Botërori i klubeve përcakton sot fituesin
Nga Gazeta Si – Sot është dita e Finales së “FIFA Club World Cup”, e para që do të luhet mes dy skuadrave të të njëjtit kontinent. Kjo për faktin se për të parën herë në kompeticion morën pjesë më shumë se një skuadër nga i njëjti kontinent. Pavarësisht kësaj, do të jetë sërish një moment historik. Superkompjuteri i Opta mbështet PSG të fitojë Finalen “Club World Cup” duke ju dhënë francezëve 64.4% shance në të parën Finale ndërkombëtare mes klubeve nga Anglia dhe Franca. PSG ka fituar 5 ndeshjet e fundit KO në të gjitha kompeticionet me një golevarazh të kombinuar 18-0.

Chelsea dhe Paris Saint-Germain do të zbresin në “MetLife Stadiu” në një ndeshje ku nuk ishin të shumtë ata që besonin në skuadrën e Enzo Maresca-s. Nga ana tjetër skuadra e Luis Enrique-s vazhdoi formën e shkëlqyer që e ndihmoi të fitonte të parën “Treble” (Ligue 1, Coupe de France dhe Champions League). Pavarësisht se pësuan një humbje befasuese, 1-0 nga Botafogo në fazën e grupeve, ja dolën të fitonin ndaj Atlético Madrid, Seattle Sounders, Inter Miami, Bayern Munich dhe Real Madrid për të mbërritur në Finale me një golevarazh 16-0.

Edhe Chelsea në grup u mund nga 3-1 nga Flamengo, por në vazhdim fitoi ndaj LAFC, ES Tunis, Benfica, Palmeiras dhe Fluminense. Për të fundit herë, londinezë dhe parizienë u takuan në raundin e 16 më të mirëve në “UEFA Champions League 2015-16” ku PSG u kualifikua pas shifrave 4-2. “The Blues” kanë një rekord të shkëlqyer kur flitet për Finale pasi fituan 5 të fundit në të cilat luajtën (përjashto “UEFA Super Cup”) prej vitit 2013. Finalja e fundit e humbur prej tyre është ajo e “FIFA Club World Cup”, 1-0 ndaj Corinthians në vitin 2012.
The post Botërori i klubeve përcakton sot fituesin appeared first on Gazeta Si.