Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 26 August 2025Main stream

Gol dhe performancë pozitive, Arlind Ajeti në formacionin e javës në Turqi

By: Fax Web
26 August 2025 at 10:48

Forma e mira në fushë dhe goli i shënuar kanë bërë që Arlind Ajeti të jetë pjesë e formacionit më të mirë në Ligën e Parë turke. Për raundin e tretë, Bodrumspor mposhti 3-1 Sakaryaspor dhe një nga golat u shënua nga Arlind Ajeti.

Mbrojtësi ishte deçiziv edhe në ndërhyrjet në prapavijë, teksa ‘SofaScore’ e ka vlerësuar performancën e tij me notën 7.8, duke bërë që të jetë mes më të mirëve të raundit.

Forma e tij e mirë është një sinjal edhe për Sylvinhon, në prag të ndeshjes që Kombëtarja luan kundër Letonisë më 9 shtator në Tiranë, e vlefshme për Grupin K kualifikues në Kupën e Botës. Në katër ndeshjet e fundit Ajeti ka qenë i grumbulluar, duke luajtur në tre takime.

Pjesë e Bodrumspor është edhe Taulant Seferi, sulmuesi që shënoi një nga golat në fitoren e fundit të të tijve. Ndryshe nga Ajeti, Sylvinho prej nëntorit 2024 nuk e ka preferuar në Kombëtare.

Kryetarja e Kuvendit, znj. Elisa Spiropali, me anë të një postim në rrjetin social” Facebook” ka përkujtuar figurën e Nënë Terezës dhe Migjenit

By: Fax Web
26 August 2025 at 10:33

Kryetarja e Kuvendit, znj. Elisa Spiropali përkujton figurat e Nënë Terezës dhe Migjenit

Kryetarja e Kuvendit, znj. Elisa Spiropali, me anë të një postim në rrjetin social” Facebook” ka përkujtuar figurën e Nënë Terezës dhe Migjenit:

“Shën Tereza lindi më 26 gusht 1910.
Migjeni u largua nga kjo botë pikërisht më 26 gusht 1938.
Dy të përunjurit e mëdhenj, luftëtarët e paepur në mbrojtje të vegjëlisë, i lidhte pazgjidhshmërisht zinxhiri mahnitës lindje-vdekje si shkak-pasojë.
Lutjet e Shën Terezës dhe kujat poetike të Migjenit, ishin e njëjta klithmë shpirtrash të mëdhenj nga Shqipëria e vogël drejtuar padrejtësive të botës.
Njëra nga Lindja, tjetri nga Vdekja, Shën Tereza dhe Migjeni vijnë bashkë çdo 26 gusht për të na kujtuar se kudo ku ka dëshpërim dhe dhimbje, ka ngushëllim dhe shpresë.
Shenjtorja Terezë dhe Poeti Migjen na ndezin krenarinë për të mëdhenjtë tanë që ia kemi dhënë edhe botës.

Laç/ Kapet 41-vjeçari në kërkim për trafik armësh, i përfshirë në operacionin “Puzzle”

By: Fax Web
26 August 2025 at 10:08

Kapet në Laç, një 41-vjeçar i shpallur në kërkim për trafikim të armëve të zjarrit.

Në vijim të punës për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim dhe vënien e tyre përpara përgjegjësisë ligjore, shërbimet e Seksionit të Mbështetjes Operacionale të Hetimit, në DVP Lezhë, si rezultat i një pune të mirorganizuar, kapën dhe vunë në pranga shtetasin:

Ritvan Keqi, 41 vjeç, banues në Fushë Kuqe, Kurbin.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim nga DVP Tiranë, në kuadër të operacionit të koduar “Puzzle”, i zhvilluar rreth 3 muaj më parë, për goditjen e trafikimit të armëve të zjarrit nga Kosova në Shqipëri. Në kuadër të këtij operacioni janë sekuestruar 14 armë zjarri.

Veprimet e tjera procedurale për shtetasin Ritvan Keqi, do të kryhen nga DVP Tiranë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Tiranë/Goditet një tjetër rast i armëmbajtjes pa leje, sekuestrohet 1 armë zjarri automatik dhe municion luftarak. Vihet në pranga poseduesi i tyre

By: Fax Web
26 August 2025 at 09:47

Finalizohet operacioni policor i koduar “Armed”. Goditet një tjetër rast i armëmbajtjes pa leje.

Sekuestrohet 1 armë zjarri automatik dhe municion luftarak. Vihet në pranga poseduesi i tyre, i dënuar dhe më parë për të njëjtën veprimtari kriminale.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e armëmbajtjes pa leje, bazuar në informacionet e siguruara se një shtetas posedonte armë zjarri në automjetin me të cilin lëvizte, menjëherë kanë organizuar punën dhe si rezultat i operacionit të koduar “Armed” kanë lokalizuar dhe vënë në pranga shtetasin:

Besmir Bajraktari, 38 vjeç, banues në Burrel, për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”.

Në rrugën e Arbërit, shërbimet e Policisë kanë ndaluar automjetin “BMW”, me drejtues shtetasin Besmir Bajraktari. Gjatë kontrollit në automjet, u gjet një armë zjarri automatik dhe municion luftarak, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale së bashku me automjetin.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Parandalohet ngjarja kriminale në Borsh, 26-vjeçari kërcënon me armë punonjëset e hotelit të tij, nënë e bijë

By: Fax Web
26 August 2025 at 09:24

Himarë/Ndërhyrja e menjëhershme e Policisë parandalon përshkallëzimin e mëtejshëm të konfliktit që mund të kishte pasoja të rënda për jetën, në Borsh.

Kanosi me armë zjarri dy punonjëset në hotelin e tij, vihet në pranga 26-vjeçari. Sekuestrohen arma e zjarrit tip pistoletë, një krëhër dhe 8 fishekë.
Procedohen penalisht babai i 26-vjeçarit, pasi ushtroi dhunë fizike ndaj njërës prej punonjëseve, si dhe një shtetas tjetër që fshehu armën pas konfliktit.
Njoftimi i policisë:
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Himarë, pas marrjes së njoftimit se një shtetas po kanoste me armë zjarri dy punonjëset e hotelit të tij në Borsh, organizuan menjëherë punën për parandalimin e përshkallëzimit të mëtejshëm të konfliktit dhe kapjen e autorit. Si rezultat i veprimeve të shpejta, u arrestua në flagrancë shtetasi:
•E. Sh., 26 vjeç, banues në Himarë, për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Kanosja”.
Ky shtetas, gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka kanosur me armë zjarri tip pistoletë punonjëset e hotelit të tij, shtetaset A. O., 21 vjeçe dhe R. O., 53 vjeçe, nënë e bijë.
Gjithashtu, u proceduan penalisht në gjendje të lirë shtetasit:
•A. Sh., 56 vjeç (babai i autorit), për veprën penale “Dëmtime të tjera me dashje”, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj shtetases A. O.;
•P. B., 76 vjeç, për veprën penale “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”, pasi dyshohet se pas konfliktit ka fshehur armën e zjarrit tip pistoletë, të përdorur nga shtetasi E. Sh.
Arma u gjet dhe u sekuestrua së bashku me krëherin dhe 8 fishekët, gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë, në njërën prej dhomave të hotelit.

Zjarri në Akërni të Vlorës vijon aktiv, ndërhyrje nga ajri dhe toka

By: Fax Web
26 August 2025 at 09:23

Zjarri i rënë në pyllin me pisha në zonën e hidrovorit në fshatin Akërni të Vlorës vijon ende aktiv edhe këtë mëngjes.

Që prej orës 05:00, forcat zjarrfikëse dhe ato të Forcave të Armatosura janë rikthyer në terren për të luftuar flakët, të cilat kanë përfshirë një sipërfaqe të konsiderueshme pyjore.

Një ditë më parë, situata u përshkallëzua në nivel kritik, pasi erërat e forta favorizuan përhapjen e zjarrit në zona të gjera, duke e bërë të pamundur ndërhyrjen vetëm me mjete tokësore. Edhe terreni i vështirë i zonës ka penguar hyrjen e mjeteve zjarrfikëse, duke e rënduar situatën.

Për herë të parë në këtë vatër u angazhua edhe ndërhyrja ajrore. Në vendngjarje mbërritën katër helikopterë, dy të Forcave të Armatosura shqiptare dhe dy të tjerë të dërguar nga Emiratet e Bashkuara Arabe, të cilët asistuan në përpjekjet për shuarjen e flakëve nga ajri.

Autoritetet janë ende në terren dhe theksojnë se mbajtja nën kontroll e zjarrit është prioritet, ndërsa rreziku për përhapje të mëtejshme mbetet i lartë për shkak të sipërfaqes së madhe të pyllit dhe kushteve atmosferike.

IDF s’i ndal sulmet edhe pas vrasjes së 5 gazetarëve, dita nis me 20 viktima në Gaza, shumë prej tyre fëmijë! Në Izrael shpërthejnë protestat

By: Fax Web
26 August 2025 at 08:54

Edhe pse indinjata pas vrasjes së 5 gazetarëve në Rripin e Gazës teksa ndodheshin në krye të detyrës, është e madhe, Izraeli dhe IDF nuk ndalen në bombardimet e tyre të pandërprera, duke e rritur më tej numrin e viktimave.

Pak pas mesnatës në Khan Younis u raportua për 5 të vdekur nga sulmet e ushtrisë izraelite, kurse mëngjesin e sotëm kjo shofër shkoi në 20 viktima dhe pritet të rritet më tej. “Al Jazeera” publikon lajmin, duke cituar burime mjekësore.

Numri i të vdekurve përfshin shtatë persona të vrarë në një shtëpi në qytetin e Gazës dhe gjashtë persona – përfshirë disa fëmijë – të cilët ishin në një tendë pranë Khan Younis, në Rripin jugor. Në këtë të fundit viktima mbetën edhe prindërit e tre fëmijëve të vrarë, në veri të Khan Younis. Në një sulm tjetër në Jabalia, në veri të Gazës, raportoi gjithashtu al-Jazeera, një person u vra dhe disa të tjerë u plagosën.

Ushtria izraelite shprehu “keqardhjen e saj për viktimat që nuk janë përfshirë drejtpërdrejt në konflikt” dhe njoftoo një hetim për bombardimin në Khan Younis ditën e djeshme (25 gusht), i cili vrau më shumë se 20 persona, përfshirë 5 gazetarë. Kombet e Bashkuara reaguan ashpër:
“Spitalet dhe gazetarët nuk janë shënjestra”. Gazetarët e vrarë ishin sytë e botës në Gaza dhe punonin për Reuters, NBC, Al Jazeera dhe Associated Press.

Presidenti Trump gjithashtu e dënoi sulmin:

“Nuk jam i lumtur”, tha ai mes të tjerash.

Por kjo nuk e ka ndaluar Izraelin që edhe sot të vijojë bombardimet në Gaza dhe të shkaktojë viktima.

Nga ana tjetër, në Izrael kanë shpërthyer protesta masive, ku sot u bllokua edhe autostrada e Tel Avivit, teksa kërkohet pranimi i marrëveshjes për lirimin e pengjeve.

Me bllokimin e trafikut në drejtim të jugut në autostradën Ayalon të Tel Avivit, filloi një ditë protestash intensive në të gjithë Izraelin në mbështetje të një marrëveshjeje për të shpëtuar pengjet dhe për t’i dhënë fund luftimeve në Gaza, informon media.

“Dita e veprimit, e njoftuar nga Forumi i Pengjeve dhe Familjeve të Zhdukura, filloi në orën 6:29 të mëngjesit, koha kur Hamasi nisi sulmin e tij më 7 tetor 2023, me protestuesit që shpalosën flamuj izraelitë jashtë Ambasadës Amerikane në Tel Aviv”. Pastaj, “protestat filluan në orën 7 të mëngjesit në kryqëzimet kryesore në të gjithë vendin”, raporton media izraelite.

Demonstrata janë planifikuar gjatë gjithë ditës dhe marshime do të mbahen në të gjithë vendin nga ora 14:00. Dita do të kulmojë në mbrëmje me një marshim të madh nga stacioni i trenit Savidor i Tel Avivit, deri në Sheshin e Pengjeve, ku do të zhvillohet protesta e fundit.

IDF ka thënë se planin e marrëveshjes ia kanë dërguar në tavolinë kryeministrit benjamin Netanyahu dhe ai duhet ta pranojë pasi është një plan i mirë. IDF është shprehur kundër pushtimit të Gazës.

Kosova që nga 8 shkurti pa institucione, sot tentativa e 58-të për konstituimin e Kuvendit!

By: Fax Web
26 August 2025 at 08:51

Sot në ora 11:00 do të mblidhen sërish deputetët e Kuvendit të Kosovës, në tentativën e 58-të për konstituim të legjislativit.

Në tentativën e fundit për konstituim të Kuvendit të propozuar nga Lëvizja Vetëvendosje për kryetar të Kuvendit ishin Hekuran Murati, Arbërie Nagavci dhe Dimal Basha.

Asnjëri nga ta nuk mori votat e nevojshme për kryetar të Kuvendit.

Ditë më parë, Gjykata Kushtetuese ka publikuar aktgjykimin e plotë ku përcaktohet që legjislativi i ri duhet të konstituohet brenda 30 ditëve nga certifikimi i rezultateve, afat ky që përfundon më 18 shtator.

 

Gjashtë muaj pas mbajtjes së zgjedhjeve parlamentare vendi është pa institucione të reja, të dala nga zgjedhjet e 8 shkurtit.

 

Procesi i konstitutimit të Kuvendit të Kosovës ka mbetur në zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit.

E lidhur me ngërçin politik që po zgjat tash e disa muaj ka shkruar Albert Krasniqi nga Demokracia Plus.

Ditë më parë, Krasniqi në një postim në Facebook shkruante se pasi askush nuk ka arritur të krijojë një shumicë parlamentare edhe gjashtë muaj pas zgjedhjeve, mandatet duhet t’i kthehen popullit.

Por, sipas tij, para se vendi të shkojë në zgjedhje të reja, partitë politike duhet të bien dakord mbi disa çështje themelore që do të shmangin bllokadat e së ardhmes dhe do të garantojnë funksionalitetin institucional.

Deputetët shqiptarë vizitë në Kiev, takohen me Zelenskyn, Mediu: Theksoi se garancia më e madhe e sigurisë është antarësimi i Ukrainës në NATO dhe BE

By: Fax Web
26 August 2025 at 08:42

Deputetët shqiptarë vizitë në Kiev, takohen me Zelenskyn, Mediu: Theksoi se garancia më e madhe e sigurisë është antarësimi i Ukrainës në NATO dhe BE

Kreu i Partisë Republikane Fatmir Mediu ka dhënë detaje në lidhje me vizitën në Kiev të grupit të deputetëve dhe takimin me Presidentin ukrainas Volodymir Zelensky.

Në një postim në rrjetet sociale, Mediu shkruan se në takim u diskutua në lidhje me samitin e mbajtur në Alaskë mes presidentin amerikan Donald Trump dhe homologut të tij rus Vladimir Putin.

Kreu I PR shtoi se Zelensky vlerësoi iniciativën e Trump duke përshëndetur qëndrimin e SHBA për garanci sigurie si ato të artikullit 5 të NATOs.

 

“Ai theksoi se garancia më e madhe është antarësimi i Ukrainës në NATO dhe Bashkimim Europian”, shkruan Mediu. 

Postimi i plotë:
Kiev, Ukrainë
Vizita u përmbyll me takimin e grupit të deputetëve me Presidentin Zelensky ku u diskutua për Samitin e Alaskës Trump-Putin, takimin e Ëashingtonit ndërmjet Zelenskit, Presidentit Trump dhe liderëve Europian.
Për sa i përket paqes ai vlerësoj iniciativën e Presidentit Trump duke përshëndetur qëndrimin e SHBA për garanci sigurie si ato të artikullit 5 të NATOs. Ai theksoj se garancia më e madhe është antarësimi i Ukrainës në NATO dhe Bashkimim Europian.
Mbas takimit ai postoj në tëiter sa më poshtë: “Sot u takova me delegacionin e rrjetit parlamentar ndërkombëtar United for Ukraine. I falënderova për mbështetjen e tyre të vazhdueshme politike ndaj vendit tonë. Kjo është shumë e rëndësishme tani, gjatë luftës, dhe nuk do të jetë më pak e rëndësishme as më pas. Të gjithë duam një paqe të drejtë dhe të qëndrueshme.

Diskutuam për të ardhmen e Ukrainës, garancitë e sigurisë dhe rezultatet e takimeve në Uashington. Veçmas, u përqendruam edhe tek mënyra se si asetet ruse të ngrira mund të përdoren për rimëkëmbjen e Ukrainës.

Një zë i bashkuar dhe një qëndrim i përbashkët në Evropë kanë një rëndësi të veçantë. Jam mirënjohës ndaj parlamentarëve për mbështetjen dhe vizionin e përbashkët se Ukraina duhet të bëhet pjesë e Bashkimit Evropian”

Pata kënaqësinë të takoja përsëri Gjeneralin Kellog (me të cilin ndjamë miq të përbashkët si Gjenerali Jones etj), cili po hynte në takim me Presidentin Zelenski.
Po ashtu takuam me Ministrin e Jashtëm Andrii Sybiha, i cili pasi vlerësoj mbëahtetjen thksoj se janë në kontakt të vazhdueshëm me Sekretarin Rubio, departamentin e Shtetit dhe Këshillin e Sigurisë, në kordinim me kolegët Europian
Ukraina theksoj ai nuk e ka humbur luftëndhe më shumë se kaq Rusia nul e ka fituar atë.
Ai theksoj se shpresojnë që marëveshja e paqes me gjithë garancitë e sigurisë do ishte e mundur të realizohej brenda 8muajsh.
Po ashtu diskutuam me Zv Kryeministrin Taras Kachka për Europën dhe Integrimin Euro Atlantik si dhe me Ministrin e ekonomisë Oleksii Sobolev diskutuam për situatën ekonomike dhe procesin e rindertimit të Ukrainës.

 

Hyn në fuqi urdhri i ri, mbi moshën 30-vjeç nuk mund të bëhesh më polic

By: Fax Web
26 August 2025 at 08:34

Në qoftë se jeni mbi 30 vjeç, harrojeni ëndrrën se mund të bëheni oficer policie.

Ky është urdhri i ministrit të Brendshëm Ervin Hoxha që në përmbushje të ligjit të Policisë së Shtetit hyrë në fuqi në korrik 2024 ka caktuar moshën brenda të cilës mund të konkurroni për të hyrë në polici. Sipas urdhrit, mosha për t’u pranuar në polici është deri në 30 vjeç.

Ky urdhër është botuar në fletoren zyrtare në datën 1 gusht 2025.

Që do të thotë ky është viti i fundit ku kriteri i moshës nuk është marrë parasysh në konkursin që po mbahet në Akademinë e Sigurisë për vitin akademik vijues.

Me shtimin e strukturave në Aeroportin e Vlorës dhe në Gjadër numri i efektivëve është 12 mijë e 300, megjithatë sërish ka vakanca.

Për nivelin bazë llogaritet se mungojnë gati 600 punonjës, kurse 200 të tjerë që mungojnë janë nënkomisarë. Këto vakanca janë krijuar nga dalja në pension, shkarkimet mbas arrestimeve e hetimeve dhe dorëheqjet.

Trump shkarkon guvernatoren e Rezervës Federale! Cook refuzon të largohet: S’kam ndërmend të dorëhiqem

By: Fax Web
26 August 2025 at 08:25

Presidenti Donald Trump deklaroi të hënën se ka shkarkuar guvernatoren e Rezervës Federale (Fed), Lisa Cook, një veprim historik, pasi është hera e parë në 111 vite që një president shkarkon një anëtar të bordit të bankës qendrore amerikane.

Lëvizja shënon një përshkallëzim të ndjeshëm të tensioneve midis Trump dhe Fed-it, të cilin ai e ka kritikuar shpesh për mosuljen e mjaftueshme të normave të interesit.

Cook është përballur kohët e fundit me akuza për mashtrim hipotekor, të ngritura fillimisht nga drejtori i agjencisë federale të strehimit, Bill Pulte. Departamenti i Drejtësisë ka njoftuar se do të hetojë pretendimet, por ajo nuk është akuzuar për asnjë shkelje deri më tani.

Në një deklaratë të publikuar nga avokatët e saj, Cook reagoi:“Presidenti Trump ka pretenduar se më shkarkon ‘me shkak’, ndërkohë që nuk ekziston asnjë shkak ligjor për këtë, dhe ai nuk ka autoritetin për të më shkarkuar. Nuk do të jap dorëheqjen. Do të vazhdoj të ushtroj detyrat e mia për të ndihmuar ekonominë amerikane, siç kam bërë që prej vitit 2022.”

Rezerva Federale nuk ka komentuar mbi zhvillimet.Ende nuk është e qartë nëse presidenti ka autoritetin ligjor për ta shkarkuar Cook. Ligji lejon shkarkimin vetëm “me shkak”, por nuk përkufizon qartë se çfarë përbën një “shkak”.

Në letrën e tij drejtuar Cook, Trump shkruan: “Kam vendosur që ka arsye të mjaftueshme për t’ju larguar nga pozicioni.” Ai shton se veprimet e saj “tregojnë pakujdesi të rëndë financiare” dhe e vënë në dyshim integritetin e saj.

Sipas një hetimi të CNN, Cook kishte marrë dy kredi për prona të ndryshme, të dyja të deklaruara si “banesa kryesore”, por nuk dihet nëse kjo ishte bërë me qëllim apo jo.

Cook, e emëruar në vitin 2022 nga Presidenti Joe Biden, është gruaja e parë me ngjyrë që ka shërbyer ndonjëherë si guvernatore në bordin e Fed-it.

Sipas avokatit të saj, Abbe David Lowell, “do të ndërmerren të gjitha veprimet e nevojshme për të ndaluar këtë veprim të paligjshëm të presidentit.”

Ndërkohë, situata ka tronditur tregjet: indeksi i dollarit amerikan ra me 0.3%, ndërsa tregjet e aksioneve pësuan rënie të menjëhershme. Ari, si një aset i sigurt në kohë pasigurie, Tu rrit me 0.45%.

Në një reagim të ashpër, Senatorja Elizabeth Warren e cilësoi shkarkimin si një “kapje autoritare të pushtetit” që shkel hapur Aktin e Rezervës Federale dhe që “duhet të rrëzohet në gjykatë”.

Ekspertët paralajmërojnë se nëse pavarësia e Fed-it cënohet, do të minohet besueshmëria ekonomike e SHBA-së dhe mund të goditen rëndë si dollari, ashtu edhe tregjet financiare.

Tronditëse në Australi! Policët ekzekutohen gjatë tentativës për të arrestuar një person

By: Fax Web
26 August 2025 at 08:24

Një incident i rëndë me armë zjarri ka tronditur qytetin e vogël Porepunkah, rreth 300 kilometra në verilindje të Melbërnit, ku dy efektivë të policisë janë vrarë dhe një tjetër është plagosur.

Efektivt e vrarë ishin pjesë e një grupi që kishte shkuar në një pronë private për të ekzekutuar një urdhër arresti ndaj një të akuzuari për abuzim seksual.

Ngjarja është konfirmuar nga Policia e Viktorias, duke theksuar se nuk mund të japë më shumë detaje derisa situata të jetë tërësisht nën kontroll. Megjithatë, raportimet e mediave australiane, të mbështetura nga burime policore, tregojnë për një skenë të dhunshme ku oficerët janë zënë në befasi dhe janë qëlluar me armë zjarri. Madje, sipas këtyre burimeve, armët e viktimave janë marrë nga sulmuesi.

Në vendngjarje ndodhen forca të shumta policore, përfshirë një automjet të blinduar dhe një helikopter, ndërsa e gjithë zona është rrethuar. Për shkak të rrezikut të mundshëm, të gjitha objektet publike në zonën e Alpine Shire janë mbyllur dhe shkolla fillore e Porepunkah është në izolim që prej orëve të para të mëngjesit.

Australia është një nga vendet me ligjet më të rrepta për armëmbajtjen në botë, të miratuara pas masakrës së Port Arthur në vitin 1996, ku humbën jetën 35 persona. Prej atëherë, ngjarje me armë zjarri, veçanërisht ndaj efektivëve të policisë, janë të rralla dhe shpesh shoqërohen me reagime të forta nga opinioni publik dhe autoritetet.

Numri i pagesave me kartë kalon për herë të parë tërheqjet e parasë cash në ATM, rritje me 42% krahasuar me 6 mujorin e parë të vitit të kaluar

By: Fax Web
26 August 2025 at 08:23

Pagesat me kartë po shënojnë një rritje të shpejtë këtë vit, madje për herë të parë ato kanë kaluar në numër tërheqjet e parasë cash në ATM.

Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, në gjashtë muajt e parë të vitit u regjistruan gjithsej rreth 12.57 milionë pagesa me kartë në terminalet elektronike të shitjes (POS). Numri i pagesave me kartë është rritur me 42% krahasuar me gjashtëmujorin e parë të vitit të kaluar.

Për çdo 100 veprime të kryera me karta pagesash (pa përfshirë veprimet me para elektronike), afërsisht 52 prej tyre ishin pagesa në terminale POS, ndërsa diferenca ishin tërheqje apo depozitime paraja cash.

Ndërkohë, vlera totale e pagesave me kartë për gjashtë muaj ka arritur në 48.3 miliardë lekë, me një rritje prej 11% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Të matura në vlerë monetare, pagesat me kartë përbënin 17.4% të totalit të veprimeve me karta, në rritje nga niveli prej 16.3% i vitit të kaluar.

Duke pasur parasysh se periudhat e pikut turistik korrik-gusht shoqërohet me rritje të pagesave me kartë, është e pritshme që vlera e pagesave për gjysmën e dytë të vitit të jetë më e lartë.

Rritja e numrit të turistëve të huaj në vitet e fundit është ndër faktorët kryesorë që po ndikon në rritjen e shpejtë të pagesave me kartë bankare në Shqipëri.

Megjithatë, përveç ndikimit të ndjeshëm të turizmit, vlerësohet se edhe përdorimi i pagesave me kartë nga rezidentët është në rritje në vitet e fundit, sidomos pas periudhës së pandemisë.

Rritja e kërkesës së tregut për pagesa me kartë po shoqërohet edhe me zgjerimin e bazës së bizneseve që pranojnë pagesa të tilla dhe besohet se sektori i turizmit i ka dhënë një shtysë të konsiderueshme këtyre pagesave.

Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, numri i terminaleve POS për pranimin e pagesave me kartë në mesin e këtij viti arriti në 27 969, në rritje të mëtejshme me 28.4% krahasuar me mesin e vitit të kaluar.

Një nga operatorët e mëdhenj globalë të pagesave me kartë, Mastercard, këtë vit po e mbështet zgjerimin e pagesave me kartë me një program të shtimit të pajisjeve POS me kushte lehtësuese për bizneset.

Rritja e pagesave me kartë është një sinjal pozitiv në drejtim të uljes së përdorimit të parasë fizike në ekonomi. Shqipëria është një vend me shkallë të përdorimit të lartë të parasë cash, fenomen i lidhur me një përfshirje ende të pamjaftueshme financiare, por edhe me nivelin e konsiderueshëm të informalitetit dhe evazionit fiskal.

Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, në mesin e vitit 2024 numri i kartave aktive arriti në 1.57 milionë, në rritje me 6% krahasuar me një vit më parë.

Yesterday — 25 August 2025Main stream

Alarm në det! Shpëtohen 6 fëmijë nga mbytja në plazhin britanik, dy përfundojnë në spital

By: Fax Web
25 August 2025 at 18:56

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e së dielës në Aberavon Beach, pranë Neath Port Talbot në Uellsin Jugor, ku gjashtë fëmijë u gjendën në vështirësi serioze në det.

Sipas autoriteteve, Port Talbot Coastguard Rescue u njoftua menjëherë pas raportimeve se disa fëmijë po rrezikoheshin nga dallgët. Tre prej tyre u shpëtuan duke përdorur një litar shpëtimi, ndërsa pjesa tjetër u nxor nga uji nga oficerët e shpëtimit që hynë vetë në det.

Në operacion mori pjesë edhe Porthcawl Coastguard, ndërsa fëmijët e shpëtuar u morën në kujdes nga personeli mjekësor. Fillimisht ata u kontrolluan në vendngjarje dhe më pas u transferuan te paramedikët e Shërbimit të Ambulancës së Uellsit.

Një zëdhënës i këtij shërbimi bëri të ditur se në vendngjarje u dërguan tre autoambulanca dhe një menaxher operativ, ndërsa dy prej fëmijëve u dërguan menjëherë në spital. Katër të tjerët shkuan vetë për të marrë trajtim mjekësor shtesë.

Plazhi i Aberavon mbrohet nga rojat bregdetare të RNLI dhe shërbimi i Coastguard, të cilët ndërhynë në kohë për të shmangur tragjedinë.

10 vatra zjarri në vend, 6 të shuar, 4 ende aktive në Vlorë, Tiranë, Skrapar dhe Kolonjë

By: Fax Web
25 August 2025 at 18:55

Qendra Kombëtare Operacionale e Emergjencave Civile (QKOEC) në AKMC raporton se prej orës 09:00, deri në orën 16:30, datë 25.08.2025, janë raportuar 10 vatra zjarri nga të cilat 6 janë shuar dhe 4 të tjera janë aktive.

Në Pishë-Poro të Vlorës, zjarri i rënë në një terren ranor në fshatin Delisuf të njësisë administrative Novoselë është favorizuar nga era dhe ka marrë një shtrirje të madhe në drejtim të fshatit Pishë-Poro.
Terreni ranor nuk mundëson operimin me mjete zjarrfikëse edhe pse 3 automjete zjarrfikëse me 12 efektivë, 4 forca AdZM dhe 10 forca bashkiake ndodhen në zonë.
Në mbështetje të forcave në terren kanë fluturuar nga Baza e Kuçovës katër helikopterë, dy të Forcës Ajrore shqiptare dhe dy të Emirateve të Bashkuara Arabe.

Vatrat e tjera aktive janë ato në Parkun Natyror Gërmenj, njësia administrative Leskovik të bashkisë Kolonjë, ku zjarri është riaktivizuar ditën e sotme në afërsi të piramidës 15. Në terren janë të angazhuar forcat zjarrfikëse nga MZSH Kolonjë.

Në fshatin Pezë Helmës, njësia administrative Pezë, bashkia Tiranë, vazhdon të jetë aktiv zjarri në disa vatra në një terren pa rrugëkalime dhe me bimësi të dendur që nuk mundëson ndërhyrjen e forcave zjarrfikëse. Në terren ndodhen në gatishmëri të pandërprerë 24 orë zjarrfikësit lokalë, kryesisht pranë disa banesave që ndodhen më afër zonës, por larg vetë vatrës së zjarrit.

Në fshatin Bogovë, njësia administrative Bogovë, bashkia Skrapar, është aktivizuar një vatër zjarri në një hangar ku më pas është shpërndarë në një sipërfaqe pyjore me pishë. Në vendngjarje po operojnë 3 grupe shërbimi nga MZSH Skrapar. Situata raportohet nën kontroll dhe nuk paraqet rrezik për banesat.

Vatrat e izoluara plotësisht raportohen:
1.      Në fshatin Krenze, njësia administrative Shtiqën, bashkia Kukës
2.      Në fshatin Reç, njësia administrative Shkrel, bashkia Malësi e Madhe
3.      Në fshatin Bisht-Kamëz, njësia administrative Katund i Ri, bashkia Durrës.
4.      Në fshatin Ishull-Shëngjin, njësia administrative Shëngjin, bashkia Lezhë.
5.      Në Lagjen 18, Rajoni Nr.1, bashkia Korçë.
6.      Në zonën e Shkozës, njësia administrative Nr.1, bashkia Tiranë.

Dështoi të transferonte sulmuesin nigerian, Tare i hedh “sytë” nga zëvendësuesi i Gyokeres

By: Fax Web
25 August 2025 at 18:02

Pas përfundimit të pistës së Victor Boniface, AC Milan ka zhvendosur vëmendjen te talenti danez Conrad Harder, i cili pritet të bëhet sulmuesi më i ri i kuqezinjve.

Sipas mediave italiane, gjithçka u bë e qartë të dielën në mëngjes gjatë takimit në Casa Milan, ku morën pjesë drejtori Giorgio Furlani, Igli Tare dhe trajneri Massimiliano Allegri. Pak para mbërritjes së trajnerit, nga selia doli edhe agjenti i Harder, duke treguar qartë se negociatat kishin hyrë në fazën përfundimtare.

Një tjetër detaj që shtoi zërat për transferimin ishte prania e agjentit të lojtarit në San Siro për ndeshjen ndaj Cremonese, ndërkohë që dyshimet për gjendjen fizike të Boniface tashmë kishin zbehur interesin e klubit.

Sot është zhvilluar edhe një takim i ri me agjentin e 19-vjeçarit për të mbyllur detajet e kontratës. Marrëveshja do të jetë pesëvjeçare, me një pagë që nis nga 1.5 milionë euro në sezon dhe që pritet të rritet vit pas viti. Sporting Lisbon do të përfitojë 24 milionë euro + 3 milionë euro bonuse, si dhe 10% të një shitjeje të ardhshme.

I lindur në vitin 2005, Harder u rrit te të rinjtë e Nordsjælland, ku shkëlqeu me 27 gola në 24 ndeshje për ekipin U-19. Ai debutoi në Superligën daneze më 4 qershor 2023 dhe shpejt u bë pjesë e ekipit të parë. Sezonin e kaluar, si pasardhës i Viktor Gyökeres (i transferuar te Arsenali), Harder regjistroi 9 gola dhe 4 asiste në 43 ndeshje.

Me këtë lëvizje, Milan synon të sigurojë një talent premtues për sulmin, duke i dhënë ekipit një element të ri në perspektivën afatgjatë.

“Destinacion turistik në rritje”/ Rama ndan artikullin e The New York Times: Plazhe, histori, kulturë dhe çmime të përballueshme

By: Fax Web
25 August 2025 at 17:21

Karyeministri Edi Rama ka ndarë një artikull të medias prestigjoze “The New York Times”, e cila e cilëson Shqipërinë si një destinacion turistik në rritje.

“Prestigjiozja amerikane “The New York Times”, e cilëson Shqipërinë si një destinacion turistik në rritje.

Artikulli veçon Parkun Kombëtar të Butrintit, plazhet e Ksamilit dhe qytetet bregdetare si Dhërmiu, Borshi e Saranda si destinacionet me të bukura për pushuesit

Po ashtu, “The New York Times” ndalet edhe në qytete historike si Berati me trashëgiminë e tij mijëravjeçare dhe Gjirokastra si qyteti i gurtë, i mbrojtur nga UNESCO”-shkruan Rama krahas linkut.

Donte të fuste në Shqipëri makinën e vjedhur në Itali, arrestohet italiani në Portin e Durrësit

By: Fax Web
25 August 2025 at 16:55

Një shtetas italian është arrestuar nga policia shqiptare në Portin e Durrësit, pasi tentoi të fuste në vendin tonë një automjet të vjedhur.

Në pranga ka rënë 38-vjeçari G.L. Makina që ai tentoi të trafikonte në Shqipëri rezulton se është e vjedhur para 1 muaji në Itali.

Pas verifikimit të rastit, ai u arrestua për akuzën e trafikimit të mjeteve motorike.

Njoftimi i Policisë Durrës:

Tentoi të trafikonte në Shqipëri, një automjet të vjedhur para 1 muaji, në Itali, vihet në pranga shtetasi italian.

Sekuestrohet automjeti.

Si rezultat i shtimit të kontrolleve, verifikimeve dhe intervistimeve, në hyrje/dalje të vendit, me objektiva parandalimin e paligjshmërive, shërbimet e Policisë Kufitare të portit të Durrësit vunë në pranga, në hyrje të Shqipërisë, shtetasin italian G. L., 38 vjeç.

Nga verifikimet e kryera rezultoi se automjeti që ky shtetas po tentonte të fuste në Shqipëri, ishte vjedhur në Itali, më datë 25.07.2025.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprën penale “Trafikimi i mjeteve motorike”.

Shkaktoi në gjendje të dehur aksidentin ku humbën jetën dy motrat nga Delvina, shoferi 23-vjeçar ishte punonjës në Ministrinë e Brendshme

By: Fax Web
25 August 2025 at 14:41

Është arrestuar shoferi 23-vjeçar Kevi Norra, i cili një ditë më parë shkaktoi aksidentin e rëndë në aksin Delvinë-Sarandë, me pasojë vdekjen e dy motrave të reja dhe plagosjen e një tjetër vajze që ndodhej në makinë me to.

Policia bën me dije se ai ka rezultuar se drejtonte mjetin në gjendje të dehur. Nga verifikimet e kryera në vendngjarje ka rezultuar: testi i parë i alkoolit në masën 1.52 mg/l, ndërsa testi i dytë në masën 1.42 mg/l.

Norra, banues në Fier, ishte me detyrë specialist pranë Ministrisë së Brendshme.

Nga aksidenti i rëndë mbetën viktima Ela dhe Rezi Dhimaku, 22 dhe 20 vjeçe, ndërsa u plagos Antonela Zhupa, 24 vjeçe.

Franca thërret ambasadorin amerikan pas akuzave ndaj Macronit për luftën kundër antisemitizmit

By: Fax Web
25 August 2025 at 14:39

Franca ka thirrur ambasadorin amerikan, Charles Kushner, pas një letre që ai i dërgoi Presidentit Emmanuel Macron, ku akuzonte se Franca nuk kishte bërë mjaftueshëm për të luftuar dhunën antisemitizëm.

Një zëdhënës i Ministrisë së Jashtme franceze tha se kjo ngjarje ndodhi të dielën.

Kushner, i cili është hebre dhe djali i të cilit, Jared Kushner, është i martuar me vajzën e Presidentit të SHBA, Donald Trump, publikoi letrën e tij të hapur në “Wall Street Journal”, në një kohë kur raportet mes Francës, SHBA-së dhe Izraelit janë tejet të tensionuara.

Në letrën e tij, Kushner kujtoi se dita e hënë do të ishte “81-vjetori i Çlirimit të Aleatëve të Parisit, që përfundoi deportimin e hebrenjve nga territori francez gjatë pushtimit të Nazizmit”, duke theksuar se dhuna antisemitiste është rritur ndjeshëm në Francë.

“Shkruaj me shqetësim të thellë për ngritjen dramatike të antisemitizmit në Francë dhe për mungesën e veprimeve të mjaftueshme nga qeveria juaj për ta përballuar këtë… Në Francë, nuk kalon asnjë ditë që hebrenjtë të mos sulmohen në rrugë, sinagogat apo shkollat të shkatërrohen, ose dyqanet e bizneseve hebre të vandalizohen”, shkruhet ndër të tjera në letrën e tij.

Kushner i kërkoi Presidentit Macron që të forconte me urgjencë ligjet kundër krimeve të urrejtjes dhe të zbusë kritikat ndaj Izraelit, duke thënë se deklaratat e qeverisë franceze për njohjen e një shteti palestinez kanë nxitur incidente antisemitike në Francë.

Në letrën e tij, Kushner argumentonte se, ndërkohë që “antisemitizmi ka lënë një plagë të thellë në jetën franceze”, urrejtja ndaj hebrenjve ka shpërthyer pas sulmit barbar të Hamasit më 7 tetor 2023, që solli Luftën e vazhdueshme në Gaza.

Reagimi nga Parisi nuk vonoi. Ministria e Jashtme e Francës e hodhi poshtë me forcë këtë akuzë, duke e quajtur të papranueshëm qëndrimin e Kushner.

“Sipas Konventës së Vjenës të vitit 1961, ambasadorët nuk mund të ndërhyjnë në çështjet e brendshme të një vendi”, tha Ministria e Jashtme e Francës.

Kjo letër e Kushner është një tjetër reagim pas një tjetër letre që kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu i dërgoi Macronit disa ditë më parë, ku e akuzonte presidentin francez për nxitjen e antisemitizmit përmes thirrjeve për njohjen e një shteti palestinez.

Macron ka qenë ndër kritikët më të fortë të mënyrës se si Netanyahu po e zhvillon luftën në Gaza, sidomos në lidhje me viktimat civile palestineze, ndërsa Trump ka mbështetur pa rezerva udhëheqësin izraelit.

❌
❌