Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 21 July 2025Revista Monitor

Bizneset vazhdojnë të shfaqin kërkesë të lartë për kredi

21 July 2025 at 16:47

Kërkesa për kredi e bizneseve u raportua në rritje edhe në tremujorin e dytë të vitit 2025.

Sipas vrojtimit të aktivitetit kreditues, të Bankës së Shqipërisë, kërkesë e lartë për kredi u raportua në të gjitha kategoritë e biznesit, ndërsa sipas qëllimit të përdorimit kërkesa erdhi kryesisht për kredi me qëllim financimin e investimeve. Kërkesa për kredi në mbulimin e nevojave afatshkurtra për likuiditet u raportua më e ulët.

Në gjykimin e bankave, rritja e kërkesës për kredi u mbështet nga nevojat më të larta për financimin e investimeve, nga niveli i përgjithshëm i normave të interesit dhe nga treguesi i besimit të biznesit.

Sipas bankave, kërkesa për kredi e bizneseve pritet të rritet edhe në tremujorin e tretë të vitit 2025, si në terma të madhësisë së biznesit, ashtu edhe në terma të qëllimit të përdorimit të kredisë.

Nga ana e tyre, bankat raportuan se standardet e kreditimit për bizneset mbetën të pandryshuara në tremujorin e dytë të vitit 2025. Ato u raportuan të pandryshuara në kreditë si për biznesin e madh, ashtu edhe për biznesin e vogël e të mesëm. Standardet nuk ndryshuan dhe në kreditë për financimin e investimeve dhe në ato për mbulimin e nevojave për likuiditet.

Gjithashtu, shkalla e miratimit të kredive për bizneset mbeti e pandryshuar në tremujorin e dytë. Faktorët që ndikojnë në shkallën e refuzimeve për kredi për bizneset shfaqën ndryshime minimale në këtë tremujor.

Në tremujorin e tretë të vitit 2025, standardet e kreditimit priten të mbeten të pandryshuara, si në kreditë sipas madhësisë së biznesit, ashtu edhe në ato sipas qëllimit të përdorimit.

Të dhënat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se kredia për biznesin po vazhdon të rritet me ritme të shpejta edhe në pjesën e parë të vitit 2025. Në fund të muajit maj, portofoli i kredisë së bizneseve arriti në rreth 488 miliardë lekë. Vlera e portofolit është në rritje vjetore me 12.7%, duke ruajtur afërsisht të njëjtat nivele rritjeje që shënonte vitin e kaluar.

Banka e Shqipërisë vlerëson se kreditimi i ekonomisë po rritet me ritme shumë të shpejta, veçanërisht në segmentin e pasurive të paluajtshme.

Për këtë arsye, qysh prej vitit të kaluar Banka Qendrore ka marrë disa masa për të frenuar rritjen e kredisë, si kërkesa shtesë për mjaftueshmërinë e kapitalit, ndërsa këtë vit nisi edhe aplikimin e kufizimeve direkte lidhur me kredinë për blerje banesash nga individët. Shtrëngimi i kritereve të riskut për kreditimin e familjeve, megjithatë, mund të krijojë hapësira që bankat të rrisin objektivat e tyre të huadhënies në segmentin e biznesit.

 

 

 

The post Bizneset vazhdojnë të shfaqin kërkesë të lartë për kredi appeared first on Revista Monitor.

Nga vizitorët me termues tek zhvillimi rural: A ka Shqipëria një vizion turizmi?

21 July 2025 at 15:06

Turistët me “shtëpi në kamion” dhe Shqipëria që duhet të dijë çfarë kërkon

Nga Bledar Meta[i] 

Kohët e fundit, në media dhe rrjetet sociale po bëhen diskutime dhe ironi me turistët që hyjnë në Shqipëri me rulota, bojlera dhe bukën nga shtëpia. Ndërkohë, në të njëjtat zona rurale, njerëzit përpiqen të ndërtojnë bujtina me stil, të servirin ushqime tradicionale dhe të mbijetojnë nga turizmi. Ky model “turizmi pa konsum lokal” po përhapet dhe më keq akoma po tolerohet. Madje shpesh promovohet si “eksperiencë autentike”, kur në realitet është një udhëtim i lirë, me ndikim minimal në zhvillimin ekonomik vendor.

Në vend që të ironizojmë fenomenin, le ta kuptojmë drejt. Dhe më e rëndësishmja, le të vendosim strategjikisht se çfarë turizmi duam.

Turistët me rulota janë të mirëpritur por nuk mund të ndërtojmë zhvillimin mbi ta

Turistët me kamper, çadra, rulota apo bukën nga shtëpia janë pjesë legjitime e tregut turistik. Le të vijnë. Shqipëria është vend mikpritës dhe ka vend për të gjithë. Por është e papërgjegjshme të ndërtojmë një ekonomi kombëtare mbi një model turizmi që as nuk qëndron gjatë, as nuk konsumon, as nuk lë gjurmë reale në zinxhirin lokal ekonomik.

Nëse duam zhvillim të vërtetë, duhet të fokusohemi te një pyetje thelbësore:

Si të tërheqim turistë që lënë vlerë pas vetes?

Ata që blejnë ushqim lokal, që paguajnë për përvoja unike, që flenë në bujtina të vogla, që kërkojnë kulturë, histori, natyrë dhe kujtime. Ata që nuk kërkojnë vetëm pushime të lira, por eksperienca që nuk i gjejnë askund tjetër.

Turisti që sjell vlerë, është ai që kthehet pas

Turisti që shpenzon me kënaqësi, që respekton vendin dhe njerëzit, që e ndan përvojën me të tjerët, është ai që duhet ta kërkojmë.

Sepse ai nuk sjell vetëm para; sjell referencë, rikthim, ndikim dhe zhvillim.

Nëse Shqipëria nuk e orienton qartë politikat dhe ofertën turistike drejt këtij profili, do vazhdojmë të jemi thjesht një stacion karburanti për turistë me rulota, bojlera dhe termues me kafe.

Turizmi i lirë është pjesë e lojës, por jo plan zhvillimi

Turizmi i lirë nuk është problem në vetvete. Problemi lind kur kthehet në model dominues, kur ne e promovojmë veten si “të lirë” dhe kur i lëmë komunitetet lokale të mbijetojnë në pritje të ndonjë vizitori që ndalon për kafe.

Nuk ka zhvillim real pa konsum lokal, pa shpenzim të qëllimshëm dhe pa ndërveprim ekonomik me mikpritësit.

A mund të mbijetojë një bujtinë në Dibër, Tropojë, Libohovë, Përmet apo Kelmend vetëm sepse dikush ndalon për ujë apo një foto? Jo.

Nëse nuk ndërtojmë një model turizmi me vlerë të qëndrueshme, atëherë as komunitetet nuk do përfitojnë, as ekonomia nuk do lëvizë përpara.

Turizmi që duam: me përvojë, me cilësi, me identitet

Ne nuk kemi nevojë të kopjojmë askënd. Nuk kemi pse të bëhemi as Kroaci me resorte, as Greqi me “all inclusive”, as Itali me fshatra për Instagram.

Shqipëria duhet të bëhet vetja.

Dhe kjo “vete” duhet të ndërtohet mbi katër shtylla:

Autenticiteti – jo version i fabrikuar për turistin, por realiteti i përditshëm: jufka, raki, rrëfim i vërtetë.

Inovacioni – në dizajn, në storytelling, në menaxhim dhe teknologji.

Qëndrueshmëria – që përfshin komunitetin, ruan natyrën dhe trashëgiminë.

Veçantia – mikpritje e papërsëritshme, vende pa hartë, njerëz që s’të harrohen.

Çfarë duhet të ndërtojmë konkretisht?

  • Turizëm përvojash, jo thjesht akomodim. Mëngjes me petë e kos, punime artizanati, histori të rrëfyera, lidhje me komunitetin.
  • Infrastrukturë funksionale, jo luksoze. Një krevat i pastër dhe një çezmë që punon vlejnë më shumë se një SPA pa shërbim.
  • Rrjete mikpritjeje, jo biznese të izoluara. Bashkëpunim real mes fermerëve, artizanëve dhe mikpritësve.
  • Marketing të mençur, që nuk e shet/promovon Shqipërinë si “të lirë”, por si të vlefshme dhe të pazëvendësueshme.

POR…

Pa përgatitje, nuk ka turizëm me vlerë

Një model i tillë nuk ngrihet vetëm me promovim kërkon përgatitje serioze.

Bizneset në zonat turistike, sidomos ato rurale, duhet të punojnë me kreativitet në shërbim dhe në vlerën e shtuar të produkteve që ofrojnë. Aftësitë sipërmarrëse dhe menaxheriale duhet të ndërtohen që herët, përmes edukimit formal dhe joformal, që nga klasat e para, në çdo zonë ku zhvillohet turizëm. Por institucionet publike nuk mund të qëndrojnë spektatore. Politikat, investimet dhe mbështetja konkrete duhet të shkojnë atje ku turizmi krijon ndikim real: në fshat, në bujtinë, në punë dhe në produkt lokal.

Duhet të shmangim mendësinë e fitimit të shpejtë, dhe të përqendrohemi te cilësia, mikpritja dhe ndërtimi i një identiteti unik për çdo biznes.

Vetëm kështu mund të krijojmë USP-në (Unique Selling Proposition) e çdo bujtine, çdo fshati, dhe në fund të fundit USP-në kombëtare të turizmit shqiptar, për të konkuruar me dinjitet dhe origjinalitet në tregun global.

Çfarë duhet bërë tani?

  1. Të orientojmë politikat e turizmit drejt vlerës, jo thjesht numrave. Nuk ka kuptim të kemi një milion turistë nëse asnjëri nuk shpenzon përtej karburantit.
  2. Të mbështesim bujtinat dhe përvojat autentike me trajnime, financime dhe promovim strategjik. Këto janë pasuri kombëtare, jo biznese periferike.
  3. Të ndryshojmë narrativën e Shqipërisë si destinacion. Nuk jemi “të lirë”. Jemi të vlefshëm, të veçantë dhe të paharrueshëm.

Shqipëria ka dy rrugë përpara

  • Ose të mbetet një stacion për rulota me bojler, me ndikim të ulët në ekonomi.
  • Ose të bëhet një destinacion për turizëm të vërtetë, me përvoja autentike, ekonomi lokale dhe standarde europiane.

Zgjedhja është e jona.

Le t’i mirëpresim të gjithë por ta ndërtojmë turizmin rreth atyre që japin vlerë dhe e marrin atë me dinjitet.

Shqipëria mund të jetë e lirë për të ardhur, por duhet të jetë e vlefshme për të qëndruar.

Sepse zhvillimi i qëndrueshëm nuk matet me radhët në doganë, matet me bujtinat që jo vetëm mbijetojnë por krijojnë vlerë, me njerëzit që punësohen, me produktet që shiten dhe me përvojat që mbahen mend. Dhe për këtë, na duhet vision, jo vetëm vizitorë.

 

[i] Ekspert i Agrobiznesit dhe Zhvillimit Rural | Trajner dhe Këshillues për Sipërmarrjet | Konsulent Projektesh

Opinionet janë personale të autorit dhe nuk përbëjnë qëndrim të revistës

The post Nga vizitorët me termues tek zhvillimi rural: A ka Shqipëria një vizion turizmi? appeared first on Revista Monitor.

BE nxiton për të arritur marrëveshje tregtare me SHBA-në dhe përgatitet për më të keqen

21 July 2025 at 14:51

Bashkimi Europian dhe negociatorët amerikanë po hyjnë në një tjetër javë bisedimesh intensive, teksa përpiqen të arrijnë një marrëveshje tregtare deri më 1 gusht, datë kur Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka kërcënuar të vendosë tarifa 30% mbi shumicën e eksporteve nga BE.

Zyrtarët në Bruksel janë të gatshëm të pranojnë një marrëveshje të pabalancuar që favorizon SHBA-në, nëse ky është çmimi për të kapërcyer bllokimin para afatit. Por, sipas burimeve të afërta me procesin, palët nuk kanë arritur ende një përparim vendimtar, pavarësisht një raundi të mëparshëm bisedimesh të zhvilluara javën e kaluar në Uashington.

Për këtë arsye, BE po shton gjithashtu përgatitjet për një skenar ku nuk arrihet asnjë marrëveshje. Ambasadorët e BE-së pritet të mblidhen që këtë javë, për të hartuar një plan masash në rast se dështojnë negociatat me Trump, i cili besohet se ka forcuar qëndrimin e tij për tarifat me afrimin e afatit.

“Këto negociata janë të vështira,” deklaroi ministri francez i Financave, Eric Lombard, përpara një takimi me përfaqësues biznesesh në Paris. “Nëse nuk arrijmë një marrëveshje të ekuilibruar me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, atëherë ne kemi të drejtën të marrim masa si kundërpërgjigje, natyrisht të balancuara, por që mbrojnë interesat e Bashkimit Europian.”

Sipas disa burimeve, SHBA po shtyn drejt një tarife pothuaj universale mbi mallrat e BE-së, më të lartë se 10%, me përjashtime gjithnjë e më të kufizuara, kryesisht në sektorin e aviacionit, disa pajisje mjekësore dhe barna, disa pije alkoolike dhe pajisje të caktuara industriale që SHBA-së i nevojiten.

Dy palët kanë diskutuar gjithashtu vendosjen e tavaneve për disa sektorë, kuotat për çelikun dhe aluminin, si dhe mënyra për të izoluar zinxhirët e furnizimit nga burime që mbiprodhojnë këto metale. Megjithatë, sipas burimeve, edhe nëse arrihet një marrëveshje, ajo do të kërkojë miratimin përfundimtar të Presidentit Trump, që mbetet i paqartë.

“Jam i bindur se do të arrijmë një marrëveshje,” deklaroi Sekretari i Tregtisë i SHBA-së, Howard Lutnick, të dielën. “Mendoj se të gjitha vendet kryesore do ta kuptojnë se është më mirë të hapin tregjet për Shtetet e Bashkuara sesa të paguajnë tarifa të larta.” Lutnick shtoi se kishte folur me negociatorët europianë të dielën në mëngjes.

Letra e Trump

Presidenti amerikan u ka dërguar më herët këtë muaj një letër zyrtarëve të BE-së, duke paralajmëruar se blloku do të përballet me tarifa 30% mbi shumicën e eksporteve të tij duke filluar nga 1 gushti. Përveç tarifës universale, Trump ka vendosur tashmë tarifa 25% mbi makinat dhe pjesët e automjeteve, dhe tarifa të dyfishta për çelikun dhe aluminin. Ai ka kërcënuar gjithashtu, se do të vendosë tarifa të reja për barnat farmaceutike dhe gjysmëpërçuesit që nga muaji tjetër, dhe ka shpallur së fundmi një tarifë 50% për bakrin.

Në total, BE vlerëson se tarifat e SHBA-së tashmë përfshijnë mbi 380 miliardë euro ose rreth 70% të eksporteve europiane drejt SHBA-së.

“Duhet ta ndalojmë këtë pasiguri,” deklaroi CEO i Siemens AG, Roland Busch. “Pasi të ketë një marrëveshje, ajo duhet të jetë përfundimtare, që kapitali të mund të investohet bazuar në fakte, nëse tarifat janë të pranueshme apo të tepërta, sepse në të kundërt, ekonomitë do të pësojnë dëme.”

Përpara letrës së Trump, BE kishte shpresuar se po afrohej arritja e një kuadri fillestar, që do të lejonte negociata më të detajuara mbi bazën e një tarife të përbashkët 10% për shumicën e eksporteve të saj.

Blloku ka kërkuar përjashtime më të gjera se sa ato që po ofron SHBA dhe dëshiron të sigurojë mbrojtje nga tarifa të reja sektoriale në të ardhmen. Edhe pse është e pranuar gjerësisht se çdo marrëveshje do të jetë asimetrike në favor të SHBA-së, BE do të vlerësojë nivelin e disbalancës përpara se të vendosë nëse do të reagojë me masa rebalancuese. Sipas burimeve, gatishmëria e vendeve anëtare për të përballuar kosto të ndryshme varion, dhe disa janë të hapura ndaj tarifave më të larta nëse sigurohen përjashtime të mjaftueshme.

Ndërkohë, kompania e automobilëve Stellantis NV publikoi të hënën një humbje të papritur prej 2.3 miliardë eurosh për gjysmën e parë të vitit, ku përfshihej një kosto prej 300 milionë eurosh si pasojë e tarifave amerikane.

Nevojitet veprim i shpejtë

Me gjasat për një marrëveshje pozitive që po zbehen dhe afatin që po afrohet, BE pritet të përshpejtojë përgatitjet për veprim të menjëhershëm në rast se nuk arrihet një marrëveshje, thanë burimet. Çdo vendim për kundërmasa do të kërkonte një miratim nga liderët e bllokut, për shkak të peshës së lartë të çështjes.

Çdo kundërpërgjigje me peshë do të rrezikonte të thellonte ndarjet tregtare transatlantike, duke qenë se Trump ka paralajmëruar se çdo masë ndaj interesave amerikane do të sillte reagime edhe më të forta nga administrata e tij.

BE ka miratuar tashmë tarifa të mundshme për 21 miliardë euro mallra amerikane, që mund të aktivizohen shpejt si kundërpërgjigje ndaj tarifave mbi metalet. Këto masa janë dizajnuar për të goditur shtete politikishte të ndjeshme në SHBA, përfshirë produkte si soja nga Luiziana (shteti i kryetarit të Dhomës së Përfaqësuesve, Mike Johnson), produkte bujqësore të tjera, shpendë dhe motoçikleta.

Për më tepër, BE ka përgatitur edhe një listë tarifash për 72 miliardë euro të tjera mallra amerikane, si përgjigje ndaj të ashtuquajturave tarifa “reciproke” dhe detyrimeve për industrinë automobilistike. Ato përfshijnë produkte industriale si avionët Boeing, makinat amerikane dhe uiskin bourbon.

Po shqyrtohen gjithashtu masa që shkojnë përtej tarifave, përfshirë kontrollet e eksportit dhe kufizimet në kontratat e prokurimeve publike. / Bloomberg

The post BE nxiton për të arritur marrëveshje tregtare me SHBA-në dhe përgatitet për më të keqen appeared first on Revista Monitor.

Portugalia forcon rregullat për aksesin në plazhe mes rritjes së resorteve luksoze

By: Megi Dumi
21 July 2025 at 13:46

Qeveria portugeze dhe Agjencia Portugeze për Mjedisin (APA) kanë premtuar forcimin e zbatimit të rregullave për aksesin publik përgjatë një segmenti të njohur 45-kilometra të vijës bregdetare, ku ndërtimi i shpejtë i resorteve luksoze po ngre shqetësime për rritjen e çmimeve të banesave, kufizimin e aksesit në plazhe dhe humbjen e identitetit lokal.

Zona si Melides, Comporta dhe Troia janë shndërruar nga vende kampingu e fshatra peshkimi në enklava luksoze që tërheqin investitorë ndërkombëtarë dhe turistë të pasur. Kjo ka sjellë rritje të ndjeshme të kostove të jetesës dhe kufizim të aksesit në hapësira publike, veçanërisht plazhe.

Pas inspektimit të 22 plazheve në këtë segment bregdetar, APA konstatoi se nëntë prej tyre kishin kufizime, dy me hyrje të kontrolluar dhe shtatë të bllokuara nga prona private. Në disa raste, qasja është e mundur vetëm përmes zonave të kontrolluara nga resorte, me kërkesë për dokument identifikimi ose rrugë alternative të vështira, ndërkohë që mungesa e parkimeve e vështirëson edhe më tej aksesin.

Një nga plazhet e prekura, Galé-Fontainhas, është aktualisht i aksesueshëm vetëm përmes resortit Costa Terra, në pronësi të investitorit amerikan Mike Meldman. Resorti përfshin ambiente luksoze, fusha sportive private dhe kopshte organike.

Ministrja e Mjedisit njoftoi se asnjë zhvillim i ri turistik nuk do të miratohet në vijën bregdetare të Portugalisë kontinentale, pa garantuar më parë akses publik në plazh.

Ndikimi tek komuniteti lokal

Në Comporta, një destinacion turistik gjithnjë e më i shtrenjtë, përdorimi i gjuhëve të huaja në rrugë dhe rritja e çmimeve kanë zbehur praninë e komunitetit vendas. Shërbimet dhe ndërtimet i adresohen gjithnjë e më shumë një publiku elitar, ndërsa kostot e jetesës janë bërë të papërballueshme për banorët.

Punonjës të zonës përmendin çmime të majme për akomodim, mungesë qasjeje të lirë në plazhe dhe tarifa të larta për shërbime bazë si parkimi dhe qiraja e çadrave. Në disa raste, çmimet për një set çadër dhe shezlongë arrijnë deri në 200 euro në ditë.

Ministria ka premtuar gjithashtu se do të rregullojë çmimet e produkteve dhe shërbimeve në plazhe, përfshirë çadrat, ujin dhe kafenë.

Ndryshimet shqetësojnë edhe turistët

Disa vizitorë e vënë në dyshim vlerën e përvojës në këto zona për shkak të kostove të larta. Shtëpitë me qira arrijnë deri në 1,000 euro nata, duke e bërë zonën të papërballueshme edhe për turistët me të ardhura mesatare.

Stilisti Christian Louboutin, vizitor i hershëm i Comportës, është zhvendosur më në jug në Melides për t’i shpëtuar mbingarkesës dhe zhvillimit të tepërt. Ai ka theksuar rëndësinë e ruajtjes së autenticitetit të rajonit dhe se Melides nuk duhet të ndjekë modelin e destinacioneve si Saint-Tropez.

Pavarësisht shqetësimeve publike, përfshirë një peticion me mbi 10,000 firma që kërkonte mbrojtje më të fortë për Gadishullin e Troias, parlamenti portugez e rrëzoi kërkesën. Aktivistët lokalë kanë paralajmëruar se do të vazhdojnë presionin ndaj autoriteteve dhe kanë planifikuar një protestë më 27 korrik në plazhin e Melides gjatë maratonës “Atlantic UltraMarathon”. / Euronews, Shqip.al

The post Portugalia forcon rregullat për aksesin në plazhe mes rritjes së resorteve luksoze appeared first on Revista Monitor.

Eksportet e metaleve të rralla të Kinës drejt SHBA rriten me 660% pas marrëveshjes tregtare

21 July 2025 at 13:31

Kina ka eksportuar më shumë metale të rralla gjatë muajit qershor. Dërgesat drejt Shteteve të Bashkuara u rritën me 660% në krahasim me muajin paraardhës, sipas të dhënave të publikuara nga Administrata e Përgjithshme e Doganave në Pekin.

Eksportet totale të këtyre metaleve të çmuara u rritën në 3,188 tonë, një rritje rreth 160% nga 1,238 tonët e regjistruar në maj. Megjithatë, sasia e qershorit mbetet ende 38% më e ulët krahasuar me të njëjtin muaj të vitit 2024.

Gjatë gjysmës së parë të vitit 2025, eksportet e Kinës të magnetëve të prodhuar nga metale e rralla ranë me 18.9% në baza vjetore, duke zbritur në 22,319 tonë. Ndërkohë, eksportet e përgjithshme drejt SHBA-së arritën në 353 tonë në muajin qershor, një rritje që vjen pas arritjes së një marrëveshjeje tregtare mes Pekinit dhe Uashingtonit muajin e kaluar.

Marrëveshja ndërtohet mbi zotimet e bëra në maj, kur të dy vendet ranë dakord të reduktojnë përkohësisht tarifat për një periudhë 90-ditore. Si pjesë e saj, Kina u angazhua të furnizojë më shumë metale të rralla drejt SHBA-së.

Këto minerale janë të domosdoshme për një sërë produktesh të teknologjisë së lartë, përfshirë telefonat inteligjentë, motorët reaktivë, makinat elektrike (EV) dhe turbinat me erë.

Në përgjigje të tarifave të larta të vendosura nga administrata amerikane, qeveria kineze kishte vendosur më herët këtë vit kufizime eksporti për shtatë metale të rralla dhe magnetët përkatës. Këto masa kërcënuan të ndërprisnin zinxhirët globalë të furnizimit, duke pasur parasysh se më shumë se 70% e prodhimit global të metaleve të rralla ndodh në Kinë, ndërsa mbi 90% e përpunimit të tyre po ashtu kryhet atje.

Megjithëse quhen “të rralla”, këto elementë nuk janë realisht të pakët në natyrë, por nxjerrja dhe përpunimi i tyre është shumë kompleks dhe me kosto të lartë.

Kufizimet kineze në eksport nuk prekën vetëm SHBA-në. Ato detyruan edhe disa furnizues të pjesëve të makinave në Europë të ndërprisnin përkohësisht prodhimin. Muajin e kaluar, komisioneri europian për tregtinë, Maroš Šefčovič, komentoi për këto kufizime: “E informova homologun tim kinez për situatën alarmante në industrinë automobilistike europiane, por do të thoja industrinë në tërësi, sepse është e qartë që elementët e rrallë dhe magnetët janë absolutisht thelbësorë për prodhimin industrial.” Ai theksoi se ky ishte një “prioritet” për Bashkimin Europian.

Në muajin qershor, SHBA ishte destinacioni i dytë më i madh për eksportet kineze të magnetëve nga metalet e rralla, pas Gjermanisë dhe përpara Vietnamit, Koresë së Jugut dhe Tajlandës, sipas këtij rendi.

Ndërsa tensionet mes Uashingtonit dhe Pekinit po zbuten, SHBA ka nisur gjithashtu të lehtësojë kufizimet për eksportin e produkteve teknologjike drejt Kinës, si pjesë e marrëveshjes për bashkëpunim në fushën e metaleve të rralla.

Gjiganti amerikan i teknologjisë, Nvidia, deklaroi javën e kaluar se do të rifillojë shitjet e çipit të tij H20 për inteligjencë artificiale në tregun kinez, pasi administrata amerikane vendosi të zbusë kufizimet. Shtëpia e Bardhë dha garanci se do të japë licenca për tregtimin e produktit në Kinë, pasi më herët e kishte ndaluar shitjen e tij në prill. / Euronews

The post Eksportet e metaleve të rralla të Kinës drejt SHBA rriten me 660% pas marrëveshjes tregtare appeared first on Revista Monitor.

Energjia, OSSH investim 6 milionë euro për linjën e re 35kv në nënstacionin Elbasan

21 July 2025 at 12:59

Një linjë e re tensioni 35 kilovolt që nis nga nënstacioni 220 në Elbasan si dhe rikonstruksioni i disa nënstacioneve të tjera të këtij rajoni pritet të zënë vend së shpejti.

Ky investim synon që të përshtate rrjetin me zhvillimet në terren që lidhen me projektet e burimeve të reja gjeneruese si në hidro edhe fotovoltaikë.

Një procedurë e hapur këtë të hënë në Agjencinë e Prokurimit Publik që ka në objekt kontrate këtë projekt parashikon një fond limit prej 599 milionë lekë apo 6 milionë euro.

“Ky projekt ka si qëllim idenë e ndërtimit të linjës së re 35kV me shtylla 110kV, me dy qarqe dhe do të fillojë nga N.Stacioni Radio – Elbasan, Banjë – Cerrujë – Gramsh dhe përfundon në Mjekës – Elbasan dhe fuqizimi rikonstruksion në N.Stacionet Gramsh, Cërruje Banjë.

Ideja dhe qëllimi i kësaj linje të është gjithashtu edhe mundësia në perspektivë për kalimin e një qarku me nivel tensioni 110kV duke u përshtatur me zhvillimet dhe rritjen e prodhimit të energjisë elektrike si nga HEC ashtu edhe nga impiantet fotovoltaik në këtë zonë. Ndërsa N.stacionet do të rikonstruktohen dhe fuqizohen me trakteve 35kV ne N.Stacionet Gramsh, Cërruje, Banje”

Linja do të ndërtohet në trasë të re, do te jetë me dy qarqe 35kV, me shtylla 110kV” thuhet në relacionin teknik të projektit. I njëjti nënvizon se qarku i parë 35kV do të jetë me përcjellës ACSR 120/20mm2 , dhe qarku i dytë me përcjellës ACSR 1×240/40mm2

Kështu qarku i parë 35kV nga N.Stacioni 35kV Radio në drejtim te N.Stacionit Banjë – N.Stacionit Cërruje dhe do të përfundojë në N.Stacionin Gramsh. Qarku i dyte i ri 1×240/40mm2, nga Gramshi deri në afersi të N.Stacionit Banjë do të jetë në shtylla 110 kV dhe do të vazhdojë me tek qark deri ne N.Stacioni Mjekes Elbasan.

“Traktet 35kV ne N.Stacionet Gramsh dhe Cerruje do të jenë të rinj, hyrje dalje, me cela të brendshme 35kV dhe ne N.Stacionin Banjë do të ndërtohet një portal i ri 35kV dhe ndarës i ri 35kV.

Qarku i dytë 1x 240mm2, në N.Stacioni 35/6kV Mjekes – Elbasan do të lidhet aty ku hyn linja ekzistuese nga N.Stacioni i Banjës” thuhet në relacion.

 

The post Energjia, OSSH investim 6 milionë euro për linjën e re 35kv në nënstacionin Elbasan appeared first on Revista Monitor.

Industri dhe bujqësi, 2024

By: Mira Leka
21 July 2025 at 12:28

Sektorët prodhues në vend, industria dhe bujqësia, baza e zhvillimit të qëndrueshëm dhe gjenerues të mëdhenj të punësimit, janë në një krizë të thellë.
Të dhënat zyrtare të INSTAT tregojnë se bujqësia shënoi rënie vjetore në 3-mujorin e parë 2025 me 2.76 për qind, ndërsa sektori i industrisë përpunuese me -7.46 për qind, rënia më e fortë që nga tremujori i parë i vitit 2020 ku lëvizjet u bllokuan ...

Nevojitet abonim për të lexuar artikull të revistës

Plani juaj aktual nuk ofron qasje në artikujt më të fundit të revistës. Për të pasur qasje të plotë, ju lutemi përmirësoni abonimin tuaj në premium.

The post Industri dhe bujqësi, 2024 appeared first on Revista Monitor.

A janë ndryshe themeluesit e startup-eve?

By: Mira Leka
21 July 2025 at 12:19

Sipërmarrësit më të mirë i bëjnë vetes një pyetje specifike
 
Kur mendoni për hapin e radhës në karrierë, me shumë gjasa keni në mendje një rritje page, një aftësi të re apo thjesht një rrugë më të shkurtër për në punë.
Kur sipërmarrësi holandez Salar al Khafaji po mendonte për hapin e radhës, ai kishte kritere disi të ndryshme, shkruan The Economist.
Al Khafaji kishte themeluar më parë një startu...

Nevojitet abonim për të lexuar artikull të revistës

Plani juaj aktual nuk ofron qasje në artikujt më të fundit të revistës. Për të pasur qasje të plotë, ju lutemi përmirësoni abonimin tuaj në premium.

The post A janë ndryshe themeluesit e startup-eve? appeared first on Revista Monitor.

Çfarë do të thotë, “si vis pacem, para bellum”

By: Mira Leka
21 July 2025 at 12:15

Justifikohen shpenzimet ushtarake në rritje?
 
Nga MSc Roland Tashi, ekspert i çështjeve të sigurisë
 
Shprehja latine “Si vis pacem, para bellum”, që do të thotë “Nëse do paqe, përgatitu për luftë”, shpreh idenë e mbajtjes dhe përgatitjes së forcave ushtarake si mjet parandalues. Sot përdoret si një thirrje për riarmatim që nuk mbaron vetëm këtu, pasi për të pasur një ushtri të fortë, kërkoh...

Nevojitet abonim për të lexuar artikull të revistës

Plani juaj aktual nuk ofron qasje në artikujt më të fundit të revistës. Për të pasur qasje të plotë, ju lutemi përmirësoni abonimin tuaj në premium.

The post Çfarë do të thotë, “si vis pacem, para bellum” appeared first on Revista Monitor.

Lufta në Ukrainë tregon se Perëndimi mund të shtojë kapacitetin ushtarak pa u riindustrializuar

By: Mira Leka
21 July 2025 at 12:04

Kapaciteti industrial në kohë paqeje nuk është më i domosdoshëm për sukses në kohë lufte, shkruan The Economist
 
Në brendësi të Joint Systems Manufacturing Centre (JSMC) në Ohio, fabrika kryesore e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për automjetet e blinduara që nga viti 1942, vazhdon linja e prodhimit për versionin më të fundit të tankut Abrams.
Atje nuk prodhohen më tanke të reja nga e para...

Nevojitet abonim për të lexuar artikull të revistës

Plani juaj aktual nuk ofron qasje në artikujt më të fundit të revistës. Për të pasur qasje të plotë, ju lutemi përmirësoni abonimin tuaj në premium.

The post Lufta në Ukrainë tregon se Perëndimi mund të shtojë kapacitetin ushtarak pa u riindustrializuar appeared first on Revista Monitor.

Mungesa e reshjeve vë në vështirësi KESH, humbje 21 mln euro në tremujorin e parë 2025

21 July 2025 at 12:00

Mungesa e reshjeve ka reduktuar prodhimin në kompaninë publike të Energjisë, KESH dhe për pasojë ka përkeqësuar bilancin nga fitime mbi 30 milionë euro në tremujorin e parë 2024 në humbje 21 milionë euro në tremujorin e parë 2025, sipas të dhënave që publikoi Ministria e Financave.

Sektori energjetik ka vijuar të ruajë rezultatin neto pozitiv, megjithatë trendi i periudhës tremujore gjatë tri viteve të fundit është në rënie.

Kjo performancë në nivel sektori është ndikuar kryesisht nga aktiviteti i ulët i prodhimit të shoqërisë KESH për shkak të kushteve të pafavorshme klimatike gjatë periudhës së parë të vitit.

Nga pikëpamja hidrike, periudha e 6 mujori 2025 paraqitet me reshje të ulëta dhe me një nivel të basenit të Fierzës ndjeshëm më i ulët se kuota mesatare prej 286.5m e 30 viteve të fundit për të njëjtën periudhë, analizon Ministria e Financave.

Niveli i përgjithshëm i prodhimit vendas, ka pësuar një rënie me rreth 5.3% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

KESH realizoi një nivel prodhimi neto publik prej rreth 1.38 TWh, krahasuar me 1.44 TWh realizuar në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, duke rezultuar në një rënie me rreth 4.2%.

Të ardhurat e KESH pësuan rritje vjetore me 12 për qind në tremujorin e parë 2025 duke arritur në 6.7 miliardë lekë, por shpenzimet pësuan rritje të fortë me rreth 200 % si rrjedhoje e shpenzimeve më të larta për blerjen e energjie.

Këto luhatje nuk janë të rastësishme KESH, dhe në përgjithësi sistemi energjetik shqiptar, është i mbështetur pothuajse tërësisht tek hidrocentralet, që do të thotë se sasia e energjisë elektrike e prodhuar varet nga sasia e reshjeve dhe niveli i prurjeve në kaskadën e Drinit. Në periudha të thata, kapacitetet prodhuese bien ndjeshëm, çka detyron blerjen e energjisë në tregjet e jashtme me kosto të lartë, duke ndikuar negativisht në bilancet financiare. Përkundrazi, në periudha të lagështa, ndonëse prodhimi rritet, ndodh që çmimi i energjisë në tregjet rajonale të jetë i ulët për shkak të ofertës së lartë, duke e kufizuar të ardhurën neto të kompanisë.

Krahas rënies se fitimeve bilanci i KESH është shoqëruar me një rritje të detyrimeve afatgjata, nga 12.3 miliardë në 17.5 miliardë lekë. Kjo sinjalizon presion mbi qëndrueshmërinë financiare të KESH, që lidhet me borxhet për të financuar importet e energjisë.

Pavarësisht përpjekjeve për diversifikimin e burimeve të energjisë sistemi energjetik shqiptar mbetet jashtëzakonisht i ndjeshëm ndaj kushteve natyrore./ B.Hoxha

 

The post Mungesa e reshjeve vë në vështirësi KESH, humbje 21 mln euro në tremujorin e parë 2025 appeared first on Revista Monitor.

Ferrari po ngjan më pak me një prodhues makinash dhe më shumë me Hermès

By: Mira Leka
21 July 2025 at 11:54

Por a do të lulëzojë në epokën elektrike?
 
Qyteti i zakonshëm i Maranellos, pranë thesareve arkitekturore si Bolonja dhe Modena, ndan pak nga hijeshia e tyre. Megjithatë, atraksioni i tij kryesor është një simbol i kulturës italiane.
Një statujë e kalit në një rreth-rrotullim u kujton vizitorëve se kjo është shtëpia e Ferrarit.
Dizajni italian, ekskluziviteti dhe trashëgimia në garat me maki...

Nevojitet abonim për të lexuar artikull të revistës

Plani juaj aktual nuk ofron qasje në artikujt më të fundit të revistës. Për të pasur qasje të plotë, ju lutemi përmirësoni abonimin tuaj në premium.

The post Ferrari po ngjan më pak me një prodhues makinash dhe më shumë me Hermès appeared first on Revista Monitor.

Serbi, FMN: PBB reale do të rritet me 3% në 2025 dhe 4% në 2026

By: Mira Leka
21 July 2025 at 11:41

Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) njoftoi se Bordi Ekzekutiv ka përfunduar Konsultimin e Nenit IV për vitin 2025 me Republikën e Serbisë, duke përmbyllur gjithashtu shqyrtimin e parë të performancës së vendit në kuadër të Instrumentit të Koordinimit të Politikave (PCI).
“Performanca makroekonomike e Serbisë mbetet e qëndrueshme pavarësisht një mjedisi të vështirë global. Stafi i FMN-së parashikon r...

Nevojitet abonim për të lexuar artikull të revistës

Plani juaj aktual nuk ofron qasje në artikujt më të fundit të revistës. Për të pasur qasje të plotë, ju lutemi përmirësoni abonimin tuaj në premium.

The post Serbi, FMN: PBB reale do të rritet me 3% në 2025 dhe 4% në 2026 appeared first on Revista Monitor.

Kroaci, BERZH jep 25 milionë euro kredi për PBZ Leasing

By: Mira Leka
21 July 2025 at 11:28

Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) ka dhënë një kredi prej 25 milionë eurosh për kompaninë PBZ Leasing në Kroaci, me qëllim rishpërndarjen e fondeve për ndërmarrjet mikro, të vogla dhe të mesme (NMVM) në nivel lokal.
Kredia synon të përmirësojë aksesin në financim për sektorin privat kroat, me të paktën 30% të fondeve që do të përdoren për leasing të teknologjive dhe pajisjeve miqë...

Nevojitet abonim për të lexuar artikull të revistës

Plani juaj aktual nuk ofron qasje në artikujt më të fundit të revistës. Për të pasur qasje të plotë, ju lutemi përmirësoni abonimin tuaj në premium.

The post Kroaci, BERZH jep 25 milionë euro kredi për PBZ Leasing appeared first on Revista Monitor.

Bullgari, rritje deri në 15% e pagave në punët e nënpaguara

By: Mira Leka
21 July 2025 at 11:24

Numri i lejeve të punës të lëshuara për punëtorë të huaj në Bullgari vazhdon të rritet, me parashikimet për këtë vit që pritet të arrijnë në rreth 40,000, sipas Nikolay Nikolov nga Shoqata Bullgare për Menaxhimin e Burimeve Njerëzore dhe Konfederata Bullgare për Punësim.
Fuqia punëtore e huaj vjen kryesisht nga dy rajone, në varësi të sektorit. Një grup vjen nga vendet ish-sovjetike dhe Azia Qendr...

Nevojitet abonim për të lexuar artikull të revistës

Plani juaj aktual nuk ofron qasje në artikujt më të fundit të revistës. Për të pasur qasje të plotë, ju lutemi përmirësoni abonimin tuaj në premium.

The post Bullgari, rritje deri në 15% e pagave në punët e nënpaguara appeared first on Revista Monitor.

Pse punëtorët rumunë emigrantë po i kthehen BE-së kundër?

By: Mira Leka
21 July 2025 at 11:21

Miliona njerëz gjetën punë jashtë vendit falë lirisë së lëvizjes. Por sot, ata po bëhen gjithnjë e më euroskeptikë
 
Do të ishte e arsyeshme të mendohej se njerëzit, që zhvendosen nga një vend i Bashkimit Europian në një tjetër për punë dhe më shumë mundësi, janë ndër mbështetësit më të fortë të unionit.
Liria e lëvizjes brenda bllokut me 27 shtete është, në fund të fundit, një nga përfitimet...

Nevojitet abonim për të lexuar artikull të revistës

Plani juaj aktual nuk ofron qasje në artikujt më të fundit të revistës. Për të pasur qasje të plotë, ju lutemi përmirësoni abonimin tuaj në premium.

The post Pse punëtorët rumunë emigrantë po i kthehen BE-së kundër? appeared first on Revista Monitor.

“Vrapi” i kredisë e rriti raportin kredi-depozita në 2024

21 July 2025 at 11:00

Raporti mes kredive dhe depozitave të sektorit bankar u rrit vitin e kaluar. Sipas Bankës së Shqipërisë, ky tregues arriti në nivelin 49.55%, nga 46.7% që kishte qenë një vit më parë.

Rritja e këtij raporti është nxitur nga zgjerimi i shpejtë i kreditimit të ekonomisë vitin e kaluar, përkundrejt një rritjeje më të ngadaltë të depozitave të publikut.

Sipas Bankës së Shqipërisë, raporti kredi-depozita reflekton një strukturë të aktiv-pasiveve që krijon lehtësi në administrimin e likuiditetit, si edhe stimuj potencialë për të rritur më tej kredidhënien.

Pjesa e mbetur e aktiveve të sektorit bankar shqiptar konsistojnë kryesisht në letra borxhi të qeverisë shqiptare dhe emetuesve të huaj, si edhe vendosje të fondeve në valutë në formë depozitash në banka jashtë vendit.

Raporti mes kredive dhe depozitave është më i lartë për Lekun, në nivelin 57%, ndërsa ngelet ndjeshëm më i ulët për Euron, në 43%. Raporti më i lartë për Lekun ilustron rritjen e shpejtë të kreditimit në monedhën vendase gjatë viteve të fundit, ndërkohë që rritja e depozitave ka ardhur kryesisht në monedhën Euro.

Portofoli i kredisë për ekonominë në fund të vitit 2024 arriti vlerën e 835.6 miliardë lekëve, me një rritje prej 12.3% krahasuar me një vit më parë. Ndërsa portofoli total i kredisë, duke përjashtuar huamarrësit jorezidentë dhe ndërmarrjet publike, arriti në afërsisht 780 miliardë lekë, në rritje me 12.8% krahasuar me një vit më parë.

Rritja e portofolit pothuajse u trefishua në raport me rritjen e vitit të kaluar. Kjo ishte njëkohësisht rritja më e lartë e portofolit të kredisë në 15 vitet e fundit.

Rritja vjetore e portofolit total për bizneset ishte 11.4%, ndërsa për individët rritja ishte 13.5%.

Sipas monedhës, rritja e kredisë edhe vitin e kaluar u mbështetet sidomos nga financimet në monedhën vendase. Portofoli i kredisë në Lekë vitin e kaluar u rrit me 14.3% dhe përbënte 56.2% të portofolit të kredisë për ekonominë, nga 55.2% që zinte një vit më parë.

Në fund të 2024, vlera totale e depozitave të sistemit bankar arriti në 1.68 trilionë lekë, me një rritje vjetore prej 4.9% krahasuar me një vit më parë. Pesha e monedhës vendase në totalin e depozitave është rritur në 47.6%, nga 46.6% një vit më parë. Kjo tregon se depozitat në lekë u rritën me ritme më të larta vitin e kaluar, megjithëse ecuria e depozitave në valutë të huaj përsëri u ndikua negativisht nga forcimi i Lekut në kursin e këmbimit valutor.

Struktura e tipologjisë përgjatë vitit 2024 reflekton një rritje më të lartë në depozita me afat, pasuar nga llogaritë rrjedhëse, ndërkohë që depozitat pa afat kanë njohur një rritje të lehtë. Struktura e maturiteteve peshon në afatet më të shkurtra, ndërsa viti 2024 ka njohur një zhvendosje në drejtim të afateve më të gjata./ E.Shehu

 

 

The post “Vrapi” i kredisë e rriti raportin kredi-depozita në 2024 appeared first on Revista Monitor.

Vendimi, Rituali i Dollisë njihet si Vlerë Kombëtare e Trashëgimisë

By: Nertila
21 July 2025 at 10:43

Rituali i Dollisë prej sot njihet si Vlerë Kombëtare e Trashëgimisë sonë, pas vendimit të marrë në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore Jomateriale. Në një njoftim të kësaj të hëne Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit bëri të ditur këtë vendim.

“Dollia është një dukuri zakonore në formën e një rituali familjar që ka të bëjë në radhë të parë me bashkimin e njerëzve në raste familjare ose shoqërore dhe përfaqëson një shkallë të lartë të mikpritjes shqiptare.

Dollia ka si objekt respektimin dhe kushtimin e vëmendjes ndaj mikut, me krijimin e një klime të ngrohtë dhe bujare për të.

Si karakteristikë e mirëfunksionimit dhe rregullave në sofër, ka qenë prania e dollibashit si i pari i tavolinës dhe përballë tij e pritësit të dollisë të cilët janë të ndryshueshëm në rolin e tyre. Marrëdhënia mes tyre ka të bëjë me urimet e ndërsjellta dhe respektin reciprok të palëve, sjellje kjo e cila demonstrohet përballë të gjithë miqve të ftuar në sofër.

Rituali i Dollisë gjatë shekujve ka marrë trajtën e një kodi moral të respektuar dhe zbatuar në të gjithë hapësirën tonë, në të cilën ndërlidhen shumë elemente të tjerë të trashëgimisë sonë shpirtërore” thuhet në njoftim.

The post Vendimi, Rituali i Dollisë njihet si Vlerë Kombëtare e Trashëgimisë appeared first on Revista Monitor.

Mbrojtja e konsumatorit në një etapë të re

By: Mira Leka
21 July 2025 at 10:14

Qeveria ka gati një draftligj të ri për mbrojtjen e konsumatorit i cili synon të përmirësojë kuadrin aktual duke plotësuar edhe vakumet që vijnë sot nga zhvillimi dinamik i tregut në aspektin dixhital. Zv.ministri i MEKI, Enkelejd Musabelliu, sqaron për “Monitor” se cilat janë risitë e këtij drafti të ri, nga tregtia online te reklamat mashtruese, ngritja e një Agjencie të re të posaçme e deri te ...

Nevojitet abonim për të lexuar artikull të revistës

Plani juaj aktual nuk ofron qasje në artikujt më të fundit të revistës. Për të pasur qasje të plotë, ju lutemi përmirësoni abonimin tuaj në premium.

The post Mbrojtja e konsumatorit në një etapë të re appeared first on Revista Monitor.

Shqipëria turistike në syrin e botës

By: Mira Leka
21 July 2025 at 10:05

Shqipëria vijon të mbetet një destinacion me interes për të huajt në aspektin turistik, edhe pse ritmi i rritjes është ngadalësuar në raport me një vit më parë. Në platforma të udhëtimit bëhen çdo ditë mijëra komente për atë se çfarë pëlqejnë apo jo vizitorët, ku nuk mungojnë komentet pozitive dhe negative. Plazhet dhe bekimi që na ka dhënë natyra janë në krye të vlerësimeve pozitive, ashtu sikurs...

Nevojitet abonim për të lexuar artikull të revistës

Plani juaj aktual nuk ofron qasje në artikujt më të fundit të revistës. Për të pasur qasje të plotë, ju lutemi përmirësoni abonimin tuaj në premium.

The post Shqipëria turistike në syrin e botës appeared first on Revista Monitor.

❌
❌