Sulmuesi i Bayern Munich, Harry Kane kryesoi klasifikimin e shënuesvë në Bundesliga për dy sezonet e fundit dhe është sërish favoriti kryesor për ta bërë edhe në sezonin 2025/26. Por ashtu si në cdo fushë tjetër edhe në futboll, cdo vit sjell një rritje të konkurencës dhe Serhou Guirassy apo dhe Patrik Schick do të provojnë ti rrëmbëjnë Këpucën e Artë rivalit anglez. Kandidatë të tjerë i shohim në vijim…
Harry Kane (Bayern Munich)
Vdekja, taksat dhe golat e Kane janë të sigurtë. Sezonin e kaluar ai shënoi 26 herë (10 më pak se në debutim). 62 gola në 63 ndeshje në Bundesliga i dhanë atij cmimin e Lojtarit më të mirë të sezonit me një mesatare, gol për cdo 84.41 minuta!
Serhou Guirassy (Borussia Dortmund)
Guirassy ishte pranë rekordeve të Kane me 28 gola për VfB Stuttgart në sezonin 2023/24 dhe 21 në sezonin debutues te Dortmund. Sulmuesi nga Guine shënoi edhe 13 gola të tjerë në UEFA Champions League 2024/25.
Patrik Schick (Bayer Leverkusen)
Schick barazoi Guirassy me 21 gola në Bundesliga-n e fundit cka do të thotë se bomber-i i Leverkusen ishte në sezonin e tim më të mirë me 24 gola në 2021/22.
Jonathan Burkardt (Mainz)
Zotat e fitness-it ndihmuan Burkardt të linte pas dëmtimet për ta mbyllur sezonin 2024/25 si gjermani që shënoi më shumë me 18 gola në 29 ndeshje.
Tim Kleindienst (Borussia Mönchengladbach)
Burkardt nuk ishte gjermani i vetëm që u shfaq në listën e shënuesve më të mirë në kampionat, duke tërhequr vëmendjen e trainerit të Kombëtares, Julian Nagelsmann. Kleindienst u bë shpejt zgjedhja e parë e Gjermanisë me të cilën debutoi në Tetor 2024. Përpara se të dëmtohej, sulmuesi Gladbach shënoi 16 gola në sezonin e dytë pas 12 në të parin në Bundesliga.
Nick Woltemade (VfB Stuttgart)
Eshtë një tjetër shembull i shënuesve që kanë rënë në sytë e Nagelsmann. 22 vjecari luajti dy herë si zëvendësues i Kleindienst në UEFA Nations League, duke debutuar në Kombëtare si njeriu që udhëhoqi Stuttgart në fitimin e “DFB Cup 2024/25”. 5 golave në Kupë ai ju shtoi 12 në kampionat si dhe 6 të tjerë në “UEFA U21 Euros”.
The post Kush do ta fitojë Këpucën e Artë në Bundesliga? appeared first on Gazeta Si.