zjarrfikëse, u janë shtuar edhe dy helikopterë të Forcës Ajrore për ndërhyrje nga ajri. Banorët janë duke bërë vlerësimin e dëmeve.

Problematike paraqitet situata edhe në malin e Sopotit, ku zjarri po i afrohet territorit të Bashkisë së Gjirokastrës.

Në shtatë fshatra të Gramshit, gjendja paraqitet më e qetë, megjithatë një vatër është aktivizuar në fshatin Nartë të Njësisë Administrative Skënderbegas, ku zjarri po përparon me shpejtësi.

“Era e fortĂ« ka bĂ«rĂ« tĂ« mundur qĂ« flakĂ«t tĂ« pĂ«rparojnĂ« me shpejtĂ«si, gjĂ« e cila ka bĂ«rĂ« tĂ« marrim njĂ« vendim pĂ«r evakuuimin e banorĂ«ve”, u shpreh Arben Cara, drejtues i ZjarrfikĂ«ses.

Për këtë qëllim, Ministria e Mbrojtjes ka bërë thirrje banorëve të ndjekin udhëzimet e ekipeve të emergjencës dhe të evakuohen menjëherë drejt zonave të sigurta, ku deri më tani janë evakuuar rreth 30 familje në qytet.

Mësohet se të paktën 36 shtëpi janë djegur në këto fshatra. Po ashtu, humbje të mëdha ka në bagëti e bujqësi.

“TĂ«rĂ« plaçkat
 siç kam punuar 70 vjet. Plasa unĂ« tĂ« shpĂ«toj vet
 ç’e desha unĂ« jetĂ«n time?”, u shpreh e prekur njĂ« prej banorĂ«ve.

“S’e mbajta dot objektin, punĂ«n time 35-vjeçare”, tha njĂ« banor tjetĂ«r.

Zjarre ka edhe në veri, ku më serioze paraqitet situata në fshatin Xath të Fushë Arrëzit, dhe ku po vijon puna për mbajtjen e situatës nën kontroll.

Gjatë 24 orëve të fundit janë evidentuar 64 vatra zjarri, nga të cilat 24 vatra janë ende aktive.

Tv Klan

Bislimi: Mbrojtja e të drejtave të shqiptarëve në Serbi është domosdoshmëri

By: b b
13 August 2025 at 20:05

ZĂ«vendĂ«skryeministri nĂ« detyrĂ« i KosovĂ«s, Besnik Bislimi, tha se mbrojtja dhe avancimi i tĂ« drejtave tĂ« shqiptarĂ«ve nĂ« Serbi nuk Ă«shtĂ« vetĂ«m nevojĂ«, por “edhe domosdoshmĂ«ri”.

Ai më 13 gusht u takua me deputetin e vetëm shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, kryetaren e Komunës së Preshevës, Ardita Sinani dhe kryetarin e Këshillit Kombëtar Shqiptar, Enkel Rexhepi.

NĂ« takim, sipas njoftimit tĂ« lĂ«shuar nga Qeveria e KosovĂ«s, u diskutua pĂ«r “politikat diskriminuese e shtypĂ«se tĂ« SerbisĂ«â€ ndaj shqiptarĂ«ve qĂ« jetojnĂ« nĂ« kĂ«tĂ« shtet.

“U bisedua edhe pĂ«r gjendjen e shqiptarĂ«ve nĂ« Sanxhak, ku prioritet mbetet çështja e ruajtjes dhe kultivimit tĂ« identitetit shqiptar”, u tha nĂ« njoftim.

Bislimi tha se ekzekutivi kosovar do tĂ« vazhdojĂ« mbĂ«shtetjen e shqiptarĂ«ve qĂ« jetojnĂ« nĂ« PreshevĂ«, MedvegjĂ« e Bujanoc – komuna nĂ« jug tĂ« SerbisĂ«, ku jetojnĂ« shqiptarĂ«, qĂ« njihen me termin Lugina e PreshevĂ«s – por edhe nĂ« Sanxhak, me qĂ«llim, qĂ« siç tha, “tĂ« ruhet kultura e identiteti, por edhe pĂ«r tĂ« rritur mbĂ«shtetjen pĂ«r programe konform nevojave tĂ« komunitetit shqiptar atje”.

Qeveria e Kosovës ofron mbështetje financiare shqiptarët në Luginë. Në qershor, ekzekutivi kosovar ndau 626.400 euro për mbështetjen e arsimit dhe lobimit institucional për shqiptarët në Luginë, përfshirë bursa për studentë, mbështetje për nxënësit dhe financim të aktiviteteve lobuese e avokuese në nivel ndërkombëtar.

Ndërkaq, në korrik u ndanë 580 mijë euro për bashkëfinancimin e ndërtimit të një shkolle të muzikës dhe muzeut në Preshevë.

Vitin e kaluar, Bislimi kishte akuzuar Serbinë se po përpiqet të ndalë mbështetjen financiare të Qeverisë së Kosovës për bujqit shqiptarë në Serbi.

Situatë kritike në Plashnik, digjet Parku Kombëtar i Ballollit! Evakuohen 18 familje

By: b b
13 August 2025 at 19:49

Situatë kritike në fshatin Plashnik të Poliçanit, ku zjarret kanë rrezikuar shtëpitë dhe sigurinë e banorëve.

Si pasojë, familja e 18-të është evakuuar nga zona, ndërsa forcat e policisë bashkiake të Beratit, struktura të tjera rajonale dhe banorët janë angazhuar në operacionin kundër zjarreve.

Siç raportoi gazetarja e Klan News, Anila Sefa, po përhapen flakët edhe në Parkun Kombëtar të Ballollit.

“BanorĂ«t janĂ« larguar me forcĂ«, nĂ« sytĂ« e tyre dhe ndĂ«rgjegjen e tyre ishte e pakuptimtĂ« qĂ« njĂ« zjarr nĂ« mal mund t’u djegĂ« shtĂ«pitĂ«â€, tha gazetarja.

Sipas saj, situata mbetet e tensionuar, ndërsa forcat e emergjencës po punojnë intensivisht për të vënë nën kontroll flakët dhe për të shmangur katastrofa të mëtejshme.

Panairi i Produkteve Artizanale/Tradita shqiptare takon stilin modern në Green Coast

By: b b
13 August 2025 at 19:27

Për të tretin vit radhazi, në shëtitoren buzë detit në Green Coast u rikthye një nga aktivitetet më të dashura të verës Panairi i Produkteve Artizanale. Këtë vit, eventi mori një frymë të re, duke gërshetuar mjeshtërinë tradicionale shqiptare me estetikën bashkëkohore, në një atmosferë që promovonte artin, kulturën dhe kreativitetin.

ArtizanĂ« nga e gjithĂ« ShqipĂ«ria sollĂ«n njĂ« koleksion tĂ« pĂ«rzgjedhur punimesh qĂ« pĂ«rfshinin bizhuteri me gurĂ« natyralĂ«, qirinj dhe sapunĂ« artizanalĂ«, punime me dru, qeramikĂ« e metal, tekstile tĂ« qĂ«ndisura me dorĂ«, produkte tĂ« pĂ«rkujdesjes personale dhe dekorime pĂ«r shtĂ«pinĂ«. Çdo punim rrĂ«fente njĂ« histori unike, njĂ« trashĂ«gimi qĂ« vazhdon tĂ« jetojĂ« pĂ«rmes duarve tĂ« mjeshtĂ«rve tĂ« rinj e tĂ« vjetĂ«r.

 

“Ne nuk shesim vetĂ«m punime, por ruajmĂ« histori tĂ« tĂ«ra familjesh, teknika shekullore qĂ« duam t’i trashĂ«gojmĂ« brez pas brezi,” u shpreh njĂ« nga artizanĂ«t pjesĂ«marrĂ«s. “Panaire si ky na japin zĂ«rin dhe hapĂ«sirĂ«n pĂ«r tĂ« treguar se kultura dhe tradita jonĂ« Ă«shtĂ« shumĂ« e bukur dhe duhet ruajtur me çdo kusht.”

Këtë vit në qendër të vëmendjes ishin edhe masterclass-et kreative për të rritur dhe fëmijë, si krijimi i bizhuterive me kristale, arti i makrameve dhe degustimi i vajit të ullirit. Këto risi u mirëpritën me entuziazëm, duke u shndërruar në momente të bukura ndërveprimi, ku pushuesit patën mundësinë të përjetonin emocionin e krijimit me dorë.

Ky panair nuk ishte vetëm një hapësirë ku artizanët promovonin produktet e tyre, por një përvojë autentike në zemër të traditës shqiptare, që tërhoqi jo vetëm turistë vendas, por edhe të huaj, të cilët patën mundësinë të njiheshin nga afër me identitetin shqiptar.

Panairi i Produkteve Artizanale është pjesë e misionit të Green Coast për të promovuar jo vetëm turizmin cilësor, por edhe kulturën, artin dhe traditën shqiptare. Me një program të pasur aktivitetesh, Green Coast sjell çdo vit një sërë eventesh kulturore, si Panairi i Librit, klasat e pikturës dhe poçerisë, sportet ujore, festat për fëmijë, si dhe netët me muzikë live në Shëtitoren buzë detit, në Lifestyle Center La Vista dhe në qendrën tregtare Galeria by TEG.

Trump paralajmëron Putin:Nëse nuk e ndalon luftën të premten,do ketë pasoja të rënda

By: b b
13 August 2025 at 19:11

Presidenti i Shteteve tĂ« Bashkuara, Donald Trump, ka lĂ«shuar njĂ« paralajmĂ«rim tĂ« ashpĂ«r ndaj Kremlinit, duke i dhĂ«nĂ« ultimatum Vladimir Putinit qĂ« tĂ« ndalojĂ« luftĂ«n nĂ« UkrainĂ« deri tĂ« premten, pĂ«rndryshe do tĂ« pĂ«rballet me “pasoja tĂ« rĂ«nda”.

NĂ« njĂ« deklaratĂ« tĂ« fortĂ« pĂ«r mediat, Trump tha: “Nuk mendoj se mund ta bind Putinin tĂ« mos bombardojĂ« civilĂ«t, sepse e kam bĂ«rĂ« kĂ«tĂ« nĂ« bisedat e kaluara dhe ai ka vazhduar tĂ« lĂ«shojĂ« raketa.”

PavarĂ«sisht skepticizmit pĂ«r ndikimin e drejtpĂ«rdrejtĂ« mbi vendimet e liderit rus, Trump theksoi se qĂ«llimi i tij mbetet i qartĂ«: “Dua qĂ« lufta tĂ« mbarojĂ«.”

Kjo deklaratĂ« vjen nĂ« njĂ« moment kritik, ndĂ«rsa lufta nĂ« UkrainĂ« ka hyrĂ« nĂ« vitin e tretĂ«, me intensitetin e sulmeve ajrore ruse qĂ« nuk ka shĂ«nuar ulje. Presidenti amerikan nuk ka specifikuar se cilat do tĂ« jenĂ« pasojat, por pĂ«rdorimi i frazĂ«s “pasoja tĂ« rĂ«nda” Ă«shtĂ« interpretuar si kĂ«rcĂ«nim pĂ«r masa tĂ« reja ekonomike, ushtarake ose diplomatike.

Deri tani, administrata Trump ka ndjekur një linjë të alternuar mes presionit dhe diplomacisë në raport me Rusinë, por ultimatumi i sotëm përbën një nga mesazhet më të drejtpërdrejta dhe kërcënuese ndaj Moskës.

Ekspertët ndërkombëtarë shprehen skeptikë se një afat i vendosur publikisht do të ndikojë vendimmarrjen e Kremlinit. Megjithatë, mesazhi i Trump sinjalizon se Uashingtoni është i gatshëm të rrisë ndjeshëm presionin ndaj Rusisë nëse nuk ka përparim në drejtim të një armëpushimi apo marrëveshjeje paqeje.

Situata në Ukrainë mbetet dramatike, me viktima të shumta në radhët e civilëve dhe me mijëra të zhvendosur çdo muaj.

Vuçiç njofton largimin: Nuk do rikandidoj për postin e presidentit!

By: b b
13 August 2025 at 18:56

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka përjashtuar mundësinë e një kandidimi tjetër për postin e presidentit, duke deklaruar se nuk ka aspak ndër mend të ndërhyjë në Kushtetutë për të siguruar një mandat të tretë.

Gjatë një konference për shtyp në Beograd me kancelarin austriak, Christian Stocker, Vuçiç theksoi se mandati i tij aktual do të përfundojë brenda një periudhe prej rreth 18 muajsh.

“Jam prej kohĂ«sh pjesĂ« e skenĂ«s politike dhe nuk do tĂ« rikandidoj. Nuk kam asnjĂ« qĂ«llim tĂ« ndryshoj KushtetutĂ«n pĂ«r qĂ«llime personale. Nuk jam diktator, siç mĂ« paraqesin shpesh disa media nĂ« Austri”, u shpreh ai.

Sa i përket zgjedhjeve në Serbi, Vuçiç bëri të ditur se ato pritet të shpallen më herët sesa afati i përcaktuar me ligj, por nuk ofroi një datë konkrete. Ai sqaroi se kjo çështje i takon institucioneve përkatëse.

“Do tĂ« mbĂ«shtes njerĂ«zit qĂ« mendoj se kanĂ« potencial pĂ«r ta çuar vendin pĂ«rpara dhe do tĂ« angazhohem pĂ«r suksesin e tyre. Pozicioni im i ardhshĂ«m nuk Ă«shtĂ« temĂ« diskutimi tani”, shtoi presidenti serb.

Vuçiç gjithashtu komentoi mbi protestat dhe pakënaqësitë e shprehura në vend, duke i cilësuar si pjesë normale e një demokracie, për sa kohë që ato zhvillohen pa dhunë.

Biseda me Trump, Ukraina dhe BE kĂ«rkojnĂ« qĂ« RusisĂ« t’i bĂ«het presion pĂ«r paqe

By: b b
13 August 2025 at 18:30

Disa udhëheqës evropianë dhe presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, i bënë thirrje presidentit amerikan, Donald Trump, që të mbrojë interesat fundamentale të sigurisë evropiane dhe ukrainase kur të takohet më vonë këtë javë me presidentin rus, Vladimir Putin, në Alaskë.

Shefja e Bashkimit Evropian, Ursula von der Leyen, tha se biseda mĂ« 13 gusht, dy ditĂ« para se Trump tĂ« takohet me Putin nĂ« bazĂ«n ushtarake Elmendorf-Richardson nĂ« AlaskĂ«, ishte “shumĂ« e mirĂ«â€, ndĂ«rsa kancelari gjerman, Friedrich Merz, e pĂ«rshkroi video-konferencĂ«n si “konstruktive”.

“ShpresojmĂ« qĂ« tema qendrore nĂ« takimin [Trump-Putin] tĂ« jetĂ« armĂ«pushimi. NjĂ« armĂ«pushim i menjĂ«hershĂ«m”, tha Zelensky nĂ« njĂ« konferencĂ« pĂ«r media nĂ« Berlin pas bisedĂ«s me Trumpin, ku ai mori pjesĂ« sĂ« bashku me Merzin.

Takimi mes Trumpit dhe Putinit synon gjetjen e një rruge drejt përfundimit të luftës në Ukrainë që ka nisur mbi tre vjet e gjysmë më parë. Trump ka thënë se të dyja palët do të duhet të shkëmbejnë territor për të ndalur luftime të ashpra që kanë shkaktuar dhjetëra mijëra viktima nga të dyja palët dhe kanë detyruar miliona ukrainas që të zhvendosen.

Pasi u duk se u lanĂ« jashtĂ« vĂ«mendjes para takimit Trump-Putin, udhĂ«heqĂ«sit evropianĂ« dhe Zelensky kanĂ« bĂ«rĂ« pĂ«rpjekje pĂ«r t’u siguruar qĂ« zĂ«ri i tyre tĂ« dĂ«gjohet.

Uashingtoni duket se po pĂ«rgatit Kievin dhe MoskĂ«n pĂ«r kompromiset e mĂ«dha pĂ«r tĂ« pĂ«rfunduar luftĂ«n, teksa nĂ«npresidenti amerikan, JD Vance, paralajmĂ«roi se çdo marrĂ«veshje paqeje do tĂ« lĂ«rĂ« tĂ« dyja palĂ«t “tĂ« pakĂ«naqura”.

Por, presidenti francez, Emmanuel Macron, tha se Trump ishte “shumĂ« i qartĂ«â€ nĂ« takimin e 13 gushtit se dĂ«shiron tĂ« arrijĂ« njĂ« armĂ«pushim gjatĂ« samitit dhe se presidenti amerikan e bĂ«ri tĂ« qartĂ« se â€œĂ§Ă«shtjet territoriale qĂ« lidhen me UkrainĂ«n
 do tĂ« negociohen vetĂ«m nga presidenti ukrainas”.

Trump do tĂ« “synojĂ« tĂ« organizohet njĂ« takim trepalĂ«sh nĂ« tĂ« ardhmen” qĂ« do tĂ« pĂ«rfshijĂ« edhe Zelenskyn, tha Macron.

“Aktualisht, mbi tavolinĂ« nuk ka plane serioze pĂ«r shkĂ«mbim territorial 
 Mendoj se kjo Ă«shtĂ« njĂ« pikĂ« shumĂ« e rĂ«ndĂ«sishme. Dhe shpresojmĂ« qĂ« [takimi] mund tĂ« mbahet nĂ« EvropĂ«, nĂ« njĂ« vend neutral qĂ« Ă«shtĂ« i pranueshĂ«m pĂ«r tĂ« gjitha palĂ«t”, shtoi ai.

NĂ«se insistimi i Trumpit pĂ«r tĂ« pĂ«rfshirĂ« UkrainĂ«n nĂ« bisedime konfirmohet, kjo do tĂ« ndihmonte nĂ« uljen e shqetĂ«simeve nĂ« UkrainĂ« dhe tek aleatĂ«t e saj se liderĂ«t e dy superfuqive mund tĂ« arrijnĂ« njĂ« marrĂ«veshje qĂ« shkel interesat e sigurisĂ« sĂ« EvropĂ«s dhe UkrainĂ«s dhe propozon qĂ« Ukraina t’i japĂ« territor MoskĂ«s.

“Duket se mĂ«nyra e tĂ« menduarit tĂ« Trumpit Ă«shtĂ« mĂ« afĂ«r asaj tĂ« evropianĂ«ve sesa frikoheshin disa”, tha njĂ« zyrtar evropian pĂ«r Radion Evropa e LirĂ« pas kĂ«saj bisede virtuale.

Sa i përket idesë së një takimi me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky, Rusia vazhdimisht ka sugjeruar se ai duhet të ndodhë vetëm kur palët të jenë afër nënshkrimit të një marrëveshjeje paqeje, jo thjesht një armëpushimi.

Kjo gjë duket se është larg që të ndodhë, duke pasur parasysh dallimin e madh në qëndrimet ruse dhe ukrainase sa i përket disa çështjeve kryesore, përfshirë territorin dhe sigurinë, pavarësisht tre rundeve të bisedimeve direkte në Turqi që nga mesi i majit.

Bisedimet ndodhin në një moment kyç, me Trumpin gjithnjë e më të zemërur me Putinin dhe presidentin rus që nuk tregon shenja se do të heqë dorë nga kërkesat maksimaliste të Kremlinit.

Trump dhe Putin kanë zhvilluar gjashtë biseda telefonike, dhe i dërguari kryesor i Shtëpisë së Bardhë ka vizituar Moskën të paktën tri herë.

Vendimi pĂ«r t’u takuar me Putinin – diçka qĂ« paraardhĂ«si i Trumpit, Joe Biden, refuzoi ta bĂ«nte pas pushtimit tĂ« UkrainĂ« – pasqyron besimin e Trumpit se raporti i tij me liderin rus do tĂ« sjellĂ« njĂ« marrĂ«veshje paqeje tĂ« qĂ«ndrueshme.

“Kryeministri ishte i qartĂ« se mbĂ«shtetja jonĂ« pĂ«r UkrainĂ«n Ă«shtĂ« e palĂ«kundur – kufijtĂ« ndĂ«rkombĂ«tarĂ« nuk duhet tĂ« ndryshohen me forcĂ« dhe Ukraina duhet tĂ« ketĂ« garanci tĂ« forta dhe tĂ« besueshme sigurie pĂ«r tĂ« mbrojtur integritetin e saj territorial si pjesĂ« e çdo marrĂ«veshjeje”, u tha nĂ« njoftimin e lĂ«shuar nga zyra e kryeministrit britanik, Keir Starmer.

Përparimi i papritur rus pranë Pokrovskut ndez alarmin në Ukrainë

By: b b
13 August 2025 at 18:12

Ky është një nga përparimet më të mëdha të Rusisë në fushëbetejë prej muajsh. Dhe, ky përparim rus po ndodh në kohën më të keqe për Ukrainën.

Diku gjatë fundjavës, trupat ruse thyen vijat mbrojtëse të Ukrainës në veri të qytetit të Donbasit, Pokrovsk, në lindje të qytetit më të vogël Dobropilja.

Sipas analistëve ushtarakë dhe blogerëve ukrainas e rusë, njësitë ruse kanë çarë përpara rreth 17 kilometra në veri të vijave të tyre të mëparshme, një hap gjigant sipas masave të tanishme të fushëbetejës, duke e marrë fshatin Zoloti Kolodiaz dhe duke iu afruar një rruge dytësore për furnizim që shtrihet nga Dobropilja në veri.

Disa raportime me burime të hapura sugjerojnë se forcat ruse mund të kenë marrë në fakt rrugën dhe fshatin, gjë që do të kërcënonte edhe më shumë linjat e furnizimit për Pokrovskin, i cili vetë është pjesërisht i rrethuar.

Javën e kaluar, u raportua se njësitë diversante ruse janë parë në periferi jugore të qytetit, duke u afruar drejt stacionit hekurudhor në qendër.

NĂ« njĂ« postim nĂ« Telegram mĂ« 12 gusht, komandanti i lartĂ« ushtarak i UkrainĂ«s, gjenerali Oleksandr Syrskij, konfirmoi se njĂ«sitĂ« e “infiltrimit” kishin anashkaluar disa pozicione ukrainase: “Disa nga grupet janĂ« shkatĂ«rruar tashmĂ«, tĂ« tjerat janĂ« nĂ« proces shkatĂ«rrimi”.

Forcat përforcuese nga disa prej njësive më të kalitura në beteja po dislokohen tani.
Kjo ndodh nĂ« prag tĂ« njĂ« takimi tĂ« rĂ«ndĂ«sishĂ«m ballĂ« pĂ«r ballĂ« mes presidentit tĂ« Shteteve tĂ« Bashkuara, Donald Trump, dhe presidentit rus, Vladimir Putin, mĂ« 15 gusht nĂ« AlaskĂ«, ku Trump ka sugjeruar se mund tĂ« arrihet njĂ« marrĂ«veshje qĂ« pĂ«rfshin “shkĂ«mbim territoresh”.

Humbjet e fundit në fushëbetejë janë shqetësuese, në mos alarmante, sipas ekspertëve.

“NĂ«se ukrainasit nuk e rikthejnĂ« shpejt situatĂ«n dhe rusĂ«t arrijnĂ« ta konsolidojnĂ« e zgjerojnĂ« kĂ«tĂ« nĂ« njĂ« depĂ«rtim tĂ« vĂ«rtetĂ«, atĂ«herĂ« kjo mund tĂ« jetĂ« njĂ« nga ngjarjet mĂ« tĂ« rĂ«ndĂ«sishme tĂ« kĂ«saj lufte”, tha Pasi Paroinen, oficer rezervĂ« finlandez dhe analist ushtarak nĂ« organizatĂ«n e inteligjencĂ«s Black Bird Group.

“ShumĂ« varet nga mĂ«nyra se si ukrainasit arrijnĂ« tĂ« reagojnĂ«â€, tha ai.
“RĂ«nia e Pokrovskit Ă«shtĂ« thjesht çështje kohe nĂ« kĂ«tĂ« fazĂ«â€, tha Konrad Muzyka, analist ushtarak me bazĂ« nĂ« Poloni, i cili sapo ishte kthyer nga njĂ« vizitĂ« nĂ« disa prej pozicioneve tĂ« avancuara tĂ« UkrainĂ«s.

“Ukrainasit nuk kanĂ« forcĂ« njerĂ«zore pĂ«r tĂ« luftuar nĂ« qytet, as kapacitet pĂ«r tĂ« kryer njĂ« manovĂ«r anĂ«sore pĂ«r t’i larguar rusĂ«t nga pjesĂ«t jugore tĂ« qytetit”, tha ai. “Tani me shumĂ« gjasĂ« po shohim njĂ« lloj veprimi tĂ« vonuar dhe pĂ«rpjekje pĂ«r t’u shkaktuar humbje sa mĂ« tĂ« mĂ«dha rusĂ«ve
 sesa njĂ« pĂ«rpjekje pĂ«r ta rimarrĂ« qytetin”.

Një zëdhënës ushtarak ukrainas i mohoi në mënyrë të prerë raportet për përparimin rus në fushëbetejë.
“RusĂ«t po pĂ«rdorin taktikĂ«n e infiltrimit nga grupe tĂ« vogla pĂ«rtej vijĂ«s sĂ« parĂ« tĂ« mbrojtjes, duke humbur shumĂ« personel, gjĂ« qĂ« ndodhi pranĂ« Dobropiljas”, tha nĂ«nkoloneli Viktor Tregubov nĂ« njĂ« video tĂ« postuar nĂ« Facebook mĂ« 12 gusht.

“NjĂ« grup i vogĂ«l i armikut anashkaloi pozicionet ukrainase dhe u pĂ«rpoq tĂ« fshihej prapa nesh, por [forcat tona tĂ« armatosura] po i zmbrapsin kĂ«to pĂ«rpjekje”, nĂ«nvizoi ai, duke shtuar.

“Ne i vrasim vazhdimisht, dhe ata vazhdojnĂ« tĂ« dĂ«rgojnĂ« ushtarĂ«â€
Që nga dimri i kaluar, vija e frontit prej 1.100 kilometrash është zhvendosur vetëm me ritëm shumë të ngadaltë, pavarësisht se Rusia ka shumë më tepër trupa dhe armatim.

AftĂ«sia e UkrainĂ«s pĂ«r tĂ« shpiku nĂ« fushĂ«betejĂ« – veçanĂ«risht me luftĂ«n me dronĂ« – i kishte dhĂ«nĂ« Kievit pĂ«rparĂ«si tĂ« lehtĂ« ndaj forcave ruse, tĂ« cilat pĂ«r njĂ« kohĂ« tĂ« gjatĂ« mbĂ«shteteshin te dronĂ«t kamikazĂ« tĂ« prodhuar nga Irani.

Por, Rusia ka arritur tĂ« pĂ«rshtatĂ« shumĂ« nga risitĂ« e UkrainĂ«s, veçanĂ«risht me bllokimin elektronik tĂ« sinjaleve – gjĂ« qĂ« pengon fluturimet e dronĂ«ve ukrainas – dhe me dronĂ«t me fibra optike, tĂ« cilĂ«t kontrollohen me fije tĂ« holla qĂ« shtrihen me kilometra, duke i bĂ«rĂ« tĂ« paprekshĂ«m ndaj bllokimit elektronik.

Moska gjithashtu ka pĂ«rdorur bomba rrĂ«shqitĂ«se – bomba tĂ« rĂ«nda tĂ« modernizuara, tĂ« cilat mund tĂ« hidhen nga avionĂ«t larg mbrojtjes kundĂ«rajrore – pĂ«r tĂ« shkatĂ«rruar llogoret ukrainase ose pozicionet e improvizuara tĂ« fshehura nĂ« rrĂ«nojat e ndĂ«rtesave.

NjĂ« nga taktikat mĂ« gjakderdhĂ«se qĂ« Rusia ka pĂ«rdorur pĂ«r tĂ« thyer vijat ukrainase ka qenĂ« njĂ«sitĂ« e motorĂ«ve ose mjetet e lehta motorike, ku njĂ« numĂ«r i vogĂ«l ushtarĂ«sh tĂ« armatosur lehtĂ« kalojnĂ« me shpejtĂ«si fushĂ«betejĂ«n, duke u pĂ«rpjekur t’u shpĂ«tojnĂ« dronĂ«ve dhe tĂ« manovrojnĂ« pas pozicioneve ukrainase.

Edhe pse sjellin humbje tĂ« larta, kĂ«to sulme tĂ« motorizuara kanĂ« qenĂ« efektive, pjesĂ«risht sepse nuk ka mjaft ushtarĂ« ukrainas pĂ«r t’i mbushur llogoret.

“Ne i vrasim vazhdimisht, dhe ata vazhdojnĂ« t’i dĂ«rgojnĂ«â€, tha njĂ« oficer nga Brigada e 36-tĂ« Detare e UkrainĂ«s pĂ«r ShĂ«rbimin ukrainas tĂ« Radios Evropa e LirĂ« (REL).

Sipas protokollit ushtarak, ai dha vetëm nofkën e tij, Tikhy.

“NĂ«se gjejnĂ« njĂ« vend [ku mund tĂ« depĂ«rtojnĂ«], menjĂ«herĂ« i dĂ«rgojnĂ« atje. ËshtĂ« si taktika e milingonave. E dinĂ« se aty ka sheqer dhe tĂ« gjithĂ« nisen atje”, shtoi ai.

Ukraina, ndĂ«rkohĂ«, vazhdon tĂ« pĂ«rballet me vĂ«shtirĂ«si nĂ« rekrutimin dhe trajnimin e mjaftueshĂ«m tĂ« ushtarĂ«ve pĂ«r t’i dislokuar, veçanĂ«risht kĂ«mbĂ«sorinĂ« pĂ«r nĂ« vijĂ«n e parĂ« tĂ« frontit. LigjvĂ«nĂ«sit miratuan vitin e kaluar ndryshime nĂ« rregullat e mobilizimit, por ekspertĂ«t thonĂ« se rekrutuesit ende kanĂ« vĂ«shtirĂ«si si pĂ«r tĂ« joshur vullnetarĂ«, ashtu edhe pĂ«r t’i trajnuar siç duhet.

Një brigadë e re e trajnuar dhe armatosur nga Franca u përball me dhjetëra dezertime para dhe pas dislokimit, duke nxitur një hetim penal dhe dorëheqjen e komandantit të saj.
Depërtimi pranë Dobropiljas mund të ketë ndodhur pasi njësitë ruse të zbulimit kanë depërtuar prapa pozicioneve ukrainase.

Nëse rusët i mbajnë pozicionet dhe rrugën, kjo potencialisht hap një çarje në vijat ukrainase, duke u lejuar atyre të çajnë përpara në jug drejt Pokrovskit dhe në veri drejt Kramatorskut.

“ËshtĂ« pasojĂ« e mungesĂ«s sĂ« fuqisĂ« njerĂ«zore”, tha Muzyka.

“Vija e avancuar e trupave ukrainase Ă«shtĂ« tepĂ«r e shpuar. Thjesht nuk kanĂ« njerĂ«z pĂ«r tĂ« manovruar nĂ« fortifikata dhe llogoret qĂ« kanĂ« ndĂ«rtuar”, theksoi ai.

KĂ«to dy qytetet “janĂ« shumĂ« mĂ« tĂ« rĂ«ndĂ«sishme pĂ«r armikun. ËshtĂ« nĂ« fakt qendra e Donbasit, prandaj Ă«shtĂ« logjike qĂ« do tĂ« sulmonin aty”, tha Kirill Sazonov, analist qĂ« shĂ«rben nĂ« BrigadĂ«n e 41-tĂ« tĂ« Mekanizuar tĂ« UkrainĂ«s.

“Por, tani ata kanĂ« vendosur tĂ« pĂ«rfundojnĂ« punĂ«n nĂ« Pokrovsk sĂ« pari, sepse, siç kanĂ« treguar gjashtĂ« muajt e fundit, Ă«shtĂ« e pamundur tĂ« sulmosh njĂ«kohĂ«sisht Pokrovskin dhe KostiantinivkĂ«n”, shtoi ai.

Në fillim të vitit, Rusia krijoi një njësi dronësh të quajtur Qendra Rubicon e Sistemeve të Avancuara Papilotë, një njësi elitë që përdor dronë të avancuar me pamje të drejtpërdrejta dhe teston taktika e teknologji të reja.

Ekspertët thonë se Rubicon ka luajtur rol vendimtar në largimin e trupave ukrainase nga Kursku, rajoni rus ku Ukraina kishte depërtuar verën e kaluar.

“Ajo qĂ« mĂ« befasoi ishte se si rusĂ«t janĂ« pĂ«rmirĂ«suar, si po i pĂ«rdorin dronĂ«t e tyre”, tha Muzyka pĂ«r REL-in.

“Rubicon po shkakton dĂ«me tĂ« mĂ«dha nĂ« vijat e dyta dhe tĂ« treta tĂ« mbrojtjes ukrainase dhe po e bĂ«n kĂ«tĂ« nĂ« njĂ« mĂ«nyrĂ« shumĂ« tĂ« sistematizuar, shumĂ« metodike”, pĂ«rfundoi ai.

PĂ«r UkrainĂ«n, “mungesa mĂ« e madhe Ă«shtĂ« fuqia njerĂ«zore, qĂ« shfaqet praktikisht nĂ« gjithĂ« frontin”, tha ai.

“Nuk mendoj se problemi i mobilizimit do tĂ« zgjidhet, sepse Ă«shtĂ« njĂ« çështje themelore strukturore e mĂ«nyrĂ«s se si Ukraina po e lufton kĂ«tĂ« luftĂ«â€, sipas tij.

Dy qytete industriale nën kërcënim

Një nga prioritetet kryesore të Rusisë në rajonin e Donbasit, sipas ekspertëve dhe strategëve, duket se janë dy nga fortesa e tanishme të Ukrainës: Sloviansku dhe Kramatorsku.

Të vendosura në pjesën veriore të rajonit të Donjeckut, këto dy qytete industriale strehojnë një numër të madh forcash ukrainase si dhe linja furnizimi prapa frontit, spitale dhe shtabe komanduese lokale.

Trupat ruse pretendojnĂ« se kanĂ« marrĂ« Çasiv Jarin, njĂ« qytet nĂ« njĂ« lartĂ«si qĂ« ofron pĂ«rparĂ«si artilerie pĂ«r tĂ« kĂ«rcĂ«nuar KostiantinivkĂ«n, e cila ka njĂ« nyje hekurudhore tĂ« rĂ«ndĂ«sishme. Ukraina thotĂ« se qyteti mbetet i kontestuar./rel

Gramsh/ Frikë për përhapjen e sëmundjeve, nis groposja e kafshëve të djegura

By: b b
13 August 2025 at 17:58

Situata në njësinë Skënderbegas të Gramshit vijon të jetë e rënduar si pasojë e zjarrit.

Ndërkohë në terren kanë zbritur ekipet e Ministrisë së Bujqësisë, të cilat po marrin masa për groposjen e kafshëve të ngordhura që janë djegur.

Kjo ndërhyrje e shpejtë vjen për të shmangur përhapjen e ndonjë epidemie.

Kujtojmë se si pasojë e flakëve, 39 banesa u shkrumbuan, sipërfaqe të mëdha me pyje e shkurre, por edhe dhjetëra bagëti që mbetën të rrethuara nga flakët.

Në mesditë, flakët kanë hyrë në fshatin e tetë të kësaj njësie. Për shuarjen e tij po punojnë më shumë se 350 efektivë, të ndihmuar edhe nga ajri me helikopter.

Nisur nga situata e rënduar, kanë nisur edhe evakuimet e banorëve, por për zjarrfikësit beteja me ta ka qenë po aq e vështirë sa beteja që po zhvillojnë prej dy ditësh me zjarrin.

Sulmet izraelite vrasin 123 persona në Gazë në 24 orët e fundit

By: b b
13 August 2025 at 17:26

Ushtria izraelite ka vazhduar bombardimet në Qytetin e Gazës më 13 gusht, para një ofensive të planifikuar për marrjen nën kontroll të plotë të kësaj zone, teksa Ministria e Shëndetësisë në Gazë tha se në 24 orët e fundit janë vrarë 123 persona.

Shifrat e viktimave janĂ« mĂ« tĂ« lartat e regjistruara brenda njĂ« jave, teksa lufta mes Izraelit dhe Hamasit – grupit palestinez tĂ« shpallur organizatĂ« terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian – pothuajse Ă«shtĂ« nĂ« vitin e dytĂ«.

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, përsëriti një ide që palestinezët duhet të largohen nga Gaza.

“Ata nuk po dĂ«bohen, do t’u lejohet tĂ« ikin”, tha ai pĂ«r kanalin izraelit tĂ« televizionit i24NEWS. “TĂ« gjithĂ« ata qĂ« shqetĂ«sohen pĂ«r palestinezĂ«t dhe thonĂ« se duan t’i ndihmojnĂ«, duhet tĂ« hapin dyert e tyre dhe tĂ« mos na japin ne leksione”.

Arabët dhe shumë udhëheqës botërorë janë kundër idesë për zhvendosjen e popullsisë së Gazës prej 2 milionë banorësh. Ndërkaq, palestinezët thonë se një zhvendosje e tillë do të ishte sikurse një tjetër Nakba (katastrofë), kur qindra mijëra palestinezë u larguan apo u dëbuan gjatë luftës më 1948.

Plani pĂ«r rimarrjen e Qytetit tĂ« GazĂ«s nga Izraeli – qĂ« e kishte marrĂ« nĂ«n kontroll nĂ« ditĂ«t e para tĂ« luftĂ«s, por mĂ« pas ishte tĂ«rhequr – pritet tĂ« ndodhĂ« pas disa javĂ«sh, sipas zyrtarĂ«ve. Kjo nĂ«nkupton se ende ka shpresa qĂ« tĂ« arrihet njĂ« armĂ«pushim, megjithĂ«se bisedimet pĂ«r tĂ« kanĂ« ngecur dhe lufta po vazhdon.

Aeroplanët dhe tanket izraelite sulmuan rëndë zona të ndryshme në Qytetin e Gazës, duke shkatërruar shtëpi gjatë natës, thanë banorët. Sipas mjekëve, 12 persona u vranë pasi u godit një shtëpi në lagjen Zeitun.

Sulme ka pasur edhe në pjesë të tjera të Gazës, përfshirë në Han Junis, ku janë vrarë tetë palestinezë që po prisnin në radhë për të marrë ndihma, thanë mjekët palestinezë. Për këtë rast, ushtria izraelite nuk ka komentuar.

Edhe tetë persona të tjerë, përfshirë tre fëmijë, kanë vdekur nga uria dhe kequshqyerja në Gazë në 24 orët e fundit, tha Ministria e Shëndetësisë në Gazë. Sipas kësaj ministrie, që nga nisja e luftës 235 persona, përfshirë 106 fëmijë, kanë vdekur nga uria apo kequshqyerja.

Lufta nisi më 7 tetor 2023, pasi Hamasi sulmoi jugun e Izraelit duke vrarë afër 1.200 persona dhe duke rrëmbyer 251 të tjerë.

Ofensiva izraelite ka vrarĂ« mĂ« shumĂ« se 61.000 palestinezĂ«, sipas MinistrisĂ« sĂ« ShĂ«ndetĂ«sisĂ« nĂ« GazĂ«n e kontrolluar nga Hamasi – shifra qĂ« OKB-ja i konsideron tĂ« besueshme./rel

Kancelari austriak: Dialogu Kosovë-Serbi nuk ka alternativë

By: b b
13 August 2025 at 17:08

Kancelari i Austrisë, Christian Stocker, tha se sipas këndvështrimit të Bashkimit Evropian, dialogu mes Kosovës dhe Serbisë nuk ka alternativë, nëse ka vullnet për të gjetur zgjidhje.

“VĂ«rtet besoj se ekziston gatishmĂ«ri pĂ«r tĂ« gjetur njĂ« zgjidhje, pavarĂ«sisht tĂ« gjitha vĂ«shtirĂ«sive, por duhet tĂ« them hapur se unĂ« nuk mund ta ofroj atĂ«â€, tha kancelari austriak gjatĂ« vizitĂ«s nĂ« Serbi mĂ« 13 gusht.

Ai shprehu bindjen se zgjidhja duhet tĂ« jetĂ« e tillĂ« qĂ« “njerĂ«zit nĂ« kĂ«tĂ« zonĂ« tĂ« rajonit tĂ« mund tĂ« bashkĂ«jetojnĂ« nĂ« paqe, sado e vĂ«shtirĂ« tĂ« duket kjo nĂ« kĂ«tĂ« moment”.

Takimi trepalësh në Bruksel mes kryenegociatorit të Kosovës, Besnik Bislimi, atij të Serbisë, Petar Petkoviq, dhe emisarit evropian për dialogun, Peter Sorensen, më 10 qershor 2025.

Sipas tij, kjo çështje do tĂ« duhet tĂ« zgjidhet gjatĂ« rrugĂ«timit tĂ« SerbisĂ« drejt Bashkimit Evropian. Kancelari austriak shtoi se mirĂ«pret çdo masĂ« qĂ« do t’i rikthejĂ« KosovĂ«n dhe SerbinĂ« nĂ« tryezĂ«n e bisedimeve.

Megjithëse rundi i fundit i dialogut Kosovë-Serbi, i ndërmjetësuar nga BE-ja, u zhvillua më 10 qershor, të dyja vendet nuk kanë mbajtur një takim në nivel të lartë që nga shtatori 2023. Ai takim ishte zhvilluar vetëm disa ditë para se një grup serbësh të armatosur të sulmonte Policinë e Kosovës në Banjskë, afër Zveçanit, duke vrarë një polic.

Gjatë këmbimit të zjarrit u vranë tre sulmues serbë. Kosova fajëson Serbinë për sulmin, por Beogradi mohon se qëndron prapa tij.

NdĂ«rkaq, presidenti i SerbisĂ«, Aleksandar Vuçiq, e vlerĂ«soi AustrinĂ« si “vend shumĂ« tĂ« rĂ«ndĂ«sishĂ«m” pĂ«r shtetin e tij, duke shtuar se Vjena gjithmonĂ« e ka ndihmuar Beogradin nĂ« rrugĂ«n evropiane.

“Sot biseduam pĂ«r tĂ« gjitha çështjet e rĂ«ndĂ«sishme, nga reformat nĂ« Serbi nĂ« fushĂ«n e sundimit tĂ« ligjit deri te nevoja e dialogut me PrishtinĂ«n si mĂ«nyra e vetme pĂ«r tĂ« tejkaluar tensionet dhe krizĂ«n ekzistuese. NĂ« tĂ« njĂ«jtĂ«n kohĂ«, theksuam nevojĂ«n pĂ«r ruajtjen e paqes dhe stabilitetit nĂ« gjithĂ« rajonin”, deklaroi Vuçiq.

Kancelari Stocker, gjatë konferencës për media me Vuçiqin, po ashtu shprehu mbështetje për rrugëtimin evropian të të gjitha shteteve të Ballkanit Perëndimor, teksa kërkoi që rajoni të mbrohet nga përpjekjet destabilizuese.

“PĂ«r aq mĂ« tepĂ«r mĂ« Ă«shtĂ« e rĂ«ndĂ«sishme tĂ« pĂ«rmend se tĂ« gjitha vendet nĂ« Ballkanin PerĂ«ndimor i pĂ«rkasin pandashĂ«m familjes evropiane dhe Ă«shtĂ« me rĂ«ndĂ«si qĂ« rajoni tĂ« mbrohet nga pĂ«rpjekjet pĂ«r destabilizim dhe qĂ« shtyllat themelore tĂ« BE-sĂ« – tĂ« drejtat e njeriut, liria e shprehjes dhe bashkĂ«jetesa demokratike – tĂ« pĂ«rcillen edhe jashtĂ« saj”, tha Stocker.

Ai tha se rruga drejt BE-së nuk është një rrugë njëkahëshe dhe se sundimi i ligjit, si një nga vlerat qendrore të BE-së, është një nga parametrat për përparimin në procesin e anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

Kancelari austriak tha se shenja e angazhimit ndaj vlerave të BE-së duhet të jetë e dukshme edhe në politikën e jashtme, ku Serbia ka një shkallë të përafrimit prej rreth 60 për qind, pasi Beogradi shmang të harmonizohet me masat kundër Rusisë dhe Kinës.

Stocker tha se është e rëndësishme që procesi i zgjerimit të BE-së të bëhet më i prekshëm edhe për qytetarët, si dhe që për të gjithë kandidatët të vlejnë të njëjtat rregulla dhe kritere, duke u shprehur në favor që të gjitha vendet kandidate për anëtarësim të përfshihen në zonën e roaming-ut të BE-së.

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, duke u përshëndetur me presidentin ukrianas, Volodymyr Zelensky. Odesa, 11 qershor 2025.

Sa i pĂ«rket thirrjes pĂ«r harmonizim mĂ« tĂ« madh me BE-nĂ« nĂ« fushĂ«n e politikĂ«s sĂ« jashtme, Vuçiq tha se Serbia “ka dhĂ«nĂ« gjithçka nga vetja” pĂ«r tĂ« shpjeguar pozicionin e Beogradit.

Serbia deri më tani u ka refuzuar thirrjeve të vazhdueshme që të vendosë sanksione ndaj Rusisë, për shkak të luftës në Ukrainë. Beogradi, që ka raporte të mira me Moskën, ka mbështetur disa rezoluta të Kombeve të Bashkuara përmes së cilave është dënuar pushtimi rus i Ukrainës, por nuk ka vendosur sanksione./rel

“The Mirror” pĂ«r RivierĂ«n Shqiptare: Maldivet e EuropĂ«s

By: e xh
13 August 2025 at 16:48

Riviera Shqiptare po tĂ«rheq gjithnjĂ« e mĂ« shumĂ« vĂ«mendjen e mediave ndĂ«rkombĂ«tare. E pĂ«rditshmja britanike “The Mirror” e ka krahasuar bregdetin shqiptar me ishujt ekzotikĂ« tĂ« AzisĂ« Jugore, duke e cilĂ«suar “Maldivet e EuropĂ«s”.

Artikulli i gazetarit Matt Jackson përshkruan plazhet me rërë të bardhë dhe ujërat kristalore, ku vizitorët mund të zgjedhin nga hotelet luksoze deri te gjiret e izoluara. Dhërmiu përmendet si një ndër pikat më tërheqëse, me jetën e gjallë të natës dhe çmime të përballueshme.

Më në jug, Ksamil i është kthyer një sensacion në rrjetet sociale, ndërsa kasollet buzë plazhit, të lira për më pak se 10 dollarë, janë bërë virale në TikTok.

Artikulli sjell edhe përvojën e Cepee Tabibian, një amerikane që u zhvendos në Evropë dhe kaloi një muaj në Shqipëri. Ajo vlerëson koston e ulët të jetesës, mundësitë për punë si nomade digjitale dhe bukurinë natyrore, nga Alpet në veri deri te deti Jon në jug.

Cepee rrëfen se gjatë udhëtimit në shtator, plazhet ishin pothuajse bosh, ndryshe nga destinacionet e mbipopulluara të Mesdheut, ndërsa nga Saranda, në ditët e kthjellëta, shfaqet qartë ishulli grek i Korfuzit.

Sipas saj, rritja e turizmit në Shqipëri në dekadën e fundit është një tregues se vendi po kthehet në një destinacion gjithnjë e më të preferuar në hartën turistike të Europës. Tv Klan

Zonat në zjarre,ngrihet mekanizmi i emergjencës/Mobilizohen strukturat shëndetësore

By: e xh
13 August 2025 at 16:39

Si pasojë e situatës së krijuar nga zjarret në disa zona të vendit, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka ngritur menjëherë mekanizmin e emergjencës për mobilizimin e të gjitha strukturave shëndetësore dhe logjistike në zonat e prekura.

Lajmin e bĂ«ri tĂ« ditur nĂ« njĂ« postim nĂ« rrjetin social Facebook ministrja e ShĂ«ndetĂ«sisĂ«, Albana Koçiu, ku shkroi se: “OSHKSH, QKUM, QSUNT, SUT, e tĂ« gjithĂ« spitalet rajonale janĂ« nĂ« koordinim tĂ« vazhdueshĂ«m pĂ«r mbĂ«shtetjen operative tĂ« strukturave  tĂ« pĂ«rfshira nĂ« kĂ«tĂ« emergjencĂ«â€.

Sipas Koçiut bashkëpunimi me pushtetin vendor dhe mbrojtjen civile po vijon për evakuimin dhe trajtimin e banorëve të prekur.

“Garantimi i vazhdimĂ«sisĂ« sĂ« shĂ«rbimit shĂ«ndetĂ«sor pa ndĂ«rprerje dhe ofrimi i ndihmĂ«s sĂ« menjĂ«hershme pĂ«r çdo qytetar nĂ« nevojĂ«, mbetet prioritet”, shkruan Koçiu.

 

 

Zjarrvënia/14 autorë 24 orët e fundit. Rama: 10 në pranga e 4 në procedim

By: e xh
13 August 2025 at 16:02

Gjatë 24 orëve të fundit, strukturat e Policisë kanë identifikuar 14 autorë të zjarrvënieve.

Kështu shkruan në një postim në llogarinë e tij në Facebook, kryeministri Rama, ku ndër të tjera pohon se 10 prej tyre janë arrestuar, ndërsa 4 janë proceduar penalisht.

“Forca KombĂ«tare e SigurisĂ«, Shqiponjat, Patrullat e PĂ«rgjithshme dhe Forcat Operacionale janĂ« nĂ« terren, duke ndihmuar nĂ« evakuimin e banorĂ«ve dhe mbĂ«shtetur Emergjencat Civile e ZjarrfikĂ«sit pĂ«r shuarjen e flakĂ«ve”, shkruan kryeministri Rama.

Ministria e Mbrojtjes ka bërë publike zonat ku orët e fundit ka pasur vatra aktive zjarri. Gjatë orëve të fundit janë evidentuar 37 vatra zjarri aktive.

Për shkak të situatës problematike nga zjarret, Ministria e Mbrojtjes, herë pas here u ka bërë thirrje banorëve, veçanërisht në fshatrat e Gramshit dhe në Delvinë për evakuim dhe të bashkëpunojnë me forcat operacionale dhe të emergjencave që janë në terren.

 

 

Zjarret në Delvinë, nënkryetari i Bashkisë përfundon në spital

By: e xh
13 August 2025 at 15:41

Nënkryetari i Bashkisë së Delvinës, Filip Xuxi ka përfunduar në spital këtë të mërkurë, më 13 gusht, pas përballjes së tij me zjarret që kanë përfshirë zonën.

Në pamjet që kanë qarkulluar në rrjet, nënkryetari i bashkisë shihet i ulur në një karrige në rrota ndërsa po e transportojnë për në spitalin e qytetit. Në një tjetër foto, ai shihet duke marrë ndihmën e nevojshme mjekësore, pas asfiksisë së pësuar, ndërsa në krevatin pranë tij shihet gjithashtu një grua e moshuar me të afërmen e saj që i qëndron pranë.

Gjatë orëve të fundit janë evidentuar 37 vatra zjarri që janë ende aktive. Mirëpo situata më e vështirë është në fshatin Nartë të Gramshit si dhe në Delvinë, ku janë lëshuar disa urdhra evakuimi për banorët. Në Delvinë, fshati Kasapaj, aty ku ishte edhe nënkryetari Xuxi, po përballet me flakë masive të cilat kanë përfshirë shtëpitë, duke rrezikuar edhe jetën e banorëve.

Disa urdhra evakuimi janĂ« nxjerrĂ« sot nga Ministria e Mbrojtjes, por shumĂ« prej tyre nuk kanĂ« pranuar t’i lĂ«nĂ« banesat e tyre./tvklan.al

Situata e zjarreve në vend/MM: Gjatë orëve të fundit 37 vatra aktive

By: e xh
13 August 2025 at 15:36

Ministria e Mbrojtjes ka bërë publike zonat ku orët e fundit ka pasur vatra aktive zjarri. Gjatë orëve të fundit janë evidentuar 37 vatra zjarri aktive në zonat:

Qarku Vlorë

Në bashkinë  Delvinë, situata e zjarrit është problematike, pasi zjarri ka depërtuar në lagjen Kasapaj, në banesa. Në operacion po marrin pjesë edhe 2 helikopterë çek dhe sllovak në ndihmë të forcave tokësore.

Në bashkinë Finiq, vazhdon aktive vatra e shfaqur në Dhivër, e cila aktualisht është në Syrin e Kaltër, Pecë, Sirakat, Kardhikaq, në drejtim të bashkisë Delvinë, në kodrat që rrethojnë qytetin nga fshati Vllahat në drejtim të fshatit Kakodhiq. Njëkohësisht vatra ka kapur pllajën e faqes se malit të Gjerë dhe Sopotit. Për ditën e sotme po të operohet me kapacitet e bashkisë.

Në fshatin Bistricë, njësia administrative Mesopotam, bashkia Finiq. Zjarri zhvillohet në lartësi të malit. Nuk ka rrezik për banesat, po mbahet në kontroll.

Në fshatin Tremul, njësia administrative Aliko, bashkia Finiq, ku situata është e rënduar pasi rrezikohen banesat. Në terren ndodhen 1 automjet zjarrfikës me 3 efektiv të MZSH Finiq dhe 1 automjet 3 efektiv MZSH Sarandë.

Në Malin e Sopotit, bashkia Delvinë është aktivizuar një vatër zjarri, e cila po i afrohet territorit të bashkisë Gjirokastër. Në terren ndodhen forca nga MZSH Gjirokastër.

Qarku Dibër

Vatra e zjarrit në Ternovë, njësia administrative Zerqan, bashkia Bulqizë ndihmuar nga era  ka marrë përmasa. Në terren janë duke operuar forca nga MZSH, forcat e pyjores dhe punonjës të bashkisë si dhe forca të kompanive private të minierës, për shkak të terrenit e kanë të vështirë vënien në kontroll të zjarrit i cili favorizohet nga era pranë Liqenit të Zi. Në terren ndodhen 30 forca nga FA dhe 50 forca nga bashkia

Në Malin me Gropa në Bizë të Martaneshit, Bashkia Bulqizë, njësia administrative Martanesh, zjarri vijon aktiv. I prekur dhe fshati Val, por nuk paraqet rrezik për banesat. Po punohet për izolimin përfundimtar.

Në lagjen Miravec, fshati Sohodoll, njësia administrative Kastriot, bashkia Dibër, është shfaqur një vatër e re zjarri në sipërfaqee shkurre, ferra dhe hamullore, por pa rrezik për banesa. Në terren janë 4 forca MZSH, 1 mjet zjarrëfikes.

Qarku Berat

NĂ« fshatin RehovĂ«, njĂ«sia administrative TĂ«rpan, bashkia Poliçan. Vazhdon tĂ« mbetet aktive vatra e zjarrit nĂ« “Rezervatin e Menaxhuar  Balloll”, zonĂ« e mbrojtur. NjĂ« pjesĂ« e zjarrit po kalon nĂ« faqen perĂ«ndimore tĂ« Malit SelenicĂ«, duke vendosur nĂ« rrezik disa banesa, fshati Çorogjaf, Lagje SelenicĂ«. NĂ« terren janĂ« aktualisht 1 mjet zjarrfikĂ«s dhe 6 forca tĂ« FA, 1 mjet dhe 4 forca MZSH Dimal.

Në fshatin Vokopolë, njësia administrative Tërpan, bashkia Poliçan, si pasojë e një shkëndije nga shkëputja e linjës së tensionit është aktivizuar një vatër zjarri, e cila në pak kohë ka marrë përmasa. Në vendngjarje u angazhuan forca dhe mjete nga MZSH dhe bashkia. Si pasojë e zjarrit u dogjën 6 banesa, nga të cilat 3 të pabanuara. Vatra e zjarrit është me intensitet të ulët dhe po mbahet në monitorim.

Në fshatin Mbrakull, njësia administrative bashkinë Poliçan, jashtë territorit të Uzinës Mekanike, në vazhdon aktive vatra e zjarrit në një sipërfaqe me shkurre dhe ullishte. Në terren ka ende forca operacionale.

Në fshatin Velçan, njësia administrative Sinjë, bashkia Berat. Vatra e zjarrit është riaktivizuar. Në vendngjarje po punojnë 3 automjete me 20 efektivë të MZSH si dhe 25 forca bashkiake. Ka përhapje të zjarrit dhe kërkohet mbështetje nga ajri.

Në fshatin Orizaj, njësia administrative Qendër Skrapar, bashkia Skrapar. Në terren po punojnë 6 forca zjarrfikëse dhe 2 mjete MZSH, 5 punonjës të Shërbimit Pyjor të bashkisë Skrapar, 5 forca vullnetare. Vatra është në Monitorim. Janë djegur rreth 100 ha me shkurre, ullinj dhe pemë frutore.

NĂ« fshatin Çiflig, njĂ«sia administrative Poshnje, bashkia KuçovĂ«. NĂ« vendngjarje po shkojnĂ« 8 efektivĂ« tĂ« MZSH me 1 mjet.

Në fshatin Goraj, njësia administrative Perondi, bashkia Kuçovë është shfaqur një vatër zjarri në një sipërfaqe me ullishte, e cila ka marrë përmasa. Në terren kanë shkuar 1 mjet zjarrfikës me 8 forca operacionale.

Qarku Tiranë

Në fshatin Spanesh, Kazie dhe Spille, njësia administrative Kryevidh, bashkia Rrogozhinë.  Zjarri është vënë nën kontroll. Vatra nuk paraqet rrezik për përhapje.

Në fshatin Ferraj dhe Zall-Herr, njësia administrative Zall-Herr, zjarri i nisur në datën 10.8.2025 po zhvillohet në territorin e këtyre fshatrave Ferraj dhe Zall Herr. Terreni kodrinor e bënë të vështirë ndërhyrjen e forcave dhe mjeteve nga toka. Në terren ndodhen 20 forca zjarrfikëse me 4 mjete MZSH të bashkisë Tiranë dhe Kavajë, 11 forca AdZM, 5 forca APR si dhe forca të policisë së Shtetit.

Në  fshatin Damjan-Fortuzaj dhe Isufaj, zona e Arbanës, njësia administrative Vaqarr. Vatra është aktive në kodrat e Vaqarrit dhe Pezës. Nuk ka rrezik për banesa dhe po vazhdon monitorimi nga terreni.

Vijon aktive vatra e zjarrit tĂ« rĂ«nĂ« nĂ« “Mali i BĂ«rzhitĂ«s”, fshati IbĂ«, njĂ«sia administrative BĂ«rzhitĂ«, bashkia TiranĂ«. Zjarri vazhdon tĂ« pĂ«rhapet nĂ« fshatin DurishtĂ«. NĂ« terren ndodhen 12 forca zjarrfikĂ«se me 3 mjete MZSH, 5 fora APR si dhe prezencĂ« e PolicisĂ« sĂ« Shtetit.

Në Kodër Selitë, njësia administrative nr. 5, është aktivizuar një vatër zjarri dhe është nën kontroll.

Qarku Gjirokastër

Në drejtim të fshatit Dhuvjan dhe fshatrat Lugar e Frashtan, vatra e cila erdhi nga bashkia e Finiqit u hap në dy fronte në majën e Leftokaresë: në fshatrat Lugar e Frashtan, vatra u vu nën kontroll, ndërsa po punohet për fikjen e vatrës në drejtim të fshatit Dhuvjan.

Në fshatin Hormovë, njësia administrative Qendër Tepelenë, bashkia Tepelenë .Nga puna e forcave në terren është shmangur rreziku për banesat. Kane ndërhyrë 4 zjarrfikës, 8 forca bashkiake nga bashkia Gjirokastër dhe 2 mjete. Vijon puna për shuarjen përfundimtare.

Ne fshatin Koshtan njĂ«sia administrative Qesarat, bashkia Memaliaj. ËshtĂ« shmangur rreziku pĂ«r banesat dhe situata Ă«shtĂ« ne monitorim me 4 mjete zjarrfikĂ«s dhe 1 mjet fouristradĂ«.

Në fshatin Turan, njësia administrative Qendër Tepelenë, bashkia Tepelenë, ka vijuar puna për shuarjen e zjarrit, i cili u përhap në drejtim të fshatit Lekel dhe Kodër. Janë djegur dy stalla bagëtish, 1 lopë, 2 viça dhe 1 kal. Zjarri vazhdon të jetë aktiv, por e ka ulur disi intensitetin. Në terren operuan forca dhe mjete nga i gjithë qarku Gjirokastër, me 6 automjete zjarrfikëse me 23 efektivë, 20 forca policore, 20 forca bashkiake, 15 forca vullnetare dhe 20 forca nga FA. Sot vijon puna me forca në terren të ndihmuar nga dy helikopterët çek dhe sllovak.

Në fshatin Lazarat, bashkia Gjirokastër është shfaqur një vatër zjarri e ardhur nga Delvina.

Në bashkinë Dropull, fshati Goranxi mbi Manastirin e Shën Mërisë është shfaqur një vatër zjarri, e cila për momentin është normalizuar. Zjarri vazhdon matanë antenave të Sopotit në drejtim të Delvinës dhe Gjirokastrës.

Qarku Elbasan

Vazhdon zjarri në fshatin Kullollas, Njësia administrative Skënderbegas, bashkia Gramsh, ku situata është rënduar me përfshirjen edhe të fshatrave përreth Harunas. Zjarri është duke shkuar drejt fshatit Nartë, ku është dhënë njoftimi për evakuim. Pati një rritje të intensitetit të zjarrit. Të gjitha kapacitetet e qarkut janë të përqendruara në Gramsh. Janë duke operuar dy helikopterë EBA. Në terren ndodhen 2 mjete zjarrfikëse në zonën e Nartës dhe mbi fshatin Skënderbegas ndodhen 3 mjete zjarrfikëse.

Në fshatin Mukaj dhe fshatin Sojnik, njësia administrative Kukur, bashkia Gramsh, vijon të jetë aktiv zjarri në sipërfaqe me shkurre dhe ferra. Në terren janë edhe forcat zjarrfikëse të Elbasanit dhe Gramshit afër fshatit Snosëm e Sojnik të shoqëruara edhe nga punonjës bashkiakë e banorë të zonës.

Në fshatin Garunjë, njësia administrative Pajovë, bashkia Peqin është aktivizuar një vatër zjarri.

Në fshatin Polis Gurëshpat, njësia administrative Polis, bashkia Librazhd është shfaqur një vatër e re zjarri. Në terren kanë shkuar 1 mjet zjarrfikës me 4  forca operacionale.

Qarku Shkodër

Në fshatin Xeth, njësia administrative Blerim, bashkia Fushë Arrëz. Zjarri është në sipërfaqe  pyjore dhe me shtrirje të madhe. Forca në operacion: 65 efektive FA, 2 mjete ZF, 16 efektiv zjarrfikës dhe 2 mjete nga bashkia Fushë Arrëz. 77 forca të bashkisë dhe pyjore. 16 forca policore. Situata sot është më e qetë dhe banesat janë jashtë rrezikut.

Në bashkinë Puke është raportuar zjarr në sipërfaqe pyjore, Mesul. Vatra e zjarrit është nën kontroll dhe mbahet në monitorim.

Në fshatin Shegan, njësia administrative Kastrat, bashkia Malësi e Madhe. Terreni vështirëson punën e forcave. Në njësinë administrative Postribë situata është nën kontroll.

Qarku Kukës.

Në bashkinë Kukës vatra e zjarrit në zonë pyjore Parku Natyror i Monellës në vendin e quajtur Maja e Zezë, është izoluar.

Qarku Korçë

Në fshatin Gërmenj, njësia administrative Qendër Leskovik, bashkia Kolonjë. Vatra e zjarrit ngelet problematike për shkak të pranisë së municioneve, të cilët shpërthejnë herë par here. Në terren për vlerësimin e situatës në lidhje me municionet luftarake ndodhen ekipe xheniere nga FA. Situata po vijon të monitorohet.

Qarku Lezhë

Në fshatin Blinisht dhe Kotërr, njësia administrative Blinisht afër kishës së fshatit janë shfaqur dy vatra zjarri.

DPT: Asistohen mijëra tatimpagues në vend gjatë muajit korrik

By: e xh
13 August 2025 at 15:25

Shërbimi Tatimpagues në Administratën Tatimore ka asistuar mijëra tatimpagues gjatë muajit korrik, në Tiranë dhe rajone, për çështje që lidhen me detyrimet tatimore.

Konkretisht nga të dhënat e fundit të Administratës Tatimore, gjatë muajit korrik: 6,705 tatimpagues janë asistuar sy më sy, 3,207 tatimpagues kanë marrë përgjigjet e nevojshme me telefon nga DRT-të, 12,596 tatimpagues kanë marrë përgjigje përmes platformës e-Filing, 1,730 tatimpagues janë asistuar nga Call Center përmes thirrjeve hyrëse.

Postimi i DPT

Me nĂ« fokus qytetarĂ«t dhe tatimpaguesit 📍ShĂ«rbimi Tatimpagues nĂ« AdministratĂ«n Tatimore ka asistuar mijĂ«ra tatimpagues gjatĂ« muajit korrik, nĂ« TiranĂ« dhe rajone, pĂ«r çështje qĂ« lidhen me detyrimet tatimore.

🗓 GjatĂ« muajit korrik:

đŸ‘‰đŸ» 6,705 tatimpagues janĂ« asistuar sy mĂ« sy.

đŸ‘‰đŸ» 3,207 tatimpagues kanĂ« marrĂ« pĂ«rgjigjet e nevojshme me telefon nga DRT-tĂ«.

đŸ‘‰đŸ» 12,596 tatimpagues kanĂ« marrĂ« pĂ«rgjigje pĂ«rmes platformĂ«s e-Filing.

đŸ‘‰đŸ» 1,730 tatimpagues janĂ« asistuar nga Call Center pĂ«rmes thirrjeve hyrĂ«se.

đŸ“žđŸ’» PĂ«r çdo paqartĂ«si na kontaktoni:

☎ 0800 000 2

🌐 www.tatime.gov.al

Nga molet tek marinat e klasit botëror, rrugëtimi që ka transformuar turizmin detar

By: e xh
13 August 2025 at 14:50

Lundrimi është ndër aktivitetet më të lashta dhe më të rëndësishme në historinë e njerëzimit. Që prej periudhave prehistorike, kur komunitetet e hershme bregdetare ndërtuan mjetet e para lundruese për peshkim dhe tregti, e deri në ditët e sotme, deti ka qenë gjithnjë një urë lidhëse mes qytetërimeve.

Portet e dikurshme, nga nevoja funksionale tek pikat tregtare

Gjatë mijëvjeçarëve të parë, portet u zhvilluan kryesisht si pika ngarkimi dhe shkarkimi për mallra, anije tregtare dhe mjete peshkimi. Infrastruktura ishte minimale, shpesh një mol i thjeshtë prej guri ose druri dhe shërbimet ishin pothuajse inekzistente. Nuk kishte objekte për mirëmbajtjen e mjeteve, nuk kishte siguri të organizuar apo ambiente për udhëtarët.

Porti Vlorë 1930, foto nga Vangjush Mio

Porti më i hershëm i njohur në botë është ai i Lothal, në Indi, i ndërtuar rreth vitit 2400 para erës sonë. Ky port artificial i qytetërimit të Luginës së Indit përfaqëson një arritje të jashtëzakonshme për kohën, duke shërbyer si një nyje kyçe për tregtinë ndërkombëtare të asaj periudhe. Nga ajo kohë e deri më sot kanë kaluar mbi 44 shekuj dhe industria detare ka pësuar një evolucion të jashtëzakonshëm.

Marinat moderne, një mënyrë jetese, jo vetëm një ndalesë

Në shekullin XXI, ideja e një porti nuk kufizohet më te funksioni i thjeshtë logjistik. Marina është kthyer në një destinacion më vete, një hapësirë multifunksionale që përfshin elemente të infrastrukturës detare, mikpritjes, teknologjisë, sigurisë dhe jetesës luksoze. Marinat e sotme moderne shërbejnë si porta hyrëse për qytete bregdetare, nxisin turizmin elitar dhe krijojnë vende të reja pune në sektorë të ndryshëm si hoteleria, gastronomia dhe shërbimet teknike. Një marinë moderne është gjithashtu një tregues i zhvillimit urban dhe i aftësisë së një vendi për të tërhequr investime ndërkombëtare.

Ajo që e dallon një marinë të klasit botëror, nga një marinë e zakonshme nuk është vetëm infrastruktura moderne, apo kapaciteti për të pritur qindra jahte e megajahte, por eksperienca e plotë që ajo ofron. Nga shërbimet 24/7 dhe siguria maksimale, tek ambientet luksoze, apo klubet elitare të jahteve, një marinë e këtij niveli bëhet epiqendër e jetës detare dhe një pikë takimi për komunitetin e saj.

Me kalimin e kohës, përmirësimi i teknologjisë dhe kalimi nga portet tradicionale te marinat moderne, nuk ka ndryshuar vetëm mënyrën si udhëtohet, por edhe lidhjen që krijojmë me vendet ku ankorohemi. Falë shërbimeve të personalizuara, klubeve të jahteve, aktiviteteve komunitare dhe cilësisë së jetesës që ofrojnë, këto hapësira bëhen më shumë sesa një ndalesë, bëhen vende ku krijohen kujtime, përjetime dhe ndjenja përkatësie. Marina kthehet kështu në një vend me të cilin nuk lidhemi vetëm praktikisht, por edhe emocionalisht, një destinacion ku rikthimi ndjehet si rikthim në shtëpi.

Vlora Marina një kapitull i ri në turizmin detar në Shqipëri

Shqipëria e njohur për vijën e bukur bregdetare dhe pozicionin strategjik në Mesdhe, po hap një kapitull të ri në turizmin detar përmes të parës marinë të klasit botëror në vend. Vlora Marina, një projekt që po realizohet në zemër të qytetit të Vlorës do të sjellë jo vetëm një marinë moderne, por edhe një kompleks rezidencial apartamentesh buzë detit si dhe çdo njësi shërbimi si për rezidentët ashtu edhe për vizitorët.

Me një kapacitet prej mbi 400 vende ankorimi për yahte e megayahte, Vlora Marina është projektuar të ofrojë të gjitha njësitë e shërbimit për një përvojë të plotë detare duke nisur që nga furnizimi me karburant i mjeteve lundruese, infrastruktura e nevojshme për mirëmbajtjen  e tyre, siguri 24 orë, zona rekreative dhe argëtuese, mundësi akomodimi dhe akses të drejtpërdretë në shëtitore, apo në qytet me të gjitha njësitë e shërbimit fare pranë zonës ku është ankoruar mjeti.

Në një kohë kur aksesueshmëria po bëhet gjithnjë e më e rëndësishme për vlerën e pasurive të paluajtshme, Vlora Marina është idealisht e pozicionuar në zemër të qytetit të Vlorës, lehtësisht e arritshme si në rrugë tokësore ashtu edhe në rrugë detare e ajrore, me mundësi eksplorimi të mbi 120 plazheve e gjireve natyrore, me ujëra të kristalta dhe bukuri mahnitëse, shpellave karakteristike, lagunave e shumë atraksioneve të tjera përreth.

Pozicioni strategjik e bën Vlora Marinën jo vetëm një nyje lidhëse për lundrim në të gjithë Mesdheun Lindor, por një mundësi të artë investimi. Sipas trendeve në rajon dhe vendeve të ngjashme mesdhetare, investimi në marina të menaxhuara profesionalisht ofron një kthim të investimit mesatar prej 6-8% në vit. Ky potencial rritet edhe më shumë falë konsulencës së D-Marin, një nga rrjetet më të mëdha të marinave në Mesdhe dhe Lindjen e Mesme, i njohur për standardet e tij të larta të menaxhimit, eksperiencën ndërkombëtare dhe komunitetin ekskluziv që ndërton rreth çdo marine që operon.

Vlora Marina nuk është thjesht një vend ankorimi, por një vizion i ri për jetën bregdetare në Shqipëri. Ky projekt bën bashkë jetesën premium me funksionalitetin dhe përvojën autentike mesdhetare në një destinacion të vetëm.

 

❌
❌