Dario Hani*
Kursimi nuk qëndron thjesht në diferencën midis të ardhurave dhe shpenzimeve, por edhe në valutën në të cilën ato para po kursehen.
Kur individët kursejnë në valutën e tyre lokale, pa marrë parasysh kursin e këmbimit, ata mund të humbasin krahasuar me të tjerët që kursejnë në valuta të tjera.
Nëse një person jeton në Europë dhe merr pagën në euro, nuk ka arsye që kursimi të mbahet në euro ose në ndonjë monedhë tjetër ku janë marrë apo shpenzuar të ardhurat.
Për shembull, të gjithë ata që kanë marrë pagat në euro, dollarë apo paund dhe i kanë kursyer në këto monedha, sot do të ishin më të pasur nëse do të kishin kursyer në franga zvicerane gjatë 20 viteve të fundit.
Kjo për shkak se franga, në raport me secilën prej këtyre valutave, është forcuar në mënyrë të vazhdueshme.
Kjo shihet qartë në grafikët zyrtarë të këmbimit në Google Finance:
- Në vitin 2005, me 100 franga zvicerane blije rreth; 64 euro / 78 dollarë / 43 paund

- Në vitin 2015, me 100 franga zvicerane blije rreth; 92 euro / 103 dollarë / 67 paund.

- Sot me 100 franga zvicerane blen rreth ;106 euro, 125 dollarë ose 91 paund.
E njĂ«jta gjĂ« vlen edhe pĂ«r valutat e tjera si lirat turke, forinta hungareze, lei rumun, Zloti Polak, Levi Bulgar, valutat e vendeve skandinave â tĂ« gjitha janĂ« zhvlerĂ«suar nĂ« raport me frangĂ«n zvicerane gjatĂ« 20 viteve tĂ« fundit!
Në këtë analizë nuk po marrim parasysh rritjen e pagave neto apo inflacionin real në secilin vend. Ata që i kanë mbajtur kursimet në franga zvicerane janë sot më të pasur.
Sa i përket Lek-ut shqiptar, edhe ai ka pësuar dobësim kundrejt frangave zvicerane nga viti 2005 deri në 2015, duke reflektuar sfidat ekonomike dhe tregjet financiare më pak të zhvilluara. Deri ne vitin 2015, dobësimi relativ i Lek-ut nënkuptonte një ulje të fuqisë blerëse ndërkombëtare për shqiptarët që mbanin pasurinë në monedhën kombëtare.
Grafikët zyrtarë të kursit të këmbimit 2005 në Google Finance:
1 CHF = 75 Lekë

Megjithatë, që nga viti 2015, leku ka shfaqur një kthesë të jashtëzakonshme, duke u forcuar gati 40% kundrejt CHF-së në vetëm 10 vite. Ky ndryshim vjen si rrjedhojë e rritjes së besueshmërisë në monedhën tonë, Lek. Kjo kthesë është një arritje, pasi shkon kundër trendit global të dobësimit të valutave kundrejt CHF-së. Për shqiptarët, kjo do të thotë se mbajtja e kursimeve në Lek gjatë 10 viteve të fundit ka qenë një zgjedhje e mirë.
Grafikët zyrtarë të kursit të këmbimit 2015 në Google Finance:
1 CHF = 142 Leke

NĂ«se njĂ« person nĂ« ShqipĂ«ri kishte 1,000,000 lekĂ« (1 milion lekĂ«) ose 7,000 franga kursime nĂ« vitin 2015, ai duhet thjesht tâi mbante kursimet nĂ« valutĂ«n Lek pĂ«r 10 vite dhe do tĂ« kishte afro 10,000 franga nĂ« vitin 2025, pasi sot 1 CHF = 104 lekĂ«. Kjo ndodh gjatĂ« njĂ« dekade gjatĂ« sĂ« cilĂ«s franga u rrit ndaj tĂ« gjitha valutave tĂ« tjera.
A do të dobësohet përsëri Leku kundrejt frangave zvicerane drejt 142 lekë apo do të vazhdojë forcimin drejt 75 lekëve?
Si fillim duhet të kuptojmë se si erdhi kjo rritje gjatë periudhës 2015-2025.
A ishte kjo rritje nĂ« besimin tek Lek-u rezultat i menaxhimit fiskal, politikave monetare, apo njĂ« seri arsyesh?Â
Rritja e besimit në monedhën kombëtare, Lek-un, gjatë periudhës së fundit është produkt i një kombinimi të faktorëve të ndryshëm, si:
Politikat fiskale të qeverisë shqiptare kanë luajtur një rol të rëndësishëm në stabilizimin e ekonomisë. Gjatë vitit 2025, borxhi publik ka target në nivelin 54.8% të Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB), një tregues i menaxhimit të kujdesshëm të financave publike dhe politikave fiskale që kanë ndihmuar në përmirësimin e besimit të investitorëve dhe qytetarëve në stabilitetin e ekonomisë shqiptare. Përmirësimi i balancës fiskale ka kontribuar në ruajtjen e stabilitetit makroekonomik dhe ka pasqyruar aftësinë e qeverisë për të menaxhuar borxhin pa rritur presionet inflacioniste, me një deficit afërsisht 2.6% të PBB-së.

Politikat monetare të Bankës së Shqipërisë janë karakterizuar nga një qasje e kujdesshme ndaj inflacionit dhe normave të interesit. Në konferencën e datës 2 korrik me gazetarët Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko njoftoi vendimin e fundit të marrë nga Këshilli Mbikqyrës për uljen e normës bazë të interesit. Sejko njoftoi se norma bazë e interesit ulet nga 2.75% në 2.5%. Më tej ai lajmëroi edhe uljen e kredisë dhe depozitës njëditore nga 1.75% në 1.5%.
Rritja e turizmit në Shqipëri është një tjetër faktor kyç që ndikon në forcimin e Lek-ut. Turistët që vizitojnë vendin sjellin valutë të huaj që këmbehet në Lek për shpenzimet lokale. Në Maj 2025, numri i shtetasve shqiptarë që kanë hyrë në territorin shqiptar është 689.145, duke pësuar një rritje me 8,9 %, krahasuar me Maj 2024. Numri i shtetasve të huaj që kanë hyrë në territorin shqiptar është 987.077. Ky numër është rritur me 1,4 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2024.

Dërgesat nga emigrantët, apo remitancat, përbëjnë një burim shumë të rëndësishëm valutash të huaja që ndikojnë në kërkesën dhe ofertën për Lek. Shqiptarët në 3 muajt e parë të vitit dërguan drejt familjeve të tyre 251 milionë euro, nga 242 milionë krahasuar me të njëjtën periudhë në 2024, sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë. Kjo ofron një rrjedhë të qëndrueshme valutash të huaja që konvertohen në Lek dhe rrisin ofertën valutore.
Konkluzioni është që disa faktorë të kombinuar kanë krijuar një klimë të favorshme për rritjen e besimit tek Lek-u, duke ndikuar pozitivisht në kursin dhe vlerën e tij në tregun valutore.
A do të vazhdojë trendi i forcimit të Lek-ut?
Në parim, trendi i forcimit të Lek-ut pritet të vazhdojë në periudhën afatmesme për shkak të disa arsyeve kryesore:
Arsyet që tregojnë se ky trend nuk do të ndalet:
- Emigracioni dhe remitancat mbeten të qëndrueshme dhe me tendencë rritjeje, pasi flukset emigracioni nuk kanë shënuar ulje dhe diaspora vazhdon të dërgojë fonde në vend për familjet dhe investime.
- Turizmi vazhdon të jetë në një fazë rritjeje, duke sjellë më shumë valutë të huaj dhe duke rritur kërkesën për Lek për shpenzimet e turistëve në ekonominë vendase.
- Investimet e huaja direkte vazhdojnë të rriten, duke sjellë valutë që konvertohet në Lek për paga, shpenzime dhe taksa, rritje kjo që ndikon drejtpërdrejt në forcimin e monedhës vendase.
Faktorë që mund të përshpejtojnë rritjen e Lek-ut:
- Hyrja e Shqipërisë në Bashkimin Evropian dhe pritshmëritë për integrim ekonomik më të thellë krijojnë një klimë më të parashikueshme dhe të besueshme për investitorët e huaj dhe vendas, duke rritur kërkesën për Lek-un.
- Formalizimi i ekonomisë dhe rritja e transaksioneve financiare përmes kanaleve zyrtare ndihmon formalizimin e ekonomisë dhe rritjen e kursimeve në Lek.
- Grantet dhe fondet e huaja për zhvillim sjellin para në valutë që këmbehen në Lek për përdorime të ndryshme në ekonominë vendase, duke rritur kërkesën për monedhën kombëtare.
Investimet dhe ndihmat financiare ndërkombëtare që vijnë në Shqipëri në valutë të huaj zakonisht konvertohen në Lek për të mbështetur aktivitetet ekonomike lokale, si pagesat e punonjësve, investimet kapitale dhe realizimin e projekteve. Kjo rritje e kërkesës për Lek kontribuon në forcimin e monedhës kombëtare në tregun valutore. Parashikimi bazuar në treguesit aktualë dhe tendencat ekonomike është që Lek-u do të vazhdojë të forcohet në periudhën afatmesme. Kjo situatë mund të krijojë sfida për sektorin e eksportit, pasi një monedhë më e fortë ul konkurrueshmërinë e produkteve shqiptare në tregjet ndërkombëtare.
Në kuadër të procesit të integrimit në Bashkimin Evropian, diskutimi mbi mundësinë e adoptimit të Euros mbetet një temë akoma e pa diskutuar, e cila kërkon analizë të detajuar.
Â
* Opinionet janĂ« personale tĂ« autorit dhe nuk pĂ«rbĂ«jnĂ« qĂ«ndrim tĂ« revistĂ«s. Dario Hani ka kryer studimet bachelor nĂ« Ekonomi dhe BankĂ« nĂ« Universitetin e SienĂ«s nĂ« Itali, si dhe studimet master nĂ« Administrim Biznesi (MBA) nĂ« Universitetin e LucernĂ«s (HSLU) nĂ« ZvicĂ«r. Aktualisht punon si analist investimesh nĂ« njĂ« kompani me seli nĂ« ZĂŒrich.Â
The post Frangat zvicerane po forcohen ndaj çdo valute tjetër, por po dobësohen ndaj Lek-ut!  appeared first on Revista Monitor.