Biblioteka Kombëtare e Kosovës “Pjetër Bogdani” po zhvillon një projekt të rëndësishëm për evidentimin, klasifikimin dhe organizimin e koleksionit të artit bashkëkohor që ndodhet në Bibliotekën e Arteve Bashkëkohore.
Koleksioni përfshin libra tematikë dhe monografi për artistë vendorë dhe ndërkombëtarë, katalogje ekspozitash, materiale digjitale si CD dhe DVD, pllaka vinili me regjistrime arkivore, revista dhe botime periodike në gjuhë të ndryshme, përfshirë anglisht, gjermanisht, turqisht, kroatisht, koreanishte, tajvanez, bullgarisht, maqedonisht dhe shqip. Botimet vijnë nga Evropa, Azia, Amerika dhe Ballkani Perëndimor.
Figura kryesore të koleksionit janë artistë të njohur si Salvador Dalí, Pablo Picasso, Jean-Antoine Watteau dhe Mario Sironi, si dhe artistë modernë dhe bashkëkohorë të tjerë.
Procesi i punës po zhvillohet në tri faza: evidentimi dhe regjistrimi i materialeve me detaje të plota, klasifikimi alfabetik për lehtësimin e kërkimit dhe renditja fizike në rafte për akses të lehtë për publikun dhe studiuesit.
Qëllimi i projektit është ruajtja dhe dokumentimi i fondit ekzistues, përmirësimi i qasjes në materiale të specializuara dhe nxitja e kërkimit shkencor në fushën e artit bashkëkohor në Kosovë.
Pas përfundimit, koleksioni do të jetë në dispozicion të studiuesve, artistëve, studentëve dhe publikut të gjerë, duke kontribuar në promovimin e trashëgimisë kulturore bashkëkohore.
Faleminderit stafit të Bibliotekës Kombëtare të Kosovës për përkushtimin dhe angazhimin në këtë projekt të rëndësishëm/KultPlus.com
Balada e djalit të vogël që shëtit me hënën Teodor Keko
Babai pinte ditën dhe natën bënte sherr me nënën, vogëlushi lemerisej, dënesë kishte këngën, kruspullosur në kuvertë dridhej nëpër lot derisa vinte gjumi i madh e shpëtimplot. Një ditë babai s’piu. Qetësi e madhe ra, vogëlushi deri vonë iu përkëdhel në krah, i lumtur s’desh të flinte, “O ba nuk kam gjumë fare!”, po ba-ja e çoi hopa në shtratin nën dritare. Vogëlushi qeshte vetëm në errësirë me zë, kjo mbrëmie ish dhe lodër dhe përrallë për atë dhe ndërsa lumturia në gjumë po e ndillte krejt i habitur ndjeu në xham një trokitje. U ngrit i çuditur mbi doçkat e holla, pa hënën pranë të ndritur edhe i iku goja, iu duk hëna si ftua, iu duk si gji plot qumësht dhe doçkat sakaq zgjati drejt saj fare hutueshëm. “A vjen me mua, hëna i tha lehtas në vesh, të shkojmë bashkë në pyll, të Bukurën të gjesh?” Dhe djali shkoi pas saj zbathur me kanotiere, Ra në një pyll të bukur mbushur me ketra degëve. Atje… Çudi e madhe! E BUKURA E DHEUT ish nëna e tij. Ai syçkat i shqeu. Iu hodh nënës në qafë, me shpirt hënës i tha: “E sheh? Është mami ime! Ej, më të bukur s’ka!” Po dheu zu të tundej dhe mami u tmerrua, Nga ferrat doli xhindi, kuçedër ish, dragua, ku shkelte shtypte lulet, drurët digjte zjarr, vogëlushi njohu babin, e zu një tmerr i madh. Ai pinte raki, kish vrarë zogj dhe drerë, me shishen në kokë i ra mamit ca herë. I vogli u tmerrua, pas hënës u ngjesh, I lutej e i lutej: “Hajde të ikim shpejt!” Në vesh hëna e pyeti: “Babi yt është ky?” Vogëlushi tundi kokën: “Jo!” Veç s’e pa në sy. Një gur në tokë rrëmbeu dhe bamb shishes i ra, u derdh në fushë rakia dhe xhindi u bë plak. Pastaj dhe më i ri, pastaj i mirë u bë… Dhe djali humbi rrugën dhe s’mbajti mend asgjë. U zgjua vogëlushi, në dhomë syçkat derdhi, Ai kërkonte hënën, në xham tani ish dielli. “Ç’po bën i tha i ati, vishu të shkojmë në kopësht!” Ku humbi hëna, tha vogëlushi nëpër lot. Unë mbrëmë dola shëtitje me hënën e verdhë… Dhe gjithë ç’kish parë të atit ia tha menjëherë. Pastaj pa befas nënën që qante e që dridhej dhe thirri: “Ma, mos qaj! Babit ia theva shishen!…”
Shkrimtarja dhe autorja e njohur për fëmijë, Meliza Krasniqi, është nderuar me çmimin prestigjioz “Dega e ullirit” në kuadër të edicionit të sivjetmë të Panairit të Librit “Ulqini 2025”, për librin e saj më të fundit “Me quajnë Nexhmije Pagarusha”.
Çmimi u nda gjatë ceremonisë solemne të hapjes së panairit, në prani të figurave të rëndësishme të letrave dhe kulturës shqiptare në rajon. Juria e përbërë nga emra të njohur si Liridon Mulaj (kryetar), znj. Irena Toci, drejtoreshë e Institutit të Librit dhe të Promocionit, z. Genci Nimanbegu, kryetar i Komunës së Ulqinit, dhe z. Čazim Hodžič, vlerësuan lart vlerat artistike dhe edukative të veprës.
Në një reagim publik, Krasniqi u shpreh thellësisht e nderuar për këtë vlerësim, duke theksuar rëndësinë emocionale që ky çmim ka për të.
“Ky çmim ka domethënie të veçantë për mua — si degë ulliri që më kujton se fjala për fëmijë mbjell paqe, kujtesë dhe shpresë”, shkroi ajo në një postim në rrjetet sociale.
“Me quajnë Nexhmije Pagarusha” është një vepër që i prezanton gjeneratave të reja figurën madhështore të “Bilbilit të Kosovës”, në një mënyrë të ndjeshme, edukative dhe letrare. Libri konsiderohet një ndër përpjekjet më të arrira të autorës për të ndërtuar ura mes historisë kulturore dhe lexuesve të vegjël./KultPlus.com
Më 30 korrik 1818 lindi Emily Brontë, një nga zërat më origjinalë dhe sfidues të letërsisë britanike, e njohur botërisht për romanin e saj të vetëm, por magjepsës, Wuthering Heights. Edhe pse jetoi vetëm 30 vjet, Brontë arriti të shkruajë një nga veprat më të errëta, më komplekse dhe më të studiuara të kanonit letrar anglez. Historia e dashurisë së furishme dhe hakmarrjes mes Heathcliff dhe Catherine Earnshaw, e vendosur në një peizazh të egër dhe të mbushur me atmosferë gotike, tronditi lexuesit e shekullit XIX për intensitetin emocional dhe thellësinë psikologjike që rrallë shfaqej në veprat e kohës.
Në një periudhë kur gratë nuk priteshin të shkruanin letërsi me ton aq të guximshëm e të zymtë, Emily Brontë botoi romanin e saj nën pseudonimin Currer Bell, për të shmangur paragjykimet gjinore. Por pavarësisht kritikave fillestare, Wuthering Heights u kthye me kalimin e kohës në një klasik të pakontestueshëm. Vepra e saj vazhdon të analizojë tema universale si dashuria shkatërruese, natyra e egër njerëzore dhe ndikimi i klasave shoqërore, shkruan KultPlus.
Sot, në përvjetorin e lindjes së saj, Emily Brontë përkujtohet si një nga figurat më të fuqishme të letërsisë femërore dhe një autore që sfidoi kohën e saj me një zë letrar të papërsëritshëm. Wuthering Heights mbetet dëshmi e një talenti të rrallë dhe një pasqyrë e thellë e shpirtit njerëzor, që vazhdon të frymëzojë lexues e studiues në mbarë botën./KultPlus.com
Një mbrëmje, kur shkuam në Fuaje, Sibeli më dhuroi parfumin Spleen që e kishte blerë në Paris dhe që unë po jua paraqes këtu. Ndonëse nuk më pëlqente të përdorja parfume, një ditë e vura në rrëzë të qafës. Fysuni e ndieu kur bëmë dashuri.
– Zonjusha Sibel ta ka dhënë këtë parfum?
– Jo, e kam blerë vetë.
– Që t’i pëlqejë zonjushës Sibel?
– Jo, shpirt, që të të pëlqejë ty.
– Ti, sigurisht, bën dashuri me zonjushën Sibel, apo jo?
-Jo.
– Mos më gënje, të lutem, – tha Fysuni.
Në fytyrën e mbuluar nga djersët, iu shfaq një lloj ankthi. – Do ta pranoj natyrshëm. Sigurisht që bën dashuri edhe me të?
E nguli vështrimin mbi sytë e mi si ajo nëna që me durim kërkon të dëgjojë të vërtetën nga fëmija që po e gënjen.
– Jo.
– Më beso, gënjeshtra ma thyen më shumë zemrën. Të lutem, më thuaj të vërtetën. Po mirë, përse nuk bëni dashuri?
– Me Sibelin jam njohur verën e kaluar në Suadije, – i tregova Fysunit, duke e përqafuar. – Ngaqë gjatë verës shtëpia ku kalonim dimrin qe e zbrazët, ne vinim në Nishantash. Në vjeshtë ajo u largua për në Paris. Gjatë dimrit kam shkuar unë disa herë tek ajo.
– Me avion?
– Po. Këtë dhjetor Sibeli e mbaroi universitetin dhe u kthye nga Franca për t’u martuar me mua. Nisëm të takohemi në shtëpine verore në Suadije, por shtëpia ishte aq e ftohtë, sa pas njëfare kohe na humbi dëshira për të bërë dashuri, – vazhdova unë.
-Po bëni pushim derisa të gjeni një shtëpi të ngrohtë?
Ne fillim të marsit, para dy muajsh, shkuam edhe një herë në shtëpinë verore ne Suadije. Ishte shume ftohtë. Kur ndeza oxhakun, shtëpia u mbulua e gjitha nga tymi. U grindém. Pas kesaj Sibeli kaloi një grip te rëndë. Pati temperature dhe qendroi një javë në shtrat. Pas kësaj nuk donim të shkonim më atje për të bërë dashuri.
-Cili nga ju nuk deshi? – pyeti Fysuni. -Ajo apo ti? – Në fytyrën qe dukej sikur vuante nga kureshtja dhe dukes se thoshte “Te lutem, me trego te verteten”, kete radhe u shfaq vështrimi lutes me nentekstin: Te lutem, më gënje, por mos me trishto!”
-Sipas hamendjeve të mia, Sibeli mendon që po të bëjmë më pak dashuri tani, uné do ta vlerësoj më shumë fejesën, martesën. madje edhe atë vetë, – iu përgjigja.
Por ti me the se ju keni bërë dashuri me parë.
-Nuk po me kupton. Nuk po flasim për aktin tonë të parë.
-Jo, e di, -tha Fysuni, duke ulur zërin.
– Me ate veprim. Sibeli me tregoi se sa shumë me donte dhe sa besim kishte tek une,- i thashe.- Por mendimi për të bërë dashu ri para martese e shqetëson ende… Une e kuptoj këtë. Megjithëse ka studiuar për shume kohe në Evrope, s’eshte kaq e guximshme dhe moderne sa ti…
Heshtëm nje copë herë. E kam vrarë mendjen për shume vite të tëra rreth kuptimit të kësaj heshtjeje, ndaj mendoj se tani jam në gjendje t’jua përshkruaj gjendjen me paanèsi: Fjalia e fundit që i thashe Fysunit, mbartte edhe një nëntekst tjeter. I shpjegoja asaj se qëndrimi i Sibelit nënkuptonte dashuri dhe besim, ndërsa i Fysunit guxim dhe modernizem. Nga kjo dilte perfundimi se, meqenëse Fysuni kishte bërë dashuri me mua e nisur nga “gu ximi dhe modernizmi” – për shume vite me radhë do të ndieja pendesë të thellë për këto fjalë që më shpëtuan nga goja – me të nuk do të kisha ndonjë përgjegjësi apo lidhje të veçantë. Si “mo derne” që ishte, atë nuk e rëndonte shume fakti i të bërit dashuri me një mashkull para martese ose e te mos qenit e virgjër natën e parë të marteses… Ishte e njejta gjë si me ato gratë evropiane që i ënderrojmë aq shumë apo si disa gra të përfolura qe thuhej se bridhnin rrugeve të Stambollit… Por, në të vërtetë ato fjale ia pata thënë vetëm për t’i bërë qejfin.
Teksa i bluaja të gjitha këto gjatë atyre minutave heshteje – ndoshta jo kaq qartë vështrimin e kisha ngulur në degët e pemëve, në kopshtin prapa pallatit, që lëkundeshin nga era. Pasi benim dashuri, rrinim ashtu të shtrirë duke biseduar me sytë të drejtuar jashtë dritares, në pemët në kopshtin e pasëm, në ndër tesat që dukeshin midis pemëve dhe te sorrat që fluturonin raste sisht aty rrotull.
– Unë nuk jam as guximtare, dhe as moderne! – u përgjigj pas një copë here Fysuni.
M’u duk sikur në fjalët e saj pasqyrohej shqetësimi që mund t’i ishte krijuar nga tema e rëndë e bisedës, madje m’u duk pakëz e thjeshtë, ndaj nuk e vrava shumë mendjen.
– Një grua mund ta dashurojë si e marrë një burrë për vite e vite me radhë, pa bërë asnjëherë dashuri me të… – shtoi Fysuni me kujdes.
– Sigurisht, – iu përgjigja. Ra përsëri heshtja.
– Ti do të thuash se tani ju të dy nuk bëni më dashuri me njëri tjetrin? Përse nuk e sjell zonjushën Sibel këtu?
-Nuk më ka vajtur mendja, – iu përgjigja, i habitur edhe vetë se si nuk qemë kujtuar më parë. – Nuk e di përse u bëre ti shkak që të më kujtohej ky vend ku dikur kyçesha për të studiuar ose për të dëgjuar muzikë me shokët.
– E besoj se nuk të ka vajtur mendja, -tha Fysuni me vështrimin e një mendjemprehteje. – Por ka diçka të gënjeshtërt në ato që rrëfeve më parë. Po apo jo? Dua të mos gënjesh asnjëherë. Nuk mund ta besoj që ti nuk vazhdon të bësh dashuri me Sibelin. Betohu të lutem.
– Të betohem që këto kohë nuk kam bërë dashuri me Sibelin,-i thashë dhe e përqafova Fysunin.
– Mirë, kur do të filloni të bënit dashuri sërish? Në verë, kur ata të tutë të shkojnë në Suadije? Kur do të shkojnë? Përgjigjmu drejt.nuk do të pyes më.
– Ata do të mbarten në Suadije pas ceremonisë së fejesës, mërmërita i turpëruar.
– Po tani po më gënjen?
-Jo.
– Mendohu pakëz po deshe.
Bëra sikur u mendova një copë herë. Ndërkohe Pysuni kishte marrë nga xhepi i xhaketés patentën dhe po luante me të
– Zoti Ethem, edhe une kam një emër të dytë, – tha. – Gjithsesi, a u mendove?
– Po, u mendova, – i thashë. Unë nuk të kam thënë asnjë gënje shtër.
– Kur? Tani apo gjatë këtyre ditëve?
– Asnjëherë… – iu përgjigja. Në raportin ku jemi nuk është nevoja t’i themi gënjeshtra njëri-tjetrit.
– Si?
I thashë se në lidhjen tonë nuk kishte përfitime apo interesa pune, dhe ndonëse fshehurazi nga të gjithë, ne po e jetonim atë thellësisht me ndienjat më të pastra njerëzore pa i lënë vend gënjeshtrave dhe mashtrimeve.
-Jam e bindur që po më gënjen, -tha Fysuni.
-Sa shpejt e humbe respektin për mua.
– Në të vërtetë, unë dëshiroja të më gënjeje… Sepse njeriu gënjen vetëm kur ka frikë të humbasë diçka.
– Sigurisht, që unë gënjej, por gënjej për ty… Jo ty. Po deshe. tani e tutje e bëj edhe këtë. Takohemi përsëri nesër. Mirë?
– Mirë! – tha Fysuni.
E përqafova dhe i mora erë me gjithë shpirt në zverk. Sa e herë e nuhasja aromën e saj që i përngjante një përzierje algash deti. karamele të djegur dhe biskota femijësh, në shpirt më krijohej nje ndienjë lumturie dhe mirësie. Megjithatë, orët që kaloja me Fysunin, s’mund ta ndryshonin rrjedhen qe me kishte marrë jeta. Ndoshta gjithçka po ndodhte ngaqe lumturia dhe gëzimi që përje toja në shpirt, më dukeshin si ndjesi krejt të natyrshme. Gjithsesi, kjo nuk kishte aspak lidhje me gjykimin qe “une kam gjithnjë të drejte – e natyrshme kjo për të gjithë meshkujt turq – apo me mendimin tjetër se isha pre e padrejtesive. Ndoshta, thjesht, nuk isha fort i vetedijshëm për atë çka po përjetoja.
Pikërisht ato dite nisa të dalloja disa plage e vraga të thella e të pariparueshme qe po me hapeshin dalengadale ne shpirt, nga ato qe i zhysin disa meshkuj në vetmi te tmerrshme për gjithe jetën. Tashme, çdo natë, para se të flija, nxirrja nga frigoriferi shishen e rakisé, mbushja një gotë dhe e pija i vetëm në heshtje. Dritaret e dhomës së gjumit në shtëpinë tonë, në majë të një pallati te larte perballe xhamisé sé Teshvikijes, shihnin kah dritaret e dhomave të gjumit të shume hyrjeve të tjera që i ngjanin kësaj tones. Kur isha femija, futesha në dhome ne erresire dhe teksa perpiqesha te depertoja me veshtrim përtej xhamave në dhomat e tjera të gjumit, ndieja paqe në shpirt.
Gjate atyre neteve, teksa vështroja dritat e Nishantashit, men dja me thoshte se për të vazhduar jetën time të bukur dhe te lumtur, pa e ndryshuar ate, nuk duhej të bija në dashuri me fy sunin. E kuptoja se nuk duhej të rrëmbehesha nga shoqëria e Pysunit, nga problemet, shakate dhe mirësia e saj. Kjo nuk qe shume e vështirë, sepse përveç kohës kur bënim dashuri dhe zgjidhnim ushtrimet e matematikës, nuk rrinim shumë gjatë me njëri-tjetrin. Kisha nisur të mendoja se herë Fysuni dhe here unë, kur largoheshim nga apartamenti, pas orëve të hareshme të dashurise, tregonim të njëjtin kujdes për të mos “rënë brenda”. Por për të kuptuar këtë histori, mendoj që është e domosdoshme. të kuptohen lumturia dhe kënaqësia që përjetonim gjatë atyre minutave tejet të hareshme, të ëmbla dhe të papërsëritshme.
Sigurisht që dëshira për t’i jetuar sërish e sërish ato çaste dashurore e për të shijuar ato kënaqësi, është shkëndija e zjarrit që i jep jetë kësaj historie. Per te kuptuar arsyen që më mbante të lidhur pas saj, jam detyruar t’i kujtoj dhe rikujtoj ato çaste dashurore të papërsëritshme për vite të tëra, por në vend te men dimeve arsyetuese, para sysh me shfaqeshin gjithnjë pamje të këndshme nga orët kur benim dashuri: Fysuni bukuroshe ështe ulur ne prehrin tim dhe unë kam përpirë në gojë gjoksin e saj të madh në të majtë… Ndërkohë që djersët që më pikojnë nga balli dhe mjekra, bien mbi zverkun e saj të hijshëm, unë vështroj si i magjepsur shpinen dhe pjesën e saj të pasme. Ja, si i pulit sytė pasi ka lëshuar nje klithmë kënaqësie… Ja edhe shprehja që lexohet në fytyrë, në çastin kur kënaqësia jonë arrin kulmin…
Por siç do ta kuptoja me vonë, këto pamje, nuk ishin pasoje e lumturisë dhe kënaqësisë qe kisha provuar, ishin veçse disa fotografime ngacmuese… Shumë vite më pas, teksa luftoja te gjeja shkakun e marrosjes pas saj, përpiqesha të sillja në kujtesë jo vetem çaste nga aktet tona dashurore, por edhe dhomen ku kishim bërë dashuri, mjedisin përreth, madje edhe gjërat e rën domta. Ndodhte që ndonjë korb në kopshtin e pasëm të ndërtesës, ndalte mbi hekurat e ballkonit dhe na këqyrte në heshtje. Ishte njëlloj si ata zogjtë që ndalonin në ballkonin e shtëpisë sonë kur unë isha fëmijë. Atëherë mamaja më thoshte: “Pa hë, fli tani se po të përgjon korbi”, dhe unë frikësohesha. Edhe Fysuni paskesh ndjerë të njëjtën frikë nga një zog i ngjajshëm në fëmijëri.
Të ftohtët dhe pluhuri në dhomë, ndonjëherë pamja e zber dhylët, ndotësia apo hijet e trupave tanë apo të çarçafeve, cope zat që depërtonin nga jeta jashtë asaj dhome, trafiku, zhurmat e pafundme në kantieret e ndërtimit dhe britmat e shitësve, të gjitha këto na kujtonin që akti ynë dashuror nuk i përkiste botës së ëndrrave, por ishte një pjesëz e botës së vërtetë. Ndonjëherë dëgjonim boritë e anijeve, diku larg në Dollmabahçe apo Beshik tash, dhe të dy së bashku përpiqeshim të gjenim se ç’lloj anijeje ishte. Në çdo takim të ri ne dashuroheshim gjithnjë e më me pa sion dhe natyrshmëri. Kësisoj arrita të kuptoja se burimi i vërtetë i lumturisë sime, nuk qenë vetëm kjo botë dhe hollësitë e aktit dashuror tejet magjepsës, por edhe të metat, lungat, puçrrat, qi met dhe prekat e errëta dhe të frikshme në trupin e Fysunit.
Ç’ndiesi tjetër më mbante të lidhur kaq fort pas saj, përveç kënaqësisë së të bërit dashuri pa kufi dhe dlirësisht? Ose për t’u shprehur më mirë, përse bëja dashuri me gjithë shpirt me të? Mos ishin kënaqësia dhe dëshira e përsëritur për të bërë seks, ato që krijonin atë që e quajmë dashuri, apo ishte diçka tjetër ajo që e zgjonte dhe e ushqente këtë dëshirë të ndërsjelltë? Gjatë atyre ditëve të lumtura kur takoheshim dhe bënim dashuri fshehurazi, nuk më shkonte mendja t’i bëja vetes pyetje të tilla. Atëherë i përngjaja një fëmije të gëzuar që ka hyrë në një shitore karamelesh dhe i rrufit ato njëra pas tjetrës tejet i lumtur./KultPlus.com
Ushtrime për përdorimin e telefonit Poezi nga Teki Dervishi
Larg syve Atdheu po t’u bëheka pjesë e trupit qe me së shumti te dhemb. Posa kalova kufirin, puna e parë më re ndermend ti mungojne cikërrima monedhash një fletë blloku dhe lapsi kimik deri te kabina e parë e telefonit nuk ma kerkuan pasaportën Dita kalon në pritje përceptuese të hapësires me drita të paadresë Asaj që pret zgjuar mijera kilometra larg nata i bën një shekull pa gjumë derisa une mesoj se si natën s’është edukatë të besh telefonatë tek ata që mund t’ia dërgojnë lajmin se ende jam gjallë, edhepse i humbur në labirintin e gjallë të shpirtit që mezi e mban trupi im. Jam stërvitur që herën e parë kur ta marrin receptorin e telefonit ta kërkoj zerin se jam shumë i kënaqur e të mos mund fjala ime t’i dëftojë lotët që me rrjedhin faqeve Kush qe ai i marrë nga folklori që tha se „larg syve – larg zemrës” muzikë e parajsës është zëri i nënës “A po ke ku të flesh, biri im – a po ke çka me hangër?” Jam stërvitur që kur fle i lodhur asgjë të mos dëgjoj pos telefonit jam stërvitur qe kurrë të mos kerkoj nga ai të cingerojë kur më së shumti ma do shpirti Larg syve Atdheu po t’u bëheka pjesë e trupit që më se shumti të dhemb./KultPlus.com
Në një letër të vitit 1809, të dërguar nga Preveza për nënën e tij, Lord Bajroni ka lënë një pasqyrë të veçantë dhe të thellë për shqiptarët, duke i përshkruar ata me fjalë që shpesh ngjallin emocione dhe reflektime mbi natyrën e tyre të lashtë dhe traditat e forta.
Bajroni shkruan për shqiptarët si “të lindur të ndershëm dhe besnikë”, megjithatë të ashpër, dhe i lavdëron ata si ndoshta “racën më të bukur në botë për nga paraqitja”. Ai nuk harron të përmend dhimbjen që e shoqëronte jetën e grave shqiptare, të cilat, sipas tij, përdoren si skllave dhe vuajnë nga trajtimi i keq i burrave, të cilët janë të gjithë luftëtarë, të fokusuar në luftë dhe gjah,shkruan KultPlus.
Këto fjalë të Bajronit janë një pasqyrë e thellë e përceptimit të tij për shqiptarët, por gjithashtu janë një ndërthurje e admirimit për bukurinë dhe ashpërsinë e jetës shqiptare, dhe e kritikës ndaj padrejtësisë që gratë përballojnë në këtë shoqëri:
“… Të gjithë shqiptarët janë të lindur të ndershëm dhe besnik, janë të ashpër… por janë ndoshta raca më e bukur në botë për nga paraqitja. Gratë e tyre janë përherë një gjë fisnike, por burrat i përdorin si skllave, i godasin, pra me pak fjalë janë si nën zgjedh’. Ato punojnë tokën, mbjellin dhe korrin. Merren me prerjen e drurëve në pyll e deri në rregullimin e rrugëve publike. Burrat janë të gjithë luftëtarë. Lufta dhe gjahu janë të vetmet zeje me të cilat ata merren”.
Dyqind vjet më parë, hipur mbi një anije me vela që voziste lumit Rhin, ylli i madh i poezisë botërore, lordi “me gjak blu”, Bajroni, u kthehet e iu thotë shokëve. “Tani më dëgjoni se do t’ju këndoj nja dy këngë arbërore.” Dhe pastaj ia dha një sokëllime me një o-ooo të gjatë rrëqethëse sa i shastisi të gjithë e i la pa mend. Fjalët e kënduara shqip prej poetit të madh nuk i kuptonin. Por drithërima e melodisë së saj ta çante zemrën më dysh.
Në të njëjtën kohë, Bajroni është një nga poetët e parë perëndimorë që është mahnitur dhe frymëzuar nga kulturat e tjera, përfshirë shqiptaren. Ai ka pasur një dashuri të veçantë për këngët dhe traditat e popujve të Ballkanit. Madje, një episod shumë i njohur është ai që e ka shoqëruar me këndimin e këngëve arbërore në anijen e tij, duke kënduar një o-ooo që ngjalli drithërimë në zemrat e të gjithë atyre që e dëgjuan. Kjo melodiozitet i tij u bë një frymëzim dhe një kujtim i fortë për shqiptarët, të cilët asokohe nuk kishin asnjë mundësi të kuptonin fjalët, por i ndienin thellë emocionet e melodisë.
Lord Bajroni, një personalitet i njohur i letërsisë botërore, është një nga ata figura që, me shkëlqësinë e poezisë së tij dhe ndjeshmërinë për kulturore të popujve të tjerë, mbetet një ndër figurat që ka pasuruar pasur një lidhje të pazgjidhshme me Shqipërinë dhe shqiptarët./KultPlus.com
Umberto Eco përveç veprave të tij autoriale, la pas vetes edhe një koleksion të madh librash.
Shkroi letërsi, kritikë letrare, tekste akademike mbi semiotikën, por edhe studime për gjithçka, nga estetika mesjetare deri te media moderne.
Shkroi shumë. Por edhe lexoi shumë. Hapeni cilindo kapitull vepreje të tij. Fanepseni nga dija, informacioni dhe formimi i gjithanshëm.
Umberto Eco dëshmoi një mendje të thellë, por një Mendja e tillë kërkon një bibliotekë ose biblioteka të pasura.
Mund të imagjinojmë sa kala të tilla dijeje ka vizituar Eco në udhëtimet e tij nëpër botë. Ndërsa atë që ai e ndërtoi vetë, mund ta shohim në videon e mësipërme.
Edhe pse jo e pafundme si biblioteka e të gjithë librave të mundshëm të imagjinuar nga Borges, biblioteka private e shtëpisë së Ecos duket, nga këndvështrime të caktuara, pothuajse po aq e madhe. Kamera e ndjek Umberto Econ teksa kalon raft pas rafti
Ata që reagojnë me “Uau! Z. Eco, çfarë bibliotekë keni! Sa prej këtyre librave keni lexuar?” dhe të tjerët – një pakicë shumë e vogël – të cilët kuptojnë se një bibliotekë private është një mjet kërkimi. Librat e lexuar janë shumë më pak të vlefshëm se ato të palexuara.
Në faqet e librit të tij, “Pse librat zgjasin jetën” ai thotë diçka proverbiale. “Kush nuk lexon, në moshën 70-vjeçare do të ketë jetuar vetëm një jetë: të vetën. Lexuesi do të ketë jetuar 5000 vjet: që kur Kaini vrau Abelin, kur Renzo u martua me Lucian, kur Leopardi admironte pafundësinë… sepse leximi është një pavdekësi”
Në testamentin e tij, vetë shkrimtari ka lënë porosi që një pjesë e librave të bibliotekës së tij t’i dërgohen Arkivit të Universitetit të Bolonjës. Librat e literaturës klasike ia ka lënë Bibliotekës Kombëtare të Brera-s në Milano.
Vajza e shkrimtarit të ndjerë Dritëro Agolli, Elona Agolli ka shpërndarë së fundi në rrjetet sociale një letër të babait të saj drejtuar të ndjerit Moikom Zeqo:
Persiatje për Lirinë, poetin dhe poezinë, poezinë dhe lexuesin… dhe konkluzioni mbi raportin e lirisë me poezinë e poetin … Unë kam menduar shumë për Lirinë. Ashtu si ti, unë e dua shumë këtë gjë të pakapshme dhe abstrakte.
Dhe gjithmonë kam synuar drejt saj e asnjëherë nuk e kam kapur. Asnjëherë nuk kam qenë i lirë. Nëse kam qenë i lirë nga klubi, më ka vënë prangat gruaja; nëse kam qenë i lirë nga poezia, më ka vënë zinxhirët mjerimi; nëse kam qenë i lirë nga bashkëkohësia, m’i ka vënë hekurat tradita …Por Liria më ka ftuar dhe më ka bërë shumë ftesa. Si mik që të kam dhe si të vetmin poet që çmoj me nota të larta në Shqipëri, si një poet të së ardhmes së poezisë, jashtë asaj “ comme il faut “( i “këndshëm “, siç thonë francezët) , dua të të them të mos bësh gabim të dëshpërohesh. Të kam vënë re, që dëshpërohesh dhe mbase thua me vete: ”Ja, shkruajta poezi, e kush i lexon?” Nuk është gjë kjo që mendon ti, apo kjo që mund të mendosh! Ka njerëz të çuditshëm që çdo gjë lexojnë. Dhe këta të çuditshëm vjen një kohë që bëhen të zakonshëm: lexues të shumtë. Pastaj, o miku im Moikom, mos e barazo lirinë dhe demokracinë me poezinë. Liria poetin e ka vëlla, por poeti nuk shkon tek liria në çdo ftesë të saj. Unë për ftesat në koktejlet e lirisë mund të them:
Giovanni Boccaccio (1313–1375) është një ndër figurat më përfaqësuese të letërsisë italiane të shekullit XIV, dhe një nga etërit themelues të humanizmit evropian
Ai i dha jetë një stili të ri letrar që ndërthurte elementët klasikë me një vëzhgim të hollë mbi natyrën njerëzore, duke sjellë një realitet më tokësor në letërsinë e kohës së tij. I lindur në Certaldo ose ndoshta në Firence, si bir i një tregtari të pasur, Boccaccio jetoi në mes të krizave politike, murtajës së zezë dhe përmbysjeve shoqërore ngjarje që më vonë do të përshkonin fuqishëm veprat e tij. Veprimi i tij më i famshëm, “Dekameroni”, është një monument i rrëfimit klasik.
Me 100 tregime të strukturuara përmes dhjetë të rinjve që strehohen në një vilë larg murtajës që ka goditur Firencen, libri është një enciklopedi e jetës së përditshme, e pasioneve njerëzore dhe e moralit të paqëndrueshëm të kohës. Aty gjenden figura klerikësh të korruptuar, gra të zgjuara, tregtarë të pafat dhe princër naivë të gjithë të përshkruar me një ironi fine dhe një gjuhë të gjallë që fliste për një Itali në transformim. Përtej “Dekameronit”, Boccaccio ishte një studiues i pasionuar i antikitetit klasik.
Ai ishte mik i ngushtë i Francesco Petrarca-s dhe përfaqësonte me të atë binom të artë të fillimeve të humanizmit Boccaccio si rrëfimtar i ndjeshmërisë popullore, Petrarca si zëri më formal i latinishtes klasike. Në fund të jetës, Boccaccio iu përkushtua studimeve të Dantes dhe shkroi komente mbi “Komedinë Hyjnore”, duke ndihmuar në kanonizimin e poetit të madh si simbol i kulturës italiane. Stili i tij ishte i lirshëm, rrëfimtar, shpesh me humor të hollë dhe një vështrim realist që nuk gjykohej nga dogmat fetare, por nga logjika e jetës së përditshme. Ai e konsideronte dashurinë një fuqi çliruese, shpeshherë rebeluese, ndërsa të dashuruarit i portretizonte si qenie që sfidonin normat për hir të ndjenjës dhe mendjes. Në letërsinë evropiane, Boccaccio la një ndikim të madh. Dekameroni shërbeu si model për rrëfime të mëvonshme, përfshirë edhe Canterbury Tales të Chaucer-it në Angli.
Struktura e tregimeve brenda një kornize një teknikë letrare që më pas do të përdorej gjerësisht është një nga trashëgimitë më të forta të tij. Për më tepër, Boccaccio ishte ndër të parët që shkroi në italishten vulgare, duke i dhënë kështu dinjitet gjuhës së popullit, një akt që më vonë do të përqafohej nga autorë të Rilindjes. Pas vdekjes, figura e tij kaloi në heshtje për një periudhë, por më pas rilindësit dhe studiuesit modernë e rivlerësuan si një ndër figurat që hodhi urën mes mesjetës dhe modernitetit. Në Certaldo, ku kaloi vitet e fundit, çdo vit mbahet një festival në nder të tij, ndërsa në akademitë italiane, emri i tij qëndron krahas Dantes dhe Petrarcës si pjesë e “Triadës së Madhe”. Xhovani Bokaço nuk ishte thjesht një shkrimtar që tregonte histori ai ishte një vrojtues i jetës, një humanist që e kuptonte se përmes rrëfimit, njeriu mund të çlirohej, të qeshte, të kritikonte dhe të mbijetonte. Ai shkroi për njerëzit siç janë, jo siç do të donim të ishin. Dhe në këtë ndershmëri qëndron përjetësia e tij./konica.al
Achille Claude Debussy (1862 – 1918), kompozitor francez. Njëri ndër më të rëndësishmit e fundit të shekullit XIX dhe fillimit të shekullit XX; po ashtu nganjëherë është parë edhe si kompozitori i parë impresionist, megjithëse ai vetë e ka përjashtuar këtë fuqishëm.
Për Raoul Bardac
E shtunë, 24 shkurt 1906
dhe të dielën, më 25
I dashur Rara,
Do të falësh për datën e kësaj letre dhe… dembelinë time!
Tash, “Le të shkapërdahemi në kujtimet e dimrit edhe njëherë,” siç Fauna e Mallarmes kishte thënë sikur Willy ta kishte botuar.
Dhe çfarë dimri! Po bie shi, pemët janë si vejusha të pangushëllueshme, lulet janë brenda dhe “shpendët shtëpiake janë jashtë” – sa për ndryshim – dhe disa nga mendjemëdhenjtë po mundohen ta kompensojnë këtë mungesë me përshkrime simfonike. Kështu edhe provat tona me Sheherzadenë1… që nuk është përmirësuar me kalimin e viteve, duke u bërë më shumë pazar se sa orientale. Për më tepër, jemi të detyruar të pranojmë se Chevillardi në asnjë mënyrë nuk i ngjan princeshës Boudour… Ai i lëviz duart si një demonstrues politik, shpina e tij vepron si ajo e një polici në biçikletë, e gjithë kjo pra krijon një efekt krejt të kundërt me të bukurën.
Dëgjuam po ashtu Un jour d’été à la montagne të Vincent d’Indy. Është d’Indy përtej Cevennes. Derisa nuk kam të dhëna të sakta rreth klimës së asaj zone, nuk mund të të them ndonjë gjë. Më duket se përdorin fagotin në një shkallë të pamoderuar dhe është bukur befasuese të dëgjosh një piano në atë regjion. Mendoja se pianot gjenden vetëm në bjeshkët zvicerane.
Ti nuk ke pasur shumë fat me Société Nationale2. Nuk duhet ta lejosh këtë ndodhi të të mërzisë më shumë se sa duhet. Së pari, ti nuk e kishe mbështetjen e duhur, pastaj ti nuk i përket asnjërës prej klikave të kanë leje zyrtare t’i përkushtohen muzikës.
Lejomë të mos më vij shumë keq që Colonne nuk po luan asgjë tënden këtë vit… Ti ke kohë të planifikosh strategjinë tënde, të përfitosh prej saj, ashtu që të mos rrezikosh të luash një dorë që, sado që mund të mos jetë e keqe, shumë lehtë mund të mos ia vlejë.
Ti ke talent dhe dhunti, por ti nuk i beson kurrë mjaftueshëm shtegut nëpër të cilin të çojnë idetë e tua. Nganjëherë, kjo të drejton kah diçka që është disi e palidhur dhe madje e ngutshme, duke krijuar përshtypjen hutuese se po mundoheshe ta përfundoje me çdo kusht. Ti e se sa pak i shijoj llojet parazitë të zhvillimeve rraskapitëse ku Mjeshtërit janë lavdëruar tepër shpesh dhe ne duhet të përpiqemi të zëvendësojmë atë një zgjedhje më rigoroze të ideve, një varg normalisht më të kujdesshëm ndaj vlerave që nocione të tilla mund të përfshijnë në horizontin ornamental orkestral dhe të shoh te kjo mbi të gjitha se idetë mund të marrin frymë, në vend se ngulfaten siç ndodh zakonisht me të gjitha, deri në banalizimin e rrethanave të tyre. Mirë pra, ki durim! Është një virtyt më i lartë, madje shtëpiak, që na e bën të mundur të nxjerrim më të mirën tonë në punën tonë.
Gjithsesi nuk dua të ta prish ditën tënde të shkëlqyeshme me një dush shqyrtimesh estetike a morale. Është fare pak e dobishme… Shkurt, estetika nuk është veçse një vlerë që ndryshon çelës sipas periudhave dhe kam frikë se edhe moraliteti është një rast i ngjashëm.
Përshkrimi yt se si e kalon kohën tënde është i këndshëm, gjithë ato orë të kaluara duke mos bërë asgjë më duket një orar i vërtetë provash.
Ke të drejtë… më mirë të marinosh trurin tënd në një banjë dielli. Shikoji lulet dhe fotografitë e çastit – derisa indi yt nervor është ende në gjendje të reagojë ndaj tyre.
Kthehu me përshtypjet që ke marrë. Mos u ngut t’i flakësh tutje. Ngase muzika është superiore ndaj pikturës në atë se bën bashkë në një njësi të vetme ngjyrën dhe variacionet e dritës së një shikimi të vetëm.
Kjo është e vërtetë që përgjithësisht harrohet, pavarësisht thjeshtësisë së saj… madje ti edhe mund të braktisësh muzikën, herë pas here… Opinioni sipas të cilit një person mund të shkruajë shumë duke mësuar se si të shkruajë është budallallëk me brirë… Dhe nuk ka shije e mirë të ngacmojë njerëzit dikush që supozohet të jetë i dhënë më së shumti pas tyre duke u parashtruar kërkesa të vazhdueshme.
Nëna jote ka një rast të jashtëzakonshëm të rrufës… ti e di se si ajo është kundër çdo lloj ilaçi, çka nuk i lehtëson gjërat fare.
Claude i vogël edhe njëherë do të një ndryshim dadoje. E fundmja, thotë ajo, ishte mashtruar nga i shoqi! Kështu që ka marrë pushim që të verifikojë fatkeqësinë e saj – psikologji e dyshimtë dhe shkencë e përçmueshme shtëpiake.
S’do të flas për atë që kam qenë duke bërë… se sado që jam duke shkruar muzikë paksa, ajo pakëz gjë më trazon bukur fort. Në mungesë të ndonjë shpjegimi tjetër, ia atribuoj këtë gjendjes së qiellit.
Lamtumirë, i dashur Rara
me miqësinë time të sinqertë
Claude Debussy
Shënime:
Loja e fjalëve me të cilën e hap letrën është referencë në vargun 66 të ekologes së Mallarmes L’Aprés-midi d’un Faune:“O nymphes, regonflons des souvenirs divers.” (O nimfa, le të mbufatemi nga kujtimet e shumta.) Debussy kishte qenë në vitet e hershme cak i komenteve të përzgjedhura të Willyt, njëri prej tyre i referohet pjesës Cinq Poémes de Charles Baudelaire. (Poezia ishte marrë nga Les Fleurs du mal) ‘Debussy qui jette l’engrais de sa musique sur les Fleurs de Baudelaire.” (Debussy që shtron komposto të muzikës së tij përreth Luleve të baudelairet.)
Ndërsa kur përdor frazën “la volaille à l’extérieur,” (“shpendët shtëpiake janë jashtë”). Debussy mund të ketë qenë duke kujtuar një pasazh nga kapitulli XI i Mon Amie Nane, roman i shokut të tij P.-J. Toulet, i botuar më 1905 dhe i cili i kishte pëlqyer shumë.
1) Nga Rimsky-Korsakov.
2) I referohet këngëve të kompozuara nga Raoul Bardac që ishin kënduar keq në një koncert të Société Nationale de Musique.
3) Bija e Debussyt.
/Marrë nga ‘De Poetic Debussy A Collection of His Song Texts and Selected Letters’, Northeastern University Press, 1982
Asht pak me than, se Arshi Pipa mbetet nji prej figurave ma t’njimendta të vetëdijes dhe veprimit demokratik. Ai ishte shumë e shumë më shumë se kaq. Ai ishte dhe mbeti nji za i kurajshëm i vlerave. Ndoshta do ta kishit t’pamujtun për me e gjet nji personifikim të të përsosunes së disidentit në jetë dhe në vepër. Tue e kërkua e tue dasht me nxjerr prej kohet e sprovave, shtjellave përpirëse dhe zemëratave të diktaturës komuniste e mbas, e tash ja ku mundet pa droje me e gjithëpranu, ai asht Arshi Pipa. Punoi me mish e me shpirt, lufto me thonj e me dhëmbë për me mujt me dishmi njat univers t’përsosun t’ngadhnjimtarit, dishepullit të dijes e nxanjes, kreshtës së kushtrimeve e kumtimit, kungimit dhe krijimit. Tançka në të e me të kishte mujt me u ngjiz e me marr hov me u jetësu si një Ante antik, në çdo puls, në çdo mendim, në çdo dashtuni e veçanti shprehëse.
Arshi Pipa (Shkodër, 28 korrik 1920- Washington, 20 korrik 1997), ç’nuk ishte, çmos bani e gjithqysh diti dhe mujti, ai u rrek e i’a doli për me ken nji poet kushtrues e nji lirik i tamëlt; nji gjuhëtar i zoti dhe gladiator i paepun i arenave t’gegnishtes; kritik, ndoshta me pak shokë mbas vedi, për nga thellësia dhe larmi e trajtesës; përkthyes dhe pedagog gjithëpoaq gjurmlans në trashigiminë tonë kombëtare. E tan jeta e tij ishte e mbushun me përpjekje, me vuajtje e me sfida, me gjithëçmos qi mujti me marr prej tij ma t’mirën vepër, ma t’vyemën vlerës, t’përgjithmonshmen dëshmi të shpirtit triumfues.
Nga jeta
Leu në Shkodër, i biri Mustafa Nuriut dhe Hatixhe Lloshit. Arshiu qe me prejardhje libohovite nga i ati dhe nga e ëma shkodrane me origjinë dibrane. I ati qe jurist i shkolluar në Stamboll, në kohën e Luftës së Parë Botnore qe jurist i Drejtorisë së Drejtësisë në Shkodër, administratë shqiptare, për herë të parë në gjuhën shqipe, e krijuar nga austro-hungarezët. Më vonë, në vitet ‘23-‘26, do t’u emëronte anëtar i Gjyqit të Diktimit. E ëma, Hatixhja, qe një shembull virtyti e pune për fëmijët e saj, stoike në fatkeqësitë e panumërta që i ranë mbi krye.
Kishte vëlla nga i ati Muzaferin, dhe katër motra të një barku: Nedreti, Fehimja, Bedrija dhe Bedi.
Vitet e para të arsimimit i mori tek Kolegji Ksaverian e më tej në liceun shtetëror të Shkodrës në ndarjen me profil klasik më 1938. Me përkujdesjen e të atit për formimin në traditën fetare të familjes tyre, ndiqte mësime edhe në medrese gjatë mbasditeve. Më 1936 me poezinë “Në lamën e luftës” fitoi çmimin e tretë në një konkurs poezie të shpallur nga e përkohshmja “Cirka”. Më pas studioi Letërsi e Filozofi në Universitetin e Firences, ku u laureua më 1942 me dizertacionin “Morali dhe feja tek Bergson”.
Kthehet në Shqipëri dhe nga viti 1941 deri më 1946 jep mësim ndër shkollat e mesme të Tiranës dhe Durrësit. Kur Lidhja e Shkrimtarëve dhe Artistëve nisi botimin e organit të vet “Bota e Re”, Pipa me Kutelin ishin të vetmit jokomunistë në këshillin drejtues. Merr pjesë në Kongresin e Parë të Lidhjes në tetor të 1945, ku punimet i drejtoi S. Luarasi. Më vonë i kërkohet të shkruante diçka për përvjetorin e vdekjes së Migjenit, që nuk u pëlqye nga njerëzit e partisë. Në një takim letrar në Shtëpinë e Kulturës në Tiranë lexon “Këngën e Pleshtit” të Goethes duke thumbuar kështu Sh. Totozanin, i cili u bë shkak që Pipën ta zhvendosnin me punë në Durrës. Atje lexon një tjetër poezi të titulluar “Bushtra”, dhe pas një tjetër mbrëmjeje poetike në Tiranë ku në krah kishte N. Spirun që nuk e njihte arrestohet me 27 prill 1946 dhe dënohet me dy vjet heqje lirie. Ridënohet – dhe gjatë marrjes së dënimit merr vesh vdekjet e të vëllait – më 20 dhjetor 1947 me 20 vjet heqje lirie si bashkëthemelues i një grupi social-demokrat bashkë me P. Kaçinarin, H. Ballhysën dhe P. Gjeçin. Vuajti në burgjet dhe kampet e shfarosjes (Durrës, korrik 1948 Vloçisht, nëntor 1948 Gjirokastër, Korçë, Tiranë, Burrel etj.), ku përveç punës së detyrueshme u bë një nga dorëzanët e mësimdhënies së letërsisë, filozofisë dhe gjuhëve përgjatë dënimit, ku shkroi librin me poezi “Libri i Burgut”. Familjen e shpërngulën disa herë derisa në nëntor 1949 bashkë me 20 familje të tjera të persekutuara i shpërnguli në disa shtëpi boshe në plazh. Gjatë rrugëtimit, i ati që ishte i paralizuar, ndërroi jetë.
Lirohet më 26 prill 1956 dhe një natë të fundverës së 1957 arratiset bashkë me të motrën, Fehimen. Vendoset në Sarajevë gjer më 1959.
Gjatë asaj periudhe përktheu në shqip përzgjedhje nga poezia lirike latine (250 faqe, me përkthime, dhe kapituj mbi elemente metrikë dhe shënime.
Emigroi në Shtetet e Bashkuara në 1958-ën. Në fillim punoi si arkëtar (kashier) në nji hotel të Nju Jork-ut. Emërimi i tij i parë ishte në kolegjin Philander Smith, Little Rock, Arkansas, ku ligjëroi për filozofinë (1960). Gjatë vitit akademik pasues, meqenëse ra në sy për njohjen e thellë të italishtes, drejtoi departamentin e gjuhës italiane në City University, të Georgia-s, në “Shkollën e Gjuhëve dhe të Gjuhësisë” dhe në të njëjtën kohë jepte mësim filozofi, në “Kolegjin e Arteve të Lira” (verë, ’61, dhe ’62). Ka qene pedagog i gjuhës italiane në universitetin e Kolumbia-s në vitet 1961-62, dhe profesor i asociuar i gjuhës italiane, në universitetin e Delfit, Garden City, dhe, në të njajtën kohë, gjatë verës, dha filozofi në Kolegjin e Arteve të Lira..
Në vitet në vazhdim ligjëroi tema filozofike në kolegjin Adelphi Suffolk. Nga viti 1963-66 ishte profesor i asociuar (Profesor i asociuar i përkohshëm në vitet 1963-64) në departamentin e gjuhës italiane, në universitetin e Kalifornias, Berkley. Atje u jepte mësim kurseve të letërsisë moderne italiane dhe drejtonte seminaret e kritikës letrare, (De Sanctis, 1963, Kroçe, 1964, Viko, 1965), po ashtu si dhe në gjuhën shqipe, letërsi dhe folklor, (1965), si edhe filozofi Romane. Në vitin 1966, drejtoi disertacionet për gradën e doktorit në filozofi (Ph.D). Me nji sensibilitet të dukshëm ndaj padrejtësive, – çka i karakterizon njerëzit e ndershem dhe idealistë, – gjatë kohës që qe në Universitetin Little Rock, Arkansas, përjetoi me dhimbje realitetin e diskriminimit racial në shoqëninë amerikane dhe u revoltue. Atje përkrahu lëvizjen studenteske të Berkley University të Kalifornisë, e njohun si “Free speech movement”, dhe u ba kritik i paanshem i poltikës. Nga viti 1966, ka qenë në fakultetin e Universitetit të Minnesota-s dhe Minneapolis, fillimisht si profesor i asociuar (1966-69), dhe më pas si profesor i gjuhës italiane, në departamentin e gjuhëve frënge dhe italiane (Departamenti i Gjuhëve Romane gjatë vitit 1968). Arriti të jetë pjesëtar i Universitetit të Minesotes, si anëtar me të drejta të plota dhe gjithashtu kontribuonte në planifikimin, hartimin dhe ndarjen e diplomave të studimeve të gjuhës italiane. Programi për gradat e master-it u themelua në vitin 1968, ndërkohë ai ishte drejtues i programit master (“graduate school”) në gjuhën italiane. Temë-diplomat për master dhe disertacionet e PhD u shkruan dhe u miratuan nën drejtimin e tij. U ka dhënë mësim kurseve të ekstrakurrikulare të gjuhëve, të ndara në kurse të ulët dhe të larta, kurseve të qytetërimit dhe të kulturës (gjithashtu në Anglisht) dhe, në veçanti, kurseve të ekstra-kurrikulare për shkrimtarët e mëdhenj, (Dante, Bokaçio, Manzoni, Leopardi), në zhanret e “Poezisë kalorësiake”, “Letërsisë Utopike”, dhe temat krahasuese (Marksizmi dhe Ekzistencializmi në tregim dhe dramë), përfshi seminaret (Ungareti dhe Montale, Viko dhe Kroçe ). U ka dhënë gjithashtu mësim bashkërisht, kurseve të diplomuara të gjuhëve Frënge dhe Italiane, (Simbolizmi Francez dhe Hermetizmi Italian, Romantizmi në Francë dhe në Letërsinë Italiane), duke pasuar me themelimin e programeve të master-it, në gjuhët Frënge dhe Italiane (1970), të konceptuar dhe hartuar me iniciativën e tij. Me daljen në pension u vendos përfundimisht në Washington, D. C., pranë së motres, Fatimes.
Gjatë kësaj kohe u intensifikuen lidhjet e tij me “Vatrën” dhe “Diellin”. Gjithnji, ai ka qenë bashkëpunëtor i zellshëm i “Diellit”. Shqetësimet e tij për gjendjen e “Vatrës”, në këte kohë, dhe mendimet e tij për prosperitetin e saj, ai i shprehi, së pari, në “Dielli”, në artikullin e gjatë “Për riorganizimin e Vatrës”, (nr. i 16 gushtit 1983) dhe në Fjalimin e rastit të 28 Nandorit 1986, “Për shpëtimin e Vatrës”, që u botue në “Diellin” e 28 shkurtit, 1987. Më duket se Arshiu ka dhanë përcaktimin ma të saktë dhe ma të bukur për Vatrën: “Vatra asht nji monument historik i vetëdijes dhe kulturës kombëtare”. Ai ka shkrue me dhimbje krahnori për gjendjen e mjerueme të “Vatrës” dhe ka vlerësue lart prestigjin e saj ndaj organizatave të tjera të diasporës, gja qi i jep mundësi e avantazh asaj t’i bajë nji sherbim të madh kombit, “i cili do të ketë vlerë ma të madhe nëse Vatra mban nji qendrim sipërpartiak dhe sipërqeveritar”. “Ndërhymja e saj, shkruen Pipa, asht sidomos e randësishme ndër raste kur të drejtat e kombit shqiptar cenohen ose rrezikohen”.
Në pranverë të vitit 1991, Pipa u zgjodh kryetar i “Vatrës”, pa qenë anëtar i saj, detyrë në të cilën qindroi vetëm nji vit, sepse në qershor të 1992-shit, nuk u rizgjodh. E mori kryesinë e “Vatrës” me të vetmin qellim për ta vu ate në shërbim të problemeve me randësi të jashtëzakonshme historike, qi dolen para kombit tonë: zhvillimeve demokratike në Shqipëni dhe zgjidhjes së problemit të Kosovës. Gjatë kësaj kohe tepër të shkurtë, ai iu kushtue me të gjitha energjitë rimëkambjes së “Vatrës”, dhe kreu shumë punë me vlerë. Në “Albanica”, në nr. 3-4 të 1992-shit, në shkrimin On VATRA and Dielli, ai ka shkrue me hollësi për to. Puna e tij asht pasqyrue, gjithashtu, në numrat e “Diellit”, që editoi ai gjatë kësaj kohe.
Veprat
Veprimtaria e tij përfshin fusha të artit letrar, të filozofisë, estetikës, kritikës letrare, folklorit, folkloristikë s, gjuhësisë, politikës, publicistikës.
Vëllimin e parë poetik me titull “Lundërtarët”, nji përmbledhje lirikash qi dishmon një talent novator në shpërthim, e botoi në v. 1944. Të dytin, “Libri i burgut” të shkruem në letra cingaresh, në burgjet e kampet e punës së detyrueme, e botoi në Romë në vitin 1959. Asht nji përmbledhje liriko-epike, pasqyrë e gjallë artistike e motiveve qi i diktoi jeta e qelive dhe e kampeve të vdekjes, ku kaloi dhetë vjet. Një ditar i vërtetë që ka për të mbetë një nga dishmitë artistike ma të sakta të asaj qi ndodhi me ata që nuk iu nënshruen regjimit të përgjakshëm diktaturial. “Nuk njoh në të gjithë letërsinë shqipe vargje më tronditëse sa ato të botuara në librin e quajtur thjesht “Libri i burgut”. Tek lexon poezitë e Arshi Pipës, ndjen klithmat, britmat, plagët, poshtërimin njerëzor, në emër të ca idealeve absurde dhe hipokrite. Është një sketerrë më e tmerrshme sesa Ferri i Dantes, sepse ky është ferri i njerëzve të pafajshëm e jo i mëkatarëve. Është materia e Parajsës e transplantuar në Ferr”, ka shkruar shkrimtari Rudolf Marku.3).
Punë e burgut asht edhe “Rusha” (botue në Munich, 1968), poemë epike me një subjekt të theksuem dramatik të periudhës së gjysës së dytë të shek. XIV, qi trajton nji histori dashunije dhe hakmarrjeje mes shqiptarëve e serbëve në sfondin e zakoneve tona tradicionale. Me 1969, Pipa botoi në Munich antologjinë poetike “Meridiana”, nji përzgjedhje nga botimet e maparshme dhe disa poezish të pabotueme, qi tingëllon si jehonë e mirëfilltë e nji testamenti poetik.
Krijimet poetike të Arshiut shquhen për një talent të fuqishëm, për shumësi e përzgjedhje motivesh, për trajtim të tyne në nivele artistike të lakmueshme, dhe për një përkushtim të madh ndaj punës krijuese, pa lanë mangut gjuhën poetike jashtëzakonisht të pasun e të pastër, të zgjedhun me kujdes si rrallëkush.
Po veçoj, sa për ilustrim, nga “Meridiana”, “Preludet”, të shkrueme në Firence dhe Tiranë në vitin 1941. Tharme poetike, yshtëse imtimesh meditative me forcë të madhe purifikuese, të enduna në veshje tekstore moderne; fluiditete lirike të derdhuna në simfoni ritmesh e tingujsh të magjishëm. Këto janë “Preludet”. “Urgjencca të mbrendshme”, siç i pati quajtur ai shtysat e fuqishme shpirtnore për t’i dhanë jetë poezisë. Befasuese për letrat shqipe të asaj kohe, dhe po aq befasuese edhe sot e kësaj dite.
Pipa na ka lanë nji trashigim të pasun edhe në fushën e përkthimeve poetike nga latinishtja, italishtja, frëngjishtja, gjermanishtja, anglishtja. Vetëm gjatë kohës njivjeçare qi jetoi si refugjat në Jugosllavi, ai përktheu nji vëllim poetik me titull “Lyrika Latine”, (rreth 250 faqe të plotësueme edhe me shenime të ndryshme metrike), mbetun në dorëshkrim. Po ashtu, mbetun në dorëshkrim, asht edhe nji vëllim poetik i shkruem në tri gjuhë europiane me titull “Autobiografia”.
Nji veprimtari jashtëzakonisht të gjanë na ka lanë në hapësinën shkencore të kritikës letrare. Gjatë vjetëve në Shtetet e Bashkueme të Amerikës, botoi veprën “Trilogjia Albanica” (1978), në tri vëllime: “Albanian Folk Verse”, “Hieronymos De Rada ” dhe “Albanian Literature: Social Perspectives ” , vepër rreth 900 faqesh, që shquhet sidomos për thellësi dhe origjinalitet në trajtimin e personaliteteve dhe dukunive letrare që shqyrton, nën prizmet estetike moderne të strukturalizmit dhe komparativizmit. E tham me plotgojë që në asnjë botim të kësaj natyre nuk kam gjetë atë dendësi sqarimesh në fundfaqet (fusnotat), shënimesh bibliografike, indeksesh gjithfarësh, – një skrupolozitet shkencor për t’u admirue.
“Trilogjia Albanica’, shkruen Peter Prifti, si e para në llojin e saj në letërsinë shqipe, është një vepër ndriçuese, një minierë e pasur për poetët, folkloristët, etnologët, gjuhëtarët e etimologët, historianët dhe studiuesit e letërsisë shqipe në përgjithësi. Risia e formës së saj, diapazoni i gjerë i ideve dhe disiplinave që ajo qarkon, trajtimi original i subjektit dhe pasuria e të dhënave, i jep kësaj vepre një vend të merituar në letërsinë shqiptare. Nuk është e tepërt të them se Trilogjia Albanica e vendos autorin e saj si një studiues lider në SHBA për De Radën dhe popullin Arbërësh, për strukturën e poezisë shqiptare dhe karakterin e letërsisë shqipe në përgjithësi”.4).
Në vitin 1991, botoi “Contemporary Albanian Literature”, për të cilën studiuesi Italo Costante Fortino, ka thanë: “Studimi i fundit i Arshi Pipës mbi letërsinë e realizmit socialist përban nji kontribut të parë . . . për nji rend të ri qi duhet të vendoset në letërsinë dhe, në radhë të parë, në kritikën letrare” 5). Fjalët e Fortino-s vlejnë gjithashtu për “Trilogjinë shqiptare”. Nuk mund të bahen hulumtime shkencore në fushën e kritikës letrare pa marrë në konsideratë mendimet dhe tezat origjinale të Arshiut, dhe pa mbajtun qindrim miratues a kundërshtues ndaj tyne.
Shumë studime për letërsinë dhe kulturën shqiptare dhe arbëreshe, ka botue në shypin e huej si “Südost-Europa Forschungen”, “Zeitschrift für Balkanologie”, “Comparative Literature Studies”, “Books Abroad”, “Rivista di lettrature moderne e comparate”, “Mondo operaio”, “Revue des études sud-est européennes”.
Në këtë lamë, Pipa asht shtye edhe në letërsinë botnore, sidomos për letërsinë italiane. Ka botue artikuj studimorë me vlera të mëdha njohëse për Danten, De Sanctis, Manxonin, Ungaretin, Moravian, Montalen. Këto ese, Pipa i ka botue në revistat e hueja shkencore si “Italica”, “Italian Quarterly”, “The Romanic Revieë”, “Comparative Literature”, “Books Abroad”, “Belfagor”, “Le ragioni critiche”, “Revue de literature comparèe”, “Revue des études italiannes”.
Një nga frytet, ma i vlerti, i kësaj pune asht vepra “Montale and Dante” (1968), anglisht, e përkthyeme në italisht dhe, kohët e fundit, nëse nuk jam gabim, edhe shqip. Me këtë vepër, ai e rreshtoi veten ndër studiuesit ma të mirë botnorë të këtij subjekti, d. m. th. të vlerësimit objektiv të poezisë së Montales dhe të vumjes në dukje të ndikimit të Dantes në poezinë e Montales. “Fakti që edhe sot pas më shumë se 30 vjetësh, ka shruar Astrit Lulushi, libri ‘Montale and Dante, vazhdon të cilësohet nga kritika si një nga studimet më të thella e më të hollësishme rreth poetit të madh Italian, tregon se Arshi Pipa doli i suksesshëm në këtë sipërmarrje”. Dhe më poshtë: “. . . pa veprën e Pipës, “Montale and Dante’, kritika letrare botërore sot me siguri do të ndjehej e varfëruar”. 6).
Estetika dhe filozofia kanë qenë gjithashtu interesimet e tij shkencore. Trashigimia e tij në këto fusha, përveç disertacionit mbi filozofinë e Bergsonit, qi e kemi përmendun ma nalt, përfshin artikujt studimorë dhe referatet shkencore të mbajtuna në konferenca dhe kongrese ndërkombëtare si në Amsterdam, Londër, Uppsala, Palermo, Venecie, etj.Mbetun në dorëshkrim asht vepra filozofike “La mia concezione sulla vita” (Kuptimi im mbi jetën).
Më vjen si e nevojshme të përmend këtu mendimin e Pipës për nji nga parimet ma të qenësishme të estetikës, atë që lidhet me të bukurën në art përballë të moralshmes. Tue folun për Benedeto Croce-n, Pipa thotë: “ . . . E bukura dhe e ndershmja janë të ndame mes tyne. Pra nji vepër morale ose jo, janë në dorë të artistit. Kështu një libër skandaloz estetikisht mund të shkojë, por autori nuk duhet ta shruej kurr” (Nënvizimi im, A. Ç).
Nji kontribut të veçantë përban veprimtaria e tij shkencore në fushën e folklorit, të folkloristikë s dhe të gjuhësisë. Gjatë viteve të burgut pregaditi një vepër me materiale folklorike të mbledhuna nga të burgosunit, rreth 420 faqe të daktilografikueme, pa llogaritë këtu nji hymje teorike rreth folklorit tonë dhe folklorit në përgjithësi; vepër që iu dorëzue Institutit të Folklorit, në vitin 1957, dhe sot nuk gjindet.
Të botueme në këtë fushë janë veprat “Albanian Folk Verse: Structure and Genre” (1978) dhe “Politics of Language in Socialist Albania” (1989). Analizës së çështjeve të ndryshme të eposit tonë të kreshnikëve, Pipa i asht kthye përsëri në punimin “Serbocroatian and Albanian Frontier Epic Cycles”, botue në v. 1984, në vëllimin “Studies on Kosova” (edited by Arshi Pipa and Sami Repishti). Tue u bashkue me studiuesit Alois Schmaus, Stavri Skendi, e ndonji tjetër, Pipa e trajton ciklin e kangëve të kreshnikëve, të malësorëve tonë të Veriut, si një version të eposit boshnjak, të modifikuem nga psikologjia jonë etnike dhe traditat tona zakonore.
Në veprën “Politics of Language in Socialist Albania”, merret me problemin e standardit të gjuhës sonë letrare, të vendosun në nji forum ku liria e fjalës përbante sakrilegj, si në të gjitha forumet e diktaturës, dhe mërrin në përfundimin qi “gjuha e njësuar’ nuk asht as e njisueme, as e përbashkët, as kombëtare; ajo asht një variante toskënishte e arnueme me disa huazime fonetike nga gegënishtja letrare, të cilat i mungojshin strukturës së toskënishtes”; nji përfundim të cilit nuk mund t’i hiqish asnji presë, (siç thotë nji shprehje popullore), dhe qi ma në fund asht pranue prej të gjithëve.
Me interes asht të parashtrojmë ndonji mendim të tijin për gjuhën tonë, të cilën e njohti dhe e përdori në mënyrë të përkryeme, në të dy dialektet. Ai kishte qindrimin e Çabejt: “Unë kundroj me simpati nji gjendje, qysh asht kjo e sotmja, kur nji Shqipni e vogël, shembull fort i rrallë n’ Europë, asht e zonja me u shprehë në dy gjuhë letrare. Ky asht nji shenj pasunije, kulture, qi na shquen, cilido qoftë shkaku i tij” 7). Dhe në një rast tjetër: “Gegënishtja me toskënishten, plotësohen në fushën letrare në nji mënyrë fatlume. Ka gjana që njena i thotë fuqishëm, tjetra i shpreh kandshëm” 8). Ai e tregoi veten mjeshtër në të dy dialektet. Mjafton të përmendim këtu dy xhevahire poetike: “Shemo Hajduti” (toskënisht), “Kupe Danja” (gegënisht), ose përkthimin e Lukrecit në gegënisht, se aty gjen “hovet vigane të mendimit dhe trandjen e gjithanshme të shpirtit”, kurse Virgjilin në toskënisht, “jo se ai nuk mund të përkthehet mirë në gegënisht, por ajo diçka e vagullt dhe fluide që asht poezia e tij shkrihet ma mirë në toskënisht” 9). Gjithsesi, edhe pse u desht të vdesë Pashko Gjeçi, për t’i vu vulën kësaj dukunie, ndërgjegjja shqiptare, për këtë çashtje madhore, asht ajo që asht: preferon të pranojë paragjykimin në vend të faktit.
Shqetësimet dhe interesimet e tij për gjendjen në Shqipni, Kosovë dhe për të gjitha trojet shqiptare dhe për të ardhmen e tyne kanë gjetë shprehjen e vet në botimin, në vitin 1990, të librit “Albanian Stalinsm. Ideopolitical Aspects”, një përmbledhje e shkrimeve të karakterit politik, të botueme në shtypin periodik shqiptar të diasporës sonë dhe ate amerikan, të viteve 1958-1989. Shkrime të kësaj natyre, Pipa botoi në gazetën “Dielli”, gjatë viteve 1991-92, vite kur ai qe kryetar i “Vatrës” dhe editor i organit të saj.
Pipa shquhet edhe për veprimtari botuese në lamin e shtypit periodik. Ai ka qenë botues dhe kryeredaktor organesh letrare e shkencore. Në vjetin 1944, kur Shqipnija vuente nën pushtimin e huej, në nji moshë të re nxori revistën “Kritika Letrare”, në të cilën dallohet për trajtim original dhe objektiv të personaliteteve të letrave shqipe; veçori që do ta shoqnojë ate gjithnji ma vonë, kur do të shkruej veprat madhore në këtë fushë. Në faqet e revistës, ndër të tjera, ravijëzohen kulme të tilla të letërsisë e të kulturës sonë si Noli, Konica, Migjeni. Kulme në historinë e kritikës sonë letrare kanë mbetun edhe këto punime të Pipës. Eseja e shkrueme për Konicën e dishmon atë si nji kritik të kategorisë së parë. Ajo mbetet edhe sot e kësaj dite nji nga xhevahiret e kritikës sonë letrare, sa për thellësinë e trajtimit, aq për stilin e shtjellimit dhe koncizitetin. Në vitet 1945-46, qe anëtar i redaksisë së revistës “Bota e Re”. Dhe , në vitin 1987, anëtar i redaksisë së revistës tremujore për mendimin kritik “Telos”(Kaliforni).
Në vitin 1990, filloi të botojë në Washington D. C. revistën “Albanica – A quarterly Journal of Albanological Research and Crticism”, revistë me vlera të mëdha shkencore albanologjike. Mbas tre numrash, për arsye financiare, u ndërpre ky botim aq i nevojshëm e i randësishëm sidomos për paraqitjen para botës të gjendjes së vertetë ekonomike e politike të trojeve tona, dhe të shkencave tona albanologjike. Për kohën e vet, në diasporën shqiptare, jo vetëm në ate të Amerikës, nuk ka pasë nji të tillë të dytë që t’i afrohet sadopak. Aty u botuen artikuj studimorë në gjuhët shqip, anglisht, frëngjisht, gjermanisht nga studiues të njohun shqiptarë e të huej si A. Pipa, M. Camaj, P. Prifti, A. Logoreci, A. Klosi, A. Vehbiu, F. Pipa, Michele Roux, Odile Daniel, Francesco Altimari, Walter Brew, Hans-Jurgen Sasse, Matteo Mandala, Peter Bartl, Armin Hetzer, Alain Ducellier dhe Wilfried Fridler.
Mbrojtja e çashtjes shqipare në të gjitha trojet tona qe qellimi i revistës. “Kjo revistë po del në nji kohë, – shkruhej në kopertinën e fundit, – kur si Shqipnija ashtu edhe Kosova janë tue përballue nji gjendje krize të jashtëzakonshme. Ndërsa shqiptarët n’atdhe, të neveritun prej robnisë staliniste, po braktisin atdhenë tue marrë rrugën e mërgimit, kosovarët, n’anën e vet, vazhdojnë me braktisë Kosovën për me i shpëtue robnisë serbe. . . Por ka nji ndryshim mes gjendjes në Shqipni dhe asaj në Kosovë e në disa republika jugosllave ku banojnë nji shumicë shqiptarësh. Shqiptarët e Jugosllavisë, ndonëse të persekutuem, organizohen dhe protestojnë, kurse shqiptarët n’atdhe nuk guxojnë as me bëza. Por mergatën arbënore qi jeton ndër vende demokratike nuk e ndalon kush me folë. I përket asaj me u ba zadhanësja e të heshtunvet.” Dhe e tillë u ba Albanica. Numri i parë iu kushtue “Tragjedisë së Kosovës dhe aktorëve të saj”. Në ballin e revistës u vizue harta e Kosovës së bashku me pjesën veriore të Shqipnisë.
Vazhdimisht, Pipa ka ndjekë në mënyrë aktive zhvillimet politike në atdhe, në Kosovë dhe në trojet shqiptare në Ballkan U ka dërgue letra personaliteteve ma të nalta të administratës amerikane, ka folë në “Zërin e Amerikës”, ka dhanë intervista, etj.
Në këte numer janë botue, letrat qi Pipa u ka dërgue Presidentit Amerikan George Bush, dy letra Sekretarit të Shtetit James A. Baker, Sekretarit të Përgjithshem të Kombeve të Bashkueme, Javier Perez De Cuellar për çashtjen shqiptare në përgjithësi.
Në vitet 1991-92, editoi gazetën “Dielli”, tue qenë njëkohësisht edhe kryetar i “Vatrës”. Pipa, tue qëndrue si gjithnji jashtë sinoreve të partitizmit të diasporës, si nji atdhetar i vertetë, antikomunist dhe demokrat kritikoi ashper veprimet antidemokratike të forcave poltike që dolen në skenë fill mbas ramjes së diktaturës, sugjeroi platforma politike me vlerë për zhvillimet demokratike në Shqipni, dhe kërkoi me insistim që të nxiret para drejtësisë përgjegjësia për atë çka ndodhi gjatë 50 viteve të regjimit komunist.
Arshi Pipa vdiq me 20 korrik 1997 në Washington, D. C., me dishirën përvëluese për ta pa Shqipëninë demokratike e perëndimore, Kosovën dhe trojet e tjera shqiptare të çlirueme dhe të bashkueme me atdheun. La porosinë e fundit: të digjej kufoma e tij dhe të hidhej në ujnat e Adriatikut. Pak vite para se të vdiste, ai i dhuroi Muzeut historik të Shkodrës bibliotekën e tij të pasun.
Pipa qe një mbrojtës i flaktë i çashtjes kombëtare, atdhetar idealist, demokrat e antikomunist i bindun, disident në jetë dhe në veprimtari letrare e shkencore, model shembullor i jokonformizmit, punëtor i palodhun, që të gjitha energjitë jetësore dhe aftësitë intelektuale, ia kushtoi kulturës kombëtare. Ai qe erudit i rrallë dhe poliglot. Përveç shqipes, ai fliste, lexonte e shkruente në anglisht, italisht, frëngjisht dhe gjermanisht.
Atdheu e nderoi me titullin e lartë: “Naim Frashëri i klasit të Parë” dhe qyteti i tij i lindjes e shpalli “Qytetar Nderi”. Busti i tij i derdhun në Bronx qindron, që prej vitit 1999, në mjediset e Muzeut historik të Qytetit. Kultura shqiptare, ku ende e përcaktojnë tonin akademikët e Diktatorit ose nostalgjikët e tyne, e ka të zorshme me pranue nji personalitet të tillë si Pipa, qi i ka demaskue nji jetë të tanë. Aty-këtu, individë të veçantë dhe institucione kulturore demokratike kanë fillue me ba hapat e parë për të nxjerrë në dritë veprën shkencore e letrare të tij. Po diaspora jonë? Asnji veprimtari promovuese për punën e madhe atdhetare, shkencore, artistike, botuese. Përveç ndonji artikulli me shumë vlerë si ai i Astrit Lulushit, “Montale & Dante dhe Arshi Pipa”, dhe 2-3 shkrimeve kritike tendencioze, nuk më ka xanë syni tjeter. Borxh i papaguem i “Vatrës”, i Shoqatës së Shkrimtarëve dhe, në përgjithësi, i inteligjencës së këtushme. /KultPlus.com
Marin Beçikemi (Marinus Becichemus Scodrensis) lindi në Shkodër më 1468, në një kohë kur qyteti ishte qendër e gjallë e humanizmit dhe e marrëdhënieve me botën latine. Ai studioi në Venedik dhe më pas në Padovë, duke u dalluar si një ndër nxënësit më të talentuar të retorikës klasike. Në vitet pas rënies së Shkodrës (1479), familja e tij u largua drejt territoreve të Republikës së Shën Markut, duke marrë me vete jo vetëm kujtesën e vendlindjes, por edhe etjen për dije.
Një dokument i datës 26 tetor 1517, i publikuar nga Jahja Drancolli, dëshmon se ai u emërua profesor ordinar i oratorisë latine në Universitetin e Padovës, me një rrogë vjetore prej 800 fjorinash, një shumë e jashtëzakonshme për kohën. Ky dokument gjendet sot në arkivat e Padovës, dhe bashkë me të ruhen qindra faqe dorëshkrimesh e botimesh të Beçikemit, që përfshijnë oracione, traktate dhe letra drejtuar humanistëve të kohës.
Veprat e tij më të njohura janë: “Orationes” – një përmbledhje fjalimesh të mbajtura në raste të ndryshme akademike dhe publike; “Komentarët mbi Ciceronin”, një tjetër vepër e Biçikemit, ku shfaqet aftësia e tij për të interpretuar klasikët me një frymë të re humaniste; E pasurojnë galerinë testamentit të tij, një sërë epistolarësh drejtuar kolegëve e nxënësve, ku spikasin mendime mbi etikën, arsimin dhe rolin e dijes në qytetërim.
Shumë nga këto dorëshkrime ruhen ende sot në Biblioteca Universitaria di Padova, në Archivio Antico del Bo dhe në disa koleksione të rralla në Venecie dhe Verona. Studiues të ndryshëm kanë evidentuar se Beçikemi ka mbajtur oracione solemne për personalitete të kohës, përfshirë fisnikë venedikas dhe autoritete kishtare.
Në kohën kur Beçikemi mori detyrën, Universiteti i Padovës ishte ndër më të vjetrit dhe më të famshmit në Europë (themeluar më 1222). Në këtë universitet ligjëronin figurat më të shquara të filozofisë, juridikut dhe mjekësisë. Aty më vonë do të jepte mësim Galileo Galilei, dhe aty u formuan breza të tërë intelektualësh që do të ndikojnë historinë e kontinentit.
Fakulteti i Arteve dhe Letërsisë, ku Beçikemi ishte profesor, ishte zemra e humanizmit. Oratoria latine nuk ishte vetëm ushtrim stilistik, por një instrument formimi qytetar dhe moral, një mjet për të kultivuar mendimin kritik dhe frymën publike të kohës. Që një shqiptar të ngjitej në atë katedër, do të thotë se Shkodra kishte prodhuar një mendje të shkëlqyer, të barabartë me më të mirët e Evropës.
Marin Beçikemi nuk ishte rast i vetëm. Nga Shkodra dhe rrethinat e saj dolën figura të tjera që ndriçuan universitete dhe katedra:
Marin Barleti (1450–1512), gjithashtu nga Shkodra, autor i “Rrethimit të Shkodrës” dhe “Jetës së Skënderbeut”, ligjëroi dhe veproi në Romë, duke u bërë një nga humanistët më të çmuar të kohës.
Gjon Gazulli (1400–1465), një tjetër figurë e shquar, matematicien dhe diplomat, që sipas dokumenteve ligjëroi astronomi në Itali dhe ishte këshilltar në oborret europiane.
Pal Engjëlli (1416–1470), Arqipeshkëv i Durrësit, humanist dhe diplomat, që gjithashtu pati kontakte me rrethet intelektuale të kohës. Këto figura dëshmojnë se Shkodra nuk ishte vetëm një kështjellë e armëve dhe qëndrese epike, por edhe një tempull i mendjes, që nxori dijetarë, humanistë, mësues e profesorë që dhanë mësim në gjuhën e Ciceronit dhe Horacit, duke ndikuar kulturën e kohës.
Sot, kur shohim një dokument të vitit 1517 që përmend emrin e një shkodrani në një nga universitetet më të mëdha të botës, duhet të ndiejmë krenari dhe përgjegjësi. Krenari për rrënjët tona kulturore dhe përgjegjësi për t’i sjellë në dritë këto figura të harruara. Marin Beçikemi është simbol i një tradite të hershme që lidhte brigjet e Adriatikut me qendrat më të ndritura të Europës, një urë e dijes që ne kemi detyrë ta njohim e ta nderojmë. Përgatiti: Albert Vataj/ KultPlus.com
Biblioteka Kombëtare e Kosovës “Pjetër Bogdani” ka nisur shpërndarjen e librave nëpër komunat e vendit, duke vazhduar mbështetjen për rrjetin e bibliotekave publike dhe shkollore.
Kontigjenti i ri përfshin 87 tituj dhe 1097 ekzemplarë të përzgjedhur nga fondi i Shtëpisë Botuese “Rilindja”, me literaturë të rekomanduar që u shërben sidomos nxënësve të nivelit parauniversitar, përcjellë KultPlus.
Pjesë e kësaj shpërndarjeje janë edhe dy botime të veçanta me vlerë të madhe historike e kulturore:
Kujtesa e Kosovës: Rrëfime të 100 pleqve e plakave të Kosovës
Kujtesa e Kosovës: Rrëfimet e të mbijetuarve të masakrës së Krushës së Madhe
Bibliotekat e Suharekës dhe Rahovecit janë të parat që kanë pranuar këtë kontigjent, ndërsa në ditët dhe javët në vijim, shpërndarja do të vazhdojë në komunat e tjera.
Librat e Shtëpisë Botuese “Rilindja” do të dërgohen nga bibliotekat komunale në bibliotekat e shkollave, për të kontribuar në pasurimin dhe përmirësimin e koleksioneve ekzistues./KultPlus.com
Biblioteka Kombëtare e Kosovës “Pjetër Bogdani” ka nisur sot shpërndarjen e librave nëpër komunat e Kosovës, duke vazhduar në këtë mënyrë mbështetjen për rrjetin e bibliotekave publike dhe shkollore.
Institucioni nëpërmjet rrjetit social “Facebook” ka bërë me dije se kontingjenti i ri përfshin 87 tituj, me 1 097 ekzemplarë të përzgjedhur nga fondi i shtëpisë botuese “Rilindja”, me literaturë të rekomanduar që u shërben sidomos nxënësve të nivelit parauniversitar.
“Pjesë e kësaj shpërndarjeje janë edhe dy botime të veçanta me vlerë të madhe historike dhe kulturore: “Kujtesa e Kosovës: Rrëfime të 100 pleqve e plakave të Kosovës” dhe “Kujtesa e Kosovës: rrëfimet e të mbijetuarve të masakrës së Krushës së Madhe”, thuhet në njoftim.
Në njoftim tutje thuhet se Bibliotekat e Suharekës dhe e Rahovecit janë të parat që kanë pranuar këtë kontingjent, ndërsa në ditët dhe javët në vijim shpërndarja do të vazhdojë në komunat e tjera.
Po ashtu theksohet se librat e shtëpisë botuese “Rilindja” do të dërgohen nga bibliotekat komunale në bibliotekat e shkollave për të kontribuar në pasurimin dhe përmirësimin e koleksioneve ekzistues.
Naim Berisha A thua se s’qenkam, thjesht, një gur i lehtë
Nga xhepi nxjerr çelsin e portës Dhe fletët e saj hap qetë e qetë A thua se s’qenkam i udhëve të botës A thua se s’qenkam, thjesht, një gur i lehtë.
Se gurët e rëndë në atdhe qëndrojnë Atje bëjnë kalanë çdo ditë e më shumë Për gurët e vegjël, me mall mendojnë Për gurët e ikur, nuk vënë sy në gjumë.
Gurët e shtëpisë më kujtojnë humbaq Ndoshta edhe drurët, mund të më bëjnë me faj Iku, thonë, humbi, u zhduk dhe aq…! Ndërsa une, për ta, jam gati të qaj.
Unë që kam kënduar për zogjtë dhe lulet Dhe falle kam shtije me vijat e pëllëmbës Ylberë kam shkrepur për dhëndërit e nuset Kam ngritur poema për hiret e nënës.
Për blunë valëvitëse të qiellit t’atdheut Sa shumë kam mall, brengë e dashuri! Për gurët e rëndë dhe baltën e dheut Për gjithë çfarë ecën në Shqipëri…
Mirë te gjeça vendlindje, zemërëmbël! Jam une, i rrezuari në dashurinë tënde. Ç’ke qenë, ç’je dhe ç’do të jesh është ëndërr është mënyra kryelartë e jetës prej ëndrre.
Nga xhepi nxjerr çelsin e portës Kanatat e saj, mbyll qetë e qetë Unë, humbaqi, i udhëve të botës A thua se s’qenkam, thjesht, një gur i lehtë.
Shkrimtari i njohur Stephen King në një intervistë për ”The Atlantic”, ndan disa këshilla ose, siç i quan ai, rregulla, për të gjithë krijuesit e rinj. Shumë prej tyre, më shumë sesa me shkrimin, kanë të bëjnë me ripunimin e tekstit.
Shkruaj për vete, më pas shqetësohu për lexuesit. Në fillim shkruaje historinë sikur po ia tregon vetes tënde. Më pas, gjatë ripunimit, hiq të gjitha pjesët që nuk kanë lidhje me përmbajtjen.
Shmangi ndajfoljet; nuk janë miq të mirë.
Mos u fikso pas gramatikës. Qëllimi i letërsisë nuk është korrektesa gramatikore, është ta mbajë lexuesin të interesuar.
Beso në vete. Jam i bindur se frika është arsyeja e letërsisë së dobët.
Lexo, lexo, lexo. Nëse nuk ke kohë të lexosh, nuk ke kohë të shkruash.
Mos u përpiq të kënaqësh të tjerët. Është e pamundur t’i kënaqësh të gjithë.
Fike televizorin, është gjëja e fundit për të cilën ka nevojë një shkrimtar.
Ka dy sekrete për të qenë i suksesshëm, të paktën për mua: Jam i shëndetshëm dhe i martuar
Qëndroi besnik stilit tënd.
Pusho! Lexoje librin tënd pas 6 javësh. Do të jetë një eksperiencë interesante.
Mos përfshi në tekst pjesët e mërzitshme dhe… vriti personazhet e tu të dashur, gjithmonë.
Shkruaj për të qenë i lumtur. Mos shkruaj për para, për t’u bërë i famshëm, për të bërë miq apo për të zënë të dashur. Letërsia është magjike, ashtu siç është uji për jetën. Uji është falas. Pra, pi!
Kam dashur çdo grua pa masë, Në rrugë, në dhomë e kuzhinë, Madje dhe lart në tarracë, Ku ndejnë rroba e fshijnë. Në zënka s’kam sharë asnjë grua, S’kam shkruar keq në asnjë fletë. Do vdes. Do flasin gratë për mua: “Ky ishte poet i vërtetë”.
Ditën e tregut e ndesha shokun tim në tregtizë, Kur më pa syve të mallur i shpërtheu një dritzë e fytyra e mrrollur iu mbush me gaz, iu zgra, si dikur kur shkonim së bashku maleve me gja…
Na harrove – tha – s’të merr malli për ne në breg, burri s’vdes për së gjalli, pa i gjetur vetes shteg… E more rrugën e shkollës. Ani, të gjithë jemi krenuar, beso, që edhe ne kemi shkollar, që fëmijët tanë i mëso’…
Por ti na ktheve shpinën, u ndave prej votrës sonë e ne një vend në sofër për ty e kemi ruajtur gjithmonë. Sa herë dasma kemi ba ke qënë i thirrur me na pri’ e sa herë ka vdekë kush vajtorët kanë derdhur lot edhe për ty…
E di: rëndë po të flas. Por, për besë, s’e kam me sherr, s’e kam me gverr – dashuria e madhe shpirtin ta shtjerr… A e di kur ti këndoje e unë të përcillja me fyell – katundin e rritnim në melodi, i jepnim gaz, i jepnim diell?…
Mos e lë pa u ngjitur, dimrit na gjen në shtëpi, bukë kallamoqe kemi, untë s’të lëmë – këngën me përtëri…
ulur çdo ngarkesë e mbingarkesë në raportet e: miqësisë, shoqërisë, klasave a shtresave, pronave, jetës e vdekjes, kohëve;
fjalë që lodhin akademikët: mrollur, zgra, gverr;
rima të brendshme: Kur më pa syve të mallur i shpërtheu një dritzë e fytyra e mrrollur Na harrove – tha – s’të merr malli për ne në breg, burri s’vdes për së gjalli,
lojë e këndshme: unë të përcillja me fyell – (fiell) katundin e rritnim në melodi, i jepnim gaz, i jepnim diell?… ke qënë i thirrur me na pri’ e sa herë ka vdekë kush vajtorët kanë derdhur lot edhe për ty… (ti)
Kënga e thjeshtë është aq e thjeshtë sa thuhet por jo aq e thjeshtë sa duket.