Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 16 July 2025Main stream

Identifikohet i riu që humbi jetën në makinë në parkimin e pallatit në ”Astir”

By: redi
16 July 2025 at 20:49

Një 29-vjeçar ka ndërruar jetë brenda automjetit të tij. Ai është i identifikuar si Enea Dine, është gjetur pa shenja jete nga familjarët në parkimin e pallatit ku banonte, brenda automjetit të tij. 29-vjeçari ka mbërritur me automjetin e tij mbrëmë rreth ores 23:00 te parkimi i pallatit, ndërsa vetëm pasditen e kësaj të mërkure është konstatuar nga familjarët e tij i pajetë brenda në makinë.

Source

MVJ magjeps publikun me këngën ”Dost”, një krijim unik me vibe aziatik

By: redi
16 July 2025 at 20:41

Artisti shqiptar Jeton Ramiqi i njohur me emrin e artit MVJ ka suprizuar me projektin e tij më të ri muzikor të titulluar “Dost”, një këngë me ritme të qeta verore që vjen si një kombinim i stilit urban me elemente orientale. Më shumë ajo që tërheq vëmendjen menjëherë është videoklipi, i cili sjell motive të qarta aziatike, duke krijuar një estetikë të veçantë vizuale.

Source

Lirimi i hapësirave publike, forca policie dhe IKMT te lokalet rreth stadiumit ”Air Albania”

By: redi
16 July 2025 at 20:32

Mbrëmjen e sotme, forca të shumta të policisë bashkiake, Policisë së Shtetit dhe IKMT-së kanë zbarkuar pranë Stadiumit “Air Albania” në Tiranë, për lirimin e hapësirave publike. Autoritetet kanë rrethuar me shirit pjesën pranë stadiumit të futbollit, ku janë të vendosura karrige dhe tavolina të lokaleve e restoranteve që ndodhen në katin e parë të godinës.

Source

Vendimi i ri nga qeveria, ish-zyrtarët mund të marrin mbrojtje nga Garda nëse…

By: redi
16 July 2025 at 20:18

Qeveria ”Rama 3” ka miratuar një vendim të ri që u jep të drejtë ish-zyrtarëve të lartë shtetërorë të përfitojnë mbrojtje personale dhe për banesën nga Garda e Republikës, nëse janë të rrezikuar pas përfundimit të detyrës së tyre. Mbrojtja jepet vetëm nëse rreziku lidhet drejtpërdrejt me funksionin e mëparshëm dhe kërkesa duhet të paraqitet brenda 6 muajve nga largimi nga detyra.

Source

Në sherrin Lapaj-Shabani, në mes futet deputeti Sula: Kur do t’i bësh gropën tjetrit, bie vetë brenda

By: redi
16 July 2025 at 20:07

Deputeti i PD-së, Dashnor Sula është përfshirë në përplasjen e sotme mes Adriatik Lapajt dhe Endri Shabanit për mandatin e fituar nga koalicioni ‘Nisma Shqipëria Bëhet’. Përmes një postimi në rrjetet sociale, duke ironizuar situatën e krijuar, Sula shprehet se kur do t’i bësh gropën tjetrit, bie vetë brenda. Ai rikthen në kujtesë një bisedë të zhvilluar me Lapajn në momentin që po pretendonte…

Source

12 vatra zjarri të raportuara, 8 të shuara dhe 4 janë ende aktive

By: redi
16 July 2025 at 20:01

Ministria e Mbrojtjes informoi sot mbi situatën e zjarreve në vend. Në Qendrën Kombëtare Operacionale të Emergjencave Civile në AKMC, deri në orën 19:20, janë raportuar 12 vatra zjarri, nga të cilat janë shuar 8 dhe 4 janë aktive. Pas një pune të pandërprerë të forcave operacionale në terren u bë i mundur izolimi i plotë dhe shuarja e vatrave: Në fshatin Fushë-Milot, njësia administrative Milot…

Source

Qeveria hap thesin, 113 milionë lekë për komunitetet fetare

By: redi
16 July 2025 at 19:52

Këshilli i Ministrave vendosi sot përcaktimin e masës së financimit në buxhetin e vitit 2025 për bashkësitë fetare, që kanë nënshkruar marrëveshje me Këshillin e Ministrave Qeveria miratoi masën e financimit, prej 113 000 000 (njëqind e trembëdhjetë milionë) lekësh, nga buxheti i vitit 2025, për të mbështetur financiarisht bashkësitë fetare. Sipas këtij vendimi Komuniteti Mysliman i Shqipërisë…

Source

Rama: Pushues vendas dhe të huaj në plazhin e Darëzezës, qendra shëndetësore është në gatishmëri të plotë

By: redi
16 July 2025 at 19:28

Në zonat turistike të vendit, si në bregdet ashtu dhe në zonat malore, janë hapur qendra shëndetësore verore për të garantuar kujdes shëndetësor cilësor për pushuesit dhe turistët, që frekuentojnë vendin gjatë këtij sezoni veror. Kryeministri Edi Rama ndau në rrjete sociale pamje nga qendra shëndetësore verore në plazhin e Darëzezës në Fier, i cili çdo ditë e më shumë po frekuentohet nga pushues…

Source

Berisha akuzon Ramën: Përdori 250 mln euro garanci sovrane dhe grante për fermerët për të blerë votat e tyre

By: redi
16 July 2025 at 19:13

Sali Berisha vijon që të mos e pranojë 11 Majin. Këtë të mërkurë, kreu i PD-së akuzon kryeministrin Edi Rama, duke thënë se ka përdorur 250 mln euro garanci sovrane dhe grante për fermerët për të blerë votat e tyre. ”Kodi zgjedhor e ndalon, Ramaduro nuk pyet! Në afatin e ndaluar me ligj, përdori 250 mln euro garanci sovrane dhe grante për fermerët për të blerë votat e tyre”.

Source

U akuza nga Lapaj për komplot me dajën në marrjen e mandatit, Shabani: Ku ta dija unë se armiku ishim ne

By: redi
16 July 2025 at 18:39

Endri Shabani nuk ka vonuar dhe i është përgjigjur me një poezi akuzave të Adriatik Lapajt që pretendon se kreu i Nismës Thurje është pjesë e “komplotit” bashkë me dajën e tij, Zeqir Kordhoni, për të mbajtur mandatin e deputetit që Nisma Shqipëria Bëhet fitoi në Tiranë më 11 maj. Postimi i plotë Mora pushkën dola malit, Të luftoja për atdhe, Ku ta dija unë i varfri, Se armiku ishim ne.

Source

Sherri për mandatin, Lapaj shpërthen ndaj Shabanit: Ty dhe dajon tënd ju gjykon populli

By: redi
16 July 2025 at 18:21

Adriatik Lapaj ka reaguar pasi kandidati për deputet i koalicionit “Nisma Shqipëria Bëhet”, Zeqir Kordhoni i ka dërguar një letër Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve, ku shpreh vullnetin për të pranuar mandatin, në rast se do të shpallet fitues i tij. Kandidatët e këtij koalicioni në listën e mbyllur kishin nënshkruar para zgjedhjeve një deklaratë noteriale ku deklaronin se hiqnin dorë nga…

Source

”Punoni pak ma shumë”, kërcënohet për të disatën herë presidentja Osmani

By: redi
16 July 2025 at 18:15

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është bërë objekt i një kërcënimi të drejtpërdrejtë përmes emailit, të dërguar në orët e para të mëngjesit të sotëm. Emaili i dërguar nga një person me emrin Betim Ibrahimi nga adresa betimibrahimi@yahoo.com, kishte për subjektin “Punoni pak ma shumë/shpejt”, por përmbajtja e tij kalonte çdo kufi të komunikimit institucional. Në mesazhin kërcënues…

Source

FOTO/ Vullnet Sinaj sfidon Ramën: Të hapen kamerat e 11 majit

By: redi
16 July 2025 at 17:46

Kandidati për deputet i PS-së në qarkun Vlorë, Vullnet Sinaj ka dalë hapur kundër porosisë së kryeministrit Edi Rama. Ai ka kërkuar zyrtarisht hapjen e pamjeve filmike të procesit të numërimit të votave për Bashkinë Vlorë dhe Bashkinë Himarë, për zgjedhjet parlamentare të mbajtura më 11 maj. Si pjesë e listës së hapur, Vullnet Sinaj mori 8757 vota. Në një kërkesë zyrtare drejtuar kreut të KQZ-së…

Source

Arbana Osmani flet për ndërhyrjet estetike

By: redi
16 July 2025 at 17:33

Moderatorja shumë e dashur nga publiku, Arbana Osmani ka zgjedhur të jetë e sinqertë dhe transparente me publikun, duke ndarë së fundmi në Instagram detaje rreth ndërhyrjeve estetike që ka bërë. Gjatë një sesioni pyetje-përgjigje në Instastory, moderatorja e njohur konfirmoi se ka bërë botox në ballë dhe poshtë syve për të reduktuar rrudhat. Ajo shtoi gjithashtu se ka realizuar edhe filler në…

Source

Kryeministri Rama publikon dokumentin: Do të anulohen lejet e legalizimit në hapësirat publike!

By: redi
16 July 2025 at 17:17

Një reformë e re për kontrollin e territorit do të merret nga qeveria, duke marrë shkas nga zaptimi i hapësirave publike nga ndërtimet pa leje. Kryeministri Edi Rama ka publikuar rastin e një shtese lokali që është legalizuar në hapësirë publike. Rama thotë se do të anulohet ligjërish legalizimi i lejeve të tilla, e madje do të ketë hetim penal edhe për punonjësit e Kadastrës që kanë zbatuar akte…

Source

Ministri Mazniku dhe kryebashkiaku Llatja: Asistencë falas për e-Albania në çdo cep të bashkisë Elbasan

By: redi
16 July 2025 at 17:00

Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Arbjan Mazniku zhvilloi këtë të mërkurë një vizitë në sportelet e bashkisë Elbasan, ku ofrohet asistencë për përdorimin e portalit e-Albania. I shoqëruar nga kryetari i bashkisë, Gledian Llatja, ministri Mazniku u njoh nga afër me funksionimin e këtyre zyrave dhe bashkëbisedoi me qytetarë dhe stafin. Llatja theksoi se bashkia Elbasan ka një rrjet prej 19…

Source

KPA pezullon prokuroren Elona Alvora, e rikthen në Shkollën e Magjistraturës

By: redi
16 July 2025 at 16:55

Këtë të mërkurë, Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka pezulluar nga detyra prokuroren Elona Alvora, duke rrëzuar vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit. Në vendimin e KPA, thuhet se prokurorja Elona Alviora pezullohet nga detyra për 1 vit dhe detyrohet që të rikthehet në Shkollën e Magjistraturës për të ndjekur programin e trajnimit sipas kurrikulave. Në vendimin e marrë ditën e sotme nga…

Source

Kandidati që po kërkon mandatin e deputetit

By: redi
16 July 2025 at 16:37

Kandidati për deputet i koalicionit “Nisma Shqipëria Bëhet”, Zeqir Kordhoni i ka dërguar një letër KQZ-së, ku shpreh vullnetin për të pranuar mandatin, në rast se do të shpallet fitues i tij. Kandidatët e këtij koalicioni në listën e mbyllur kishin nënshkruar para zgjedhjeve një deklaratë noteriale ku deklaronin se hiqnin dorë nga mandati, në mënyrë që të futeshin në Parlament kandidatët nga…

Source

Tabaku: Shteti nuk ngrihet me aksione, por reforma! Në Theth u ndërtua me bekimin e qeverisë

By: redi
16 July 2025 at 16:04

Deputetja e PD-së, Jorida Tabaku thotë se një shtet nuk mund të ngrihet me aksione propagandistike, por me reforma. Ajo komenton aksionin e qeverisë Rama për sekuestro të produkteve bujqësore e blegtorale pa faturë, duke thënë se arsyeja kryesore e informalitetit sot në ekonomi janë politikat që PS-ja ka ndërmarrë në këto 12 vite. ”Sa herë qeveria merr një aksion, aq herë rritet formaliteti.

Source

❌
❌