❌

Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 22 July 2025Revista Monitor

Impianti 50 MW i KESH në Belsh, nënshkruhet huaja dhe granti me BERZH

22 July 2025 at 15:03

Korporata Elektroenergjetike Shqiptare ka siguruar financimin për ndërtimin e impiantit fotovoltaik të Belshit me një kapacitet të instaluar 50 MW dhe këtë të martë u nënshkruan marrëveshja për kredinë dhe grantin e këtij projekti.

Në një ceremoni të mbajtur me këtë rast zëvendëskryeministrja, njëkohësisht Ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku tha se pjesa e grantit u sigurua falë pjesëmarrjes së Shqipërisë në një thirrje të Bashkimit Europian dedikuar projekteve energjetike të rinovueshme.

“Kjo thirrje rezultoi e suksesshme pĂ«r ne, pasi arritĂ«m tĂ« pĂ«rfitojmĂ« njĂ« mbĂ«shtetje financiare pĂ«r zhvillimin e kĂ«tij projekti nĂ« Parkun Fotovoltaik tĂ« Belshit, njĂ« mbĂ«shtetje qĂ« vjen nga Bashkimi Europian nĂ« formĂ«n e grantit me 9.58 milionĂ« euro, qĂ« Ă«shtĂ« rreth 23% e vlerĂ«s sĂ« investimit, ndĂ«rkohĂ« e shoqĂ«ruar me njĂ« hua nga Banka Europiane pĂ«r RindĂ«rtim dhe Zhvillim, qĂ« ekuivalon nĂ« 30 milionĂ« euro. BERZH-i, qĂ« tashmĂ« Ă«shtĂ« njĂ« partner i yni i konsoliduar nĂ« sektorin energjetik”, tha Balluku.

Në fjalën e saj nënvizoi se projekti do të ketë afate të mirëpërcaktuara dhe se tashmë me sigurimin e financimit do të hapet thirrja ndërkombëtare për ndërtimin.

“Projekti ka afate tĂ« mirĂ«caktuara. MenjĂ«herĂ« pas nĂ«nshkrimit tĂ« marrĂ«veshjes ne do tĂ« pĂ«rgatitemi pĂ«r thirrjen ndĂ«rkombĂ«tare tĂ« ndĂ«rtimit tĂ« kĂ«tij parku, dhe nĂ« njĂ« periudhĂ« gjashtĂ«mujore kompania fituese duhet tĂ« dorĂ«zojĂ« projektin e detajuar dhe mĂ« pas 12 muaj janĂ« tĂ« mjaftueshĂ«m pĂ«r ndĂ«rtimin e kĂ«saj vepre”, tha zv.Kryeministrja.

Impianti fotovolatik i Belshit është projekti më i madh i deritanishëm i KESH sa i takon energjisë diellore. Aktualisht Korporata ka zbaruar dhe po zbaton edhe një sërë projektesh të tjera por të një shkalle më të ulët dhe të vendosura në kaskadën e Drinit.

Impianti në Belsh synon ndërtimin e një parku fotovoltaik në bregun verior të liqenit të Thanës. Ky park do të ofrojë energji për 16 mijë e 100 abonentë ndërkohë që kapacitetet e tij vjetore do të jenë 79 gigavat.

 

The post Impianti 50 MW i KESH në Belsh, nënshkruhet huaja dhe granti me BERZH appeared first on Revista Monitor.

OP-ED: “MundĂ«sia e kohĂ«s: Fuqizimi i epokĂ«s sĂ« energjisĂ« sĂ« pastĂ«r”

22 July 2025 at 15:00

Nga António Guterres, Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara

Energjia ka formĂ«suar rrugĂ«n e njerĂ«zimit – nga zotĂ«rimi i zjarrit, nĂ« shfrytĂ«zimin e avullit, deri nĂ« ndarjen e atomit. Sot, ne jemi nĂ« agim tĂ« njĂ« ere tĂ« re. Dielli po lind pĂ«r njĂ« epokĂ« tĂ« energjisĂ« sĂ« pastĂ«r.

Vitin e kaluar, pothuajse tĂ« gjitha kapacitetet e reja tĂ« energjisĂ« erdhĂ«n nga burimet e rinovueshme. Investimet nĂ« energjinĂ« e pastĂ«r arritĂ«n nĂ« 2 trilionĂ« dollarĂ« – 800 miliardĂ« dollarĂ« mĂ« shumĂ« se karburantet fosile.

Dielli dhe era tani janĂ« burimet mĂ« tĂ« lira tĂ« energjisĂ« nĂ« TokĂ«, dhe sektorĂ«t e energjisĂ« sĂ« pastĂ«r po krijojnĂ« vende pune, po shpejtojnĂ« rritjen ekonomike dhe po nxisin progresin – pavarĂ«sisht se karburantet fosile ende marrin subvencione shumĂ« mĂ« tĂ« mĂ«dha.

Vendet qĂ« ende po mbajnĂ« fort karburantet fosile nuk po mbrojnĂ« ekonomitĂ« e tyre, ato po i sabotojnĂ« ato – duke minuar konkurrencĂ«n dhe duke humbur mundĂ«sinĂ« ekonomike mĂ« tĂ« madhe tĂ« shekullit tĂ« 21-tĂ«.

Energjia e pastër sjell sovranitet dhe siguri energjetike. Tregjet e karburanteve fosile janë në mëshirën e goditjeve të çmimeve, ndërprerjeve të furnizimit dhe turbullirave gjeopolitike, siç pamë kur Rusia pushtoi Ukrainën. Por rritje çmimesh për dritën e diellit nuk ka, as mund të ketë embargo për erën, dhe pothuajse çdo komb ka mjaft burime të rinovueshme për të qenë i vetë-mjaftueshëm me energji.

PĂ«rfundimisht, energjia e pastĂ«r nxit zhvillimin. Ajo mund tĂ« arrijĂ« qindra miliona njerĂ«z qĂ« jetojnĂ« ende pa energji elektrike – shpejt, me kosto tĂ« ulĂ«t dhe nĂ« mĂ«nyrĂ« tĂ« qĂ«ndrueshme, veçanĂ«risht pĂ«rmes teknologjive diellore jashtĂ« rrjetit dhe nĂ« shkallĂ« tĂ« vogĂ«l.

Gjithë kjo bën që epoka e energjisë së pastër të jetë e pandalshme. Por tranzicioni nuk është ende aq i shpejtë ose i drejtë sa duhet. Vendet në zhvillim po mbeten prapa. Karburantet fosile ende dominojnë sistemet e energjisë, dhe emetimet po rriten ende kur ato duhet të bien për të shmangur krizën më të rëndë të klimës. Për të rregulluar këtë, ne kemi nevojë për veprime në gjashtë fronte.

SĂ« pari, qeveritĂ« duhet tĂ« angazhohen plotĂ«sisht pĂ«r tĂ« ardhmen e energjisĂ« sĂ« pastĂ«r. NĂ« muajt e ardhshĂ«m, çdo vend ka premtuar tĂ« paraqesĂ« plane tĂ« reja kombĂ«tare tĂ« klimĂ«s – tĂ« njohura si Kontribute tĂ« PĂ«rcaktuara KombĂ«tare – me objektiva pĂ«r dekadĂ«n e ardhshme. KĂ«to plane duhet tĂ« jenĂ« nĂ« pĂ«rputhje me kufizimin e rritjes sĂ« temperaturĂ«s globale nĂ« 1.5 gradĂ« Celsius, tĂ« mbulojnĂ« tĂ« gjitha emetimet dhe sektorĂ«t, dhe tĂ« pĂ«rcaktojnĂ« njĂ« rrugĂ« tĂ« qartĂ« drejt energjisĂ« sĂ« pastĂ«r. Vendet e G20, pĂ«rgjegjĂ«se pĂ«r rreth 80% tĂ« emetimeve globale, duhet tĂ« udhĂ«heqin.

Së dyti, ne duhet të ndërtojmë sisteme energjetike të shekullit të 21-të. Pa rrjete dhe magazinime moderne, energjia e rinovueshme nuk mund të realizojë potencialin e saj. Por për çdo dollar të investuar në energjinë e rinovueshme, vetëm 60 centë shkojnë për rrjete dhe magazinime. Kjo raport duhet të jetë një me një.

Së treti, qeveritë duhet të synojnë të plotësojnë kërkesën në rritje për energji në botë me burime të rinovueshme. Kompanitë e mëdha të teknologjisë gjithashtu duhet të luajnë rolin e tyre. Deri në 2030, qendrat e të dhënave mund të konsumojnë aq shumë energji sa konsumon Japonia sot. Kompanitë duhet të angazhohen të i fuqizojnë ato me burime të rinovueshme.

SĂ« katĂ«rti, ne duhet tĂ« vendosim drejtĂ«si nĂ« tranzicionin e energjisĂ«. Kjo do tĂ« thotĂ« tĂ« mbĂ«shtesim komunitetet qĂ« ende varen nga karburantet fosile pĂ«r t’u pĂ«rgatitur pĂ«r tĂ« ardhmen e energjisĂ« sĂ« pastĂ«r. Dhe do tĂ« thotĂ« tĂ« reformojmĂ« zinxhirĂ«t e furnizimit tĂ« mineraleve kritike. Sot, ato janĂ« tĂ« mbushura me abuzime tĂ« tĂ« drejtave dhe shkatĂ«rrim mjedisor, dhe vendet nĂ« zhvillim janĂ« tĂ« bllokuara nĂ« fund tĂ« zinxhirĂ«ve tĂ« vlerĂ«s. Kjo duhet tĂ« marrĂ« fund.

Së pesti, ne duhet të bëjmë tregtinë një mjet për transformimin e energjisë. Zinxhirët e furnizimit të energjisë së pastër janë shumë të përqëndruar dhe tregtia globale po fragmentohet. Vendet të angazhuara për erën e re të energjisë duhet të punojnë për të diversifikuar furnizimet, për të ulur tarifat mbi materialet e energjisë së pastër dhe për të modernizuar traktatet e investimeve që ato të mbështesin tranzicionin.

SĂ« gjashti dhe pĂ«rfundimisht, ne duhet tĂ« drejtojmĂ« financimet drejt vendeve nĂ« zhvillim. Afrika mori vetĂ«m dy pĂ«r qind tĂ« investimeve pĂ«r tĂ« rinovueshmet vitin e kaluar, pavarĂ«sisht se ka 60% tĂ« burimeve mĂ« tĂ« mira tĂ« energjisĂ« diellore nĂ« botĂ«. Ne kemi nevojĂ« pĂ«r veprim ndĂ«rkombĂ«tar – pĂ«r tĂ« parandaluar qĂ« pagesat e borxhit tĂ« thajnĂ« buxhetet e vendeve nĂ« zhvillim, dhe pĂ«r tĂ« mundĂ«suar bankat multilaterale tĂ« zhvillimit tĂ« rrisin ndjeshĂ«m kapacitetin e tyre tĂ« huamarrjes dhe tĂ« pĂ«rdorin shumĂ« mĂ« tepĂ«r financa private. Ne gjithashtu kemi nevojĂ« qĂ« agjencitĂ« e vlerĂ«simit tĂ« kreditit dhe investitorĂ«t tĂ« modernizojnĂ« vlerĂ«simet e rrezikut, pĂ«r tĂ« marrĂ« parasysh premtimin e energjisĂ« sĂ« pastĂ«r, kostot e kaosit tĂ« klimĂ«s dhe rrezikun e aseteve tĂ« karburanteve fosile tĂ« mbetura.

NjĂ« epokĂ« e re e energjisĂ« Ă«shtĂ« thuajse e prekshme – njĂ« epokĂ« ku energjia e lirĂ«, e pastĂ«r dhe e bollshme fuqizon njĂ« botĂ« tĂ« pasur me mundĂ«si ekonomike, ku kombet kanĂ« sigurinĂ« e autonomisĂ« energjetike, dhe dhurata e energjisĂ« elektrike Ă«shtĂ« njĂ« dhuratĂ« pĂ«r tĂ« gjithĂ«.

Ky është momenti ynë i mundësisë për të përshpejtuar ndryshimin global. Le ta shfrytëzojmë atë.

 

The post OP-ED: “MundĂ«sia e kohĂ«s: Fuqizimi i epokĂ«s sĂ« energjisĂ« sĂ« pastĂ«r” appeared first on Revista Monitor.

Zhvlerësimi i Euros thyen rekorde të reja këtë verë, pranë vlerës së 97.5 lekëve

22 July 2025 at 14:47

Kursi i këmbimit mes Euros dhe Lekut po thyen në ditët e fundit rekorde të reja historike.

Sipas kursi zyrtar të këmbimit të Bankës së Shqipërisë, monedha europiane u këmbye me 97.55 lekë, vlera më e ulët e regjistruar ndonjëherë.

Agjentët e tregut valutor shprehen se efekti i sezonit veror ka forcuar më shumë presionet rënëse mbi kursin e këmbimit të Euros, që janë të qëndrueshme prej vitesh në ekonominë shqiptare. Një rritje e këtyre presioneve në këtë periudhë ishte e pritshme, duke pasur parasysh se pjesa e dytë e korrikut dhe fillimi i gushtit shënojnë edhe pikun e sezonit veror.

Pavarësisht se Banka e Shqipërisë që prej muajit maj ka ndërhyrë në treg, me blerje të herëpashershme të valutës, përsëri kursi i këmbimit ka pësuar një rënie të lehtë poshtë kufirit të 98 lekëve, duke regjistruar minimume të reja historike.

Burime nga tregu valutor shprehen se Banka e Shqipërisë ka vazhduar blerjet, madje ndërhyrja e fundit ka qenë jo më larg se dita e hënë. Megjithatë, në rastin më të mirë kjo ndërhyrje e ka ngadalësuar rënien e Euros, por nuk ka mjaftuar për ta ringritur kursin e monedhës europiane.

Kursi i Euros pati rënë lehtë poshtë nivelit të 98 lekëve qysh në qershor, por ishte ringritur përsëri, kryesisht falë blerjeve periodike të Bankës së Shqipërisë.

Megjithatë, gjatë muajit korrik Euro ka rënë në mënyrë të qëndrueshëm poshtë këtij kufiri, që deri para pak javësh kishte qenë si një lloj objektivi kufi (megjithëse i padeklaruar ndonjëherë zyrtarisht), poshtë të cilit Banka e Shqipërisë nuk kishte lejuar rënien e kursit të Euros.

Duket se presionet rënëse mbi kursin e këmbimit të Euros po vazhdojnë të jenë të pranishme edhe këtë vit, madje në një masë më të madhe se pritshmëritë e Bankës së Shqipërisë.

Megjithëse forcimi i Lekut me bazë vjetore është ngadalësuar ndjeshëm, kjo edhe falë ndërhyrjes së Bankës së Shqipërisë, sërish vlerësohet se kursi i këmbimit mund të vazhdojë të ndikojë në ecurinë e inflacionit të importuar dhe në objektivin e përgjithshëm të inflacionit, të Bankës së Shqipërisë. Vazhdimi i forcimit të Lekut besohet të ketë qenë një nga faktorët që shtynë Bankën Qendrore të ulë normën bazë të interesit në 2.5%, në fillim të këtij muaji.

Përveç efektit të zakonshëm sezonal, të lidhur me pushimet verore, flukset hyrëse të valutës në ekonominë shqiptare ngelen të larta edhe nga investimet e huaja, sidomos në pasuri të paluajtshme.

Nga ana tjetër, edhe politika fiskale shtrënguese e qeverisë, e karakterizuar nga suficite të mëdha buxhetore, ka ndikuar në uljen e ofertës së Lekut dhe në forcimin e monedhës vendase. Të dhënat paraprake treguan se buxheti e mbylli 6-mujorin 2025 me suficit në shumën e 33.5 miliardë lekëve, në rënie sidoqoftë me 35% krahasuar me suficitin e regjistruar në të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Burimi: Banka e Shqipërisë

The post Zhvlerësimi i Euros thyen rekorde të reja këtë verë, pranë vlerës së 97.5 lekëve appeared first on Revista Monitor.

Moti ekstrem i shkaktuar nga ndryshimet klimatike po rrit çmimet e ushqimeve në mbarë botën

22 July 2025 at 14:01

Kushtet meteorologjike ekstreme të shkaktuara nga ndryshimet klimatike po nxisin rritjen e çmimeve të produkteve ushqimore bazë në të gjithë botën dhe po krijojnë rreziqe më të gjera për shoqërinë, sipas një studimi të ri.

Kostoja e njĂ« game tĂ« gjerĂ« mallrash, nga perimet nĂ« Kaliforni deri te kafeja nĂ« Brazil, ka pasur rritje tĂ« forta nĂ« vitet e fundit si pasojĂ« e kushteve tĂ« motit “kaq ekstreme sa kanĂ« tejkaluar çdo precedent historik pĂ«rpara vitit 2020”, sipas studimit tĂ« udhĂ«hequr nga Maximillian Kotz i QendrĂ«s sĂ« SuperkompjuterĂ«ve nĂ« BarcelonĂ«.

Studimet e mëparshme kanë analizuar sesi temperaturat e larta ndikojnë në kostot e ushqimit në plan afatgjatë, përmes efekteve në rendiment dhe në zinxhirët e furnizimit. Por kërkimi i ri shqyrton 16 raste të çmimeve që janë rritur në mënyrë të menjëhershme si pasojë e të nxehtit ekstrem, thatësirës apo reshjeve të dendura në 18 vende të botës midis viteve 2022 dhe 2024.

Në nëntor 2022, çmimet e perimeve në Kaliforni dhe Arizona u rritën me 80% krahasuar me nëntorin e mëparshëm, pasi shtetet e Perëndimit të SHBA përjetuan valë të nxehti dhe mungesa uji gjatë verës së atij viti.

Në Korenë e Jugut, çmimi i lakrës ishte 70% më i lartë në shtator të kaluar krahasuar me një vit më parë, pas një vale të nxehti në gusht.

Në janar 2024, çmimi i vajit të ullirit në Europë u rrit me 50% pas një thatësire të zgjatur në Itali dhe Spanjë gjatë viteve 2022 dhe 2023, ndërsa një nga thatësirat më të ashpra që ka përjetuar Meksika gjatë dekadës së fundit çoi në një rritje prej 20% të çmimeve të frutave dhe perimeve në të njëjtin muaj.

Në Japoni, çmimi i orizit u rrit me 48% në shtator 2024 pas një vale të nxehti, më e madhja që nga fillimi i matjeve rajonale në vitin 1946, përjashtuar vetëm verën po aq të nxehtë të vitit 2023.

Gana dhe Bregu i Fildishtë përbëjnë gati 60% të prodhimit botëror të kakaos. Prandaj, një valë të nxehti në fillim të vitit 2024 në këto dy vende, që shkencëtarët thonë se ishte 4 gradë Celsius më e nxehtë për shkak të ndryshimeve klimatike, çoi në një rritje marramendëse prej 280% të çmimeve globale të kakaos në prill të atij viti.

Ushqimet e shĂ«ndetshme kanĂ« tendencĂ«n tĂ« kushtojnĂ« mĂ« shumĂ« sesa alternativat mĂ« pak tĂ« shĂ«ndetshme, ndaj njĂ« rritje e çmimeve tĂ« ushqimit mund tĂ« shkaktojĂ«, qĂ« familjet me tĂ« ardhura tĂ« ulĂ«ta tĂ« reduktojnĂ« blerjen e ushqimeve tĂ« shĂ«ndetshme si frutat dhe perimet, thekson studimi. Kjo pĂ«rkthehet nĂ« “rreziqe zinxhir pĂ«r shoqĂ«rinĂ«â€, pasi çmimet e goditura nga moti mund tĂ« kontribuojnĂ« nĂ« komplikime shĂ«ndetĂ«sore si kequshqyerja, diabeti i tipit 2 dhe sĂ«mundjet kardiovaskulare.

Duke nxitur rritjen e çmimeve të ushqimit, kushtet ekstreme të motit gjithashtu mund të përkeqësojnë inflacionin e përgjithshëm, çka mund të nxisë pasiguri politike dhe trazira sociale, theksojnë studiuesit.

“Deri sa tĂ« arrijmĂ« emetimet neto-zero, moti ekstrem vetĂ«m do tĂ« pĂ«rkeqĂ«sohet, dhe tashmĂ« po dĂ«mton tĂ« korrat dhe po rrit çmimet e ushqimit nĂ« tĂ« gjithĂ« botĂ«n”, tha Kotz, i cili punon gjithashtu pĂ«r Institutin Potsdam pĂ«r KĂ«rkimin e Ndikimit Klimatik nĂ« Gjermani.

“NjerĂ«zit po e ndiejnĂ« kĂ«tĂ«: rritja e çmimeve tĂ« ushqimit Ă«shtĂ« ndikimi i dytĂ« mĂ« i pĂ«rmendur i klimĂ«s nĂ« jetĂ«n e tyre, pas tĂ« nxehtit ekstrem,” shtoi ai.

Gjetjet përforcojnë literaturën gjithnjë e në rritje mbi ndikimin e ndryshimeve klimatike në bujqësi në mbarë globin, tha Tim Benton, profesor i ekologjisë së popullsisë në Universitetin e Leeds në Angli, i cili nuk ishte i përfshirë në studim.

“Mungesat nĂ« furnizim ndikojnĂ« nĂ« tregje dhe rrisin çmimet pĂ«r ata qĂ« blejnĂ« ushqim. FatkeqĂ«sisht, ky ndikim pĂ«rkeqĂ«sohet nga njĂ« botĂ« gjithnjĂ« e mĂ« e tensionuar dhe e ndarĂ«, ku tregtia globale Ă«shtĂ« nĂ«n presion pĂ«r shkak tĂ« konflikteve apo mosmarrĂ«veshjeve tregtare,” tha ai.

“Duke parĂ« pĂ«rpara, po pĂ«rballemi gjithnjĂ« e mĂ« shumĂ« me njĂ« botĂ« ku paqĂ«ndrueshmĂ«ria bĂ«het normĂ«, duke sjellĂ« njĂ« krizĂ« tĂ« pĂ«rhershme tĂ« kostos sĂ« jetesĂ«s. Sa mĂ« shumĂ« vonojmĂ« tĂ« pĂ«rballemi me ndryshimet klimatike me urgjencĂ«n qĂ« kĂ«rkojnĂ«, aq mĂ« shumĂ« do tĂ« ndikojnĂ« kĂ«to pasoja mbi tĂ« gjithĂ« ne,” pĂ«rfundoi ai.

Publikimi i studimit vjen pak ditë përpara Samitit të Sistemeve Ushqimore të OKB-së që do të mbahet të dielën në Addis Ababa, Etiopi, ku udhëheqësit botërorë do të mblidhen për të diskutuar kërcënimet ndaj sistemit global ushqimor. / CNN

The post Moti ekstrem i shkaktuar nga ndryshimet klimatike po rrit çmimet e ushqimeve në mbarë botën appeared first on Revista Monitor.

Kur qiraja tejkalon pagën: Qytetet më të përballueshme dhe më të shtrenjta në Europë

22 July 2025 at 13:47

Strehimi zë një pjesë të konsiderueshme të buxheteve familjare, dhe kjo pjesë po rritet në të gjithë Europën, sipas Eurostat.

Çmimet e larta tĂ« qirave nĂ« qendrat urbane shtojnĂ« mĂ« shumĂ« presion, veçanĂ«risht pĂ«r punonjĂ«sit me tĂ« ardhura tĂ« ulĂ«ta dhe pĂ«r ata qĂ« punojnĂ« me pagĂ« minimale.

Në disa shtete dhe qytete europiane, qiraja mund të jetë pothuajse sa e gjithë paga mujore. Në fakt, në disa raste, paga mesatare neto nuk mjafton për të mbuluar qiranë e një apartamenti me një dhomë gjumi në qendër të qytetit, sipas Institutit Kërkimor të Deutsche Bank.

Po cilat janĂ« vendet dhe qytetet nĂ« EuropĂ« me raportin mĂ« tĂ« mirĂ« qira – pagĂ«? Ku Ă«shtĂ« qiraja e papĂ«rballueshme? Dhe si krahasohen qytetet europiane me ato globale pĂ«r sa i pĂ«rket kostove tĂ« banimit dhe pagave?

Raporti “Mapping the World’s Prices” krahason pagat mujore neto dhe qiratĂ« pĂ«r apartamente me njĂ« dhomĂ« gjumi nĂ« qendĂ«r tĂ« qytetit nĂ« 69 qytete anembanĂ« botĂ«s. Euronews Business shqyrton nga afĂ«r 28 qytetet europiane tĂ« pĂ«rfshira nĂ« raport, si dhe disa tĂ« tjera pĂ«r krahasim mĂ« tĂ« gjerĂ«.

Ku janë pagat më të larta në Europë?

Në vitin 2025, pagat mesatare mujore neto variojnë nga vetëm 151 euro në Kajro në 7,307 euro në Gjenevë, me Zyrihun të renditur menjëherë pas me 7,127 euro. Kjo e bën Zvicrën vendin me pagat më të larta në botë.

Në Europë, Stambolli ka pagën më të ulët me 855 euro, i ndjekur nga Athina me 1,044 euro. Qytetet e Europës Veriore dhe Perëndimore kanë paga të larta. Pagat neto tejkalojnë 4,000 euro në Luksemburg, Amsterdam, Kopenhagen dhe Frankfurt.

Roma ka pagën mesatare më të ulët ndër kryeqytetet e pesë ekonomive më të mëdha të Europës, me 2,046 euro. Madridi renditet pak më lart me 2,193 euro.

Pagat janë dukshëm më të larta në Berlin (3,565 euro), Paris (3,630 euro) dhe Londër (3,637 euro), me diferenca minimale mes Mbretërisë së Bashkuar, Francës dhe Gjermanisë.

Pagat janë gjithashtu të larta në qytetet amerikane, të cilat janë pesë nga 11 qytetet më të mira globalisht.

Cilat qytete europiane kanë qiratë më të larta?

Qiratë për apartamente me një dhomë gjumi në qendrat urbane ndryshojnë ndjeshëm, duke nisur nga vetëm 189 euro në Kajro deri në 3,792 euro (4,143 dollarë) në Nju Jork. Qytetet amerikane dominojnë në pjesën e sipërme të renditjes.

Në Europë, qiraja më e lartë është në Londër me 2,732 euro (2,365 £), ndërsa më e ulëta është në Athinë, vetëm 595 euro.

Në Zyrih, Dublin, Amsterdam dhe Gjenevë, qiratë gjithashtu tejkalojnë 2,000 euro, ndërsa në Stamboll dhe Budapest mbeten nën 900 euro.

Lisbona dhe Stambolli: Paga nuk e mbulon qiranë

PĂ«rqindja e pagĂ«s qĂ« shkon pĂ«r qira Ă«shtĂ« njĂ« tregues mĂ« domethĂ«nĂ«s. Ajo tregon sa tĂ« ardhura tĂ« disponueshme mbeten pas pagesĂ«s sĂ« banesĂ«s. Raporti qira – paga varion nga 24% nĂ« Bangalore deri nĂ« 125% nĂ« Kajro.

NjĂ« raport 100% nĂ«nkupton se e gjithĂ« paga shkon pĂ«r qira. Çdo gjĂ« mbi kĂ«tĂ« nivel tregon se nuk mbetet asgjĂ« nĂ« xhep ose nevojiten tĂ« ardhura shtesĂ« pĂ«r tĂ« mbuluar qiranĂ«.

Në Europë, raporti më i lartë është në Lisbonë me 116%, ndjekur nga Stambolli me 101%. Kjo do të thotë që paga mesatare neto nuk mjafton për të paguar qiranë në asnjë prej këtyre qyteteve.

Punonjësit që jetojnë vetëm duhet të shpenzojnë tre të katërtat e pagës për qira në Londër (75%), si dhe në Barcelonë dhe Madrid (të dyja 74%). Në Milano, raporti është gjithashtu i lartë, 71%.

Më shumë se gjysma e pagës mesatare shkon për qira në disa qytete të tjera: Roma (65%), Dublini (62%), Athina (57%), Varshava (56%), Praga (54%) dhe Budapesti (52%).

Ku janĂ« raportet mĂ« tĂ« ulĂ«ta qira – pagĂ«?

Gjeneva (29%) është i vetmi qytet europian ku raporti është nën 30%. Më pas vijnë pesë qytete të tjera europiane ku punonjësit shpenzojnë më pak se 40% të pagës për qira: Luksemburgu dhe Frankfurti (të dy me 34%), Zyrihu dhe Helsinki (të dy me 35%) dhe Vjena (38%).

Përveç Helsinkit, këto raste nuk do të thonë se qiratë janë të ulëta, por se pagat janë më të larta, duke ulur përqindjen e të ardhurave që shkojn për shpenzimet e banimit.

NdĂ«r kryeqytetet e pesĂ« ekonomive mĂ« tĂ« mĂ«dha europiane, Berlini ka raportin mĂ« tĂ« ulĂ«t qira – pagĂ«, me banorĂ«t qĂ« shpenzojnĂ« 40% tĂ« tĂ« ardhurave. Parisi renditet pas me 45%. Londra ka raportin mĂ« tĂ« lartĂ« (75%), ndjekur nga Madridi (74%) dhe Roma (65%).

Raportet në qytete të tjera kryesore janë si më poshtë: Dublini (62%), Athina (57%), Amsterdami (49%), Stokholmi (46%), Edinburgu (44%), Kopenhagen (43%) dhe Oslo (42%).

Në listën globale, qytete të tjera ku paga nuk mjafton për qiranë janë Bogotå (120%), Mexico City (118%) dhe São Paulo (102%).

NĂ« disa qytete, ndonĂ«se qiraja mund tĂ« paguhet, nuk mbetet pothuajse asgjĂ« nga paga — kjo ndodh nĂ« Rio de Janeiro (100%), Manila (94%), Buenos Aires (88%) dhe Mumbai (84%).

NĂ« Nju Jork, raporti qira – pagĂ« Ă«shtĂ« 81%, mĂ« i larti nĂ« SHBA.

Sa mbetet pas pagesës së qirasë?

Globalisht, të ardhurat më të larta të disponueshme pas pagesës së qirasë janë në dy qytete zvicerane: Gjenevë (5,174 euro) dhe Zyrih (4,638 euro).

Më të ulëtat janë po në Europë, në Lisbonë 202 euro, që do të thotë se paga nuk mjafton për qira. Në Stamboll, një punonjësi të vetëm i duhen edhe 13 euro shtesë për të mbuluar qiranë.

Përveç dy qyteteve zvicerane, të ardhurat e disponueshme pas pagesës së qirasë tejkalojnë 2,000 euro edhe në gjashtë qytete të tjera europiane: Luksemburg (3,725 euro), Frankfurt (2,726 euro), Kopenhagen (2,421 euro), Amsterdam (2,194 euro), Oslo (2,140 euro) dhe Helsinki (2,021 euro).

Një raport i OECD tregon se qytetet e mëdha sjellin kosto më të larta për banesat. Shpenzimet për strehim dhe shërbime komunale janë rritur në dy dekadat e fundit në BE. / Euronews

The post Kur qiraja tejkalon pagën: Qytetet më të përballueshme dhe më të shtrenjta në Europë appeared first on Revista Monitor.

Barcelona do të mbyllë dy terminale të anijeve turistike për të frenuar fluksin e vizitorëve

By: Megi Dumi
22 July 2025 at 13:32

Porti i kroçerave në Barcelonë do të mbyllë dy nga terminalet e tij vitin e ardhshëm, duke i ulur ato në pesë gjithsej, si pjesë e një marrëveshjeje me bashkinë për të frenuar mbingarkesën turistike në qytet.

Marrëveshja përfshin gjithashtu financimin e një studimi mbi mënyrën se si lëvizin pasagjerët e kroçerave në qytet, hap i parë drejt një plani për mobilitet të qëndrueshëm.

Po ashtu, do të modernizohen infrastrukturat portuale, përfshirë ndërtimin e linjave të energjisë elektrike të gjelbër për kroçerat që qëndrojnë në port, në mënyrë që të mos përdorin motorët dhe të reduktojnë ndotjen.

Investimi total për këtë plan arrin në 185 milionë euro, fond publik dhe privat.

Barcelona është përballur vitet e fundit me protesta të banorëve kundër turizmit masiv, i cili konsiderohet si shkaktar i mbipopullimit dhe mungesës së banesave të përballueshme për vendasit, për shkak të dhënies me qira për turistët afatshkurtër.

Një protestë e famshme në korrik 2024 përfshiu edhe sulme me ujë ndaj turistëve.

Porti i Barcelonës, më i madhi në Europë për kroçera, priti 1.6 milionë pasagjerë në tranzit gjatë vitit 2024.

Shumica e tyre zbresin në mëngjes për të vizituar qytetin dhe kthehen pasdite për të vazhduar udhëtimin, duke shkaktuar mbipopullim në rrugë si La Rambla dhe lagjen e vjetër Gotike.

Ky vendim vjen pas një sërë masash të mëparshme: në tetor 2023 u mbyll terminali verior i portit për anijet turistike, ndërsa në marrëveshjen e vitit 2018 u vendos zhvendosja e aktivitetit të kroçerave larg qendrës urbane për qëllime të qëndrueshmërisë.

Terminali Maremagnum tashmë është shndërruar në një hapësirë për restorante, dyqane, një marinë dhe akuarium. / CNN, Shqip.al

The post Barcelona do të mbyllë dy terminale të anijeve turistike për të frenuar fluksin e vizitorëve appeared first on Revista Monitor.

Siguria kibernetike, TAP kërkon të mos certifikohet: Zbatojmë detyrimet e direktivës së BE

22 July 2025 at 13:30

Një rregullore e rishikuar për sigurinë kibernetike të infrastrukturave kritike në sektorin e energjisë elektrike, vendoste detyrimin e certifikimit me një standard ISO 270001 brenda 18 mijave të disa subjekteve.

Bëhet fjalë për kompani publike dhe private mes të cilave edhe gazsjellësi TAP. Por së fundmi Shoqëria TAP AG, iu drejtua Entit Rregullator me një shkresë duke kërkuar që ky certifikim të mos kryhet nga ana e kompanisë duke argumentuar se projekti që kalon edhe në Greqi dhe Itali i nënshtrohet kërkesave që ka direktiva e Bashkimit Europian dhe mbikëqyret nga rregullatorët e tyre.

“ShoqĂ«ria TAP AG, me shkresĂ«n e saj nr. 1940 prot., datĂ« 25.06.2025, i Ă«shtĂ« drejtuar ERE me njĂ« kĂ«rkesĂ« pĂ«r moszbatimin e detyrimit pĂ«r t’u certifikuar sipas standardit ISO/IEC 27001, tĂ« pĂ«rcaktuar nĂ« Rregulloren pĂ«r SigurinĂ« Kibernetike tĂ« InfrastrukturĂ«s Kritike nĂ« Sektorin e EnergjisĂ«. – TAP AG ka argumentuar se, pĂ«r shkak tĂ« karakterit ndĂ«rkufitar tĂ« veprimtarisĂ« sĂ« saj dhe klasifikimit tĂ« saj si subjekt thelbĂ«sor nĂ« kuadĂ«r tĂ« DirektivĂ«s (BE) 2022/2555 (NIS2), ajo i nĂ«nshtrohet mbikĂ«qyrjes nga autoritetet kompetente tĂ« GreqisĂ« dhe ItalisĂ«, dhe zbaton tĂ« gjitha detyrimet qĂ« burojnĂ« nga kjo direktivĂ«, nĂ« pĂ«rputhje edhe me garancitĂ« ligjore tĂ« parashikuara nĂ« MarrĂ«veshjen me QeverinĂ« e Vendit PritĂ«s, ratifikuar me ligjin nr. 102/2013” thuhet nĂ« njĂ« vendim tĂ« 8 korrikut 2025.

Duke pasur parasysh këtë argument Enti ka vendosur që TAP të mos certifikohet me ISO-n specifike që përcakton rregullorja duke qenë se përmbush kërkesat e direktivës së BE-së.

“Duke marrĂ« nĂ« konsideratĂ« pĂ«rputhshmĂ«rinĂ« e sistemit tĂ« menaxhimit tĂ« sigurisĂ« kibernetike tĂ« TAP AG me kĂ«rkesat e DirektivĂ«s NIS2, dhe nĂ« pĂ«rmbushje tĂ« angazhimeve ndĂ«rkombĂ«tare tĂ« RepublikĂ«s sĂ« ShqipĂ«risĂ«, vlerĂ«sojmĂ« tĂ« pranojmĂ« kĂ«rkesĂ«n e TAP AG” thuhet nĂ« vendim.

 

Subjektet që duhet të certifikohen

Në respektim të kërkesave të rregullores së rishikuar nga ERE janë disa subjekte që duhet të certifikohen për sigurinë kibernetike në infrastrukturat e tyre që konsiderohen kritike.

“Infrastrukturat e rĂ«ndĂ«sishme tĂ« informacionit janĂ« persona juridikĂ«, publikĂ« ose privatĂ«, qĂ« administrojnĂ« infrastrukturĂ«n e rĂ«ndĂ«sishme tĂ« informacionit dhe operojnĂ« nĂ« sektorin e energjisĂ« elektrike.

Këto përfshijnë: Operatorin e Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE) me Data Center Primary, Data Center Disaster Recovery, Data Center Business Continuity, rrjetin midis Data Center PR, DR dhe BC, si dhe rrjetin midis qendrës së të dhënave dhe pikave të komandimit; Termocentralin Vlorë sh.a me Sistemin DCS; dhe HEC Vlushe me Sistemin SCADA.

OperatorĂ«t e Infrastrukturave Kritike tĂ« Informacionit, pĂ«rfshirĂ« Kurum International sh.a, Dragobia Energy, Prell Energy sh.p.k, PoĂ«er Elektrik Slabinje, Seka HydropoĂ«er, Devoll HydropoĂ«er sh.a dhe Trans Adriatic Pipeline (TAP), detyrohen tĂ« pajisen me certifikimin sipas standardit tĂ« sigurisĂ« ISO 27001 brenda 18 muajve nga hyrja nĂ« fuqi e kĂ«tyre ndryshimeve tĂ« rregullores” thuhet nĂ« rregullore./ N.Maho

The post Siguria kibernetike, TAP kërkon të mos certifikohet: Zbatojmë detyrimet e direktivës së BE appeared first on Revista Monitor.

Dogana e Kosovës tejkalon 1 miliard euro të ardhura, rritje prej 9.7% krahasuar me vitin e kaluar

22 July 2025 at 13:13

Dogana e Kosovës ka arritur të mbledhë mbi 1 miliard euro të ardhura deri në javën e tretë të korrikut 2025, duke shënuar një rritje prej 9.7% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, kur ishin mbledhur 912 milionë euro.

Dogana e Kosovës ka shënuar një sukses të rëndësishëm fiskal duke mbledhur mbi 1 miliard euro të ardhura deri në javën e tretë të korrikut 2025, që përfaqëson një rritje prej 9.7% krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.

Në vitin 2024, në këtë periudhë ishin mbledhur 912 milionë euro, ndërsa këtë vit tejkalimi është konsiderueshëm edhe ndaj planit vjetor të paraparë.

Sipas komunikatĂ«s zyrtare tĂ« DoganĂ«s, ky rezultat Ă«shtĂ« dĂ«shmi e qartĂ« e pĂ«rmirĂ«simeve strukturore dhe efikasitetit nĂ« menaxhim, pĂ«rkundĂ«r faktit se “politikat fiskale efektivisht nĂ« norma tatimesh janĂ« ulur ndjeshĂ«m”.

“Pas pandemisĂ«, Dogana e KosovĂ«s ka arritur qĂ« rritja nĂ« mbledhjen e tĂ« hyrave tĂ« tejkalojĂ« ritmin e rritjes ekonomike mbi dyfishin e vlerĂ«s”, thuhet nĂ« komunikatĂ«, duke theksuar edhe ndĂ«rhyrjet e suksesshme nĂ« ekonominĂ« informale.

Një element tjetër i rëndësishëm është angazhimi i vazhdueshëm institucional për luftimin e ekonomisë joformale dhe forcimin e sundimit të ligjit.

Sipas Doganës, kontributi në zonat më sfiduese, si Mitrovica Veriore, dhe pezullimi i disa veprimtarive të dyshuara në sektorin e derivateve, ka ndikuar dukshëm në rezultatet e arritura.

“KĂ«to rezultate janĂ« fryt i efikasitetit nĂ« performancĂ«, masave konkrete pĂ«r lehtĂ«simin e tregtisĂ«, si dhe njĂ« pĂ«rkushtimi tĂ« vazhdueshĂ«m nĂ« modernizimin dhe digjitalizimin e proceseve,” thekson mĂ« tej Dogana.

Institucioni ka shprehur mirënjohje për Qeverinë e Kosovës, për institucionet e zbatimit të ligjit si dhe për partnerët ndërkombëtarë që mbështesin në operacionet doganore dhe ngritjen e kapaciteteve profesionale.

Po ashtu, është vlerësuar kontributi i stafit si element thelbësor i këtij suksesi:

“Stafi ynĂ« mbetet shtylla kryesore e kĂ«tij suksesi. Me pĂ«rkushtimin e tyre tĂ« vazhdueshĂ«m, ata sigurojnĂ« rezultate qĂ« i shĂ«rbejnĂ« drejtpĂ«rdrejt publikut,” thuhet nĂ« deklaratĂ«.

Duke parë trendin e deritanishëm, Dogana e Kosovës parashikon që ky ritëm i mbledhjes së të hyrave do të vazhdojë edhe gjatë pjesës së mbetur të vitit, duke garantuar qëndrueshmëri buxhetore dhe përmirësim të vazhdueshëm të shërbimeve për qytetarët dhe ekonominë e vendit.

The post Dogana e Kosovës tejkalon 1 miliard euro të ardhura, rritje prej 9.7% krahasuar me vitin e kaluar appeared first on Revista Monitor.

Ankimohet tenderi 2.5 milionë euro i FSHZH për Pallatin e Sportit në Korçë

22 July 2025 at 12:30

Tenderi pĂ«r rikonstruksionin e Pallatit tĂ« Sportit “Tama Nikolla” nĂ« Korçë me fond limit 250 milionĂ« lekĂ« apo 2.5 milionĂ« euro prokuruar nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit ka pĂ«rfunduar sĂ« fundmi nĂ« Komisionin e Prokurimit Publik i ankimuar nga njĂ« subjekt pĂ«r fazĂ«n e vlerĂ«simit.

Procedura e hapur nĂ« maj dhe mbyllur nĂ« qershor ka nĂ« objekt “Investime pĂ«r transformimin e aseteve publike me potencial zhvillimi nĂ« modele tĂ« standardit mĂ« tĂ« lartĂ« tĂ« zhvillimit: “Rikonstruksion objekti ekzistues i pallatit tĂ« sportit “Tamara Nikolla”.

Ankimi nuk shoqërohet ende me shkresën publike të tij por sipas klasifikimit kundërshtimi duket se lidhet me procesin e vlerësimit. Ky i fundit nxori fitues bashkimin e operatorëve XHENGO SHPK dhe ERGI shpk me një ofertë 193 milionë lekë ndërkohë që ankimuesi është LIS Konstuksion. Në procedurë sipas njoftimit paraprak të fituesit në sistemin e APP rezulton të kenë qenë pjesëmarrës të paktën 22 operatorë.

ÇfarĂ« parashikon projekti

Projekti i FSHZH sipas relacionit arkitektonik parashikon ndërhyje në pallatin e sportit për ta sjellë atë në nivele të përshtatshme ku mund të luhen jo vetëm të nivelit kombëtar por rajonal.

“Rikonstruksion objekti ekzistues i Pallatit tĂ« Sportit “Tamara Nikolla”, shtesĂ« njĂ« kat mbi objektin ekzistues, Korçë, ka pĂ«r qĂ«llim

  • Rikonstruksionin e ndĂ«rtesĂ«s duke ruajtur volumin e objektit tĂ« pallatit tĂ« sportit, dhe elementĂ«ve arkitektonikĂ« tĂ« fasadĂ«s qĂ« e dallojnĂ« pĂ«r tipologjinĂ« dhe kohĂ«n kur Ă«shtĂ« ndĂ«rtuar dhe synon pĂ«rmirĂ«simin e qĂ«ndrueshmĂ«risĂ« sĂ« objektit ekzistues.
  • Riorganizim dhe shtim i ambienteve me qĂ«llim funksionimin e njĂ« skeme optimale pĂ«r pĂ«rmirĂ«simin e standardeve FIBA, FIVB, qĂ« objekti do tĂ« ofrojĂ«.
  • PĂ«rmirĂ«simin e kushteve teknike bazuar mbi standarde kombĂ«tare dhe ndĂ«rkombĂ«tare duke ju referuar normativave tĂ« kĂ«rkuara nga FIBA dhe FIVB, si pajisjet, instalimet dhe cdo gjĂ« qĂ« lidhet me pĂ«rmirĂ«simin e komoditetit termik, akustik, sigurinĂ« ndaj zjarrit etj.
  • Ky objekt nuk do tĂ« shĂ«rbej vetĂ«m pĂ«r ndeshje kombĂ«tare por dhe pĂ«r ndeshje nĂ« nivel Ballkani./ N.Maho

The post Ankimohet tenderi 2.5 milionë euro i FSHZH për Pallatin e Sportit në Korçë appeared first on Revista Monitor.

Teksa qeveria i ka 180 mln euro detyrime nĂ« arbitrazh, Bankers “kĂ«rcĂ«non” me njĂ« tĂ« ri

22 July 2025 at 12:07

Bankers Petroleum, një prej kompanive më të mëdha në vend, që menaxhon me koncesion fushën naftëmbajtëse të Pator Marinzës, në një deklaratë të fundit për shtyp ka paralajmëruar se ka angazhuar ekipe ligjore si në Shqipëri, ashtu edhe jashtë vendit, për të bashkudhëhequr mbrojtjen ligjore, si brenda vendit, ashtu edhe para organeve ndërkombëtare të arbitrazhit.

Kompania aktualisht po vlerëson të gjitha rrugët ligjore ndërkombëtare të disponueshme, duke përfshirë procedimet tek institucionet ndërkombëtare të investimeve dhe arbitrazhit sipas Rregullave të ICC-së, me qëllim mbrojtjen e të drejtave të saj si investitor i huaj dhe ruajtjen e sigurisë ligjore të operacioneve të saj.

Njoftimi vjen një ditë pasi kryeministri Edi Rama tha se qeveria ka fituar me Bankers një arbitrazh dhe Bankers na detyrohet 240 mln euro, teksa vlerësoi rolin e prokurorisë, që në fillim të muajit korrik arrestoi disa drejtues të Bankers, në kuadër të një hetimi i shtrirë në një periudhë gjashtëmujore, ka zbuluar një skemë të dyshuar mashtrimi me përmasa të mëdha financiare, që i ka shkaktuar buxhetit të shtetit humbje të konsiderueshme ndër vite.

Kryeministri Rama: Bankers Petroleum na detyrohet 240 mln euro; çfarë ndodhi me arbitrazhin

Sipas ProkurorisĂ« sĂ« Fierit, kompania ka deklaruar pĂ«r periudhĂ«n 2004–2024 njĂ« total shitjesh dhe eksportesh prej mbi 532 miliardĂ« lekĂ«sh, por ka rezultuar çdo vit me humbje, duke shmangur nĂ« mĂ«nyrĂ« sistematike pagesĂ«n e tatim-fitimit.

Sipas deklaratĂ«s sĂ« Bankers, “Kompania po ndjek me shqetĂ«sim hetimet ndaj disa prej drejtuesve e punonjĂ«sve tĂ« saj aktualĂ« dhe tĂ« mĂ«parshĂ«m. Duam tĂ« pĂ«rsĂ«risim se ndryshimi i kontrollit tek investitorĂ«t aktualĂ« ndodhi nĂ« shtator 2016.

KĂ«to zhvillime vijnĂ« pas muajsh mbikqyrjeje mbi komunikimet telefonike dhe sekuestrimit tĂ« sendeve personale dhe tĂ« punĂ«s tĂ« disa prej punonjĂ«sve tanĂ«, tĂ« kryera nĂ« rrethana qĂ« ngrenĂ« shqetĂ«sime serioze mbi procedurat dhe proporcionalitetin, duke kulmuar nĂ« masa kufizuese ndaj individĂ«ve dhe mjeteve tĂ« punĂ«s”.

Bankers thotĂ« se marrĂ«veshjet sipas tĂ« cilave Kompania operon nĂ« ShqipĂ«ri, dhe sistemi i “rikuperimit tĂ« kostove” nĂ« ato marrĂ«veshje, i cili Ă«shtĂ« nĂ« qendĂ«r tĂ« kĂ«tij hetimi penal ndaj drejtuesve dhe punonjĂ«sve tĂ« KompanisĂ«, u vlerĂ«suan nĂ« njĂ« vendim pĂ«rfundimtar tĂ« lĂ«shuar nga njĂ« arbitrazh i ICC nĂ« vitin 2024.

https://monitor.al/kush-dominoi-ne-arbitrazh-revista-nderkombetare-bankers-fitoi-75-te-pretendimeve-qeveria-25/ 

Sipas njoftimit, kompania do tĂ« vazhdojĂ« tĂ« pĂ«rmbushĂ« detyrimet e saj kontraktuale dhe t’u pĂ«rmbahet ligjeve shqiptare. Ne besojmĂ« se as mekanizmat e lartpĂ«rmendur dhe as nxitja e tyre nuk duhet tĂ« zĂ«vendĂ«sojnĂ« dialogun nĂ« lidhje me zbatimin e vendimit pĂ«rfundimtar tĂ« lĂ«shuar nĂ« arbitrazhin e lartpĂ«rmendur tĂ« ICC-sĂ«, tĂ« cilin ne kemi shprehur prej kohĂ«sh gatishmĂ«rinĂ« tonĂ« pĂ«r ta finalizuar dhe zbatuar.

Qeveria i ka tashmë 180 mln euro detyrime arbitrazhi
Në fund të vitit 2024 qeveria kishte një faturë prej gati 180 milionë eurosh nga çështjet e humbura dhe ato në proces në arbitrazh ndërkombëtar, me biznese të ndryshme, sipas të dhënave të Ministrisë së Financave për fundin e vitit 2024.

Kjo shumë përfshin si detyrimet e mbetura për pagesë, ashtu edhe detyrimet kontigjente, të cilat mund të materializohen në të ardhmen nëse vendimet në proces rezultojnë të pafavorshme për shtetin.

Sipas tabelës zyrtare, nga kjo shumë, 69.4 milionë euro përfaqësojnë detyrime të mbetura për pagesë nga vendime të formës së prerë, të cilat ende nuk janë likuiduar dhe 110.5 milionë euro janë të kategorizuara si detyrime kontigjente, që rrjedhin nga procese gjyqësore të hapura në gjykata ndërkombëtare arbitrazhi dhe shënohen në raportet e financave publike si detyrime të mundshme, por nuk përfshihen drejtpërdrejt në borxhin publik derisa të ketë një vendim final.

Pjesa mĂ« e madhe e detyrimeve janĂ« pĂ«r çështjen “Hydro dhe tĂ« tjerĂ« kundĂ«r ShqipĂ«risĂ«â€, tĂ« sipĂ«rmarrĂ«sit italian Francesco Becchetti, qĂ« pĂ«rfshin detyrimin me vlerĂ« 108 mln euro dhe 2 milionĂ« euro kosto ligjore; “Copri Actors” me kompaninĂ« greke e cila fituar çështjen pĂ«r konfliktin e ndĂ«rtimit tĂ« autostradĂ«s TiranĂ«-Elbasan, me faturĂ« me vlerĂ« rreth 42,4 mln euro; “GBC Oil Company Ltd. v. Republika e ShqipĂ«risĂ«, Albpetrol”, ku pala shqiptare humbi ndaj GBC Oil, me njĂ« faturĂ« prej 12.24 milionĂ« eurosh.

Arbitrazhet, qeveria ka 180 milionë euro detyrime për të paguar për gjyqet e humbura me bizneset

 

The post Teksa qeveria i ka 180 mln euro detyrime nĂ« arbitrazh, Bankers “kĂ«rcĂ«non” me njĂ« tĂ« ri appeared first on Revista Monitor.

Shqiptarët ende të fiksuar me Volkswagen dhe Mercedez, Durrësi rekord për numrin e autoveturave

22 July 2025 at 11:37

Dy markat e makinave që dominojnë në Shqipëri ende vijojnë të mbeten gjermanet Volkswagen dhe Mercedez Benz.

Instituti i Statistikave (INSTAT) publikoi botimin “Karakteristikat e Mjeteve Rrugore” pĂ«r vitin 2024, i cili ofron njĂ« pasqyrĂ« tĂ« detajuar mbi mjetet rrugore qĂ« qarkullojnĂ« nĂ« ShqipĂ«ri.

“NĂ« fund tĂ« vitit 2024, numri i mjeteve rrugore tĂ« regjistruara (me status aktiv ose tĂ« çregjistruara pĂ«rkohĂ«sisht) arriti nĂ« 959.226 mjete, duke shĂ«nuar njĂ« rritje me 10,5%, krahasuar me vitin 2023. Autoveturat pĂ«rbĂ«jnĂ« 80,8% tĂ« mjeteve gjithsej.

Numri i autoveturave pĂ«r 1.000 banorĂ« u rrit nĂ« 328 (nga 292 nĂ« vitin 2023)” thuhet nĂ« njoftimin e INSTAT.

Të dhënat tregojnë se Qarku i Tiranës ka numrin më të madh të mjeteve rrugore me 34,8%, i ndjekur nga Durrësi dhe Fieri. Durrësi ka numrin më të lartë të autoveturave për 1.000 banorë (483).

Karakteristikat teknike të mjeteve

Sa u takon karakteristikave teknike të mjeteve shumica e tyre vijojnë të jenë manual, edhe pse rritja e atyre me kambio automatike ka qenë e shpejtë se fundmi.

“58,8% e mjeteve kanĂ« kambio manuale. Rritje e ndjeshme e mjeteve tĂ« prodhuara pas vitit 2011 me 44,4%. 47,9% e autoveturave kanĂ« moshĂ« mes 11-20 vjet” vlerĂ«son INSTAT.

Dy markat më të përhapura mbeten Volkswagen dhe Mercedes Benz mbeten markat më të përdorura të autoveturave.  Sipas INSTAT, 72,9% e autoveturave përdorin naftë, ndërsa përdorimi i autoveturave elektrike është rritur me 2 herë, krahasuar me vitin 2023.

Shqiptarët tani po i blejnë makinat nga Koreja e Jugut, kalon e para për importet në 2024

 

The post Shqiptarët ende të fiksuar me Volkswagen dhe Mercedez, Durrësi rekord për numrin e autoveturave appeared first on Revista Monitor.

TED2025 : Frymëzim nga drejtues të suksesshëm për kulturën e re të punës

By: Megi Dumi
22 July 2025 at 11:30

Në një botë ku inteligjenca artificiale po fiton gjithnjë e më shumë fuqi dhe teknologjia po automatizon gjithçka, pyetja që TED2025 vendosi në qendër ishte thellësisht njerëzore: për çfarë do të jenë të nevojshëm njerëzit?

Konferenca me temĂ«n “Humanity Reimagined”, mblodhi nĂ« njĂ« javĂ« tĂ« vetme drejtues, krijues, shkencĂ«tarĂ« dhe sipĂ«rmarrĂ«s nga e gjithĂ« bota, qĂ« sollĂ«n pĂ«rgjigje konkrete pĂ«rmes veprĂ«s sĂ« tyre, jo vetĂ«m pĂ«r tĂ« ardhmen e njerĂ«zimit, por pĂ«r atĂ« qĂ« mund dhe duhet tĂ« jetĂ« njĂ« “kulturĂ« pune mĂ« e mençur, mĂ« njerĂ«zore dhe mĂ« me kuptim”.

Një nga zërat më të fuqishëm ishte Wawira Njiru nga Kenia, e cila përmes organizatës së saj Food4Education po shndërron mënyrën se si shkollat afrikane ushqejnë fëmijët. Mbi 450 mijë nxënës marrin çdo ditë një vakt të ngrohtë falë kuzhinave vendore të menaxhuara nga gratë e komunitetit, me energji të pastër dhe një sistem të organizuar me efikasitet.

PĂ«rtej njĂ« modeli suksesi nĂ« sektorin social, kjo Ă«shtĂ« njĂ« histori e fuqizimit vendor, ku ekipi bĂ«het pjesĂ« aktive e zgjidhjes dhe jo vetĂ«m zbatues i njĂ« projekti tĂ« jashtĂ«m. ËshtĂ« njĂ« mĂ«sim i qartĂ« pĂ«r tĂ« gjitha organizatat, qĂ« duan tĂ« ndĂ«rtojnĂ« kulturĂ« pune qĂ« rrit angazhimin pĂ«rmes qĂ«llimit tĂ« pĂ«rbashkĂ«t.

Nga ana tjetër, holandezi Boyan Slat, i cili themeloi The Ocean Cleanup që në moshën 18-vjeçare, tregoi se edhe idetë më të mëdha mund të vihen në jetë, nëse organizata ndërton një kulturë që lejon eksperimentimin dhe dështimin.

Teknologjia që ai ka zhvilluar për të pastruar oqeanet nga plastika është vetëm një aspekt; më e rëndësishmja është se përmes një ekipi të përkushtuar dhe vizioni të qartë, ai po krijon një organizatë që u tregon të rinjve se mund të zgjidhin problemet më të mëdha të epokës sonë.

Teknologjia si mjet për gjithëpërfshirje u mishërua në historinë e M-PESA Africa, platformës financiare që u ka dhënë qasje miliona afrikanëve në pagesa, kredi e shërbime të tjera dixhitale, shpeshherë pa pasur një llogari bankare.

CEO i saj, Sitoyo Lopokoiyit, ndau pĂ«rvojĂ«n sesi ekipi i tij dizajnoi njĂ« orĂ« smart pĂ«r tĂ« verbrit, qĂ« u mundĂ«son tĂ« kryejnĂ« transaksione nĂ« mĂ«nyrĂ« tĂ« pavarur. Kjo nuk Ă«shtĂ« thjesht teknologji, Ă«shtĂ« njĂ« kulturĂ« pune qĂ« nis çdo ditĂ« me pyetjen: si t’i pĂ«rfshijmĂ« ata qĂ« janĂ« lĂ«nĂ« jashtĂ«?

Kultura e bashkëpunimit ndërdisiplinor u shfaq fuqishëm edhe në fjalimin e Chris Bahl, themelues i AI Proteins, një kompani që përdor inteligjencën artificiale për të dizajnuar proteina të reja, që komunikojnë drejtpërdrejt me qelizat për të luftuar kancerin, diabetin dhe sëmundje të tjera.

Ajo që e bën të veçantë qasjen e tij është aftësia për të kombinuar shkencën me imagjinatën, një kulturë kërkimi që e inkurajon ekipin të mendojë ndryshe, të eksperimentojë dhe të ndërtojë zgjidhje nga e para.

Dr. Dean Ornish, nga ana tjetër, solli një qasje të thjeshtë por të fuqishme: kujdesi për shëndetin fizik dhe emocional të individit nuk është luks; është baza e një organizate që funksionon mirë. Ai tregoi se ushqimi i shëndetshëm, lëvizja, reduktimi i stresit dhe ndërtimi i lidhjeve sociale jo vetëm që përmirësojnë jetën, por edhe ndryshojnë në mënyrë të matshme shëndetin në nivel gjenetik.

Për çdo menaxher që pyet si të rrisë qëndrueshmërinë e ekipit, përgjigjja është e thjeshtë: filloni nga mirëqenia.

Për të mbyllur me një shembull që vjen nga bota e artit dhe mjeshtërisë, pastiçieri francez Amaury Guichon, i njohur për skulpturat e tij prej çokollate, foli për rëndësinë e përkushtimit ndaj procesit, durimit dhe respektit për materialin.

Pas krijimeve të tij madhështore që bëjnë xhiron e rrjeteve sociale qëndron një etikë pune e përpiktë, ku çdo detaj ka rëndësi. Në një kohë ku produktiviteti matet shpesh në shpejtësi, Guichon na kujton se kultura e ekselencës ndërtohet me përkushtim të qëndrueshëm, jo me rezultate të menjëhershme.

Nga kuzhinat e Kenias te laboratorët e proteinave me IA, nga pastrimi i lumenjve te skulpturat prej çokollate, TED2025 na kujton se në thelb të çdo organizate të suksesshme është një kulturë pune që ndërton kuptim, nxit bashkëpunim dhe vendos njeriun në qendër.

Dhe ndoshta pikĂ«risht kjo Ă«shtĂ« pĂ«rgjigjja mĂ« e mirĂ« ndaj pyetjes sĂ« madhe tĂ« kohĂ«s sonĂ«: pĂ«r çfarĂ« janĂ« njerĂ«zit? PĂ«r tĂ« krijuar, pĂ«r tĂ« lidhur, pĂ«r t’u kujdesur dhe pĂ«r tĂ« udhĂ«hequr me mendje dhe me zemĂ«r. / Nice News, Shqip.al

The post TED2025 : Frymëzim nga drejtues të suksesshëm për kulturën e re të punës appeared first on Revista Monitor.

Borxhi publik rinis rritjen, 55.7% të PBB-së në qershor

22 July 2025 at 11:00

Borxhi publik u rrit në 55.7 % të PBB-së në fund të qershorit 2025 në krahasim me 53.9% që ishte në fund të vitit 2024, sipas të dhënave zyrtare nga Ministria e Financave.

Brenda 6 muajve borxhi publik u rrit me 1.8% të PBB-së, si rrjedhojë e emetimit të eurobondit 650 milionë euro me afat 10 vjeçar në shkurt të këtij viti. Ministria e Financave po planifikon që niveli i borxhit publik të jetë në 57.6 për qind të PBB-së ketë vit. Ministri i financave, Petrit Malaj ka pohuar se borxhi do të vijë në ulje për shkak të shlyerjeve në 6 mujorin e dytë të 2025 të maturimeve të eurobondeve në të marra vitet e fundit.

Borxhi i përgjithshëm i qeverisë qendrore në fund të qershorit 2024 ka arritur mbi 1.3 trilion lekë. 56,3% të totalit e zë borxhi i brendshëm, ndërsa borxhi i jashtëm përbën 43.7%.

Ndarja sipas maturimit tregon se borxhi afatgjatë përbën pjesën dërrmuese të detyrimeve, me 84.1% të totalit, ndërsa borxhi afatshkurtër përfaqëson vetëm 15.9%.

Interesat e paguara për borxhin në gjashtëmujorin e parë të vitit 2024 arritën në 29.3 miliardë lekë, që përbën 1.2% të PBB-së.

Gati 63 për qind e borxhit të jashtëm është në euro. Ky ekspozim në rritje në ndaj euros mund të kthehet në rrezik veçanërisht leku zhvlerësohet.

Rritja e të ardhurave mbi parashikimet dhe nga ana tjetër paaftësia për të realizuar shpenzimet publike sipas programit buxhetor ka ndihmuar në rënien e borxhit publik përtej pritshmërive në vitet e fundit. Të dhënat zyrtare nga Ministria e Financave tregojnë se në vitin 2024 borxhi publik arriti në 54,74% e PBB-së, me një rënie prej 2,7 pikësh në raport me vitin 2023. Ky ishte niveli më i ulët i borxhit publik në raport me PBB-së që nga viti 2008.

Megjithatë, Fondi Monetar Ndërkombëtar ka lajmëruar shpenzimet publike të vendit do të rriten së paku me 7% të PBB-së në dhjetë vitet e ardhshme (afërsisht 1,7 mld euro).

Në vitin 2024, shpenzimet publike të vendit ishin rreth 31% të PBB-së, por në dekadën në vijim do të duhet të arrijnë mbi 38% të PBB-së, për shkak të nevojave më të larta për financimin e skemës së pensioneve dhe për financimet më të mëdha në sektorin e shëndetësisë, si pasojë e plakjes së popullsisë.

Stafi teknik i FMN-së projekton një rritje të shpenzimeve buxhetore, duke filluar nga viti 2026. Faktorët që do të ndikojnë më shumë janë shpenzimet për sigurime shoqërore, shpenzimet më të mëdha për mirëmbajtje dhe digjitalizim.

Për të ruajtur balancat, shpenzimet publike duhet të shoqërohen me rritje të të ardhurave. Veçanërisht, konsiderohet e rëndësishme reforma e pensioneve, e cila duhet të sigurojë një mbulim më të mirë të popullsisë me kontribute. Për rritjen e të ardhurave për sigurimet shoqërore, do të duhen reforma që përfshijnë uljen e informalitetit në tregun e punës, duke përfshirë edhe sektorin bujqësor./ B.Hoxha

Burimi: Ministria e Financave

The post Borxhi publik rinis rritjen, 55.7% të PBB-së në qershor appeared first on Revista Monitor.

Tatimet vijojnë aksionin, 63 ton produkte bujqësore të bllokuara në 9 ditë

22 July 2025 at 10:43

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve po vijon për të nëntën ditë aksionin kombëtar për një treg të formalizuar dhe me siguri ushqimore. Kontrollet janë shtrirë në qarqet Tiranë, Durrës, Fier, Lezhë dhe Korçë, me qëllim evidentimin e mallrave që qarkullojnë jashtë skemës tatimore dhe pa dokumentacion të rregullt.

Gjatë kësaj faze janë kontrolluar 151 subjekte dhe janë bllokuar 63 ton produkte bujqësore dhe blegtorale që nuk kishin faturë. Sipas autoriteteve, këto sasi përbëjnë rrezik për konsumatorët dhe dëmtojnë konkurrencën e ndershme në treg.

Aksioni është pjesë e një përpjekjeje të përbashkët mes Tatimeve, Ministrisë së Financave dhe Ministrisë së Bujqësisë për të formalizuar sektorin bujqësor dhe për të siguruar gjurmueshmërinë e produkteve, përmes pajisjes së fermerëve me NIPT dhe lëshimit të faturave në çdo hallkë të zinxhirit tregtar.

DPT i bën thirrje të gjithë tatimpaguesve të respektojnë ligjin dhe të lëshojnë fatura fiskale, duke garantuar transparencë dhe siguri për konsumatorët.

The post Tatimet vijojnë aksionin, 63 ton produkte bujqësore të bllokuara në 9 ditë appeared first on Revista Monitor.

Shqipëria ndër 50 vendet që mund të ushqejnë veten, në rajon na e kalon Serbia

22 July 2025 at 10:00

Në një botë që po përballet me pasiguri të mëdha ushqimore, Shqipëria përfshihet mes 50 vendeve që kanë aftësinë të vetëushqehen. Ky është konkluzioni i një analize të realizuar nga platforma ndërkombëtare Visual Capitalist, bazuar në të dhëna të Universitetit të Leeds-it dhe Economist Intelligence Unit.

Klasifikimi mat vetë-mjaftueshmërinë ushqimore të një vendi në raport me konsumin e brendshëm, përmes 7 kategorive kryesore, fruta, perime, bishtajore, ushqime me bazë niseshte (si buka, patatet, orizi), mish, peshk, qumësht e nënprodukte si dhe tre produkte të tjera shtesë vezë, sheqerna, vajra bimorë.

Shqipëria, ndonëse nuk renditet mes fuqive të mëdha bujqësore, ka arritur të ruajë një ekuilibër të brishtë mes prodhimit dhe konsumit të brendshëm ushqimor, duke u renditur në vendin e 41 nga 50 shtete. Ajo shënon vetë-mjaftueshmëri të lartë në prodhimin e frutave dhe perimeve (214% dhe 278%), falë klimës së favorshme dhe traditës së kultivimit të tyre në zona si Myzeqeja, Fieri, Lushnja apo Korça.

Dy produktet e tjera ku ka mjaftueshmëri të lartë janë mishi (156%) dhe qumështi e nënproduktet (501%). Megjithatë vendi ka deficencë në prodhimin e bishtajoreve (70%). Nivelin më të ulët të vetë mjaftueshmërisë Shqipëria e ka në ushqime me bazë niseshte (si buka, patatet, orizi), me 25% dhe çuditërisht te peshku (18%), ndonëse jemi një vend me hapësirë të gjerë bregdetare.

Sipas metodologjisë së raportit, vetë-mjaftueshmëria arrihet kur një vend ka një vlerësim prej 100% në secilën kategori. Në kontekst: kjo do të thotë që prodhimi vendas përmbush tërësisht nevojat për konsum të brendshëm për një kategori të caktuar ushqimore (p.sh., fruta, mish, perime etj.). Një vlerë mbi 100% tregon tepricë (eksportues neto), ndërsa nën 100% tregon varësi nga importet.

Ajo qĂ« e bĂ«n kĂ«tĂ« renditje edhe mĂ« interesante Ă«shtĂ« krahasimi me rajonin. ShqipĂ«ria, sipas tĂ« dhĂ«nave tĂ« Eurostat tĂ« pĂ«rpunuara nga Revista Monitor, ka peshĂ«n mĂ« tĂ« lartĂ« tĂ« bujqĂ«sisĂ« nĂ« Prodhimin e BrendshĂ«m Bruto nĂ« EuropĂ« – me mbi 17% nĂ« vitin 2024. PavarĂ«sisht kĂ«tij kontributi tĂ« madh tĂ« sektorit bujqĂ«sor nĂ« ekonomi, ShqipĂ«ria renditet mĂ« poshtĂ« se Serbia nĂ« listĂ«n e vetĂ«-mjaftueshmĂ«risĂ«, qĂ« pozicionohet e 18-a.

Kjo tregon njĂ« problem tĂ« strukturuar nĂ« eficiencĂ«n e pĂ«rdorimit tĂ« tokĂ«s, nĂ« zinxhirin e pĂ«rpunimit, dhe nĂ« kapacitetet e shpĂ«rndarjes dhe ruajtjes. Serbia ka njĂ« sektor bujqĂ«sor me peshĂ« mĂ« tĂ« vogĂ«l nĂ« PBB – rreth 6.1% nĂ« 2024 – por me rezultate dukshĂ«m mĂ« tĂ« larta nĂ« aspektin e prodhimit tĂ« drithĂ«rave dhe eksportit tĂ« ushqimeve bazĂ«.

Kjo për shkak të infrastrukturës më të mirë, sipërfaqeve më të mëdha për frymë dhe nivelit më të lartë të mekanizimit. Në Europë më mirë se Shqipëria në këtë renditje janë dhe shtete si Turqia, Kroacia, Rumania, Spanja, Bosnjë Hercegovina.

Ushqime të shtrenjta, por Shqipëria mbajti rekord për peshën e bujqësisë në Europë në 2024

Në nivel global, lista kryesohet nga vende si Guyana, Australia dhe Kanadaja, të cilat prodhojnë shumë më tepër ushqime sesa konsumojnë. Ndërkohë, vendet më të ekspozuara ndaj krizave ushqimore janë ato që nuk kanë tokë bujqësore të mjaftueshme ose nuk e kanë të zhvilluar sektorin prodhues, si Koreja e Jugut, Arabia Saudite dhe vendet e Gjirit. Në këto shtete, importet përbëjnë mbi 80% të konsumit të përditshëm ushqimor.

Sipas raportit, Frutat mund të duken të bollshme në supermarketet europiane, por shifrat tregojnë një realitet krejt tjetër. Ndër vendet më të larta në renditje, Rusia plotëson vetëm 33% të nevojave të veta për fruta, Letonia vetëm 13%, ndërsa Estonia arrin vështirë 3% të vetë-mjaftueshmërisë. Edhe prodhimi i perimeve nuk është shumë më i mirë për këto vende.

Në kontrast, Europa Jugore ka performancë shumë më të mirë në këtë drejtim. Për shembull, Spanja prodhon katër herë më shumë fruta dhe perime sesa i duhen për konsum të brendshëm, duke eksportuar shumicën drejt vendeve të veriut.

 

The post Shqipëria ndër 50 vendet që mund të ushqejnë veten, në rajon na e kalon Serbia appeared first on Revista Monitor.

Shqiptarët punojnë shumë dhe fitojnë pak: Nga fundi i Europës për vlerën ekonomike të punës

21 July 2025 at 23:02

TĂ« qenit i pasur nuk ka tĂ« bĂ«jĂ« vetĂ«m me tĂ« ardhurat e larta. Çmimet ndryshojnĂ« nga njĂ« vend nĂ« tjetrin dhe njĂ« pagĂ« modeste mund tĂ« ketĂ« mĂ« shumĂ« vlerĂ« atje ku kostoja e jetesĂ«s Ă«shtĂ« mĂ« e ulĂ«t.

Edhe orĂ«t e punĂ«s nuk janĂ« tĂ« njĂ«jta: nĂ« disa vende arrihen tĂ« ardhura tĂ« larta me mĂ« pak orĂ« pune, duke lĂ«nĂ« mĂ« shumĂ« kohĂ« pĂ«r pushim dhe jetĂ« personale. Revista “The Economist” renditI 178 vende duke u bazuar nĂ« tre tregues.

I pari është Prodhimi i Brendshëm Bruto për frymë sipas kursit të këmbimit të tregut. Ky është një tregues i thjeshtë, i kuptueshëm dhe i përdorur gjerësisht. Por ai nuk merr parasysh ndryshimet e çmimeve mes vendeve.

Treguesi i dytë rregullon të ardhurat në raport me koston lokale të jetesës (i njohur si barazia e fuqisë blerëse, ose PPP). Ky jep një pasqyrë më të saktë të standardit të jetesës, por nuk merr parasysh kohën e lirë: pjesëmarrja në tregun e punës dhe gjatësia e orarit të punës ndryshojnë nga një vend në tjetrin.

Treguesi i fundit kombinon të dyja aspektet: çmimet lokale dhe orët e punës, duke ofruar kështu një matës më të plotë të mirëqenies reale.

Në renditje përfshihet dhe Shqipëria e vendet e tjera të Ballkanit Perëndimore, pa Kosovën.

Në treguesin e të ardhurave për frymë, me 10 mijë dollarë, Shqipëria lë pas si Bosnjë Hercegovinën (gati 9 mijë dollarë), ashtu dhe Maqedoninë e Veriut (9.3 mijë dollarë), ndërsa Mali i Zi dhe Serbia kanë përkatësisht 13 dhe 13.5 mijë dollarë të ardhura për frymë në vit. Shqipëria është e teta në gjithë Europën për renditjen nga fundit të vendeve që kanë të ardhura më të ulëta për frymë, duke lënë pas Azerbaxhanin, Moldavine, Bjellorusinë, Armeninë, Bosnjë hercegovinën, Gjerogjinë, Maqedoninë e Veriut.

Por, kur kalohet në dy treguesit e tjerë, që marrin në konsideratë si diferencat e çmimeve (që përshtat të ardhurat për ndryshimet e kostos së jetesës në vende të ndryshme) ashtu dhe treguesi i fundit që llogarit të ardhurat duke u bazuar në çmimet dhe orët që punohet (Tregon sa pasuri gjenerohet realisht për orë pune në çdo vend.

Ky është treguesi më i drejtë për të krahasuar efikasitetin ekonomik të popullsisë punëtore), të ardhurat relative ulen, duke reflektuar çmimet e shtrenjta, ndërkohë që orët e punës janë të gjata. Shqiprarët kanë të ardhurat më të ulëta në rajon, krahasuar me fuqinë blerëse, pas Bosnjë Hercegovinës dhe janë të katërit në Europë, pas Moldavisë, Bosnjë Hercegovinës dhe Armenisë.

Të ardhurat e rregulluara për çmimet dhe orët që punohet, në Shqipëri në vitin 2024 ishin 26.4 mijë dollarë, nga 22 mijë dollarë në Bosnjë Hercegovinë. Të dhënat tregojnë qartë se shqiptarët janë ndër punëtorët, që ndonëse kanë orë të gjata pune, janë më pak më të shpërblyerit.

Ndërkohë që në Maqedoninë e Veriut kjo shifër arrin në mbi 30 mijë dollarë dhe, në Serbi 31.6 mijë në Mal të Zi në mbi 36 mijë, Shqipëria mbetet shumë më pas në vlerën ekonomike që prodhon për çdo orë pune.

Madje, edhe Bosnja dhe Hercegovina, me një PBB nominale më të ulët për frymë, arrin të ketë një produktivitet të krahasueshëm me Shqipërinë kur bëhet fjalë për të ardhurat efektive të punës.

Ky pozicionim i dobët lidhet jo me numrin e ulët të orëve të punës, përkundrazi Shqitarët punojnë një rekord prej 43.7 orë në javë, nga 36.1 orë mesatarja europiane, por me strukturën e tregut të punës dhe natyrën e ekonomisë shqiptare.

Pjesa mĂ« e madhe e punĂ«s kryhet nĂ« sektorĂ« me vlerĂ« tĂ« ulĂ«t tĂ« shtuar – si bujqĂ«sia informale, tregtia e vogĂ«l apo shĂ«rbimet jo-produktive – tĂ« cilat nuk gjenerojnĂ« tĂ« ardhura tĂ« mjaftueshme krahasuar me kohĂ«n e investuar.

Paguhen më pak, por shqiptarët kanë orët më të gjata të punës në Europë

Në krahasim me vendet e Bashkimit Europian, hendeku është edhe më i madh. Sipas The Economist, vendet si Zvicra dhe Irlanda arrijnë të gjenerojnë mbi 90 mijë dollarë për frymë në vit të korrigjuar për orë pune.

Edhe vende me ekonomi mĂ« tĂ« strukturuara si Gjermania, Austria apo Suedia luhaten nĂ« shifrat 70–80 mijĂ« dollarĂ«. ShqipĂ«ria, me pak mĂ« shumĂ« se 26 mijĂ«, mbetet shumĂ« larg kĂ«tij standardi.

Analiza e The Economist shtron një mesazh të qartë për vendet në zhvillim si Shqipëria: rritja e produktivitetit nuk vjen vetëm nga më shumë punë, por nga punë më efikase, më të mirëpaguar dhe në sektorë me teknologji më të lartë dhe me më shumë vlerë të shtuar.

Në mungesë të reformave strukturore në arsim, punësim dhe teknologji, Shqipëria rrezikon të ngelet një vend ku punohet shumë, por ku shpërblimi ekonomik mbetet modest.

 

The post Shqiptarët punojnë shumë dhe fitojnë pak: Nga fundi i Europës për vlerën ekonomike të punës appeared first on Revista Monitor.

Projektrregullorja, ulen komisionet edhe për transfertat kombëtare në Euro

21 July 2025 at 23:01

Banka e ShqipĂ«risĂ« ka pĂ«rgatitur disa ndryshime nĂ« rregulloren “PĂ«r funksionimin e sistemit AIPS EURO pĂ«r shlyerjen e transfertave vendase pĂ«r klientĂ« nĂ« Euro”, qĂ« parashikojnĂ« ulje tĂ« nivelit tĂ« komisioneve qĂ« klientĂ«t e sektorit financiar do tĂ« paguajnĂ« pĂ«r kryerjen e transfertave nĂ« Euro brenda vendit.

Projektrregullorja ul nivelin e komisionit minimal që bankat mund të aplikojnë për transfertat në sistemin AIPS Euro, në 4 euro, nga 6 euro që ishte më parë.

Ndërkohë, totali i komisioneve për çdo transfertë me vlerë deri në 150 mijë euro nuk mund të jetë më i lartë se 0.02% e vlerës së transferuar.

Me rregulloren aktuale, komisioni maksimal është 10 herë më i lartë, në masën 0.2%.

Gjithashtu, ky komision maksimal është i detyrueshëm vetëm për transfertat me vlerë më të ulët, deri në 10 mijë euro; për pagesat më të mëdha se 10 mijë euro, aktualisht nuk parashikohet një tavan për komisionin në përqindje, por vetëm një komision maksimal në vlerë, pavarësisht shumës së transferuar.

Ashtu siç ndodh me transfertat në Lekë, edhe rregullorja për transfertat në Euro do të stimulojë përdorimin e kanaleve elektronike për kryerjen e transfertave, duke parashikuar komisione të përgjysmuara për veprimet që kryhen nëpërmjet këtyre kanaleve. Komisioni minimal që bankat mund të aplikojnë për transfertat kombëtare në monedhën europiane, të kryera nëpërmjet e-banking, nuk mund të jetë më i lartë se 2 euro. Ndërsa totali i komisioneve për çdo transfertë me vlerë deri në 150 mijë euro nuk mund të jetë më i lartë se 0.01% e vlerës së transferuar.

Ndërkohë, komisionet maksimale që bankat mund të aplikojnë, pavarësisht shumës së transfertës, propozohen të jenë të njëjta si në rregulloren aktuale, përkatësisht 50 euro për transfertat e kryera në degë dhe 25 euro për ato të nisura nëpërmjet kanaleve elektronike.

Sistemi i pagesave kombëtare AIPS Euro nisi funksionimin në fillim të vitit 2022, me qëllim lehtësimin e kryerjes së transfertave në Euro brenda vendit dhe uljen e kostos të tyre. Më parë, këto transferta kryeheshin nëpërmjet bankave të huaja korrespendente, rrugë që sillte komisione shumë më të larta dhe kohë më të gjatë për finalizimin e transaksionit.

Ndërkohë, këtë vit edhe transfertat në Euro me jashtë vendit pritet të pësojnë një transformim madhor, pas anëtarësimit të Shqipërisë në Zonën Unike të Transfertave në Euro (SEPA), vitin e kaluar. Duke filluar nga muaji tetor, pritet që bankat tregtare shqiptare të fillojnë kryerjen e transfertave nëpërmjet sistemeve të SEPA, çka do të sjellë ulje drastike të komisioneve dhe shkurtim të kohës për kryer transfertat në Euro jashtë vendit.

Së fundmi, Banka e Shqipërisë ka përgatitur gjithashtu një projektrregullore që parashikon uljen edhe të komisioneve për transfertat kombëtare në Lekë.

Çmimi i komisioneve tĂ« aplikuara nga institucionet financiare pĂ«r klientĂ«t e tyre pĂ«r transfertat vlerĂ« nga 40 mijĂ« lekĂ« deri nĂ« 1 milion lekĂ«, nuk duhet tĂ« jetĂ« mĂ« i lartĂ« se 100 lekĂ« pĂ«r transfertat e kryera nĂ« degĂ«t e bankave dhe 50 lekĂ« pĂ«r ato tĂ« kryera nĂ«pĂ«rmjet e-banking. NdĂ«rsa vlera maksimale e pĂ«rjashtuar nga komisionet pĂ«r transfertat e kryera nĂ« formĂ« elektronike do tĂ« rritet nga 20 mijĂ« lekĂ« nĂ« 40 mijĂ« lekĂ«.

 

The post Projektrregullorja, ulen komisionet edhe për transfertat kombëtare në Euro appeared first on Revista Monitor.

Këshilli Bashkiak pritet të miratojë shembjen e 3 pallateve në Kombinat e Kinostudio

21 July 2025 at 23:00

Rreth 6 vite pas ngjarjes së tërmetit të 26 nëntorit 2019, në Tiranë pritet të ndërhyhet për shembjen e detyruar të 3 pallateve të banimit.

NĂ« mbledhjen e planifikuar pĂ«r t’u zhvilluar mĂ« 24 korrik, nga KĂ«shilli Bashkiak do tĂ« shqyrtohen pĂ«r miratim projektvendimet pĂ«r prishjen e detyruar tĂ« tre pallateve tĂ« klasifikuara, si tĂ« pabanueshme dhe me rrezik serioz pĂ«r sigurinĂ« publike, qĂ« ndodhen nĂ« zonat Kombinat dhe Kinostudio.

Konkretisht bĂ«het fjalĂ« pĂ«r 2 pallate dykatĂ«she qĂ« ndodhen nĂ« rrugĂ«n “Bubulina”, NjĂ«sia Administrative nr. 6 nĂ« Kombinat dhe njĂ« pallat 5-katĂ«sh nĂ« rrugĂ«n “Hysen Xhura”, NjĂ«sia Administrative nr. 4 qĂ«, qĂ« pas akt ekspertizave tĂ« thelluara tĂ« realizuara nga Instituti i NdĂ«rtimit dhe subjekte tĂ« licencuara, rezultuan se pĂ«rforcimi i kĂ«tyre godinave Ă«shtĂ« ekonomikisht i paarsyeshĂ«m. Pas akt ekspertizave rezultuan se kostot e ndĂ«rhyrjes pĂ«r struktura tĂ« reja dhe tĂ« sigurta janĂ« mĂ« tĂ« ulĂ«ta krahasuar me restaurimin.

Nga ekspertĂ«t e Institutit tĂ« NdĂ«rtimit, pĂ«r pallatin nr. 64 nĂ« zonĂ«n e Kombinatit, kostoja e pĂ«rforcimit pĂ«rllogaritet sa 84% tĂ« kostos sĂ« rindĂ«rtimit nga e para. VlerĂ«simi i ekspertĂ«ve Ă«shtĂ« kryer pas vlerĂ«simit tĂ« bĂ«rĂ« pĂ«r objektin mbĂ«shtetur nĂ« kriteret e VKM nr.26.15.01.2020, ku rezultoi se struktura e pallatit nĂ« gjendjen pas tĂ«rmetit, nuk i plotĂ«sonte kushtet e sigurisĂ« dhe qĂ«ndrueshmĂ«risĂ« pĂ«r aktivitetin sizmik tĂ« zonĂ«s dhe duhet t’i nĂ«nshtrohet rikonstruksionit.

“Sipas vlerĂ«simit nga ekspertĂ«t e Institutit tĂ« NdĂ«rtimit, analizĂ«s dhe pĂ«rllogaritjeve tĂ« kryera nga ana e tyre rezulton se ky objekt me sipĂ«rfaqe rreth 520 mÂČ duke e llogaritur me koston pĂ«r njĂ«si ndĂ«rtimi me TVSH 32 113 lekĂ«/mÂČ Ă«shtĂ« nĂ« vlerĂ«n 16,698,760 lekĂ« (vlera 13 915 720 lekĂ« pa TVSH) dhe vlera e pĂ«rforcimit Ă«shtĂ« 11,707,567 lekĂ« ku nĂ« raport kĂ«to dy vlera janĂ« nĂ« masĂ«n 84 % duke rekomanduar kĂ«shtu Demolimin e objektit”, thuhet nĂ« relacion e projektvendimit.

PĂ«r pallatin nr. 65 nĂ« zonĂ«n e Kombinatit tĂ« ndĂ«rtuar para viteve ’50- ’60 raporti nĂ« pĂ«rqindje i vlerĂ«s sĂ« pĂ«rforcimit me vlerĂ«n e rindĂ«rtimit nga e para Ă«shtĂ« 82.6 % dhe pĂ«r kĂ«tĂ« arsye Ă«shtĂ« rekomanduar DEMOLIMI i objektit mbĂ«shtetur nĂ« Aktin Normativ Nr. 9, datĂ« 16.12.2019, “PĂ«r pĂ«rballimin e pasojave tĂ« fatkeqĂ«sisĂ« natyrore”, konkretisht neni 34 pĂ«rcakton se:

“NĂ«se sipas studimit tĂ« thelluar, tĂ« mbĂ«shtetur dhe nga oponenca e Institutit tĂ« NdĂ«rtimit, ndĂ«rhyrjet pĂ«r riparimin e strukturĂ«s kushtojnĂ« mĂ« shumĂ« se 70% e kostos sĂ« rindĂ«rtimit nga e para tĂ« ndĂ«rtesĂ«s, njĂ«sia e vetĂ«qeverisjes vendore ose autoriteti pĂ«rgjegjĂ«s vendos shembjen e detyruar tĂ« objektit, qĂ« kryhet sipas procedurave tĂ« parashikuara nĂ« nenin 35 tĂ« kĂ«tij akti”

Edhe për pallatin nr. 36, nga ekspertët e Institutit të Ndërtimit kur kostoja e rikonstruktimit kalon kufirin 70% të përcaktuar me aktin normativ nr. 9, datë 16.12.2019, që detyron shembjen në raste të tilla.

Sipas akt ekspertizĂ«s sĂ« thelluar dhe oponencĂ«s teknike tĂ« Institutit tĂ« NdĂ«rtimit, objekti me pesĂ« kate mbi tokĂ« dhe sipĂ«rfaqe totale 2411 mÂČ Ă«shtĂ« konsideruar i pabanueshĂ«m dhe i pasigurt, si pasojĂ« e dĂ«mtimeve strukturore tĂ« shkaktuara nga tĂ«rmeti dhe ndĂ«rhyrjeve tĂ« mĂ«vonshme nga pĂ«rdoruesit.

NĂ« relacionin e projektvendimit theksohet se gjatĂ« inspektimeve janĂ« evidentuar deformime tĂ« konsiderueshme nĂ« elementĂ«t mbajtĂ«s, pĂ«rfshirĂ«: ndryshime tĂ« strukturĂ«s nga ndĂ«rhyrje tĂ« banorĂ«ve pas viteve ’90, si hapje muresh, mbyllje ballkonesh, vendosje strehash e kangjellash, apo instalime tĂ« pakontrolluara teknike.

“Kostoja e pĂ«rforcimit Ă«shtĂ« vlerĂ«suar nĂ« 60.7 milionĂ« lekĂ«, ndĂ«rsa ajo e rindĂ«rtimit nga e para nĂ« 77.4 milionĂ« lekĂ«, duke e çuar raportin e pĂ«rforcimit nĂ« 78.44%, mbi kufirin ligjor prej 70%, tĂ« pĂ«rcaktuar nĂ« Aktin Normativ nr. 9, datĂ« 16.12.2019.

Nga analiza e kĂ«saj ekspertize dhe krahasimit tĂ« vlerĂ«s sĂ« Preventivit tĂ« Punimeve tĂ« pĂ«rforcimit dhe tĂ« rikonstruksionit apo riparimit tĂ« ndĂ«rtesĂ«s, rekomandojmĂ« qĂ« objekti duhet t’i nĂ«nshtrohet Demolimit dhe NdĂ«rtimit tĂ« njĂ« ndĂ«rtese tĂ« re referuar kodit tĂ« projektimit dhe destinacionit tĂ« saj, por vendimi pĂ«rfundimtar i takon NjĂ«sisĂ« sĂ« Qeverisjes Vendore”, citohet nĂ« relacionin e projektvendimit.

Pas dëgjesave publike të mbajtura në 2024 me banorët e zonës, autoritetet vendore kanë zhvilluar dëgjesa publike me banorët edhe më 10 dhe 14 korrik 2025, në njësitë administrative përkatëse.

Pas miratimit nga Këshilli Bashkiak, prishja e objekteve do të kryhet nga Inspektorati i Mbrojtjes së Territorit në bashkëpunim me strukturat e tjera bashkiake dhe me praninë e përfaqësuesve të prokurorisë dhe policisë./ D.Azo

The post Këshilli Bashkiak pritet të miratojë shembjen e 3 pallateve në Kombinat e Kinostudio appeared first on Revista Monitor.

Yesterday — 21 July 2025Revista Monitor

Bizneset vazhdojnë të shfaqin kërkesë të lartë për kredi

21 July 2025 at 16:47

Kërkesa për kredi e bizneseve u raportua në rritje edhe në tremujorin e dytë të vitit 2025.

Sipas vrojtimit të aktivitetit kreditues, të Bankës së Shqipërisë, kërkesë e lartë për kredi u raportua në të gjitha kategoritë e biznesit, ndërsa sipas qëllimit të përdorimit kërkesa erdhi kryesisht për kredi me qëllim financimin e investimeve. Kërkesa për kredi në mbulimin e nevojave afatshkurtra për likuiditet u raportua më e ulët.

Në gjykimin e bankave, rritja e kërkesës për kredi u mbështet nga nevojat më të larta për financimin e investimeve, nga niveli i përgjithshëm i normave të interesit dhe nga treguesi i besimit të biznesit.

Sipas bankave, kërkesa për kredi e bizneseve pritet të rritet edhe në tremujorin e tretë të vitit 2025, si në terma të madhësisë së biznesit, ashtu edhe në terma të qëllimit të përdorimit të kredisë.

Nga ana e tyre, bankat raportuan se standardet e kreditimit për bizneset mbetën të pandryshuara në tremujorin e dytë të vitit 2025. Ato u raportuan të pandryshuara në kreditë si për biznesin e madh, ashtu edhe për biznesin e vogël e të mesëm. Standardet nuk ndryshuan dhe në kreditë për financimin e investimeve dhe në ato për mbulimin e nevojave për likuiditet.

Gjithashtu, shkalla e miratimit të kredive për bizneset mbeti e pandryshuar në tremujorin e dytë. Faktorët që ndikojnë në shkallën e refuzimeve për kredi për bizneset shfaqën ndryshime minimale në këtë tremujor.

Në tremujorin e tretë të vitit 2025, standardet e kreditimit priten të mbeten të pandryshuara, si në kreditë sipas madhësisë së biznesit, ashtu edhe në ato sipas qëllimit të përdorimit.

Të dhënat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se kredia për biznesin po vazhdon të rritet me ritme të shpejta edhe në pjesën e parë të vitit 2025. Në fund të muajit maj, portofoli i kredisë së bizneseve arriti në rreth 488 miliardë lekë. Vlera e portofolit është në rritje vjetore me 12.7%, duke ruajtur afërsisht të njëjtat nivele rritjeje që shënonte vitin e kaluar.

Banka e Shqipërisë vlerëson se kreditimi i ekonomisë po rritet me ritme shumë të shpejta, veçanërisht në segmentin e pasurive të paluajtshme.

Për këtë arsye, qysh prej vitit të kaluar Banka Qendrore ka marrë disa masa për të frenuar rritjen e kredisë, si kërkesa shtesë për mjaftueshmërinë e kapitalit, ndërsa këtë vit nisi edhe aplikimin e kufizimeve direkte lidhur me kredinë për blerje banesash nga individët. Shtrëngimi i kritereve të riskut për kreditimin e familjeve, megjithatë, mund të krijojë hapësira që bankat të rrisin objektivat e tyre të huadhënies në segmentin e biznesit.

 

 

 

The post Bizneset vazhdojnë të shfaqin kërkesë të lartë për kredi appeared first on Revista Monitor.

Nga vizitorët me termues tek zhvillimi rural: A ka Shqipëria një vizion turizmi?

21 July 2025 at 15:06

TuristĂ«t me “shtĂ«pi nĂ« kamion” dhe ShqipĂ«ria qĂ« duhet tĂ« dijĂ« çfarĂ« kĂ«rkon

Nga Bledar Meta[i] 

KohĂ«t e fundit, nĂ« media dhe rrjetet sociale po bĂ«hen diskutime dhe ironi me turistĂ«t qĂ« hyjnĂ« nĂ« ShqipĂ«ri me rulota, bojlera dhe bukĂ«n nga shtĂ«pia. NdĂ«rkohĂ«, nĂ« tĂ« njĂ«jtat zona rurale, njerĂ«zit pĂ«rpiqen tĂ« ndĂ«rtojnĂ« bujtina me stil, tĂ« servirin ushqime tradicionale dhe tĂ« mbijetojnĂ« nga turizmi. Ky model “turizmi pa konsum lokal” po pĂ«rhapet dhe mĂ« keq akoma po tolerohet. Madje shpesh promovohet si “eksperiencĂ« autentike”, kur nĂ« realitet Ă«shtĂ« njĂ« udhĂ«tim i lirĂ«, me ndikim minimal nĂ« zhvillimin ekonomik vendor.

Në vend që të ironizojmë fenomenin, le ta kuptojmë drejt. Dhe më e rëndësishmja, le të vendosim strategjikisht se çfarë turizmi duam.

Turistët me rulota janë të mirëpritur por nuk mund të ndërtojmë zhvillimin mbi ta

Turistët me kamper, çadra, rulota apo bukën nga shtëpia janë pjesë legjitime e tregut turistik. Le të vijnë. Shqipëria është vend mikpritës dhe ka vend për të gjithë. Por është e papërgjegjshme të ndërtojmë një ekonomi kombëtare mbi një model turizmi që as nuk qëndron gjatë, as nuk konsumon, as nuk lë gjurmë reale në zinxhirin lokal ekonomik.

Nëse duam zhvillim të vërtetë, duhet të fokusohemi te një pyetje thelbësore:

Si të tërheqim turistë që lënë vlerë pas vetes?

Ata që blejnë ushqim lokal, që paguajnë për përvoja unike, që flenë në bujtina të vogla, që kërkojnë kulturë, histori, natyrë dhe kujtime. Ata që nuk kërkojnë vetëm pushime të lira, por eksperienca që nuk i gjejnë askund tjetër.

Turisti që sjell vlerë, është ai që kthehet pas

Turisti që shpenzon me kënaqësi, që respekton vendin dhe njerëzit, që e ndan përvojën me të tjerët, është ai që duhet ta kërkojmë.

Sepse ai nuk sjell vetëm para; sjell referencë, rikthim, ndikim dhe zhvillim.

Nëse Shqipëria nuk e orienton qartë politikat dhe ofertën turistike drejt këtij profili, do vazhdojmë të jemi thjesht një stacion karburanti për turistë me rulota, bojlera dhe termues me kafe.

Turizmi i lirë është pjesë e lojës, por jo plan zhvillimi

Turizmi i lirĂ« nuk Ă«shtĂ« problem nĂ« vetvete. Problemi lind kur kthehet nĂ« model dominues, kur ne e promovojmĂ« veten si “tĂ« lirĂ«â€ dhe kur i lĂ«mĂ« komunitetet lokale tĂ« mbijetojnĂ« nĂ« pritje tĂ« ndonjĂ« vizitori qĂ« ndalon pĂ«r kafe.

Nuk ka zhvillim real pa konsum lokal, pa shpenzim të qëllimshëm dhe pa ndërveprim ekonomik me mikpritësit.

A mund të mbijetojë një bujtinë në Dibër, Tropojë, Libohovë, Përmet apo Kelmend vetëm sepse dikush ndalon për ujë apo një foto? Jo.

Nëse nuk ndërtojmë një model turizmi me vlerë të qëndrueshme, atëherë as komunitetet nuk do përfitojnë, as ekonomia nuk do lëvizë përpara.

Turizmi që duam: me përvojë, me cilësi, me identitet

Ne nuk kemi nevojĂ« tĂ« kopjojmĂ« askĂ«nd. Nuk kemi pse tĂ« bĂ«hemi as Kroaci me resorte, as Greqi me “all inclusive”, as Itali me fshatra pĂ«r Instagram.

Shqipëria duhet të bëhet vetja.

Dhe kjo “vete” duhet tĂ« ndĂ«rtohet mbi katĂ«r shtylla:

Autenticiteti – jo version i fabrikuar pĂ«r turistin, por realiteti i pĂ«rditshĂ«m: jufka, raki, rrĂ«fim i vĂ«rtetĂ«.

Inovacioni – nĂ« dizajn, nĂ« storytelling, nĂ« menaxhim dhe teknologji.

QĂ«ndrueshmĂ«ria – qĂ« pĂ«rfshin komunitetin, ruan natyrĂ«n dhe trashĂ«giminĂ«.

Veçantia – mikpritje e papĂ«rsĂ«ritshme, vende pa hartĂ«, njerĂ«z qĂ« s’tĂ« harrohen.

ÇfarĂ« duhet tĂ« ndĂ«rtojmĂ« konkretisht?

  • TurizĂ«m pĂ«rvojash, jo thjesht akomodim. MĂ«ngjes me petĂ« e kos, punime artizanati, histori tĂ« rrĂ«fyera, lidhje me komunitetin.
  • InfrastrukturĂ« funksionale, jo luksoze. NjĂ« krevat i pastĂ«r dhe njĂ« çezmĂ« qĂ« punon vlejnĂ« mĂ« shumĂ« se njĂ« SPA pa shĂ«rbim.
  • Rrjete mikpritjeje, jo biznese tĂ« izoluara. BashkĂ«punim real mes fermerĂ«ve, artizanĂ«ve dhe mikpritĂ«sve.
  • Marketing tĂ« mençur, qĂ« nuk e shet/promovon ShqipĂ«rinĂ« si “tĂ« lirĂ«â€, por si tĂ« vlefshme dhe tĂ« pazĂ«vendĂ«sueshme.

POR


Pa përgatitje, nuk ka turizëm me vlerë

Një model i tillë nuk ngrihet vetëm me promovim kërkon përgatitje serioze.

Bizneset në zonat turistike, sidomos ato rurale, duhet të punojnë me kreativitet në shërbim dhe në vlerën e shtuar të produkteve që ofrojnë. Aftësitë sipërmarrëse dhe menaxheriale duhet të ndërtohen që herët, përmes edukimit formal dhe joformal, që nga klasat e para, në çdo zonë ku zhvillohet turizëm. Por institucionet publike nuk mund të qëndrojnë spektatore. Politikat, investimet dhe mbështetja konkrete duhet të shkojnë atje ku turizmi krijon ndikim real: në fshat, në bujtinë, në punë dhe në produkt lokal.

Duhet të shmangim mendësinë e fitimit të shpejtë, dhe të përqendrohemi te cilësia, mikpritja dhe ndërtimi i një identiteti unik për çdo biznes.

Vetëm kështu mund të krijojmë USP-në (Unique Selling Proposition) e çdo bujtine, çdo fshati, dhe në fund të fundit USP-në kombëtare të turizmit shqiptar, për të konkuruar me dinjitet dhe origjinalitet në tregun global.

ÇfarĂ« duhet bĂ«rĂ« tani?

  1. Të orientojmë politikat e turizmit drejt vlerës, jo thjesht numrave. Nuk ka kuptim të kemi një milion turistë nëse asnjëri nuk shpenzon përtej karburantit.
  2. Të mbështesim bujtinat dhe përvojat autentike me trajnime, financime dhe promovim strategjik. Këto janë pasuri kombëtare, jo biznese periferike.
  3. TĂ« ndryshojmĂ« narrativĂ«n e ShqipĂ«risĂ« si destinacion. Nuk jemi “tĂ« lirĂ«â€. Jemi tĂ« vlefshĂ«m, tĂ« veçantĂ« dhe tĂ« paharrueshĂ«m.

Shqipëria ka dy rrugë përpara

  • Ose tĂ« mbetet njĂ« stacion pĂ«r rulota me bojler, me ndikim tĂ« ulĂ«t nĂ« ekonomi.
  • Ose tĂ« bĂ«het njĂ« destinacion pĂ«r turizĂ«m tĂ« vĂ«rtetĂ«, me pĂ«rvoja autentike, ekonomi lokale dhe standarde europiane.

Zgjedhja është e jona.

Le t’i mirĂ«presim tĂ« gjithĂ« por ta ndĂ«rtojmĂ« turizmin rreth atyre qĂ« japin vlerĂ« dhe e marrin atĂ« me dinjitet.

Shqipëria mund të jetë e lirë për të ardhur, por duhet të jetë e vlefshme për të qëndruar.

Sepse zhvillimi i qëndrueshëm nuk matet me radhët në doganë, matet me bujtinat që jo vetëm mbijetojnë por krijojnë vlerë, me njerëzit që punësohen, me produktet që shiten dhe me përvojat që mbahen mend. Dhe për këtë, na duhet vision, jo vetëm vizitorë.

 

[i] Ekspert i Agrobiznesit dhe Zhvillimit Rural | Trajner dhe Këshillues për Sipërmarrjet | Konsulent Projektesh

* Opinionet janë personale të autorit dhe nuk përbëjnë qëndrim të revistës

The post Nga vizitorët me termues tek zhvillimi rural: A ka Shqipëria një vizion turizmi? appeared first on Revista Monitor.

❌
❌