Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 19 August 2025Albeu

Negociatat për paqe në Ukrainë, Putin propozon Moskën si vend për takimin me Zelenskyn

By: M C
19 August 2025 at 16:48

Presidenti rus Vladimir Putin sugjeroi mbajtjen e një takimi të mundshëm me Presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky në Moskë.

“Putini përmendi Moskën” gjatë telefonatës së tyre të hënën, tha një nga burimet për AFP-në, duke shtuar se Zelensky kishte thënë “jo” në përgjigje.

The post Negociatat për paqe në Ukrainë, Putin propozon Moskën si vend për takimin me Zelenskyn appeared first on Albeu.com.

Netanyahu akuza të rënda kryeministrit Albanese: Ka braktisur komunitetin hebre në Australi dhe ka tradhtuar Izraelin

By: M C
19 August 2025 at 16:41

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka sulmuar ashpër kryeministrin Anthony Albanese, duke e akuzuar atë për tradhti të Izraelit dhe braktisje të hebrenjve të Australisë.

Shpërthimi i jashtëzakonshëm vjen pas revokimit të vizave nga Izraeli të diplomatëve australianë për Autoritetin Palestinez në hakmarrje për njoftimin e qeverisë sw Albanese se do të njohë një shtet palestinez dhe gjithashtu për ndalimin e një vizite nga një parlamentar izraelit i krahut të djathtë.

Në një postim në X, Netanyahu tha: “Historia do ta kujtojë Albanese për atë që është: Një politikan i dobët që tradhtoi Izraelin dhe braktisi hebrenjtë e Australisë.”

Netanyahu pretendon se ai po kërkon të paralajmërojë vendet e tjera që të mos ndërmarrin hapa për të njohur një shtet palestinez.

The post Netanyahu akuza të rënda kryeministrit Albanese: Ka braktisur komunitetin hebre në Australi dhe ka tradhtuar Izraelin appeared first on Albeu.com.

Miliona shikime, pak pëlqime – Arbenita Ismajli shpreh një shqetësim me rrjete sociale

By: D Marku
19 August 2025 at 16:22

Modelja e njohur shqiptare, Arbenita Ismajli, ka reaguar së fundmi në Instagram, duke shprehur shqetësim për ndërveprimet në këtë rrjet social.

Ajo publikoi një fotografi ku shihej se kishte mbi 10.6 milionë shikime vetëm në 30 ditët e fundit, por numri i pëlqimeve në postime nuk po përputhej me këto shifra.

Arbenita u shpreh se mund të jetë vetë Instagrami që po i bën ‘padrejtësi’ ose ndoshta ata që e urrejnë nuk po e shtypin butonin e pëlqimit.

“Është Instagrami duke më bërë padrejtë që nuk po arrij numrin normal të pëlqimeve në krahasim me këto ndërveprime, apo janë ‘haters-at’ që nuk po e klikojnë butonin e zemrës”, ka shkruar ajo.
Ndërkohë, bukuroshja këtë kohë është përballur edhe me një situatë ligjore.

Prokuroria Themelore në Gjilan ka lëshuar një urdhër-arrest ndërkombëtar ndaj saj, pas hetimeve të nisura në qershor.

Ajo dyshohet se nuk ka zbatuar një vendim gjykate lidhur me takimet e vajzës së saj me babanë biologjik, Feronit Shabani.

Sipas aktvendimit, Shabani kishte të drejtë të takonte vajzën dy herë në muaj nëpërmjet Qendrës për Punë Sociale në Gjilan, por pretendohet se Ismajli ka penguar realizimin e kësaj marrëveshjeje.

The post Miliona shikime, pak pëlqime – Arbenita Ismajli shpreh një shqetësim me rrjete sociale appeared first on Albeu.com.

Irfan Hysenbelliu dhe familja e tij kërcënohen me jetë, një ditë pasi News 24 u rikthye në transmetim

By: M C
19 August 2025 at 16:18

Biznesmeni dhe botuesi i disa mediave, Irfan Hysenbelliu është kërcënuar me jetë. Televizioni informativ që ai drejton, bën me dije se Hysenbelliu dhe familjarët e tij janë kërcënuar me jetë, por nuk japin më tepër detaje.

Mesazhi në adresë të familjes së biznesmenit dhe botuesit të News 24 dhe Gazetës Panorama, vjen vetëm një ditë pasi televizioni i parë informativ në Shqipëri, i drejtuar prej tij, u rikthye në transmetim në një godinë të re.

“Botuesi i News24 dhe Panorama Grup së bashku me familjarë të tij, janë kërcënuar me jetë nga një prej personazheve të denoncuar më herët për afera të dyshuara korruptive nga emisionet investigative në News24”, thotë reagimi.

Sipas mediave të zotit Irfan Hysenbelliu, ky shtetas raportohet se ka lidhje të ngushta me nivele të larta të qeverisjes. Po ashtu, bëhet me dije se avokatët e familjes do të ndjekin të gjitha procedurat ligjore, duke depozituar edhe provat përkatëse që provojnë kanosjen.

“Familja Hysenbelliu rikonfirmon mbështetjen e plotë për gazetarët dhe stafin e News 24 dhe Panorama Grup, duke i inkurajuar ata të vijojnë të pashqetësuar punën e tyre fisnike në raportimin e lajmit dhe denoncimin e korrupsionit”, përmbyllet reagimi.

Televizioni News 24 dhe të gjitha mediat që janë pjesë e grupit “Focus Media” në pronësi të Irfan Hysenbelliut, ndalën transmetimin për 10 ditë me radhë, deri dje më 18 Gusht, pasi Policia zbarkoi në godinën e medias dhe kërkoi që ta lironin, sipas vendimit të Gjykatës.

Sipas Avokaturës së Shtetit, prona ishte shtetërore dhe kompania e Irfan Hysenbelliu kishte 2 milionë euro detyrime të papaguara. Ndërkohë, “Focus Media” pretendon se ndërprerja e dhunshme e sinjalit, pa paralajmërim, është bërë qëllimisht.

The post Irfan Hysenbelliu dhe familja e tij kërcënohen me jetë, një ditë pasi News 24 u rikthye në transmetim appeared first on Albeu.com.

EMRI/ Tentoi të kontrabandonte një sasi nafte, arrestohet 61-vjeçari në Korçë

By: D Marku
19 August 2025 at 16:16

Një 61-vjeçar, Desmon Xhialli ka rënë në prangat e policisë në Pikën Kufitare të Goricës në Korçë, pasi tentoi të kontrabandonte një sasi nafte që e kishte fshehur në një depozitë rezervë në automjet.

Në hyrje të terrotorit shqiptar, shërbimet e Policisë Kufitare kaluan për kontroll në vijën e dytë, automjetin me drejtues shtetasin D. Xh., në të cilin konstatuan një depozitë rezervë me një sasi nafte, për të cilën ai nuk kishte ndonjë dokument apo faturë.

“Në përfundim të veprimeve procedurale për këtë rast, specialistët për Hetimin e Krimeve të Drejtorisë Vendore të Kufirit dhe Migracionit Korçë arrestuan në flagrancë shtetasin D. Xh., 61 vjeç, banues në fshatin Belorta, për veprën penale “Kontrabanda me mallra për të cilat paguhet akcizë ose me pezullim të plotë apo të pjesshëm nga detyrimet doganore ose të akcizës””, njofton policia e cila sekuestroi automjetin dhe naftën kontrabandë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i policisë:

PKK Goricë

Tentoi të kontrabandonte një sasi nafte që e kishte fshehur në një depozitë rezervë në automjet, arrestohet 61-vjeçari.

Sekuestrohen automjeti dhe sasia e naftës.

The post EMRI/ Tentoi të kontrabandonte një sasi nafte, arrestohet 61-vjeçari në Korçë appeared first on Albeu.com.

Të mërkurën vazhdimi i seancës, Presidenca e konsideron urgjencë shtetërore konstituimin e Kuvendit

By: D Marku
19 August 2025 at 15:56

Të mërkurën, më 20 gusht, në orën 11:00, mbahet vazhdimi i seancës konstituive të Kuvendit. Në rend dite parashihet zgjedhja e kryetarit dhe nënkryetarëve të Kuvendit.

Bekim Kupina, këshilltar i presidentes Vjosa Osmani, tha për Telegrafin se Presidenca e konsideron urgjencë shtetërore konstituimin sa më të shpejtë të institucioneve të dala nga vullneti i popullit.

“Në këtë periudhë të zhvillimeve dinamike në kontinent dhe sfidave globale që e prekin edhe rajonin tonë, krijimi sa më i shpejtë i institucioneve të reja në përputhje me procedurat e parapara në aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese është jetik për stabilitetin, përfaqësimin demokratik dhe për adresimin e interesave të qytetarëve”, tha ai.

Mes tjerash, ai shtoi se “Zvarritja e deritanishme ka dëmtuar jo vetëm kredibilitetin e institucioneve e zhvillimin e vendit, por edhe përparimin e vendit në arenën ndërkombëtare”.

“Presidenca apelon tek të gjithë deputetët që të veprojnë me përgjegjësi të plotë, në frymën e bashkëpunimit dhe të mirëbesimit, në mënyrë që shteti të ecë përpara i konsoliduar dhe t’i përmbushë me sukses proceset e rëndësishme që e presin Kosovën në forcimin e pozitës së saj si brenda ashtu edhe ndërkombëtarisht”, shtoi tutje Kupina.

Ndryshe, të hënën Gjykata Kushtetuese publikoi aktgjykimin e plotë për çështjen e konstituimit të Kuvendit.

Sipas aktgjykimi thuhet se Gjykata, në mënyrë të përmbledhur rikujton që përmes Aktgjykimit të të 26 qershorit 2025 lidhur me afatin për konstituimin e Kuvendit konstatoi që “Seanca Konstituive e Kuvendit është një akt kushtetues që duhet të përmbushet me sukses brenda 30 ditëve nga data e shpalljes zyrtare të rezultateve të zgjedhjeve, përmes përmbushjes të të gjitha elementeve thelbësore të konstituimit, përfshirë zgjedhjen e Kryetarit dhe nënkryetarëve.

Vendi vazhdon të jetë pa institucione të reja të dala nga zgjedhjet e 8 shkurtit.

Procesi ka ngelur në postin e kryeparlamentarit. LVV vazhdon të insistojë në emrin e Albulena Haxhiut për kryetare të Kuvendit, ndërkaq, partitë tjera thonë se nuk është unifikuese.

The post Të mërkurën vazhdimi i seancës, Presidenca e konsideron urgjencë shtetërore konstituimin e Kuvendit appeared first on Albeu.com.

“Shpresoj që Putin të sillet mirë”, Trump: Evropianët do të japin garancitë e sigurisë për Ukrainën, s’do të ketë ushtarë amerikanë

By: D Marku
19 August 2025 at 15:53

Presidenti amerikan Donald Trump ka folur për Fox News në lidhje me diskutimet për paqen në Ukrainë, ndërsa deklaroi se shpreson që Vladimir Putin “do të jetë i mirë”.

“Nëse nuk është, do të jetë një situatë e vështirë”, tha ai.

Presidenti amerikan shtoi se mendon që Volodymyr Zelenskyy dhe Putin “po veprojnë mirë”.

I pyetur në lidhje me perspektivën e garancive të sigurisë për Ukrainën, Trump thotë se kombet evropiane “do ta japin këtë kontribut paraprak”.

 

“Ata duan të kenë ushtarë në terren”, shton ai, duke iu referuar Francës, Gjermanisë dhe Mbretërisë së Bashkuar. “Nuk mendoj se do të jetë problem.”

Kur u pyet nëse mund të japë garanci se nuk do të ketë trupa amerikane në terren, Trump tha “keni garancinë time dhe unë jam president”, duke shtuar: “Unë thjesht po përpiqem të ndaloj vrasjen e njerëzve”.

Trump sugjeroi se mbështetja e SHBA-së për sigurinë e Ukrainës mund të vijë në formën e fuqisë ajrore.

Presidenti amerikan tha gjithashtu se gjithmonë mendonte se Ukraina ishte një “zonë tampon” midis Rusisë dhe Evropës.

Trump tha se pati një “bisedë shumë të mirë” me Putinin pas takimit të tij me Zelenskyn dhe udhëheqësit evropianë dje.

“Nuk e bëra para tyre, mendova se do të kishte qenë mungesë respekti ndaj Presidentit Putin”, tha ai. “Putini nuk do të fliste me njerëzit nga Evropa.”

The post “Shpresoj që Putin të sillet mirë”, Trump: Evropianët do të japin garancitë e sigurisë për Ukrainën, s’do të ketë ushtarë amerikanë appeared first on Albeu.com.

Përplasen dy makina në Fier, lëndohet një fëmijë, sherr mes shoferëve

By: V K
19 August 2025 at 15:50

Ditën e sotme, një aksident rrugor është regjistruar rreth orës 14:20 në qendër të Fierit, pranë semaforit kryesor, ku janë përplasur dy automjete.

Nga përplasja, një fëmijë ka marrë dëmtime dhe është transportuar menjëherë drejt spitalit për ndihmë mjekësore.

Sipas informacioneve, gjendja e tij është jashtë rrezikut për jetën.

Ngjarja u shoqërua me tension, pasi shoferët e dy mjeteve konfliktuan fizikisht pas aksidentit.

The post Përplasen dy makina në Fier, lëndohet një fëmijë, sherr mes shoferëve appeared first on Albeu.com.

Juventus i fiksuar me “Messin e Kosovës”, pritet të zëvendësojë Nico Gonzalez

By: V K
19 August 2025 at 15:26

Pas një dëmtimi në ije që e mbajti disi larg qendrës së merkatos, Edon Zhegrova, është rikthyer fuqishëm në vëmendje.

Sulmuesi i përfaqësueses së Kosovës, i mbiquajtur nga mediat si “Messi i Kosovës”, ka tërhequr interesin e madh të klubeve të mëdha europiane, mes të cilëve Juventus dhe Olympique Marseille.

Sipas La Gazzetta dello Sport dhe La Stampa, “Zonja e Vjetër” po mendon seriozisht një investim për kartonin e Zhegrovës, të cilin trajneri Igor Tudor e sheh si elementin që mund t’i japë fantazi dhe fleksibilitet skemave të tij.

Kontrata e sulmuesit me Lille është e vlefshme deri në vitin 2026, por francezët janë të hapur për shitjen këtë verë për të shmangur rrezikun ta humbasin falas në të ardhmen.

Megjithatë, para se të veprojë në blerje, Juventusi është i detyruar të shesë. Emri më i përfolur për t’u larguar është Nico Gonzalez, i cili mund të përfundojë te Atletico Madrid, një lëvizje që do të hapte rrugën për Zhegrovën drejt Torinos.

Në të njëjtën kohë, përfaqësuesit e sulmuesit kosovar po zhvillojnë bisedime edhe me Marseille, që ka hyrë fuqishëm në garë për të siguruar shërbimet e tij.

Kështu, e ardhmja e Zhegrovës mbetet ende e hapur, por gjithnjë e më e qartë që talenti i tij do të shohë një skenë më të madhe në sezonin e ardhshëm.

The post Juventus i fiksuar me “Messin e Kosovës”, pritet të zëvendësojë Nico Gonzalez appeared first on Albeu.com.

E rëndë/ Deputeti 30-vjeçar ndërron jetë brenda në ambientet e Parlamentit, dyshohet për… (EMRI+FOTO)

By: V K
19 August 2025 at 14:45

Ditën e sotme, Finlanda është tronditur nga lajmi i ndarjes nga jeta të deputetit të ri Eemeli Peltonen, i cili ndërroi jetë në ambientet e Parlamentit në Helsinki.

Lajmi u konfirmua nga zyra e komunikimit të Parlamentit, e cila njoftoi se Peltonen, ka ndërruar jetë dhe se komuniteti parlamentar ndan dhimbjen me familjen e tij.

Sipas tabloidit Iltalehti, bëhet fjalë për vetëvrasje të kryer brenda godinës së Parlamentit.

Drejtori i Sigurisë së legjislativit, Aaro Toivonen, i tha Yle se nuk e kundërshtonte këtë informacion.

Policia e Helsinkit, njoftoi se thirrja e urgjencës është marrë në orën 11:06 paradite. Hetimet po kryhen si “verifikim i shkaqeve të vdekjes”, ndërsa autoritetet theksuan se nuk ka dyshime për ngjarje kriminale.

“Po zhvillohet një mision, me autoritetet e shpëtimit, policinë dhe shërbimet e emergjencës në vendngjarje. Nuk mund të them më shumë se kaq në këtë fazë”, u shpreh drejtori  i sigurisë së ndërtesës Aaro Toivonen.

Ngjarja ka shkaktuar trishtim të thellë në opinionin publik dhe në qarqet politike në Finlandë.

 

The post E rëndë/ Deputeti 30-vjeçar ndërron jetë brenda në ambientet e Parlamentit, dyshohet për… (EMRI+FOTO) appeared first on Albeu.com.

Aksident në aksin Fier–Patos, mbeten të plagosur tre persona

By: V K
19 August 2025 at 14:34

Ditën e sotme rreth orës 13:30, një aksident rrugor është regjistruar në aksin rrugor Fier–Patos.

Sipas informacioneve policore, automjeti që drejtohej nga shtetasi A. A. është përplasur me një motomjet që kishte në drejtim shtetasin G. M., 30-vjeç, banues në Patos.

Nga përplasja kanë mbetur të plagosur drejtuesi i motomjetit, drejtuesi i makinës A. A., si edhe pasagjerja në automjet, shtetasja E. A.. Të tre ndodhen në spital, ku po marrin ndihmë mjekësore.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për të sqaruar rrethanat e aksidentit dhe shkaqet që çuan në përplasjen mes mjeteve.

The post Aksident në aksin Fier–Patos, mbeten të plagosur tre persona appeared first on Albeu.com.

Sali Berisha: Kur Shqipëria digjej, Rama i caktoi vetes pension 30 herë më të lartë se mesatarja

By: V K
19 August 2025 at 14:22

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka akuzuar kryeministrin Edi Rama, i cili ka miratuar për veten një pension të përmasave rekord, në një kohë kur vendi ishte i përfshirë nga zjarret.

Sipas Berishës, Rama ka caktuar një pension mujor prej 4 milionë lekësh, që përkthehet në rreth 48 milionë lekë në vit.

Ai tha se kjo shumë është 30 herë më e madhe se pensioni mesatar në Shqipëri, i cili sipas të dhënave të INSTAT, arrin vetëm në 1.6 milionë lekë në vit.

“Edi Rama caktoi për veten një pension 30 herë më të madh se mesatarja e pensioneve në Shqipëri. Ky është vendim i paprecedent, i denjë vetëm për diktatorë të rrallë”, u shpreh Berisha.

Gjithashtu, lideri i opozitës theksoi se edhe presidenti i vendit ka një pension më të ulët, prej 3.5 milionë lekësh në muaj.

Ai akuzoi Ramën se në vend që të merrej me problemet e qytetarëve gjatë krizës së zjarreve, ishte i përqendruar tek interesat e tij personale.

Berisha: Por, lajmi i verës, përveç këtij mashtrimi të shëmtuar publik, është fakti se Edi Rama caktoi vetes pensionin më të lartë të të gjitha kohërave në historinë e këtij vendi.

Në një kohë kur vendi digjej flakë në të katër anët, ai kujtohej sipas medieve, të përcaktojë për kryeministrin pensionin prej 4 milionë lekë.

Pra, 4 milionë lekë, do të thotë 48 milionë lekë në vit pension Edi Rama për vete. E garantoj se kurrë nuk do e gëzojë sepse pensioni mesatar vjetor sipas INSTAT-it në Shqipëri është gjithsej 1.6 milionë lekë.

Edi Rama caktoi për veten e tij një pension 30 e sa herë më të madh se mesataren e pensionit në vendin e tij.

Nuk ka, përveç diktatorëve të rrallë sot, që mund të ndërmarrin një veprim të tillë. Madje edhe presidentit ia caktoi më të ulët atij. 3.5 milionë lekë. Ky ishte preokupimi veror i narkodiktatorit. Pensioni i tij.

The post Sali Berisha: Kur Shqipëria digjej, Rama i caktoi vetes pension 30 herë më të lartë se mesatarja appeared first on Albeu.com.

Jennifer. Brad. Angelina. Dhe drama nuk u mbyll kurrë

By: D Marku
19 August 2025 at 14:17

Thuhet se nëse ulesh pranë lumit dhe pret gjatë, do të shohësh trupat e armiqve të tu të kalojnë. Nuk ka thënë Jennifer Aniston këtë, por mund ta kishte thënë. Sepse ajo bëri pikërisht këtë: priti.

Nuk bërtiti. Nuk shkroi letra të hapura. Nuk shiti histori për më shumë klikime. Ajo thjesht nisi të jetojë më mirë, më mirë se kushdo tjetër në këtë trekëndësh të rrëmujshëm hollivudian që nisi si film romantik dhe përfundoi si dramë gjyqësore pa fund.

Kopertina që flet pa thënë asgjë

Jennifer, 56 vjeç sot, shfaqet e veshur me një fustan transparent Saint Laurent në kopertinën e Vanity Fair, më seksi se kurrë, me një buzëqeshje që thotë: Po, jam ende këtu. Dhe jo, nuk më thyen dot.

Ndërsa Pitt dhe Jolie ndahen publikisht për fëmijët, për paratë, për verën… Jennifer shijon jetën e saj në vilën në Beverly Hills, e qetë dhe pa ndonjë nevojë për të “dhënë hak”.

Historia që nuk kishte fund, por që Aniston e mbylli vetë

Ajo pranon se ishte një kohë e vështirë. Të shohësh burrin tënd me një grua tjetër nëpër kopertina, duke mbajtur fëmijë që s’i kishte me ty… Nuk ishte e lehtë. Por nuk kërkoi mëshirë.

“I thashë vetes: Qëndro drejt dhe ec përpara, vajzë.”

Dhe kështu bëri. Eci. Larg nga tabloidët. Larg nga drama. Drejt karrierës së saj të re, drejt rolit në The Morning Show, drejt projekteve që ajo vetë i prodhon. Drejt një jete pa zhurmë.

Angelina dhe Brad – kur “Mr. & Mrs. Smith” u bë fjalë për fjalë

Ishte Aniston ajo që e telefonoi Jolie-n, e lumtur që do të punonte me burrin e saj në një film aksioni. Ironike, apo jo? Filmi i bëri bashkë, në ekran dhe në jetë.

Ndërsa Aniston mbyllte “Friends” dhe përballej me një boshllëk emocional që e rrëzonte, Pitt shkonte në Kenia me Jolie-n, shfaqej me Zahara-n në krah, dhe më pas… binjakë, adoptime, fotot ekskluzive për miliona.

Sot: një jetë e re, pa mëri dhe pa nevojë për hakmarrje

Jennifer nuk lëshoi kurrë helm. Nuk hodhi gurë. Nuk bëri deklarata të mëdha. Kur Pitt tha që kishte qenë i pakënaqur me të, ajo buzëqeshi dhe tha: Nuk mbaj mëri.

Dhe kjo është fuqia e saj. Kur Angelina lufton për kujdestari. Kur Pitt mbështillet në betejat e pafundme. Jennifer ecën përpara. Me projekte. Me miq të vërtetë. Me një partner të ri. Me buzuki në zemër dhe tekilë me Sandra Bullock në darkë.

The post Jennifer. Brad. Angelina. Dhe drama nuk u mbyll kurrë appeared first on Albeu.com.

Zgjedhjet e 11 majit/ Berisha publikon pamje të reja: Zgjedhësit votojnë disa herë, të gjitha shkeljet i dërgojmë tek ndërkombëtarët

By: V K
19 August 2025 at 13:47

Ditën e sotme, ish-kryeministri i vendit dhe njëkohësisht kryetar i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka publikuar të tjera pamje nga zgjedhjet e 11 majit, të cilat kryedemokrati i quan farsë elektorale.

Sipas Berishës, zgjedhësit votojnë disa herë dhe se manipulimi ishte i pakufishëm.

Berisha: Natyrisht të gjitha këto kanë një rezultante: farsën elektorale të 11 Majit.

Ndaj dhe unë sot kam zgjedhur për t’iu rikthyer denoncimeve, dy votime në dy qendra votimi tipike, të cilat tregojnë se votimet ishin një farsë.

Ka kjo zonja voton njëherë… prisni tani.

Voton edhe njëherë tjetër tani…

Prapë përsëri, nuk mjaftoi e para.

Tani është një qendër votimi, voton kjo zonja dhe del.

Komisioneri shkon pas tyre për arsyet e tij. Shikoni çfarë veprimesh bën patronazhisti në komision. Ka për avokat Altin Troplinin.

Shikoni, për dy minuta sa doli ai, e bëri fletën gati, e lë aty, prit…
Dy fletë votimi kjo. Fleta e parë, dy fletë.

Ja pra, votim…
Farsa elektorale ishte e pakufishme në narkodiktaturën autoritare të Edi Ramës.

Zall bastar – Qv 1674

Ka një rast që ky djali voton për zonjën, pastaj zonja voton përsëri për vete ndërkohë që fleta e votimit ka hyrë në kuti

Pastaj djali voton per vete

(3 fleta votimi per 2 persona)

Që të gjitha i çojmë online, i shpërndajmë në të gjitha drejtimet, përfshirë vëzhguesit ndërkombëtar, pa përjashtim të gjitha.

Raporti është në përfundim…

… E para është në Zallbastar në Tiranë.

Sigurisht janë me dhjetëra. Këto që sjell këtu janë vetëm përfaqësuese të dhjetëra, dhjetëra qendra votimi. Pa asnjë diskutim që kanë ndikuar ndjeshëm në rezultat.

Unë nuk mund të bie këtu të gjithë zinxhirin sepse duhen orë të tëra. Unë sjellë ato më tipiket që përfaqësojnë se çfarë ishin zgjedhjet. Kjo e dyta është në Elbasan.

The post Zgjedhjet e 11 majit/ Berisha publikon pamje të reja: Zgjedhësit votojnë disa herë, të gjitha shkeljet i dërgojmë tek ndërkombëtarët appeared first on Albeu.com.

Jenna Ortega zbulon se si e ndryshoi Hollywoodi: U mbylla në vetvete dhe u bëra shumë e pasigurt

By: D Marku
19 August 2025 at 13:40

Jenna Ortega zbuloi se çfarë përpiqet të shmangë ndërsa është akoma pjesë e Hollywoodit.

Së fundmi u shfaq në kopertinën e Vogue Mexico, dhe në intervistë ka folur për fëmijërinë si dhe për kohën kur u bë e famshme.

Aktorja e famshme theksoi se në fillim të karrierës së saj nuk ndihej e vlerësuar.

“Të jesh e re dhe e vendosur është shumë e vështirë për shumë njerëz, si grua. Gjithmonë e kam ditur se si është të mos kesh zë dhe kjo më tmerron. Nuk dua ta gjej veten përsëri në atë situatë.

Është e rëndësishme për mua ta përdor zërin tim në mënyrën më profesionale dhe efektive të mundshme. Për pjesën më të madhe të karrierës sime, nuk dija si ta shprehja veten”, tha ajo.

Siç shpjegon më tej, ishte shumë e re dhe nuk dinte pothuajse asgjë për industrinë e filmit.

“Ndoshta për shkak të disa përvojave profesionale që kam pasur në të kaluarën, të cilat kanë qenë pak më të vështira

U mbylla në vetvete dhe u bëra shumë e pasigurt”, pohon ajo.

Ortega shpjegon më tej se mjedisi i punës duhet të jetë gjithmonë një përvojë bashkëpunuese. Puna më e mirë shpesh vjen nga idetë e një grupi njerëzish dhe një vizion kolektiv.

Gjithashtu tregoi se fama ka ndryshuar mënyrën se si ajo ia paraqet veten botës, duke e inkurajuar të bëhet një person më i kujdesshëm.

The post Jenna Ortega zbulon se si e ndryshoi Hollywoodi: U mbylla në vetvete dhe u bëra shumë e pasigurt appeared first on Albeu.com.

Gjesti dhe Egli Tako akoma bashkë? Detaji që ngjalli dyshime

By: D Marku
19 August 2025 at 13:36

Gjesti dhe Egli Tako, dy prej emrave më të komentuar të Big Brother VIP Albania 4, kanë tërhequr shpesh vëmendjen e publikut me dinamikën e marrëdhënies së tyre.

Prej disa javësh qarkulluan thashetheme se ata mund të ishin ndarë, pasi u vu re se kishin hequr njëri-tjetrin nga rrjetet sociale, një veprim që për shumë fansa u interpretua si sinjal i një krize ose i një fundi të lidhjes.

Megjithatë, një detaj i fundit ka bërë që dyshimet të marrin një kthesë ndryshe.

Egli publikoi një fotografi nga makina, ku shihej dora e një mashkulli misterioz.

Vëmendjen e mori byzylyku që ai mbante, i cili është identik me atë që zakonisht mban Gjesti.

Ky detaj ka ngritur dyshime të forta se marrëdhënia e tyre nuk ka përfunduar, përkundrazi ata mund të jenë ende bashkë, por thjesht kanë zgjedhur ta mbajnë lidhjen më private.

Kjo ka ndezur sërish diskutime në rrjete sociale, megjithëse pritet të shihet në vazhdim.

The post Gjesti dhe Egli Tako akoma bashkë? Detaji që ngjalli dyshime appeared first on Albeu.com.

Do të vëzhgohen me kamera/ Bashkia e Lezhës vendos orare për hedhjen e mbeturinave, bizneset dhe qytetarët që “rebelohen” do të gjobiten

By: V K
19 August 2025 at 13:21

Bashkia e Lezhës, ka vendosur një rregull të ri, bizneset dhe qytetarët tani duhet të respektojnë oraret për hedhjen e mbeturinave, ndryshe do të përballen me gjobë.

Sipas këtij vendimi, bizneset mund të hedhin mbeturinat vetëm midis orës 20:00 dhe 23:00, ndërsa qytetarët midis 19:00 dhe 21:00.

Çdo shkelje e konstatuar, do të ndëshkohet nga Policia Bashkiake.

Për të siguruar që askush të mos “rrëmbejë pak minuta ekstra” jashtë orarit, në zonat problematike janë vendosur kamera sigurie.

Duket se tani edhe mbeturinat kanë orar zyrtar, dhe kush guxon t’i sfidojë rregullat do të duhet të paguajë çmimin.

The post Do të vëzhgohen me kamera/ Bashkia e Lezhës vendos orare për hedhjen e mbeturinave, bizneset dhe qytetarët që “rebelohen” do të gjobiten appeared first on Albeu.com.

Sanitaret e Spitalit Psikiatrik Vlorë në protestë: Kemi 2 muaj pa rrogë

By: V K
19 August 2025 at 13:00

Prej dy muajsh, 25 sanitare të Spitalit Psikiatrik të Vlorës, nuk kanë marrë pagat e tyre dhe vazhdojnë të punojnë pa kontrata.

Në një protestë të zhvilluar diten e djeshme në ambientet e spitalit, punonjëset u shprehën se nuk po trajtohen sipas ligjit dhe i kërcënojnë me pushim nga puna, nëse kërkojnë të drejtat e tyre.

Punonjëset janë shprehur se regjistrimet bankare për pagat janë të pasakta, shpesh me pagë minimale, ndërsa në realitet punojnë tre turne të lodhshme.

Ato deklarojnë se për një muaj përpiqen të kontaktojnë drejtoreshën e spitalit, por pa sukses.

Kompania që ka fituar tenderin e pastrimit në spital është “Rej sh.p.k.”, në pronësi të Luan Kaprit, i afërm i ish-kryebashkiakut të Pogradecit, Eduart Kapri.

Sanitaret u shprehen se u mohohen të drejtat minimale, përfshirë pagesën për festat zyrtare dhe ditët e pushimit, dhe ndihen të pambrojtura përballë presionit të vazhdueshëm.

“Ne kërkojmë vetëm të drejtat tona: kontratën e punës, deklarimin e plotë të pagës, pagesën e festave dhe ditëve të pushimit. Nuk kërkojmë asgjë më shumë sesa na takon me ligj”, thanë ato.

Ato shtuan se situata po ndikon edhe në jetën e tyre personale dhe financiare, pasi shumë prej tyre kanë kredi dhe borxhe që duhet të shlyejnë, ndërsa ushqimet i blejnë me listë.

“Na trajtojnë si kafshë, punojmë për tre persona dhe paguhen shumë pak për punën tonë. Nuk është normale”, u shprehen ato.

The post Sanitaret e Spitalit Psikiatrik Vlorë në protestë: Kemi 2 muaj pa rrogë appeared first on Albeu.com.

G Bani tërheq vëmendje teksa shihet pranë një vajze misterioze

By: D Marku
19 August 2025 at 12:45

Ish-banori i Big Brother VIP Albania 4, G Bani, ka bërë sërish bujë në rrjetet sociale me postimin e tij më të fundit në InstaStory.

Ai ndau një fotografi ku shfaqej pranë një vajze misterioze, duke lënë ndjekësit të spekulojnë mbi identitetin e saj.

Megjithëse postimi nuk përmbante detaje të tjera, pyetja që po bën xhiron në rrjet është nëse kjo vajzë mund të jetë partnerja e re e G Banit.

Fansat dhe ndjekësit e tij kanë filluar të komentojnë dhe të spekulojnë mbi marrëdhënien e mundshme, duke bërë që ky postim të bëhet një nga më të komentuarit e ditës.

Ndërkohë, G Bani po vazhdon me angazhimet e tij në muzikë, për projekte të reja.

I njëjti mori vëmendje të madhe gjatë kohës sa ishte në Big Brother VIP Albania.

Sidoqoftë, pritet të shihet në vazhdim nëse do të ketë diçka më shumë nga reperi për jetën private.

The post G Bani tërheq vëmendje teksa shihet pranë një vajze misterioze appeared first on Albeu.com.

Kërkoi t`i merrte mandatin e deputetit Arjan Ndojës, Kolegji Zgjedhor pushon çështjen e Andia Ullirit

By: V K
19 August 2025 at 12:20

Ditën e sotme, në Kolegjin Zgjedhor u shqyrtua kërkesa e Andia Ullirit për mandatin e deputetit, e cila pretendonte rrëzimin e vendimit të KQZ-së që i dha mandatin Arjan Ndojas.

Gjatë seancës, Ulliri u përfaqësua nga avokati Indrit Sefa, ndërsa Ndoja ishte përfaqësuar nga avokati Rexhë Margjeka.

Avokati i Ndojas kërkoi që Ulliri të mos legjitimohej si palë ankimuese. Pas shqyrtimit të argumenteve, trupi gjykues vendosi pushimin e çështjes, duke u bazuar në moslegjitimizimin e Ullirit si paditëse.

Andia Ulliri, kishte ankimuar më parë vendimin e Komisionit të Ankimimeve dhe Sanksioneve, si dhe atë të kryekomisionerit Ilirjan Celibashi, që kishin rrëzuar kërkesën e saj me argumentin se lista e hapur dhe lista e mbyllur funksionojnë të ndara.

Ulliri kandidoi në listat e Partisë Demokratike- Aleanca për Shqipërinë Madhështore, në qarkun e Durrësit dhe kërkonte mandatin për shkak të kuotës gjinore.

The post Kërkoi t`i merrte mandatin e deputetit Arjan Ndojës, Kolegji Zgjedhor pushon çështjen e Andia Ullirit appeared first on Albeu.com.

❌
❌