Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 16 July 2025Main stream

Kina kritikon politizimin e tregtisë në mes të përplasjes me SHBA-në

By: e xh
16 July 2025 at 14:09

Zëvendëskryeministri kinez, He Lifeng, paralajmëroi të mërkurën kundër politikave tregtare proteksioniste dhe politizimit të zinxhirëve globalë të furnizimit, në një kritikë të tërthortë ndaj Shteteve të Bashkuara pas kërcënimeve të fundit për tarifa nga Uashingtoni.

Duke folur në hapjen e Panairit Ndërkombëtar të Zinxhirëve të Furnizimit në Pekin, He tha se disa vende po ndërhyjnë në tregje nën pretekstin e reduktimit të rrezikut, duke përdorur mjete si tarifat dhe masa kufizuese për të promovuar të ashtuquajturën rikthim të prodhimit.

Ai shtoi se Kina kundërshton shfrytëzimin artificial të çështjeve tregtare për qëllime politike dhe ideologjike. He nuk përmendi asnjë vend drejtpërdrejt, por theksoi se në një luftë tarifore nuk ka fitues raporton DPA.

Zinxhirët globalë të furnizimit u vunë sërish nën presion në prill, pasi Kina vendosi kufizime në eksportet e tokave të rralla dhe SHBA shpalli tarifa të reja për importet nga disa vende. Kompanitë gjermane kanë shprehur gjithashtu shqetësime për mungesa të mundshme të materialeve kritike nga Kina.

Tensionet kohët e fundit ishin zbutur, pasi të dy vendet ranë dakord të heqin disa kufizime tregtare. Prodhuesi amerikan i çipave Nvidia tha të hënën se pret të marrë miratimin e SHBA për të rifilluar shitjet e çipave të posaçëm për Kinën, pas shtrëngimit të kufizimeve të eksportit në prill.

Së fundmi, Shtetet e Bashkuara rritën ndjeshëm tarifat ndaj mallrave kineze, duke përfshirë automjetet elektrike, bateritë litiumi, panelet diellore dhe produktet e çipave.

Tarifa për automjetet elektrike u katërfishua nga 25 përqind në 100 përqind, si pjesë e përpjekjeve për të mbrojtur industrinë vendase nga subvencionet kineze.

Paralelisht, Kina vendosi kufizime në eksportin e disa mineraleve të rralla, të rëndësishme për prodhimin e teknologjisë së avancuar. Këto masa u interpretuan si një kundërpërgjigje ndaj presionit amerikan në sektorin teknologjik. Lufta tregtare po thellohet, me të dyja palët që përdorin tarifat dhe kufizimet si armë ekonomike. Tensionet po reflektojnë një garë të ashpër për dominim në teknologji dhe sigurinë e zinxhirëve të furnizimit. REL

Kontrabandoi një sasi nafte, pranga 64 vjeçarit/ E pëson doganieri në Qafë Thanë

By: e xh
16 July 2025 at 13:54

Kontrabandoi në Shqipëri një sasi nafte, kapet në flagrancë gjatë transportimit të saj dhe vihet në pranga.

Finalizohet nga Seksioni i Hetimit i Drejtorisë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Korçë, operacioni i koduar “Depozita”, ku ndër të tjera u procedua penalisht një doganier, për shpërdorim detyre.

‘ Në afërsi të PKK Qafë Thanë, shërbimet e Drejtorisë Vendore të Kufirit dhe Migracionit Korçë kanë ndaluar automjetin me drejtues shtetasin I. M. Gjatë kontrollit në automjet u konstatua një depozitë rezervë me një sasi nafte, për të cilën shtetasi I. M. nuk kishte ndonjë dokument apo faturë.   

Në përfundim të veprimeve procedurale për këtë rast, specialistët për Hetimin e Krimeve të Drejtorisë Vendore të Kufirit dhe Migracionit Korçë arrestuan në flagrancë shtetasin I. M., 64 vjeç, banues në Pogradec, për veprën penale “Kontrabanda me mallra për të cilat paguhet akcizë ose me pezullim të plotë apo të pjesshëm nga detyrimet doganore ose të akcizës”;

-referuan materialet në Prokurori, ku  filloi procedimi penal për shtetasin V. B., 56 vjeç, banues në Pogradec, me detyrë doganier në PKK Qafë Thanë, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, pasi dyshohet se nuk ka kryer kontroll në automjetin e shtetasit I. M’, thuhet në njoftimin e policisë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

“Forbes”: Zgjidhni Shqipërinë për pushime! Ky bregdet po shndërrohet…

By: e xh
16 July 2025 at 13:34

Revista prestigjioze “Forbes” i ka kushtuar një artikull rivierës shqiptare, kryesisht plazheve të Palasës, Dhërmiut dhe Jalës.

“Për dekada të tëra, Mesdheu ka qenë duke ju propozuar të njëjtat destinacione të arta, por tashmë të vjetruara si Kapri, San Trope, Mikonos apo Ibiza, vendet ku jahtet janë më të mëdha se flota lokale e peshkimit dhe fatura për një drekë buzë detit mund të financojë edhe një vresht modest ballkanik. Por tani mund të shijoni Shqipërinë”, kështu shkruhet në prestigjiozen “Forbes”.

E vendosur midis Greqisë dhe Malit të Zi, me një vijë bregdetare të përshkuar nga Deti Jon, Shqipëria ka qenë për vite me radhë e harruar dhe e mbyllur për shkak të regjimit të zymtë komunist, dhe pikërisht kjo është arsyeja që e bën edhe më interesante tani.

Në jug keni Rivierën Shqiptare, që shtrihet përgjatë Jonit, me shkëmbinj dhe plazhe me guralecë që, sinqerisht, nuk do të dukeshin të çuditshme në Greqi apo Itali. Në plazhin e Palasës, tani keni “Green Coast Hotel”, një hotel i ri me pesë yje. Madje ka edhe parashutizëm mbi shkëmbinj, gjë që tregon se sa shpejt ky bregdet po shndërrohet nga sekreti i udhëtarëve me çanta shpine në një destinacion të shndritshëm.

Vetëm pak kilometra në jug, gjërat duken shumë të njëjta me ato që kanë qenë prej vitesh. Dhërmiu është një ndalesë popullore, e njohur për plazhin e tij me guralecë dhe baret që mbushen në verë me muzikë dhe kokteje. Ka edhe hotele të vogla, vende familjare ku mund të merrni një dhomë me qira.

Jala është një tjetër plazh që tërheq turmën e të rinjve, veçanërisht kur zhvillohen festivalet e muzikës verore. Por, nëse kërkoni diçka më të qetë, vazhdoni më tutje. Gjipeja është e fshehur midis shkëmbinjve, një gji që mund të arrihet vetëm në këmbë ose me varkë. Nuk ka hotel, as rrugë, as shezlongë me qira të rreshtuara në rërë.

Ajo që e bën Shqipërinë të ndihet ndryshe, të paktën për momentin, sipas artikullit të “Forbes”, është ajo që mungon. Asnjë hotel gjigant. Asnjë shezlong që kushton 80 euro. Asnjë turmë që të shtyn pranë rrënojave. Është ende pak e papërpunuar: rrugët nuk janë të gjitha të mira, autobusët vonohen.

Por është gjithashtu bujare, pjata të mëdha me mish ose peshk të pjekur në skarë, verë vendase dhe njerëz që këmbëngulin që të provosh rakinë e tyre të bërë në shtëpi, pavarësisht nëse mendon se mund ta përballosh apo jo.

Megjithatë, ndryshimi po vjen me shpejtësi sipas “Forbes”. Aeroporti Ndërkombëtar i Vlorës do të hapet së shpejti, gjë që do të sjellë më shumë udhëtarë ndërkombëtarë. Tashmë po shfaqen në Rivierën Shqiptare edhe markat më të mëdha të hoteleve ndërkombëtare.

Më tej, prestigjiozja “Forbes” sugjeron që nëse jeni kuriozë për këtë pjesë të Mesdheut që ende ndihet si një zbulim, me përzierjen e saj të qyteteve osmane, maleve të egra dhe vijës bregdetare që nuk është gëlltitur nga zhvillimi, Shqipëria ia vlen të shkosh tani. Klan News

‘Do të rihapësh derën e të parëve..’/Paketa e Maleve,Rama: Në 5 ditë, 787 aplikantë

By: e xh
16 July 2025 at 13:23

Kryeministri Rama, përmes një postimi ne rrjetin social Facebook, shkruan se vetëm në 5 ditë numërohen 787 aplikantë.

Në këtë postim Rama shkruan se të gjithë emigrantët, po edhe të gjithë ata që jetojnë në Shqipëri e duan të rihapin derën e shtëpisë së të parëve në mal a në zonat kodrinore të vendit, për një bujtinë, një agroturizëm, një hotel malor, një fermë apo një linjë agropërpunimi, janë të ftuar të aplikojnë dhe ndërtojnë me leje.

Sipas Ramës të gjithë ata që duan të aplikojnë mund të përfitojnë nga mbështetja e qeverisë dhe linja e kredisë së butë e Bankës së Shqipërisë.

Postimi i kryeministrit Rama

Kjo është një hartë frymëzuese e aplikimeve për Paketën e Maleve, ku në vetëm 5 ditë numërohen 787 aplikantë🇦🇱😍🇪🇺

Të gjithë emigrantët posaçërisht, po edhe të gjithë ata që jetojnë në Shqipëri e duan të rihapin derën e shtëpisë së të parëve në mal a në zonat kodrinore të vendit, për një bujtinë, një agroturizëm, një hotel malor, një fermë apo një linjë agropërpunimi, janë të ftuar të aplikojnë dhe ndërtojnë ME LEJE, duke përfituar nga mbështetja e qeverisë dhe linja e kredisë së butë të Bankës së Shqipërisë☀🤝⛰

Kontroll blic../ Altin Ago në krye të burgut të Peqinit, Qazim Hoxha te i Elbasanit

By: e xh
16 July 2025 at 12:30

Ka përfunduar kontrolli blic në të gjitha burgjet këtë të mërkurë, më 16 korrik.

Pas kontrolleve blic, Altin Ago është emëruar në krye të burgut të Peqinit, ndërsa Qazim Hoxha në krye të burgut të Elbasanit.

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka zhvilluar një kontroll të befasishëm në të gjitha burgjet gjatë mbrëmjes së kaluar dhe herët në mëngjes, në kuadër të sigurisë në institucionet e vuajtjes së dënimit.

Verifikimet janë kryer jo vetëm për sende të ndaluara por edhe janë këqyrur kartelat e takimeve të disa të burgosurve. Pas kontrolleve, janë kryer dy transferime drejtuesish, ai i Altin Agos dhe i Qazim Hoxhës./tvklan.al

U mbyt me litar/Policia për vrasjen e 23 vjeçarit:4 autorët s’kanë veshur uniforma..

By: e xh
16 July 2025 at 12:05

Policia e Dibrës ka dhënë një sërë detajesh për vrasjen e 23 vjeçarit Renis Dobra, trupi i pajetë i të cilit u gjet më 9 korrik, në afërsi të liqenit të Ulzës.

Pas hetimit 1-javor në kuadër të operacionit të koduar “Bashkëfajësia” dhe pamjeve filmike të siguruara, rezulton se krimi i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e 8 korrikut, rreth orës 22:10.

Në pranga kanë rënë dy nga autorët, ndërsa janë shpallur në kërkim dy të tjerët. Përkatësisht, Petrit Çakrri dhe Fatjon Bushgjokaj (në pranga) dhe dy vëllezërit Kristi e Aleksandër Bushgjokaj (në arrati).

“55 vjeçari, P.Ç, banues në Tropojë, u arrestua në Golaj të Kukësit i dyshuar për “vrasje me paramendim” dhe rrëmbim personi, kryer në bashkëpunim. Shtetasi F.B, 34 vjeç, banues në Kamzë, u arrestua në Astir, i akuzuar për të njëjtën vepër penale, ndërsa u shpallën në kërkim K.B dhe A.B, vëllezërit e të arrestuarit F.B”, tha zëdhënësi i Policisë Dibër.

“Shtetasi R.D është marrë peng dhe më pas është mbytur me litar. Autorët e kanë hedhur automjetin e tij në liqen, por gjatë rënies, trupi i 23 vjeçarit ka mbetur pranë sektorit C, pa rënë në liqen”, shtoi më tej.

Autorët, theksoi ai, nuk kanë qenë të veshur me uniformë policie dhe nuk kanë përdorur logo apo mjete të Policisë.

Sipas forcave policore, si motiv i vrasjes dyshohen mosmarrëveshjet për aktivitetin e paligjshëm të trafikimit të lëndëve narkotike, mes viktimës dhe autorëve.

“23 vjeçari ka qenë i dënuar në Gjermani për shpërndarje droge, si pjesë e një grupi të strukturuar kriminal”, deklaroi zëdhënësi i Policisë.

Policia ka sekuestruar 20 celularë, 7 automjete, sasi kokaine dhe një shumë eurosh dhe prova të tjera që do t’i shërbejnë hetimit. Operacioni është kryer nga Policia Dibër, në bashkëpunim me forcat policore Tiranë dhe Kukës.

Janë shoqëruar edhe katër persona të tjerë, në vazhdën e hetimeve për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Po digjte mbeturinat në oborr, por përfshihet nga flakët/ Humb jetën i moshuari

By: e xh
16 July 2025 at 11:42

Një 78-vjeçar ka humbur jetën në mënyrë tragjike mëngjesin e sotëm në Fushë-Milot. Ngjarja ndodhi pasi i moshuari po digjte mbeturinat në oborrin e tij.

Siç raporton Tv Klan, viktimë e kësaj ngjarjeje ka mbetur shtetasi i identifikuar si Demer Haxhiu.

Sipas burimeve paraprake, zjarri ka dalë jashtë kontrollit dhe ka përfshirë trupin e të moshuarit.

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet zjarrfikëse të Laçit dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.

Situata me zjarret/ MM: Gjatë 24 orëve të fundit u raportuan 20 vatra, 3 ende aktive

By: e xh
16 July 2025 at 11:28

Gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 20 vatra zjarri, nga të cilat tre janë ende aktive dhe një në monitorim. Këto vatra zjarri janë evidentuar në bashkitë: Dibër, Bulqizë, Mallakastër, Fier, Kavajë, Vorë, Vau i Dejës, Shkodër, Malësi e Madhe, Has, Krujë, Vlorë, Selenicë, Gjirokastër e Përmet.

Aktualisht mbeten aktive vatrat:

Qarku Dibër. Ka vazhduar puna për shuarjen e zjarrit në vendin e quajtur “Mali i Peladhisë”, njësia administrative Zerqan, bashkia Bulqizë.

Qarku Shkodër. Në vendin e quajtur “Qafa e Lacit”, bashkia Vau-Dejës, prej ditës së djeshme ka një vatër zjarri në një sipërfaqe me lis dhe shkurre. Sipërfaqja e përfshirë nga zjarri është rreth 5 ha.

Qarku Gjirokastër. Në vendin e quajtur Grohot, ku bëhet grumbullimi i mbeturinave të bashkisë Gjirokastër, prej ditës së djeshme ka një vatër zjarr. Në terren për shuarjen e zjarrit ndodhet grupi i shërbimit me një mjet zjarrfikës.

Në monitorim:

Qarku Dibër. Në vendin e quajtur “Liqeni i Luleve”, pjesë e Parkut Kombëtar Lurë. Ditën e sotme zona ku është zhvilluar zjarri është e fjetur dhe me pak tym që vjen brendësia e vatrës. Aktualisht në terren zjarri po monitorohet nga katër forca të AdZM dhe pesë forca bashkiake për shuarjen e vatrës së zjarrit.

Kryesisht zjarret janë regjistruar në sipërfaqe me shkurre dhe bimësi, ku si pasojë janë djegur më shumë se 150 hektarë sipërfaqe dhe mbi 1000 rrënjë  ullinj.

Në një rast, zjarri është konstatuar në një banesë, në lagjen “15 Tetori”, Fier dhe në një rast tjetër në një autobus, në aksin rrugor Kardhiq-Delvinë, pranë tunelit te Skërficës, bashkia Gjirokastër. Në të dy rastet janë regjistruar dëme materiale.

Në operacionet për shuarjen e zjarreve u angazhuan 29 automjete zjarrfikëse dhe 346 forca operacionale. Gjithashtu në operacionet e ditës së djeshme morën pjesë edhe Forcat e Armatosura me 130 efektivë.

Bazuar në parashikimet e Institutit të Gjeoshkencave, sot priten reshje tё dobëta në qarqet Kukës dhe Elbasan, ndërsa në qarqet Shkodër, Dibër, Tiranë, Berat, Korçë dhe Gjirokastër priten reshje të lokalizuara.

Sa i përket zjarreve në pyje, sot pritet nivel rrezik “i lartë” në qarqet Lezhë, Fier, Berat, dhe Gjirokastër, nivel rrezik “i moderuar” në të gjitha qarqet e tjera.

Strukturat e Mbrojtjes Civile janë të gjitha të angazhuara, për t’i ardhur në ndihmë komunitetit në rast nevoje. Autoritetet ftojnë qytetarët të bëjnë kujdes, duke shmangur ndezjen e zjarreve në mjedise të hapura dhe të raportojnë menjëherë pranë shërbimeve zjarrfikëse çdo vatër që konstatojnë.

Berisha: Shqipëria u transformua në një shtet autokratik! Rama shkel parimet

By: e xh
16 July 2025 at 11:15

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, mori pjesë sot në konferencën “The Western Balkans Paradigm”, një konferencë e organizuar nga Fondacioni i Partive Popullore Europiane – Martens Centre dhe Fondacioni për Liri dhe Demokraci (FLD) i Partisë Demokratike.

Në fjalën e tij kreu i PD-së foli për situatën politike në vendin tonë, ku nuk munguan kritikat për kryeministrin Edi Rama.

Gjithashtu Berisha foli ndër të tjera edhe për procesin e integrimit të Shqipërisë në BE. Ai theksoi se nëse i jepet përparësi stabilokracisë në krahasim me standardet, kjo do i hapë rrugën autokracisë dhe ky do të ishte një gabim i tmerrshëm dhe historik për vendin tonë.

“Unë e konsideroj gjeopolitikën pothuajse një forcë natyrore, e cila gjithmonë duhet të merret në konsideratë seriozisht. Por duke i dhënë përparësi në krahasim me integrimin përmes standardeve, demokracisë, shtetit të së drejtës dhe qeverisjes së mirë, që janë themelet e procesit të integrimit, në mendimin tim është një gabim i tmerrshëm dhe historik. Nga njëra anë kjo do të thotë tradhti e të drejtave dhe lirive themelore të njeriut, të idealeve dhe aspiratave të një vendi kandidat sepse fakti që ata e shohin të ardhmen më të mirë në BE, mendojnë dhe kanë të drejtë të mendojnë se do jenë më të lirë, më të begatë në ekonominë e tregut dhe qytetarë më të denjë.

Por në rast se ju i jepni përparësi stabilokracisë në krahasim me standardet, apo aderimit për qëllime stabiliteti, kjo do të thotë që i jep rrugën dhe je në aleancë me autokracinë. Unë mendoj se asnjë vend i lirë i BE do ta donte këtë rezultat.

Kushdo që ka ndonjë dyshim, le të vijë në Shqipëri dhe ta studiojë kazusin. Shqipëria është një kazus tipik. I ka dhënë prioritet stabilokracisë krahasuar me standardet dhe kjo u transformua në një shtet autokratik.

Por edhe për BE-në në vetvete nuk është vetëm një problem i rëndë moral me vendet kandidate, por gjithashtu do të thotë të vendosësh një virus në themelet e veta pa ditur se cilat do jenë pasojat për të ardhmen. Një proces i bazuar në meritë është në interesin jetësor të qytetarëve të vendeve kandidatë. Është mënyra më e mirë për të ndihmuar këto vende që të shkëputin lidhjet me të kaluarën”, tha Berisha.

Gjithashtu ai akuzoi kryeministrin Edi Rama se ka ndryshuar ligjet dhe se ka shkelur parimet.

“Shqipëria i nisi negociatat kur të gjitha pushtet 94% përqendrohen në një dorë. Kryeministri Shqipërisë për habinë tuaj qysh atëherë është bërë kryetar i këshillit kombëtar të shkencës, është bërë kryetar i komitetit kombëtar të ujërave, qysh atëherë kryeministri shqiptar ka ndryshuar ligjet dhe çdo ndërtesë e vetme dhe ato një katëshe duhet të nënshkruhen prej tij në mënyrë të ekzistojnë duke shkelur çdo parim ndërkombëtar. Së dyti ne i nisëm negociata kur ekonomia shqiptare u zëvendësua nga narkoekonomia”, tha Berisha.

 

Kolegji i Formimit Policor/Reagimi: 52 aplikantët fitues do vijojnë trajnimin

By: e xh
16 July 2025 at 10:27

Policia e Shtetit ka reaguar në lidhje me një publikim në rrjetet sociale që ngre dyshime mbi integritetin e procesit të përzgjedhjes dhe trajnimit të kursantëve të rinj në Akademinë e Sigurisë.

Konkretisht Policia e Shtetit sqaron opinionin publik se në muajin janar 2025, në përfundim të të gjitha fazave të konkurrimit, u publikua lista me kandidatët fitues në Kolegjin e Formimit Profesional Policor, kursi bazë i formimit për Patrullë të Përgjithshme.

‘Fitues u shpallën 452 aplikantë, por për mungesë të kushteve të akomodimit, sipas rendit zbritës të pikëve, filluan trajnimin në Kolegjin e Formimit Profesional Policor në Akademinë e Sigurisë, 400 aplikantë fitues, ndërsa 52 aplikantët e tjerë fitues do të vijojnë trajnimin së bashku me fituesit që do të shpallen pas konkurrimit që do të bëhet për fillimin e kursit XXI, brenda vitit kalendarik 2025, menjëherë me hapjen e tij.  

Sqarojmë se aplikantët fitues të cilët janë në pritje për të filluar Kolegjin e Policisë, do të nisin ndjekjen e studimeve për Patrullë të Përgjithshme, në momentin kur të krijohen kushtet për pritjen dhe organizimin e grupit të dytë, pas përfundimit të ciklit aktual të trajnimit.

Bëjmë me dije se programi që zhvillohet në Kolegjin e Formimit Profesional Policor është një vit akademik dhe ka elemente teorike dhe të trajnimit në terren. Asnjë kursant nuk mund të shkojë në trajnimin në terren, pa përfunduar programin teorik. Trajnimi në terren zhvillohet mbi bazën e një programi të detajuar dhe është zbatim në praktikë i moduleve teorike të marra në auditor’ thuhet në njoftim.

Sipas policis, asnjë nga 52 kandidatët fitues në listë pritjeje, nuk ka ndjekur asnjë ditë trajnim dhe nuk është përfshirë në listën e kursantëve të kursit XX, të cilët më datë 21.07.2025, fillojnë zbatimin e programit të trajnimit në terren në drejtoritë vendore.

‘Çdo pretendim i hedhur në publik, se këta kandidatë po përfshihen në mënyrë të padrejtë në programin e trajnimit në terren në drejtoritë vendore në lista ose se do të nisin praktikën pa trajnim, është i pavërtetë, keqinformues dhe tendencioz.

Policia e Shtetit fton maturantët të aplikojnë në Akademinë e Sigurisë si Institucion i Arsimit të Lartë i akredituar, akademi anëtare e rrjetit akademik të INTERPOL-it, akademi e akredituar në sistemit IADLEST-ShBA.  

Akademia e Sigurisë ofron për të rinjtë, 2 mundësi zgjedhjeje në Fakultetin “Siguria dhe Hetimi”, aplikimet për të cilin bëhen në e-Albania, në periudhën 29 korrik-03 gusht 2025, si dhe për Kolegjin e Formimit Profesional Policor (Patrullë të Përgjithshme), për të cilin së shpejti do të hapet procesi i konkurrimit.    

I garantojmë të gjithë të interesuarit se procesi zhvillohet mbi bazën e meritokracisë, në mbikëqyrje të plotë ligjore nga Akademia e Sigurisë, Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit dhe Agjencia e Mbikëqyrjes Policore, misionet policore që mbështesin zhvillimin arsimor policor, si dhe në transparencë të plotë me konkurrentët, të cilët janë pjesë e grupeve të vëzhgimit gjatë të gjitha fazave të konkurrimit’, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.

 

Ministri Vengu priti në takim anëtarët e Bundestagut gjerman. Fokusi i bisedimeve

By: e xh
16 July 2025 at 10:05

Ministri i Mbrojtes, Pirro Vengu priti në një takim në ambientet e Ministrisë Tilman Kuban, anëtar i Bundestagut gjerman dhe Zëdhënës për Çështjet Evropiane i grupit parlamentar CDU/CSU, si dhe David Preisendanz, deputet dhe anëtar i Komisionit Parlamentar për Çështjet e Bashkimit Evropian.

Siç njofton Vengu në rrjetin social Facebook, fokusi bisedimeve ishte siguria dhe fuqizimi i industrisë mbrotjëse.

Gjithashtu ministri edhe anëtarët e budestagut gjerman u ndalën te stabiliteti gjeopolitik në kontinent si edhe te sfidat që tejkalojnë kufinjtë kombëtarë dhe kërkojnë një qasje të përbashkët në punë e ekip.

Postimi i ministrit Vengu

Kënaqësi të prisja në ambientet e Ministrisë Tilman Kuban, anëtar i Bundestagut gjerman 🏛🇩🇪 dhe Zëdhënës për Çështjet Evropiane i grupit parlamentar CDU/CSU 🇪🇺, si dhe David Preisendanz, deputet dhe anëtar i Komisionit Parlamentar për Çështjet e Bashkimit Evropian.

👀Fokusi i shtuar tek siguria, fuqizimi i industrisë së mbrojtjes dhe stabiliteti gjeopolitik në kontinent janë sfida që tejkalojnë kufinjtë kombëtarë dhe kërkojnë një qasje të përbashkët & punë në ekip.🤝

 

Plani makabër i tre vëllezërve nga Tropoja, si u mor peng dhe u vra Renis Dobra

By: e xh
16 July 2025 at 09:49

Detaje të reja për vrasjen e 23 vjeçarit Renis Dobra, më 8 korrik, në Mat.

Siç raporton gazetari i Klan News, Besar Bajraktaraj, tre vëllezërit Kristi, Fatjon dhe Aleksandër Bushgjokaj nga Tropoja të cilët jetonin në Kamëz dhe Petrit Çakrri kanë përdorur makina me qira për të kryer krimin.

Ata, sipas policisë, kanë marrë makina me qira në Rinas dhe Yzberisht disa ditë para kryerjes së krimit. I kanë ndërruar makinat disa herë për të humbur gjurmët (fillimisht për 3 ditë me radhë) dhe kanë bërë vëzhgimin e lëvizjeve të Renis Dobrës në Burrel, deri mbrëmjen e 8 korrikut kur e kanë marrë peng dhe pasi e kanë mbytur me litar, e kanë hedhur në liqenin e Shkopetit.

Njëri prej vëllezërve Bushgjokaj akuzohet për “përkrahje të autorit të krimit” pasi rezulton se ka dërguar në Kosovë dy vëllezërit e tij. Ndërsa këta të fundit akuzohen se kanë bashkëpunuar në kryerjen e krimit.

Mësohet se ata kanë tentuar të heqin disa herë GPS-in e makinave me qira, por nuk ia kanë arritur.

Dyshimi i parë i policisë është se autorët kanë patur konflikt të drejtpërdrejtë me Dobrën, por nuk përjashtohet mundësia ta kenë bërë për llogari edhe të personave të tjerë.

Motivi?

Të paktën sipas informacioneve paraprake, dyshohet se gjithçka ka nisur në Gjermani, atje ku 23 vjeçari ka jetuar për disa kohë dhe mund të jetë përfshirë në punë të paligjshme.

Babai i 23 vjeçarit, Rifat Dobra, ka deklaruar se djali i kishte shprehur shqetësimin se e kishin kërcënuar sepse gjatë kohës që punonte atje si shpërndarës i kishte humbur një sasi droge. Kjo pasi Çakrri dhe tre vëllezërit mendonin se i riu nga fshati Zenisht i Matit ju kishte fshehur një sasi droge.

Në vendin tonë, 23-vjeçari i ndjerë nuk rezulton me precedent të theksuar kriminal, por ka qenë i dyshuar dhe ishte hetuar për vjedhje banesash. /tvklan.al

30 vjet mp3: Si formati audio nga Erlangeni pushtoi botën

By: e xh
16 July 2025 at 09:40

Tridhjetë vjet më parë, një metodë komprimimi audio revolucionarizoi botën e muzikës. Instituti Fraunhofer në Erlangen e quajti këtë format të ri mp3. Një shpikje që ende formëson jetën tonë teknologjike sot.

Bernhard Grill nuk është i lehtë për t’u gjetur këto ditë. Drejtori i Institutit Fraunhofer për Qarqet e Integruara (IIS) në Erlangen është vazhdimisht në lëvizje nga një konferencë shtypi në tjetrën. 30 vjet mp3: shumë media duan të flasin me një nga bashkëthemeluesit e asaj kohe.

Grill ishte një nga ata zhvilluesi që për vite me radhë në Erlangen kishin punuar për të zvogëluar madhësinë e skedarëve muzikorë praktikisht pa humbje të cilësisë. Në vitin 1995, ata më në fund ia dolën mbanë. Metoda e re e kompresimit audio ishte gati për treg dhe u quajt mp3.

Sipas Grillit, epoka e kompjuterëve ishte ende në fazat e saj të hershme. Emri i shpikjes së re bazohej në zgjatjet e skedarëve. Pra, kishte tre shkronja në dispozicion. Në një votim të brendshëm, mp3 u zgjodh në mënyrë demokratike.

Më pak është më shumë: parimi i reduktimit

Formati i ri audio revolucionarizoi botën e muzikës. Në fund të fundit, me matematikë të aplikuar dhe një sasi të madhe njohurish për veshin e njeriut, përmbledh Grill. Procesi mp3 thjesht heq pjesët e tepërta të muzikës pa e perceptuar nga veshi i njeriut. Për më tepër, eliminohen pikërisht tingujt dhe zhurmat që nuk i dëgjojmë domosdoshmërisht.

Ruhet vetëm ajo që është e rëndësishme për veshin e njeriut. Në këtë mënyrë, një skedar muzikor mund të reduktohet në rreth një të dhjetën e madhësisë së tij origjinale, pa ndryshuar ndjeshëm sinjalin aktual.

Konvertimi i CD-ve bëhet sport popullor

MP3 ndryshon zakonet e konsumit të muzikës në të gjithë botën. Disqet vinil, kasetat dhe CD-të lihen në plan të dytë. Në internet shfaqen platforma të reja, fillimisht të paligjshme, për shpërndarje. Konvertimi i CD-ve të tëra në skedarë mp3 bëhet një sport popullor.

Në fillim, lexuesit e projektuar posaçërisht për këtë format mund të ruanin vetëm disa këngë. Megjithatë, kapaciteti i ruajtjes u rrit me shpejtësi, kështu që në një lexues MP3 së shpejti mund të ruheshin qindra këngë . “Ndoshta nuk e kuptuam menjëherë se po ndryshonim botën, por sigurisht që e kishim atë ambicie,” vëren Grill me një buzëqeshje. Përqendrimi në internet ishte padyshim vendimi i duhur në atë kohë.

Të ardhura në qindra milionë

Sipas shifrave të veta, Instituti Fraunhofer gjeneron të ardhura në qindra milionë me shpikjen e tij të re. Numri i punonjësve është vazhdimisht në rritje. Aktualisht, rreth 1.200 njerëz punojnë në kampusin e Erlangenit.

Rritja e institutit u financua, ndër të tjera, duke licencuar patentën MP3. Pas skadimit të saj në vitin 2017, kodekët pasardhës vazhdojnë të gjenerojnë të ardhura. Megjithatë, fituesit e vërtetë kanë qenë prodhuesit e pajisjeve si Apple, Sony dhe SanDisk. Ata gjenerojnë miliona të ardhura nga shitja e lexuesve të mp3.

Kodekët pasardhës janë në çdo celular

Teknologjia mp3 dhe kodekët pasardhës të gjeneruar prej saj tani gjenden në pothuajse çdo celular, shërbim transmetimi dhe radio digjitale, ndër të tjera. Sipas Grillit, brezi i katërt është aktualisht me sukses në treg, dhe i pesti, me një bërthamë AI, është tashmë gati në laborator.

Kodekët më të përparuar të sotëm zvogëlojnë shpejtësinë e transmetimit të të dhënave dhjetë herë më shpejt mp3. Kjo është e rëndësishme, për shembull, kur shpejtësitë e transmetimit janë më të ngadalta ose kur shumë njerëz qasen në një sinjal në të njëjtën kohë. Grill pretendon se kjo u lejon njerëzve të shikojnë filma ose të dëgjojnë muzikë ndërsa udhëtojnë me cilësi të qëndrueshme të zërit. Pra, historia e suksesit të kësaj shpikjeje 30-vjeçare nuk ka mbaruar ende. DW

 

Lista e kundërmasave të BE ndaj SHBA është gati/ Tarifa të reja mund të vendosen..

By: e xh
16 July 2025 at 09:14

Përballë përshkallëzimit të konfliktit tregtar të shkaktuar nga Presidenti i SHBA-së Donald Trump, Bashkimi Evropian po planifikon kundërmasa. Tarifa të reja mund të vendosen mbi eksportet amerikane në BE.

Bashkimi Evropian po përgatit kundërmasa shtesë që do të zbatohen për importet nga Shtetet e Bashkuara me vlerë 72 miliardë euro, pasi Presidenti i SHBA-së Donald Trump njoftoi futjen e tarifave doganore. Kjo u deklarua nga Komisioneri evropian përkartës Marosh Shevçoviç, pas takimit të ministrave të Tregtisë në Bruksel.

Përgatitjet për masat përfshijnë një listë të produkteve industriale dhe bujqësore nga SHBA-ja për të cilat BE-ja mund të vendosë tarifa të reja nëse përpjekjet evropiane për të arritur një marrëveshje nuk japin fryte. Pas konsultimeve publike, lista u korrigjua edhe një herë.

Fillimisht, ajo përfshinte importet nga SHBA-ja në BE me vlerë deri në 95 miliardë euro. Shevçoviç nuk tha menjëherë se cilat produkte ishin lënë jashtë listës. Lista përmbante edhe produkte me vlerë më të mëdha, si aeroplanë amerikanë, makina dhe burbon.

Letra e Trump dhe një “dinamikë krejtësisht ndryshe”

Shevçoviç shprehu zhgënjim me paralajmërimin e Trumpit për të futur tarifa të reja importi prej 30 përqind për produktet nga BE-ja nga 1 gushti. “Ne kemi negociuar një marrëveshje bazë për javë të tëra dhe mendoj se jemi pothuajse afër marrëveshjes,” tha ai. Njoftimi i Trumpit tani sjell “një dinamikë krejtësisht të ndryshme”.

Në të njëjtën kohë, Shevçoviç paralajmëroi se zbatimi i planeve të Trumpit do të kishte pasoja drastike për tregtinë transatlantike. “Le të jemi të sinqertë: tarifat prej 30 përqind do të ishin praktikisht një embargo tregtare”, tha ai duke shtuar se futja e tarifave të tilla do të kishte pasoja të konsiderueshme negative për të dyja palët.

Negociatat deri në fund të muajit

Komisioneri për Tregtinë theksoi se do të vazhdojë dialogun me Shtetet e Bashkuara të Amerikës në mënyrë që të arrijë një marrëveshje deri më 1 gusht. Nëse nuk arrihet marrëveshje, BE do të reagojë me kundërmasa serioze. Kundërmasat janë miratuar tashmë në rast se SHBA-ja nuk tërheq tarifat e reja për importet e çelikut dhe aluminit, të cilat u futën më parë në fuqi.

Sipas deklaratave të mëparshme të BE-së, tarifat e reja për eksportet amerikane me vlerë totale prej 21 miliardë eurosh mund t’u shtohen tarifave për mallrat dhe shërbimet me vlerë 72 miliardë euro.

Komisioni Evropian ka përgatitur së fundmi edhe kufizime për eksportin e mbetjeve të çelikut dhe produkteve kimike në SHBA me vlerë 4.4 miliardë euro.

Kërcënime për luftë tregtare

Shevçoviç duke folur për negociata të mëtejshme, tha se, pavarësisht letrës së Trumpit, ai ka përshtypjen se partnerët amerikanë janë gjithashtu të gatshëm të vazhdojnë bisedimet. Ai është i bindur se zgjidhja e arritur përmes negociatave është shumë më e mirë sesa tensionet që mund të lindin në rast të përshkallëzimit pas 1 gushtit. “Përndryshe kjo nuk do të përfundojë mirë”, theksoi ai.

Ekonomia gjermane, e cila është fuqimisht e orientuar drejt eksportit, është veçanërisht e ndjeshme. Banka Federale Gjermane ka llogaritur se çdo e katërta punë në Gjermani varet nga eksportet. E eksporti ka shënuar rënie së fundi. DW

BE ende pa marrëveshje për sanksione shtesë ndaj Rusisë

By: e xh
16 July 2025 at 09:06

Në takimin e ministrave të Jashtëm të BE-së duhej të vendosej për paketën e 18 të sanksioneve ndaj Rusisë. Por Sllovakia nuk është dakord. E hapur mbetet edhe çështja e financimit të sistemeve “Patriot” për Ukrainën.

Ministrat e Jashtëm të Europës janë fare pranë një dakordësimi, vuri në dukje Kaja Kallas, e ngarkuara e BE-së për Politikën e Jashtme pas bisedimeve në Bruksel. Por ajo nuk mundi të komunikojë një sukses. “Jam vërtetë e mërzitur, që nuk mundëm të arrijmë një marrëveshje”, tha Kallas.

Nuk u arrit të bindej Sllovakia. Në këtë mënyrë paketa e 18 e sanksioneve ndaj Rusisë dështoi në mbledhjen vendimtare. Me sanksionet e reja synohet, që Rusiatë ketë më pak të ardhura se deri tani nga eksporti i naftës në vende të treta. Ishin planifikuar tavane të reja çmimesh për naftën ruse dhe ndalimi i mjeteve lundruese, që të transportojnë naftë nga Rusia me çmime më të larta ose e sigurojnë atë.

Krahas Sllovakisë, sipas të dhënave të diplomatëve edhe Malta ka shprehur rezerva kundër këtyre masave. Malta druan se me pa të drejtë mund të ketë disavantazh për sipërmarrjet vendase të lundrimit, nëse ulet ndjeshëm i ashtuquajturi tavan i çmimit të naftës.

Sllovakia kërkon zhdëmtim financiar

Kryeministri sllovak Robert Fico prej javësh është kundër miratimit të paketës së re të sanksioneveMe kundërshtimin e tij ai do t’i bëjë presion BE-së. Synimi i tij është tek nafta, por kërkon zhdëmtim financiar për vendin e tij, në rast se ndërpritet importi i gazit rus në Sllovaki, që mund t’i shkaktojë dëme ekonomisë së vendit.

Sinjal jo i mirë i BE-së

E ngarkuara e BE-së për Politikën e Jashtme, Kallas u përpoq ta minimizojë dëmin nga dështimi. Do të bëhen përpjekje të mëtejshme tha ajo që të bindet Sllovakia. Por kjo nuk ndryshon faktin, se BE-ja nuk paraqitet unike. Pikërisht në ditën kur presidenti i SHBA-së ndryshoi kursin, duke u shprehur për herë të parë me kritika ndaj presidentit rus Vladimir Putin, BE-ja nuk është në gjendje të ndalojë rrjedhjen e parasë në arkat e luftës së Vladimir Putinit.

Fico ka marrëdhënie të mira me Kremlinin

Marrëveshja në BE u pengua nga Robert Fico, kryeministri që e tregon hapur afërsinë e tij me Putinin. Në fund të vitit të kaluar ai udhëtoi për në Moskë dhe u takua me Putinin. Të dy pozuan duke demonstruar harmoni. Takimi ngjalli indinjatë jo vetëm në BE, por edhe në Ukrainë. Përmbajtja e bisedimeve nuk u bë e ditur – përveçse dihet që është biseduar për furnizimet ruse me gaz në Sllovaki.

Kush do t’i paguajë sistemet e SHBA-së të mbrojtjes nga ajri?

Në takimin e ministrave të Jashtëm nuk arriti të sqarohet as çështja, se kush do t’i paguajë përveç Gjermanisë, armët e mbrojtjes nga ajri të tipit “Patriot” nga SHBA, që sikurse ofroi presidenti Trump, ato duhet të blihen dhe t’i furnizohen më tej Ukrainës. “Ne e përshëndesim vendimin e Trump për të furnizuar më shumë armë”, deklaroi Kallas, “por do të dëshironim, që kostot të ndahen”.

Këtë në fakt e ka përjashtuar presidenti i SHBA-së. Ai miraton eksportin, por pagesën duhet ta bëjnë partnerët e NATO-s. Deri tani vetëm Gjermania ka siguruar se do të paguajë. Ministri gjerman i Mbrojtjes, Boris Pistorius, deklaroi se do të blejë edhe dy sisteme të tjera të tipit “Patriot” nga SHBA, për të mbështetur Kievin. Më parë qeveria e kancelarit Scholz i furnizoi Ukrainës tre sisteme “Patriot”.

Kostot për këto sisteme bashkë me municionin llogariten rreth një miliard dollarë. Vendet partenre në NATO Danimarka dhe Holanda janë shprehur gjithashtu pozitivisht dhe duan të shqyrtojnë mundësitë e financimit në vend. Si Danimarka edhe Holanda parimisht qysh përpara dy vjetësh kanë lënë të kuptohet se kanë gatishmëri për pjesëmarrje në funrizimet me sistemet “Patriot”. DW

Bashkitë rrisin shpenzimet e personelit, ulin investimet në 5-mujor

By: e xh
16 July 2025 at 08:59

Shpenzimet e pushtetit vendor për 5-mujorin e parë 2025 evidentojnë zhvendosje të theksuar drejt shpenzimeve të personelit dhe tkurrje të mëtejshme të shpenzimeve kapitale në raport me shpenzime totale. Personeli zuri 56% të shpenzimeve totale bashkiake në 5 mujorin 2025 nga 52% që zunë vitin e kaluar në këtë periudhë.

Të dhënat zyrtare nga Ministria e Financave tregojnë se shpenzimet për paga dhe kontributet shoqëruese arritën 16,454 milionë lekë, ose rreth 25% më shumë se një vit më parë.

Ndërkohë shpenzimet kapitale zunë 14% të shpenzimeve totale në 5-mujorin 2025 nga 16.6% në vitin 2024. Shtimi me 25% i shpenzimeve të personelit në vitin 2025 erdhi nga rritja e pagave.

Në anën tjetër, shpenzimet kapitale, matësi kryesor i investimeve publike në infrastrukturë, shërbime dhe asete të reja, kanë mbetur praktikisht të pandryshuara në nivelin: 4,1 miliardë lekë milionë lekë, gati të njëjtin nivel si një vit më parë.

Ndërsa kostot e personelit kanë “ngrënë” një copë më të madhe të tortës së shpenzimeve, hapësira për projekte zhvillimi nuk është zgjeruar,  madje realisht është ngushtuar, po të llogariten edhe efektet e inflacionit. Kontrasti midis ritmit të rritjes së pagave dhe ngrirjes së investimeve po ul produktivitetin e buxheteve vendore, ku shumica e fondeve po përdoren kryesisht për funksionimin e përditshëm, jo për rritje kapacitetesh apo përmirësim shërbimesh.

10 vite nga nisja e zbatimit të reformës territoriale, në vend që të rrisin shërbimet për qytetaret i kanë përkeqësuar ato. Kompetencat dhe territoret e bashkive janë zgjeruar dukshëm pas reformës territoriale të vitit 2015 dhe gjithashtu, edhe kapacitetet financiare.

Reforma shkriu 373 njësi vendore në 61 bashki, ndërkohë fondet  janë dyfishuar dhe pushteti i bashkive është i gjerë në komunitetet që drejtojnë, që nga strehimi e deri te kujdesi social, bujqësia, infrastruktura rurale dhe arsimi parashkollor, të cilat nëse zotërohen siç kërkojnë ligjet, ata mund të ndikojnë cilësinë e jetës, po aq edhe sa politikat e qeverisë qendrore.

Por në realitet, cilësia e shërbimeve, jo vetëm që nuk ka ndryshuar që nga reforma, por në shumicën e rasteve, kostoja e tyre është rritur, teksa rajonet e Shqipërisë po zbrazen nga popullsia dhe sidomos të rinjtë. Komunitetet rurale po përballen me mungesa të mëdha në shërbime dhe në infrastrukturë, teksa bashkitë e vendit nuk janë të afta të zbatojnë dhe të realizojnë buxhetet e tyre të vogla karshi nevojave të mëdha.

Të dhënat zyrtare nga Ministria e Financave tregojnë se në 2024 pushteti vendor realizoi vetëm 43 për qind të programit të investimeve. Nga 46,3 miliardë lekë të planifikuara u investuan vetëm 19,9 miliardë lekë ose më pak se gjysma e programit./ Monitor

Qarkullonte me armë zjarri, arrestohet 31-vjeçari/ E pëson edhe drejtuesi i mjetit!

By: e xh
16 July 2025 at 08:51

Mbante armë zjarri pistoletë, kapet në flagrancë ndërkohë që qarkullonte në një automjet dhe vihet në pranga 31-vjeçari.  Policia e Tiranës ka finalizuar operacionin e koduar “Fokusi”, ku është proceduar penalisht edhe drejtuesi i automjetit, për moskallëzim krimi.

Sekuestrohen pistoleta me municion luftarak, automjeti dhe 2 celularë.

‘Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, mbi bazën e informacioneve të siguruara në rrugë operative për 2 shtetas që lëviznin me armë zjarri në automjet, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Fokusi”, si rezultat i të cilit u godit një rast i armëmbajtjes pa leje.

Gjatë operacionit, në urën e Babrroit, shërbimet e Policisë ndaluan automjetin me drejtues shtetasin F. B. dhe pasagjer E. M. Gjatë kontrollit në automjetit, në derën e pasagjerit, u gjet një armë zjarri pistoletë me municion luftarak, që dyshohet se e posedonte shtetasi E. M. Arma e zjarrit u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, bashkë me automjetin.

Në vijim të veprimeve për rastin, u arrestua shtetasi E. M., 31 vjeç, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, dhe nisi procedimi penal për shtetasin F. B., 27 vjeç, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”, të dy banues në Tiranë’, thuhet në njoftimin e policisë.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

Rama vizitë në gjigantin gjerman/ Schwarz Group, interes për investime në Shqipëri

By: e xh
16 July 2025 at 08:41

Me ndjekësit e tij në Facebook, kryeministri Edi Rama ka ndarë foto nga vizita e tij në qendrën e kompanisë gjermane Schwarz Group, një ndër sipërmarrjet më të mëdha në Europë, e njohur për markat e saj si Lidl dhe Kaufland.

Gjatë takimeve në brendësinë e korporatës, Rama thekson se u njoh nga afër me aktivitetin shumëplanësh të grupit, i cili numëron mbi 600 mijë punonjës në mbarë botën.

Sipas kryeministrit, përfaqësuesit e Schwarz Group kanë shprehur interes për të investuar në disa fusha në Shqipëri, duke e konsideruar vendin tonë si një nyje gjithnjë e më të rëndësishme në rajon.

“Shqipëria, sipas vetë mikpritësve tanë, po kthehet në kyç rajonal,” shkruan Rama, ndërsa uron një ditë të mbarë për të gjithë ndjekësit.

Postimi i Kryeministrit Rama

MIRËMËNGJES

dhe me FotoAlbumin e një dite mbresëlënëse në brendësinë e sipërmarrjes më të madhe gjermane, SchwarzGroup, ku na u prezantua aktiviteti shumëplanësh i këtij grupi me 600 mijë punonjës si edhe interesi për të investuar në disa fusha në Shqipërinë që sipas vetë mikpritësve tanë po kthehet në kyç rajonal, ju uroj një ditë të mbarë

Vrasja e 23-vjeçarit Renis Dobra, arrestohen dy nga autorët

By: e xh
16 July 2025 at 08:33

Janë arrestuar këtë të mërkurë, 16 korrik, dy nga autorët e vrasjes së 23-vjeçarit Renis Dobra, ngjarje e ndodhur pak ditë më parë ku trupi i pajetë i të riut u gjet pranë liqenit të Shkopetit.

Siç raporton gazetari i Klan News Besar Bajraktaraj, në pranga janë vënë Petrit Çakrri dhe Fatjon Bushgjoka, në Tropojë e Tiranë. Ndërsa në kërkim janë shpallur Kristi Bushgjokaj dhe Aleksandër Bushgjokaj.

Ende nuk dihet cili ka qenë motivi i këtij krimi të rëndë.

Kujtojmë se nga përgjigja paraprake e ekspertizës mjeko-ligjore, rezulton se 23-vjeçari ka humbur jetën nga mbytja me litar.

Renis Dobra, dyshohet se është thirrur në banesën e tij që ndodhet në fshatin Zenisht. Ndërsa trupi i tij u gjet i pajetë rreth 30 km larg shtëpisë, buzë liqenit.

Për zbardhjen e krimit të rëndë, ekspertët e krimeve të policisë së Dibrës, por dhe nga Policia e Shtetit i kanë përqendruar hetimet në disa pista. Sipas burimeve, në Gjermani, është marrë me shpërndarjen e lëndëve narkotike. Këtë aktivitet dyshohet se po e vijonte së fundmi edhe në qytetin e tij.

Në vendin tonë, 23-vjeçari nuk ka precedent të theksuar kriminal, por ka qenë i dyshuar dhe ishte hetuar për vjedhje banesash. Megjithatë hetuesit nuk përjashtojnë pistën se i riu ka pasur konflikte për ndonjë vajzë./tvklan.al

Parashikimi i motit për sot, 16 korrik 2025

By: e xh
16 July 2025 at 08:27

Ditën e Mërkurë vendi ynë do të jetë në ndikimin e kushteve atmosferike të qëndrueshme.

Moti parashikohet i kthjellët në pjesën më të madhe të territorit, me vranësira në zhvillim në orët e mesditës kryesisht përgjatë relieveve malore të vendit.

Temperaturat e ajrit mbeten të larta si në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 23°C vlera më e ulta deri në 38 °C pritet vlera maksimale.

Era do të fryjë me drejtim verilindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare 5 m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e dhe zonat luginore era fiton shpejtësi deri në 8 m/s.

Valëzimi në det do të jetë 2-3 ballë

❌
❌