Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 30 July 2025Main stream

Humbën në zonën e LLogarasë, shpëtohen dy turistë italianë

By: mirseda
30 July 2025 at 08:42
Dy turistë italianë që kishin humbur orientimin gjatë një ecjeje në natyrë në zonën malore pranë fshatit Ilias, janë shpëtuar nga ekipet e emergjencës dhe zjarrfikësit e Bashkisë së Himarës. Autoritetet arritën t’i lokalizojnë dhe t’i shoqërojnë dy turistet në mënyrë të sigurt drejt strukturës ku po qëndronin, pa dëmtime dhe në gjendje të mirë […]

Bien aksidentet në qershor, kujdes nga të rinjtë, “përplasen” më shumë

By: mirseda
30 July 2025 at 08:35
Në muajin qershor 2025 numërohen 107 aksidente rrugore, nga të cilët 140 persona janë të aksidentuar (të vrarë dhe të plagosur), sipas shifrave të INSTAT, i cili thekson se këto janë të dhënat e publikuara paraprake dhe subjekt përditësimi. Gjatë periudhës janar-qershor 2025, numri i aksidenteve rrugore është ulur me 17,1%, krahasuar me të njëjtën […]

Çfarë po ndodh sot me monedhat e huaja? Ja me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro

By: mirseda
30 July 2025 at 08:31
Sot, më 30 korrik 2025, dollari amerikan blihet me 83.5 lekë dhe shitet me 84.8 lekë. Euro blihet me 96.8 lekë dhe shitet 97.7 lekë. Franga zvicerane këmbehet në blerje me 103.5 lekë, ndërsa në shitje me 104.7 lekë. Paundi britanik blihet me 111.3 lekë dhe shitet me 112.7 lekë. Dollari kanadez sot në blerje […]

Analiza: Pse turbulencat në aeroplan po bëhen më të shpeshta dhe më të rënda

By: mirseda
30 July 2025 at 08:29
Andrew Davies, menaxher projekti për ekspozitën e “Doctor Who”, po udhëton drejt Zelandës së Re kur shohin diçka që do të kujtojë jetën. Fluturimi i tij nga Londra drejt Singaporit ishte fillimisht i qetë. Por më pas, avioni u përfshi nga turbulenca ekstreme. “U ndjeva sikur isha në një rollercoaster – dhe pastaj, papritmas, ramë. […]

Parashikimi i motit 30 Korrik 2025, vranësira dhe reshje shiu

By: mirseda
30 July 2025 at 08:23
Ditën e sotme vendi ynë, do të jetë në ndikimin e kushteve atmosferike relativisht të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vranësira të përqendruara, kryesisht përgjatë ultësirës perëndimore dhe zonave malore. Gjithashtu, reshje shiu të herëpasherëshme me intensitet të ulët përgjatë relieveve malore të vendit kryesisht në Veri-Verilindje. Në orët e mesditës parashikohen reshje lokale shiu edhe […]

Tensioni i lartë i gjakut, ja disa hapa të thjeshtë që ulin presioni para gjumit

By: mirseda
29 July 2025 at 22:54
Ruajtja e nivelit të duhur të tensionit të gjakut është një nga mënyrat më të rëndësishme për të mbrojtur zemrën, për të parandaluar sëmundjet kardiovaskulare, sulmet në tru dhe probleme të tjera serioze me shëndetin. Kur bëhet fjalë për mënyrat si ta mbahet nën kontroll tensioni i gjakut, zakonisht mendohet rreth ushqimit ë shëndetshëm dhe […]

Pse Britania po e njeh shtetin palestinez dhe cilat vende të tjera kanë bërë të njëjtën gjë?

By: mirseda
29 July 2025 at 22:38
Britania njoftoi të martën se ishte e gatshme të njihte një shtet palestinez në shtator, nëse qeveria izraelite nuk ndërmerr hapa thelbësorë për t’i dhënë fund “situatës së tmerrshme” në Gaza dhe nuk përmbush kushte të tjera. Vendimi i kryeministrit Keir Starmer ndjek hapat e Francës, pasi presidenti Emmanuel Macron konfirmoi qëllimin e vendit të […]

“Bisedimet mbi tarifat me Kinën shkuan shumë mirë”, Trump: Shpresoj të takohem me Xi Jinping para fundvitit

By: mirseda
29 July 2025 at 21:53
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha se shpreson që takimi i tij me presidentin kinez Xi Jinping të zhvillohet para fundit të vitit. “Ai dëshiron të takohet dhe unë mezi pres takimin gjithashtu, por do të thoja para fundit të vitit”, u tha ai gazetarëve në bordin e Air Force One që po udhëtonte nga […]

Kodi i ri Penal: Burg edhe për kolaudimin e makinës

By: mirseda
29 July 2025 at 21:51
Drafti i Kodit të ri Penal ka ngjallur reagime të shumta kritikuese. Sot atë e kundërshtoi me shumë argumente Prokurori i Përgjithshëm Olsi Çela, i cili theksoi se ajo që kemi më shumë problem janë praktikat e procedurës penale sesa me vetë Kodin Penal. “Rrit potencialin e kriminalizimit të individit”, kryeprokurori Çela kundër Kodit të […]

Aksident në Lezhë, makina përplas një 10-vjeçar me biçikletë, i mituri dërgohet drejt ‘Traumës’ në gjendje të rëndë

By: mirseda
29 July 2025 at 20:57
Një aksident i rëndë është regjistruar këtë të hënë në rrugën e Myltes, në Lezhë, ku një automjet tip Ford ka përplasur një fëmijë 10-vjeç, i cili po lëvizte me biçikletë. I mituri ka mbetur i plagosur rëndë dhe është transportuar me urgjencë drejt Spitalit të Traumës në Tiranë, ku po merr ndihmën e nevojshme […]

Surpriza e Rey Manaj, sulmuesi kuqezi nënshkruan me skuadrën e re

By: mirseda
29 July 2025 at 20:42
Rei Manaj i surprizon të gjithë. Sulmuesi shqiptar ka firmosur me skuadrën e Al Sharjah, ekip ky që luan në Emiratet e Bashkuara Arabe. Lajmi është bërë i ditur nga klubi, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale. Manaj ka nënshkruar një kontratë, të vlefshme për dy vite. Sa i takon detajeve, lojtari do ketë rrogë […]

Spanjë, zjarri masiv djeg 500 hektarë pyje

By: mirseda
29 July 2025 at 19:58
Një zjarr masiv që po digjet në Spanjën qendrore ka shkatërruar më shumë se 500 hektarë pyje dhe shkurre, sipas të dhënave zyrtare. “Situata nuk është inkurajuese”, tha Angel Iglesias, drejtor teknik i zjarrfikjes në qytetin, Mombeltran, rreth 95 kilometra në perëndim të Madridit. Zjarrfikësit kanë luftuar me flakët, të cilat shpërthyen dje në mbrëmje, […]

Shtetet e BE-së luftojnë mbipopullimin e burgjeve, disa vende shqyrtojnë planet për transferimin e të dënuarve

By: mirseda
29 July 2025 at 19:19
Mbipopullimi i burgjeve po arrin nivele krize në të gjithë BE-në, ndërsa popullata në rritje e të burgosurve tejkalon hapësirën e disponueshme në shumë vende, raportoi të hënën gazeta spanjolle El Pais. Në përgjigje të kësaj, disa qeveri po ulin dënimet për shkelësit me rrezik të ulët dhe po shqyrtojnë plane të diskutueshme për të […]

Kraki për seancën e fundit: Qasja e Kurtit s’është pazarçe – tentuam të gjejmë zgjidhje

By: mirseda
29 July 2025 at 19:17
Deputeti i Partisë Guxo, Nezir Kraki sot në emisionin “DPT te Fidani” në Klan Kosova foli për seancën e fundit konstituive, duke thënë se nuk pati pazare, sepse siç u shpreh ai, qasja e Albin Kurtit nuk është “pazare”. Kraki tha se ka pasur tentativa deri në momentin e fundit për të gjetur një zgjidhje, […]

Dosja Meta, zbulohen lëvizjet e pagesave për kontratën lobuese, Ilir Meta pastroi para kur ishte kreu i LSI

By: mirseda
29 July 2025 at 18:51
Përvec korrupsionit dhe fshehjes së pasurise ndaj Ilir Metës është ngritur akuza e pastrimit të parave.Kjo veper penale sipas Spak lidhet me episodin ku Ilir Meta ishte në krye të partisë LSI. Sipas dosjes hetimore rezulton se është vërtetuar se egziston një lidhje interesash ekonomike dhe transaksione bankare midis kompanisë B.SK. shpk, kompanisë Unifi Communications […]
Before yesterdayMain stream

Hyri për tu larë në det, por nuk u kthye më, vijojnë kërkimet për 57-vjeçarin portugez në Sarandë

By: mirseda
28 July 2025 at 12:34
Ende asnjë shenjë jete për 57 vjeçarin portugez, i cili ka humbur lidhjen me miqtë pasditen e djeshme. Një skaf i Policisë Kufitare të Sarandës ka dalë mëngjesin e sotëm në kërkim të shtetasit portugez Antonio Manuel Antunes Gonçalves 57 vjeç i cili ka humbur kontaktet me miqtë e tij prej pasdites të së dielës […]

52-vjeçarja në Pogradec, e gjetur e pajetë në banesën e djegur, dyshohet se është vrarë

By: mirseda
28 July 2025 at 11:47
Zjarri në banesë në lagjen 1 të Pogradecit dyshohet se është i qëllimshëm. Sipas burimeve nga grupi hetimor, ngjarja dyshohet të jetë kriminale. Nga kqyrja paraprake e trupit të viktimës, ekspertët mjeko ligjorë kanë konstatuar shenja të jashtme dhune. Deri më tani, pista e hetimit është ajo e vrasjes për motive pronësie. 52 -vjeçarja Kozeta […]

Çfarë është “Nicki Minaj Challenge” që po çmend TikTok-un?

By: mirseda
26 July 2025 at 22:57
Një trend i ri në TikTok po sfidon gravitetin: përdoruesit qëndrojnë mbi pirgje sendesh të çuditshme, nga kanaçet te lodrat e fëmijëve, me një këmbë të kryqëzuar mbi tjetrën, gjithmonë me taka. Quhet “Nicki Minaj Challenge” dhe është frymëzuar nga poza ikonike e këngëtares në videoklipin “High School” (2013). Fillimisht nisi si një përpjekje për […]

“Vlora dhe Dibra, zonat më të prekura nga zjarret”/ Vengu: 24 vatra mbeten aktive, ndërhyrja nga ajri vijon nesër

By: mirseda
26 July 2025 at 22:36
Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, vizitoi sot Qarkun e Beratit për të ndjekur nga afër situatën e zjarreve në zonën e Shpiragut, si dhe për të monitoruar operacionet ajrore që zhvillohen nga baza ajrore e Kuçovës, ku janë dislokuar edhe avionët e ardhur nga vendet partnere. Gjatë inspektimit, Vengu informoi se vendi po përballet me […]
❌
❌