Tabela, çmimet e reja të referencës deri në 2 mijë euro/m2; trefishim për Durrës (Vollga) e Sazan
Ashtu si dy vite më parë në muajin korrik 2023 kur qeveria miratoi rritjen e çmimeve të referencës për 32 zonat kadastrale të Tiranës deri në 76%, nga Ministria e Financave janë propozuar çmimet e reja të referencës për të gjitha rrethet në rang vendi deri në 3-fishim të tyre në Durrës.
NĂ« projektligjin âPĂ«r miratimin e metodologjisĂ«, rregullave dhe procedurave pĂ«r pĂ«rcaktimin e vlerĂ«s sĂ« taksueshme tĂ« pasurisĂ« sĂ« paluajtshme ândĂ«rtesaâ, llogaritjen e taksĂ«s mbi ndĂ«rtesĂ«n dhe pagesĂ«n e sajâ, propozohet ndryshimet e çmimeve tĂ« referencĂ«s pĂ«r tĂ« gjitha qarqet e ShqipĂ«risĂ«, pĂ«rjashtuar 32 zonat kadastrale tĂ« TiranĂ«s dhe njĂ«sitĂ« administrative, çmimet e tĂ« cilave ndryshuan nĂ« muajin korrik 2023.
Projektligji është publikuar në konsultimet publike nga Ministria e Financave dhe parashikohet të nisë zbatimin nga 1 janari 2026.
Ndryshimet më të larta të çmimeve të referencës propozohen për qarkun e Durrësit në vlerën e 200,000 lekëve për metër katror për zonën kadastrale nr.13 nga 67,500 që ishte më parë çmimi i vetëm i referencës së shitblerjes së apartamenteve në Durrës. Kjo zonë është në Protin e Drrësit, ku po ndërtohet projekti i Marinës së Jahteve.
DurrĂ«s Marina arkĂ«toi 22 milionĂ« euro nĂ« vitin 2023 nga shitja e apartamenteve ânĂ« ajĂ«râ
Referuar tabelave të publikuara në projektligj dhe referuar çmimeve të referencës të miratuara në 2019, në Durrës çmimet e referencës janë deri trefishuar.
PĂ«r DurrĂ«sin dhe shumĂ« qytete kryesore tĂ« ShqipĂ«risĂ«, Ministria e Financave ka propozuar pĂ«r disa ndarje zonash kadastrale me çmime tĂ« ndryshme, nga njĂ« çmim tĂ« vetĂ«m qĂ« kishin mĂ« parĂ« tĂ« gjitha rrethet. Diferenca bĂ«hej vetĂ«m me kryeqytetin, i cili Ă«shtĂ« i ndarĂ« nĂ« 32 zona kadastrale. Ămimi mĂ« i lirĂ« nĂ« DurrĂ«s Ă«shtĂ« propozuar pĂ«r zonĂ«n kadastrale 8 nĂ« vlerĂ«n 45 mijĂ« lekĂ« pĂ«r metĂ«r katror.
Ndërsa në zonën 6 është propozuar çmim 140 mijë lekë për metër katror, për zonën 1 çmimi i propozuar është 124 mijë për metër katror dhe zona 10 kadastrale do të jetë me referencë 100 mijë lekë.
Rritje e konsiderueshme e referencave krahasuar me 2019 është propozuar edhe për bashkinë Kamëz. Nga 52 mijë lekë për metër katror që ishte çmimi në 2019 është propozuar në 72 mijë lekë për metër katror. Rritje 44%.
Bashkia e Vlorës nga 61,800 lekë për metër katror që ishte çmimi i referencës me propozimet e reja zona e Vlorës ndahet në 7 zona kadastrale me çmime që variojnë nga 45 mijë, 140 mijë lekë për metër katror dhe ishulli i Sazanit me çmim reference 200 mijë lekë për metër katror. Rritja e çmimeve në Vlorë arrin deri 58,6% krahasuar me 2019.
Ndërsa krahasuar me çmimin e zonës së re përfshihet më vetë për herë të parë siç është ishulli i Sazanit (ku për Vlorën çmimi i propozuar në Sazan është më i larti), rritja rezulton 223%. Në Sazan pritet të ndërtohet projekti prej1.4 miliard euro, nga kompania Affinity Partners e sipërmarrësit Jared Kushner, dhëndri i Presidentit Trump.
Projekti i Sazanit merr statusin Investitor Strategjik, resorti 1.4 mld euro, shteti pjesëmarrës
Ndërsa çmimi i propozuar për Rradhimën është 90 mijë lekë për metër katror me rritje 45,6% nga çmimi i mëparshëm që ka pasur Vlora. Në Orikum çmimi i ri propozohet 61 mijë lekë për metër katror me rritje 2%.
Saranda propozohet tĂ« ndahet nĂ« 5 zona kadastrale nga njĂ« tĂ« vetĂ«m qĂ« kishte mĂ« parĂ«. Ămimet e reja variojnĂ« nga 65 mijĂ« deri nĂ« 100 mijĂ« lekĂ« pĂ«r metĂ«r katror nga 60 mijĂ« qĂ« ishte mĂ« parĂ«. Rritje rreth 79%.
Në Fier, rritja e çmimeve varion nga 8 në 22%.
Në Elbasan referenca janë shtrenjtuar nga 5 deri në 20%.
Në Korçë, Zona 1 ka shtrenjtimin më të lartë me 44.3%, duke arritur në 70 mijë lekë, nga 48,500 lekë që ishte më parë referenca për gjithë Korçën.
Në Shkodër, Zona 6 është rritur me gati 30% në 70 mijë lekë për metër katror.
Për hatën e zonave kliko në link: https://albania-satellit.maps.arcgis.com/apps/dashboards/0c30f657437240d1820039d914a88e85
The post Tabela, çmimet e reja të referencës deri në 2 mijë euro/m2; trefishim për Durrës (Vollga) e Sazan appeared first on Revista Monitor.