❌

Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 17 July 2025Revista Monitor

Shqiptarët paguan 3 milionë euro kamatëvonesa në faturat e energjisë elektrike për janar-prill

17 July 2025 at 23:00

Shqiptarët paguan rreth 3 milion euro si kamatvonesa për faturat e tyre të energjisë që nuk u paguan në kohë, sipas të dhënave të raportuara nga OSHEE Group për periudhën janar-prill.

Numri i faturave për të cilat është arkëtuar kamatëvonese është 1.36 milionë.

Kamatëvonesat lindin në një faturë në momentin kur fatura e muajit nuk paguhet brenda afatit 30 ditor të muajit pasardhës. Pra nëse fatura është lëshuar për muajin janar ajo mund të paguhet pa kamatë deri në fund të shkurtit.

Përpos këtyre, OSHEE vijon prej vitesh që të arkëtojë edhe detyrimet e prapambetura nga konsumatorët që kanë lidhur aktmarrëveshje për shkak të borxhit të akumuluar ndër vite. Këto aktmarrëveshje u lidhën prej disa vitesh si për klientët familjarë dhe për biznesin dhe parashikonin shlyerjen me këste.

Deri në fund të prillit arkëtimet totale të Furnizuesit të Shërbimit Universal që është pjesë e OSHEE Group ishin 27 miliardë lekë apo rreth 270 milionë euro. Pagesat e faturave brenda afatit ka rezultuar në nivelin 96 për qind për katër muajt e parë të vitit.

Numri i konsumatorëve të lidhur në rrjetin e shpërndarjes së energjisë elektrike sipas statistikave periodike të OSHEE rezulton në 1.34 milionë ndërkohë që faturat në total me lexim konsumi në 4 muajt të këtij viti ishin 4.1 milionë.

Numri i faturave të emetuara pa lexim pra dëm ekonomik në total për 4 muaj ishte në një shifër prej 79 ndërkohë që nga raportimi standard i dikurshëm është hequr shifra e faturave me konsum zero. Një tjetër tregues i raportuar për janar-prill është ajo e numrit të faturave të emetuara pa lexim (energji e pa matur) ishte 1.2 milionë ku shifrën më të lartë e mban muaji shkurt me 308 mijë./ N.Maho

The post Shqiptarët paguan 3 milionë euro kamatëvonesa në faturat e energjisë elektrike për janar-prill appeared first on Revista Monitor.

The Economist: Bumi i turizmit në Shqipëri është një përfitim i papritur për Jared Kushner

17 July 2025 at 17:10

Nëse planet e tij ecin përpara, Kushner do të presë që qeveria të gjejë burime uji edhe për këto projekte. Nika thotë se të luftosh të pasurit dhe të fuqishmit në Shqipëri është dekurajuese, sepse zakonisht e marrin çfarë duan. Por shpresa, njësoj si uji, buron gjithmonë. Përveç në rastet kur devijohet

 

“The Archers”, njĂ« serial i njohur radiofonik i BBC-sĂ« pĂ«r jetĂ«n rurale nĂ« Angli, ndiqet çdo javĂ« nga mĂ« shumĂ« se 4 milionĂ« dĂ«gjues. KĂ«tĂ« verĂ«, familja imagjinare Archer po mendonte tĂ« kalonte pushimet nĂ« ShqipĂ«ri.

Deri pak vite mĂ« parĂ«, kjo do tĂ« tingĂ«llonte si njĂ« ide e rrezikshme – ShqipĂ«ria shihej si njĂ« vend i egĂ«r dhe i pasigurt. Por udhĂ«timi i mundshĂ«m i ArcherĂ«ve pasqyron qartĂ« transformimin e ShqipĂ«risĂ« nĂ« njĂ« destinacion turistik kryesor – me pasoja tĂ« papritura.

Në kohën e komunizmit, vendi priste rreth 5 mijë turistë në vit. Tirana kishte vetëm dy hotele për të huajt dhe në restorantet jashtë kryeqytetit menuja shpesh kufizohej në një konservë toni me një qepë të njomë.

Megjithatë, deri në vitin 2014 Shqipëria kishte arritur në rreth 3.4 milionë vizitorë të huaj, ndërsa vitin e kaluar u raportua një shifër zyrtare prej 11 milionësh.

Kjo shifër është disi e fryrë, pasi shumë prej tyre janë pjesëtarë të diasporës shqiptare që kanë pasaporta të huaja dhe regjistrohen disa herë në vit sa herë hyjnë në vend. Por është e qartë se turizmi po rritet me shpejtësi.

Komplekset hoteliere dhe vilat po mbijnë përgjatë bregdetit.

SĂ« shpejti pritet tĂ« hapet njĂ« aeroport i ri pĂ«r tĂ« shĂ«rbyer zonĂ«n turistike tĂ« VlorĂ«s nĂ« jug. Edhe pse diaspora nuk Ă«shtĂ« “turistike” nĂ« kuptimin klasik, ajo blen apartamente pushimi, frekuenton plazhet dhe restorantet njĂ«soj si çdo vizitor tjetĂ«r. AgjencitĂ« imobiliare po reklamojnĂ« nĂ« gjuhĂ«n ruse.

Italianët vijnë për të kryer trajtime dentare me kosto të ulët. Madje, shtetasit e Kosovës kanë nisur të ankohen se tashmë Turqia është më e lirë se Shqipëria.

Po përflitet gjithnjë e më shumë edhe mbingarkesa turistike, pasi vendpushime dikur të qeta si Saranda dhe Ksamil janë tejmbushur. Hotelet, për shkak të mungesës së stafit të kualifikuar, po rekrutojnë punonjës nga Filipinet.

Ky bum turistik ka nisur të krijojë edhe tensione për një pasuri të pakët: ujin. Në parim, Shqipëria ka mjaft burime ujore. Por pas një shekulli me investime të pamjaftueshme, qytetet e saj po përballen me mungesa.

Ndërkohë që ndërtimet përgjatë bregut shtohen me ritme të vrullshme, po vendosen tuba për të sjellë ujë nga zonat e brendshme. Banorët aty thonë se mezi kanë ujë për vete dhe për bujqësi; tani ai po kanalizohet për të mbushur pishinat e turistëve.

Një rast i bujshëm lidhet me planet për të devijuar ujin e lumit Shushicë drejt rajonit bregdetar të Himarës. Pjesa më e madhe e lumit ndodhet brenda një parku kombëtar.

Astrit Balilaj, kryeplaku i fshatit Kuç, njĂ« nga mbi 30 komunitetet qĂ« po protestojnĂ«, thotĂ« se lumi ka gjithnjĂ« e mĂ« pak ujĂ« pĂ«r shkak tĂ« ndryshimeve klimatike. Ai shton se autoritetet lokale i kanĂ« informuar instancat mĂ« tĂ« larta pĂ«r shqetĂ«simet, “por janĂ« injoruar”.

Olsi Nika, drejtues i organizatës mjedisore EcoAlbania, paralajmëron se humbja e ujit do të dëmtonte ekosistemin lokal. Ai thekson gjithashtu se brenda parkut janë ndërtuar restorante turistike pa leje dhe se në afërsi ka rrjedhje nafte nga puse të amortizuar.

Vitin e kaluar, banorët e fshatit Dukat në jug të Vlorës bllokuan punimet për një projekt 9 milionë eurosh për devijimin e ujit drejt zonave turistike luksoze. Në mars, edhe fshatarët e Tragjasit fqinj u përleshën me policinë për të njëjtin projekt. Kryeministri Edi Rama deklaroi se ka ujë për të gjithë.

Por sipas Olsi NikĂ«s, kjo do tĂ« ishte e vĂ«rtetĂ« vetĂ«m nĂ«se shteti do tĂ« kishte planifikuar nĂ« mĂ«nyrĂ« afatgjatĂ«. “Qeveria kujdeset vetĂ«m pĂ«r interesat e veta,” thotĂ« Salibe Daupi, njĂ« pronare restoranti lokal. “Ata duhet tĂ« kujdesen pĂ«r ne.”

Edhe kufizimi i turizmit mund të nxisë zemërim. Javën e kaluar në Theth, një fshat malor në veri, protestuesit hodhën koktej Molotovi ndaj fadromave që po prishnin kabina të ndërtuara pa leje për turistët alpinistë. Pronarët thonë se qeveria u kishte premtuar legalizimin e tyre.

Ndërkohë, Jared Kushner, dhëndri i Donald Trump-it, ka pasur më shumë fat me qeverinë shqiptare. Ai ka shprehur interes për të ndërtuar një resort në Zvërnec, një zonë e virgjër mes detit Adriatik dhe lagunës së Nartës, e njohur për kolonitë e flamingove.

Gjithashtu dëshiron të zhvillojë ishullin e Sazanit, 10 kilometra larg. Pak përpara betimit të Trump-it si president, qeveria shqiptare miratoi një plan fillestar që i hapte rrugë një investimi prej 1.4 miliardë eurosh në Sazan. Por Zvërneci ndodhet në një zonë të mbrojtur. EcoAlbania ka çuar në gjykatë qeverinë për një ligj të ri që lejon zhvillimet luksoze në këto zona të mbrojtura.

Nëse planet e tij ecin përpara, Kushner do të presë që qeveria të gjejë burime uji edhe për këto projekte. Nika thotë se të luftosh të pasurit dhe të fuqishmit në Shqipëri është dekurajuese, sepse zakonisht e marrin çfarë duan. Por shpresa, njësoj si uji, buron gjithmonë. Përveç në rastet kur devijohet. / The Economist

The post The Economist: Bumi i turizmit në Shqipëri është një përfitim i papritur për Jared Kushner appeared first on Revista Monitor.

Destinacionet mĂ« tĂ« mira pĂ«r t’i shpĂ«tuar vapĂ«s kĂ«tĂ« verĂ«

By: Megi Dumi
17 July 2025 at 15:30

Në qershor, temperaturat në të gjithë Europën shënuan rekorde të reja, ndërsa një valë e fortë e të nxehtit përfshiu pjesën më të madhe të Shteteve të Bashkuara, duke sjellë temperatura përvëluese në shumë zona të globit.

Ndërsa verërat po bëhen gjithnjë e më të nxehta, shumë udhëtarë po kërkojnë pushime në vende me klimë më të freskët dhe të qëndrueshme, atje ku edhe në muajt më të nxehtë, një xhup i hollë mund të jetë i mjaftueshëm.

Kërkimi për destinacione të tilla është rritur ndjeshëm. Sipas një analize nga kompania turistike britanike Inghams Walking, interesimi për vende me klimë të butë dhe larg vapës është rritur me mbi 600 % gjatë vitit të fundit.

Për të ndihmuar udhëtarët që të zgjedhin vendin e duhur për pushime verore më të freskëta, ekipi i Inghams analizoi rreth 100 destinacione të ndryshme në Europë, duke marrë në konsideratë rritjen e kërkimeve online për hotele, fluturime dhe pyetje të lidhura me destinacionin.

Në krye të listës për vitin 2025 u rendit qyteti Akureyri në Islandë, një vend i vogël por mbresëlënës në veri të vendit. Popullariteti i tij është rritur me 264 %, falë përzierjes unike të natyrës së egër dhe kulturës urbane që ofron.

I njohur si “kryeqyteti i veriut” i IslandĂ«s, Akureyri ka vetĂ«m rreth 19 mijĂ« banorĂ«, por u ofron vizitorĂ«ve pĂ«rvoja tĂ« pasura: nga Muzeu i Artit dhe Muzeu i Aviacionit, deri te kisha karakteristike Akureyrarkirkja dhe kopshtet botanike qĂ« datojnĂ« nga viti 1912, parku i parĂ« publik nĂ« IslandĂ«. UjĂ«rat pĂ«rreth janĂ« gjithashtu tĂ« njohura pĂ«r vĂ«zhgimin e balenave.

Cortina d’Ampezzo

NĂ« vendin e dytĂ« u rendit Tisvilde, DanimarkĂ«, njĂ« fshat i vogĂ«l bregdetar pĂ«rgjatĂ« asaj qĂ« njihet si “Riviera Daneze”, i rrethuar nga plazhe me rĂ«rĂ« tĂ« artĂ« dhe restorante tĂ« vogla qĂ« shĂ«rbejnĂ« ushqime lokale. Ky destinacion ka tĂ«rhequr prej kohĂ«sh artistĂ« e shkrimtarĂ«, pĂ«rfshirĂ« edhe Hans Christian Andersen, i cili kaloi disa javĂ« aty nĂ« shekullin XIX.

Nuuk

ListĂ«s i bashkohen edhe Nuuk nĂ« GroenlandĂ« (vendi i 3-tĂ«), Cortina d’Ampezzo nĂ« Itali, Parku KombĂ«tar Lahemaa nĂ« Estoni, Lucerna nĂ« ZvicĂ«r, Malmö nĂ« Suedi, Arlberg nĂ« Austri, si dhe dy destinacione nĂ« BelgjikĂ«: Riviera belge dhe qyteti Ghent.

Ghent

Të gjitha këto vende ofrojnë klimë të freskët, bukuri natyrore dhe kulturë të pasur, alternativa ideale për pushime larg zhurmës dhe vapës së verës. / Travel + Leisure, Shqip.al

The post Destinacionet mĂ« tĂ« mira pĂ«r t’i shpĂ«tuar vapĂ«s kĂ«tĂ« verĂ« appeared first on Revista Monitor.

Shqipëria, mes 7 vendeve më të përballueshme në Europë për udhëtarët

17 July 2025 at 14:30

Europa zakonisht pĂ«rshkruhet si njĂ« kontinent i shtrenjtĂ« pĂ«r t’u vizituar, me hotele luksoze, vakte me çmime tĂ« larta dhe atraksione turistike tĂ« kushtueshme.

MegjithĂ«se Parisi, Londra dhe Zyrihu mund tĂ« jenĂ« tepĂ«r tĂ« shtrenjta, ekzistojnĂ« shumĂ« vende tĂ« pĂ«rballueshme pĂ«r t’u vizituar nĂ« EuropĂ«, qĂ« ofrojnĂ« kulturĂ« tĂ« pasur, peizazhe mahnitĂ«se dhe pĂ«rvoja interesante – pa tĂ« zbrazur kuletĂ«n.

Times of India rendit shtatë nga vendet më të lira në Europë për çdo udhëtar me buxhet të kufizuar, mes të cilëve edhe Shqipëria.

Bullgaria

Bullgaria është gjithmonë një nga vendet më të përballueshme në Europë. Qoftë duke bërë banja dielli në bregdetin e Detit të Zi apo duke skijuar në male, Bullgaria ofron një raport të shkëlqyer mes çmimit dhe përvojës. Kryeqyteti Sofje është i mbushur me histori dhe jetë nate, ndërsa një vakt në restorantet lokale mund të kushtojë vetëm disa euro. Edhe transporti dhe akomodimi janë shumë të lirë.

Rumania

Rumania është një thesar i fshehur, me kështjella madhështore, fshatra mesjetare dhe peizazhe mahnitëse. Kryeqyteti Bukuresht ofron një jetë urbane plot gjallëri me çmime jashtëzakonisht të ulëta për ushqim, akomodim dhe transport publik. Udhëtimi me tren brenda vendit është shumë i përballueshëm, duke u dhënë vizitorëve mundësinë të zbulojnë me lehtësi bukurinë dhe pasurinë që ofron Rumania.

Hungaria

Hungaria, veçanërisht Budapesti, u ofron vizitorëve një përvojë kulturore të pasur për një çmim relativisht të ulët. Banjat termale, arkitektura e lashtë dhe jeta e egër e natës e bëjnë këtë destinacion të preferuar nga udhëtarët me çanta shpine. Një vakt i plotë ose një vizitë në një spa të njohur mund të kushtojë vetëm një pjesë të asaj që do të paguanit në Europën Perëndimore.

Polonia

Polonia është ideale për ata që kërkojnë një kombinim të historisë, kulturës bashkëkohore dhe çmimeve të përballueshme. Varshava dhe Krakov ofrojnë arkitekturë të mrekullueshme dhe një jetë kulturore plot gjallëri. Muzeumet, transporti publik dhe restorantet lokale kanë çmime të arsyeshme. Edhe vendet historike, si kampi i Aushvicit apo miniera e kripës Wieliczka, ofrohen me tarifa të ulëta për vizitorët.

Shqipëria

Shqipëria është ende një destinacion sekret që Europa nuk e ka zbuluar plotësisht. Me plazhe mahnitëse, qytete piktoreske dhe male të thepisura, ky vend është destinacion ideal për adhuruesit e natyrës. Riviera shqiptare është po aq e bukur sa ishujt grekë, por me gjysmën e kostos. Ushqimi, transporti dhe akomodimi janë jashtëzakonisht të përballueshëm.

Bosnja dhe Hercegovina

Shpesh e anashkaluar, Bosnja dhe Hercegovina ofron qytete piktoreske si Mostari dhe Sarajeva, me një histori të pasur dhe bukuri natyrore mahnitëse. Vendi është shumë i përballueshëm dhe mikpritja e vendasve është e jashtëzakonshme. Në shumë zona mund të gjeni akomodim të lirë por komod dhe vakte të bollshme për më pak se 5 euro.

Portugalia

Megjithëse jo ndër më të lirat në këtë listë, Portugalia mbetet një nga vendet më të përballueshme në Europën Perëndimore. Lisbona dhe Porto janë qytete që kombinojnë sharmin e botës së vjetër me komoditetet moderne, pa çmimet e larta të Francës apo Italisë. Transporti publik është i lirë dhe efikas, ndërsa gatimet tradicionale portugeze kushtojnë shumë pak.

 

 

The post Shqipëria, mes 7 vendeve më të përballueshme në Europë për udhëtarët appeared first on Revista Monitor.

Grupi OTP renditet ndër bankat me performancën më të mirë në Evropë për të dytin vit radhazi

17 July 2025 at 14:06

S&P Global Market Intelligence ka publikuar renditjen më të fundit të bankave me performancën më të mirë në Evropë, ku Grupi OTP ka marrë vlerësim prestigjioz, duke u renditur në vendin e dytë për vitin 2025. Ky vlerësim rikonfirmon pozitën e Grupit OTP si një ndër institucionet më të mira financiare në kontinent.

Pas renditjes në vendin e parë në vitin 2024, Grupi OTP ka dëshmuar sërish fuqinë financiare dhe aftësinë për zbatim strategjik, duke ruajtur pozicionin udhëheqës mes 50 bankave më të mëdha, të listuara publikisht në Evropë.

“VlerĂ«simi i vazhdueshĂ«m i Grupit OTP nga S&P Global Market Intelligence, reflekton pĂ«rkushtimin tonĂ« tĂ« palĂ«kundur pĂ«r rritje tĂ« qĂ«ndrueshme, shĂ«rbime tĂ« fokusuara tek klienti dhe stabilitet financiar,” – u shpreh z. PĂ©ter CsĂĄnyi, Drejtori i PĂ«rgjithshĂ«m i OTP Bank Hungari, nĂ« kuadĂ«r tĂ« kĂ«tij vlerĂ«simi prestigjioz dhe renditjen e vitit 2025.  – “Me praninĂ« tonĂ« nĂ« 11 shtete, grupi ynĂ« bankar mbetet i pĂ«rqendruar nĂ« ofrimin e shĂ«rbimeve financiare tĂ« sigurta, inovative dhe tĂ« orientuara ndaj klientit, duke mbĂ«shtetur nĂ« mĂ«nyrĂ« aktive zhvillimin ekonomik tĂ« qĂ«ndrueshĂ«m nĂ« rajonin e EvropĂ«s Qendrore dhe Lindore.”

Renditja vjetore e S&P Global Market Intelligence analizon 50 bankat mĂ« tĂ« mĂ«dha tĂ« listuara publikisht nĂ« EvropĂ«. VlerĂ«simi bazohet nĂ« njĂ« pikĂ«zim tĂ« pĂ«rbĂ«rĂ« nga indikatorĂ« financiarĂ« kyç, si: kthimi mbi kapitalin mesatar, marzhi neto nga interesat, tĂ« ardhura tĂ« tjera jo nga interesi pĂ«rmbi aktivet mesatare, raporti kosto–tĂ« ardhura, raporti i kredive me probleme, raporti i financimit tĂ« qĂ«ndrueshĂ«m neto dhe raporti CET1.

Rreth Grupit OTP

Grupi OTP është një nga grupet bankare me rritjen më të shpejtë dhe një ndër liderët në rajonin e Evropës Qendrore dhe Lindore, me përfitueshmëri të lartë dhe pozicion të qëndrueshëm për sa i përket kapitalit dhe likuiditetit.

Me rreth 40,000 punonjës në 11 shtete të rajonit Evropës Qëndrore dhe Lindore dhe Azisë Qëndrore, Grupi ofron shërbime financiare universale për 17 milionë klientë. Si konsoliduesi më aktiv në sektorin bankar të rajonit CEE, Grupi ka blerë dhe integruar me sukses 25 banka që nga fillimi i viteve 2000. Grupi OTP është me seli në Hungari dhe ka një strukturë pronësie të diversifikuar dhe transparente. Banka është e listuar në Bursën e Budapestit që nga viti 1995.

 

Për më shumë informacion:  link

 

The post Grupi OTP renditet ndër bankat me performancën më të mirë në Evropë për të dytin vit radhazi appeared first on Revista Monitor.

Të ardhurat nga turizmi bien pavarësisht rritjes së numrit të vizitorëve

17 July 2025 at 13:30

Greqia regjistron një rënie prej 1.6% në të ardhurat reale krahasuar me nivelet e vitit 2019, pasi udhëtarët shpenzojnë më pak para.

Industria e turizmit në Greqi përjeton një paradoks me më shumë vizitorë që shpenzojnë më pak para, pasi të ardhurat reale nga turizmi ranë me 1.6% krahasuar me nivelet e vitit 2019, duke u rregulluar me inflacionin, sipas një studimi të ri të Eurobank.

Analiza gjithëpërfshirëse e Njësisë së Analizës Ekonomike dhe Kërkimit të Eurobank tregon se ndërsa numri i turistëve u rrit në 40.7 milionë në vitin 2024 nga 15 milionë në vitin 2010, shpenzimi mesatar për çdo vizitor ra ndjeshëm në 530.6 euro në 2024 nga 640.4 euro në 2010.

“ÇelĂ«si pĂ«r kalimin drejt njĂ« modeli turizmi mĂ« tĂ« qĂ«ndrueshĂ«m Ă«shtĂ« rritja e kontributit ekonomik nga sektori, jo pĂ«rmes rritjes sĂ« vizitorĂ«ve, por pĂ«rmes rritjes sĂ« shpenzimeve pĂ«r çdo vizitor,” theksohet nĂ« raportin e Eurobank.

Studimi zbuloi se të ardhurat nga turizmi u rikuperuan në 21.6 miliardë euro ose 9.1% të PBB-së në 2024, pas rënies së thellë në 4.3 miliardë euro ose 2.6% të PBB-së në 2020 gjatë pandemisë. Megjithatë, pavarësisht rritjes nominale prej 18.8%, të ardhurat reale të rregulluara me inflacion mbetën nën nivelet para pandemisë.

Kjo tendencĂ« reflekton njĂ« ndryshim drejt “mĂ« shumĂ« turistĂ«ve qĂ« qĂ«ndrojnĂ« mĂ« pak dhe lĂ«nĂ« mĂ« pak para,” sipas raportit. Koha mesatare e qĂ«ndrimit ra nĂ« 5.9 netĂ« nĂ« 2024 nga 9.3 netĂ« nĂ« 2010.

Nga viti 2011 deri në 2024, numri i turistëve u rrit me një normë mesatare vjetore prej 7.1%, ndërsa shpenzimet mesatare për udhëtar ranë. Norma reale e rritjes vjetore të shpenzimeve mesatare për natë ishte 0% gjatë kësaj periudhe.

Studimi paralajmëron se inflacioni i kërkesës shpesh përkthehet në degradamë mjedisore dhe cilësi në rënie të shërbimeve, duke rrezikuar kërkesën afatgjatë.

EkonomistĂ«t e Eurobank theksojnĂ« se turizmi i qĂ«ndrueshĂ«m kĂ«rkon ruajtjen e “trashĂ«gimisĂ« kulturore dhe traditĂ«s sĂ« çdo vendi, mbrojtjen e mjedisit dhe ruajtjen e bukurisĂ« sĂ« peizazheve natyrore” pĂ«r tĂ« garantuar autenticitetin e pĂ«rvojĂ«s.

Raporti rekomandon 10 masa kyçe qeveritare, përfshirë zbatimin e rreptë të ligjeve kundër ndërtimit ilegal, vendosjen strategjike të njësive hotelerie, prioritetin për zhvillimin e hoteleve me cilësi më të lartë, përmirësimet infrastrukturore që mbështesin cilësinë mbi turizmin masiv dhe kufizimet ndaj qiradhënieve turistike.

Për sa i përket qiradhënieve afatshkurtra, studimi thekson se ato duhet të rikthehen në qëllimin e tyre origjinal të ekonomisë së shpërndarë: shtëpi që pronarët i përdorin vetë dhe i japin me qira rastësisht për disa ditë./ Ekathimerini

The post Të ardhurat nga turizmi bien pavarësisht rritjes së numrit të vizitorëve appeared first on Revista Monitor.

“1 kilogram grurĂ« vetĂ«m 17 cent” – FermerĂ«t e KosovĂ«s pĂ«rballen me çmim tĂ« ulĂ«t tĂ« grurit

17 July 2025 at 13:30

Gruri në Kosovë po shitet me një çmim simbolik prej vetëm 17 centësh për kilogram, një nivel që ka tronditur fermerët vendorë. Të zhgënjyer dhe të dëshpëruar, ata po përballen me humbje të mëdha financiare, pasi ky çmim nuk mbulon as koston e prodhimit.

Fushata e korrje-shirjes së grurit po vazhdon në gjithë Kosovën. Ky sezon po konsiderohet se ka sjellë rendimente të larta të grurit, por nuk është arritur ende niveli i dëshiruar për plotësimin e të gjitha nevojave për konsum të brendshëm.
Për dallim nga viti i kaluar, fermerët këtë vit janë të zhgënjyer me çmimin e ulët të shitjes së grurit. E përveç kësaj, ata ende nuk kanë marrë subvencionet për këtë vit nga Ministria e Bujqësisë.
Sipas tyre, një kilogram grurë aktualisht është vetëm 0.17 eurocentë.

“Rendimenti Ă«shtĂ« mesatar 5.5 ton, por nuk jemi tĂ« kĂ«naqur me çmimin, Ă«shtĂ« shumĂ« i dobĂ«t, Ă«shtĂ« diku 17-18 cent. Vitin e kaluar po, kĂ«tĂ« vit ende nuk kemi marrĂ«. Vitin e ardhshĂ«m nuk tĂ« jep edhe vullnet pĂ«r me mbjellĂ«, nĂ«se Ă«shtĂ« 17 cent. Vitin e kaluar ka qenĂ« 21-20 (centĂ« kilogrami), ne kemi prit pĂ«r kĂ«tĂ« vit me qenĂ« 22 pĂ«r 23.”

Gruri 17 centë/18 centë, buka 60 centë

Fermeri Valon Vehapi nga Komuna e Lipjanit, i cili ka të mbjella 120 hektarë me grurë, thotë se rendimenti i grurit për këtë vit është i cilësisë së lartë.
Vehapi, nga 120 hektarë të mbjella me grurë, pret të nxjerrë rreth 7 tonë drithë për një hektar. Megjithatë, ai ka ankesa sa i përket çmimit të grurit për një kilogram, i cili, siç thotë, po i detyron fermerët të punojnë me humbje.
“UnĂ« hala nuk m’ka ndodh me e shit grurin 17 centĂ«/18 centĂ« e anĂ«n tjetĂ«r me e ble bukĂ«n 60 centĂ«, kurrfarĂ« logjike nuk ka. ËshtĂ« ngulfatje e prodhimit vendor. Ministria e BujqĂ«sisĂ« nuk mundet me e caktu çmimin e drithit, e kuptojmĂ«, por institucionet e tjera duhet tĂ« mbrojnĂ«, po le t’i rregullojnĂ« çmimet institucionet pĂ«rkatĂ«se, sepse prodhimi vendor po dĂ«mtohet. Patriot Ă«shtĂ« ai qĂ« mbron prodhimin vendor, zhvillimin ekonomik.”

Kosova nuk ka një bursë për çmimin e grurit, prandaj mullisët bazohen në çmimet rajonale, thonë nga Shoqata e Mullisëve të Kosovës.
Udhëheqësi i kësaj shoqate, Bashkim Zejnullahu, tregon se në raste të domosdoshme, mullisët nga Kosova importojnë grurë nga Serbia, Maqedonia e Veriut dhe Bullgaria.
Aktualisht, sipas tij, çmimi për 1 ton grurë në rajon është më i ulët se në Kosovë.
“NĂ« rajon, pĂ«r momentin, sillet prej 150 deri nĂ« 170 euro pĂ«r ton. Kjo do tĂ« thotĂ« se çmimi pĂ«r njĂ« kilogram Ă«shtĂ« 15 deri nĂ« 17 centĂ«.”

Ai shpjegon se çmimi i grurit përcaktohet kryesisht nga cilësia, që lidhet ngushtë me pastërtinë e tij.
“Ende kemi shumĂ« kombajna, tĂ« cilat janĂ« tĂ« vjetruara dhe hedhin shumĂ« mbeturina nĂ« grurĂ«. Mbeturinat nuk duhet tĂ« jenĂ« mĂ« shumĂ« se dy ose tre pĂ«r qind, por nĂ« tĂ« shumtĂ«n e rasteve janĂ« pesĂ« deri nĂ« 10 pĂ«r qind,” thotĂ« Zejnullahu, duke shtuar se kjo ndikon drejtpĂ«rdrejt nĂ« uljen e çmimit pĂ«r kilogram.

Ndërsa, ekspertët kërkojnë nga institucionet përkatëse një reagim të menjëhershëm për të siguruar që fermerët të marrin çmimin e drejtë dhe ndihmën që u takon, në mënyrë që të mbrohet prodhimi vendor dhe siguria ushqimore e vendit.
Profesori në Fakultetin e Bujqësisë, Imer Rusinovci, ka thënë se këtë vit ka më shumë sipërfaqe kultivuese me grurë, por të pamjaftueshme për nevojat që ka Kosova për konsum.
Rusinovci kĂ«rkon nga Ministria e BujqĂ«sisĂ«, nĂ« koordinim me pushtetin lokal, qĂ« t’ju dalin nĂ« ndihmĂ« fermerĂ«ve tĂ« cilĂ«t humbĂ«n ‘bukĂ«n’ e tyre nga zjarret.
“PĂ«r dallim nga viti i kaluar, nĂ« kĂ«tĂ« vit ka mĂ« shumĂ« sipĂ«rfaqe kultivuese me grurĂ«. Sipas tĂ« dhĂ«nave tĂ« MinistrisĂ« sĂ« BujqĂ«sisĂ« janĂ« diku rreth 70 mijĂ« hektarĂ«, ndĂ«rsa prodhimi pĂ«r njĂ«si sipĂ«rfaqĂ«sore sillet prej 4.5 deri nĂ« 5.5 ton, por jo me njĂ« dallim tĂ« madh nga vitet e kaluara. Me kĂ«tĂ« sasi tĂ« prodhimit, Kosova dukshĂ«m plotĂ«son nevojat ushqyese dhe do tĂ« varemi nga njĂ« sasi mĂ« e vogĂ«l e importit, e cila sigurisht do tĂ« jetĂ« prezente sikurse nĂ« vitet e kaluara
 KĂ«rkoj nga digasteri pĂ«rkatĂ«s, nĂ« njĂ« koordinim tĂ« plotĂ« me pushtetin lokal, qĂ« t’u dalin nĂ« ndihmĂ« fermerĂ«ve pĂ«r kompensimin qĂ« kanĂ« pĂ«suar nga fatkeqĂ«sitĂ«.”

Kosova ka nevojë për 400 mijë tonë grurë në vit

Nga Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural kanë treguar se këtë vit sipërfaqja e mbjellë me grurë për të cilën kanë aplikuar është gjithsej shtatëdhjetë e katër mijë e shtatëqind e pesëdhjetë e tre (74,753.06) hektarë, ndërsa në vitin 2024 kanë qenë pesëdhjetë e tremijë e gjashtëqind e njëzet e shtatë (53,627.26) hektarë, pra krahasuar me vitin e kaluar kemi rritje të sipërfaqeve të mbjella me grurë për 21,125.80 ha.

“Bazuar nĂ« tĂ« dhĂ«nat e mbledhura nga terreni dhe vizitave tĂ« realizuara nĂ« terren, gjendja e grunajave Ă«shtĂ« e mirĂ«. Pasi qĂ« procesi i korrje-shirjes sĂ« grurit Ă«shtĂ« nĂ« ditĂ«t e para, nuk mund tĂ« flitet me saktĂ«si pĂ«r rendimentin mesatar pĂ«rfundimtar dhe njĂ« gjĂ« e tillĂ« do tĂ« dihet dhe publikohet vetĂ«m pas pĂ«rfundimit tĂ« plotĂ« tĂ« procesit tĂ« korrje-shirjeve tĂ« grurit. Pritet qĂ« rendimenti tĂ« jetĂ« i kĂ«naqshĂ«m dhe i pĂ«rafĂ«rt me atĂ« nga viti i kaluar qĂ« ishte prej 4,871 kg/ha.”

Ndërkaq, sipas kësaj ministrie, plotësimi i nevojave me grurë varet nga disa faktorë, si nevojat ushqyese me grurë për kokë banori për një vit, numri i popullsisë, rendimenti mesatar dhe sasia e përgjithshme e grurit të prodhuar.
Gruri, si lëndë e parë për prodhimin e miellit, konsiderohet një produkt strategjik për sigurinë kombëtare të Kosovës.

Të dhënat nga Dogana e Kosovës konfirmojnë se Serbia është një prej vendeve kryesore prej nga importohet gruri në Kosovë.
Në periudhën janar-maj të këtij viti u importua grurë në vlerë prej rreth 7.9 milionë eurosh.
Pjesa mĂ« e madhe – mbi 7.2 milionĂ« euro – u importua nga Serbia, ndĂ«rsa tĂ« tjerat nga Hungaria dhe Kroacia.

Nga raportimet e mëhershme, Kosova ka nevojë për rreth 400 mijë tonë grurë në vit, por prodhimi vendor mbulon pak më shumë se 60 për qind të kësaj sasie.

 

The post “1 kilogram grurĂ« vetĂ«m 17 cent” – FermerĂ«t e KosovĂ«s pĂ«rballen me çmim tĂ« ulĂ«t tĂ« grurit appeared first on Revista Monitor.

Komisioni Europian shkurton fondet për bujqësinë, pavarësisht buxhetit rekord

17 July 2025 at 13:15

Komisioni Europian zbuloi njĂ« buxhet rekord 2 trilionĂ« euro – mĂ« i madhi nĂ« historinĂ« e tij – duke sinjalizuar ndryshime dhe ulje tĂ« rĂ«ndĂ«sishme nĂ« financimin bujqĂ«sor tĂ« BE-sĂ« krahasuar me periudhĂ«n aktuale 2021-2027.

Propozimi konfirmoi raportet e mëparshme se subvencionet bujqësore dhe fondet e zhvillimit rajonal do të bashkoheshin në një mega-fond të vetëm me vlerë 865 miliardë euro.

Brenda kĂ«tij fondi tĂ« ri tĂ« vetĂ«m, Politika e PĂ«rbashkĂ«t BujqĂ«sore (CAP) Ă«shtĂ« e kufizuar – qĂ« do tĂ« thotĂ« se njĂ« shumĂ« fikse Ă«shtĂ« e mbrojtur nga rishpĂ«rndarja – pĂ«r shpenzimet bujqĂ«sore qĂ« arrijnĂ« nĂ« total 300 miliardĂ« euro, kryesisht duke shkuar pĂ«r suport tĂ« tĂ« ardhurave pĂ«r fermerĂ«t.

Termi suport i të ardhurave nuk i referohet më ekskluzivisht pagesave të drejtpërdrejta, të cilat tradicionalisht kanë përbërë pjesën më të madhe të CAP-së, por përfshin edhe iniciativa të bashkëfinancuara që më parë ishin pjesë e zhvillimit rural, tani të hequra gradualisht sipas strukturës së re.

Kjo shumë shpenzimesh prej 300 miliardë eurosh përfshin gjithashtu një rrjet sigurie 6.3 miliardë euro, i cili trajtohet si një fond i veçantë, pasi suporti i fermerëve në situata të jashtëzakonshme dhe ekstreme nuk duhet të financohet duke devijuar fondet e destinuara për fermerë të tjerë. Rrjeti i sigurisë dyfishon rezervën bujqësore të krijuar në vitin 2021 për të menaxhuar luhatjet e tregut, duke e rritur atë nga 450 milionë euro në 900 milionë euro gjatë shtatë viteve.

Sipas Komisionit, shuma e kufizuar 300 miliardë euro përfaqëson një minimum dhe pritet të përbëjë 80% të shpenzimeve totale bujqësore.

Investime shtesë bujqësore, megjithëse jo të sigurta, mund të transferohen nga fusha të tjera të politikave në kuadër të fondit të vetëm, siç janë fondet rajonale, si dhe nga fondi tjetër europian i konkurrueshmërisë (për shembull, në kuadër të programit kërkimor Horizon Europe).

A do të thotë kjo më shumë apo më pak para për fermerët?

Bërja e një krahasimi të drejtpërdrejtë me buxhetin e mëparshëm është e ndërlikuar për shkak të strukturës së ndryshme të përgjithshme, një fakt që Komisioni e ka përdorur për të shmangur kritikat.

Presidentja e Komisionit Ursula von der Leyen madje pretendoi se “bujqĂ«sia do tĂ« forcohet”, ndĂ«rsa Komisioneri i BujqĂ«sisĂ« i BE-sĂ«, Christophe Hansen, theksoi se “paratĂ« qĂ« shkojnĂ« direkt tek fermerĂ«t nuk shkurtohen aspak”.

Megjithatë, një vështrim më i afërt i shifrave jep një pamje të ndryshme.

NĂ« buxhetin 2021–2027, PPB-sĂ« iu ndanĂ« 386.6 miliardĂ« euro (me 270 miliardĂ« euro posaçërisht pĂ«r pagesat direkte pĂ«r fermerĂ«t). Kjo shifĂ«r e pĂ«rgjithshme Ă«shtĂ« dukshĂ«m mĂ« e vogĂ«l se 300 eurot e ‘ndara’ pĂ«r bujqĂ«sinĂ« nĂ« fondin e vetĂ«m.

Ekspertë të ndryshëm të politikave bujqësore vlerësojnë se, i përshtatur për inflacionin, propozimi i ri përfaqëson një ulje 20% deri në 30% në terma realë të shpenzimeve bujqësore të BE-së.

“NĂ« terma nominalĂ«, ka mĂ« pak para, por shpresojmĂ« qĂ« pĂ«r shkak tĂ« sinergjive me fusha tĂ« tjera tĂ« politikave, mbĂ«shtetja e pĂ«rgjithshme tĂ« mbetet e ngjashme”, pranoi njĂ« zyrtar i BE-sĂ«.

Rëndësia e bujqësisë në rënie

Në mënyrë simbolike, ndryshimet e propozuara nënvizojnë rëndësinë në rënie të bujqësisë në buxhetin e BE-së.

Ndërsa buxheti i përgjithshëm afatgjatë i BE-së rritet nga 1.21 trilion euro në 1.816 trilion euro (duke përjashtuar pagesat e huamarrjes për COVID-19), pjesa e PPB-së bie nga 32.2% në vetëm 16.5%.

Tani ajo përbën vetëm 35% të fondit të ri, që arrin në më pak se gjysmën e buxhetit të përgjithshëm.

Ky trend përputhet me një ndryshim afatgjatë: në vitet 1980, PPB përbënte më shumë se 70% të buxhetit të BE-së.

Ndryshimet e propozuara pasqyrojnë ndryshimin e prioriteteve të Komisionit, me von der Leyen që zgjodhi të ulte shpenzimet në fusha të tilla si bujqësia dhe kohezioni në favor të iniciativave të reja si mbrojtja dhe konkurrueshmëria.

Reagime dhe protesta

Plani buxhetor shkaktoi reagime të menjëhershme.

Pothuajse të gjithë eurodeputetët u përfshinë në një shkëmbim të nxehtë në Parlamentin Europian dhe kritikuan propozimin.

JashtĂ« korridoreve tĂ« institucioneve tĂ« BE-sĂ«, fermerĂ«t organizuan njĂ« protestĂ« simbolike tĂ« quajtur “E mĂ«rkura e ZezĂ« e BujqĂ«sisĂ« Europiane”.

Në një përpjekje për të qetësuar shqetësimet e ardhshme të ligjvënësve europianë dhe për të shmangur trazirat e mëtejshme të fermerëve, Komisioni prezantoi disa masa të reja të kërkuara më parë nga sektori.

Një mekanizëm i ri për rregullimin e inflacionit do të lejojë që shumat e subvencioneve të rishikohen nëse inflacioni bie nën 1% ose rritet mbi 3%, duke synuar mbrojtjen e fermerëve nga paqëndrueshmëria e çmimeve.

Pagesa tranzicioni deri në 200,000 euro do të jenë në dispozicion të fermave që miratojnë plane ambicioze transformimi, duke ndihmuar në uljen e riskut të inovacionit në sektor.

Ndërsa Komisioni shpreson që këto rregullime do të zbusin pakënaqësinë, debati mbi të ardhmen e bujqësisë europiane, si dhe vendin e saj në prioritetet në zhvillim të BE-së, pritet të intensifikohet në bisedimet që do të zgjasin disa muaj para miratimit zyrtar të buxhetit afatgjatë. / Euronews

The post Komisioni Europian shkurton fondet për bujqësinë, pavarësisht buxhetit rekord appeared first on Revista Monitor.

Kosova “shpĂ«ton” eksportet shqiptare, rriten 2.1% pĂ«r 6-mujorin

17 July 2025 at 12:18

Eksportet janë rritur lehtë në qershor për të dytin muaj radhazi. Ecuria e qershorit është ndikuar nga rritja e fortë e eksporteve të lëndëve djegëse drejt Kosovës si dhe shtimi i shitjeve të produkteve ushqimore në vendet e tjera.

Në rritje ishin dhe eksportet e grupit makineri e pjesë këmbimi. Sektori që punon me material porositësi, kryesisht tekstile e këpucë ishte në të njëjtat nivele si një vit më parë.

Ndërsa në rënie të fortë vazhdojnë materialet e ndërtimit e metalet, të ndikuara nga frenimi i aktivitetit të Kurum.
Të dhënat e INSTAT bënë të ditur se në Qershor 2025 eksportet e mallrave arritën vlerën 35 mld lekë, duke u rritur me 1,9 %, në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë dhe me 0,6 %, në krahasim me Maj 2025.

Sipas INSTAT, gjatĂ« muajit Qershor 2025, nĂ« rritjen e eksporteve prej 1,9 %, pozitivisht kanĂ« ndikuar grupet: “Minerale, lĂ«ndĂ« djegĂ«se, energji elektrike” me +9,7 pikĂ« pĂ«rqindje, “Ushqime, pije, duhan” me +3,1 pikĂ« pĂ«rqindje. “Negativisht ka ndikuar grupi: “Materiale ndĂ«rtimi dhe metale” me -6,2 pikĂ« pĂ«rqindje, etj.

Për 6 mujorin, tendenca mbetet pozitive.

Eksportet, gjatĂ« kĂ«tij gjashtĂ«mujori janĂ« rritur me 2,1 %, krahasuar me njĂ« vit mĂ« parĂ«. Grupet qĂ« kanĂ« ndikuar nĂ« rritjen vjetore tĂ« eksporteve, janĂ«: “Minerale, lĂ«ndĂ« djegĂ«se dhe energji elektrike” me +8,6 pikĂ« pĂ«rqindje, “Ushqime, pije, duhan” me +1,2 pikĂ« pĂ«rqindje, etj. NdĂ«rsa negativisht kanĂ« ndikuar grupet: “Materiale ndĂ«rtimi dhe metale” me -6,1 pikĂ« pĂ«rqindje, “Produkte kimike dhe plastike” me -0,6 pikĂ« pĂ«rqindje, etj.

“Minerale, lĂ«ndĂ« djegĂ«se, energji elektrike” kanĂ« kaluar si grupi mĂ« i madh eksportues nĂ« vend me 27.4% tĂ« totalit. NĂ« vend tĂ« dytĂ« kanĂ« zbritur “tekstile e kĂ«pucĂ«â€, me 26.9% tĂ« totalit. “Ushqim, pije, duhan” Ă«shtĂ« ngjitur si grupi i tretĂ«, me 14.71%. “Materiale ndĂ«rtimi dhe metale” kanĂ« zbritur nĂ« vend tĂ« katĂ«rt me 12.2%. “Makineri, pajisje dhe pjesĂ« kĂ«mbimi” janĂ« nĂ« vend tĂ« pestĂ« me 9.8%.

 

Kosova “shpĂ«ton eksportet

Rritja e eksporteve Ă«shtĂ« ndikuar nga Kosova, shitjet drejt tĂ« cilĂ«s u rritĂ«n me 72.5% nĂ« gjashtĂ«mujor, e ndikuar kryesisht nga grupi “mineralet, lĂ«ndĂ«t djegĂ«se e energjia”.

Në vlerë, nga 4 miliardë që janë rritur eksportet në total në vlerë, shitjet e Kosovës janë zgjeruar me 14 miliardë lekë, për 6 mujorin, duke amortizuar rënien e eksporteve drejt shteteve të tjera, kryesisht drejt Italisë (-9.4 miliardë lekë), Maqedonisë së veriut (-2.1 miliardë lekë), Kroacisë (-1 miliardë lekë). Eksportet drejt Kosovës unë 17% të totalit në 6 mujorin 2025, nga 10% të njëj5ën periudhë të një viti më parë, duke u renditur e dyta pas Italisë (38.6%).

Burimi: INSTAT

Lëndët djegëse, energjia e mineralet, rritja nga Kosova

“Minerale, lĂ«ndĂ« djegĂ«se e energji” Ă«shtĂ« grupi me rritjen mĂ« tĂ« madhe nĂ« gjashtĂ« muajt e parĂ« tĂ« kĂ«tij viti. PĂ«r janar-qershor, eksportet arritĂ«n nĂ« gati 56 miliardĂ« lekĂ«, me njĂ« rritje prej 44% nĂ« krahasim me tĂ« njĂ«jtĂ«n periudhĂ« tĂ« njĂ« viti mĂ« parĂ«.

Ndryshe nga vitet e mĂ«parshme, kur efektin kryesor e kishin shitjet e Bankers Petroleum nĂ« SpanjĂ«s, ose energjia, ndikimin kryesor nĂ« kĂ«tĂ« tendencĂ« e ka dhĂ«nĂ« Kosova, qĂ« ka pasur njĂ« zgjerim tĂ« fortĂ« tĂ« shitjeve tĂ« grupmallit “LĂ«ndĂ«t djegĂ«se minerale, vajrat minerale dhe produktet e distilimit tĂ« tyre”.
Eksportet e këtij grupi janë 8.5 fishuar nga 2.2 miliardë lekë në 5 mujorin e 2024-s arritën në 19 miliardë lekë në 5 mujorin e 2025-s.

Ngec sërish fasoni

Eksportet e tekstile e këpucë kanë shënuar luhatje të shumta përgjatë muajve të parë të këtij viti, me rënie e rritje të lehta. Në qershor, ky grup ishte në stanjacion, me një rritje prej 0.1%.
Për gjashtëmujorin tendenca është negative, me një rënie prej 1.3% me bazë vjetore.

Ekspertët e tregut kanë pohuar se sezoni i prodhimit për veshjet dhe këpucët e stinës së dimrit sivjet është përqendruar në 4 muaj nga 5 muaj që zgjat zakonisht. Sezoni i prodhimit për veshjet e stinës së dimrit nga kompanitë e manifakturës sivjet nisi në muajin Prill dhe pritet të përfundojë më 15 Shtator.

Nga sektori Ă«shtĂ« parashikuar njĂ« rritje eksportesh nĂ« nivelet 3 deri 5%, e ndikuar nga rritja e shitjeve nĂ« periudhĂ«n janar-shkurt 2025, krahasuar me vitin e kaluar. KĂ«pucĂ«t janĂ« produkti mĂ« i kĂ«rkuar, pas njĂ« rĂ«nieje nĂ« shitje gjatĂ« viteve 2023 dhe 2024”.

Materiale ndërtimi dhe metale, tkurrje e fortë 33%

“Materialet e ndĂ«rtimit dhe metalet” kanĂ« vijuar tendencĂ«n rĂ«nĂ«se edhe kĂ«tĂ« vit, tĂ« ndikuar nga reduktimi i aktivitetit tĂ« Kurum, pĂ«rpunuesit tĂ« çelikut, qĂ« Ă«shtĂ« njĂ« nga eksportuesit mĂ« tĂ« mĂ«dhenj nĂ« vend.

Për gjashtë mujorin, ky grup ra me 33%. Sektori po vuan nga kërkesa e dobët rajonale dhe tkurrja e çmimeve.

Ushqime pije e duhan, përshpejtojnë rritjen

“Ushqime pije e duhan”, njĂ« nga grupet me ecurinĂ« mĂ« tĂ« mirĂ« vitet e fundit po shĂ«non rritje. NĂ« janar-qershor, ky grup u rrit me 8.5%, teksa nĂ« qershor zgjerimi u pĂ«rshpejtua nĂ« 228%, si rrjedhojĂ« e njĂ« sezoni tĂ« mbarĂ«. Rritja Ă«shtĂ« ndikuar nga riorganizimi i fermave tĂ« vogla Ă« ferma mĂ« tĂ« mĂ«dha pĂ«r eksporte, shtimi i kontratave dhe zgjerimi i zonave qĂ« eksportojnĂ«, si dhe shtimi i investimeve nĂ« magazina e zgjerimi i tregjeve deri nĂ« vendet nordike. KĂ«tĂ« vit njĂ« produkt shtesĂ« Ă«shtĂ« lakra nĂ« pranverĂ«, ndĂ«rsa ka ecuri tĂ« mirĂ« dhe pjepri e shalqiri, tĂ« ndikuara dhe nga prodhimi i dobĂ«t i kĂ«tyre produkteve nĂ« Mesdhe si rrjedhojĂ« e motit tĂ« nxehtĂ«, sipas operatorĂ«ve.

Makineri, pajisje, pjesë këmbimi në stanjacion
“Makineri, pajisje, pjesĂ« kĂ«mbimi” ishin grupi tjetĂ«r qĂ« nuk po rritet vitin e fundit. Ky grup po vuan zhvlerĂ«simi i euros, rritja e kostove dhe mungesa e fuqisĂ« punĂ«tore. PĂ«r pesĂ« mujorin grupi u rrit lehtĂ« me 3.8%.

Ulet deficiti tregtar

Në Qershor 2025 eksportet e mallrave arritën vlerën 35 mld lekë, duke u rritur me 1,9 %, në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë dhe me 0,6 %, në krahasim me Maj 2025. Importet e mallrave arritën vlerën 77 mld lekë, duke u ulur me 0,2 %, në krahasim me një vit më parë dhe me 1,5 %, në krahasim me Maj 2025. Defiçiti tregtar i këtij muaji është 41 mld lekë, duke u ulur me 2,0 %, krahasuar me Qershor 2024 dhe 3,2 %, në krahasim me Maj 2025.

Në këtë gjashtërmujor eksportet e mallrave arritën vlerën 203 mld lekë, duke u rritur me 2,1 %, ndërkohë importet e mallrave arritën vlerën 431 mld lekë, duke u ulur me 2,0 %, krahasuar me një vit më parë. Defiçiti tregtar arriti vlerën 228 mld lekë, duke u ulur me 5,4 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të 2024.

Eksportet drejt Kosovës rriten 64.8% në qershor dhe 72.5% për 6 mujorin

Në muajin Qershor 2025, vendet me të cilët Shqipëria ka pasur rritje më të madhe të eksporteve, në krahasim me Qershor 2024 janë: Kosova (64,8 %), Gjermania (39,6 %), Greqia (18,1 %), etj.

Ndërsa vendet me të cilat eksportet kanë pasur uljen më të madhe, janë: Italia (6,2 %), Spanja (19,3 %). dhe Maqedonia e Veriut (21,6 %)

Gjatë këtij gjashtëmujori vendet me të cilët Shqipëria ka pasur rritjen më të madhe të eksporteve, në krahasim me një vit më parë, janë: Kosova (72,5 %), Greqia (8,6 %) dhe Gjermania (10,3 %).

Ndërsa vendet me të cilat eksportet kanë pasur uljen më të madhe, janë: Italia (10,7 %) dhe Maqedonia e Veriut (29,8 %). Në muajin Qershor 2025, vendet me të cilët Shqipëria ka pasur uljen më të madhe te importeve, janë: Italia (5,5 %), Turqia (12,1 %). dhe SHBA (4,0 %). Ndërsa vendet me të cilat importet kanë pasur rritjen më të madhe, janë: Kina (29,9 %), Greqia (1,3 %) dhe Gjermania (4,3 %).

Burimi: INSTAT

Burimi: INSTAT

Burimi: INSTAT

Burimi: INSTAT

The post Kosova “shpĂ«ton” eksportet shqiptare, rriten 2.1% pĂ«r 6-mujorin appeared first on Revista Monitor.

Në 2028, nga depistimet vdekshmëria te gratë prej sëmundjeve tumoriale do të bjerë deri 6,7%

17 July 2025 at 11:30

Ministria e Shëndetësisë parashikon se me rritjen e numrit të grave që kryejnë rregullisht kontrollet e hershme për sëmundjet tumoriale, brenda 4 vitesh nga 2025 në 2028 vdekshmëria nga kanceri i gjirit do të bjerë 2,7% dhe i qafës së mitrës 6,7%.

Kryerja e depistimeve synon kapjen e hershme të sëmundjes në fazën e mosshfaqjes së simptomave, me qëllim parandalimin.

NĂ« projektvendimin e programit buxhetor afatmesĂ«m pĂ«r vitet 2025-2029, Ministria e ShĂ«ndetĂ«sisĂ« ka publikuar objektivat e reja pĂ«r reduktimin e vdekshmĂ«risĂ« nga kanceri i gjirit dhe i qafĂ«s sĂ« mitrĂ«s, si pjesĂ« e programit kombĂ«tar tĂ« depistimit pĂ«r vitet 2025–2028.

Vdekshmëria nga kanceri i gjirit, një nga sëmundjet më të përhapura tek gratë për 2025 parashikohet të jetë 18.5 vdekje për 100,000 gra. Niveli i vdekshmërisë pritet të mbetet i njëjtë edhe për 2026. Rënia nis nga 2027 me 18 vdekje për 100,000 gra. Edhe për 2028 numri i vdekjeve do të jetë 18. Deri në 2028 vdekshmëria nga kanceri i gjirit pritet të bjerë 2,7%.

Vdekshmëria nga kanceri i qafës së mitrës do të ndjekë gjithashtu një trajektore rënëse, nga 2.9 vdekje për 100,000 gra në 2025 në 2.8 për 100,000 gra në 2026. Për 2027 vdekshmëria parashikohet të arrijë në 2.75 vdekje në 100,000 gra dhe në 2.7 vdekje për 2028. Nga 2025 deri në 2028 vdekshmëria pritet të bjerë 6,7%.

Ulja e vdekshmĂ«risĂ« do tĂ« ndikohet nga zgjerimi i numrit tĂ« depistimeve, veçanĂ«risht nĂ« grupmoshat mĂ« tĂ« rrezikuara. GratĂ« 40–50 vjeç do tĂ« mbulohen me testin HPV (pĂ«r kancerin e qafĂ«s sĂ« mitrĂ«s) nĂ« nivelin 37% deri nĂ« 2028. GratĂ« 50–60 vjeç do tĂ« pĂ«rfitojnĂ« mamografi depistuese nĂ« nivelin 28% deri nĂ« 2028.

Nga Ministria e Shëndetësisë është planifikuar një buxhet vjetor prej 38,5 mln lekësh për depistimin e kancerit të gjirit dhe të qafës së mitrës tek gratë, në kuadër të programit kombëtar të parandalimit dhe diagnostikimit të hershëm të këtyre sëmundjeve. Investimi është pjesë e strategjisë për uljen e vdekshmërisë nga kanceri deri në vitin 2028. Për 4 vjet parashikohen të shpenzohen 154 mln lekë apo rreth 1,5 mln euro për të dyja programet.

Për depistimin e kancerit të gjirit, sipas të dhënave zyrtare, çdo vit do të përfitojnë 5,550 gra nga mamografia depistuese, me një kosto për njësi prej 1,801 lekësh nga viti 2026 deri në 2028. Buxheti i përgjithshëm për këtë program kap vlerën 10 mln lekë në vit.

PĂ«r depistimin me testin HPV pĂ«r qafĂ«n e mitrĂ«s do tĂ« pĂ«rfitojnĂ« 12,000 gra nĂ« vitin 2025, dhe 13,000 gra nĂ« vitet 2026–2028, me njĂ« buxhet total prej 28,5 mln lekĂ«sh nĂ« vit. Kostoja pĂ«r njĂ« grua shkon nga 2,375 lekĂ« nĂ« 2026 nĂ« 2,192 lekĂ« nĂ« 2027.

Në vend kontrollet për kancerin në qafën e mitrës kryhet nga Shërbimi Parësor, pra nga qendrat shëndetësore rajonale. Ndërsa kontrollet për kancerin e gjirit nëpërmjet mamografive lëvizëse apo pranë materniteteve shtetërore. Por tendenca e numrit të kontrolleve parandaluese është me rënie. Për 2024 sipas të dhënave të raportit të Monitorimit të Treguesve të Ministrisë së Shëndetësisë numri i grave të depistuara për kancerin e gjirit është 3,700 gra kundrejt 5,450 të parashikuara, me një kosto prej 1,647 lekë/rast apo prej rreth 7 mln lekë. Gra të depistuara për kancerin e qafës së mitrës është 10,200 gra kundrejt 11,000 të parashikuara me një kosto prej 1,932 lekë/rast./ D.Azo

 

 

The post Në 2028, nga depistimet vdekshmëria te gratë prej sëmundjeve tumoriale do të bjerë deri 6,7% appeared first on Revista Monitor.

Spanja bëhet vendi më i kërkuar për azil në Bashkimin Europian

17 July 2025 at 11:09

Ndryshimi u ndikua kryesisht nga një rënie e ndjeshme e sirianëve që kërkojnë mbrojtje në bllok pas rënies së Bashar al-Assad nga pushteti

Gjermania nuk është më destinacioni numër një për azilkërkuesit në Bashkimin Europian, pasi fundi i regjimit të Bashar al-Assad çoi në një rënie të sirianëve që aplikojnë për mbrojtje në BE, konfirmon një raport.

Sistemi i azilit i BE-sĂ« po kalon njĂ« “ndryshim tĂ« rĂ«ndĂ«sishĂ«m” pas rĂ«nies sĂ« ish-presidentit tĂ« SirisĂ« Bashar al-Assad nga pushteti nĂ« dhjetor, sipas njĂ« raporti tĂ« pabotuar nga Agjencia e BE-sĂ« pĂ«r Azilin (EUAA).

Agjencia me seli në Maltë regjistroi 64,000 kërkesa për azil në BE në maj, duke shënuar një rënie prej gati një të katërtën krahasuar me të njëjtin muaj në vitin 2024. Kjo u udhëhoq nga një rënie e menjëhershme e aplikimeve siriane, të cilat ranë nga afërsisht 16,000 në tetor të vitit të kaluar në vetëm 3,100 në maj, zbuloi EUAA. Në Gjermani, destinacion popullor për aplikantët sirianë, kërkesat e përgjithshme për azil në maj ranë me rreth 50% në 9,900, nga 18,700 të paraqitura të njëjtin muaj të vitit të kaluar.

Spanja tani është vendi me numrin më të lartë të kërkesave për azil, sipas raportit, me pothuajse 12,800 të regjistruara në maj, nga 16,300 vitin e kaluar. Ndërsa numri i përgjithshëm ka rënë, ka pasur një rritje të kërkesave në Spanjë nga njerëz që largohen nga Venezuela për shkak të krizës së rëndë ekonomike dhe politike në vend, tha EUAA.

Trendi mund të lidhet gjithashtu me masat e ashpra të SHBA-së ndaj emigracionit, duke përfshirë dëbimet e venezuelianëve.

GjatĂ« dekadĂ«s sĂ« kaluar, sirianĂ«t kishin qenĂ« grupi mĂ« i madh i azilkĂ«rkuesve nĂ« BE, Norvegji dhe ZvicĂ«r, “por nĂ« fillim tĂ« vitit 2025 ky trend u pĂ«rmbys dhe kĂ«rkesat siriane ranĂ« ndjeshĂ«m”, thotĂ« raporti.

“QĂ« nga shkurti, Gjermania nuk ka qenĂ« mĂ« destinacioni kryesor i BE; Spanja, Italia dhe Franca morĂ«n tĂ« gjitha mĂ« shumĂ« aplikime nĂ« maj 2025”, shkruan agjencia.

Italia tani ka numrin e dytë më të lartë të aplikimeve, me 12,300 kërkesa në maj, nga 15,500 vitin e kaluar, një e treta e të cilave u paraqitën nga banorë të Bangladeshit dhe Perusë. Në vendin e tretë është Franca me 11,900 kërkesa, pak më poshtë se 12,500 të vitit të kaluar, të cilat u nxitën nga aplikime nga kongolezë që iknin nga konflikti në vendin e tyre të origjinës, si dhe nga afganë dhe haitianë.

Raporti është publikuar ndërsa një numër në rritje i vendeve europiane po kërkojnë të zbatojnë masa më të ashpra për të frenuar emigracionin e parregullt në kontinent, me disa vende, si Danimarka, që kërkojnë mënyra për të deportuar njerëz në vende që nuk janë vendi i tyre.

MĂ« parĂ« kĂ«tĂ« muaj, komisioneri i emigracionit i BE-sĂ«, Magnus Brunner, udhĂ«hoqi njĂ« mision nĂ« Libi pas njĂ« rritjeje tĂ« numrit tĂ« mbĂ«rritjeve pĂ«rmes vendit politikisht tĂ« paqĂ«ndrueshĂ«m, veçanĂ«risht nĂ« Greqi. MegjithatĂ«, udhĂ«timi, pĂ«r t’u kĂ«rkuar autoriteteve libiane tĂ« ndalonin largimet, u desh tĂ« ndĂ«rpritej pasi atij iu kĂ«rkua tĂ« largohej.

EUAA theksoi se rĂ«nia e shifrave tĂ« azilit e nxitur nga sirianĂ«t “nuk ishte ndoshta pĂ«r shkak tĂ« ndonjĂ« ndryshimi nĂ« politikĂ«n e azilit” nga qeveritĂ« europiane, por “pĂ«rkundrazi, ndryshimi ka tĂ« ngjarĂ« tĂ« pasqyrojĂ« situatĂ«n nĂ« ndryshim nĂ« Siri”.

Në dhjetor, grupi rebel islamist Hayat Tahrir al-Sham rrëzoi Assadin, duke i dhënë fund sundimit të tij dhe luftës civile brutale 13-vjeçare të Sirisë. Pas ndryshimit të regjimit, shumë vende të BE-së kishin pezulluar përpunimin e kërkesave për azil nga sirianët, por teknikisht ende po pranonin paraqitjen e kërkesave të reja.

Pavarësisht ndryshimeve në shpërndarjen e aplikimeve të reja, Gjermania ka të ngjarë të mbetet vendi me popullsinë më të madhe të azilkërkuesve, pasi ka pranuar shumë më tepër kërkesa sesa vendet e tjera vitet e fundit.

Gjermania u ka dhënë azil 150,000 aplikantëve midis viteve 2008 dhe 2024, krahasuar me rreth 50,900 në Spanjë, 40,000 në Itali dhe 65,200 në Francë, sipas Eurostat. / FT

The post Spanja bëhet vendi më i kërkuar për azil në Bashkimin Europian appeared first on Revista Monitor.

Pas Bankës Botërore, edhe FMN-ja e heq Kosovën nga lista e shteteve me situatë konflikti

17 July 2025 at 11:06

Edhe Fondi Monetar Ndërkombëtar e ka hequr Kosovën nga lista e Shteteve në Situatë të Brishtësisë dhe Konfliktit. Të njëjtin veprim e ka bërë edhe Banka Botërore ditë më parë.

Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN), ka hequr Kosovën nga lista e Shteteve në Situata të Brishtë dhe Konflikti (FCS/FCV), duke njohur përparimet e vendit në stabilitetin makro-financiar dhe forcimin e institucioneve.

Ky vendim i rëndësishëm vjen pas një njoftimi të ngjashëm nga Banka Botërore, e cila gjithashtu ka përjashtuar Kosovën nga kjo kategori.

Banka Qendrore e Republikës së Kosovës (BQK) ka përshëndetur fuqishëm këtë vendim, duke shprehur mirënjohje të thellë ndaj FMN-së dhe Bankës Botërore për njohjen e përpjekjeve të vazhdueshme të Kosovës për të forcuar qëndrueshmërinë ekonomike dhe institucionale.

“Banka Qendrore e RepublikĂ«s sĂ« KosovĂ«s (BQK) shpreh mirĂ«njohjen e thellĂ« ndaj FMN-sĂ« pĂ«r kĂ«tĂ« njohje tĂ« rĂ«ndĂ«sishme tĂ« progresit institucional dhe qĂ«ndrueshmĂ«risĂ« makro-financiare tĂ« KosovĂ«s”, thuhet nĂ« njoftimin e BQK-sĂ«.

Vendimi pritet të ndikojë pozitivisht në besimin e investitorëve të huaj dhe në mundësitë e zhvillimit ekonomik të vendit, duke krijuar një klimë më të favorshme për investime dhe rritje ekonomike.

Largimi nga kjo listë konsiderohet si një moment domethënës për Republikën e Kosovës, duke reflektuar progresin e vendit në forcimin e qëndrueshmërisë institucionale, stabilitetit makroekonomik, qeverisjes financiare dhe sundimit të ligjit.

Përfitimet kryesore nga largimi nga lista FCS:

Përmirësim i perceptimit ndërkombëtar për stabilitetin institucional dhe ekonomik të Kosovës;

Rritje e besimit të investitorëve dhe ulje e vlerësimeve për rrezik financiar;

Qasje më e favorshme në financim zhvillimor dhe kapital privat;

Komplementim i vlerësimit të parë të kredisë sovrane për Kosovën, që reflekton trendin pozitiv në qeverisje dhe ekonominë e vendit.

Ministri në detyrë i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, ka reaguar pas këtij vendimi, duke treguar se  FMN e ka larguar Kosovën nga lista e shteteve fragjile dhe në situatë konflikti.

“Edhe FMN-ja e heq KosovĂ«n nga lista e Shteteve Fragjile dhe nĂ« SituatĂ« Konflikti. Pas BankĂ«s BotĂ«rore qĂ« ndĂ«rmorri kĂ«tĂ« veprim gjatĂ« javĂ«s sĂ« kaluar, dje kemi pranuar njoftimin edhe nga Fondi Monetar NdĂ«rkombĂ«tar pĂ«r largimin e KosovĂ«s nga lista e Shteteve Fragjile dhe nĂ« SituatĂ« Konflikti qĂ« FMN e pĂ«rpilon.  Ky Ă«shtĂ« lajm i shumĂ«pritur dhe pĂ«rsĂ«ri vulos stabilitetin institucional dhe qĂ«ndrueshmĂ«rinĂ« ekonomike tĂ« vendit, dhe njĂ«kohĂ«sisht Ă«shtĂ« mirĂ«njohje pĂ«r punĂ«n e deritanishme tĂ« institucioneve tona”.

Javën e kaluar Banka Botërore ka njoftuar se e ka hequr Kosovën nga Lista e Vendeve në Situata të Brishta dhe Konfliktit.

Heqjen e Kosovës nga kjo listë Banka Qendrore e Kosovës (BQK) e pati vlerësuar si moment domethënës, që pasqyron progresin e vazhdueshëm të vendit në forcimin e qëndrueshmërisë institucionale, stabilitetit makroekonomik, qeverisjes financiare dhe sundimit të ligjit.

BQK-ja ka listuar disa nga përfitimet kryesore që priten për Kosovën pas këtij vendimi.

“PĂ«rmirĂ«sim tĂ« perceptimit ndĂ«rkombĂ«tar pĂ«r stabilitetin institucional dhe ekonomik tĂ« vendit; Rritje tĂ« besimit tĂ« investitorĂ«ve dhe ulje tĂ« vlerĂ«simeve pĂ«r rrezik financiar; MundĂ«si mĂ« tĂ« favorshme pĂ«r financim zhvillimor dhe qasje nĂ« kapital privat; dhe Komplementon vlerĂ«simin e parĂ« të  sovran kreditor tĂ« KosovĂ«s, qĂ« konfirmon trendin pozitiv nĂ« qeverisje dhe themelet ekonomike tĂ« vendit”.

Disa nga përfitimet kryesore që priten për Kosovën pas heqjes nga lista:

Përmirësim të perceptimit ndërkombëtar për stabilitetin institucional dhe ekonomik të vendit;

Rritje të besimit të investitorëve dhe ulje të vlerësimeve për rrezik financiar;

Mundësi më të favorshme për financim zhvillimor dhe qasje në kapital privat; dhe

Komplementon vlerësimin e parë të  sovran kreditor të Kosovës, që konfirmon trendin pozitiv në qeverisje dhe themelet ekonomike të vendit.

 

The post Pas Bankës Botërore, edhe FMN-ja e heq Kosovën nga lista e shteteve me situatë konflikti appeared first on Revista Monitor.

Institucionet e pagesave fituan 17 milionë euro vitin e kaluar

17 July 2025 at 10:30

Institucionet financiare të pagesave dhe transfertave fituan pothuajse 17 milionë euro vitin e kaluar. Statistikat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se rezultati financiar i këtyre operatorëve u përmirësua për të dytin vit radhazi. Fitimi neto arriti në 1.66 miliardë lekë, në rritje me 28% krahasuar me një vit më parë.

Banka e Shqipërisë vlerëson se rezultati neto i institucioneve të pagesave dhe të parasë elektronike ka shfaqur rrite, si rezultat i njëkohshëm i rritjes së të ardhurave nga komisionet dhe uljes së shpenzimeve të përgjithshme të veprimtarisë.

Ky rezultat përfshin fitimet e realizuara nga institucionet financiare të parasë elektronike dhe ato të pagesave dhe të transfertave të parave. Sipas Bankës së Shqipërisë në fund të vitit 2024 në Shqipëri ishin të licencuar gjithsej 15 operatorë pagesash, nga të cilët 10 me licencë si institucione të parasë elektronike dhe pesë të tjerë për shërbime të pagesave dhe të transferimit të parave.

Megjithëse rezultati i sektorit në tërësi është në rritje, vlerësohet se kontributin kryesor në fitimin e tregut e japin kryesisht institucionet më të konsoliduara të pagesave dhe transfertave.

Gjithnjë sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë, në fund të vitit të kaluar operatorët e këtij sektori raportonin gjithsej aktive totale në vlerën e 15.2 miliardë lekëve, në rritje me 6%

(0.87 mld lekë) krahasuar me një vit më parë. Banka e Shqipërisë raporton se në përgjithësi, aktiviteti i subjekteve të tregut ka ardhur në rritje, por efektin kryesor e ka dhënë zgjerimi i subjekteve Rubicon dhe IutePay.

Në vitin 2020, Shqipëria miratoi ligjin e ri për Shërbimet e Pagesave. Ai është përshtatur në frymën e Direktivës II të Pagesave të Bashkimi Europian, për të krijuar hapësirat e një konkurrencë më të madhe në tregun e shërbimeve të pagesave dhe për një zhvillim më të madh të institucioneve financiare që ofrojnë pagesa elektronike.

Kjo solli një rritje të ndjeshme të numrit të institucioneve të licencuara të parasë elektronike, me synimin për të ndërtuar edhe në Shqipëri modelin e operatorëve të pagesave fintech. Megjithatë, ky model në Shqipëri është ende në një stad fillestar zhvillimi dhe të ardhurat e operatorëve të tregut vijnë ende kryesisht nga komisionet e shërbimeve që ofrohen fizikisht në sportelet e agjentëve.

Deri tani, fokusi kryesor i institucioneve të reja të pagesave fintech ka qenë kryesisht krijimi i portofolave elektronike nëpërmjet të cilave klientët mund të kryejnë një spektër të gjerë pagesash, të qendërzuara në aplikacionet e tyre. Shërbimet e pagesave përfshijnë pagesën e faturave dhe utiliteteve, transfertat e parave, blerjet online ose në pikat e shitjes, etj.

Disa prej institucioneve të parasë elektronike po e gërshetojnë konceptin e fintech edhe me instrumentet më klasike të pagesave, si kartat, për të krijuar një urë me infrastrukturën e sektorit bankar dhe operatorëve globalë të sistemeve të pagesave, si Visa apo Mastercard.

Sidoqoftë, deri tani, institucionet fintech po e gjejnë të vështirë të sigurojnë avantazhe konkurruese të tilla që të bëjnë diferencën ndaj produkteve dhe shërbimeve të pagesave të sektorit bankar. / E.Shehu

 

 

The post Institucionet e pagesave fituan 17 milionë euro vitin e kaluar appeared first on Revista Monitor.

Formalizimi i tregut të produkteve ushqimore, bllokohen 20 ton mallra

17 July 2025 at 09:32

Drejtoria e Tatimeve ka njoftuar se në kuadër të aksionit për formalizimin dhe përmirësimin e sigurisë ushqimore në tregun e produkteve bujqësore dhe blegtorale, nga strukturat e Administratës Tatimore dhe Ministrisë së Bujqësisë janë bllokuar 20 ton mallra.

Ky bllokim ka ardhur nga inspektimi i 87 subjekteve deri tani.

“Rezultatet e 3 ditĂ«ve tĂ« para tregojnĂ« qartĂ« nevojĂ«n pĂ«r formalizimin e plotĂ« tĂ« kĂ«tij sektori, si njĂ« garanci pĂ«r cilĂ«sinĂ«, sigurinĂ« ushqimore dhe mbrojtjen e konsumatorit.

FtojmĂ« tĂ« gjithĂ« tatimpaguesit tĂ« zbatojnĂ« ligjin duke lĂ«shuar faturĂ«t fiskale nĂ« çdo hallkĂ« tĂ« zinxhirit ushqimor, pĂ«r tĂ« siguruar gjurmueshmĂ«ri dhe transparencĂ« nga prodhuesi te konsumatori”, thuhet nĂ« kĂ«tĂ« njoftim.

Aksioni i tatimeve ka krijuar ndërkohë konfuzion në të gjithë zinxhirin e tregtimit të mallrave bujqësore për shkak të paqartësisë për mënyrën si duhet të veprojnë me lëshimin e faturave.

Marketet e vogla mbeten pa furnizime qumështi; Tatimet sqarojnë si do të bëhen faturat

Drejtoria e PĂ«rgjithshme e Tatimeve (DPT) ka sqaruar pĂ«r Monitor se referuar udhĂ«zimit nr.16, datĂ« 03.04.2020, “PĂ«r faturĂ«n dhe sistemin e monitorimit tĂ« qarkullimit”, i ndryshuar, tĂ« gjithĂ« njĂ«sitĂ« tregtare pa pĂ«rjashtim qĂ« blejnĂ« mallra nga prodhuesit bujqĂ«sorĂ« e blegtoralĂ« duhet tĂ« shoqĂ«rohen me faturĂ« tĂ« fiskalizuar, tĂ« llojit autofaturim. Skema pĂ«r faturimin e mallrave tĂ« blera direkt prej fermerĂ«ve, nga njĂ« market lagjeje, bar, restorant apo supermarkete tĂ« mĂ«dhenj Ă«shtĂ« e njĂ«jtĂ«, si nĂ« rastin e tregtimit tĂ« mallrave bujqĂ«sore apo blegtorale te pĂ«rpunuesit apo grumbulluesit e mĂ«dhenj.

Në fillim të aksionit Ministri i Financave Petrit Malaj dhe ministraj e Bujqësisë Anila Denaj thanë se përmes këtij aksioni të përbashkët synojnë të rrisin transparencën, të forcojnë sigurinë ushqimore dhe të ulin informalitetin në sektor.

Nis aksioni për produktet ushqimore dhe bujqësore, edhe fermerët me faturë fiskale (E-fatura)

 

The post Formalizimi i tregut të produkteve ushqimore, bllokohen 20 ton mallra appeared first on Revista Monitor.

Marketet e vogla mbeten pa furnizime qumështi; Tatimet sqarojnë si do të bëhen faturat

16 July 2025 at 23:02

Marketet e vogla mbeten pa furnizime qumështi; Tatimet: Të përdorin autofaturimin për blerjet nga fermerët

Prej ditës së hënë, pas nisjes së aksionit të tatimorëve, në shumë markete të vogla në Tiranë është ndërprerë furnizimi me qumësht të freskët të prodhuar nga fermerët.

Sipas një vëzhgimi të bërë nga Monitor, situata është e ngjashme në shumë lagje të kryeqytetit, përfshirë Astirin, Freskun dhe zonën 5 Maji.

Tregtarët e marketeve, të kontaktuar, pohojnë se janë të paqartë për mënyrën se si duhet të veprojnë në lidhje me lëshimin e faturave.

Ndërsa furnizohen me sasi të konsiderueshme qumështi të freskët direkt nga fermerët e zonave rurale të Tiranës, ata nuk dinë se si ta formalizojnë këtë proces për faturim.

Fermerët nga ana e tyre pohuan se janë të pajisur me NIPT, por pavarësisht kësaj, prej tre ditësh qumështi i tyre po refuzohet nga njësitë e vogla të tregtimit.

Drejtoria e PĂ«rgjithshme e Tatimeve (DPT) sqaron pĂ«r Monitor se referuar udhĂ«zimit nr.16, datĂ« 03.04.2020, “PĂ«r faturĂ«n dhe sistemin e monitorimit tĂ« qarkullimit”, i ndryshuar, tĂ« gjithĂ« njĂ«sitĂ« tregtare pa pĂ«rjashtim qĂ« blejnĂ« mallra nga prodhuesit bujqĂ«sorĂ« e blegtoralĂ« duhet tĂ« shoqĂ«rohen me faturĂ« tĂ« fiskalizuar, tĂ« llojit autofaturim.

Skema për faturimin e mallrave të blera direkt prej fermerëve, nga një market lagjeje, bar, restorant apo supermarkete të mëdhenj është e njëjtë, si në rastin e tregtimit të mallrave bujqësore apo blegtorale te përpunuesit apo grumbulluesit e mëdhenj.

“Pra nĂ« rast se njĂ« biznes qoftĂ« ky market i lagjes, bar, restorant apo çdo lloj njĂ«sie tjetĂ«r pĂ«r mallrat bujqĂ«sore apo blegtorale nuk furnizohet nga njĂ« grumbullues apo pĂ«rpunues, por direkt nga fermeri, detyrimin pĂ«r lĂ«shimin e autofaturĂ«s e ka blerĂ«si. Edhe nĂ« kĂ«tĂ« rast autofatura e ngarkuar nĂ« sistem bĂ«het nga blerĂ«si, me tĂ« dhĂ«nat e shitĂ«sit.

Autofatura nevojitet tĂ« firmoset edhe prej shitĂ«sit qĂ« nĂ« kĂ«tĂ« rast Ă«shtĂ« fermer, me qĂ«llim gjurmueshmĂ«rinĂ« e mallit pĂ«r sigurinĂ« ushqimore”, sqaron DPT.

Pra, marketi i lagjes qĂ« nĂ« kĂ«tĂ« rast mund tĂ« konsiderohet grumbulluesi i vogĂ«l i qumĂ«shtit tĂ« freskĂ«t tĂ« fermerit, pavarĂ«sisht se ky i fundit Ă«shtĂ« i pajisur me NIPT apo pa NIPT bujqĂ«sor, mund t’i lĂ«shojĂ« fermerit autofaturĂ« pĂ«r mallin e blerĂ«.

Për rastet kur fermeri nuk është i pajisur me NIPT bujqësor, Tatimet sqarojnë se me qëllim gjurmueshmërinë e produktit të shitur, nevojitet të shënohet në autofaturë vetëm emri i individit që ka shitur produktin dhe autofatura të firmoset prej shitësit.

Fermeri pavarësisht nëse është i pajisur me NIPT apo jo ka të drejtë të tregtojë produktet tij blegtorale në dyqanet e vogla ushqimore, ndërsa detyrimin për lëshimin e faturës fiskale e ka blerësi.

Skema është e njëjtë edhe nëse fermeri qumështin e çon në pikat e grumbullimit dhe përpunimit, detyrimin për lëshimin e faturës fiskale (autofaturës për shitjen) e ka blerësi.

Pra, përpunuesi apo grumbulluesi i licencuar ka detyrimin e lëshimit të autofaturës nëpërmjet ngarkimit në sistemin SelfCare.

Prej disa ditësh tatimorët kanë nisur aksionin për kontrollin e tregtimit të produkteve bujqësore.

Administrata Tatimore thekson sërish se fokusi i aksionit është forcimi i kontrollit në terren mbi lëshimin e autofaturës për tregtimin e produkteve blegtorale, te tregjet e mëdha të tregtimit të mallrave bujqësore, thertoret, baxhot dhe më pas grumbulluesit dhe përpunuesit e mëdhenj.

Tatimet pohojnë se tregtarët e vegjël dhe ambulantët nuk janë në fokus të aksionit. Nëpërmjet këtij aksioni tatimet synojnë të rrisin të ardhurat, dhe të forcojnë sistemin për gjurmueshmërinë e mallit./ D.Azo

 

 

 

 

 

The post Marketet e vogla mbeten pa furnizime qumështi; Tatimet sqarojnë si do të bëhen faturat appeared first on Revista Monitor.

5-mujori, thellohen më tej borxhet e ujësjellësve ndaj OSSHE, arrijnë 330 mln euro

16 July 2025 at 23:01

Shqipëria është në kulmin e sezonit turistik dhe furnizimi normal me ujë është kthyer në sfidë për qytetet bregdetare sidomos, por nga ana tjetër ndërmarrjet e publike të ujësjellës-kanalizime (UK) e kanë thelluar më tej keqmenaxhimin.

Në fund të 5-mujorit të parë 2025 borxhet e UK-ve ndaj Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE) u rritën më tej në 33.3 miliardë lekë ose 2.6 miliardë ose 8.4% më shumë se një vit më parë në këtë periudhe.

Rritja e detyrimeve tregon përkeqësimin e mëtejshëm të gjendjes financiare të këtyre institucioneve publike, ndonëse një reformë për ristrukturimin e tyre është drejt përfundimit..

Rritja e borxheve ndaj operatorit të energjisë jo vetëm që rëndon bilancin financiar të OSHEE-së por njëkohësisht reflekton edhe problematika më të thella të lidhura me eficiencën e menaxhimit dhe mbledhjen e të ardhurave nga ndërmarrjet e ujit. Gjithashtu ato kanë minuar përpjekjet e qeverisë për të kthyer në binar borxhet e prapambetura që administrohen ose krijohen nga shoqëri me pronësi publike.

Shumë prej këtyre ndërmarrjeve funksionojnë me sisteme të vjetra dhe jo-eficiente, të cilat kërkojnë sasi të mëdha energjie për të pompuar ujin në zonat e furnizimit, duke rritur ndjeshëm kostot mujore, të cilat nga ana tjetër nga mbulohen nga të ardhurat.

Ndërkohë që borxhet e tyre ndaj OSHEE-së janë në rritje të vazhdueshme dhe treguesit financiarë përkeqësohen, numri i të punësuarve në shumë prej tyre vazhdon të zgjerohet.

UK në të gjithë vendin vazhdojnë të kenë produktivitet të ulët për shkak të mungesës së automatizimit dhe reformave teknologjike, ndërsa numri i të punësuarve shtohet pa një strategji të qartë. Treguesi i Eficencës së Stafit edhe për vitin 2024 është 4.51 punonjës për 1000 lidhje, teksa ky tregues në shumë vende të BE është më pak se 2 punonjës për 1000 lidhje.

Raportet e monitorimit kanë treguar se zgjerimi i administratës në ndërmarrjet e ujësjellësit është rrjedhojë e ndikimeve politike apo punësimeve të favorizuara, dhe jo e nevojave reale të shërbimit apo planeve të eficiencës.

UK janë një proces reformimi dhe riorganizimit të sektorit të Ujit, i startuar në 2022 që synon ridimensionimin e 58 ndërmarrjeve 15 shoqëri me kompetenca të përbashkëta rajonale.

Kjo reformë sipas Ministrisë së Financave ndër të tjera ka si qëllim të gjenerojë të ardhura të mjaftueshme në dobi të mbarëvajtjes së proceseve të punës dhe sidomos shlyerjes së detyrimeve të akumuluara. Deri në Mars 2025 janë arritur marrëveshjet e transferimit të aktivitetit të shërbimeve UK dhe si rrjedhojë janë krijuar 14 shoqëri UK rajonale nga 15 të parashikuara sipas reformës./ B.Hoxha

Burimi: Ministria e Financave

 

 

The post 5-mujori, thellohen më tej borxhet e ujësjellësve ndaj OSSHE, arrijnë 330 mln euro appeared first on Revista Monitor.

BALFIN shet edhe Fashion Group te rrjeti “homolog” nga Kosova

16 July 2025 at 23:00

Grupi i biznesit BALFIN është drejt shitjes së dytë të kompanive të saj të tregtisë me pakicë brenda pak muajve.

Autoriteti i Konkurrencës ka autorizuar shitjen e kompanisë Fashion Group Albania te kompania me kapital nga Kosova Albi Holding.

Fashion Group Albania (FGA) ka për objekt aktiviteti importin dhe tregtimin e veshjeve dhe këpucëve. Shoqëria operon përmes rrjetit të saj të dyqaneve nën markën ndërkombëtare Aldo, Carpisa, Cortefiel, Geox, Mango, Okaidi, Parfois, Prenatal, Springfield, Woman Secrets, brenda territorit të Shqipërisë.

FGA zotërohet në masën 100% nga grupi Balfin i biznesmenit shqiptar Samir Mane.

Shoqëria blerëse Albi Holding është një shoqëri me përgjegjësi të kufizuar me objekt aktiviteti pjesëmarrjen, menaxhimin, ndjekjen dhe kontrollin e kuotave dhe aksioneve në pronësinë e shoqërive ku është ortake.

Ajo është pjesë e Albi Group, i themeluar në Kosovë, i cili zotëron rrjetin e dyqaneve me produkte të modës që operon në Kosovë dhe rajon, duke përfaqësuar markat ndërkombëtare si: Celio, Chaussea, Okaidi, Mango, Springfield, Ozdilek, Geox, Gant, Timberland, Hugo Boss, Sportina Armani Exchange, Tom Tailor, XYZ, UGG, Plein Sport, Orsay, Dan John, Parfois, Boggi.

Albi Holding zotërohet prej biznesmenëve nga Kosova Tahir Humolli, Sutki Humolli, Nexhat Humolli, Nehat Humolli dhe Betim Humolli.

Deri mĂ« tani, Albi Group ka qenĂ« e fokusuar nĂ« KosovĂ« dhe MaqedoninĂ« e Veriut. Kjo blerje do t’i mundĂ«sojĂ« hyrjen nĂ« tregun shqiptar me njĂ« infrastrukturĂ« tĂ« gatshme dhe tĂ« konsoliduar.

Edhe pse shoqëritë Albi Holding, si pjesë e Albi Group, dhe FGA operojnë në të njëjtin treg përkatës produkti, Komisioni i Konkurrencës ka vlerësuar se transaksioni nuk do të sjellë ndryshime të strukturës së tregut në Shqipëri pasi Albi Group është aktive vetëm në Kosovë, në tregun e shitjes me pakicë të produkteve tekstile dhe të modës, përfshirë veshjet, këpucët dhe aksesorët, ndërsa FGA është aktiv vetëm në Shqipëri.

Përqendrimi nuk do të krijojë mbivendosje ose marrëdhënie të rrjedhës së sipërme apo të poshtme midis aktiviteteve të palëve në nivel kombëtar dhe për këto arsye, transaksioni i synuar nuk do të sjellë ndryshime në tregun shqiptar.

Për sa më sipër, Autoriteti i Konkurrencës ka arritur në përfundimin se ky përqendrim nuk shfaq shenja të kufizimit të konkurrencës në treg ose në një pjesë të tij në veçanti, si rezultat i krijimit ose forcimit të pozitës dominuese.

Sipas pasqyrave më të fundit financiare, në vitin 2023, FGA raportoi xhiro prej afërsisht 1.1 miliardë lekësh dhe një fitim para tatimit në vlerën 116 milionë lekëve.

Shitja e pritshme e FGA është e dyta e njoftuar nga grupi Balfin këtë vit, pas asaj të Spar Albania, te kompania nga Kosova Viva Fresh.

Këto dy transaksione shënojnë një tërheqje të pjesshme të Balfin prej tregut të shitjeve me pakicë në Shqipëri.

Balfin ngelet gjithsesi e pranishme në tregun e pajisjeve elektrike dhe elektroshtëpiake me kompaninë e saj më të hershme, Neptun, si edhe në tregun e shitjes së lodrave dhe pajisjeve shtëpiake dhe industriale, nëpërmjet Kid Zone (Jumbo).

Ndërkohë, në qershor Balfin njoftoi se ka arritur marrëvehsjen për të shtrirë në Rajonin e Ballkanit Perëndimor rrjetin Flying Tiger Copenhagen, kompani daneze e shitjeve me pakicë, me një portofol produktesh të ngjashme me atë që tregtohen në rrjetin Jumbo.

 

 

The post BALFIN shet edhe Fashion Group te rrjeti “homolog” nga Kosova appeared first on Revista Monitor.

Yesterday — 16 July 2025Revista Monitor

Destinacionet më shumëngjyrëshe në botë

By: Megi Dumi
16 July 2025 at 14:12

Ngjyrat nuk janë thjesht një element estetik; ato krijojnë gjallëri, frymëzim dhe një ndjesi të veçantë në çdo cep të botës. E ndërsa qytetet me ngjyra neutrale mund të kenë sharmin e tyre, si ndërtesat art-deco në Londër, është e pamohueshme që një shpërthim ngjyrash e sjell në jetë çdo peizazh.

PikĂ«risht kĂ«tĂ« ka synuar tĂ« vĂ«rtetojĂ« edhe njĂ« analizĂ« e re nga studio krijuese Berlew, e cila ka renditur 125 prej destinacioneve mĂ« tĂ« njohura turistike sipas asaj qĂ« ata e quajnĂ« “diversitet kromatik” dhe “intensitet ngjyrash”.

Përmes teknologjisë së vizionit kompjuterik, janë analizuar imazhe me rezolucion të lartë të shkrepura nga fotografë për të identifikuar pesë ngjyrat dominuese në çdo destinacion. Rezultati: 625 paleta ngjyrash dhe një renditje mbresëlënëse e vendeve më shumëngjyrëshe në botë.

Në krye të listës pozicionohet Burano, ishulli i vogël pranë Venecias që duket sikur është zhytur në një gotë me bojëra uji, me shtëpi të lyera me blu, të kuqe, të gjelbër e të verdhë, nga dritaret deri te dyert dhe grilat. Chefchaouen në Marok dhe Guatapé në Kolumbi renditen pas tij.

Dhjetë destinacionet më shumëngjyrëshe në botë:

1. Burano, Itali

Burano, Italy
Ky ishull piktoresk në lagunën e Venecias është një shpërthim ngjyrash në çdo rrugicë. Shtëpitë shumëngjyrëshe janë kthyer në simbol të qytetit dhe një destinacion i preferuar për turistët që vizitojnë Venecian.

2. Chefchaouen, Marok

Morocco
I njohur si “qyteti blu”, Chefchaouen tĂ« mahnit me rrugĂ«t me kalldrĂ«m dhe fasadat nĂ« nuanca tĂ« ndryshme tĂ« blusĂ«, qĂ« dhurojnĂ« njĂ« ndjesi qetĂ«sie dhe freskie.

3. Guatapé, Kolumbi

Guatapé, Colombia
NjĂ« qytet i vogĂ«l por shumĂ« i dashur pĂ«r fasadat e dekoruara me murale dhe motive tradicionale. Çdo cep i GuatapĂ© Ă«shtĂ« njĂ« kartolinĂ«.

4. Willemstad, Curaçao

Willemstad, Curaçao
Kryeqyteti kolonial i ishullit të Karaibeve tërheq me arkitekturën holandeze të lyer në ngjyra pastel të ndezura rozë, portokalli, e gjebër e më shumë.

5. Havana, Kubë

Havana, Cuba
Qyteti historik ofron një përzierje të arkitekturës koloniale dhe makinave retro me ngjyra të ndezura, si një skenë filmi.

6. Cinque Terre, Itali

Vernazza in Cinque Terre
Fshatrat bregdetarë të këtij rajoni janë të ndërtuar në shpate shkëmbore dhe çdo shtëpi duket sikur është një ngjyrë tjetër në paletën e piktorit.

7. Buenos Aires (La Boca), Argjentinë

Buenos Aires, Argentina
Lagjja La Boca është një galeri e hapur arti, me ndërtesa të pikturuara me ngjyra të forta dhe një shpirt artistik që pulson në çdo rrugë.

8. Jodhpur, Indi

Jodhpur
Njohur si “qyteti blu i IndisĂ«â€, Jodhpur Ă«shtĂ« njĂ« labirint me ndĂ«rtesa blu tĂ« lehtĂ« qĂ« bien nĂ« kontrast me shkretĂ«tirĂ«n pĂ«rreth.

9. San Juan, Porto Riko

San Juan, Puerto Rico
Qyteti i vjetër i San Juan-it është i njohur për rrugët me kalldrëm dhe ndërtesat koloniale me ngjyra plot gjallëri, që reflektojnë ritmin tropikal.

10. Istanbul (Balat), Turqi

Balat, Istanbul
Lagjja historike e Balat në Stamboll është kthyer në një atraksion për fotografë dhe vizitorë, me shtëpi shumëngjyrëshe, shumë shkallë dhe kafe të vogla tradicionale. / Time Out, Shqip.al

The post Destinacionet më shumëngjyrëshe në botë appeared first on Revista Monitor.

Mirëmbajtja e sistemit financiar shqiptar, 1.7 milionë euro për dy vjet

16 July 2025 at 14:00

Mirëmbajtja e sistemit financiar shqiptar parashikohet të kushtojë të paktën 1.7 milionë euro për dy vitet e ardhshme.

Ministria e Financave përgjegjëse për këtë sistem ka kërkuar përmes Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI) zhvillimin e procedurës që parashikon këtë shërbim.

“Ky sistem Ă«shtĂ« njĂ« zgjidhje e vetme, plotĂ«sisht e integruar, homogjene qĂ« shĂ«rben pĂ«r maksimizimin e efikasitetit dhe transparencĂ«s sĂ« planifikimit, ekzekutimit dhe raportimit tĂ« buxhetit”, thuhet nĂ« dokumentet e procedurĂ«s.

Të njëjtat sqarojnë edhe komponentët kryesore që ka kjo procedurë që lidhen me aspektet softwerike si dhe infrastrukturën mbështetëse.

“Objekti kryesor i kĂ«tij shĂ«rbimi Ă«shtĂ« mirĂ«mbajtja e Sistemit tĂ« Menaxhimit Financiar Shqiptar (Albanian Financial Management Information System – AFMIS) nĂ« çdo komponent tĂ« tij, me qĂ«llim sigurimin e vazhdimĂ«sisĂ« sĂ« punĂ«s 99.95% dhe pĂ«r tĂ« gjithĂ« komponentĂ«t dhe shĂ«rbimet e ofruara nga ky sistem.

Komponentët kryesore të sistemit AFMIS, objekt i mirëmbajtjes së kësaj kontrate janë:

i)Sistemi AFMIS në të gjitha komponentet e tij softëare që përfshin modulet informatike si më poshtë vijon:

– Web portalin e Arshives Elektronike (AFMIS Web Portal)

– Medium-Term Budget Planning (MTBP)

– Public Investment Management (PIM)

– Budget Project Portfolio Monitoring (BPPM)

– Integrimi i sistemit AFMIS me SIFQ

– NdĂ«rfaqet e integrimit AFMIS me sistemet e tjera (SIFQ, IPSIS, APP, EAMIS, HRMIS).

ii) Infrastruktura mbĂ«shtetĂ«se e sistemit që konsiston në pajisjet fizike (servera fizike dhe virtuale, storage, pajisje rrjeti) në site primar dhe sekondar, si dhe shĂ«rbimet mbĂ«shtetĂ«se tĂ« infrastrukturĂ«s si psh virtualizim dhe cluster-izim” thuhet nĂ« dokument.

Po kështu operatori ekonomik duhet ti ofrojë edhe shërbim konsulence autoritetit kontraktor.

 

 

The post Mirëmbajtja e sistemit financiar shqiptar, 1.7 milionë euro për dy vjet appeared first on Revista Monitor.

Shkarkimet te pushteti vendor, reagon Instituti i Bashkive: Cenojnë autonominë e pushteteve

16 July 2025 at 13:05

Pas valës së shkarkimeve në shumë bashki të vendit me qëllim ristrukturimet e stafeve administrative ka reaguar edhe Instituti i Bashkive të Shqipërisë.

NĂ« deklaratĂ«n pĂ«r media Instituti i Bashkive tĂ« ShqipĂ«risĂ« “ngre shqetĂ«simin ndaj deklaratave dhe ndĂ«rhyrjeve tĂ« pĂ«rsĂ«ritura nga Kryeministri nĂ« funksionimin e bashkive, pĂ«rfshirĂ« thirrjet pĂ«r dorĂ«heqje tĂ« zyrtarĂ«ve vendorĂ« dhe diktimin e ristrukturimeve administrative”.

Sipas tyre këto veprime përbëjnë shkelje të parimit të ndarjes së pushteteve dhe cenim të drejtpërdrejtë të autonomisë vendore, të garantuar nga:

-Neni 108 i Kushtetutës së Shqipërisë,

-Karta Evropiane e Autonomisë Lokale (nenet 4,5 dhe 8), dhe

-Ligji nr. 139/2015 “pĂ«r VetĂ«qeverisjen vendore”.

 

Deklaratë

“Qeveria s’mund tĂ« drejtojĂ« bashkitĂ« – kjo Ă«shtĂ« shkelje e Parimeve!”

Instituti për Bashkitë Shqiptare shpreh shqetësimin serioz ndaj deklaratave dhe ndërhyrjeve të përsëritura nga Kryeministri në funksionimin e bashkive, përfshirë thirrjet për dorëheqje të zyrtarëve vendorë dhe diktimin e ristrukturimeve administrative.

Këto veprime përbëjnë shkelje të parimit të ndarjes së pushteteve dhe cenim të drejtpërdrejtë të autonomisë vendore, të garantuar nga:

-Neni 108 i Kushtetutës së Shqipërisë,

-Karta Evropiane e Autonomisë Lokale (nenet 4,5 dhe 8), dhe

-Ligji nr. 139/2015 “pĂ«r VetĂ«qeverisjen vendore”.

Emërimet dhe shkarkimet në administratën vendore janë kompetencë e kryetarit të bashkisë, jo e pushtetit qendror.

Çdo presion apo ndĂ«rhyrje politike pĂ«rbĂ«n shkelje tĂ« kushtetutĂ«s dhe rrezikon kapjen politike tĂ« pushtetit lokal. Administrata publike duhet tĂ« jetĂ« e depolitizuar dhe si e tillĂ« duhet tĂ« shĂ«rbejĂ«.

Thirrja jonë qëndron për:

-Ndërprerjen e menjëhershme të ndërhyrjeve politike në bashki;

-Respektimin e KushtetutĂ«s, KartĂ«s Europiane dhe ligjit pĂ«r “Vetqeverisjen vendor”;

-Kryetari i Zgjedhur, Këshilli Bashkiak dhe administrata vendore kanë detyrimin të zbatojnë ligjin, të respektojnë përgjegjshmërinë administrative dhe të mbrojnë me integritet autoritetin që u është dhënë nga verdikti i qytetarëve përmes votës.

-Marrëdhëniet ndërinstitucionale ndërmjet nivelit qendror dhe atij vendor duhet të mbështeten dhe të zhvillohen në mënyrë të qëndrueshme dhe funksionale, në përputhje me ligjin dhe në respekt të ndarjes së kompetencave dhe autonomisë vendore.

-Angazhim të institucioneve të pavarura dhe partnerëve ndërkombëtarë për të mbrojtur integritetin dhe funksionimin demokratik të pushtetit lokal në Shqipëri.

Autonomia vendore nuk është privilegj politik, por një e drejtë kushtetuese dhe europiane.

The post Shkarkimet te pushteti vendor, reagon Instituti i Bashkive: Cenojnë autonominë e pushteteve appeared first on Revista Monitor.

❌
❌