Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 19 July 2026Publik Media

Degjenerimi nuk eshte ky, por ju qe shitet shtetin dhe drejtesine ne pazar!

By: PUBLIK.al
19 July 2026 at 11:09

Mentor Kikia

Del nje psikopat ne proteste, me flamur mbi supe, e thote se ne duam te hame, te pijme e te qi*me.

Dhe befas nje tufe batakcinjsh, jo psikopate, por maskarenj, zyrtare e ish zyrtare, qe ne hijen e shtetit dhe pushtetit, me nje barre mekatesh ne degeradimin e shtetit dhe drejtesise, qe duhet te ishin ne banken e te akuzuarve…. bertasin per degjenerimin e Gjenerates Z.

Ne mesin e njerezve te thjeshte ka e do te kete injorante sa te duash.
Por ata nuk i kane bere asgje te keqe ketij vendi.

Te keqen ia kane bere ata qe e shiten shtetin dhe drejtesine ne pazar, ata qe i vune cmim emerimit te cdo gjykatesi e prokurori(spo i ve emer tani per tani batakcinjve te ketij sektori).

Me pak fjale, ata qe kane ngrene, kane pire e kane q*re ne kurriz te shtetit e te popullit.
Pikerisht keta bertaskan sot per degjenerimin e gjenerates qe ka dale ne rruge te bertase kur gjenerates se degjeneruat te ketyre maskarenjve.

The post Degjenerimi nuk eshte ky, por ju qe shitet shtetin dhe drejtesine ne pazar! appeared first on Publik Media.

Kanye West: Autogol për turizmin!

By: PUBLIK.al
19 July 2026 at 10:45

Eksperti i turizmit: Koncerti i Kanye West u shoqërua me abuzime, hotelet shumëfishuan çmimet
Koncerti i Kanye West në Tiranë u shndërrua në një mundësi për të promovuar Shqipërinë, por sipas ekspertit të turizmit Isa Krasniqi, ai u shoqërua edhe me abuzime të mëdha në tregun e akomodimit, duke dëmtuar imazhin e vendit.
Në një intervistë, Krasniqi deklaroi se evente të tilla janë të rëndësishme për turizmin shqiptar, pasi tërheqin mijëra vizitorë të huaj, por theksoi se mënyra se si u menaxhuan çmimet e hoteleve në Tiranë ishte një “autogol” për sektorin.
Sipas tij, rreth 25 mijë të huaj vizituan Shqipërinë për koncertin, por shumë prej tyre mbetën të pakënaqur për shkak të tarifave të larta të akomodimit.
“Festivale të tilla i duhen vendit, por hotelet në Tiranë abuzuan me çmimet. Ka pasur raste kur një hotel me tre yje kërkonte deri në 3 500 euro. U bllokua i gjithë sistemi i akomodimit dhe pati shumë ankesa. Nuk abuzoi Durrësi, por Tirana,” u shpreh Krasniqi.
Eksperti vlerësoi se koncerti në vetvete nuk ishte një dështim, por kritikoi mungesën e kontrollit dhe të mbrojtjes së konsumatorit nga institucionet shtetërore.
Sipas tij, në disa raste çmimet e hoteleve u rritën deri në dhjetëfish, duke krijuar një përvojë negative për vizitorët e huaj dhe duke dëmtuar reputacionin turistik të Shqipërisë.
“Nuk mjafton të organizojmë një koncert të madh. Rëndësi ka çfarë përfiton Shqipëria nga ai event. Nëse nuk mbrojmë konsumatorin dhe lejojmë abuzime të tilla, humbësi më i madh do të jetë turizmi shqiptar,” deklaroi Isa Krasniqi.

The post Kanye West: Autogol për turizmin! appeared first on Publik Media.

Zbulohet bazë armësh në Manzë, arrestohet 20-vjeç

By: PUBLIK.al
19 July 2026 at 10:39

dyshohet furnizim për grupe kriminale

Një bazë armësh dhe municioni luftarak, e dyshuar se përdorej për furnizimin e grupeve kriminale, është zbuluar në Manzë të Durrësit gjatë operacionit policor të koduar “Baza”.

Operacioni u zhvillua nga shërbimet e Stacionit të Policisë Manzë, në bashkëpunim me strukturat operacionale të Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës. Gjatë ndërhyrjes u arrestua në flagrancë shtetasi E. P., 20 vjeç, banues në Manzë.

Sipas Policisë, kontrolli në banesën e të riut çoi në zbulimin dhe sekuestrimin e një arsenali armësh dhe municioni. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan katër pistoleta, një armë automatike model 56 (kallashnikov), një armë gjahu (shotgun), gjashtë krehëra, qindra fishekë luftarakë të kalibrave të ndryshëm, një targë automjeti italiane dhe një aparat celular.

Policia dyshon se baza shërbente për furnizimin me armë të grupeve kriminale. Për këtë arsye, të gjitha armët e sekuestruara do t’i nënshtrohen ekspertimit në Institutin e Policisë Shkencore, me qëllim verifikimin nëse janë përdorur në ngjarje kriminale të ndodhura më parë.

Hetimet vijojnë për identifikimin e personave të tjerë që mund të jenë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale dhe për zbardhjen e plotë të rolit të secilit.

Ndaj 20-vjeçarit janë ngritur akuzat për veprat penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municionit” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”.

The post Zbulohet bazë armësh në Manzë, arrestohet 20-vjeç appeared first on Publik Media.

OPERACIONI “HALABAKU i sufllaqes”: Të hamë, të pimë, të q*më

By: PUBLIK.al
19 July 2026 at 08:56

 

Zani Çaushi është ‘flori’ përpara gjëmës që i bëtë Shqipërisë

Pas 49 ditësh protestë, qeveria më në fund e gjeti “provën” që kërkonte.

Jo provën e korrupsionit që ka ngrënë shtetin. Jo provën e lidhjeve të pushtetit me oligarkët. Jo provën e shpopullimit, të rënies së arsimit, të mbylljes së shkollave apo të ikjes masive të të rinjve.

Nuk gjeti as shpjegimin pse Shqipëria ka humbur rreth 135 mijë nxënës në dhjetë vjet dhe pse janë mbyllur afro 300 shkolla. Nuk gjeti asnjë investitor të huaj strategjik që të justifikonte ligjin e famshëm të “investimeve strategjike”. Nuk gjeti as iranianë, as rusë, as serbë dhe as ndonjë komplot ndërkombëtar mes protestuesve.

Gjeti një halabak me mikrofon.

Dhe kjo mjaftoi që pushteti të shpallte fitoren.

Ministra, deputetë, drejtorë, këshilltarë, analistë oborri dhe e gjithë brigada e propagandës u hodhën menjëherë në sulm. Videoja u shpërnda me një shpejtësi që nuk shihet as kur publikohen vendimet e Këshillit të Ministrave, as kur kryeministri poston “Mirëmëngjesin” nga bregdeti dhe as kur propaganda pretendon se një koncert i financuar nga taksat ka prodhuar miliona.

Entuziazmi ishte aq i madh, sa dukej sikur kishin kapur financuesin e protestës, organizatorin e një grushti shteti apo drejtuesin e një celule kriminale.

Në fakt, kishin gjetur një njeri që, me shumë gjasë, nuk përfaqësonte askënd përveç vetes.

Sa e brishtë duhet të jetë një qeveri që feston kaq shumë për një video të tillë?

Sa e frikësuar duhet të jetë një mazhorancë që, pas 49 ditësh proteste, e konsideron si armën e saj më të fortë një sharje të artikuluar në mikrofon?

Kjo është logjika e përmbysur e Rilindjes.

Kur një ministër përfshihet në skandal, përgjegjësia është personale. Kur një kryetar bashkie arrestohet ose akuzohet për korrupsion, përgjegjësia është personale. Kur një drejtor firmos tenderë të dyshimtë, sërish na thuhet se bëhet fjalë për një individ.

Mos guxoni ta gjykoni qeverinë nga një njeri i vetëm.

Por sapo një person i panjohur kap mikrofonin në një protestë dhe nxjerr nga goja një fjalor banal, ndodh mrekullia politike: përgjegjësia bëhet kolektive.

Papritur, ai përfaqëson mijëra qytetarë.

Papritur, një halabak bëhet zëri i një proteste të tërë.

Papritur, një fjali e tij përdoret për të zhvlerësuar çdo pensionist, çdo të papunë, çdo prind, çdo të ri dhe çdo qytetar që ka dalë në shesh për arsyet e veta.

Ky është standardi i pushtetit: krimi dhe korrupsioni individualizohen, ndërsa revolta qytetare kriminalizohet në bllok.

Edhe më qesharake është sjellja e ministrave.

Njerëz që drejtojnë institucione me buxhete qindra milionë euro, që duhet të japin llogari për shëndetësinë, arsimin, ekonominë, sigurinë dhe administrimin e pasurisë publike, kalojnë ditën duke ripostuar videon e një halabaku.

Ky është niveli ku është katandisur debati qeveritar.

Një ministre nuk flet për spitalet, por për një sharje në shesh. Një deputet nuk flet për varfërinë, por për një video. Një drejtor nuk jep llogari për institucionin, por shndërrohet në shpërndarës propagande.

Të gjithë në rresht. Të gjithë me të njëjtin postim. Të gjithë me të njëjtën fjali. Të gjithë të lumtur që më në fund gjetën armikun e popullit: një halabak me mikrofon.

Por pikërisht këtu nis dështimi i tyre.

Sepse një pushtet që ka në dorë qeverinë, administratën, buxhetin, policinë, televizionet, kontratat publike, patronazhistët dhe makinerinë propagandistike, por që përpiqet të shpëtojë nga një protestë duke kapur pas një videoje banale, është një pushtet pa argumente.

Është një pushtet i konsumuar.

Është një pushtet që nuk arrin më të bindë, ndaj përpiqet të njollosë.

Nuk është ai personi me mikrofon që duhet të shqetësojë Shqipërinë. Shqipërinë duhet ta shqetësojë qeveria që ka shpopulluar vendin, ka rrënuar besimin te institucionet, ka kthyer pronën publike në plaçkë, ka shpërndarë bregdetin, ka ushqyer klientelën dhe ka prodhuar një shtet ku ligji është i fortë me të dobëtin dhe i pafuqishëm me të fortin.

Përpara kësaj gjëme, Zani Çaushi është flori.

Sepse Zani Çaushi si ky halabaku i sufllaqes deklaronte të njëjtën fjali : ne duam të hamë, të pimë dhe të q*më! Zani ishte një produkt kriminal i një kohe të çmendur. Ju jeni një sistem i organizuar pushteti që e keni kthyer dëmin në metodë qeverisjeje.

Një halabak mund të turpërojë veten për disa minuta.

Një qeveri e korruptuar mund të turpërojë një vend për dekada.

Dhe kjo është arsyeja pse “Operacioni Halabaku” nuk e shpëton dot Edi Ramën.

Ai vetëm tregon sa poshtë ka rënë propaganda e tij.

The post OPERACIONI “HALABAKU i sufllaqes”: Të hamë, të pimë, të q*më appeared first on Publik Media.

Kadastra e Goxhobellit nën lupën e KLSH-së: 968 milionë lekë dëm

By: PUBLIK.al
19 July 2026 at 08:29

rekomandime të injoruara dhe legalizime në shkelje të ligjit

Agjencia Shtetërore e Kadastrës, institucioni që administron një nga asetet më të rëndësishme të shtetit – pronën – rezulton të jetë përballë një prej raporteve më kritike të Kontrollit të Lartë të Shtetit.

Auditimi i KLSH-së, i zhvilluar në terren nga 21 prilli deri më 30 maji 2025, mbi bazën e programit të auditimit të datës 15 prill 2025, dhe i publikuar me raport përfundimtar në janar 2026, evidenton jo vetëm shkelje administrative, por një dështim sistemik në zbatimin e ligjit dhe të mekanizmave të kontrollit brenda Agjencisë Shtetërore të Kadastrës.

Në fokus të auditimit ishin shtatë drejtori vendore të ASHK-së: Tirana Jug, Tirana Veri, Tirana Rurale I, Tirana Rurale II, Kamëz–Vorë, Durrës dhe Shkodër.

99% e masave disiplinore mbetën vetëm në letër

Gjetja më tronditëse e raportit lidhet me moszbatimin e rekomandimeve të vetë KLSH-së.

Sipas auditimit, nga 142 masa disiplinore të rekomanduara dhe të pranuara nga ASHK-ja, është zbatuar vetëm një.

Kjo do të thotë se 141 masa, ose 99.3%, nuk janë ekzekutuar.

Po aq problematik paraqitet edhe zbatimi i rekomandimeve në tërësi. Nga 300 rekomandime të rikërkuara nga audituesit, 193 rezultojnë ende të pazbatuara.

Raporti konstaton gjithashtu se asnjë nga shtatë drejtoritë vendore nuk ka respektuar detyrimin ligjor për t’iu përgjigjur KLSH-së brenda afatit 20-ditor dhe nuk ka raportuar mbi ecurinë e zbatimit të rekomandimeve brenda afatit gjashtëmujor të parashikuar nga ligji.

Përgjegjësia nuk mbetet vetëm në drejtoritë lokale

Një prej rasteve të veçuara në raport është Drejtoria Vendore Tirana Jug, ku KLSH kishte kërkuar masa disiplinore për 18 punonjës, përfshirë edhe largime nga puna.

Megjithatë, audituesit konstatuan se Drejtoria e Përgjithshme e ASHK-së nuk kishte ndërmarrë asnjë veprim për zbatimin e këtyre rekomandimeve.

Në këtë mënyrë, sipas raportit, përgjegjësia nuk mbetet vetëm tek drejtoritë vendore, por shtrihet edhe në administratën qendrore të drejtuar nga Lorena Goxhobelli.

Goxhobelli paraqet një panoramë tjetër

Rreth gjashtë muaj pas publikimit të raportit të KLSH-së, më 15 korrik 2026, drejtoresha e ASHK-së, Lorena Goxhobelli, raportoi në Kuvend një situatë krejt tjetër.

Sipas saj, nga 123 rekomandime të verifikuara:

  • 90 janë zbatuar (73.2%);
  • 33 nuk janë zbatuar, për shkak të pamundësisë objektive.

Sipas raportimit të saj:

  • Durrës: 7 nga 8 rekomandime të zbatuara;

  • Shkodër: 1 i zbatuar, 1 në proces;

  • Tirana Jug: 9 të zbatuara, 10 jo;

  • Tirana Veri: 16 në proces, 7 të pazbatuara;

  • Tirana Rurale I: 13 të zbatuara pjesërisht, 2 jo;

  • Tirana Rurale II: rreth 73% të zbatuara;

  • Kamëz–Vorë: rreth 79% të zbatuara ose pjesërisht të zbatuara.

Ku ndryshojnë shifrat?

Mospërputhja nuk lidhet vetëm me numrat, por edhe me metodologjinë.

KLSH mat rezultatin përfundimtar: nëse rekomandimi nuk është realizuar plotësisht, ai konsiderohet i pazbatuar.

ASHK, nga ana tjetër, konsideron si progres edhe rastet kur janë ndërmarrë procedura ose kur zbatimi është konsideruar “objektivisht i pamundur”.

Pikërisht për këtë arsye, KLSH vazhdon të mbajë qëndrimin se nga 142 masa disiplinore është zbatuar vetëm një, ndërsa pjesa tjetër mbetet e pazbatuar.

Gati 1 miliard lekë dëm për financat publike

Auditimi nuk ndalet vetëm tek përgjegjësia administrative.

Raporti evidenton se vetëm rastet e përmbledhura përfaqësojnë 968 milionë lekë detyrime të paarkëtuara, të ardhura të munguara dhe dëme në administrimin e pronës publike.

Duke përfshirë edhe gjetjet e tjera financiare, vlera e dëmit kalon 1 miliard lekë.

Ndër rastet kryesore:

  • në Kamëz–Vorë, mbi 342 milionë lekë për parcela ndërtimore të legalizimeve mbeten të papaguara;

  • në Tiranë Veri, rezultojnë rreth 385 milionë lekë parcela të faturuara, por ende të palikuiduara;

  • raportohen gjithashtu taksa urbanistike të papaguara, qira të munguara të truallit shtetëror dhe dëme të tjera financiare ndaj buxhetit.

Legalizime në kundërshtim me ligjin

Një kapitull i rëndësishëm i raportit trajton procesin e legalizimeve.

Sipas KLSH-së, janë konstatuar legalizime:

  • në zona të planifikuara për shkolla;
  • pranë linjave të tensionit të lartë;
  • pranë hekurudhës;
  • buzë kanaleve kulluese;
  • mbi diga;
  • si edhe objekte të ndërtuara me materiale të përkohshme që nuk plotësonin kriteret ligjore.

Edhe rekomandimet për shfuqizimin ose korrigjimin e këtyre vendimeve rezultojnë kryesisht të pazbatuara.

Rasti “K.D.” ShPK

Një prej rasteve më të detajuara të auditimit lidhet me një kompani private të identifikuar si “K.D.” ShPK.

Sipas raportit:

  • kompania ka përfituar sipërfaqe trualli më të madhe nga ajo që lejonte ligji;
  • objekti është futur në proces legalizimi edhe pse nuk duhej të përfshihej në këtë procedurë;
  • vetëm nga mosarkëtimi i qirasë së truallit shtetëror buxhetit i mungojnë mbi 51 milionë lekë.

Edhe në këtë rast rekomandimi i KLSH-së nuk është zbatuar.

Pronat vazhdojnë të tjetërsohen

Raporti evidenton një tjetër fenomen shqetësues.

Në disa raste, ndërkohë që rekomandimet e KLSH-së nuk janë zbatuar, pronat janë bashkuar me pasuri të tjera dhe janë transferuar tek palë të treta, pa vendosur kufizimet e kërkuara.

Kjo, sipas auditimit, e vështirëson rikthimin e situatës në përputhje me ligjin.

Raporti dokumenton gjithashtu mungesë dokumentacioni për privatizime, si edhe raste që tashmë janë objekt hetimi nga SPAK dhe prokuroritë e zakonshme.

Eksperti Ilir Ciko: Problemi është institucional

Eksperti i ekonomisë Ilir Ciko, i cituar në analizën e Faktoje.al, vlerëson se raporti nuk dokumenton vetëm shkelje individuale, por një problem të thellë institucional.

Sipas tij, dëmi prek tre drejtime kryesore:

  • cenimin e së drejtës së pronës përmes transferimeve të paligjshme;
  • dëmtimin e regjistrit kadastral dhe sigurisë juridike;
  • humbjen e besimit të qytetarëve dhe investitorëve tek institucionet.

Ai thekson se shteti humbet dy herë: fillimisht nga vendimet e gabuara dhe më pas nga kostot për t’i korrigjuar ato përmes proceseve gjyqësore dhe kompensimeve.

Pyetja që mbetet

Raporti i KLSH-së nuk ngre vetëm dyshime mbi mënyrën si administrohet prona publike.

Ai ngre një pyetje shumë më të madhe: çfarë vlere kanë auditimet shtetërore nëse rekomandimet pranohen, por nuk zbatohen, përgjegjësit nuk ndëshkohen dhe pronat vazhdojnë të tjetërsohen?

KLSH kishte kërkuar që rekomandimet të zbatoheshin brenda gjashtëmujorit të parë të vitit 2026.

Sipas të dhënave të raportit, një pjesë e konsiderueshme e tyre mbeten ende pa u ekzekutuar.

The post Kadastra e Goxhobellit nën lupën e KLSH-së: 968 milionë lekë dëm appeared first on Publik Media.

Basti i rrezikshëm i Ramës me familjen Trump! Deutsche Welle:

By: PUBLIK.al
19 July 2026 at 08:03

Shqipëria po shkëmben bregdetin për ndikim politik?

Një dokumentar i ri i Deutsche Welle e vendos Shqipërinë në qendër të një debati që shkon përtej një investimi turistik. Në fokus është projekti miliarda dollarësh i Jared Kushner, dhëndrit të Presidentit amerikan Donald Trump, si dhe protesta qytetare e njohur tashmë si “Revolucioni i Flamingove”, e cila kundërshton ndërtimin në zonën e mbrojtur të Zvërnecit.

Dokumentari ngre një pyetje thelbësore: a po përdor qeveria shqiptare bregdetin si monedhë shkëmbimi për të fituar ndikim gjeopolitik dhe lidhje më të forta me administratën Trump?

Në hyrje të dokumentarit, Deutsche Welle e përshkruan rezistencën ndaj projektit si një histori ku ndërthuren zhvillimi i pasurive të paluajtshme, interesat gjeopolitike, pakënaqësia qytetare ndaj qeverisë shqiptare dhe mbrojtja e një prej ekosistemeve më të rëndësishme të vendit.

Sipas dokumentarit, fondi i investimeve Affinity Partners, i drejtuar nga Jared Kushner, synon ta transformojë zonën në një resort luksoz me deri në 10 mijë dhoma hoteli. Për qeverinë shqiptare ky projekt paraqitet si një mundësi për tërheqjen e investimeve të huaja dhe rritjen e profilit ndërkombëtar të vendit.

Megjithatë, autorët theksojnë se kundërshtarët nuk e konsiderojnë këtë një investim të zakonshëm. Sipas tyre, emri i Kushner nuk përfaqëson vetëm kapital privat, por edhe një lidhje të drejtpërdrejtë me qendrën e pushtetit në Uashington.

“Emri Kushner nuk do të thotë vetëm para. Ai është i martuar me Ivanka Trump, vajzën e presidentit. Kjo do të thotë edhe akses i mundshëm në Shtëpinë e Bardhë dhe kjo është një çështje e madhe për një vend të vogël si Shqipëria”, thuhet në dokumentar.

Deutsche Welle rikujton se Jared Kushner ka qenë një nga figurat më me ndikim në rrethin e Donald Trump dhe se aktualisht ushtron një rol joformal si i dërguar për çështje ndërkombëtare, duke u angazhuar në negociata që lidhen me Gazën, Ukrainën dhe Iranin. Dokumentari thekson se ky rol nuk është konfirmuar nga Senati amerikan.

Një pjesë e rëndësishme e dokumentarit i kushtohet ndikimit mjedisor të projektit. Sipas autorëve, zhvillimi i resortit do të prekë një zonë të mbrojtur ku jetojnë flamingot, foka mesdhetare dhe breshkat e detit, duke e kthyer debatin në një përplasje mes zhvillimit ekonomik dhe mbrojtjes së natyrës.

Dokumentari sjell edhe opinionin e një eksperti amerikan, i cili argumenton se ndërthurja e interesave politike dhe atyre të biznesit në familjen Trump është e pazakontë për standardet amerikane.

“Shkalla në të cilën interesat e biznesit dhe aktiviteti politik i familjes janë ndërthurur në administratën e dytë Trump është ndoshta unike në Shtetet e Bashkuara”, shprehet eksperti.

Ai kujton se Jared Kushner nuk kishte eksperiencë në sektorin financiar kur themeloi Affinity Partners, por arriti të sigurojë miliarda dollarë investime nga fondet sovrane të Arabisë Saudite dhe Katarit, çka ka ngritur pikëpyetje nëse investitorët kërkonin vetëm përfitime ekonomike apo edhe ndikim politik përmes lidhjeve të tij.

Dokumentari ndalet edhe te pozicioni i kryeministrit Edi Rama. Sipas analizës së Deutsche Welle, për qeverinë shqiptare ky projekt përputhet me strategjinë për forcimin e lidhjeve ekonomike dhe politike me Perëndimin, veçanërisht me Shtetet e Bashkuara.

Një nga konkluzionet më të forta të dokumentarit është se:

“Shqipëria shkëmben aksesin në tokën e saj – jo naftë apo produkte – me shpresën për të fituar para dhe akses në pushtetin politik.”

Në përfundim, Deutsche Welle e paraqet konfliktin për projektin e Zvërnecit jo thjesht si debat për ndërtimin e një resorti luksoz, por si një provë për mënyrën se si vendet e vogla përdorin asetet e tyre strategjike dhe nëse mund të negociojnë në kushte të barabarta me aktorë ekonomikë dhe politikë shumë më të fuqishëm.

The post Basti i rrezikshëm i Ramës me familjen Trump! Deutsche Welle: appeared first on Publik Media.

Në kulmin e sezonit turistik, Saranda zhytet në errësirë

By: PUBLIK.al
18 July 2026 at 23:49

Në kulmin e sezonit veror, kur mijëra turistë vendas dhe të huaj kanë mbushur hotelet, restorantet dhe shëtitoren bregdetare, qyteti i Sarandës është përballur me një ndërprerje të energjisë elektrike, duke shkaktuar probleme për bizneset dhe pushuesit. Sipas raportimeve, një defekt në rrjetin e shpërndarjes ka lënë pa energji zona të qytetit dhe rrethinave.  

Ndërprerja e energjisë në një prej destinacioneve kryesore turistike të vendit rikthen në vëmendje problematikën e infrastrukturës energjetike gjatë muajve të verës, pikërisht në periudhën kur konsumi arrin nivelet më të larta.

Bizneset e turizmit paralajmërojnë se ndërprerje të tilla dëmtojnë shërbimin ndaj turistëve, ndërsa pushuesit përballen me mungesë ndriçimi, vështirësi në përdorimin e ashensorëve, kondicionerëve dhe shërbimeve të tjera bazë.

Situata ngre pikëpyetje mbi gatishmërinë e rrjetit energjetik për të përballuar fluksin e sezonit turistik, në një qytet që çdo vit promovohet si një nga destinacionet kryesore të rivierës shqiptare. 

The post Në kulmin e sezonit turistik, Saranda zhytet në errësirë appeared first on Publik Media.

💾

💾

Gazetari ernrik Mehmeti humb jetën në një aksident fatal në Vlorë

By: PUBLIK.al
18 July 2026 at 22:56

Gazetari Enrik Mehmeti humbi jetën në një aksident të ndodhur në plazhin e Porto Noves, në Zvërnec. Sipas të dhënave paraprake të policisë, ai po lëvizte me një motor me katër rrota, kur dyshohet se, si pasojë e një manovre të gabuar, humbi kontrollin e mjetit. Motori u rrokullis disa herë. Gjatë aksidentit, një pjesë metalike e mjetit e goditi rëndë në kraharor, duke i shkaktuar dëmtime fatale. Pavarësisht ndërhyrjes së shpejtë, i riu nuk arriti të mbijetojë.

The post Gazetari ernrik Mehmeti humb jetën në një aksident fatal në Vlorë appeared first on Publik Media.

Banditët e Ulsi Manjës dhunojnë protestuesit në sy të policisë

By: PUBLIK.al
18 July 2026 at 21:34

ndërsa Prokuroria arreston viktimën

Arben Llangozi

Më 5 korrik, mbi 20 protestues u arrestuan pas përplasjes së ndodhur gjatë protestës, ndërsa versioni zyrtar i Policisë dhe Prokurorisë i paraqiti qytetarët si shkaktarë të dhunës. Por pamjet e reja video hedhin dyshime të forta mbi këtë narrativë dhe tregojnë një dinamikë krejt tjetër: persona të identifikuar si badigardë të ish-ministrit Ulsi Manja shfaqen duke provokuar, sharë dhe goditur protestuesit në prani të efektivëve të policisë, ndërsa më pas prangat iu vendosën protestuesve.

Megjithatë, në vend që të hetoheshin personat që shfaqen duke ushtruar dhunë, organet proceduese arrestuan Gent Prognin dhe protedtuestuesit e tjerë, pa asnjë provë reale dhe mbi një version të manipuluar të ngjarjes.

Kjo nuk duket më si një gabim hetimor. Kjo ngre dyshime serioze për deformim të qëllimshëm të fakteve, manipulim të provave dhe përdorim të Policisë dhe Prokurorisë për të mbrojtur njerëzit e pushtetit dhe për të goditur protestuesit.

Edhe më skandaloze është prania e punonjësve të policisë në vendngjarje. Ata shfaqen aty ndërsa protestuesit dhunohen, por nuk ndërhyjnë, nuk ndalojnë agresorët dhe, sipas pretendimeve, më pas lejojnë që përgjegjësia t’u faturohet viktimave.

Nëse punonjësit e policisë kanë parë dhunën, nuk kanë ndërhyrë dhe kanë pasqyruar një version të rremë në aktet procedurale, atëherë ata nuk mund të trajtohen thjesht si dëshmitarë. Roli i tyre duhet të hetohet penalisht dhe përgjegjësit duhet të merren të pandehur.

Videoja duhet të administrohet menjëherë si provë, të krahasohet me procesverbalet, deklarimet dhe raportet e policisë dhe të verifikohet nëse janë fshehur, shtrembëruar apo fabrikuar fakte për të justifikuar arrestimin e Gent Prognit dhe protestueve të tjerë.

Drejtësia nuk mund të funksionojë si mburojë për badigardët e pushtetit dhe si kamxhik për qytetarët. Kur agresorët mbrohen, viktimat arrestohen dhe policia hesht, atëherë nuk kemi më zbatim ligji, por një skenar të organizuar për të përmbysur të vërtetën.

The post Banditët e Ulsi Manjës dhunojnë protestuesit në sy të policisë appeared first on Publik Media.

💾

Protesta hyn në ditën e 49-të

By: PUBLIK.al
18 July 2026 at 20:51

Mijëra njerëz janë mbledhur sërish këtë të premte në ditën e 48-të të protestës.

Grumbullimi i protestuesve ka nisur në orarin e zakonshëm, rth orës 19:00.

Me thirrjet “Shqipëri e Re” dhe “Edi Rama, jep dorëheqjen”, protestuesit nisën marshimin drejt Kryeministrisë.

Pavarësisht temperaturave të larta a kanë vijuar protestën e tire.

Kërkesa kryesore e kësaj lëvizjeje mbetet dorëheqja e kryeministrit Edi Rama dhe e qeverisë current.

Një e re ka kundërshtuar zhvillimin e Kuvendit qytetar të mbajtur sot në Tiranë, duke deklaruar se qytetarët nuk kanë nevojë për struktura që pretendojnë t’i përfaqësojnë.

“Secili nga ne përfaqëson veten. Nuk keni nevojë për Kuvend qytetar, pasi secili përfaqëson veten. Nuk duam populizma. Poshtë diktatura”, u shpreh ajo.

Protesta e sotme ka hyrë në ditën e 49 të saj.

The post Protesta hyn në ditën e 49-të appeared first on Publik Media.

💾

Before yesterdayPublik Media

Degradimi i Sistemit: Pse BKH po arreston pa Policinë

By: PUBLIK.al
2 July 2026 at 13:10

 dhe “Të Paprekshmit” që Sfidojnë SPAK-un

Aksioni i fundit i Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH), e cila vuri në pranga një person të kërkuar prej më shumë se një viti në Durrës – krejtësisht e vetme dhe pa ndihmën e Policisë së Shtetit – ishte kartëmonedha e thyer e besimit institucional. Ky operacion konfirmoi atë që prej kohësh përflitej nën zë: SPAK dhe BKH nuk i besojnë më Policisë së Shtetit. Ky shmangie totale e organizatës kryesore të rendit nuk është thjesht një strategji operacionale; është një certifikatë dështimi për Policinë. Por ndërsa SPAK po nis të veprojë vetë, pyetja që rri si re e zezë mbi opinionin publik mbetet: Përse nuk kapen “të fortët” e vërtetë? Ku janë Ergys Agasi, Visi i Pojës, apo Suel Çela apo Ben Qimja?­

Pse “Sistemi” i mbron  dhe pse nuk kapen?

Nëse një i kërkuar i thjeshtë fshihej për një vit “nën hundën” e qindra agjentëve në Durrës, imagjinoni se çfarë ndodh me emrat që kontrollojnë fije të fuqishme politike dhe ekonomike. Ka disa arsye pse personazhe si Agasi, Visi i Pojës apo Suel Çela mbeten të paarritshëm për prangat:

 Dekonspirimi i Informacionit: Platformat e koduara (si Sky ECC dhe EncroChat) treguan se si zyrtarë të lartë të policisë serveshin si “avokatë” dhe informatorë të grupeve kriminale. Informacioni nuk shitet thjesht për para; ai shitet për mbijetesë politike dhe pushtet.

 Aksionerë në Ekonomi: Këta emra nuk janë thjesht të kërkuar në letra; ata janë shndërruar në aksionerë të fuqishëm të ekonomisë, ndërtimit dhe investimeve strategjike. Prekja e tyre do të thotë të tundësh themelet e financave që qarkullojnë në vend.

 Vullneti Politik: Policia e Shtetit, veçanërisht pas vitit 2015, u katandis nga disa drejtues në një gardiane të parcelave të kanabisit dhe më pas në një mburojë për grupet kriminale. Kur politika i përdor këta individë për të garantuar vota dhe pushtet në zona të nxehta, policia thjesht kthen kokën mënjanë.

Faktet Ulëritëse të një Policie të “Rënë”

Nuk është rastësi që përqindja më e madhe e të arrestuarve të botës së krimit nga SPAK-u përgjatë viteve të fundit është realizuar jashtë vendit.

Ku realizohen arrestimet?

Jashtë Shqipërisë (Dubai, BE): Aty ku informacioni nuk shitet dhe ku policia shqiptare nuk ka akses në kohë reale.

Kush i tradhton operacionet?

Në Shqipëri: Operacionet e SPAK shpesh dështojnë në sekondat e fundit sepse “shënjestrat” njoftohen nga zyrtarë me grada të mëdha.

Nga një trupë prej 13 mijë punonjësish, pjesa që ka bërë pis uniformën mund të jetë numerikisht e vogël, por gradat e tyre kanë qenë të mëdha. Ata që kishin në dorë urdhrat, kishin në dorë edhe linjën direkte me banditët.

Kur bie policia , ka rënë  shteti

BKH e dinte mirë se informacioni për të kërkuarin në Durrës ekzistonte edhe në sirtarët e policisë. Ndryshimi i vetëm? BKH vendosi të mos e ndante atë me ata që e kishin për detyrë ta arrestonin, nga frika se personi do të zhdukej sërish si me magji.

Ky realitet tregon se në Shqipëri sistemi ka rënë. Kur strukturat e drejtësisë nuk guxojnë të bashkëpunojnë me strukturat e rendit, qytetari i thjeshtë mbetet i pambrojtur përballë banditit. Për sa kohë që emrat e mëdhenj si Agasi, Suel Çela apo Visi i Pojës do të mbeten të paprekshëm, lëvizjet e BKH-së do të duken si gërvishtje e lehtë mbi sipërfaqen e një kanceri të thellë që ka përfshirë shtetin./ Naim Noka

The post Degradimi i Sistemit: Pse BKH po arreston pa Policinë appeared first on Publik Media.

Paga e Ramës si kryeministër, 5 herë mbi mesataren e vendit

By: PUBLIK.al
2 July 2026 at 10:16

Disa vjet më parë, kryeministri Rama hyri në garë me rajonin, teksa premtoi që shumë shpejt, paga mesatare në vend do të arrinte vendet e Ballkanit perëndimor, si Serbia, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe Bosnja, që e kishin në atë kohë rrogat 30-50% më të lartë sesa ne.

Paga mesatare mujore në vend vërtet është rritur, duke arritur në 860 euro bruto për vitin 2025, por edhe të tjerët nuk kanë mbetur në vend. Në Serbi, paga mesatare mujore bruto ka arritur në 1290 euro, në Bosnjë Hercegovinë 1245, në Mal të Zi 1203 euro, në Maqedoninë e Veriut, 1100 euro, sipas një publikimi të mëparshëm të Monitor bazuar mbi të dhënat zyrtare nga agjencitë statistikore të vendeve përkatëse.

Deri tani gara për të punësuarit ka qenë e humbur, teksa pagat në vendet e rajonit vijojnë të mbeten 30-50% më të larta sesa në Shqipëri.

Në fakt, kryeministri e ka mbajtur premtimin, por vetëm për veten dhe presidentin e vendit.

“Monitor” në bashkëpunim me korrespondentët e saj në vendet e Ballkanit Perëndimor raporton pagat e niveleve të larta të qeverisjes, si presidenti, kryeministër në të 6 vendet e Ballkanit Perëndimor.

Bosnjë Hercegovina dhe Shqipëria kryesojnë listën, për pagat, ndërsa Shqipëria është absolutisht e para për pagën e drejtuesve në raport me pagën mesatare në vend.

Në Shqipëri, Presidenti ka një pagë mujore bruto prej 425 mijë lekë, ose 4,470 euro me kursin aktual. Paga e tij është 5.2 herë më e lartë sesa rroga mesatare në vend.

Kryeministri shqiptar ka një pagë mesatare mujore bruto prej 393 mijë lekësh, ose 4130 euro. Paga e tij është 4.8 herë më e lartë se ajo mesatare në vend dhe më e larta nga të githë kryeministrat e Ballkanit.

Edi Rama mban rekord në Ballkan për pagën si kryeministër, 5

Në Bosnjë Hercegovinë, struktura administrative është e komplikuar. Bosnjë dhe Hercegovina nuk ka një President të vetëm të shtetit. Në vend të kësaj, ajo drejtohet nga një Presidencë treanëtarëshe, e cila përfaqëson tre komunitetet kryesore etnike të vendit. Vendi ka dy kryeministra, nga një për secilin prej dy entiteteve të saj: Federatën e Bosnjë dhe Hercegovinës dhe Republikën Srpska. Për kryeministrat, paga mesatare bruto (e llogaritur si mesatare e dy pagave) është rreth 4 mijë euro dhe për presidentët, mesatarja është rreth 4600 euro, më e larta në Ballkan. Megjithatë, në raport me pagën mesatare në vend, difernca është më e ulët se me Shqipërisë (përkatësisht 3.7 herë për presidentin dhe 3.2 herë për kryeministrin) për shkak të rrogës më të lartë në Bosnjë Hercegovinë.

Për pagat neto, presidenti dhe kryeministri shqiptar kryesojnë Ballkanin, pasi Bosnjë Hercegovina ka një ngarkesë më të lartë fiskale. Paga neto e presidentit shqiptar është rreth 320 mijë lekë, ose gati 3400 euro, përkundrejt 3 mijë euro mesatarja presidenciale në Bosnjë.

Kryeministri shqiptar është absolutisht më i paguari, pasi merr neto 302 mijë lekë, ose gati 3200 euro, përkundrejt 2600-2700 euro të kryeministrave të Bosnjës. Madje kryeministri shqiptare ka një pagë neto më të lartë se pagat bruto të shumicës së homologëve në Ballkan.

Vendet e tjera të Ballkanit, ndonëse kanë paga mesatare më të larta janë më modestë në shpërblimet e drejtuesve të lartë, që udhëheqin politikat e vendit.

Në Mal të Zi, presidenti ka një pagë bruto prej 2700 eurosh, ose 2.2 herë mbi pagën mesatare të Malit të Zi. Në nivele të ngjashme e ka pagën dhe kryeministri i vendit.

Serbia është shteti që ka arritur të ketë pagën mesatare më të lartë bruto në rajon, por që në kontrast i paguan më pak drejtuesit e vendit.Presidenti ka një pagë bruto prej 338 mijë dinarë, ose 2,740 euro, vetëm 2.1 herë më shumë se paga mesatare në vend. Kryeministri ka një pagë bruto prej 282 mijë denarësh, ose rreth 2300 eurosh, 1.8 herë mbi pagën mesatare në vend.

Në Maqedoninë e Veriut nuk janë të deklaruara pagat, por mediat kanë raportuar se presidenti dhe kryeministri marrin secili nga rreth 140 mijë denarë maqedonas neto, që i korrespondon një page bruto prej 206 mijë denarë, ose rreth 3300 euro, ose tre herë mbi pagën mesatare në vend.

Në Kosovë, paga bazë mujore bruto e presidentit është 1980 euro, ose 1.64 herë mbi pagën mesatare në vend. Kryeministri ka një pagë bazë po bruto prej 1870 euro (1.55 herë mbi pagën mesatare).

Pagat e drejtuesve në raport me mesataren

Shqipëria është vendi ky presidenti dhe kryeministri kanë diferencën më të lartë me pagën mesatare në vend, me rreth 5 herë më shumë. Diferenca e dytë më e lartë është në Bosnjë Hercegovinë, me 3.2-3.7 herë. Më pas renditet Maqedonia e Veriut, me rreth 3 herë, e ndjekur nga Kosova me 2.6-2.8 herë. Në Mal të Zi pagat e drejtuesve të lartë janë 2.2 herë mbi atë mesatare dhe në fund renditet Serbia, ku drejtuesit po marrin më pak se dyfishi i mesatares.

Ndërsa Serbia ka pagën mesatare mujore më të lartën në Ballkan dhe 50% më shumë se në Shqipëri, presidenti dhe kryeministri shqiptar kanë paga përkatësisht 63% dhe 80% më të larta sesa homologët serb./ Monitor

The post Paga e Ramës si kryeministër, 5 herë mbi mesataren e vendit appeared first on Publik Media.

Arrestohet personi që goditi analistin Ilir Demalia

By: PUBLIK.al
1 July 2026 at 21:24

TIRANË – Policia e Tiranës ka identifikuar, lokalizuar dhe vënë në pranga autorin e dyshuar të sulmit ndaj gazetarit dhe analistit Ilir Demalia, ngjarje e ndodhur paraditen e sotme. Personi i arrestuar është identifikuar si Roland Rahim Sula. Bashkë me të, blutë e kryeqytetit kanë arrestuar edhe një person tjetër, i cili dyshohet si bashkëpunëtor në këtë ngjarje.

Dinamika e ngjarjes dhe motivi

Analisti Ilir Demalia është dhunuar fizikisht në afërsi të banesës së tij. Në fotot e publikuara së fundmi në media, shihet qartë se ai ka pësuar dëmtime të dukshme në pjesën e fytyrës si pasojë e goditjeve.

Pavarësisht profilit të tij publik, vetë Demalia ka sqaruar se sulmi nuk ka prapavijë politike apo lidhje me profesionin e tij si gazetar. Sipas kallëzimit që ai ka depozituar në polici:

 Autori: Është një banor i zonës ku banon gazetari.

 Motivi: Konflikti ka nisur pasi agresori e ka akuzuar Demalian se kishte njoftuar policinë bashkiake/rrugore për të vendosur gjoba ndaj makinave të parkuara gabim në rrugicën e tyre.

Megjithatë, dhunimi i Demalisë ka ngjallur shqetësim të madh dhe reagime të ashpra në opinionin publik e midis kolegëve, duke u parë si një tjetër akt i papranueshëm dhune dhe sjelljeje linçuese ndaj figurave të medias. Prej orëve të para të ngjarjes u kërkua me ngulm identifikimi dhe vendosja e menjëhershme para përgjegjësisë ligjore e të gjithë personave të përfshirë, gjë që u pasua me reagimin e shpejtë të forcave të rendit.

The post Arrestohet personi që goditi analistin Ilir Demalia appeared first on Publik Media.

Vetëm padishahu nuk ka faj!

By: PUBLIK.al
1 July 2026 at 19:20

Landi Çela

Sa afera duhet të dalin ende në dritë? Sa ministra, zëvendësministra, drejtorë të rëndësishëm, kryebashkiakë dhe zyrtarë të lartë të qeverisë Rama duhet të arrestohen, të hetohen apo të përfundojnë pas hekurave që të kuptohet, më në fund, se këtu nuk kemi të bëjmë me raste të izoluara? Deri kur do të vazhdojmë të besojmë përrallën se ky nuk është një sistem i tërë, i mirëorganizuar korrupsioni, por thjesht një sërë “aksidentesh” individuale?

Në çdo vend normal, ku demokracia funksionon dhe llogaridhënia nuk është thjesht një fjalë në fjalor, kur kaq shumë njerëz të besuar të pushtetit bien njëri pas tjetrit, skenari do të ishte i qartë. Kur bien për korrupsion galopant, abuzim skandaloz me detyrën, tendera të paracaktuar, koncesione miliona eurosh, tjetërsim pronash publike dhe lidhje të zeza klienteliste, përgjegjësia nuk ndalet dhe nuk mund të ndalet kurrë te vartësit. Përgjegjësia, moralisht dhe politikisht, shkon drejt e te kreu politik i sistemit. Te njeriu që i zgjodhi, që u dha fuqi, që i mbrojti dhe që ndërtoi strukturën ku ata operonin.

Por në Shqipëri, formula magjike e mbijetesës politike ka vite që është e njëjta: “Fajin e ka individi që hëngri dardha pas shpinës sime.” Eshtë një fyerje për inteligjencën e një populli të tërë të pretendohet se të gjithë rreth e rrotull tij janë fajtorë, ndërsa vetëm Edi Rama është i pafajshëm, i painformuar, i keqardhur dhe i paprekshëm. Si mundet që lideri që krenohet për kontrollin kapilar të shtetit, njeriu që di çdo lëvizje dhe kontrollon çdo emërim, të jetë kaq “syverbër” përpara vjedhjes që i bëhej buxhetit të shtetit nga njerëzit e tij më të afërt? Ose kemi të bëjmë me një paaftësi monumentale për të menaxhuar ekipin e tij, ose me një bashkëfajësi të heshtur ku secili ka pasur rolin e vet në skenar. Të dyja variantet janë skandaloze.

Kjo qeveri nuk është thjesht e konsumuar nga vitet në pushtet. Ajo është shndërruar në një model pushteti që ka prodhuar në mënyrë industriale korrupsion, pandëshkueshmëri dhe grabitje të pasurive publike. Nga inceneratorët te sterilizimi, nga dosjet e bashkive te pronat e bregdetit të falura si rreza dielli, modeli është i njëjtë: pasuria e shqiptarëve kalon në duart e një grushti njerëzish.

Ndaj, pyetja sot është e thjeshtë dhe therëse: sa zyrtarë të tjerë duhet të bien që drejtësia të guxojë të shkojë te maja?

Nëse drejtësia e re e ka seriozisht dhe dëshiron të hyjë në histori si shpëtimtarja e integritetit të këtij vendi, ajo duhet të thyejë mitin e paprekshmërisë së “Padishahut”. Pa kërkuar llogari dhe pa vendosur përgjegjësi për kreun e qeverisë, çdo aksion i SPAK-ut do të ngjajë me një krasitje degësh, ndërsa rrënja e kalbur mbetet e paprekur. Pa shkuar te maja, drejtësia do të mbetet e cunguar, selektive dhe thjesht një mjet për të pastruar rrethin e kryeministrit, pa prekur kurrë vetë atë.

Historia ka treguar se asnjë regjim i ngritur mbi fasada dhe korrupsion nuk zgjat përgjithmonë. Por kushti i parë për t’u shëruar, është të pranojmë diagnozën: koka e sistemit është ajo që duhet të mbajë përgjegjësi.

The post Vetëm padishahu nuk ka faj! appeared first on Publik Media.

“Osmani” i telenovelave turke ‘pushton’ 88 ha tokë në Vlorë për 2 lira

By: PUBLIK.al
1 July 2026 at 18:08

Qeveria miraton vendimin: “Osmani” i telenovelave turke vjen si investitor në Vlorë, jepen 88.5 hektarë tokë për Zonë Ekonomike


Aktori i mirënjohur turk Burak Özçivit, i cili ka fituar zemrat e publikut shqiptar përmes rolit të tij të famshëm si “Osmani”, duket se ka vendosur të lidhë emrin e tij me Shqipërinë, por këtë herë jo përmes ekranit. Özçivit po hyn fuqishëm në tregun e biznesit vendas si imazh dhe partner i një projekti gjigant investimi në qytetin e Vlorës.

Në mbledhjen e fundit të Këshillit të Ministrave, qeveria shqiptare ka miratuar një vendim të rëndësishëm për transferimin e një sipërfaqeje prej 88.5 hektarësh (saktësisht 885,557.6 m²) tokë shtetërore në Vlorë. Kjo hapësirë do të vihet në dispozicion të kompanisë “RAMS Albania” për zhvillimin dhe realizimin e projektit të investimit strategjik të quajtur “Vlorë TEDA/RAMS Free Zone”.

Sipas të dhënave zyrtare, projekti parashikon ndërtimin e një zone të lirë ekonomike me një investim që kap vlerën e rreth 100 milionë dollarëve. Ky investim pritet të sjellë një impakt të jashtëzakonshëm në ekonominë lokale dhe kombëtare, duke synuar krijimin e deri në 10 mijë vendeve të reja pune në fushën e industrisë, teknologjisë dhe inovacionit.

Lidhja mes aktorit turk dhe projektit në Vlorë

Kompania “RAMS Albania” është pjesë e korporatës ndërkombëtare “RAMS Global”, me seli qendrore në Almaty të Kazakistanit, në pronësi të biznesmenit Mehmet Faruk Burbul. Prej fillimit të vitit 2025, aktori Burak Özçivit është bërë zyrtarisht imazhi global dhe partneri strategjik i këtij grupi në projekte të mëdha ndërkombëtare.

Rama i jep rreth 1 milion metra katrorë një firme me figurë imazhi aktorin turk Burak Ozcivit, që luan Osmanin në serialet turke. Vetë Burak Ozcivit është një mbështetës i fuqishëm i Erdoganit.

Tani po duket më qartë loja e Erdoganit: bëj presion mbi Ramën për lidhjen me Izraelin, hap teori konspirative për izraelitët në Vlorë, bëji presion Ramës dhe merr vetë një copë tokë në Vlorë.

Ndërkohë që Rama fliste për agjentura të huaja nga Irani, Greqia, Rusia etj., në fakt të vetmit që mund të jenë përzier në ato protesta janë agjenturat e Turqisë, të cilat Rama nuk i përmendi kurrë. Tani, kur i duhen aleatë dhe mbështetje ndërkombëtare, ai lëshon copa toke shqiptare për Erdoganin.

Sigurisht, protestat janë më se legjitime dhe Rama është një kryehajdut antikombëtar që duhet larguar një orë e më parë. Po kam përshtypjen që kjo ishte përplasja e parë e Shqipërisë me një ideologji ekstremiste që vjen nga Lindja e Mesme, e cila ka hedhur rrënjë në Shqipëri; dhe iu lëshua një copë tokë shqiptare vetëm për të mbrojtur pushtetin e një kryehajduti antikombëtar.

Kushdo që vjen pas Ramës, tashmë e ka marrë mesazhin. Do të luftojë për Shqipërinë apo do të bëjë lëshime të tjera për të ruajtur pushtetin personal? Kjo mbetet për t’u parë. Historia nuk mbyllet me kaq.

Kujtojmë që gjatë verës së vitit 2025, ylli i kinematografisë turke vizitoi personalisht Shqipërinë dhe kaloi pushimet në bregdetin e Vlorës, ku u prit edhe nga autoritetet lokale. Me sa duket, mbresat e shkëlqyera nga ajo vizitë kanë shërbyer si urë lidhëse për këtë investim madhor që pritet të nisë së shpejti.

Për zbatimin e këtij vendimi dhe ndjekjen e hapave të mëtejshëm janë ngarkuar Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit, Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve (AIDA) si dhe Agjencia Shtetërore e Kadastrës.

The post “Osmani” i telenovelave turke ‘pushton’ 88 ha tokë në Vlorë për 2 lira appeared first on Publik Media.

Ndahet nga jeta studiuesi i shquar Ali Xhiku

By: PUBLIK.al
1 July 2026 at 15:31

Një humbje e madhe për letërsinë shqipe

TIRANË – Ka ndërruar jetë në moshën 83-vjeçare pedagogu i njohur, studiuesi i letërsisë shqipe dhe intelektuali i shquar, Profesor Ali Xhiku. Ndarja e tij nga jeta shënon një humbje të madhe për botën akademike, arsimin dhe studimet letrare shqiptare.

Profesor Xhiku ka shërbyer për vite me radhë me përkushtim të lartë, duke mbajtur edhe poste drejtuese si zv/dekan dhe dekan pranë Fakultatit të Historisë dhe Filologjisë në Universitetin e Tiranës, ku formoi breza të tërë studentësh e studiuesish. Ai iku qetësisht, ashtu siç jetoi: pa zhurmë, me dinjitet, me shumë krenari dhe me një fisnikëri të rrallë.

Vlerësimi me çrime të rëndësishme

Përtej kontributit në auditorë, Ali Xhiku la pas një trashëgimi të pasur shkencore. Vetëm një vit më parë, ai u nderua me çmimin prestigjioz “Autori i librit më të mirë studimor” në Panairin e 28-të të Librit.

Ky vlerësim iu akordua për veprën e tij madhore:

 Titulli: “Faqeve të historiografisë shqiptare” (Shtëpia botuese “Onufri”)

 Rëndësia: Një studim me peshë specifike për teorinë, metodologjinë dhe rishikimin e historisë së letërsisë shqipe në një perspektivë të gjerë interpretative e krahasimtare.

Një zë i qëndrueshëm i mendimit kritik

Në një kohë kur fjala shpesh rrezikon të humbasë peshën e saj, Profesor Ali Xhiku mbeti një zë i qëndrueshëm i mendimit të argumentuar, i kërkimit shkencor dhe i etikës akademike. Për të afërmit, kolegët dhe bashkëpunëtorët, ai ishte një busull mendimi—një njeri që dëshmoi se çdo gjë në jetë arrihet me punë, qëndresë dhe dinjitet.

Kontributi i tij më i spikatur lidhet me rishikimin dhe thellimin e historiografisë së letërsisë shqipe, të cilën e trajtoi si një proces kompleks kulturor dhe estetik. Përmes veprës së tij studimore, ai pasuroi ndjeshëm metodologjinë e studimeve letrare në Shqipëri dhe ofroi qasje të reja në leximin e traditës letrare shqiptare.

Model i rrallë i integritetit

Profesor Ali Xhiku i përkiste atij brezi intelektualësh për të cilët autoriteti buronte nga dija dhe integriteti moral, jo nga protagonizmi.

Ai nuk e konceptoi kurrë dijen si privilegj, por si mision. Për dekada me radhë, ai kontribuoi në formimin e brezave të studentëve, duke u përcjellë jo vetëm njohuri mbi historinë e letërsisë shqipe, por edhe një metodë të të menduarit kritik, të mbështetur në ndershmëri intelektuale dhe përgjegjësi kulturore.

Ndarja nga jeta e Profesor Ali Xhikut përbën një humbje të madhe për familjen, miqtë, kolegët dhe mbarë botën akademike, ndërsa vepra dhe trashëgimia e tij do të mbeten pjesë e çmuar e kujtesës kulturore kombëtare.

The post Ndahet nga jeta studiuesi i shquar Ali Xhiku appeared first on Publik Media.

Pse unë mbështes protestën, por refuzoj dorën mbi Policinë e Shtetit

By: PUBLIK.al
1 July 2026 at 08:05

Naim Noka

Kjo video është skandaloze ashtu siç ishte vidoe e tërheqjes së një protestuesi zvarrë.

Të protestosh është detyrë qytetare. Të ngresh zërin kundër asaj që e konsideron të paudhë, të padrejtë , nuk është thjesht një e drejtë kushtetuese – është frymëmarrja e fundit e një shoqërie që refuzon të nënshtrohet. Prandaj, unë jam aty. Në rreshtin e parë. Pa kushte, pa llogari dhe pa asnjë lëkundje në mbështetje të kauzës.

Por, ka një vijë të kuqe që nuk mundet – dhe nuk duhet – të shkelet kurrë: Uniforma e Policisë së Shtetit.

Kauza nuk fitohet duke goditur veten

Shteti nuk është një godinë e ftohtë betoni e kryeministrit, as karrigia e përkohshme e një politikani socialist apo demokrat. Shteti, në formatin e tij më bazik dhe mbrojtës, përfaqësohet nga ai djalë apo ajo vajzë me uniformë që qëndron përballë nesh.

Kur ne ngremë dorën ndaj një polici, nuk po godasim pushtetin; po godasim veten tonë. Po godasim:

 Vëllanë ose motrën tonë: Ata policë janë bijtë e këtij populli, që paguhen me paga shpesh qesharake për të mbajtur rendin. Ka mbi një muaj që punojnë orar e pa orar dhe ndoshta nuk zgjidhin as problemet më minimale të familjeve të tyre.

 Institucionin, jo individin: Pushtetet shkojnë e vijnë, qeveritë ndërrohen, por Policia e Shtetit mbetet shtylla kurrizore e sigurisë së përbashkët.

  Çdo gur i hedhur mbi një uniformë e shndërron një revoltë të drejtë qytetare në një akt vandalizmi, duke i dhënë propagandës së pushtetit pikërisht atë që kërkon: “kriminelin” ideal për të justifikuar shtypjen.

Forca e fjalës dhe e dinjitetit

Protesta më e fuqishme nuk është ajo që përgjak rrugët, por ajo që trondit ndërgjegjen e një kombi. Ne kemi nevojë për një protestë me forcë morale, jo me dhunë fizike. Kur ne qëndrojmë të palëkundur, sy më sy me policinë, pa i prekur ata, ne tregojmë se jemi më të lartë se çdo skenar provokimi.

Unë do të jem në shesh sa herë që të jetë nevoja. Do të bërtas me sa zë që kam në kokë kundër kur dora  ngrihet  mbi uniformën që mban stemën e Republikës sime.

Sepse dhe unë dua të rrëzoj të keqen, por jo të shkatërroj shtëpinë time. Meqë ra fjala opozita zyrtare ka marrë pushimet e verës! Kanë frikë mos po i godet me vezë Genti.

The post Pse unë mbështes protestën, por refuzoj dorën mbi Policinë e Shtetit appeared first on Publik Media.

Kush po e merr Plazhin e Pasqyrave?

By: PUBLIK.al
29 June 2026 at 12:48

Nga vlerësimi i “National Geographic” te ethet e betonizimit strategjik

Në korrik të vitit 2024, prestigjiozja National Geographic e rreshtoi Plazhin e Pasqyrave në krye të gjashtë pikave sekrete dhe më të bukura të Evropës. Gazetarja Hannah Wild e përshkroi atë si një “parajsë të paprekur”, ku drita e diellit reflektohet mbi ujin kristal si mbi pasqyrë, larg zhurmës dhe turmave të Ksamilit fqinj.

Por, ndërsa bota mahnitej pas këtij xhepi të izoluar të Rivierës Shqiptare, pas kulisave të zyrave qeveritare në Tiranë kishte nisur një tjetër “betejë”: ajo për ndarjen e tepsisë së fundit të mbetur publike në bregdet. Sot, pyetja që mundon qytetarët dhe vëzhguesit e pavarur është: Kush po e merr vërtet Plazhin e Pasqyrave dhe sa i ka mbetur jetë statusit të tij si “plazh sekret dhe i virgjër”?

1. Paradoksi Shqiptar: Reklamë Ndërkombëtare, Privatizim Lokal

Plazhi i Pasqyrave, i ndodhur mes Sarandës dhe Ksamilit, njihet për rrugën e tij të vështirë, terrenin e thyer dhe izolimin që i falte magjinë. Mirëpo, ky izolim po thyhet me shpejtësi.

Skema e përdorur në pjesën më të madhe të Jugut po përsëritet edhe këtu:

 Hapi 1: Një zonë shpallet “perlë e virgjër” nga mediat e huaja.

 Hapi 2: Infrastruktura publike (rrugët) përmirësohet me paratë e taksapaguesve.

 Hapi 3: Këshilli Kombëtar i Territorit (KKT) dhe Komiteti i Investimeve Strategjike miratojnë leje ndërtimi apo statusi ekskluziv për hotele dhe resorte me 5 yje, duke ia dorëzuar zonën privatit.

2. Kujt po i lihet “karta e bardhë” mbi Pasqyrat?

Investigimet mbi planet urbanistike dhe vendimet e Komitetit të Investimeve Strategjike tregojnë se zona përreth Plazhit të Pasqyrave dhe Plazhit të Pulëbardhës ka rënë në shënjestrën e kompanive të fuqishme të ndërtimit dhe individëve me lidhje të forta politike.

Sipas të dhënave nga planet e menaxhimit të vijës bregdetare dhe aplikimeve pranë AIDA (Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve):

 Komplekset e Vilave dhe Hotelet me 5 yje: Pjesa kodrinore sipër plazhit ka nisur të parcelizohet. Kompani të lidhura me oligarkë tradicionalë të ndërtimit në Tiranë kanë siguruar leje për “resorte turistike”, duke përdorur argumentin e sjelljes së brendeve ndërkombëtare të hoteleve.

 Tjetërsimi i Pronave: Ashtu si në gjithë zonën e Ksamilit dhe Sarandës, edhe mbi kodrat e Pasqyrave rëndojnë hije dyshimi për mbivendosje pronash dhe tjetërsim të tokave shtetërore (pyje dhe kullota) në tokë truall për ndërtim, procese këto që shpesh kanë përfunduar në dyert e SPAK-ut.

Ku konsiston rreziku? Kur një subjekt merr statusin “Investitor Strategjik” për një resort pranë një plazhi të tillë, ligji shpesh i jep të drejtën e shfrytëzimit ekskluziv të vijës bregdetare. Kjo do të thotë se “plazhi pa turma” që përshkruan National Geographic do të kthehet në një plazh privat me pagesa astronomike për shezlongë, i paarritshëm për qytetarët e thjeshtë.

 

3. Alarmi i SPAK dhe Pastrimi i Parave në Bregdet

Nëse i referohemi dosjeve të fundit të hetuara nga SPAK (përfshirë përgjimet e SKY-ECC dhe analizat e bëra nga kreu i SPAK, Altin Dumani), bregdeti i Jugut është destinacioni kryesor ku paratë e rrjedhura nga trafiku ndërkombëtar i drogës konvertohen në beton dhe hotele luksoze.

Edhe pse emrat specifikë për çdo parcelë rreth Plazhit të Pasqyrave shpesh fshihen pas kompanive guaskë (shell companies) apo emrave të transferuar te të afërmit, skema mbetet e njëjtë: Leja e ndërtimit merret si investitor strategjik, ndërsa financimi mbulohet nga burime të paverifikuara ose kredi të dyshimta.

Shkatërrimi i “Sekretit” të Fundit

Një kronikë e një humbjeje të paralajmëruar

Në vitin 2024, revista “National Geographic” shkruante se Plazhi i Pasqyrave ishte një vend sekret ku në verë nuk kishte shumë njerëz. Sot, në vitin 2026, rrugët e hapura me ekskavatorë kanë sjellë aty një fluks të madh mjetesh, zhurmë dhe ndotje mjedisore.

Ndërsa revista e vlerësonte si një zonë me vijë bregdetare të paprekur, realiteti i sotëm tregon se kodrat sipër plazhit po gërryhen për të hapur themelet e resorteve të radhës me vila luksoze.

Ajo që dikur përshkruhej si një vend intim dhe pa turma, tani po ndahet në parcela dhe po rrethohet me gardhe nga pronarët e rinj që mbështeten nga shteti.

Plazhi i Pasqyrave po pëson të njëjtin fat si Palasa, Dhërmiu dhe Ksamili. Ai po kthehet nga një pasuri kombëtare e mbrojtur nga natyra, në një pronë private të mbrojtur nga politika.

Ndërsa bota na sugjeron ta vizitojmë për shkak të natyrës së tij të virgjër, makineritë e rënda dhe kontratat e ndërtimit po bëjnë që shumë shpejt pasqyra e vetme që do të mbetet aty të jetë ajo e fasadave prej xhami të hoteleve.( P.s .Redaksia investigative e Publik Media po ndjek nga afër edhe lëvizjet dhe manovrat që bëhen me urdhëra nga lart në kadastër për titullin e pronësisë së Plazhit të Pasqyrave.)

 

The post Kush po e merr Plazhin e Pasqyrave? appeared first on Publik Media.

Regjizori Petri Bozo përplas për vdekjen 7-vjeçarin në Elbasan

By: PUBLIK.al
25 May 2026 at 10:44

 

Shoqërohet në polici regjizori Petri Bozo

ELBASAN – Një ngjarje e rëndë dhe me pasojë tragjike ka tronditur mëngjesin e sotëm fshatin Mengël të Elbasanit. Një fëmijë 7-vjeçar ka humbur jetën pasi është përplasur nga një automjet, teksa ndodhej pranë shkollës ku studionte.
Sipas njoftimit paraprak të policisë, aksidenti i rëndë ka ndodhur rreth orës 08:00 në aksin rrugor “Elbasan-Librazhd”. Pavarësisht ndihmës së parë, i mituri nuk ka arritur t’u mbijetojë plagëve të marra dhe ka ndërruar jetë.
Shoqërohet në polici drejtuesi i mjetit
Burime zyrtare nga policia bëjnë me dije se automjeti që shkaktoi aksidentin fatal drejtohej nga shtetasi P. B., 61 vjeç. Ai është identifikuar si regjisori dhe producenti i njohur Petri Bozo, njëherësh djali i Luljeta Bozos, inxhiniere, pedagoge dhe ish-deputete e Partisë Socialiste.
Menjëherë pas ngjarjes, Bozo është shoqëruar në ambientet e komisariatit të policisë për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale dhe për të dhënë shpjegime të plota mbi rrethanat e aksidentit.

Regjisori dhe producenti Petri Bozo dyshohet se përplasi për vdekje një fëmijë 7-vjeçar mëngjesin e kësaj të hëne në fshatin Mengël të Elbasanit. Aksidenti tragjik ndodhi në aksin nacional Elbasan-Librazhd, pranë shkollës së fëmijës, ndërsa i mituri po shkonte në mësim i shoqëruar nga nëna e tij.

Sipas informacioneve paraprake, 7-vjeçari dyshohet se iu shkëput nga dora nënës në momentin që po kalonin rrugën dhe u përplas nga automjeti që drejtohej nga 61-vjeçari. Përplasja rezultoi fatale, ndërsa drejtuesi i mjetit është shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme procedurale.

Një dëshmitar i ngjarjes deklaroi se pas aksidentit një i ri nxori me kujdes fëmijën nga poshtë makinës, ndërsa shoferi shprehej se ndodhej në rrugë nacionale dhe kishte përparësi. Banori theksoi gjithashtu se automjetet në këtë aks lëvizin shpesh me shpejtësi të lartë, duke e bërë zonën të rrezikshme për banorët dhe nxënësit e shkollës pranë rrugës.

Njoftimi paraprak i Policisë:
“Rreth orës 08:00, në aksin rrugor ‘Elbasan-Librazhd’, në fshatin Mengël, automjeti me drejtues shtetasin P. B. ka përplasur një të mitur 7 vjeç, i cili si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë. Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme.”
Hetimet në vendngjarje
Në vendin e ngjarjes ka mbërritur menjëherë grupi hetimor dhe ekspertët autoteknikë. Ata po punojnë intensivisht për të kryer ekspertizën rrugore dhe për të zbardhur dinamikën e plotë, si dhe shkaqet që çuan në këtë aksident me pasojë humbjen e jetës së një të mituri.

The post Regjizori Petri Bozo përplas për vdekjen 7-vjeçarin në Elbasan appeared first on Publik Media.

Një nënë në gijotinën shtazarake të dy shtazëve barbarë!

By: PUBLIK.al
5 May 2026 at 06:15

Nga Naim Noka

Kur pashë videon, nuk u besoja syve. Kjo video ma vrau shpirtin. Kjo video me dy shtazë në Tiranë nuk është thjesht një konflikt pronësie; është skena e krimit ku dinjiteti njerëzor u ekzekutua në sytë e shtetit. Një nënë e moshuar, me duart që i dridhen nga vitet dhe shenjat e dhunës që i nxihen në lëkurë, u gjend sot përballë dy “shtazëve” që nuk njohin ligj, as din e iman, madje duken si barbarë të uritur për dhunë që nuk kanë pasur kurrë mama, nënë, gjyshe. Dhe përballë kishte punonjës policie që bënë sehir. Turpi më i madh është se shoqërohet vetëm viktima. Pamjet dhe fotot e nënës së moshuar me hematoma janë fytyra e kësaj shoqërie të degraduar. Një palo shtet! Një palo drejtësi! Një palo polici! Një palo prokurori! Qenefpolitika duhet të marrë meritat e dy shtazëve që dhunuan mes të ditës një nënë hallexhie.

Pyetja që ulëret sot në mendjen time dhe të çdo qytetari normal është: Për kë punon Policia e Shtetit?

Në pamjet e bëra publike, dëshmia është rrëqethëse. Ndërsa mafia e pronave godet pa mëshirë një grua që mund të ishte nëna apo gjyshja e secilit prej nesh, efektivët e pranishëm zgjodhën spektatorin. Por turpi nuk mbaroi me pasivitetin. Ai kulmoi me një veprim që sfidon çdo logjikë njerëzore dhe ligjore: Policia shoqëroi viktimën dhe dy shtazët do jenë shtruar duke përtypur krudo me verë të shtrenjtë.

Ndërsa dy barbarët dhunues do jenë dendur me verë, duke shijuar djersën e “punës” shtazarake, e moshuara përfundoi në rajon, e pafuqishme, pa ndjenja dhe me trupin e mbuluar nga hematomat.

Dhe, gijotina nuk ishte prej hekuri, por prej letre e korrupsioni. Mafia e pronave në këtë vend është rritur aq shumë, sa nuk ka më frikë as nga drita e diellit, as nga kamerat, e as nga prania e uniformave të shtetit. Ata e dinë që në këtë tokë shpesh “e drejta” blihet dhe “e vërteta” dhunohet nga shtazët derisa të heshtë. Shenjat e dhunës në duart e asaj nëne janë dëshmia e një shteti që po lëngon. Ato janë njollat e zeza dhe turpi i institucioneve të falimentuara që sot duhej të kishin vënë në pranga dy shtazët.

Ky nuk është një rast që mund të kalojë me një njoftim të thatë policie apo me “shmangie të vëmendjes”. Agjencia e Mbikëqyrjes Policore duhet të tregojë sot: Kush e dha urdhrin për të shoqëruar viktimën? Prokuroria duhet të shpjegojë: Pse dy shtazët nuk janë në qeli, por shëtisin të lirë duke terrorizuar një familje?

Nëse sot nuk reagojmë për këtë nënë që ra pa ndjenja nën këmbët e policisë, nesër gijotina e mafies do të trokasë në derën e secilit prej nesh. Dhe kur shteti bëhet palë me dhunuesin, ai pushon së qeni shtet dhe kthehet në një vegël të errët interesash.

Çfarë mund t’i them unë vajzës sime 13-vjeçare pasi ka parë dhunën e dy shtazëve mbi nënën e mjerë? Çfarë t’i them për shtazën tjetër pijanec që u mori jetën dy moshatarëve të saj në Durrës? Asgjë përveç trishtimit nuk mund t’i them për një shoqëri e vend surreal, dhe ligështohesh në çfarë vendi po jetojmë. Po çmendemi si shoqëri! Mos o Zot, mbaje dorën!

The post Një nënë në gijotinën shtazarake të dy shtazëve barbarë! appeared first on Publik Media.

❌
❌