Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 27 July 2025Main stream

Kur Shqipëria stërviste udhëheqësit e Palestinës

By: el da
27 July 2025 at 19:57

YLLI MOLLA – Udhëheqësi i Palestinës, Jaser Arafat, ka kryer stërvitje ushtarake edhe në Shqipëri. Gjatë vizitave të shpeshta në Tiranë, lideri me çallmë ka vizituar ushtarët e tij revolucionarë, që përgatiteshin në kazermat e rrethinave të kryeqytetit shqiptar, por është futur edhe vetë në kabinetet speciale e poligone. Jo thjesht për të shuar kureshtjen rreth metodave që përdornin pedagogët shqiptarë, që u mësonin të rinjve artin e luftës popullore. Ai ka ballafaquar me specialistët dhe drejtuesit e lartë të Ushtrisë Shqiptare njohuritë dhe shprehitë praktike në fushën ushtarake. Vizitat e tij u shtuan pas forcimit të marrëdhënieve midis udhëheqësit komunist të Shqipërisë, Enver Hoxha, me drejtuesit e të ashtuquajturave lëvizje revolucionare në botë. Ndoshta për herë të parë stalinizmi nuk e pengoi Enverin të mbështeste nacionalistin Arafat, vetëm pse ky i fundit luftonte kundër Izraelit. Një shtet që Hoxha e kishte cilësuar si vegël të imperializmit amerikan. Kështu, si asnjëherë tjetër, Enveri mbante të njëjtin qëndrim me imperialistët ndaj liderit të Palestinës.

Një nga ish-pedagogët më të mirë të përgatitjes së zjarrit në vitet 1970-1980, sot me një funksion të rëndësishëm në Ministrinë e Mbrojtjes, ka qenë për pak kohë profesori i liderit palestinez për mësimin dhe realizimin e qitjes me armët e këmbësorisë në poligonin e Lanabregasit, pranë kryeqytetit. “Në vitin 1973 Jaser Arafat, bashkë me komandantin e ushtrisë palestineze, Abu Xhihad, i shoqëruar nga ish-shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë, Petrit Dume, erdhi për të ndjekur një stërvitje treguese në poligon”, – tregon oficeri madhor që dëshiron të mbetet anonim për shkak të detyrës shtetërore. Më parë Arafati kishte vizituar klasat dhe kabinetet e përgatitjes luftarake në Akademinë Ushtarake, ku ishte interesuar për metodat e mësimdhënies dhe programet që zhvilloheshin atje për përgatitjen e oficerëve të niveleve të ndryshme. “Në poligon Arafati mbërriti me veshjen e tij tradicionale, xhaketë dhe çallmë në kokë”, – kujton pedagogu ushtarak. Bashkë me komandantin e Shtabit të Ushtrisë Palestineze ai tregoi interes të veçantë për qitjen kundër objektivave ajrore. Pikërisht për këtë, një togë oficerësh të rinj demonstruan me qitje reale në poligon. “Për nder të udhëheqësit palestinez u kryen të gjitha variantet e mundshme me të gjitha llojet e armëve të këmbësorisë”,- vijon oficeri madhor. Ishte një tregim interesant, për të cilin drejtuesit e lartë të Ministrisë së Mbrojtjes urdhëruan të përgatitej edhe një film dokumentar, që do të shfaqej në të gjithë ushtrinë.

Arafati u kënaq shumë nga demonstrimi i oficerëve të akademisë. Gjatë bisedës së lirë që zhvilloi me drejtuesit e stërvitjes ai dha mendimin që shpejtësia e shenjës ajrore të imituar të ishte më e madhe. Ishte koha kur aviacioni kishte marrë zhvillim të madh dhe palestinezët kërkonin të zotëronin artin e luftës kundër tij. “I thamë se kjo mund të realizohej me anë të mekanizmit të shpejtësisë dhe nuk përbënte ndonjë problem”,- shton ish-pedagogu. “Shumë mirë atëherë”, – tha Arafati. Më pas ai tregoi interes të veçantë edhe për granatat- prodhim shqiptar. Bëri qitje me 3-4 granata dore të tipave të ndryshëm. Arafati shprehu dëshirën të bënte qitje edhe me granatahedhës. “Sapo kishim marrë nga Kina granatahedhësit e lehtë kundër këmbësorisë me shënjestër të saktë, – kujton oficeri, që ia plotësoi menjëherë dëshirën Arafatit. Por, lehtësia me të cilën e përdorte granatahedhësin, tregonte se këtë lloj arme e kishte përdorur edhe më parë”, – vijon ai. Qitja e Arafatit me granatahedhës doli mjaft mirë.

Sipas rrëfimtarit, përkthyesi tregoi më pas se lideri palestinez kishte dëshirë të bënte qitje edhe me kundërtank. Por, meqenëse në poligon nuk kishte predha të tilla, u dërgua me ngut një makinë në magazinën e armatimit për të marrë disa predha kundërtanke. Ato erdhën për disa minuta, por nuk u përdorën. Kishte qenë një keqkuptim gjatë përkthimit me emërtimet e llojeve të granatave. Gjatë kohës së qëndrimit në Tiranë, Arafat ka inspektuar edhe trupat palestineze që stërviteshin pranë detashmentit të zbulimit në Zall Herr. Grupi i tyre zhvillonte stërvitje me program të rregullt, për të cilën u angazhuan tre katedra, ajo e përgatitjes së zjarrit, taktikës dhe xhenios. “Ky është një program për shqiptarët e vuajtur”,- kështu e kishte vlerësuar një nga drejtuesit e lartë të ushtrisë stërvitjen me palestinezët, që përgatiteshin si drejtues të niveleve të ulëta. Toga e tyre mbahej me evidencë të rregullt dhe për çdo ushtar shënohej niveli i përvetësimit të programit, ku përfshihej taktika, lufta me eksplozivë, atentatet, aksionet diversioniste, sampo, zbulim e kundërzbulim. Por, oficerët shqiptarë që stërvitnin palestinezët kanë qenë të pakënaqur me interesimin e tyre. “Midis palestinezëve kishte vagabondë, që e kishin mendjen të shkonin në shtëpi publike”, – kujton një nga ish-pedagogët. Megjithëkëtë stërvitja me palestinezët dhe ajo me indonezianët janë të vetmet që janë zhvilluar për një kohë të gjatë me programin më të plotë në regjistër, ndonëse emrat e tyre nuk kanë qenë të vërtetë. Të gjitha veprimet e pedagogëve kryheshin në sekret të plotë. Në krye të listave të fishekëve që duheshin dorëzuar te kapteri i armatimit shënohej: “Për të huajt” ose “Delegacion i huaj”. Por, në asnjë rast nuk cilësohej se për çfarë të huajsh bëhej fjalë.
***
Drejtoria II (Zbulimi)
RELACION
Mbi zhvillimin e mbledhjes mësimore me grupin palestinez Prej 16.1 deri 18.06.1971, pranë detashmentit të zbulimit të Shtabit të Përgjithshëm, u zhvillua mbledhja mësimore me grupin e kuadrove palestinez. Në grupin mësimor gjatë gjithë periudhës së stërvitjes morën pjesë 30 veta. Me mbërritjen e grupit në vendin tonë, u diskutua programi me shoqëruesin e grupit Abu Ziad dhe pastaj me gjithë grupin ku u bënë disa ndryshime në të, duke shtuar orët për punë politike, përgatitje zjarri (topat pa zmbrapsje 75, 85 mm, mortaja 107, 120 mm, mitralozat kundërajrorë 12,7 mm e 14,5 mm), topografi etj. Kushtet për jetesë, punë, stërvitje, në bashkëpunim me drejtoritë e tjera në MM u krijuan para kohe dhe shërbyen si një bazë e mirë për realizimin e programit. Me qëllim që mbledhja mësimore të zhvillohej me nivel të lartë dhe të mos ndodhnin ngatërresa të ndryshme për zhvillimin e stërvitjes me ta, u caktuan kuadrot më të përgatitura të detashmentit, u instruktuan ata dhe studiuan literaturë për t’u njohur me problemin palestinez dhe luftën që bëjnë popujt arabë kundër zionizmit dhe imperializmit.

Pjesëmarrësit në grupin mësimor, kanë treguar interes të veçantë për përvetësimin e programit, kanë mbajtur një rregull dhe disiplinë të kënaqshme dhe në përgjithësi kanë pasur kërkesë ndaj vetes. Përvetësimi i programit nga pjesëmarrësit ka qenë i mirë. Në përgjithësi ata janë në gjendje që këto mësime që muarën në këtë mbledhje mësimore ta vënë në jetë. Ata nuk kanë nënvleftësuar ndonjë lëndë, por më aktiv dhe më mirë janë paraqitur në përgatitje zjarri sidomos në përdorimin praktik të armëve, në përgatitje taktike e taktikë special dhe në përgatitje xheniere. Gjatë qëndrimit të tyre pranë detashmentit pjesa dërmuese e grupit nuk ka treguar ndonjë interes të veçantë për t’u njohur ose biseduar me njerëz të veçantë që nuk kanë pasur lidhje pune me ta. Përpjekje për t’u afruar e biseduar me njerëz të tjerë ka pasur vetëm gjatë kohës së shtrimit të dy vetëve në spital.

Me qëllim që të njiheshin me sukseset e vendit tonë në ndërtimin e socializmit, ditët e diela kanë bërë vizita në objekte të ndryshme në Tiranë, Durrës dhe javën e fundit bënë edhe një turne në qytetet Vlorë, Sarandë, Gjirokastër e Berat. Më 26.6.1971, me të gjithë pjesëmarrësit e grupit mësimor u bë një mbledhje e lirë, për të shfaqur mendime, sugjerime, vërejtje për programin, metodën e stërvitjes, organizimin e jetës, aktivitetit dhe për kushtet materiale për stërvitje e jetesë. Lidhur me programin, pjesëmarrësit shprehën mendimin se ai siguron një përgatitje të mirë dhe u përgjigjet detyrave që ata do të zgjidhin. Megjithatë, ata shfaqën mendimin që në program të ketë më shumë kohë për përgatitjen xheniere, e sidomos për punën direkte me lëndët eksplozive, si një element shumë i rëndësishëm i përgatitjes së tyre. Gjithashtu, më shumë kohë kërkuan për mitralozat kundërajrorë 12,7 e 14,5 mm.

Instruktorët, sipas edhe të pohimeve të tyre, janë treguar vazhdimisht korrektë në sjelljet e tyre me pjesëmarrësit. Pjesëmarrësit folën mirë për kujdesin e treguar për ta nga shokët e caktuar për këtë qëllim dhe shprehën mendimin se atyre u ishin siguruar kushte të përshtatshme për jetesë, punë, stërvitje duke bërë që ta ndjenin veten si në shtëpi të tyre. Periudha 6 mujore, sipas tyre, kaloi shpejt. “Kishim me çfarë të merreshim”, programi ishte i ngjeshur. Nga vizita që bënë në jug të vendit tonë “krijuan një përshtypje më të saktë, më të plotë mbi sukseset tona në ndërtim. Më shumë përshtypje u kishte bërë Kombinati Mao Ce Dun dhe u shprehën se “ne nuk mendonim që një popull 2 milionësh të kishte një kombinat të tillë”.

Në fund të takimit ata falënderuan për gjithçka që ne kemi bërë për ta, për stërvitjen, kushtet e përshtatshme, kujdesin e treguar.
“Neve, thanë ata, na gëzon shumë fakti se ju armiqtë tanë i konsideroni dhe i keni dhe armiqtë tuaj”. Ata premtuan se do të vënë të gjitha forcat për të vënë në jetë ato çka mësuan këtu. Në mbrëmjen e datës 28.6.1971, me rastin e mbarimit të mbledhjes mësimore, u dha një pritje në shtëpinë qendrore, nga zv.shefi i Shtabit të Përgjithshëm Rahman Parllaku. Pjesëmarrësit në grupin mësimor, largohen nga vendi ynë më 30.06.1971.
Shefi i Drejtorisë së II,
Andon Sheti
(Pjesë nga libri “Guerilas made in Albania”, Botart 2016.) m.p.

Kreshnik Spahiu: Pse Shqipëria ka shumë rrugaçë?

By: el da
27 July 2025 at 19:43

Ishte një pasdite shtatori e vitit 1988, kur po kthehesha nga shkolla për në shtëpi. Në oborrin e lagjes pashë disa njerëz të ulur dhe një polic që fliste me zë të lartë.
Iu afrova me shpejtësi nga kurioziteti dhe vura re se po zhvillohej një gjyq popullor ndaj komshiut tim, Bujarit, i cili kishte vjedhur dy pula në një shtëpi private.

Pa u zgjatur shumë: në fund, Bujari u dënua me 1 vit burg dhe internim në fshat. Pas vuajtjes së dënimit, ai nuk u kthye më në lagje, sepse i vinte turp nga komshinjtë.

Pas shumë vitesh, e takova sërish Bujarin bashkë me dy vëllezërit e tij: Ilirin dhe Sokolin.
Të tre ishin përfshirë në politikë dhe punonin si shoqërues nëpër fushata:

• Bujari me PD,
• Sokoli me PS,
• Iliri me LSI.

Pimë një kafe dhe i dëgjova me kënaqësi, por edhe me habi.
Të tre ishin pjesë e policisë, por kishin dhe punë të tjera “part-time”, jo gjithmonë të deklaruara.
“Kreshnik, kemi ndarë rolet në tri krahë,” – më thanë – “që kushdo që të vijë në pushtet, të jemi në anën e duhur.”

U ndava me ta dhe nuk i pashë më për disa vite – derisa në qershorin e kaluar, Bujari doli në disa portale dhe në kronikat rozë.

Bujari nuk ishte më polic: ishte bërë biznesmen. Madje kishte blerë një jaht dhe ishte fotografuar me një vajzë nga shoëbizi.

E lexova artikullin me një frymë. Bujari kishte qenë dy herë i martuar dhe kishte pesë fëmijë, por dukej shumë i dashuruar me këtë gjysmë-gazetare 25-vjeçare.

Në fakt, nuk më tërhoqi historia romantike e Bujarit, por karriera e tij “e suksesshme” që ishte shkruar në gazetë. Pas largimit nga policia, kishte jetuar 10 vite në Holandë dhe ishte kthyer në Shqipëri me xhepin plot.

Pas “specializimeve” në Holandë për shpërndarje droge me shumicë dhe pakicë, u kthye dhe kishte punuar në doganë, në tatime dhe për disa vite në policinë bashkiake.

Mu kujtua kjo histori sot, kur pashë një video të ish-shefit të policisë që rrihte një kamarier. Fakti është që hajdutët e pulave janë bërë zyrtar dhe pushtetar.

Në fakt, këta janë njerëz që ndoshta kanë nevojë për një gjyq popullor si në kohën e Enver Hoxhës – që t’i degjenerosh publikisht, ashtu si Bujarin dikur. Por gjithsesi, ky nuk është vetëm problemi dhe kjo nuk është zgjidhja. Jo më kot At Zef Pllumi shprehej me dhimbje: “Kurrë s’e kam kuptuar se si një popull kaq i vogël si shqiptarët, ka mundur të nxjerrë kaq shumë rrugaçë.” m.p.

“Qava si për djalin tim!” Gazetarja letër djalit që u dhunua për një shishe ujë

By: el da
27 July 2025 at 19:37

Gazetarja Fatma Haxhialiu e cila jo më larg se pesë muaj më parë solli në jetë një tjetër bekim, duke u bërë mami e dy engjëjve, ka reaguar lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur së fundmi në qytetin e Vlorës, ku kamarieri 18-vjeçar Aron Balaj u dhunua për një shishe ujë nga Adrian Isufi dhe shoku i tij.

Në llogarinë e saj në “Instagram”, e prekur nga kjo ngjarje, Fatma i ka dërguar një letër të hapur Aronit, djaloshit i cili ndryshe nga bashkëmoshatarët e tij të cilët vrapojnë nëpër festa dhe për të harxhuar paratë e prindërve të tyre, ai vendosi që të punonte si kamarier për të ndihmuar familjen e tij.

Përmes rreshtave, gazetarja i thotë Aronit që tregoi se është “burrë”, pasi foli me zë të lartë dhe as nuk u tremb dhe as nuk u tërhoq përballë dhunuesve të tij, ku njëri prej tyre rezultoi të ishte edhe oficer policie, ai i cili duhet ta mbronte dhe jo ta qëllonte vetëm e vetëm se në tryezën e tij çoi një shishe ujë tepër.

Letra e plotë e Fatmës:

I dashur Aron, une kam dy djem, e sot kur degjova ngjarjen tende e kur te pash te prekur, te fyer, te dhunuar, qava si per djalin tim!

U ndjeva po aq e pafuqishme dhe totalisht e vrare si prinderit e tu.

I dashur Aron ti qe ne vend qe te festosh neper shkuma-party, ne bare luksoze me leke borxh, ti qe ne vend qe tu bertasesh priderve te tu pse ste kane blere makinen luksoze si shoket, ti qe ne vend qe te punoje pune te pista, zgjodhe te beje nje pune te ndershme, ne vend qe te pushoje, mendove te ndihmoje familjen, ose te vije ca leke menjane per universitetin…sot u rrahe barbarisht nga ca burra te paburre, te dobet e te mjere, qe frustrimet dhe paburrerine e tyre e tregojne keshtu, duke u marre me nje femije!

Ti sot Aron u tregove burre, sepse fole me ze te larte, nuk u trembe, nuk u terhoqe, as nuk u perfshive ne pellgun e qelbesirave!

Ti sot i dashur Aron na vure ne mendime te thella edhe njehere, si prinder e si shoqeri!

Nqs do t’i rrisim femijet tane ketu, me dashurine per punen, me moral e vlera, nqs do i rrisin femijet ketu si QYTETAR TE DENJE te ketij vendi!

Nqs do i mesojme se puna eshte NDER, se duhet te bejne vepra te mira e te jene gjithmone te ndershem me veten dhe te tjeret, a do te jene ata viktima e radhes? A do te shihen ata si te dobet, te pazote, e te pambrojtur? A eshte kjo Shqiperia qe ju kemi folur e premtuar?

Sot kam shume mendime i dashur Aron, sot jemi te gjitha mami jot, me te njejtat pikepyetje, mllef, dhimbje, brengosje…

Ama ajo qe them me bindje eshte se sot Aron, ti tregove se i drejti zhytet, por nuk mbytet, sepse fole dhe mbrojte dinjitetin tend deri ne fund e ndoshta keshtu fillon ndryshimi!!! m.p.

42-vjeçarja çeke mbytet në Qerret

By: el da
27 July 2025 at 19:25

Një pushuese nga Çekia ka humbur jetën në Qerret të Kavajës pasditen e të dielës.

Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:00, në plazhin e Qerretit, Kavajë. Duke u larë në det, është mbytur aksidentalisht shtetasja K. K., 42 vjeçe, banuese në Çeki.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe shkakut të mbytjes. m.p.

Netanyahu pas pauzës: Nuk ka më justifikime për OKB-në

By: el da
27 July 2025 at 19:14

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, ka reaguar për herë të parë pas njoftimit zyrtar të ushtrisë izraelite për masat e reja në rritjen e ndihmës humanitare drejt Gazës. Në një deklaratë me video, gjatë një vizite në një bazë ajrore ushtarake, Netanyahu tha se Izraeli do të lejojë hyrjen e “minimumit të nevojshëm” të ndihmave, pavarësisht se luftimet dhe negociatat me Hamasin vazhdojnë.

“Ndihmat janë lejuar gjithmonë të hyjnë në Gaza”, theksoi Netanyahu, duke akuzuar Kombet e Bashkuara për fajësimin e qeverisë së tij për krizën humanitare me të cilën përballen palestinezët, shkruan A2 CNN. Ai shtoi se rrugët e sigurta për kalimin e ndihmave ekzistojnë dhe tashmë janë shpallur zyrtarisht të hapura. “Ka rrugë të sigurta. Kanë qenë gjithmonë, por sot është zyrtare. Nuk ka më justifikime”, tha Netanyahu.

Kryeministri izraelit përsëriti se Izraeli do të vazhdojë operacionet ushtarake në Rripin e Gazës derisa të arrihen të gjitha objektivat e luftës. “Ne do të vazhdojmë të luftojmë dhe do të vazhdojmë të veprojmë derisa të arrijmë të gjitha qëllimet tona të luftës, deri në fitoren e plotë”, përfundoi Netanyahu.

Deklarata e tij vjen në një moment kur presioni ndërkombëtar ndaj Izraelit është rritur ndjeshëm, për shkak të përkeqësimit të situatës humanitare në Gaza dhe mungesës së progresit në negociatat për armëpushim. m.p.

Si i thotë Guardiola “largohu” Alonsos? Me disa milionë euro më shumë…

By: el da
27 July 2025 at 19:07

Real Madrid po kërkon një mesfushor dhe Rodri është lojtari ideal për mesin e fushës për projektin që ka në mendje Xabi Alonso.

Duke parë që interesi sa vjen e po shtohet nga ana e madrilenëve, Manchester City është i vendosur të shuajë që në fillim çdo mundësi që Rodri të përfundojë duke veshur fanellën e Real Madridit. Klubi anglez, plotësisht i vetëdijshëm për interesin që ka qarkulluar prej javësh rreth mesfushorit spanjoll, ka marrë masa konkrete për të garantuar qëndrueshmërinë e njërit prej shtyllave të ekipit të Pep Guardiolës.

Man. City është i gatshëm t’i ofrojë një rinovim të kontratës mesfushorit spanjoll, deri në vitin 2030. Kontrata aktuale skadon në qershor të vitit 2027. Por, nuk do të jetë thjesht një rinovim kontrate, pasi për Rodri-n do te këtë dhe një rritje të ndjeshme rroge. Me kontratën e re, Rodri do të bëhet futbollisti i dytë më i paguar te Man. City, pas Erling Haaland. Aktualisht, Rodri merr 11 milionë euro në sezon. Me rinovimin e kontratës, përflitet se mund të përfitojë rreth 17-18 milionë euro në sezon.

Përtej aspektit financiar, klubi synon gjithashtu të forcojë angazhimin e lojtarit ndaj projektit sportiv, duke i treguar atij se ai është një shtyllë themelore jo vetëm në të tashmen, por edhe në të ardhmen e afërt. Tani është në duart e Rodri-t, nëse do rinovojë kontratën me Man. City-n apo do preferojë transferimin te Real Madrid. m.p.

“Berisha, nga dje, nuk është më kryetar i PD”

By: el da
27 July 2025 at 18:58

Sali Berisha nuk është më, nga dje, kryetar i Partisë Demokratike. Kështu tha në “Ditarin e fundjavës” në A2 CNN juristi Indrit Sefa, në një intervistë për gazetarin Erion Dushi. Sipas tij, është vetë statuti i kësaj force politike, për të cilin u bënë edhe beteja gjyqësore, që sanksionon largimin e kryetarit, pa i lënë në dorë atij të dorëhiqet apo jo.

“Partia Demokratike sot, bashkë me LSI-në, është 100 mijë vota mbrapa vetëm Partisë Demokratike të vitit 2021. Çka do të thotë, ka marrë 531 mijë vota. Vetëm PD në 2021 ka marrë 621 mijë, bashkë me LSI ka marrë 730 mijë vota. Pra si koalicion janë 200 mijë vota më pak”, tha Sefa.

“Struktura e PD është totalisht inekzistente, ka pasur probleme të jashtëzakonshme në mbushjen e komisioneve të qendrave të votimit. U hapën kutitë ku deshi PD, nuk pati asnjë gjurmë të “Trenit Bullgar”. Kishte krim në 2021-shin? Shumë herë më shumë! Kishte përdorim të aseteve dhe burimeve shtetërore? Shumë herë më shumë! Këto janë justifikime.

Nuk po them që ishin zgjedhje perfekte, por nuk është justifikim ky. Për mua, PD duhet të shohë nga vetja dhe të gjithë këtë stuhi të ngritur në gotë, që nuk kishte Rithemelim, prandaj humbëm, kjo është më duket vetëm një lëvizje taktike e ish-kryetarit tanimë të PD, zotit Berisha, i cili në bazë të nenit 46 të statutit, nga certifikimi i rezultatit nga Kolegji Zgjedhor, nuk është më kryetar partie, është “de facto”, “de jure”, sipas statutit të regjistruar me tre vendime gjykatash. Zoti Berisha nuk është më kryer nga dita e djeshme (26.07.2025) kur mori vendim Kolegji Zgjedhor. Se nuk i mbetet në dorë zotit Berisha për të dhënë apo jo dorëheqjen. Thuhet “nuk është më kryetar dhe në zgjedhjet e ardhshme nuk kandidon më”. Tani, një nga nënkryetarët mund të jetë kryetari në detyrë i PD, që mund të jetë zoti Gjekmarkaj, zoti Bardhi, zoti Boçi, apo zoti Bylykbashi”. m.p.

BE në mbështetje të tranzicionit të gjelbër në Shqipëri, zbulohet plani

By: el da
27 July 2025 at 18:41

Një shishe qelqi, materiale të ndërtimit të hedhura apo edhe mbetje të ndryshme bujqësore mund të konsiderohen nga shumë si produkte jo te dobishme. Një konceptim i gabuar, që “ligji” i riciklimit e hedh kategorikisht poshtë. Këto materiale jo vetëm që mund të ripërdoren, por mund të shndërrohen në themele të forta të një ekonomie qarkulluese në zhvillim.

Në kuadër të programit EU4Greengen, Bashkimi Evropian ka financuar disa projekte novatore që synojnë të sjellin ndikim të dukshëm jo vetëm në ekonomi, por edhe në tranzicionin e gjelbër të vendit.

Në një studio në Tiranë, një abazhur mbi tryezë mund të duket si një element dekorativ i zakonshëm. Por historia është ndryshe. Siç tregon edhe arkitektja Samuela Hidri, ai është krijuar nga mbetje ndërtimi si beton, gur natyror dhe copa druri.

“E sjellim në tregun shqiptar si një produkt qe jo vetëm është punuar me materiale lokale por duam të promovojnë produktet artizanale dhe qëndrueshmërinë e këtyre materialeve ndaj mjedisit”, thotë ajo.

Kjo është hera e parë që një studio krijon produkte me këto mbetje, por si lindi ideja e krijimit për Hidrin?

“Në kantieret e ndërtimit bëhen disa sonda dhe testohet terreni. Të gjithë këto gur, që janë të ekspozuara, bëhen me gur që janë të mara nga shkëmbinjtë ku ndërtohet palasa. Pasi testohen këto shkëmbinjë këto materiale nuk nevojiten më dhe hidhen”, tregon ajo.

Këto produkte artizanale po marrin vëmendje veçanërisht nga vizitorët e huaj, të cilët i shohin si kujtime autentike nga vendi ynë, por edhe si zgjedhje miqësore me mjedisin.

“Ne shohim se një pjesë e madhe e klientëve tanë janë edhe të huaj të cilët vizitojnë Shqipërinë apo dhe jetojnë prej disa vitesh në vendin tonë e më pas largohen dhe duan të marrin diçka që do ua kujtojë këtë udhëtim”, shprehet Hidri.

Për këtë projekt, Bashkimi Evropian ka investuar 20 mijë euro.

Vetëm 15 km larg Tiranës, në Baldushk, gjejmë një tjetër shembull të një “ideje” të re. Meivis Struga, inxhinier mjedisi, ka krijuar një laborator për kultivimin e kërpudhave duke përdorur mbetje bujqësore. Përmes përpunimit të kashtës dhe materialeve të tjera organike, ai krijon substrakte për rritjen e kërpudhës.

“Tani kemi përfunduar përgatitjen e substraktit për kultivimin e kërpudhës. Ne e kemi filluar me oysters ose plerotous. Kjo bëhet nga kultivimi dhe substraktit e kashtës. Këtu kemi disa monstra duke qene se ne jemi në një fazë testimi. Bëjmë të mundur ripërdorimin e mbetjeve bujqësore që një pjesë e tyre nuk janë eficente. Ne mundohemi të kemi një produkte sa me eficente të burimeve lokale që të kemi një impakt mjedisore”, tha Meivisi Struga, inxhinier mjedisi.

Kjo iniciativë është frymëzuar nga konsultimet me një kompani serbe dhe analizat e tregut vendas.

“Jemi Akoma në komunikim të vazhdueshëm me kompaninë partnere, që asiston në fazë të ndryshme të përpunimit”, shprehet Struga.

Projekti ka gjithashtu potencial për të nxitur punësimin lokal.

“Po ashtu kemi një impakt edhe në punësimi për të rinjtë apo edhe komunitetin lokal vulnerabël në këtë zona”, shprehet Struga.

Për këtë projekt, BE ka investuar 9412 euro.

Në Bubq të Fushë-Krujës po zbatohet një tjetër projekt pilot për riciklimin dhe “mbiciklimin” e mbetjeve plastike dhe të qelqit.

“Në rastin e plastikës ne jemi ne fazën ku e grumbullojmë atë dhe e dërgojmë në një partner tjetër I joni që është po aq afër, ku e riciklon ku përmes reciklimit krijohen vazo për lule apo ka edhe mënyra ë eksportohet edhe përdoren edhe në shtrimin e asfalteve. Në një pjesë të rrugës. Ne procesin e xhamit ne jemi ata që e marrim edhe mbetjet e tyre dhe i riciklojmë vetë. Një produkt do jetë për filtrimin e pishinave. Do të ketë edhe pjesë të tjera që do të përdoren po dekor, për tavolina banak mure apo sipërfaqe të ndryshme”, shprehet Bleona Zela, Parku i Ekonomisë Qarkulluese.

Zela thotë se janë lidhur me biznese të ndryshme për mbledhjen e mbetjeve, ndërsa nuk mungon as

“Ne fillim studiuam tregun se ku do ta gjenim qelqin, edhe kontaktuam kompani industriale të cilat zakonisht merren me prodhimin e dyerve edhe mbetjet e tyre të na I sjellin neve. Kjo u prit shumë mirë edhe kjo ishte edhe një shtysë për neve për ta përfunduar si projekt Por ka edhe idivid, persona që prej disa kohësh që mbledhin qelq, pasi është edhe I pastër si produkt të cilët dëshirojnë të na e sjellin”, vijon Zele.

Për të motivuar qytetarët jepet edhe një vlerësim minimal monetar.

“Ne jem munduar se qytetarët edhe ti vlerësojmë për atë që po bën pavarësisht se kjo është një e mirë për familjet e tyre edhe jo vetëm por edhe për mjedisin, por kur kemi pare qe sjellin një plastik të pastër apo kanë bërë ndarjen jemi munduar ti vlerësojmë me një kosto minimal”, tha Zele.

Mjedisi dhe ndryshimet klimatike përbëjnë Kapitullin 27 të negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Evropian. Deri tani, BE, Gjermania dhe Suedia kanë investuar afro 11 milion e 750 mijë euro në projekte për zhvillimin e ekonomisë qarkulluese dhe inovacionit të gjelbër në vend. m.p.

‘Shqipëria Bëhet’: Ngjarja në Vlorë tregon se duhet reformë në polici

By: el da
27 July 2025 at 18:33

Nisma ‘Shqipëria Bëhet’ ka reaguar lidhur me dhunën e ushtruar nga efektivi i Policisë së Dibrës, Ardian Isufi, ndaj një kamerieri 18-vjeçar në një hotel në Vlorë, së bashku me mikun e tij.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, nisma ‘Shqipëria Bëhet’ thotë se kjo ngjarje tregon dështimin institucional dhe kërkohet ndëshkimin penal për të gjithë autorët e dhunës.

‘Ngjarja tronditëse e ndodhur në qytetin e Vlorës, ku një drejtues policie, i shoqëruar nga një person me probleme me ligjin, ushtrojnë dhunë brutale ndaj një kamarieri të mitur, është shuplaka më e rëndë që merr çdo qytetar që ende ka iluzionin se ky shtet e mbron të pafajshmin. Është një pasqyrë e qartë e dështimit institucional dhe mosndëshkueshmërisë së kultivuar ndër vite në radhët e shtetit shqiptar. Është një akt dhune, që rrjedh nga një sistem që ka lejuar degradimin e figurës së drejtuesve me uniformë në një simbol frike, jo mbrojtje e shërbimi’, thuhet në reagim.

Sipas nismës ‘Shqipëria Bëhet’ duhet reformim i thellë në polici.

‘Drejtues policie që shoqërohen me elementë kriminalë dhe që përdorin uniformën për t’i shërbyer interesave personale, janë pasqyrë e realitetit që prodhon ky sistem i kalbur. Ai fëmijë, sepse po, është vetëm një fëmijë, ishte në vendin e tij të punës, duke përballuar me ndershmëri jetesën në një shoqëri që promovon pandershmërinë dhe keqpërdorimin e funksioneve shtetërore. Në këtë ngjarje nuk kemi të bëjmë me një incident. Kemi të bëjmë me bashkëpunim të hapur mes policisë dhe krimit. Kemi të bëjmë me shtet të rrënuar moralisht, që nuk ka më as kufij midis rendit dhe rrënimit. Kemi të bëjmë me një shtet që në vend që të mbrojë, të dhunon sistematikisht. Ne si Lëvizja “Shqipëria Bëhet”, kërkojmë me forcë: Ndëshkim penal të menjëhershëm për të gjithë autorët e dhunës dhe shkarkim të menjëhershëm të efektivit të policisë. Është qartësisht e dukshme tashmë se nevojitet një reformim i thellë institucional në Polici. Ky institucion duhet të ndahet nga varësia politike, e cila i shpërblen me poste më të ‘devotshmit’ e vet në radhët e uniformave blu’, tha ai. m.p.

Si ndikoi universiteti britanik në rritjen e racizmit (investigim)

By: el da
27 July 2025 at 18:26

Universiteti i Edinburgut, një nga institucionet më të vjetra dhe më prestigjioze të arsimit në Mbretërinë e Bashkuar, ka pasur një rol “joproporcional” në krijimin e teorive shkencore raciste dhe ka përfituar ndjeshëm nga skllavëria transatlantike, sipas një hetimi të rëndësishëm mbi historinë e tij.

Sipas gjetjeve të hetimit zyrtar të siguruara nga The Guardian, universiteti ka përfituar ekuivalentin e të paktën 30 milionë paundësh nga ish-studentë dhe donatorë me lidhje me skllavërinë e afrikanëve, ekonominë e plantacioneve dhe mbledhjen shfrytëzuese të pasurive në të gjithë perandorinë britanike.

Hetimi zbulon se Edinburgu u bë një “strehë” për profesorë që zhvilluan teori supremaciste të bardha në shekujt XVIII dhe XIX, dhe që kishin një rol kyç në krijimin e “pseudo-shkencave racore” të diskredituara, të cilat vendosnin afrikanët në fund të një hierarkie racore.

Raporti tregon se ky universitet i lashtë – i themeluar në shekullin XVI – vazhdon të ketë ende donacione të trashëguara me vlerë 9.4 milionë paund që vijnë drejtpërdrejt nga donatorë të lidhur me skllavërinë, pushtimet koloniale dhe ato pseudo-shkenca, dhe që kanë financuar ligjërata, medalje dhe bursa që ekzistojnë edhe sot.

Sir Peter Mathieson, rektori i universitetit, i cili ka porositur këtë hetim, tha se gjetjet ishin “të vështira për t’u lexuar”, por Edinburgu nuk mund të ketë një “kujtesë të përzgjedhur” për historinë dhe arritjet e veta.

Në një deklaratë zyrtare, Mathieson i kërkoi ndjesë publike më të thellë për “rolin e universitetit jo vetëm në përfitimet materiale nga praktikat dhe sistemet që shkaktuan aq shumë vuajtje, por edhe në kontributin për prodhimin dhe përjetësimin e mendësive të racizmit që ndikuan ndjeshëm komunitetet me prejardhje etnike dhe racore të margjinalizuara”.

Të tjera gjetje të hetimit përfshijnë:

Universiteti kishte kërkuar në mënyrë të qartë donacione nga ish-studentë të lidhur me skllavërinë transatlantike për të ndihmuar në ndërtimin e dy prej ndërtesave më të famshme të tij: Old College në South Bridge në vitet 1790 dhe shkollën e vjetër mjekësore pranë Bristo Square në vitet 1870.
Vlera e këtyre donacioneve është ekuivalente me rreth 30 milionë paund sot, ose deri në 202 milionë paund nëse përllogariten sipas rritjes së pagave që atëherë, apo deri në 845 milionë paund bazuar në rritjen ekonomike që prej asaj kohe.
Universiteti kishte të paktën 15 fonde të trashëgimisë të lidhura me skllavërinë afrikane dhe 12 me kolonializmin britanik në Indi, Singapor dhe Afrikën e Jugut; 10 prej tyre janë ende aktive sot dhe kanë një vlerë minimale prej 9.4 milionë paund.
Universiteti zotëron afro 300 kafka të mbledhura në vitet 1800 nga njerëz të skllavëruar dhe të përzënë, të mbledhura nga frenologë në Edinburg që gabimisht besonin se forma e kafkës përcaktonte karakterin dhe moralin e një personi.
Më pak se 1% e stafit dhe vetëm pak mbi 2% e studentëve janë me prejardhje afrikane, shumë më poshtë se 4% që përfaqëson popullata me ngjyrë në MB, pavarësisht se Edinburgu ka statusin e një institucioni global.
Autorët e raportit thanë se gjetjet e tyre vënë në pikëpyetje serioze rolin e universitetit si qendër e Iluminizmit Skocez në shekujt XVIII dhe XIX, kur u bë i famshëm për punën e figurave si ekonomisti Adam Smith dhe filozofi David Hume.

Raporti thotë se fakti që historia e universitetit ishte pjesërisht “e lidhur me skllavërinë dhe kolonializmin, marrjen e dhunshme të trupave, punës, të drejtave, burimeve, tokës dhe dijes, është thellësisht tronditëse – sidomos për një institucion të lidhur ngushtë me vlerat humaniste dhe liberale të Iluminizmit Skocez”.

Autorët e raportit i kërkojnë universitetit të ridrejtojë fondet e trashëguara drejt punësimit të akademikëve me prejardhje afrikane dhe të minoriteteve të tjera, si dhe në kërkime dhe mësimdhënie mbi racizmin dhe kolonializmin, si një mënyrë për të luftuar racizmin institucional që ata pretendojnë se përshkon institucionin.

Ndër 47 rekomandimet e përfshira në raport, autorët gjithashtu i kërkojnë Universitetit të Edinburgut të mbështesë mospranimin e përkufizimit të antisemitizmit nga Aleanca Ndërkombëtare për Kujtimin e Holokaustit (IHRA), duke argumentuar se ai pengon “dialogun e lirë” mbi politikat dhe veprimet e Izraelit në Gaza dhe Bregun Perëndimor. Shumica e universiteteve britanike njohin përkufizimin e IHRA-s.

Raporti gjithashtu i bën thirrje Edinburgut që urgjentisht të shesë investimet në kompani që kanë kontrata të rëndësishme me qeverinë izraelite.

Mathieson tha se universiteti po shqyrtonte “në mënyrë aktive” mbështetjen për deklaratën e IHRA-s dhe investimet në kompani të lidhura me Izraelin pas një sërë protestash nga stafi dhe studentët që kanë akuzuar universitetin për bashkëpunim në veprimet e Izraelit në Gaza.

Ai shtoi se e kupton forcën e ndjenjave, por nuk mund të angazhohet për tërheqjen e mbështetjes për përkufizimin e IHRA-s apo për tërheqjen nga investimet në kompani të bojkotuara, pa përfunduar këto shqyrtime. “Është padyshim një çështje shumë e nxehtë dhe aktuale”, tha ai në një intervistë për The Guardian.

Mathieson tha se raporti për dekolonizimin kishte arritur në përfundime “thellësisht tronditëse” dhe “realisht shqetësuese”, përfshirë zbulimin në fletore studentore nga vitet 1790 se një nga filozofët më të njohur moralë të universitetit, Dugald Steëart, u mësonte mijëra studentëve se evropianët e bardhë ishin racialisht superiorë.

Ironikisht, Steëart dhe mentori i tij Adam Ferguson ishin “kundërshtarë të përjetshëm të skllavërisë”, megjithatë teoritë e tyre racore u përdorën për të justifikuar skllavërinë në jugun amerikan.

Universiteti duhet të pranojë të vërtetat e ashpra për të kaluarën e tij, njësoj siç krenohet me sukseset, tha Mathieson. Ai shtoi se kjo ishte hetimi më gjithëpërfshirës i këtij lloji i kryer ndonjëherë nga një universitet në Mbretërinë e Bashkuar.

Edinburgu u bë një nga qendrat e protestave Black Lives Matter në vitin 2020, kur disa anëtarë të stafit dhe studentë kërkuan që një kullë banimi e emëruar pas Hume-it, filozofit të Ndriçimit që kishte botuar një shënim këmbëngulës racor që mbështeste idenë se njerëzit me ngjyrë janë inferiorë, të ndryshohej emri.

Për habinë dhe zemërimin e disa historianëve, universiteti pranoi të ribëjë emrin e ndërtesës në mënyrë të përkohshme “40 George Square”. Një shqyrtim i mëtejshëm nga universiteti rekomandoi që ndryshimi i emrit të bëhet i përhershëm dhe që një komitet i ri për emërtimet të hetojë mundësinë e ndryshimit të emrit të një ndërtese moderne të emëruar pas Dugald Steëart-it, për shkak të teorive të tij mbi racën.

Mathieson tregoi se universiteti do të pranojë shumë nga rekomandimet e shqyrtimit për dekolonizimin, të dorëzuara nga një ekip prej 24 akademikësh, studiuesish dhe konsulentësh, por disa të tjera do të kërkonin vëmendje më të madhe dhe financim të jashtëm.

“Nëse në fund humbasim guximin sepse nuk na pëlqejnë përfundimet, kjo do të anulojë vetë vendimin fillestar për të bërë këtë punë,” tha ai. “E dinim që kjo nuk do të ishte e thjeshtë.”

Universiteti do të krijojë një grup të ri për zbatimin e shqyrtimit të çështjeve racore, i cili do të mbështesë në mënyrë aktive thirrjen për themelimin në Edinburg të një qendre për studimin e racizmit, kolonializmit dhe dhunës kundër njerëzve me ngjyrë, duke ndihmuar në gjetjen e donatorëve filantropikë dhe financimit të jashtëm, si dhe në sigurimin e ambienteve për një hapësirë komunitare.

Mathieson tha gjithashtu se universiteti ka shumë punë për të bërë për të kuptuar pse ka kaq pak anëtarë të stafit dhe studentë me ngjyrë. Në kontrast, një e treta e studentëve janë aziatikë, përfshirë afërsisht 9,300 studentë nga Kina.

Edinburghu do të financojë “pa dyshim” bursa të reja për studentë nga grupet e minoritetit, tha ai. “Disa nga burimet e universitetit mund të ridrejtohen dhe do të ridrejtohen për këtë qëllim.” Megjithatë, tha ai, universiteti mund të mos jetë në gjendje të përdorë disa nga trashëgimitë financiare të lidhura me skllavërinë ose kolonializmin nëse kushtet e tyre kufizojnë përdorimin e parave vetëm për qëllime specifike. m.p.

A po e dëmton Kotorin statusi i UNESCO-s?

By: el da
27 July 2025 at 17:53

Më shumë se 65 organizata joqeveritare kanë kërkuar shkarkimin e ministrit të Planifikimit Hapësinor, Sllaven Radunoviq, për shkak të deklaratës së tij se Mali i Zi duhet të mendojë nëse ka më shumë dëm apo dobi nga fakti që Kotori është nën mbrojtjen e UNESCO-s.

Radunoviq më 24 korrik tha se mund të organizohet një referendum për qytetarët e Bokas lidhur me këtë çështje.

Kotori, një qytet mesjetar në Boka Kotorska, gëzon statusin e trashëgimisë botërore që nga viti 1979 për shkak të vlerave kulturore dhe arkitektonike. Idenë për referendum e kanë hedhur poshtë autoritetet e Kotorit.

“Do të bëjmë çfarë duhet. Perla do të mbetet perlë”, tha kreu i Kotorit, Vladimir Jokiq.

Deklarata e Radunoviqit erdhi pas mbledhjes së Komitetit për Trashëgiminë Botërore të UNESCO-s në korrik në Paris, ku u vlerësua se ka pasur përkeqësim serioz të ruajtjes së zonës natyrore dhe historiko-kulturore të këtij qyteti.

U hap gjithashtu mundësia që Kotori të vendoset në Listën e Trashëgimisë Botërore në rrezik.

Malit të Zi iu kërkua vendosja e një moratoriumi mbi projektet ndërtimore në zonën e mbrojtur, që përfshin pjesë të komunave Kotor, Tivat, Herceg Novi dhe Cetinje.

“Duhet të mendojmë nëse na sjell më shumë dobi të jemi në UNESCO apo më shumë përfitim nëse mund të ndërtojmë. Këto janë dëme të mëdha”, tha Radunoviq.

Ai shtoi se duhet hapur një debat publik mbi statusin e Kotorit.

“Dhe të shpallet një referendum për qytetarët e Bokas që të shihet çfarë do të bëhet më tej dhe nëse duhet ende të jemi në UNESCO”, shtoi ai. m.p.

Kosova drejt zgjedhjeve të reja, ekspertët: Krizë politike dhe ekonomike

By: el da
27 July 2025 at 17:42

Këtë të diel ka hyrë në fuqi masa e përkohshme për ndalimin e çdo veprimi a vendimi të deputetëve të Kuvendit të Kosovës për seancën konstituive, kjo për shkak që ata dështuan të kryejnë këtë obligim brenda afatit 30-ditor.

Masa do të zgjasë deri më tetë gusht e deri në atë kohë, të zgjedhurit për legjislaturën e nëntë nuk do të mund të mblidhen në parlament. Njohësit presin që më 8 gusht, Gjykata Kushtetuese të qartësojë edhe se si do të veprohet tutje.

Eugen Cakolli – Instituti i Kosovës për Demokraci: “Unë besoj që nëse Gjykata nuk do të ketë gati vendimin, gjasat janë të mëdha që Gjykata të vendosë edhe një herë masë të përkohshme edhe për një periudhë tjetër, derisa të dalë vendimi”.

Njohësit shtojnë se gjasat janë shumë të mëdha që vendi të shkojë në zgjedhje pas datës tetë gusht.

Eugen Cakolli – Instituti i Kosovës për Demokraci: “Kur dështimi e tejkalon afatin 30-ditor, besoj që kjo është pjesa ku Gjykata duhet të sqarojë se vendi shkon në zgjedhje, qoftë me dekret të presidentes apo në këtë rast me aktgjykim që do ta përcaktonte një gjë të tillë e do ndiqej si precedent”.

Krahas shkuarjes në zgjedhje, pritet që Gjykata Kushtetuese të sqarojë se nuk lejohet ndërrimi i mënyrës së votimit në mes të procesit e pasojat juridike me të cilat do të përballen deputetët që nuk arritën të konstituojnë Kuvendin e Kosovës brenda afatit. m.p.

Izraeli “aprovon”, 25 tonë ndihma hidhen nga ajri në Gaza

By: el da
27 July 2025 at 17:31

Ndihmat humanitare janë hedhur nga ajri në qytetin Beit Lahiya të Gazës këtë të diel, në përpjekje për të zbutur krizën humanitare që po thellohet çdo ditë e më shumë në enklavën palestineze. Izraeli njoftoi se kishte nisur zyrtarisht hedhjen ajrore të ndihmave që të shtunën, më 26 korrik, ndërsa vendet e rajonit po kontribuojnë gjithashtu në këtë operacion.

Për herë të parë pas disa muajsh, Jordania dhe Emiratet e Bashkuara Arabe realizuan një mision të përbashkët ajror, duke hedhur rreth 25 tonë ndihma në Rripin e Gazës. Sipas një burimi zyrtar jordanez, kjo ndërhyrje vjen pas një pauze të gjatë në dërgimin e ndihmave përmes ajrit.

Pamje nga terreni tregojnë dhjetëra palestinezë të mbledhur me shpresën për të marrë ndihma jetike. Megjithatë, shumë prej tyre nuk arritën të përfitonin asgjë, duke shtuar zhgënjimin dhe zemërimin e banorëve.

“Që nga ora 6 e mëngjesit nuk kemi ngrënë as pirë gjë. Nuk morëm ndihma nga kamionët, pastaj na thanë se do të hidheshin ndihma nga avionët, por edhe prej tyre nuk na erdhi asgjë”, thotë për Reuters Massad Ghaban nga Beit Lahiya. m.p.

75 mln euro për një kolumbian, a po përmirësohet Bayern?

By: el da
27 July 2025 at 17:26

Luis Diaz, Musiala, Michael Olise dhe Harry Kane. Ky do të jetë reparti ofensiv i Bayern në sezonin e ri, me blerjen e kryer tashmë të kolumbianit nga Liverpool për 75 mln euro.

Mediat gjermane kanë nisur analizat: a është më mirë apo më dobët se vitin e shkuar? Padiskutim që më mirë, edhe pse jo numerikisht. Bayern ka humbur dyshen Muller-Sane me parametra zero. I pari ishte në fund të karrierës dhe jo me rendimentin e mëparshëm. I dyti, ndërkohë, ka dy vite që nuk performon sa duhet.

Luis Diaz, edhe pse i blerë shtrenjtë, është rritje në cilësi. Bayern ka një super lojtar në krahun e majtë të sulmit dhe pritet shumë prej tij. m.p.

Lajm i shkëlqyer! Qeveria jep 50 euro në muaj për bebet për pesë vitet e para

By: el da
27 July 2025 at 17:15

“Nga viti i ardhshëm nuk do jetë një çek në maternitetin e lindjes, por një mbështetje financiare çdo muaj sipas numrit të fëmijëve”, tha Rama më 7 maj 2025, teksa zhvillonte fushatën elektorale.

Pas 6 vitesh në fuqi të skemës së bonusit të bebes që dhuron çekun menjëherë pas lindjes në varësi të numrit të fëmijëve, qeveria ka gati skemën e re për shpërblimin e lindshmërisë.

Report TV mëson se mbështetja financiare nga 1 janari 2026 nuk do të jetë vetëm një pageë në moment kur fëmija lind, por pagesë mujore nga 0 deri në 5 vjeç, shifra e së cilës rritet nga fëmija i parë te treti e në vijim.

Për fëmijën e parë pagesa do të jetë 5 mijë lekë në muaj ose 60 mijë lekë në vit, (300 mijë në 5 vite) nga 40 mijë lekë në total që është çeku aktual. Për fëmijën e dytë skema e re parashikon pagesë 7 mijë lekë në muaj deri në moshën 5 vjeçare ose 84 mijë lekë në vit, nga 80 mijë lekë që është pagesa aktualisht. Ndërsa për fëmijën e tretë pagesa mujore do të jetë 10 mijë lekë, ose 120 mijë lekë në vit ose 600 mijë lekë për 5 vitet e para të bebes. Kurse bonusi sot për beben e tretë është 120 mijë lekë.

Ndryshimi i skemës bëhet për të stimuluar rritjen e lindjeve, pasi treguesit demografikë në vend janë në trend negativ. Çdo vit po regjistrohen më pak lindje referuar shifrave zyrtare. Kështu në tremujorin e parë të këtij viti erdhën në jetë 4.662 bebe, nga 5.428 bebe të lindura në të njëjtën periudhë vjet.

Nga rënia e lindshmërisë buxheti i shtetit ka kursyer para, pasi në gjashtëmujorin e parë janë shpenzuar 500 milionë lekë për bonusin e bebeve nga 900 milionë lekë në të njëjtën periudhë vjet.

Rënia e lindjeve e shoqëruar me emigrim po dëmton ekonominë e vendit, pasi mungon fuqia punëtore dhe nga ana tjetër mosha mesatare e vendit po rritet me ritme të shpejta. m.p.

Zaptimi i trotuareve, Rama jep mesazhin e radhës dhe e ka seriozisht

By: el da
27 July 2025 at 17:07

Vijon në të gjithë vendin aksioni për lirimin e hapësirave publike nga tavolinat dhe karriget që kanë zaptuar trotuaret.

Kryeministri Edi Rama ndau sot pamje nga lirimi i hapësirave publike nga çdo lagje e Tiranës. Rama theksoi se ky aksion do të vijojë sa të jetë e nevojshme.

‘Këto janë pamje nga çdo lagje e Tiranës dhe kujt ankohet po këtu pse jo e po aty pse jo, i them kjo punë sapo ka nisur dhe nuk do të jetë as një javë as një muaj, po do të vijojë sa të jetë nevoja; jo vetëm në Tiranë dhe jo vetëm me prishjet, po edhe me risistemime”, shkroi Rama krahas fotove. m.p.

Nuk keni vendosur ende universitetin? Zgjidhja quhet U-Albania

By: el da
27 July 2025 at 16:57

Nëse ende nuk keni vendosur për universitetin ku do të vijoni studimet e larta, keni edhe pak ditë kohë.

Më 29 korrik hapet zyrtarisht portali u-albania. Në këtë platform kanidatët për studentë do të gjejnë të gjitha informacionet dhe ofertat e reja akademike nga shkollat e larta.

Brenda 6 ditësh do të duhet të përzgjedhin 10 degë për studimet e larta. Në 10 vjet të funksionimit të portalit U-Albania, drejtori i Rrjetit Akademik, Arjan Xhelaj tregon rrugën se si duhet të veprojnë maturantët në formularin A2.

Por çfarë ndodh me aplikimin nëse të rinjtë janë me pushime apo jashtë të vendit? Në formularin A të rinjtë kanë mundësi të aplikojnë deri në 10 degë. Por çfarë këshillojnë specialistët për ta? Pas procesit të aplikimit në formularin A2, universitetet përpunojnë të dhënat e maturantëve duke shtuar edhe rezultatet e konkursve për ato dege që i aplikojnë.

Në fund të gushtit nis shpallja e kandidateve fitues për të nisur më pas regjistrimet siaps raundeve në 40 institucionet e arsimit të lartë, publik dhe privat. m.p.

Barcelona nxjerr në shitje për 15 mln euro “zbulimin e sezonit”

By: el da
27 July 2025 at 16:41

Edhe pse ka bërë disa largime këtë merkato, Barcelona sërish e ka të nevojshme për të bërë largime të tjera, me qëllim që të regjistrojë në La Liga, dy transferimet e bujshme, Joan Garcia dhe Marcus Rashford.

Drejtuesit e Barcelonës po mendojnë shitjen e Gerard Martin, zbulimin e sezonit të kaluar në krahun e majtë. 23-vjeçari bëri paraqitje shumë të mira, në një pjesë shumë vendimtare të sezonit, duke zëvendësuar në mënyrë perfekte Alejandro Balde-n, i dëmtuar.

Megjithatë, pozicioni i tij në ekip është dobësuar këtë verë për shkak të daljes në skenë të të riut Jofre Torrents, i cili ka lënë një përshtypje të fortë në parasezon. “El Nacional” raporton se Flick preferon më shumë të riun Jofre Torrents, ndaj po mendohet shitja e Gerard Martin, gjithmonë nëse vjen oferta e duhur.

Barcelona e vlerëson të paktën 15 milionë euro mbrojtësin e ri dhe në marrëveshje do të përfshihet një klauzolë riblerje. Po ashtu, Barcelona do të mbajë dhe një % në rast shitjeje të tij në të ardhmen. Deri tani nuk ka ende oferta konkrete, por katalanasit janë të hapur për largimin e Gerard Martin. m.p.

Policia operacion kundër zjarrvënësve në vend, arrestohen 12 persona

By: el da
27 July 2025 at 16:39

Gjatë 72 orëve të fundit, Policia e Shtetit në bashkëpunim me zjarrfikëset dhe forcat e Ministrisë së Mbrojtjes, ka arrestuar dhe proceduar 12 shtetas për zjarrvënie të qëllimshme apo të shkaktuara nga pakujdesia.

Rastet janë evidentuar në zona të mbrojtura si Mali me Gropa (Tiranë), si dhe në qarqet Durrës, Fier, Vlorë, Gjirokastër, Shkodër, Kurbin, Dibër dhe Belsh.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Ilir Proda, ka urdhëruar shtimin e masave parandaluese dhe hetimore, duke kërkuar kujdes maksimal nga qytetarët. Policia paralajmëron ndëshkime të rrepta për çdo zjarrvënie që rrezikon jetën, mjedisin dhe pasuritë. m.p.

Konflikti në Vlorë, reagon Rama: Jo vetëm pezullim nga detyra…

By: el da
27 July 2025 at 16:25

Pas lajmit për pezullimin nga detyra të efektivit të Policisë së Shtetit në Dibër, Adrian Isufi i cili u përfshi në një konflikt të dhunshëm mbrëmjen e djeshme në Vlorë, ka reaguar edhe kryeministri Edi Rama.

Ky i fundit ishte jashtë orarit të punës dhe së bashku me një person tjetër me të cilin ishte në tavolinë grushtuan kamarierin, pasi ky i fundit kishte shtuar një shishe ujë në faturën e tyre.

Një një postim në rrejte sociale, kreu i qeverisë Rama ka theksuar se pezullimi i Ardian Isufi është vetëm masa e parë ndëshkuese dhe kërkon përjashtimin e menjëhershëm e pa kthim të këtij efektivi nga radhët e policisë, si edhe ndjekjen e tij penale

“Pezullimi nga detyra i efektivit të Policisë së Shtetit Dibër, që jashtë shërbimit ka marrë pjesë në një konflikt të shëmtuar fizik në Vlorë, është vetëm masa e parë që duhet të pasohet nga përjashtimi i këtij individi pa kthim në radhët e policisë, si edhe nga dorëzimi i tij në duart e drejtësisë sapo të dalë nga spitali.

Ndërkohë në pakon e masave të reja të reformës së kontrollit të territorit, janë përshirë edhe rritje të peshës së përgjegjësisë para ligjit të të gjithë punonjësve të shtetit që operojnë në kontakt më komunitetet e me qytetarët, të cilëve nuk do t’u tolerohen shkeljet e asnjë natyre që cënojnë komunitetin apo qytetarin, qoftë gjatë orëve të shërbimit qoftë jashtë orëve të shërbimit.

*Shembull: Çdo punonjës i shtetit që zotëron një ngrehinë pa leje për qëllim fitimi apo që shfrytëzon një hapësirë publike për të nxjerrë fitim (përveç ndëshkimeve të njëjta për të gjithë) do të ndiqet penalisht dhe do të përjashtohet nga detyra pa të drejtë kthimi në një punë në sektorin shtetëror për një numër të konsiderueshëm vitesh”-shkruan Edi Rama. m.p.

❌
❌