Radhë mjetesh në pikën kufitare të Bllatës
Përgjatë sezonit veror ka më shumë lëvizje, dhe pika kufitare e Bllatës që lidh Shqipërinë me Maqedoninë është përballur me radhë të gjata ditën e sotme. Fluksi i qytetarëve drejt Maqedonisë së Veriut ka shkaktuar radhë të gjata në pikën kufitare të Bllatës. Në këtë pikë po punohet me dy sportele, ndërsa fluksi më i madh është gjatë fundjavës. Radhët pritet të vijojnë gjatë gjithë ditës…